Kreu Blog Faqe 1014

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken. 
 
Presidentja Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën. 
 
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit. 

Forhåndsvisning av bilde 
Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. 
 
Një pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkët.    

Kryeministri Albin Kurti priti në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

0

Prishtinë, 14 korrik 2023Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetin, njëherësh Udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni priti në takim një delegacionin përfaqësues të Parlamentit Federal të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga deputeti Theo Francken.

Forhåndsvisning av bildeTemat që u diskutuan në këtë takim ishin prezenca e delegacionit të Kuvendit të Republikës sonë në Asamblenë e NATOs-s, bashkëpunimi bilateral ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Belgjikës dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Deputetët belg konfirmuan mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës sidomos në proceset integruese në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s.

Forhåndsvisning av bildeKryeministri Kurti falënderoi delegacionin belg për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhënë Kosovës dhe të shtetit belg që në vazhdimësi ka përkrahur vendin dhe shtetin tonë në gjitha fazat e shtetndërtimin dhe zhvillimit.

Forhåndsvisning av bilde

Ai i njoftoi ata me punën e institucioneve, arritjet e qeverisjes, përparimin demokratik, ekonomik dhe në sundim të ligjit, si dhe vëmendjen që qeveria i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe mekanizmave të sigurisë përmes ndarjeve buxhetore në dy vitet e fundit.

Forhåndsvisning av bildeNë takim gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në katër komunat në veri dhe për dakordimin e arritur në fillim të kësaj javë për hapat drejt depërshkallëzimit të plotë të situatës atje.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti në diplomimin e Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës

0

Prishtinë, 14 korrik 2023

‘Do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve të përbashkëta për ta ngritur dhe forcuar Republikën

“Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët tanë. Vazhdon të zbatojë me sukses misionin kushtetues që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, të mbajë rendin dhe qetësinë publike, të parandalojë dhe zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, e të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, religjioni, gjinie a moshe”. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. 

Para të pranishmeve të shumtë, përfaqësues të institucioneve e familjarë të policëve të sapodiplomuar, kryeministri tha se është i lumtur që ndodhet në këtë ngjarje të rëndësishme për Policinë e Kosovës, në të cilën diplomuan 418 kadetëve, në përbërje gati të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën tonë. 

Ai tha se që nga marrja e mandatit të Qeverisë, janë zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, veçanërisht atij që është mirëmbajtur me vite në institucionet tona, për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, që mbi të gjitha ka rënduar mirëqenien e qytetarëve tanë. “Për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta”, u shpreh kryeministri Kurti. 

“Intensiteti i njëjtë i punës së zyrtarëve tanë policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit tonë, që në të kaluarën ka qenë zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë, ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, nga të cilat 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur, ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq “Llune”, u shpreh ai. 

Të gjitha këto rezultate e sakrifica në garantim të sundimit të rendit dhe të ligjit, siç tha kryeministri, janë dëshmi se detyra e policit kërkon përkushtim në detyrë, konsistencë në veprim dhe bindje të pakompromis në respektim të ligjshmërisë. 

Duke iu drejtuar kadetëve policorë, kryeministri Kurti tha se nga sot filloni një epokë të rëndësishme për veten tuaj e për vendin tonë. “Ju pret një rrugë e gjatë, me sfida dhe sakrifica para vetes, por asnjëra prej tyre nuk duhet të zbehë vullnetin dhe misionin tuaj për të shërbyer. Policia jonë, së cilës ju keni bashkuar, është vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë në përpjekjet për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për ta ngritur dhe për ta forcuar Republikën tonë”, ishin fjalët e kryeministri Kurti. 

Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani Sadriu, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë dhe personalitete të tjera.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Shkëlqesia juaj, Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

E nderuara zëvendëskryeministre, Emilija Rexhepi,

I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

I nderuari ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj,

I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,

Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë të Republikës së Kosovës,

I nderuari Besim Kelmendi, ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit,

Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike,

I nderuari komandat i KFOR-it, Angelo Ristuccia,

I nderuari zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi,

Të dashur kadetë policorë dhe ju familjarë të tyre të pranishëm këtu,

Të nderuar pjesëmarrës,  

Jam i nderuar dhe i lumtur që ndodhem sot këtu mes jush, në këtë ngjarje të rëndësishme për Policinë e Kosovës e për të gjithë neve, me rastin e diplomimit të 418 kadetëve, në përbërje gati të të gjitha komuniteteve të cilët jetojnë në Republikën tonë. 

Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët tanë. Vazhdon të zbatojë me sukses misionin kushtetues që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, të mbajë rendin dhe qetësinë publike, të parandalojë dhe ta zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, e të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, religjioni, gjinie a moshe.

Forhåndsvisning av bilde

Si Qeveri e Republikës së Kosovës, që nga marrja e mandatit, jemi zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, veçanërisht atij që është mirëmbajtur me vite në  institucione tona. Për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, që mbi të gjitha ka rënduar mirëqenien e qytetarëve tanë. Për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta. 

Rreth 900 operacione policore janë zhvilluar në tërë territorin e vendit tonë. Janë arrestuar mbi 3 mijë e 200 persona për vepra të ndryshme penale, si keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, ryshfet, kanosje, dhunë, vrasje e deri te arrestimet për sulme ndaj rendit kushtetues e përfshirje në akte terroriste. 

Intensiteti i njëjtë i punës së zyrtarëve tanë policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit tonë, që në të kaluarën ka qenë zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë, ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur, ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq “Llune”.

Të gjitha këto rezultate e sakrifica në garantim të sundimit të rendit dhe të ligjit, janë dëshmi se detyra e secilit polic kërkon përkushtim në detyrë, konsistencë në veprim dhe bindje të pakompromis në respektim të ligjshmërisë. 

Të dashur kadetë policorë, që nga sot filloni një epokë të rëndësishme për veten tuaj dhe për vendin tonë. 

Ju pret një rrugë e gjatë, me sfida dhe sakrifica para vetes, por asnjëra prej tyre nuk do ta zbehë vullnetin dhe misionin tuaj për të shërbyer. Policia jonë, së cilës ju keni bashkuar, është vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë në përpjekjet për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për ta ngritur dhe për ta forcuar Republikën tonë. 

Rezultatet e sukseset ndër vite të Policisë, vetëmohimi dhe puna e palodhshme e zyrtarëve policorë të 57 gjeneratave para jush, dhe policët e rënë në krye të detyrës, le të jenë udhërrëfyes i punës suaj të përditshme. Zyrtarët policorë që nuk kanë bërë kompromis me ligjin e nuk janë bërë pjesë e proceseve që mbi të gjitha kanë dëmtuar imazhin e kanë cenuar integritetin e Policisë, janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga ju. 

Në mbështetje të parezervë keni një qeveri demokratike e bashkëpunuese, e cila asnjëherë nuk do të synojë të minojë rolin tuaj e që do të adresojë secilën sfidë që do të keni para vetes. Sfida juaj është sfida jonë. 

Ju uroj përzemërsisht suksese me rastin e diplomimit tuaj. Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbetet në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë faktor i garantimit të sigurisë dhe të ligjshmërisë në vendin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe vendosmërinë, për vullnetin dhe synimin për t’i shërbyer ndershmërisht vendit tonë e qytetarëve tanë.

Ju falemnderit. 

Më shumë fotografi gjeni në linkun në vijim: 

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-ne-diplomimin-e-gjenerates-se-58-te-te-policise-se-kosove-do-te-jeni-pjese-e-historise-se-vendit-tone-dhe-perpjekjeve-te-perbashketa-per-ta-ngritur-dhe-forcuar-republiken/

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës dhe thirrjet e Glauk Konjufcës për qetësi dhe shmangie të tensioneve

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti seancën e radhës.

Gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës, për shkak të mopajtimeve dhe tensioneve ndërmjet pozitës, opozitës dhe kabinetit qeveritar, punimet e kësaj seance u ndërprenë për të vazhduar pas një pauze disa orëshe.

Seanca vazhdoi me fjalimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për mos përsëritje të veprimeve, të cilat e dëmtojnë imazhin e institucioneve dhe demokracinë e vendit.

Duke theksuar se Kuvendi i Kosovës ka pasur imunitet të mirë në rezistencën ndaj përleshjeve fizike, imunitet ky i vlerësuar pozitivisht edhe nga bota demokratike, kryeparlamentari Konjufca potencoi se sjelljet e mëhershnme s’do t’ia dëshironte askujt, dhe se si të tilla do të gjykohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona, ne i kemi papajtueshmëritë tona të thella, por ato mospajtime duhet t’i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm të institucioneve tona demokratike, të cilat monitorohen nga qytetarët e republikës sonë, por edhe nga bota”, tha kryetari Konjufca.

I pari i Kuvendit gjatë fjalimit të tij, bëri thirrje po ashtu që të merrët me qetësi puna e përbashkët që e bëjnë për Kosovën dhe të bëhen përpjekje për tejkalimin e kësaj dite të vështirë dhe këtyre momenteve të vështira për vendin.

Duke potencuar misionin fisnik që e shoqëron pozitën e deputetit, kryetari Konjufca, ftoi që të vazhdohet me pyetjet parlamentare dhe të vazhdohet me pika të tjera të rendit të ditës, ashtu siç presin qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kryeparlamentari Konjufca kërkoi për hapje të një kapitull i ri pas veprimeve të papranueshme që ndodhën sot në Kuvend, duke tejkaluar situatën dhe duke mos u bërë përgjegjës në përballjen e situatave të paparashikura për vendin, në rast të mostejkalimit të situatës.

Por, meqë disponimi i grupeve parlamentare ishte që të deklarohen për situatën e krijuar në Kuvend, u vazhdua me qëndrimet e përfaqësuesve të partive politike parlamentare.

Si rrjedhojë, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për fjalën e tij, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së u deklarua deputetja Eliza Hoxha.

Ajo pasi përshkroi situatën që ndodhi në Kuvend, ndër të tjera tha se ka dy pyetje lidhur me atë se a përfaqësohet kryeministri i Kosovës dhe pozita parlamentare nga deputetja Mimoza Kusari, në bisedat, të cilat i ka zhvilluar me Radoçiqin dhe Simiqin.

Ndërkaq, nga Grupi Parlamentar i LDK-së, fjalën e mori deputeti Arben Gashi, i cili duke iu referuar situatës së sotme të krijuar në Kuvend, tha se nuk ka pasur asnjë situatë tjetër sulmi në të kaluarën.

Deputeti Gashi kërkoi që punimet e kësaj seance të vazhdojnë në një ditë tjetër.

Tutje, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, u deklarua deputeti Bekë Berisha, i cili tha se reagimet nga ngjarja e sotme kanë qenë të pahijshme për vendin.

Ai tha se përkundër asaj që ndodhi, duhet të bëhen përpjekje që me mirëkuptim të vazhdojë puna e Kuvendit.

Ndërkohë, Kuvendi mbajti seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputetë.

Mes tensioneve ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës, Kuvendi pas shmagies nga afatet procedurale, miratoi në lexim të dytë Projektligjin nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, si dhe votoi për formimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdoi punimet e seancës së rregullt me pikat tjera të rendit të ditës.

Në mungesë kuorumi nuk pati vendimmarrje për Projektligjin nr.08/L-212 për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor dhe as për Projekligjin nr.08/L-207 për Tekstet Shkollore.

Po ashtu, në mungesë kuorumi u bartën për seancën e radhës pikat si në vijim: Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës”; Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze;

Më pas, Kuvendi miratoi me 61 vota në shqyrtim të dytë këto projektligje: Projektligjin nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118; Projektligjin nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore; Projektligjin nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë; Projektligjin nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor; Projektligjin nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore; Projektligjin nr.08/L-190 për Zhvillim Rajonal të Balancuar; Projektligjin nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, si dhe Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-081 për Energjinë.

Tutje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqiti dhe arsyetoi Projektligjin nr.08/L-227 për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh, i cili më pas u miratua me shumicë votash.

Edhe Projektligji nr.08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, i cili u prezantua dhe u arsyetua nga ministri Hajrullah Çeku, i deleguar nga ministri i linjës, u miratua me shumicë votash.

Në emër të Qeverisë, ministrja Artane Rizvanolli, paraqiti dhe prezantoi Projektligjin nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky projektligj rregullon mënyrën e qeverisjes së fondit me pavarësi funksionale, operacionale dhe funksionale, si dhe vendos rregullat për menaxhimin e aseteve për investime dhe mënyrën e financimit të fondit. Ky projektligj u miratua me 61 vota.

Kuvendi në vazhdim e miratoi raportin me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim, si dhe raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-156 për Kontrollin e Duhanit dhe të Ligjit nr.08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Kurse, në mungesë të grupeve parlamentare, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptar në Komisionin e Pavarur për Media, u bartë për seancën e radhës, sikurse edhe zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Tutje, Kuvendi mori vendim për emërimin e kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe zgjodhi dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Po ashtu, Kuvendi votoi për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe zgjodhi Ahmet Ismailin Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me 56 vota.

Në fund të kësaj seance, Kuvendi votoi për miratimin e Propozim – Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin Kimete Gashit nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun

0

Prishtinë, 13 korrik 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Ai fillimisht e uroi për detyrën e re. Kryeministri Kurti tha se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ofroi ndihmën e tij. U shpreh i lumtur që z. Lutfiu i takon një brezi të ri në politikë, duke bartë kështu idealizmin nga një gjeneratë në tjetrën.

Z. Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij.

Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna.

Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë.

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi , do të mbahet në vjeshtë 

0

Prof. Nail Draga , Ulqin

Diskursi demografik 

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet në vjeshtë 

Sipas Drejtorisë së Statistikës (Monstat)  bëhët me dije se të gjitha përgatitjet janë duke u kryer sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa për komisionin regjistrues qe do të punojë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, do të mbahet në vjeshtë (1-15 nëntor), Qeveria ka ndarë 3 milion euro, që është dëshmi e sigurt që pas dy vitëve  qytetarët do të kenë mundësi të deklarohen ne këtë proces i cili iu mundëson atyre të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhësore, fetare e gjinore si kudo në vendet demokratike 

Ndonëse regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet në vitin 2021, por për shkak të pandemisë coronavirusit, është shtyer për vitin vijues, si dhe më pas por definitivisht do të mbahet dy vite më pas në vjeshtë të këtij viti(1-15 nëntor). 

Pikërisht në lidhje mbi këtë çështje  sipas  Parlamentit evropian, kohë më parë Mali I Zi është thirur që të realizojë regjistrimin deri në fund të vitit, sipas BE dhe  standardëve ndërkombëtare. 

Politizimi i regjistrimit të popullsisë 

Çështja e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi ka përmasat e politizimit me tepër se ne vendet tjera. Në këtë aspekt vazhdimisht kanë debatuar partitë politike tëcilat janë ndarë në proserbe në njerën anë dhe ata malazeze në anën tjetër. 

Në lidhje me këtë çështje në Mal të Zi madje ka pasur propozime qe të eliminohet struktura kombëtare, gjuhësore, fetare e popullsisë. Një deklarim i tillë nuk është mbeshtetur nga pozita aktuale ndërsa është insistuar nga opozita duke theksuar qe regjistrimi i popullsisë të shtyhet për vitin vijues , duke marrë parasysh  stabilitetin shoqëror dhe politik.  

Por, në sajë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare( 11 qershor 2023) n ë Mal të Zi kemi një realitet të ri në sajë të dekompozimit të skenës politike, ku koalicioni i cili llogaritet se do të jenë përbërësit e pushtetit, theksojnë se nuk ka pengesa qe të realizohet regjistrimi i popullsisë, në afatin e planifikuar. 

Mjetet e siguruara për regjistrim 

Nga subjekti Evropa tani  që ka fituar më së shumiti mandate në zgjedhjet e fundit theksojnë  se aktët ligjore në lidhje me regjistrimin  e popullsisë janë miratuar , ndërsa mjetet financiare për mbajtjën e tij janë siguruar, andaj nuk ka asnjë arsy  qe regjistrimi të  mos realizohet. 

Ngjajshëm mendojnë edhe partitë tjera të cilat do të jenë pjesë e shumicës parlamentare, ndërsa përjashtim bëjnë socialdemokratët(SD) të cilët theksojnë se nuk ka kushte për regjistrim deri në fund të vitit, edhe pse këtë veprimtari e vlerësojnë si të nevojshme. 

Me herët nga Monstat-i kanë informuar se në regjistrimin e popullsisë do të marrin pjesë rreth 4000 regjistrues  dhe në fletëregjistrim  do të jenë  rreth 50 pyetje.Në lidhje me realizimin praktik të regjistrimit të popullsisë qeveria ka ndarë 3.207.279 euro. 

Diaspora  me identitetin e vet  

Si në regjistrimet e mëparshme edhe në këtë regjistrim do të evidentohet edhe diaspora. Por, çështja qendron se a do te kemi diasporë me të dhëna të kompletuara apo si çështje numërike. Në këtë aspekt regjistrimi i fundit të popullsisë(2011) ishte i dështuar  sepse aty ajo na është prezantuar vetëm me numra, pa të dhënat identitare, diaspora ka qenë e evidentuar me tërë përmbjtjën e saj strukturaore, sikurse popullsia vendore.  

Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin e diasporës. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe ate të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë të qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazias apo serb, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre  kombëtar e social  në Mal të Zi. 

Pamje e Ulqinit

Shqiptarët, pjesë e komisioneve 

Përveç se fletëregjistrimi duhet të jetë në gjuhën shqipe, praktikë e cila këtu është e pranishme nga viti 1971, përfaqësues të shqiptarëve duhet të jenë edhe pjesëtarë të komisioneve përkatëse. Këtu e kemi fjalën për ata komuna ku shqiptarët janë popullsi autoktone nga Ulqini në jug dhe Rozhaja në veri. Ata nuk duhet të jenë formal si pjesë të komisionit regjistrues, por edhe të marrin pjesë në përpunimin dhe  me pas në publikimin e të dhënave. Vetëm me një qasje konstruktive dhe pa paragjykime mendoj se do të realizohet misioni i regjisrtimit të popullsisë, duke ofruar pamjen reale në çdo vendbanim e komunë në nivel shteti. 

Në këtë drejtim partitë politike qe përfaqësojnë shqiptarët duhet të jenë aktiv, duke ofruar mbeshtetje kadrovike e logjistike në procesin e regjistrimit të popullsisë. Vetëm me një angazhim të tillë do të eliminohen defektët dhe paragjykimet sepse procesi i regjistrimet paraqet gjendjen reale të popullsisë sipas strukturave përkatëse si kudo në botën demokratike. 

Regjistrimi obligim shtetëror  

Në sajë të metodologjisë se regjistrimit të popullsisë opinioni i gjerë e ka të qartë se kemi të bëjmë me obligim shoqëror për çdo shtet. Madje dihet se përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvizjet migruese të popullsisë   në vend apo në botën e jashtme. Të dhënat e tilla përpunohen dhe publikohen më pas të cilat ofrojnë të dhëna për planifikimin shoqëror dhe projekte të ndryshme zhvillimore.  

Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve  të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, vërejtje kanë edh shqiptarët të cilët duke qenë popullsia e vetme josllave në këtë mjedis, kemi informacione se numri i tyre është paraqitur me i ulët se sa është realisht, qe e ka paraqitur  statistika zyrtare. 

Në lidhje me këtë çështje cekim se në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazeze(45%), serb(29%), boshnjak(8.65%), shqiptar(4.91%), musliman(3.31%) si dhe kroat(0.97%). 

Nuk ka dilemë se në regjistrimin vijues të popullsisë do të ofrohen të dhëna me reale sipas përkatësisë  kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, duke eliminuar defektët në regjistrimet e mëhershme, duke qenë me transparente për qytetarët e këtij mjedisi.  

(Korrik  2023)  

Kurti për miratimi i Ligjit për pagën minimale, do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë

0
Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë”.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

“Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”, tha Kurti.

Projektligji që kaloi në lexim të dytë nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin që marrin veteranët e luftës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton që veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë gjë, ata kanë protestuar disa herë.

Pas votimit në Kuvend, ushtruesi i detyrës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar këtë vendim të deputetëve.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, shkroi ai në Facebook.

Në Kosovë, mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro
Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.

Kusari-Lila ka pranuar se ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar vazhdimisht personat që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiqin, që gjendet në listën e zezë amerikane, e kërkohet nga autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  gjatë seancës iu ndërpre fjalimi. Ai po fliste për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, tha Kurti.

Më pas, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Mërgim Lushtaku, iu afrua foltores dhe e gjuajti me ujë Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin e sotshëm në Kuvendin e Kosovës

0

Prishtinë, 13 korrik 2023

Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. 

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

Me respekt, 

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH 

Prokuroria Themelore Prishtinë 

Al-Kaeda u kërkon muslimanëve në Suedi: – Është detyrë t’u prehet koka të pafeve

0

Përfaqësuesi i Al-Kaedës flet përpara një turme në Siri. Foto: AP Photo/Hussein Malla

  

Grupi ekstremist islamik Al-Kaeda po u bën thirrje tani muslimanëve në Suedi, duke u kërkuar atyre të ndërmarrin veprime të forta pas djegies së Kuranit në vend.

Disa raste të djegies së Kuranit në Suedi kanë çuar në reagime të dhunshme në botën myslimane. Nuk është për t’u habitur që grupet ekstreme islamiste, të tilla si Al-Kaeda, reagojnë veçanërisht fort.

Sipas Samnytt, ky grup tani po lëshon një thirrje të qartë për muslimanët që janë në Suedi. Djegia e Kuranit duhet të hakmerret në mënyrë që të vihet re me të vërtetë. Thjesht inkurajohet që kokat të priten.

Al-Qaeda i trimëron myslimanët në Suedi: “Faji të shprehet me prerjen e kokës”, shkruan Samnytt.

Gazeta vazhdon:

Organizata terroriste myslimane Al-Kaeda i trimëron myslimanët q’e të mobilizohen ndaj kalljes së Kuranit.

Al-Kaeda shkruan se është një faj ndaj islamit që duhet ti pritet koka atij që e kritikon fenë.

Njëra tregon lidhjen me djegiet kur’anore që kanë ndodhur:

Pasi shtetasi irakian Salwan Momika dogji Kuranin jashtë xhamisë së Stokholmit, ai u vendos në listën e vdekjes së grupit terrorist.

Edhe politikani Rasmus Paludan vendoset në listën e vdekjes , pas artistit suedez tashmë të ndjerë, Lars Vilks .

Kjo deklaratë e fundit e al-Kaedës jepet më hollësisht:

Më 2 korrik, Al-Kaeda në nënkontinentin indian postoi një deklaratë në kanalin e saj zyrtar Al-Sahab Media në të cilën grupi terrorist promovoi njoftimin për djegien e Kuranit duke i thirrur muslimanët se po ndodhë një  kritikon muslimanët dhe i att to our one një luftë serioze kundër islamit . Instituti i Kërkimeve për Mediat e Lindjes së Mesme (MEMRI) e raporton këtë.

Sipas al-Kaedës, aktet e dhunshme të inkurajuara janë të rrënjosura thellë në fe:

Grupi terrorist ngriti lart thirrjen për myslimanët që të ndërmarrë veprime kundër kritikëve të Islamit dhe të mbrojnë fenë.

Më parë këtë vit, grupi terrorist IS lëshoi gjithashtu thirrje të ngjashme për të vrarë “suedezët e pafe”.

ISIS në thirrjen e vet kërkon që muslimanët në Suedi dhe Europë duhet të jenë të gatshëm për dhunë ndaj kritikëve të islamit kudo qoftë, në rrugë apo gjetiu.