Hoxhë, a t`ka met edhe najsen tjetër pa thân?

Shkrime relevante

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Shpërndaj

Rexhep Rexhep Berisha (lindur me 06. 07. 1936, në Turjakë)

Sinan Kastrati, Suedi 

-Hoxh-a, a kam najsen mu unë e ti?

-Sytë e mi e tut, kurr mu mas u pafshin! 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Krejt dhâmt i kam”, 19 mars 2024 

Pjesa e gjashtë (6)

Rexhep Berisha, i mahallës së Goqëve (Turjakës) e kish marr hoxhën për Ramazan e për iftar e thirr edhe Rexhep Jupën e Sylë Sahitin t`mahallës së Madhe (Turjakës).

Baca Rexhep, pa duhan, nuk mujke me nejt sa peshki pa ujë. Si bâjnë iftar, me të tana t`mirat si për t`shtata t`davletit, me të gjitha llojet e ushqimit, baca Rexhë e dhez ni cigare e nuk han bukë. Hoxha menihrë i shtin me falë akshâmin. Masi e falin namazin e akshâmin, e masi e falin, e knojnë ni mevlud*), po nja dy sahat. Apet baca Rexhë nuk mundet me pi duhan. Meniherë mas mevludit, vjen vakti mi falë Taravitë, bashkë me namazin e Jacisë, edhe ato ngat dy sahatëve. Vjen syfyri pa pi duhan baca Rexhë. Baca Sylë e sheh sa â sahati (shprehje popullore) e i thotë bacës Rexhë, hajde hecim por baca Rexhë nuk e ngon. E hanë syfyrin e hala pa e pi ni cigare, hoxha iu thotë:

-Vakti me falë sabahin, merrni abdes*) dhe bacës Rexhë i shkon nata pa pi duhan veç tuj u falë e lut për t`dekun.

N`sabahn baca Rexhë qohet i mrrolun me shku n`shpi pa shti gjum n`sy e pa pi duhan. E shtramnon kapuçin e i drejtohej hoxhës:

-Hoxhë mara, a kum najsen mu me ty?

-Jo Rexhep aga, pse?

-Kurrë sytë e mi me tu mas u përpjekshin!

*) MEVLUD

ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE

HONOLULUMYSLIMANIZMI

Mevlud (arabisht)

Vendlindje, ditëlindje; festimi i datës së dymbëdhjetë të muajit rebiul-evel, dita e lindjes së pejgamberit të fundit, Muhamedi a.s.; manifestimi fetaro-kulturor me të cilin shënohet ditëlindja e Muhamedit a.s. Lidhur me këtë manifestim, në gjuhën shqipe janë hartuar shumë tekste të veçanta në poezi për jetën e Muhamedit a.s., të cilat recitohen me këtë rast. Mevludi te ne ka luajtur rol tejet pozitiv në ruajtjen dhe kultivimin e ndjenjave fetare islame. (mevlid)

Besimi — Mysliman

*) ABDES m. fet.

Riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve. Marr abdes.

Malmö, 23 mars 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu