KJO NUK ËSHTË “PROPAGANDË ANTI-OSMANE”.
KJO ËSHTË ARKIVA ZYRTARE OSMANE.
Në Mühimme Defteri nr. 7, hüküm 2430, administrata osmane dokumenton një urdhër drejtuar beut të Dukagjinit.
T.C. Başbakanlık Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü – Osmanlı Arşivi
7 Numaralı Mühimme Defteri (1567–1569), hüküm 2430, fq. 237–238
(PDF: afërsisht fq. 246–247)
Çka thotë dokumenti?
Banorët e krishterë të fshatrave Sirvi, Glomeşti dhe Otuz (Verilindja e Shqipnisë së sotme, rreth zonës Kukës–Spas), në Sanxhakun e Dukagjinit, akuzohen se nuk paguanin haraçin, ishin ngritur në kryengritje dhe kishin ngritur flamurin e tyre.
Fillimisht urdhërohet kapja dhe ndëshkimi i prijësve, “që të bëhen shembull për të tjerët.”
Nëse kjo nuk mjaftonte, urdhri eskalonte:
të kërkoheshin ushtarë me pushkë nga Shkodra dhe Ohri, të marshonin kundër fshatrave, t’i godisnin, t’i plaçkitnin, banorët t’i merrnin robër dhe të nënshtruarit t’i zbrisnin nga malet për t’i vendosur në fushë.
Teksti osman shkruan:
“karyelerin urup … kendülerin esîr idüp”
→ “t’i godasin fshatrat dhe banorët t’i marrin robër.”
Por dokumenti bëhet edhe më brutal.
Në të njëjtin hüküm 2430 futet një fetva islame për njerëzit që mbanin emra myslimanë, por nuk praktikonin Islamin, vazhdonin ritet e krishtera, i çonin fëmijët te prifti për pagëzim dhe emër, përdornin edhe emra të krishterë dhe i martonin vajzat me të krishterë.
Për ta, teksti i fetvasë thotë:
“…bunun gibi tâyifenün cemî‘an katlleri halâldür.”
Që do të thotë:
“Vrasja e të gjithë një grupi të tillë është e lejueshme.”
Kjo e bën dokumentin edhe më të rëndë: nuk kemi nevojë me shpikë asgjë.
Operacion ushtarak.
Goditje dhe plaçkitje e fshatrave.
Robërim.
Zhvendosje e popullsisë.
Dhe një fetva që, në rrethana të përcaktuara fetare, e shpall të lejueshme vrasjen kolektive.
Mos më beso mua.
Lexoje arkivin e vet Perandorisë Osmane.
Sepse kur dokumenti vjen prej arkivit të pushtetit që e ka dhënë urdhrin, “propaganda” bëhet një justifikim shumë i dobët.


