
Gani I. Mehmeti
Po. Dëgjova nga emisionet informative televizive për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Dhe, ashtu, mendova: A ka liri të shtypit në botë?
Nëse po, atëhere le të mbetet kështu. Dhe, nëse jo, atëhere nga kush pengohet Liria e shtypit? Shtypi, arma më e fortë në botë, veçanërisht në ditët e sotme të internetit, a ka fuqi mund ta ndali e ta pengojë? Jo! – nuk ka që e ndalë. Por, ne vetë duhet të ndalim apo të vlerësojmë veten. Dhe, pse shkruhet ashtu si është, për këdo, do ta arsyetoja gjithherë.
Dhe, unë erdha në përfundim, duke u nisur nga vetja ime, që nuk jam gazetar, por që merrem me gazetarinë, sepse jap opinionet dhe analizat e mia nëpër tri portale shqiptare rregulluisht, sa herë më shkon mendja, apo që kam një ide të shkruajë për diçka që mua më intereson, që mua më shtyn, dhe kjo për çështje të ndryshme të jetës, qofshin edhe politike, prej së cilës njeriu (gazetari) mund të rrezikohet më së shumti, qofshin ato shkencore e ndoshta edhe gjuhësore, historike e shoqërore.
Mirëpo, tek ne shqiptarët thuhet: Çka nuk ta kana për veti, mos ia ban edhe tjetrit. Një fjalë e urtë kjo shumë e fortë. Po, sepse dëshirat, qejfet, lakmitë, kërkesat e njeriut janë bukur të shumta dhe të ndryshme. Por, nga të gjitha këto, njeriu duhet të jetë i arsyeshëm në gjithçka, që ndryshe quhet vlerësim i vetvetës apo censurë, se është më mirë vetë ta vlerësosh, le të kuptohet këtu edhe censurë, sesa të ta vlerësojë dikush tjetër. Vlerësoje, pse jo, edhe ndaloje veten si në ushqim, si në shkrim, si në kërkesa ndaj të tjerëve, mos e ngacmo askë. Por, mos u ndal thuaje të vërtetën.
Sipas meje, të thuash të vërtetën, edhe pse shpeshherë dhemb, është diçka njerëzore, e kërkuar gjithherë prej shtresës së gjërë, kundër së cilës janë vetëm ata që duan të jenë të paprekshëm edhe kur tejkalojnë caqet, në jetën politike e publike në shoqëri. Si pjesëtar i shoqërisë që sot jetojmë, nuk kam marrë në shënim se kur disa, a dikush, nga gazetarët më kanë nevrikosur, por vetëm e di, se kanë tejkaluar rregullat shpqërore e gazetareske edhe në shkrime ose nganjëherë në pyetjet e tyre, lirisht mund të them të parakohshme. Është krejt normale të kërkohet se për çka u bisedua, por jo edhe deri në fund, sepse politika ka edhe të fshehtat e saja, që vetëm me kohën dalin në shesh.
Përse nuk ndodhi nga Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës të reagojë ndonjëherë ndaj një gazetari që përdorë gjuhë sulmuese e zhvlerësuese ndaj ndonjë figure publike ose politike, shkencore, arsimore e shoqërore, në përpjekje të uljes së dinjitetit personal të ndonjërit. Deri sa ka pasur raste, nuk e them kur nuk ka raste për të ndërhyrë ndaj ndonjërit nga gazetarët.
Nëse AGK qenka mbrojtësja apo kujdestarja e gazetarëve, ajo vetë duhet të jetë edhe vlerësuesja ei gazetarëve në sjelljet e tyre përmes shkrimeve e fjalës publike përmes televozioneve, radiove e rrjeteve tjera sociale, në radhë të parë ndaj figurave të ndryshme, por edhe të secilit njeri, sepse të gjithë kanë dinjitetin e vet, që nuk lejon të preket, në veçanti nga gazetrët sepse ajo bëhet publike.
Çfarë të thuhet për një gazetar që fyen, shan e sulmon dikë, qoftë figurë publike apo jo? Nga këto vjen deri tek diskreditimi i tyre, e ndodh të reagohet keq pastaj edhe ndaj ndonjërit nga gazetarët. Sa i përket kontratave afatshkurtëra të gazetarëve, kjo është në domenin e AGK, që duhet të luftojnë me punëdhënësit e tyre për rregullimin e klësaj çështjeje, ashtu sikur edhe kur është fjala për ekonominë e tyre, për ngritjen e të ardhurave. Të njëjtët gazetarë janë, duhet ngritur zëri për përmirësimin e kushteve të punës dhe të të ardhurave. Liri e Shtypit nuk është të thuash gjithçka.
Gazetari duhet të ketë etikën e tij.


