ARKIVI:
12 Qershor 2026

SHHK “Sali Çekaj”, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Florim Zeqa  

Pa asnjë dyshim njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më vlerë të mërgatës sonë në vendlindje ishte ajo e aktiviteteve tradicionale të shoqatës “Sali Çekaj” nga Zvicera, me vizitat tek shtatoret e figurave më markante të historisë më të re të Kosovës.

Pikëtakimi ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare Viva Fresh në Deçan, ku u tubuan kryesia e shoqatës, anëtarësia dhe mbështetësit e shoqatës “Sali Çekaj”.

Në takimin në këtë lokal, të pranishmit i përshendeti dhe u uroj mirëseardhje kryetari i shoqatës “Sali Çekaj”, z. Xhemajl Haxhiu, duke veçuar personalitetet e nderit; Faton Bislimi (ish deputet dhe zyrtarë i lartë i LDK-së), Hyri Dobrunaj (kandidate e LDK-së për kryetare të Deçanit), Florim Zeqa (gazetarë dhe analist) dhe Smajl Çekaj (vëlla i heroit Sali Çekaj).

Vlenë për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme.

Nga këtu u nisem për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj. Pas bërjes së homazheve, me nga një fjalë rasti prezantuan kryetari Xhemajl Haxhiu, Faton Bislimi, Qamil Çekaj (sekretar i shoqatës) dhe Adem Lushaj (drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të Deçanit) i cili para të pranishmëve e ndau një mirënjohje për shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, duke e vlerësuar lartë kontributin vlerëmadh të kësaj shoqate humanitare.

Pas përfundimit të homazheve pranë shtatores së Sali Çekajt, në mënyrë të organizuar (me autobus) nga Deçani u nisëm, për të bërë homazhe edhe tek memoriali Ibrahim Rugova në Istog.

Pas homazheve dhe fjalëve përshendetëse të kryetarit Haxhiu, destinacioni i fundit i kësaj dite maratonike, ishte Restorani TROFTA në Istog, me ç’rast u shtrua një drekë e përbashkët vëllazërore nga drejtues, aktivist dhe kontributdhënës të shoqatës idol të mërgatës sonë, “Sali Çekaj” në Zvicër.

Transparenca dhe sinqeriteti ndaj njërit-tjetrit është çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare në tërë hapësirën gjeografike shqiptare, me të drejtë SHHK “Sali Çekaj” po vlerësohet nderi dhe krenaria e kombit shqiptar në Diasporë dhe mbarë trojet etnike shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu