ARKIVI:
7 Qershor 2026

Nesër, me 1 prill 2026, bëhen 81 vjet nga Masakra e Tivrait e vitit 1945 , gjenocidit të madh kundër shqiptarëve

Shkrime relevante

Gorbaçovi përballë kryeshtetarëve të tjerë në Rusi

Prof Dr Eshref Ymeri Lenini (1870-1924) s’e pati mbaruar fakultetin juridik, Stalini...

Kur propaganda kërkon të fshijë historinë: terrori osman, gruaja shqiptare dhe besa që nuk u thye

Luan Dibrani, Durrës Përkujtim i dhimbjes shqiptare nën pushtimin osman Kjo pikturë...

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Shpërndaj

Flori Bruqi , shkrimtar nga Prishtina

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga DARDANIA.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kursekohë më parë doli nga shtypi libri i studiuesit ulqinak  Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

 

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit (Bari) në Malin e Zi  nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi ulqinak Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Dardaniaa  dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

“Masakra e Tivarit 01 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Dardania , të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Dardania dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Dardanisë.”

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

Studiuesi  Nail Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Dardania, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Dardania  është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” I cili është shkruar nga studiuesi  Uran Butka si homazh në përvjetorin e 64 të masakrës më të përgjakshme ndodhur në viset shqiptare nga shteti komunist jugosllav.

Edhe Uran Butka sjell fakte të reja dhe të panjohura përmes arkivave jugosllave shqiptare, Dardane, britanike dhe amerikane.

Edhe pse kanë kaluar 64 vite nga Masakra e Tivarit (prej botimit të librit) që prej 25 vitesh, studiuesi dhe historiani Uran Butka i është dedikuar zbardhjes së masakrës së Tivarit, konsiderohet si një nga më të përgjakshme kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga pushteti komunist jugosllav në vitit 1945.

 Në përvjetorin e 64, ai risjell për lexuesit fakte të reja rreth kësaj ngjarje, të cilat i ka përmbledhur ne librin “Maskra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”.

Arsyeja kryesore, sipas studiuesit, është zbardhja e tre vërtetës historike se kjo masakër u projektua nga shteti jugosllav, por pati mbështetje nga shteti komunist shqiptar. Autori sjell përpos listave të viktimave që nuk janë identifikuar ende edhe dëshmi të mbijetuarve, të cilët e rrëfejnë tmerrin që jetuan asokohe. Uran Butka thotë se ka ardhur koha që të njihet kjo masakër dhe nga ana tjetër të kërkohet falje publike nga përgjegjësit. Nga kjo masakër, bilanci i viktimave është tragjik 1000 veta u vranë në territorin shqiptar, 1560 në Tivar dhe përgjatë rrugëtimit shifrat e dokumentuar deri më sot janë 3500 njerëz të pafajshëm sëbashku me numrin e të konsideruar të zhdukur numri arrin deri në 4000 veta./Floripress.

Për masakrën e Tivarit (mars-prill 1945), një nga tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, kanë shkruar disa autorë, studiues dhe dëshmitarë, duke dokumentuar vrasjen e mijëra rekrutëve shqiptarë nga Kosova.

Autorët dhe burimet kryesore që kanë trajtuar këtë ngjarje përfshijnë:

  • Gjon Koliqi: Ka shkruar dëshmi të detajuara mbi masakrën.
  • Nikollë Përvizi: Ka dokumentuar ngjarjet në kujtimet e tij.
  • Dr. Riza Alaj: Autor i librave që trajtojnë fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
  • Studiues të tjerë: Libri “Masakra e Tivarit” nga disa autorë, si dhe punime nga historishkrues shqiptarë që trajtojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Këto burime, përfshirë dëshmitë e të mbijetuarve, theksojnë se masakra u krye nga njësitë partizane jugosllave, kryesisht në Tivar (Antivari) të Malit të Zi.

Masakra ndaj shqiptarëve në mars të vitit 1945 në Tivar është organizuar dhe ekzekutuar me urdhër të Sava Drleviq, komandant i pushtetit ushtarak në Kosovë dhe Spasoje Gjakoviq, shef i OZN-ës (UDB-së) me bashkëpunëtorët e tyre.

Pas Konferencës së Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 – 1,2 janar 1944 ku u aprovua Rezoluta për Vetëvendosje të popullit shqiptarë në Kosovë dhe u formua Kuvendi Nacionalçlirimtarë dhe Kryesia – Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e Shtabit Suprem të Jugosllavisë dhe të Komitetit Qendrorë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë Svetozar Vukmanoviq – Tempo dhe Millovan Gjillas, i kundërshtojnë vendimet e Konferencës së Bujanit, duke marrë masa kundër pavarësisë të shtabit kryesorë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Fadil Hoxha.

Shtabi Kryesorë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës i cili ka organizua Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, ka qenë i pavarur për organizimin e luftës, marrjen e vendimeve luftarake e politike për interes të çlirimit nga okupatori nazifashist dhe okupimit shekullor të popullit shqiptarë.

Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe aradheve partizane të Jugosllavisë me aktin tepër sekret nr.74 të datës 5.09.1944, me propozimin e udhëheqjes së Serbisë merr vendimin për riorganizimin – degradimin e Shtabit kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë i lidhur direkt me Shtabin Suprem të Jugosllavisë, riorganizohet dhe dekretohet si Shtab Operativ – ekzekutues dhe vihet nën Komandën e shtabit kryesorë të Serbisë.

Me urdhrin e Shtabit Suprem të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.30 të datës 8.02.1945 me propozimin e udhëheqjes së Serbisë për komandant të Shtabit Operativ për Kosovë e Dukagjin në vend të Fadil Hoxhës caktohet kolonel Sava Drleviq, komisar nënkolonel Gjuro Medenica, kryeshef i shtabit Duklan Vukotiq.

Me urdhëresë të komandantit të Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Aradhave Partizane të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.31 e datës 8.02.1945 me propozim të udhëheqjes së Serbisë në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, shpallet gjendja ushtarake e jashtëzakonshme, dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i merr pushteti ushtarak në krye me komandantin kolonelin Sava Drleviq. Kundër këtyre vendimeve për ndryshimin në Shtabin Kryesorë të Kosovës dhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndryshimit në kuadrot komanduese ka kundërshtue Fadil Hoxha, por nuk ka pasur përkrahje prej udhëheqjen e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste.

Pas këtyre ndryshimeve, në Shtabin Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme-ushtarake, përgatitën plane për hakmarrje kundër popullit shqiptarë në Kosovë. Sava Drleviq, Spasoje Gjakoviq me bashkëpunëtorët e vet organizuan mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 në të gjitha komandat e vendit-rretheve të Kosovës dhe për çdo rreth caktuan numrin e ushtarëve për mobilizim. Qendra e tubimit e të mobilizuarve shqiptarë e caktojnë Prizrenin. Në Prizren të mobilizuarit shqiptarë nuk i veshën me uniformë ushtarake e as nuk i armatosën, bile edhe ata që ishin të armatosur i urdhërojnë t’i dorëzojnë armët me arsyetimin se gjëja do të armatosen me armë moderne me të cilat dispononte armata në brigadat plotësuese dalmatine në Kroaci e pjesë tjera të Jugosllavisë. Është interesante me konstatua se në këtë mobilizim në pranverë të vitit 1945 nuk janë përfshirë kombet e tjera dhe nuk ka qenë i mobilizuar as një serbë e as një malazezë e as ndonjë etnitet tjetër.

Në përcjellje të mobilizuarve shqiptarë gjatë udhëtimit Prizren-Kukës-Shkodër-Ulqin-Tivar ka marrë pjesë Brigada e X-të serbo-malazeze e cila është sjellë me shqiptarët e mobilizuar si me robër lufte, me torturime ofendime duke filluar prej kalimit të kufirit të Kosovës e gjatë gjithë rrugës. Në përcjellje të kësaj marshute nuk kanë marrë pjesë brigadat kosovare, të cilat në atë kohë kanë qenë të angazhuara në Luftën e Sremit dhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë, as brigadat partizane shqiptare, të cilat pas çlirimit të Kosovës në dhjetor të vitit 1944 kanë shkuar në Sanxhak e Bosnje deri në Vishegrad, në luftë kundër nazifashizmit gjerman.

Udhëheqja Shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën në atë kohë nuk kanë marrë pjesë në mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 duke marrë parasysh se në atë kohë në Kosovë ka qenë gjendje e jashtëzakonshme ushtarake dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i ka pasur komandanti i pushtetit ushtarak në krye me Sava Drleviqin. Krimet në Tivar më 31 mars 1945 i ka ekzekutua Brigada e X-të serbo-malazeze me paramilitarë e civil të armatosur duke përdorë armë automatike, mitraloza, bomba, minahedhës dore e armë të tjera. Në këtë masakër prej 4580 shqiptarëve sa kanë qenë të mobilizuar janë vrarë gjithsej 3770 ndërsa kanë shpëtuar 810 veta.

Pasi marshuta e mobilizuar me shqiptarë kishte arritur në qendër të Tivarit afër monopolit të duhanit, janë urdhërua të ulen dhe duart t’i lidhin pas qafe. Ushtarët e brigadës malazeze dhe paramilitarët tjerë janë larguar nga shqiptarët rreth 150 metra dhe pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm ka filluar masakra ndaj shqiptarëve.

Sipas shënimeve të Azem Hajdinit nga Danishevci i Skenderajt, i mbijetuar i masakrës së Tivarit nga Prizreni janë nisë për Tivarë 4580 shqiptarë. Sipas tij për këtë numër i ka informuar eprori ushtarak që e ka udhëhequr marshutën. Pas masakrës vazhdon ai, kur jemi rigrupua dhe rirreshtua është bërë numërimi i të mbijetuarve. Në numërim kanë marrë pjesë një oficer dhe dy shqiptarë që quheshin Hakiu nga Vushtrria dhe Smajl Luboveci. Në këtë moment janë konstatua 810 të mbijetuar shqiptarë. Gjithnjë sipas shënimeve të Azem Hajdinit, vrasjet e shqiptarëve kishin filluar qe nga kufiri Kosovë – Shqipëri, duke i ftuar shqiptarët më me ndikim natën në shtab, gjëja në bisedë informative-konsultative dhe më pas duke i likuiduar. Me këtë rast këtij plani i shpëtuan: Bajram Zuka dhe Rrustem Ahmeti nga Likoshani i Drenasit.

Plaka e familjes e Radun Krxhiqit në Tivar i ka shpëtuar-fshehur në podrumin e shtëpisë së vet disa shqiptarë për t’i shpëtuar nga masakra. Kur është dalë jashtë shtëpisë së saj e kishte parë një numër të madh të shqiptarëve që ishin vrarë afër shtëpisë saj. Ajo prej atij momenti është sëmurë psiqikisht dhe gjithë jetën e saj ka mbetur duke kukatur.

Ngjarjet e Masakrës së Tivarit i vërtetojnë dëshmitarët që kanë qenë prezent, që me deklaratat e veta, si Halil Hasanaj nga Uça e Istogut dhe me shënimet e veta Azem Hajdini nga Skenderaj, i cili më 9.11.1966 me një shkresë iu drejtua Komitetit Komunal të Mitrovicës, Komitetit Krahinorë Prishtinë, Komitetit Qendrorë të Jugosllavisë dhe organeve shtetërore me kërkesën e tij për zbardhjen e masakrës së Tivarit.

Ekzekutimin e Masakrës së Tivarit e vërteton edhe një raport zyrtarë i Shtabit Operativ ku në mes tjerash thuhet: “Janë ra bombat nga të gjitha anët, është shti me të gjitha armët nga të gjitha anët, duke shti me armë edhe këshilltarë, punëtorë shëndetësorë me një fjale të gjithë kush ka qenë prezent në atë moment dhe ka qenë i armatosur. Të shtënat me armë janë ndërpre vetëm atëherë kurë askush nuk është çuar në këmbë dhe as ka lëvizur nga vendi. Në këtë ngjarje ka qenë prezent komandanti dhe komisari i Brigadës së X-të malazeze, gati të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ushtarako civile të cilat kanë qenë me seli në Tivar, dhe shumë prej tyre kanë qenë aktiv duke shtënë me armë drejt shqiptarëve”.

Këshilli Popullorë i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë me shkresën nr. 2585 e datës 12.11.1955 ka kërkuar nga Gjyqi Suprem Ushtarak i RF të Jugosllavisë, informatën në lidhje me Masakrën e Tivarit. Gjyqi Suprem Ushtarak i RFJ-së, gjykatësi hetues kolonel Zvonimir Ostiq me shkresën nr. 556/56 të datës 6.02.1956 i informon organet krahinore të Kosovës në lidhje me Masakrën e Tivarit me këtë përmbajtje:

“Sa më kujtohet, pjesëtarët e Brigadës së X-të malazeze i përcollën shqiptarët e mobilizuar për në Tivarin e Ri, me qëllim që tua dorëzojë përfaqësuesve të Divizionit të X-të sulmues Dalmatin. Në Tivarë u shkaktuan incidente. Me këtë rast vdiqën ose u lënduan një numër i madh i shqiptarëve. Pasi e kreva detyrën, i paraqita raportin kryetarit të Gjykatës Supreme Ushtarake, dhe më kujtohet se disa shokë nga shtabi i brigadës së X-të malazeze, janë përgjigjur për vepër penale, e disa në mënyrë disiplinore”.

Edhe me këtë shkresë të Gjyqit Suprem Ushtarak vërtetohet se në këtë rast qëllimisht kanë qenë të mobilizuar vetëm shqiptarët me qellim që t’i masakronin dhe likuidonin më 31.03.1945.

Në bazë të këtyre argumenteve vërtetohet se udhëheqja shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, nuk kanë marr pjesë në organizimin e mobilizimit të shqiptarëve, të cilët u masakruan në Tivar, por mobilizimin, planifikimin dhe ekzekutimin e tyre e ka krye pushteti ushtarak në Kosovë në krye me komandantin famëkeq Sava Drleviq.

Në saje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, populli shqiptarë i Kosovës u rreshtua në anë të bllokut antifashist – aleat Amerika, Britania, Rusia etj. E nuk e përjetojë tragjedinë e popujve – kombeve të ish Jugosllavisë që u shpallën kolaboracionist të dëbimit nga trojet e veta, si gjermanët fokdojçe të Vojvodinës, një numër i vogël i hungarezëve, dhe shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, që u dëbuan me dhunë nga trojet e veta duke shfrytëzua arsye vendimet e Ruzveltit, Çerçillit e Stalinit, që ato kombësi të cilat e kanë përkrahë nazifashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas përfundimit të luftës këta mos të kenë asnjë të drejtë.

Edhe Çubrilloviqi në vitin 1944 pat planifikua që ta zhdukë popullin shqiptarë në Kosovë dhe vise tjera të ish Jugosllavisë, por falë qëndresës dhe sakrificës së tyre në luftë kundër pushtuesve shekullorë, dështoj politika Çubrilloviqiane.

Tivar, 1 pril 2026.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. z. Bruqi,

    lexova me kujdes shkrimin e juaj mbi masakrën e Tivarit dhe më bëri përshtypje…!
    1. Masakra në Tivar është kryer më datë 30, 31, mars 1,2 prill 1945
    2. Në këtë masakër janë vrarë e masakruar mbi 4 mijë të rinjë shqiptarë;
    3. Për MASAKRËN E TIVARIT ka shkruar libër edhe Azem Hajdini – Xani, pjesëmarrës, i shpëtuar i gjallë në Masakrën e Tivarit:
    4. Kam biseduar drejtpërdrejtë me (tashmë të ndjerin) Azem Hajdini -Xani në vitin 2006 në Prishtinë dhe në bazë të rrëfimit të tij, kam thurur POEMË, TË CILËN DO E PUBLIKOJ.

    5. Juve ju lumtë për shkrimin mbi Masakren e Tivarit.

    Ndershmëri dhe respekt,
    IMH

  2. Zt.Ismet M. Hasani,
    Respekt për ju.E kam theksuar të ndjerin Azem Hajdin.Edhe unë dhjeta herë kam biseduar më të njajtin si dhe më babin e bashkëshortës time , të ndjerin Avdi Smajl Qoraraj nga Carrabregu i Deëanit i cili ka pshtuar gjallë nga kjo katrahurë e Tivarit.
    Respekt edhe një her1% .Ju dëshirojë mbarësi.PO mundohëm sadopak këto data të rëndësishme ti sjellim në Drini për mosharrim.Falenderojë publiksht Editorin GJergj Bajram Kabashin dhe Stafin tjetër redaktues për publikimin e temave të ndishme historike.
    Me respekt!
    Flori Bruqi

    Prishtinë, 01.04.2026.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu