Islamikët, demokracia amerikane, monarkia saudite dhe propaganda fetare

Shkrime relevante

Islamikët, demokracia amerikane, monarkia saudite dhe propaganda fetare

Fatmir Gashi, Prishtinë Zgjedhja e Abdul El-Sayed në Senatin amerikan ka shkaktuar...

Kush e udhëheq kishën kombëtare ortodokse në Shqipëri? Shërbime e fshehta të Greqisë, apo?!

Nga: Foto Cici ____ Nën trysninë e turmës... Shërbimet greke që drejtojnë kishën...

Shqetësim serioz lidhur me procesin e pranimit në Policinë e Kosovës

Majlinda Shala, Gjermani ____ Dëshiroj të shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me...

Pensionistët e rezistencës, viktima të një padrejtësie ligjore !

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A mund të quhet drejtësi një ligj që i...

Shpërndaj

Zgjedhja e Abdul El-Sayed në Senatin amerikan ka shkaktuar një eufori të veçantë te një numër i konsiderueshëm islamikëve, fundamentalistëve dhe përfaqësuesish të islamit politik. Shqetësuese është se, ata këtë zhvillim nuk po e interpretojnë si sukses të demokracisë, por si triumf të Islamit mbi Perëndimin dhe vlerat demokratike.
Një interpretim i tillë është vërejtur edhe në mesin e një numri komentuesish, aktivistësh dhe mediash islamike në trojet shqiptare, të cilët po e shfrytëzojnë këtë ngjarje për propagandë ideologjike dhe për të sulmuar kritikët e islamit politik, duke i etiketuar si islamofob. Jo rastësisht, një sukses të demokracisë, provojnë ta shndërrojnë në fitore të një ideologjie fetare.
Islamikët euforikë, por dhe ata të islamit politik duhet ta kuptojnë një të vërtetë elementare: zgjedhja e Abdul El-Sayed nuk është meritë e Islamit, e sheriatit apo e ndonjë ideologjie fetare. Ajo është dëshmi e funksionimit të demokracisë amerikane, e cila garanton të drejta të barabarta politike për qytetarët, pavarësisht origjinës etnike, prejardhjes familjare apo përkatësisë fetare. Pikërisht këtu qëndron paradoksi i islamikëve euforikë! ata festojnë faktin se demokracia amerikane u garanton myslimanëve mundësi të barabarta politike, ndërsa nuk tregojnë të njëjtën gatishmëri për të mbrojtur barazinë e jomyslimanëve në shoqëritë ku Islami ka pozitë dominuese.
Mjafton të krahasojmë Shtetet e Bashkuara me Arabinë Saudite. Në Amerikë, një qytetar mysliman mund të zgjidhet në institucionet më të larta shtetërore. Ndërsa Arabia Saudite nuk ka fare sistem demokratik, nuk garanton konkurrencë të barabartë politike dhe liri të barabarta fetare. Jomyslimanët nuk lejohen të ta vizitojnë Qaben në Mekë, ndërsa ushtrimi publik i feve të tjera është i kufizuar.
Pra, pse kjo eufori për liritë që garanton demokracia perëndimore nuk shoqërohet me një kërkesë po aq të fuqishme për të drejta të barabarta në shoqëritë me shumicë myslimane? pse nuk kërkohet reformimi i Islamit?
Nuk mund të kërkohet liria për ndërtimin e xhamive në Evropë, ndërkohë që nuk mbrohet e njëjta e drejtë për ndërtimin e kishave në vendet ku institucionet fetare islame kanë ndikim dominues. Nuk mund të kërkohet respektimi i trashëgimisë islame, ndërsa trashëgimia e feve të tjera të trajtohet si dytësore.
Rasti i Katedrales së Shën Sofisë në Stamboll është një shembull domethënës. Ky monument historik, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të krishterimit bizantin, u shndërrua në muze më 1935 dhe në vitin 2020 u rikthye në funksion xhamie. Çështja nuk është e drejta e myslimanëve për t’u lutur, por instrumentalizimi politik dhe fetar i një trashëgimie me rëndësi universale.
Na falni ju mendje përdredhur! Kritika ndaj sheriatit si sistem juridik shtetëror, ndaj fundamentalizmit dhe islamizmit politik nuk është islamofobi. Ajo është pjesë e debatit të lirë demokratik. Etiketimi i çdo kritiku si islamofob është një taktikë për të shmangur përballjen me argumentet dhe për ta vendosur ideologjinë fetare jashtë kritikës publike. Shqetësuese është kur këtë taktikë e përdorin edhe komentues shqiptarë, të cilët në vend që të mbrojnë frymën kritike dhe vlerat demokratike, bëhen zëdhënës të propagandës islamiste.
PROBLEMI NUK ËSHTË SE MYSLIMANËT PO PËRFITOJNË NGA DEMOKRACIA. JO! PROBLEMI ËSHTË KUR DISA PREJ TYRE E INTERPRETOJNË KËTË MUNDËSI SI DËSHMI TË EPËRSISË SË FESË SË TYRE MBI VETË DEMOKRACINË.
Dhe këta islamikët euforikë , në vend që të shfrytëzojnë këtë ngjarje për të reflektuar mbi nevojën e reformimit fetar, ata e përdorin atë për të ushqyer pretendime ideologjike. Fanatikët iislamik duhet ta kuptojnë se demokracia nuk ka nevojë të reformohet sipas SHERIATIT, përkundrazi, interpretimet fetare që bien ndesh me barazinë, lirinë e ndërgjegjes dhe të drejtat universale të njeriut duhet të përshtaten domosdoshmërisht me vlerat e shenjta të demokracisë.
Thjeshtë, nuk mund të kërkosh liri për veten dhe ta mohosh atë për të tjerët. Nuk mund të kërkosh tolerancë në Perëndim dhe të justifikosh jo tolerancën në vendin e origjinës .
Po e përsërisë: Zgjedhja e Abdul El-Sayed në Senatin amerikan nuk është triumf i Islamit. Është triumf i një demokracie që nuk e diskriminon qytetarin për shkak të fesë. Kjo është vlera që duhet festuar, jo përvetësimi i saj nga propaganda fetare dhe politike.
Në fund të fundit, islamikët jo vetëm që duhet të mësohen, por dhe të dëshmojnë se janë të gatshëm t’i pranojnë dhe t’i mbrojnë të njëjtat vlera demokratike edhe atëherë kur ato nuk u japin përparësi bindjeve të tyre fetare. Ky është minimumi i pranimit të sistemit demokratik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu