Arben Taravari thotë se rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, megjithatë vazhdojnë të diskriminohen!
IKD: Katrahurë dhe sjellje jo parlamentare në sesionin pranveror të Kuvendit
Prishtinë, 29 korrik 2023 – Sesioni pranveror i Kuvendit filloj me 54 pikave të rendit të ditës të cilat në vitin 2022 në mungesë të kuorumit dhe dështimit të dhjetëra seancave nuk u votuan nga Kuvendi. Kuvendi i Kosovës filloi sesionin pranveror në vitin 2023 pa diskutuar në Kryesinë e Kuvendit mbi Programin e Punës për sesionin pranveror dhe pa e miratuar atë në seancë plenare si dhe nuk miratoj kalendarin e punimeve një mujore, ashtu siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit.
Sesioni pranveror u karakterizua nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit në seancat parlamentare. Rrjedhimisht, puna e kuvendit të Kosovës u përcjell me seanca të papërfunduara dhe me vazhdime të shumta të seancave. Nga totali i seancave të rregullta, 41% e tyre u përcollën me më së paku dy vazhdime dhe më së shumti me katër vazhdime. Këto vazhdime të seancave morën epilog final vetëm dy ditë para përfundimit të sesionit pranveror, 27 korrik 2023.
Përveç mungesës së kuorumit në seanca parlamentare, mungesë të kuorumit pati edhe në Kryesinë e Kuvendit. Kryesisht kjo u shkaktua nga bojkoti i njoftuar nga ana e dy nënkryetarëve të dy grupeve parlamentare opozitare. Po ashtu, Kryesia e Kuvendit vazhdon të mos jetë e kompletuar për arsye të mos propozimit të nënkryetarit nga ana e Listës Serbe.
Sa i përket zbatimit të Rregullores së Kuvendit të Kosovës gjatë seancës plenare, në tre raste Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime pa u miratuar rendi i ditës në seancë plenare për arsye që ky rend i ditës, nuk u votua në Kryesinë e Kuvendit në mungesës të kuorumit. Seanca e fundit ku u shpërfaq një praktikë e tillë e shkeljes së Rregullores së Kuvendit ishte seanca e datës 13 korrik 2023, ku fillimisht nuk është votuar rendi i ditës dhe më pas është hyrë në seancë të jashtëzakonshme pa marrë miratimin formal të seancës plenare ashtu siç kërkohet sipas Rregullores së Kuvendit.
Formën e thirrjes dhe mbajtjes së kësaj seance, duke pretenduar në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, grupi parlamentar i PDK-së me 20 korrik 2023 e dërgoi për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese dhe me kërkesën për anulimin e kësaj seance. Në të njejtën seancë, puna e Kuvendit u përcollë me përplasje fizike ndërmjet kabinetit të Qeverisë, deputetëve të opozitës dhe të shumicës parlamentare. Prokuroria Themelore në Prishtinë ftoi për intervistim zv. Kryeministrin Besnik Bislimi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa. IKD, konsideron se një praktikë e tillë e sjelljes së deputetëve është në kundërshtim me standardet e larta profesionale dhe etike të cilat janë parakusht për të ndërtuar besim të publikut në punën e përfaqësueve dhe në integritetin e tyre.
Në këtë situatë, pas krijimit të rrëmujës dhe përplasjeve fizike ndërmjet kabinetit qeveritar me disa deputetë të opozitës, Kryetari i Kuvendit ka thirrur brenda sallës policinë dhe ka vazhduar të mbajë seancë plenare, përkundër se në këto situata, Rregullorja e Kuvendit kërkon pezullimin dhe vazhdimin e seancës në një ditë tjetër.
Në anën tjetër, Ministrat e Qeverisë kanë vazhduar të injorojnë Kuvendin gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ata kanë munguar gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare. Këtu prijnë Zv. Kryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Mjedisit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Krahas kësaj shkeljeje, edhe Kryetari i Kuvendit ka vazhduar të mos e zbatojë Rregulloren e Kuvendit sa i përket dhënies së vërejtjeve ndaj anëtarëve të Qeverisë dhe Kryeministrit kur ata mungojnë dhe nuk e njoftojnë Kryetarin për mungesën e tyre gjatë parashtrimit të pyetjeve nga deputetët. Në asnjë nga seancat plenare, siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ka tërhequr vërejtje publikisht, për kabinetin qeveritar për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit dhe deputetëve.
Në anën tjetër, në dhjetëra raste, IKD ka gjetur se përkundër faktit që deputetët janë njoftuar se është radha e tyre për të parashtruar pyetjet parlamentare, të njëjtit nuk kanë qenë prezent në sallë të Kuvendit për të parashtruar pyetjet.
Në lidhje me aktivitetin legjislativ, puna e Kuvendit është përcjellë me joefikasitet. Në secilën seancë plenare, projektligjet janë bartur nga një seancë në tjetrën për shkak të mungesës së kuorumit. Gjatë sesionit pranveror, më shumë se 70% e projektligjeve janë përcjellur nga një seancë në tjetrën. Që nga fillimi i legjislaturës, ¼ e projektligjeve të proceduara kanë qenë projektligje në formën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat në më shumë se 80% e tyre janë hedhur në votim më shumë se tre herë dhe epilog final kanë marrë vetëm pas përplasjeve pozitë me opozitën, por jo si rezultat i një dialogu të mirëfilltë dhe konsensusi të plotë për miratimin e tyre.
Gjatë sesionit pranveror, deri në seancën e datës 27 korrik 2023, Kuvendi miratoi në tërësi 44 projektligje. Por, në mungesë të kuorumit, seanca e fundit e sesionit pranveror, e planifikuar për t’u mbajtur me 28 korrik dështoi të fillojë. Si pasojë mbetën pa u diskutuar dhe votuar tetë projektligje në parim, pesë projektligje në formën e marrëveshjeve ndërkombëtare, pesë projektligje në lexim të dytë, pika të cilat do të mbesin për shqyrtim në sesionin vjeshtor të Kuvendit.
Në anën tjetër, përkundër faktit që kanë kaluar afatet e parapara me Rregulloren e Kuvendit, ende nuk janë miratuar gjashtë projektligje nga viti 2021, 12 projektligje nga viti 2022 dhe gjashtë projektligje nga viti 2023.
Sa i përket transparencës, mbledhjet e komisioneve parlamentare vazhdojnë të mos transmetohen live nga Kuvendi. Në anën tjetër përkundër vërejtjeve dhe kërkesave të IKD-së, Kuvendi ende nuk e ka funksionalizuar votimin elektronik duke pamundësuar informimin e qytetarëve për mënyrën se si kanë votuar deputetët. Vlen të theksohet se përkundër që me Rregulloren e Kuvendit është obligative edhe publikimi i rezultateve të “votimit me dorë”, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.
Puna në seancat parlamentare është karakterizuar edhe nga gjuha joparlamentare e përdorur nga anëtarët e Qeverisë dhe nga deputetët e Kuvendit duke krijuar diskutime të polarizuara ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe po ashtu ndërmjet deputëve dhe kabinetit qeveritar. Në disa raste, anëtarët e qeverisë përdorën gjuhë seksiste ndaj deputetëve, pastaj fjalët tradhtar, hipokrit, mashtrues, gënjeshtar, rrenc janë fjalët që janë përmendur nga anëtarët e qeverisë dhe deputetët, fjalë të cilat nuk përkojnë me gjuhën parlamentare dhe standardet minimale të sjelljes parlamentare.
Në këso situata, miratimi i një kodi të sjelljes për deputetët e Kuvendit do të duhej të ishte në agjendën e Kuvendit si prioritet. Përkundër faktit që një kod i tillë parashihet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, i njëjti ende nuk është miratuar. Ky kod do të duhej që mjaftueshëm të përshkruajë natyrën e përgjithshme dhe të veçantë të sjelljeve jo parlamentare të deputetëve. Miratimi i një kodi të tillë do të shprehte vlerat e përbashkëta dhe parimet kryesore të cilat do ta orientonin dhe vlerësonin sjelljen e deputetëve.
IKD në një rast ka gjetur se Kuvendi ka dështuar të zbatojë pavonesë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Me 30 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një dispozitë të Ligjit në fuqi për Skemat Pensionale — përkatësisht paragrafin 2 të nenit 8 të këtij ligji. Kjo dispozitë, në mënyrë diskriminuese, u’a ndaloi mijëra qytetarëve, të cilët nuk e përmbushin kriterin e përvojës së punës prej 15 vitesh para janarit të vitit 1999 ta marrin pensionin kontributdhënës. Atyre u lejohej vetëm pensioni i moshës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së Gjykatës Supreme, ku kishte ngritur dyshime për kushtetuetshmërinë e kësaj dispozite. Gjykata Kushtetuese e obligojë Kuvendit që ta miratojë Ligjin për Skemat Pensionale deri me 15 korrik 2023, por se Kuvendi këtë e bëri vetëm me 27 korrik 2023. Kësaj situate i ka kontribuuar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila nuk e ka përcjellë këtë projektligj në Kuvend deri më 6 korrik 2023.
Kuvendit të Kosovës, i janë kontestuar edhe tre ligje të miratuara gjatë këtij sesioni. Grupi Parlamentar i PDK-së dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, grupi parlamentar i AAK-së dërgoi në GjK, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetor dhe Ligji për pagat në sektorin publik përfundoi në GjK nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, këto Ligje nuk hyjnë në fuqi, deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kushtetutshmërinë e këtyre ligjeve.
Sqarime historike: Pellazgët dhe Ilirët

Mathieu AREF / Aref Mati
- Doktor në Histori dhe Qytetërim të Antikitetit
- Këtu nuk keni përçartje personale, diletentizëm apo romantizëm, por një studim
serioz të shkurtër ndaj « Ilirët » i bërë në formë të përshtatshme dhe të duhur : çfarë
thëm këtu janë përfundimet e të gjitha studimet e mia të analizuara hollësisht nga të
gjitha këndvështrimet, duke përfshirë të gjitha vérifikimet, kontrollet, ballafaqimet
dhe referencat e mundshme të afatit kohor dhe shkrimeve të autorëve të lashtë
arkaikë, klasikë dhe helenistikë, shumica e të cilëve janë shumë më të besueshëm se
shkrimet e autorëve modernë që përserisën shpeshherë çfarë kanë shkruar
historianët modern të tjerë që i kanë paraprirë që janë me pak vlerë në krahasim me
historianët e lashtë që ishin më të afërt historisë së lashtë se ata. Puna ime, pra,
konsistonte në identifikimin e shkrimeve më të zbatueshme, sado të pakta, me qëllim
që të mos kisha marrë rrugën e gabuar dhe mbi të gjitha të kryeja analiza, krahasime
dhe ballafaqime të miratuara midis teksteve të studiuara si dhe kontrolle të
ndryshme të kryqëzuara, lexime midis rreshtave dhe kuptimin të çfarë është thënë
me nënkuptime apo tinëzisht, etj. E gjithë kjo për të sqaruar Historinë e paqartë të
atyre që Helenët dhe Romakët i quajnin « Ilirë », sepse kur Helenët (duke mos ditur
të bëjnë dallimin midis gjuheve apo grupet etnike) i pyetën “kush jeni ju”, të cilëve
ata u përgjigjën : « një popull i lirë dhe i pavarur ». Kjo nuk është për t’u habitur,
sepse në atë kohë nuk kishte shtet, as federatë, as bashkim kombëtar por një mori
principatash dhe nganjëherë mbretërie fisesh pellazge (jo të bashkuar) të shpërndara
në hapësirën e tyre të gjërë në juglindjën të Evropës : ndjenja fisnore mbizotëronte
mbi ndjenjën kombëtare apo atdhetare.
Këtu do të citoj të njëjtën ngjarje që ka ndodhur në vendet shqipfolëse jashtë
Shqipërisë në fillim të shekullit të 20-të. Kur të mëdhenjtë të asaj bote po bënin shiun
dhe motin e mirë në atë kohë, ata kishin vendosur në vitin 1913 të krijonin një
“komision kontrolli” për të ditur origjinën e popujve të rajonit aktual të Kosovës dhe
Maqedonisë : hetuesit e këtij komisioni u bënë pyetjen e mëposhtme « kush jeni ju » ?
Shumica u përgjigjën « Turk elhamdullah » ! « Myslimanët » e rajoneve të pushtuara
nga Osmanët quheshin edhe “turq” por në kuptimin “mysliman”. Ja ku, shpesh, na
ka çuar anafalbetizmi dhe ndonjëherë mungesa e patriotizmit : në humbjen e
Kosovës dhe Maqedonisë. Këta Shqiptarë, në vend që të mendojnë për « atdheun dhe
origjinën e tyre », më tepër kanë menduar për « fenë » ! Veç kësaj, nana ime më tha
një ditë se në kohën e saj ekzistonte kjo shprehje në shqip : « a je turk, a je kaurr »
dmth « ai-je mysliman a krishter » ! Është rezultat i pushtimit dhe shtypjes islamimoosmane 500 vjeçare (Turqia kishte në dorë në ato kohë « kalifatin e gjithë botës
myslimane » !). Këto janë pasojat e pushtimit dhe shtypjes 500 vjeçare !
2
Po ju informoj se nuk ka pasur kurrë një popull ILIR si i tillë dhe as një komb ilir. Ja
pse Hegjemonia e Pellazgëve u shkatërrua pak nga pak pas pushtimit helen të
Pellazgjisë e cila u pushtua përfundimisht nga strategu athinas Miltiades (-540-489
p.e.s.) gjatë pushtimit të bastionit të fundit të Pellazgëve : ishujt Lesbos dhe Imbros.
Pas integrimit dhe asimilimit të Pellazgëve (që ishin bërë dygjuhësh) në Hellas dhe
pas pushtimit të ishujve Lesbos dhe Imbros në -499 (bastioni i fundit) emri i
Pellazgëve filloi të shuhej dalëngadalë. Që atëherë, një pjesë e Pellazgëve u integrua
dhe u asimilua në kontekstin e ri politiko-shoqëror të pushtuesve të rinj helenë.
Por pjesa më e madhe e këtij populli pellazg u bashkua me të afërmit e tij të përbërë
nga shumë fise : çdo shef ose kryetar « fisi » u bë « princ ose mbret » i këtij fisi, siç,
për shembull, për Enkeletë, kreu i këtij fisi u bë « princi ose mbret i Enkelesë » dhe jo
“Princ ose mbret i Ilirëve” ose Ilirisë ! Ishin fillimisht Helenët dhe më pas Romakët që
e quajtën këtë popull i veriut të Hellas-it « popull i lirë dhe i pavarur », i cili popull
Pellazg u strehua me të afërmit e tij : « fiset pellazge në veri » të Hellasit (fjala
“Greqi” e përdorur vetëm nga “të huajt” nuk ekzistonte në kohën e autorëve të parë
klasikë…kjo u shfaq vetëm në kohën e Aristotelit, -384 – 322). Në të vërtetë, këta
autorë antikë (të cilët nuk mund të dallonin as gjuhën e tyre, as grupin e tyre etnik) i
konsideronin si barbarë « », një fjalë që do të thoshte, në atë kohë, « ata që nuk flisnin
greqisht ». Por ky popull pellazg iki në veri të Hellasit për të shmangur « shtypjen
dhe skllavërinë » të Heleneve duke thënë atyre që donin të dëgjojnë « ne jemi një
popull i lirë dhe i pavarur ». Pellazgët që ende mbetin « dygjuhësh » në Hellas
konfirmuan Heleneve këtë shprehje e cila u adoptua unanimisht nga Helenët dhe
nga Romakët dhe … e gjithë bota pastaj !
Kështu ndër autorët e lashtë Hekateu i Miletit (-550-476) dhe Herodoti -480-425() i
quajtin « popull i lirë » dhe kështu u shfaq etnonimi « Ilir » që nuk kishte ekzistuar
kurrë më parë ! Më në fund, emri « Ilirë » është bërë etnonim tek të huajt, ndërsa ky
emër nuk ka ekzistuar kurrë si etnonim tek Pellazgët. Edhe sot në Greqi, për
krahasim, banorët quhen « helenë » dhe jo grekë ! Më në fund në Iliadë emri « Ilir »
nuk përmendet kurrë në « katalogun i anijeve trojane » (Iliada II – 816-877) dhe ai u
shfaq vetëm pas epokës VII / VI para para erës sonë dhe u shfaq vetëm me një farë
frekuencë që nga koha e Pindarit (-518-438 para erës sonë) sipas disa autorëve antikë
të periudhës helenistike. Kanë qenë kryesisht Romakët që e kanë përhapur këtë emër
« Ilirë » pas pushtimit të asaj që ata e quajtën « provincë e Ilirisë » në -168 p.e.s. Që
atëherë ata hartuan një hartë që përcaktonte kufijtë e një « province romake » të
quajtur « Illyria proprie dicti » (nga Istria deri në Epir dhe nga Adriatiki diri ne
Maqedoninë e some). Ndërsa në realitet fiset pellazge zinin një territor që shtrihej
nga të dy brigjet e Danubit (Istros = i shtri » në shqip dmth i gjërë…kështu është
Danubi) deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Nëse dalëm nga ky
model apo këtë skemë, do largohemi krejtësisht nga realiteti dhe do ushqejmë të
gjitha llojet e konfuzionit, paqartësive, gënjeshtrave, papërshtatshmërisëve,
gabimeve apo manipulimeve.
Nga ky rast populli i kësaj province u quajt « Ilir » : Romakët janë fajtorët të kësaj
ngatërrese si edhe ngatërresën ku e kanë quajtur Heladën « Greqi ». Ndërsa fiset
3
pellazge zinin një territor (shumë më i gjërë se ajo provincë e krijuar nga Romakët) që
varionte nga të dy brigjet e Danubit deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Detin e
Zi. Ky ishte copëtimi më i madh të trojave Pellazge i kryer nga Romakët pas
pushtimit të Pelazgjisë nga Helenët. Mendoj se duke dalë nga ky model apo skemë
largohemi plotësisht nga realiteti « historik » dhe ushqejmë çdo lloj konfuzioni,
paqartësie, gënjeshtrash, papërshtatshmërie, gabimesh apo manipulimesh… ku është
bërë gjithçka për të zhdukur nga historia qytetërimin pellazg për ta përvetësuar,
modifikuar dhe manipuluar më mirë.
Studimet e mia marrin parasysh edhe çështjet kronologjike : shumica e datave “para”
Lojërave Olimpike janë praktikisht të gabuara për shkak të mungesës së arkiveve në
atë kohë. Kjo është arsyeja pse autorët modernë u mbështetën ndajtë të gjitha llojrat e
supozimeve dhe hipotezave tendencioze apo torolloze. Por që nga shekulli III para
erës sonë (aq pas autorëve arkaikë dhe klasikë) matematikani Eratosthenes (-278-197
p.e.s.) kishte dekretuar pa asnjë provë apo argument bindës se “Lufta e Trojës” kishte
ndodhur midis -1194 dhe -1184 p.e.s. ! Ndersa të gjithë autorët antikë nuk dinin
ndonjë datë të saktë për këtë luftë dhe aq më pak atë të Eratosthenes, një autor më i
vonshëm. Kështu autorët modernë (gjithmonë ata) e kanë adoptuar menjëherë (pa
reflektime paraprake, as studime dhe kërkime të sakta) verbërisht këtë datë
(historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë…). Kjo është arsyeja pse të gjitha datat e
Antikitetit të Lartë janë të dyshimtë apo edhe të rreme. Por kronologët modernë kanë
vërejtur se datat pas Lojërave Olimpike janë të pasakta, por jo të gabuara, pasi
shumica e datave pas krjimit të Olimpiadës kanë rënë për rreth 60 vjet. Për shembull,
për Lojërat Olimpike, data e përshtatshme është -776 – 60 = -« 716 ».
Le të kthehemi tek ata që janë quajtur ilirë që janë promotorët e vërtetë të epokës së
Hekurit në Evropë (Hallstatt në Austri dhe La Tène në Zvicër). Ja një shembull i
prekshëm i faktit të mosnjohjes së rolit të rëndësishëm që luajtën Pellazgët në
shfaqjen e qytetërimit helen ose të faktit që askush nuk mendoi për të pas zhdukjes së
“emrit” të tyre (jo të « popullit » dhe fiset e tij të shumtë). Gjithçka që i përketëte pas
fshirjes së emrit të Pellazgëve pak nga pak (i vetmi “qytetërim parahelen” i njohur
nga autorët e lashtë) iu atribuua automatikisht Ilirëve “emri” që nuk është gjë tjetër
veçse një homonim i « Pellazgëve » siç shpjegova në një paragraftë mëparshëm. Ja se
si Shqiptarët e papërgjegjshëm, onjorant apo të nënshtruar ideologjikisht apo
politikisht, si dhe disa keqdashës të huaj, kundërshtarë apo armiq të grupit etnik
pellazgo-shqiptar kanë bërë gjithçka për të ndarë « Pellazgët nga Ilirët » ! Sot kemi
një shembull të qartë : Akademia e Tiranës nuk i njeh Pellazgët si paraardhës të
Shqiptarëve por njeh vetëm Ilirët !! Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi (sepse ka
shumë ankesa të tjera për të shtuar), historia e lashtësisë së Evropës Juglindore është
humbur për më shumë se 2000 vjet në shumë pista të rreme dhe që na çojnë në një
qorrsokak të pazgjidhshëm.
Ky tekst që keni në dorë nuk mjafton për të përmbledhur më tepër se 3000 faqe
daktilografike të gjithçkaje që kam shkruar deri tani. Përveç këtij « problemi ilir » ja
cilat janë ankesat kryesore që kam studiuar, analizuar tërësisht :
4
Pellazgët, pasardhësit e tyre, aleatët, historia, legjendat dhe gjuha e tyre.
Mikenasit dhe Lineari B nuk ishin me origjinë helene edhe pse Ventris dhe
Chadwick kishin dekretuar se ishte një « greqishte e lashtë », por ata nuk
realizuan se kjo greqishte e lashtë ishte veçse vetë pellazgjishtja e lashtë
meqenëse ishte shkruar në “Jonishtën” që do të thotë “pellazge” meqenëse
“Jonianët” ishin Pellazgë të mirëfilltë që u bënë helenë. Herodoti e vërteton
këtë dhe pohon, për më tepër, se Pellazgët ishin “barbarë” dmth nuk flisnin
greqisht (Herodoti, I, 56, 57, 58 – VII, 95) dhe se ata ua kishin transmetuar
gjuhën e tyre pushtuesve të rinj helenë. Si pra Hellenët mund te rrjedhnin nga
Pellazget nje popull barbar që nuk flet greqisht !!
Periudha e Errët (1200-800 pes) që mbeti e heshtur për katër shekuj. Në atë
kohë nuk kemi asnjë të dhënë që vërteton ekzistencën e Helenëve, asnjë. I
ashtuquajturi “qytetërim mikenas” nuk mund të jetë mikenas pasi asnjë autor
antik, pa përjashtim, nuk e ka cituar atë. Autorët e lashtë njihnin vetëm
banorët e “qytetit” të Mikenës. Për këta autorë të vetmit paraprirës të helenëve
ishin “Pellazgët” (jo stërgjyshërit e tyre) dhe jo mikenasit. Ishte
pseudoarkeologu (biznesmeni i pasur) Heinrich Schliemann (1822-1890) ai që
në fund të shekullit të sh. 19-të shpiku atë që quhet “qytetërimi mikenas”,
sepse ai, gjatë gërmimeve të tij, zbuloi në « qytetin Miken » në Argolis një
thesar të cilin ia atribuoi Agamemnonit !!
Lufta e Trojës e përvetësuar, modifikuar dhe manipuluar nga pushtuësit
Helen.
E ashtuquajtura « Lufta e Trojës » së bashku me Iliadën dhe Odisenë ishin
uzurpuar, përvetësuar, modifikuar dhe manipuluar nga pushtuësit Helen.
Helenët : pushtuës të huaj (feniko-asiro-egjiptianme). Një origjinë e vertetuar
nga Herodoti, autorët tragjik (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) si dhe Ksenofoni
dhe të tjerë. Kjo origjinë e huaj mbi të gjitha ishte fshehur nga Helenët e
vonshëm dhe disa autorë modernë dhe sot Grekët. Rastësisht gjithë kjo është
kaluar në heshtje dhe mbetet ende e tillë.
Homeri dhe (Iliada dhe Odisea) që janë poema epike të traditës gojore
pellazge.
ZEUSI ishte Pellag (Iliadë, XVI, 233/236)…pra nuk ishte helen ! Pitagora i
Samosit (Pellazg-Tirrhen-Etrusk sipas biografit të tij Porfiri) pohonte se emri i
Zeus-it në gjuhën e tij amtare ishte « Zan, Zani » (në ionishtën të kohës së tij si
edhe sot në gegënishtën dhe në toskërishtën « Zëri ») !
Kronologjia parahelene që përmbysi gabimisht të gjitha datat historike dhe
Arkeologjike të studimeve moderne.
Alfabeti “quhej fenikas”, por në fakt, sipas Diodorit të Siçilisë (Biblioteka
historike – III, 67 ; V, 74 et suite § V. 3. c. Cf.), ishin « Shkronja Pellazgjike » të
uzurpuar nga fenikasit në Kretë dhe të kthyer në Feniki (pasi i kishin atribuar
fjalë fenikase) dhe të rikthyër në Beotie në kohën e pushtuësit fenikas Kadmi
në Beoti, etj.
Helenët nuk përmenden në Iliadë në « Katalogun të anijeve » të akejve dhe
Danaenit…
Prandaj nuk kemi as të dhënën apo dëshminë më të vogël që vërteton
ekzistencën e Helenëve para shekullit të 8-të para erës sonë, veçanërisht para
5
dhe gjatë « katër shekujve të errët » (1200-800) ku nuk dimë absolutisht «
hiçgjë » apo më të voglin shënjë nga Henenët si dhe të ndonjë “qytetërim
mikenas” përveç atij të Pellazgëve, i cili, sipas të gjithë autorët e lashtë, është i
vetmi qytetërim i njohur që i ka paraprirë atij të pushtuesve helenë.
Kështu është bërë Historia e Greqisë ku çdo gjë ngatërrohet, bëhet e paqartë,
mashtruese (ndonjëherë nga padituria dhe shpesh me vetëdije) dhe manipulohet.
Morali i tekstit tim : ILIR = PELAZG, pa asnjë dyshim. Këtë tekst ia drejtoj edhe
Akademisë së Tiranës dhe Prishtinës : këta anëtarë të « Akademisë » nuk kanë bërë
dhe nuk bëjnë studime dhe kërkime personale të sakta dhe të gjërë, por rreshtohen
në mënyrë servile me ata të të tjerëve (autorë modernë që kanë marrë një rrugë të
gabuar në këtë temë) dhe kur nuk jeni dakord me ta, ju taksojnë me « diletantizëm,
fantazi, shovinizëm apo ekstravagancë » ! Një fjalë e urtë franceze thotë : « Kush
dëshiron të mbysi qenin e tij, e akuzon për tërbim » !
Të gjitha studimet dhe kërkimet e mia nuk i kam bërë për të kënaqur veten, apo egon
tim, apo për lavdinë time, por për një arsye të vetme : “për të rivendosur një të
vërtetë” të përbuzur dhe abuzuar për më shumë se 2300 vjet. Të gjitha këto i bëra për
të nxjerrë të dhënat më të vogla dhe dëshmitë më të vogël që sillnin ujë në mullirin
tim pellazg, por edhe për të hedhur një dritë të re mbi Pellazgët fillimisht mbi ata që
quheshin “Ilirë”, të cilët, në të vërtetë, nuk ishin gjë tjetër veçse PELASG, një popull i
flijuar në altarin e së Vërtetës që nga fundi i periudhës klasike deri më sot. Më në
fund ja një reflektim i mitilogut dhe arkeologut të shquar gjerman K.O. Müller (1797-
1840) në veprën e tij « Prolegomena » : « Sa më shumë inteligjenca të depërtojë në
historinë e Greqisë, aq më shumë vëmendja do t’i drejtohet elementit pellazg të
sakrifikuar deri tani ».
Së fundi, nuk mund ta mbyll këtë studim të shkurtër pa i dhënë një shenjë
Akademisë së Tiranës. Thashethemet apo gjuhët e nepërkës do të këndojnë në zemër
: Mathieu Aref hakmerret ndaj Akademisë së Tiranës se nuk i njeh « Pellazgët » si
paraardhës të Shqiptarëve por preferon padrejtësisht dhe pa prova e dëshmi të lashta
: « Ilirët » ! Por për fat të keq Akademia jeton në një planet tjetër : nuk e kuptoi se
Ilirët ishin thjesht pellazgë (të pa nënshtruar, as të asimiluar nga pushtuesit e rinj
Helenë nga gjetkë) të cilët pas pushtimit të Pellazgjisë iu bashkuan fiseve të të
afërmve të tyre në veri të Hellasit.
Akademia e Tiranës nuk e kuptoi ose nuk donte të kuptoje se Pellazgët,
Trojanët, Dardanët, Frigët, Thrakët, Peonët… midis 14 kontingjenteve të
katalogut të Trojanëve të Iliadës (Iliada II, 816-877) rrjedhnin nga e njejta
familje etnolinguistike. Në këtë katalog anijesh Ilirët nuk ishin cituar (sepse ky
emër ishte shumë i vonshëm) por ku ishin cituar Trojanët në vijën e parë me
Pellazgët (Iliada II, 816/877) pastaj fiset e tjera të të njëjtit grup etnik kundër
Akeasve dhe aleatëve të tyre !
Ajo nuk e kuptoi se gjitha këto fise pellazge, secili me emrin e vet, ishin pjesë e
të njëjtit grup etnolinguistik në gjithë hapësirën pellazge në juglindjën të
6
Evropës, Egjeut dhe në perendimin e Azisë Minore (e njëjta etni, e njëjta gjuhë,
i njëjti kult, të njëjtat legjenda, të njëjtat tradita)…!
Ajo ende nuk e ka kuptuar se « Jonët »…« të jonët »(shqip) ishin Pellazgë të
vërtetë (Hérodote, I, 56, 57, 58 – VII, 95) që u bënë dygjuhësh pas integrimit
dhe asimilimit të tyre në grupin e pushtuesve helenë !
Ajo ende nuk e ka kuptuar se « gjuha e Pellazgëve »… »gjuha e perëndive »,
meqë ishte « gjuha e Zeusit » (Iliada XVI, 233/236 ; I, 401, 406 ; II, 59 – 811 deri
815) është ende gjallë në « gegënishtën » e veriun dhe lindjën të Shqipërisë (ajo
mbijeton ende sot pavarësisht se është lënë mënjanë në vitin 1972 nga diktatori
Enver Hoxha) !
Ajo nuk e kuptoi se gjuha e sotme shqipe është një lloj fosili i gjallë që i ka
mbijetuar mijëvjeçarëve dhe as që “gegërishtja” është gjuha e Zeusit dhe e
Pellazgëve (Iliada XVI, 233/236 ; I, 401. , 406; II, 59 – 811 deri 815). Një gjuhë që
gjuhëtarët modernë nga fundi i shekullit të 19-të e deri më sot, të cilët, duke
mos gjetur ende gjuhën amtare të Evropës, shpikën një gjuhë virtuale e
quajtur “indo-evropiana” kur kishin edhe kanë në dorë gjuhën shqipe e cila,
që nga fillimet e gjuhësisë moderne, u shpall një “gjuhë e ndarë” midis gjuhëve
evropiane ! Kështu përfundoi ajo në dollapin e harresës së historisë. Ta zëmë
se këta gjuhëtarë zgjohen për të studiuar më mirë shqipen, si mund të kryejnë
punë të sakta, serioze dhe të besueshme pa iu referuar « gegënishtës » që,
fatkeqësisht, është përjashtuar i cili përjashtim ka amputuar gjuhën zyrtare
krijuar në 1972 elementin e saj më të lashtë dhe më të rëndësishëm për çdo
studim gjuhësor ?
Së fundi ajo nuk e kuptoi se Iliada dhe Odisea ishin poema epike nga “tradita
gojore parahelene e Pellazgëve”, pra jo Helene, dhe se shumica e
antroponimeve, etnonimeve, oronimeve, eponimeve, teonimeve e të tjerë dhe
shumë fjalë të Iliadës shpjegohen në gjuhën “gege” (dhe jo dialekt) që ishte
gjuha e « Zeusit pellazgjik » dhe « gjuhë e perëndive » (Iliada XVI, 233/236 ; I,
401, 406 ; II, 59 – 811 deri në 815). ), etj, etj…
Etj, sepse unë do të plotësoja shumë e shumë faqe për këtë temë të kësaj historie të
anashkaluar. Së fundi, mund të citoj edhe disa devijime të tjera. Një nga anëtarët e
kësaj Akademie të Tiranës kishte marrë pjesë, « pa lexuar librin tim », në programin e
Top Channel në vitin 2007 ku isha i ftuari kryesor (gjatë promovimit të librit tim të
parë « Shqipëria – Historia dhe gjuha- apo Odisea e pabesueshme e një populli
parahelen ». Por ky « personazh i paqartë » mori guximin të kundërshtonte tezën
time (pa prova apo argumente përfundimtare, apo referenca të verifikueshme) dhe
mbi të gjitha u shpreh kundër faktit që unë i konsideroj Pellazgët si paraardhësit e
vetëm të Shqiptarëve. Jo vetëm ai erdhi të kundërshtojë tezën time për Pellazgët (ky
ishte arkeolog dhe jo historian e aq më pak specialist i Antikitetit) por mbi të gjitha
më quajti si një diletantik dhe një romantik !!… Ky është lloji i pseudo-akademikëve
që gjej sot në vendin e të parëve të mi.
Mjerisht ! Është vërtet e trishtueshme që debati për paraardhësit tanë merr një kthesë
të tillë kur ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona, vullnetet tona, aftësitë tona,
luftarinë tonë për t’i zbuluar të gjithë botës të Vërtetën historike (injoruar dhe të mohuar) mbi Historinë e paraardhësve tanë promovues të të vetmit qytetërim
parahelen i njohur nga autorët të Lashtësisë së Lartë. Më dukët se këta njerëz nuk e
dinë këtë shprehje : « Bashkimi bën Forcën »…sidomos ndaj fshinj të egër dhe antishqiptarë !
Mathieu Aref Canameti/Aref Mati.
NB :
Jam gati të diskutoj dhe të jap prova dhe dëshmi të tjera të lashtësisë dhe analiza të
tjera që rezultojnë nga më shumë se pesëdhjetë vjet punë të palodhur si edhe të jap të
gjitha referencat e nevojshme (për informacion : teza ime ka më shumë se 900
referenca). Unë nuk bëj politikë (as nga e majta, as nga e djathta) por jam një
vezhguës i rreptë i politikës (që 60 vjet) dhe nuk hyëj në asnjë kompromis.
Së fundi, po jap alarmin : nëse Shqipëria vazhdon « zyrtarisht » (nëpërmjet
Akademisë së Tiranës) të mbështesë drejtimin e rremë që konsiston në bërjen të
Ilirëve paraardhësit të vetëm të Shqiptarëve, atëherë po ia lini derën hapur Greqisë
për të përvetësuar Pellazgët për t’i bërë paraardhësit e tyre…ndërsa me tezën time,
disa libra dhe këtë artikull pohoj të kundërtën pikërisht me prova, argumente,
analiza, dëshmi dhe referenca mbështetëse. Ju rrezikoni Historinë shumë mijëvjeçare
dhe e futni popullin Shqiptar në gojën e ujkut. Historia do t’ju gjykojë !
Ndërgjegjësimi i mërgimtarëve, motivim për ndërgjegjësimin e qytetarëve!
Florim Zeqa
Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.
Parashikimet e sakta politike
Ashtu siq e kam parashikuar vite më parë në shkrimet e mia analitike dhe prononcimet politike për mediat e shkruara dhe elektronike, të gjitha po dalin të vërteta. Këto i vërtetojë kësaj radhe hapja e dyerve të Parlamentit për mërgimtarët që jetojnë në vendet evro-perëndimore, të cilët e bojkotuan në mënyrë masive hyrjen në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të shtetit në përgjithësi, Ky është treguesi më i mirë i vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit të mërgatës sonë pas mashtrimeve serike të politikanëve në pushtet dhe opozitë.
Thënë të vërtetën, institucionet e shtetit nuk e merituan nderimin e mërgimtarëve siq ka ndodhur në të kaluarën kur stërmbushej salla e madhe e Kuvendit me bashkatdhetarë nga të gjitha vendet e botës.
Ky duhet të jetë një sinjal i kuq për pushtetarët dhe për të gjitha partitë politike dhe politikanët në përgjithësi, e në veçanti për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë përfaqësues të partive politike në Kuvend, por përfaqësues të popullit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Atdhetarët dhe ushtarët e atdheut nuk paguhen nga shteti
Unë nuk kam asgjë personale me asnjë liderë partiak, politikan apo parti politike, nuk e kam asnjë preferencë të veçantë për asnjë subjekt të caktuar politik, por unë e kam një preferencë dhe një dashuri të skajshme për vendin dhe qytetarët e vendit tim, për të cilët jam angazhuar me tërë qenjen time për më tepër se katër dekada dhe do të angazhohem pa u ndalur derisa të jemë gjallë për të mirën e popullit tim.
Ndjehem tepër krenar, që për katër dekada rresht kam punuar për vendin tim krejtësisht në baza vullnetare pa u paguar nga shteti dhe i tillë do të mbetëm përgjithmonë, ushtarë besnik i atdheut tim. Ushtarët e atdheut nuk paguhen, ata e kryejnë borxhin ndaj atdheut dhe nuk marrin asgjë prej tij, kurse mercenarët paguhen dhe zhvatin krejt çka të munden nga shteti i cili i paguan!
Betimin e ushtarit e ka bekuar edhe Zoti
Eshtë mirë që kanë filluar ta kuptojnë qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët se këto parti aktuale të skenës politike nuk janë alternativë e ecjes përpara, pasi të gjitha e kanë dëshmuar vetën në (keq) qeverisjen e vendit deri tek kjo e fundit e cila kishte premtuar shumë dhe nuk realizojë asgjë për qytetarët dhe mërgimtarët.
Andaj, qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, e vetmja mundësi dhe shpresë për zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara ndër vite ka mbetur ngjizja e një alternative të re politike, siq po e quaj unë ADN apo Alternativa Demokratike për Ndryshim, apo thënë edhe më mirë alternativa shqiptare e cila do t’i hapë rrugë dhe shtigje të reja zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes së qytetarëve.
Qytetarë të dashur të vendit tim, ju lutem që të keni mirëkuptimin dhe konsideratën për këto fjalë hyjnore të dalura nga thellësia e shpirtit tim. Me këto fjalë nuk ndërlidhet asnjë interes personal apo grupor, ky është qëllim dhe objektiv i imi jetësorë që ta bëjë Republikën e Kosovës shtet ligjor dhe demokratik, të barabartë për të gjithë, e jo të mbetet siq ka qenë dhe është aktualisht “për dikë nënë, e për dikë tjetër njerkë”.
Ju garantoj dhe zotohem para jush dhe para Zotit, që nëse e kërkoni që unë të bëhem pjesë e qeverisjes së vendit në të ardhmen e afërt, unë ushtari besnik i atdheut tim do t’i realizojë të gjitha premtimet dhe në plotni siq i realizon ushtari i lirisë objektivat e tij në vijat e frontit.
Vërtetë ndjehem mirë që parashikimet e mia dhe të gjitha ato që i kam shkruar e thënë ndër vite për këtë klasë politike, të gjitha po dalin të vërteta, ku për fatin e keq, të gjitha partitë aktuale që ishin dhe janë në pushtet kanë dështuar në bërjen e Kosovës shtet funksional, shtet ligjor, demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.
Deli Balidemaj, Malsori i Martinaj, deputet në Bavari

Idriz Zeqiraj, Gjermani
I lindur më 27 korrik të vitit 1967 në Martinaj, Komuna e Plavës, në një familje të një nëpunësi komunal përparimtar, i cili i shkolloi të katër djemtë dhe vajzën. Djali i katert, Deliu, Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmën dhe Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë. Që nga viti 1997 jeton e punon në kryeqytetin e Republikës së Bayernit-Myni
Pasi ka përfunduar specializimin në shkencat Kompjuterike, nga viti 2002 punon per Qytetin e Mynihut, aktualisht në repartin e IT -IT@M.
Në vitin 2010 angazhohet në Partinë e të Gjelbërve, parti kjo që iu kushton vëmendje të veçantë çështjeve të ambientit, atyre sociale dhe të drejtave të njeriut. Partia e Gjelbërt viteve të fundit ka bërë ngritje të vazhdueshme. Si anëtar në Kryesinë e të Gjelbërve, për Veriun e Munihut, mbanë përgjegjësi edhe në drejtimin e partisë, duke u bërë ndër zërat më të suksesshëm në politikën gjermane.
Në mars të vitit 2014, Ing. Deli Balidemaj, e gjejmë në detyrën e Nënkryetarit të dytë, në Ansamblenë Komunale të Rrethit, Munih – Milbertshofen am Hart, si dhe përgjegjës për Integrime.
Nga Tetori i vitit 2018 z. Balidemaj është deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme.
Nga marsi i vitit 2020, Ing. Deli Balidemajn, e gjejmë në detyrën e Nënkryetarit të parë, në Ansamblenë Komunale të Rrethit, Mynih – Feldmoching- Hasenbergl, si dhe përgjegjes për Integrime.
Zotëri Deli Balidemaj tash e tutje do të mbajë një pozitë të rëndësishme në shtetin gjerman. Ai është emëruar këshilltar bashkiak i qytetit të Mynihut, duke pasuar z. Bernd Schreyer i cili dha dorëheqje nga mandati i tij të hënën për shkak të një relativizimi të Holokaustit. Schreyer e kishte krahasuar kritikën aktuale të politikës së të Gjelbërve me persekutimin e hebrenjve.Ai kishte kërkuar falje për këtë dhe kishte paralajmëruar tërheqjen e tij si pasojë.
Në një artikull përkushtues, gazeta gjermane “Abendzeitung”, shkruan se “Balidemaj, 55 vjeçar, ka ardhur në Mynih nga Martinajt, Plavë e Guci, para 25 vitesh. Është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur. Sipas artikullit, ai aktualisht punon për kompaninë e qytetit it@M, e cila kujdeset për digjitalizimin në qytetin e Mynihut.
Rreth dhjetë vjetë më parë, Balidemaj filloi të përfshihej në politikë dhe në zgjedhjet e vitit 2018 u zgjodh në parlamentin e Bavarisë së Epërme. Ai është anëtar i komitetit të rrethit Feldmoching-Hasenbergl që nga viti 2020, ku u zgjodh nënkryetar i parë dhe gjithashtu mban detyrën e përgjegjësit për integrime. Integrimi është gjithashtu një nga prioritetet e tij politike.
Përpos politikave integrative edhe politikat e digjitalizimit, çështjeve sociale, strehimit, sportit dhe gjithëpërfshirjes, janë tema me prioritet në veprimtarinë politike të z. Balidemaj”, shkruan mes tjerash gazeta gjermane.
Ajo madje edhe citon Balidemajn. “Unë e di, nga përvoja ime, për pasojat e një politike të vonuar integruese dhe për këtë arsye kam filluar të përfshihem në politikë. Jam shumë i lumtur që tani mund ta bëj këtë në Këshillin Bashkiak të Mynihut. Ndihem i nderuar që mund t’i shërbej qytetit tim në këtë mënyrë”, – citohet të këtë thënë ai.
Zotëri Deli Balidemaj rrëfen për një angazhim dhe kundërshti që pati, me pushtetarët e Bavarisë, lidhur me një padrejtësi cinike, e cila u bëhej emigracionit kosovarë, që kërkonin shtetësinë gjermane:
“Organet e Ministrisë të Brendshme bavareze, marrjen e shtetësisë gjermane, pas shpalljes të Pavarësisë të Kosovës, e kushtëzonin me heqjen jo vetëm të shtetësisë kosovare, por edhe serbe, të cilën nuk e kishin. Kjo ishte shumë e rëndë, e komplikuar, e kushtueshme, demoralizuese, nënçmuese e provokative! Shoqatat dhe aktivistë të komunitetit kosovar, u angazhuan të hiqet kjo padrejtësi!
Edhe në Parlamentin e Bavarisë, disa herë, me iniciativën time, u bë kërkesa në Komisionin kushtetues, për këtë çështje. Kundërshtimi vinte çdo herë nga partia në pushtet CSU, e cila kishte një marrëdhënie të veçantë me Serbinë, dhe, së fundmi, iu bashkangjitën edhe “Fraue Wähler” dhe AFD. Ndërkohë, të gjitha partitë tjera e përkrahnin kërkesën tonë.
Që nga data 08.10.2021, me një vendim të Ministrit të Shtetit, z. Herrman, edhe Bavaria ndjekë rrugën e Republikave tjera dhe nuk kërkon më që kosovarët të heqin shtetësinë e Serbisë.”
Me rastin e ngritjes në postin drejtues të zotëri Deli Balidemaj dhe zgjedhjeve të pritshme partiake, bëmë një bisedë, me atë, i cili, me veprimtarinë e tij, i kudondodhur edhe në mesin e mërgimtarëve të të gjithë etnikumit shqiptar, me arritjet e tij politke në shoqërinë gjermane, është bërë frymëzim motivues, për brezin rinor të emigracionit shqiptar.
“Bota sot”: Z. Balidemaj, ju jeni deputet dhe tani edhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Mynihut, si e ndjeni vehten?
Deli Balidemaj: T`i shërbesh Qytetit që e don, qytetit ku më kanë lindur dy fëmijë, qytetit që m`i ka afruar të gjitha mundësitë e një jete të mire, është një nder dhe krenari e papërshkruar për mua. Njëkohësisht, të jeshë këshilltar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Mynihut, është një përgjegjësi shumë e madhe. Qyteti i Mynihut ka përafërsisht 1,5 milion banorë, i ndarë në 25 Këshille të rrethit, (Asamble) dhe ka një Këshill Bashkiak prej 80 këshilltarëve. Buxheti për vitin 2023 ishte 8,6 Miliardë Euro. Në Mynih jetojnë 180 nacionalitete dhe flitën 200 gjuhë te huaja. Të jeshë pjesë e vendimmarrjes, në qytetin ku jeton mbi 26 vjetë me familje dhe shoqëri, është për mua diçka e veçantë dhe shumë bujare.
“Bota sot”: Cilat tema do të jenë preokupimi i juaj?
Deli Balidemaj: Në fushatën zgjedhore temat kryesore ishin diversiteti në shoqëri, arsimi dhe digjitalizimi. Arsim më inovativ dhe efektiv; të drejta të barabarta në arsim dhe punësim, për të gjithë. Garantimin e të drejtave të personave të hendikepuar; komunikacioni urban dhe ndërurban; mbrojtja e mjedisit; integrim më të mirë dhe cilësor të të huajve në shoqërinë gjermane. Ajo që sot shqetëson njerëzit në Gjermani dhe Evropë, është se flitet shumë për urrejtje, ka një shtim të gjuhës së urrejtjes. Ne të Gjelbërtit dhe unë, posaçërisht, nuk fokusohem vetëm tek kjo. Sigurisht, që ka sfida që duhet t’i trajtojmë me guxim, por ne duhet të ofrojmë zgjidhje dhe ide të zgjuara, jo gjithmonë me ankesa, ngase me ankesa nuk zgjedhen problemet.
“Bota sot”: Ju jeni edhe përgjegjës për integrime, ku është kufiri mes integrimit dhe asimilimit?
Deli Balidemaj: Të integrohesh është të kesh jetë më të mirë dhe të jesh pjesë aktive e shoqërisë. Këtu ka çdo qytetar/e të drejtën e pjesëmarrjes. Mëvaret nga individi sa merr pjesë në proceset shoqërore dhe çfarë përfitimesh ka. Integrimi, pjesëmarrja në rrjedhat shoqerore, nuk do të thotë se duhet të harrohet vendlindja, Atdheu! Përkundrazi, këtë gjë duhet ta kuptojnë dhe ta kenë gjithmonë parasysh bashkëkombasit e mi dhe të tjerët. Sa më të integruar, shoqërisht dhe profesionalisht, aq më shumë ka mundësi të ndihmohet vendi i lindjes. Neve nuk duhet dhe nuk mund të mohojmë kurrë prejardhjen tonë.
Shqiptarët dhe të huajt e tjerë që jetojnë jashtë vendit dhe janë aktivë në politikë dhe në fushat e tjera, mund të sjellin vetëm gjëra pozitive, si eksperienca dhe kultura të reja pune, për vendet e prejardhjes me një përkushtim dhe punë të madhe! Së pari, krijohen marrëdhënie mes njerëzve dhe shteteve dhe së dyti, fitohen njohuri dhe pikëpamje nga një këndvështrim tjetër, se si funksionon Gjermania, Europa si dhe politika gjermane, europiane.
P.sh. Shqiptarët këtu, në Gjermani, janë mirë të integruar, të vetëdijshëm se vetëm me punë dhe me përkushtim mund të arrijnë rezultate. Unë jam çdo herë i gatshëm për të biseduar rreth mundësive dhe ideve te reja të cilat do të avanconin pozitën e bashkatdhetarëve në Gjermani. Dhe, pres gjithashtu reagime, propozime si edhe kritika nga të gjithë bashkëkombasit.”
“Bota sot”: Si e shihni politikën e Kosovës dhe sa keni bashkëpunim me Konsullatën në Mynih?
Deli Balidemaj: Politika Kosovare, vitet e fundit, ka pasur zhvillime pozitive, edhe pse është e rrënjosur thellë në strukturat ekzistuese apo të trashëguara. Dhe, nuk mund ose nuk kanë vullnet të shohin jashtë “rrethit të tyre”. Kohë të gjatë janë bërë gabime të njëpasnjëshme dhe, tani, nëse tentohet të ndryshohen ato praktika dhe të futën standarde të reja, ka rezistencë, që e bëjnë shumë të vështirë ndryshimin. Të gjithë ankohen se diçka nuk po funksionon, por, në anën tjetër, nuk përkrahen ndryshimet pozitive. Mjafton të dëgjosh gjithë ata analistë, që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin, por vetëm me interesat e tyre vetanake dhe te punedhenesve te tyre. E tmerrshme, po e mbajnë një popull në pasiguri dhe ankth!
Qeveria ka bërë shumë punë, natyrisht, ka bërë edhe punë të mira. Normalisht se ka edhe gabime, kush nuk ka? Sa i përket bashkëpunimit me Konsullatën, nuk kam bashkëpunim, ngase nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët.
“Bota sot”: Bashkimi Europian, së fundmi, i vuri Kosovës Sanksione! Si e vlerësoni këtë veprim?
Deli Balidemaj: Veprim shumë i gabuar dhe për cdo gjykim. Qeveria e Kosovës ishte një bashkëpunëtore e mirë gjatë bisedimeve. U mundua me gjithë mekanizmat egzistues ta mbrojë shtetesinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës, njekohesisht, duke iu përbajtur në cdo pikë Marrëveshjeve. Fati ishte i tillë, që shumica e Emisarëve në bisedime nuk ishin neutral ndaj dy palëve.
Besoj se Qeveria do ta kishte shumë më të lehtë, nëse do ta kishte, paraprakisht, një pajtueshmëri në proceset kryesore dhe të ishin të njëzëri me opozitën. Është, vërtet, për keqardhje mosbashkëpunimi, respektivisht, qasjet, pothuajse, të kundërta të Qeverisë dhe Opozitës, edhe pse të dyja palet do të duhej të punonin për të mirën e vendit.
“Bota sot”: Ju jeni shumë aktiv dhe i angazhuar në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në Bavari. Cili është mesazhi juaj për bashkatdhetarët?
Deli Balidemaj: Unë jam çdo herë i gatshëm, për të biseduar rreth mundësive dhe ideve të reja, të cilat do të avanconin pozitën e bashkatdhetarëve në Mynih-Bavari dhe pres gjithashtu reagime, propozime si edhe kritika nga të gjithë bashkëkombasit. Në të ardhmen, nga obligimet e shumta edhe nuk mund te jem gjithandej, por jam i hapur për bashkëpunim dhe të mirën e komunitetit. Arsimimi, puna e ndershme, respekti dhe, mbi të gjitha, familja e ngritur janë themelet, për një të ardhme të ndritur. Mendimet e ndryshme nuk duhen parë negativisht, pasi na bëjnë të reflektojmë! Vetëm të bashkuar do të mundemi të arrijmë qëllimet madhore
“Bota sot”: Mandati juaj, si deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, përrfundon këtë vit. Cilat janë planet për të ardhmen?
Balidemaj: Po, kam kandiduar edhe për një mandat të dytë, me Programin e poshtë skicuar:
Demokracinë dhe Diversitetin në shoqëri;
Garantimin e të drejtave të personave të hendikepuar;
Për arsimim më kualitativ dhe efektiv;
Të drejta të barabarta për Arsim dhe Punësim;
Për një përkujdesje njerëzore të të moshuarëve;
Për integrim më të mirë të huajve në Shoqërinë Gjermane;
Për një përkujdesje më të mirë Psikologjike dhe Neurologjike të fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturëve.
I ftoj te gjithë qytetarët e Oberbayernit, (Bajerni i Epërm), me të drejtë vote, që më 08 tetor 2023, të më përkrahin me votën e tyre. Unë nuk premtoj mrekullira, por premtoj se do të angazhohem, për aq sa kam mundësi dhe hapsirë, për Temat dhe Projektet që do t`i kemi përpara
Për fund, zotëri Balidemaj?
Balidemaj: Bota po ndryshon shpejtë, derisa politika ka ngecur tek strukturat e vjetra. Kjo tregon se kemi nevojë për njerëz të rinj, të cilët njohin mirë të gjitha sferat shoqërore dhe janë të profesionalizuar në sfera të veçanta.
Demokracia jonë frymon nga pjesëmarrja aktive e qytetarëve, nëse ata nuk votojnë, ajo dobësohet.
Unë vij nga një brez, ku nuk është më e rëndësishmja nga vjen, çfarë beson dhe çfarë ngjyre të lëkurës ke. Jam për një politikë gjithëpërfshirëse, pa asnjë dallim. Në Mynih, diku, një e treta e qytetarëve, kanë një prejardhje të huaj. Këta njerëz ndihmuan në ngritjen dhe ndërtimin e vendit. Nuk duhet të fshehemi, këtë duhet ta tregojmë ballhapur”, – përfundon bisedën e çiltër dhe argumentuese, Dipl. Ing. Deli Balidemaj, anëtar i Parlamentit për Oberbayern.
Balidemaj aspiron dhe dëshiron të jetë një shembull për brezat e rinj. Ai me këtë dëshiron të inkurajojë brezat e rinj, se politika është jo vetëm reale, por edhe e arritshme.
Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030
Prishtinë, 28 korrik 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, ka pritur sot në kryeministri Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030, të kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis.
Duke i uruar mirëseardhje në vendin tonë, ai tha se sporti dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme për Qeverinë, shtetin e Kosovës dhe shoqërinë tonë. Disa prej momenteve më të çmueshme dhe krenarie për vendin tonë janë pikërisht sukseset e jashtëzakonshme të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
“Vetë ideja dhe mundësia e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 është një rast i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që do të kishte në shoqërinë tonë dhe zhvillimin e vendit”, u shpreh kryeministri Kurti para anëtarëve të komisionit vlerësues, teksa shtoi se Lojërat Mesdhetare 2030 paraqesin platformën ideale për të krijuar mundësi për zhvillimin e të rinjve tanë dhe që ata të angazhohen në sport dhe aktivitete fizike.
Organizim i Lojërave Mesdhetare 2030 do të kishte ndikim pozitiv në konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare, përmirësim dhe investime në infrastrukturë fizike të modernizuar, në ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv, si dhe fuqizim të sportit dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij, u tha në takim nga delegacioni i Qeverisë së Kosovës.
Për më tepër, Kryeministri Kurti u shpreh se organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, në edicionin e 21-të të kësaj ngjarje multi-sportive do të shënojë moment historik në nivel rajonal, marrë parasysh që herën e fundit kur këto lojëra janë mbajtur në Ballkan ka qenë para gati gjysmë dekade, në Split të Kroacisë, në vitin 1979. Ai tha se Qeveria bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, janë plotësisht të përkushtuara në organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive.
Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis u shpreh i nderuar dhe falënderues për mikpritjen që po i bëhet Komisionit gjatë qëndrimit në Kosovë. Ai tha se kjo vizitë është e rëndësishme për ta, siç është e rëndësishme edhe të shohin profesionalizmin në organizim dhe përgatitjet që po bëhen.
Ndërsa, Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh se janë të impresionuar me aplikacionin e dorëzuar nga Kosova. Duke shtuar se kandidatura e Kosovës është shumë serioze.
Lojërat Mesdhetare 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Kosova është bërë vendi më i vogël që ndonjëherë ka shpallur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), po qëndron në Kosovë për të shqyrtuar dosjen e kandidaturës.
Ata gjithashtu po bëjnë vlerësimin e gjendjes në terren si dhe po zhvillojnë takime me krerët institucionalë dhe komunitetin sportiv.
Raporti përmbledhës i komisionit do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë
Ka një muej që financuesi i Klan Kosovës nuk paska pranu me e ndërru «TV Djakovica – Serbia» me «Gjakovë – Republika e Kosovës»!

Në Junik, me 1 gusht 2023, në ora 11:00 , Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë organizon disa manifestime

LKSH e Mërgatës me 3 gusht 2023 , në ora 11:30 , mban takim me krijuesit e mërgatës në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë
“A Je A S’je”, kënga më e re e artistes Donna Dafi
28 korrik 2023
- Njoftim për media : “A Je A S’je”, kënga më e re e artistes Donna Dafi
Kënga e re “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani. Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë.

Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të. Elementi i dytë që paraqitet në këngë është edhe dëshira e madhe e Donna Dafit që t’i bashkojë njerëzit për të festuar diversitetin përmes muzikës.

Po ashtu në “A Je A S’je” paraqiten edhe miksi i shumë kulturave të ndryshme, p.sh. kënga kryesisht këndohet në gjuhën gjermane, titulli i saj në gjuhën shqipe, një pjesë e kërcimit është e stilit afrobeat, që u përket kuluareve nigeriane, disa pjesë të klipit të realizuar në Kosovë, etj.

Donna Dafi, me një prejardhje unike, shqiptare/nigeriane/gjermane, çdo projekt muzikor që ka realizuar deri më tani, shumicën e titujve të këngëve i ka në gjuhën shqipe, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën gjermane.
Mos e humbisni këngën e re të Donna Dafit “A Je A S’je”, duke e shkarkuar linkun: https://youtu.be/g_oEu4U9hKo




