“Mos u dorëzo Ines”

Shkrime relevante

Nuk mund t’i mbyllim sytë kur lëkundet karakteri laik dhe europian i Kosovës

Nga: Gjon Keka Nuk mund t'i mbyllim sytë: Karakteri laik dhe europian...

Poemë satirike-reflektive “Burri për shtatë gra, po kalemi kërkon pushim!”

Luan - Asllan Dibrani, poet dhe publicist, Gjermani, shtator 2026 Agjencia e...

Gjovalin Nikçi, u provokova kur kisha shkuar për në varrim, më nuk do të shkoj as në dekë e as dasma të vuthjanve

Gjovalin Nikçi, gazetar, Guci ___ * NJOFTIM PER PUBLIKUN. ___ Fatkeqsisht sot gjatë pergatitjes per...

Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës

Nga: Xhavit Çitaku Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin...

Çka paskan pritë ata? Që Serbia e ka nënshkruar kapitullimin dhe që përfundimisht i ka ngritë duart nga Kosova?

Afrim Musliu, Suedi ___ (E shkruar me 6͏ shtator 2͏0͏2͏0͏)  ___ Sot, disa “patriota” nga...

Shpërndaj

Poezinë lirike “MOS U DORËZO INES”, së shpejti do ta interpretoj në gjuhën shqipe.
(Ja një përkthim të cilin e përshtata me imagjinatën time të çmendur)
MOS U DORËZO, INES
Mos u dorëzo, Inesi im,
as pas gjithë atyre viteve të rënda.
Mos iu dorëzo,
as pleqërisë,
as zakoneve të saj të pamëshirshme.
Sepse dhoma jote
është ende e ngrohtë,
e mbushur me atë hijeshinë e pafund,
që mund t’ia japin vetëm mobiliet e zgjedhura
me shije të përkryer.
Ti ke pasur gjithmonë
më shumë shije se unë.
Dhoma jote…
ah,
çfarë mrekullie.
A është ende në spital
e zonja e shtëpisë
ku banon?
Ti ke qenë gjithmonë
ndryshe nga të gjitha të tjerat.
Nga shoqet e tua
të dallonin
madje edhe ngjyrat
e zarfeve
dhe të celofaneve,
me të cilat i mbështillje
letrat,
kujtimet
dhe dhuratat e tua
të pakrahasueshme.
Të nesërmen,
rreth orës nëntë,
më përcolle
deri te stacioni i autobusit.
Dhe autobusi i gjelbër,
i shtyrë përpara
nga stuhia e vjeshtës, u rrokullis si një gjeth i tharë, tatëpjetë shpatit
më të pjerrët të Prishtinës.
Unë kisha veshur
kostumin tim të mbrëmjes.
Dhe kur fuqia
e rrokullisjes
më hodhi mbi trotuar,
e tërhoqa vëmendjen
e të gjithë kalimtarëve të rastit.
Mos u dorëzo,
rinia ime.
Mos u dorëzo,
Ines.
Takimi ynë
ishte prej kohësh
i paracaktuar nga Zoti.
E megjithatë,
ndodhi
sikur të ishte
një rastësi e thjeshtë:
Pranë një rakie të nxehtë
dhe disa fjalëve të ndrojtura,
që mezi arrinin
ta fshihnin epshin tonë
të papërmbajtshëm.
Ti silleshe
si një zonjë qyteti,
Por faqet e tua i ngjanin atyre të vajzës më të pafajshme
të fshatit.
Ah,
e vrazhda dhe njëkohësisht
fisnikja ime.
Po gjinjtë e tu,
të fryrë
si dy balona,
me maja
të mprehta
si brirët
e një dhie?
Po shtrati ynë,
dhe dhoma ime,
që edhe sot
qëndron pezull
midis qiellit dhe tokës
si një portokall i zjarrtë?
Si një llambë portokalli
mbi ujërat
jeshil-blu
të Zagrebit.
Në rrugën
Proleterska Brigada 39,
te Krkoviqit.
Po rruga
e lagur nga shiu, të cilën e trazonin tramvajet
e mbrëmjes?
Ah,
ato çaste
të paharrueshme
malli,
dashurie
dhe varfërie,
në banjën tonë
të përbashkët.
Dhe të lutem,
nëse dikush të
flet keq për mua…
Mos iu dorëzo,
Ines.
E sheh,
u ngrita vetëm
për ta kthyer
pllakën e gramafonit.
A është vallë
i papërshtatshëm
ky çast,
nën tingujt
e Requem-it, Mozart-it
dhe Agnus De-it ?
E megjithatë,
fillimin
e kësaj melodie
e dua
më shumë
se çdo gjë tjetër.
Ende i ruaj
në kujtesë ato
miliona çaste
prekëse
të rinisë sonë magjepsëse, e
të shfrenuar,
që me sytë e saj mashtrues
na josh,
na grabit
dhe në fund
na braktis
përgjithmonë.
Mos u dorëzo,
Ines.
Grise ftesën.
Anuloje darkën.
Tradhtoje burrin tënd
me mua.
Thuaji
se po zbukurohesh
për të, para pasqyrës
së një hoteli
pak më të mirë.
Prekmë
nën tavolinë
me gjurin tënd,
të lagur
nga dëshira
e pashuar,
për ta derdhur
mjaltin e shkrirë të dashurisë sate
mbi vullkanin
e trupit tim.
Gjenerata ime.
E dashura ime.
E di,
rinia
do të rikthehet
një ditë.
Por kurrë më
ajo
e vitit 1938.
Unë nuk dua
të mbetem i ri, kur ju të gjithë po
plakeni.
Sepse një rini e tillë
do të ishte
e pakuptimtë
për mua.
E megjithatë,
do të vijë dita
kur edhe unë do ta kuptoj
se ju megjithatë kishit të drejtë.
Sepse ju të gjithë
më latë
krejtësisht vetëm
në këtë ishull
të mallkuar,
të cilin
e braktisët
me zemër
të thyer.
Dhe shiu
filloi përsëri,
si kaq shumë herë
më parë,
mbi këtë ishull,
që duket
sikur edhe vetë Zoti
e ka braktisur.
Ah,
ky shi
i pafund
i tetorit,
mbi ishujt
ngjyrë hiri
të këtij deti
të bekuar.
Nën këtë qiell
ngjyrë pluhuri.
Mes zërave të largët
që shkrihen
me njëri-tjetrin:
zëri
i nënës sime të ndjerë,
i miqve të mi të harruar,
i vajzës sime të humbur,
i së dashurës sime të çmendur,
i të afërmve të mi të larguar,
i vëllait tim mosmirënjohës…
Mes rrobave,
që mblidhen
me nguti
para shiut,
dhe që humbasin
në bardhësinë
qumështore
të mjegullës
së mëngjesit.
Edhe pak shëtitje
buzë detit dhe
gjithçka
do të marrë fund.
Mos u dorëzo,
Ines…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Poezia “Mos u dorëzo, Ines” është ndërtuar me ndjeshmëri, mençuri dhe një finesë të hollë artistike. Inesi nuk paraqitet vetëm si një personazh, por si simbol i rinisë, i kujtesës, i dashurisë dhe i dinjitetit njerëzor përballë rrjedhës së pamëshirshme të kohës. Vargjet e autorit nuk janë thjesht një thirrje për të mos u dorëzuar para pleqërisë, por një ftesë për ta ruajtur shpiritn e lirë, kujtimet dhe bukurinë e mbrendshme.
    Poezi që lexohet me zemër dhe mbetet gjatë në mendje, është një krijim i ndjerë dhe me vlera letrare!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu