Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës e edukimit të folësit, e jo të sulmuarit!

Shkrime relevante

Kosova po rrezikohet nga përhapja e islamit politik dhe aktiviteti i rrjeteve të lidhura me Vëllazërinë Myslimane

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ______ KOSOVA RREZIKOHET NGA TRI RREZIQE MOMENTALE Kosova, si shtet...

“Dy milionë franga në emër të shqiptarëve”, kush qëndron pas këtyre parave…?!

Alberto Leka, Prishtinë _____ DY MILIONË FRANGA NË EMËR TË SHQIPTARËVE – POR...

Rrëfime për “gjeneratën time të hekurt!”

Ali Ramadan Asllani, Pejë _____ GJENERATA IME E HEKURT! _____ Ishte TRANI kryesorë i të...

Kur Kalorësja Shqiptare zbret nga bjeshkët si ortek Kuq e Zi

Sak Muji, Zvicër - Rugovë _____ ZANA E MALIT DHE MALËSORI KUR KALORËSJA SHQIPTARE...

Strategjia sistematike e vëllazërisë: Europa po islamizohet nga poshtë

Muslims pray during the Eid al Fitr prayer marking the end...

Shpërndaj

___

1. Gjuha e urrejtjes, në jetën publike në fakt është mekanizmi më adekuat kundër komunikimit dhe tolerancës ndërqytetare të një vendi (pretendent) demokratik! Por, përse dhe si lindi kjo gjuhë e ashpërsuar në përditshmërinë sociale dhe politike të shqiptarëve andej e këndej kufirit. Shkaqet duhet kërkuar si në histori, ashtu edhe në psikologji sociale e sociologji të njohjes; Pse në histori? Shkaku, se ne shqiptaret e Kosoves në shekullin e fundit praktikisht ishim popull i një shteti të huaj…! Pse në psikologji sociale? Sepse, në rrugëtimin e mbijetimit u ushqye në mënyrë sistematike pamundësia e të qenit i lirë edhe si individ e edhe si entitet;etnik, social, politike, e kulturor. Po,pse në sociologji? Sepse,fenomeni i urrejtjes si mekanizëm mjaft efikas i kontrollit social dhe praktikës manipulative me masën e gjerë, shumë lehtë mund të bëhet një mjet i fuqishëm shkatrrues për të homogjenizuar qytetarë e frustruar dhe të margjinalizuar.

2. Gjuha e urrejtjes e stimuluar, por, edhe e simuluar nga elitat e ndryshme politike, gjithënjë ka prodhuar si shprazje të energjise negative, ashtu edhe ridimensionime në hierarkinë e lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme sociale. Gjuha e ashpër publike, në një shoqëri të pa konsoliduar dhe të pa emancipuar (sa dhe si duhet në frymën e normave dhe standardeve të demokracisë neoliberale) siç është rasti me Kosovën, shumë lehtë mund t’u nënshtrohet rreziqeve ekstreme të shkatërrimit të vlerave të arritura të lirisë, demokracisë dhe shtetësisë, por, edhe të ridimensionimit të këtyre vlerave në drejtimin e gabuar, e që u arritën me gjak e sakrifica sublime të heronjëve të kombit.

3. Në shoqëritë tradicionale, mekanizmi i kontrollit social kryesisht ushtrohej përmes religjionit dhe normave morale, që ishin normale për shoqëritë që sistemi i kishte tjetërsuar, konsumuar e eksploatuar deri në margjinat e skajshme; sociale, politike, kombetare, kulturore, etj. Në shoqëritë industriale, instrumenti i kontrollit social po edhe ai i kulturës së tolerancës e mirëkuptimit ndërqytetar, më së miri ushtrohen e kultivohen përmes nevojës së rehabilitimit dhe kultivimit të harmonisë sociale; zgjërimit të mekanizmave të sigurisë ekonomike, sociale, politike, kombëtare e kulturore, shëndetësore, arsimore, etj. Në shoqëritë e tranzicionit, mekanizmi i kontrollit social është përmbytur me faktin se e drejta e kontrollit i është besuar shtetit (që s’u menagjua nga patriotizmi,por, nga interesi dhe zhvatja për vetën, grupin dhe partinë!) i cili në rastin e Kosovës po bëhet gjithënjë e më zhgënjyes, edhe për faktin se praktikat e kontrollit social (liria e mendimit dhe e qarkullimit është ngulfatur me mashtrimet të njëpasnjëshme nga ana e politkanëve që votat e qytetarëve për një emancipim ekonomik i kanë konvertuar në “shitje të pasurisë së përbashkët”/toka, pasuria nëntokësore, super te drejtat për 5%serb lokal,/ , në pasurimin e vetës së tyre dhe grupeve, e klaneve të dyshimta, etj.

Gjuha e urrejtjes apo ndryshe si shquhet edhe si gjuha e bulizimit, sociologjikisht mund të interpretohet si një “armë” e fuqishme dhe tejet e sofistikuar për homogjenizimin e qytetarëve dhe komuniteteve të ndryshme të pakënaqura politike. Kjo “gjuhë”, si një përmbajtje e (“fjetur») ndërgjegjes sonë është dëshmuar aq efektive në demonstrimin e egos agresive, sa që egos paqësore gjithnjë e më pak po i mbetet hapsirë për t’u imponuar si opsion alternativ. Bile, edhe atëherë kur komuniteti në fjalë, gjuhën e tillë e kupton dhe e interpreton si frustrim e si paknaqësi ndaj statusit të vetë social, politik, ekonomik, etj…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu