Mustafa: Nuk ka asnjë arsye që çështja e valutës të përfshihet në bisedime

Shkrime relevante

Kosova në udhëkryq: Ndërmjet rrënjëve europiane dhe rrezikut të tjetërsimit identitar

Nga: Gjon Keka Sot, Kosova gjendet përpara një dileme ekzistenciale që do...

Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse

Elisa Spiropali, Tiranë ____ Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për...

A po shfaqet imperializmi kulturor turko-arab në Kosovë?

Basri Beka, Prishtinë ____ A po ndërtohen struktura të jashtme që, nën maskën...

Serbia nderon xhelatin Ratko Mlladiqin, por poshtëron viktimat dhe sfidon drejtësinë ndërkombëtare

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Varrimi i Ratko Mlladiqit me nderime ushtarake...

Shpërndaj

Drita Loshi/ RTK-Radio

Zbatimi i rregullores së BQK-së, që në Kosovë të përdoret vetëm euro si valutë në sistemin financiar, nuk është dashur të politizohet. Kështu thotë eksperti i çështjeve ekonomike Muhamet Mustafa.

Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kjo temë të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasi ekzistojnë praktikat e shndërrimit të një valute në valutën tjetër, dhe kjo është thjesht çështje teknike.

Rregullorja e BQK-së, që ka filluar të zbatohet gjatë kësaj jave, ka ngjallur reagime të shumta. Për profesorin e ekonomisë, Muhamet Mustafa, zgjatja e zbatimit të sistemit monetar dhe të pagesave në Kosovë, ku euro është valutë zyrtare, e ka toleruar operimin e strukturave paralele, respektivisht një sistem paralel të pagesave.

“Kërkesa për një solucion që nuk i dëmton njerëzit që marrin pagesa në dinarë nga Serbia por që duhet të konvertohen në euro dhe të hyjnë në sistemin monetar dhe tregun e blerjes së mallrave është I nevojshëm dhe qëndrimi i BQK-së që të ketë  një periudhë transicioni është me vend. Dhe nuk shoh ”, thotë Mustafa për RTK-Radio.

Sipas Mustafës, kjo çështje nuk është dashur të politizohet pasi euro është valutë e një bashkësie, ku synojnë të anëtarësohen edhe Kosova dhe Serbia. Ndërkaq euro është valutë stabile, nga e cila do të përfitojnë edhe vetë banorët serbë.

“Pak a shumë janë të fryra edhe kërkesat që do të ketë pasoja, unë nuk di cfarë pasojash mund të ketë. Dinarët që vijnë këtu në mënyrë legale në banka, shndërrohen në euro. Duke pasur euro në vend të dinarëve, edhe popullata serbe kanë më shumë mundësi të bëjnë zgjedhje”, thotë Mustafa.

Kërkesat e Bashkësisë ndërkombëtare që kjo të bëhet çështje e dialogut, Mustafa i quan tërësisht të panevojshme, pasi janë praktikat në botë të shndërrimit të një valute në valutën tjetër.

“Jam që procesi i shndërrimit të dinarëve që vijnë nga Serbia në euro, të lehtësohet sa më shumë, të bëhet sa më miqësor, mos të kenë telashe njerëzit, qytetarët tanë të kombësisë serbe, por unë nuk shoh pse ajo duhet të politizohet kaq shumë dhe nuk shoh kurrfarë nevoje as çështjesh që do të duhej të merrnin kohën në bisedimet e Brukselit”, thekson Mustafa.

Sa i përket fillimit të pagesës së rrymës së shpenzuar nga banorët e komunitetit serb në veri, kjo është toleruar pa nevojë, pasi askund në botë nuk ka shërbime pa pagesë, ka thënë Mustafa.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu