Kreu Blog Faqe 1010

“Na thoni, kush para shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?” – Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e at Gjergj Fishtës

Frank Shkreli
_____
Universiteti i Bernës në Zvicër pohoi zyrtarisht se Lini në Pogradec, është vendbanimi më i vjetër në Europë, njoftojnë një numër mediash në trojet shqiptare, por edhe mëtej. Sipas të dhënave në media, por dhe deklratave zyrtare, rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare, në bashkpunim midis arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë, sipas ekspertëve zviceranë e shqiptarë – një zbulim ky shumë i madh, sipas tyre.

Albert Hafner, arkeologu nga Zvicra, citohet të jetë shprehur për media të ndryshme se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai tha gjithashtu se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, shprehet arkeologu zviceran. “Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë”, është shprehur arkeologu zviceran.

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve

Image

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve

Edhe për arkeologun shqiptar, Z. Adrian Anastasi, ky është një zbulim i madh, pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar, tha ai për mediat shqiptare. Një zbulim i madh, me të vërtetë për shkencën – një sukses i madh gjithashtu edhe për bashkpunimin midis arkeologëve zviceranë e shqiptarë për këtë projekt, të financuar nga Bashkimi Evropian. Por një zbulim dhe vërtetim shumë domethënës, sidomos, për historinë e mohuar të shqiptarëve, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër në ato anë të kontinentit evropian. “Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë”, është shprehur arkeologu shqiptar, Z. Adrian Anastasi.

Me kjëtë rast — për këtë zbulim historik arkeologjik të preardhjes së paraardhësve të lashtë të shqiptarëve, për vendbanimin e tyre të parë në Evropë — në Lin të Pogradecit — foli shumë bukur e bindshëm shkenca këto ditë e fundit.

Image
Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. Fotot nga zbulimet në Lin të Pogradecit janë nga portali fejsbuk i Ambasadës Zvicerane në Tiranë

Sot, flet shkenca mbi preardhjen e shqiptarëve dhe trojet e tyre të lashta, kur flet për një vendbanim, siç është vendbanimi i parë në Evropë – në Lin të Pogradecit: “Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, 8 deri në 9 mijë vjetë më parë, shprehen sot ekspertët dhe shkenca evropiane.

Ky “zbulim” i “vendbanimit të parë në Evropë”, dihej se ishte aty, si shumë të tjera trako-ilire anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, por deri tani nuk flitej nga askush për gjëra të tilla – se nuk ishte dhe nuk është as sot në “modë”, se mund të ofendohen ata që kanë ardhur shumë më vonë e kanë zaptuar ato troje. Por, atdhetarët e vërtetë e guximtarë të Kombit si At Gjergj Fishta jo vetëm e kanë ditur të vërtetën historike por edhe edhe kanë deklaruar para botës pa drojë, historinë e lashtë e të vërtetë të Kombit shqiptar, si pasardhës të Trako-Ilirëve.

Poeti i madh i Kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, “Në emën të dërgatës, të qeverisë e të kombit Shqiptar”, në Konferencën e paqës në Paris më 1919, sfidoi Evropën dhe botën, më shumë se një shekull më parë, me pyetjen: “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”. Frank Shkreli/ “Na thoni kush para shqiptarit i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”

Image
At Gjergj Fishta në qershor 1919 me temën– “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, në Konferencën e Paqes, Paris

Sot, zbulimet e reja vërtetojnë se Fishta kishte të drejtë kur foli për rrënjët e shqiptarëve dhe për bujqësinë që të parët e shqiptarëve jo vetëm që e praktikonin vet, po ia mësuan këto praktika edhe Evropës mbarë, 8-9 mijë vjetë më parë.

“Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimshme anieje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje Trako-Ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në stom të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët zanë vend a mbas murojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave gratçore dhe të kerthnesta, – banë e përmallshme e hyjnive të moshës prrallëzore. – u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, kjoftë thellimeve të kavaljeteve, kjoftë padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese…”, është shprehur Fishta më shumë se një shekull më parë.

Image

Mbi një shekull më vonë, të gjithë ne dhe mbarë Evropa, e sidomos të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite mohojnë prejardhjen dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e të tyre shekullore Trako-Ilire — e mori përgjigjen ndaj pyetjes retorike të At Gjergj Fishtës, drejtuar Evropës më 1919 — nga shkenca – pikërisht, nga zbulimet arkeologjike në Lin të Pogradecit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”.

“Prej brigjeve gjimuese të Euksinit e në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej bigave bumbulluese të Akrokeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriut, në ato kavaljetet e kalueme, banonte, si zotnia juej mirë e di, ajo familja e madhe Trako-Ilirike, në nam’ e në za në histori të fiseve dhe të kombeve…”.

Zbulime arkeologjike të mëdha rreth Liqenit të Ohrit një bashkëpunim i frytshëm mes ekipit të Universitetit të Bernës, të udhëhequr nga Prof. Albert Hafner, dhe arkeologëve shqiptarë. Fotot nga zbulimet në Lin të Pogradecit janë nga portali fejsbuk i Ambasadës Zvicerane në Tiranë

“…E mirë pra, Zotnij të nderuem, ky asht bash ai populli i vogël Shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë! I vjetër sa fosilet, sa stalagtitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, e le të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë, ai asht sot zot autokton e i pakundershtueshëm i tokave të veta. Ende sllavi nuk kishte dalë prej bjeshtës së thellë t’ Uralit e ende s’ ishte ngjizun e sotmja frotë laramane neohelenike, kur Shqiptari korrte me zagna, fushat e pafund të Ballkanit. Qe kështu, Shqiptari e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të historisë së vet në moshën e rruzullimit. “Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?”. Ka qenë pyetja e At Gjergj Fishtës.

Image

Shumë mirë që sot foli shkenca, me prova, për preardhjen e lashtë të Kombit shqiptar nga rrënjët Trako-Ilire, por At Gjergj Fishta u ka thenë fuqive të mëdha të Evropës që në vitin 1919, se si atëherë ashtu dhe sot, përveç provave materiale shkencore të njoftuara këto ditë në Lin të Pogradecit, kush do të dijë të vërtetën, sipas At Gjergj Fishtës: “Historinë e kemi aty, Zotnij të mij, e ajo na flet shumë kjartë. E ashtë kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare ose gjysëzyrtare: zani i saj (historisë) i pingrueshëm, përshkon kavaljetët”, ka thënë, ndër të tjera në fjalimin “Shqiptarët e të Drejtat e Tyne”, At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919.

Image

Zëri i At Gjergj Fishtës meriton të dëgjohet edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë më parë. Edhe sikur të duam ta harrojmë zërin e këtij apostulli të madh të Kombit shqiptar, e Vërteta, sikur na pengon duke u thenë shqiptarëve se mësimet dhe trashëgimia e tij duhen mbajtur gjallë, nëqoftse duam që Hylli i Kombit shqiptar të mos fiket në hapësirën e kupës qiellore”, do të këshillonte shkrimtari e poeti Ernest Koliqi.

Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” iu dhanë mundësi të mëdha bashkëpunimi, andaj ne do të jemi gjithmonë për ti shpënë përpara marrëdhëniet ndërvëllazërore

1

Në foto: Sanxhakas me ish- Presidenten Atifete Jahjaga , në Prekaz

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi

Ismet Azizi është gjeograf i njohur dhe shkrimtar nga Gjilani. Ai njëherit është kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, që tashmë njihet si njohësi më i mirë i marrëdhënieve me Masbjeshkën, të njohur ndryshe si Sanxhaku. Tashmë e ka botuar librin Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri  dhe rolin e tij në mbrojtjen e Masbjeshkës (Sanxhakut), që njihet si krenari historike e asaj malsie. Arsyeja e intervistimit të gjeografit, historianit dhe studiuesit Azizi, është e ndërlidhur me përgatitjet për botimin e librit Biseda (të papërfunduara) me Hasan Mekulin & Intervista nga Sanxhaku.

Shumë prej atyre intervistave i kam zhvilluar përpara luftës kur shkoja në Masbjeshkë (Sanxhak) e disa edhe pas luftës, si ato me Amina Nurajn. Të mos e intervistosh Ismet Azizin , kryetarin e Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe mos ta vëresh ndihmesën e tij të madhe në mbajtjen e marrëdhënieve të ngrohta ndërvllazërore me banorës e Masbjeshkës , do të thotë që në aspektin profesional detyra nuk është kryer. Sidoqoftë, punët dhe angazhimet e Ismet Azizit dhe të tjerëve ishin aq të mëdha sa që nuk ka qenë e mundshme të mos shiheshin.

Profesor i nderuar, Ju jeni nismëtar i themelimit të Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”… Si lindi ideja për themelimin e saj dhe çka të nxiti ta themelonit? Në të vërtetë kur u themelua kjo shoqatë ? 

Në fillim të vite të 90 ta, tashmë kisha njohuri të konsiderueshme për Sanxhakut në tërësi. Ishin vitet kur kishte marrë frymë liria e të shprehurit, tubimet dhe të krijimit të shoqatave dhe partive politike. Me qëllim të  ruajtjes së lidhjeve  vëllazërore, nga intelektualët te kohës,  është themeluar një shoqatë, por rrethanat megjithatë ishin të vështira për të vepruar. Në të njëjtën kohë shpërthyen luftimet në Slloveni, Kroaci e Bosnjë. U vështirësuar veprimi në Sanxhak, pas dy tri takimeve shoqata  pushoi së vepruari. Pra, në një mënyrë ideja në mendjen time për themelimin e një shoqate tashmë ekzistonte.  Duke e parë se lidhjet në mes Kosovës dhe Sanxhakut për shkaqe të ndryshme ishin zbehur, por jo edhe interesimi im, sepse unë kisha vazhduar të hulumtoj për gjeografinë dhe  historinë e kësaj krahine. Pas disa publikimeve të mia, dhe  emisioneve televizive të RTV Mitrovica, me Nexhmedin Spahiun dhe Genc  Kastratin, vendosëm të themelojmë këtë shoqatë, e propozimin e emërtimin e saj e ka dhënë vet studenti Genc Kastrati, i cili bashkë me ne dy ishte bashkëthemelues.  

Ftesës së Kuvendit themelues iu përgjigjen shumë personalitete nga gjithë trojet shqiptare, që nga Plava, Gucia, Peshteri, Pazari i Ri, Lugina e Preshevës, Kukësi dhe mbarë Kosova. Pjesëmarrja e intelektualëve, politikanëve, shoqatave, institucioneve  nga Pazari i Ri ishte tejet i madh. Në kuvendin themelues morën pjesë veprimtarë, ish politikan e studiues, por edhe deputet e intelektual të pavarur të kohës e përfaqësues të shoqatave të ndryshme.  

Nga fillimi i vitet të 80-ta, kam ra në kontakt me studentët që vinin nga ajo krahinë e që për mua ishte shumë pak e njohur, ose fare. Gjatë studimeve krijova kontakte dhe shkova për herë të parë Pazar të Ri. Natën e parë e kam kaluar te Bajram Salihoviqit, nga Baçica përndryshe axha i  Ramiz Salihoviqit mikun tim të parë që njoha nga kjo krahinë. Në këtë familje dhe  në të gjitha familjet nga Baçica flitej gjuha shqipe. Edhe pse, miku im Ramizi student i kimisë, fliste shkëlqyeshëm gjuhën shqipe, megjithatë ishte një befasi për mua kur dëgjoja se si flisnin.   

Forhåndsvisning av bilde

  1. Ju, pothuajse i vetmi po merreni me çështjen e historisë së Sanxhakut (Masbjeshkës); traditave, dokeve, zakoneve dhe kulturës në rajonin e Masbjeshkës. Çka keni kuptuar e që se dinit përpara ? 

Për fat të keq plan programet shkollore dhe ato universitare nuk kanë qenë adekuate. Për shqiptarët e Sanxhakut pak është ditur. Me vendosjen e pushtetit komunist në vitin 1945, për shqiptarët më nuk është folur e shkruar kurrsesi. Edhe vizitori i zakonshëm, sidomos para viteve të 80 të shekullit të kaluar, por edhe sot kushdo qoftë ai, mund të vërej se për veç gjuhës nuk mund të vërehet ndonjë dallim  mes banorëve të kësaj krahine dhe krahinave tjetra të shqiptare.  

Mënyra e jetës,  traditat , zakonet janë  krejtësisht të njëjta. Apo, sa mund të ketë dallime në mes Luginës së  Preshevës, Karadakut, apo Rrafshit të Kosovës, Dukagjinit e Llapit, në mes tyre, aq mund të dallojnë me ato të Sanxhakut.  

Mbi njëzet histori gojore që i kam realizuar me bashkëpunëtorin tim Ali Daci, me njerëz të vjetër të Sanxhakut dhe me prejardhje nga Sanxhaku, dëshmojnë se dallimet në të gjitha aspektet janë minore. Tjetër gjë është që sundimi, mbi njëqindvjeçar serb e malazez mbi këto treva, ka pas ndikim të madh, sidomos në mos kultivimit e gjuhës shqipe, për mos me thanë të humbjes së sajë.  

A kishit kontakte me intelektualët e Masbjeshkës, përpara se ta themelonit shoqatën?  Çka mendonin ata rreth nismës suaj? A e mirëpritën apo ishin mosbesues rreth suksesit të saj ?  

Kontaktet e mia me studentët që studionin në Kosovë i kam ruajtur dhe intensifikuar në vazhdimësi. Sidomos nga fillimi i viteve të 90-ta kur edhe fillova të hulumtoj, e grumbulloj literaturë. Në këtë kohë kontaktova shumë intelektual, historianë, e aktivist politik. Por edhe pasrdhësit e personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e Sanxhakut. Vlen ta përmendi kontaktin e parë me pasardhësit e  personalitetit më të shquar të kësaj treve Aqif Blytën, kur edhe realizova intervistën e parë me mbesat (bijat e motrës) e tij. Takimi me  to ishte shumë emocional dhe vendimtarë për mua. Ky ishte momenti kur unë i shtrova detyrë vetes që të merrem me ndriçimin e personalitetit të Aqif Blytës, dhe jo vetëm të tij por edhe krejt periudhën nga Kongresi i Berlinit e deri në ditët e sotme. Përveç dhjetëra punimeve për Sanxhakun, botova dy libra dhe një përmbledhje të punimeve shkencore të dala nga simpoziumi Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri. Në vitin 2019 nxora në botim librin Aqif Blyta, Kolosi i Pazarit të Ri, ndërsa vitin e kaluar në gjuhën boshnjake ribotimin voluminoz dukshëm të plotësuar, tash me titull Aqif Blyta Kolos i Sanxhakut të Pazar të Ri (Aćif ef. Haxhiahmetović Bljuta, Velkan Sandžalka“). Të gjitha këto botime u shpërndanë nëpër të gjitha bibliotekat kombëtare e rajonale, disa ambasadave në Prishtinë. Kurse libri “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, edhe në bibliotekën e Harvardit dhe Kongresin e SHBA-ve.  

Forhåndsvisning av bilde

Themelimi i shoqatës në Sanxhak u prit shumë mirë. Që në fillim u vërejt se një shoqatë e cila do përtërinte lidhjet në mes një “bije të martuar pa dëshirën e saj dhe të ëmës”, siç e thotë heroi nga Rugova i lindur në Ugëll të Peshterit Selman Lajqi, ishte më se e domosdoshme.    

Në kohën kur e themeluam shoqatën, ndasitë politike dhe fetare në Sanxhakun verior, i cili administrohet nga Serbia, ishin jo të vogla. Ndërkohë kuptuam se bashkëpunimi me njërin krah politik është i pa mundur. Por u pritëm shumë mirë nga pjesa tjetër. Krah hapur dhe ofertë për të bashkëpunuar menjëherë na ofroi Këshilli Kombëtar Boshnjak, i cili Këshill ishte edhe  institucioni më i lartë i Boshnjakëve në Serbi, që kishte shumicën në kuvendin e tij e kishte Partia e Aksionit Demokratik (SDA) të udhëhequr nga Dr. Sulejman Uglanin.  Që në vizitën e parë zyrtare këtij institucioni që ia bëmë si shoqatë, Dr. Uglanin na ofroi memorandumin për bashkëpunim, përkatësisht shoqata të ketë status participues konsultativ, me të drejtë pjesëmarrje të rregullt të punimeve të këtej Këshilli. Shumë shpejt, në takimin e radhës u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim, e që na u dhanë mundësi të mëdha bashkëpunimi. 

A ishte dikush që u kundërshtoi në fillim dhe kush ishte ai ? Si arsyetoheshin intelektualët e asaj ane që i kontaktonit ? A ishin ata për shfletimin e historisë dhe kulturës së vërtetë të asaj ane apo që të mos prekej e “trazohej” asimilimi i njerëzve, që fillimisht i kishin mësuar të deklaroheshin si “myslimani” e pastaj, sidomos pak para se të përfundonte lufta e Bosnjës dhe Hercegovinës, si “boshnjaci” ?!… 

Kundërshtime të hapura nuk kishte. Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak ishte hap shumë i mençur, e me këtë rast e falënderoj dr. Sulejman Uglanin. Bashkëpunimi me këtë instuitucion  na mundësonte në të njëjtën kohë të bashkëpunojmë me shoqërinë civile e jo me partitë politike, e që ishte qëndrim dhe synim i yni. Mandej ne vazhduam të kontaktojmë dhe  të bashkëpunojmë me shoqërinë civile, siç ishte  “Bosnjačka Kulturna Zajednica” (Bashkësia Kulturore Boshnjake), që më vonë u shndërrua në Parti politike të cilës i printe Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, e që pastaj, përkundër dëshirës sonë, erdhi deri te ndërprerja e bashkëpunimit. Të jemi më të qartë në besimtarët islam të Sanxhakut janë të ndarë në dy Bashkësi Islame të cilat janë tejet të  politizuara.  

Deklarimi “etnik” si “muslimani” në Masbjeshkë (Sanxhak), erdhi duke u sforcuar pas ngjarjeve të vitit 1981 në Prishtinë e Kosovë, kur frika e dhunës dhe terrorit të policisë dhe UDB-ës, ndikuan që njerëzit të iknin sa më shumë nga përkatësia entike shqiptare, apo …?  

Rezultatet e hulumtimeve tregojnë diçka tjetër, bile edhe të kundërtën. Inteligjenca, ideologët serb kanë vepruar me mjeshtri. Duke ditur mirë se Kosovën dhe Sanxhakun e Pazarit të Ri e kanë okupuar e jo çliruar, kanë vepruar në atë mënyrë që shqiptarët, përkatësisht popullsinë e besimit islam e kanë trajtuar si popullsi turke, ndërsa popullsinë  e Sanxhakut në at Malisori, për peshterasit ( “malok të egër”) dhe at qytetare si popullsi sllave e islamizuar. Kjo ndarje është gjithkund. Këtë doktrinë në masë të madhe e kanë aplikua dhe ia kanë arrit në Sanxhak. Dëshmitë flasin se deri në vitin  1993  nuk është thënë askund, e as edhe nga histrianët shqiptarë se Muslimanët- Boshnjakët janë Ilir, e edhe më pak se janë shqiptarë të përkatësisë islame të sllavizuar.  Duhet ta kemi të qartë, regjistrimi i popullsisë për herë të parë pasi është okupuar Sanxhaku dhe Kosova është mbajtur në vitin 1921. Në regjistrimin e popullsisë së viti 1921, përkatësi kombëtare kanë pasur të drejtë ta deklarohen vetëm si kroatë slloven apo serbë dhe në bazë të gjuhës dhe besimit. Në këtë rast shqiptarët kanë pasur mundësi të deklarohen sipas gjuhës dhe besimit. Tash mund ta paramendojmë si kanë mund të deklarohen banorët e Sanxhakut në këtë kohë. Sa prej tyre janë deklaruar shqipfolës. Cila ka qenë levërdia e tyre të rrezikojnë e të thonë se janë shqipfolës, gjegjësisht shqiptarë?   

Për ta ilustrua gjendje e shqiptarëve në Kosovë e Sanxhak, do të përmendi një detal nga  Procesverbali i konferencës ndërministrore, e cila u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë më 20 shtator të vitit 1935, në të cilën u diskutua për dëbimin e popullatës jo-sllave nga Serbia Jugore. Ilija Milikiq, Shef i Seksionit të IV repartit politik në mes të tjerave,  thotë: ”Në radhë të parë është vërejtur se është bërë një gabim, për shkak se në mesin e deklaratave për largim gjinden edhe një numër i madh i kërkesave të myslimanëve nga Sanxhaku, të cilët janë megjithatë njerëz tanë. Prandaj, nuk ka arsye që ata të largohen nga vendi. Ne ia kemi tërheqë vëmendjen Ministrisë së Brendshme se deklarata të tilla në të ardhmen të popullatës sonë sllave mos të pranohen”. Ky  qëndrim i politikës zyrtare serbe flet qart për metodat përfide që i kanë përdorur në Sanxhak për asimilimin e shqiptarëve. Shqiptarët e Peshterit  në vitet e tridhjeta, nuk kanë pranuar të hapen shkolla serbe, vetëm e vetë ta ruajnë idenditetin e tyre, qoftë edhe të pa arsimuar.  

Forhåndsvisning av bilde

Shqipatrë etnik të deklaruar në Sanxhak ka pasur vetëm gjat  periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur shiptarët okupimin Italian dhe Gjerman në Kosovë e Sanxhak e kanë përjetuar si çlirim. Për herë të parë në këtë kohë shqiptarët në Sanxhak kanë qenë të lirë.  

Me përfundimin e luftës sa Dytë Botërore, me vendosjen e pushtetit komunist, ka përfunduar gjithçka për shqiptarët. Në regjistrimin e shkurtuar të popullësisë në vitin 1948, deklarimi i shqiptarëve  në Sanxhak ka qenë minor, Ndersa në Rrafshanlten e Peshterit, në komunën e Tutinit dhe Sjenicës, asnjë banorë nuk ka pas guximin të deklaorohet shqiptar. Kryesisht janë dekaluar serb të përkatësisë islame, apo vetëm serb, bile bila nuk ka pasur rast as të pa përcaktuar.   

Prandaj me ndryshimet politike, dhe kuhstetutare, popullsia e Sanxhakut, për herë të parë  janë liruar nga të qenit serb e malazez me rastin e  ndryshimeve kushtetuese në vitin 1968 kur përveq serbëve, malazezëve, maqedonëve, kroatëve dhe Slovenëve në regjistrimin e popullësisë të vitit 1971 iu jipet e drejta besimtarëve myslimanëve që kanë folur gjuhët sllave në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë të deklarohen të përkatësisë kombëtare Muslimane. Ndërsa ndryshimet kushtetuese, të viti 1974, kur Kosova kishte  avansuar në statusin e saj politik, kur u bënë disa përparime në arsim e kulturë, fillon një perudhë kur sanxhakasit vërshojnë bankat  e Universitetit të Kosovës.  Në mesin e tyre kishte jo vetëm nga Plava e Gucia, Ulqini e Tuzi , por tash edhe nga Rrafshnalta e Peshterit. Bile hulumtimet e mia tregojnë me fakte të gjalla, për shqiptarë të Peshterit të cilët kanë migruar në Turqi në vitin 1978 kanë ardhur në Prishtinë dhe kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës dhe kanë vazhduar të jetojnë në Turqi. Dua të them se edhe ndryshimet, që ndodhen me shpërthimin e demostratve të vitin 1981, tek shqiptarët e Sanxhakut kan ngjallë dëshirën që të studjojnë në fakultete dhe shkollat e larta të UP, natyrisht shumica e tyre në gjuhën serbokroate. Por, megjithatë dëshira e tyre dhe familjeve të tyre ka qenë të shkollohen në Kosovë (Jo në Beogard, Titograd e Sarajevë, që për këtë deklaratë ma kanë parë shumë për të madhe disa intelektual të Sanxhakut). Kjo është periudha e dytë më e ndritshme për shqiptarët e Sanxhakut që të ishin përkrah vllezërve të tyre edhe në demostrata e 81, dhe ato të 89, e më vonë. 

Në Masbjeshkë (Sanxhak), njerëzit janë asimiluar në periudha të ndryshme kohore, disa para njëqind viteve, madje edhe para vitit 1912, kur ishim nën pushtimin e Perandorisë Osmane, për shkak të kontakteve fqinjësore me popullin e Bosnjes. Pastaj, pas rënies nën robërinë serbe, nisi dhuna dhe terrori i organizuar shtetëror i Serbisë, që sanxhakasit të mos lejoheshin me u deklaruar si shqiptarë, të mos lejoheshin të flisnin shqip, të nxitej shpërngulja e tyre e organizuar etj?… 

Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë se lugina e lumit Rashka që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirët, madje me dendësi shumë më të madhe sesa në trevat tjera dhe ma tepër sesa është menduar deri vonë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Shumë autor të huaj konstatojnë :Është e sigurt se sllavët, të cilët e kanë populluar më vonë luginën e lumit Rashka, kanë takuar aty popullsinë autoktone ilire, me të cilët me shekuj të tërë kishin zonat nën ndikimin herë të njërës, herë të tjetrës, shpesh edhe të mundur e të asimiluar. Mandej “është tërhequr në trevat tjera pas ekspansionit sllav”(Mushoviq). Këtë e thot edhe Jovan Cvijiq: “Ekspansioni i sllavëve, me procesin e asimilimit shkaktuan ndryshimin e përbërjes etnike të trevës së Sanxhakut”. Kështu banorët autoktonë nga tokat e tyre pjellore, të cilët qenë të detyruar të strehohen nëpër male të pakalueshme për të mbijetuar.   

Sipas studjuesit  Ilaz Resha: “Serbët e Rashkës, pas sundimit bullgar dhe bizantinëve, mezi arritën të vendosin pushtet dhe administrim në këto zona gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIII dhe fillimit të shekullit XIV. Ata bënë ndryshime të mëdha në jetën shoqërore të popullatës vendase, si në aspektin material dhe social, ashtu edhe në atë fetar. Në këtë mënyrë, kishat katolike, ortodokse romako-latine apo greko-bizantine, u uzurpuan dhe u kthyen në kisha ortodokse. Ky ishte faktori kryesor, përveç faktorëve të tjerë politikë, për asimilimin dhe sllavizimin e popullsisë parasllave.     

Kur jemi tashmë në epokën e Rashkës, vlen të përmendet themelimi i qytetit të Novi Pazarit. Qyteti i Novi Pazarit u themelua nga viti 1455 deri në vitin 1461. Në përmendjet e para të Novi Pazarit, nuk ka të dhëna për përbërjen e popullsisë së tij, dhe theksohet se themeluesi i tij Isa-beg Ishakoviq ndërtoi një xhami, një hamam, një kamp ushtarak dhe 56 dyqane. Kur themeloi, ai i dha pronën e tij në Novi Pazar, atëherë themeli i Isa-beut, i cili përfaqësonte bërthamën bazë të Novi Pazarit, përbëhej nga: një hamami, 12 karvanseraje, 56 dyqane dhe tre mullinj. […] Sipas Musoviqit, “Olga Zirojeviqi thekson se në vitin 1468 Novi Pazari kishte 276 shtëpi, nga të cilat 76 ishin myslimane, që do të ishin rreth 1050 të krishterë dhe 375 myslimanë”. Megjithatë, shumë shpejt numri i të krishterëve u zvogëlua dhe numri i myslimanëve u rrit. […] Lidhur me të krishterët e tjerë, përkatësisht katolikët, ka mendime të ndryshme. Së pari, se ato nuk ekzistonin deri në shekullin e 18-të, dhe së dyti, se në Novi Pazar kishte 221 shtëpi arbane katolike para shekullit të 17-të.  

Për strukturën etnike të banorëve të Novi Pazarit, duke filluar nga shekulli i 18-të e në vazhdim, shpërngulja e fiseve të Malësisë  është shumë domethënëse. Fisi Kelmendi, Shkreli , Shala (duke theksuar se Shkreli është në masë dërrmuese, dhe Shalë pothuajse të gjithë në Peshter, Malsorët, të cilët u vendosën në Peshter në fillim të shekullit të 18-të, ishin katolikë. Me islamizimin e Peshterit vazhdoi edhe asimilimi  i tyre. Ata ruajtën një identitet të ndërgjegjshëm etnik në ato fshatra të Peshterit ku përfaqësonin njësi më kompakte: Boroshtica, Uglla, Gradac, Devreçë, Baçicë etj , ku edhe sot flitet shqip krahas boshnjakishtes.  

Forhåndsvisning av bilde

Mandej edhe fiset tjera shqiptare që lëvizën drejt Rrfsnaltës së Peshterit, në kontakt  me popullësisnë ilire të asimiluar, dhe me at sllave gradualish, pas rënies nën sundimin serbosllav iu nështrua asmilimit të vazhdueshëm e që vazhdon edhe sot. Vetëm nga një humutim që jam duke e bërë muajve të fundit në lidhje me mbiemrat, të dhënat flasin se mbi 150 mbiemra janë të përbashkët që i gjemë në  Sanxhak e Kosovë. Mbiemra të fiseve dhe vëllazërive. Duke filluar nga fiset më të mëdha si Kelmend, Hot, Kuq; Shalë Shkrel, Muriq, Dacaj, Gashi, Leka e kështu me radhë të vllazërive dhe  prejardhja si,  psh. Makaj,  Ganiq, Hukaj , Shkrel, Kurtagaj, Qosaj,Gegaj, Bakiq, Numani, Zatriqi, Peja, Gjakova, Gucia , Kolashini e dhjetra e qindra. Të shumta, janë makro topnime dhe mikrotopnimet. Të rralla apo fare nuk mund të gjesh ndonji venbanim që nuk ka ndonjë mikrotoponim në shqip.   

Për strukturën e popullsisë së kësaj krahine që i kthehet Vilajetit të Kosovës studjuesi i kësaj periudhe F. Rifati jep këto të dhëna: “Struktura etnike e popullsisë brenda kufijve të Vilajetit të Kosovës përbëhej kryesisht nga shqiptarët, ndërsa grupet tjera etnike ishin minoritete, si serbët, bullgarët, turqit, boshnjakët, hebrenjtë, romët dhe vllehët dhe grupet fetare të myslimanëve dhe të krishterëve. Sipas të dhënave të dekadës së parë të shekullit të njëzetë (1907), të udhëhequra nga organet administrative osmane të Vilajetit të Kosovës, të cilat u riorganizuan pas pushtimit dhe aneksimit serb, kjo njësi territoriale dhe administrative kishte një popullsi prej 1.257.440 banorësh, sipas përbërjes etnike kishte: shqiptarë 55%,  serbë (17,83%). %), bullgarë  15,51%), turq 5,85%), boshnjakë 4%, romë 1,5%, hebrenj (2,624) dhe vllahe (5,369). Popullsia shqiptare u përhap në të gjithë hapësirën e kësaj njësie administrative osmane dhe përbënte një shumicë të madhe të popullsisë së përgjithshme në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Sjenicë në Sanxhak (bëhet fjalë për rrafshnaltën e Peshterit me 200 venbanime shqiptare). Sipas përbërjes fetare, popullsia e këtij vilajeti përbëhej nga: myslimanë (shqiptarë, turq dhe boshnjakë) 63,13% të popullsisë së përgjithshme; të krishterë (shqiptarë, serbë, bullgarë) dhe (romë, hebrenj) me 463.506 banorë. Ndërkaq, sipas regjistrimit të vitit 1911, demografia e Vilajetit të Kosovës u rrit në 1.603.000 banorë.

Në Masbjeshkë në pothuaj mbi 100 vityet e fundit ka pasur shpërngulje të mëdha të popullatës për në Turqi, që vazhdimisht ishin shpërngulje të detyrueshme që organizoheshin prej shtetit; kishte masakra të shumëta të përmasës gjenocidale . A i keni studjuar masakrat e tilla, si atë të Bihorit bije fjala, a vlerësoni se e njihni historinë e tyre ?… 

Migrimet e popullsisë janë të vazhdueshme. Pas Kongresit të Berlinit, kur Sanxhaku bëhet pjesë e Vilajetit të Kosovës, migrime ka pasur nga Kosova drejt Pazarit të Ri. Në këtë kohë nga  Rrafshi i Dukagjinit, përkatësisht nga rrethina e Gjakovës kanë migrua  mbi 40 familje zejtare, tregtare drejt Pazarit të Ri. Por  me  rënien e Perandorisë Osmane, dhe okupimit të Sanxhakut , dhe ndarje e tij në mes Malit të Zi dhe Serbisë,   jeta  iu është bërë e padurueshme. Dhe që nga që atëherë emigrimi nis drejt Kosovës, Maqedonisë së veriut  dhe Shqipërisë ka qenë i madh dhe i pa ndalur.  

Popullsia e Sanxhnakut me rënien e Sanxhakut nën sundimin e Perandorisë Osmane nga Rrafshnalta e Peshterit popullsia shqiptare e besimit të krishterë ka migruar  drejt veriut, përkatësisht në Srem dhe  Rudnik të Serbisë.   

Në Srem  edhe sot e kësaj dite ekzistojnë, vendbanimet  kelmendase siç janë  Nikinci, Hrkovci dhe Pllatiqeva. Ndërsa në Rudnik vlen të përmendet dinastia e  Karagjorgjeviqëve që janë me prejardhje nga Peshteri, të cilët shkuan si katolik e me kalimin e kohës u konvertuar në ortodoks.   

Migrim të madh nga Sanxhaku ka pasur dhe vazhdon të ketë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Sot konsiderohet se  në këtë vend janë mbi 300 000 banorë me prejardhje  nga Rrafshnalta e Peshterit. Por  migrimi ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet i madh drejt vendeve perëndimore dhe Amerikës veriore.  

Migrimet më të më dha kanë qenë ato me dhunë gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore por edhe në mes të dy luftërave Botërore, dhe Pas Luftës sy Dytë, që kanë vazhduar deri në vitet 70-ta drejt Turqisë.  

Sipas autorit S. Banxhoviq: Nga126 968 myslimanë (pra shqiptarë e boshnjakë), sa kanë qenë në vitin 1911,  njëzet vite më vonë , sipas  „Gajretit“  kanë mbetur  99.208.  Ortodoks  në vitin  1911, kanë qenë  90 461,  ndërsa  në vitin 1931, kanë qenë  124 938 banorë.   

Pas Luftës së Dytë Botërore  deri në vitin 1967,  nga tre komunat Tutin , Sjenicë e Novi Pazar, janë shpërngulur vetëm për Turqi 9316 banorë.  

Një rast që deri më tani nuk e kam përmend, është ai i likudimit të 200  afaristëve nga Pazari  i Ri,  dëshmon Adil Zulfikarpashiq, partizan dhe  emigrant i pasluftës, që ishin strehuar në Zagreb dhe pas përfunsimit të Luftës OZN-a e Sarajevës i ka kapur dhe zhdukur diku në territorin e Bosnjës e Hercegovinës.   Në qytetin e Novi Pazarit përveç që 144 lufëtarë që ranë dëshmor për mbrojtje e Pazarit, 2000 banorë të tjerë, kryesisht përkrahës të Blytës pa kurfar vendimi gjyqësor7 jan likuduar në fshehtësi pas ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit.   

Një shembull eklatant, për të shpërngulurit në Turqi tregojnë dëshmitarët, vetëm në lagjen e Stambollit në “Bajram Pashë”, “në dasmat tona ne i thrrasim  300 familje Shkreli nga  fshati Boroshticë e Peshterit të Epërm”. Të gjithë këta sot e kësaj dite ndjehen shqiptarë dhe të gjithë këta që u shpërngulën dhe ata që mbetën e flasin gjuhën shqipe.   

Kur flasim për maskarat, ato në Sanxhak janë të shumta. Të përmendim vetëm at të krahinës së Bihorit dhe luginën e lumit Lim, për të  cilat kam shkruar në media në 4  vazhdime. Natën e Bozhiqëve të 43-tës, më 5 dhe 6 Janar 1943, forcat pushtuese serbo-çetnike masakruan 9200 banorë  dhe detyruan të shpërngulën me dhunë 32 000 të tjerë.   

Me bekimin e Kishës uzurpatore Ortodokse të Serbisë, forcat çetnike kryen një prej krimeve më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gadishullin Ilirik. 

Jo vetëm si gjeograf, por tashmë edhe si studiues i historisë së Masbjeshkës së asimiluar gjuhësisht, ju i keni bërë një masë të madhe analizash, studimesh, dosjesh për ngjarjet historike e tj. A janë të gatshëm studiuesit e Sanxhakut që të zbulojnë dhe të vazhdojnë ti bëjnë të ditura faktet historike të asaj që ka ndodhur në Sanxhak për ma shumë se një shekull … ?  

Është e natyrshme se për tu marrë me historinë e një  krahine, së pari duhet  mësuar shtrirja gjeografike e asaj krahine. Kushte fiziko gjeografike që kanë ndikuar në popullimin e asaj krahine.   

Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë. Në pikëpamje gjeografike, Sanxhaku kryesisht është hapësirë malore, rrafshnalta me shtrirje të gjerë të pasur me pyje e kullosa, si dhe male.  Gjithë këtë trevë e karakterizojnë thellimet a grykat e lumenjve Lim, Uvac, Ibër, Rashkë etj., me kanjone, gjë që e pasurojnë dhe e bëjnë mjaft atraktiv Sanxhakun.    

Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.  

Sanxhaku ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura, Serbisë dhe Mali të Zi. Ai paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë.  

Duke qenë se i përket viseve më shkëmbore të Gadishullit Ilirik, është rrafshnalta më e lartë e sistemit të Dinariteve. Në tërësi është një “kala malore”, por edhe një udhëkryq që lidhë rrugët, të njohura që nga kohët romake, drejt lumit Morava, Detit Adriatik dhe, nëpër Fushën e Kosovës, drejt Vardarit. 

Forhåndsvisning av bilde

Hulumtuesit e Sanxhakut hezitojnë të merren me të kaluarën dhe të bashkëpunojnë me të tjerët, sidomos me shqiptarët. Për çfardo që hulumtohet  del që të njejtat ngjarje, lufta, maskara e njejta për shqiptarët të jenë shqiptare, për boshnjakët, të jenë boshnjake, Si Lufta e Nokshiqit ata thonë është luftë që e kanë bërë boshnjakët. Të rrallë janë ata që dinë të thonë të vërtetën. I njëjti hero, p sh , Jakup Ferri, për pasardhësi tij që ndjehen boshnjak , ai ëashtë boshnjak, për at që ndjehen shqiptarë, aiëashtë shqiptarë. Kompozitori  Rexho Mulliqi për dike ëashtë boshnjak për dike ëashtë shqiptarë I gjori nuk ka  kompozu bosnjakisht, vetëm shqip. Të jem më konkret. Historianët boshnjak hezitojnë të jenë prezent aty ku janë historianët shqiptarë.  Është për keq ardhje. Disi po mundohen të largohen nga shqiptarët aq sa është e mundur. Nga bineqë identik, në kusheri, e nga kusheri do të kalojnë në fqinjë. Dhe çka mbetet, fqinjët janëtë rrallë që nuk kanë luftuar në mes veti. Në fakt në Gadishullin Ballkanik vetëm shqiptarët dhe boshnjakët nuk kanë luftuar në mes veti. Gjithmonë kanë qenë në anën e njëjtët.  

A jeni entuziast, qysh ishit në fillim të angazhimeve tuaja për Masbjeshkën, që të vazhdoni me ngulm hulumtimet dhe studimet historike të asaj ane ? 

Entuziazmi nuk shuhet aspak. Kemi arrit në nivelin që më nuk kem kurrfarë hamendje as hezitimi. Një kohë kemi pas një dozë frike se a do të kemi mirëkuptim nga opinioni shqiptar. Në këtë drejtim kemi punuar shumë. Kemi shpenzuar shumë kohë për me i bind vet shqiptarët se popullsia e Sanxhakut  është me prejardhje shqiptare, dhe  janë shqiptarë. Një prej aktiviteteve tona që kem bërë në këtë drejtim është përgatitja dhe shfaqja e ekspozitës:  “Sanxhaku histori e dhimbjes kombëtare”. Kem përmbledhë rreth 100 fotografi, i kem futë në 65 korniza  të formatit 70×50, të punuara në forex, të cilën ekspozitë  e kemi shfaqë mbi 20 herë dhe vazhdon të shfaqet  në të gjithë trojet shqiptare. Ekspozita dëshmon prejardhjen dhe ekzistimin e shqiptarëve në Sanxhak. Me një fjalë kem arrit t’ua kthejmë vëmendjen skeptikëve nga Sanxhaku. Është e vërtetë që pak është mësuar, edhe  në Sanxhak edhe në Kosovë e Shqipëri për demografinë, historinë dhe gjeografinë e Sanxhakut.  

Sigurisht që jeni thelluar në periudhat e luftës së Shqiptarëve të Kosovës për ti dalë zot popullatës së pambrojtur të Masbjeshkës (Sanxhakut) ? Cili është mendimi juaj për qëndresën dhe organizimin e përbashkët të asaj mbrojtjeje ?  

Periudhat e luftës së Shqiptarëve të Kosovës për ti dalë zot popullatës së pambrojtur të Masbjeshkës (Sanxhakut), janë periudhat më të ndritshme kombëtare. Nëpër shumë tubime, manifestime në Sanxhak nga liderët e intelektualët dhe mbarë populli mund ta dëgjoni refrenin : “Sikur mos të ishte ndihma nga Kosova, sot në Pazar të Ri, përkatësisht  në Sanxhakun verilindor (vendbanimet e komunave Sjenicë Tutin e Novi Pazar)  do të kishte vetë 5-10% popullsi myslimane (shqiptare e boshnjake), sikurse që është struktura e popullsisë në Nova Varosh,  Prijepole. Falë ndihmës së 3200 vullnetarëve qëllimi për shfarosjen e popullatës ka dështuar. Atje ku nuk kanë arritur në zonën neutrale  në Bihor të futen vullnetarët shqiptar, në janarin dhe  shkurtin e 1943 ndodhi krimi më i madh  në Ballkan gjat Luftës së Dytë Botërore, me mbi 9000 viktima të pafajshme, gra fëmijë e pleq.  Në shumë raste thuhet se kjo masakër ishte “Srebrenica e parë”. Profesor H. Golosh  me rastin e promovimit të librit në gjuhën boshnjake: Aqif Blyta Kolosi i Sanxhakut, thot: “300 vjet me radhë Sanxhaku është mbrojur nga Shqiptarët”. 

Cilat ishin motivet (shtytjet) për ta mbrojtur atë popullatë të pa krah e mbrojtje; ishin motivet fetare apo kombëtare ? 

Duhet të jemi të sinqertë dhe ta themi të vërtetën. Shqiptarët nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme për ideologjinë, fashiste, naziste e as komuniste. Një gjë për çka kanë qenë të sigurtë, e që u dëshmua edhe më vonë, shqiptarëve vazhdimisht rreziku për zhdukje u ka ardhur nga Serbia. Nuk bëhet këtu fjalë as për  luftë fetare e as ideologjike, por për mbijetesë. Aty ku ka qenë nevoja krerët shqiptarë janë organizuar, iu kanë përgjigj ftesës së krerëve të Sanxhakut. Lufta për mbrojtjen e Pazari, siç thuhet në popull, është e pa shembull, dhe krenari kombëtare për të gjitha kohërat. Të gjitha dokumentet arkivore të kujtdo qofshin, tregojnë se në vjeshtën e viti 1941 në tre  beteja për mbrojtjen e qytetit kanë marrë pjesë 3200 luftëtarë nga Shala e Bajgorës, Drenica, Podguri, Rugova, Rozhaja e Peshteri nën komandën e Aqif Blytës , që ishte ushtarak dalur nga  Akademia e Manastirit.    

Forhåndsvisning av bilde

  1. Ju keni shkruar edhe një librin Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri  dhe rolin e tij në mbrojtjen e Masbjeshkës (Sanxhakut). Çka ju shtyri që ta shkruanit këtë libër ?

Nga qytetarët  e zakonshëm, natyrisht nga të moshuarit për të kaluarën e  kësaj krahine, nuk mund të mendohet të diskutohet pa u përmend  lufta për mbrojtje e Pazarit, e të mos përmenden figurat kryesore të kësaj  kohe, siç janë në radhë të parë Aqif Blyta, Ahmet Daci, Shaban Polluzha, Bilsim Bajgora, Mulla Jakub Kombi. Mulla Zekë Bërdyna, Mulla Iljas Spahiu-hoxha i Brojës, Xhemajl Koniça, Vllezërit Dreshaj të Peshterit, e shumë e shumë të tjerë. Por , për Aqif Blyten njerzit ngritën në këmbë në shenjë falënderimi që sot Pazari është i banuar, ashtu si është . Aqif Blyta dhe Ahmet Daci, të cilit ia kanë vra partizanët edhe dy djem, pas marrjes  së pushtetit nga partizanët e çetnikët, duke e detyruar qytetarët të marrin pjesë, më 21 janar 1945,  janë ekzekutuar publikisht. Kjo ngjarje për qytetarët e kësaj krahine është e pa harruar. Në varrezat    “Gazillar” të qytetit janë varret 144  dëshmorëve shqiptarë nga Kosova , të rënë për mbrojtjen e qytetit.  

Këto tregime dhe  takimi i parë me dy pasardhëset e Aqif Blytës, njëra nga të cilat ende është gjallë, i kam dhënë vetës detyrë ta ndriçoj këtë figurë markante të historisë shqiptare. Në fillim kam hezituar, duke menduar se nuk “ jam rritë me bë këtë punë”, por u detyrove sepse  u binda shumë shpejt se nuk e bënë kush tjetër. Aqif Blyta është thelmelues  i Xhemijetiti, në Shkup e Pazar, dhe nënkryetar, ka qenë deputet në dy mandate, në parlamentin Jugosllav, tre herë është bërë atentat në te  , porositur nga  pushteti. Nënkryetar i Kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Deputet i Kuvendit Kombëtar në Tiranë. Si të mos kesh motiv të merresh me një figurë të tillë . Fati e ka dasht të jem unë, dhe vazdoj ta bëjë,  asgjë tjetër. 

Meqenëse angazhimet tuaja nuk u pritën mirë prej politikës së shtetit serb, njëherit patën filluar edhe etiketimet e njohura tashmë ndaj teje si për një person që “ka qëllim ta “albanizoj” Sanxhakun”, pra ti shqiptarizoj njerëzit e kësaj ane. Ndërkohë, u ndaluar edhe prej BIA-s (shërbimit të fshehtë të Serbisë), kur iu patën ndalur disa orë duke iu pyetur. Për çka ju pyesnin dhe përse ishit shndërruar në shënjestër të atij shërbimi ? 

“Të këqijat vijnë nga i yti” është një thëne popullore. Dy vitet e para pas themelimit të shoqatës ngarendin individë e grupe të ndryshme të na presim, të ofrojnë bashkëpunim. Nganjëherë ia shtroj vetës pyetje, çka mendonin në at kohë, ata të cilët sot nuk duan të më takojnë e lëre më të bashkëpunojmë. Shqiptarët e boshnjakizuar, por jo vetëm ata, kanë problem me identitetin. Ndasitë janë shumë të mëdha si në aspektin politik, edhe  fetarë. Por hiq ma pak edhe rajonal. Peshterasi mbetet peshteras. Jo i mirëpritur për “qytetarinë”.   

Për me qenë i qytetëruar, është dash t’i përshtatësh jetës në qytet. Një ndarje të tillë te ta e kam vërejt te studentët që vinin nga kjo krahinë. Edhe pse është zbehur mjaft sepse  kanë ndryshuar rrethana ekonomike , arsimore e kulturore, por megjithëse vërehet kudo. Tek inteligjenca ekziston një lloj fobie  ndaj të kaluarës.  Dhe, nëse merresh me të kaluarën, dhe bisedon e hulumton për të kaluarën për një shtresë je i pa pranuar, për një tjetër, ia prish rehatinë. Por gjithsesi masa më e madhe janë kureshtarë dhe presin shumë nga ne.  

Këtu fillon  çështja, nëse merresh me të kaluar rreziku për dikë është se nëse mësohet e vërteta del që shumica absolutë  e boshnjakëve të Sanxhakut, por edhe më gjerë del të jetë me prejardhje shqiptare e që një numër jo që nuk e mohon, por krenohet. E pjesa tjetër, e përdorin një shprehje të pa kuptimtë dhe na thonë ju po doni me na shqiptarizuar. Kjo çështje të cilën e ngritin disa pseudo politikan , intelektual e historianë ndërmjet disa mediave elektronike, sa që  për këtë çështje  është diskutuar edhe në parlamentin e Serbisë nga shefi i grupit parlament i SPS famoz të Millosheviqit. Natyrisht  duke u thirrur në mjetet e informimit. Dhe pas gjithë kësaj zhurme, që pesë vite me radhë kam qenë i ndaluar në hyrje dhe dalje  në çdo pik  kufitare me Serbinë. E vitin e kaluar edhe nji ndalesë në kufi që rezultojë me bisedë informative nga njësia për terrorizëm e agjencisë informative  BIA. Të them të drejtën  një gjë të tillë e prisja, sa që kisha dëshirë të ndodhë sa më parë, sepse ishte mundim i madh edhe i atyre që udhëtonin me mua. Ato pritje 30-40 minutash ishin jo të lehta. Edhe pas  bisedës që pata me dy inspektorët , e njëjta gjë po vazhdon, përkudër që unë iu përgjigja në çdo pyetje që ishin të interesuar. Shoqata dhe ne  aktivistë e shoqatës edhe unë personalisht merremi vetëm me punë publike,  duke shkruar e shprehur lirisht opinionet. Për të cilat edhe janë shumë mirë të informuar, edhe pse sipas tyre kinse nuk dinin as pse kam ndalesa në kufi. Por propaganda e mediave po e bëjnë të veten. Ne po qalojmë në këtë aspekt , si zakonisht, edhe pse ne si shoqatë bëjmë përpjekje të mëdha nëpërmes dy portaleve ( www.kosovapersanxhakun.org  dhe www.dardaniapress.net   në dy gjuhët ta mbajmë të informuar edhe Sanxhakun edhe Kosovës  dhe shqiptarët kudo që jetojnë, medojmë se nuk e kem përkrajen e duhur nga medit dhe institucionet. 

A shprehin dëshirë politikanët e Sanxhakut që tu takojnë sërish, apo nuk duan që tu takojnë më për arsyet që mund të mirren me mend ?    

Në këtë pjesë ku ne jemi më të përqendruar me aktivitete, në Sanxhakun verilindor që përfshinë  komunat Sjenicë, Tutin e Novi Pazari  shumica e popullsisë është jo serbe ekzitojnë tri grupe apo të themi tre parti politike. Një që e kryeson Rasim Lajiq, që tradicionalisht është aleate e pushtetit të Beogradi, tjetra e ish politikanit të ndjerë Mytiut Zukorliq, që me kalimin e kohës po ashtu  u fut në koalicion me  partinë e  presidentit Vuçiq dhe partia tjetër sipas dy të parave, pro shqiptarë, që mbështet “Albanizaciju“, pra shqiptarizimin është partia e parë e themeluar në Sanxhak Partia e Akaionie Demokratik, (SDA) të Sanxhakut të cilën e udhëheqë mbi 30 vite  lideri Dr.Sulejman Uglanin. Me të partinë  që e kryeson  Lajiq, me at lokale  takohemi nëpër takime formale, por ma ata qendrore, nuk kem pasur  asnjëherë ndonjë takim. Sa për sqarim, Rasim Lajiq është lider i dy partive lokale SDP me seli në Novi Pazar dhe asaj qendrore me seli në Beograd. Me Rasim Lajiq dhe deputetët e tij, kem pas rast në një varrim të jem bashkëpjesëmarrës, përndryshe jo. Me deputet e SPP, të cilën e udhëheqë djali i Myftut Zukorliq, ka vite që nuk kem takim , por formalisht nuk kanë ndonjë urrejtje  të hapur ndaj neve.   

Forhåndsvisning av bilde

Lidhjet mes popullatës se Sanxhakut dhe Kosovës janë të natyrës vëllazërore, familjare, gjenetike, miqësore por jo fqinjësore sikurse me popujt tjerë. Pavarësisht si ndjehen apo deklarohen Dacajt, Daca, Daciqët ata janë një vëllazëri. Mandej: vëllazëria  Lajqi. Ljajić , Ljaić janë një, dhe për çdo vit i kanë takimet vëllazërorë, herë në Dugapolanë, herë në Rozhajë herë në Rugovë.  

Qëllimi parësorë i shoqatës është që këto lidhej ti ruajmë t’i kultivojmë. Kontaktet, lidhjet janë për çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar. Thjeshtë, botërisht , miqtë dhe armiqtë tanë dhe të tyre e din se ne jemi një popull fatkeqësisht që flasim dy gjuhë. 

Je i njohur se në një pjesë të Kosovës, sidomos në rrethinat e Pejës dhe Istogut, ka pasur dhe fatmirësisht ende ka banorë të Sanxhakut (Masbjeshkës), sikurse edhe të Plavës e Gucisë, që janë vendosur aty para periudhës së autonomisë. Deri në kohën e autonomisë së Kosovës, ata që kishin origjinë shqiptare pavarësisht se mund të kenë folur serbisht, detyroheshin që ta fshihnin identitetin kurse ata që dinin shqip udhëzoheshin të mos e flsnin gjuhën shqipe. Tashmë dihet se UDB-a ishte direkt e përzier në asimilimin e tyre për hirë të interesave serbomëdha. A keni njohuri për veprimtarinë e tillë …? 

Siç edhe e përmenda ma herët, planet serbomadhe për asimilimin, dëbimin zhdukjen e shqiptarëve kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë. Popullsinë e Sanxhakut kanë shpresuar se do ta serbizojnë: Këtë nuk e kanë arritur. Megjithë atë nuk kanë arritë as që ta bosnizojnë.   

Këtu dua ta bëjë një shpjegim për boshnjakët. Më në fund është e ditur se jo të gjithë boshnjakët janë sllav. Një pjesë e madhe e tyre  janë jo vetëm që janë ilir, por janë shqiptarë të asimiluar. Ky fakt ka ndikuar që në ADN boshnjake të jetë përqindja aq e madhe. Kur fola për  migrimet tregova se për numrin e popullsisë në B e H me prejardhje nga Sanxhaku. Kjo është më se e ditur se ata nëse nuk janë shqiptarë janë me prejardhje shqiptarë Në mesin e tyre ende flitet gjuha shqipe.  

Unë mundohem gjithherë të bazohem në hulumtime të cilat i kam bërë në terren. Popullsia e Sanxhakut që ka migruar në Kosovë dallon nga  boshnjakët muhaxhirë të Bosnjës, nga boshnjakët e Gorës dhe të Zhupës së Sreckës.   

Kam zhvilluar dhjetëra histori gojore me  banorë të Sanxhakut dhe me prejardhje  nga Sanxhaku, në Kosovë, Maqedoni. Nga të gjitha këto hulumtime kam ardhur në përfundim se ne  i kem quajtur boshnjak, për, çka edhe  na u janë falënderuar.   

Jam marrë me hulumtimin e mbiemrave në Sanxhak, por edhe me mbiemrin Boshnjaku që e gjemë në Kosovë. Mandej edhe  lagjes së Boshnjakëve në Prishtinë dhe  Mitrovicë.  

Profesoresha, Fatime Boshnjaku, e cila jeton  në Gjakovë, në pyetjen time nga e keni marrë mbiemrin Boshnjaku, thotë: Ne jemi kelmendas të Peshterit. Nga padituria pra duke mos ditur se Peshteri  ka qenë i banuar me shqiptarë, të ardhurin në Dukagjin nga andej vet shqiptarët të parët tanë i kanë quajtur boshnjak.  Këtë e kanë dëshmuar banorët e Plavës. Të cilët ata vet kanë qenë të habitur se si shqiptarët e Plavës, kur janë shpërngul në Kosovë, për me u akomodua sa ma lehtë dhe me qenë më të “përshtatshëm” nuk kanë folur shqip. Në këtë situatë si kanë mundur ti quajnë ndryshe, kur ata nuk kanë qenë serb e malazezë edhe pse kanë folur serbokroatisht dhe i kanë konsideruar si serb, apo malazez të përkatësisë islame deri në vitin 1971.  

Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

I kam intervistuar banorët në lagjen,  përkatësisht “Mahallën e Boshnjakëve”. Në këtë lagje  ende pa e marrë këtë emër ka pasur boshnjak të ardhur si muhaxhir nga Bosnja, në mesin e tyre  njëra nga familjet që po më kujtohet janë Atiqët. Por, kjo lagje ka filluar të quhet “ Mahalla e Boshnjakëve” pas ardhjes se  banorëve nga Peshteri. Edhe këtu  shqiptarët vendorë i kanë quajtur edhe pse këta ma vonë në vitin 1971 e këtej  janë deklaruar Mysliman, prap se prap lagja ka mbete ashtu siç e kanë quajtur vendorët. Të jemi të drejtpërdrejtë, lëre më që të ardhurit  në Kosovë, por as ata në Sanxhak deri në vitin 1993 nuk janë deklaruar e as që iu ka pëlqyer me i quajtur boshnjak, e edhe më pak bosnian (bosanci) por Musliman, komb i ri, që e çpiku Titoja, për  ti përgledhur boshnjakët mysliman të Bosnjës e me këtë edhe Goranët, Torbeshët, e edhe një numër të madh të shqiptarëve në Mal të Zi, si edhe  të Sanxhakut Jugor dhe verior në Serbi përkatësisht Peshterin e Poshtëm dhe Peshterin e Lartë, bashkë me vendbanimet e luginës së Ibrit dhe lumit Rashka rreth Novi Pazarit dhe fshatrat e  Rogoznës. Kam ardhur në përfundim se nëse i merrni dhe i dëgjoni intervistat gojore të realizuara me më se njëzet sosh , do të shihni këtë çfarë po ua them unë. Por, përkundrazi intervistat përveç që janë të publikuara në portale dhe rrejtët sociale po shpresojmë shumë shpejt do të botohen në një përmbledhje në shqip, boshnjakisht dhe anglisht, ashtu siç janë të video xhirimet e publikuara.  

Jeta e papa Benediktit XVI (2005-2013)

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Koncili II i Vatikanit:                             

                            Papa Benedikti XVI (2005-2013) 

                                           JETA 

Kardinali Joseph RATZINGER, papa Benedikti XVI u lind në Marktl të Bavarisë më 16 prill 1927, të Shtunë e Madhe, dhe po atë ditë ishte pagëzuar. Shugurohet meshtar më 29 qershor 1951 së bashku me vëllain e madh Don Georg Ratzinger. Në vitin 1953 ka doktoruar teologjinë themelore mbi Shën Augustinin. Nga viti 1957 ishte profesor i teologjisë fondamentale, ndërsa gjatë Koncilit të Dytë të Vatikanit, teolog i kardinalit të Mynihut Josepf Frings, pastaj edhe teolog dhe ekspert i teologjisë së bashku me Henry De Lubac, Jean Danielou, Yves Congar, Edwar Schillebeeckx, Hans Kung e shumë të tjerë. 

Emërohet ipeshkëv më 27 mars 1977, dhe kardinal më 27 qershor 1977. Emërohet Prefekt i Kongregatës për Mësimin e Fesë në Romë gjatë viteve 1981-2005. 

Ishte Kryetari i Komisionit për përpilimin e Katekizmit të Përgjithshëm të Kishës Katolike gjatë viteve 1986-1992. 

Zgjidhet Papë më 19 prill 2005 dhe e mori emrin Benedikti XVI. 

Ka shkruar dhe shpallur këto enciklika: 

·        “Deus caritas est” – Zoti është dashuri, 2006;

·        “Spe salvi” – Të shpëtuar me shpresë, 2007;

·        “Caritas in veritate” – Dashuria në të vërtetë, 2009. 

Papa Benedikti XVI është një ndër teologët më të famshëm të Kishës katolike, studiues dhe shkrimtar shumë i frytshëm. Gjatë pontifikatit ka botuar trilogjinë mbi Jezu Krishtin: 

·        Jezusi i Nazaretit, 2007;

·        Jezusi i Nazaretit. Nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja, 2011;

·        Fëmijëria e Jezusit, 2012. 

Më 11 shkurt 2013 Benedikti XVI dha dorëheqje na shërbimi papnor në Selinë Apostolike nga 28 shkurti 2013.

ENCIKLIKA “CARITAS IN VERITATE” 

Papa Benedikti XVI në vitin 2009 e shpalli enciklikën “CARITAS IN VERITATE” (Dashuria në të Vërtetën), duke iu bashkangjitur kështu shtyllave dhe mësimit të Kishës për çështje aktuale shoqërore në botën e sotme. 

Struktura e kësaj enciklike është kjo: 

Hyrja (1-9);

Kreu i parë: Porosia e “Populorum Progressio” (10-20);

Kreu i dytë: Zhvillimi njerëzor në botën tonë (21-34);

Kreu i tretë: Vëllazëria, zhvillimi ekonomik dhe shoqëria civile (35-42);

Kreu  katër: Zhvillimi i popujve, të drejtat dhe detyrat, ambienti (43-52);

Kreu i pestë: Bashkëpunimi i familjes njerëzore (53-67);

Kreu i gjashtë: Zhvillimi i popujve dhe teknika (68-77);

Përfundimi (78-79). 

Papa Benedikti XV në enciklikën “Caritas in Veritate” e bën rivlerësimin e enciklikës së Palit VI “Populorum Progressio” në kontekstin e Traditës dhe të Fesë së krishterë jo vetëm për çështje apo tematikë shoqërore, por si tërësi vlerësimi dhe mësimi e porosisë së krishterë (Khs. CV 10). Këtë e bënë në kontekstin dhe rëndësinë e Koncilit të Dytë të Vatikani (KDV), sidomos të “Gaudium et Spes” – Gëzimi dhe Shpresa. 

“E tërë Kisha, në tërë qenien dhe veprimin e saj, kur shpallë, kremton dhe vepron në dashuri, synon promovimin integral të njeriut” (CV 11). 

Pa prizmën e fesë, jetës me pasion “zhvillimi njerëzor në këtë mënyrë mbetet pa frymëmarrje” (CV 11). 

Mu për këtë Papa Benedikti XVI ndër të tjera haptas dhe qartas thotë: “Ungjilli është elementi themelor i zhvillimit, sepse në atë Krishti, duke zbuluar  dashurinë e Atin dhe dashurinë e tij, zbulon në plotësi edhe njeriun njeriut” (CV 18). 

Mungesa e vëllazërisë së përgjithshme është shenjë që pa fe dhe jetë të krishterë s’ka as barazi, vëllazëri, thirrje tashendentale – të matanshme  të Zotit për njeriun (Khs. CV 19). 

Në kreun e tretë të enciklikës “Carias in Veritate” flitet për vëllazëri, për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror civil, ku njeriu është dhuratë, dhe si i tillë duhet të jetë i solidarizuar me të tjerët, pa të cilët s’ka drejtësi shoqërore. “Logjika e tregut” e shndërron njeriun në mjet, në vegël, në mall, pa “vetëdije morale dhe përgjegjësi personale dhe shoqërore” (CV 36). 

Mungesa e vetëdijes morale, shpirtërore dhe fetare e degradon njeriun aq shumë sa që e bënë atë pa vlera dhe pa virtyte, rrezik për vetveten dhe për të tjerët. 

“Çdo vendim ekonomik ka ndonjë pasojë të karakterit moral” (CV 37). Këtë e thoshte shumë bukur edhe papa Gjon Pali II kur në “Centesimus Annus” që kishte theksuar nevojën e një sistemi me tri subjekte: tregtia, Shteti dhe shoqëria civile” (CV 38). 

Përse duhet kjo? “Për qytetërimin e ekonomisë” sipas nevojës dhe kërkesave të njeriut dhe të kohës (Lexo: CV 39-42).

Papa ndër të tjera rreth globalizimit shkruan kështu: “Globalizimi është një fenomen shumëdimensional dhe polivalent, që kërkon të praktikohet në të gjitha dimensionet e llojllojshmërisë dhe të bashkimit, si dhe në aspektin teknologjik. Kjo do ta mundësojë të jetohet dhe orientohet globalizimi i njerëzimit në terminet e racionalizmit, të bashkësisë dhe të bashkëndarjes” (CV 42).

Aty ku mungojnë të drejtat dhe detyrimet, respekti dhe zbatimi i tyre, pa dyshim shkohet kah arbitrarizmi, si formë e vrashtë dhe jonjerëzore e mbrojtjes së vetvetes, apo të sulmeve ndaj të tjerëve (Khs. CV 43).

Që ekonomia të jetë vërtet njerëzore, në shërbim të njeriut, të familjes dhe të shoqërisë, “ajo ka nevojë, pra, për etikë për funksionimin e saj të drejtë, jo për çfarëdo etike, por për etikën mike të personit” (VC 45).

Pa një etikë të mirëfilltë ekonomia, nëpërmjet saj edhe shoqëria, është në rrezik, siç shohim gjithnjë dhe kudo, me rrënimin e ambientit, njeriut, familjes dhe shoqërisë.

Papa BenediktiXVI insiston: “e vërteta dhe dashuria nuk mund të prodhohen, mund vetëm të pranohen. Burimi i tyre i fundit nuk është, nuk mund të jetë njeriu, por Zoti, Ai i cili është e Vërteta dhe Dashuria” (CV 52).

Zhvillimi ekonomik s’mund të jetë pa njerëz, pa politike dhe ekonomi e cila synon dhe vepron për të mirën e përbashkët (Khs. CV 71).

Përfundimi i papës Benedikti XVI është i mrekullueshëm: “pa Zotin njeriu nuk di ku shkon dhe nuk e kupton kush është…”Pa mua s’mund të bëni asgjë” (Gjn 15, 5)… Humanizmi i cili e përjashton Zotin është humanizëm jonjerëzor…” (CV 78).

“Zhvillimi ka nevojë për të krishterë me duar të hapura kah Zoti në gjestin e uratës, të krishterë që janë të lëvizur nga vetëdija që dashuria e plotë me të vërtetën, caritas in veritate, prej të cilës rritet zhvillimi burimor, nuk prodhohet prej nesh, por na dhurohet” (CV 79).

Vlerësimi thelbësor e kësaj enciklike nuk është aspak i lehtë dhe mund të jetë edhe i njëanshëm dhe cungues. Sipas leximit dhe vlerësimit tim të thjeshtë mund të them kështu:

·        Enciklika Caritas in Veritate thekson mjaft mirë dhe bindshëm njeriun, zhvillimin dhe përparimin e tij integral dhe solidar, elemente këto që gjenden po ashtu edhe në enciklikën e Papës Pali VI “Popoulorum Progressio”.

·        Teknokracia disi ka zëvendësuar ideologjitë dhe rrezikon njeriun modern, sepse e shndërron atë në mjet pune, fitimi, teknicizmi, si vegël për t’i sunduar apo “blerë” të tjerët në të ashtuquajturin “tregun e lirë”.

·        Globalizimi gjithsesi na afron me të tjetër, sepse janë procese që gjithnjë e më shumë përhapen, pranohen, bëhen pjesë e jetës dhe e veprimeve tona, por fatkeqësisht nuk na vëllazëron, sepse ekonomia botërore, me këtë edhe shoqëria, është në krizë të madhe.

·        Zhvillimi njerëzor nuk është shpërndarë kudo në botë në mënyrë të njëjtë por ka krijuar shumë dallime dhe diskriminime, aq sa ekonomia është bërë mjeti modern i sundimit, shfrytëzimi, kushtëzimit. Pa një ekonomi solidare, njerëzore dhe vëllazërore, s’ka përparim. Prandaj edhe vetë titulli i jep të drejtë dhe primat Dashurisë mbi të Vërtetën dhe vetëm të dyja së bashku kanë mjete për zhvillim dhe emancipim të njeriut dhe të shoqërisë.

·        Pra, në qendër të vëmendjes është njeriu;

·        Në qendër të jetës është dashuria;

·        Në qendër të kërkimit është e vërteta;

·        Në qendër të veprimit është solidariteti;

·        S’ka ndarje mes Dashurisë dhe të Vërtetës.

 

PAPA BENEDIKTI XVI DHE SHËN NËNA TEREZE

Papa Gjon Pali II kishte një nderim, admirim dhe bashkëpunim të veçantë me Shën Nënën Tereze. Ajo pati ndikuar që ky Papë vërtet i madh të ishte edhe miku dhe përkrahësi i Kishës dhe Popullit Shqiptar në  shumë kushte dhe rrethana.

Këtë drejtim dhe orientim e ka  pasur edhe papa Benedikti XVI i cili në disa raste edhe botërisht e ka lavdëruar Nënën Tereze duke e paraqitur atë si shembull jete dhe dëshmitare  bindëse të dashurisë së krishterë. 

Në enciklikën e parë të tij “Deus Caritas est” (Hyji është Dashuri) Papa shkruan kështu për Nënën Tereze: “e Lumja Nënë Tereza e Kalkutës është një shembull shumë i dukshëm i faktit se koha që i kushtohet Hyjit në lutje jo vetëm nuk e dëmton efektshmërinë dhe zellin e dashurisë për të afërmin, por në realitet është burimi i pashterëshëm i saj. Në letrën e saj me rastin e Kreshmeve të vitit 1996 e Lumja shkruante kështu; “Ne kemi nevojë për këtë lidhje intime me Hyjin në jetën tonë të përditshme. E si mund ta sigurojmë? Përmes lutjes!”.  (Benedikti XVI, Hyji është Dashuri, Letra enciklike mbi dashurinë e krishterë, Nën kujdesin e Argjipeshkvisë Shkodër – Pult, Qershor 2006, nr. 36, f. 98). 

Më 16 dhjetor 2007, e diela e III-të e Ardhjes Benedikti XVI ndër të tjera tha: “gëzimi i krishterë buron nga kjo siguri: Zoti është afër nesh, është me mua, është me ne, në gëzime dhe në pikëllime, në shëndet dhe në sëmundje, si miku ynë besnike… 

E Lumja Nëna Tereze e Kalkutës a nuk ishte ndoshta dëshmitarja  e paharrueshme e gëzimit ungjillor në kohën tonë? Ajo jetoi për çdo ditë në lidhje me mjerimin, degjenerimin e njeriut, me vdekjen. Shpirti i saj e ka njohur sprovën e natës së errët të fesë. Megjithatë, ajo iu ka dhuruar të gjithëve buzëqeshjen e Zotit. 

Në një shkrim të saj lexojmë: “ne e presim me pa duresë parajsën, ku është Zoti, por ne kemi mundësi të jemi në parajsë qysh tani sa jemi në këtë botë, shi nga ky çast. Të jemi të lumtur në Zotin domethënë: të duam si do Ai, të ndihmojmë si ndihmon Ai, të dhurohemi si dhurohej Ai” (La gioia di darsi agli altri, Ed. Paoline, 1987, fq. 143). 

Po, gëzimi depërton në zemrën e atij që  vihet në shërbim të të vegjëlve dhe të varfërve. Kush dashuron kështu, Zoti banon në të, shpirti i tij është në gëzim…” 

Papa Benedikti XVI më 4 janar 2008 e vizitoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë  “Dono di Maria”  (Dhurata e Marisë), të cilën Papa Gjon Pali II para 20 viteve ia kishte dhuruar Nënës Tereze në Vatikan, para Sallës së Audiencave “Pali VI”, për t’i pranuar dhe strehuar të varfrit e Romës, ata që nuk kanë as kulm mbi kokë. 

Kjo shtëpi-strehimore pranon në ditë deri në 100 vetëve, disa edhe për bujtje  apo për kërkim të punës dhe për çështje tjera, për një kënd sigurie dhe dashurie në botën anonime që shpesh i përbuzë të mjerët, sidomos botën femërore. 

Edhe ky gjest dëshmon bindshëm sa Papa Benedikti XVI çmonte jetën dhe veprën e Nënës Tereze dhe dëshminë e dashurisë së krishterë të Misionareve të Dashurisë, si dhe të varfrit. 

Me këtë rast ai ndër të tjera  i tha fjalët e Nënës Tereze: “Është Krishtlindje sa herë i krijojmë Jezusit mundësinë t’i dojë të tjerët përmes nesh”. 

Dhe vazhdoi kështu: “vite të tëra, kur isha Prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kam kaluar shumë orë të mia afër  këtij institucioni të merituar, që e ka dëshiruar paraardhësi im, Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II, i cili ia ka besuar këtë të Lumes Nënës Tereze të Kalkutës… 

Kushdo që trokit në derën tuaj merr si dhuratë nga Maria pritjen me krahë të hapur nga ana e motrave dhe e vullnetarëve…Uroj që ky stil i dashurisë ungjillore ta vulosë e ta dallojë gjithnjë thirrjen tuaj në mënyrë që, përpos ndihmës materiale, t’iu komunikoni atyre që i takoni për dite, të njëjtin zjarr për Krishtin, që gjallëroi gjithnjë jetën e Nënës Tereze…” 

Papa Benedikti XVI e  kishte përfunduat këtë vizitë me këto fjalë: “kjo shtëpi e ka një emër të bukur “Dhurata e Marisë”, dhe na fton të gjithëve, në fillim të vitit të ri, ta dhurojmë jetën tonë pa kurrfarë lodhje”. 

Papa në dorëheqje Bendekti XVI ndërroi jetë dhe qetë kaloi në amshim më 31 dhjetor 2022. Fjalët e tij të fundit ishin: Jezus, të dua, ndërsa me dorë të tij i shkroi këto fjalë: nuk po vdes, por po shkoj në takim! 

DISA VLERËSIME PËR PAPËN BENEDIKTI XVI

“Vetëm Zoti e di vlerën dhe fuqinë e ndërmjetësimeve të tija, të flijimeve të tija për të mirën e Kishës.”

(Papa Françesku) 

“Benedikti XVI ka qenë një Papa i madh në kryerjen e shërbimit të tij me çiltëri dhe të madhe. Ai gjithmonë ka mbetur i thjeshtë…Trashëgimia e tij do të ketë ndikim në madh në të ardhmen.” (Kardinali Reinhard  Marx, argjipeshkëv  i Munihut dhe Freissingut) 

“Vdekja  e Papës Benedikti XVI do të mbesë e paharrueshme për popullin italian.”

(Sergio Matarella, Presidenti i Italisë) 

“Papa Benedikti XVI ishte gjiganti i fesë dhe arsyes… Një i krishterë, një bari, një histori e madhe e cila kurrë nuk do të harrohet.”

(Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë) 

“Ishte njeri i kujdesshëm ndaj tjetrit, plot dashuri për bashkimin e Kishës, tejet i angazhuar për zbatimin e Koncilit të Dytë të Vatikanit.”

 (Matteo Zuppi, argjipeshkëv i Bolonjës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Italisë) 

“Papa Benedikti XVI ishte teolog i jashtëzakonshëm i cili tërë jetën ia ka kushtuar Kishë.”

(Joe Bidenm Presidenti i SHBA-së) 

“Mendimet e mia janë me katolikët e Francës dhe të mbarë botës…Ai ka punuar për një botë më vëllazërore me shpirtin e tij inteligjent…”

(Emanuel Macron, Presidenti i Francës)

Prishtinë, 2 janar 2023                                                     

 Prishtinë, 25 korrik 2023  –  Radio Maria – Kosovë

Intelektualët shqiptarë përballë Kishës Orthodokse 

1

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Ka patur shume komente per keto dy shkrime te botuara me tituj: “Si nuk i kujtoni klerikët shqiptarë që e ndërtuan KOASH-in, por vetem klerikët greke si At Paisi ?” dhe “Kur klerikët shqiptarë themelues të Autoqefalisë `harrohen` nga KOASH”, ne Forumi shqiptar, Forum.al, Gazeta SOT dhe gazetat kosovare te respektuara si Revista Drini, BOTASOT, si dhe sigurisht tek profili facebook ‘Grupi i Intelektualeve Orthodokse te Tiranes’. Tre nga komentet me te spikatura ishin nga disa besimtare orthodokse qe shkruanin: 

– nuk mund te krahasosh shenjtoret dhe martiret orthodokse te kalendarit orthodoks si at Paisi, at Narenxi , Shen Kozmai (te cilin vete greket e shenjteruan pas 270 vjetesh ne vitin 1960 dhe e futen ne kalendarin orthodoks)- me martiret dhe themeluesit e KOASH pra Autoqefalise shqiptare me Madheshtorin Fan Noli qe ‘ e beri Krishtin te flase shqip’, dhe 4 Kryepeshkopet e tjere shqiptare qe drejtuan KOASH nga 1922- 1967.  

 Përgjigja është: Pse jo ?

Asgje me shume nuk kane shenjtoret greke dhe sllave te kalendarit orthodoks me keta tanet qe KOASH i sotem i ka harruar dhe fshehur nga komuniteti jone orthodoks dhe nga populli shqiptar qe ka respekt per ta. 

– argumenti i dyte eshte se ‘ nuk plotesojme kriteret  e orthodoksise per tu bere ‘ martire’ apo ‘shenjtore’ ashtu si kemi kerkuar per Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti–Skenderbeu nepermjet Promemories tone te vitit 2015 dhe 2018 drejtuar KOASH per ketë problem. 

 Pergjigja eshte : perse jo? kriteret jane njerezore. Edhe greket dhe sllavet, per vec shenjtoreve dhe martireve te lashte kane vendosur edhe shenjtoret dhe martiret e vendeve te tyre respektive sipas kritereve qe ata kane menduar. Perulja dhe servilizmi qe kane kleriket shqiptare dhe te huaj qe punojne ne KOASH eshte aq e madhe ndaj te huajve sa edhe e neveritshme. Ketu nuk behet fjale per te shpikur gjera te paqena per kleriket tane, por  per te respektuar kontributin e tyre per kishen shqiptare e cila e nderon Perendine dhe Trinine e Shenjte ne shqip njelloj si te tjeret. 

-argumenti i trete eshte se edhe komunitetet e tjera shqiptare si shqiptaret e Kosoves , katoliket, ateistet e Shqiperise jane te ndjeshem ndaj problemeve te orthodoksise shqiptare, ndjeshmeri kjo e trasheguar nga lufta qe bene patriote klerike shqiptare me ne krye Fan Nolin per ta bere Kishen shqiptare Autoqefale dhe per te perdikuar ne shqip, sepse Zoti e kupton po aq mire lutjet ne gjuhen shqipe sa dhe gjuhet e tjera.  

Problem mbeten kleriket orthodokse te cilet reaguan negativisht ndaj kerkeses sone duke u distancuar edhe me teper nga komuniteti orthodoks shqiptar i cili per shkak te tyre eshte i percare edhe sot e kesaj dite. Keta klerike, kritikat tone per te permiresuar gjendjen dhe propozimet tona per te afruar ‘ delet e humbura’ shqiptare per ti afruar perseri tek kisha jone e respektuar u jane pergjigjur ashper dhe na kane bllokuar linkun zyrtar te KOASH, qe d.t.th – as me shume e as me pak, na quajne armiq! Dhe ke? Vellezërit e tyre orthodokse qe kritikojne per te permiresuar gjendjen dhe qe nuk kerkojne asnje lloj posti. 

 Po si te mos i kritikojme kur ne predikimet e perditeshme ne te gjitha kishat orthodokse te Shqiperise kendohet shprehja’ O Zot ruaje shtetin e Orthodoksve’, dhe nuk predikohet shphja normale: ‘O Zot ruaje komunitetin e orthodoksve ne Shqiperi’. 

  Dihet qe Shqiperia eshte ateist, atehere per ke lutet KOASH me kete shprehje? Sigurisht jo per atdheun tone por merret me mend… per nje shtet tjeter orthodoks. Ky eshte paradoksi djallezor qe predikohet ne kishat tona orthodokse.  

Ne perfundim do vazhdojme te kerkojme  shenjterine e disa nga klerikeve shqiptare sepse nuk kane dhene me pak per Perendine dhe atdheun sesa shenjtoret greke dhe sllave.  

Mendoj se  KOASH i mbi vlereson te huajt ... ! 

Le te respektojme edhe tanet sepse kemi kohe qe nuk i kemi respektuar sepse i kemi harruar dhe nje kontribut negativ ka KOASH. Me apo pa qellim, kete nuk mund ta them. 

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl

0

Prishtinë, 24 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Forhåndsvisning av bilde

Të dy falënderuan ambasadorin Grøndahl për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.

Forhåndsvisning av bilde

Krahas takimit në zyrën e tij të pritjeve, kryeministri, për nder të ambasadorit Grøndahl, shtroi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së ambasadës norvegjeze.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se Norvegjia është dhe mbetet partnerja jonë e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Dhelpra opozitë në pritje të “Boleve të Dashit” !

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
* Donikë Gërvalla është unike në dinjitet dhe parimësi
Me Jusuf Gërvallën, babain e Donikës, ishim shkollarë në Gjimnazin e Pejës, në vitet `60-a. Në familjen e nënës Shkurte Berisha, ku unë banoja, Jusufi kishte shokë djemtë e familjes, Nazmiun dhe Daut Berishën, ky i fundit piktor dhe personalitet me famë, i cili ishte ndër 12 intelektualët që përfaqësonin Francën në botë dhe presidentët e Francës i konsultonin për çështje të vendit, deri sa u amshua disa muaj më parë. Në këtë shtëpi Jusufi organizonte argëtime muzikore dhe mbrëmje letrare, me të rinjtë dhe të rejat shkollare.
Në Gjimnazin e Pejës Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla shquheshin për art dhe letërsi. Ishin shumë aktiv në klubin letrar të qytetit.
Familjet Rugova dhe Gërvalla kishin të përbashkët atdhetarizmin, të përcjellë ndër breza. Si pjesë e luftës për ekzistencën shqiptare, u përgjakën, të paktën, në tre shekujt e fundit.
Vijimësia e përndjekjes politike, imponoi mërgimin politik të Jusuf Gërvallës. Njeriu i artit, i letrave, artist i kompletuar, ndonëse i larguar fizikisht nga Adheu-Kosovë, me mendje dhe zemër, ishte fort i lidhur dhe skajshëm i përkushtuar, ta vazhdonte detyrën në shërbim të kombit.
Në Gjermani ishin organizuar disa celula veprimtarësh vullnetmirë, për të bërë diçka për Kosovën e tyre. Por UDB-a ishte përkujdesur të infiltronte brenda grupimeve të tyre agjentët e saj. Sigurimi Shqiptar, përmes “diplomatëve”, në koordinim të përhershëm me UDB-në, “këshillonte” e kontrollonte, për ta përçuar stalinizmin e Enverit, jo vetëm në Mërgatë, por edhe në Kosovë.
Justifikimi bajat, “ose me Titon, ose me Enverin”, nuk ka logjikë justifikuese. Kombëtarët nacionalistë nuk u bënë kurrë as me Titon dhe as me Enverin, sepse të dy i përkisnin ideologjisë sllaviste-ruse. Ishte utopi, më saktë, marrëzi, të pretendosh ta çlirosh Kosovën me ndihmën e Rusisë, siç ëndërronte LPK-ja ultra staliniste!
Jusuf Gërvlla, i mërzitur me broçkullat propagandistike lehaqene të PPSH-së staliniste, i bëri një letër Enver Hoxhës, me të vetmen pyetje:
“-Si e mendoni zgjidhjen e çështjes të Kosovës?”
-Përgjigja e Hoxhës ishte: “Çështja e Kosovës do të zgjidhet me fitoren e Revolucionit në shkallë botërore!”
-Jusuf Gërvalla reagon me letrën e dytë, me pyetjen dyshuese: “Po sikur ky Revolucion të mos bëhet kurrë?!”
Kjo pyetje mbeti pa përgjigje dhe letërkëmbimi Gërvalla-Hoxha u ndërpre, fundoi. Por, kjo mjaftoi që Jusuf Gërvalla të futet në listën e zezë të Partisë së Punës të Shqipërisë, (PPSH) dhe të Sigurimit Shqiptar.
Doza e përgjimit, provokimit, shpifjeve, përmes agjentëve të dyfishtë: kosovarë dhe shqiptarë u shtua. Sa kontribuoi Shqipëria në vrasjen e Gërvallës, janë faktet e dosuara. Por, e vërteta është se vrasja u aprovua, ngaqë Jusuf Gërvalla denoncoi bashkëpunimin e Sigurimit Shqiptar – UDB-a dhe hipokrizinë e politikës satanike staliniste të Enver Hoxhës, me byroistët e tij kukulla.
Jusuf Gërvalla e kuptoi se po përgjohej, të paktën, nga tre agjentë të shqipfolës të UDB-së, njëherësh, edhe të Sigurimit Shqiptar. Ai kërkoi mbrojtjen fizike nga organet kompetente gjermane, atëbotë, zoti Kinkel, ministër i Brendshëm. Përgjigja ishte dëshpëruese: “Shteti ynë nuk siguron mbrojtjen e emigracionit politik, vetëm heton e ndëshkon, pas sulmit që mund t`u bëhet!” Thënë troç: “Lë të vrasin ty dhe ne i dënojmë pastaj ata!” Jusuf Gërvalla pranoi edhe vrasjen, madje shumë të afërt, por jo edhe tërheqjen nga veprimtaria, për të bërë diçka për Atdheun e tij të pushtuar – Kosovë. Dhe, Gërvalla u vra, hetimi u bë, por dënimi kurrë!”
Ishte i dyshuari i parë ai që e ftoi Kadri Zekën nga Zvicra në Gjermani. Pasi e mbajti dy-tre ditë, duke e dërguar në klubët shqiptare, nga Nordheim Westfallen, në Baden Würtemberg, në koordinim me UDB-në, e përgaditën, ngeshëm, atentatimin e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Ky i dyshuar gënjen, kur thotë se “në mbremjen fatale, gjegjësisht, më 17 janar 1982, u themelua LPK-ja!” Këtë gënjeshtër, paradoksalisht, vazhdon ta përhapë një analist serioz, i burgosur politik dhe profesor universitar, cili ka një konsideratë absurde, për një agjent dhe kriminel të dëshmuar! 
 
Realisht, Jusuf Gërvalla u ekzekutua, për përpjekjen e tij fisnike dhe atdhetare, në bashkimin politik të Mërgatës, pa ngarkesën ideologjike komuniste-sllaviste. Ky bashkim u pengua nga UDB-a, në koordinim me Sigurimin Shqiptar dhe LPK-ja askurrë nuk u themelua, njëmendësisht. Kjo dëshmohet edhe nga prania e nuseve të shtëpisë. Më 1997, Hashim Thaçi bëri puç, shkarkoi Kryesinë e vjetër të LPK-së, duke e akuzuar atë për tradhti kombëtare. 
 
Kjo përçarje u pasua edhe me krijimin e dy Shtabeve ushtarake, të FARK-ut dhe LPK-së. Ky i fundit sabotoi luftën në Kosovë. LPK-ja, në pajtim me krye-zyrtarët e Tiranës neo-komuniste, me mikun e Hashimit, agjent francez, Damjean Arnaud dhe Serbinë, nuk lejoi angazhimin e “UÇK-së” të LPK-së, në luftë. Për këtë lexoni Jakup Krasniqin dhe disa themelues të kësaj “UÇK-je, akuzat e rënda, deri në tradhti kombëtare, të Hashim Thaçit, me SHTAB-in e tij të Rogner-it!”
Treshja e agjentëve të dyfishtë, pas hetimit formal dhe lirimit “në mungesë provash”, me akuzat e ndërsjellta, sikur e pranonin implikimin në krim. Edhe sot dy të parët të dyshuar, akuzojnë njëri-tjerin për vrasje. I treti akuzon të parin se “ti më fute në këtë lojë të pistë dhe jam gadi të ballafaqohem me ty, para organeve të drejtësisë!” Edhe pas këtyre deklarimeve, askush nuk merret me këta kriminelë bastardë.
I dyshuari i parë, pavarësisht zenkave mospajtuese me klanin e Hashim Thaçit, i dominuar nga Drenica, ai u pajtua me atë dhe shokët e tij kriminelë, në hartimin e listave vrastare të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarëve të LDK-së; të gazetarëve të vijës insitucionale; kuadrove të hershëm të LPK-së, të mundshëm për rivalitet politik. Ndërkohë, angazhoi edhe vëllanë e tij, duke bërë ndërlidhjen e bandave kriminale të Dukagjinit, të Drenicës, të Llapit, në atentatet e ndërsjellta numerike, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, në tri zonat përkatëse të Kosovës.
Po ky, i dyshuari i parë, me LPK-në e tij në Mërgatë, u angazhua në përkalljen e Shqipërisë në vitin 1997, me fletushkën “Zëri i Kosovës”, dikur, krijesë e grupit tonë ilegal, të prirë nga burgaxhiu i mirënjohur, Kadri Osmani (Mani), në një bodrum të Prishtinës. Kjo fletushkë rifilloi botimin nga Jusuf Gërvalla, në Gjermani. Pas ekzekutimit të Jusufit, LPK-ja, e përçarë, abuzoi me fletushkën, duke e bërë tellalle të “Zëri i Popullit” dhe PPSH-së.
Krerët banditër të LPK-së, fletushkën “Zëri i Kosovës” e bënë paçavure, duke e vënë në shërbim të kalljes të Shqipërisë dhe me praninë e tyre fizike, u angazhuan në instruktimin e bandave, përkrah SHISH-it të Klosit. LPK-istët e Kosovës ishin aktiv, përkrah zyrtarëve social-komunistë të Tiranës zyrtare, të prirë nga presidenti intrigant Rexhep Mejdani, me shokë, në ekzekutimin e oficerëve FARK-istë, në territorin e Shqipërisë, përfshirë edhe ministrin e Luftës, në vlugun e luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin.
Krejt ndryshe është vepruar nga organet e drejtësisë gjermane, për krime tjera. Organizatori i një vrasjeje, të një emigranti politik kroat, shteti gjerman ka kërkuar dorëzimin dhe është ekstraduar nga Kroacia në Gjykatën në Mynih. Fajtori është dënuar me burg të përjetshëm, për një viktimë. Ndërsa në rastin e Gërvallës me vëlla e shok, pra, vrasje e trefishtë, vazhdon të heshtët! Vetëvetiu lind pyetja: “Me çfarë kuti matë Dauti?!”
Donikë Gërvalla, besnike e idealeve të babait
Bëra këtë parantezë për heroin emblematik Jusuf Gërvalla, për të ardhur tek bija e tij krenare, Donikë Gërvalla. Kam punuar për një çerek-shekulli radhazi, në kryesinë e LDK-së, Dega në Gjermani, me Donikën. Në karakterin e saj, ajo është kopje e babait, unike në dinjitet dhe parimësi, natyrshëm, paksa më e rreptë. Dhe, në dëm të këtyre dy cilësive, ajo nuk bënë kurrë kompromise. Këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë jetës të saj aktive.
Si studente në Universitetin e Tiranës, Donika hyri në grevën e urisë, kundër diktaturës dhe pro demokracisë. Në Gjermani, krahas studimeve për një fakultet të dytë, zhvillonte veprimtari si nënkryetare e Degës të LDK-së, duke u angazhuar në Fondet për mbijetesën e Kosovës, njëherësh, edhe luftën kundër pushtuesit serbo-sllav.
Përgjatë luftës, Donikë Gërvalla, u ballafaqua në debatet televizive prestigjioze, me eksponentë qendrorë të shtetit serb, duke e mbizotëruar debatin në favor të Kosovës. Bashkëshorti i saj, Shtefan Schwarz, një gjerman sa tradicional, aq edhe bashkëkohor, ish-deputet i CDU-së, krenar për nusen Donikë dhe dhëndërr i Kosovës, duke qenë në cilësinë e drejtorit për Ballkanin në qeverinë gjermane, punoi shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes të Kosovës.
Deputeti dhe drejtori Schwarz ishte shumë aktiv, me pjesëmarrjen e tij në demonstratat e organizuara në kryeqendrat e Evropës. Me Kancelarën Angela Merkel, kishte një marrëdhënie speciale bashkëpunimi, në veçanti, për çështjen e Kosovës. Ai është gjerman fisnik dhe dinë të nderojë, qoftë në gëzime apo hidhërime e përkujtime. Dhe, prezenca e tij është domëthënëse, në organizimet e Mërgatës shqiptare.
Pas luftës, si nënkryetare e Degës të LDK-së, në Gjermani dhe delegate në LDK-në Qendër, Donikë Gërvalla, në përpjekje për të kthyer LDK-në të epokës rugoviane, kundër klanizimit, aklamacionit, vasalitetit ndaj PDK-së, është provokuar, bojkotuar dhe refuzuar vrazhdësisht! Në Kuvendin e 8-të të LDK-së, asaj me delegatët e saj, përfshi edhe autorin e këtij shkrimi, iu mbyllë dera! Në Konventën e LDK-së, edhe pse i ishte dhënë materiali përkatës, u nxor nga salla dhunshëm, nga tre burrecë të klanit të kryetarit Isa Mustafa, duke e tërhequr zvarrë dhe zhveshur deri në brekë!
Për ta shpëtuar LDK-në nga fundosja e radhës, Donikë Gërvalla, së bashku me simotrën e saj, Vjosë Osmanin, vendosën – për ndryshimin -, me qëllim të largimit të klanit rrënues, nga drejtmi i mëtejmë të partisë së Rugovës, LDK-së, dikur e zëshme dhe krenare. Po  të vazhdonte “avazin e vjetër”, LDK-ja shkonte drejt shuarjes. Në zgjedhjet e radhës, për -Listën Guxo-, pa fare fushatë, Donika mori tej 74 mijë vota zgjedhore.
Kur një medie prestigjioze gjermane, e pyeti Donikë Gërvallën, nëse X komandanti është hero?
-Donika u gjegjë: “Nëse ju i quani heronj kriminelët ordinerë, atëherë “dakord!”
Donikë Gërvalla, ka qenë e qartë, e hapur, e drejtëpërdrejtë, e prerë, për ta denoncuar krimin dhe korrupsionin, në veçanti, ka dënuar krimin politik, gjatë dhe pas luftës, duke qenë krejt e saktë në emërtimin e tij. E kuptojmë bandën e PAN-it, në sulmet idhnake ndaj Donikës, sepse janë pjesë e krimit. andaj e mbrojnë atë. Por, assesi nuk e kuptojmë LDK-në, të përgjakur, me burrat dhe djemtë luftëtarë dhe veprimtarë, pse është e një mendje me PAN-istët?!
Për çudë, nuset dhe vajzat e opozitës, kanë një zell të tepëruar në kritikat dhe akuzat paushalle, kundër Vjosës dhe Donikës, në vend që të krenoheshin me arritjet intelektuale e politike të gjnisë së tyre! Mëria dhe xhelozia e pështirë, karshi binomit -par exelance- Donika-Vjosa, flet  për inferioritetin e kritikueseve, ngaqë edhe disa jetë po t`i kenë, nuk i arrijnë dot ato, tashmë, në kupolën e lavdisë.
Kjo e vërtetë ka ngjallë mërinë e kuadrove të partive-banda të PAN-it. Dhe, sulmet kundër ministrës së Jashtme, Donikë Gërvalla, kanë qenë në vijimësi. Kështu ndodhi edhe me kryetarin e Akademisë, Mehmet Kraja, i cili ishte i pari, që në emër të Akademisë, dënoi krimin vrastar të disa komandantëve, vjedhjen zyrtare dhe rrënimin e Kosovës, përtej dy dekadave radhazi. Dhe, pse e tha një të vërtetë, në shkallën sipërore, klyshëria PAN-iste kërkuan shkarkimin e tij nga posti i kryetarit! Rrjedhimisht, partitë-banda të PAN-it janë në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.
Pushtetarë e partiakë, përtej një dekade, çirrën rrejshëm e qortueshëm ndaj Evropës, se “Kosova ka përmbushur dhe tejkaluar të gjitha kushtet, për liberalizimin e vizave!” Gënjeshtra korale e zyrtarëve të Kosovës, kinse, për plotësimin e kushteve të udhëtimit në “Shengen” pa viza, turpëron, madje me fund. Sepse për vrasjet e listuara, gjatë dhe pas luftës, të shumë qindra kundërshtarëve politikë, nga disa komandantë të LPK-së, përkatësisht, të PAN-it të sotëm, ka qindra të dyshuar dhe të hetuar, por, jo edhe të dënuar. Gjithashtu, janë, të paktën 23 raste të makro-korruptive, hajni zyrtare, të cilat janë hetuar dhe faktuar, por hajnat kurrë nuk janë ndëshkuar.
Ishte e vetme, unike, Donikë Gërvalla, e cila, në cilësinë e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, në një forum evropian, do të demantonte të gjithë rrenacakët, të brendshëm dhe të jashtëm, për hipokrizinë dhe gënjeshtrat e përsëritura ndër vite, sikur Kosova, tashmë, është meritore, për lëvizjen e lirë, pa viza në Evropë, duke shtuar se “Kosova duhet t`i bëjë detyrat e shtëpisë!” Opozita u tërbua se “ministrja Gërvalla na bëri përrallë para botës dhe duhet shkarkuar nga posti i ministrës!” Megjithatë, ajo mbrojti deklarimin e saj dhe qendroi stoike, përballë lukunisë lehaqene korale.
Edhe tani, kur pritet janari i 2024-ës, për rrugëtimin në Evropë pa viza, mos vazhdoni të mashtroni, të rreni, pa doganë fare, se, gjoja, vizat i merituam me punë. Rrenë qoftë! Ashtu siç na fali lirinë NATO-pakti, poashtu Evropa na i dhuroi vizat, pa i plotësuar dy kushtet bazike: luftimin e krimit të organizuar vrastar dhe korrupsionin, thënë troç, hajninë zyrtare!
Donikë Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut, deklaroi se “BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë. Arsyet e qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda BE-së janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”.
Këtë deklarim, sa të saktë, aq edhe të guximshëm, duke qenë ministre e Jashtshme e Kosovës, mund ta bënte vetëm vajza krenare e Jusuf Gërvallës, Donika. Ishte tepëria, sa e njëanshme, aq edhe e marrëzishme e ndërmjetësuesëve në dialogun Kosovë-Serbi, të cilët shpërblyen persekutoren-Serbi dhe ndëshkuan me sanksione Kosovën-viktimë. Ministrja Gërvalla i “zuri mat” dostat e Serbisë dhe ajo nuk falë, kur Atdheu-Kosovë vihet në rrezik, sepse është unike në dinjitet, parimësi dhe atdhedashuri.
Faktet janë të bollshme. Thonë se BE-ja në Kosovë është organizatë ekonomike dhe jo politike!? Broçkulla! Kur kryeminstri Kurti reagoi karshi qasjes të njëanshme të Borrellit ndaj Kosovës, në një takim-dialogu në Bruksel, ai i reagoi kërcënueshëm Kurtit, se “do t`i njoftoj partnerët evropianë, për mospërfillje karshi BE-së!” Dhe, vërtet, e bëri asaj mbrëmje, duke ua kujtua EULEX-it dhe KFOR-it, në Kosovë, Rezolutën 1244. Dhe ato, të nesërmen e botuan porosinë e shefit të BE-së në -Faqen e tyre zyrtare-, me miratimin  OK-ej, porosi që trimëroi bandat serbe në veriun e Kosovës.
Gurët, stupcat, plumbat të 29 majit 2023 dhe të ditëve në vazhdim, plagosja e tej 30 ushtarakëve të KFOR-it, të Policisë të Kosovës, të gazetarëve dhe të qytetarëve tjerë; kallja e veturave zyrtare dhe e pasurive të serbëve opozitarë vendorë, deri tek amputimi i këmbës të ushtarit hungarez, për të cilin populli shqiptar e shprehu dhimbjen me lot e vajë, pjesë e fajit janë edhe ndërmjetësuesit në dialog. Në të gjitha rastet e eskalimeve banditeske, ata patën mirëkuptimin e ndërkombëtarëve, duke nxitur kundërshtinë edhe më të vrazhdë të bandave serbe, në veriun e Kosovës, gjithnjë me qëllime politike, për të përfituar në dialogun aktual.
Hungaria, e bashkuar në Perandorinë Austro-Hungareze, ishte shumë aktive në shpalljen dhe ruajtjen e Pavarësisë të Shqipërisë, madje deri e gatshme të hynte në luftë me bllokun armiqësor, të prirë nga Rusia armike, në dekadën e parë të shekullit 20-të. Për çudë, nëse shqiptarët kanë shprehur mirënjohje të vazhdueshme, për kontributin e Austrisë, ndërkohë, Hungaria është anashkaluar, harruar. Dyshoj se edhe votimi kundër Kosovës, i Hungarisë, në Këshillin Evropës, mos vjen nga shpalosja e historisë të tej një shekulli më parë.
Gurët e hedhur, mbi kokat e ushtarakëve të KFOR-it, të Policisë të Kosovës, gazetarëve, kujtoni gurin në kokën e një gazetareje, nga “milicia fashiste e Beogradit”, të ardhur enkas nga Serbia, më kujtonin rrëfimet e bashkëvuajtësve të mi politikë, në vitët `70-a dhe `80-a ",në burgun e vdekjes",siç quhet Burgu i Burrelit,kur rrëfenin për skuadrat speciale të -milicisë fashiste italiane-,të cilët hidhnin breshëri gurësh mbi trupat e shqiptarëve, kundërshtues të pushtimit, në kamionat e zbuluar,që i transp​ortonin për internim.
Kuvendi komunal i 4 (katër) komunave të veriut të Mitrovicës, në mbledhjen e tij të rregulltë, mori vendim për -hapjen e Urës të Ibrit-, hapja e së cilës ishte premtuar menjëherë pas përfundimit të ndërtimit. Megjithatë, kanë kaluar vite e dekada dhe ajo, paradoksalisht, vazhdon të jetë e bllokuar, e mbyllur për mjetet motorike! BE-ja jo vetëm që nuk e përmbushi premtimin e hapjes, por edhe tani kur këshilltarët e katër komunave veriore të Kosovës, dolën me vendimin e hapjes të menjëhershme të Urës së Ibrit, përfaqësuesi i BE-së, në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, reagoi prerazi se “Ura nuk mund të hapet pa lejen e BE-së!” Mos, vallë, BE-ja na qenka vetëm në rolin ekonomik në Kosovë!?
Bazuar në këto fakte të bollshme diskriminuese, vazhdimit të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, edhe pas tej dy dekadave pavarësi dhe mbështetjes, në vijimësi, që BE-ja i jep Serbisë, në raport me Kosovën, reagimi i ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, është në kohën e duhur dhe logjik.
Zonja Gërvalla, duke e denoncuar padrejtësinë e madhe të BE-së, sanksionimin e Kosovës, pse mbron sovranitetin e nëpërkëmbur të Atdheut nga Serbia, me nënshtrimin e ish-qeverive të shantazhuara me dosjen e krimeve faktike, zgjoi ndërgjegjen e fjetur të botës demokratike, se Kosova është në hall të madh, tashmë, jo vetëm  nga Serbia, por edhe nga BE-ja! Prandaj, bota entelektuale dhe akademike në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, i dha të drejtë dhe përkrahje pa rezerva, ministrës Donikë Gërvalla dhe Kosovës të saj.
Këtë shkrim po e përmbyll me opinionin e mikut tim, shqiptaro-amerikan, Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, për protagonistën Donikë Gërvalla:
“Kritikuesit e Donikës janë xhelozë, të sëmurë psikik, servilë të të huajve, ose të zhytur në konflikt të interesit.
Donika është shqiptarja e madhe e babait të madh – heroit Jusuf Gërvallës.
Mos e ngacmoni Donikën, djaj të mallkuar!”
Zelli i sforcuar i -Opozitës-, për rrëzimin e një qeverie të ligjshme, duke mos zgjedhur mënyrat dhe mjetet e veprimit, deri në sulmet banditeske të PAN-it, na kujton fabulën e dhelprës, e cila i shkonte pas dhe priste rënien e -boleve të dashit-, e gatshme për kafshimin e tyre!

Disa prej njësive mësimore, që duhet të jenë pjesë e librit mësimor “Historia e Dardanisë”, sipas këtyre falsifikatorëve…!

Msc Muhamet Shabani, historian, Ferizaj
_____
1. “Ju garantoj si President i Republikes se Asociacioni i komunave me shumice serbe është në përputhje të plotë me Kushtetuten e Republikes së Kosoves.”(Hashim Thaçi)
2.”Unë nuk e kam krijua asociacionin e komunave me shumice serbe,LDK e ka formuar ” (Hashim Thaçi)
3. “Unë dhe Vuçiq nuk jemi djem problematik” (Hashim Thaçi)
4. “Unë jam historian,por nuk dua të merrem me librat e historisë së popujve te Ballkanit,bile as edhe me librat e historisë së vendit tim” -(Hashim Thaçi)
5.” FSK nuk duhet të kaloi në Veri të Kosoves pa lejen e KFOR-it. Marreveshja Thaçi-Rasmussen me 19.04.2013 (Hashim Thaçi)
6. “LVV është nderrmarje kriminale ” (Hashim Thaçi)
7.”Kosova nuk ka pasur asgjë të keqe me Rusinë” (Hashim Thaçi.)
8. “Deklarata e Hashim Thacit,me rastin e takimit Millosheviq-Rugova ne Beograd” (Hashim Thaçi)
9. “Sulltan Murati i Parë është çlirues i tokave shqiptare” (Kryemyftiu i Kosoves Naim Ternava.)
10.”Me miratimin e amandamenteve kushtetuese të Serbis Kosova nuk humbë agjë,përkundrazi fiton” (Isa Mustafa)
11.”Arsyeja kryesore per rreximin e Qeverisë Kurti ishte frika e terhjekjes së trupave ushtarake amerikane nga Kosova” (Isa Mustafa)
12. “Populli nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin” (Isa Mustafa)
13 .”Mezhden nga Çakorri nuk kanë mundur ta largojnë,sulltani i Turqisë,cari i Rusisë,kralji i Serbise e as kralj Nikolla i Cernagores dhe nuk do të mund as nje djalë i Brojes,Hashim Thaçi i cili nuk ka mësue histori dhe nuk dinë se ç’është historia !” (Ramush Haradinaj)
14. “Po ia dekegoj kompetencat per bisedime me Serbine,presidentit Thaçi se nuk ka çka të bëjë…” (Ramush Haradinaj)
15.”Është budallëk te quhet Manastiri i Deçanit shqiptarë” (Milazim Krasniqi)
16. “Shqiptarët nuk morën pjesë ne Betejën e Kosoves” më 28 qershor 1389,sepse nuk moren pjesë dy familjet me të mëdha shqiptare: Balshaj dhe Thopiajt”. (Milazim Krasniqi)
17. “Serbet nuk janë fajtorë për krimet ndaj shqiptareve” (Frasher Demaj)
18.”Pushtuesit serb të zevendësohen me pushteti serb” (Frasher Demaj)
19.”Nuk është e vërtetë që serbët kanë ushtruar dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve “Frasher Demaj)
20. “Masakra e Reçakit është incident” *Frasher Demaj)
21. “Kosova ështe zemra e Serbisë” (Kryepatriarku serb Perfirije)
22.”Kosova është Jerusalemi serb” (Kryepatriarku serb Perfirije)

Unë ushtari besnik i atdheut tim!

0

Florim Zeqa 

Jo pa të drejt, disa nga miqt dhe familjarët e mi, kanë filluar të shqetësohen për fatin tim, shkaku i kërcënimeve dhe shantazheve në vijimësi nga çarqe të caktuara, të cilat për qëllim e kanë ndalimin tim në mos kundërshtimin e veprimeve antikombëtare, antikushtetuese dhe antishtetërore të kastës politike në pushtet dhe opozitë. Megjithatë unë nuk tërhiqem nga e drejta për t’i dalë zot vendit dhe popullit tim të nëpërkëmbur nga kusarët politikë, të cilët nga hiqi janë shndërruar në multimilionerë karrshi një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendin e vet.

Paanshmëria e vlerësimit analitik 

Ashtu siq më njohin lexuesit, unë në shkrimet e mia flas me gjuhën e zemrës, asnjëhere nuk udhëhiqem nga mënia dhe inatet personale, por nga dashuria që kam ndaj atdheut tim të shenjt-Kosovës dhe bashkombasve të mi.

Unë asnjëherë deri më sot, nuk e kam mbështetur keq-qeverisjen e vendit pavarësisht kush ka qënë në pushtet, sikurse që nuk i kam mbështetur pazaret e pista politike për interesa personale të kujtdo qofshin ato.

“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore.

Dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo klasë politike janë të mëdha dhe të pariparueshme.

E kam thënë vite më parë, po e përsëris prapë, sikur të ishte i vetëm një politikan i keq, e keqja për vendin do të ishte më e vogël.

Kjo po dëshmohet edhe me qeverisjen e fundit, e cila për një kohë të shkurtër në qeverisje e dërgojë vendin në theqafje politike, në izolim dhe sanksione ndërkombëtare.

Dialogu i Brukselit e zhveshi Kosovën nga identiteti shetëror 

Nëse e vlerësojmë nga këndvështrimi analitik momentin e shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008-të sipas pakos së  “Ahtisarit”, prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila me më pak se 5 % të popullsisë gëzon më shumë të drejta sesa shumica dërrmuese e popullatës shqiptare në Kosovë, precedent ky i paparë dhe padëgjuar në botën demokratike”, në fazën finale të dialogut të Brukselit “banane republika e Kosovës po del e zhveshur komplet nga identiteti shtetërorë dhe ai kombëtar.

Bërja hisedare e Serbisë në të gjitha asetët e shtetit dhe gjitha institucionet e Kosovës në njërën anë dhe dominimi ekonomik dhe politik i Serbisë në vendin tonë në anën tjetër, e ka shndërruar Republikën e Kosovës në “banane republikë”!

Si rezultat i kësaj situate, qyetarët e vendit dita-ditës janë duke e braktisur vendin, jo shkaku i dhunës dhe represionit të pushtuesve serb, por për shkak të keq-qeverisjes së klasës politike shqiptare, e cila ua humbi të gjitha shpresat, duke ua bërë jetën ferr shqiptarëve në Republikën e Kosovës.

Unë biri yt Kosovë 

Të vërtetën duhet thënë ashtu siq është lakuriqe, të pakamufluar. Ngase një popull që falsifikon të sotmen, të ardhmen do ta ketë edhe më të hidhur.

Ashtu siq e ceka në fillim, unë nuk kam asgjë personale me liderët shtetëror dhe partiak, nuk kam asnjë preferencë të veqantë për ndonjë subjekt të caktuar politik, pra jam apartiak.

Sikurse i kam kritikuar veprimet e liderëve shtetëror, ashtu edhe i kam mbështetur në momente të caktuara.

I tillë do të mbetëm, përherë ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkombasve të mi dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Unë biri yt, që lutem e punojë ditë e natë për ty Kosovë, edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve nuk do të ndalem për asnjë çast së punuari dhe vepruari për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vendit tim për t’i dalë zot shtetit tim.

Me ndihmën e qytetarëve do ta gjejë mënyrën dhe rrugën e veprimit, do ta gjejë alternativën e veprimit politik për ta bërë ndryshimin epokal dhe kthimin e shpresës për jetë në vendin më të bukur në botë-Dardaninë tonë antike.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

Metamorfoza e fajit dhe mëkati i Ali Podrimjes?!

0

Nga: Shefqet Dibrani, poet, Prishtinë

Mbresa rreth poezisë “ ALI PODRIMJA ËSHTË FAJTOR” , të poetit Sabit Rrustemi, botuar në Revistën SHESHI, Nr. 57-58 /korrik-shtator 2002 dhe ripublikuar në rrjetin social Facebook më 22 korrik 2023.ALI PODRIMJA ËSHTË FAJTORNë emër të poezisëNë emër të popullit lexuesAli Podrimja është fajtorSepse ka lëshuar thirrjeKushtrimBrenda tokës arbëroreHijës së sajKa parë vetëm zi dhe mace të zezaGjarpërin në zot duke kërkuarNjerëzit i ka harruar

“FAJTORI”

Sabit Rrustemi, saktësisht e gjen njeriun që ka “ bërë ” faj, dhe ai Njeri ishte Poeti i Madh Ali Podrimja . Kjo poezi përkushtuese, me një titull shumë shenjues,   ta ndal frymën, t’i step ndjenjat dhe do të vetëdisojë për “ mëkatin ” e poetit i cili duke “ keqpërdorur , popullin lexues ” dhe “ Në emër të poezisë ka bërë faj” , dhe është bërë “ mëkatar ”, prandaj si i tillë Ai dhe vetëm Ai ishte “ fajtor ”.“ Mëkatin ”(?!), pëmes poezisë e gjuhës artisitike,   për të gjallë të Tij ia zbuloi, po një i sojit të poetëve, ky jo me faj, por me përkushtim dhe ironi artistike, se mbase duhet të jeshë poet i përkushtuar si Sabit Rrustemi, për ta zhbiruar poetin tjetër, i cili ishte patriot fisnik, siç qe dhe çfarë na ishte në të vërtetë Poeti i Madh Ali Podrimja . Sipas kësaj metafore, e cila nis që nga titulli,   fajtori u zbulua, atë e “ gjykoi ” artistikisht Sabit Rrustemi, ( siç thamë, po ashtu poet me emër ), ndërsa dënimin publik që ia paska bërë për të gjallë, është nderimi më madhështor i kësaj mënyre që mund t’i bëhej poetit Ali Podrimja.Publikimi i kësaj poezie fillimisht është bërë në Revistën SHESHI , Nr. 57-58 / korrik-shtatpr 2002. Më e madhërishme është se kjo poezi qenka lexuar në prani të poetit, tamam ashtu siç mund t’i lexohej padia fajtorit për fajësinë e bërë. Hipotetikisht dhe tejet realisht, nëpërmes artit poetik, Ali Podrimja , gjatë tërë jetës së tij ka bërë të tilla  “ mëkate ”, dhe në të njëjtën kohë u bë poeti ynë më i madh i epokës së tij. T’ia lexosh një “ Fajësi të tillë ”, poetit Ali Podrimjes, është diçka e madhërishme që nuk përseritet më kurrë. Kështu poeti Sabit Rrustemi, për të gjallë të Poetit Ali Podrimja, i ka ndërtuar një monument artistik, për të cilin si asnjë poeti tjetër Sabit Rrustemi ka kryer një lloj borxhi në raport me Ali Podrimjen. Veçmas kur dihet se Ali Podrimja, të gjithë atyre që e kanë trajtuar krijimtarinë e tij u ishte mirënjohës, dhe ishte shumë i vetëdijshëm se ashtu i shërbente kombit dhe vetëdijes qytetare.

MAKUTËRIA

Pa dyshim Ali Podrimja, ka bërë një “faj” sepse “ Emblemë të veten ka bërë kullën/ Gurin ujin pyllin e pakufi ”, tashmë ai mban vulën e gjithë përgjegjësisë dhe bart “mëkatin” për gjithçka që nuk ka shkuar mirë në Kosovën tonë të bekuar, dhe siç shihet atij “ nuk i ka mjaftuar me kaq ”, por edhe “Sytë na i ka verbuar”, prandaj është Poet FAJTOR , kurse poezitë e tij tashmë mund të shpallen me aktgjykim si material mëkatar, veçmas “Për atë estetikë qenqe që e ka parë tek të tjerët”, kurse Poeti nuk ka duruar, nuk ka pra së shkruari kudo dhe kurdo “Sa n’këtë gazetë sa n’atë revistë/ Sa n’këtë libër sa n’atë libër”, prandaj edhe Sabit Rrustemi mirë e ka që ka arritur për ta adresuar jo vetëm “fajsinë” por tërë makutërinë e Ali Podrimjes, i cili si asnjë poet tjetër ishte grykës dhe lakmitar i tepruar për një estetikë artistike në poezinë shqipe. Ai nuk u ngop kurrë dhe shkoi me atë mall për të parë lirikë të mirë, edhe tek brezat tjerë që erdhën pas tij, andaj Ali Podrimja do të mbetet FAJTOR kryesor i kërkesës për vlera dhe për artin lirik!

KOSOVA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET

Vërtetë a ka pasur FAJ  Ali Podrimja, tash në kuptimin pozitiv?!Gjithsesi, po! Sepseveprimi i tij, sidomos poezia që shkruante Ai, solli risi në lirikën shqipe që krijohej në Kosovë. Si e tillë ajo solli edhe norma të reja estetike dhe vlerë të rrallë. Sado që identifikohej me dhembjen personale të poetit, veçmas ajo e shprehur në librin LUM LUMI , atë dhembje poeti e ktheu në vlerë universale, e cila përputhej edhe me vuajtjet e popullit të Kosovës. E tëra është e shprehur në vargun “ Kosova është gjaku im që nuk falet ”, e ky apel ishte thirrja më e guximshme që mund ta thoshte atëherë një intelektual. Pra, sipas këtij vargu, Ali Podrimja, në mënyrë estetike i ka shkelur rregullat, kurse në poezinë shqipe të vitetve gjashtëdhjeta e shtatëdhjeta (shekulli i shkuar)  ka sjellë norma morale, të cilat i përpiu dhe i absorboi e tërë shoqëria kosovare, e cila ku më mirë e ku më zbehët vetdijësohej për fatin e vet nacional që ia kishte përcaktuar historia. Me fajin e vet a të tjerëve që përcaktonin zonat gjeostrategjike të interesit. Ishte koha e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Greqisë, ranë në ndikimin komunist. Edhe Kosova dhe Shqipëria do të përfshiheshin në këtë fat të zi. Prandaj për diktaturën komuniste, të gjitha veprimet patriotike, duke i përfshirë edhe vlerat letrare dhe poezinë ishin mëkatare, ndërsa mëkatari (autori), ishte Fajtor që duhej dënuar. Ftesat e tilla, sidomos vargu “ Kosova është gjaku im që nuk falet ”, për regjimin komunist ishte gabim dhe faj i madh. Por falë një vetëdije të lartë intelektuale, Ali Podrimja, me lirikën e tij, dhe në syrin e verbër të udhëheqjes politike komuniste, edhe pse e kishin zënë në faj(?!), ia krijuan mundësinë që ai ta lante (ta shlyente) fajin e bërë, por populli e dinte se me fajin e Ali Podrimjes(?!), “ sa trimi e sa vasha u nis rrugës së amshimit/ Në altarin e lirisë ”, tashmë shumë nga ata “Emër mbetën” dhe aty këtu i kemi edhe në ndonjë “pllakë guri e në kujtesë”, gjithësesi edhe në historinë më të re të Kosovës.Përgjegjësia që kishte elita intelektuale, veçmas kur ajo prishte rregulla, kur shkelte mbi normën morale të vëllazërimit e bashkimit ose kur intelektualët nuk i zbatonin urdhërat shtetërore ata fajsoheshin, dhe madje kategorizoheshin si mëkatarë, gjithsesi edhe poeti “ Rrugës së tij ka ecur ”, pa e pranuar fajin se mbase faji gjithmonë ishte jetim. Veprimi i intelektualit gjykohej, kurse mosveprimi kategorizohej në oportunizëm duke bartur pasoja të rrezikshme, qoftë për veprime e qoftë për përmbajtjen e veprës së tij.

LERENI MOS PRISHNI QETËSINË POETITPoeti Ali Podrimja, “Për t’ia bërë një enciklopedi”, popullit të tij, sidomos “Në kohën kur bukë s’kishim për të ngrënë”, ishte me rrezik, por Ai i ka dëshmuar me vetëdije dhe me dashje i ka shkruar ato poezi, edhe atëherë kur ka parashikuar se nga vepra e tij mund t’i vijnë pasoja të rrezikshme, por me kujdes të shtuar arriti për t’i sfiduar ato kohëra, të cilat sipas poetit Sabit Rrustemi, Ai   “Shkoi e u fsheh në sytë e Homerit/ Për një Iliadë shqiptare/ Tërë historinë e përbiroi nëpër rreshta poezish/ Dhe opusin popullor/ Duke i lënë të tjerët me gishta në gojë ”. Së këndejmi; pjesëmarrja e poetit në jetën publike ishte faj dhe lehtësisht mund të klasifikohej në një krim ideologjik. Fajësia e elitës intelektuale lidhej me angazhimin e tyre në funksion të idealit dhe emancipimit qytetar. Edhe sipas poezisë emblematike për fajin dhe fajësinë e Ali Podrimjes të Sabit Rrustemit, provë fajësimi ishte poezia dhe vet qenia fizike e poetit “ E sa fishkëllima pastaj për punët e pabëra ”, por ai ishte kryeneq, prandaj “Fund e krye botës i ra/ E te Ura e Shenjtë u kthye”, dhe pa qarë kokën për fajin që bartëte si kryqin në qafë, përkatësisht siç shprehet poeti “…atë kryq paqeje/ Që ne si të vegjël e bartëm në qafë ”, e pranoi se ishte fajtor për refrenin tashmë të njohur se “ Kosova është gjaku im që nuk falet ”, sigursht ishte kjo arsye pse ai kurrë nuk ishte penduar “Dhe (as) nuk është lutur për mëkatet e bëra dhe të pabëra”, shih nga kjo sintagmë poeti Sabit Rrustemi si ka arritur ta portretizoj figuren emblematike të poezisë shqipe, Ali Podrimjen:Ai sërish vjenNa buzëqesh dhe rrugën vazhdonMbase edhe kjo akuzëNuk e kthjellonLëreni mos ia prishni vetminëLe të shkruajë e le të çmendetLe të mbyllet në muzën e tijEdhe i’qind vjetEdhe i’mijë vjetSepse dënim më i rëndë nuk i përketAmen!…

Jo vetëm Poeti Ali Podrimja, por edhe vet Sabit Rrustemi , në raport me diktaturën komuniste kishte bërë shkelje të rregullave komuniste dhe të porosive ideologjike, që ishnin shndërruar në dogmë dhe si rregull i diktaturës komuniste. Andaj kjo poezi mund edhe të tipizohet si rrëfim i qëllimshëm i mëkatit, për të shpjeguar pse “ ALI PODRIMJA ISHTE FAJTOR ”, i cili kishte bërë aq shkelje të rregullave dhe veprime që turpëronin diktaturën e sistemit, e cila predikonte se i ishte pa mëkate.Nga ky prizëm, angazhimi intelektual i Ali Podrimjes, ishte veprim i Njeriut jomëkatar, kurse poezia e tij shpiente drejt një që e bënte në vazhdimësi Pushtuesi përmes Pushtetit që ushtronte dhe ai ish FAJTORI I VËRTETË .Ndryshe nga Pushtuesi, Ali Podrimja po edhe autori i kësaj poezie emblematike si poetë të rrallë të poezisë sonë, kishin dëshirë që Kosova dhe Kombi i Ynë, të shihte dritën dhe të jetonte në përspektivën e lirisë që thjeshtë i mungonte.PËRFUNDIMKjo metamorfozë poetike, e krijuar përmes kësaj poezie,   manifestohet si ndryshim mjaftë i rëndësishëm në përceptimin tematik, që ka ndikuar në ndërtimin e motiveve dhe të mënyrës së shprehjes lirike.Gjithashtu metamorfoza poetike e krijuar nga  Sabit Rrustemi, ka pësuar ndryshime kualitative duke kapur tërë zhvillimin historik e poetik të Ali Podrimjes, i cili gjatë tërë jetës ka kaluar dhe është zhvilluar shkallë-shkallë duke përjetuar faza të ndryshme, të rënda dhe tragjike. Prandaj edhe poezia e autorit por edhe e protagonistit të kësaj poezie kanë pësuar metamorfozë kualatitative, duke rritur cilësinë e shprehjes poetike, e cila është e prekshme, e dukshme dhe e përjetësuar përmes vargjeve. Metamorfoza “e fajit” që bart ALI PODRIMJA , edhe brenda poezisë është e çuditshme, por është materializuar, si ide tematike në mënyrë të suksesshme.Thënë troç, “fajtori” metaforik i Sabit Rrustemit është MERITORI Ali Podrimja , i cili poezinë shqipe e ngriti në piedestal… po, edhe vetë emrin e vet.

St. Gallen, 23.07.2023.Shefqet DIBRANI
* Më poshtë mund ta lexoni poezinë në fjalë;

Sabit Rrustemi , Gjilan

ALI PODRIMJA ËSHTË FAJTORNë emër të poezisëNë emër të popullit lexuesAli Podrimja është fajtorSepse ka lëshuar thirrjeKushtrimBrenda tokës arbëroreHijës së sajKa parë vetëm zi dhe mace të zezaGjarpërin në zot duke kërkuarNjerëzit i ka harruarEmblemë të veten ka bërë kullënGurin ujin pyllin e pakufiE nuk i ka mjaftuar me kaqSytë na i ka verbuarSa n’këtë gazetë sa n’atë revistëSa n’këtë libër sa n’atë libërPër një estetikë qenqe që e ka parë tek të tjeraNjë kodërMe p’shtymëKa ngriturGjuhëve të botës është ngatërruarVetëm tatarisht nuk është lexuarNga endjet nëpër etniNjë lum dhembjesh ka sjellëE sa baladaDhe një det pikëllimiPër pamundësinë tonëNë rikthimin e etnisëA ju kujtohet çfarë tha në fillim”Miq Kosova është gjaku im që nuk falet”Tovona sa trimi e sa vasha u nis rrugës së amshimitNë altarin e lirisëEmër mbetiNjë pllakë guri e në kujtesëPër hatër të muzës së tijLumenj gjaqesh u derdhën deri tek kjo ditëDhe asnjëherë nuk është penduarMe një krenari të dalldisurKa deklamuar përkushtime për taVetëm në takime letrareRrugës së tyre ka ecurFigura të shumta ka rilindurPër t’ia bërë një enciklopediNë kohën kur bukë s’kishim për të ngrënëDhe një çatiShkoi e u fsheh në sytë e HomeritPër një Iliadë shqiptareTërë historinë e përbiroi nëpër rreshta poezishDhe opusin popullorDuke i lënë të tjerët me gishta në gojëE sa fishkëllima pastaj për punët e pabëraPër dashuritë e braktisuraPër vashat e plakuraFund e krye botës i raE te Ura e Shenjtë u kthyeMajë nuk la pa prekurE atdheun s’e shpëtoi nga tkurrjaVetëm deri te kjo Plisore ende nuk është ngjiturPër të parë shenjtërinëDhe atë kryq paqejeQë ne si të vegjël e bartëm në qafëVetëm atje nuk është ngjiturDhe nuk është lutur për mëkatet e bëra dhe të pabëraAi sërish vjenNa buzëqesh dhe rrugën vazhdonMbase edhe kjo akuzëNuk e kthjellonLereni mos prishni vetminëLe të shkruajë e le të çmendetLe të mbyllet në muzën e tijEdhe i’qind vjetEdhe i’mijë vjetSepse dënim më i rëndë nuk i përketAmen(Gjilan, 20 shtator 2002)P.s.Për herë të parë është lexuar në prani të Ali Podrimjes, në “Takimet e Dom Mikelit”, mbajtur në Stubëll, në fund të javës së tretë të shtatorit 2002, më pas kshtë botuar në disa gazeta letrare të atyre viteve , po edhe në librin tim të vitit 2007, i titulluar “Paqja e brishtë” , edituar nga Shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë.

Intervista e plotë e Kryeministrit Kurti për gazetën kroate “Veçernji List” e përkthyer në shqip

0

Është vërtet vapë në Kosovë, që zien edhe nga qielli edhe nga toka. Dhe ndërsa dielli i bën kosovarët të djersiten, në zyrën me ajër të kondicionuar të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndjehet një tension i lehtë. Por kryeministri i qeshur, të cilin e njoh prej vitesh, pavarësisht presioneve të shumta, duket se i qëndron besnik rrugës së tij të planifikuar.

Veçernji List: Të gjithë ju sulmojnë, që bën të duket se jeni fajtori më i madh për gjithçka, kritikat vijnë nga të gjitha anët. Çfarë po ndodh në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar?

Kryeministri Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua.

Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim.

Veçernji List: Pse vendosët t’i mbani zgjedhjet lokale përkundër faktit që bashkësia ndërkombëtare tha “mos i bëni”?

Kryeministri Kurti: Kur më 5 nëntor të vitit të kaluar katër kryetarë komunash në veri të Kosovës dhanë dorëheqje kolektive, së bashku me dhjetë deputetë në Kuvendin tonë dhe 547 policë në veri, ata në fakt donin që sistemi i Republikës sonë të shembej nga vakuumi që e krijuan. Por megjithatë kjo nuk ndodhi. Për shkak të këtij dështimi, ata u bënë edhe më agresivë. Sipas kushtetutës sonë ne duhej të kishim zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ato ishin caktuar për 18 dhjetor. Por, para kësaj të gjithë jemi konsultuar me presidenten tonë Vjosa Osmani, të gjithë kryetarët e partive dhe zgjedhjet i kemi shtyrë për katër muaj, për fund të prillit. 

Në mes të marsit, ambasadorët e Quinti-t (Gjermania, Franca, Italia, ShBA, Britania e Madhe dhe ambasadori i BE-së në Kosovë) thanë se nëse pranojmë Aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit dhe shtyjmë afatin për regjistrimin e partive politike për pesë ditë, deri më 22 mars, ata do të sjellin Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndonëse e shtymë afatin dhe e pranuam aneksin e Ohrit, sërish unë isha gati të nënshkruaja, por jo edhe Vuçiqi, Lista Serbe nuk u përgjigj.

Për më tepër, përveç që bojkotuan zgjedhjet, ata po ashtu ftuan edhe të tjerët t’i bojkotojnë dhe Beogradi bëri një “bullizëm” të paprecedentë ndaj serbëve që do të donin të votonin ose të kandidonin. Në këtë mënyrë, për shembull, Aleksandar Jabllanoviq u tërhoq nga fushata dy ditë para zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 23 prill. Pra, ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj, e shtymë datën e regjistrimit të partive, e pranuam edhe aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit, por kjo megjithatë nuk e ndryshoi situatën.

Ne na është dashur t’i mbajmë zgjedhjet. Kjo nuk ishte zgjedhje e jonë, por dispozitë e kushtetutës sonë, kërkesë e ligjit tonë. Me këtë përfunduam me katër kryetarë shqiptarë të komunave, të cilët vërtetë kanë një legjitimitet të brishtë sepse përqindja e daljes në zgjedhje ishte shumë e ulët, por megjithatë ata kanë disa përqindje në zgjedhje, ndërsa të tjerët kanë zero. Në zyrën e kryetarit të komunës mund të futesh vetëm përmes zgjedhjeve, jo me sjellje të dhunshme, jo me dhunë ndaj NATO-s, policisë dhe gazetarëve tanë, jo me shok bomba dhe plumba. Jam i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme. Për më tepër kam bërë një lëshim shtesë duke reduktuar me 25% praninë e policisë sonë brenda dhe përreth ndërtesave. Dhe krahas kësaj, ne do të mbajmë konsultime të rregullta çdo dy javë me KFOR-in dhe EULEX-in për të vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për të zvogëluar praninë e policisë sonë. 

Ne nuk po luftojmë kundër banorëve serbë, popullatës serbe, por kundër kriminelëve dhe kryerësve të krimeve të ndryshme, por jo vetëm serbë. Krimi i organizuar është multietnik. Në dy vitet e fundit kemi eliminuar 16 rrugë ilegale të kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës. Më pas tetë laboratorë për prodhimin e barnave dhe pesë për prodhimin e kriptovalutave.

Veçernji List: Çfarë duan në të vërtete nga ju ShBA dhe BE? A e duan ata krijimin e Republika Srpska brenda Kosovës?

Kryeministri Kurti: Para së gjithash, ata duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ne plotësisht pajtohemi me ta. Sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që ata kanë kërkuar dhe ne jemi pozitivë për këtë, dhe i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese. Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve. Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha. Ne dëshirojmë drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe këtu ka një hendek.

Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiqin.

Veçernji List: Sa i jep kjo shtytje Vuçiqit, duke pasur parasysh se bashkësia ndërkombëtare po ju kritikon ju dhe jo atë? Po ashtu, lexova deklaratën e tij se ju ka krahasuar me Enver Hoxhën duke thënë se ju punoni si ai dhe se dëshironi të mos mbetet asnjë serb?

Kryeministri Kurti: Beogradi po zhvillon luftë hibride kundër Kosovës. Më thërrasin me emra të ndryshëm, sepse secila prej etiketave të tyre zbehet shpejt, kështu që duhet t’i zëvendësojnë. Çdo muaj lajmërojnë se muajin tjetër po fillon stuhi kundër serbëve në Kosovë. Nuk u vjen aspak turp që do të dalin gënjeshtarë sepse e dinë që askush nuk u çuditet më.

Ata shpeshherë dhe publikisht fantazojnë hakmarrjen e shqiptarëve ndaj serbëve në shekullin e 21-të, sepse e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë në Kosovë gjatë shekullit të 20-të. Ne duam dhe qëndrojmë për drejtësi pa hakmarrje dhe kundër hakmarrjes. Serbët janë qytetarë të Kosovës me të drejta dhe nevoja njerëzore dhe qytetare. Unë jam kryeministër i të gjithë atyre që dëshirojnë dhe duhet t’u shërbej të gjithëve pa dallim. Për ministër kam Nenad Rashiqin, politikanin më të njohur serb në Kosovë. Vetëm atë e urren më shumë se mua pushteti në Serbi. Beogradi dëshiron që ata të vendosin se kush është serb dhe kush jo. Për shembull veturave të serbëve nga Kosova të cilët i kanë kthyer targat e tyre në RKS në shumë raste janë djegur, por asnjë fjalë nga Beogradi për këtë. Pra, nga këndvështrimi i Beogradit, ka serbë të mirë dhe të këqij. Ata që kanë kartën e anëtarësimit të partisë në pushtet janë të mirë, ndërsa të gjithë të tjerët të këqij. 

Nga ana tjetër, ky është një konfrontim në mes të Republikës së re të Kosovës dhe një shteti që nominalisht është Republikë, por që në fakt do të dëshironte të kthehej në mbretëri. Jo vetëm demokracia, por edhe Republika po e shqetësojnë presidentin autoritar dhe ai do të donte të bëhej mbret. Nuk është rastësi që rrethi familjar i presidentit është bërë shumë më i rëndësishëm se hierarkia shtetërore dhe partia politike. Në veri të Kosovës kemi ditë të qeta dhe të mira kur nuk ka urdhër nga Beogradi për dhunë. Nga ana tjetër, në Serbi, në ekranet televizive, në reality show, e më pas në shkolla e rrugë, keni shumë dhunë dhe vrasje. Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi. Por kriminelët në Serbi jetojnë shumë më mirë sesa në Kosovë. E shihni që protestat e Vuçiqit në Kosovë janë të dhunshme, dhe protestat kundër Vuçiqit në Beograd janë paqësore. Jetën e serbëve në Kosovë ua vështirëson pikërisht Beogradi, i cili nuk i lejon ata të integrohen. Njerëzit që nuk integrohen nuk jetojnë më së miri, ndërsa ata që integrohen jetojnë më mirë.

Por Beogradi nuk dëshiron që ata të jetojnë më mirë, ai dëshiron të ushqejë disi tensionet dhe potencialin për destabilizimin. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët, dhe besoj se politika duhet t’u shërbejë publikisht të gjithë qytetarëve pa diskriminim.

Veçernji List: A do të thotë kjo se Beogradi dëshiron ndarjen e Kosovës?

Kryeministri Kurti: Siç edhe duket kjo ide nuk ka vdekur. Para pesë vitesh projekti i ndarjes së Kosovës ishte brenda dialogut dhe paqësor, por sot është i dalë mendsh dhe i dhunshëm, sepse në dialog nuk mund të gjenin më interlokutor, pra bashkëbisedues, i cili do të diskutonte me qetësi për ndarjen. Dëmin më të madh në integrimin e serbëve në Kosovë e ka shkaktuar pikërisht ky projekt i ndarjes.

Unë tani dua normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë evropiane duke zbatuar marrëveshjen me të 11 pikat, për të cilën vendosëm në Bruksel më 27 shkurt, dhe kjo është para së gjithash njohje reciproke de facto. Kjo marrëveshje u bë gjithashtu pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian. Ne na duhet normalizimi dhe evropianizimi i marrëdhënieve me Serbinë, e cila si e tillë, për fat të keq, e reziston këtë fuqishëm. Fqinjësia e mirë do të thotë të gjithë në shtëpinë e tyre dhe të gjithë së bashku në lagjen evropiane. Por që nga dhjetori i vitit 2015, nuk ka pasur asnjë përparim në lidhje me kapitullin 35 në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe ai kapitull i referohet fqinjësisë së mirë të Serbisë me Kosovën.

Veçernji List: E keni fjalën për ato 11 pikat e marrëveshjes, a mund të më shpjegoni diçka? Ju nënshkruani marrëveshje me presidentin e Serbisë, por ai nuk e mbështet atë që nënshkruani! Si ajo  marrëveshje nuk është e nënshkruar, por është e obligueshme?

Kryeministri Kurti: Pëlqimi i lehtësuesve ndërkombëtarë, në radhë të parë i Brukselit, por edhe Uashingtonit, se nuk është obligative për Vuçiqin ta nënshkruajë atë marrëveshje bazë dhe se mund të flasë se me cilat prioritete dhe kufij do të merr pjesë në zbatimin e asaj marrëveshjeje, na ka sjellë në këtë situatë. Kjo është detyrë e BE-së, që ka thënë se sa na përket neve kjo është një marrëveshje, dhe se kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka karakter detyrues në kuptim të Konventës së Vjenës. Nga këndvështrimi i Brukselit, ne kemi një marrëveshje dhe ata do të ishin ata që duhet të garantonin se kjo marrëveshje nuk do të shkelet dhe se do të zbatohet.

Veçernji List: A janë ato 11 pika të pranueshme për ju?

Kryeministri Kurti: Sigurisht që janë. Dua zbatimin e të gjitha atyre pikave, pa kushte, në plotni dhe sa më shpejt.

Veçernji List: Por aty përmendet edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe? A është kjo e pranueshme për ju?

Kryeministri Kurti: Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015. Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes. Por në të njëjtën kohë kemi edhe qëndrimin e qeverisë amerikane, i cili është publikuar në një tekst në të cilin shkruhet se asociacioni duhet të jetë një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat. Për ne, etnonacionalizmi territorial është absolutisht i papranueshëm. Ky lloj nacionalizmi e ka të domosdoshëm shovinizmin dhe aparteidin, ai është në kundërshtim jo vetëm me shoqërinë qytetare, por madje edhe me nacionalizmin nacional-çlirimtar.

Ne kemi ofruar një draft vizion për komunitetin serb në Kosovë, i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb. Vuçiq nuk donte të dëgjonte për të apo ta lexonte. Ai dëshiron bashkimin e komunave me shumicë serbe kundër shtetit tonë, siç është bërë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991. Në Kosovë 4% e popullsisë janë serbë. Por ata kanë 10 nga 38 komuna, kanë 10 vende të rezervuara nga 120 në Parlament dhe kanë 17 për qind të asambleistëve komunal në komunat tona. Po ashtu, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën në të gjitha nivelet e administratës. Do të thotë, në Kosovë ka diskriminim pozitiv, por Beogradi dëshiron Republikën Srpska brenda Kosovës. Kjo, sigurisht, nuk është e mundur. Jo vetëm që nuk është e dëshirueshme, por edhe nuk është as e mundur. Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë. Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Veçernji List: Çfarë dëshiron realisht presidenti i Serbisë?

Kryeministri Kurti: Revizionizëm historik. Më 5 dhjetor 2019 ai mohoi masakrën e forcave serbe në Reçak më 15 janar 1999, duke e quajtur atë “ngjarje të fabrikuar”. Të njëjtin mohim e ka përsëritur edhe ky Aleksandri tjetër, Vulin, më 10 dhjetor 2021. Por së pari duhet të them se kjo nuk është çështje e qëllimeve të presidentit të Serbisë, por e karakterit të shtetit të tyre si i tillë. Ata duan homogjenizimin e serbëve për hegjemoninë e Serbisë.

Ata as nuk mund ta imagjinojnë, e lëre më ta përcaktojnë Serbinë pa hegjemoni. Ata i përkasin asaj rryme që disa e quajnë demokraci joliberale, e cila as nuk beson në të drejtat e njeriut dhe as nuk toleron pluralizmin politik. Në këtë kuptim, partia kryesore politike në Serbi është Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj Vuçiq dhe Dodik duken si këshilltarë të patriarkut. Ka tre dekada që ata flasin në mbarë botën për fundamentalizmin islamik në Ballkan për të përhapur kështu më lehtë fundamentalizmin e tyre ortodoks. Ata duan një shtet, një kishë, një lider dhe një parti politike.

Ata imagjinojnë se vetëm homogjenizimi i kombit mundëson hegjemoninë territoriale të shtetit. Kundër kësaj qëndrojmë ne, popujt që u shtypën dhe u eksploatuam nga Serbia për më shumë se një shekull dhe ku ajo bëri gjenocid disa herë, sepse donte tokën tonë pa ne. Faktori i tretë është bashkësia ndërkombëtare, e cila, sipas meje, ose nuk e kupton ose mbyll veshët dhe sytë para një fakti që ne, popujt e Ballkanit, e dimë, dhe kjo është se presidenti Vuçiq e don dhe i frikësohet Kremlinit më shumë sesa Brukselit apo Uashingtonit. Zoran Gjingjiq, i cili luftoi kundër krimit të organizuar në Serbi dhe intelektualisht ishte shumë më i thellë dhe i orientuar drejt perëndimit, mbase do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Ai u vra. Tani Aleksandar Vuçiq as nuk lufton kundër krimit të organizuar dhe as nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Unë kam dalë nga burgjet serbe para më shumë se dy dekadash, por Vuçiq nuk ka dalur nga koha kur unë isha në burg. Mbase burgu nuk është vetëm ai me grila.

Veçernji List: A kishit frikë në një moment se do të kishte luftë, për shkak të gjithë këtyre tensioneve, dhe kur Vuçiq dërgoi ushtrinë në kufi?

Kryeministri Kurti: Nëse do të ketë një luftë apo jo, varet nga Beogradi. Në këtë kuptim, situata nuk ndryshon shumë nga tre dekada më parë. Ne jemi këtu për të qenë të kujdesshëm dhe të fortë, por kurrë nuk frikësohemi. Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Sërish, Serbia është si Rusia në këtë kuptim. Por rreziku i tyre për ne nuk kthehet në frikë nga ta, por në përpjekje shtesë për zhvillim dhe demokraci. Kosova është Republikë demokratike, e cila sipas të gjitha organizatave ndërkombëtare është e para në mesin e këtyre gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, përparimin demokratik e shoqëruam me zhvillim ekonomik. Kemi pasur një rritje ekonomike mesatare prej 7.35% të Bruto Produktit Vendor në këto dy vite, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar në të njëjtën kohë, kemi shtuar më shumë se një miliard euro në vit në ekonominë tonë, ndërsa para nesh janë nevojitur tre vjet për të arritur një miliard, buxheti i shtetit është 17% më i madh se ai i mëparshmi. Pra, Kosova është një histori e suksesit të dyfishtë, ekonomisë dhe demokracisë, dhe në anën tjetër, ne jemi histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s 24 vjet më parë për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit. Për të pasur një zgjidhje me Serbinë, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit. Ndërsa për pajtim, Serbia duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini, Beogradi zyrtar duhet të fajësojë ata të dy për situatën në të cilën ndodhemi ata dhe ne.

Veçernji List: Pak ditë më parë keni bërë një foto pranë fluturakes spiun, d.m.th. dronit Bajraktar, a i keni marrë në marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar dhe Uashingtonin?

Kryeministri Kurti: Ne kemi ushtrinë tonë. Është bërë një kohë e gjatë që kur nisëm iniciativën për të pajisur ushtrinë tonë me dronët Bajraktar dhe në fund i kemi blerë. Kemi arritur një marrëveshje dhe kontratë të suksesshme me Turqinë dhe i kemi paguar dronët. Kur i morëm, ua dhashë lajmin qytetarëve tanë, nuk doja ta bëja derisa të gjithë dronët që blemë të mbërrijnë në Kosovë. Pra, është folur shumë për marrjen e dronëve nga Kosova, por nuk e kam publikuar deri sa ka ardhur në Kosovë droni i fundit për të cilin kemi nënshkruar kontratë.

Veçernji List: A mund të presim blerjen e tankeve dhe bombarduesve në të ardhmen në mënyrë që Kosova të bëhet e pavarur në mbrojtjen e saj?

Kryeministri Kurti: Ne kemi dyfishuar buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe kemi rritur për 80 për qind numrin e ushtarëve. Kjo nuk është për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten me sukses. E dini, rreth kufirit tonë me Serbinë ka baza sulmuese të ushtrisë dhe policisë ushtarake serbe, gjithsej 48, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj na duhet një ushtri e pajisur mirë që do ta mbrojë me sukses Kosovën kundër agresionit të mundshëm serb.

Veçernji List: Pavarësisht nga ndihma e bashkësisë ndërkombëtare?

Kryeministri Kurti: Ne gjithmonë llogarisim në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë duhet të kemi edhe forcat tona. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO, për të mirën tonë, por edhe për kontributin tonë.

Veçernji List: Sa i përket Gjykatës në Hagës, ju keni ende disa persona në burg, Thaçin, Veselin dhe disa gjeneralë të tjerë, çfarë po bën qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim dhe a besoni në pafajësinë e tyre?

Kryeministri Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor.

Veçernji List: Pse nuk dëshiron të nënshkruajë Aleksandar Vuçiq?

Kryeministri Kurti: Sepse ai e di që marrëveshja që e ka pranuar përfaqëson njohjen de facto të Kosovës. Ai e ka pranuar marrëveshjen për të mos e nënshkruar dhe nuk e ka nënshkruar për të filluar pastaj shkeljen e marrëveshjes, siç bëri në Këshillin e Evropës kur votuan kundër Kosovës më 24 prill të këtij viti. E anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u nevojitet serbëve të Kosovës, por jo Beogradit zyrtar. Ne kemi bërë një marrëveshje më 2 maj të këtij viti në të cilën kemi thënë se duhet të hapen arkivat e luftës së fundit për të ditur sa më shumë për personat e zhdukur me forcë. Andin Hoti, i cili është kryetar i komisionit të qeverisë sonë për personat e zhdukur dhe është djali i të zhdukurit Ukshin Hoti, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka kërkuar, duke u mbështetur në këtë marrëveshje, të hapen arkivat e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse kryesore për shumë masakra në rajonin e Drenicës dhe për fatin e shumë personave të zhdukur, por ai nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë. Kemi 1617 të zhdukur nga lufta e fundit.

Veçernji List: A ka mundësi që së shpejti të takoheni me Aleksandar Vuçiqin?

Kryeministri Kurti: Herën e fundit që ishim në Bruksel, më 22 qershor, ai nuk donte të takohej me mua. Kemi pasur dy takime dypalëshe, unë në njërën anë, Vuçiq në anën tjetër, me Borrellin dhe Lajçakun. Vuçiq nuk është as konstruktiv dhe as i interesuar për bisedime që do të çonin në zbatimin e marrëveshjeve tona.