Si na paraqesin “vend mysliman me shami”, pa qenë i tillë…!

Shkrime relevante

Nga podiumi i OKB-së Edi Rama sapo deklaroi se “liria e fjalës”- të cilën ai e përdhos dhe shtyp çdo ditë, lulëzon më fortë...

Edit Harxhi, Tiranë ____ Miq të nderuar, “kreu i organizatës” siç e thërrasin...

Shitja e identitetit me etiketën “hallall”

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR KOSOVA FILLON TË SHITET ME...

Si na paraqesin “vend mysliman me shami”, pa qenë i tillë…!

Blerim Nika, Zvicër ____ Pas postimit të sekretarit të Organizatës Shqiptaria, z. Basri...

Kur Kosova bëhet Afganistan në muret e Gjermanisë – Imazhi që po na vrasin me duart tona

Basri Beka, Prishtinë _______ Ky poster i Ria Money Transfer në Zvicër është...

Akoma nuk kemi gjetur ndonjë hoxhë të vrarë nga turqit, ja prifti At Irakli Pylli “me kobure”

At Irakli Pylli (1872-1944 Shën Pjetër Fier) Patriot, mësonjës, rilindës, luftëtar,...

Shpërndaj

Pas postimit të sekretarit të Organizatës Shqiptaria, z. Basri Beka, unë, Blerim Nika, menjëherë kam filluar të kontaktoj në numrat zyrtarë të kontaktit të Ria Money Transfer në Zvicër: +41 22 715 27 50, ndonëse nuk kam qenë fare klient i kësaj kompanie.
Qëllimi im ishte të vendosja kontakt me departamentin e marketingut, i cili është përgjegjës për reklamat dhe materialet promovuese të kompanisë, pasi në një prej këtyre materialeve reklamuese Republika e Kosovës paraqitej përmes një gruaje të veshur me shami.
Gjatë përpjekjeve për të kontaktuar me departamentin përkatës, secili agjent i kompanisë që u përfshi në bisedë me mua ishte me prejardhje nga vende Islamike. Pas rreth një ore përpjekjesh dhe komunikimesh, më në fund u bë e mundur që të zhvilloja një bisedë telefonike me personin përgjegjës për marketingun e kësaj kompanie, i cili ndodhej në Berlin. Emri i tij ishte Muhamed dhe, sipas asaj që më deklaroi, prejardhja e tij ishte nga Azerbajxhani.
Muhamedit ia paraqita drejtpërdrejt kërkesën time që posteri ose materiali reklamues për transferimin e parave, në të cilin Kosova paraqitet përmes një gruaje me shami, të hiqet ose të ndryshohet, pasi, kjo mënyrë e paraqitjes nuk e përfaqëson Republikën e Kosovës.
Muhamedi e refuzoi kërkesën time dhe filloi të diskutojë me mua, duke më parashtruar pyetjen se pse, sipas tij, unë qenkam kundër shamisë. Kjo ishte një qasje që, sipas përvojës sime, i ngjan retorikës që hasim edhe në diskursin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Unë i sqarova Muhamedit se nuk bëhet fjalë për të qenë kundër shamisë apo kundër të drejtës së një individi për ta mbajtur atë. Çështja që ngrita ishte mënyra se si paraqitet një shtet në materialet reklamuese. I thashë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe nuk është shtet islamik, prandaj paraqitja e Kosovës përmes një simbolike fetare, konkretisht përmes një gruaje me shami, nga ana e departamentit të marketingut të kompanisë, është një paraqitje e pasaktë dhe duhet të hiqet ose të ndryshohet.
Muhamedi përsëri e refuzoi kërkesën time dhe më quajti islamofob!!
Pas kësaj, e angazhova avokaten time, e cila njëkohësisht ushtron funksionin e zëvendësgjyqtares në një prej kantoneve të Zvicrës. Avokatja menjëherë u angazhua për ta trajtuar çështjen, por edhe ajo hasi në pengesa.
Meqenëse departamenti i marketingut të kompanisë Ria Money Transfer, përgjegjës për këtë material, rezulton të jetë në Berlin, avokatja ime e kishte të pamundur të ndërmerrte hapa të mëtejshëm juridikë në Zvicër. Në Zvicër, kjo kompani nuk e paraqet Kosovën me shami, por kjo paraqitje, sipas verifikimeve të bëra, gjendet vetëm në materialet e publikuara nga Gjermania.
Sugjerimi i avokates sime ishte që për këtë çështje të kontaktohet Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes ambasadës sonë në Gjermani, me qëllim që çështja të adresohet pranë institucioneve dhe palëve përgjegjëse.
Me këtë rast, i bëj apel publikisht, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që të reagojë menjëherë pranë institucioneve dhe autoriteteve përkatëse në Gjermani dhe të kërkojë që kompania Ria Money Transfer ta tërheqë ose ta ndryshojë këtë material reklamues, në të cilin, Republika e Kosovës paraqitet në mënyrë të papërshtatshme përmes një simbolike islame dhe vendoset në të njëjtin kontekst vizual me shtete si Afganistani, Irani etj.
Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës e kontaktova përmes adresës zyrtare të emailit, si dhe kontaktova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani.
Konsideroj se një paraqitje e tillë nuk e pasqyron realitetin kushtetues dhe shtetëror të Republikës së Kosovës. Kosova është shtet laik dhe identiteti i saj shtetëror nuk duhet të paraqitet në mënyrë të tillë që të krijojë përshtypjen se bëhet fjalë për një shtet islamik.
Ky apel nuk ka për qëllim të cenojë apo të diskriminojë asnjë komunitet fetar dhe as të kundërshtojë të drejtën individuale për ushtrimin e besimit fetar. Çështja që ngre është ekskluzivisht mënyra se si Republika e Kosovës, si shtet, paraqitet në materialet reklamuese ndërkombëtare dhe kërkesa që kjo paraqitje të korrigjohet.
Prandaj, pres që institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, përmes përfaqësive tona diplomatike në Gjermani, ta adresojnë këtë çështje pranë kompanisë përkatëse dhe të kërkojnë korrigjimin e menjëhershëm të materialit reklamues.
Sinqerisht,
Blerim Nika
25.09.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu