Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është faltore: deputetët duhet t’i shërbejnë popullit, jo ta zëvendësojnë politikën me ligjërata fetare

Federata e Arbërisë – Deklaratë publike dhe analizë kombëtare Identitet • Unitet...

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Shpërndaj

Lekë Mrijaj, Klinë

Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me një nga përiudhat më të rënda të historisë së tij, një grup arsimtarësh dhe drejtusish shkollash ndërmorren nismën historike për themelimin  e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Kosovës (SPAK). Në një kohë kur regjimi serb po rrënonte institucionet e Kosovës, po cenonte të drejtat e shqiptarëve dhe po ushtronte presion të vazhdueshëm mbi mësimdhënësit, këta intelektualë vendosën të organizoheshin  për ta mbrojtur shkollën shqipe dhe dinitetin e mësuesit.

Nismëtarët dhe bashkëthemeluesit e parë ishin:

  • Sadri Rexhepi, professor i historiesë në Shkollën Fillore ,,Asim Vokshi” në Prishrinë;
  • Kadri Zeqiri, professor i pedagogjisë dhe drejtor i Shkollës Fillore ,,Asim Vokshi”
  • Shefki Krasniqi, professor i historiesë në Shkollën Fillore ,,Asim Vokshi”,
  • Ali Rexha, prof i biologjisë në Skhkollën Fillore ,,Asim Vokshi”,
  • Sylejman Salihu, professor i biologjisë dhe drejtor i Shkollës Fillore ,,Emin Duraku” në Prishtinë, Habib Aliu, professor i historiesë në Shkollën Fillore ,,Emin Duraku” Shaip Selimi, prof i fizikës.
  • Rrahman Jashari, professor i historiesë dhe drejtor i Shkollës Fillore ,,Zenel Hajdini” në Prishtinë, si dy mësimdhënës nga Shkolla Fillore ,,Zenel Hajdini” qe fatkeqsisht emrat nuk ua dim.

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje historike, biseduam me njërin nga iniciatorët e saj, Prof.Dr. Sadri Rexhepin.

  • Profesor Rexhepi, si lindi ideja për themelimin e celulës së parë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Kosovës?

Pergjigjja: Fundi i viteve të 80-ta ishte tepër  gjendje e rëndë për shqiptarët e Kosovës. Pas shfuqizimit të autonomiesë me 23 mars 1989 filloi një fushatë e organizuar kundër arsimit shqip. Së kënejmi, mësimdhënësit përballeshin çdo ditë me presione, kërrcnime dhe diskriminim. Në ato rrethana e kuptuam se duhej të organizoheshim në mënyrë të pavarur për të mbrojtur të drejtat tona profesionale dhe për të garantuar vazhdimësinë e shkollës shqipe. Kështu më lindi ideja për themelimin e celules së parë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë.

  • Thuhet se ju frymëzoi libri ,,Solidarnost,, i Leh Walences. Sa ndikim pati ai?

Përgjigja: Po, ai libër na bëri shumë përshtypje. Atë libër e pata lexuar në vitet e 80-ta të shek. të kaluar mirëpo pas ripushtimit të katertë të Kosovës me 23 mars 1989 e rilexova prapë dhe në ditarin tim ditor shenova disa pika. Lëvizja ,,Solidarnost,, dëshmoi se një organizim sindikal mund të bëhej zëri i lirisë dhe i dinjitetit njerëzor edhe përballë një regjimi shtypës, gjakatar sebosllav e antishqiptar. Së këndejmi, ne nuk synonim konflikt, por mbrojtjen demokratike të të drejtave tona që duhej të na takonin si gjithë popujve tjerë në Ballkan dhe Evropë. Në të vërtet përvoja polake na dha besim se organizimi dhe uniteti mund të mposhtnin, frikën përballë kanibalizmit sebosllav.

  • Në çfarë rrethanash u zhvillua kjo nismë?

Përgjigjja: Ishin rrethana jashtëzakonisht të vështira. Administrata serbe po largonte kuadro shqiptare po impononte masa diskriminuese dhe po përpiqej ta shndërronte shkollën në instrument të politikës së saj. Çdo ditë rrezikonim vendin e punës dhe lirinë përsonale dhe kolektive. Megjithatë, përgjegjësia ndaj nxënësve dhe ndaj popullit tonë ishte më e madhe se frika, se jeta me të vetmin qëllim se çdo gje do të japim në mbrojtje të shkollës shqipe dhe ardhmerisë kombëtare shqiptare.

  • A ishit të vetëdijshëm për rrezikun që po merrnit mbi vete?

Përgjigjja: Plotësisht.Ishim të vetëdijshëm se mund të mirreshim në pyetje, të ndiqeshim nga organet e sigurimit, të përjashtoheshim nga puna apo edhe të përballeshim me pasoja të tjera deri edhe me vdekje. Por askush nuk u terhoq. E dinim se mbrojtja e arsimit shqip ishte detyrë kombëtare.

  • Kush ishin iniciatorët e parë të kësaj nisme?

Përgjigjja: Në këtë nismë u bashkuan professorë dhe drejtorë shkollash me përvojë e autoritet. Së bashku me mua ishin Kadri Zeqiri, Shefki Krasniqi, Ali Rexha, Sylejman Salihu, Habib Aliu, Shaip Selimi, Rrahmon Jashari, dhe dy koleg të tjerë emrat e të cilëve nuk i di, të cilët, me përgjegjësi të lartë qytetare e kombëtare, hodhën themelet e organizimit të pavarur sindikal të arsimit në Kosovë.

  • Cili ishte misioni i Sindikatës së Pavarur të Arsimit?

Përgjigjja:  Misioni ynë ishte mbrojtja e shkollës shqipe e mësimdhënësit  dhe e të drejtës së çdo fëmije shqiptar për tu arsimuar në gjuhën amtare. Sindikata nuk ishte vetëm një organizatë profesionale. Ajo u shndërrua në një shtyllë të fuqishme të rezistencës paqësore dhe  të mbijetesës së arsimit shqiptar gjatë viteve të represionit, kur ishim në një gjendje të jashtëzakonshme kur regjimi policoro-ushtarak  serbosllav insistonte me çdo kusht ta kishte nën kontrollë çdo institucion shqiptarë.

–Si e vlerësoni sot atë nismë historike?

Përgjigjja: Me kalimin e kohes është dëshmuar se themelimi i Sindiktës së Pavarur të Arsimit ishte një nga aktet më të rëndësishme të organizimit qytetar në Kosovë. Ajo bashkoi mijëra mësimdhënës, mbrojti dinjitetin e tyre dhe ndihmoi në ruajtjen e sistemit arsimor shqip edhe në vitet më të vështira të okupimit.

  • Çfarë mesazhi do t”u jepnit brezave të rinj?

Pergjigjja: Brezi i ri duhet ta dijë se shkolla shqipe nuk u ruajt rastësisht. Ajo u mbrojt me guxim, sacrifice dhe përkushtim nga mijëra mësues e profesorë që nuk pranuan të nënshtroheshin. Arsimi ishte dhe mbetet themel i lirisë, i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes së Kosovës. Ruajtja e kësaj trashegimie është detyrim për secilin brez.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu