Isa Mulaj, Istog
Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA)
A është Vudi Xhymshiti vrasës me pagesë? Çka thonë provat?
Vudi quhet Vedat, por që parapëlqen të shitet me pseudonimin e emrit anglez, kurse prapashtesën e mbiemrit “shiti” e ka origjinal në anglisht të cilën nuk i pëlqen ta përkthej në shqip për shkak se tingëllon shumë keq. Ai është gazetar me profesion dhe administron një faqe interneti me titullin “Kronika e barutit” dhe disa platforma tjera, ku poston njoftime për mbështetje financiare të, siç e thekson ai, për mbrojtjen e së vërtetës. Më 17 gusht 2024, kishte botuar një njoftim në Facebook se i duhen së paku 100 000€ gjatë periudhës shtator 2024 – prill 2025 për detyrën fisnike editoriale, siç e quante ai. Në të njëjtin njoftim, për “mbrotjen e së vërtetës, llogaridhënies dhe shtetit tonë, dedikoi €12 për çdo muaj për të mbështetur SPOTLIGHT”, Vudi i drejtohet edhe qyetarëve ose lexuesve të rastit. Njoftimin për mbështetje financiare e përsërit vazhdimisht në çdo postim në rrjete sociale dhe e-mail që ua dërgon pa autorizim njerëzve të ndryshëm me porosinë: “Regjistrohuni me pagesë për t’i ndriçuar të vërtetat e mbuluara nga propaganda dhe për ta mbështetur gazetarinë tonë të pavarur…” Sille e pshtille si dhe kah të duash, Vudi don vetëm para. Ndërkaq të “vërtetat” nga analizat e tij janë selektive ose në mbrojtjen e njërës anë (asaj që i jep para ose krimit të organizuar), dhe sulmet kundër anës tjetër për ta errësuar dhe fshehur bashkpunimin dhe përfitimin e kundërligjshëm të tij nga veprimtaria kriminale.
Derisa Vudi shitet si gazetar i pavarur për ndriçimin e të vërtetës duke kërkuar para, ai nuk është në gjendjen të përballet me provat që vërtetojnë veprimtarinë kriminale dhe propagandistike të tij. Për shembull, kur merr pjesë në debate televizive, ai nuk është në gjendje ta mohoj faktin nëse ka qenë në Beograd, dhe nëse ka marrë fonde nga atje. E vetmja përgjigje e tij, pavarësisht sa herë ia bëni të njëjtën pyetje, është: “Nuk mund t’i përgjigjem një pyetje të paqenë; situata është e trilluar.” Nuk është në gjendje të thotë Po, ose Jo. Në pyetjen tjetër: “A ke marrë fonde prej Qeverisë [së Kosovës], a i ke marrë 10 000 euro”, Vudi i ikë përgjigjes duke thënë: “Nuk mund t’i përgjigjem trillimeve dhe njerëzve të paedukatë që nuk kanë kuturë debati e komunikimi…”. More a i ke marrë, a nuk i ke marrë? “Tema nuk është për fondet e Qeverisë së Republikës së Kosovës….”. O mos filozofo ktu, por fonde, fonde, a ke marrë, Po ose Jo? “Nuk kam përgjigje për pretendimet e trilluara”, thotë Vudi [1].
Nëse Vudi refuzon ta tregoj të vërtetën se ka marrë fonde nga Qeveria, atëherë ne ia përplasim turinjve provat që vërtetojnë se ai i ka marrë 10 500 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Dokumenti zyrtar nga MKRS që e vërteton këtë fakt e mban datën 23.07.2023 me numër protokolli 3854/2023. Nga regjistri i përfituesve me numrin 107 është Vedat Xhymshit ose ky Vudi, i cili në emër të projektit ETNOFOTO i ka marrë 10 500€. Vudi vazhdon ta quaj këtë provë situatë të paqenë dhe të trilluar. Nëse ai refuzon të japë sqarime, ju e dini se çka do të thotë prova ose fakti. Për Vudin, edhe emrat e përfituesve që figurojnë bashk me të në regjistër siç janë Dashuri Rexhepi, Dalmat Dobra, Fjolla Hajzeri, Syzana Jakupi janë situata të paqëna ose trillime. Atëherë, përpos Vudit, personat e tillë që po e lexojnë këtë kronikë, le të dalin e ta mohojnë faktin ose provën se nuk i kanë marrë shumat e parave që e tregon dokumenti zyrtar i MKRS-së.
Por Vudi i kishte marrë paratë jo për t’a realizuar projektin me të cilin kishte konkurruar, por për të përhapur lajme të rrejshme për llogari të grupeve kriminale të organizuara. MKRS ende refuzon të jepë informacione dhe të komentoj këtë fakt. Edhe ajo sikur Vudi: “Nuk kemi përgjigje për pretendimet e trilluara!” Jo, jo, nuk janë të trilluara por prova për të cilat MKRS detyrimisht duhet të përgjigjet për financimin e krimit të organizuar me paratë e buxhetit të shtetit dhe tatimet e qyetarëve.
Propaganda dhe shpifjet e Vudit rreth Gjykatës Speciale dhe vrasjeve politike
Në kronikën me titull: “Dosja e Hagës pretendon se vrasjet politike nuk nisën pas çlirimit, por gjatë luftës”, Vudi ia adreson të gjitha vrasjet e ndryshme dhe për motive të ndryshme, siç e quan ai, makinerisë dhe skemës vrastare të Hashim Thaçit. Në këtë mënyrë, Vudi për qëllime politike dhe të grupit kriminal të organizuar në të cilin bënë pjesë dhe i shërbën, mundohet kinse përmes dosjes së Prokurorisë së Specializuar, t’ia mvesh vrasjet e LDK-së si para, ashtu edhe gjatë dhe pas luftës, dikujt tjetër. Gjykata Speciale edhe ashtu deri më tani nuk e ka mandatin për gjykimin e vrasjeve të pas luftës ose pas vitit 2000, çfarëdo qofshin ato. Mirëpo, Vudi e dezinformon publikun përmes propagandës së LDK-UDB-KGB-së në këtë formë nga “gjetjet” e tij:
“Por për Kosovën, edhe pretendimi është i rëndë. Sepse ai nuk bie në vakum. Ai bie mbi një tokë ku Haki Imeri, Xhemaj Mustafa, Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Ekrem Rexha, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj Ukë Bytyçi dhe shumë të tjerë mbeten pjesë e një kalendari të errët të pasluftës. Jo të gjitha këto raste janë pjesë e këtij dokumenti. Jo të gjitha lidhen juridikisht me të akuzuarit” [2].
Thuajse asnjë prej këtyre emrave nuk ka të bëjë asgjë me “makinerinë vrastare” të Hashim Thaçit por të propgandës së LDK-UDB-KGB-së përmes Vudy Xhymshitit. Për shembull, Haki Imeri ka qenë i përkdheluri i milicisë dhe ushtrisë së Millosheviqit. E njëjta milici dhe ushtri që bënte gjenocid kundër shqiptarëve, përkujdesej për Haki Imerin dhe e trajtonte më mirë se cilindo sërb. Do të thotë, ka qenë i preferuari dhe i mbrojturi i regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Si do të duhej ta trajtonin shqiptarët në luftën për çlirim këtë rast? Xhemajl Mustafën e ka vrarë Agron Sylejmani. Këtë e konfirmon pjesëtari i grupit kriminal që ka vepruar me Agronin. Po i njëjti grup, për motive rivaliteti. e ka vrarë edhe Tahir Zemajn dhe Smajl Hajdarajn, dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë as me Hashim Thaçin dhe me asnjërin prej atyre që gjindet në Hagë. Këtë e vërteton pjesëtari i grupit që i kanë kryer vrasjet, i cili ka njohuri që shpiejnë në prova, për vendin, kohën, planin, organizimin, llojin e armëve që janë shkrepur, numrin e karikatorëve me plumba të shkrepur, dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje. Enver Maloku ishte vrarë për shkak se kishte qenë kritik i madh dhe i drejtpërdrejt i Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht mbështetës i UÇK-së. Po për të njëjtin shkak ishte vrarë edhe Fehmi Agani nga forcat sërbe. Madje, ky jo vetëm që kishte qenë kritik i ashpër i Rugovës por edhe ishte thyer keq me të. Për këtë shkak, siç e vërteton edhe Blerim Shala në librin e tij “Vitet e Kosovës 1998-1999”, Ibrahim Rugova nga shtabi i Millosheviqit në Beograd, i kishte kërkuar milicisë sërbe në Han të Elezit që ta lirojnë Blerim Shalën sepse nuk i duhej gjë, por të mos e lejojnë Fehmi Aganin të dalë në Maqedoni. Ashtu edhe kishte ndodhur, dhe Fehmi Agani ishte vrarë për shkak të thyerjes së ashpër që e kishte pasur me Ibrahim Rugovën dhe distancimin nga LDK.
Vudi Xhymshiti na reagonte me mesazhe private rreth të vërtetës për Fehmi Aganin, me arsyetimin se kështu nuk kanë raportuar asnjë nga mediat dhe organizatat e huaja. Po mendojka Vudi se, nëse ato media dhe organizata të huaja që i mendon ky, nuk kanë raportuar se Vudi i ka marrë ilegalisht 10 500€ për shantazh të publikut përmes dezinformimit, atëherë vepra e tillë penale nuk ekziston. Vudi e din, por mundohet ta injoron faktin, se plaçkitja e 10 500€ nga MKRS pa kurrfarë arysetimi dhe raporti për rezultatet e projketit, e sjellë në bankë të zezë edhe MKRS-së me akuzën për shpërlarje të parave dhe financimin e grupeve kriminale të organizuara. Sepse, prova mbetet provë dhe gjykata duhet të vendosë në bazë të provave, e jo se çka thotë, shpifë, dhe dezinformon qoftë Vudi apo edhe qindra media dhe organizata të huaja.
Ukë Bytyçin e ka vrarë Jetullah Kryeziu pasi truprojet e Ukës ia kishin rrahur djalin Jetullahut. Po që se do t’ia rrihnin djalin Jetullahut truprojet e Vudit, ai do ta vriste Vudin, apo edhe neve dhe kuëdoqoftë. Këtë rast të zgjidhur nga drejtësia, Vudi mundohet ta sjellë në rigjykim përmes vetëgjyqësisë së tij, sepse ashtu don LDK-ja dhe finbancuesit e Vudit. Jetullah Kryeziu e ka mbajtur burgun dhe mund ta lexoj këtë kronikë, për të vërtetuar se si Vudi Xhymshiti po bënë biznes të pistë me një rast të zgjidhur duke kërkuar dhe plaçkitur para përmes mashtrimit për “ndriçimin e të vërtetës” duke ia mveshur vrasjet e zgjidhura autorëve tjerë që nuk kanë të bëjnë fare me to.
Mbrojtja e vrasjeve serike të LDK-së dhe shpiunave të regjimit kriminal të Beogradit
Vudi Xhymshiti ka qenë në Beograd sepse një gjë të tillë nuk është në gjendje ta mohoj, por se a ka marrë fonde nga qeveria e atjeshme siç ka marrë nga MKRS e qeverisë së Kosovës, mbetet të gjinden prova. Megjithatë, më tepër se dyshimi që ai mund të ketë marrë, flasin provat kur ai bëhët avokat i vrasësve serik të shqiptarëve dhe bashkpunëtorëve të regjimit sërb si Gani Geci. Në një artikull si bashkautor me Gerard Sheppard, Vudi, përpos gënjeshtrave duke u munduar t’ia hedhë fajin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt dhe Rexhep Selimit kur atë e ka vrarë Agron Sylejmani (nga grupi i Ibrahim Kelmendit), e paraqesin Gani Gecin si viktimë, kur në fakt, vrasjet politike gjatë luftës i ka filluar ai dhe i ka vazhduar pas luftës.
Në artikullin në gjuhën angleze, Vudi dhe Sheppard i referohen “gjetjes” ose “faktit” se Thaçi privatisht e ka pranuar përgjegjësinë e Fatmir Limajt për vrasjen e Xhemajl Mustafës, se informatat pastaj janë kanalizuar tek misionet ndërkombëtare që sygjerojnë se Rexhep Selimin ishte prapa vrasjes [3]. A i kuptoni formulimet dezinformuese të qëllimshme të Vudit dhe Sheppardit “privatisht e ka pranuar”, “informatat janë kanalizuar”, “Rexhep Selimi ishte prapa vrasjes?” Këto formulime në formë të spekulimeve dhe gënjeshtrave nuk mund të përdoren në kurrfarë gjykate, sepse gjykata don prova sikur me rastin e 10 500€ të Vudit nga MKRS. Kur të keni prova të tilla si kjo e MKRS-së, atëherë kanalizoni informatat nëpër çdo shërbim dhe mision ndërkombëtar për ta mohuar, por është absolutisht e kotë. Ndërkaq, për “faktin” e pranimit privatisht të përgjegjësisë nga Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimit, po që se nuk kanë video ose audio incizim, vendin, dhe kohën për ta vërtetuar se kur e kanë “pranuar privatisht” përgjegjësinë e vrasjes, Vudi dhe Sheppardi dënohen për lajmërim të rremë dhe shpifje në çdo moment kur përballen në gjykatë me akuzat e tilla të trilluara.
Pjesa tjetër e luftës speciale përmes dezinformimit dhe mbrojtjen ose fshehjen e vrasjeve serike nga Vudi dhe Sheppardi, përqendrohet në Komunikatën 59, por nuk e theksojnë pse ishte lëshuar ajo komunikatë. Meqenëse Vudi publikisht kërkon para nga kushdo që është në gjendje t’i japë atij, atëherë kjo u jep mundësi atyre që kanë kryer krime të rënda siç janë vrasjet, t’i fshehin vrasjet duke e financuar Vudin, e pastaj ky t’i kthej viktimat në agresor dhe vrasësit në viktima. Kështu vepron Vudi për Gani Gecin, duke e fshehur faktin se Komunikata 59 u nxor për shkak se Gani Geci e kishte vrarë Abedin Rexhën – Sandokanin, komandantin e brigadës 112 të UÇK-së “Arben Haliti”, më 08.10.1988. Në rrethana të luftës, kur dikush ua vret komandantin, shtabi nuk të jep afat ta analizosh komunikatën, por Gecët, siç e kanë pranuar dhe ende e pranojnë, kanë qenë kundër UÇK-së, dhe me “komandantin” e tyre Ibrahim Rugovën, e ky i fundit e ka pasur komandant suprem Sllobodan Millosheviqin. Mos marrja e masave sipas Komunikatës 59 ka paraqitur, dhe ende paraqet, mos kryerje të detyrës zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Por Shtabi ka qenë i dobët përballë forcave ushtarako-policore të Sërbisë dhe bashkpunëtorëve tyre shqiptarë, prandaj nuk ka pasur kapacitet ta kryej detyrën zyrtare (zbatimin e Komunikatës 59).
Vudi, duke u thirrur në dosjet e Prokurorisë së Specializuar, qëllimshëm anashkalon të vërtetat zyrtare dhe bënë shtrembërime për t’i paraqitur vrasjet e pas luftës nga LDK-ja si mandat i Gjykatës Speciale. Vrasja e Sandokanit ka ndodhur më 08.10.1988, dhe pikërisht kjo hyn në juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Speciale. Kot e kot mundohet Vudi ta fsheh ose hesht faktin se Gjykata Speciale e ka pranuar si provë vrasjen e Sandokanit që e ka kryer Gani Geci. Se çfarë vendimi do të nxjerrë gjykata për atë vrasje si vepër penale të konsumuar, mbetet të shihet. Kot e kot Fadil Geci i thoshte gjykatës se Gania veç ka gju n’drejtim të tij, e ai [Sandokani] sipas mjekësisë ligjore ka vdekë nga infrakti, kur në fakt Sandokani i ka pasur dy plumba në trup (njërin në krah e tjetrin në këmbë) të shkrepur nga Gani Geci. Vudi nuk e din çka është prova e re në procese gjyqësore, por duhet ta dini ju. Edhe nëse gjykata u liron disa herë, kur del prova e re kush dhe si e ka kryer vrasjen, iu kapin. Një provë të tillë e ka pranuar dhe është duke e trajtuar Gjykata Speciale, por që Vudi dhe Sheppardi po mundohen kot ta zhvlerësojnë duke e zhvendosur vëmendjen nga gjendja faktike përmes dezinformatave.
Si demonstrohet gazetaria e pavarur?
Si “gazetar i pavarur” por që kërkon dhe merr para nga kushdoqftë dhe pastaj e “ndriçon të vërtetën” vetëm për llogari të atyre nga të cilët i merr paratë, qofshin edhe vrasës serik, Vudit i sjellim edhe një provë për vrasjet “politike” dhe të gazetarëve pas luftës. Vrasjen e gazetarit Bekim Kastrati të gazetës “Bota Sot” me një plumb revolje n’rrasë t’gjyksit nga Gani Geci më 19.10.2001. Këtë vrasje, Vudi dhe LDK-ja ia mveshin SHIK-ut, por kot. Dezinformimin dhe propagandën e LDK-së në gazetën “Bota Sot” se kinse Bekim Kastrati është vrarë me breshëri automatiku, menjëherë e deklason me provë kryeredaktori i gazetës në fjalë Rexhep Kastrati pas fotografisë së trupit të pajetë të Bekimit në morgun e spitalit të cilën nuk e kishte botuar deri në shtator 2025. Rexhepi, ndonëse simpatizant dhe mbrojtës i LDK-së, vazhdimisht e kishte fajësuar Gani Gecin si autor të vrasjes. Kur Fadil Geci dëshmonte rrejshëm nën betim në Gjykatën Speciale, një grup qytetarësh filluan të shfaqin portretin e tij në Prishtinë me grafitet “Shka, i biri shkinës!” Menjëherë kishte dalë në shesh Gani Geci për ta mbrojtur deklarimin e rrejshëm të vëllait të tij Fadilit, me çka e pengonte administrimin e drejtësisë, duke e zbuluar gjoksin. Me ta parë këtë, Rexhep Kastrati nuk durohet dhe vendos ta botoj fotografinë e trupit të pajetë të Bekimit, ku shfaqet trupi i tij i vrarë me një plumb në gjoks dhe e bënë bashk me gjoksin që e shplonte Gani Geci, për t’i treguar publikut se ky është vrasësi i Bekim Kastratit.
Ka mundur edhe Rexhep Kastrati të veproj si Vudi Xhymshiti duke e fshehur vrasjen dhe t’i akuzoj të tjerët pa bazë. Rexhepi si kryeredaktor i gazetës “Bota Sot” e ka pasur shumë më të lehtë fshehjen e autorit të vrasjes. Për dallim nga Vudi Xhymshiti që kërkon dhe merr para nga çfarëdo burimi dhe me çfarëdo metode, Rexhepi menjëherë e lë punën e tij si kryeredaktor ose heq dorë edhe nga paraja e ligjshme, për shkak se, ditë më parë gazeta i kishte botuar shpifjet dhe rrenat e Gani Gecit se Bekim Kastratin e ka vrarë SHIK-u me breshëri automatiku. Prova ose gjendja faktike e siguruar ditëve në vijim me fotografimin e trupit të pajetë të Bekimit, vërteton krejtësisht të kundërtën, se Bekimi ishte vrarë me një plumb të vetëm të shkrepur në gjoksin e tij nga Gani Geci. Vrasja është vrasje, prova është provë, pavarësisht a ishte Rexhepi simpatizant i LDK-së dhe gazeta “Bota Sot” organ i shpifjeve të LDK-së.
A është Vudi vrasës me pagesë? Provat e vërtetojnë këtë përderisa merr ilegalisht pare për ta shtrembëruar të vërtetën rreth vrasjeve. Vudi nuk e mohon se ka qenë në Beograd, ashtu siç ka qenë Nazim Bllaca me urdhër të Gani Gecit për t’i akuzuar shumë pjesëtarë të UÇK-së për vrasje. Vudi nuk ka nevojë të vrasë me dorën e tij personale. Vrasjet i bënë Gani Geci, Nazim Bllaca, kurse Vudi merr para nga grupet e organizuara kriminale qoftë edhe nga MKRS, për ta dezinformuar publikun rreth të vërtetës për vrasjet dhe autorët.
Vudi akuzon dhe i pyet të tjerët vetëm rreth parave, asgjë tjetër
Për t’i shitur raportimet e rreme dhe gënjeshtrat e tij në publik në shkëmbim të parave ose ryshfetit të cilin e kërkon edhe publikisht, Vudi duhet të mbrohet përmes sulmit dhe linçimit kundër të gjithë atyre që ia çjerrin maskën. Ai e ka botuar artikullin me titullin: “Kush e paguan Florent Zeqajn për ta përgatitur atentatin tim fizik” [4]. Pra, Vudi, duke u nisuar nga praktika dhe përvoja e tij përmes zhvatjes së parave nga çfarëdo burimi, si për shembull nga MKRS, mendon se çdo koment, kritikë dhe kundërshtim në media e ka burimin vetëm tek paraja, dhe askund tjetër. Vudi e akuzon Florentin se e përdor imazhin, emrin dhe punën e tij [të Vudit] për të ndërtuar një fushatë të pastër linçimi. Për fushatën e linçimit Vudi shqetësohet pjesërisht për shkak se kjo ndikon te vetëdijësimi i qyetarëve për të mos u bërë bashkfajtor me të duke ia financuar shpifjet dhe dezinformimin me tarifën mujore prej 12€ ose 10£ të cilën ky ia u kërkon. Por ato nga të cilat Vudi nuk mund të ankohet për linçim janë provat për veprat penale të tij të konsumuara dhe ende të panëdshkuara, siç janë fondet ilegale nga MKRS. Për skandalin e 10 500€, së pari duhet të hetohet MKRS për shpenzimin e buxhetit në projekt inekzistent ose që nuk u realizua kurrë, e njëkohësisht edhe Vudi Xhymshitin për zhvatjen e qëllimshme të buxhetit të shtetit për financimin e rrenave dhe shpifjeve me qëllim të mbrojtjes së krimeve të rënda.
***********************
Burimet:
[1] RTV Dukagjini (28.05.2025): “Ti je rrenc, je spekulant”, gjindet në adresën: https://www.youtube.com/watch?v=ckPnEBMGehM
[2] Vudi Xhymshiti (05.07.2026): “Dosja e Hagës pretnedon se vrasjet politike nuk nisën pas çlirimit, por gjatë luftës”, gjindet në adresën: https://www.kronikab.uk/p/dosja-e-hages-pretendon-se-vrasjet. (artikull me pagesë – vrasje me pagesë). Po, vrasjet politike kanë filluar gjatë luftës, dhe dosja e Hagës thotë se ato kanë filluar me vrasjen e Sandokanit nga LDK-ja (Gani Geci) me 08.10.1998.
[3] Vudi Xhymshiti & Michael Sheppard (03.02.2026): “Thaçi’s Assasination Manual” (Manuali i vrasjeve të Thaçit)”, gjindet në adresën: https://www.thegpc.uk/p/thacis-assassination-manual
[4] Vudi Xhymshiti (08.07.2026): “Kush e paguan Florent Zeqajn për ta përgatitur atentatin tim fizik”, gjindet në adresën: https://www.kronikab.uk/p/kush-e-paguan-florent-zeqajn-per (artikull me pagesë – vrasje me pagesë).
*************************
Lejohet ribotimi, shpërndarja, komentimi dhe analiza. Që të gjitha këto pa pagesë, për shkak se, e vërteta e bazuar në prova nuk mund të injorohet, fshihet, keqpërdoret dhe manipulohet përmes ryshfetit ose parave siç bënë Vudi Xhymshiti. Ndalohet fshehja dhe shkatërrimi i provave. Nuk ka këtu kurrfarë fushate linçimi për imazhin e Vudit – ka vepër penale të KONSUMUAR të zhvatjes së 10 500€ për qëllime kriminale, e dënueshme sipas ligjit.



