
Flori Bruqi, Prishtinë
Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu
Nëna e Gjergj Kastriot Skënderbeut është serbe, thotë pseudogazetari nga Tirana, Mustafa Nano. Kjo është një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve, ndërsa Mustafa Nano i cili shprehet i sigurt mbi vërtetësinë e këtij pohimi, në jo pak raste është sulmuar si mbështetës i tezave sllave.
“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur gazetaruci Mustafa Nano.
Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.
Skenderbeu Kryezot i Arbërisë(2 Mars 1444 – 17 Janar 1468)
Vojislava Tribalda nëna e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut
“Është një epos ballkanik dhe ne zihemi kush e ka nisur. Nuk ka prova që eposi është i hershëm, askush s’e di kur daton. Keni një korpus ballkanik të kulturës orale. Kemi marrë dhe kemi dhënë”, shprehet ai.
“Dardania është e shqiptarëve sot sepse shumica janë shqiptarë.
Në shekullin XII nuk e dimë nëse ka pasur shumicë shqiptarësh. Mund të ketë pasur shumicë serbe. Fati i një populli sot nuk përcaktohet nga historia. Dardania ka shumicë shqiptare dhe i përket atij 90 përqindëshi. Serbët e kanë humbur Dardaninë njëherë e mirë”, u shpreh Mustafa Nano.
Nëna e Skenderbeut është Vojsava (ose Vjosava) , bashkëshortja e Gjon Kastriotit. Ajo përshkruhet si një fisnike arbërore (shqiptare), shpesh e lidhur me familjen Muzaka dhe nga burime të caktuara, si ato të studiuesit Ilmi Veliu, identifikohet me prejardhje nga Pollogu (zona e Tetovës). Shumë burime dhe studiues, si Dritare.net, pohojnë se ajo ishte arbërore (shqiptare), duke hedhur poshtë pretendimet për origjinë sllave.
Lidhjet familjare: Mendohet se i përkiste një familjeje të rëndësishme fisnike të kohës.
Përmendja historike: Ajo përmendet në dokumente nga kronikani Gjon Muzaka dhe historiani Marin Barleti, shpjegon AlbertVataj.com.
Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezentuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianet sllav germen “o” e kane vendoseur para germes “j”) teme e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjeisava.
Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristocrat i Pollogut.
Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:
1.Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2.Burimi i dyte eshte Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava.
Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i pologut.
Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenmë sundimtar i Pollogut.
Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.
Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.
Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.
Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte pasur bashkpunim me Vukashinin edhe më heret, vazhdon të bashkpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që tu kundervehen osmanëlinjëve.
Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që ai mi prezentoi e që i kishte hulumtuar më herët.
Ai në bazë të burimeve ka vërtetuara se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnji lidhje me sllavët.
Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare, sipas historianit të njohur
Prof.Dr.Sc.Ilmi Veliu, drejtor i Muzeut të Kërçovës.
Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të spjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.
Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gergurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.
Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjauj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.


