Nga podiumi i OKB-së Edi Rama sapo deklaroi se “liria e fjalës”- të cilën ai e përdhos dhe shtyp çdo ditë, lulëzon më fortë se kurrë në Shqipëri

Shkrime relevante

Nga podiumi i OKB-së Edi Rama sapo deklaroi se “liria e fjalës”- të cilën ai e përdhos dhe shtyp çdo ditë, lulëzon më fortë...

Edit Harxhi, Tiranë ____ Miq të nderuar, “kreu i organizatës” siç e thërrasin...

Shitja e identitetit me etiketën “hallall”

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR KOSOVA FILLON TË SHITET ME...

Si na paraqesin “vend mysliman me shami”, pa qenë i tillë…!

Blerim Nika, Zvicër ____ Pas postimit të sekretarit të Organizatës Shqiptaria, z. Basri...

Kur Kosova bëhet Afganistan në muret e Gjermanisë – Imazhi që po na vrasin me duart tona

Basri Beka, Prishtinë _______ Ky poster i Ria Money Transfer në Zvicër është...

Akoma nuk kemi gjetur ndonjë hoxhë të vrarë nga turqit, ja prifti At Irakli Pylli “me kobure”

At Irakli Pylli (1872-1944 Shën Pjetër Fier) Patriot, mësonjës, rilindës, luftëtar,...

Shpërndaj

Miq të nderuar, “kreu i organizatës” siç e thërrasin rëndomë sot, sapo përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ishte e qartë që ky ishte fjalim lamtumire!
I shkruar nga ndonjë teknokrat, por i lexuar para një salle bosh në OKB, Rama i dha Amerikës, Presidentit Trump, Elon Musk-ut, e gjigandëve të AI-së një leksion disa minutësh mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale.
Ai çoi në arenën globale “pasqyrën” e PS-së dhe u mësoi atyre pak zyrtarëve në sallë se çfar është “demokracia” të cilën ai e ka bërë zhele dhe e ka përdhosur në Shqipëri dhe sulmoi “Revolucionin Flamingo” si i nxitur nga fuqi të tjera, dhe algoritme të huaja, kur “armiku ishte fantazëm”…! Harroi që armiku ishte ai vetë!
Nga podiumi i OKB-së Edi Rama sapo deklaroi se “liria e fjalës”- të cilën ai e përdhos dhe shtyp çdo ditë, lulëzon më fortë se kurrë në Shqipëri, por sipas tij, popujt duhet të mësohen se në kohë e internetit dhe të algoritmit kibernetik, jo çdo gjë është e vërtetë – tha Rama!
Pak a shumë gjuha i shkoi ku dhemb dhëmbi, kur foli edhe mbi akuzat që ka marrë mbi supe si tradhëtar dhe dhunues i interesit kombëtar! Subkoshienca e tij foli qartë sot në OKB megjithëse nda deliri i tij i para dy viteve kur drejtonte një seancë të Këshillit të Sigurimit dhe kur i thurrte lavde Antony Blinkenit dhe Presidentit Biden, e kur mendonte se ky do sillte paqen më Ukrainë duke kërcënuar Ambasadorin Rus më OKB, sot ishte një pulë e lagur me një sallë bosh, ku fatkeqësisht asnjë përveç katër shoqëruesve të tij nuk e duartrokiste.
Është mirë që SPAK të bëjë gati letrat e nesër me mbërritjen e tij, ti paraqesë mandatin për marrjen si të pandehur. Ai duhet të dorëhiqet, e nëse nuk dorëhiqet e mendon se mund ta ndihmojë Kos dhe Von der Leyen, gabon. Duhet të hiqet dhe do të hiqet… koha e tij mbaroi.
Tani të mendojmë çdo të bëjmë ditën 1 të çlirimit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu