Kreu Blog Faqe 1009

Kostandin Kristoforidhi në përvjetorin e vdekjes

Më 7 mars 1895 ndërroi jetë biblisti, gjuhëtari, leksikografi dhe atdhetari i njohur, Kostandin Kristoforidhi, vepra e të cilit shërbeu si një nga gurët e themelit për lëvrimin e gjuhës shqipe.

R.SH. – Vatikan

Më 7 mars 1827 ndërroi jetë biblisti, gjuhëtari, leksikografi dhe atdhetari i njohur, Kostandin Kristoforidhi, vepra e të cilit shërbeu si një nga gurët e themelit për lavrimin e gjuhës shqipe. Sipas disa studiuesve, Kostandin Kristoforidhi ndёrroi jetё mё 2 shkurt 1895.

Ashtu si ndër vendet më të zhvilluara të botës historia e gjuhës shqipe fillon me përkthimin e Shkrimit Shenjt – Biblёs, ashtu edhe dokumentet e para të shqipes së shkruar e të lëvruar lidhen në mënyrë të pandashme me Shkrimin Shenjt, duke nisur që nga ‘Formula e Pagëzimit’ – dokumenti i parë, te ‘Meshari’ i Buzukut – libri i parë e deri tek përkthimet madhore të Kritoforidhit, për të mos vijuar me kohët tona.

Kristoforidhi lindi e vdiq në Elbasan. Mësimet e para i kreu në shkollën greke të vendlindjes, të mesmet në gjimnazin e famshëm Zosimea të Janinës. Këtu u njoh me albanologun e famshëm gjerman, Hahn, të cilit i mësoi shqipen. Duke shëtitur në vise të ndryshme të Shqipërisë përkrah Hahnit, i dha atij një lëndë të begatë gjuhësore, por u pajis edhe vetë me njohuri të thella për gjuhën shqipe. Më vonë vijoi studimet në Maltë; u kthye sërisht në Shqipëri e punoi si mësues në Tiranë, për të vijuar përsëri studimet, këtë radhë në Angli.

Pas kryerjes së studimeve ushtroi profesionin e mësuesit në një shkollë të Tunizit, deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Në këtë kohë iu vu përkthimit të “Dhjatës së Re” apo “Besëlidhjes së Re”, të cilën e botoi më 1866 në Kostantinopojë.

Pra, më 1866 botoi përkthimin e parë gegërisht ‘Katër Ungjijtë’ dhe ‘Punët e Apostujve’ dhe vijoi për shumë vjet përkthimet e Biblёs si: ‘Psallmet’ (1868 toskërisht, 1869 gegërisht),‘Dhjata e re’ (gegërisht 1869, toskërisht 1879), ‘Të bërët’ dhe ‘Të Dalët’ (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim ‘Krijesa’ dhe ‘Të Dalët’ gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera.

Veprat patën shumë jehonë në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare, ku të krishterët shqiptarë kishin aq nevojë për ta kremtuar liturgjinë në gjuhën shqipe. Vijoi punën me përkthimin në dy dialekte, gegërisht e toskërisht, të disa pjesëve të “Dhjatës së Vjetër” apo “Besëlidhjes së Vjetër”, të cilën e botoi më 1879. Më pas botoi një “Gramatikë” dhe përgatiti “Fjalorin shqip-greqisht“, vepër postume.

Me këto vepra, të cilave u shtohen “Abetaret” e para shqipe pas Veqilharxhit, tregimi “Gjahu i Malcorëve” dhe vjersha e parë shqipe për fëmijë, ai nisi të quhej nga bashkëkohasit “babai i gjuhës shqipe”.

Puna e Kristoforidhit për përkthimin e Shkrimit Shenjt të Biblës mbetet një nga kontributet kryesore të tij për fenë e atdheun. Gegë vetë, në përkthimin e Shkrimit Shenjt ai i përdori të dy dialektet, duke derdhur kështu në një lum ujëplotë, dy përrenjtë e fuqishëm dialektorë të gjuhës shqipe.

Arshi Pipa : “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”

Profesor Arshi Pipa per At Gjergj Fishten:

“Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”. Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “Karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të Tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Përsiatje autentike për një debat televiziv, për Zana Avdiun dhe “rafalet poetike” të saj…!

0
Autor : Lirim Gashi , Prishtinë
____
Jam i sigurt që Zana Avdiu beson se është një analiste e fortë, sepse gjallesat që e kanë volumin e trurit sa fara e mollës, sa më shumë që shkëlqejnë përmes budallallëkut, aq më pak e kuptojnë se janë palaço të dynjallëkut.
Përderisa gazetarët dhe analistët e Shqipërisë grim apo mbulojë mbi injorancën e tyre e kanë shqiptimin e saktë të shkronjave, fjalëve, fjalive dhe periudhave, analistët dhe gazetarët e Kosovës nuk e kanë këtë luks.
Ndaj përveç formulimit, radhitjes, lidhjes dhe koordinimit të pakuptimtë të shkronjave, fjalëve, fjalive dhe periudhave, ata prodhojnë edhe pasthirrma kafshësh të egra, gjegjësisht shkronja dhe togje fjalësh që nuk ekzistojnë fare as në sfondin terminologjik të artit dhe shkencës dhe as në alfabetin e gjuhës shqipe.
Në emisionin e fundit Pressing ku ishin të ftuar Dugagjin Gorani dhe Sadri Ramabaja, më ra veçmas në sy përballja mes improvizimit dhe shkencës.
Natyrisht se për ta kuptuar që po ndodh një përballje e tillë të duhet një tru, i cili e kupton dallimin midis improvizimit të cilin Dugagjin Gorani e ka mësuar nëpër kafenetë e Prishtinës dhe artit dhe shkencës të cilën Sadri Ramabaja e ka mësuar nëpër shkollat dhe universitetet më serioze.
Çuditërisht, moderatori, i cili për mua është një turist në profesionin e huaj, tërë kohën i bënte presion Sadriut që të fliste sa më shkurt ndërsa Dugagjinin e lejonte të baglonte pafundësisht.
Për fat të keq Sadriu është tepër i durueshëm dhe tolerant ndaj diskriminimit që po i bëhet në këtë emision, ndaj duke mos dashur të bie në nivelin e bashkëbiseduesve rrugaçë, ai nuk po reagon me zhargonin adekuat.
Por, meqë kryepersonazhe e rrëfimit tim ishte Zana Avdiu e cila është kategori e Valon Syles dhe Lirim Mehmetajt, dua ta zbraz një rafal poetik që do ta përshkruante shul shyp natyrën e këtij ansambli cirkuzant që prodhon budallallëk dhe pisllëk sa për një dynjallëk :
“Në shkollë dhe universitet shkova sa për të shkuar dhe jo diçka të re për të mësuar.
Dhe meqë me profesorët e universitetit krijova raport intim, diplomën e mora pa e mësuar asnjë mësim.
E mora, për ta vërtetuar për sytë e popullit dijen dhe nuk e kuptova që ishte vulë e budallallëkut, ndaj u aftësova për të prodhuar budallallëk dhe pisllëk sa për një dunjallëk.
Dhe meqë po jetoj në kohën e budallallëkut dhe pisllëkut që po ia q…nënën e nënës dynjallëkut, po e shfrytëzoj të drejtën për ta shfaqur haptazi sepse jam mjaftueshëm një hiq, sa për ta ditur që nuk ndëshkohet me ligj.
Prandaj s’keni qare pa më duruar, sepse mediat e juaja nga djalli janë krijuar dhe finanacuar dhe prej tij tërë kohën janë duke u dirigjuar”.
Çfarë të them për Lopgjallist Tashollin?
Lopgjallist Tasholli është një maskotë paraolimpike e pisllëkut gigant të opozitës.
Ja çfarë thotë Lopgjallist Tasholli :
“Nuk ka rëndësi se kush e bën kritikën nëse ajo e pasqyron realitetin”.
Koment :
Kjo i bie që Adolf Hitleri ka të drejtë ta kritikojë nacionalsocializmin pa e mohuar faktin që është themeluesi dhe zbatuesi i tij më ekstrem.
Kjo i bie që Shefqet Krasniqi ka të drejtë t’i kritikojë femrat që mbulohen si pinguine, pa e kritikuar veten që i inspiron dhe frymëzon vazhdimisht për t’u veshur ashtu.
Pse e thotë këtë Lopgjallist Tasholli ?
Sepse e kritikon Qeverinë me një kalkulator politik ne xhep që e planifikon në mënyrë të detajuar karrierën e tij të ardhshme politike në Pdk.
Prandaj nuk e fillon analizën dhe kritiken me shkaktarët e problemeve që janë ish boss-at e krimit dhe tradhtisë, por ia atribuon pasojat e tyre negative qeverisë, në mënyrë që t’ia fshehë këmbët gjarpërinjve nga të cilët paguhet.
Thënia e tij idiotike se “Kurti do të pësojë politikisht humbje pavarësisht se a e jetëson apo jo Asociacionin, e ka saktësisht këtë mesazh :
” Nuk duhet ta paguajnë çmimin ata që i bëjnë gabimet, por ata që i kanë kritikuar dhe nuk mund t’i korrigjojnë”.
Kjo i bie që Kurti duhet t’i thithë si sfungjer brenda dy vitesh pisllëqet njëzet vjeçare të paraardhësve të tij kriminelë dhe tradhtarë në pushtet dhe në këtë menyrë t’ua pastrojë atyre rrugën për ardhjen e sërishme në pushtet.
Kjo i bie gjithashtu se Kurti është fajtor për kapjen e shtetit, vetëm pse kapsit e vërtetë të shtetit po e sabotojnë ç’kapjen, prandaj jo vetëm që duhet t’ua lirojë atyre rrugën për ardhje të sërishme në pushtet, por edhe duhet t’ua shtrojë me asfalt.
Tasholli është në fakt një imitues i keq i Ardian Kuratellit, margarit tjetër të Pdk-së, prandaj jam shumë i lumtur që nuk kam marrë pjesë në protestën e organizuar prej tij, të cilës i vjen era peshk të qelbur, njësoj si kokës së tij.
Fakti që ai me direktivën e kryesisë së Pdk-ë e ka organizuar një protestë gjoja kundër padrejtësive që po u bëhen të burgosurve tanë në Hagë, e në fakt ajo ka qenë e menduar dhe e planifikuar si një manifestim politik i pafytyrësisë gjigante të Pdk-së, dëshmon se çdo iniciativë nga kjo opozitë është një teatër kukullash të dirigjuara direkt nga Edi Rama dhe tërthorazi nga vëllai i tij Aleksandër Vuçiq.
Kjo sjellje e opozitës dëshmon katërcipërisht se ajo po tenton ta bëjë komplet popullin budallë.
Fatmirësisht nuk po i ndez asnjë truk sepse populli nuk është më duduk.

Refuzimi i Deklaratës , dëshmi se serbët nuk janë për marrëveshje gjithëpërfshirëse 

0

Prof. Nail Draga , Ulqin 

Diskursi politik 

Para dy viteve me 19 korrik 2021, nën ndërmjetësimin e BE-së, u zhvillua takimi i radhës i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënie, ku me këtë rast kryeministri i Kosovës A.Kurti, ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, e cila u refuzua për tu nënshkruar  nga presidenti i Serbisë A.Vuçiqi, që është dëshmi e mosgadishmërinë e Serbisë për një marrëveshje të tillë, ndërsa qendrimi indiferent i ndërmjetësuesve nga BE, dëshmon dobësinë e tyre për të ndikuar të pala serbe në nënshkrimin e saj, sepse një deklaratë  e tillë, paraqet bazë të qendrueshme për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve!

Në takimet e tilla  me ndërmjetësim ndërkombëtar arrihen marrëveshje në mes palëve, por ne rastin konkret  ne mes Kosovës dhe Serbisë,  një deklaratë e përgatitur nga pala kosovare të cilën në Bruksel e ka prezantuar kryeministri Albin Kurti paraqet bazën  për  paqe të qendrueshme   dhe stabilitetin afatëgjatë, për të parandaluar çdo konflikt të ri ushtarak, dhe dhunë ne mes dy vendeve, që paraqet parakusht  për një marrëveshje përfundimtare  në favor të integrimit evropian, sipas standardëve ndërkombëtare. Me poshtë po japim të plotë tekstin e Deklaratës së propozuar në Bruksel dy vite ma parë: 

“DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MOS-AGRESION, MOS-LUFTË DHE ZGJIDHJE PAQËSORE TË KONFLIKTEVE” 

NENI I 

Mos-agresion 

Ne zotohemi reciprokisht që të përmbahemi nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër njëri- tjetrit si dhe solemnisht marrim përsipër të bëjmë përpjekje me mirëbesim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në një mënyrë të qëndrueshme dhe jetëgjatë. 

Do të përmbahemi nga sulmet ndaj njëri-tjetrit, agresioni ushtarak, armiqësitë e armatosura ose konflikti i dhunshëm si mjete për zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshjeje që mbetet e pazgjidhur apo ndonjë mosmarrëveshjeje në të ardhmen. 

Marrim përsipër që të bëjmë përpjekje të mirëfillta për të zgjidhur, përmes mjeteve ekskluzivisht paqësore, të gjitha mosmarrëveshjet aktuale ose të ardhshme apo çështjet që mund të nxitin mosmarrëveshje mes nesh. 

NENI II 

Respektimi i kufijve 

Të dyja palët zotohen t’i respektojnë në mënyrë rigoroze kufijtë e njëra-tjetrës dhe nuk do të bëjnë asnjë përpjekje, as tani, as në të ardhmen, për të pushtuar, kapur, aneksuar ose kontrolluar territorin e njëra-tjetrës, pjesërisht ose plotësisht. 

Të dyja palët do të përmbahen nga çfarëdo mbështetjeje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për çfarëdo ndërhyrje të jashtme ose trazirë të brendshme kundër palës tjetër me qëllim të pushtimit, kapjes, aneksimit ose kontrollit të territorit të njëra-tjetrës, pjesërisht ose plotësisht. 

Për të promovuar besimin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar besim, palët do të përpiqen për nivelin më të lartë të transparencës në lidhje me çdo lëvizje ose operacion të personelit të tyre ushtarak dhe të sigurisë, veçanërisht në zonat ndërkufitare. 

Pavarësisht qëndrimeve tona përkatëse për çështjen e njohjes reciproke, të dyja palët bien dakord të përdorin kanale zyrtare dhe jozyrtare të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të sigurisë drejtuar kundër tyre nga aktorët e jashtëm.  

NENI III 

Reciprociteti në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave 

Palët do të punojnë së bashku për të krijuar sistemin më të përparuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe komunitetin serb në Kosovë me qëllim të arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme midis vendeve tona duke respektuar plotësisht parimin e reciprocitetit dhe në përputhje me vlerat evropiane dhe aktet ndërkombëtare. 

Palët zotohen të punojnë në frymën e bashkëpunimit për të zgjidhur çdo çështje që lidhet me komunitetet përkatëse pakicë me synimin për të arritur një akomodim të ekuilibruar në përputhje me parimin e reciprocitetit. Për të arritur nivelin më të lartë të akomodimit për komunitetet pakicë, palët do të udhëhiqen nga aktet e mëposhtme ndërkombëtare: 

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e vitit 1948; 

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i vitit 1966; 

Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave që u Përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore, e miratuar nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 47/135 e datës 18 dhjetor 1992; 

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet e saj, e vitit 1959; 

Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare e vitit 1992; 

Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e vitit 1998; 

Karta Evropiane e Këshillit të Evropës për Vetëqeverisjen Lokale e datës 15 tetor 1985; 

Konventa Bazë e Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin Ndërkufitar midis Komuniteteve ose Autoriteteve Territoriale e datës 21 maj 1980; 

Raporti i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës mbi Trajtimin Preferencial të Pakicave Kombëtare nga ana e Shtetit të tyre të Origjinës (Venecia, 19-20 tetor 2001); 

Rekomandimet e Bolzano/Bozen të OSBE-së mbi Pakicat Kombëtare në Marrëdhëniet Ndërshtetërore, të datës 2 tetor  

Në marrëdhëniet midis tyre, të dyja palët do të përmbahen nga të thirrurit në komunitetet të tyre përkatëse pakicë si pretekst për përdorimin e forcës kundër njëra-tjetrës dhe do të hedhin poshtë në mënyrë solemne çdo rekurs drejt dhunës kundër komuniteteve të tyre përkatëse pakicë në mënyrë që të arrijnë ndonjë synim ose qëllim politik. 

Çdo incident që përfshin anëtarët e komuniteteve përkatëse pakicë do të zgjidhet përmes angazhimit konstruktiv midis palëve dhe/ose ndërmjetësimit ndërkombëtar në përputhje me nenin 

Asnjë konsideratë ose justifikim në lidhje me statusin e komuniteteve përkatëse pakicë nuk mund të shfrytëzohet si arsye për kërcënimin ose përdorimin e forcës në kundërshtim me nenin I.  

NENI IV 

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve 

Palët zotohen t’i zgjidhin drejtpërdrejt të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre të ndërsjella me mirëbesim dhe në frymë bashkëpunimi, për të arritur një zgjidhje në kohë dhe të drejtë, mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare. 

Në rast të mosarritjes së një zgjidhjeje me anë të ndonjë prej mënyrave paqësore të lartpërmendura, palët, në secilin rast, në bazë të marrëveshjes reciproke, do të kërkojnë një zgjidhje me mënyra të tjera paqësore, përfshirë ndërmjetësimin, arbitrazhin ose lehtësimin nga organizatat ndërkombëtare ose palët e treta, dhe asnjëherë nuk do të përdorin forcë me qëllim të arritjes së një vendimi për mosmarrëveshje të tilla.  

NENI V 

Mbështetja e ndërsjellë e procesit të integrimit evropian 

Pavarësisht nga qëndrimi përkatës i palëve sa i përket njohjes, ato ripohojnë angazhimin e tyre të përbashkët për të qenë anëtare të plota të Bashkimit Evropian në mënyrë që t’i integrojnë shoqëritë dhe ekonomitë e tyre në komunitetet euro-atlantike pa asnjë vonesë. 

Për këtë qëllim, palët do të përmbahen nga çfarëdo veprimi ose ndërhyrjeje, qoftë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individuale ose kolektive, me qëllim të pengimit të palës tjetër nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga progresi i tyre individual në procesin e anëtarësimit në BE. 

Pavarësisht nga marrëdhëniet mes tyre, palët në mënyrë reciproke zotohen të mos ndërmarrin asnjë veprim, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që do ta pengonte anëtarësimin e palës tjetër në organizatat dhe iniciativat rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. 

NENI VI 

Dispozitat përfundimtare 

Kjo deklaratë e bërë në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe nënshkruhet në prani dhe dëshmi të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në rast të mospërputhjeve, teksti në gjuhën angleze mbizotëron. 

*** 

Se një deklaratë e tillë është refuzuar pa u lexuar nga pala  serbe nuk është befasi,  por është për çdo kritikë qendrimi indiferent i ndërmjetësve ndërkombëtar, të cilët dëshmuan se janë të njëanshëm, duke favorizuar palën serbe,  ne lidhje me veriun  Kosovës. Ndërsa takimet e vazhduara pas vitit 2021, dëshmojnë se  pala serbe nuk është e interesuar për zgjidhje të çështjes por deshiron të fitojë në kohë, duke paraqitur kërkesa qe janë kundër sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës,  ku situata aktuale  e tensionuar në veriun e Kosovës  nga vet serbët(prill-maj), e dëshmon ma së miri një konstatim të tillë. 

(Korrik  2023) 

Në përkujtim të Haqif Mulliqit, mikut dhe intelektualit të jashtëzakonshëm

0

Haqif Mulliqi duke folur në promovimin e LIBRIT TË LUFTËS, Prishtinë, 3 mars 2019

Nga Nuhi Bytyçi  

Haqif Mulliqi na iku shumë herët. Nuk po mund të besoj se ai më nuk ësjhtë në mesin tonë. Do ti mungojë shumë, jo vetëm familjes, por edhe të gjithë neve kolegëve, gazetarëve, publicistëve, dramaturgëve, studentëve, mbarë shoqërisë shqiptare. Ai është i pavdekshëm, sepse na la shumë vepra, la shumë gjurmë në historinë tonë më të re.  

Pata fatin që Haifiin ta njoh në vitet nëntëdhjetë. Mirëpo, më së shumti dhe më së miri e njoha gjatë periudhës së luftës dhe pas saj. Bashkëpunonim për ti sjellë opinionit njohuri për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ishte lehtë që të depërtonim në zonat e luftës. Haqifi me shkrimet, intervistat e tij gjithnjë krijonte opinion opinion pozitiv për kauzën e drejtë të luftës sonë çlirimtare, duke e mbështetur atë si intelektual i guximshëm dhe vizionar.  Të rrallë ishin gazetarët që kishin kontaktuar me Komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari, me vëllain e tij Hamzën, me Ilaz Kodrën, Sami Lushtakun dhe me drejtuesit e tjerë të luftës. Haqifi me bashkëshorten e tij Shpresën zhvilluan edhe intervista ekskluzive me ta, duke afirmuar aspiratën e popullit tonë për liri e pavarësi.  

Pas luftës kisha rastin që të bashkëpunoj me kolegun dhe mikun tim Haqif Mulliqin. Ai gjithnjë ishte i gatshëm që të mmë mbështeste në realizimin dhe promovimin e projekteve të mia. I gëzohej punës sime. Kështu pa hezitim pranoi që të fliste në promovmin e filmit dokumentar “Mbijetesa” në tetor të vitit 2007. Vlerësimet e tij për punën time dhe të kameramanit Abaz Zeka gjatë periudhës së luftës ishin mbi të gjitha vlerësime prej profesionisti dhe motivuese. Ndërkaq, kur vendosa ta shkruaj dhe botoj librin tim autobiografik “LIBRI I LUFTËS”, e kontaktova mikun tim Haqif Mulliqin dhe shumë u gëzua për këtë projekt publicistik. Në fjalën e tij si redasktor i librit, pos tjerassh pat deklaruar “ Momentet më “të mira” për gazetarinë janë ato të kohës kur një popull e ka më së vështiri. Dhe, besoj se mu këtë u përpoq të na e dëshmojë në rastin e tij gazetari dhe publicisti Nuhi Bytyçi, madje duke e sjellë këtë ide që në vetë titullin e librit të tij me memoare “Libri i luftës”, të cilin sot mund ta ketë në duar lexuesi shqiptar. 

Në gazetari thuhet se raportimi nga lufta është kulmi i profesionit tonë. Po ashtu edhe ajo se lufta është tregimi më i madh dhe më sfidues që mund të ndodhë në jetë, ngase ajo “i jep gjithçka” një gazetari për t’u dëshmuar në profesionin e tij. Mirëpo, për ta dhënë kontributin e vet të nevojshëm si profesionist, gazetari i luftës para së gjithash duhet të shkojë tek ajo luftë për të raportuar, mu ashtu siç e bëri miku ynë Nuhi Bytyçi, detajet e odhiseiadës së të cilit, si gazetar i guximshëm, profesionist dhe i përkushtuar, si kronist i një kohe i mësojmë në lundrimin tonë si lexues nëpër dymbëdhjetë kapitujt e librit të tij mbi luftën dhe paqen e gënjeshtërt, që përfshin një hark kohor prej më se katër dekadave.”  

Takoheshim shpesh me Haqifin. Përherë ishte i këndshëm në komunikim, i afërt si shok, mik i vërtetë. Bisedonim për projektet e tij të reja publicistike, në dramaturgji dhe në zhanre tjera. Gëzohesh shumë edhe për projektet e mia dhe të kolegëve tjerë. U ftuam që në maj të këtij viti të bashkë të merrnim pjesë në një tryezë në Prizren me kumtesa lidhur me rolin e mediave në afirmimin e vlerave të luftës së UÇK-së. Komunikova përmes telefonit me mikun tim dhe ai më tha: “Vëllaçko do ta përgatis me gjithë dëshirë kumtesën në këtë temë dhe do të shkojmë bashkë në Prizren”. Mirëpo, ditën e mbajtjes së tryezës më informoi se por për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore nuk do të mund të merrte pjesë. Mungesa e tij në këtë tryezë u vërejt shumë.   

Haqif Mulliqi do të na mungojë shumë si mik, si kolegë, profesor dhe intelektual i jashtëzakonshëm. Kujtimi për të nuk do të zbehet kurrë. Veprat e tij do të na shërbejnë si shembull se si një intelektual i tillë si ishte ai, ishte përherë në shërbim të publikut. 

Pritja e Delegacionit të Izraelit në Kosovë

0
Nga data 23.07.2023 në Kosovë po qendrojnë të rinjë nga Izraeli me organizimin e Institutit Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime iCHAT nga Kosova me organizaten ”Debate For Peace” nga Izraeli. Të rinjët e të dyja vendeve mbajten punëtorinë PRI-MUN2023 për përgatitjen e kontentit -temave për organizimin e simulimit të OKB-së për vitin 2023 në Kosovë “Model United Nations”- Modeli i Kombeve të Bashkuara” organizim ky i cili do të mabahet në dhjetor të këtij viti .

 

iCHAT për një vit me kompaninë “Maximus team” regjisorin dhe profesorin Universitar të njohur Blerdi Malushi  ka marr pamje të vendeve më të bukura në Kosovë dhe do të përcillen me mesazhe nga vet të rinjtë e Izraelit që kanë dhënë nga Kosova për Kosovën disa video-mesazhe shumë pozitive për Republikën e Kosovës si vend me orientim perëndimor, demokraci të zhvilluar, me diversitet të pasur  kulturor dhe tolerancë ndëretnike që do të publikohen nga iCHAT në ditët në vijim në Izrael dhe Kosovë për Promovimin e Republikës së Kosovës me vendet e pasura për  turizëm dhe bukuri të shumta natyrore.

Gjithashtu në kuadër të vizitës së Delegacionit nga Izraeli në Republikën e Kosovës ne kemi realizuar edhe disa vizita si : në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kemi takuar Ministrin z. Fikrim Damka dhe kabinetin e tijë, dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi takuar Ministren znj. Donka Gervalla- Shchfarz, Sekretarin e Ministriesë z.Behar Isma  dhe Drejtorin e Akademisë Diplomatike z. Beqir Ismaili.

Forhåndsvisning av bilde

Pra pas punëtorisë PRI-MUN2023 të rinjët nga Izraeli dhe Kosova vizituan Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Delegacionin nga Izraeli e priti Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me kabinetin e tijë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ministri i MZHR-së njoftoi të rinjët nga Izraeli për punën dhe përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar, investimet në fushën e ndërmarrësisë me përkrahjen e bizneseve për zgjerimin e bizneseve dhe për shërbime përmes skemave mbështetëse nga MZHR si dhe mbështetje me start up për ndërmarrësit e rinjë. Të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja e MPJD-së znj. Donka Gervalla- Shchfarz zhvilloi debat me të rinjët nga Izraeli për angazhimin e MPJD-së, politikën e jashtme dhe aktivitetet e vazhdueshme në kuadër të MPJD-së.

Përderisa, të rinjët nga Izraeli njoftuan Ministrin e MZHR-së z. Fikrim Damka dhe Ministren e MPJD-së znj. Donka Gervalla- Shchfarz,  që  organizata “Debate For Peace” nga viti 2016 ka bashkëpunim me iCHAT dhe organizojmë “Model United Nation Kosova” dhe sjellim student nga Izraeli dhe të rinjë nga vende të ndryshme të botës në Kosovë. Por gjithashtu ne po punojmë që edhe në konferenca dhe aktivitete të organizates “Debate For peace” në Izrael por dhe për studime, delegacioni nga Izraeli u zotuan që janë të interesuar të angazhojnë të rinjë nga Kosova në Izrael .

Pra ky takim ka inkurajuar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet vendeve dhe shkëmbimin e praktikave për të arritur qëllime të përbashkëta dhe lobim për të vënë në pah rolin e rinisë në ndërtimin e një paqe të qëndrueshme në proceset me karakter ndërkombëtar të Kosovës.

z. Besmir Kokollari Drejtor Ekzekutiv i iCHAT falenderoi ministren e MPJD-së dhe ministrin e MZHR-së për pritjen e delegacionit dhe  theksoi që pa dyshim kjo punëtori/workshop PRI-MUN2023 ka kontribuar edhe në komponenten për shkëmbime rinore – youth exchange në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar e cila do të ndikon në nxitjen e të rinjëve tanë për angazhim në komunitet, përfshirje në jetën publike, rrjetëzime, ngritje të kapaciteteve dhe aftësim në identifikimin e sfidave dhe problematikave me të cilat ballafaqohen të rinjët, ofrimin e mundësive për dialog dhe debat pozitiv në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe diplomacinë. Dhe ftoi Ministren e MPJD-së dhe Ministrin e MZHR-së për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Kosova International Model United Nations 2023 që do të mbahet në dhjetor.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu ky takim do të kontribuoj në promovimin e Republikës së Kosoves tek profesorët, studentët dhe nxënësit e Izraelit pjesëmarrës në këtë vizitë. Gjithashtu u ndanë përvoja dhe njohuri të ndryshme në fusha të ndryshme, si politika e jashtme, ekonomia – zhvillimi ekonomik rajonal i balancuar , inovacioni, arsimi, dhe kultura e veqanërisht promovimi i shtetësisë së Kosovës dhe vlerave kulturore që posedojmë.

Modeli Kombeve të Bashkuara është organizuar për herë të parë nga studentët e Universitetit të Harvardit- SHBA, ndërsa në Kosovë për herë të parë është organizuar nga iCHAT- Kosovo International Model United Nations, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetit Filozofik dhe Kolegjit AAB. Dhe ka vazhduar me tre edicione në bashkëpunim me organizaten nga Izraeli Debate for peace.

Përderisa më dt. 25.07.2023 në punëtorinë PRI-MUN2023 kanë marrë pjesë z. Besmir Kokollari- Drejtori Ekzekutiv i iCHAT, Steven Aiello- Drejtori Ekzekutiv i organizates nga Izraeli “Debate for Peace”, z. Xhevat Bajrami Drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, të rinjë nga Izraeli dhe të rinjë nga Kosova. Drejtori i Departamentit të Rinisë theksoi: “ Shkëmbimet Rinore janë të mirëseardhura për ne sepse i kontribuon shkëmbimit të ideve të të rinjëve në mes vete si dhe ndërtimin e urave të miqësisë mes të rinjëve të të dyja vendeve tona”.

iCHAT njofton se së shpejti bëhet edhe hapja e thirrjes publike për pjesmarrës në Model United Nations Kosova 2023.

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Kisha rritet në botë

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Prandaj, shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! Mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë, dreri në të sosur të botës!” (Mt 28, 19-20) 

“Ky është dërgim i ynë, me jetën tonë të dëshmojmë dhe ta bëjmë të pranishëm Zotin në botën e sotme.”  (Nëna Tereze) 

Veprat e mëdha nuk janë të kufizuara në hapësirë dhe në kohë, sepse kanë vlera të pavdekshme, të përgjithshme, dhe si të tilla barten prej brezi në brez, prej një populli në një tjetër, prej një kohe në kohë tjetër. Ata që i kanë krijuar apo shpikur, janë njerëz me nam botëror dhe të përgjithshëm, sepse kanë lënë gjurma në historinë e njerëzimit. 

Kështu, për shembull, është e pavdekshme muzika:  Vivaldi,  Paganini, Puccini, Bachu, Beethoveni, Mozari, sepse krijimtari e tyre tashmë ka kaluar kufijtë e kohës dhe popujve ku është krijuar, dhe tash është trashëgimi e mbarë njerëzimit. Kemi shumë autorë në lëmi të ndryshme të krijimtarisë apo shpikjeve njerëzore: poezia, proza, piktura, skulptura, arkitektura, që kanë vlera gjithënjerëzore.  

Vepra e Krishtit, shëlbimi, mbi të gjitha vdekja dhe ngjallja e Tij, nuk ka mbetur e kufizuar në kohë dhe në hapësirë, vetëm për bashkëkohanikët e Tij dhe vetëm për Hebrenjtë. Me Kishën dhe në Kishë, vazhdon vepra e shëlbimit. Me Rrëshajë formohet bërthama e Kishës, që përfshinte popuj të ndryshëm, gjuhë, kultura, tradita, dhe Lajmi i Mirë përhapet jashtë kufijve të Izraelit. 

Bashkësia e Izraelit, me fuqinë e Shpirtit Shenjt, shpallte dhe dëshmonte ngjalljen e Jezu Krishtit, shëlbimin. Kjo kishte shkaktuar burgosjen e Shën Pjetrit dhe Gjonit (khs. Vap 4, 1-22; 5, 17-42). 

Dëshmia mbështetet dhe vuloset në flijim, vuajtje, siç bëri edhe vetë Jezusi për ta dëshmuar Atin. 

Shtjefni xhakon ishte dënuar me vdekje dhe ishte vrarë me gur, për shkak të predikimit të tij, të dëshmisë mbi ngjalljen  e Krishtit (khs. Vap 7, 54-60). 

Përndjekja, zgjerohej edhe në bashkësi tjera, sidomos Sauli i Tarsit ishte i njohur për Kishën si përndjekës shumë i zellshëm dhe tejet i rreptë. Në një udhëtim të tillë pati një vegim, takim – ndeshje me Jezusin e ngjallur. “Kur, duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit. U rrëzua për tokë dhe e dëgjoi një zë që i tha: “Saul, Saul, pse po më salvon?”. Ai e pyeti: “Kush je ti, Zotëri?”. E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon! Më mirë ngritu e hyr në qytet dhe atje do të tregohet se çka duhet të bësh!” (Vap 9, 3-6) 

Sauli, me këtë rast, e humbi pamjen e syve trupor, që të mund të shihte me shpirt dhe me fe. Pastaj kishte shkuar në damask, te Anania, i cili ia kishte kthye pamjen. “Dhe aty për aty i ra diçka prej syve si pare peshku dhe menjëherë iu kthye drita e syve, u ngrit dhe qe pagëzuar, hëngri dhe u përtëri në fuqi.” (Vap 9, 18-19) 

Të tjerët, duke parë dhe dëgjuar se çka kishte ndodhur, ishin mrekulluar: “Të gjithë ata që e dëgjonin, mrekulloheshin e thoshin: “Po a nuk është ky ai që në Jerusalem mundohej t’ua tresë farën atyre që e thërrisnin në ndihmë këtë Emër? Po a nuk erdhi edhe këtu për t’i çuar të lidhur në hekura para kryepriftërinjve?” (Vap 9, 21) 

Ja si Jezusi e kishte “peshkuar” Saulin dhe nga armiku e kishte bërë mik dhe “vegla ime, që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur Emrin tim para bijve të Izraelit”. (Vap 9, 15-16) 

Të krishterët e përndjekur janë shpërndarë ne vise të ndryshme të Antiokisë, Sirisë, dhe atje kanë filluar ta shpallin Ungjillin. Shi në Antioki ka lindur bashkësia e parë e krishterë jashtë Jerusalemit. “ Plotë një vit qëndruan në atë bashkësi duke mësuar një shumicë bukur të madhe nxënësish. Në Antioki nxënësit për të parën herë u quajtën “të krishterë.” (Vap 11, 26-27) 

Kisha, që nga fillimi ishte ndeshur me dy bota dhe realitete: hebreje, që ishte e shpërndarë në vise të ndryshme të Mesdheut dhe nëpër botë, dhe paganët, bota jo hebreje. Me krishterim, populli Hebre nuk është më i vetmi Populli i Zotit, por ka një detyrë misionare ndaj të gjithë popujve të tjerë. Ky bashkim i ri i mbarë njerëzimit zbatohet në Jezu Krishtin, duke krijuar kështu në Popull të ri të Zotit, Izraelin e Ri, Kishën. 

Kjo hapje ndaj të gjithëve është themelore për Kishën e çdo kohe, pra, edhe për ne sot, sepse të gjithë, sepse të gjithë jemi të ftuar në planin e shëlbimit, apo siç thotë Koncili Dytë i Vatikanit, që të jemi “Drita e popujve.” (LG 1). 

Një pjesë e Hebrenjve të pagëzuar kanë pasur një qëndrim të rreptë ndaj paganëve të pagëzuar, sepse sipas tyre, së pari do të duhej të bëheshin hebrenj, dhe vetëm pas kësaj të krishterë (khs. Vap 10, 14-46). Kështu kishte lindur një pyetje themelore: si të silleshin ndaj paganëve që dëshironin të bëheshin të krishterë, pra, kërkonin pagëzimin? 

Çështja ishte e rëndë dhe shumë e ndjeshme dhe kërkonte një përgjigje të shpejtë, të saktë dhe në përputhje me vullnetin e Krishtit. Atëherë apostujt u mblodhën në Jerusalem për të diskutuar dhe vendosur për këtë çështje. 

“Kështu apostujt dhe pleqtë u bashkuan në kuvend për ta ndarë çështjen. Pas një rragatje të gjatë, u ngrit Pjetri dhe u tha: “Vëllezër, ju e dini mirë se, që prej ditëve më të para, këtu në ju, më zgjodhi mua Hyji, që prej gojës sime ta dëgjojnë paganët fjalën e Ungjillit e të besojnë. Hyji që njeh zemrat bëri dëshmi për ta duke u dhënë edhe atyre si neve Shpirtin Shenjt. Ai, por, nuk bëri kurrfarë dallimi midis nesh e atyre: me anë të fesë i pastroi zemrat e tyre. Atëherë, përse po e sprovoni Hyjin duke u venë nxënësve në qafë zgjedhën, të cilën as etërit tanë as neve nuk mund e mbartëm. E në fund ne besojmë se shëlbohemi pikërisht sikurse edhe ata, në saje të hirit të Jezusit Zot.” (Vap 15, 6-11)  

Këtë gjë e kanë dëshmuar edhe Shën Pali dhe Barnaba (khs. Vap 15, 12), dhe e përkrahu edhe Jaku (khs. Vap  15, 14-19). 

Pas kësaj ishte marrë vendimi i përbashkët në Koncilin e Jerusalemit dhe Pali e Barnaba ishin të dërguar, së bashku me Judën, të quajtur Barsaba dhe Simoni “njerëz që i kanë kushtuar jetën e vet Zotit tonë Jezu Krishtit. Po ju dërgojmë, pra, Judën e Silën, të cilët do t’ju kumtojnë gojarisht po të njëjtën gjë, Përfunduam, pra, Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi ato që janë të nevojshme, të ruheni prej mishit të flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit të bagëtive të furura ose të mbytura në ujë dhe nga fëlligështia. Bëni mirë nëse do të ruheni nga këto. Shëndet e të fala.” (Vap 15, 27-29) 

Ky vendimi i Kishës ishte shumë i rëndësishëm:  hapja ndaj botës, duke mbetur besnik Jezu Krishtit, të frymëzuar nga Shpirti Shenjt. Këtu vjen në spikamë edhe një herë roli vendimtar i Shpirtit Shenjt, si dhe ai i Pjetrit, kreut të apostujve, përvoja dhe dëshmia e Palit dhe Barnabës. 

Predikimi, apo shpallja e Ungjillit, nuk domethënë vetëm të flitet, por të jepet Fjala e Zotit të tjerëve, ajo e shëlbimit, nëpërmjet dëshmisë dhe jetës.  

“Çka ishte qysh në fillimi, çka dëgjuam, çka pamë me sytë tanë, çka soditëm dhe duart tona prekën, në lidhje me Fjalën e jetës, po, Jeta u shfaq, ne e pamë dhe dëshmojmë dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur, që ishte te Ati dhe na u shfaq neve – çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve që edhe ju të keni bashkësi me ne.” (1 Gjn 1, 1-4) 

Dëshmia fillon nga përvoja e fesë, nga universalizmi apo katolicizmi i Kishës, “Kështu ne të gjithë bëhemi gjymtyrë të atij trupi, e secili prej nesh, gjymtyrë e njëri tjetrit.” (LG 7) 

“Shpirti Shenjt, që banon te besimtarët dhe mbush e mban krejt Kishën, e prodhon këtë bashkim të mrekullueshëm dhe i bashkon të gjithë kaq ngushtësisht me Krishtin, saqë përbën zanafillën e njësisë së Kishës.”  (UR 7) 

“Jezusi thotë: Si më ka dashur mua Ati duke më dhënë në botë, kështu edhe unë iu kam dashur ju, duke e dhënë jetën time për ju. Rrini në dashurinë time duke e dhuruar jetën tuaj. Ky dhurim është urata, flijimi në dashuri, varfëria, dëgjesa, shërbimi i lirë i dhuruar me gjithë zemër. Duhet të duam aq sa të jemi të gatshëm edhe të vuajmë. Nuk mjafton të themi: “Unë dua”. Duhet këtë dashuri ta ndërrojmë në dashuri jetësore dhe në veprim. Si mund të bëhet kjo? Të dhurohemi deri në vuajtje.” (Nëna Tereze) 

Prishtinë, 26 korrik 2023 –  Radio Maria – Kosovë  

Kush e ka fshehur Dorëshkrimin e  Reposh Kastriotit- vëllait të Heroit Kombetar? 

Pamje e Hilandarit në Greqi

Nga: Pirro Prifti , Tiranë

Si sot e 592 vite më parë, me 25 korrik 1431 ose sipas kalendarit arkaik Ortodoks viti 6936 ka vdekur në Malin Athos, Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergjit aty ku janë sot gërmadhat e Pirgut Arbanas- Reposh Kastrioti, vëllai i dytë më i madh i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.  

Pak Histori 

Sipas Historisë Reposh Kastrioti i dërguar peng tek Sulltani i asaj kohe Murati i dytë (1421-1444) kthehet rreth viteve 1426 në kohën kur i ati Gjon Kastrioti së bashku me të katër bijtë e tij bleu adelfatet (janë të drejtat e një personi për të  qëndruar në Manastir ortodoks dhe për të marrë ndihma prej burimeve të Manastirit. Adelfati është i vlefshëm në emrin e vetë personit dhe nuk mund të transferohet apo të trashëgohet nga një tjetër), duke siguruar të drejtat për të ardhur në Manastirin Hilandar në Malin Athos ( në shqip Mali i Atit), në kullën e Shën Gjergjit që sot quhet Pirgu Arbërit ose `Arbanaski Pirg` për nder të tyre. Sipas një burimi tjetër të njohur Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij.. “siguruan një vend si refugjatë për ti shpëtuar invazionit Osman, dhe në 1426 dhe 1430 realizuar një marrëveshje ose adelphat për të gjithë jetën për të përdorur Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin e Hilandarit në të katër bijve të tij. Njëri nga ata vdiq më 1431 dhe vetë Gjon Kastrioti hetoi aty si murgu Joachim dhe vdiq në vitin 1437“. Të gjitha këto fakte dëshmojnë lidhjet afat- gjata midis lordëve feudalë Arbër dhe laurës imperiale serbe të asaj kohe“ (http://ëëë.doiserbia.nb.rs/Article.aspx?iD=0350-76530637081B&AspxAutoDetectCookieSupport=1).  

Sipas Marin Barletit në librin e tij “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ për Reposh Kastriotin thotë kështu:… “ vëllai i tij Reposhi , u kthye nga Kostandinopoja dhe u fut menjëherë në Manastir duke thënë se konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përveçse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën..“ Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik. Në marrëveshjen (adelfat) e vitit 1426 janë firmat e Gjon Kastriotit, Reposh Kastriotit, Gjergj Kastriotit, dhe Kostandin Kastriotit. Në Aktin e Dytë, firma e Stanisha Kastriotit mungon. Ndoshta për shkak se Stanisha si djali më i madh ka qëndruar në Kostandinopojë dhe është martuar aty me një turkeshë sipas disa burimeve dhe ishte konvertuar në islam. Pra, në marrëveshjen e dyte (adelfat), janë firmat e tre vëllezërve së bashku me firmën e Gjon Kastriotit. Nga ana e Manastirit të Hilandarit ka qenë  përgjegjës Murgu Athanas (Zivojinovic refers to it as “82,” and it is described as “82” in our online library catalog. Në këmbim, Gjon Kastrioti i dhuronte Manastirit Hilandar dy fshatra. Sipas `Acteve të Hilandarit` fshatrat Radostushë, Trebishtë dhe Kisha e tyre. Në këmbim Gjon Kastrioti bleu të drejtën për të jetuar dhe varrosur aty me të tre bijtë si dhe dha 60 florinj për të blerë Kullën e Shën Gjergjit brenda Manastirit Hilandar. Të dy aktet e Hilandarit të blerjes së të drejtës për të jetuar dhe vdekur në Manastir dhe blerjen e Kullës me 60 florinj nga Gjon Kastrioti dhe tre bijtë të firmosura nga Murgu Athanas (Afanasijev), janë zbuluar nga historiani rus Grigorieviç më 1848. Sipas një dokumenti tjetër thuhet: “ Familja e Gjon Kastriotit përbëhej nga katër djem dhe pesë vajza. Vëllai i madh i Gjergjit (Skënderbeut), Reposhi përfundoi murg në gadishullin e Malit të Shenjtë pranë Selanikut, në manastirin e Hilandarit, ndërtuar në shekullin XI. Në arkivën e këtij manastiri ruhen dy dokumente që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në një dokument të vitit 1426 thuhet se: “Gjon Kastrioti me katër djemtë e tij, Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin, i falën Manastirit të Hilandarit katundet e krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin. Në dokumentin e dytë të padatuar thuhet se, igumeni i Manastirit të Hilandarit i shet Pirgun e Shën Gjergjit, Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij, Reposhit, Konstantinit dhe Gjergjit për 60 florinj”. Ky pirg mban edhe sot emrin “Pirgu i Shqiptarëve”.  

Sipas një burimi tjetër përsëri, përmendet emri Ivan  ose Jovan (Gjon) Kastrioti sipas burimeve sllave Gjon shqiptohet si Ivan (SDS = Slavic Documents) HM.SDS.82 and 105., dhe Reposh, Konstandin dhe Giurg (Gjergj)  http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7.  

Në se në aktin e parë të blerjes ishin firmat e katër bijve së bashku më të atin Gjon Kastrioti, më 1426, në aktin e dytë të vitit 1430 (si duket për të paguar qiranë) janë firmat e tre bijve dhe të Gjon Kastriotit. Firma e Stanishës mungon. Kjo tregon se Stanisha qëndroi në Kostandinopojë ishte martuar aty me një turkeshë pasi ishte konvertuar nga ortodoks në besimin islam. 

Studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Reposh Kastrioti duke u vendosur në Manastirin e Hilandarit dhe duke marrë miratimin dhe zotimet nga ana e Manastirit u bashkua me vëllazërinë e Hilandarit, ku edhe vdiq në 25 korrik 1431. 

Massedonian on Twitter: "@DeltaAchilles @Puch300GD >actual kastrioti  principality >Kastrioti family voisava, Angelina,vlajka, mamica, reposh,  kostandin, stanisha ?????? https://t.co/RWb1RFgblx" / Twitter

Më vonë, dhe i ati Gjon Kastrioti u vendos në Manastir si Murg me emrin Joakim,  ku jetoi aty deri në 1437 dhe vdiq me 4 Maj 1437 po aty në Manastir. 

Familja Kastrioti ishte e ritit lindor bizantin pra orthodox dhe kjo i jep përgjigje dhe pyetjes së çfarë feje kishte Familja Kastrioti (Slijepčević, Đoko M. (1983). Srpsko-arbanaški odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme (in Serbian). Himelstir. p. 45. Retrieved 7 July 2011.) (Petković, Sreten (2008) [1989], Hilandar (in Serbian), Belgrade, p. 21, iSBN 978-86-80879-78-9). 

Mendohet se, në Hilandar duhet të jenë eshtrat e katër bijve dhe të Gjon Kastriotit. Atë që janë varrosur aty janë Reposh, Kostandin dhe Gjon Kastrioti. Mendohet se mund të jetë varrosur dhe Heroi Kombëtar aty fshehurazi. 

 Këtë mund ta shpjegojmë më poshtë. Pirgu Arbanas që u quajt nga murgjit e Manastirit Hilandar ne Malin e Shënjtë Athos ( emri i malit eshte shqip- Mali i Atit, por bizantinët i vendosen nje postfix -os dhe doli Athos). Më Parë quhej Kulla e Shën Gjergjit të cilën e bleu Gjon Kastrioti me tre bijtë. Pas vdekjes së Gjon Kastriotit I cili vdiq me 2 maj 1437 si Murg me emrin Joachim, Kulla e ShenGjergjit mori emrin `Pirgu Arbanas` ose serbisht Arbanaski Pirg. Sot Pirgu Arbanas është i shkatërruar plotësisht dhe ka vetëm gërmadha sepse nuk është mirëmbajtur (shiko fotot).  

Pirgu Arbanas u mirëmbajt deri në shek XVII- nga disa vojvodë vllehë  të cilët dhuruan para Manastirit për ta mirëmbajtur. dhuruesi i parë Vllahian mund të ketë qenë Basarab Tepelus dhe më vonë nga princi Rumun Radus dhe Vlad i Riu. Dhurimet në para për mirëmbajtjen e Pirgut Arbanas nga vllehët  deri në shek XVIII si pasojë e ndërit që  u bëri Donika Kastrioti për kalimin e vajzës së Drakulës në Napoli fshsheurazi, për ta shpëtuar nga osmanët që kërkonin bijën e Vlad Tepeles  (Drakula) I cili kishte bashkëpunim më Gjërgj Kastriotin kur ishte gjallë për të luftuar osmanët. 

Kulla e Shën Gjërgjit alias Pirgu Arbanas  në Manastirin e Hilandarit, Mali Athos, Greqi 

Në Kullën e Shën Gjergjit të asaj kohe, ose Arbanaski Pirg, studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit). Fakti i fundit i jetës së Reposh Kastriotit është Epitafi mbi varr: `Robi i Zotit Reposh Kastrioti , Dukë i ilirisë“ ose siç gjendet në serbisht ~»Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939«  (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Victor_Grigorovich), (Mirjana Živojinovic, Svetogorske kelije i pirgovi u srednjem veku (Beograd, 1972), 106-107, 117.). 

Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).  

Djegia e Pirgut Arbanas në vitin 2000  

Sot ky mbishkrim nuk ekziston sepse në 2010 kulla e Shëngjergjit u dogj rastësisht apo me qëllim. Sipas shkrimeve të vitit 2000 (kur u dodj nje pjesë e Pirgut Arbanas), në një gazetë serbe e cila thotë: “Hyllenderi u dogj se pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe gurët e varrit të Jovanit (Gjon) dhe Reposh Kastriotit, fisnikë Serb nga Shqipëria, përkatësisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastrioti, i njohur më shumë si Skënderbeu. Sipas komentuesve shqiptarë të Maqedonise ata u shprehen: “Diçka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“. Artikullshkruesi shqiptar i asaj kohe të vitit 2000 në kundër përgjigje ndaj gazetës serbe shkruan gjithashtu: “Zjarri i Hyllenderit nuk dogji të vërteten qe Jova-n (Gjon) Kastrioti kishte 9 fëmije me Vojsavën, Repos (Rrapush), Stanisa (Stanish), Kostandin dhe Djuradj (Gjergj), të përmendur në këtë rend në kronikat e Athansios, murg në manastirin e Hyllenderit; dhe 5 vajza- Mara, Jela (Gjela), Andjelija (Angjelina), Vlaitsa (Vllazka) dhe Mamica. 

Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelën (kishën) kryesore, ku në nartheksin e brendshëm që rrethon afreskun e Virgjëreshës me Krishtin, ndeshën pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe të birit Shën Sava, me nënshkrimin poshtë tyre : Dhuruar nga shërbëtori i Zotit repos 6936″ (1431) – një dëshmi autentike që vëllai me i madh i Skënderbeut ishte “murg” ne Hyllender para se të vdiste. Mbase ndonjërit mund t’i duket ky zjarr një rastësi, pikërisht në kohën e luftës të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për vetëvendosje. Jo mua. Është e qartë se me këtë vepër i kanë prerë rrugën zbulimit të një të vërtete madhore. Aty mendohet se mund të jenë varrosur fshëhurazi edhe eshtrat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, por mendohet se janë brënda varrit të Car Dushanit sepse në Epitafin e këtij varri duken sipar majtas Stema e Familjes Kastrioti (shih fig).Vetëm Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore në se Skënderbeu dhe jo tjetër fisnik shqiptar shtrihej në atë varr. Kësaj ja kanë prerë udhën. Djegia është mënyra e vetme.“ 

Varrit real i Heroit Kombatar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu 

Sipas Historianit Dhosi Liperi, në shkrimine tij Skënderbejada, thuhet se Marin Barleti nuk ka thënë të vërtetën kur ka shkruar se eshtrat e Gjergj Kastrioti u morën nga osmanët pasi hapën varrin e tij në Lezhë dhe I mbajtën për hajmali. Arsyeae kësaj të pavërtete mund të jetë se Marin Barleti ishte katolik dhe nuk dëshërontë që një Hero si Skënderbeu I cili ishte I ritit lindor të kishte varr ku arbërit dhe epirotët të faleshin dhe ta nderonin. Prandaj shpiku këtë histori të gënjeshtërt. Historiani Dhosi Liperi e kundërshton thënien e Marin Barletit dhe thotë se ; `kur osmanët pushtuan Lezhën 10 vite pas vdekjes së Heroit Komatar , shkruesit osmanë gjithsej shtatë, tregojnë të njëjtën histori ku thonë se trimat osmanë vranë e prenë të pafetë dhe disa nga ata ikën nga sytë këmbët me varkat e venecianëve në det, duke parë qytetin e tyre duke I djegur. Osmanët trima hapën dhe prishënvarret dhe I hodhën  në det gjithashtu, por nuk përmëndin faktin që hapën varrin e Heroit Kombëtar. 

Sipas Dhosi Liperit, ka qënë gruaja e Skënderbeut e cila para se të ikte u la porosi besnikëve të Heroit që eshtrat e tij ti largonin nga Varri në Kishën e Shën Kollit , Kishë e cila duhet të ketë qënë në Kështjelle- pra në Kalanë e Lezhes dhe jo aty poshtë ku sot është Mauzoleumi.. Mendohet se eshtrat e Skënderbut janë dërguar pranë Pirgut Arbanas fshehurazi sepse aty ishin varret e vëllezërve të tij dhe varri I të jatit-Gjonit.  

Fati i Dorëshkrimit të Reposh Kastriotit 

Interesant është fakti që Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar në arbërisht, por me germa cirilike (ndoshta dhe greke). Ky dorëshkrim nuk dihet se ku gjendet, por murgjit që e kanë parë thonë se Dorëshkrimi i lënë nga Reposh Kastrioti flet për Historinë e Familjes. Shpresojmë ta gjemë dhe kërkojmë ndihmën e vëllezërve shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, sepse do të ishte një fitore e madhe në zbulimin e të vërtetave. 

Dorëshkrimi. Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim për historinë e Familjes Kastrioti. Dihet që origjina e Familjes Kastrioti fillon me stërgjyshin e Skënderbeut që quhej Kostandin Kastrioti pastaj më Gjyshin e tij Pal Kastrioti që u vra në betejën  e vitit 1389 dhe më babain e tij Gjon (Ivan ose Jovan sipas serbve) i cili vdiq në Manasitirin Hilandar në 2 maj 1437. 

Këtë dorëshkrim kam 12 vjet që po e kërkoj në arkivat serbe, greke, rumune madje dhe ruse, madje edhe në Universitetin e Ohio , SHBA në të cilën gjënden origjinalet e adelfateve të Gjon Kastriotit me murgun Afanasiev të Manastirit Hilandar ndërsa, nja nga autorrët serbë shkruan se një dorëshkrim gjëndet në Biblotekën Rumjankovski në Moskë , Bibliotekë e cila në kohën e rregjimit komunist sovjetik ndryshoi emrin,   por akoma nuk kam mundur ta gjej. Dikush nga klerikët fqinjë serbë apo grekë e ka fshehur. Shpresoj ta gjej dhe nuk do ti rresht përpjekjet. Një miku im  thotë se këtë dorëshkrim e ka në arkiv  Kisha Serbe në Beograd po rata më kanë kthyer përgjigje negative. 

Së fundmi, Historia e Reposh Kastrioti hedh dritë për origjinën tërësisht Arbër-Epirote e Familjes Kastrioti me një religjion otë ritit lindor, në  kundërshtim të plotë me të dhënat e Schmid dhe të disa historianëve e pseudo-historianëve të tjerë, sepse këtë e pranojnë dhe vetë serbet duke e pranuar së pari që Gjon Kastrioti ishte Arbër-epirot. 

 Sa për Stanishan disa thonë se ai nuk u konvertua në islam, por qëndroi në Kostandinopojë dhe ka vdekur rreth viteve 1440. Hamza Kastrioti u konvertua në islam në 1457. U burgos në Napoli por u martua në 1458 me një serbe pasi u ri konvertua në kristian me emrin Danilo (Dhanil) dhe së bashku me gruan e tij Elena shkuan në Kostandinopoje tek shtëpia e babait-Stanishës. Vendi dhe shtëpia ku ata qëndruan nuk dihet. Sipas një burimi tjetër:  “Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460“(https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Hamza_Kastrioti). 

Fotot: 

Pamje te Pirgut Arbanas ne ditet e sotme i prishur krejtesisht  

Data e vdekjes: “25 korrik 1431“ e shënuar përbri Jezu Krishtit foshnje (djathtes)  

Shqiperim data e vdekjes: “I Zotit Reposh, Duka i Ilirise, viti 6939“.      

Ne te majte siper (kur e sheh perballe) e Epitafit te Stefan Dushani eshte nje steme e Familjes Kastrioti 

Letër publike udhëheqësve të shtetit shqiptar, duhet një kërkesë e protokoluar për çfuqizimin e Traktatit të Lozanes

1

Traktati i Lozanës – fatkeqësie e madhe historike për Çamërinë

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë 

Një sqarim: Një shënim i djeshëm që bëra për të përkujtuar 100 vjetorin e andallaisë famkeqe, me sa duket nuk paska trokitur si duhet në dyert e duhura. Sot po e postoj më shkoqur dhe më shqip duke ju drejtuar me një “Letër Publike”, personaliteteve më të larta të Republikës së Shqipërisë.

P.S.- Nëse ndokush ka njohuri më të plota në këto proçedura, (nuk është rasti për klikime), është i lutur  të ndihmojë në përsosjen e këtij qëllimi. Me respekt dhe ju faleminderit.

              ●●●

       LETËR PUBLIKE

I nderuar z. President!

E nderuara Kryetare e Parlamentit!

I nderuar z. Kryeministër!

E nderuar zj. Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme!

                ●●●                                             Për dijeni:

Me respekt miqëve dhe intelektualëve të nderuar, bij të Çamërisë martire!

Zotërinjëve:

Tahir Muhedini, Selman Sheme, Resmi Osmani, Hyqmet Zane, Hekuran Halili, Hasan Hasani, Namik Selmani, Njazi Xhelo, etj.

VETË KOHA CAKTON DETYRË URGJENTE PARAQITJEN E NJË KËRKESË TË PROTOKOLLUAR PËR ÇFUQIZIMIN E TRAKTATIT TË LOZANËS.

               ●●●

Erdhi dhe viti 2023 u mbushën 100 vite që nga viti 1923. Viti i Lozanës, ku çamët autoktonë, etnikë epirotë-shqiptarë, Bota e madhe i nxori në treg, i këmbeu si kafshë, sikur ishin turq të Turqisë dhe ortodoksët, romejt e Azisë së Vogël, sikur ishin grekë të Greqisë!.

Kjo marrëzi i mbushi 100 vite, ndaj, krahas përkujtimit, e shtroj problem për veprim. U plotësua koha 100 vjeçare e trakratit famëkeq të Lozanës. Si rrjedhojë kjo periudhë kohore kërkon që traktati të çfuqizohet

ndërkombëtarisht dhe të rivendosen të drejtat e njeriut, për shqiptarët e Çamërisë, brenda kornizave ligjore ndërkombëtate. Traktatati i Lozanës, për këmbimin e popullatave sipas besimeve fetare, krijoi masakra, vuajtje, dëbime, dhimbje shekullore, përdhunime dhe çpronësime në mbi 1 milionë njerës. Pasojat e tij, plot vuajtje, vazhdojnë edhe sot.

Me anë të kësaj letre publike, ju drejtohem Juve, që brenda ligjeve ndërkombëtare, t’u kërkohet strukturave përkatëse të BE, SHBA, të OKB-së, shfuqizimi i Trakratit të Lizanës i viti 1923.

Shqiptarëve të Çamërisë t’u njihen të drejtat e mohura, të kthehen në vendin e tyre, të përfitojnë ligjërisht vatanin, pronat, nderin, moralin,  gjithçka të humbur arbitrarisht.

Rasti është i duhuri dhe në kohën e duhur. Unë shpreh besim, zotërinj të nderuar, se  brenda mundësive dhe kopetencave, Ju do ndikoni në instancat e duhura për të realizuar vendosjen ligjore të të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

Gjithashtu mendoj se duhet të jemi koshientë: Heshtja ndaj asaj masakre, atij gjenocidi dhe kësaj mundësie ligjore, anon në negativitet. Është kjo “nyjë” kombëtare që duhet të gjejë trajtim. Ndryshe mbas saj,  “Çështja Çame” dhe gjenocidi grek ndaj çamëve, prej kujtdo mbetet propagandë, demagogji, për të përmbushur interesa të caktuara.

Së fundi, në këndvështrimin tim, “Çështja Çame dhe Gjenocidi grek ndaj banorëve të atij rajoni”, një problem madhor kombëtar, vendoset në raftet e historisë.

 Me besim se do të veprohet.

 Respekte Fahri Dahri.

            25/07/2023.

Komente:

1)- Selman Sheme:

Të vërtetat mbi trashëgiminë historike dhe etno-kulturore

të Çamërisë duhen të artikulohen periodikisht si nevojë e ruajtjes së ldentitetit kombëtar shqiptare. Trinomi I këtij identitieti është “GJAKU”, “GJUHA”, “GJEOGRAFIA”.

Ju I dashur Fahri, në shkrimet tuaja, I trajtoni me seriozitet shkencor këta elementë duke përdorur edhe Hartën e Çamërisë të pa deformuar e të përgafitur nga unë që në vitin 2005. me konsulencën e Departamentit të Gjeografidë të  UT-s. Urime i nderuar.

Tiranë, më 26/07/2023

Ali Daci, aktivist i njohur nga Rozhaja si dhe nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, për historinë, dhunën, vrasjet e gjenocidet në Masbjeshkë

Në foto: Paria e Tregovishtes (Rozhajës) , në vitin 1924

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi

  • Intervistë me Ali Dacin, mësimdhënësin dhe aktivistin e njohur nga komuna e Rozhajës si dhe nënkryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”.

Në mënyrë që të jipet një tablo e plotë për ngjarjet e Masbjeshkës (Sanxhakut) për librin NJË BISEDË (e papërfunduar) ME HASAN MEKULIN dhe INTERVISTA NGA SANXHAKU  e zhvilluam një bisedë të gjerë edhe me Ali Dacin, mësimdhënësin e poetin nga Rozhaja. Ali Daci është një i madh , ndoshta më i madhi aktulisht ndër shqiptarë, që e njef në thelb historinë e hidhur të asimilimit të shqiptarëve, ku për shkak të shtypjes së pandalshme shqiptarët detyrohen ta braktisin përkatësinë e tyre shqiptare. Madje ka edhe nga të afërm të tij që mungesa e shkollimit në gjuhën shqipe ka ndikuar të deklarohen ata që nuk janë: boshnjak! 

Ai e rithekson vazhdimisht politikën diskriminuese të shtetit të Malit të Zi, që ende sot e kësaj dite udhëhiqet nga qeveria malazeze,  të cilët si 5.5 % në numrin e përgjithshëm të popullsisë, vazhdojnë të jenë të pazëshëm , të keqtrajtuar dhe pothuaj krejtësisht të pa përkrahur, sikur të mos jetonin në tokën e tyre të stërlashtë.   

Kush është Ali Daci ?  

Une kam lindur në fshatin Dacaj të Malësisë së Rozhajës, më 3 dhjetor 1959. Isha fëmiu I tretë i prindërve Nezir Ajdin Daci dhe Begie Hysen Nilçi. Nëna ime është nga Shtupeqi i Madh, katund ky në krahinën e Rugovës. Pas meje prinderit e mi patën edhe 6 vajza dhe një djalë. Që të gjithë shëndosh dhe mirë deri në dtën e sotme. Meqë babai im ishte i pa punë, ne fëmijët më goxha vështirësi arritëm t’i bëhemi atij krah pune. Kushtet jetësore qenë të tilla, saqë duheshin mjaft sakrifica për të rritur, edukuar dhe arsimuar dhjetë fëmijë. Megjithatë prindërit e mi ia dolën . Babai im shkronjat e para i kishte mësuar në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga mësues Spiro Rexha nga Vlora, pasiqë në atë kohë, siç e quanin pleqtë tanë “Koha e Shipnisë” në Rozhajë, e që ishte nënprefekturë e prefekturës së Pejës, shteti shqiptar, më inisiativën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, vetëm në këtë nënprefekturë kishte hapur plot 13 shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues ishin emëruar normalistët e Elbasanit, qoftë nga Kosova apo Shqipëria. Pas pushtimit sllavo – komunist, shkollat shqipe dhunshëm u mbyllëm dhe mësuesit u përndjekën e disa edhe u pushkatuan nga OZNA komuniste. Shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë u zëvendësuan me shkollat ideologjike komuniste më mësim në gjuhën serbokroate. Kështu, unë mësimet në shkollën që kishin ngritur me vetë inisiativë prindërit tanë, i fillova në gjuhën e huaj sllave. Meqë nuk e njihja gjuhën e mësuesit e as mësuesi gjuhën time, unë më vështirësi mësova alfabetin cirilik nga “Bukvari” serb. Katër klasat e fillores, sa kishte shkolla në Dacaj i përfundova në gjuhën serbe dhe pas këtyre babai më dërgoj në shkollën shqipe të fshatit Novosellë të Pejës. Në klasën e pestë mësova alfabetin e shenjtë të gjuhës amtare. Pas mbarimit të shkollës fillore, mësimet i ndoqa në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahia “ në Pejë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, u regjistrova në SHLP ” Bajram Curri” ku edhe u diplomova në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe. Nga viti 1989 jam mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore Dacaj, këtu në vendlindje.  

 Çka mund të thoni e si ta përshkruani vendlindjen tuaj, këtë vend aq të bukur , por me një histori tragjike ?  

Është e vertetë se edhe vendlindja ime, si gjithë trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi, gjatë shekullit të fundit ka përjetuar degradim të plotë në çdo fushë të jetës. Po flas vetëm për kohën e sundimit monist jugosllav këtu. Siç e thashë edhe më lart, pushtimi jugosllav kombit shqiptar i ka kushtuar shumë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni , Luginë e Preshevës, Sanxhak e kudo ku frymonin shqip. Me mbylljen e shkollave shqipe dhe zëvendësimin e tyre më mësim në gjuhën sllave , shqiptarët e Rozhajës humbën përfundimisht shpresat për një progres edukues dhe përparues në trojet e  veta. Elita komuniste e freskuar më forcën çetnike, ngulfati çdo gjë që kishte karakter kombëtar shqiptar. Partia komuniste shkeli të drejtat elementare të shqiptarëve këtu, duke u mohuar në radhë të parë gjuhën, arsimimin dhe duke shkatërruar kulturën shpirtërore dhe atë materiale të kombit shqiptar, gjithnjë në saje të motos famëkeqe të bashkim-vëllazërimit. Shqiptarët e Rozhajës, sikurse ata të Plavës , Gucisë dhe të Tivarit, u diskriminuan mizorisht, pasi që ishin edhe si pakicë në kuadër të etnitetit që fliste gjuhën sllavofone. Fatkeqësisht prijësit e tyre ushtarak dhe shpirtëror u torturuan dhe u pushkatuan nga klika komuniste, kush me gjyq e kush pa gjyq. Eliminimi i komandantëve të forcave vullnetare shqiptare që luftuan me mish e me shpirt për Shqipërinë etnike, prijësve fetarë e bajraktarëve të vendit , dhunshëm iu muar  jeta. Meqë mësimi sllav u imponua, pak djem dhe vajza të asaj kohe mbaruan katër klasët e fillores. Prindërit dhe gjyshërit tanë, jo rrallëherë kanë treguar skena rrënqethëse rreth sjelljes së mësuesve serbë ndaj nxënësve shqiptarë. Rrahjet deri në alivanosje dhe përdorimi i dhunës ndaj nxënësve ishte përditshmëri. Fëmijët asqë guxonin të rrëfenin në shtëpi, por edhe si të rrëfeheshin për keqtrajtimin. Prindërit ishin të pazotët t’u ndihmonin pasiqë shkollimi ishte i obligueshëm dhe mësimi i gjuhës sllave i detyrueshëm. Për shkak të mungesës së shkollës në gjuhën shqipe, si në Rozhajë ashtu edhe nga Plava e Gucia, me dhjetra fëmijë thyen kufirin dhe ikën në Shqipëri, me qëllim të arsimimit në gjuhën amtare. Katër kushërinj dhe axha im e ndoqën këtë rrugë dhe ia arritën qëllimit. Në Shqipëri gjetën gjuhën e nënës dhe atje arritën deri në shkallën e doktorit të shkencave dhe qenë anëtarë të akademive përkatëse. Kështu për njëzet vjet me radhë, shumë gjenerata përjetuan dhunën dhe nënçmimin nga mësuesit komunistë sllavë. Kulmi i asimilimit arriti shpejt dhe në zonat ku u mbyllën shkollat shqipe, avancoj shumë serbishtja dhe mbrenda 5 dekadave shumica u asimiluan dhunshëm. Ngeli vetëm Malësia e Rozhajës si pararojë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, kjo pjesë e pastër etnike, e që në vitet 1957-67 u shpërngul dhunshëm, pjesa me e madhe e tyre për në Turqi. Në bashkësinë lokale të Dacajve, në vitin 1968 u rihap shkolla katër klasëshe në gjuhën shqipe me mësues shqiptarë. Nga ajo kohë e deri me sot kjo shkollë u rrit në shkollë të plotë 8 vjeçare dhe në vitin 1990 u bë institucion publik i pavarur nga shkollat e tjera. Gjeneratat me radhë këtu u edukuan në gjuhën amtare dhe mësimet e mesme i morën në Kosovë apo në shkollat e mesme këtu në gjuhën joamtare. Një numër i konsiderueshëm kanë mbaruar fakultetet në Prishtinë dhe shumica e tyre jetojnë dhe punojnë atje.  

Zakonisht flitet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, mirëpo për Rozhajën flitet rrallë, sikur të mos ekzistonte ? Pse ndodhë kështu?  

Sigurisht që për ne flitet rrallë, e mos të them fare. Kjo ka bërë që në të jemi kështu edhe si jemi, pakicë , krejt e pazëshme dhe krejtësisht e pa përkrahur. Duke qënë pakicë shqiptare, me 5.3 % të popullsisë, ne sot gati sa nuk hetohemi se jemi në tokën tonë , në saje të politikës diskriminuese që ende sot udhëheq qeveria malazeze ndaj shqiptarëve këtu. Nuk mund të tërheqim një paralele mes Kosovës Lindore dhe shqiptarëve nën Malin e Zi, jo për një arësye ,por për shumë. Në radhë të parë shqiptarët në Mal të Zi shtrihen gjithandej kufirit me shtetet amë , më Kosovën dhe Shqipërinë dhe se tani nuk kanë një kompaktësi gjeografike siç e kishin dikur, pasiqë kur dua të shkoj në Plavë e Guci, sot me duhet të kaloj tri qytete me popullsi sllavofone, Beranën, Andrijeviçën dhe Morinën, e mos të flasim për largësinë tonë gjeografike me Malësinë ( Tuzin), apo edhe me qindra kilometra që na ndajnë nga Tivari, Ulqini e Kraja. Kjo largësi pamundëson bashkëpunimin tonë aq të nevojshëm. Edhe sikur subjektet politike shqiptare të vepronin unike, ne nuk do të mund të përfaqësoheshim ashtu si duhet, pasi që elektorati votues shqiptar këtu është i vogël, andaj edhe zëri ynë dëgjohet rrallë përmes gojës së tjerëve. Ndoshta kemi fatin e njëjtë me vëllëzerit çamë, edhe pse ne akoma jetojmë në trojet tona. E them të njëjtin fat, sepse edhe ne na shpërgulen për në Turqi sikur çamët. Edhe ne na asimiluan sikurse ata edhe ne i lamë trojet e të parëve pa të drejtë kthimi sikurse çamët. Këtu ka shumë për t’u thënë, por ja, kjo është e vërteta, të jetosh pa shpresën për të ardhmen tënde dhe të femijëve të tu, është kulmi i fatkeqësisë. Ne duhet të qëndrojmë në trojet tona me çdo kusht, andaj edhe jemi pakicë. Plava e Gucia gjatë këtyre 100 viteve të ndarjes nga shteti amë, edhe ajo është përgjysmuar dhe asimiluar. Po më keq se ne qëndron Sanxhaku me Pazarin e Ri dhe populli i tij. Edhe atje me përpikmëri është zbatuar projekti antishqiptar famëkeq i Vasa Çubrilloviçit. “Naçertanja” famëkeqe për dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve. Me ftesën tuaj,para disa vitesh ishim në Rrozhajë.    

Në këtë mjedis vetëm një pakicë e flet shqipen, madje edhe të moshuarit me plisin në kokë, simbol i lashtë  identitar, flasin serbisht . Pse dhe si erdhi puna deri këtu që edhe gjeneratat më të vjetra ta harrojnë gjuhën shqipe?  

Thashë se Tregovishta e dikurshme shqiptare, Rozhaja e sotme është e asimiluar në një nacionalitet të pakuptimtë boshnjak , pa dëshirën e vet. Është e vertetë se disa nga shqiptarët e Rozhajës apo rrethinës mbajnë plisin e bardhë mbi kokë, më të cilin duan që veten ta dallojnë nga të tjerët dhe të identifikohen si shqiptarë, por ç’ti bësh që me kohë kanë humbur monumentin më të shenjtë të kombit, gjuhën shqipe. Andaj, bartja e simboleve si plisi i bardhë apo edhe flamurit kombëtar nga shqiptarët e këtushëm, e dallon atë vizualisht nga korpusi tjetër nacional ,por edhe jo gjuha më të cilin ai komunikon. Ky është problemi numër një i yni,mësimi i gjuhës shqipe. E më një shkollë fillore 9 klasëshe shqipe, zor që mund të rikthehet gjuha në Rozhajë. Brezi i moshuar por edhe i mesëm e dinë gjenezën e vet shqiptare, ndërkaq brezi i ri pak a shumë e njeh dhe din për origjinën e vet. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ky popull ka dhënë maksimumin e vet në pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova dhe kjo është një dëshmi e fortë se ende këtu vlon gjaku i shqiptarit. Edhe pse gjuhën shqipe shumica nuk e flet, ata shqiptarisht i pritën vëllezërit dhe motrat e tyre, bukë e krypë e zemër dhe hapen potrat e tyre në kohën më të veshtirë të genocidit serb mbi populli shqiptar në Kosovë. Gjatë dy viteve të luftës për çlirim kombëtar të Kosovës, kam qënë kryetar i Këshillit Emergjent për pritjen dhe strehimin e të përndjekurve nga Kosova këtu në Rozhajë dhe shumë mirë e di rolin e secilit këtu. Andaj edhe mund të konstatoj se në gishtat e pëllëmbës së dorës, mund të numërohen ata individë ose familje që nuk i hapen dyert dhe zemrat e tyre për pritjen e të dëbuarve nga vatrat e tyre. Kjo më bënë krenar për punën që kam bërë mua dhe gjithë stafit tim të  asaj kohe, por edhe për mikpritjen vëllazërore që populli dhe rrethina e Rozhajës tregoj.  

Si studjues, mësimdhënës dhe aktivist i çështjes kombëtare qysh e sheh të ardhmen e shqiptarëve të asaj ane dhe a është, sipas jush, një çështje që nëse nuk mund të zgjidhet brenda strukturave të shtetit demokratike, duke e kërkuar ndihmesën e bashkësisë ndërkombëtare ?  

Me vijimin e mësimeve në shkollat shqipe të Kosovës, unë pata rastin dhe mësova shumë nga profesorët e mi, por edhe nga vetë populli kosovar. Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 ka qenë dhe mbetet sprova më e madhe e popullit shqiptar atje, por edhe më gjerë. Unë këto demonstrata i përjetova nga afër si gjithë bashkëmoshatarët e mi të asaj kohe. Populli e kërkonte të shtrenjëten liri, ndërsa Jugosllavia fallco e shtypte rininë më gjithë forcën e hekurt dhe barotit që kishte. Qëndresa dhe vendosmëria e popullit shqiptar ishte unike dhe së me daljen në skenë të rinisë studentore , iu dridhën themelet Jugosllavisë titiste. Kjo periudhë deri në periudhën kohore 1990, ka qënë një kohë e ligë e burgosjeve dhe vrasjeve të rinisë shqiptare. Kjo mendoj se shqiptarët i ka kalitur se si t’iu qasen vështirësive, ta duan shkollën shqipe dhe atdheun e tyre. Më shfaqjen e pluralizmit në Mal të Zi, unë iu bashkova nismëtarëve nga Plava e Gucia për themelimin e subjektit politik shqiptar në Mal të Zi dhe se këtë e arritëm në vitin 1990 me themelimin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Nga themelimi i saj e deri më sot, jam anëtar i kryesisë së këtij subjekti, ndërsa për njëzet vite kam udhëhequr degën e Rozhajës. Më 1  mars të vitit 2015 kuvendi zgjedhor me shpalli kryetar nderi i degës së Lidhjës Demokratike në  Rozhajë, për çka u jam shumë mirënjohës. Në vitin 2013 në Washington DS kam qënë pjesëmarrës i konferencës për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Në vitin 2009  kam themeluar Manifestimin Tradicional Lerar “Ora e Maleve” në Rozhajë , manifestim ky që u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës të shkaktuara në teritorin e Rozhajës. Në pranveren e vitit 1999 forcar serbo-malazeze vranë 21 civilë kosovarë, të cilët po kërkonin ndihmë në këtë komunë. Ata u vranë për të vetmin shkak që ishin shqiptarë. Rreth vrasjes së të përndjekurve në vitin 2009,  kam botuar një libër faktografik rreth vrasjes së këtyre personave ,në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq. Andaj për t’i kujtuar këta martirë ne themeluam ketë manifestim letrar, në të cilin tash tetë vite kanë marrë pjesë krijues të dëgjuar të letrave shqipe nga mbarë hapësira shqiptare. Se sa është reale drejtësia malazeze, flet vetë fakti se të akuzuarit për vrasjen e refugjatëve në Husaj të Rozhajës me 18 prill 1999, u liruan si të pafajshëm edhe përkundër fakteve dhe dëshmive rrethe ngjarjes makabër. 

Dalloheni me veprimtarinë tuaj si mbrojtës i të drejtave dhe lirive njerëzore dhe keni bërë mjaft për shqiptarëtr e Rrozhajës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi në mal të zi! A keni lënë diçka anash, duke mos e trajtuar …?    

Pos punës në arsim jam përpjekur që me fakte të paraqes situatën alarmante të shqiptarëve këtu. Kam marr pjesë në dhjetra konferenca shkencore historike apo edhe sociale e humane, ku kam parashtruar faktet për diskriminim, asimilimin dhe shpopullimin e kësaj zone autoktone shqiptare. Jam munduar që ta njoftoj botën demokratike për rrethanet dhe klimën politike që ka mbretëruar dhe po mbretëron në Rozhajë e Sanxhak. Më këtë rast kam krijuar miqësi të madhe me shumë njerëz paqedashës e të vullnetit të mirë. Falë angazhimit dhe punës, kam arritur që deri diku të paraqes të vërtetën për shqiptarët. Kam publikuar dhe vazhdoj të punoj në publikimin e fakteve historike por edhe për ndodhitë e kohës. Mjerisht kjo zonë është frekuentuar pak nga politikanët dhe punëtorët shkencorë shqiptarë dhe si e tillë mbetet një fushë e paprekur e studimit në shumë lëmi. Pas përfundimit të luftës dhe fitores së shqiptarëve mbi agresorin serb, e të ndihmuar nga miqtë amerikanë dhe aleatët e tyre, Kosova arriti çlirimin dhe pavarësinë. Shqiptarët e Rozhajës si kurrë më parë iu gëzuan kësaj fitoreje të shumë pritur. Duke parë sigurinë dhe përparimin e Kosovës nga viti 1999, nga kjo trevë migruan drejt Kosovës shumë familje shqiptare. Kështu sot vetëm në Malësinë e Rozhajës kemi 3 fshatra tërësisht të zbrazura. Fatkeqësisht kjo shpërngulje ka varfëruar skajshmërisht faktorin shqiptar këtu. Kjo ka sjellë zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkollën e vetme shqipe në Dacaj dhe ka zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë në këtë vendvotim, më ç’rast ka pakësuar akoma më shumë ndikimin tonë në qeverisjen lokale këtu. Duke patur gjitha këto shqetësime, ne shpesh kemi kontaktuar liderët politikë shqiptarë në Mal të Zi dhe në Kosovë ,e herë pas here edhe në Shqipëri duke i njoftuar për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve të Malit të Zime të cilat preokupohen me decenje. 

Hap fotografinë

Ali Daci është ndër themeluesit e organizatës “Kosova për Sanxhakun “  dhe nënkryetar i saj, si dhe autor i librave :“ Zemër e madhe në Malësi”, monografi, bashkëautor me Rrahman Jashari, kushtuar humanistit Martin Dreshaj nga Malësia e Tuzit, “Shtigjet e përgjakura “, liber faktografik mbi vrasjen e refugjatëve kosovarë, 1999, “Shtigjet e rinisë” , poezi, Shtëpia Botuese “Lulu” New York ,2010 

2020 ka ribotuar e plotësuar librin “shtigjet e përgjakura” me ndihmën e Shoqates humanitare “Sali Çekaj” nga Gjermania . 

Hap fotografinë

Po këtë vit në Tiranë botoi librin më studime, ese e kumtesa “Zot shtëpie në shtëpin e vet”, pjesa e parë.  

Në botim ka pjesen kryesore mbio 400 faqe  të këti libri. 

Në dorëshkrim libri statistikor “ Në sofren e Rozhajës” librë ky kushtuar refugjatëve kosovar 1998/1999. 

Libri në përfundim “ Emigrant në Atdhe”   

  ***

Në jetën fëmijërore pata gjuha shqipe në malësinë e Rozhajës flitëj bukur, e them bukur se ishte një gëgnishte e pastër, si e folmja e kelmendasve, nga është edhe origjina e shumicës së malësorve të kësaj  treve.    

Në përiudhë  e komunizmit jugosllav, popullsia shqiptare e Tregovishtës pati një presion të paparë nga pushtuesit komunist. Kështu, çdo gjë që pati elemnte shqiptare, e në këtë rast e para që në shenjestren komuniste gjuha shqipe. Ajo edhe u ndalua më ligj në shkolla dhe u imponua dhunshem serbokroatishtja. Kjo ndikoj tej mase për te keq dhe populli u desht të braktiskte atdheu. Nga pakënaqesia dhe plani serbo- turk për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata autoktone shqiptare më së miri pati sukses në Sanxhak. Kështu për tri dekada 1950- 60-70 popullsia u pakësua për tri herë. Në Sanxhak vendosen  kolonët serb e malazez, por jo si më rastin e Kosovës, kolonizim klasik, por ky qe kolonizimi titis. Sjellë kuadro nga Serbia e Mali i Zi, jepu punësim  e banim gratis nga shteti dhe kjo solli në ndryshimin demografikë të strukturës së popullsisë. Duhet ditur edhe këtë se në saje të parullës komuniste ”bashkim- vëllazerim” u arritën epshet serbo mëdha për pushtim total të Sanxhakut. Atje tani 78 vite më radhe është ndaluar gjuha shqipe e më këtë rast edhe kultura, tradita dhe çdo gjë që merr e frymon shqip. Ky pushtim serb gati shekullor ka bë shqiptarët atje të mos guxojnë të deklarohen shqiptar. Ata mund të deklarohen, musliman, jugosllav, boshnjak e assesi ata çka janë. Asnjë shqiptar sot nuk ka guxim të regjistrohet shqiptar. U tjetërsuan fatkeqsisht, në here në jugosllav, musliman, turq e se fundmi boshnjak.   

Asimilimi në musliman e ky i dy decenjeve te fundit në boshnjak është gjejë më e shentuar që mund ti ndodhte popullit autokton të Sanxhakut. Mjerisht, disa pseudo intelektual kanë mbushë mendjen e shqiptarëve që sot të deklarohen të tillë si boshnjak. Duke e ditur që kjo popullat pos një rripi kufitar që e lidh më Bosnjën  asgje nuk e lidhë më emrin boshnjak. Gjuha serbe që flitet njeqind për qind në Sanxhak, shqiptarët e asimiluar po e quajnë gjuhë bosane. Kjo gjuhë moderne dhe e re, nuk është asgjë tjetër pos gjuhës serbe e pasuruar më turqizma e arabizma, e në shumë raste edhe fjalë shqipe të pavdekshme në leksik. Vështirë mundemi ta pranojmë se një gjuhë që ka alfabetin, gramatiken, pra sintaksën dhe fonetikën serbe të quhet gjuhë bosane.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ali Daci në foto me Bill Klinton në New York , ish presidentin e SHBA-ve, në vitin 2003

Më 16 nëntor të vitit 2018 mysafir nderi në Manifestimin Tradicional Kulturor”Ora e Maleve” në edicionin e saj jubilar ( të dhjetin Më radhë) ftova Presidentin e Shqipëris ë                                Z. Ilir Metën i cili edhe erdhi në mamifestim në Rozhajë. Aty më bderoi më titullin e lartë “ Naim Frashëri” dhe e ndala në konan një natë. Të nesermen ka vizituar shkollën fillore “ Dacaj” në Dacaj. Shkollës i dhuroi fotografi nga personalitetet e kultures shqiptare nga Skënderbeu gjer tëk personalitet e sotme të artit, kulturës e historisë shqiptare. Ai tha se fotografit i sollëm por s kishim ku ti varnim. Në këtë rast i klrkova ndihmën për të ndertuar një shkollë të re të cilën ai edhe pranoj ta ndertonte. Në janar të vitit 2019 Ilirmet erdhi për një vizit zyrtare në Mal të Zi  tek homologu i tij Z. Gjukanoviq. Ia tha nevojen e ndsrtimit të shkollës në Dacaj, më çrast ai i premtoi se do ta rregullonte. Pas lësaj vizite në shkollë ka ardhë një komision nga ministria e arsimit e Malit të Zi dhe nuk ka shkuar gjatë ata kanë derguar projektin për adaptimin total të shkollës. Fillimish u ndanë edhe mjetet dhe u zgjodhë punëlryesi. Pas kësaj qëllimisht dikush i vuri zjarrin shkollës dhe ajo u dogj por jo teresisht. Punëmarresi abstenoj pasiqe tani mjetet e ndara nuk do plotësonin nevojen e adaptimit. Kështu ajo për dy vite qendoi si gërmadh. Pasi që erdhi kryeministri shqiptar në krye të qeverisë malazeze Dr. Dritan Abazoviq projekti u ripuna dhe buxheti u shtua dhe këtë verë shkolla po restaurohet. Pra, më shumë sakrifica e po frigohëm mos po i ikin planit për restaruim si duhet për të përfituar punëkryesi në saje  të këtij projekti.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Vetdorezimi para nocionit imponues në Boshnjak fletë qartë për një  asimilim të dhunshëm të shqiptarëve në Boshnjak. Fatkeqësisht, ky nocion si nacionalitet falso në këto anë u përqafua nga shqiptaret sllavofolës. Kemi shumë presione nga serbet dhe bashkëpunëtorët e tyre se ne po punojmë në shqiptarizimin e boshnjskëve. Çfarë paradokdi!  A thua ky popull më afër e ka boshnjakun apo të parin e tij që të boshnjakizohet ?! E pa besueshme por që realitet i hidhur. Kurr nuk kam mundur të pajtohem se si kushwrinjt e mi Dacajt/ Daciq të pajtohen më politikën degjeneruese serbo-malazeze e të pranojnë që të quhen sot boshnjak. E veshtirë është për ne që të pranojmë diçka të tillë. Nuk kemi asgje të bejmë më boshnjakët e bosnjes. Shqiptarët e Sanxhakut janë etnik, në tokën dardane dhe nuk mund kurr të jen bosan. Kjo dihet.

Njoh më qondra shqiptarë të Peshterit, të fshatrave Baçicë, Boroshticë, Ugëll, Doliq, Gjelekar, Leskovë etj. që sot nuk guxojnë ta quajnë vehten shqiptar. Në Ugëll jetojnë Bibajt, Gorçaj, Hukaj, Plakajt të gjithë puro shqiptar por që u është bdaluar gjuha e bastarduar kultura e mirëfillt shqiptare. Për shembull në Shtëpinë e Sylë Tahir Bibajt kam pas të martuar hallën e Babës, Fahrien e cila kur ka shkua nuse në Peshter ka shkua në deren e shqiptarit dhe se ajo e besa as ata nuk e kanë ditë gjihën serbe. Kjo tregon se çfarë  reprezaleve  e presioneve psiqile e fizike  ka ushtrua pushtuesi serb në ato anë. Në  varrët e tyre gjeni epitafet në sllavisht e fptografit më kostum kombëtar, plis e shall të bardhë. Më 2 gusht atje më shekuj organizohen lojrat tradicionale popullore, te krojet e Gjergj Elez Alisë dhe se kjo festë quhet Dita e Ali Gjynit, kuptoje: Dita e Gjergj Elez Alis ( Ali Gjergji) asimilimim, në sllavisht për mos të përmendur Gjergjin e quajnë Ali Gjyni. Kjo festë pagane shenohet si Dita e Njëses - festë katolike por që vendasit më se dinë pse e festojnë. Në to zhvillohen lojra nga më të bdryshmet, si: hedhja e shtizes, gurapeshit, mundjes, vrapimit të kuajve, lufta e taroçave( demave)  etj. Por edhe pelqimi i të rijve mes vehtes. Grabitja e vajzave nga djemt është edhe finalja e keti takimi të përvjetshëm.    

Hap fotografinë

Me Ibrahim Rugovën, viti 2000

Tregovishta shqiptare( Rozhaja) ka qenë e ndarë në dy fise të njohura shqiptare, Kuç dhe Kelmend 

Në regjistrimin e fundit në Mal të Zi, në disa aktivist nga Malësia e Rozhajës kemi zhvilluar një fushatë të madhe në lidhje më deklarimin kombëtarë të shqiptarëve të Sanxhslut e që janë pjesë e Malit të Zi. Kështu për një muaj rresht kemi lobuar në çdo fshat duku u munduar që t’i bindim se kush ishin e kush janë e që duhet të jenë. Arësyetimin apo ngushëllimin më të thellë e gjenin si adut që mos të regjistrohen shqiptar por boshnjak tek gjuha. Një pjesë të mirë e patemi bindur se pavarësisht mos njohjes së gjuhës ata nuk mund të tjetërsohen në një komb tjetër e të braktisin kombit e vet, atë të gjyshërve e stërgjyshërve ty tyrë. Kështu që në regjistrimin e fundit, një decenjë më par ne në Rozhajë arritme të rrisim numrin e shqiptarëve dhe kaluam përqindjen e 5.4 të popullsisë totale në komunë. Pra, kemi qenë komuna e vetme ne Mal të Zi ku është rrit numri i të deklaruarve shqiptar. Edhe pse këtë numër e arritëm udheheqja komunale kurrr nuk respektoj ligjin për palica. Ajo në asnjë moment në asnjë vend nuk shenoj. Asnjë toponim në gjuhën shqipe duke bërë shkelje drastike të të drejtave të njeriut, në këtë rast të popullsisë autoktone shqiptare. Kurr nuk vendosi flamurin kombëtar në ndertesën e Kuvendit Komunal edhe pse ligjerisht na takon. Ka kaluar një decenje nga ajo kthes dhe tani jam shumë skeptik se mund të arrihet një gjë e tillë mu për faktin e majorizimit të faktorit  boshnjak këtu. Kuptohet se kjo i shkon shumë për shtat shtetit malazez. Sa më pak shqiptar numërikisht asimilimi është shumë më i madh. Çfarë t’ju them më shumë Zoti Kabashi. Një e di që po mos të kishte qenë Kosova të na edukoj e arsimoj në gjuhën shqipe, sot edhe Malësia e Rozhajës do të deklarohej boshnjake, fatkeqësisht. Po mos të ishte kjo shkollë në gjuhën shqipe këtu kishte marr fund çdo gje si në gjithë Sanxhakun e Pazarit të Ri. 

 Në tir (tierq), Selman Ibish Daci, pas tij Qazim Hajdar Daci, ndërsa me shall Brahim Isuf Daci, Syl Met Daci dhe Veli Islam Daci

Njiheni edhe si studjuesi më i dalluar i së kaluarës dhe së tashmes së Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 2004 ishit edhe në një ekspeditë studjuese nëpër fshatrat e kësaj krahine malore. Kjo trevë ka pasur nam të madh në histori dhe banorët e atyre  fshatrave janë dalluar si luftëtar të paepur për lirinë e vet…? Në studimin tuaj tregoheni  pesimist me pyetjen dilemë: Fusha e Peshterit, a po vdes qëndresa shqiptare atje? A është duke vdekur ajo qëndresë historike, Ali Daci ?   

Për fat të keq pushtuesi ka pasur plane qindvjeçare për ta shuar krenarinë shqiptare, duke I vrarë, plagosur, privuar prej të drejtave më elementare shqiptarët e asaj ane, të cilëve u është ofruar vetëm një rrugë drejtë të ardhmes , ose të sllavizoheshion fillimisht gjuhësisht, ose të shpërnguleshin në Turqi, Europë, Bosnje e gjetiu. Po sa të shkel këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpitë përdhese të ndërtuara nga thuprat e të lyera me baltë. Pullazet e mbuluara më kashtë, vizitorin e mahnitin dhe e kthejnë një shekull pas. Vështirë mund t’iu besosh syve se ato shtëpi përdhese qëndrojnë ashtu nga koha e qëndrimit të vet popullatës aty. Shtëpitë e hambarët e mbuluara me kashtë janë realitet i kohës. Ato janë magjepse dhe të dukën si kullat e përrallave. Për një çast të kujtojnë kohën migjeniane dhe pajtohesh me stilin, hijeshinë e arkitekturën e tyre. A është Sanxhaku sot duke u shkri nën regjimin serb si dikur Toplica, Nishi, Piroti, Leskovci e Vranja. Politika serbomadhe e asimilimit në Sanxhak edhe sot vazhdon me ritëm më të shpejt se kurrë. Deri kur shqiptarët duhet të asimilohen e të shkrihen në një komb tjetër që nuk ka fare të bëjë më gjakun e tyre?  

Asimilimi i popullatës shqiptare në Fushën e Peshterit e ka zanafillën e vet në programin famëkeq të Vasa Qubrilloviqit dhe më parë. Ndalimi i gjuhës shqipe dhe ngulfatja e saj ka filluar shumë herët. Zëvendësimi i saj me atë serbe dhe spastrimet etnike edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë. Shqiptarët e Peshterit e kanë pas shumë të vështirë ta ruajnë identitetin e vet kombëtar. Duke qenë nën sundimin e Serbisë tash gati një shekull ata janë asimiluar po thuaj 85 përqind. Migrimi i imponuar dhe spastrimet e shumta etnike kanë zbrazë fushën shqiptare nga shqiptarët e bashkë më të ka ikur edhe gjuha shqipe. E folmja shekullore shqipe këtu është zëvendësuar më gjuhën serbe, më gjuhën e sllavëve të jugut sado që vendasit thonë që flasin gjuhën boshnjake dhe së përkatësia e tyre nacionale, tani e re është ajo boshnjake, prapëseprapë ajo gjuhë mbetet gjuhë serbe. Në të gjitha fshatrat e Peshterit më ardhjen e “demokracisë” janë ngritur objekte kulti, xhami, cilat në një farë mënyre nuk i mbrojnë e identitetin fetar e jo kombëtar të popullatës e cila tash edhe haptas thotë se nuk ndihet më shqiptare, por boshnjake, bile shtet amë njohin Bosnjën, kurse për Shqipërinë pak prej tyre dinë që ka qenë vendlindja e stërgjyshërve të tyre.  

Screenshot (269)

Naboj, foto Ali Daci 2 gusht 2004  

Me gjithë këto presione politike që ushtron regjimi serb atje, edhe sot disa familje në fshatrat Ugëll, Boroshticë, Baçicë, Dol e në disa fshatra tjera ku kompaktësia familjare e vëllazërore ka qenë më e fortë, gjuha shqipe ka rezistuar dhe është ruajtur si e folme e veçantë e shqiptarëve, që për historiografinë dhe gjuhësinë shqiptare pa tjetër është një e folme e veçantë që kërkon studim të mirëfilltë shkencor. Historia shqiptare Sanxhakun e njeh si pjesë të tokës shqiptare edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e pesë vjet të luftës për mbrojtjen e Pazarit të Ri. Edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka njohur këtë trevë shqiptare si pjesë të pandashme të tokave shqiptare, kur dihet mirëfilli që kjo trevë është përfaqësuar edhe në Lidhjen e Prizrenit e më vonë edhe në Lidhjen e Pejës nga prijësit e këtushëm, siç ishin Ali e Ejup Ejupbegaj. Pastaj luftërat ballkanike dhe masakra e ushtrisë malazeze në Peshter, janë dëshmi e një presioni të hershëm mbi shqiptarët e këtushëm. Kështu të moshuarit këtu flasin për masakrën e kësaj ushtrie të vitin 1912, ku nga forcat malazeze vriten 20 shqiptarë e gjashtë prej tyre vriten në Ugëll. Një presion ushtarako-policor mbi popullatën e Sanxhakut është zhvilluar edhe në kohën e shtetit të mbretërisë SKS (Serbo-Kroate-Sllovene) më ç’rast shqiptarëve të këtushëm nuk u garantohet as minimumi i të drejtave njerëzore. Ata kanë qenë të privuar nga e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike e ekonomike. Në anën tjetër qeveria e atëhershme ka organizuar shpërnguljen masovike të kësaj popullate, që ishte edhe aksioni i parë i Nikolla Pashiqit. Spastrimi etnik i Sanxhakut, si pretekst i spastrimit merreshin aksionet e ushtrisë SKS për ndalimin e kryengritjeve shqiptare të organizuara në Komitet e njohur të asaj kohe ku njeri nga udhëheqësit e pakapshëm të kaçakëve të sanxhakut ishte Isuf Mehonjiqi (1888-1926) e Feriz Sallku (1875-1943) të cilët ishin të pakapshëm për kryeçetnikun Kosta Peçanc. Luftërat e shumta të zhvilluara në atë kohë sollën edhe spastrimet etnike, djegiet e shtëpive dhe grabitjet e gjasë së gjallë….  

Hajriz Smajl Huka (1912- 1987) dhe të parët e Hukajve    

UGËLLA    

Ugëlla ka qenë gjithmonë vatër e e trimave dhe burrave të dëgjuar që kombit i kanë dhënë shumë. Familja malësore e Hukajve (të sllavizuar në Hukiq) ka me së të mburret. Smajl Huka ishte burri i cili mbante lidhjet me prijësit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Dihet dhe edhe sot flitet shkuarja e tij në Tiranë në Oborrin mbreteror ku ishte pritur nga Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu. Në pritjen mbretërore peshteraku iu kishte drejtuar Mbretit të shqiptarëve se ai kishte ardhur te Lartmadhëria e Tij më të vetmen kërkesë që Sanxhaku të përfshihej në hartën e Shqipërisë mbretërore, në hartën e Shqipërisë Etnike. Smajl Huka kishte lenë tre djem si tri martina. Burrat e Ugëlles kanë luftuar me pushkë në dorë kundër çetnikëve të Pavle Gjurishiqit dhe kundër partizanëve po ashtu. Ata u radhitën në krah të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit dhe me dinjitet e besnikëri mbrojtën trojet e Shqipërisë Etnike. Zaim Smajli ishte luftëtar i rreptë dhe pas Luftës së Dytë Botërore Partia Komuniste përndjeku familjen e Hukajve, e veçanërisht Zaimin të cilin edhe e dënoi me burg të përjetshëm, por pas rigjykimit ai u dënua me 6 vjet burg, të cilat i kaloi në burgun famkeq të Sremit. Disa familje të Hukajve u shpërngulën për Turqi dhe sot një numër i shumtë jeton atje. Edhe Hajriz Smajl Huka (1912- 1987, foto e Hajrizit në shall të bardhë) tërë jetën punoj për Peshterin dhe ishte pjesë e prijës i pleqnarëve dhe pajtuesve të Sanxhakut.  

Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majtë janë shtëpitë e Hukajve që janë më origjinë nga Malësia e Madhe. Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip, por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim. Takojmë Osman Hukiqin, babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhën e të parëve të tij. Na dëshiron mirëseardhjen dhe ne pozicionohemi nën hijen e një peme që janë të rralla në Peshter. Osdamin ka 79 vjet dhe rrëfen se dikur fshati i tij ishte fshat në zë si për bujari ashtu edhe për trimëri. Ugëlla, mësojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje: Bibajt 20 shtëpi, Plakajt 10 shtëpi, Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi, Kurtbashajt kanë ngelë vetëm 6 shtëpi, Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetëm 3 shtëpi si dhe Martinajt. Ai rrëfen për të kaluarën e Peshterit e posaçërisht për Ugllën. Gjithë këto maja që po i shihni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Prehtë, Maja e Alisë e Bunari i Plakës, Luldielli, Shpella e Borës, Gropat, Krojet e Gjergj Elez Alisë etj., flasin për të kaluarën e lavdishme të kësaj treve. Osmani na flet për qëndresën e Ugëllës në Luftën e Dytë Botërore dhe ardhjen në ndihmë të brigadave shqiptare. Ai flet me krenari për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës, për qëndresën e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit. Përmend Aqif Blytën dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Pastaj përmend vëllezërit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptar e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës. Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisë. Djali i tij, Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot grigja e tij numëron 200 dele e po aq qengja. Dikur secila shtëpi në Ugëll ka pasur mbi 100 dele, kurse sot shumë pak dëgjohen këmborët e ogiçëve, pasiqë popullata është përgjysmuar dhe shumica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë, në Sarajevë e jashtë atdheut, në Turqi. Shkolla katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Varrezat tek xhamia e fshatit rrëfejnë më së miri për të kaluarën e fshatit. Epitafet dhe gravurat e të vdekurve më plisa të bardh mbi kokë e shalla janë vet historia e këtij fsahti. Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëherë Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare, por…    Hap fotografinë

Feriz Sallku i Masbjeshkës (Sanxhakut), heroi i madh që e harroi historiografia shqiptare!

Ju i përmendni shumë trima që i kanë dalë zot në periudha të ndryshme historike kësaj treve të Rrafshnaltës së Peshterit dhe mbarë Masbjeshkës (Sanxhakut), ku e dalloni Feriz Sallkun dhe Murat Lotina … A mund të jipni të dhëna më të shumëta për kontributin e tyre në luftë me ushtrinë serbe që vazhdimisht e luftonte qenien shqiptare në hapësirat e Masbjeshkës?  

Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë .Populli shqiptar duhet të ndëroj gjakun e patriotëve të renë për lirin e kombit e burrave si Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Azem e Bejta e Shotë Galica, po ashtu duhet të ndëroj gjakun dhe veprën kombëtare të burrave atdhetar siç ishin Feriz Sallkun, Isuf Mehoviqin, Mehmet Kaliqi, Mehmet Spahi, Nexhib e Ferhat Draga, Galan Kërshiqi, Aqif Blyta, Ahmet Daci, Zaim Smail Huka, Murat Lotina e shumë atdhetar tjerë që nuk kursyen jetën për lirin dhe bashkimin kombëtar etj. 
Feriz Sallku është i njohur si kryekaçaku i kaçakëve të Sanxhakut në periudhën e krijimit të mbretërisë SKS. I lindur në Crnish afër Tutinës në vitin 1875 ai u rrit në një përiudhë të përgjakshme të historisë sonë. Për shkak të terrorit që xhandarmeria serbe e Kosta Peqncit kishte aplikuar mbi popullatën shqiptare në rrethinën e Tutinit dhe Rozhajës, Ferizi organizoj çetat e kaçakëve për t’i dal zot vendlindjes dhe atdheut të tij. Në vitet 1922 vërejmë bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të komitëve të Sanxhakut dhe kaçakëve kosovar, ku të dyja palët kishin të njëjtin qëllim, luftën për çlirim nga okupatoret serbo-malazez. Në vitin 1923 Kosta Peqanac me direktivën e Nikolla Pashiqit e gjeneral Tomiqit kishte ardhur në rrethin e Tutinës. Ardhja e tij ishte qëllimkeqe, kërkohej shkatërrimi e Feriz Sallkut dhe çetës se tij e cila numëronte 70 burra të zgjedhur të kësaj ana. Më të dëgjuar për ardhjen e forcave serbe Ferizi i zë pritat më shokë, më ç’ rast Kostës i lë vetëm rrugën e cila e shpinte në fshatin e lindjes së kryekomitit. Posa arriti Ksota në Crrnish me çetnikët e tij, Feriz Sallku i del para dhe i thotë: -“Ç’e mire të ka sjell sot këtu ?Nëse ke ardhë për të mirë, më të mirë do të përcillesh, por nëse do të mungoj një kokërr deleje ,ose do të mungoj një qime e kokës në radhët e shokëve të mi, as kush nga ju nuk ka për ta nxjerr kokën nga Crrnishi. 

Më turp Kosta i ka buzëqeshur Ferizit duke mos besuar se dikush mund t’i kërcënohej atij, ndërsa ky i fundit për t’i treguar kryeçetnikut se e ka seriozisht e ngit dorën në një drejtim më ç’ rast kërcet pushka, pastaj Ferizi, Kosta Peçancit i tregoj të katër anët e botës me krismat e pushkëve që vinin nga pritat për rreth. Martinat shqiptare e binden serbin se ishte plotësisht i rrethuar. Kosta Peqanac më këtë rast drodhi bishtin dhe u kthye i turpëruar në Tutin. Këto forca çetnike më parë, në vitin 1919 në rrethin e Ribariqit kishin vrarë e masakruar 28 anëtar të familjes Rizvanaj, ku në mesin e tyre ishin pesë vajza e gra. Forcat çetnike po ashtu në Mojstir afër fshatit të Ferizit kishin vrarë tre vëllezërit Xhekaj. Për t’u hakmarrë Feriz Sallku kishte organizuar në vitin 1923 një sulm mbi forcat çetnike të stacionuara në Ribariq. Nga sulmi i pa pritur dhe mirë i organizuar kanë lenë kokën mbi 200 çetnik. Feriz Salku në popull ka qenë i njohur si luftëtar besnik dhe trim i pa parë. Nën komandën e tij ishin bjeshkët e Mokrës, Humit, Hajlës dhe lugina e Ribariqit, e njohur si porta e Sanxhakut. Për Ferizin çetniket shpreheshin se nuk e kapte plumbi i zakonshëm, por duhej gjetur një nga ari, duke aluduar në tradhtinë ,pasi që ai shumë herë ka shpërthyer rrethimet çetnike pa marr as një plagë. Qeveria SKS Feriz Sallkun, Bajarm Currin e Isuf Mehin i kishte shpallur si personat më të rrezikshëm për mbreterinë. Lufta e Dytë botërore ketë atdhetar e gjen në moshë të thyer. Ferizit kurrë spiunët serb nuk ju hoqën qafe, por ai kurrë nuk ju dorëzua armikut. Ai duke u strehuar tek të afërmit dhe shokët e vet i ka shpëtuar burgjeve serbe, por nuk ka mundur t’i shpëtoj dorës vrastare tradhtare. Pasiqë xhandarmëria serbe e përcillte këmba-këmbës, Ferizi se bashku më të shoqen dhe fëmijët strehohet në Shqipëri. Ai vendoset në qytetit e Fierit. Xhandarmeria serbe kishte paguar tradhtarin Abdyrrahim Brunçeviqin nga Melaja e Bihorit për të likuidimin e patriotin nga Tutini. Pasi që tradhtari i kishte rënë në gjurmë në vitin 1943 në prit, në afërsi të shtëpisë së tij në Fier, vritet Feriz Sallku. Vdekja e tij që e dhimbshme për shokët e luftës dhe të idealit. Edhe pas vdekjes se tij, të bijt Ismeti, Kadria e Esadi ndiqen nga UDB-ja jugosllave dhe migrojnë në Shqipëri, dhe nga aty ndiqen nga komunistet e Enver Hoxhes, si bijtë e një antikomunisti dhe emigrojnë në Australi ku edhe sot jetojnë. Me rënien e diktaturës në Shqipëri dhe vendosjen e demokracisë në vitin 1996 Ismeti kthehet përsëri në Shqipëri. Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë . 

Murat Lotina (Lotinac) , dëshmori i Shqipërisë Etnike 

Murat Lotina lindi më 1891 në fashatin Krushevë, nga babë Hasani e nënë Hata. Familja e Lotinëve gëzonte një respekt për bujari dhe atdhetarizëm në Sanxhak dhe më gjerë .Duke e parë forcat serbe se Lotinet nuk ua kishin frikën, ata më kohë kishin vënë në shënjestër oxhakun e këtij fisi. Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të popullit dhe së kunder tij u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti Murat Lotina. Lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga forcat çetnike ka qenë një ndër dëtyrat jetike të shumë patrioteve shqiptarë të Sanxhakut në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Më shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914 forcat ushtarake të Austro-Hungarisë për një kohë të shkutër pushtojnë Serbin dhe Malin e Zi. Shqiptarët duke qenë nën sundimin e eger të serbo-malazezve, më 20 nëntor të vitit 1915 këto forca i pritën në Pazar të Ri si forca çlirimtare pasi që ishin merzitur nga sundimi dhe okupimi i Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo qeveri sllave e cila vetem në përiudhen përgjakshme të viteve 1913-1914 kishin aplikuar një gjenocid dhe egzodus të pa parë gjerë atëhere për shqiptarët e Sanxhakut. Duke qenë shqiptarët të pa mbrojtur në atë kohë përjetojnë fatin e popujve të vegjel duke luftuar në logari të forcave të mëdha siç ishin atëherë forcat Austro-Hungareze. Pas gjashtë viteve në sherbim të ushtrisë turke (1916-1921) Murat Lotina më një grup bashkëdhetarësh, të cilët iu shpëtuan luftrave turko-angleze kthehet në atdhe. Vendlindjen e tij, Krushevën e Pazarin e Ri ai e gjenë në një gjendje të mjeruar dhe të katandisur nga rrethim i forcave çetnike të cilat i kishin vu dëtyrë vehtes që këtë pjesë të Sanxhakut ta pastronin mirë nga banuesit autokton shqiptarë duke i vrar e shpërngulur me dhunë për në Turqi e përtej oqeanit. Në vitin 1939 Murat Lotinën e gjejmë në Gjermani ku kishte shkuar më dëtyrë të caktuar. Atje ai do të blente armë dhe të armatoste shokët e vet të idealit. Mirëpo, atje ai bie në burg dhe një vit e kalon në llogoret Gjermane. Ai në Sanxhak kthehet kur forcat çetnike ishin thyer nga forcat vullnetare shqiptare. Më të arritur ai kap pushkën për mbrojtjene e tërësisë teritoriale shqiptare. Aqif Blyta e fton menjëherë dhe ia beson mbrojtjën e një zone shumë të gjerë duke filluar nga fshati Lukar e deri në qytezën e Tregovishtës ( Rozhajë). Më të marrë Murat Lotina më sukses ka udhëhequr luftërat për lirimin e Sanxhakut nga hordhit çetnike siç janë lufta e Majës së Zezë, ajo e Gilit, beteja e Golisë e ajo e Rogozit. Çetat çetnike ishin stacionuara në fshatin Majë e Zezë në afërsi të bjeshkës së Rogoznës dhe Golisë. Këto forsa udhëheqëshin nga komandantet çetnik siç ishin Radomir Cvetiq dhe Mashan Gjuroviq. Ultimatumi i nisur nga Cvetiqi në adres të Murat Lotinës rrefente përgatitjet serioze të këtyre forcave për një sulm të përgatitur mirë, ku shprehej mllefi çetnik për vrasje dhe plaçkitje të fshatrave dhe zonës ku komandonte Murat Lotina e që përfshinte një hapsirë të madhe nga Ribariqi drei në Tregovishtë, pra në të dy krahet e rrjedhës së lumit Ibër. Në sulmet e befasishme të forcave çetnike shumë keq e pësonjë fshatrat Berbërishta,Trnava, Kalini e shumë fshatra tjera ku vdekjen e gjejnë mbi shtatëdhjetë veta, kurse në fshtin Lokva e Ujkut çetniket gozhdojnë dhe masakrojnë trupin e një të mituri shqiptare që nuk kishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë pranvera dhe ashtu të gozhduar e lanë për disa ditë rresht. Vullnetarët shqiptarë duke parë tmerrin dhe gjenocidin më syt e vet, organizohen për mbrojtjën e qytezes së Tutinës. Kërcnimet çetnike sa vin e shtoheshin. Murat Lotina në këtë kohë shkon në Pazar të Ri dhe kërkon ndihmë nga Aqif Blyta, ndihmë në armë e municion dhe pikërisht kërkon topin më kalibrin më të madh që posedonte ushtria shqiptare në atë kohë. Aqif Blyta do të përmbush kërkësen e Lotinës dhe për në vijen e frontit do të nisë topim më të madh bashkë më predhat që kishte. Murat lotina ornganizon tërheqjen e tij më 16 pend qe deri në Krushevë. Nën komanden e tij topi vendoset në majën e Dublës e cila kishte një lartësi të barabart me bjeshkën për karshi të Majës së Zezë ku ishte shtabi i forcave çetnike.Topxhiu,i cili sipas komandës së Muratit shtiu në drejtim të kësaj pike e që qëllon më sukses disa herë mbi caqet çetnikët e pozicionuar aty. Më këtë rast i sjell armikut humbje të konsiderueshme në njerez .Pas tri orëve të sulmit të pandërprer Murat Lotina e pushton Majën e Zezë dhe zë rob të gjallë një numër të caktuar çetnikësh. Për lirimin e pengjeve të luftës Todor Dobriqi heq dorë nga pushtimi i mbi 70 fshatrave sa ka rrethi i Tutinës. Murati i liron pengjit dhe armëpushimi për një kohë të shkurtër respektohet. Në luftën për mbrojtjen e Krushevës, Murati plagoset rendë. Pas kapitulimit të forcave Gjernane në disa vende të Evropës, njësitë partizane në Sanxhak marrin ofanziva të suksesshme. Murati nuk pajtohet me iden e komunizmit sllav dhe kësaj ushtrie ia kthen pushkën. Ky burrë kurrë nuk u pajtua më sundimin e të huajve, kështu ai pos luftrave të zhvilluara kundër çetnikve serbo-malaze pushkën kurrë se ndali as kundër partizanëve, ku kundër këtyre të fundit ka zhvilluar dy luftra njëren në fshatin Hazan afër Beranit kah fundi i viti 1943, dhe lufta e 30 shtatorit e vitit 1944 që u zhvillua në malin e Jarutës afër Tutinit. Mirëpo edhe beteja e zhvilluara në afërsi të Beranës dhe ajo në bjeshkën e Jarutit afër Tutinës kanë dëshmuar mirë patriotizmin dhe atdhedashurin e këtij burri. Duke qenë keq të armatosur dhe pa municion forcat vullnetare shqiptare thehen nga njësit partizane dhe dëtyrohen që të tërhiqen. Kështu në fund të tetorit të vitit 1944 Peshteri bie në duart e partizanëve e pikërisht atë e pushton Brigada e VII malazeze. Murat Lotina në fund të tetorit të vitit 1944 organizon edhe një sulm kundër njësive partizane në fshatin Gurdiell më çrast u shkakton mjaft humbje por nuk arrin t’i mposhtë tëresisht. Nga gjithë komandanten e kësaj zone ai kurrë nuk u dorëzoj armet partizanëve. U strehua për dy vjet më radhë nëpër malët e dëndura të Tutinës dhe Tregovishtës ( Rozhajës). Qeveria e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të pëopullit dhe së kundër tij në kërkim u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë të pa barabartë, një më njeqind e pesëdhjetë e ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti shqiptar Murat Lotina. Luftëtar dhe patriot si ky ka patur shumë Fusha e Peshterit. Ata sikur janë harruar nga histori shqiptare dhe nuk kujtohen ashtu siç duhet. Koha është tani që këta trima të rehabilitohen nga kombi i që i takojnë. Në asnjë mënyrë  nuk guxojmë që gjakun e tyre ta harrojmë, që emri dhe vepra e tyre të shuhet… 

Dita e shpalljes Qytetari i Nderit i Pejës, 20.6.2019

Lojrat tradicionale të Peshterit tek Krojet e Gjergj Elez Alisë (Dita e Ali Gjynit) 

Faktikisht këto lojëra janë pak të njohura ndër shqiptarët, por që kanë një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë me gjenezën shqiptare, me traditën dhe mitologjinë e kombit shqiptar. Rrjedhin nga lojërat tradicionale kelmendase që zhvilloheshin kohë më parë në Fushën e Peshterit, afër burimeve të ftohta tek Krojet e Gjergj Elez Alisë. Një pjesë e tyre edhe sot e gjithë ditën kanë ngele të pa prekshme dhe populli i rrafshnaltës se Peshterit tubohet për çdo vit aty për të zhvilluar kulturën shpirtërore e materiale të këtij populli të lashtë më një gjenezë të pastër shqiptare, ashtu siç është uji i akullt i krojeve të Gjergj Elez Alis. Banoret e Pazarit të Ri, Sjenices, Tutinës, Dugopalanës, Rozhajës, Ribariqit, e të fshatrave për rreth në Fushën e Peshterit, afër këtyre burimeve të ujit të kreshnikut legjendar shqiptar, me 2 korrik për çdo vit aty takohen dhe kjo datë shënon njëkohësisht festën e vjetër katolike të Ditës së Njeses. Në këtë fushë ku mitologjia popullore shqiptare thotë se Gjergj Elez Alia mundi Bajlozin e Zi, zhvillohen lojërat popullore, si ato të hedhjes së gurit nga krahu,të hedhjes së shtizës, mundja, pastaj vrapimi i kuajve,dyluftimi i taroçave, dyluftimi i deshve, e lojëra të tjera popullore që kanë një traditë të mirëfilltë shqiptare më karakter edhe pagan. Këto lojëra janë kryesisht të karakterit garues dhe në to marrin pjesë kryesisht meshkujt me më fuqi dhe talent, por edhe dukja e mashkullit këtu vlerësohet shumë nga gjinia femërore e posaçërisht kureshtare për të parë trupin e viganit më të bukur të këtij manifestimi janë të interesuara vajzat beqare dhe nuset e martuara gjatë asaj pranvere e vere. Pas shpalljes së fituesve me parë në ketë fushë u silleshin qengjat e pjekur në fërlik. Shtrohej sofra bujare për familjaret por në radhë të parë ajo shërbente për miqtë dhe fituesit e lojërave. Një interesim të madh ka zgjuar gjithmonë hedhja e gurapeshit, siç e quajnë vendasit hedhjen e gurit nga krahu. Këtu si në kohën e Gjergj Elez Alis ,hedhja e gurapeshit matet me hapa, ndërsa diferenca e garuesve më gjurmën e këmbëve. Shumë nga të rinjtë e kësaj zone e posaçërisht barinjtë me padurim e presin këtë ditë, pasi që ata të jenë përgatitur tinëz nga shokët për të triumfuar në këtë ditë të shënuar e historike për ta. Në saje të zhdërvjelltësisë dhe talentit por edhe të fuqisë, njëri nga ta gjithmonë fiton garën, por me fitoren e kësaj gare fitohet edhe simpatia nder vajzat kureshtare të cilat në këtë zonë janë të shumta dhe dallohen për shtatëlartësinë dhe bukurin e tyre. Garë tjetër shumë interesante e që ka një konkurrencë të madhe e për të cilën shpërblimi është më i madhi është vrapimi i kuajve. Kuajt mbahen të azdisur dhe shumë të stërvitur për garën. Dimrit këmbëve u vishen jastëk të rendë nga rëra të punuar apostafat për t’ju rënduar këmbët, behën ushtrimet e duhura dhe u epet tagjia me kujdes. Kur ati apo atkina del në fushë të mejdanit, ai ose ajo duket se fluturon me krah, i hiqen çorapët e çimentos dhe ai nuk i ndien këmbët e veta mbi fushën e but tek krojet legjendare të Gjergj Elez Alisë. Shpesh ka ndodh që kali në start të shkel këmbën e parë më të mbramën nga ngutja për të startuar i pari dhe ta thyejë atë, ose të pëlcas nga shpejtësia dhe binxhia i cili nuk ia shtrëngon frerin si e sa duhet. Pas kësaj fitoreje kërcet pushka dhe lëvdohet i zoti i shtëpisë për atit të shalës, por edhe ledhatohet kali fitues dhe dekorohet me kupën e fitores e orendi tjera dekorative, kuptohet shumë të çmueshme. Një nga fituesit e kësaj gare kishte fituar një lahutë shumë të shtrenjte të skalitur në dru me dy brirë dhie të nxjerrura në maje briskut në bishtin e saj. Pastaj vazhdojnë, si në arën, të kapën qetë, kryesisht taroça shumë të fuqishëm dhe të rryer për ketë luftë. Këtu barinjtë peshterak kanë gjelozi të madhe dhe shpesh me brisk ju mprehin brirët të luftetarëve të tyre. Humbësi i kësaj gare ka traditë të pranoj humbjen dhe të arsyetohet në klimën ose kullotën e pamjaftueshme që ka mbretëruar në atë rrafshlartë. Gara më desh sykana që kanë trup të gjatë e të lartë e brirë të sjellur deri në tri here rreth veshit është mjaft interesante dhe ndodh që një dash, siç janë desht e Ugllës apo Baçicës e Boroshticës apo Dolit të mundin deri në 5 kundërshtar gjatë garës. Pas përfundimit të dyluftimit shumica përfundojnë në brisk nga pronaret pasi që atyre u është përgjakur balli ose u është ndarë në dysh. Kjo nuk është vetëm garë por edhe prerje e deshve dhe pjekja e tyre behet aty për aty ku njerëzit kanë mundësi që të shijojnë mishin shumë të këndshëm të sykanit, bardhokanit , rudanit e sorranit apo edhe balushanit. 

Hap fotografinë

Pranimi i çmimit të lartë Naim Frashëri nga Presidenti Ilir Meta,16 nëntor 2019 në Manifestimin jubilar dhjetë vjeçar “Ora e Maleve” – në Rozhajë

Vallëzimi 

Në vallëzim mbizotërojnë vallet serbe, si çaçaku, moravac, zhikino e rrallë hidhet shota. Këto janë imponuar nga qarqet akademike serbe dhe pushteti I Serbisë, me qëllim që të harroheshin vallet dhe lojërat origjinale shqiptare që e karakterizonin këtë trevë dikur. 

Pasiqë të kenë përfunduar garat, fillon vallja dhe kënga. Dikur, pohojnë pleqtë e këtushëm dridhej toka nën këmbë nga kumbimi i daulleve dhe këngës shqiptare ku ushtonte pushka deri në rrafshinat e pa dukshme të Peshterit. Hidhej vallja e përbashkët, dora doras meshkuj e femra tok. Aty, luhej syri e çohej vetulla dhe shtrëngohej gishti e pëlqeheshin rinia në mes veti. Ky vendtakim ka qenë më shekuj edhe vend i njoftimeve në mes të rinjve. Ato njoftime kanë pasur më martesa të cilat janë shoqëruar me grabitjen e vajzës, ose njoftime të cilat miqësisht kanë përfunduar në bashkëshortësi të përjetshme, andaj edhe ky ka qenë një shkas i ardhjes aq masive i të rinjve në këtë datë të cilën gjatë gjithë vitit e kanë ëndërruar si zgjedhje te fatit të vet shumë të rijnë e të reje, por e dhe të moshuar e të veja. Veshja kombëtare dikur në tirq e xhubleta ka qenë prioritet dhe rregullimi e andulimi i femrave dhe dukja e bukur e mashkullit kanë bërë që të shtohet vlera e materialit shpirtëro,ruajtja dhe begatimi i kostumeve popullore ka qenë një kulturë e pasur materiale. Me kalimin e kohës dhe me asimilimin e popullatës janë zhdukur gradualisht edhe zakonet shqiptare. Bashkë me to është zhdukur edhe monumenti më i shenjt i kombit, gjuha e bukur shqipe. Sot, disa zona rurale të kësaj treve e flasin gjuhën shqipe. Baçica, Leskova, Ugëlla, Karajukajt, Cetanoviqi e Doli din ende të flasin dhe këndojnë shqip. Të rrallë janë ata që shqip dine të shkruajnë, pasi që këtu nuk ka shkollë në gjuhën shqipe. Kur do të ngritët Gjergj Elez Alia nga shtrati i vdekjes më nëntë plagët në trup në fushë të Peshterit pritet të shihet. Urojmë që Gjergjit mos t’i merret motra nga Bajlozi i Zi.

Tashmë është një masë e vogël shqiptarësh që e flasin gjuhën shqipe nga ana e banorëve të Masbjeshkës (Sanxhakut), kryeisht me popullata që Kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë. Të tjerët ka mbi njëqind vite që u asimiluan, apo jo…?  

Më kujtohet se si kur isha fëmijë gjuha shqipe në Malësinë e Rozhajës flitej bukur, e them bukur se ishte një gegnishte e pastër, si e folmja e kelmendasve, nga është edhe origjina e shumicës së malësorve të kësaj treve. 

Në përiudhë e komunizmit jugosllav, popullsia shqiptare e Tregovishtës (Rozhajës) pati një presion të paparë nga pushtuesit komunist. Kështu, çdo gjë që pati elemnte shqiptare, e në këtë rast e para që në shënjestrën komuniste gjuha shqipe. Ajo edhe u ndalua më ligj në shkolla dhe u imponua dhunshëm serbokroatishtja. Kjo ndikoj tej mase për te keq dhe populli u desht të braktiskte atdheun. Nga pakënaqesia dhe plani serbo– turk për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata autoktone shqiptare , suksesi më I madh u arrit në Sanxhak. Kështu për tri dekada 1950- 60-70 , popullsia u pakësua për tri herë. Në Sanxhak (Masbjeshkë) u vendosen kolonët serb e malazez, por jo si më rastin e Kosovës, kolonizim klasik, por ky qe kolonizimi titist. Sillnin kuadro nga Serbia e Mali i Zi, u jepnin punësim e banim gratis nga shteti dhe kjo solli në ndryshimin demografikë të strukturës së popullsisë. Duhet ditur edhe këtë se në saje të parullës komuniste ”bashkim– vëllazerim” u arritën epshet serbomëdha për pushtim total të Sanxhakut. Atje tani 78 vite më radhe është ndaluar gjuha shqipe e më këtë rast edhe kultura, tradita dhe çdo gjë që merr e frymon shqip. Ky pushtim serb gati shekullor ka bërë që shqiptarët atje të mos guxojnë të deklarohen shqiptar. Ata mund të deklarohen, musliman, jugosllav, boshnjak e assesi ata çka janë. Asnjë shqiptar sot nuk ka guxim të regjistrohet shqiptar. U tjetërsuan. Fatkeqsisht, një here në jugosllav, musliman, turq , e se fundmi në boshnjak! 

Në “identitetin mysliman” I tërhoqën më herët, kurse në atë “boshnjak” paka para se të përfundonte lufta në Bosnje …?! 

Asimilimi në musliman ishte I mëhershëm kurse ky i dy decenjeve te fundit në boshnjak është gjeja më e shëmtuar , më e rrezikshmja dhe kobshmja që mund ti ndodhte popullit autokton të Sanxhakut. Mjerisht, disa pseudo intelektual kanë mbushë mendjen e shqiptarëve që sot të deklarohen të tillë , si boshnjak. Duke e ditur që kjo popullat (pos një rripi kufitar që e lidh më Bosnjën) asgje nuk e lidhë më emrin boshnjak. Gjuha serbe që flitet njeqind për qind në Sanxhak, shqiptarët e asimiluar po e quajnë gjuhë bosane! Kjo gjuhë moderne dhe e re, nuk është asgjë tjetër , pos gjuhës serbe e pasuruar më turqizma e arabizma, e në shumë raste edhe fjalë shqipe të pavdekshme në leksik. Vështirë mundemi ta pranojmë se një gjuhë që ka alfabetin, gramatiken, pra sintaksën dhe fonetikën serbe të quhet gjuhë bosane. 

Në Rozhajë, madje edhe tek shkolla fillore e Dacaj që u dogj, ishte për vizitë edhe ish-Presidenti Ilir Meta: A pati ndonjë dobi për shqiptarët ajo vizitë ? 

Më 16 nëntor të vitit 2018 mysafir nderi në Manifestimin Tradicional Kulturor ”Ora e Maleve” në edicionin e saj jubilar (të dhjetin më radhë) ftova Presidentin e Shqipëris Z. Ilir Metën i cili edhe erdhi në mamifestim në Rozhajë. Aty më nderoi më titullin e lartë “ Naim Frashëri” dhe e ndala në konak një natë. Të nesermen ka vizituar shkollën fillore “ Dacaj” në Dacaj. Shkollës i dhuroi fotografi nga personalitetet e kultures shqiptare nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e gjer te personalitet e sotme të artit, kulturës e historisë shqiptare. Ai tha se fotografitë, i sollëm por s’ kishim ku ti varnim. Në këtë rast i kërkova ndihmën për të ndertuar një shkollë të re , të cilën ai edhe pranoj ta ndërtonte. Në janar të vitit 2019 Ilir Meta erdhi për një vizit zyrtare në Mal të Zi tek homologu i tij Z. Gjukanoviq. Ia përmendi nevojën e ndërtimit të shkollës në Dacaj, më ç’rast ai i premtoi se do ta rregullonte. Pas kësaj vizite në shkollë , ka ardhë një komision nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi dhe nuk ka shkuar gjatë ata kanë dërguar projektin për adaptimin total të shkollës. Fillimish u ndanë edhe mjetet dhe u zgjodhë punëkryesi. Pas kësaj qëllimisht dikush i vuri zjarrin shkollës dhe ajo u dogj , por jo teresisht. Punëmarrësi abstenoj , pasiqe tani mjetet e ndara nuk do plotësonin nevojen e adaptimit. Kështu ajo për dy vite qendoi si gërmadh. Pasi që erdhi kryeministri shqiptar në krye të qeverisë malazeze Dr. Dritan Abazoviq , projekti u ripunua dhe buxheti u shtua dhe këtë verë shkolla po restaurohet. Pra, më shumë sakrifica e po frikësohem mos po i ikin planit për restaruim si duhet , për të përfituar punëkryesi në saje të këtij projekti. 

Shpesh teprohet dhe shihet si qëllim I hapur për ta mbytur dhe shkatërruar një identitet kombëtar për shkak se rrethanat e pushtimit kanë ndikuar që njerëzit e kësaj ane, Shqiptarët, ta harronin gjuhën shqipe. Nocioni Boshnjak është një të thuash dhuratë danajsh për popullin shqiptar të Masbjeshkës , Sanxhakut. Sikur askush nuk këmbënguli në faktin e ditur që “ti”, “ai” apo “tjetri”, mund të mos e dini gjuhën shqipe, ta flisni vetëm serbishten, por megjithatë mbetët shqiptarë …?!  

Sigurisht që është “dhuratë danajsh”, por njerëzit sikur duan të lirohen “nga një barrë” me ikjen nga identiteti I vërtetë kombëtare. Të këmbëngulësh që je Shqiptar, nënkupton se duhet të ndeshesh me dhunën, terrorin, luftimin e hapur. Kështu që nuk është lehtë të flasësh përanash. Nuk është fare lehtë për një popullatë të lënë anash, të braktisur e harruar. Për një popullatë që se ka dikë të fortë që I rrin pas. Vetdorëzimi para nocionit imponues në Boshnjak fletë qartë për një asimilim të dhunshëm të shqiptarëve në Boshnjak. Fatkeqësisht, ky nocion si nacionalitet falso , në këto anë u përqafua nga shqiptaret sllavofolës. Kemi shumë presione nga serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre se ne po punojmë në shqiptarizimin e boshnjskëve. Çfarë paradoksi! A thua ky popull më afër e ka boshnjakun apo të parin e tij që të boshnjakizohet ?! E pa besueshme , por që realitet i hidhur. Kurr nuk kam mundur të pajtohem se si kusherinjt e mi Dacajt/ Daciq të pajtohen më politikën degjeneruese serbo-malazeze , e të pranojnë që të quhen sot boshnjak. E veshtirë është për ne që të pranojmë diçka të tillë. Nuk kemi asgje të bejmë më boshnjakët e Bosnjes. Shqiptarët e Sanxhakut janë etnik, në tokën dardane dhe nuk mund kurr të jen bosan. Kjo dihet.

Njoh më qondra shqiptarë të Peshterit, të fshatrave Baçicë, Boroshticë, Ugëll, Doliq, Gjelekar, Leskovë etj. që sot nuk guxojnë ta quajnë vehten shqiptarë. Në Ugëll jetojnë Bibajt, Gorçaj, Hukaj, Plakajt pra të gjithë puro shqiptar , por që u është ndaluar gjuha dhe kultura e mirëfillt shqiptare. Për shembull , në Shtëpinë e Sylë Tahir Bibajt kam pas të martuar hallën e Babës, Fahrien , e cila kur ka shkua nuse në Peshter ka shkua në deren e shqiptarit dhe se ajo e besa as ata nuk e kanë ditë gjuhën serbe. Kjo tregon se çfarë reprezaleve e presioneve psiqike e fizike ka ushtrua pushtuesi serb në ato anë. Në varrët e tyre gjeni epitafet në sllavisht , e fotografitë më kostum kombëtar, plis e shall të bardhë. Më 2 gusht atje më shekuj organizohen lojrat tradicionale popullore, te krojet e Gjergj Elez Alisë dhe se kjo festë quhet Dita e Ali Gjynit, kuptoje: Dita e Gjergj Elez Alis ( Ali , Gjergji) asimilimim, në sllavisht për mos të përmendur Gjergjin e quajnë Ali Gjyni. Kjo festë pagane shënohet si Dita e Njëses – festë katolike por që vendasit më se dinë pse e festojnë. Në to zhvillohen lojra nga më të ndryshmet, si: hedhja e shtizes, gurapeshit, mundjes, vrapimit të kuajve, lufta e  taroçave (tereqve, demave) etj. Por edhe pelqimi i të rijve mes vehtes. Grabitja e vajzave nga djemt është edhe finalja e këti takimi të përvjetshëm. 

Me urdhërin nga prefekti i Pazarit të Ri Aqif Blyta, Murat Lotina bënë mobilizimin e vullnetarëve që do të luftojnë nën flamurin shqiptar. Nën komanden e tij më armë në dorë do të rreshtohen mbi 300 burra nga rrethi i Tutinës e që më përkushtim e dinjitet do të mbrojnë këtë trevë për katër vite më radhë.