Dialog me Baba Tomorrin

Shkrime relevante

Në protesta paqësore nuk shkohet i armatosur e me bomba, qysh thekson Daut Haradinaj

Hafir Hoxha, Prishtinë ____ NË PROTESTA PAQËSORE NUK SHKOHET I ARMATOSUR E ME...

Po bëhet e qartë se në mesin e protestuesve ka qindra talebanë islamikë

Blerim Nika, Zvicër Të gjithë kemi faj që, në fillim, i mbështetëm...

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

Shkruan; Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Tirana edhe sot është në...

Shpërndaj

Nga: Feim Bllaca

Poezi

Në majë të Tomorit, ku

retë falen me mall

Baba Tomori flet me zë

të rëndë, si gur i lashtë

në valë,

*

E Andon Zako Çajupi

me shpirt të djegur, i

afrohet si bir,

Ku mbeti shpresa jonë,

pse zemra rënkon si e

ngrirë?

*

Baba Tomori

psherëtinë, mali

dridhet në heshtje,

Bijtë e mi i harrojnë

rrënjët dhe humbin në

mjegull e në etje,

Flamuri që dikur digjte

si diell në kraharor,

Sot valon i lodhur, pa

zjarrin e shpirtit

burrëror.

Anton Zako Çajupi

Çajupi ngre sytë

lart,me lot që digjen si

prush,

*

Do t’i zgjojmë prapë

zemrat, s’do mbesim në

terr e hush,

Se toka jonë flet

ende,në çdo gur e çdo

kujtim,

Dhe Shqipëria do

ngrihet,me gjakun

tonë të trazuar në

agim.

1.hush- shsh,heshtje e rëndë,mungesë zëri

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu