A duhet Lumiri të përgjigjet në mënyrë (i)racionale ndaj letrës publike të Kurtit!?

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, socioolog nga Prishtina

Ja një përgjigje hipotetike e (Kryetarit Lumir Abdixhikut) LDK-së ndaj ftesës publike (Kryetarit Albin Kurtit) të VV-sjes , për mendimin tim, në rast sa ka interesime për ruajtjen e substancës dhe interesit të shtetit të Kosovës, po edhe rrezikut që është duke e kërcënuar si sigurinë dhe stabilitetin e vendit e të rajonit, do duhej me qetësi e elokuencë të ndërthurej në tri rrafshe interesash; atë të interesit shtetëror, atë diplomatik (të /mirë/ besimit) dhe atë politik.

1. Rrafshi i interesit shtetëror: Duke qenë të vetëdijshëm se Kosova në këto momente historike po kalon përmes një kalvari situatash të pa qarta dhe të pasigurta, si në sfondin e brendshëm ashtu edhe atë rajonal dhe me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit institucional, LDK-ja në përgjigjen e saj do duhej të reflektonte vullnet të pa kushtëzuar për një zgjidhje kompromisi për ta shmangur bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të Kuvendit dhe për të garantuar një bashkëqeverisje funksionale. Jam i bindur që me një qasje të këtillë bashkëpunuese, ku imperativ nuk janë më kapricet, e as smira e inati kanunor, LDK-ja:

1. do i zbuste, stigmatizimet dhe paragjykimet e mëhershme, që pa asnjë dyshim e quan në rënien e saj drastike;

2. Do dërgonte mesazhin e qartë në publik, se edhe më tej mbetet një subjekt puro institucionalist (që aq shumë është “promovuar” në gjitha zgjedhjet) dhe një “gardian” i vërtetë i kushtetutshmërisë dhe sundimit të ligjit;

3) do e ruante substancën elektorale, të cilën e riktheu me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. 2. Rrafshi (diplomatik) i ndërtimit të (mirë) besimit: Ldk-ja, në këtë rrafsh, do fitonte shumë në sferën e etikës institucionale dhe në moralin e ri politik, që u vërejt edhe në fushatën elektorale. Përpjekja e saj për një moral e etikë të re substanciale, me letrën që do ia kthej Albin Kurtit, ka shanse reale ta “promovoj” idenë dhe konceptin e ri të dialogimit dhe marrëveshjeve te mundshme politike, gjë që gjatë gjithë këtyre tre muajve ishte ai “fajtori” kryesor i bllokadës dhe ngërçit të panevojshëm, shmangien e përplasjes së drejtpërdrejtë. Gatishmëria e saj për të kuptuar rëndësinë dhe peshën e dialogut, por, njëkohësisht duke i vendosur edhe limitet apo kufij qasjes së njëanshme, do e bënte me te shëndetshme edhe ne sytë e publikut qe ka vetëdije shtet formuese. LDK-ja, pra po ashtu përmes përgjigjes eventuale (sepse, ende nuk e dimë nëse do ketë përgjigje!?) do të mund ta zhvendoste komunikim ndërpartiak nga forma publike në një platformë të qartë negociuese…

3. Rrafshi politik: pavarësi dhe kushtëzim: Ldk-ja, në rrafshin politik, me një përgjigje racionale dhe argumentuese, por edhe e gatshme për të negociuar tejkalimin e bllokadës absurde, do e ruante e padyshim edhe do mbronte “peshën specifike” të fituar me mund e elokuencë institucionale, si për pavarësinë e vetë politike, ashtu edhe interesin shtetërorë të Kosovës, ku ajo ishte hisedare e pa kontestueshme e procesit të sendërtimit te Kosoves.

Nuk mendoj që Ldk-ja e sotme me këtë lidership të ri do duhej në ftesën e Kurtit të përgjigjej me “odisejadat” e përbuzjeve, denigrimeve dhe stigmatizimeve që ndodhën në të kaluarën, po që u ri përsëritën (pa)qëllimshëm edhe në fushatën e fundit.

Thënë më troç; LDK-ja, si partia me një histori të bujshme dhe gurëvënëse e themeleve të shteti të sotëm të Kosovës, do duhet të dëshmoj lidership të gatshëm që ta vazhdoj pjesëmarrjen e saj aktive në finalizimin e procesit të sendërtimit, në këto orë të liga jo vetëm për Kosovën, po edhe gjithë kombin shqiptar;

P.S. Ldk-ja, për gjykimin dhe bindjen time sociologjike do duhej të ofroj; Një përgjigje të mençur dhe tejet racionale, por, që njëkohësisht shprehë edhe një gatishmëri për të bashkëpunuar për interesin e shtetit dhe të kombit.

E gjithë kjo përgjigje, nuk mendoj se do duhej të ishte pompoze, e as e natyrës së një spektaklit mediatik, por e një dialogut urtak të heshtur institucional e dobiprurës për te gjithë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu