Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Shkrime relevante

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Ismet M. Hasani, Suedi   Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë (1) *Jeta i...

Propaganda serbe përpiqet të paraqitet si mbrojtëse e xhamive, hoxhallarëve dhe praktikave fetare në “Kosovë e Metohi”

Luan Dibrani, Gjermani Në emër të “mbrojtjes së fesë islame”, propaganda serbe...

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
 
Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë (1)
*Jeta i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet.
*Mendimet i ngjajnë prashutës, i cila, përderisa rri e mbyllur, nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – (ta) shpëton jetën!
*Tri gjëra janë të vështira në jetë: të dëgjosh, të shohësh dhe të heshtësh!
*Tri gjëra nuk kanë kthim mbrapa: fjala e folur, fisheku i zbrazur dhe koha e shkuar!
*S’ka njeri që di çdo gjë, por s’ka as njeri që s’di asgjë!
*Dituria e cila nuk plotësohet, e njejta çdoherë zvogëlohet!
*Shkencëtarët shohin diçka atje ku  të tjerët nuk shohin kurgjë.
Përshëndetje për Stafin dhe Redaksinë e këtij portali si dhe lexuesit, veçmas për ata që me kujdes e vëmendje të përqëndruar lexojnë këtë shkrim dhe  pa përtesë edhe ua përcjellin edhe të tjerëve që nuk e kanë lexuar. I mirëpres komentet.
Të dashur miq!
Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, andaj duhet pranuar dhe respektuar në mënyrën më të mirë.
Ua drejtoj përshëndetjet më të përzemërta, duke ju dëshiruar shëndet të plotë, harmoni e lumturi në familje, mbi ju të mbizotëroi Qetësia Absolute Shiprtërore, në krijimtarinë e juaj të arrini suksese të mëdha, me qëllim të ngjitjes drejt majave më të larta të artit, shkencës, kulturës dhe përparimit të mendimit njerëzor.
*
Njeriu, gjatë tërë jetës se vet, merret me mësim e dituri:
  • në fazën  e femijërisë dhe rinisë, gjërat i mëso për vete,
  • në fazën e pjekurisë, gjërat e mësuara në rini, i vë në zbatim, i futë në jetë; ndërkaq,
  • në fazën e pleqërisë, i mëso të tjerët.
Me një fjalë, gjatë tërë jetës, njeriu është edhe nxënës, edhe mësues – mëso për vete dhe i mëso të tjerët.
Mendoj se, njeri mendje shëndosh është ai i cili, para se gjithash, di ta dallojë dhe ta ndajë të mirën nga e keqëja.
A mjafton vetëm kjo?
Kur njeriu e ndanë të mirën nga e keqëja, të keqën e menjanon dhe merret vetëm më të mirën, të cilën duhet ta ndajë në:
  • të rëndësishme, dhe
  • jo të rëndësishme
Jo të rëndësishmën e menjanon dhe merret me të rëndësishëm, të cilën e ndanë në:
  • të dobishme, dhe
  • jo të dobishme
dhe mëpastaj merret vetëm me të dobishmën.
Dituria, deri diku është inteligjenca, e cila matet me kooeficientët. Kooeficientët më të lartë janë cca 180, ndërkaq më të ultët, janë përshkrues: ”i vonuar” dhe ”shumë i vonuar” (i marrë).
Është e shënuar së dituria nuk ka kufijë. Për arritjen e diturisë, njeriu posedon 3% talent, ndërsa 97%  të tjera i arrinë përmes ushtrimeve.
Filozofi grek Sokrati (jetoi para 2 500 vjetësh), kur arriti kulmin e diturisë e tha këtë aksiomë: ”Tash di një gjë, që nuk di asgjë!”, e cila e tronditi botën e civilizuar, e prej të cilës del se atë që njeriu e di është shumë më e pakët sesa ajo që njeriu nuk e di. Pra, ajo që njeriu e di është sa një pikë uji në oqean.
Kur e kam fjalën të Sokrati, po e theksoj edhe një aksiomë të tij, e cila thotë: ”Njih vetveten!”. Edhe kjo tronditi mendjet e njerëzve inteligjentë, e prej së cilës rrjedh që gjëja më e rëndësishme për njeriun është të njoh veten e tij; lufta më e vështirë, është lufta me vetveten, por edhe fitorja më e ëmbël është ajo kur të fito mbi vetveten.
Qëndron një mendim se: ”Në botë ka shumë, shumë njerëz të marrë, e të diturit nuk po ia dalin që t’i përmirosjnë ata!” Tmerr.
Lidhur me këtë, të themi shkurt: “Njerëzit e ditur, dijetarët, shkencëtarët, gjenitë, shohin diçka atje ku të tjerët nuk shohin asgjë.
Të elaboroj pak shprehjen njeri i ditur, njeri i mençur!?
Më ka intersua shumë të di: cili është njeriu i ditur, e cili është njeriu i mençur!?
Kam hasur në shumë mendime esenciale, të cilat e dallojnë njeriun e mençur nga njeriu i ditur. Ky mendim më ka lënë përshtypje të thella:
”I dituri flet gjithëherë, i mençuri flet vetëm atëherë kur e lypë nevoja!”
Prandaj, kjona obligon që, sa herë të duam të flasim, fjalën ta matim mirë e mirë dhe ta qesim me vend.
Në qoftë se fjalën e qesim pa vend, i mençuri nuk ta vlerëson, e i marri mund të të ofendon.
Kur  jam të fjala e folur, po e theksoj se janë tri gjëra të cilat nuk kanë kthim mbrapa, e ato janë:
  • Fjala e folur,
  • Fisheku i zbrazur nga gryka e armës, dhe
  • Koha e kaluar (shkuar, e humbur).
Fjala e folur, nuk ka kthim mbrapa, nuk mund të përbihet. E vetmja gjë që na mbetët, është që, nëse me fjalën e folur kemi gabuar, dikë e kemi fyer, ofenduar, të pëndohemi dhe të kërkojmë falje. Kërkimi i faljës është gjest i njerëzve të ditur dhe të mençur. Kërkimi i faljes është aq u fuqishëm sa që vazhdon e vazhdon dhe në fund ia arrin qëllimit, kështu që me kërkim falje, janë arritur pajtime edhe në rastet e kryerjes se veprave më të rënda.
Kur e kam fjalën të vepra apo veprimi i mirë, më duhet të theksoj se:
  • Veprat vlerësohen në bazë të qëllimit,
  • Veprat gjykohën, sanksionohen dhe dënohen, në bazë të pasojave.
Edhe pak fjalë për veprën e mirë
Për momentin m’u kujtua ky tregim interesant:
Mbreti i Persisë (Irani i sotëm) e pat në mendjen e vet se ”kur është gjendje e mjerueshme për njeriun?” Pasi  nuk munid ta marrë përgjigjen nga oborrtarët e tij, i thirri dijetarët dhe njerëzit më të mençur të vendit dhe ua parashtroj këtë pyetje, në të cilën, të gjithë dijetarët e ftuar dhanë mendime të ndryshme, por në fund u pajtuan për një mendim unik, që gjendja e mjerueshme për njeriun, është ajo kur njeriu e kaplon:
  • Pleqëria,
  • Sëmundja, dhe
  • Skamja (varfëria).
Dhe, këtë mendim të përbashkët, ia lanë  mbretit të shkruar në letër, të cilën mbreti e futi në sefin (dollapin) e vet.
Mirëpo, kjo nuk përfundon me kaq! Mbreti e kishte të vetmin djalë, e për edukimin e tij e kishte angazhuar një mësues, dhe mbreti mendoj: unë  thirra dhe i pyeta të gjithë dijetarët e vendit tim, por do bëja gabim në qoftë se nuk e pyes edhe mësuesin e trashëgimtarit tim, dhe e thirri mësuesin duke kërkuar prej tij mendimin se cila është gjendja e mjerueshme për njeriun – natyrisht duke mos ia treguar përgjigjen e dijetarëve  të vendit. Mësuesi reagoi pak ca, por insistimi i mbretit ishte i pathyeshëm dhe mësuesi  kështu iu përgjigj mbretit:
“Lartëmadhëri! Sipas mendimit tim, njeriu gjatë jetës se vet, ka momente kur ndalet dhe në vetmi, mendon në vete, e në ato momente nuk ia përkujton vetës asnjë vepër të mirë që e ka bërë gjatë jetës se vet. Dhe e ndjen veten shumë keq, e ndjen veten të mjeruar. Por, edhe pas vdekjes,  këtë njeri nuk e merr në gojë asnjë i afërm e askush nuk e merr në gojë për t’ia përmendur ndonjë vepër të mirë që e ka bërë gjatë jetës së tij. Pra, ky është njeriu i mjerueshëm. Njeriu që nuk ka bërë vepra të mira. Njeriu, të cilit, as pas vdekjes nuk i përmendet emri për ndonjë vepër të mirë që do ta ketë bërë”.
Mbretit, nuk e mbet gjë tjetër, vetëm se ta falenderon mësuesin e djalit të tij dhe pasi e urdhëroi të shkoi, e nxuer nga sefi letrën e firmosur nga dijetarët e vendit (që ia kishin lënë pak më parë) dhe mendoi në vete: ”Nuk paskan të drejtë absolute dijetarët e vendit tim kur thanë se gjendje e mjerueshme për njeriun na qenka pleqëria, sëmundja dhe skamja, sepse këto vijnë vetëvetiu, janë të natyrshme…!” dhe e grisi (shqeu) letrën e dijetarëve, duke pranuar fjalët e mësuesit të djalit të tij se njeri i mjerë qenka ai i cili nuk paska bërë vepra të mira, e i cili, nuk përmendet as për së gjalli e as për së vdekuri”.
Pra, vepra e mirë është ajo e cila e lartëson njeriun, e bën të madh, e bën të njohur, e bën që më lehtë të integrohet në çdo shoqëri e në çdo rrethanë,   e me të cilen njeriu krenohet. E me këtë arrihet edhe qëllimi i ardhjes se njeriut në këtë jetë:
  • Të adhurojë Krijuesin, dhe
  • Të bëjë vepra të mira!
Vepër e mirë është dhe një fjalë e mirë, një këshillë e mirë, e cila është dhënë krejt me qëllim të mirë, e për të cilën njeriu lavdërohet nga të tjerët.
*
Njeriu, si krijesa më e përsosur, është i furnizuar me të gjitha vetitë dhe cilësitë e njeriut: me të menduarit, me intelekt, me gjykim – llogjikë,  me përgjegjësi.
Lidhur me këtë, ja një anekdotë:
Atdhetari i mirënjohur Tahir Berisha bie në burg dhe i afrohej dita e gjykimit. Pritej dënim i rëndë. Një natë para se të dali në gjykim, ndalet dhe mendon që për ndihmë t’i drejtohet Jezu Krishtit, nga i cili merr përgjigje se sikur t’ishe në fenë e krishterë, do të ndihmoja, e pasi nuk je, nuk mund të ndihmoj. Pas kësaj vendos t’i drejtohet për ndihmë profetit të Zotit, Muhamedit, nga i cili merr përgjigje: sikur të ishe përjashta, do të ndihmoja, aty ku je nuk depërton ndihma ime. Pak sa i zhgënjyer, nuk e humbë durimin dhe i drejtohet për ndihmë Perëndiut, prej të cilit merr këtë përgjigje:
  • Dëgjo o njeri! Trupin tënd e kam furnizua me të gjitha të mirat, si asnjë krijesë tjetër, prandaj fut në funksion të menduarit, intelektin, llogjikën (gjykimin), përgjegjësinë dhe do gjesh rrugëdalje!”
Kështu, Tahir Berisha, duke përdorë imagjinatën, gjatë tërë natës, i vetmuar në dhomën e burgut, herë ”dilte në anën e të akuzuarit”, herë ”dilte në anën e prokurorit”, herë ”dilte në anën e gjykatësit” e herë-herë ”dilte në anën e mbrojtësit/avokatit” dhe, e përgatiti veten aq mirë sa, të nesërmën, në gjykatore, i la ”pa koment” gjykatësin, prokurorin, mbrojtësin/avokatin si dhe masen e vogël të të pranishmëve dhe  në fund, gjykata e  SHPALLË TË PAFAJSHËM!
*
Mendimet e njeriut janë sikurse pika uji me të cilat mbushet pusi, lumi, deti, oqeani. Po që se mendimet janë të mira (pozitive), njeriu lundron qetë mbi sipërfaqen e lumit, detit, oqeanit. Po që se mendimet janë negative, njeriu do të fundoset shpejt në thellësinë e lumit, detit, oqeanit.
Njeriu që ka llogjikë, këto i gjykon vetë dhe është përgjegjës për të gjitha.
O njeri, mendo mirë, si në rast kur e lavdëron dikë, si në rastin kur e përgjo’ tjetrin, për të dyja, ti e mban përgjegjësinë!
Mos të harrojmë se: Mendimet i ngjajnë parashutës, e cila, përderisa rri e mbyllur, nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.
Jeta i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet.1)                                                                                                                                                                                                 1) – kutia e zezë në aeroplan, raketa…
Jeta, të gjithëve na sjell në një tabelë shahu: kur njeni sulmon, tjetri mbrohet, të gjithë luftojnë për Mbretin Suprem!
Përfundoj pjesa 1
                                      (v a z h d o n )

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu