ARKIVI:
12 Qershor 2026

Gjergj Kastrioti nuk ishte serb , qush thotë ASHA e Serbisë dhe Mustafa Nano nga Tirana

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Flori Bruqi, Prishtinë

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Nëna e Gjergj Kastriot  Skënderbeut është serbe, thotë pseudogazetari nga Tirana, Mustafa Nano. Kjo është  një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve, ndërsa Mustafa Nano i cili shprehet i sigurt mbi vërtetësinë e këtij pohimi, në jo pak raste është sulmuar si mbështetës i tezave sllave.

Publicisti dhe shkrimtari  Mustafa Nano, ishte I  ftuar në një  emisionion “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi në TVSH, ka hedhur një tjetër tezë që me shumë gjasa do të ngjallë edhe më tepër debate publike.
Inline imageMustafa Nano nga Tirana

“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur  gazetaruci Mustafa Nano.

Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendjesime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët.
Inline image
Skenderbeu Kryezot i Arbërisë(2 Mars 1444 – 17 Janar 1468)
Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, tha Mustafa Nano.
Inline image
Vojisava Kastrioti
Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e  Gjergj Kastriot Skënderbeut, Mustafa Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut.
“Nuk e di pse provokoi. Nuk bëhet fjalë për vajzën e tij, që të mund të themi se e bëri pasi vdiq i ati. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e plasarit pak”, deklaroi  Mustafa Nano.

Inline image

Inline imageVojislava Tribalda nëna e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut 

Ndërsa tendencën e vendeve ballkanike për të marrë autorësinë e atij që e nisi i pari eposin, Mustafa Nano e cilëson të kotë pasi “ka një korpus rajonal të kulturës rajonale orale që nuk përcakton dot fillimin”.

“Është një epos ballkanik dhe ne zihemi kush e ka nisur. Nuk ka prova që eposi është i hershëm, askush s’e di kur daton. Keni një korpus ballkanik të kulturës orale. Kemi marrë dhe kemi dhënë”, shprehet ai.

Nano është ndalur edhe te pretendimet serbe për Dardaninë , ku ai thotë se janë pa kuptim për aq kohë sa ka shumicë shqiptare. Ai nuk përjashton mundësinë që në Dardani të ketë pasur shumicë serbe, megjithatë tashmë realiteti është i qartë.
Inline imageMbretëria e Dardanisë

“Dardania  është e shqiptarëve sot sepse shumica janë shqiptarë.

 Në shekullin XII nuk e dimë nëse ka pasur shumicë shqiptarësh. Mund të ketë pasur shumicë serbe. Fati i një populli sot nuk përcaktohet nga historia. Dardania  ka shumicë shqiptare dhe i përket atij 90 përqindëshi. Serbët e kanë humbur Dardaninë  njëherë e mirë”, u shpreh Mustafa Nano.

Nëna e Skenderbeut është Vojsava (ose Vjosava) , bashkëshortja e Gjon Kastriotit. Ajo përshkruhet si një fisnike arbërore (shqiptare), shpesh e lidhur me familjen Muzaka dhe nga burime të caktuara, si ato të studiuesit Ilmi Veliu, identifikohet me prejardhje nga Pollogu (zona e Tetovës). Shumë burime dhe studiues, si Dritare.net, pohojnë se ajo ishte arbërore (shqiptare), duke hedhur poshtë pretendimet për origjinë sllave.

Lidhjet familjare: Mendohet se i përkiste një familjeje të rëndësishme fisnike të kohës.

Përmendja historike: Ajo përmendet në dokumente nga kronikani Gjon Muzaka dhe historiani Marin Barleti, shpjegon AlbertVataj.com. 

Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezentuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianet sllav germen “o” e kane vendoseur para  germes “j”) teme e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18  ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjeisava.

Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristocrat i Pollogut.

Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:

1.Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend  nënën e Skënderbeut.

2.Burimi i dyte eshte Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava.

Gjon Muzaka  në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i pologut.

Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenmë sundimtar i Pollogut.

Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i  eremonahut  Mihajli nga kisha  “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar  në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.

      Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te  lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte pasur bashkpunim me Vukashinin edhe më heret,  vazhdon të bashkpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që tu kundervehen osmanëlinjëve.

      Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që ai mi prezentoi e që i kishte hulumtuar më herët.

      Ai në bazë të burimeve ka vërtetuara se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnji lidhje me sllavët.

 Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare, sipas historianit  të njohur

 Prof.Dr.Sc.Ilmi Veliu,  drejtor i Muzeut të Kërçovës.

        Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të spjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.

    Argumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bija e Gergurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

      Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjauj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkpuntor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të kjarta në lidhje më Skënderbeuë. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine, dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit jënë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna jënë poashtu pastër shqiptare.
Prishtinë, 25 mars 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu