
KOSOVË – URIME MATURA!
Nëse ndonjëherë e kam pasur ndonjë dilemë aty këtu për Albin Kurtin, nga mbrëmë nuk e kam asnjë: Do e votoj përseri në zgjedhje që kemi përpara pa as më të voglin hezitim!
Qe nga fillimi i shfaqjes me rizgjedhje të presidentit publikisht kam thënë: Zotri Kurti i hipi thiut të egër në shpinë. Ishte kjo kritikë për huqje të tij që ta mbështes zonjën Osmani për edhe një mandat, si dhe paralajmërim i gjithë kësaj theqafje politike me epilog që pamë mbrëmë e që qe të gjithë e përjetuam dy muajt e fundit. Në fakt, sado e ditur dhe e pritur nga më herët, ajo që pamë dy tre ditët e fundit nga partitë opozitare ishte një epilog tragji-komik për ata që përfundimisht e shpalosi qëllimin e tyre për ta bojkotuar shtetin dhe institucionet dhe për ta dërguar vendin në edhe një palë zgjedhje të treta të përgjithshme brenda pak më shumë se një viti. Shpresa e tyre se ‘e treta do jet e vërteta’ do i pllakosë si kurrë më herët duke i bërë të nxjerrin mësime nga debakli fatal që do të përjetojnë. A ka shqiptar dhe dashamir në faqe të dheut që nuk e pa këtë?!
Në një situatë të tillë, çdo qytetar i këtij vendi, që nuk është i kapur nga bolla opozitare dhe nuk udhëhiqet me interese personale por ia don të mirën vendit të vet, do e voton përsëri LVV pa iu rrudhur syri fare. Zgjedhjet që kemi përpara do të shënojnë një fitore për LVV të pa imagjinueshme ndonjëherë duke varrosur njëherë e mirë çdo mendësi politike komplotiste, bojkotuese dhe bllokuese. Do të jet ky një rast i një këndelljeje për secilin që me atë mendësi ka menduar se mund t’u hedhë pluhur syve qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre zgjedhjeve që na presin ku fitorja e LVV me Albin Kurtin në krye do të tejkalojë çdo parashikim edhe të optimistëve më të mëdhenj Kosova kurrë më nuk do të jet e njejtë. Pjekuria politike që do të arrihet do e vendosë ate përfundimisht në binarë të një serioziteti dhe stabiliteti politik.
Kjo shfaqje që pamë sikur doli e domosdoshme për ta përjetuar. Me te ranë të gjitha maskat opozitare. Me te u kemi vërë piken sëmundjeve të adoleshencës politike të vendit një herë e mirë duke hyrë në moshë të një pjekurie që nuk do lejojë kthime prapa.
Urime Kosovë daljen nga pediatria politike. Urime daljen nga adoleshenca. Urime matura!!! Qofsh me fat dhe jetë të gjatë!



Nga Flori Bruqi
Pa dorashka: “Diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” në mes ish Presidentës Vjosa Osmani dhe ish Kryeministrit të Dardanisë Albin Kurti .
“Binom i shpresës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ” –u shua kur askush në Dardani s’e priste.
Për më tepër, as shkaqet e prishjes nuk janë të vogla, meqë afërsia e presidentes me USA-në duket se është ndër kryesoret.
Çfarë ndodhi mes Liderëve Osmani-Kurti dhe sa e dëmton kjo Dardaninë?
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Drdani.
Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja prof.dr. PHD.Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Ing.Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.
Të paktën jo derisa partia e Ing.Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (Lëvizja Vetëfundosje siç shprehet në popull ), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars 2026: Glauk Konjufca dhe dhe dr. Kollçaku . Vjosa Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Dardanisë.
Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars 2026.
Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.
Presidentja Vjosa Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të Cim Pekës , se:” rritja e partneritetit mes Dardanisë dhe administratës aktuale të USA-ve do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë”.
Vjosa Osmani, e shef qe Republika e Dardanisë e sheh USA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve.
Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet me USA-në.
Albin Kurtit , I kanë penguar, afrimi I Vjosa Osmanit me presidenti e USA-ve Donald Trump dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes këtyre të 2-ve nuk ka përgjigje.
Vjosa Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, por ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.
“Historikisht, (USA ) e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Albin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.
Përgjatë mandatit të dytë të Albin Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Dardania nuk e trajtoi USA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
USA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Dardaninë, ende pa nisur ai.
Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga kryeministri dardan Albin Kurti.
Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me USA-në , por se kishte dallime me të në disa çështje.
Ish Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.
Deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me USA-në.
“Nëse ata (amerikanët) nuk e gjejnë dikë në institucionet e Dardanisë, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.
Pikërisht marrëdhëniet e Vjosa Osmanit me USA-në që në sytë e ish kryeministrit në detyrë nga sot , ing. Albin Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.
Vjosa Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit 2026 se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Albin Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar 2026, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.
Sipas saj, ndonëse Albin Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidents Osmani nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit Albin Kurt.
Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?
Ekziston “efekti I Liderës dardane Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Vetë ish presidentja Osmani duket se e sheh ish Kryeministrin Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.
“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te Vetëfundosja )”.
Më 2021, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Dardanisë.
Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.
Lëvizja e fundit e Albin Kurtit për të kërkuar nga opozita tre emra për President është një manovër politike që ndryshon terrenin e debatit institucional. Me këtë hap, ai tenton ta zhvendosë barrën e përgjegjësisë nga mazhoranca te opozita, duke e paraqitur veten si palë që ofron zgjidhje, ndërsa kundërshtarët si faktorë bllokues nëse refuzojnë. Në parim, qëndrimi i Kurtit është i drejtë, sepse në sisteme parlamentare zgjidhjet kërkojnë dialog dhe kompromis institucional. Megjithatë, problemi kryesor është se ky hap vjen shumë vonë, pasi tensionet politike tashmë janë thelluar dhe mosbesimi mes palëve është rritur ndjeshëm.
Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe se dilema e vetme është 31 maji ose 7 qershori 2026 kur do të mbahen ato.
Për t’iu përgjigjur akuzave për mungesë bashkimi dhe përgjegjësi në krizë, PDK dhe LDK duhet të dëshmojnë pjekuri politike. Në vend të refuzimeve automatike, ato duhet të paraqesin alternativa konkrete dhe të argumentuara. Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme pa konsumuar mundësitë e kompromisit, opinioni publik mund t’i konsiderojë bashkëpërgjegjëse për bllokadën.
Në thelb, kjo situatë tregon se politika kosovare ndodhet mes dy rrugëve: kulturës së konfrontimit të vazhdueshëm ose kulturës së kompromisit institucional. Albin Kurti mund të ketë të drejtë në substancë, por vonesa në veprim mund t’ia zbehë efektin politik. Kush arrin ta lexojë më mirë këtë moment, mund të fitojë jo vetëm betejën e radhës politike, por edhe besimin qytetar.
PRISHTINË,4/29/2026.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mohuar se ka mbështetur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushitin. Ky reagim erdhi pasi Rushiti deklaroi se për kandidaturën e saj kishte marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, duke përmendur veçanërisht “ambasadën angleze”. Nga ambasada britanike u tha qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë rol në propozimin apo mbështetjen e kandidatëve për postin e presidentit në Kosovë. Sipas tyre, propozimi i kandidatëve është përgjegjësi ekskluzive e partive politike. “Mbretëria e Bashkuar nuk ka mbështetur asnjë kandidat të caktuar dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratë. Ambasada u bëri thirrje partive politike që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Po ashtu, kërkoi që proceset politike dhe zgjedhore të zhvillohen në mënyrë konstruktive dhe me respekt reciprok. Rushiti kishte deklaruar se me ambasadën britanike bashkëpunon prej vitesh dhe se kishte marrë inkurajim për kandidimin. Ndërkohë, afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit ka përfunduar pa rezultat.