
Prof dr Hakif Bajarmi, historian, Prishtinë
DORËSHKRIMI I PARË SERB PËR SKENDERBEUN MË 1778
Parahistoria, shkaqet, shkasi dhe pasojat-çka, si dhe pse u shkrua?
Çka, si dhe pse ka ndodhë historia-sepse njeriu është shkrirë në të!
TEODOSIE, HISTORI PËR GJERGJ CRNOJEVIQ-SKENDERBEUN, (Dorëshkrim 1778 ,f 206;Autori I dorëshkrimit vrehet se ka për qëllim permanent përvetësimin e historisë shqiptare, e si konsekvencë e atij përvetësimi, pason okupimi I trojeve shqiptare, për të dal Serbia në det. Mjrishtë ky orientim politik dhe kishtar Serbian, është përkrahur nga Kryqzata Evropiane deri në ditët e sotme, dhe, nuk ka shenja se do të pushojë!.
Disa shkrolagji Serbian e të tjerë, Skenderbeun kanë filluar ta trajtojnë si: I krishterë, ostodoks, katolik apo muslian. Këtij realiteti të kohës ia shtojnë faktin se e ama, nuk ishte arbanase. Po shtrohet pyetja kush e kurorzoi Stefan Nemanjen. E kurorëzoi emisari I Vtikanit. Po cilat ishin nënat dhe gjyshet e sundimtarëve serbianë, bullgarë apo grekë e të tejrë. Ishin gati të gjitha greke dhe italiane. Po a ishte çdo principatë serbiane aq harmonike me tjetrën. Jo nuk ishin. Madje vllau I Shen Savës dihet se ia nxorri sytë, se ka pasë vrasje në mes tyre, se Car Dushani e ka helmos babain për karrikë dhe kështu me radhë. Dihet se Princ Dushani u bë Car më 1346. Carevina e tij ka zgjatë deri më 1355, pra 4 muaj më pak se 9 vjet. E vërteta edhe para tij Kisha Serbe (1219) ishte me një autonomi. Por shtrohet pyetja kush i kurorzonte në një hapësirë prej 23000 kilometra katror siperfaqe nga “gjashtë mbretër”, prej të cilëve asnjeri nuk është quajtur serb. Edhe më sakt, në Kodin e Dushanit i publikuar më 1349 (i posedoi TETË (8) varianta në origjianl dhe të përkthyera serbisht, në asnjë vend nuk shkruhet fjala serb me GERMË të MADHE. Ndërsa fjala ARBANAS kudo që shkruhet në të TETË VARIANTAT shkruhet me germë të madhe. Në këtë vegë filozofike, mshihet një misterje e që është çështje publike- e njohur se në sundimin e shkurtër të Car Dushanit si “CAR SRBA, ARBANASA I GRKA” pati filluar një etapë shumë e egër e KONVETIMIT fetar dhe e NDRYSHIMIT MASIV të emrave të arbansëve në emra sllavë. Edhe më keq, askush nuk kishte të drejtë të flasi në gjuhën e vet, publikisht,madje edhe në familje. Ishte kjo e mundur sepse të gjithë princat serbë nga dy e tri herë janë konvertuar, herë me Romën e herë me Bizantin. Këtë metamorfozë fetare e kanë konsumuar edhe princat arbanas. E për moszbardhjën e realitetit tyre fetar fajtor është robëria dhe mosinteresimi i Arbanasëve që të kanë alfabet, sepse u mjaftonte latinishtja e cila ishte gjuhë zyrtare e komunikimit me të tjerët në tërë Kontinnetin; fajtor është edhe shkrimi arab ndaj të cilit u krijua një fetish sepse KURANI ishte i shkruar arabisht me germa arabe dhe çdo gjenratë ia përcillte asaj vijues se: “Të mjfton dituria që është në KURAN, të mjafton shkrimi me germa arabe”. Në këtë drejtim Skenderbeu i ka përjetuar të gjitha shkrimet, atë arab, atë latin dhe atë biznatin. Po mos t` i njihte të TRIA shkelqyeshëm nuk do të bëhej SKENDERBE, aluzion i LEKËS –ALEKSANDRIT MADH që kishte origjinë ILIRE.
Kur studiohet nometimi: PRIMUS INTER PARES dhe PRIMO GENITURA, për ta trashëguar dike, martesa nuk guxonte të ndodhë për shtresën princore me gjininë e njejtë, dhe me ata të principatës (brenda fisit). Pra baba i Skenderbeut nuk ka pasë leje të martohet me një arbanase. Dokumnetet shpiejnë se bashkshortja e Gjon Kastriotit ishte vllëhe (ilire gjysëm e romanizuar, ose sllavobizantine e romanizuar). Edhe në kohën moderne (sot) asnjë mbrret apo princ nuk martohet me femrën e popullit-kombit vet.
Atëherë si mund të përjashtohet martesa e një princi shqiptar me një arbanase. Jo atëbotë një mundësi e tillë ishte jo e lejuar nga kanonet, adetet dhe zakonet e fisit.Ne do të përqëndrohemi këtu për ta zbardhur një përpiekje serbiane për ta përvetësuar Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin- Skenderbeun. Nuk do t` ia arrijnë, sepse ky vigan është promovuar me luftën e tij dhe tërë epoka e tij quhet në hsotoriografi, Shteti I Skenderbut. Ta mësojmë më detalishtë.
ANALIZA
Ky dorëshkrim, pas leximit të vëmendëshem, vrehet se është shkruar me kërkesë të Kishës Ostodokese Serbe, me qëllim që Gjergj Kastrioti Skenderbu të sllavizohet, duke e ditur fare mirë se Heroi Kombëtar I Shqiptarëve ishte Kapidan i shtetit shqiptar 1443-1468 me qendër Krujë. Autori I dërëshkrimit Serbian me qellim e pshtejllon Gjergj Kastriotin –Skenderbeun me Gjergj Crnojeviqin –Sknderbegun që ishte sanxhakbe malazez me qendër në Zhablak nga viti 1513-1529.1(1.Istoriski Leksiokn, Beograd 1976, f.639).Në dokumente thuhet se Gjergj Kastrioti Skenderbu bëri TRI here marrëveshje me Padishahun. Nëse mbështetemi në Sheriat, duhet të shtrojmë pyetjen ato marrëvshje a ishin armapushuim apo cilsoheshin se paqësore. Nëse kanë qenë paqësore, atëherë Sulltani nuk ka pasë të drejtë me një të krishterë të lidhë paqe, por vetëm armëpushim. Nëse ka lidhur paqe, Skenderbeu ka mundur të lidhë atë vetëm si musliman, asesi ndryshe. Turqit sot duhet t` I publikonjë teketet e atyre marrëveshjeve për hir të histories. Nëse Sknderbeu ka lidhë armpushim, atëherë ai ishte I krishterë dhe këtu nuk ka çak të bisedohet.
Me që fillim e mbarim vrehet në dorëshkrim fryma propotente kishtare sebiane, po i themi dy fjalë për jetën e asaj-kishës. Më 1219 pas mizorive në mes princave Serbian, themlohet nga Rastko (Shen Sava) Kisha Autoqefale Serbiane me qendër në Zhiçë. Autoqefalia e saj do të pushojë me shkatrrimin definitiv të Perandorisë Dushanit më 1355. Pas kësaj kohe kjo kishë vetëm ishte nominalisht “reale”, sepse princat Serbian as që e pranonin të gjithë, duke aspiruatr dikush kah Konstandinopoja, dikush kah Roma, që ishte një luftë permanente e që vazhdon pa nderprerë. KAS (Kisha Autoqefale Serbe) rithemelohet më 1557 nga partiku Makarie , e lejuar nga Mehmed Sokolloviqi (sllavë I islmaizuar). Më 1776 Prtikana e Pejës sërish shuhet , për ta riaktivizuar sulltani më 1830, e pas kësaj kohe drejtues të saj ishin kryesisht grekët. Mjafton të thuhet se masakra e Valiut Manastirit më 1830 kundër 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptar ishte bërë me intriga të Kishës serbiane, kinse ata po përgatiteshin hakmarrje ndaj Stambollit për shkak të sielljes ndaj Ali Pashë Tepelenës (1820) dhe ndaj Bushatlive të Shkondrës (1828/30). 2.(2.Istoriski Leksikon, f. 639;AS, Koleksioni I Manastirit 1804-1844, që sherbeu për përpilimin e Naçertanisë 1844.).
Në arkivat e Stambollit, Vatikanit, Dubrovnikut, Venedikut, Wjenës, Parisit dhe Londrës gjindet një dokumentacion I pazbuluar për EPOKËN E GJERGJË KASTRIOTIT SKENDERBEUT. Jo vetëm në arkiavt e theksuara, por edhe në Arkivin e Peterburgut, Athinës, Sofjes, Beogradit dhe Budapeshtit gjinden dokumente të pabotuara (dorëshkrime) për Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Ato dorëshkrime (dokumente) nuk janë botuar sepse ka ekzsituar shpresa se Shqiptarë nuk do të ketë; se Shqipëria nuk do të themloeht kurrë dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun do ta përvetësojnë si person popujtë dhe shtetet fqinje, kurse shtetet ballkanike dhe evropiane do ta përvetësojnë veprën e tij 25 vjeqare si histori brilante, të një lufte për liri dhe pavarësi; një lufte të drejtë që do t` ia adresojnë Epokës së kryqzatave 1096-1270.3.(3. Krstaski ratovi, dorëshkrim në A. V. I pabotuar me shifër 1054/1096.).
Të gjitha rreshtimet e lartëthekuara janë bërë për të treguar se Arbanasit janë vetëm një episodë e histories që duhet harrohet nga çdo civilizim. Por, nuk ka munguar edhe çasja për ta thenë të vërtetën troç, nga disa skriboman të shkollave të ndryshme evropiane. Lidhur me këtë, ata që e thonë të vërtetën me fakte e kanë bërë dhe e bëjnë distingcionin se kur kanë ardhur Sllavët në pjesën verilindore të Danubit; kur janë instaluar si okupator në Ballkan 4.(4.Prof dr Relja Novakoviq, Odaklje su Srbi doshli na Balkansko Poluostrvo, Beograd,1978, f.5 “Kao deo velike slovenske skupine I Srbi se na istoriskoj pozornici jasnije javljaju relativno kasno, tek na samom poçetku srednjeg veka evropske istorije.. sva nastojanja kada su sloveni krenuli na Balkan ostali su bez jasnijih odgovora; Vizantinski izvori za istoriju naroda Jugoslavije III, Beograd 1966,f. 393;shiqo: Dr Relja Novakoviq, Odaklje su srbi dosli na Balkansko Poluostrvo, Beograd 1978, f. 107; K. Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba, K. 1 Beograd 1981. F. 10-“ Na gornjem Vardaru, Belom Drimu, Kosovu Polju o okolini Nisa bila je otadjbina Dardan, koji se pominju od 284 god, pre Hrista kao hrabri nepriatelji Makodenonaca a docije I Rimljana”).
Trevat iliro-arbanase ishin për shekuj të tërë nën okupimin bizantin. Lidhur me këtë K. Jireçek dhe J. Radoniq konkludojnë se nën sudimin e Stevan Nemajes rasianët lajmërohen në Dardani tek më 1180.5.(5. K. Jireçek, J. Radoniq,Istorija Srba II, Beograd 1981, f. 146-“ ..Posle srpske OKUPACIJE pod Nemanjom 1180 god.brzo su bili naseljeni ovi od prirode bogati krajevi, a osobito tople kotline Belog Drima I Sitinice…”). Lidhur me këtë me themelimin e Zhupanive do të fillojë njëherit edhe një luftë speciale e përkrahur nga Bizanti që popullsia vendase në trevat e Arbërisë, të stabilizohet në ortodokësi, sepse lufta për dominim të Romës përmes pagzimit të zhupanëve, princave dhe kralëve sllavë kishte marrë karakter kryqzate me pasoja tragjike, për vendasit (ARBANASIT dhe VLLAHËT) e lodhur nga sulmet barbare të: Gotëve, Vizigotëve, Hunëve, Avarëve, Mongolëve, Noramnëve dhe sllavëve qergarë në fillim, e më vonë bujq dhe blegtorë.E vërteta sultanët Osman nuk janë të parët që do të provojnë dhe arrijnë ta shkatrrojnë Bizantin. Kryaqzatën e katër (1202-1204 e kanë drejtuar feudalët francez nën drejtimin e Republikës Vendikut. Në ofenziven e tyre është okupuaar Konstandinopoja dhe është themluar Perandria Krishtere Latine. Në këtë kryqzatë kanë marrë pjesë edhe disa shtete të vogla. 6.(6. Enciklopediski leksiokon, Beograd 1970, f. 359;.K.Jireçek, J. Radoniq, Istoria Srba I, Beograd 1981, f. 71 “-U Deçanskoj povelji (oko 1330 godine) postavlja se princip, da planinama niko ne moze imati bastine sem kralja I onih crkava kojima su kraljevi dodelili bastine:Bude li neki vlastelin ili Vlah ili Arbanas tvrdio sa je PASNJAK u planini bio ranije njegova bastina, ima da plati za kaznu kralju 500 ovaca”.). Nga këto fakte që I prezentuam, Serbët historinë e tyre aq e kanë falsifikuar gjatë shekullit XIX, sa që tani mendohet se ajo “histori” është e pakontrstuar, kuptohet prej tyre. Por, në burimet e tyre hasim edhe në këtë kokluzë faktografike:”Kisha e Graçanicës është ndertuar nga mbreti Millutin (1275-1321) në vednin në të cilin ishte një manstir I vjetër nga viti 930”. Ajo kishë ishte e ritit bizantin dhe frekventuesit e saj nuk kishin lidhje me sllavët, por ishin arbanasit autokton.7. (7. Spiridon Goçeviq, Srbija I Makedonija I II 1890, f. 228; shiqo Dorshkrimin, Teodosije, Povest Skenderbega 1778, f.12;f.16-aty).
Historia serbiane që pretendon në një Perandori rasiane nga 1346-1355 vërtetë del qesharake se për më pak se dhejtë vjetë Car Dushani, “paska bërë çudira”. Po le të shiqohet Kanuni I tij I vitit 1349 dhe aty do të mësohet se çfar terrori po përjetonte popullsia që nuk ishte rasiane e që ishin arbanasit, edhe pse në Shkup u kurorzua (1346) si car I Serbëve, Arbanasëve dhe Grekëve. 8(8. Spiridon Gopçeviq, Gornja Arbanija…f 7/8.; Për terrorin ndaj Arbanasëve dhe ndaj atyre që nuk ishin rasianë ortodoks shiqo: Zakonik Cara Stefana Dusana, Struski I Atonski rukopis,Beograd 1975; Studeniçki, Hilandarski, Hodoski I Bistriçki rukopis, Beograd 1981, kapitina popujtë jo “shtetformues dhe pozita e tyre kanunore” me një qëndrim racist shfarosës).
Çka mbeti pas vdekjes së dyshimt të Car Dushanit më 1355, dihet se ajo “Perandori” u bë cop e grim në shumë principata, të cilat ishin në luftë të egër për pushtet. Në këto rrethna disa princa shqiptar duke e parë rrezikun nga sllavizimi do t` I drejtohen Fuqisë së re Osmane me lutje që t` u ndihmojë duke pranuar vazalitet të plotë më 1338 dhe 1348.9. (9. Gjergjë Gashi,Vatikani dhe Arbëria 1700-1992, 1998, f.9. Historikisht është një fakt I dokumentueshëm që sultanët e parë erdhëm në këtë vend me ftesë të princërve arbror, pra jo për të pushtuar e zaptuar Arbërinë, por për ta shuar konfliktin dhe luftën civile ndërmjet princave” –aty; Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë 1997, f. 11 “ Një kerkesë e madhe e epirotëve nga shkaku I egersive serbe u detyrua të mërgonte në More dhe Peleponez.Lidhur me këtë arbanasit për të shpëtuar nga Bizanti kishin kërkuar ndihmë prej princit Krahinës Ajdinit(Anadoll) Umur Bejit në Anadoli ndihmë më 1336. Nga këto kontakte do të lindë në fillim një miqësi arbaso-osmane sa që në bazë të dokuemnteve në librin etij T. W.Arnold, Përhapja e Islamizimit, 1971, do të shkruaj: “Bashkësinë otomane e kanë siguruar dy krahët: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perendim (Ballkan).Lidhur me këtë fakt Prof dr Ihsan Dogramaxh, I cli I fliste TETË gjuhë do ta japi një inforamtë se për shqiptarët do të thot: “francezët I quajnë Albanais, anglezët Albanian, kinezët arpania, Italianët albanez, rusët albaniec, grekët alvanos, ndërsa turqit arnavut që do të thot nga persishtja e vjetër, njeri që nuk KTHEHET PRAPA, e Shqipërisë I mbeti emir Arnauvutluk”; Kur shtrohet pyetja kush I joshi osamnlinjët të I hyjnë idesë për depërtim në Ballkan? Askush tjetër përpos Kryqzatat, të cilat aq e dobësuan Bizantin, sidomos më 1202-4 kur e themluan në Konstantinopojë shtetin etyre.Me këtë fakt Bizanti u tregua se është I plagosur dhe sultanët osamnli do të përgatitën deri më 1453, kur pushoi së egziatuari Perandoria byzantine. Mu për këtë mos rënja e Krujës për 25 vjet është një fenomen histiorik, sepse Bizanti bje e Kruja shqiptare JO. Madje Aleanca krishtere psoi katastrofë në Betejën e Maricës më 1371 nga Ushtria e Sulltan Muratit; Nga e njeta ushtri psoi katstrofë (edhe pse nuk ka të dhëna rrelevante se Beteja e Kosovës është zhvilluar fare, fakt ky që unë pajtohem plotësisht qe 43 vjet-hb), si është e mundur që Skenderbeu mos të psoi asnjë disfatë nga ajo ushtri. Edhe një fakt, “Luftën e Kosovës” e ka prodhuar armiqësia Rasiano-bullgare duke u lavdruar Princi Lazar se “Ju bullgarët humbët e ne jo, edhe pse aty (në Maricë) ishin vrarë dy kral rasianë.
Çuditërishtë gjatë lindjes së nacionalizmit modern në shekullin XIX dhe XX e nuk ka gjasa se një dukuri morbide po shuhet as në shekullin XXI po shtrohen dilema se: “Skendebeu a ka qenë I krishterë,a ka qenë ortododks, katolik apo musliman”. Asnjë prove në këtë rrafsh nuk është dokuemntuar se cilit rreligjion I përkiste Gjergj Kastrioti Sknederbeu. Një pjesë e tyre provojnë të nxierrin teorira se vllai I Gjergjit është varrosur në Hilandar, se Babai I Gjergjit u ka dhuruar fëmijëve emra sllave e terma tjera, të cilët për kohën nuk ishin kurrfar befasie.10. (10.Shiqo: Teodosie, Dorshkimi për Skenderbeun, …f 25.f.82, analiza.)
Në anën tjetër një lagjë e tërë diejtarësh provoin dhe provojnë ta shpallë Gjergjin KATOLIK, sepse me te “paska koamnduar” Papa, se Skenderbeu është varrosur në Lezhë si katolik e prova tjera që shpiejnë ujë në rreshtim rreligjioz, që Heroi kombit ma së pakut e ka shfaqur, që kurrë nuk ka pranuar me asnjë shenjë të identifikohet me marrinat e kryqzatave 1096-1270, e sidomos me dy kryqzatat me fëmijë. Nuk ka luftuar Skenderbeu për fe, por për lirinë e shtetit arbëror, të cilin mendonte, fliste dhe verpoi, se ia ka lënë babi testament, për ta qeverisur dhe pse t` I sherbejë sulltanit, kur kishte mundësi t` I sherbei popullit të vet.11. (11. Dorshkrimi që e konteston përkatësinë e Skenderbeut-Dionisije, Povest Skenderbega 1778, f.66, vetëm renditje fjalësh për të krijuar mjegulli se “Skenderbu është slavë” është një prrallë e soijit të këtyre që sot provojnë ta “avansojnë” Kryeheroin e Shqiptarëve në “luftëtarë” mbrojtës të rreligjionit cili do çoftë. Kjo ndodhë thua se në shekullin e informatikës (shek.XXI), ku informata është fuqi prodhuese, mund të kthehet një realitet në kohën e Kryqzatave. E vërteta edhe sultanët kanë luftuar për pushtime imperiale, por jo për përhapje të fesë islame siç shkruajnë islamistët. Po të ishte ashtu, se lufta bëhej vetëm për fe, kush do të mbetej I krishterë në Edrene, në Sofje, në Selanik, në Nish, në tërë Greqinë dhe Bullgarinë, në Serbi, në Arbëri, në Bosnje, në Mal të Zi, e më në fund në Konstandinopojë?-hb.)
Në anën e polit të TRETË janë rreshtuar ata dijetarë që Osamnëlinë e shohin si “shpëtimtarë”, edhe sot e ai “shpëtim” në fillim kishte të bënte me realitetin, vetëm në shekullin XIV, e që kur të miren në argumentim dokumentet vetëm nga Kodi I Dushanit 1346, atëherë del se denacionalizimi I shqiptarëve ka qenë realitet I mundëshëm. Ai realitet tregohet edhe me faktin se më 1330 në një dokument të botuar nga K. Jireçek tekstualisht thuhet se: “ Nëse një Arbanas ose Vllëh vetëm thot se kullosa ose ara ka qenë e imja, do të denohet 500 copë dele”. Ky fakt tregon se toka ishte shpallë me kanonet e kishës sllave dhe rregullat e zhupanëve e ma në fund e carit për nëntë (9 vjetë 1346-1355), pronë kishtare ose shtetërore. Rrjedhimisht ardhja e Osmanlive si okupator, këtë strukture të qeverisjes sllavo kishtare e ndryshon rrënjsisht dhe Arbanasit dhe Vllëhet, bëhen pronarë të tokave të veta, ashtu si kishin qenë dikur edhe pse prap “toka mbeti e sulltanit në kuptimin ekstrem, erdhi pra fuqia e një okupatori tjetër, I cili nuk bënte dallim në etni, por as në rreligjion në fillim, e më parë dallimet ishin të shumfishta, për mos me thenë se arbanasi ishte një gjysëm skllavi nëse NUK ISHTE VAZAL, pra jo pse nuk ishte dhe nuk pranoi islamin, Dallimi është në mes okupatorëve se nuk kishte të drejtë të flasi shqip as në rrugë e as në familje, në kohën e okupatorit rasian. Aq më pare, kur për 9 vjet Car Dushani emroi drejtuas serb në Mitrovicë, Novoberd, Prizren, Shkodër, Vlorë, Durrës, Berat, Janinë, Manastir, Shkup, Krushefc, Prishtinë dhe Ohër. Lidhur me këtë, në bazë të shënimeve biznatine del se Osmanlinjët së pari shkelën në truallin e Evropës më 1354. Nga kjo kohë Sulltan Murati (……… 1389) me gjenralët: Evrenos Begun, Haxhi Ilbekin, Gazi Fazilin, Lala Shahinin, Halik Çenderlinë, Inxhe Ballabanin, Timurtashin me të bijtë e Mihal Qosës, do të rreshtohet hap pas hapi të stabilizohet në Ballkanin lindor. Së pari, do të stabilizohet duke e shpallë Edrenën kryeqytet. Pastaj në Lumin Maricëmë 1371, do ta korrë fitorën e parë spektakulare mbi një alenacë të detyrueshme ballkanike (krishtero- pagane sepase mbi gjysma e rasianëve ende nuk ishte stabile e me Konstandinopojën a me Vatiaknin, a po me asnjerën, pra as me islamin-sulltanin!-hb). Aty de fakto dhe de jure (më 1371), do ta marin fund gati të gjitha principoatat ballkanike, që ishin themluar pas vdekjes së Stefan Dushanit më 1355. Në Betejën e Maricës më 1371, do ta marrin fund edhe disa principata arbanase që e kundershtoni fenomenin Osman në Ballkan. Në Maricë do të psojnë legjionarët: bullgarë, hungarezë, boshnjak,serb, vllëh, arbanasë. Aty nuk do të merr pjesë Princ Lazari sepse e kishte pranuar VAZALITETIN e Sultanit kohë më pare më 1370. Pas triumfit të Sulltan Muratit në Maricë, strategjia e tij do të drejtohet kah nyeja strategjike NISHI, për shtrirje të reja në Ballkan. Për ta stabilizuar pushtetin në viset e reja më 1365, Sultan Murati do ta lidhë Marrëveshjen e parë tregtare me Raguzën. Dhe më 1375 Sulltan Murati do të stacionohet pa luftë në Naisus (Nish). Aty do ta ndertojë kazermen ushtrake, medresenë dhe për çdo javë gjenralët e tij do të pranojë përfaqsues sidomos arbanasë dhe boshnjakë që aspirojnë ta pranojnë islamin në madhësi familje dhe fisi-feudi. Nga kjo qendër S. Murati do ta detyrojë Princin Lazar që çdo vit të paguaj haraq, për çdo vit nga 1000 ushtarë dhe 1000 njësi argjendi. Në vijim një grup gjenralësh do të drejtohet për ta hulumtuar shtirjen kah Smedereva, për ta siguruar Danubin nga neo vandalët; një grup oficerës osmanli do të drejtoha kah Sarajeva. Të dy grupet me popullsinë që e hasinin do të komunikojnë lashtosllavisht, pra jo serbisht. Zakonisht komunikimi bëhej me të ashtuquajtur kallugjerë. Prej Nishin në drejtim të Prekupës-Kushumlisë-Prishtinës dhe Shkupit, dhe prej Nishit kah Vraja drejtë Bujanofcit e Kuamnovës kah Shkupi gjneralët e Sulltan Muratit, nuk do të munden të mirren vesh me vendasit (lokalitetet e shumta arbanse-hb) JO në gjuhën sllavishte por në një gjuhë të cilën e flisnin mercenarët arbanas në ushtrinë elite të sulltanit, pra në Gjuhën Arbanase-shqipe. Në këto rrethana më 1373, Sulltan Murati do të lidhë paqe me Gjonin e V-të (P), I cili duke pranuar vazalitetin sulltanor ishte I detyruar të paguej një lloj tributi (takes me ushtarë dhe me dukat apo argjend. Ky ishte çmimi-hb). 11.(11.Shiqo: G. Ostrogorski, Vizantisko Arbanaski odnosi 476-1453 dorëshkrim I pabotuar në DASIPB “A. O”; Mustfa Kruja, Shpalime historike, studim I shkruar më 1913 dhe I pabotuar në DASIPB, “Albanski Odsek-tajni deo”; Teodosije, Spriksi rukopis o Skenderbegu 1778, f.102. f. 119.).
Sulltan Murati I kishte tre djem: Bajazitin, Jakupin dhe Sauxhin. Ky I fundit ishte vu në lidhje me dajën e vet grek (bizantin) Andronikun, duke bërë mizori mbi një krahinë afër Selanikut.Si denim S. Murati e verboi në fillim Sauxhin, por kërkoi nga Gjoni V-të ta verboi edhe ai djalin Andronik. Androniku nuk ishte verbuar mirë dhe e rrxoi nga froni babain. Si denim Bizantit (Gjoni V-të pastaj) u detyra t` ia dhuroi Osamnlisë viset evropiane: Selembrinë, Heraklenë, Rodosin dhe Selanikun (1380).12.(12.G. Ostrogorski, Istoria Vizantije, dorëshkrim, pjesa Vizantinsko arbanshki odnosi , e pabotuar; Dorshkrimi Serbian për Skenderbeun-Dinonisije, Srpski rukopis, 1778, f. 151 dhe teori kishtare tjera se Ajasofia është e pamposhtur nga Zoti NEPËRMJET Krishtit!!!, e prrala tjera që I tregoi koha ku peshojnë në shpatën e sultanëve invader-okupues-hb).
LUFTA NË KOJË (ANADOLLI) MË 1385 dhe pse nuk ka pasë fare luftë të Kosovës më 1389?
Në luftën e Kojës më 1385, do të komandojë personalisht Sulltan Murati. Atje, vazalët bullgar (1000 ushtarë) do të luftojnë diniteshëm në anën e sultanit. Por ushtarët sebianë që ishin gjithashtu vazal (1000 ushtarë) do të sillen mizorisht ndaj vendasëve selxhukë. Lidhur me këtë, deri sa Murati gjindej në Kojë (Anadollin lindore) në Toplicë Lazari si vazal, Tvrtko I Bosmjes dhe Shishmani I Bullgarisë si viherr I Sulltanit dhe njëherit vazal I Muratit sepse e kishte humbur luftën më 1371 në Maricë, do të ngrisin kokë. Luftën kundër vazalëve ballkanik do ta nis Ali Pash Çenderliu me 20 000 ushtarë, që t` I sulmojë të gjithë pushtetarët e rrebeluar ballkanas. Në luftë do të vritën 15000 ushtarë të Sulltanit por beteja do të fitohet. Dhe duke i bashkuar “fajet” edhe sielljen e ushtarëve vazal serbë në Kojë, të cilëve, 600 ushtarëve do t` ua hek kokën, 200 do t` I verbojë dhe 200 do t` i verbojë dhe shurdhërojë. Ndeshkimi do ta kryej Gjenerali Ali Çenderliu I cili komandoi me 30 000 ushtarë në jug të Nishit. Aty ushtria sulltanore do të hap mundësinë që përseritë luftën në çdo kohë. 13.(13.G. Ostrogorski, pjesa: Vizantinsko Arbanaski odnosi, dorëshkrim në DASIPB. “A/O”;Serpski rukopis..f,61; Teodosije, Dprëshkrimi për Skenderbeun 1778, f. 96.).
Pas Betejës së Kojës (1385) dhe Toplicës (1386), kur Sulltan Murati filloi t` I denojë një nga një të gjithë kundershtarët, duke e denuar me vdekje ekzkutim në knonop edhe djalin e tretë URUXHIN, pastaj vjehrrin- pushtetarin bullgar Shishmanin (të cilin prap e amnestoi pas një viti izolim në saje të intervenimit të vajzëz së Shishmanit që ishte grua e Sulltan Muratit-hb), në anën tjetër Muratit të Azisë, do t` I kërcnohet Princ Lazari për çka “janë masakruar ushtarët e tij vazal”. Duke zabtuar një discipline të hekurt Sulltan Murati do të lëshojë urdhër që Princ Lazari të sillet para tij në shatorr dhe të gjunjëzohet e pastaj kadilerët të japing verdiktin për fatin e tij. Sulltani, me denime do t` u kërcnohet edhe djemëve Bajazitit dhe Jakupit, nëse sillen mizorishtë ndaj vendasëve arbanas në Toplicë, të cilët filluan të mabjnë qëndrim miqësor ndaj Sulltanit, sepse për dy shekuj ishin detyruar nga princat Serbian dhe sidomos nga Car Dushani, të flasin sllavisht edhe në familje, dhe mos të guxojnë të shprehen se nuk janë sllavë. Madje, shumë prej këtyre malësorëve arbanas në Toplicë, do të pranohen në ushtrimet ushtrake osmane në kazermen e Nishit (nga viti 1375) prej kah do të dalin shumë officer brilant në luftat e mëtejme.14.(14. G. Ostrogorski, Istorija Vizantije, dorëshkrimi I pavotuar, kaptina: Vizantinsko Arbanaski odnosi, f. 281; Teodosije, Dorshkimi për Skenderbeun, “..doklje se prostirala arbanaska plemena prije dolaska turaka; Naisus je arbanaski grad..).
Konflikti I Sulltan Muratit me Princin Lazarin verbalisht, do të metastazojë kur psuan ushtarët vazal në Kojë (1385). Nga kjo kohë Sulltan Murati do ta lëshojë Anadollin dhe do të vëndoset në Jug të Nishit. Nja dy vite do të qëndrojë në Bajë të Kushumlisë. Ndërsa në fillim të vitit 1389 do të i vëndosë 3000 çadra në veri- perendim të Prishtinës, në mbarim të rriedhës së fundit të LLapit në Sitnicë. Sulltani me ushtrinë e tij fantazmë erdhi së pari në Bajën e Kushumlisë.Nga aty vëndosi vrojtore në Kodrën e Vasilit (Vasilefc), në Kullë të Asqerit, në Kalanë e Ballofcit (Laberion), në Kulinë dhe qendrën ushtrake e vëndosi në MERQEZ (në lindje të Besianës _Podujevë e sotme-hb), prej kah I kontrollonte të gjitha anët e Dardanisë. Në vijim u vëndos në fundin e rriedhës së Llpit dhe këtu me 4000 çadra ndërtoi vrojtore në Goleshin e sotën (atëherë Kodra e shpluet; vëndosi vrojtore në Qyçavicë dhe në Kulinë.15.(15. G. Ostrogorski, Vizantinsko Arbanaski odnosi 476-1454, dorëshkrim në DASIPB. “A.O”;Teodosije, Dorëshkrimi për Skenderbun 1778, f. 112.Tregim I Sulejman Xhakës që jetoi 116 vjet; tregim I Bajram Xhakës djal I Sulejmanit që jetoi 105 vjet; tregim I Fejzullah Xhakës që jetoi 85 vjet-ka vdekë më 1965, për ndryshe nip I Murat Xhakës, heroit të luftës antiosmane më 1883.Në këtë shkrim e shtrojmë edhe këtë pyetje për ta shpalosur urrejtjen patologjike serbiane ndaj arbanasëve: si është e mundur që në asnjë “studim” të tyre nuk pranohen në Maricë, apo Kosovë kanë luftuar edhe princat shqiptar, kuptohet në të dy anën ndërluftuese. Përgjegja është fare e thjesht, se historiografia serbiane vuan nga paranoja dhe shovinizmi klefashsit nga viti 1219 e deri më sot-2026.).
Frika e djemëve të Sulltan Muratit nga babai shumë I sinçertë dhe i drejtë
Sulltan Murati ishte HALIFE I Muhamedit, I mësimeve dhe virtyteve të tij rreligjioze. Atë rrugë duhej zabtuar me Sheriat. Mu për këtë,pas ekzekutimit nga S. Murati të djalit I tretë –Sauzhi për paudhpsitë që I kishte bërë e që ishin të denuara nga koha e Profetit Muhamned, nga pozita stretegjike e Kushumlisë, “princi” JAKUP (Djali I dytë I sulltanit-hb) do ta ndërmerr një ekspeditë pa e konsultuar asnjë gjneral, pra as Ballabanin në Fushën e Pollogut, në jug të Tetovës, e as Halifën (Sulltanin) pikërishtë në lokalitetin Vrapçishtë. Aty pasi që popullsia e kishte pranuar ISLAMIN me deshirë, ndaj atyre që kishin rrezistuar princi JAKUP do të sillet me vrazhdësi të paparë. Me të u kthyer Sulltan Murati në trevat e Nishit dhe Toplicës në vieshtë të vitit 1388, jo rastësisht do të informohet për sielljen e djalit Jakup që ishte trasferuar nga një vilajet ku ishte sundimatr, pra jo as në Ballkan; ndaj vendasëve të Rrafshit Tetovës, do të pasojë denimi nga S. Murati. Sulltan Murati si Halife (pra jo kalife)-hb), menjëherë do themlojë një ekip hetues I kadilerëve.Dhe S. Murati do t` ia kufizojë djalit (Jakupit) së pari lëvizjet. Ndërkohë mardhënjet me Princin Lazar dhe Mbretin Shishman (të dy vazalë të sulltanit) do të përkeqësohen sepse nuk kishin tubuar as Shishmani 1000 dukatë dhe as Princ Lazari 1000 njësi argjendi, sa ishin të obliguar, sipas marrëveshjeve për vazalitet. Në këto rrethana, ushtarët “mercenarë” do të kërkojnë shpërblimet e tyre që u takonin me marrëveshje. Në këto rrethana me që Sulltan Murati ishte vëndosur në fillim të prillit në vendin ku sot është Tyrbja e tij, papritmas Jakupi ishte përviedhur nga hetuesit dhe kishte bërë një atentat të “pasuksesëshem” ndaj Babait besnik, intelegjent dhe të drejtë. Në bazë të dokumenteve që i kishte konsultuar G. Ostrogorski, incidenti ndaj Sulltanit famëlartë, nga Jakupi do të ketë ndodhur më 16 qershor 1389. Gjthnjë sipas dorëshkrimit të G. Ostrogorskit, Sulltan Murati do të jetojë edhe pesë ditë. Kështu tërë përgjegjësia do të bie mbi Pajazitin, sepse Jakupi edhe pse do të lirohet, do të mbetet për t` u vëretuar nga delgatët e Pollogut a ka bërë mizori gjithëandej.16.(16.G. Ostrogorski, Dorëshkrimi…; Teodosije, Dorëshkirmi Serbian për Skenderbeun 1778, f. 69; Filip De Mesie, Histria e Bizantit.. që për dy shekjuj ishte doracaku kruesor në Francë dhe më gjerë thot se “Lufta e Kosovës është zhvilluar në Albani”, pra jo në Serbi si pretednon një pjesë e historiografisë sllave, por stacionimi I Sulltan Muratit, pra jo lufta, kishte në Fushën e Mjellmave, që do të thot se Mesie e quan këtë trevë me të drejtë Albani, sepse banohej deri te Nishi me arbanas e që nuk guxonin të quhen arbanas sepse sipas Kodit të Dushanit do të denoheshin pesëfish më ashpër se sa të tjerët-Studio Kanunin e Dushanit në TETË variante, I botuar fototip dhe përkthim në Beograd. Data e botimit është shënuar në këtë studim. ).
Sipas të dhënave sekrete osamen dhe dorëshkrimit të G. Ostrogoskit dhe Teodosijes, Dorëshkrimi për Skenderbeun 1778, f.72, “Lufta e Kosovës” më 28 VI 1389, as që ka ndodhur ndonjëherë. Ajo “luftë” për qellime politike është kamufluar dhe është kthyer në prrallë popash në fillim e gjatë shekullit XVIII, dhe është kthyer në tregim stabil ortodokse gjatë shekullit XIX me falsifikime ordinere, në kohën e lulzimit të kapitalizmit kur për nevoja të tegut ekonimik popullor, krijohet kombi dhe kultura adekvate realiste. Dhe shtrohej pyetja kush nuk I besonte atij “realizmi” që mbulohej me rreligjion dhe “rizorgjimento”. Në realitet, Pajaziti me ushtrinë e madhe që erdhi nga Anadollia, do ta privojë nga jeta vllaun (Pajazitin), por edhe Princ Lazarin dhe ndërkohë do ta gjejë një princ arbanaso-vlleh Mlesh Kopilin, se kinse ky e ka vrarë Sulltan Muratin, për ta hiek një lloj dyshimi edhe nga vetëvetja sepse është dashur ta dij qëllimin e valluat, me të cilin jetonin në të njetin kamp nja tre muaj, dhe ndonjëherë edhe në të njetin shatorr. Kjo prralë mesjetare, do të mbulohet nga popat serb dhe kryqatarët evropian të neverikosur nga koha e Kryqzatave për humbjet e baballarëve të tyre. Kjo prralë shumë shepjtë do të mbulohet me ngjarje tjera të Epokës Imperializmit,të Krizës Lindore, kryesisht në vitin histrik 1878, por në një rrafsh mesjtar, me kohë “ngjarja e pandodhur” do të kalojë në “realitet” të fetishizuar në të dy anët, kuptohet për interesa imperiale.17. (17.Për “luftën e Kosovës” janë konsultuar këto publikime: Hamer, Istorija O.Carstva 1, 2, , sidomos ‘Lufta e Kosovës’; Ashik Pasha Zade thot se Murati I kishte me veti Bajazitin sundimtar në sanxhakun Katahajes (Anadolli), Jakupin (Çelebiun) sundimtar në sanxhakun e Karesit; shiqo: Bitills, Enveriu, Sallakzade, Saddedin, që shkruajnë se koalicioni krishter I kishte 10 000-20 000 ushtarë; Shukurullahu thot se ishin 100 000, Neshriu shton numrin në 500 000 ushtarë; historiografia serbiane e shekullit XX thot se në anën e Princ Lazarit, Vuk Brankoviqit etj ishin 13000 luftetar me armatim të rendë për kohën. Ndërsa për ushtrinë e Sulltan Muratit thuhet se I kishte 45000 ushtarë shumë të profesionalizuar, duke e ndarë “luftën” se është zhvilluar në dy deri tri loklaitete, duke konkluduar se Sulltan Pajaziti me dorë të vet “e vret Princ Lazarin”;Prof Dr Luan Malltezi, Beteja e Fushë-Kosovës…1389 thot se koalicioni krishterë I kishte 20-25000 ushtarë, osmanlia I kishte 30-40 000 ushtarë; Po e shënoi këtu një vargnim që këndohet në LLap edhe sot: “Janë mush malet plot me borë, ec Milloshi me krye në dorë, në qershor”, e dihet a bje borë në qershor e kush mundet me “hecë me kokën e vet të prerë për dhjetë kilometra, deri te mulliri përbri Kulinë;Tani po e llogarisim se janë “vrarë” nja 15000-20 000 ushtarë në të dy anët. Shtrohet pyetja ku janë varret!!!?”;G. Ostrogorski, Dorëshkrimi..f.115; Teodosije, Dorëshkrimi për Skenderbeun…f. 162).
Një parahistori prohoriste për Epokën e Skenderbeut që të kuptohet madhështia e tij
Perandoria Romake zgjati 503 vjet; Perandoria Bizantine zgjati 1058 vjet, Perandoria Osamne jetoi 560 vjet.Në këtë kohë janë shenuar PESË periudha të Perandorisë Osmane: Perudha e themlimit 1299-1453; Periudha e lulzimit 1453-1579; Perudha e ngadalsimit 1579-1683; Perudha e dekadencës 1683-1792 dhe Perudha e rrximit 1792-1922.Në këtë perndori kanë jetuar sipas Sheriatit dy popuj (qytetarë)-Myleti myslim- qytetarët turq, kurd, lazë, çerkezë, arabë, pomakë, abazë, lezgjit, çeçenët, gjerogjianët, dagestanait, shqiptarët etj. Në grupin e dytë hyjnë qytetarët-Myleti Zëiim (qytear të krishterë):bizantinët, bullgarët, vllëhet, serbët, kroatët, çifutët, mesturitët, surianët, gjeldanitët dhe shqiptarët (pjesa krishtere-hb). Kjo ndarje e shqiptarëve I ka pasë dy anë të medaljes në lëminë e mbiejtesës lidhur me pagimin e taksës dhe fitimit të hasëve, zeameteve, timareve, feudeve, të cilat mund të mabnin armë dhe të marrin pjesë në ushtri. Lidhur me këtë turkologu Tunali Hilmi (1863-1928) dëshmon se turqit ishin gjithëmonë PAKICË në Perandrori. Ndërsa etnologu prof, Mehmet Ali Ayni, Milliyetçilik-Kombësia, deshmon ndarjen e qytetarëve (miletit) në baza fetare. 18.(18. shiqo: Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët…1997, f.19 ; f.22/3). Se serbët nuk janë vendas në Kosovë tregon fakti se nuk e kanë asnjë MBISHKRIM VARRESH, se nuk e kanë ASNJË VARR MESJETAR në këtë trevë. Nuk përjashtohet se me falsifikime i kanë përvetsuar disa kisha që i kthyen në manastire. (Lexo librin: Mavro Orbini, mbi joautonominë sllave në Ballkan. E kunderta, shqiptarët sipas studimeve të AND kanë varre, kanë mbishkrime varresh dhe ato i pret një studim dubioz shekncor. (Shiqo: Arkivi i Vatikanit, Nominimi i priftërinjëve në trevat e Ballkanit 915-1405, kur fillon epoka e mbishkiemve arabe nepër varre-aty).
***
PSE PUSHTETARËT E SHTETEVE FQINJE NUK PROVUAN KURRË T` I BOTOJNË DORËSHKRIMET PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN
Dorëshkrimet për Gjergj K. Skenderbeun janë ma të shumta se sa librat e botuara. PSE? Hulumtimet e vëmendëshme dhe sistematike kanë vërtetuar se dorëshkrimet e pabotuara për Gjergj Kastriotin-Skederbeun janë më të shumta se sa ato që janë botuar, kuptohet deri në fund të shekullit XIX-të. Ka ndodhë ky fenomen, sidomos evropian sepse ka pasë përpiekje serioze “mbipolitike dhe mbiushtrake”, që personalitetin e Skenderbut pushtetet përkatëse fqinje ta përvetsojnë. Duhet shenuar se autorët e dorëshkiemve janë individ për kohën me kredibilitet kulturor, në të shumtën e rasteve. Ata në dorëshkiemt e tyre, në të shumtën e rasteve nuk shprehin qëndrimin e qeverive dhe politikave të shtetit dhe sidomos religjionit të tyre, mos edhe të popullit të tyre, që Gjergjë Kastrioti Skenderbeu i kombit shqiptar mos të ketë fare. Por ky gjeni i luftës për liri të jetë i “sojit tyre”, për t` ua rritur famën edhe ma të lartë të “popujve të qiellit”, religjionit të tyre plot ekzagjerime dhe ritual pagane. Kaq largë pra kishte shkuar ROMANTIZMI te disa popuj, sidomos te Serbianët, por po them edhe te të gjithë evrpian, pra edhe ten jë pjesë e popujve ballkanik, sa që në përpiekjet e tyre gnejshtare, “nga pylli nuk shihet mali”.19. (19.shiqo: Teodosieje, Srpski rukospis o Skenderbegu, f. 192;f.196; analzë tendecioze më 1890 në publikimin e SANU, seprat e veçantë).
Informatën e pare për Dorëshkrimin Serbian për Skenderbeun e kam pasë nga Çedomir Mijatoviq, I cili e njotonte opinionin më 1890. Kërkesën për ta hulumtuar këtë dorëshkrim e kisha bërë më 1976 në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Kërksës sime me gojë më është lëshuar informata ( jo me shkrim) se: “ai dorëshkrim me shumë të tjera libra janë shkatrruar në prill 1941, nga bombardimet naziste. Nja gjashtë muaj më vonë kisha fituar informatë se dorëshkrimi ekziston, por është I dëmtuar dhe nuk mund të jipet për shfrytëzime shekncore. Më 1977 këmbëngula se duhet të më lejohet dorëshkrimi “edhe nëse është I dëmtar sepse do të kujdesëm që mos të dëmtohet mëtej”. Më është lejuar ta lexojë në gjuhën “starosllovenski”, të cilën m` u tha se unë nuk ekuptoj edhe pse e dinin se kuptoj latinisht, por edhe lashtosllavisht. Ma në fund e kuptova qëllimin e tyre, sepse ato ditë kishte ca shkrime të akademikëve që polemizonin për Mesjetën, pikërishtë për dorëshkrimet e pabotuara në Hilendar.Tani (2018) nëse ndonjë shqiptar e kërkon këtë dorëshkrim, nuk e di çka do të ndodhë me që unë mirrem me historinë e shekujve XIX dhe XX. Por, ky shkrim botohet më tepër si informatë që studiuesit t` luftojnë për botimin e dorëshkrimeve të pabotuara për Skenderbeun, qoftë edhe me tendenca antishqiptare, e jo studiuesit të stacionohen vetëm te: Pal Ëngjulli (shkrimi I tij me qellim kishtar është skajuar diku-hb), Dhimitër Frangu apo Marin Barleti, prej të cilëve janë kopjuar shumë dorëshkrime, pra edhe ky që e prezentojmë si informatë këtu. Në çdo dorëshkrim ka gjëra të reja, edhe ky dorëshrshkrimi Serbian një kohë mednohej se është marrë nga ndonjë dorëshkrim rus, tani dihet se autori I ka pasë në dorë edhe Dh. Frangun edhe M. Braletin dhe shumë dorëshkrime tjera të shekullit XVI, sidomos.20.( 20. Teodosie, Povest Skenderbega.. nga faqja 8-41).
Këtë shkrim e botoi më tepër me qëllim të nxitjes dhe rreshtim të studiuesve të rinjë që hulumtimet Epoka e Gjergj Kastriotin Skenderbeun, sepse hulumtimet do të deshmojnë fakte të reja dhe kurrë nuk duhet të mbarojnë, sepse ato janë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Dubrovnikut, e ndonjë manstiri të panjohur, por edhe në Hilandar, Athinë, Peterburg, e sidomos në Stamboll.
Dorëshkrimi Serbian për Skenderbun vërteton
Autori I drshkrimit Serbian për Skedrerbeun pretendon objektivitet dhe nuk e mshefë lakminë për të provuar të nxjerr diçka “serbe” te personaliteti që e përshkruan. Por autori nuk mundet të arrijë asnjë levë konvertimi kombëtar apo rreligjioz dhe provon ta pshtjellojë me një emër që ka jetuar kohë më vonë. Dhe serbiani e bën këtë sepse “mali dhe fusha” (realiteti I Kastriotit shqiptar) janë më lartë se qielli, si realitet që mund të preket dhe të tregohet e vërteta edhe nga të tjerët. Kur e heton këtë mundësi, autori I dorëshkrimit Serbian (Teodosie) fillon të mendoi, flas e shkruaj më objektivisht, por në fund të çdo mendimi prap sharron edhe më thellë në qëllimin e tij falsifikues. Pra nuk është realitet se serbiani provoi të rrente. Por atë nuk mund ta bënte pa e ngirtur në qiellë nja 70 % të realitetit Skenderbegiuan, e nëse ia arrinë këtij qëllimi, përkatësinë popullore do ta kishte fare lehtë ta ndryshojë. Kështu del falli I tij prej qellimit që kishte e që e kanë të gjithë popat serbianedhe sot. Dhe, në këtë avanturë persiatjesh terthorazi provoi ta ngatrroi me një Skenderbe (Crnojeviq), por e vrejti duke përdorur krahasimin dhe pushoi së rrejturi,aty kah fundi I shkrimit. Iu kthue realitetit, por prap pa e harruar qëllimin konvertues kombëtar të kryeprotogonistit që nuk shterret kurrë si shqiptar.PO, nuk pati mundësi të nxjerr diçka nga prejardhja edhe për faktin se e ama e Skenderbeut nuk ishte arbanase. Por kur e kuptoi se Gjoni pretendonte pozitë mbretrore (princore një ditë) dhe me kanonizmat e atij niveli familiar mesjetar, ai nuk kishte të drejtë të “martohet me një arbanase”, sepse sojet e tilla ishin kudo te të njetit realitet, jo vetëm në Ballkan. Bje fjala asnjë sulltan nuk e ka nënën turke. Shembuj të tillë vijnë edhe deri te ditët e sotit për familjet mbretërore dhe princore. Autori e shtrone edhe këtë tezë indikative për të ardhur deri te kërkesa që ia kishte shtruar kisha duke pyetur: “a kanë shqiptarët në prag të shekullit XIX njohuri të mësojnë se kanë prejardhje ekskluzive vetëm: Pellazge, Thrakase, apo vetëm ILire, apo prej të gjitha AND-ve nga pak. Nuk jep përgjegje, por e ulë kokën dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun etrajton si “arbanas pa rrënjë”, ashtu si kishte luftuar kryeheroi, pra as si ortodoks, as si katolik, e as si musliman, por si arbanas, për ta trashëguar pushtetin e babait dhe për ta bërë Shqipërinë me fuqinë e armës-shigjetës, si armët më moderne të kohës.21.(21. Shiqo, Skanderbeg, 1916, broshurë, italishtë në 17 faqe).
Nrydhjet fetare dhe plagët e shqiptarizmit në pambarim
E veteta, kur jemi te thyerjet fetare që ma së shumti e kanë coptuar Shqiptarizmin në Ballkan; dëmin më tragjik ia kanë shkaktuar ndrydhjet njëmbdhjetë shekullore a të rreshtohet Arbanasi me unijatizmin, me ortodokësin apo me Vatikanin-katolicizmin (shekuli I parë I Shën Palit e deri më 1054). Këtë ndrydhëje e kanë kthyer në plagë të pasheruar edhe Kryqzatat (për të cilat Gjergj Kastrioti Skenderbeu kishte mendim tejet negative, sidomos ndaj dy kryqzatave që I “drejtuan fëmijët”-hb, (shiqo A. Venedikut, dok, secret 1461/S, e zbuloi B. Hrabak më 1972-hb), që njëherë e shemben e dhe Bizantin (1202). Sipas argumenteve të pushtetit bizantin që ishte më tolerant në kultivimin e rreligjionit, se sa ai Rasian, apo sipas pushtetit Venedikas dhe Napolitan, shtypja rreligjoze në ish viset e Ilirisë, nuk ishet më tolerante, sikurse në viset tjera. Por, shembja e Bizantit nga Perandoria Latine më 1202-4 ( duke I krijuar tri shtete: Perandoria e Trebizantës në bregun juglindor të Detit Zi, e themluar prej lozës Komenëve; Perandoria e Nikesë e themeluar prej Theodor Laskerit ; Perandoria e Epirit e themeluar nga Mëhilli I Parë, i cili mbështetej edhe në faktorin arbanas te lozës së Konstandinit, prej së cilës lozë del stergjyshui I Kastriotit, Gjergji që ishte gjyshi dhe Gjoni që ishte babai I Skenderbeut. Pra ky realitet i coptimit të Peraandorisë Bizantine nuk ishte tragjedi, por ishte pasojë e smundjes së një shoqërie të ndërtuar në intriga dhe afera triviale nga rrafshi I mizorive mbi kundershtarët rreligjioz dhe politik, tregoi se ajo prandori është e palgosur dhe Osmanlinjët e freskët të Azisë, e kishin të njohur atë mundje prandaj shfrytëzuan çdo mundësi, prandaj shfrytëzuan atë shansë, e krijaun më 1453 Konstantinopojën në Stamboll, duke e shndërruar në kryeqytet. Kështu duhet konkluduar madhështinë e Luftës së Kastriotiti-Skenderbeut se ra perandria bullgare e Shishmanit më 1371; ra Pernadria e Car Dushmanit ( më vonë në moshën 7 vjeçare u quajtë Dushan nga ndrikulla Dusha Arbanasi. 22.(22. DASIP.”A. O”-Dorshkrimi I G. Ostrogorskit, Vizantinsko-Arbanski odnosi…, pad Konstadinopolja 1453, një vit pa u bërë 100 vjet kur këmba e parë turke shekli në Evropë më 1354. Kështu e kishin pelquar këshilltar e Sulltanit, se nëse do të bëheshin 100 vjet nuk mund ta marrim ma kurrë Konstantinopojën!’.).
Konkluzë: Në fillim (si kemi dokumentuar më lartë-hb) për popullin shqiptar ardhja e Osmanëlive si okupator klasik, në esence e ka shpëtuar këtë popull josllavë nga shfarosja si kolektivitet gjuhësor, ku feudali brengosej vetëm për pronën e tij, pra jo për përkatësinë etnike. Mbi këtë nivel arbanasit nuk paten fuqi të ngritën në nivel jashtëfeudal dhe mu për këtë sado që lufta e Skenderbut kundër Osamnlisë ishte e egër, e vështirë dhe në shumë raste tragjike, ajo luftë e themeloi konceptin e përkatpsisë popullore, e nevojës së një ttegu popullor dhe si pasojë do të sherbejë si mebrion për krijimin e një tregu unik kulturor dhe ekonimik që në Epokën e kapitalizmit do ta krijojë kombin shqiptar, ashtu sikurse procesi e themlimit të kombeve tjera. Tjeter çështje është realiteti pas dy apo tre shekujve me sielljet e Stambollit (Sulltanëve) ndaj shqiptarëve, e deri më 1922, kur somanlinjët përdorën çdo mizori dhe çdo padrejtësi ndaj synimeve të shqiptarëve, që të kanë culture, gjuhë dhe shtet sikurse fqinjët tanë.22-a(22-a.Shiqo vetëm: Kanunin e Dushanit I botuar në TETË variante në Beograd, dhe formo bindjen si trajtoheshin abrnasit nga pushtei I tij dhe paraardhsve të tij- trajtoheshin nëse nuk deklaronin dhe veprionin si ostrodoks, se do të shfarosen.
ÇKA PROVON TË VËRTETOJË DORËSHKRIMI SERBIAN ME POROSI TË KISHËS MË 1778?
Sipas dorëshkrimit serbian, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte fëmiu ma I ri I Gjon Kastriotit. Me që fimëjët e tij kishin lindë me një grua që atëbotë për shtresen princore ishte e ndaluar të martohet në fis dhe farë lashto- popullore, që i takonte, nga afërsia e locimit, Gjoni ishte martuar me një princeshë vllehe të cilën propaganda serbe provon ta përvetësoi si “serbiane”pas vitit 1557, kuptohet së pari nga popat e Hialndarit dhe ngritu pastaj e demnatoe kur nuk kishte mjetet tjera të informimit. E dihet se popat shkruanin, nënshkruanin dhe vulosnin “të vërtetën” fiktive.23.(23. Shiqo: Dionisije, Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun..f. 193).
Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun mjafton të thuhet se është një fotografi që ishte dje, është imazh sot dhe do të mbetet tragjikisht nesër se kur është fjala për shqiptarët dhe prisit e tyre do të frymojë me një kleronacionalizëm sa që shqiptarëve ua cakton limitet: kur kanë për të lindur dhe sa lindje kanë të drejtë t` I kanë, kur kanë për të vdekur, kur duhet me ra shi e kur bore në tokat e tyre, madje në pikë të verës nëse thot Serbia. Ja deri në këtë nivel ka ardhur sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, duke e mtastazuar spejgimi me rrena për jetën shqiptare, nga ardhja e sllavëve rasian okupator në Ballkan.24.(24. Dr Rela Novakoviq, Odaklje su dolazili sllaveni na Balkan, Beograd, f.61/161).
Opinioni evropian një kohë të gjatë do të mirret me kryqzatat dhe pasojat e tyre, duke injoruar depertimin osamn (1354) në Ballkan, nga ngushtica e Bosforit. Rrezikun nga ky depertim Evropa sipas dorëshkrimit Serbian (1778), do ta vrejë vetëm kur jeniqerët u gjetën para Wjenës dhe kërcnuan shtetet e vogla në brigjet veriore të Mesdheut.24-a. (24-a. Çedomir Mijatoviq, Srpski rukopis o Skenderbegu, f. 12/3). Autori i dorëshkrimit në kontinuitet provon ta serbizojë Skenderbun dhe famen e tij shqiptare, prej luftetari trim dhe i pathyeshëm, për ta konvertuar në Serbian. Serbiani në dorëshkrim mundohet ta mbulojë realitetin me faktin se heroi kombëtar I shqiptarëve: “ishte shumë i popullarizuar të populli serb”. Për t` ia dhuruar idesë tij falso forcën gënjeshtare, thot se shkrimin për Skendebun e ka nxierr nga një dorëshkrim I vejtër rus, për të humbur gjurmë se e kopjon nga dorëshkiemet e Frang Bardhit dhe Marin Barletit. Ky falsifikim del sheshazi se autori e ka viedhë përshkrimin nga autorët shqiptar: Pal Engjulli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti. Autori I dorshkrimit Serbian njëfar Teodosije (murg që ishte shkolluar në Rusi), e thot këtë për dy qëllime: 1. Për ta relativizuar latinishtën (Romën-Papën) dhe 2. Për të treguar se ja “rusët e gjithëfuqishëm pravosllavë janë përkujdesur për Skenderbun sepse “legalisht” I takon sipas “religjionit hemisferës bizantine”, kryekput me rrena bizantine.25. (25.shiqo: Teodosije, Dorshkimi I për Skenderbeun, f. 23; 63; 102;Arkivi I Hilandarit për varrosjen e vllaut Skenderbeut, material I siguruar nga B. Hrabak, I pabotuar, 1972/3.).
Dorëshkrimi është shkruar në gjuhën e kishës, pra jo në serbishte, sepse më 1778 nuk kishte gjuhë serbishte e as alfabet serb fare. Por, kishte gjuhë të shkruar lashtosllave (starosolvenski). Në dorëshkrim vrehen shumë rusizma që është një provë se asnjë prift Serbian, ato nuk i dinte e lere ma populli serb në komunikimin e tij popullor. Një fakt tjetër që duhet theksuar te autori i dorëshkrimit (Teodosije-hb), është se aty përmendet Maqednonia si “tokë serbe”, “argument ky” që deshmon për një armiqësi në mes kishës ortodokse serbe dhe asaj bullgare, armiqësi kjo që është arbitruar nga Vaselena e Stambollit një kohë të gjatë edhe në mesjetë, por që është peshuar më së shumti nga kisha Ruse, kuptohet për primat të fuqisë. 26.(26.Teodosie, Shkrimi Serbian për Skenderbeun, f. 43).
Autori I dorëshkrimit (Teodosije-hb), mirret drejtë për derejtë me kthimin e Skenderbut në token e vet shqiptare, sidomos pse u vëndos në Krujë, nga ana e Dibrës. Në vijim autori flet për rënjen e Konstandinopojës më 29 maj 1453, ku koamndant ishte Gjeneral Ballabani me origjinë shqiptare. Në dorëshkrim përshkruhen lidhjet e Gjergj Kastriotit Skenderbut me Arqipeshkvinë e Durrësit, duke I përmednur Rasianët (pra jo serbët-hb), duke nxënë në gojë një smundje të Skenderbut, e cila do ta përcjellë deri në vdekje me metastazime jo evolutive por e aktivizuar sa herë që kishte lodhje dhe probleme me fatin e rreshtimit të tij, përkatësishtë fitoreve të tij, sepse nuk ishte mësuar të humbë kurrë. Gjergj Kastrioti Skenderbeu I kritikonte Kryqzatata sepse I njihte fare mire aftësitë në përdorimin e shpatës dhe shigjetës, I kuajëve në lëvizje nga popujtë e Anadollisë, Syrisë, Judesë dhe Arabëve në përgjithësi, sepse me ta ishte shkolluar dhe kishte luftuar në disa beteja. 27.(27.shiqo: Teodosije, Dorshkrimi…. f. 116; f. 183; Dokumente të Hilandarit, të komentuara nga B. Hrabak, kur e shkroi librin Eksportimi I drithërave nga viset e Skenderbeut gjatë shekullit XV-të- vitet 1430-1491.).
Në dorëshkrimin Serbian (1778) jipet një informatë subskribe se i pari ndër të parët për Skenderbeun ka shkruar Pal Ëngjulli, dhe se atë dorëshkrim (edhe publikim-hb) e ka pare Lukaria. Por ai shkrim është “zhdukur përfgjithëmonë”, nga shkaku se çdo liber që nuk ishte e shkruar latinisht ishte në “indeks librorum”, pra i ndaluar nga Vatikani-Papati. Si i tillë “që do ishte shkruar shqip”, me germa latine, shkrimi I Pal Ëngjullit, do jetë “humbur” si libër heretik dhe si tillë “është diegur dhe asgjë prej tij nuk ka mbetë”, që me siguri diku do të ketë mbetë!. 28.(28*shiqo aty- Dorëshkrimi…. f. 189; f. 196, f. 201: Mendimi jonë është se ai publikim I Pal Ëngjullit është dikund I ‘varrosur’, por nën embargo, ose në Vatikan, ose në Venedik apo Dubrovnik. Këtë informatë e kam marrur nga Prof Dr Stjepan Antoljak, historian dhe njohës I shkelqyer I burimeve latine dhe shkrimeve në alfabetet latine, siodmos nga arkivat e Vatikanit, Venedikut , Dubrovnikut dhe Zarës. Me siguri thoshte prof. Antolak, Shkrimi I Pal Ëngjullit në gjuhën shqipe ka mbetur në ndonjë manastir dhe i pret hulumtuesit permanent shqiptar.).
Familja e Skenderbut sipas dorëshkrimit
Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tin për Skenderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të sistemimit, pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. Ldhur me këtë, sa I takon Pal Ëngjulit, dorëshkrimi Serbian thot se “është i pari që ka shkruar liber për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. Do të thonim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik I të cilëve ishte Pali. Se cili ishte fati I librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimëtër Frangu më 1480, I cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina. Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skenderbun e ndanë në 13 kaptina.29. (29.Shiqo: Kato botimet dhe krahasoi me realitetin hostorik të kohës sonë).
Kariera e Gjergj Kastriot Skenderbut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse I Emantisë ose Umentstisë. Nëna e Skenderbut sipas Dh.Frangut ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu I Maqedonisë dhe Bullgraisë. Lidhur me këtë, babai I Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me S. Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (I cili në pagzim sipas serbianit quhej Gjergj.30. (30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijat. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22).
Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila I lindi nëntë (9) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin.
Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe. Me te Gjoni i kishte 3 djem :Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.Dorshkrimi Serbian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. Dorëshkrimi Serbian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Serbian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-hb) qalon në falsifikime glorioze sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!! Kemi të bëjmë pra me një rrenë serbiane të radhës. Dhe, rrejnë popi kështu sepse u aka lënë testament Shen Sava nga viti 1219. Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare. Ndërsa Dh. Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u derguan në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31. (31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5).
Sipas M. Barletit kontakti I pare I Skenderbut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht(tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende. 32.(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.).
Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33. (33.Dorshkrimi Serbian, f. 125). Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shjruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke deshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131).
Dorëshkrimi Serbian e potencon se “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35. (35. Dorëshkrimi….f. 182). Madje, pas vdekjes së të jatit,thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36. (36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127). Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Serbian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar merin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET”. 37.(37.Dorshkrii Serbian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.).
Dorëshkrimi Serbian zbulon se MISIONI I Kardinalit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u treguan më “shkencor”, duke përjashtuar premisat profane filozofike trasmetuese të SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti “PËRMES” KRISHTIT (Ortodoksët) dhe, SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti DHE KRISHTI (Katolikët);te ISLAMI duke ‘deshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin dhe pa Muhamedin. Në këtë mjegulli racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam në stilin COGITO ERGO SUM.38. (38.Shiqo dorshkrimin Serbian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…).
Dorëshkrimi Serbian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofin e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj slave, pra shqip në trevën e Toplicës.39. (39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.).
Skenderbeu sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.). Dorëshkrimi Serbian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë (Graçanicë).
Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463?
Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN, nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse (asnjë SULLTAN KURRË-hb) nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë. Ky fakt përmes dokumenteve autrentke që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj ur dihet I “skajuar nga hulumtuesit”. Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman, për ndryshe sipas Sheriatit “çliruesi I Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat sulltanore është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”.
Autori I dorëshkrimit me tërë mundësinë intelktuale PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serbiane. Në asnjë mënyrë autori nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë Evropën, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe provonte këtë, popi sernian Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355).
Fjalimi Skenderbeut sipas dorëshkrimit serbian kur erdhi në Krujë
Dorëshkrimi Serbian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41. (41.Dorëshkrimi, f. 186). Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Serbian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42. (42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30). Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.(43.Dorëshkrimi… f. 196). Dorëshkrimi Serbian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Serbian me qellim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar e që ishte sanxhakbe 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44. (44.Dorëshkrimi..f. 173).
Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi serban I jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201). Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion I autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të bashkuara albano-shqiptare.46. (46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.).
PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE
Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaqërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Serbian nga viti 1778 për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllav, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore.
Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Serbian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë:
- Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!).
2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thkeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli.
3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537.
Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serbiane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo.
Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane.
Bibliografia për Skenderbeun
Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë autori ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Autori provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje serbiane, se fimijëve Gjoni u jepte emra “Serbian” etj. Por, Kryeheroi mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbe. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar.
Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është I njohur dhe I pranuar HERO KOMBËTAR I KOMBIT SHQIPTAR.
(Vrejtëje: Ky studim është vetëm një mednim, por do të duhet shkruar liber kuptohet duke u bazuar në burime të kohës.Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1975. Çdo vrejtje e argumentuar është për mua në sherbim të ndriqimit të jetës dhe Luftës Skenderbut për liri dhe identitet arbror).
Më 6 maj 2026, Prishtinë



Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk ishte serb siç pretendojnë disa studiues serb edhe njefaaare “shqiptari” Mustfa Nano nga Tirana..
Skendrbeu, njihet historikisht si hero kombëtar shqiptar, udhëheqës i familjes fisnike të Kastriotëve dhe organizator i Besëlidhjes së Lezhës kundër Perandorisë Osmane Prejardhja: Skënderbeu ishte shqiptar. Megjithëse disa pretendime historike, kryesisht nga qarqe serbe, përmendin se nëna e tij, [Vojislava Brankoviç], kishte prejardhje serbe , kjo nuk e bën atë serb.Identiteti: Ai e identifikoi veten si shqiptar dhe luftoi për mbrojtjen e tokave shqiptare, duke u bërë simbol i rezistencës shqiptare .Historiku: Ai u rrit në oborrin osman por u kthye në Shqipëri për të udhëhequr kryengritjen Pretendimet për origjinë serbe shpesh konsiderohen si përpjekje për rishkrim të historisë , kombetare nga qarqet shovenissste serbosllaave.
Me resssspekt për akdemikun tonë, hisssstorianin e shquar shqiptaaar Hakif Bajrami.
Sinqerisht,
Flori Bruqi
Në Prishtinë,8/5/2026.
Despoti serb Gjergj Brankoviç për shumë kohë u strehua në kështjellën-rezidencë të Skënderbeut. Gjoni, djali i vetëm i Gjergj Kastriotit, mori për grua një princeshë serbe…
Tek “Gjysma e harruar e Skënderbeut” Ylli Polovina shkruan “Kur kritikuesit e ashpër të Gjergj Kastriotit, pikërisht ata emra që kemi cituar në fillim të librit (bëhet fjalë për dikur diplomatin A.B: dhe historishkruesin H. F.-shënim i tanishëm i autorit), e akuzojnë atë si një servil të Evropës dhe të interesave të saj të çastit, po ashtu nuk harrojnë të bashkëngjisin edhe një mëri tjetër. Sipas tyre Skënderbeu në kryerjen e gjestit të tij historik ka bërë një gabim të rëndë: ka flirtuar me serbët dhe grekët, pra me ata, të cilët jo vetëm prej kritikuesve të mësipërmë konsiderohen si armiqtë tanë të pandryshueshëm.
Në botimin “Skicë e mendimit politik shqiptar” H.F. shkruan se “Skënderbeu, Pjetër Bogdani etj., u ndodhën jo thjesht krahas Perëndimit, por krahas sllavëve, krahas serbëve e rusëve, krahas armiqve kryesorë sipas konceptit nacionalist shqiptar, në luftë kundër Perandorisë osmane”. Po ashtu, ai ngul këmbë se “….. Skënderbeu…..nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman….”.
Gjithnjë sipas këtij arsyetimi rrethanat historike i kanë shtrënguar paraardhësit tanë, të gjendur mes pushtuesve të panumërt në pozicionin e vështirë të “senduiçit”, të zgjedhin vetëm llojin e të keqes, thjesht përmasën negative të saj. Mospajtuesit me veprën e Gjergj Kastriotit sulmojnë me mendimin se shqiptarët mes të këqijave kanë zgjedhur atë më të vogël. Ata nuk mendojnë se në këtë strategji tradicionale të etnisë së vet Skënderbeu ka ditur të veprojë drejt. Për ta ai ka bërë zgjedhjen më të paduhur, më të gabuarën.
Sipas tyre Gjergj Kastrioti në strategjinë e zgjedhjes së të keqes më të vogël duhej të kalonte në anën e Perandorisë Osmane dhe jo siç veproi, në krah të serbëve dhe grekëve.
Pikërisht për këtë konkluzion që kanë nxjerrë, A.B. gjykon se “….gatishmëria dhe përpjekjet e Skënderbeut për të bashkëpunuar me udhëheqësit politikë sllavë, para së gjithash serbë dhe udhëheqësit politikë grekë, nuk e kanë bërë politikën serbe e greke miqësore ndaj shqiptarëve në asnjë periudhë dhe për asnjë ngjarje”.
Në mbështetje të këtij përfundimi A.B. i jepet mendimit se “Prirja e Skënderbeut për miqësi dhe aleanca politike përveç me sundimtarin serb të Bosnjës edhe me sundimtarin serb të Kosovës, despotin Gj. Brankoviç, ka qenë shkak i armiqësisë së popullsisë shqiptare që vuante terror nën sundimin e Brankoviçit ndaj Skënderbeut. Po ashtu edhe princa dhe udhëheqës të rëndësishëm si Dukagjinasit u vunë kundër Skënderbeut për shkak të miqësisë së tij me serbët.
Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare të sunduara nga Brankoviçi dhe aleati politik i Skënderbeut që shfaroste shqiptarët në principatën e vet (Kosova) dhe nga kjo fqinjësi ndërmjet Dukagjinasve dhe Brankoviçit kishte konflikte. Mbështetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundërshtimi i Skënderbeut për arsye të miqësisë së tij me Brankoviçin kanë bërë që në traditën popullore në Krujë e sipër të jetojë Lekë Dukagjini, ndërsa Skënderbeu është dërguar vonë nëpërmjet sistemit arsimor në popullsi, kurse në kujtesën popullore dhe në odën tradicionale shqiptare ka qenë i harruar. Në këtë argument po të pyetet se pse e “tradhëtuan” dukagjinasit Skënderbeun, përgjigja është se Skënderbeu i kishte tradhëtuar më parë duke lidhur miqësi me armikun kryesor të tyre, me serbët dhe Gj. Brankoviçin. Sipas këtij argumenti Dukagjinasit përfaqësojnë politikën e armiqësisë me serbët, Skënderbeu të bashkëpunimit me serbët”.
Një skajim i kësaj mënyre të bëri analizë doemos që do ta çonte autorin A.B. në pranimin e idesë se “Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm e jo luftëtar i lirisë”.
Rrjeti i aleancave ndërballkanike, inteligjenca e shquar e Skënderbeut
Prerja e kordonit ombikal, jetë ushques, mes Gjergj Kastriotit dhe Evropës, nuk do të bëhej plagë më pak e rëndë duke i shtuar të njëjtin veprim: prerjen e lidhjes së tij edhe me popujt e Ballkanit, përfshi edhe grekët e serbët e kohës. Në rast se ai do të kishte ndërtuar lidhje të ngushta me qendrën e kontinentit, duke shpërfillur rajonin, në të vërtetë nuk do të kishte bërë gjë tjetër veç do të kishte dobësuar dhe mpakur kontributin e tij evropian.
Bashkëpunimi i Skënderbeut dhe ndërtimi i një rrjeti aleancash me pushtetushtrues të rajonit e bëri më të gjërë dhe më të natyrshme, më të plotë dhe më harmonike, më të fortë dhe më funksionale, më largpamëse dhe më historike gjestin e tij të kryengritjes çlirimtare kundër pushtimit osman. Po ashtu edhe rreshtimin e tij me qytetërimin perëndimor.
Dobinë e lidhjes së shumëfishtë të Gjergj Kastriotit me Ballkanin dhe Evropën e shohim tani, kur rajoni përgatitet pjesë-pjesë për t’u integruar në BE. Sot as që mund të kuptohet që një proçes i tillë në Bruksel apo në qendrat më të mëdha të eurokontinentit do të përfytyrohej i realizueshëm duke lënë jashtë rajonin ballkanik. Madje kjo gjë as mund të merret me mend qoftë edhe sikur, në një formë “ndëshkimi” apo “karantine” të përkohshme, do të braktisej për një kohë vetëm një shtet apo popull i gadishullit.
Bashkimi Evropian do të konsiderohet identitet i plotë vetëm në rast se në Ballkan nuk do të lihet asnjë centimetër tokë pa u përfshirë në integrimin me të. Skënderbeu në kohën e kryerjes së veprës së tij do ta krijonte një gropë të tillë në rast se do të përjashtonte nga bashkëpunimi qoftë edhe një popull të gadishullit, ca më tepër që të gjithë ata ishin përfshirë në rezistencën ndaj pushtimit osman.
Tjetër gjë, disi më elastike, do të ishte strategjia e krijimit të aleancave të Gjergj Kastriotit me pushtetushtruesit e veçantë në rajon. Atëhere nuk kishte shtete të krijuara sipas përputhjeve me atë që më pas u quajt komb. Serbët si etni administroheshin nga disa zotër të tyre, siç ndodhte që një pushtetmbajtës i tillë kishte në sinoret e feudit të vet edhe vendbanime shqiptare. E njëjta gjë ndodhte edhe me zotërit e pjesëve të ndryshme të etnisë sonë.
Nën këtë këndvështrim situata gjeopolitike e atëhershme ka fare pak përngjasim me të sotmen dhe akoma më pak me dekada apo një shekull më parë. Feudalë të veçantë serbë në kohën kur veproi Skënderbeu, por edhe shumë më parë e më pas tij, kur ende nuk gjendeshin të pushtuar nga Perandoria Osmane, kanë tentuar daljen në det. Kjo dalje ka qënë përherë jetike për të gjithë pushtetushtruesit e ngujuar në brendësi e thellësi të territoreve të Ballkanit. Nuk duhet të harrojmë se edhe vetë Gjon Kastrioti, trashëgimtar nga i ati i vetëm dy fshatrave në Dibër, me agresivitetin e vet të njohur principatën e vet nuk e shtriu nga lindja por nga perëndimi, andej nga ishte deti.
Kështu veproi edhe i biri i tij, Gjergji. Skënderbeu vuri në dorë dhe gjatë gjithë kohës që jetoi mbajti nën kontroll të plotë zonën bregdetare në grykëderdhjen e lumit Mat, ku ndërtoi skelën, qendrën doganore dhe pranë tyre kriporen e Shënkollit.
Ka qënë po ashtu shumë e vërtetë që Gjergj Kastrioti ka bërë aleancë të ngjizur fort me mbretërinë e Malit të Zi, me Çërnojeviçët, për të penguar daljen e despotëve serbë të Rashkës në bregdetin e kontrolluar prej tyre. Veç kjo ende ka lidhje të pakta me kontekstin e zhvillimeve të mëvonshme, kur serbët jo vetëm krijuan shtet mbi hapësirat e etnisë së tyre, por nëpërmjet mbretërisë, republikës federative apo regjimit komunist përpunuan dhe zbatuan një strategji të tërë për të dalë edhe në Lezhë e Durrës, pse jo edhe në Vlorë. Për këtë arsye ata, para dhe pas vitit 1912, vunë në jetë një politikë për dobësimin dhe më pas pushtimin e trojeve të shqiptarëve.
Gjergj Kastrioti në përputhje me kohën e vet dhe tendencat e zhvillimeve gjeopolitike që po ndodhnin, kreu veprime në favor të mbrojtjes së Evropës. Vetë Ballkani ishte pjesë e këtij kontinenti e qytetërimi. Mbrojtja e Evropës ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur Shqipërinë. Mbrojtja e Ballkanit mbetej po ashtu siguria më e mirë për lirinë e shqiptarëve.
Despoti serb Gjergj Brankoviç, për t’i shpëtuar hakmarrjes së sulltanit, për shumë kohë u strehua në kështjellën-rezidencë të Skënderbeut
Po ta tentonte aventurën e prishjes me ballkanasit Gjergj Kastrioti do të mbetej i rrethuar nga Perandoria Osmane, i izoluar, me krahë e shpinë të zbuluara. Nuk kishte mallim sentimental Skënderbeu për Gjergj Brankoviçin, despotin serb që kontrollonte edhe një pjesë të etnisë së shqiptarëve të vendosur në hapësirën e Kosovës së sotme, por atje ishte shpina e tij. Po të ndërtonte marrëdhënie armiqësore, atëhere në trupin e rezistencës së vet në mungesë të mburojës do të hynin lehtësisht majat e heshtave dhe të jataganëve të mprehtë osmanë.
Kur pas pushtimit nga turqit ai e strehoi për disa kohë aleatin e tij në trojet shqiptare, nuk bëri ndryshe nga sa bënë edhe hungarezët, ndjekësit e Janosh Huniadit. Brankoviç u strehua edhe atje për t’i shpëtuar hakmarrjes sulltanore.
Në rast se despoti serb Gjergj Brankoviç i kishte dhënë sulltan Mehmetit II të bijën për grua, kur Skënderbeu bënte aleancë me të ai i kishte përkeqësuar raportet me Portën e Lartë.
Një nga Brankoviçët, Vuku, në krye të një ushtrie kishte luftuar kundër turqve në betejën e përgjakshme të Fushës së Mëllënjave, në Fushë Kosovë, më 1389. Ndërkohë sipas një dokumenti autentik kur Skënderbeu vdiq në varrimin e tij në Lezhë patën ardhur “të gjithë princat serbë dhe bujarët e tjerë përreth”.
Ka mjaft arsye për të besuar se Gjergj Kastrioti kishte ndërtuar me zotërit e parë të popullit fqinj marrëdhënie të qarta partneriteti dhe aspak lëshimesh etnike, pasurish apo trojesh. Nuk kishte as raporte vasaliteti. Madje ndodhte të kishte epërsi morale. Skënderbeu adhurohej prej serbëve dhe nuk ndodhte që ndërkohë shqiptarët të kishin idhull ndonjë prijës apo gjeneral të serbëve. Ai nuk mund të akuzohet për shitje apo kompromentim interesash etnike ndërsa ka ndikim të madh shpirtëror te sllavët. Në parim është ai që i ka “pushtuar”.
Gjoni, djali i vetëm i Gjergj Kastriotit, mori për grua një princeshë sërbe
Në librin “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, botuar në 2012, për temën e raporteve të kryeheroit kombëtar shqiptar me sllavët e Ballkanit, Ylli Polovina vë në dukje: “Gjithçka që do të tregojmë në këto radhë nis në fillim pranverë të vitit 1468, kur pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, bashkëshortja e tij, princesha Donikë, e shoqëruar nga djali i vetëm, Gjoni trembëdhjetë vjeçar, si edhe disa vejusha komandantësh shqiptarë të rënë në luftë, kapërceu detin për t’u vendosur në Itali. Ajo nuk po ikte si një emigrante që nuk do të rikthehej më në principatën e vet. Në atë pragpranverë po e kapërcente detin bashkë me princin trashëgimtar për ta vijuar luftën përkohësisht prej andej dhe në rastin më të parë për t’u rikthyer.
Kastriotët qenë një familje e vjetër autoktone, madje me lëvizshmëri të dukshme në hapësirën verilindore të arbërve, por si dinasti pushteti në trojet shqiptare zotëronin historinë e vetëm katër brezave. Veç qenë një familje me etje të fortë për të ushtruar ndikim e qenë të parët, me vullnet të madh për t’i mbërritur synimet e tyre politike dhe pasurore, me këmbëngulje të papërmbajtur zgjerimi dhe me rregulla shumë të rrepta të ruajtjes të së drejtës së trashëgimisë.
Gjergj Kastrioti i pamartuar për një kohë të gjatë dhe çështja e kalimit tek pasardhësi i principatës së tij e sidomos i statusit të kryekomandantit të Lidhjes Shqiptare të Lezhës, qenë preokupuese për jo pak qarqe e individë të fortë të kohës.
Dihet, pastaj, që kur martesa e vonë me Donika Arianitin e dha frytin e gëzuar të një djali (Gjoni lindi afërsisht në vitin 1455) ndodhi edhe tradhtia e madhe e nipit të tij, Hamzait, atij që pas vdekjes së të ungjit, në kushte të mungesës së një fëmije mashkull nga Donika dhe Gjergji, do t’i takonte kurora e Arbërisë.
Si ndodhi që më vonë, pas lindjes së shëndetshme të Gjonit, çifti princëror Kastrioti nuk bëri më fëmijë të tjerë, se e provuan por nuk ia dolën dot apo u mjaftuan me lindjen e parë, për fat një mashkull dhe jo femër, është një temë joshëse jo vetëm për historianët.
Sidoqoftë jeta e trembëdhjetëvjeçarit në atë ikje drejt brigjeve të gadishullit të Apenineve si edhe ajo e pasardhësve të tij meshkuj në Itali merr rëndësi të veçantë. Madje në tokat përtej detit e mbart këtë peshë edhe më të madhe se në trojet amtare.
Në Itali dhe në Evropë Skënderbeu kishte një emër tepër të madh dhe familja e tij, pra trashëgimtarët, një vlerë shumë të posaçme për t’u përdorur qoftë edhe në mënyrë propagandistike në luftën e gjatë që kontinenti i krishterë po bënte kundër perandorisë osmane me fe zyrtare islamizmin.
Zhvillimet që ndodhën pas mërgimit të përkohshëm të familjes së Gjergj Kastriotit ishin të tilla që brenda një dekade pothuaj e shuan mundësinë e rikthimit të tyre. Megjithëse vetë Gjoni dhe të paktën dy nipër të tij dëshmohet se në krye të komandove të ndryshme të financuara e pajisura nga Republika e Venedikut apo Mbretëria e Napolit kanë rihyrë në Shqipëri për akte diversioni, kapje plasdarmesh apo edhe operacionesh të gjëra çlirimi, ajo ikje e pragpranverës 1468 kishte qenë pa rikthim. Që prej këtij çasti familja princërore Kastrioti e vazhdoi jetën e saj larg trojeve të shqiptarëve dhe për fat të trishtë edhe larg lidhjeve e vëmendjes reciproke të dy palëve, duke krijuar kështu një nga gropat më të mëdha të kujtesës sonë kombëtare…
…Gjoni u martua në mërgim me Jerina Brankoviç, vajzën e princit serb Llazar. Edhe këta, për shkak të pushtimit osman, qenë të emigruar. Siç dihet vetë Erina ishte bijë e lidhjes martesore të Llazarit me Helena Paleologun, pjesëtare e familjes perandorake të Bizantit.
Mund të thuhet se me atë martesë në shkallën e fisnikërisë Gjon Kastrioti realizoi një ngjitje më të madhe se i ati i tij i lavdishëm dhe më të lartën në të gjithë historinë e derës së tyre. Jo pak libra dhe disa enciklopedi të mesjetës shkruajnë se në rast se në Itali dhe më tej saj duan të gjejnë një dëshmi pranie të vijuar të perandorit bizantin Manuel Paleologu, këtë gjë duhet ta bëjnë duke kërkuar në pasardhësit e Skënderbeut.
Gjon Kastrioti u martua në vitet 1475 apo 1476. I takon të ishte njëzetë e apo njëzetë e një vjeç.
Genetikisht prej të atit dhe të ëmës, Kastriotët dhe Arianitët, kishte traditë për lindje djemsh. Me siguri e ëma, Donika, e cila u kujdes për këtë martesë, nuk pati asnjë merak se të birit do t’i ndodhte ndryshe. Kështu edhe ngjau.
Çifti lindi mashkull dhe menjëherë atij iu vu emri i gjyshit të famshëm: Gjergj. Trashëgimia ishte siguruar. Gjoni, i cili edhe vetë, sipas rregullave dinastike feudale, pati ringjallur në emër gjyshin e tij, nuk e mbylli këtu çështjen e pasardhësve. Ndërsa Gjergji u lind në fillim të vitit 1477, pothuaj më pak se një vit më pas serbja Erina (siç më lehtësisht e shqiptonin emrin e saj italianët) dhe Gjoni u bënë me djalin e dytë. I vunë emrin Kostandino (Costandino).
Djali i tretë doli në jetë po kaq shpejt. U quajt Federiko (Federico). Afërsisht rreth vitit 1495 lindi mashkulli i katërt si edhe pa u vonuar një vajzë,që u pagëzua me emrin Maria. Mund të ketë ngjarë edhe e kundërta: Maria të jetë e lindura para Federikos. Në kontrollin që disa studiues italianë e veçanërisht Prof. Valone i kanë bërë librave të famullive të vendndodhjeve të Kastriotëve në Pulia, nuk gjendet asnjë ditëlindje e regjistruar e të katër fëmijëve të tij. Sigurisht kjo u ndodhte shumëve atë kohë”.
Qyteti i Ohrit ka pasur një lagje me emrin e Skënderbeut
”Gjergj Kastrioti e ka Ballkanin në gjakun e vet.
Familja e tij e kishte origjinën nga Dibra. Madje edhe sikur t’u hapim rrugë hipotezave të tjera, përshembëll lindjes së tij në krahinën e Hasit në tejveri të Shqipërisë, gjithsesi një gjë është mjaft e qartë: Skënderbeu dhe prindërit e tij kanë jetuar në troje jo krejtësisht të pastëra etnikisht, siç ishin hapësirat në brendësi të vendit. Në Dibër apo në Has gjendeshin kufij të bashkëjetesës me pakica sllave, pra serbe, malazeze apo maqedonase.
Kjo afëri jo vetëm inkurajonte përzjerjen nëpërmjet martesave, por edhe i bënte më shumë të hapët e tolerantë me njëri-tjetrin. Ishte kohë kur sadopak mes etnive të ndryshme mbetej shija e mirë, gjë që tre-katër shekuj më pas, kur filloi shteformimi, këto pika kontakti me sllavët në zona të tëra u ashpërsuan.
E jëma, Vojsava, ishte bijë e sundimtarit sllav të Pollogut, territor që sot harmonizon me një pjesë të Maqedonisë dhe pak hapësirë nga Bullgaria. Ndoshta jo patjetër për vetëm këtë arsye në trojet maqedonase të sllavëve princi shqiptar përherë ka qënë një figurë e afërt, thua si të ishte i familjes. Në një dokument të vitit 1852 shënohet se në qytetin e Ohrit ka patur një lagje, e cila mbante emrin e Skënderbeut. Qarkullon edhe një gojëdhënë për këtë. Ohri ishte një qytet pothuaj ushtarak, ku osmanët përqendruan një garnizon mjaft operativ. Ky jo vetëm ruante rrugëkalimin e armatave turke për në veri, drejt Beogradit dhe zëmrës së Evropës, por edhe drejt Lidhjes së Lezhës dhe veçanërisht principatës së Gjergj Kastriotit.
Ndërkohë edhe vetë Skënderbeu të gjitha ushtritë që niseshin posaçërisht kundër tij nga ky drejtim taktik, pasi nisej nga Kruja, i priste në luginat përreth Ohrit. Në të gjitha ato ndeshje kishte fituar. Mbajtja e emrit të tij në një lagje të vendbanimit strategjik buzë liqenit me të njëjtin emër dëshmon se me tepër nga zelli në të kundërt i administratës osmane, ajo ishte dëshirë popullore e banorëve shqiptarë e sllavë të qytetit.
Skenderbeu është Heroi i ynë më i madh kombëtar….
Me respekt!
Flori Bruqi
Prishtinë,8/5/2026.
Skënderbeu diga e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi
Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që Skënderbeut t’ ia heqim, Gjergj Kastriotin. Ne, shqiptarët që jemi edukuar në frymën, “skëndebegiane e ademjashariane” as për hir të Evropës, as për hir të Azisë nuk do ta vëmë në dilemë ADN-në tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Pa çka se do të mbesim keq për Evropën, apo për Azinë.
Gjergj Kastrioti, i njohur ndër shqiptarë dhe kudo në botë si, Skënderbeu, ka qenë dhe po mbetet shqiptari më i madh, më i njohur dhe me fuqinë më unifikuese i të gjitha kohëve, gjatë tërë historisë sonë prej kohës së tij e deri sot. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë dhe po bëhen për t’ ia ulur vlerën, për ta deformuar kohën dhe qëndresën e tij, për ta përvetësuar nga fqinjët, për ta damkosur nga një taraf shqip-shkruesish, për ta paraqitur si mbrojtës së krishterimit dhe kundërshtar të islamit, e vërteta për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun kurrë nuk mund të zhbëhet as të përvetësohet.
Kthimi i tij në Krujë më 1443, nuk kishte të bënte me fenë, por me Atdheun e pushtuar, të cilit i doli zot si askush tjetër në Ballkan, apo në Evropën e asaj kohe që jetonte me tmerr e zi nga invadimi virulent i Perandorisë Osmane. Ai për herë të parë në historinë e principatave, e princërve shqiptarë që ia hanin kokën njëri tjetrit duke u shërbyer herë Romës, herë Bizantit e herë Turqisë; edhe pse me mund, arriti t’ i bashkojë dhe arriti të krijojë bërthamën e fuqishme të rezistencës, për të cilën di Turqia dhe tërë bota.
Qëndresa e tij, përballja e suksesshme kundër Perandorisë, të cilës i kishte shërbyer për shumë vite, por ajo nuk ia kishte realizuar premtimin, strategjia ushtarake e politike, vendosen bërthamën e Arbërisë, e cila pas vdekjes së tij, më 17 janar 1468, kishte filluar të quhej edhe Shqipëri, sepse ai kishte luftuar me flamurin që kishte shqiponjën dykrenore në mes. Prej asaj kohe fjala “shqiponjë” prodhoi emrin sinonim kombëtar, shqiptar, me të cilin ata identifikoheshin për veten e tyre, pavarësisht se të huajt kurrë nuk e njohën as e njohin këtë emër. Ata na kanë quajtur dhe na quajnë në bazë të emrin arbër, nga qyteti Albanoi, Albanopolis, që del i shënuar edhe në hartën e Ptolomeut, qysh në shekullin e dytë.
Gjergj Kastrioti nëpër shekuj u bë burim frymëzimi i rezistencës jo vetëm për arbërit-shqiptarët por edhe për të gjithë popujt e Evropës. Nuk ka vend në Evropë ku nuk është shkruar apo nuk është përkthyer të paktën një vepër për të. Personaliteti i Skënderbeut radhitet në mesin e ushtarakëve e strategëve më të njohur të botës.
Përpjekjet për përvetësimin, apo shkarravitjen e personaliteteve historike, për lakimin e emrave të tyre sipas shijes dhe bindjes politike e ideologjike, përpjekjet për ta paraqitur Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, kryqtar, sikur bën, Vilgjil Kule, apo tregtar kuajsh e pelash sikur pretendon, gjermani sllavist, Shmidt, apo turk-vrasës, sikur etiketon ndonjë islamist frik i konvertuar, përpjekjet për ta paraqitur si mbrojtës të krishterimit, apo përpjekjet për t’ ia mohuar origjinën shqiptare, sikur bëjnë grekët e serbët, të gjitha këto tok tregojnë një të vërtetë të pa mohueshme, se Skënderbeu ishte dhe po mbetet personalitet madhor, vështirë i kapshëm, apo i lakueshëm për të qenë i këtillë apo i atillë, sipas bindjeve e interesave ideologjike e fetare të individëve, apo klaneve të caktuara.
Është vështirë të vërtetohet, duke u mbështetur në dokumente reale historike se Ai ishte kryqtar, apo mbrojtës i krishterimit, meqë nuk luftoi për ta mbrojtur varrin e Jezusit në Palestinë, as ndërmori ndonjë ekspeditë për ta rimarrë Konstandinopolisin nga turqit, as pati nevojë të shkojë e ta mbrojë Vatikanin e rrezikuar nga Mehmed Pushtuesi.
Gjergj Kastrioti ishte dhe gjatë tërë jetës së tij mbeti, një shqiptar, një gjeneral dhe strateg lufte, i cili mbi të gjitha e deshi Atdheun, tokat e të parëve, njerëzit e fisit, të gjuhës, të gjakut. Atdheu i lirë ishte synimi i tij jetësor, bashkimi i shqiptarëve nën këtë ide ishte jo vetëm synimi, por edhe realizimi i atij synimi për afër 25 vjet.
Si rast i tillë, unikat në historinë tonë kombëtare, ideja dhe porositë e tij u rishfaqën në të gjitha periudhat e Lëvizjeve tona për liri, kundër të huajve nga Lindja e Perëndimi dhe në këtë segment, Ai mbeti strumbullari i ADN-së kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideologjie.
I trajtuar nga turqit si “tradhtar”, atij iu vulos fati për të qenë i ndjekur dhe për ta zbrazur mbi të dhe luftëtarët e tij tërë zemërimin e një Perandorie shumë të fuqishme, që shtrihej gjerë e gjatë mbi tri kontinente. I trajtuar nga Venediku dhe Vatikani si një rival, që po e rrezikonte dominimin e tyre tregtar në Shqipëri, ai nuk e mori bekimin e Evropës për së gjalli. Vetëm pas vdekjes, pasi Sulltan Sylejmani mbante nën rrethim Vjenën, Romën, Vatikanin, Barcelonën e shumë qytete të tjera të Evropës dhe kishte pushtuar krejt Ballkanin dhe Evropën Lindore, bota e krishterë ishte kujtuar për kalorësin e famshëm, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për të cilin u shkruan sa e sa libra, drama, poezi madje edhe opera.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
Emri mysliman, Skënderbe, nuk iu hoq kurrë nga shkrimtarët evropianë, me qëllim për t’ ia kujtuar edhe 20 vitet në shërbim të Sulltanëve të Turqisë, shërbim të cilin Evropa nuk ia fali as po ia fal, sepse ajo do ta donte një Gjergj Kastriot, si Riçard Zemërluani i famshëm i kryqëzatave, që kishte vrarë e masakruar mijëra myslimanë e hebraikë, gra e fëmijë dhe që nuk ishte vrarë në luftë kundër ushtarëve të Salaudin Ejubiut, por kishte vulosur jetën në një gjiriz ujërash të zeza, duke ikur nga Palestina. I tillë ishte Zemërluani, por kurrë nuk mund të kishte qenë si Skënderbeu. Ai nuk kishte asnjë synim ta mbronte Evropën as krishterimin, sepse në këtë ide nuk e ndihmoi as Evropa e kohës as edhe fqinjët tanë të dhunshëm, grekët e shkulur e serbët e shurrosur të kohës.
Evropës së kohës, kur ishte e rrethuar nga të gjitha anët me çallmat e turqve, luftërat e Gjergj Kastrioti iu shërbenin për frymëzim, për t’ iu dhënë zemër princërve të shumtë, të teleisur me tituj, dekorata e armë të praruara në ar e serm, por që u dridhen para pashallarëve turq, përplot 500 vjet.
Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Evropës, por për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve, të cilët nuk e duronin pushtimin, me të cilin aq lehtë u pajtuan sllavët e grekët, që pasi pranuan skllavërinë e përkuljen morën bekimin e Sulltanit, të cilit pastaj i bënin temena, ia puthnin jo dorën, por këmbët e qyrkun e gjatë, i cili me siguri se duhet të ketë qenë i pastër. Ashtu më vonë bënë edhe shumë vezirë shqiptarë që luftuan për interesat e Perandorisë.
Skënderbeu qëndroi mes Azisë dhe Evropës, Ai qëndroi vertikalisht, duke i treguar botës në Lindje dhe në Perëndim se derisa nuk vdes ideali për liri, nuk vdes populli, kombi as Atdheu, pavarësisht se me çfarë force do të përballej. Ai e tregoi me vepër, e tregoi me dhjetëra beteja të fituara, në të cilat pati mbështetjen morale të Evropës e të Vatikanit, por jo të ushtarëve e princave trima të Evropës, të cilëve frika nga Turqit iu kishte hyrë në palcë të qenies së tyre. Ajo ndihmë simbolike që i dërgoi Roma, Vatikani apo Venediku, nuk është për t’ u përmendur seriozisht, as pir hir të kësaj Evropës së djeshme të Gjergj Fishtës, apo kësaj të sotmes të BE-së të Ramës e Thaçit, sepse ishte një ndihmë po thuajse e papërfillshme. Kjo dihet botërisht. Janë sa e sa dokumente të kohës, në gjuhën latine e turke, që flasin për këto relacione, për këto hiq ndihma në krahasim me nevojat që Ai pati.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar dhe personaliteti më i njohur i Shqipërisë
Ata që sot marrin turrin, që për hir të integrimit në Evropë ta paraqesin Gjergj Kastriotin si kryqtar, bëjnë përpjekje për ta kryqëzuar, për së vdekuri, për t’ i ndarë shqiptarët në pikëpamje feje, për ta paraqitur pjesën shqiptare, islame, si turke e arabe dhe pjesën krishtere si ushtarë të Krishtit, sipas shijes së dikurshme së Papa Inoçentit, që dërgoi drejt vdekjes të tmerrshme, (në dy nga 12 kryqëzatat) 16.000 mijë fëmijë të krishterë nga vendet e Evropës, prej moshës 12 deri në 16 vjet për ta çliruar varrin e Krishtit, “meqë ata ende nuk kishin rënë në mëkat sikur baballarët e tyre”.
Ata ishin kryqtarët dhe jo Skënderbeu. Ai nuk vrau asnjë fëmijë turk, nuk çnderoi as një femër turke, por luftoi në mbrojtje të fëmijëve, grave e burrave shqiptarë dhe i mbrojti për mrekulli, jo me lutje drejtuar Krishtit, as Muhamedit, jo me hipokrizi e tradhti sikur princat e Evropës, por me trimëri e burrëri si trimat e Arbrit. Ushtarët e tij jo rastësisht u krahasuan me shqiponjat.
Përpjekjet për ta luhatur nga memoria dhe ndërgjegjja e formuar kombëtare, personalitetin e Skënderbeut, nuk patën as nuk do të kenë sukses. Pseudo historianët, papagajtë e politikave të ditës, mjeranët e analistët e vetëshpallur, të gjithë ata që duan të fërkohen me Skënderbeun, janë djegur dhe do të digjen, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë, sepse nuk mund të ndërrohet historia e një kombi për hatër të një politikani të ditës, për hir të Brukselit, as për hir të Stambollit. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është trinia kombëtare shqiptare, është kulti që bashkon Komb, Fe, Gjuhë, Atdhe dhe që nuk trandet dot nga plehrat e mbetjet romane, bizantine, turke, greke, sllave, serbe, cincare, bullgare apo evropiane.
Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që Skënderbeut t’ ia heqim, Gjergj Kastriotin. Ne, shqiptarët që jemi edukuar në frymën “skëndebegiane e ademjashariane” as për hir të Evropës, as për hir të Azisë nuk do ta vëmë në dilemë ADN-në tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Pa çka se do të mbesim keq për Evropën apo për Azinë.
Me respekt.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbetet simboli më i madh i bashkimit dhe qëndresës shqiptare. Edhe pse ne e kujtojmë dhe shkruajmë për të, shpesh nuk i kemi qëndruar besnik porosive të tij që shqiptarët të jenë të bashkuar si “thuprat e Gjinit”. Sot, për fat të keq, shqiptarët janë të ndarë e të përçarë. Nderimi më i madh për Skënderbeun do të ishte uniteti dhe dashuria mes njëri-tjetrit, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë.