
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Intrigat kushdo që i thurë, zakonisht vet bjen në to!
Asnjë popull nuk mund të gjykohet nëse lufton për liri dhe barazi njerëzore. Lidhur me këtë, jo rastësisht në Kosovë më 1981 patën filluar të dukën shkëndiat e para se në këtë trevë dardane shqiptarët më nuk do ta durojnë okupimin klasik, që kishte ndodhur më 1945, duke vëndosur Beogradi diktaturë ushtrake. Lidhur me këtë intrigat serbiane kurrë nuk do të pushojnë. Prandaj 37 programet serbiane për shfarosjën e shqiptarëve, sidomos gjatë shekullit XX janë dëshmi që një ditë jo vetëm me libra, por edhe me gjyq ndërkombëtar Serbia parafashiste, fashiste dhe neofashiste të akuzohet dhe denohet, duke paguar të gjitha reparacionet. Vetëm atëherë kombi serbian do ta kuptojë rrolin destruktiv që e kishte dhe kujt i sherbenete dhe i shërben.
Në dekadën e fundit të shekullit XX, shqiptarët e robëruar në Jugosllavi ishin para një dileme: të luftojnë, ose të vdesin pa asnjë rrezistencë.Por e kotë ishte edhe si shqiptar nëse je paqesor. Ushtarët dhe policët serbian së bashku me sllavët tjerë vranin për çdo javë patriotë shqiptarë, për çka vertetojnë varrezat sot në të gjitha vendet e Kosovës. Edhe më egërsisht, gjyqet i denonin të rinjët e të rejat, vetëm pse ishin shqiptar. Shkurt, pas shumë planifikimesh, më 1988 Beogradi kërkoi publikisht: “Program për Kosovën”, në mënyrë që 51% të shqiptarëve t` i largoi nga kjo trevë dhe të sjellë në tokat shqiptare kolonistë sllavë, në mënyrë që Kosova të slerbizohet.Kjo metodë ishte shpalosur për të treguar Jugosllavia e Dytë supremaci ndaj të parës, që do të thot se sistemi i ri nuk ishte garancion politik, por ishte vënë në sprovë nga neofashizmi serbian.
Lufta shqiptare në Kosovë 1989-1999, në anën tjetër i ka specifikat e veta, që nuk i përngjajnë asnjë lufte tjetër në glob. Lidhur me këtë, me që “Programi Jugosllav për Kosovën”, ishte nxierr si ekstrakt nga “Memorandumi 1986” i ASHS-ës, Beogrdait nuk u premtua me rezultate në sllavizim, prandaj më 23 mars 1989 e suprimoi autonominë e Kosovës, për të nxierr metoda të reja nazifashiste për veprim gjenocidal. Kështu për një kohë të shkurt shqiptarët do të largohën nga puna, gjithnjë Beogradi duke menduar se gjunjëzimi i shqiptarëve do të bërët realitet. Por, koha tregoi se shqiptarët kishin krijuar at për mejdan!
Vetëm pushka duhej ta ndante mejdanin
Dhe, më nuk kishte dilema. Shqiptarët, pjesa më atdhetare e kuptuan se vetëm pushka duhej ta ndante mejdanin në mes Kosovës robëruar dhe Serbisë robëruese. Shqiptarët e kuptuan më mirë se kurrë, se Serbia nuk do të ndalet me krime. Dhe nuk ishte i vogël kontribiti ndihmës i Ushtrisë shqiptare dhe diasporës partiotike sidomos, pa asnjë kursim. Kuptohet në këtë rrugë të gjatë pati probleme, por armët, kuadrot drejtuese dhe ndihmat nuk munguan .
Aty kah viti 1997 Beogradi nga vrasjet individuale kalon në “ËRRFI”-vrasje kolektive
Nëse lexohet libri mbi Demonstratat patriotike të 1 tetorit 1997, mësohet se edhe në mes establishmenit politik shqiptar kishte përçarje për dhe kundër demonstratave, e lere më të ishte një pjesë jo e vogël e popullit për luftë. Pra ende përshpëritej nepër Kosovë, se: “ka e nuk ka Ushtri (UÇK)”. Po, kur doli publikisht treshja famëlartë (R. Selimi, D.Haradinaj,M. Krasniqi) më 28 Nëntor 1997, atëherë të gjitha “prralllat se me rrugë paqesore do të çlirohemi”, mbetën lakuriq. Dhe, prap (më kujtohet-HB) kishte dilema, se: “Të maskuarit janë persona të paguar që të psojë populli”. N` anën tjtër prijësit e UÇK-ës, nuk e ishin zgjedhë rastësisht ditën e varrosjes mësuesit Halit Geci, për t` u promovuar UÇK publikisht. Kjo dalje publike i gëzoi shumë sidomos ato familje që ishin liridashëse dhe të sakrificës që përkushtimin e tyre për liri nuk e plasonin në dilemë kurrë. Sakrificën e gjejmë duke hulumtuar UÇK-ën edhe më të fuqishme tek individët famëlartë, kuptohet nga familjet e njohura liridashëse. Kështu, çetat dhe batalonet ngadal do të avansohën në ESKADRONE të fuqishme morale dhe politike, e mbi të gjitha ushtarke çlirimtare.
Lidhur me këtë realitet, as organizatat humanitare në botë, po edhe në OKB, çështjën e Kryengritjës shqiptare në Kosovës nuk e mbanin më temë tabu. Në lidhje me këtë, për herë të parë në historinë e kryengritjeve shqiptare, çështja e drejtimit të saj nga një Shtab i Përgjithëshëm (nga një qendër), nuk u vu në dilemë në asnjë rrethanë. Pra, i kotë ishte represioni masiv i okupatorit, sepse radhët e UÇK po rritëshin në të gjitha fushat.
Çështja e Kosovës i ngternacionalizohët për çka vërtetojnë rrezolutat e KS OKB-ës
Nëse studiohen me kujdes të gjitha Rrezolutat e KS OKB-ës për Kosovën: Nr 1160 nga31 mars 1998; Nr.1199 nga 23 shtator 1998; Nr. 1203 nga tetori 1998; Nr. 1239 nga 14 maji 1999 dhe Nr. 1244 nga 10 qershori 1999, shkencorisht rrezulton një platformë e re morale për Globin se: Serbia në luftën gjenocidale për Kosovën, po kryente një agresion që ishte i denueshëm me Konventat e Gjenevës (1948/49). Dhe, kur t` i shtohet këtij fakti se S. Milosheviqin KS OKB e shpalli luftënxitës dhe person që do të ketë punë me te Tribunali i Hagës, që ishte ngritur si gjykatë specale për krimet që i kishte bërë APJ edhe në viset tjera të vendit, përfundimi dihej. Në këto rrethana, në KS OKB brenda Aeropagut vreheshin dy taborre të fuqishme politiko diplomatike. Me një anë ishin: SHBA, Britana dhe Franca. Në anën tjtër ishin Rusia dhe Kina. Në matjën e muskujve jashtë Aeropoagut taborrit ruso kinez i bashkangjitej tinzisht nga një herë Franca, duke provuar me çdo kusht që lufta e UÇK-s sidomos të mbetët e nominuar si Organizatë “terroriste”. Këto fakte Gjykata Speciale duhet t` i zbardh sepse do të mbetën njolla të zezë për civilizimin, kur t` i vjen fundi të gjitha gjykimeve për krimet në ish Jugosllavi 1991-1999.
Nominimin “Terrorist” e çmontoi Adem Demaçi në Zyrën politike të UÇK-ës në Prishtinë
Shumë gazatarë dhe diplomatë kanë frekventuar nepër Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë. Interesimi i tyre ishte që të nxierrin informata të sakta se a ka UÇK platformë ushtarake, të cilën ata donin ta shihnin të shkruar. Lidhur me këtë, në derë të Zyrës Adem Demaçit gjithëmonë kanë qenë të ekspozuara Konventat e Gjenevës 1948/49 dhe Programi i Komitetit Kosovës për luftën i vitin 1918/19. Këto ishin provat në të cilat Adem Demaçi mbështetej në të gjitha takimet që i kishte me të huaj.
Nuk dua t` i numroi ata që akuzonin UÇK-ën për ‘terroriste”, por rasti i Jirzhi Dinsbirit (sllovak) ishte eklatant sepse atë Baci e përzuri nga Zyra, sepse akuzoi shumë keq tri herë UÇK si “terroriste”. Dhe ky acarim e solli pastaj Krist Hillin, pastaj R. Hollbrukun që të mësoi realitetin dhe e mësuan se UÇK nuk është terroriste, por çlirimtare, sepse nuk vret civilë, as gra, as burra e sidomos fëmijë. Prandaj UÇK nuk mund të gjykohet me asnjë kriter njerëzor, sepse bënë luftë të drejtë.Për këtë konkluzë jam shumë i bindur sepse gati në tërësi i kam studiuar dokumentët dhe litraturën për Luftën në Kosovë më 1998-1999.
Lufta për kompromitimin e UÇK-ës
E ne e dinim se shumë shtete që kishin “Kosova brenda” si Rusia etj. menjëherë pas çlirimit të Kosovës filluan të përpilojnë skenare se si të kompromitohet UÇK. Sidomos do të dallohën ata oficer të KGB-ës ruse që hynë në Kosovë nga Bosna. Ata janë të parët që shpërndan akuza kinse: “UÇK ka bërë krime ndaj kundërshtarëve të saj”. Dhe shumë shpejtë u gjetë prokurorët: skenaristi, regjisorët që ishin dy rus me pseudonime por edhe tre serbianë pa pseudonime e që kishin ndikim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë, me që KS OKB nuk ishte institucion i sigurtë se do të kalojë propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, menjëherë filluan presionet mbi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, që ta themeloi Gjykatën Speciale sepse Kina dhe Rusia për shkak të perseverancës tyre ndërkombëtare kurrë nuk do ta votonin një gjykatë raciste. Edhe varianti tjetër, se SHBA ose Britania do të ushtronin veto, ishte llogari logjike i diplomacisë Ist Riverit, se Rrezoluta nuk do të kalonte. Prandaj iu vërsulën Kosovës me të gjitha mjetet, të ligjëshme dhe të paligjëshme për ta themeluar një gjykatë e cila kurrë nuk do t` i japi llogari. Kuptohet se Gjykata u votua me shumicë apsolute në Parlamentin e Kosovës me moton se: “UÇK do të pastrohet nga akuzat ruso serbiane”.
Shumë shpejtë u gjetë simbolike e akuzës që pushonte diku si “top sekret” në Moskë
Në Beograd sipas librit publik: “OVK protiv Jugoslavije,kako smo izgubili Kosovo i Metohiju” (UÇK kundër Jugosllavisë, si e humbëm Kosovën dhe Metohinë”, figurojnë të gjithë skenarët se si duhet të zbutën krimet serbe dhe se si të akuzohet UÇK për “terrorizëm”. Në këtë libër dhe jo vetëm në këtë u zgjodhën “markat” e UÇK-ës, që duhej akuzuar për fillim të procesit të “shekullit”. Pra u zgjodhën: Lajmëruesi i UÇK-ës Rexhep Selimi; Kryetarët e Parlamentit Republikës Kosovës Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli; Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi. Madje ky i fundit u zgjodh të arrestohet deri sa ishte në aeroplan duke shkuar në SHBA, ngjajshëm sikurse Primakovi (Kryetar i Qeverisë ruse) në prag të fillimit bombardimeve të NATO-s. Edhe ky duke shkuar në SHBA. Pra, edhe Primakovi, edhe Hashim Thaçi u detyrian të kthehen deri sa ishin në ajr. Prandaj tash shtrohët pyetja: A nuk ishte kjo një matje e muskujve në mes SHBA dhe Rusisë edhe atëherë, sikurse po ndodh sot.
Pse prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është në krizë të thellë
Në lidhje me këtë disa studiues pohojnë se janë kah mungojnë finansat për t` i paguar deshmitarët që më parë i kanë regrutuuar dhe paguar deri sa ata kanë pranuar të rregjistrohen si “deshmitarë të mbrojtur”. E vërteta, tash të gjithë ata spiunë tani janë duke kërkuar pagesa nga ai rusi i thinjur, duke kërkuar edhe nga Frano Barambieri si prokuror i parë. F. Barambieri është Kolumbian. U emra prokuror sepse ishte shumë i aftë në likudimin e Karteleve të drogës në vendin e tij (Kolumbi). Dhe propozuesit mendonin se simbolikisjht tërë aftësinë e tij Baranbieri do ta përqëndronte në hulumtimin e drogërisë në Kosovë, për ta akuzuar pastaj UÇK-ën. F. Barambieri nuk ishte naiv. Ai së pari e ndërmori një hulumtim në Kosovë. Pas një udhëtimi disa javor nepër Kosovë erdhi në përfundim se nuk është fjala për drogë e as për traspalntim të organeve njerëzore. Prandaj dha dorëheqje të parevokusheme. Vendin e tij e mori shumë shpëejtë një Amerikan, i cili mësoi edhe më shpejtë se UÇK nuk mund të akuzohët për terrorizëm, as për drogë e as për traspalntime. Në këto rrethana emri i deputetit zvicra Dik Matri u bë beseler sepse atë e përkrahëte prokurorja Karlla Del Ponte, një prokurore kontraverze. Këtij ekipi nën hie do të i ndihmojë Dr Millan Protiqi (ish ambasador i RFJ në Bern të Zvicrës). Këta janë ata që duhet japin llogari para civilizimit për komplotin e shekullit ala “DRAJFUS II”, sepse dikush po i frikohet modelit të UÇK-ës, se do të merr përmasa në glob. Pra robëruesit kurrë nuk kanë qenë më në krizë, sepse modeli I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, modeli i Adem Jasharit me familjën famëlartë shqiptare është bërë aksiomë matematikore në luftën për çlirim.
Në këtë studim e shtrojmë një pyetje që kërkon përgjegje të paktën nga Prokuroria e Specialës në Hagë: Si është e mundur që siguria e Kiro Gligorovit (Kryetar i Maqedonisë) të kushtoi 27 milion dollarë në vit, sepse ai e përjetoi një atentat shumë të rëndë; Si është e mundur dhe kush e beson “vdekjen misterioze” të Hitleir Serbina ( S. Millosheviqit) në burgun më të sigurtë në Evropë; A nuk është simptomatike privimi i Presidentit Republikës Kosovës duke shkuar në SHBA zyrtarisht. Pra me një anë akuzë, rusët provuan të “tregojnë”: Ja kend e ka zgjedhë Kosova president. Në anën tjetër: Ja kend e fton Stej Departamenti në vizitë. E këto analogji Kuvendi i Kosovës është dashur t` i mësoi, sepse ndrydhjet politike janë eksperimentuar mbi kurrizin e UÇK-ës.
Për fatin moral të shqiptarëve vetëm Vetvendojsa me Albin Kurtin në ball, nuk e votoi Specialën. Kuptohet edhe disa deputet tjerë që kanë integritet moral dhe politik nuk e votouna. E vërteta, sot po kerkohet një Emil Zola, për ta shpëtuar moralin njerëzor, për ta shpëtuar Drajfusin-hebrej, alias Hashim Thaçin-shqiptar me tre shokët e idealit, aq më parë të gjithë nga Drenica kryengritëse dhe liridashëse gjithëmonë!
Çka pëson Serbia me fitorën e UÇK-ës më 10 qershor 1999?
Me fitorën e UÇK-ës më 10 qershor 1999, Serbisë nazifashiste iu kanë hapur frontet e pashmagëshme që të shkëputën prej saj: Vojvodina, Sanxahku, Lugina e Preshevës. Madje nëse shkohët mëtej në “thellësinë” historike, po krijuan shqiptarët fuqi politike dhe ushtarake në të ardhmën, duhet të kërkojnë presedan në OKB dhe ta shtrojnë si pyetje Vendimin e Kongresit Berlinit më 13 qershor 1878 për aneksimin e Sanxhakut Nishit me 714 katunde dhe 6 qytete me shumicë shqiptare. Kjo pyetje duhet të shtrohët aq më parë kur shqiptarët Sanxhakun e Nishit e quanin trevën e tyre duke u thirrur edhe në Justinianin:Shipnia e Vjetër. Kuptohet nga ky nominim shovinistët serbian e trasferuan emrin e Dardanisë (Kosovës) në :”Stara Srbia” (Serbia e Vjetër).E vërteta, më 1853 termi “Srbi e Vjetër” do t` i atribuohët Rashkës, por jo për Kosovën, prandaj pas Luftës Ballkanike më 1912 politika serbe e shfrytzoi shansën e shekullit dhe në vijim e krijoi edhe “Serbinë e Madhe”, me çka sllovenët, kroatët, serbët,malazezët, maqedonasit e deponuan emrin e tyre në Jugosllavë. Pas këtij nominimi qëndron pansllavizmi serbian i vizatuar në Naçertania 1844 dhe në Memorandumin e Akademisë më 1986.E vërteta të gjitha luftërat e Serbisë 1991-1999 janë zhvilluar me këtë prapavi, flamurin e së cilës e mbante kisha ortodokse serbe.
Shpresojmë s Gjykata Speciale për UÇK-ën më 16 shtator 2026 do t` i liroi të arrestuarit: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnjiqin dhe Rexhep Selimin.Lufta për t` u shkëputur nga e kaluara duhet të vazhdojë, në mënyrë që Republika e Kosovës, për të cilën u derdh gjak të forcohët dhe bërëmi anat të OKB-ës dhe BE-s.
Shkrimi iu kushtohët katër heronjëve, që më 16 shtator 2026 Gjykata Speciale në Hagë duhet t` i liroi nga çdo akuzë!
Prishtinë, me 13 shtator 2026


