
Blerim Nika, Zvicër
____
Islami politik përbën një shqetësim serioz në nivel global. Këtë nuk e them vetëm unë, por një vlerësim i tillë është ngritur edhe nga institucionet më të larta shtetërore të fuqive kryesore botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj, çdo veprimtari, strukturë apo individ që promovon agjenda të Islamit politik dhe vepron në kundërshtim me rendin kushtetues duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur. Është detyrim qytetar që këto shqetësime t’ua adresojmë institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe të kërkojmë që ato të ndërmarrin veprimet e nevojshme, në përputhje me ligjin.

Nuk mund të lejojmë që, nën petkun e veprimtarisë fetare apo ideologjike, të krijohen struktura paralele që cenojnë rendin kushtetues, sundimin e ligjit dhe karakterin laik të Republikës së Kosovës.


