Gazeta franceze (1860) / Dekreti i firmosur nga Giuseppe Garibaldi dhe Francesko Crispi u lejon Shqiptarëve të Italisë të praktikojnë fenë e tyre

Shkrime relevante

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Shpërndaj

Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Dhjetor 2021

“L’Opinion nationale” ka botuar, të mërkurën e 28 nëntorit 1860, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një dekret të veçantë që u lejonte asokohe shqiptarëve të Italisë të praktikonin fenë e tyre, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkruajnë nga Torino, 23 Nëntor, në gazetën “Siècle – Shekulli” :

 “Unë gjej në Fletoren Zyrtare të Siçilisë një dekret, të datës 12 tetor në Napoli, që nuk e di pse, doli në fletën zyrtare vetëm në nëntor; Më duket se meriton vëmendjen tuaj, sepse dëshmon përkushtimin e pushtetit diktatorial ndaj të gjithëve. – Husson.”

 Këtu është teksti i dekretit të cilit i referohet korrespondenti :

“Duke pasur parasysh se liria e ndërgjegjes e sapo fituar u garantohet të gjithë qytetarëve të shtetit kushtetues të mbretërisë italiane;

E lexuar dhe shqyrtuar tuma e Benediktit XIV, e titulluar “Etsi pastoralis”;

Në sajë të fuqive që i përkasin diktaturës së ishullit të Siçilisë në çështjet kishtare,

Dekreton :

Artikull unik. Ekzekuatura mbretërore e dhënë në tumën “Etsi pastoralis” të Benediktit XIV, e cila pushon së qeni në fuqi në Siçili, shpallet e pavlefshme.

Greko-shqiptarët, të cilët në të gjitha luftërat kundër tiranisë kanë treguar guximin e tyre, do të gëzojnë liri të plotë për ushtrimin e plotë të adhurimit (kultit) ortodoks lindor.

Urdhëron që ky ligj, i pajisur me vulën kombëtare, të botohet në mënyrën e zakonshme dhe të futet në koleksionin e akteve të qeverisë, për t’u respektuar nga kush mund t’i referohet.

Napoli, 12 tetor 1860.

Diktatori, GARIBALDI.

Sekretari i Shtetit, CRISPI.”

Dimë se një numër i caktuar fisesh shqiptare, prej shumë vitesh, janë vendosur si në shtetin e Napolit ashtu edhe në ishullin e Siçilisë, ku një lokalitet fqinj i Palermos mori, për shkak të vendosjes së tyre, emrin Rrafshi i Grekëve (Piana dei Greci). Ata kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veshjet e tyre kombëtare; por duket se atyre nuk u lejohej të mbanin (praktikonin) fenë e tyre. Pikërisht këtë e korrigjoi dekreti diktatorial që sapo lexuam.

  1. MORNAND.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu