Historia e urës së Haxhi Veselit në Mitrovicë

Shkrime relevante

Dhuna në xhami, e maskuar si rukje apo si kinse “shërim me Kuran”, vazhdon të jetë një realitet i tmerrshëm që nuk po merr...

Xhamia në Bresanë të Sharrit, Prizren Domenik Kastrioti, Gavran, Gjilan  _____ Dhuna në xhami...

Berisha dhe Rama: dy periudha pushteti, një faturë e rëndë për kombin shqiptar

Xhemil Zeqiri, Danimark ____ Ndoshta dështimi më i madh i politikës shqiptare gjatë...

Shumë bashkatdhetarëve tanë, idologjia islamike ua ka bërë trurin bërllok!

Driton Statovci, Vjenë ____ Definitivisht, shumë bashkëkombësve tanë ideologjia islamiste ua ka bërë...

Shpërndaj

Hysen Qaushi kishte ndërtuar xhaminë në vitin e largët 1450, afër urës se Ibrit. Atë kohë ishte urë primitive e drurit, nëpër të cilën kalonin këmbësorë, gomarë e kuaj më barrë ngarkuar, nga të dya anët.
Haxhi Veseli i kishte ngritur xhamisë, minarën në vitin 1777!
Kjo xhami është e ngjashme më arqitekturën e kullave shqiptare: ka pullaz me derdhje në të katër anët dhe dritaret sikur kullat tona.
Mbaj në kujtim qe nga vitet e 70 këtë xhami të vjetër, të ndërtuar rreth 600 vite qe nga fillimi i sundimit osman.
Xhamia e Haxhi Veselit u shemb nga militarët serbë gjatë luftës. Ministria e kulturës me kohë ishte dashur të ndërmarr hapa për renovimin e saj. Do të ishte e qelluar sikur kjo xhami të shendrrohej në një muze, ku do të ekspozoheshin eksponate nga lufta e fundit, duke përfshirë pamjen origjinale të xhamisë, foto nga vrasjet e bëra në Mitrovicë e më gjërë. Kjo xhami do të duhej të jetë objekt i mbrojtur si trashigimi historiko kulturore shqiptare.
Me grumbullimin e fondeve nga BIK-u, sot qenka hedhur gur themeli i xhamisë Haxhi Veseli, skaj urës se ndaluar të Ibrit. Sipas projektit, xhamia do të jetë gjigante, jo e ndërtuar mbi themelet e ish xhamisë. Nese ndodhë kështu, xhamia as është e Haxhi Veselit e as trashigimi jona. Ku qendron këtu ministria e kulturës dhe ajo e ambientit. Krye imami i Kosovës po del të jetë i pavarur në shtetin tonë laik. As pyet ministri, as qeveri e as presidencë, krye imami, Naim Ternava! Nuk jam i sigurtë a jemi shtet laik apo e kemi nisë një rrugë qe na shpien tek shteti i sheriatit? Një jam i sigurtë, ndërtimin e xhamisë në pjesën veriore nuk do ta pengojnë serbët edhe po të ndërtohet ngjitur përmendores se Car Llazarit. Psehin është lehtë ta dini!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu