Të ngritet padi penale kundër vrasësve të Fehmi Aganit

Shkrime relevante

Shteti, Albin Kurti, kërkon parime jo përshtattje të çastit

Mikel Sopi, Ferizaj ____ Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per...

Analistët flasin rreth “heshtjes” së Edi Ramës pas humbjes së Aleksander Vuçiqit

Naile Ejupi, Bota Sot “I janë prishur planet me Beogradin, Grenellin e...

Padrejtësia, poezi kushtuar Arlinda Zekajt nga Nikolin Sh. Lëmezhi nga Shkodra

Nikolin Sh. Lëmezhi ___ Padrejtësia ___ (kushtuar Arlinda Zekaj e vrarë nga kunati i saj)  Poezi ___ Nëse...

Çfarë thotë Dr. Aleksander Lambert për Gjergj Kastriotin dhe shqiptarët?

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1406 - 1468) ”Lirinë nuk ua solla unë,...

Organizata “Shqiptaria” i reagon Kryeministrit Albin Kurti, për mbështejen që po i bën islamit Politik

ORGANIZATA SHQIPTARIA REAGIM PUBLIK KRYEMINISTRI DUHET TA PËRFAQËSOJË SHTETIN, JO TA NDËRTHURË AUTORITETIN...

Shpërndaj

Ndarja e Fehmi Aganit nga familjarët e tij në prani të shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë që ishin në të njëjtin tren me të dhe reagimet e shumta ndërkombëtare pas zbulimit të kufomës së tij më 7 maj 1999, Qeveria e Serbisë u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja.

Me qëllim që vrasja e Fehmi Aganit të mos paraqitej si vrasje e përgatitur nga strukturat e larta shtetërore, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ngriti kallëzim penal kundër policëve serbë Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq të cilët bënë ekzekutimin e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori: Miradija (50 vjeçe), Fehmiu (60 vjeç) Labinoti (14 vjeç), Mehmeti (56 vjeç) dhe gruan e tij, Sabilja (50 vjeçe). Si edhe në shumë raste të tjera që kishin lidhje me krimet serbe në Kosovë, edhe ndriçimi i këtij krimi iu besua gjykatëses hetuese Danica Marinkoviq, e njohur për besnikërinë e saj ndaj Sllobodan Millosheviqit.

Rezultati ishte i njëjtë: gjykatësja e preferuar e Sllobodan Millosheviqit, Danica Marinkoviq konstatoi se “faji ishte i shqiptarëve” dhe liroi kriminelët Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq me arsyetim se “ata ndershmërisht kishin kryer punën e tyre”.

Regjimi i moçëm i Serbisë e cilësonte si kryerje detyre me nder vrasjen e shqiptarëve dhe realizimin e projektit të gjenocidit. Ndërsa regjimi i ri Serbisë, me njerëzit e regjimit të vjetër, vazhdoi me të njëjtën strategji. Në funksion të fshehjes së gjurmëve të krimit të gjenocidit, vrasjet që kishin kryer forcat e armatosura serbe ia veshën UÇK-së. Për këtë qëllim ata përpiluan listën e civilëve gjoja të vrarë nga UÇK-ja dhe ua shpërndanë institucioneve politike dhe mediatike ndërkombëtare. Në këtë listë u fut emri i Fehmi Aganit; emri i profesorit tjetër universitar Latif Berisha; emri i avokatit Bajram Kelmendi dhe i dy djemve të tij, Kushtrimit 18 vjeç dhe Kastriotit 31 vjeç; emri i kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Agim Hajrizi, i nënës së tij,  Nazmies dhe i djalit të tij Ilirit, i cili ende nuk i kishte mbushur 13 vjeç; emri i veprimtarit të shquar politik Gafurr Lokut dhe i djalit të tij Dritonit  20 vjeç; emri i aktores së re të teatrit, Adriana Abdullahu 23 vjeçe dhe emrat e qindra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që institucionet e drejtësisë së Kosovës të ngrenë padinë penale kundër Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq për vrasjen e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori dhe të intensifikojnë përpjekjet për ndëshkimin e krimit të gjenocidit në Kosovë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu