ARKIVI:
27 Prill 2026

Mërgata dhe përgjegjësia kombëtare: mesazhi i Helsingborgut për të ardhmen e Kosovës

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Isuf Bajraktari, Suedi

Në kohë të ndjeshme për Kosovën, kur sfidat politike dhe institucionale kërkojnë qartësi, përgjegjësi dhe unitet, mërgata shqiptare po dëshmon se mbetet jo vetëm pjesë emocionale e atdheut, por edhe një forcë reale politike, organizative dhe kombëtare.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së – Dega Jugore Suedi, e mbajtur në Helsingborg, solli pikërisht këtë mesazh: se organizimi serioz, kultura institucionale dhe fryma e bashkëpunimit mbeten themeli i një veprimi politik me vizion.

Takimi mblodhi anëtarë të Kryesisë, aktivistë, mysafirë nga Suedia e Danimarka, si dhe anëtarë që morën pjesë online përmes platformës Viber, për shkak të distancës, obligimeve familjare dhe angazhimeve jashtë shtetit. Kjo pjesëmarrje dëshmoi jo vetëm seriozitet, por edhe vetëdije të lartë për përgjegjësinë që mërgata ka ndaj proceseve në Kosovë.

Një moment me rëndësi të veçantë ishte pjesëmarrja e kryetarit të GPM-së, komandant Anton Quni, i cili u kyç përmes Viber-it dhe ndau një analizë të qartë mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në fokus ishin situata aktuale institucionale, roli i LDK-së në këtë periudhë, mundësitë e lëvizjeve politike, procesi i zgjedhjes së Presidentit, si dhe gatishmëria për zgjedhje të reja në rast të mungesës së zgjidhjeve.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë mes mërgatës dhe qendrës politike tregoi se LDK-ja vazhdon të mbetet një forcë me traditë shtetformuese, me përgjegjësi dhe me sens të qartë institucional.

Por ndoshta mesazhi më i rëndësishëm që doli nga kjo mbledhje ishte optimizmi i fuqishëm që po buron nga vetë baza. Raportet nga nëndegët dëshmuan rritje të anëtarësisë, afrim të brezit të ri, aktivizim të të rejave dhe të rinjve, si dhe një frymë të re angazhimi që po e bën Degën Jugore më të fortë se më parë.

Ky optimizëm nuk është thjesht ndjenjë momentale. Ai mbështetet në punë konkrete, në rritje reale dhe në bindjen se organizimi serioz sjell rezultat. Në këtë frymë, u theksua edhe gatishmëria për zgjerim të mëtejmë: themelimi i një nëndege të re është në rrugë të mbarë, ndërsa në Danimarkë po shihet një disponim shumë pozitiv për riaktivizimin e strukturave të LDK-së.

Ky është një zhvillim me rëndësi të veçantë, sepse dëshmon se mërgata shqiptare nuk po e sheh veten si spektatore të zhvillimeve në Kosovë, por si pjesë të përgjegjësisë kombëtare për të ardhmen e vendit.

Mbledhja pati edhe dimensionin e saj njerëzor e moral. Me një minutë heshtje u nderua kujtimi i Eliot Engel, mikut të madh të shqiptarëve, dhe i veprimtarit të ndjerë Rizah Zejnullahu, i cili la gjurmë të pashlyeshme në organizimin e LDK-së në Suedi.

Ky akt përkujtimi i dha mbledhjes peshën e dinjitetit institucional, respektit të thellë dhe vlerësimit për kontributin e çmuar të atyre që lanë gjurmë në shërbim të çështjes kombëtare.

Po ashtu, ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për aktivistët e dalluar ishte një shenjë respekti për ata që prej vitesh mbajnë gjallë idealin e organizimit, sakrificës dhe përkushtimit.

Mesazhi nga Helsingborgu ishte i qartë: mërgata shqiptare mbetet një shtyllë e rëndësishme e jetës kombëtare. Me seriozitet, me frymë bashkëpunimi dhe me besim te e ardhmja, ajo po dëshmon se është gati të japë kontribut të drejtpërdrejtë në çdo proces që e forcon Kosovën dhe demokracinë e saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu