Kreu Blog Faqe 1015

Për kujtim të ATANAGORA I (1886 – 1972) dhe përvjetorit të vdekjes më 7 korrik 1965 

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Koncili II i Vatikanit (1962 – 1965) 

ATENAGORA I (1886 – 1972) – përvjetori i vdekjes – 7 korrik 1965                                                         

Shekulli njëzet është plotë sfida të llojeve të ndryshme. Në prag të festës së dymijë vjetorit të krishterimit Gjon Pali II thoshte: „Dimensioni gjithëpërfshirës ekumenik i Jubileut të Shenjtë do të jetë i cekur në mënyrë të qartë me takimin e gjithëkrishterë.“ 

Për Kishën katolike janë dy sfida kryesore dhe shumë të rëndësishme, ndoshta edhe vendimtare për gjithë të krishterët, dialogu ekumenik me Kishat simotra të krishtëra të ndara dhe dialogu ndërfetar me gjithë botën. 

Profeti i madh i ekumenizmit ishte patriku i Konstatinopojës Atenagora I, njeri i Zotit dhe Kishës, ai që pati guxim, fe, dashuri që t’i rrënonte prangat e mallkimit të ndërsjellët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse. Emri i tij i pagëzimit është Aristokle, kurse emri famijiar Spyrou; ai u lind në Tsaraplanë, tani Vassilikon, me 25 mars 1886, në Greqinë e sotme, në zonën kufitare me Shqipërinë. Ishte kjo periudhë e mbrëtërisë Otomane me përzirje të popujve, gjuhëve, kulturës, besimeve dhe traditave të ndryshme. Patriku Atenagora e kujton fëmijërinë e tij kështu: “Kur vinte nata të gjithë mblidheshim rreth vatrës, të ulur në tokë, „këmbëkryq“ „alla turka“. 

Babai i Aristokleut, Mateu, ishte mjeku i parë në fshat. Ja se si e përkujtonte atë Patriku Atenagora: “Babai im ishte mjeku i fshatit; mendoj se ishte mjek i mirë, iu jepte njerëzve shpresë. Gjithnjë udhëtonte me kalë, sepse e ftonin prej fshatit në fshat.” 

Nëna e patrikut ishte bijë e një zejtari – këpuctari të njohur, i cili kishte disa punëtorë. Quhej Elena. Ishte e shkolluar, sepse kishte vijuar një shkollë private greke dhe aty kishte arritur edhe diplomën. “Ishte nga Konica” rrëfen Atenagora, „nga një mes i shqiptarëve që ishte më i rëndësishëm dhe me ndikim se sa Tsaraplana dhe më shumë përparimtarë…“  

RRËNJËT E EKUMENIZMIT NË FAMILJE 

Aristokle Spyro qysh në rrethin familjiare jetoi bashkimin e dashurisë në dallime dhe pluralizmin. Atenagora rrëfente kështu:”Në Tsaraplanë të krishterët dhe muslimanët jetonin në harmoni të madhe. I vetmi polic turk, ende e kujtoj emërin e tij, Ali Bey, nuk kishte fare punë. Asnjë përlamje, konflikti, procese gjyqësore. Fëmijtë e krishterë dhe ata muslimanë loznin gjithnjë së bashku. Gjatë pagëzimeve të fëmijëve ishin të ftuar dhe të pranishëm edhe miqët muslimanë, edhe ata na ftonin për rrethprerjen e fëmijëve të tyre. Ishte kjo jetesë biblike, ku të gjithë ne ndiheshim fëmijtë e Abrahamit.“  

Ndikim të madh dhe vendimtar në jetën dhe edukimin e Aristokleut të ri padyshim  patën prindërit e tij: „Babai im ishte fetar, por në mënyrë diskrete, ishte më tepër i mbyllur. S’fliste për fe. Mirëpo, para bukës bënte kryq dhe shkonte për çdo të diell në kishë. Ndaj nesh ishte njeri i rreptë, por jo edhe zemërgur. Unë isha biri i parë, pastaj vëllau im i cili vdiq në vitin 1948, kurse e treta ishte motra e jonë…S’kam asnjë fotografi të nënës sime. Në atë kohë, nëpër fshatëra s’kishte fotografi…E dimë nga dëshmitë e kohës që Helena ishte e bukur. E quanin ‘hylli i mbrëmbjes’. Ishte e gjatë, e hollë, kishte pamje mbretëreshe… Edhe sot në Vassilikon flitet si ajo ishte bëmirëse… Nëna e jonë ndezi në ne fenë. Feja e saj ishte e flakët, tërheqëse. Në mbrëmbje për të na vënë në gjumë, na këndonte me zë të ulët himne fetare. Ishte shumë e përshpirtëshme.         

Kjo harmoni dhe lumturia e familjes u rrënua shumë me vdekjen e së ëmës sonë Helenë. Isha 13 vjeçar. Nëna ime dhe unë gati njëkohësisht jemi sëmurë. Unë e humba edhe vetëdijen; për shumë ditë mbeta i tronditur. Kur erdha në veti, fitova vetëdijen, e kërkova kot nënën time. Babai im më shpjegoi se kishte shkuar te dajtë në Konicë…Nuk ishte e mundëshme t’i mbajmë dy të sëmurë të rëndë në shtëpi, më tha. Pritsha që nëna ime të kthehej…’ Një ditë, ndërsa isha në oborr, hyri një njeri dhe më pyeti: „A banon këtu Mateu Spyrou të cilit para disa kohe i ka vdekur gruaja?“ Kështu e kuptova se nëna ime kishte vdekur para tre muajve. Ishte 37 vjeçare. Kurrë nuk jam ngushëlluar. Më ka munguar dhe do të më mungojë gjithmonë.“ 

Patriku Atenagora është me prejardhje, gjuhë, kulturë, edukatë shqiptar. Dëshminë e drejtpërdrejt mbi këtë e shkroiti atë Giuseppe Ferrari, italo-shqiptar: “Me prejardhje jam nga një vend i vogël në veri të Epirit, në afërsi të kufirit shqiptar…Duke i hapur duart nga unë, me një buzëqeshje të gjatë, klithi në gjuhën shqipe ‘Mirë se erdhe”! Edhe unë jam shqiptar si ti. Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Në vende tjera kanë luftuar në mes veti, por në Shqipëri ortodoksët dhe katolikët kanë bashkëpunuar mirë. Ju, pra, mund t’i kuptoni më mirë problemet ekumenike. Ndoshta Provania hyjnore iu ka transferuar në Itali për ndonjë rol të dobijshëm për planet e tija.” 

Patriku Atenagora I shpesh ceku prejardhjen e tij shqiptare që edhe me këtë të tregonte se si erdhi deri tek përvoja ekumenike qysh në atmosferën familjiare, nga një popull historikisht i vogël, i cili është i ndarë në dy fe, krishterimi,  që nga kohërat apostolike, dhe islam,  pas sundimit pesëqind vjeçar turk (1468 – 1912). Krishtërimi në popullin shqiptar ndahet në dy Kisha: Katolike dhe Ortodokse. 

Si njohës i mirë i historisë shqiptare patriku Atenagora ndër të tjera ka thënë: “Populli shqiptar është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Europë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishtërimin…Unë jam shqiptar…Jam në shërbim të Kishës ortodokse, edhe më tepër, të Jezu Krishtit…Të jeni të bindur se sistemi ateisto-komunist i Shqipërisë do të kalojë, mirëpo krishtërimi do të mbes përgjithmonë.” 

THIRRJA 

I riu Aristokle Spyrou mendon seriozisht për jetën, lutët, kërkon, jeton me fe, mirësi, me përshpirtërinë e nënës së tij të ndjerë Helenës. Në veçanti mendon mbi kuptimin e jetës, vuajtjes, vdekjes duke u nisur nga prvoja e tij. Përpos këtyre pyetjeve, i imponhet edhe pyetja e ardhmërisë së tij, përcaktimit dhe thirrjes jetësore. Lexonte shumë, lutej, kërkoi rrugën e vërtetë. 

Në vitin 1908 papritmas vdiq edhe i babai Mateu duke zbritur prej kalit. Aristokli ishte 22 vjeçar, pra, në moshën më të mirë…Pas shumë meditimesh dhe uratash kishte vendosur: do t’i kushtohem krejtësisht Zotit dhe Kishës së tij, si mug – xhakon. Studimet teologjike i vijoi në qendrën e rëndësishme kulturore dhe fetare në Halki. Në vitin 1910 shugurohet xhakon, pas përfundimit të studimeve dhe përgaditjes së thellë shpirtërore. E zgjodhi edhe emrin e ri rregulltar – Atenagora. 

Pas shugurimit për xhakon ishte në shërbim të Kishës dhe popullit së bashku me ipeshkvin Stefani në Manastir në Maqedoni që nga viti 1910. deri 1919. Atëherë Manastiri ishte qendër e rëndësishme politike, ekonomike, fetare dhe kulturore. Përbërja e banorëve ishte kjo: 30. 000 turqë (në masë të madhe shqiptarë të islamizuar), 15.000 grekë, 5.000 bullgarë, 3. 000 serbë. Sipas kësaj shihet se Manastiri ishte një mozaik i vërtetë popujsh, religjionesh, gjuhësh e kulturash. Atenagora ishte apostull i vërtetë i gjithë atyre që vuanin, pa farë dallimi. U flijua për të mirën e përgjithshme dhe shpeshherë qe edhe në rrezik jete duke mbrojtur jetën dhe të drejtat e të tjerëve. 

Në themele të kësaj përvoje dhe jete në mesin e popujve dhe feve të ndryshme më vonë do të thotë: “Në Manastir i njoha mirë sllavët. Kam vështruar edhe gjermanët dhe austiakët. Me françezë kam jetuar dy vite. Të gjithë popujt janë të mirë. Çdo njeri meriton nderimin dhe dhe përbindjen. Kam parë vuajtjen e njerëzve. Të gjithë kanë nevojë për dashuri. Nëse janë të këqij, janë të tillë sepse nuk kanë takuar dashurinë e vërtetë, atë dashuri e cila nuk shpenzon shumë fjalë por rrezaton me dritën e jetës… Dashuria e Krishtit është më e fortë se Ferri. Në dashurinë e tij hasim guximin që të duam njerëzit dhe me këtë zbulojmë se të tjerët janë domësdoshmërisht të nevojshëm për të pasur mundësi të qëndrojmë dhe të jemi të krishterë…” 

Prej vitit 1912 e deri në vitin 1919 Manastiri ishte bërë epiqendër e luftimeve të ashpëra. Atenagora, që ishte së bashku me metropolitin Krizostemi, u mundua me mish e shpirt për të mirë të të gjithëve.  

ATË I TË GJITHËVE 

Në vitin 1909 u desht ta braktiste Manastirin dhe të kalonte në Malin Atos ( në Greqi), ku atëherë kishte 7. 000 murgj. Mirëpo, pas gjashtë muaj paqeje, qetësie, urate me një rreth rregulltarësh nga shumë vende të botës ortodokse, Atenagora duhet të largohet prej Atosi për një mision të ri: emërohet sekretar i Sinodit të Shenjtë të Athinës, që ishte pozitë me rëndësi dhe ndikim të madh për jetën dhe veprimtarinë e Kishës Ortodokse. Edhe në këtë detyrë të lartë, me shumë përgjegjësi dhe vështirësi, ai punoi për çështjen ekumenike. Edhe në këtë dëtyrë u tregua i përgaditur dhe i aftë për punë, i hapur dhe komunikativ me të gjithë, i përkushtuar jetës së përshpirtëshme fetare me të gjitha forcat e tij. Në moshë 37 vjeçare emërohet ipeshkëv dhe metropolit i Korfus-it dhe Paksosit (1923 -1930). 

Në Korfus ishte gjendja tejet kaotike. Mijëra mërgimtarë hebrenjë kërkonin strehim nëpër shkolla dhe nëpër kisha. Me pasuri të kishës dhe me ndihmë të bamirësisë së besimtarëve nisi ndërtimin e shpejt të banesave. Në rezidencën e vet hapi një qendër shëndetësore falas dhe një shërbim për strehimin e tyre… Gjeti vend dhe zgjeroi shkollat për fëmijtë e të ikurve. Me kënaqësi dhe shpesh i vizitoi të varfërit dhe të sëmurët, njerëzit e braktisur. Një herë me ironi tha: „ Kush vdes nga uria s’ka nevojë për pendesë“ Nëpërmjet dashurisë dhe kujdesit shumë shpejt u bë babai i të gjithëve, i respektuar dhe dashur nga populli pa farë përjashtimi. Në shërbimin e përditshëm të Hyjit, Kishës, popullit, të gjithëve iu dha forcë, frymëzim, por edhe kënaqësinë e jetës dhe përkushtimit të krishterë. 

Mirëpo, Zoti e „sprovon“ edhe një herë, ia rrënon sigurinë në vazhdimësi,  e shqetëson dhe sfidon. E pret edhe një befasi, ndërrimi, ndryshimi. Amerika ka nevoj për një bari dhe atë shpirtëror, sepse atje ka shumë ortodoksë nga gjitha pjesët e botës, të gjithë në kërkim të fatit dhe kushteve më të mira jetësore. 

ARGJIPESHKËV NË AMERIKË  

Sinodi emëroi Atenagoren argjipeshkëv në SHBA (1930) për besimtarët greko-ortodoksë. Atë që deri atëherë e kishte përjetuar si „miniaturë“ në Vassilikon, Konicë, Janinë, Manastir, Korfus, tani do jetojë në kontinentin e ri: mozaik i dallimeve të ndryshme të të gjitha llojeve. 

Gjatë 17 viteve të punës dhe shërbimit pastoral pati suksese të jashtëzakonshme në Amerikë në çdo lëmë. Ja vetëm disa të dhëna: organizoi një tërësi organike me afro 400 famulli /ortodokse/, me afro 10 ipeshkëvij ndihmës, afro 500 meshtarë, dy shkola teologjike, më se 300 shkolla për fëmijë dhe për nxënës grekë. 

Amerika është multietnike, multifetare dhe pikërisht për këtë pyetja e dialogut ekumenik edhe për Atenagoren nuk ishte pyetje teoriko – spekulative, filozofiko – teologjike, por para së gjithash praktike, çështje e përditshme, e rëndësishme dhe jetësore që e përcolli gjatë tërë jetës. Ndarjet e mbrendëshme të krishterëve për te ishin një plagë e madhe në Trupin mistik të Krishtit – Kishave, kështu që punoi duke u munduar rreth dialogut, nderimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët në përpjekje dhe guxim të kërkimit të bashkimit në dallime.  

Punoi po ashtu mjaft dhe suksesshëm edhe me pushtetet politike, në veçanti me kryetarin Franklin Roosweltin dhe Harry Trumanin. 

Zoti edhe një herë kishte planin e tij me Atenagoren. Por, ja prapë befasia: më 01. XI. 1948 Atenagora u zgjodh Patrik i gjithëmbarshëm i Konstatinopojës. Rrethanat ishin vërtet të jashtëzakonshme. Patriku i mëparshëm, Maksimi V, ishte ende i ri, në moshën 52 vjeçare, i zgjedhur vetëm para dy viteve. Mirëpo, gjendja e tij shëndetësore e dëtyroi për dorëheqje. Pse qe zgjedh pikërisht Atenagora? Me siguri se ka shumë arsye, sidomos: për përvojën e tij të madhe baritore, për veprimtarinë e tij të laramanishme, për autoritetin të gëzonte veçanërisht në SHBA, si dhe për çështje politike të acaruara në mes të Turqisë dhe Greqisë. 

Atenagora I arriti në Konstatinopojë (Stamboll) më 26 janar 1949 me aeroplanin personal të kryetarit Truman dhe qe intonizuar një ditë më vonë. Në fjalimin e tij të parë foli qartë „për t’iu dhënë të gjitha Kishave të krishtera bashkimin dhe paqen, për t’u bërë ato burim i paqes për popujt.“ 

Atenagora para së githash forcoi bashkëpunimin mes Kishave të ndryshme nacionale ortodokse: organizoi pesë Konferenca gjithëpërfshirëse ortodokse gjatë vitit 1969: ka shkatërruar kundërshtimet që i kundërvenin Konstantinopojën dhe Moskën. Ka bashkuar Ortodoksinë duke bërë primatin e Konstantinopojës jo pushtet juridik për të sunduar apo qortuar, por  në stilin e Ungjillit, primat dashurie dhe shërbimi ndaj Kishave simotra. 

Në vitin 1950 Atenagora e shpalli enciklikën e parë të  gjitha Kishave ortodokse në botë, ku i fton në bashkim të fesë „për ta përgaditur bashkimin e të gjitha Kishave të krishtera në botë“. 

Në vitin 1957 filloi takimet e para me Kishën katolike nëpërmes Delegatit Apostolik në Konstantinopojë, Mons.Giacomo Testa-s, që vite me radhë ishte sekretar i posaçëm i Imzot Angelo Roncalli-t, papës së mëvonshëm Gjoni XXIII. 

Gjithë jeta dhe veprat e Atenagora I, ishin të udhëhequr nga dashuria ndaj Zotit, Kishës, ndaj njeriut dhe botës bashkohore. 

MIQËSIA ME PAPËT GJONI XXIII DHE PALI VI 

Provania përgaditi edhe një personalitet të madh nga Kisha Katolike, papën Gjonin XXIII, që të kenë mundësi së bashku të punojnë për bashkimin e të gjithë të krishterëve. 

Atenagora I pas shpalljes së Koncilit Dytë të Vatikanit (më 25 janar 1959) tha: “Bashkimi i të krishterëve është bërë një nevojë aq e qartë, sa që, nëse nuk do të arrihet sa më parë një ‘bashkim së paku i kushtëzuar’ në mes të tri bashkësive kryesore të krishtera: Kishës katolike romake, protestante dhe ortodokse, Kishës i kanoset rreziku i humbjes së misionit të saj, sepse, nëse s’do  të vihet deri te bashkimi, ajo do të humbë shumë besueshmërinë.”                                                       

Kështu filloi bashkëpunimi vëllazëror i këtyre dy krerëve kishtarë në dobi të afërimit ndërkishtar katoliko-ortodoks, të ekumenizmit të frytshëm me nderim dhe dashuri të ndërsjellë. 

Gjoni XXIII lëvizi botën dhe së shpejti vdiq, në pikëllim të të gjithëve. Atenagora I i tronditur tha; “Sa me gëzim kemi dashur ta vizitojmë Romën e ta përqafoj atë, të qajmë së bashku me të për shkak të përçarjes dhe ndarjes mes nesh gjatë gjithë këtyre shekujve, të tregojmë pendimin tonë për shkak të kaluarës dhe gëzimin për shkak të ardhmës.” 

Bashkëpunimi vazhdoi dhe u konkretizua me papën Pali VI. Me rëndësi histori janë tre takimet mes Palit VI dhe Atenagora I: në Jerusalem (5 shkurt 1964), në Konstantinopojë (15 qershor 1967) dhe në Romë (27-28 tetor 1967). 

Në Jerusalem mes të tjerash Atenagora I tha: “Duke shqyrtuar këtë takim si një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë dhe në jetën e Kishës së Hyjit…, dëshirojmë qëllimet e mira…të bëhen parahyrje e bashkimit të ndërsjelltë të vullneteve dhe nënshtrimit i plotë të Vullnetit të Shpirtit Shenjt të Zotit… 

Me shekuj bota e krishterë jetoi në natën e ndarjes. Sytë e tyre janë të lodhur duke shikuar në errësirë. Dhashtë Zoti që ky takim të jetë agim i ditës së lume dhe të bekuar, kur breznitë e ardhshme, duke u ushqyer nga i njejti kelk i Korpit të Shenjtë dhe i Gjakut të paçmueshëm të Zotërisë, do të lavdërojnë dhe lumturojnë në dashuri, në paqe dhe në bashkim të vetmin Zotëri dhe Shëlbuesin e botës…Ja, duke kërkuar këtë takim të përbashkët ne e kmei gjetur së bashku Zotërinë. Të vazhdojmë, pra, rrugën e shenjtë që hapet para nesh…” 

Një nga frytet më të mëdha të këtij takimi dhe përqafimit historik gjithësesi është heqja e mallkimit të ndërsjelltë (7 dhjetor 1965) Atenagora duke folur për mallkimin – përjashtimin e vitit 1054, ai ndër të tjera tha: “Ky gabim në mes Kishës së Romës dhe të Konstantinopojës, duke imituar dashurinë dhe mirësinë e Zotit ndaj njeriut, na detyron për këtë arsye në rikthimin e paqes…” 

Me rëndësi historike ishte edhe vizita e papës Pali VI Konstantinopojës, i cili në Katedralën e Fanarit, ku ndër të tjera pati thënë: „Ne përkujtojmë këtu katër koncilet e mëdha ekumenike në Nice, në Konstantinopojë, në Efez dhe në Kalcedoni, që etërit kishtarë s’kanë pasur frikë t’i krahasojnë me katër Ungjijtë…“ 

Në fjalën e rastit Patriku Atenagora I ndër të tjera iu përgjigj Papës kështu: “Shenjtëri dhe i dashuri vëlla në Krishtin. Duke dëshiruar mirëardhje, fortë i shenjti pasardhës i Pjetrit, që e bartni emrin dhe keni sjelljen e Palit, kasnec i dashurisë, bashkimit dhe paqes…Ne përshëndesim ardhjen Tuaj në Lindjen tonë si një agim të ri të dritës së ndriçuar nga Zotëria, në historinë e dy Kishave tona, të Romës dhe të Konsantinopojës, të botës ortodokse dhe katolike, të gjithë besimtarëve dhe të botës mbarë. Mirë se vjen, Vëlla, në emër të Zotit!“ 

Në takimin e tretë mes Atenarorës I dhe Palit VI në Romë iu dha ekumenizmit një nxitje dhe inkurajim. Me atë rast Patriku Atenagora  mbajti fjalën e rastit para kardinajve dhe antarëve të Sinodit ipeshkvor, ku ndër të tjera tha: „Ne mendojmë kah çasti i madh dhe i shenjtë, kur ipeshkvinjtë e Perëndimit dhe të Lindjes do të bashkëmeshojnë në të njejtin lter, duke ngritur kelkun e Zotërisë nga Eukaristia e përbashkët.“ 

TRASHËGIMIA E TIJ SHPIRTËRORE 

I madhi, mund të themi edhe i shenjti, Patriarku ekumenik Atenagora I vdiq më 7 korrik 1972, pas tetë ditë sëmundjeje. Vdekja e tij ishte humbje e madhe, jo vetëm për Kishën ortodokse,  por edhe për mbarë krishterimin, do të thoja edhe  për tërë njerëzimin. 

Me 9 korrik Papa Pali VI duke iu folur besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, tha: “Ju e dini pse Ne e përkujtojmë këtë njeri të madh të Kishës së nderuar, por ende jo tërësisht të bashkuar me Kishën Katolike; e porosisim në kujtime dhe uratë tuaja:sepse ai ishte mjeshtri i gjithëanshëm dhe apostull i bashkimit të Kishës greko-ortodokse me atë të Romës, si dhe Kishat dhe bashkësitë tjera të krishtera, ende të pabashkuar në të vetmin bashkim të Korpit mistik të Krishtit. Ai e ka pasur vetëm një shpresë të lartë:atë që të mund të pinte së bashku me Ne „nga i njejti kelk“. Kjo dëshirë e pazbatuar duhet të jetë trashëgimia e tij dhe kujdesi ynë“. 

Atenagora I ishte pikësëpari njeri i Zotit, njeri i Kishës, ekumenizmit, lëvizës i madh i bashkimit të krishterëve. Shpeshëherë thoshte; „Zoti është afër nesh dhe me Të edhe njerëz janë të afërt. Nëpërmes Krishtit ne  kemi zbuluar se Zoti është Dashuri.“ 

Duke menduar mbi ndarjen e Kishave dhe të krishterëve me zemërim në zemër komentoi: „Çka kemi bërë ne? Çka kemi bërë? Krishti ka hequr dorë prej nesh. Ne e kemi dëbuar atë. Me armiqësitë tona, me krenarinë tonë, me paturpësinë tonë farizeje, ne kemi fyer shpirtin e Ungjillit… Krishti është larguar… Ku do të ketë shkuar?… Shkon si shtegtar, si i panjohur në mesin e të varfërve, të braktisurëve e të lënëve të këtij vendi. Ku do mund të ishte? Ndoshta në Indi, apo Afrikë? Apo në lagjet e mjerueshme të qyteteve të mëdha? Mirëpo, ne nuk mund të jetojmë pa Të, nuk mundim. Duhet ta gjejmë atë…Unë nuk merrem me politikë. Ajo s’më intereson… Mua më intereson Krishti dhe Kisha e tij, bashkimi i Kishës në paqe e dashuri. Dialogu do të shqaronte shumë pyetje…Ne të krishterët duhet palodhshëm të kërkojmë bashkimin e Kishave simotra dhe vëllazërimin e popujve.“ 

Atenagora I ishte dhe mbeti jetë, porosi, dëshmi të cilën ia vlenë ta zbulojmë. Dhe trashëgimi të cilën duhet ndjekur, jetuar sot e në të ardhmën. 

Don Lush GJERGJI

Rreth polemikave të Gërvallës, Lajçakut dhe Escobarit

0

Gani I. Mehmeti 

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, atë që e ka thënë për BE-në, e ka thënë nga përvoja në bazë të fakteve, jo vetëm nga hamendja apo vetëm pse ka mundur ta thotë. 

Është e ditur se nuk i pëlqejnë këto Lajçakut, pse ai mendon se ka bërë një punë të madhe, por është e kundërta.  

Faktet janë jo vetëm në raport të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që asgjë nuk ka bërë, përveç që e ka akuzuar Kosovën, sa i ka vënë edhe masat, por se ai dhe BE nuk kanë guxuar të ndërmarrin asgjë ndaj Serbisë, përveç perkëdheljes që i kanë ofruar, si në dialogun me Kosovën, ashtu edhe me veprimet e saja me Rusinë që kur e sulmoi Ukrainën. 

Tani, sikur të mos kishte qenë BE-ja një Tigër prej letre, ndryshe do të ishin sjellur me Serbinë dhe Vuçiqin, bashkëpunëtorin e Millosheviqit.  

Fakti tjetër: A deklaroi vetë Vuçiqi se nuk e njeh Marrëveshjen e Ohrit, posa u kthye në Beograd? – Po! A tha se asgjë nuk kam nënshkruar? – Po! A u ndrëmor diçka për këtë deklaratë dhe për ndërprerjen e dialogut nga ai? – Jo, asgjë! Sërish u fajësua Kurti për ndërprerje të dialogut, i cili vazhdimisht thoshte se jam i gatshëm për bisedime e takim edhe me Vuçiqin. 

Ndaj kujt u morën masat? Ndaj Kosovës, e cila përpiqet të zbatojë ligjin në tërë Kosovën, natyrisht, edhe atje ku nuk ka qenë zbatuar deri tani, në veriun e saj. Përse tani të akuzohet Kosova deri në marrje të masave dhe përse të përkrahet nga BE Serbia që përpiqet të përzihet  e të ndikojë në punët e brendshme të Kosovës? 

Vallë, sikur BE të kishte unitetin brenda saj, a do duhej ta njihnin Kosovën edhe pesë shtetet tjera që deri sot nuk e njohën? Sikur BE të mos ishte një Tigër prej letre, a do duhej të venin sanksione edhe ndaj Serbisë që doli e padëgjueshme ndaj BE-së e nuk i vuri sanksionet ndaj Rusisë? Sikur BE të kishte fuqi, a do duhej të ndërmerrte masa ndaj Serbisë për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, që thuhet se janë mbi 30 sosh, pse nuk zbatohen prej saj? 

Prandaj, ec e thuaj se nuk ka të drejtë Donika Gërvalla! 

Ne e kuptojmë edhe Lajçakun, i cili deklarohet me sa vijon: “… BE Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë…Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së”. Kjo është më se e vërtetë sa i përket stabilitetit ekonomik. Por, nuk është bërë stabiliteti politik në Europë, madje është shumë larg stabilitetit politik, sepse i ligu, i dobëti sulmohet,iI vehen masa e deklarohet si destruktiv (siç është Kosova), ndërsa i forti edhe kur e ka keq, edhe kur është i padëgjueshëm, përkrahet dhe deklarohet nga BE (sidomos nga Lajçaku e Borelli) si konstruktiv (siç është Serbia konkretisht)! Duhet të jini të drejtë, që gjithçka të shkojë mbarë. Jo të përkrahet vetëm i forti kur është keq e të sulmohet i ligu, kur e ka mirë dhe është në rrugë të drejtë. 

Sa i përket Escobarit do të thosha se nuk ke qare pa qenë nacionalist kur ti je i sulmuar prej nacionalshevenistit. Serbia është nacionaliste dhe shoveniste e pushtuese ndaj tokave shqiptare që prej dyqind viteve. Unë e di që këtë e di mirë Amerika, do duhej ta dije edhe ti. Ma gjej një sulm të shqiptarëve ndaj serbëve! Nuk ekziston. Më kot qahet Vuçiqi për serbët e veriut të Kosovës, ata janë të privilegjuar sa here më shumë se të gjtihë minoritetet e tjera në botë. Ne gjithherë kemi qenë vetëm në mbrojtje. Edhe tani, ne nuk jemi duke sulmuar askë, përveç në mbrojtje të territorit tone në veri të Kosovës. Përse nuk kemi problem në viset tjera të Kosovës? Jo, se nuk ka serbë në kufi me Serbinë. Prandaj, gjithë këtë, Serbia po e bën me serbët e veriut të Kosovës, pse ata nuk duan ta njohin Kosovën shtet. Pra, është faji ynë që përpiqemi ta mbrojmë vendin tone, territorin tonë, apo faji i Serbisë që kërkon të marrë tokën tone? 

Se, do të jesh nacionalist e popullist, varet nga tjerët me të cilët ke punë, siç  veproi  këto ditë Serbia në veriun e Kosovës. Sikur Serbia të mos ndërhynte në pynët e brendshme të Kosovës, nuk do e kishim këtë problem. Sikur Serbia të mos shfaqej e të mos ishte nacionalste – as ne nuk do të kishim një nevojë të tillë. Sikur Serbia të mos sulmonte, nuk do të kishim ndaj kujt të mbroheshim. Krejt gjërat varen nga tjetri që të paraqet si kusht dhe të detyron të mbrohesh.  

A pati nevojë Ukraina të mbrohej deri sa nuk e kishte sulmuar Rusia? –  Jo! Kështu janë edhe Kosova me Serbinë. 

9 korrik 2023, Ulqin 

Remitencat e mërgatës dje, sot dhe nesër!

0

Florim Zeqa  

Remitencat e diaspores para luftës janë shfrytëzuar për çështje ekzistenciale dhe për mbajtjen e shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, gjatë periudhës së luftës janë shfrytëzuar për ndihma humanitare për popullatën dhe nevojat e luftës çlirimtare, pas luftës për ndërtim dhe rindërtim të shtëpive të shkaktërruara, kurse pas shpalljes së pavaresisë po përdoren si infuzion për ekonominë e vendit.

Remitencat e mërgimtarëve në shërbim të politikanëve milionerë

Kur bëhet fjalë për të hyrat apo remitencat e mërgimtarëve ato përveqse janë infuzion për ekonominë e vendit, janë kthyer në infuzion për pushtetarët dhe bizneset në përgjithësi. Në dukje të parë, të hyrat e mërgatës janë ndihmesë e madhe për bisneset e vogla, por akoma më e madhe kjo ndihmesë bëhet për bizneset e mëdha dhe pronarët faktik të tyre-për politikanët milionerë.

Pasi pronarët faktik të çdo biznesi të madh fitimprurës në vend janë polikanët mionerë në pushtet dhe opozitë, në kontot e të cilëve grumbullohen të ardhurat nga remitencat e mërgatës sonë.

Sikur të ishte ndryshe, të hyrat e mërgatës do të përfundonin në arkën e shtetit, e me ketë do duhej të vërehej një ndryshim i madh në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe në mirëqenjen e qytetarëve!

Mirëpo, për fat të keq edhe me këtë qeveri kjo nuk po ndodhë!

Ditë më parë e dëgjova nga pushtetarët aktualë, deklarimin e 1 miliardë e 200 mijë euro të hyra të parashikuara të mërgimtarëve përgjatë këtij viti, por nuk e dëgjuam asnjë parashikim për investime të shtetit nga remitencat e mërgimtarëve për të mirën e qytetarëve!”

Pse nuk themelohet fondi i sigurimeve shëndetësore!?

Edhe pse u ndërruan shumë qeveri për këto 15 vite nga ri-shpallja e pavarësisë e deri më sot, asnjë iniciativë nga asnjë qeveri për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore!

Secila qeveri pasuese e kritkon qeverinë paraprake për dështimet në qeverisjen e vendit, por secila qeveri që po ikën nga pushteti, por largohet pa e bërë as një hap për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore.

Fondi i sigurimeve shëndetësore është fondi më bazik në krijimin e sigurisë për jetë të dinjitetshme dhe të sigurtë të qytetarëve në këtë vend. Mungesa e sigurimeve shëndetësore është shkkaku i parë por jo i vetmi i largimit të qytetarëve nga vendi.

Të gjitha legjislaturat e deritanishme në Parlament kanë hartuar dhe miratuar ligje që u shkojnë për shtati deputetëve dhe pushtetarëve, pos asnjë ligj bazik për të mirën e qytetarëve. Këtë që e themë mund ta argumentojë me dhjetra fakte, por po e permendi vetëm njërin prej tyre. Përderisa disa herë janë votuar ligjet për ngritje të pagave të deputetëve dhe qeveritarëve, ende nuk po arrihet të miratohet ligji për nivelim të pagave në sektorin publik, e të mos flasim për sektorin privat i cili është i harruar nga të gjitha qeveritë, e së fundmi i kthyer në anarki të plotë nga pushtetarët aktualë.

Kaos në sistemin shëndetësorë

Kot folen dhe u krrekosen qeveritë paraprake, kot po flasin edhe pushtetarët aktualë për rritje të buxhetit të shtetit dhe ngritje të remitencave të mërgimtarëve, kur nuk investojnë në sistemin shëndetësorë, përkatësisht në krijimin e kushteve në spitalet tona për shërim të qytetarëve. Mungojnë investimet në aparatura moderne për diagnistifikimin e sëmundjeve të pacientëve, mungojnë barnat esenciale dhe themelore në spitalet tona publike, duke filluar nga gjërat elementare e deri tek ato më kruciale për jetën e pacientëve.

Nga njëra qeveri tek tjetra po vazhdon sindroma e emërimit të drejtuesve të QKUK-së dhe spitaleve rajonale sipas përkatësisë partiake pa një ekspertizë të nevojshme profesionale.

E gjithë kjo po bëhet për të menaxhuar më lehtë ato pak investime në sektorin e shëndetësisë, të cilat kthehen në mënyrë të tërthortë në xhepat e pushtetarëve.

Faturat e tatimit në pronë po i shqetësojnë mërgimtarët

Përderisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre rreth faturave për tatimin në pronë, që u kanë ardhur për pagesë me vlera shumëfish më të larta sesa viteve paraprake, mërgimtarët ndjehen të zhgënjyer në ‘Qeverinë Kurti 2’ për mosvlerësim real, gjegjësisht për mosmarrjen në konsideratë të shtëpive të pabanuara të mërgimtarëve.

Rritja deri në 700 për qind e faturave të tatimit në pronë për shtëpitë e pabanuara të mërgimtarëve është pak më tepër se plaçkë, është haraq i sinkronizuar mes pushtetatarëve të nivelit qendror dhe atyre lokal.

Me këtë rritje nga janari i këtij viti qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët janë goditur me një rritje marramendëse dhe jonormale të tatimit në pronë. Për këtë rritje të tatimit në pronë përveç qytetarëve, partive opozitare dhe shoqërisë civile ka reaguar edhe KMDLN-ja, sipas së cilës kjo është plaçkitje e pastër nga ana e shtetit.

Nëse vazhdohet me këtë trend të gjobitjes të mërgimtarëve me tatimet mbi pronë për shtëpitë e pabanuara, me koston mujore të energjisë së pashfrytëzuar dhe pagesat për lidhje të internetit të pashfrytëzuar do t’i kthehet bumerang buxhetit të shtetit, ngase mërgimtarët do t’i rrallojnë vizitat në vendlindje, gjë e cila do të ndikojë dukshëm në uljen e ‘remitencave’ dhe do të bien investimet e mërgimtarëve në shtetin e tyre!

Sikurse kryeministrave praprak, edhe Albin Kurtit, përveqse për votë, asnjëherë nuk i ka interesuar mërgata jonë. Andaj as tani nuk e ka për qëllim ndihmën ndaj mërgimtarëve, por përfitimin për votë dhe plaçkitjen e tyre në përmes tatimit në pronë, në energji elektrike, në çasje interneti e deri tek gjobitjet në komunikacion!

Diaspora është pasuri e çmuar e popullit dhe e shtetit, por jo e politikaneve

Për ne mërgimtarët e viteve të ’90-ta që jetojmë prej dekadash në vendet e huaja, ëndërra për kthim në atdhe na shoqëron për çdo ditë dhe në çdo hap të jetës, na i ushqen shpresat për kthim të shpejtë në vendlindje.

Ne kur vijmë në Kosovë çdo gjë na duket e mirë në këtë vend, duke filluar nga rrezet e ngrohta të diellit e deri tek aroma e bimëve dhe e tokës, e mirë për ne është e mirë gjithçka që frymon në këtë vend, filluar nga më të dashurit që e i kemi këtu, pra nga familjarët, miqët e farefisi i gjërë e deri tek të panjohurit që i takojmë në rrugë.

Por ne kemi mallë e nostalgji edhe për varret, vendin ku prehen të qetë prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilëve ju rrëfehemi pranë varrit për ndryshimet e thella shoqërore, për të gjitha të arriturat dhe sukseset, por edhe për aspektet negative të shoqërisë sonë dhe për gjithçka të keqe që ka ndodhë pas shkuarjes së tyre në botën e amshueshme, siq janë: humbja e respektit dhe dashurisë ndërvëllazërore, e humbjes së bujarisë dhe besnikërisë, për humbjen e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor e deri tek largimi nga traditat, doket dhe zakonet e bukura popullore.

Krahasuar me vitet e ’90-ta, kur përveq prangave të robërisë gjithçka tjetër ishte në binarët e shëndoshë të një shoqërie njerëzore, tri dekada më pas gjithçka duhet riparuar dhe rikthyer në binarët normal të funksionimit të shoqërisë sonë. 

Çfarë do të bëja unë ndryshe për qytetarët e Kosovës

Ndryshimin mund ta bëjë vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nisma e re politike e përmasave të alternativës politike e viteve të ’90-ta, e cila rreth vetës do të tubojë të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzit e kësaj hapësire gjeografike.

Me ADN-në nuk do të jetë e largët dita kur shteti i Kosovës do të bëhet vend i dashur dhe tërheqës për të jetuar në të dhe vend i sigurtë për investime të mërgatës dhe investitorëve të jashtëm që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari afariste në vendin tonë.

Tri shkronjat e arta ‘ADN’ simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme dhe do ta kthejnë shtetin kah e mbara, bashkë me ketë edhe shpresën e qytetarëve për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës.

Pa anashkaluar segmentet tjera shtetërore, ju garantojë qytetarëve, sikur unë nesër të vie në qeverisjen e vendit, brenda 6 muajve qytetarët do t’i kenë të garantuara këto gjëra; sigurimet e plota shëndetësore, shërbimet cilësore në spitalet publike dhe barnat gratis për të gjitha sëmundjet kronike. Pacientëve të shtrirë në spitalet publike, në vend të letrave për blerje, mjekët do t’i furnizojnë me barna pa pagesë gjatë kurimit dhe shumë gjëra të tjera përcjellëse pas daljes nga spitali.

Qytetarë të dashur të vendit tim, bashkatdhetarë në botën mbarë, ju lutem mbajemni për fjale. Këto që i ceka nuk i kam për fushatë elektorale, por janë zotime dhe fjalë të shënjta të dalura nga thellësia e shpirtit tim, për të cilat do të angazhohem me tërë qenjen deri në realizimin e plotë të tyre dhe jo vetëm, por janë edhe një varg i gjatë i shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat fakteqësisht kanë munguar dhe po mungojnë edhe sot pas 24 vjetve në liri.

A mos është duke dështuar politika euroamerikane në Kosovë?

2

Fototo: KFOR – i amerikan në Jarinje

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , historian, Prishtinë 

Po atë moment kur Britania e shënoi Brexitin (largimin nga BE), u dëshmua se shteti komb nuk do të deziavuohet në shtetin global (ndërvarur), sepse kombi i ka rrënjët në popull por nuk guxon të largohet nga tradita, nuk guxon ta konvertojë qenjën e vet, në diçka që nuk është. Lidhur me këtë, nepër Ballkan është kah bën kërrdi politike Gjorgj Sorosi dhe djali i tij Alek Sorros, duke i korruptuar tregtarët e flamujëve dhe batakgjinjët e çdo ngjyre. Tani është msheftësi publike se cilat institucione dhe cilët individ shqiptar janë në një melodi me globalizmin e Sorrosit, që do të thot se e kanë shitë çështjën kombëtare për monedha: qofshin dollarë apo petrodollarë.

Jemi dëshmitar që evroamerkanët po i turrën kërcnueshëm viktimës që quhet Kosovë dhe po e favorizojnë xhelatin që quhet Serbi. Pse mos të thuhet për të satën herë se Serbia e shndërroi tërë Sanxhakun e Nishin:714 katunde dhe 6 qytete shqiptare në varre, në krematorium. Dhe nuk u ndal deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj kohe Serbia e rrafshoi me zjarr e topa Lumën më 1913; e rrafshoi me zjarr dhe topa Rugovën në 14 katunde në shkurt 1919; e rrafshoi me zjarr dhe topa Llapin ku në Prapashticë nuk mbeti njeri i gjallë ma u masakruar ose pa marrë plagë; e rrafshoi me zjarr dhe topa Dfrenicën më 1924; e rrafshoi me zjarr dhe topa Mitrovicën më 1941; e rrafshoi me bombardime prap Prapashticën, Nishefcin dhe Keqekollën në maj 1941; e rrafshoi me zjarrë dhe topa Bihorin e Sanxhakut në janar 1943; e rrafshoi me zjarr dhe topa  Gjilanin në dhejtor 1944; e rrafshoi me zjarr dhe topa Drenicën në shkurt 1945; e shëndrroi në gërmadha tërë Kosovën më 1998/99.

Këtë pohim e ka dëshmuar edhe politika e investimeve, në përgjithësi nepër Serbi duke e favorizuar në çdo etapë historike. Lidhur me këtë, Evropianët duhet ta kanë të qartë se e kanë coptuar Shqipërinë në 5 copa dhe tash shtihën si demokrat dhe paqesorë, kurse plaga shqiptare kullon helm pa pushim dhe prap ka kërcnime se do të metastazojë plaga edhe më thellë, sidomos ndaj Kosovës. Ky realitet nuk u jep shqiptarëve të drejtë që të shfaqin anarki në asnjë variantë. Përkundrazi, demokracia në një masë është dëshmuar në Kosovë që nga çlirimi më 10 VI 1999. Pra duhet paksa të shkohet në histori dhe të mësohet se fenomeni i robërisë të shqiptarëve e ka zanafillën e përserituar edhe në mesjetë e që është përsëritur nepër tavolinat diplomatike të fuqive evropiane: më 1878 në Berlin; më 1913 në Londër; më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Shqiptarët më shumë dilema e patën filluar luftën kundër të njejtit agresor (Serbisë) më 1993 ( kur themelohet UÇK), duke u friguar se do të na përsëritet historia, do të bëjmë luftë të drejtë dhe prap do të na denojnë si “agresor” mu kështu si po akuzohemi sot. Nuk ngjau e papritura më 1992 në Konferencën e Londrës sespe çështja e Kosovës as nuk u zu në gojë fare, edhe pse nuk kishim lërë derë pa lëvizë për ta dëshmuar të drejtën tonë, në luftë politike dhe ushtrake për çlirim dhe bashkim kombëtar, gjatë gjithë shekullit XX. E them me përgjegjësi etike shkencore se armët më 1997 i rrokëm sepse okupatori kishte program për të na shfarosë si pjesë e kombit, dhe për atë shfarosje i kishim programet e tij të shkruara. Luftuam gati dy vite (1998/99 frontalisht, duke bartur armatim me krih dhe me bagëti dhe ka ngja që edhe atë armatim na e kanë shkatrruar dhe konfiskuar. Faktet dihen. Por, nuk mbeteshim pa shpresë, se lufta jonë e drejtë do të vazhdojë, sepse ishim të mbështetur për muri. Dhe fatmirësisht në fund të vitit 1998 na u forcua shpresa dhe besimi në armet tona, në doket dhe zakonet tona të dejta.

Ngjau pra femomeni dhe në fund të vitit 1998 u pranua ideja se për Kosovën do të organizohet një konferencë ndërkombëtare, që përputhej me kohën kur UÇK nuk konsiderohej më “terroriste”, kudo nepër qendrat e fuqisë. Nuk e dinim ku, por shumë shpejtë në janar 1999, u kuptua se konferenca historike për Kosovën do të mbahet në Paris, vend ky që më 1919 dhe 1946, na ishte prerë trupi i trojeve kombëtare në gjashtë copa, në gjashtë palgë gati të pasheruara. Po, atëbotë nuk kishim frigë për dy gjëra: Së pari se informimi nepër glob ishte i mundshëm dhe gati i plotë edhe pse në Kosovë okupatori na e kishte shkatrruar instituconet e informimit deri në themel, duke serbizuar çdo medium informativ. Së dyti, në Evro-Amerikë ishim të sigurtë se do të na kuptojnë më 1992 në Konferencën e Londrës për Jugosllavinë. Kjo shpresë ishte realiste aq më parë kur RSFJ ishte bërë copë e grimë, duke luftuar sllavët ndërmjet veti, pra duke bërë luftë shumë të egër qyetare. Por asnjë ndihmë përpos llafeve nuk na erdhi neve shqiptarëve, sepse e kishim vulën e faktorit që duhej të mbetëshim koloni serbiane. Dhe mbi këtë realitet ishim të bindur se Konferenca e Dejtonit (SHBA) më 1995 për Bosnje Hercegovinën, kishte arritur një sukses duke e ndaluar gjenocidin serbian ndaj boshnjakëve, po edhe luftën Serbo-Kroate, e cila kishte qenë e akorduar nga Milloshi dhe Tuxhmani. Nga ajo Konferencë (1995) kasapi i Ballkanit doli me nofkën “paqebërës”, edhe pse sidomos në Sreberncë shënoi rekord të masakrave në Evropë në një trevë. Por S. Millosheviqi në Dejton (1995) mori sinjal se me shqiptarë mund të sillet si të dojë, sepse më në fund edhe do të shpërblehet me çmimin: “Nobel për gjenocid mbi shqiptarë”. Vetëm ky koncep kishte mebtur pa u plotësuar në mozaikun serbian në luftë për shfarosjën e shqiptarëve, krejtë me qellim për të dalë në Skelen e Durrësit. Në Kosovë atëbotë (gjithnjë më 1995)  pati filluar të spjegohet nepër koluarët politike shqiptare, se nga Konferenca eventuale ndërkombëtare për Kosovën, së pakut do ta nxierrim një Republikë të Kosovës (ala Republika Serbe në Bosnje), brenda Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i ZI), sepse edhe Deklarata e 4 korrikut 1990, kishte sanksionuar atë mundësi. Por, prap nepër koluare kishte filluar të flitet se: “ndihma e Perendimit” ka kosto që shqiptarët e rreligjionit islam “duhet të konvertohën në të krishterë, sepse më 1914 ky akt ‘civilizues’ kishte mebtur pa u rrealizuar”! E shpresa që nuk vdes kurrë kishte mbetur te Amerika protestante edhe tash në fund të shekullit.

Konferenca e Rambujesë

Konferenca e Rambujesë për Kosovën (mars 1999) u mbajt në rrethana kur lufta e UÇK ishte bërë faktor përmbajtësor që shqiptarët të kërkojnë diçka më tepër se sa Republikë në kuadër të FRJ-ës së Zhablakut. Të kuptohemi se Mali i Zi (si shtet i sllavëve) ende nuk jepte shenja se është i paknaqur me politikën serbiane, e cila në nëntor 1918 nga Mbretëria serbe ia kishte suprimuar: shtetësinë, kombin, dinastinë, kishën dhe gjuhën malazeze. Por, shqiptarët pas ndarjës së Malit Zi nga Serbia më 2006 e kishin të drejtën blanko se: kur sllavët nuk mundën të bashkëtojnë me serbianët fashista, si mundën shqiptarët në Kosovë, ku struktura e popullsisë 92 përqindë është shqiptare. E vërteta, Konferenca e Rambujesë u mbajtë në kushte të një presioni Evroamerikan dhe të një pjese të politikës shqiptare (Shqipëria komplet), që të mbesim nën syzerenitetin e Millosheviqit. Madje Adem Demaçi dhe ata që e përkrahnin luftën e drejtë për shkëputje totale nga Serbia, u quajtën nga disa parti sabotere të UÇK-ës, e sidomos nga Ismail Kadare se: “jemi kundër tërë botës”. Faktorët që e vulosnin këtë qëndrim ishin të bindur në parimet e Fuqisë së atyre që diktonin “paqe” se: ndër 10 pikat që nuk negocioheshin ishin sidomos: 1. Kufirin RFJ-Shqipëri do ta ruante Ushtria serbo-malazeze; 2. Në Kosovë mbeteshin 11 mijë policë serbian; 3. Shqiptarët mbetëshin pakicë kombëtare, edhe pse ishin katër herë më shumë se Malazezët në federatën fantome të Zhabllakut. Dhe shumë kushte tjera që duhej të duroheshin nga shqiptarët, ose në të kundërtën të shkojmë “ku bren miza hekur”, të zhdukëshim nepër ato vende që do të na pranonin si refugjatë. Pra në asnjë vend nuk u përmend bile Kushtetuta e vitit 1974 për Kosovën. Dhe Bashkimi Evropian dhe SHBA thua se  “nuk e dinin” se fashizmi serbian kishte vëndosë për të na larguar defintivisht nga Kosova deri më 28 VI 1999. Pra në përvejtorin e Vidovdanit, duhej të merrte fund çështja shqiptare në Kosovë, ku kishte gisht edhe Vaselena po edhe bota Latine si Kryqzata Evropiane, që po i afrohej objektivit, për të mbetur si detyrë shfarosëse popullsia islame në Republikën e Shqipërisë. Me këtë program ka manipuluar nepër koluare të Beogradit sidomos ministri i informatave i quajtur Aleksandër Vuçiq. Ky fakt e zbulonte pazarin Millosheviq-Tuxhman në luftën e planifiukuar të vitit 1991. Ky fakt i shfarosjesë së shqiptarëve të Kosovës vërtetohet edhe me pjesëmarrjen e disa Meshihateve islame nga Rusia, për të mbuluar gjurmë e ku ishte edhe një delegacion ilegal nga Palestina në Beograd më 27 maj 1999. Pse deshtoi Koncili i Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, deri me sot askush nuk e ka elaboruar. (shiqo: Millosheviq, Tuxhman, Dogovoreni rat 1991, strogo pov, Beograd. Dokumentin e ka patentuar Millosh Miniq në Arkivin e shtetit dhe në qendrat e fuqisë, që mund ta sigurojnë, nëse nuk e kanë siguruar para se të thahet ngjyra e nënshkrimeve!).Në Kosovë makineria vrastare serbe i kishte atëbotë (mars qershor 1999) dy detyra parësore: ta shkatrrojë UÇK-ën, përmes planit “Patkoi”; ta detyrojë popullin shqiptar që të largohet nga vatrat e  veta, në mënyrë që Kosova të kolonizohet me sllavë, përmes planit “Toka e djegur”.

Bombardimet e NATO-s ishin konform Rrezolutës të KS OKB nga 31 mars 1998

Me fillimin e bombardimeve ndaj RFJ-s nga 24 mars e deri më 10 qershor 1999, NATO do të mësojë detalisht se ku shpje politika taktike “Patkoi” (më e shkatrrua UÇK-ën)  dhe strategjia  politike e “Tokës së djegur” ( më e shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke e ndarë këtë detyrë serbiane në tri tërësi: një pjesë më e vrarë dhe me i bartur kufomat deri në Batajnicë, një pjesë me i diegë nepër shkritore; një pjesë më e dhunua dhe sa më shumë dhe me hudhë kufoma nepër bunare…; një pjesë e shqiptarëve me u plasuar maleve për ta shfarosur pastja pjesë-pjesë, dhe një pjesë shqiptare për ta larguar nga Kosova dhe për t` ia bërë të pamundur që të kthehet sikurse popullsia e Krahinës Toplicës në 714 fshatra dhe 6 qytete më 1877 në Sanxhakun e Nishit. Lexo se afro 1 milion shqiptar ua larguan me dhunë nga Kosova, në pjesën e parë të vitit 1999. Në lidhje me këtë, Borreli dhe Llajçakue kanë harruar fenomenin e Srebernicave nepër Kosovë;  i kanë harruar kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës të Shqipërisë. E vërteta, politika Evroperendimore e kishte të njohur dokumentin “Patkoi”, por edhe programin “Toka e diegur”. Pra e them me përgjegjësi, se qarqet profesionale sidomos në SHBA nuk e njihnin politikën serbiane të 37 programeve nga viti 1836 e deri më 1999, për t` i shfarosur shqiptarët, por kancalaritë evropiane po, sepse ishin në të njejta pozita parafashiste, nazifashiste dhe neofashiste.

Lidhur me këtë, në nëntor 1998 në Mynhen të Gjermanisë provova për ta spjeguar fenomenin e programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve me fakte, në emër të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi. Por kujtë t` i tregohet. Nga fillimi e procesit të dëshmisë, e deri dy orë para përfundimit, UÇK quhej terroriste. Ndryshim rrezultoi në qëndrime kah fundi i tubimit, kuptohet pasi që u erdhi urdhëri nga Pentagoni se: “UÇK nuk është terroriste”.  Pse mos të dihet se ata që më intervistonin më shumë u besonin agjentëve të Beogradit, e ku përpos 3 serbëve ishte edhe një rumun, një palstinez dhe dy jahudi, se sa një zëri të ndërgjegjës në “shkretirë” e që kishte shansë ta kuptojë vetëm ndonjë ndergjegje sojnike e një oficerje nga Polonia. Në lidhje me këtë, hapur duhet ta themi se komplet bota Islame ishte në anën tjetër, ishte me fashizmin e Milloshit, sa që në disa qarqe nepër Evropë dhe Amerikë, pati filluar të çarkullojë disponimi në fund të vitit 1998 se: “është shansa e shekullit se shqiptarët musliman të konvertohën në katolik”. Në anën tjetër serbët pravosllav kishin planifikuar për 27 maj 1999 Kongres të kishave të krishtera në Patrikanën e Beogradit, prej të cilit kishat do të dilnin të unifikuara, ndërsa shqiptarët e anatemuar nuk do të lejoheshin të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore. Në atë Kongres rreligjioz të Vaselenës do të merrnin pjesë edhe disa kongregata islame, sidomos nga Rusia ku numroheshin se ishin 44 milionë. Këto pazare ishin kurdisë qysh më 1985 por që i prishi lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s së bashku në një front: NATO nga ajri, UÇK nga toka. Ndërsa, si rrezultat i kombinimit erdhi kapitullimi i Ushtrisë RFJ-ës pa kushte më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Pas Kumanovës qershor 1999

Ngjarjet që e pasuan Kumanovën mund të përmbledhën në: negociatat e Wjenës ku Mati Ahtisari imponoi një status të Kosovës, të cilin pala shqiptare e pranoi duke shënuar një fenomen të ri në diplomaci e që është: diskriminimi pozitiv. Kjo do të thot se Serbët në Kosovë do të gëzojnë të drejta shtesë, të cilat nuk figurojnë në asnjë Kushtetutë të Globit. Por, orteku i shkatrrimit të RSFJ-ës do të rrumbullaksohet me largimin e Malit Zi nga federata më 2006. Ky fakt i ri e nxorri në shesh një të drejtë shqiptare, e cila u kuptua LAKURIQ, se kur me serbët nuk mund të bashkjetojnë as sllavët e lëre më shqiptarët, më në fund u kuptua se cili është rroli i tigrit në Ballkan.

Më 10 qershor 2007 ndodhi vizita historike e Bushit Ri në Tiranë i cili e shkrepi këtë fjali: “Çka është mjaftë, majftë është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë”. Bota e civilizuar u step para kësaj fjalie historike, e cila hapi energji të re në çështjën shqiptare; hapi zemarat shqiptare se Amerika e Klintonit më në fund do ta kuptojë realitetin, sespe edhe në Rambuje edhe në Kumanovë plaga shqiptare nuk ishte sheruar në tërësi, sepse nuk shkëputëshin prangat e robërisë, sepse është thënë nga goja e një Presidentit Amerikan  që simbolizon: mendim, shprehej dhe veprim të lirë-shprehë të drejtën e grantuar se liria: do të mbrohet në Kosovë–Dradani, me logjikën e diturisë, mençurisë dhe forcës armatosur.

Më 17 shkurt 2008 ndodhi shpallja e Pavarësisë Republikës Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe deputetët serbian, por edhe shoqëritë civile dhe të ftuarit respektiv, me çka Serbia nuk u pajtua dhe drejtoi ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, më 22 korrik 2010 erdhi verdimkti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se: Shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare. Me këtë akt të gjyqësisë supreme në Glob, Rrezolutën 1244 e KS OKB u plasua vetëm si akt i shënuar historik. Kjo vlerë i mbeti rezolutës si histori, asgjë më tepër deri sa pala e Kosovës në dialogjet shterrpa nuk e pranoi fusnotën fantome, e cila disi është harruar.

Pas shpalljës pavarësisë Kosovës erdhën njohjet e shteteve të ndryshme të botës sa që numri i tyre arrijti në 116. Ndaj këtij realiteti, sidomos do të reagohet me të gjitha mjetet nga Rusia dhe Kina, po edhe nga diplomacitë e shteteve që kanë shembuj Kosove brenda tyre, e më së shumti reagimet erdhën nga Beogradi. Në këtë reagim do të bashkangjitet me hapa të sigurtë në kundërshtime nëntoka ruso-serbiane, do të bashkangjitën pra të gjitha mbeturinat që e kishin përkrahur fashizmin e Milloshevit në Veri të Kosovës, sidomos. Kështu, ngadal por sigurt Veriu i Kosovës do të avansohet në temë kujdestare në negociatat e kota, për ta shfrytëzuar nxënsit e Milloshit dhe Shesheli, që t` i fitojnë zgjedhjet në Serbi me një perqindje rekorde, duke punuar në kanale të caktuara, sidmos në defaktorizimin e shtetit Kosovës. Defaktorizimi do të provohet të forcohet në tri fronte nga qarqet serbiane: 1. Duke e shfrytëzuar okupimin e Krimensë nga Rusia fashiste më 2014; 2. Nga lufta imperilsite e Rusisë duke e sulmuar Ukrainën dhe 3. Duke shfrytëzuar pozitën e shteteve të Evropës që nuk e njohin Kosovën, si Spanja që nuk e njeh pashaportën e Kosovës dhe Sllovakia që ka “Kosova mbrenda saj”, përkatësisht duke korruptuar disa diplomaci gjugje se kinse e kanë “çnjohur Repupblikën e Kosovës”. Me këtë realitet, pesë shtete të BE-s treguan  se çështja e Kosovës është “tigër prej letre” që favorizon xhelatin, madje me investime miliarda Euro, të cilat tash duhet siguruar me çdo kusht. Me këtë fenomen duhet të mirret sidomos Gjermnia, në firmat e së cilës nepër Serbi punojnë duku afro 80 000 punëtorë. E nëse i theksojmë këto realitete, shumë kush do të na “kualifikojë se jemi kundër tërë botës”, sikurse po orkestron Edi Rama me trabandët e vet. Po, e dijmë prapavinë dhe vesin e këtij njeriu. Po mos të mendojë se Kosova është PDSH, apo Sali Berisha. Ramo, Kosova ka me të dalë kapuç me mangë ty personalisht dhe këtu e vejmë.

A po ndryshon politika Evroperendimore ndaj Kosovës më 2023

Pa asnjë elaborim eksplikativ jam i obliguar ta shtrojë purtjën: Sa kohë i duhet Kosovës ta dëshmojë “pafajësinë”, kur kundër saj janë ngritur shumë zëra pa asnjë argument politik. Kjo pyrtje e shtruar në nëntitull sipas: Edi Ramës, Baton Haxhiut, Berat Buzhalës dhe Aleks Sorrosit është problematike, për faktin sipas Batonit se: “Albin Kurti qenka, i njejtë sikurse Ali Shukriu dhe Rrahman Morina” për Kosovën. Akuzë e rëndë është kjo e shprehur edhe në emër të Edi Ramës jo vetëm për Albinin, por edhe për të gjitha ata që e përkrahin politikën e drejtë të VV-Kryeministrit Albin Kurti, që Kosova njëherë e përgjithëmonë të shkëputet nga robëria dhe pazaret meskine sepse nuk ka askush të drejtë për të dhuruar asnjë centimetër të tokës që quhet Kosovë. Kuptohet se Albini po ua prish pazaret shumë kujtë, sepse Sorrosi me të gjitha mjetet po lufton që dy gjëra të dalin në plan të parë gjatë kësaj vere të nxehtë: 1. Të ngritët një luftë lokale në Kosovë, dhe ai të shet armatim duke i bërë argat kufomës gjallë por shumë të rrezikshme, që quhet Rusi. 2. Eventualisht me ndrrimin e pushtetin në Prishtinë të ndërtohet një asociacion në Veriun e Kosovës që ka ingerenca ekzekutive për t` i  përvetësuar minjerat e Trepçës. E kjo çështje krijoi këto ditë të vizitës së Edi ramës në: Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd një kërkesë të re nga Beogradi që Çështja e Kosovës në qitët sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por, të zmeruar për deshtimin e Ballkanit Hapur, edhe Tirana doli me propozim se duhet akorduar një konferencë të mbylluar për Kosovën, dhe aty palët nuk duhet lejuar të largohën deri sa të arrihet qëllimi i pazarit, ala shkolla e Eduard Greit më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqën në Ballkan”!. Por shqiptarët po pyesin në vogelsinë e tyre, deri kur më pazare me tokat shqiptare. Ne nuk jemi kusur as i Ukrainës, e as i Tajvanit apo Kores Veriore.

Edi Rama vepron me Kosovën sukur të ishte pëlhurë e tij për vizatim

Dërgimi i Projekt Statutit për Veriun e Kosovës në Berlin dhe Paris nga Edi Kristaç Rama ka përmbajtje të trefisht të tradhtisë kombëtare: 1.Me u amortizuar Qeveria e Albinit duke biseduar për Statut të një pjese të Kosovës dhe rreth tij; 2. Me u konfrontua Albini me BE dhe SHBA-t për çështje parimore politike dhe territoriale duke krijuar Republikë serbe edhe në Kosovë, sepse Dodika ka Serbia për eksport, sa që ata po i shesin armë edhe Ukrainës, ndërsa në Kremlin A. Vuçiqi po thot se atë: “punë po e bëjnë firmat private”; 3. Mos me u marrë Qeveria e Albinit me ndonjë luftë ofenzive kundër Open Ballkanit, por me u marrë me mbrojtje nga akuzat që i vijnë edhe nga: opozita në Kosovë, nga Edi Rama dhe Perendimi i “egër”, për mos me u marrë me çështje ekonomiko politike të shtetit.

Politika Evroperendimore tani për tani ndaj Republikës Kosovës po tregohet se ka ndryshuar!. Këtë fakt nuk mundet më askush ta fut nën tepih, ose ta injorojë, sepse disa pengesa EB tani i ka publikuar edhe pse shtihen dhe thonë se janë sekundare. Mu për këtë fakt, kanë marr hov kritkat nga çdo anë kundër Qeverisë Kosovës, sepse çështje mbi çështjet është bërë Lufta në Ukrainë, prandaj Albin Kurti u dashka për çdo kërkesë të Beogradit të thot PO, krejtë me prapavi për ta nxierr Serbinë nga aleanca me Rusinë fashiste! E shtroi pyetjën, mos po u mbetët në fyt kjo “kafshatë që nuk kapërdihet”, edhe pse nuk është e mjerimit, por është bukë e ngjyer në gjak arbrorë në luftën e drejtë të UÇK-s Adem Jasharit 1997-1999. E këtu, Albin Kurti nuk pajtohet me asnjë Pazar, sepse ende e ka kmishën e përgjakur. Nuk e shkel Albini gjakun e Adem Jasharit me asnjë çmim.

Çka shkruante Vllada Dapçeviq më 1989 në lidhje me Çështjën shqiptare

Po e citoj në origjial dhe nuk e përkthej sepse Batoni e din serbishtën dhe ia përkthen Edi Ramës dhe Sorrosit shumë lehtë. Nuk është tekst i rënd, por ka peshë plumbi për çdo gjaksor. Pason teksti: “Valjada ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno trgovalo na mirovnim konferencijama posle prvog svetskog rata, kao shto je to sluçaj sa albanskim narodom. Ono shto se dogadja na Kosovu danas (1989), upuçuje na realnost shto se dogadjalo 1920, a i posle jer su Albanci zapamtili shto se dogadjalo nad njima i 1877 godine . To shto se dogadja danas u Srbiji (1989) je çisti fashistiçki scenarij…I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju opredeljenost, jer su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest da ih vishe nije moguçe vratiti na nivo prije rata, kada bilo koji Srbin mogao da ubije Albanca i za to uopshte nije odgovarao…”. (Vllada Dapçeviq, Mladina 1989). Sigurisht se Edi Rama këtë gjuhë (serbishte nuk e din) por ka përkthyes që ia servojnë pa asnjë honorar. Nëse nuk ka pare, le t` i nxjerr do nga MecDonaldi i Kuksit ose nga Alke Sorosi apo Alek Vuçiqi!.

Të përfundijmë: Sorrosi mundet të dirigjojë qoftë edhe me Amerikën, qoftë edhe me ndonjë shqiptar nga shkolla e Esat Pashës dhe Ahmet Zogollit, por me kombin shqiptar nuk ka aftësi. Madje nuk ka aftësi me ia ndalë gojën Deputetës Britanike kur tha: “Kishat dhe manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi armatimi ushtrak”. Prandaj në këto rrethana nuk na hyn në punë as nacionalizmi llafazan i Sali Berishës; Nuk na hyn në punë as draft Statuti i Edi Kristaçit për t` ua përmirësuar jetën serbianëve në Kosovë, se janë në hall nga shqiptarët që vetëm dhuna i diciplinon shqiptarët e egër (ironizim); Nuk na hyn në punë as qëndrimi i Opozitës në Kosovë e cila po shkrumohet në luftën partiotike për pushtet (ironizim-hb). Sidomos nga Memli Krasniqi mileti po pret me na e kendua ndonjë këngë Rrep (Rep si të dush). Unë nuk e kuptoi muzikën politike as pikturën apstraket, as letërsinë voksiste, por e ftoj diken dhe m` i përkthen shqip, këtë injorancë të paparë!

Mbi të gjitha po më vje inati, po jamë i shkollës Adem Demaçit dhe nuk mund të urrej askend se: Ushtarët e Republikës Turqisë mike që erdhën dhe u instaluan në Veri të Kosovës, po siellin qetësi dhe “urtësi” atje, sepse për ndryshe dihet qëndrimi i tyre. Ata kanë përvojë në këto vise dhe në këto mentalitete ballkanike.Tani janë miqë të vërtetë me Turqinë Kemajliste dhe investimet e tyre ruhen kuptohet, me forcën e tyre.

Krejtë në fund po ia përkujtoi Edi Ramës, Alek Vuçiqit dhe Sorosit se: Më 1998 KS OKB i pati aprovuar TRI rrezoluta për Kosovën. SHBA nuk largohën nga Kosova sepse jemi trevë gjeostrategjie e tyre. Në të tri Rrezolutat e KS OKB për Kosovën më 1998 ishte e vizatuar uanimisht Kaptina VII e Katrës së OKB. Në atë Kaptinë sidomos neni 43 njohton se: “do të përdorët forca e armatosur, nëse Serbia nuk e pushon terrorin mbi shqiptarët e Kosovës. Terrori ushtrak dhe policor ka pushuar më 10 VI 1999. Por intrigat ushtrake, policore dhe rreligjioze serbe ende janë në veprim, kuptohet edhe me ndihmat e shqipfolësve. Por le të dihet se Shqiptarët i kanë në shuplakë të dorës të gjitha informatat dhe opecionet e Sorosit si bos i çdo intrige ndaj shqiptarëve. Ju lutëm mos na nënçmoni, nuk jemi më “turma e Vlladan Gjorgjeviqit”, nuk jemi më asnjë milimetër të zhytur në ideologji, sespe “bishtin ia kemi falë Rusisë dhe Serbisë që janë belagji të kualifikur”. E pse mos të thuhet se: Populli i Kosovës është më properendimori; më pro amerikani në botë. Ju nuk na denoni, por do të vijë dita kur do të hiqni dorë nga këto krcnime sikurse u larguat nga termi “terrorist” për UÇK-ën në fund të vitit 1998. Pra çdo gjë e ka fillimin, por edhe fundin.

Studimin ia kushtoi gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës, ia kushtoi varreve shqiptare nga Toplica 1877 e deri në Mejë 1999.

Më 11 korrik 2023 

Gazetarin gjerman arrita ta bindja që Ramiz Lladrovci dhe Pipidak Pilifunci janë fitues të Çmimit Nobel

0
Autor : Lirim Gashi
***
JA SI E BINDA GAZETARIN GJERMAN QË RAMIZ LLADROVCI DHE PIPIDAK PILIFUNCI JANË FITUES TË ÇMIMIT NOBEL😀
Në Düsseldorf takova një gazetar gjerman, i cili filloi të mburrej se gjermanët janë mendimtarët dhe drejtuesit më kreativë të universit, duke marrë si shembull emrat më të famshëm botërorë si Hegeli, Kanti, Niçe, Ajnshtajni, Marksi, vëllezërit Grimm, e kështu me radhë.
T’ju them të drejtën, ma shqetësoi shumë Hashimin me mburrjet e tij, por kur më pyeti se cilët poetë, shkrimtarë apo shkencëtarë shqiptarë e kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel, i thashë: Ramiiz Ladrovci e ka fituar.
Më pyeti se kush është Ramiiz Lazdrovci dhe në cilën shkencë e ka marrë çmimin?
I thashë se është mësuesi i Ajnshtajnit që e shndërroi forcën në fuqi me ndihmën e Linda Morinës në emisionin e Adriatik Kelmendit.
Më pyeti kush është Linda Morina?
I thashë se ajo është motra e Angela Merkelit nga ana e babait .
Më shikoi me habi dhe më tha “Nuk e dija që Hitleri ishte shqiptar”.
I thashë, turp të kesh budalla i marrë, si nuk e di që Adolf Hitleri është djali i gjyshit tim Misin Lates, i cili ishte kumbari i Mujës dhe Fatës?
I emocionuar, tensionuar dhe hutuar pse nuk di kaq shumë gjëra të rëndësishme, më tha se ia kam hedhur komplet trurin jashtë programit dhe se nuk e di se në cilin film gjendet.
Pastaj më pyeti, a kemi ne shqiptarët ndonjë nobelist tjetër përveç Ramiiz Llazdrovcit?
Thashë sigurisht që kemi. Ai quhet Pipidako Pilifunci dhe është babai i Hamut Schmidtit, i cili lindi natën e shmitrit.
Tha: si duket ju shqiptarët s’keni bërë gjë tjetër veçse t’i lëni shtatzënë gjermanet më të famshme.
I thashë, të duket vepër e vogël lënia shtatzënë e gjermaneve më të famshme ?
Dhe pastaj e pyeta: A mund ta lë shtatzënë motrën e tij Klaudian?
Më tha: Pse jo nëse pranon, por ti e ke kokën shumë të madhe dhe nëse fëmija të ngjan ty, ajo mund të ketë komplikacione të rënda gjatë lindjes.
I thashe mos ki frike nuk do ketë asnje komplikacion, sepse do t’ia ngre kembet drejt perëndimit dhe ajo ne vend të një Hitleri të madh do ta lind nje Stalin të vogël.
Përveç kësaj, asnjë nga emrat e famshëm që m’i përmende nuk ishte gjerman, të gjithë ishin hebrenj.
Skajshmërisht i inatosur më pyeti: E çfarë mendon se dimë të krijojmë ne gjermanët?
I thashë nacionalsocializëm.😀😀

Presidentja Osmani priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama 

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  

Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.  

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.  

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë. 

Forhåndsvisning av bilde

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.  

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.  

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. 

Shqiptarët, Evropa dhe interesi strategjik i përbashkët

0
Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë
_____

Kryeministri Edi Rama nis sot turin ballkanik dyditor për Procesin e Berlinit. Ai pritet të zhvillojë takime në Shkup, Beograd, Sarajevë, Prishtinë e Podgoricë.

Në vigjilje të turit të tij të paralajmruar në Siujdhesën Ilirike kryeministri i Shqipërisë politike, Edi Rama, publikoi në mëngjesin e sotëm kët cicërimë në rrjetin social Twiter.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në twitter-in e tij.

Detyrimi për ta hedhur këtë hap, a është reflektimit racional për veprimin e turpshëm të 14 qershorit, apo produkt i presionit të brendshëm? Edeh njëri e edhe tjetri hamendësim logjik, me gjasë nuk ëqndron! Duket se ky reflektim ka një arsye të karakterit VIS MAJORIS. Ai ndërlidhet me fundin e pritshëm të presidentit serb, por edhe drosë së zhvillimeve politike në Shqipëri më shpejt ngasa nënkuptojnë cilet ligjore e kushtetuese.

Lexo më shumë  Serbia nëpërmjet Iranit është furnizuesi kryesor i lëndës së parë i Captagon’it te regjimi i Asadit (Siri)

Kosova gjatë gjithë historisë politike të mbijetesës, ka “hëngër” shumë koka të kryeminsitrave të Shqiërisë politike, madje sa herë ata pretendonin ta trajtonin atë si monedhë për kusuritje të interesave politike ditore. Rasti më eklatant, por disi i mbuluar me dritë-hije misterioze mbetet tutje ai i Mehmet Shehut, për ët mos folur për të gjithë kryeminsitrat e periudhës së tranzicionit demokratik.

Cilido kryeministër që merrë përgjegjësinë ta drejtojë Shqipërinë politike tani e tutje, duhet të logarisë se, gjysma tjetër e Shqipërisë është jashtë dhe ajo nuk ka hequr dorë kurrë që t’i bashkohet Shqipërisë politike, nukleusit të Kombit.

Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë tona, të këtyre dy gjysmave të Shqipërisë sonë, e jo vetëm ato 13-të që qenkan nënshkruar pa ceremoninë formale që meritonte Gjakova, duhet trajtuar si pjesë të këtij gjakimi dhe jo si “heqje meraku”!

Për aq kohë sa këto marrëveshje trajtohen me kaq mungesë serioziteti, Edi Rama dëshmon se nuk e ka merakun real të marrëveshjeve që nënshkruan me qeveritë e Kosovës, por ka një hallë tjetër. Gjykoj se edhe kjo përkulje e Edi Ramës që në agimin e ditës së sotme, flet shumë për hallin që ka. Këtë hallë nuk ia heq dot as insistimi për takim me kryeminsitrin Kurti.

Mobilizimi kaq i hershëm për trin që gjoja ndërlidhet me Procesin e Berlinit, duket të jetë vetëm mbulesë e angazhimit të tij real. Pavarësisht prapaskenave të lojës, rreshtimi pro këtij procesi dhe heqja dorë nga Open Ballkani, duke i i dhënë energji shtesë Procesit të Berlinit, përfiton Kombi ynë, dy republikat tona.

Lexo më shumë  Idea serbe e një Dejtoni për konfliktin Serbi-Kosovë

Prandaj, për hir të kauzave të mëdha politike e me interes nacional, sugjeroj kryeminsitrit Kurti që ta takoj homologun e tij nga Shqipëria politike. Duke takuar kryeministrin e Shqipërisë politike, kryeministri i Republikës së Kosoëvs, Albin Kurti, ia bën të qartë jo vetëm Edi Ramës, por edhe asaj lagjeje të diplomacisë europiane që po e shfrytëzon z Rama për t’i shpërfaqur shqiptarët ashtu si vërtet nuk janë [Kombi është më unik se kurrdoherë më parë, pavarësisht tekave të qeveritarëve të përkohëshëm], se për të ardhmen e Kosovës, tani e tutje duhet të logarisin jo vetëm në vulnetin politik të Prishtinës, po edhe të Kombit Shqiptar në tërësinë e tij.

Edi Rama me këtë tur nëpër Siujdhesën Ilirike, do ta kuptoj edhe më mirë se Shqipëria bëhet NJË dhe ZONJË, duke marrë në konsideratë sakrificën e Kosovës dhe interesin nacional.

Shqipëria dhe Shqiptarët do t’i rikthehen tok Europës, familjes euroatlantike, duke i shërbyer interesit strategjik të përbashkët.

Prishtinë, 6 korrik 2023, ora 11.04

(Sh)Kanuni i Edi Ramës

0
Nga: Agim Morina, Londër
____
Nyjat pa nyja:
a) Nis e hyn në muhabete me shkëmby toka të vëllait pa e dvetë vëllain;
b) Shkon te gjakësi, që ia ka vra vëllain, pa u marrë vesh as me djemtë e vëllait, as me vëllaznit e tjerë;
c) Me gjakësin ban ‘Open Balkan’ jo vetëm pa u marrë vesh me vëllain, por prej shtëpisë së gjakësit kërcënon vëllain se nuk ka çare pa hy në ‘Open Balkan’; e mbyll ‘Open Balkan’-in pa kërku falje;
ç) Pa u marrë vesh me vëllain harton marrëveshje që lidhen drejtpërdrejt me shtëpinë e vëllait dhe ua dërgon jabanxhinjve, pa ia ba me dije dhe pa u marrë vesh me vëllain, as me djemtë e vëllait;
d) Propozon konferencë ndërkombëtare për me vendosë për shtëpinë e vëllait pa u marrë vesh me vëllain, as me djemtë e vëllait;
dh) Në dasmën që e ka me vëllain nuk i shkon dhe e lajmëron një ditë para dasmës se nuk ka me i shku në dasmën e përbashkët për të cilën janë marrë vesh ma parë;
e) Një ditë mbas dasmës i shkon te shtëpia e vëllait dhe pret që aj me e pritë;
Kanuni i Lekës, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Lumës, Kanuni i Labërisë dhe çdo kanun tjetër shqiptar, për këto veprime e leçit anëtarin e vet të familjes, të fisit e të kombit.
Kanuni i Skanderbegut:
“Leçitja
2242. Me leçitë don me thanë: Me nda e perjashtue shoqnie, per mort e darsem, buk e gjellë, uha e haxhet, hymje e dalje, per nji faj të randë, sidomos me pabindje shoqnisë.
2243. I leçituni nuk asht ma në mbrojtje të shoqnisë. Me i dalë zjarmi në të kater anët s’e shikon njeri me sy: Me i vdekë kush në shtëpi, shokët s’shkojnë m’e shti në dhé; Çdo rrezik me ju kanisë nuk ia njet kush doren. I leçituni asht si i vdekun per shoqni qe e ka nda.
2251. Fajet per të cilat leçitet kush, janë:
1) Kur kush nuk don të lidhet në besë të fisit, katundit a bajrakut;
2) Kush i ban hjeksi e pabesi fisit, katundit a bajrakut;
3) Kur kush nuk pranon, pa të drejtë, nji gjygjë a vendim të bamë kuvendishl prej fisi, katundi a bajraku;
4) Kur kush ban ndonji faj të randë në fis katund a bajrak dhe nuk i shtrohet, pa të drejtë, gjygjit të fisit, katundit a bajrakut;
5) Kur kush ban nji faj kundra kujdo, ase kur kuj i kerkohet pengu dhe nuk ia leshon si i thotë fisi, katundi a bajraku.”
Kanuni i Lekës:
“NYE I NJIQINDEPÊSËDHETEGJASHTËT.
Leçija.
§ 1179. Me leçitë, me gojë të kanunit, don me thânë: me dá, me lânë mbas dore e me shkepë nji shpí, tuj i a hjekun çdo tager, hír e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.
§ 1180. Katundi ká tager me leçitë, por jo me xierrë prej vendit.
§ 1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të folmevet të zot’t të gjâs së vjedhun a të gjakut të hupun.
§ 118«. Me djegë, me sodumë e me grî s’ká tager as katundi pá flamur e as flamuri pá katund.
§ 1888. Rasët per me leçitë kend jânë:
a) Kúr mos të duej kush me u lidhë me besë me katund a flamur;
b) kúr të shesë kush katundin e vet me hjeksí e trathtí;
c) kúr t’i pervaret kush niij giygjit a vendimit të folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
d) kúr të bâjë kush ndo ’i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jashtë këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit;
e) per dhûnë të bâme jashta katundit a flamurit; po s’u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej ’tij, tuj u a lânë shtegun të lír gjithnjatyne, qi kjahen mbë ’tê e të bâjn shka të duen me ’tê.”

“Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar”

Papa Klementi XI-Albani e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet.

 

Në vitin 1660-të pas kryerjes së shkollës fillore ai shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi.

Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti do të emërohet si sekretar i dekreteve papnore dhe në shkurt 1690 do emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet papë i kishës katolike.

Ndihmesa ndaj Shqipërisë

Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI, për të bashkuar Krishtërimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri.

Kisha katolike shqiptare dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703), i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.

Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat e Ohrit dhe Shkupit.

Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona, Edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.

Nga vinte familja e Albanit?

Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga zona e Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Gjergjin dhe Filipin, që ishin ish luftëtarë të Skënderbeut, të cilët pas rënies së tij u vendosën në Urbino. Atje, morën mbiemrin Albanesi që më pas e ndryshuan në Albani. Nga kjo familje rrodhën shumë kardinalë të shquar, diplomatë dhe burra shteti.

Klementi XI dhe Illyricum Sacrum

Një nga pjesët më interesante të librit “Illyricum Sacrum”, është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik,

u mbyt në Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës. Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: “Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike.

Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim.

Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioceziane shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë

Aquileja mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Venedik, për arsye praktike u caktue Raguza si qendër mbasi ishte ma e përshtatshme edhe gjeografikisht.

Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Venedik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Venediku kishte edhe Institute e njerëz të përshtatshëm për historografi,

Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputin, i cili mori në dorëzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë.

At Filip Riceputti mbi një barkë të Venedikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut, duke u ndaluar në të gjitha qendrat ku kishte lëndë për punën e vet e nga këto qendra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qendrat e brendshme të vendit, prej nga i dërgohej lënda e duhur në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin

E Tivarit.Prej Tivarit u dërguan lajmëtarë në të gjithë qendrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën duke i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorëshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltërave të Zadrimës, u mbyt në ujë duke kaluar Drinin, e humbi e gjithë ngarkesa e caktuar për At Riceputt-in.

Riceputti e ndau të gjithë lëndën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndarjet e renditjet përkatëse, simbas skemës që kishte përpiluar Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pati gati për shtyp, mbaruan ditët e jetës së tij e vdiq.

Jezuitët, siç e kanë zakon kur vdes çdo anëtar i shoqërisë së tyre që ka në dorë çdo punë të rëndësishme, ngarkuan që të kujdesej për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre më të aftë për historografi,

At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkruar nga At Filip Receputti, ishte punë me kritere historike të vjetruara. Mbasi u studiua mirë çështja e rezultoi si kishte raportuar At Daniel Farlati, eprorët ngarkuan këtë të niste punën përsëri simbas kritereve historiologjike moderne të kohës. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum e ndërroi jetë.

Figura e Klementit XI në historinë shqiptare

Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me “gjak shqiptar, “si një Pape me “origjine shqiptare,” si Papa që ka thirrut Kuvendin e Arbrit, dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare.

Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet “krenaria”

e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI – Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore “se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj,” ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për

Papa Klementin XI – Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk – Albani të zgjidhet Papë, për të dhënë një kontribut më të madh edhe në jetën politike në ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga Perandoria Osmane.

Me 25 prill 1993, gjatë vizitës në Shkodër të Papa Gjon Palit të dytë dhe ne intervistat qe i parapriu kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte,

ne mes te Vatikanit dhe Shqipërisë, lidhje këto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmonë te mira për udhëheqësit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjerë, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historisë se Papeve) L.B. Von Pastor,

pikërisht Papa Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapësirën me te madhe ne një vëllim, çka do të thotë se edhe nga aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape “i madh”, që ka lëne gjurmë te thella ne Kishën Katolike dhe ne jetën politike evropiane. Epiteti “i madh” zakonisht përdoret për ata Papë,

qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jetën politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjtëruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anën e djathte ne pjesën lart te Bazilikës se Shën Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino,, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera.

Krenaria e origjinës Shqiptare e Papës Klementi XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar përpara botës se është shqiptar. Në këtë mënyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Në historinë e gjate te Papatit,

qe se bashku me Papën Gjon Pali i II, bëhen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombësise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani,

M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 janar 1703).

Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.”/Albemigrant/

Ne “kafshë e preferuara shtëpiake” të shteteve që i ndihmuan komandantët për ta themeluar dhe vjedhur pastaj pa pengesa shtetin!

0
Nga: Lirim Gashi , Prishtinë
____
Më duket se pas luftës ne ishim të bindur se jemi kafshë të preferuara shtëpiake të shoqërive dhe të shteteve që me bomba thërrmuese me rreze të gjata veprimi dhe me uranium të varfëruar, ndihmuan guerilën tonë legjendare të quajtur UÇK për të çliruar kombin dhe atdheun e saj nga okupatori gjenocidal serb.
Pra kam përshtypjen se ne më të vërtetë ishim të bindur se jemi kafshë të preferuara shtëpiake të të njëjtave shtete që më vonë ndihmuan komandantët e gueriles sonë për të këmbyer uniformat e tyre ushtarake me garderobën e rehatshme politike dhe për ta themeluar dhe vjedhur pa pengesa shtetin, duke menduar se është pronë e tyre private, apo një lopë që u është dhuruar nga fqinjët e tyre, prandaj u lejohet ta mjelin sa herë që janë të etur për qumësht.
Fatkeqësisht, ata kishin njëzet vjet rresht një qasje të tillë fatale ndaj asaj dhuratë të ëndërruar ndër shekuj, sepse ishin aq të uritur për pasurim pa djersë, saqë jo vetëm që ia falnin njëri-tjetrit lehtë çdo vepër kriminale të paligjshme, por me vonë i tërhoqën dhe i fshehën nën të njëjtën batanije kriminale edhe liderët e Ldk-së, për të blerë heshtjen e tyre për vrasjen e e figurave më të shquara të subjektit të tyre politik.
Dhe sigurisht që një qëndrim i tillë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, politikës dhe shtetit nuk mund të mbetej pa pasoja fatale për mbarë shoqërinë.
Pra, ajo që Vetëvendosje dhe Lista GUXO trashëguan nga paraardhësit e tyre në pushtet nuk zbriti nga qielli në formën e një fatkeqësie natyrore, por u prodhua nga banditët e pandershëm, respektivisht nga përdhunuesit e të gjitha vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale, të cilët e keqkuptuan politikën si një biznes fitimprurës, ndërsa shtetin si një pronë të tyre private, apo si një lopë që guxojnë ta mjelin sa herë që kanë etje për qumësht.
Shtrohet pyetja se cila pjesë e shoqërisë përfitoi prej tyre?
Natyrisht, ajo pjesë e shoqërisë që përbëhej nga familjet, të afërmit, miqtë dhe të njohurit e tyre, të cilët ishin edhe ndihmësit më besnikë të krimeve të tyre, duke i mbuluar ato si jorgan dhe duke ua siguruar atyre votat e varfnjakëve të pashpresë me paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit, nga doganat, nga taksat, nga arkat e shtetit, nga tenderët e manipuluar të privatizimit dhe nga shitja e aseteve më të vlefshme shtetërore për një shumë të rënë dakord që dallonte ndjeshëm nga ajo e deklaruar në kontratat zyrtare.
Dhe tani kur dëgjoj se po këta bastardë janë të shqetësuar për fatin e veriut të Kosovës, duke e ditur saktësisht se ua dhuruan negociatorëve serbë në negociatat e Brukselit, më villet nga sasia e pamatshme e pisllëkut në karakterin e tyre.
Sepse e di shumë mirë se ata mezi presin që Albin Kurti të mbartë mëkatin e tyre mbi shpinë si një gomar.
Mirëpo, populli i ka skanuar si skaneri më modern mjekësor dhe tashmë nuk mund ta fshehin prej tij as pisllëkun e imagjinatës së tyre, e lëre më ta fitojnë besimin e tij.
Dhe mirë është kështu.