Kreu Blog Faqe 1016

Pjesa veriore e Kosovës në mes sovranitetit dhe presionit të ndërkombëtarëve

0

Prof. Nail Draga, Ulqin

Diksursi politik  

Çështa e veriut të Kosovës nuk ka të bëjë me të drejtat e munguara të serbëve, por me aspiratat territoriale të politikës serbe ndaj Kosovës, e cila lufton me të gjitha mjetet kundër sovranitetit dhe  shtetësisë së Kosovës, ku përmes të njëanshmërisë se mediatorëve ndërkombëtarë  është duke u bërë presion ndaj Kosovës  për të pranuar kushte qe janë ne kundërshtim me sovranitetin dhe kushtetutën e vendit 

Nga 12 qershori i vitit 1999 Kosova  mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK, por ne këtë periudhë kohore në pjesën veriore të Kosovës ndodhi spastrimi etnik ku u shpërngulen me dhunë rreth   25000 shqiptarë. Ne të njëjten kohë ndodhi kolonizimi me popullsi serbe proces i cili vazhdon edhe sot. 

Askush me parë nuk e trajtoj këtë çështje qe në rrethana te reja shqiptarët të bëhën refugjat në vend të vet, ku një proces i tillë në Mitrovicën e veriut u bë me miratimin e heshtur të KFOR-it  dhe UNMIK-ut, çështje e cila te supozon se një veprim i tillë është bërë me një koordinim perfid kundër shqiptarëve në këtë mjedis. Madje diplomacia ndërkombëtare as qe është ndier për këtë çështje, qe jep për të kuptuar se një veprim i tillë nuk ishte rastësi. 

Ndarja e  Mitrovicës-kurthi ndërkombëtar 

Ndarja e Mitrovicës nga 12 qershori 1999, është bërë pa pelqimin e shqiptarëve dhe ende nuk është dhënë pergjigje, se kush e ka marrë një vendim të tillë dhe pse forcat franceze në kuadër të KFOR-it  qe i kanë marrë urdhërat nga komanda e  NATO-s por edhe nga autoritet ushtarake në Paris, ishin ata të cilat pengun lëvizjen e lirë të qytetarëve duke e ndarë qytetin ne dy pjesë, jug e veri. Ishte ky një veprim i cili paralajmëronte autonomin serbe në veri të Mitrovicës dhe në veriun e Kosovës. Dhe nuk ka si të kuptohet ndryshe, pengesa e ushtarakëve gjerman nga ushtarët francez qe të vazhdojnë në veri të Kosovës. Në lidhje me këtë çështje guvernatori nderkombëtr i Kosovës Kushner ka theksuar se gjatë misionit të tij, “qyteti i Mitrovicës mbeti një plagë e dhimshme në trupin e Kosovës, një problem human i pazgjidhur dhe i pa dalje politike, një kokëçarje teknike, një kurth”. 

Nga ajo kohë e deri me tash Mitrovica veriore si dhe tërë veriu i Kosovës u bë strehë e serbeve lokal dhe të tjerëve qe ishin bandat, kriminelet si roja të urës dhe paramilitarët të cilët ishin nën komanden e Millosheviqit duke e trajtuar ketë territor me status të veçantë për serbet lokal me direktiva të politikës neofashiste të Beogradit. 

Serbet e previligjuar 

Nga qershori i vitit 1999 serbet në veri të Kosovës janë entiteti me i previligjuar, jo vetëm ne regjion por edhe në Evropë. Jo vetëm se nuk kanë paguar rrymën elektrike  e komunaliet por ata kanë qenë të mbeshtetur financiarisht dhe  të dirigjinuar nga Beogradi. Ata kanë injoruar programin shkollor të Kosovës por kanë punuar me ate serb, sikurse edhe tekstet shkollore, në 131 shkolla në gjuhën serbe. Ndonëse ata janë rreth 4% në kuadër të popullsisë së përgjithshme të Kosovës, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në tërë Kosovën! Në Mitrovicë është Universiteti serb i Beogradit që quhet Universiteti i Prishtinës. Serbet  rrugët e sheshet i emërtojnë  me emrat që kanë bërë krime kundër shqiptarëve  në  Kosovë. 

Serbët kanë dhjetë komuna të vetat në Kosovë që punojnë pa respektuar simbole të shtetit të Kosovës e me para të buxhetit të Kosovës. Ata kanë 10 deputetë(Lista Serbe) me mandat të garantuar në Kuvendin e Kosovës, të cilët janë nën dirigjimin e Beogradit, që u dëshmu me largimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës.  

Serbia i zgjedh dhe i emëron gjithnjë kryetarët e të gjitha komunave serbe në Kosovë me vula e stema të Serbisë, si dhe emëron  “naçellnikët” e vet për rajone të Kosovës. Enklava serbe në Kosovë vepronë me ligjet ekonomike të Serbisë, ndërsa dinari serb përdoret i pandaluar në Kosovë ndërsa shtypi i Serbisë me shkrimet kundër Kosovës e sidomos kundër shqiptarëve shpërndahet lirshëm dhe pa asnjë pengesë nëpër Kosovë. RTK ka program gjithëditor në gjuhën serbe dhe aty shpesh përkrahet politika hegjemoniste e Beogradit. 

Nga lumi Ibër e lartë ka funksionuar vazhdimisht ekonomia informale me grupe kriminale  e paramilitare serbe duke qenë zonë e veçantë jo vetëm tregtare për oligarkët serb dhe të tjerë, duke injoruar shtetin e Kosovës. 

Ndonëse kanë gëzuar këto privilegje,  si askund në Evropë, ata kërkojnë edhe më tepër, sikurse është Bashkësia e Komunave Serbe, që është një parapërgatitje për Republikën serbe, identike sikurse në Bosnjë e Hercegovinë. 

Kemi te bëjmë me kërkesë e cila është destabilizuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ku në ketë drejtim kryeministri i Kosovës A.Kurti këtë kërkesë është duke e refuzuar me argumente.Në mënyrë identike është duke vepruar edhe presidentja V.Osmani dhe shumica parlamentare, ndërsa përjashtim bën opozita e cila është ma e interesuar për pushtet se sa për sovranitetin e shtetit të Kosovës.  

Njëanshmëria e ndërkombëtarëve  

Ndonëse serbët në Kosovë janë  të previligjuar  një status i tillë nuk iu bën përshtypje ndërkombëtarëve të cilët janë të angazhuar në dialogun në mes dy vendëve, por janë duke bërë presion ndaj kryeministrit të Kosovës A.Kurti, ndërsa e janë duke e joshur  presidentin e Serbisë A.Vuçiq, duke  harruar se ai ndjek politikë të agresionit ndaj Kosovës, qe u dëshmu edhe me rrembimin e tre policëve kosovar  brenda territorit të Kosovës. Ndonëse joshja e tillë ka përmasa gjeopolitike në sajë të agresionit rus në Ukrainë, për ta afruar me politikën evropiane, por politika serbe nuk ka dilemë së është peng i Rusisë si me parë edhe tash. 

Njëanshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtar(Borell, Lajçak) nuk paraqet befasi sepse ata vijnë nga vendet(Spanjë, Sllovaki) të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm kaq por ata janë pro politikës serbe e cila  i ka instrumentalizuar serbet ne veriun  Kosovës, për qellime destabilizuese ndaj sovranitetit shtetëror të Kosovës.Mosgadishmëria e tyre për të  gjykuar serbet të cilët sulmuan ushtarët e KFOR-it por duke akuzuar kryeministrin e Kosovës A.Kurtin se ka tensionuar situatën sepse ka mbrojtur ligjshmërinë dhe sovranitetin e vendit, është dëshmi transparente se ata si ndërmjetës nuk kanë pasur qendrim neutral, por të njëanshëm, duke mbeshtetur politikën serbe e cila është destabilizuese si me parë edhe tash në regjion. Ndonëse janë mediator ndërkombëtar në dialogun Kosovë-Serbi si të njëanshëm ata kanë humbur rolin e tyre për të cilin janë emëruar të veprojnë për arritjen e përfundimit të negociatave në mes tyre vendëve. 

Zgjedhjet lokale si shkak për protesta 

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar SHBA dhe BE ka shtyrë vitin e kaluar mbajtjën e zgjedhjeve lokale në katër komuna në veri të Kosovës, ato megjithate u mbajtën me 23 prill të këtij viti, por u bojkotuan nga serbet te dirigjuar nga Beogradi. Ndonëse pjesëmarrja në zgjedhje ishte minimale, ata ishin legale dhe të pranueshme ku i mbetej qeverisë së Kosovës të inauguroj kryetaret e zgjedhur në zyrat e tyre në komunat përkatëse(Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut). Por, inaugurimi i kryetarëve të tyre komunave me 26 maj ishte shkas për protestat e serbëve qe eskaluan me 29 maj, në Zveçan duke sulmuar forcat e KFOR-it duke pasur 30 të  plagosur si dhe 52 të lënduar. Pamjet e tilla ne media dëshmuan se kemi të bëjmë me organizim të grupeve kriminale dhe bandave serbe  për të destabilizuar vendin. 

Në nderkohë policia e Kosovës ka arritur të burgosë disa individë të cilët kanë marrë pjesë në protesta të cilët kanë sulmuar dhe lënduar pjesëtarët e KFOR-it dhe i kanë dërguar në paraburgim ku do të zhvillohet procedura gjyqësore. Si kundërveprim policia serbe ka hyrë në Kosovë dhe me 14 qershor ka rrëmbyer tre policë të Kosovës që ishin me shërbim në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Një veprim i tillë ishte demonstrim i agresionit kundër Kosovës, në atë pjesë ku ruhet nga pjesëtaret e KFOR-it. Pas presionit ndërkombëtar policët e Kosovës pas  dy javëve në një proces gjyqësor u lirun me kusht, që është dëshmi se politika e Beogradit kërkon incidente për te destabilizuar Kosovën. Në ndërkohë, vazhdon njëanshmëria e faktorit ndërkombëtar duke kërkuar kryesisht nga Kosova për shtensionim të situatës në veri, athu se janë ata faktor i kësaj krize, duke heshtur rolin kryesor të Serbisë në këtë eskalim  të krizës në veri të Kosovës.   

Masa për shtenisonimin e veriut 

Në lidhje mbi shtensionimin e situatës në veri nga BE kërkojnë  terheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës  nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e prtestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetrëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime. Këto kërkesa janë të pranueshme për Qeverinë e Kosovës, por duhet gadishmëri edhe nga Serbia, qe varët nga presioni i ndërkombëtarëve ndaj saj. 

Por, për shkak të mospërmbushjes  së këtyre këkesave,BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Por, në BE kanë thënë se “mbetemi të gatshëm të ndërmarrim masa edhe ndaj Serbisë nëse vlerësojmë se nuk po vepron sipas pritjeve”. Kujtojmë se zyrtarët në BE kanë thënë se masat ndëshkuese ia kanë komunikuar Kosovës më 28 qershor. Ato përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të MSA, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizave bilaterale, përveç  atyre që fokusohen  në adresimin e krizës në veri  të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut  të lehtësuar nga BE-ja. 

Po ashtu duhet cekur se masat tjera përfshijnë  edhe ndaljen e programimit të fondëve për Kosovën nga IPA 2024.Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor po ashtu nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor. 

Në lidhje me këto masa kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka cekur se “masat e BE-së janë të padrejta, dhe s´ka kompromis me kushtetushmërinë e vendit”,  nga del se sovraniteti i Kosovës mbetet çështje parësore shtetërore  ku  nuk mund të bëhën pazare politike. 

(3 korrik  2023) 

Edi Rama, nuk je i mirëseardhur në Kosovë…, ik te Vuçiqi dhe shko në Ballkan të Hapur!

1
Ragip Rugova, politolog nga Prishtina
_______
* Edi Rama nesër në orën 16:00 do të takojë presidentën Osmani në objekt të Kuvendit të Kosovës.
Për t’i uruar Edi Ramës JOMIRËSEARDHJE në Kosovë,
JU ftojmë që nesër (Sot më 06.07.2023) në orën 15:30 të dalim në dy hyrjet e objektit të Kuvendit, atë përballë përmendorës së Ibrahim Rugovës si dhe para hyrjës në ndërtesë të Kuvendit nga ana e objektit të komunës.
Arsyet për urim të JOMIRËSEARDHJËS janë:
1. Deklaratat e tij të javëve të fundit me të cilat krahishtohet me Serbinë dhe kundër Kosovës, mes tjerash edhe duke marrë rrolin e pa kërkuar të nismëtarit të njëfar draft statuti për themelimin e “zajednicës” duke mos marrë mundin më elementar që për këtë të konsultohet me Qeverinë e Kosovës;
2. Mbështeti ndër të parët masat që ka vënë Brukseli kundër Kosovës;
3. Deklaratat përplot dramacitet deri në propagandim paniku në publik, për një epilog apokaliptik që kinse pret Kosovën për arsye të mos bashkërëndimit me bashkësinë ndërkombëtare ashtu si ata impononin, për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës;
4. Anulimi i mbledhjës së dy qeverive në Gjakovë, me pretekst të një “gjendje jo normale… dhe të tensionuar në një pjesë të Kosovës”, duke kompromituar kështu përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për shtrirje të sovranitetit në këtë pjesë të vendit dhe duke u krahishtuar në mënyrë direkte me përpjekjet desktruktive të Serbisë për destabilizim të Kosovës;
5. Për thikë pas shpine Kosovës me dhënie krahu pa rezervë nismës së Serbisë për Ballkan të Hapur – nismë kjo nga e cila edhe vet hoqi dorë para dy ditëve duke e shpallur të vdekur – pa fare konsideratë për raport gjendje lufte të Kosovës në vazhdimësi të kërcënuar nga Serbia, duke shpërfillur kështu çdo interes edhe më elementar të kombit dhe të Kosovës…
Sqarim:
Nga Qeveria e Shqipërisë si shteti i dytë, gjegjësisht i parë i kombit tonë me Kosovën si të dytin, me raporte tejet komplekse me Serbinë që për një çerek shekulli pas çlirimit synon riokupimin e Kosovës, duke marrë parasysh se jemi një komb me një platformë bazike të interesit të përbashkët egzistencial, është pritur që të ketë tepër më shumë konsideratë dhe mbështetje për Kosovën si shtet i ri në konsolidim e sipër. Kryeministri Rama, së paku me pesë pikat e sipër numëruara, duke marrë qendrim të një së paku rivali dhe jo të një përkrahësi, në mënyrë direkte i ka bërë obstrukcione konsolidimit të Republikës së Kosovës gjatë mandatit aktul të kryeministrit Kurti. Sëkëndejmi, minimumi i reagimit që mund të bëjmë është t’i urojmë JOMIRËSEARDHJE!
Nesër, e enjtë më 6 korrik (Pra sot më 06.07.2023), në orën 15:30!
Ju rekomandojmë që të mbani pllakate me parulla vijuese:
EDI RAMA – JO I MIRËSEARDHUR!
EDI RAMA IK TE VUÇIQI!
EDI RAMA SHKO NË BALLKAN TË HAPUR!
dhe ngjashëm.
Në vazhdim më poshtë një shkëputje nga deklarata e tij në media me të cilën e arsyeton mosmbajtjen e mbledhjës së dy qeverive në Gjakovë.
___
Mund të jetë një imazh i teksti

Edhe Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm në NATO-s për operacione, Thomas Goffus 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot Ndihmës e Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus dhe delegacionin përcjellës nga NATO dhe KFOR-i.  

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për deeskalimin e saj.  

Presidentja Osmani falënderoi Ndihmës Sekretarin Goffus për vizitën e tij dhe theksoi rëndësinë e pranisë së NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ajo theksoi përkushtimin e thellë të Kosovës për partneritet NATO-n dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani nënvizoi angazhimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n. 

Forhåndsvisning av bilde

 “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj përgjegjësive tona si një partner i besueshëm i NATO-s, duke kontribuar aktivisht në sigurinë rajonale. Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me NATO-n për t`i adresuar sfidat e sigurisë dhe promovimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.  

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe fuqizimin e sundimit te ligjit. Po ashtu ajo theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. 

Kryeministri Kurti priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus

0
Prishtinë, 5 korrik 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.
Kryeministri Kurti e falënderoi atë për kontributin dhe rolin e domosdoshëm të NATO-s për çlirimin dhe sigurinë e Kosovës. Kosova me Forcën e saj të Sigurisë, të trajnuar e orientuar nga perëndimi duhet të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s sa më shpejt që është e mundur, theksoi Kryeministri.
Forhåndsvisning av bilde
Ai e informoi z.Goffus për kornizën kohore të ngjarjeve nga 5 nëntori i vitit të kaluar kur dhanë dorëheqje të organizuar katër kryetarët në komunat në veri të Kosovës, dhe tha se është i angazhuar për de-eskalim dhe normalizim.
Forhåndsvisning av bilde
Sundimi i ligjit, mungesa e protestave të dhunshme e aktiviteteve kriminale dhe zgjedhjet e hershme janë rruga përpara drejt de-eskalimit dhe për këtë qeveria është maksimalisht e angazhuar. Megjithatë, masat negative të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, që ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë dhe që është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së, kanë krijuar asimetri në dialog, theksoi Kryeministri.
Forhåndsvisning av bilde
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave.
Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s, KFOR-in, dhe se ndarja e informacionit dhe koordinimi i mirë duhet t’i kontribuojnë si sundimit të ligjit në veri të Kosovës po ashtu edhe përmirësimit të situatës së sigurisë.
Në këtë takim të përbashkët ishin të pranishëm edhe Zëvendës shefi i stafit i operacioneve, Gjeneralmajor Mattew J. Van Wgenen, Shefja për operacione aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, Shefi i kabinetit në Komandën e KFOR-it, Giuseppe Sgueglia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, këshilltari i Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe asistentja e lartë ekzekutive e Kryeministrit, Valë Gjonbalaj.

Zotëri Kristopher Hill , shqiptarët nuk kanë territor për të dhënë, që të krijohet perandoria serbo-ruse

0

Halim Hyseni , ekspert i arsimit, Prishtinë

  1. Mos u besoni frankeshtajnave të shekullit XXI !

“Djalli… ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka  të bëjë gjë me të vërteten, sepse  në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse  është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës – Gjoni 8:44128

Sot, ky është Aleksandar Vuçiq, Frankeshtajni- Përbindshi bashkëkohor, që diplomacitë e Shteteve të Bashkuara edhe të Bashkimit Evropian, bashkë me Edi Ramën, Kryeministrin e  Republikës së Shqipërisë, aq shumë i kanë frankeshtajnizuar, sa nëse këta dy autokratë nuk ndalen shpejt,  me veprimet e tyre djallëzore, apokalipsi i tmerrshëm do të jetë shumë afër.  Këta dy djaj, janë aq perfid dhe djallëzor, sa që me sukses marramendës edhe engjëjt  kanë filluar t’i infektojnë, duke i djallëzuar.

Shkrimin e kam pas nisur me një letër të hapur dhe publike z. Kristopher Hill, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, për mua viktimës së parë të djallëzimit, i cili e gjithë atë që ishte bërë  për sigurimin e paqes në dekadën e fundit të shekullit XX, e  hodhi me  kontejner,  më 24 mars të këtij viti, kur kërkoi falje për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Djallëzimi në Shqipëri ndodhi me  ambasadoren e Shteteve të Bashkuara e cila u bë shtylla kryesore për shkatërrimin e demokracisë, lulëzimin e korrupsionit, shkatërrimit të pluralizmit, instalimit të diktaturës. Dëshmitë për djallëzim të engjëjve, nga këta  dy FRANKESHTAJNA janë të shumta, por po përmendi vetëm edhe rastin e fundit, rastin  e mega shout  me mikun e madh të shqiptarëve dhe humanistin, ish- Presidentin  e ShBA-ve, Bill Klinton.

Por, për të qenë bindës, dhe për ta kuptuar qartë këtë shkrim e bëjë qartësimin e konceptit frankeshtajn. Viktor Frankeshtajni është personazhi kryesor i poetes, Mery Shelley (1797- 1851). Frankeshtajni ishte një përbindësh, që vriste dhe mbyste të afërtit e tij dhe krijuesin e tij. Ky roman duhet të jetë lektyrë detyruese e nxënësve të arsimit bazik në botë për  të luftuar dhunën, djallëzinë dhe të keqen botërore. Këta dy autokratë , së bashku me modelin kryesor të tyre Putinin, duhet të ndalen që të mos ndodhe apokalipsi botëror. Angazhimi gjoja i tyre për paqe është gënjeshtër e madhe. Këta të dy e duan vetëm pushteti, dhunën, mashtrimin, gënjeshtrën, andaj janë të rrezikshëm me të gjithë autokratët në botë.

Në Serbi ka filluar lëvizja. Ajo duhet të përkrahet gjithandej në botë, sepse dhuna  është antinjerëzore. Është e turpshme që ne heshtim para asaj çfarë dhe çka po ndodhë në Ukrainë. Po tregojmë  indiferencë njerëzore, andaj të gjithë ne të tjerët që shohim ato tmerre jemi fajtor për çdo jetë që humbet.

  1. Disa pyetje për z. Hill 

I nderuari z. ambasador Hill, reminishenca ime më bën që të më kujtohen disa sekuenca nga dekada e fundit të shekullit XX, kur ju ishit me shumë arsye i angazhuar në kërkimin e zgjidhjeve të përshkallëzimeve etnike dhe administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni diplomat, ndërsa unë jam një qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës, shtet i cili është formuar me angazhimin e ShBA-ve, Bashkimit Evropian , NATO-s dhe  Ushtrisë Legjendare Çlirimtare të Kosovës për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi i pushtetit serb, të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, dhe  miku i juaj i tashëm  z. Aleksandar Vuçiq,  atëherë dhe tani nxitësi i drejtpërdrejtë dhe i hapur për zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve (në dekadën e fundit të shekullit XX  ndaj shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe kroatëve), ndërsa tani ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe  Medvegjë dhe shqiptarëve në veri të Kosovës. Ju lutem,  lexojeni mirë Konventën për Parandalimin dhe  Dënimin e Krimit të Gjenocidit, sidomos pikën “b” të nenit 3, sepse  mund të jetë në interes tuaj.

Pyetja e parë konkrete për ty z. Hill: A po bëhet gjenocid ndaj shqiptarëve në Serbi me projektin: “Pasivizimi i adresave”? 

Bazuar në reminishencën time Ju i keni kontaktuar përfaqësuesit e UÇK-ës dhe sa unë kam informacion, Ju e keni  shkruar një libër për atë kohë dhe se libri i juaj është përkthyer në gjuhën shqipe. Unë nuk e kam lexuar atë libër andaj do ta gjej për ta lexuar. Jo për t’u fajësuar Ju, por për të korrigjuar veten dhe për të konstatuar konsistencën tuaj, sepse nga ajo që ma thotë reminishenca ime ka ndryshime të mëdha nga koha e viteve ’90 me qëndrimet e juaja të tashme por edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ju  publikisht asnjëherë  nuk i keni përmendur dy rezoluta për Kosovën të miratuara në Kongresin e ShBA.

Pyetja e dytë: Pse heshtni dhe stepeni para vendimeve të organeve të shtetit tuaj?  

E para, pse nuk kërkoni nga z. Vučiq, që edhe pse kanë kaluar gati 24 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi,  që ai dhe Serbia humane, juridike, demokratike dhe krenare, siç krekoset ky mik i juaj, vazhdon ta fsheh krimin e vrasjes të tre shqiptaro – amerikanëve.

  1. Ambasador, ua rikujtoj  se me rastin e përvjetorit të vrasjes tre vëllezërve: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, disa dhjetëra ekspertë të njohur që punojnë nivele më larta qeveritare, akademike dhe të shoqërisë civile në botë kanë ndërmarrë një aksion dhe kanë nënshkruar një letër të hapur, me të cilën u kërkohet  udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Serbisë të zbardhë krimet e luftës, përfshirë këtu edhe rastin e tre vëllezërve Bytyqi.

Në letër, ekspertët më tutje e theksojnë: “… shqetësimin e thellë me ritmin e ngadaltë të Serbisë në ndjekje penale të krimeve të luftës në Kosovë”. Z. ambasador nuk di a keni fëmijë apo jo. Nëse keni fëmijë, keni pak empati. Sikur Ju të  ishit  në pozitën  prindërve Bytyqi, si do të reagonit?

Pyetja tretë: Z. Ambasador a ndjeheni Ju mirë kur kërkoni falje për intervenimin e NATO-s, kur ju e dini numrin e vajzave , femrave të dhunuara, e pastaj të vrara, dhe shumë nga to të hedhura të gjalla në lumenj dhe bunarë. A keni biseduar me partnerin e juaj kryesor z. Vuçiq,  për këto veprime?  

Dua t’ua përkujtoj 20.448 femra shqiptare të përdhunuara seksualisht, në mesin e të cilave ishte edhe zonja  Vasfije Kraniqi – Gudman, që dëshmoi ne Kongresin e ShBA-ve dhe i përloti shumë kongresmenë.  Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur u përdhunua. Dhunuesit e saj janë të lirë. Zotëri ambasador, a e dini Ju, se  shumë nga femra të dhunuara nga paramilitarët, policët dhe ushtarakët  serbe se janë  vrarë, ose janë hedhur të gjalla ne lumenj dhe bunarë pas akteve shtazarake të përdhunimit seksual.

Unë jam i bindur se të kishim vepruar ne shqiptarët kështu, neve perëndimi do të na zhdukte të gjithëve.

Pyetja e katërt: Zotëri ambasador a keni empati për më shumë se 1397 fëmijë të vrarë në Kosovë vetëm pse ishin shqiptarë? 

Zotëri ambasador a dini se në  Kosovë janë vrarë gjatë viteve 1998-1999 mbi 1.400 fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë të moshave ndryshme duke filluar na ata  që akoma nuk kishin lindur, kur barkun e grave shtatzëna me bajoneta i kanë shpuar egërsisht paramilitarët, policët dhe ushtarët serbë. A e dini se  fëmijët shqiptarë me sharrë elektrike  janë grirë në fshatin Makoc afër Prishtinës, me dijen dhe urdhrin e partnerit të juaj z.Vuçiq.

Pyetja e pestë:  Zotëri Anbasador Hill a ndjeheni keq që silleni kaç brutalisht ndaj Kosovës, kur Ju e dini se nga 24 marsi i vitit 1999 deri me 12 qershor të atij viti nga Kosova janë dëbuar 858.914 shqiptarë me  projektin “PATKOI” i hartuar në vitet 1970 për shfarosjen  biologjike nga tokat e tyre autoktone 100 mijë vjeçare 

  1. Ambasador, në mesin e viteve ’70 të shekullit XX:”… një grup i komunistëve serbë ka filluar te brengosej për atë se çka do të ndodhë pas vdekjes së Titos.  Si të ruhej Jugosllavija dhe komunizmi në te, veçmas si të shpëtojmë nga vërsulja  shqiptare. Që atëherë  është hapur ideja e projektit “Patkoi” , plan i cili është përbërë  nga disa “patkonj” të vegjël, aq sa ka fshatra shqiptare. Sipas planit, rreth secilit fshat është dashur të vendosen njerëz të armatosur në formën e patkoit, me një dalje drejt Shqipërisë, dhe vendorëve t’u jepen disa minuta që me gjera  më domosdoshme  të lëshojnë shtëpitë. Fshatrat pastaj do digjeshin, ndërsa prona do të plaçkitej ose shkatërrohej. Njerëzve “në dalje” të “patkoit” do t’u merreshin dokumentet dhe paratë e tepërta si dhe do të bëhej triazha (fjala  triazh vjen nga  fjala  frënge ‘triage’ që ka kuptimin e përzgjedhjes  së atyre personave të cilit do të përdhunohen apo ekzekutohen). Bazuar në këtë projekt, kur ka filluar bombardimi i NATO-s mbi vendndodhjet ushtarake,  do të fillojë djegia e shtëpive të shqiptarëve  (mbi 116 mijë shtëpi- H.H.), granatimi i fshatrave, plaçkitjet, përdhunimet seksuale të grave dhe meshkujve të paarmatosur. Shtëpitë e shkatërruara dhe krimet egra do të përcillnin realizimin e planit. Më të vendosurit që do të kthehen apo të mos i lëshojnë shtëpitë do të ekzekutohen për të krijuar frikë (“Shih: Mirosllav Fillipoviq, gazetar i gazetës beogradase “Danas”  France-Press dhe analist i Institutit Raportues për Luftën dhe Paqen; Vlajković, V(2004) Vojna tajna 2 deo, Bograd, Helsinski odbor za ljudska prava, 219-220; Hyseni, H.(2020) Kalvari serb mbi shqiptarët 1981-2019, Etiologjia & Anatomia, Libri II)

Specbuk - “𝐏𝐚𝐭𝐤𝐨𝐢” 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 ...

DR.JAKUP KRASNIQI: MIROSLLAV FILIPOVIQ, NJË SHEMBULL I INTELEKTUALIT TË GUXIMSHËM SERB (HISTORIA E PLANIT 'PATKOI' DHE PASOJAT E TIJ PËR SHQIPTARËT) - Pashtriku

Projekt “: PATKOI” me të cilin në vitin 1999  dëbuan nga Kosova 858.914 shqiptarë 

Pyetja gjashtë: Z. Ambasador , a jeni duke vërejtur se jeni në kundërshtim me vlerat oksidentale- civilizuese? 

  1. Ambasador, unë nuk jam as opinionist, as analist. Merrem me punë modeste studimore, kryesisht në fushën e arsimit. Sipas studimeve të mia tërë strategjia perëndimore, pavarësisht nga qëllimet gjeostrategjike, gjeopolitike dhe angazhimeve gjoja oksidentale, jeni në rrugë të gabuar, sepse  jemi duke mbështetur anën anticivilizuese dhe të antivlerave që i reklamoni, meqë jeni duke përkrahur forcat ekspansioniste, forcat kriminale, dekadente dhe antihumane.

Me keqardhje më duhet të konstatoj se jeni duke përdor forcën për të mbështetur forcat orientale mbi bazën e lobimeve, grupeve të interesit, duke shkelur, larguar e lëshuar miqtë e vërtetë.

Ju doni të zgjidhni përshkallëzimin e krijuar artificial të bërë nga frankenshtajn Vuçiq i cili ndezë zjarre dhe i cili në rastin më të mirë pozitiv, mund te jetë tifoz i Putinit. Tërë diplomacia perëndimore, duke  përfshirë këtu edhe diplomacinë e çakorduar të ShBA-ve dhe ish- mikun e madh të shqiptarëve z. Joe Biden, mendoni ta luftoni eskalimin e qëllimshëm serb, duke u marrë me pasoja – zjarre të ndezura nga serbet, të cilëve rrymën dhe ujin qe 24 vite ua paguajnë  qytetarët e varfër të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe  serbët poshtë lumit Ibër.

  1. Ambasador, Ju bashkë me korin antikosovar, përfshirë këtu edhe Edi Ramën, antishqiptarin dhe antikosovarin e madh, nëse dëshironi depërshkallëzim mos u merrni  me pasojat, por me shkakun, me  politikën pansllaviste dhe panruse dhe bartësit e saj Putinin, Vuçiqin, Dodikun, kriptoshqiptarin Daçiq, Vullinin, djalin e Aleksandrit – “Trimin e madh Danilon”, siç e quan babai i tij, i cili në Graçanicë me  rastin e betejës enigmatike të Kosovës të vitit 1389, që ka ndodhur në Albani, e cila nëse ka ndodhur, më së paku  ka qene serbe, paralajmëroi luftën e ardhshme me: BLUZËN KU SHKRUANTE : ”DORËZIMI NUK ËSHTË OPSION”.

Zotëri Hill, pasi e shkrova  këtë letër,  rastisa në një  deklaratë për librin tuaj të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ku ju shkruani: Se ja palën shqiptare e keni lutur të nënshkruajnë Marrëveshjen në mënyrë që NATO- të ketë mundësi të Intervenojë (është parafrazim-H.H.). Ju me 24 mars 2023, keni kërkuar falje publike serbëve për këtë intervenim edhe pse e dini fare mirë se tmerret  e dekadës së fundit të shekullit XX kanë ndodhur sikurse sot, për krijimin e “Serbia e Madhe (Botës Serbe) e cila  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata  (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti  më të madh e më të madh, apo bashkësie më të madhe  territoriale  se sa  Serbia e  Madhe ( jo vetëm për shkak dispersionit –  shpërndarjes  territoriale  të popullit  serb), por edhe për shkak  të rolit të Serbisë në Ballkan”

Zotëri Hill, Ju duhet ta dini për ta krijuar këtë Perandori Serbe- Përbindësh- Frankenshtajn,  në luftërat që kanë ndodhur kanë ra mbi 138 mijë viktima, boshnjakë, kroatë, shqiptarë, sllovenë dhe mbi 34 mijë serbe. Përgjegjësi numër dy, për të gjitha këto viktima pas  kasapit (emërtim i vendosur nga perëndimorët) Sllobodan Millosheviqit, zyrtarisht është partneri kryesor e ShBA-v, BE-ës  dhe juaj Aleksandar Vuçiq, Lista Srpska, Bandat serbe , siç janë “Civilna Zashtita” dhe “Brigadat e Veriut”. Ju, me këtë diplomaci, në mënyrë implicite po e ndihmoni  Putinin, ndërsa në mënyrë eksplicite Ballkanin Perëndimor po e shndërroni në një TREKËNDSH TË BERMUDEVE, që do ta  përfshijë edhe Evropën.

  1. Asociacioni i  Komunave me “Shumicë” Serbe do të jetë FRANKESHTAJNI që do të ndezë Luftën e Tretë Botërore, nëse formohet. 

Diplomacia miope perëndimore, duke e përfshirë edhe atë të ShBA-ve , po shpresojnë Frankeshtajnin Vuçiq ta bëjnë engjëll. Gabim i madh. Djallin kot e keni që ta mashtroni, nuk e bëni dot engjëll. Ky është  Putin, nuk mund ta ndërroni, kot e lavdëroni dhe e mikloni. Foleja e tij i ka katër hyrje dhe dalje , merr nga katër hyrje dalje: Amerika, BE, Rusia dhe Kina. Punon vetëm për Rusinë dhe Kinën. Sot , pos ngjarjeve  tjera polli edhe  një mrekulli. Auto ambulancat bartin  armatim dhe i vendosin nëpër kisha. KFOR-i është për sigurinë qytetarëve të Kosovës, por me një deklaratë çuditshme duke thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për këtë, ndërsa në anën tjetër në bashkëpunim me ShBA-at dhe BE-n ia mohon të drejtën për zbatimin e ligjit dhe kushtetutës në tërë territorin e saj.

A ka më turp ta ndëshkon Kosovën , e cila ka arritjet më të mëdha demokratike, juridike, shtetërore këto dy vitet e fundit , e të mbështetni  shtete me korrupsionin më të lartë dhe më autoritare , siç janë Shqipëria dhe Serbia.

Zajednica, me ose pa kompetenca me asnjë kusht nuk duhet të formohet. Këtë e tregon edhe fotografia në vazhdim.  Kjo simbolikë është kushtrim për të ardhen.

KNEZ LAZAR SE VRAĆA NA KOSOVO: Postavljen spomenik knezu Lazaru u Kosovskoj Mitrovici (FOTO)

Foto.1. Car Llazari, me gishtin tregues tregon hapin e ardhshëm të Serbisë në pushtimin e  Kosovës dhe të Shqipërisë 

Ta dini miqë amerikan dhe europian se shqiptarët e Kosovës i keni mbështetur me shpinë e shpirt për muri. Këta nuk kanë ku të shkojnë më tej, duhet të vdesin me dinjitet dhe krenari.

Shqiptarët , z. Hill, më nuk kanë territor për të dhënë në mënyrë që të krijohet Perandoria përbindëshe SERBO – RUSE

Prishtinë, 5 korrik 2023 

Të dashur mërgimtarë: Mirë se vini në shtëpinë tuaj , në Kosovë !

0

Prishtinë, 5 korrik 2023

Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 149-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar ministra dhe zëvendësministra,

Të dashur qytetarë, 

Si çdo herë kur çel vera, Kosova ju pret me krahët hapur, me zemrën plot e me mall të madh, më të dashurit tanë që gjenden larg nesh. 

Kryeministri Albin Kurti

Të dashur mërgimtarë, 

Mirë se vini në shtëpinë tuaj. Rikthimi juaj në atdhe, në shtëpitë e juaja në Kosovë shënon një moment i veçantë për të gjithë ne, pasi shprehë lidhjen e përjetshme e cila tejkalon kufijtë dhe kohën. Edhe këtë vit lë të përjetojmë së bashku bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë sonë kulturore. Le t’i lidhim gjeneratat e reja me tokën e tyre e le të mësojmë prej më të moshuarve. 

Në gjuhën tonë qëndrojnë mrekullisht dy fjalë për vendlindjen: mëmëdheu e atdheu, toka e nënës dhe e babait. Prandaj edhe lidhja juaj me Kosovën është shumë e thellë. Në këtë drejtim më lejoni që të ju falënderoj për përkushtimin tuaj për të ruajtur traditat tona, rolin tuaj të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Kosovës.  

Ecja jonë e shpejtë drejt zhvillimit dhe përforcimit të vendit është më e lehtë kur në mendjen tonë e dimë që e kemi mbështetjen tuaj. Prandaj, kontributi juaj ndihet te të gjithë sektorët e vendit dhe ne jemi pafundësisht falënderues për angazhimin dhe rolin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit.  

Siç mund ta dini kemi filluar rregullimin, zgjerimin dhe shtrimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Kjo nuk është rrugë vetëm për qytetarët e Llapit, por kjo në të vërtetë është rruga e mërgatës. 

Shumë shpejtë kur të kaloni nga Merdarja për në Prishtinë, e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjëra që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejtë, njësoj sikurse edhe në vendet ku jetoni e veproni. 

Për t’u siguruar që koha juaj në vendlindje do të jetë vërtetë e këndshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka hartuar një listë të gjatë të aktiviteteve të dedikuara veçanërisht për ju, duke përfshirë fushën sportit, kulturën dhe ndërlidhjen e gjeneratave të reja me vendin e tyre përmes kampesh verore, eksperiencave kulturore, artistike dhe natyrore. 

Në javën në vijim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes platformës Shijo Kosovën, do të ju përcjellë të gjitha udhëzimet dhe informatat që ndërlidhen me këto aktivitete. 

Mirë se vini në shtëpi të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në vendin tuaj. Le të jetë kjo verë një kohë e bashkimit tonë. 

Me kënaqësi, ju mirëpresim sërish në Kosovë e mezi pres të ju takojmë, sa më shumë prej jush.   

Sot e kemi thirrur këtë mbledhje të veçantë me vetëm dy pika e njëra nga ato është me rëndësi shumë të madhe, në përputhje me zotimin tonë, e siç kemi paralajmëruar në fillim të këtij viti, po e bëjmë reformën pensionale. 

Qeveria e Kosovës po e ndërton një sistem pensional, solidar dhe të barabartë që garanton pensione stabile dhe kujdeset për pensionistët. 

Kjo skemë e zhduk dallimin edhe margjinalizimin, e u garanton qasje në të mirat sociale të gjithëve. Këtë duhet ta bëjë Republika dhe këtë po e bëjmë së bashku. 

Ju faleminderit!

Vuk Branku nuk ishte serb, por nga dinastia e Balshajve

Vuk Branku, ishte nga dinastia e Balshajve, pra nuk ishte sllavë! Ai njihej edhe me emrin Ballsha i fuqishëm!
Pas vitit 1371, u formuan titullarë të respektuar me territore të mëdha, si Vuk Branku apo Balsha i fuqishëm, i cili e kishte vetëm titullin “zotri” (dominus), kurse Llazari vetëm titullin princ.
As Ulk (Ujk) Branku, e as Lazëri nuk ishin sllavë!
No photo description available.

Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!?

0

Florim Zeqa  

Situatë më paradoksale në raportet mes dy shteteve shqiptare nuk kemi pasur asnjëherë deri më tani. “Lufta e ftohtë” mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare sa shkon e thellohet me injorime dhe kushtëzime reciproke siq e bëjnë shtetet armike ndaj njëra-tjetrës!

Opozita e ç’akorduar, pushtetarët e relaksuar

Mirëpo, situatën hiq më të mirë nuk e kemi as brenda forcave politike në vend, e cila është e shoqëruar me injorim dhe përbuzje të skajshme të opozitës nga ana e pushtetit dhe e kundërta, bojkotim të pushtetit nga ana e opozitës së ç’akorduar.

E quajtja të ç’akorduar opozitën për faktin se, asnjëra nga partitë opozitare nuk kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e krizës aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova. Përderisa partia më e madhe opozitare, PDK po kërkon shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK po kërkon mobilizim dhe unufikim të veprimeve unike opozitare për përballje me të keqën, kurse AAK po angazhohet për mocion të mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thënë ndryshe, partitë opozitare nuk po merren me zgjidhjen e problemit, me dërgimin e një kërkesë unike drejtuar presidentes për rehabilitimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian, por, ato po merren me shkaqet e problemeve!

Presidentja duhet ta luaj rolin unifikues e jo vëzhgues të situatës në vend

Pas eskalimit të situatës në Veri të vendit e deri më tani, presidentja është sjellur me një indiferencë të paparë, duke mos e qartësuar pozicionin e saj shtetërorë në kohën kur shtetit të saj i vihen masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare!

Një presidente që deri dje thirrej në vlerat demokratike të filozofisë politike rugoviane, gjegjësisht të ruajtjes së raporteve të mira dhe miqësisë tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian, sot po i mungon guximi politik për të kundërshtuar kursin e gabuar politik dhe gjuhën jodiplomatike të kryeministrit aktualë.

Presidentja duhet të delë hapur me qëndrimin e saj personal si lidere shtetërore karrshi situatës së krijuar, e jo t’i ndjekë pas zhvillimet që po i ndodhin në shtetin e saj.

Kjo inidiferencë e presidentes, e ka kthyer atë në marionetë të kryeministrit dhe figurë të papërfisllshme politike në vendin tonë!

Ngritja e zërit të presidentes do të dëgjohej gjithandej globit

Ngritja e zërit të presidentes dhe kyqja e saj në dialogun e Brukselit, do t’i jepte kahje dhe dimension tjetër dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikonte në përmirësimin imediat të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe do ta shpëtonte vendin nga katandisja e mëtutjeshme.

Thënë ndryshe, dialogu i Brukselit i zhvilluar në të njëjtat nivele, pra, në mes dy presidentëve të dy shteteve respektive, përveç se do t’i sjellte frymë të re dialogut, do të hapte mundësi

dhe përspektiva të reja për zgjidhjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Kyqja e presidentes në dialog, përveqse do të ishte çelës i zgjidhjes së ngërçit politik në dialogun e Brukselit, do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme në humnerën e thellë e të pa kthim!

Nëse opozita ia do të mirën vendit duhet t’i harrojë zgjedhjet në këtë kohë krize të thellë politike në të cilën është futur shteti i Kosovës dhe t’i lërë menjëanë inatet personale. Paraprakisht zgjedhjeve, opozita duhet të mendojë për zgjidhje efikase dhe të shpejta për ta shpëtuar vendin nga theqafja politike, e cila mund ta vëjë në pikëpyetje të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit.

Sa më shumë që merremi me njëri-tjetrin aq më pak kohë do të na mbetet të merremi me problemet ekzistenciale për shtetin dhe qytetarët e vendit. Andaj, jo pa qëllim nuk e permenda asnjë emër të përveqëm në këtë shkrim të shkurtër autorial.

Të lutem o Zot bekojë mendjet e shëndosha dhe atdhetare!

Monedha vendëse, monedhë e shenjt, leku, baza e transaksioneve në tregun e brendshëm

0

             Nga: Agim Binaj                   dhe                            Fahri Dahri

Tregu dhe publiku në vëndin tonë janë duke përjetuar situata shumë të vështira ekonomike, të cilat I ka përkeqësuar akoma më shumë një luhatje e paparashikuar e kursit të këmbimit me lekun. Leku shqiptar është monedha kombëtare në vëndin tonë; ndërsa Euro është monedha e Bashkimit europian dhe njësia monetare në shumicën e vendeve të Europës dhe jashtë BE-së (eurozona). Banka e Shqipërisë zbaton në këmbimet valutore regjimin e lirë të kursit të këmbimit. “Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit shqiptar në shkëmbimet tregtare dhe financiare me partnerët e saj tregtarë”. Kursin zyrtar të këmbimit si dhe vlerën mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros, e llogarit Banka Qendrore bazuar në kuotimet, brenda standardeve të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar.

Teorikisht, në sjelljen ndaj kurseve të këmbimit që praktikojnë bankat qëndrore të vëndeve të ndryshme njihen dy lloje kursi këmbimi: Kurse fikse të këmbimit valutor, që përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre përcaktohet dhe garantohet nga Banka Qëndrore, nëpërmjet blerje-shitjes së valutave në raport me nevojat e tregut valuator dhe përdorimit të rezervës valutore. Kurse fleksibël të këmbimit valutor që përcaktohen nga faktorët që përcaktojnë kërkesë-ofertën për valutën vendase në raport me valutat e huaja në treg.

Nëse kurset e këmbimit midis dy apo më shumë valutave dalin jashtë kufijve ekonomikë, jashtë raporteve llogjike apo që përcaktohen nga faktorë që konsiderohen si zhvillime të pakontrolluara të tregut, dalin jashtë limiteve të dëshiruara, siç është situata aktuale në vëndin tonë, shtetit i lind e drejta dhe detyrimi të ndërhyjë në tregun valutor për ruajtjen e ekuilibrave në ekonomi. Kur themi shtetit, kemi parasysh ato institucione të tij që e kanë detyrim ligjor dhe përgjegjësi institucionale një mision të tillë. Kurset e këmbimit valuator janë faktorë të riskut sistematik të ekonomisë së një vëndi dhe nëse ky faktor nuk mirëmenaxhohet, atëherë raportet e paarsyeshme të tij janë të mjaftueshëm për të deformuar në mënyrë të pandreqshme zhvillimin ekonomik.

Në vëndin tonë, përdorim të gjërë ka kursi fleksibël i këmbimit valutor, që kohët e fundit është përfshirë nga luhatje të mëdha në mbiçmimin e lekut dhe nënçmim të valutave, kryesisht të valutës europiane dhe asaj amerikane (euros dhe dollarit). Kursi i këmbimit lidhet me kërkesë-ofertën, ndaj kërkohet vrojtim rigoroz në zbatimin e hallkave të ndryshme të operacioneve të blerje-shitjeve me monedha valute.

Kur luhatjet në këmbimet valutore janë të pa kontrolluara dhe kurset e këmbimit veprojnë jashtë vrojtimeve (në liri të pakontrolluar), ndikohen nga faktorë jo ekonomikë dhe ekonomia e nëndheshme; është e nevojshme që blerësit (konsumatorët vendas) të kërkojnë mbrojtje nga institucionet përgjegjëse dhe të përdorin vetëm monedhën vendase-Lekun. Blerësave u duhet maturi, të jenë të kujdesshëm, të përqëndrohen kryesisht në kryerje të shpenzimeve bazë të të ushqyerit, të shërbimit, të transaksioneve financiare të huamarrjes dhe huadhënies dhe të investimeve. Vrojtim është i domosdoshëm edhe për faktin se sipas njësisë së Inteligjencës Europiane kundër pastrimit të parave të pista Moneyval, kohët e fundit vendi ynë është përfshirë në listën gri, duke e konsideruar ekonominë dhe mjedisin tonë me risk të lartë në fushën për pastrimin e parave të pista.

Sipas, portalit”sot.com.al (11/05/2023)”, qarkullimi i monedhës euro në tregun shqiptar ka arritur rekorde historike. Në tregun tonë të këmbimit valutor vendas, që realizohet në sistemin bankar dhe zyrat e këmbimit, janë konvertuar 7.9 miliardë euro për gjithë vitin 2022, ose gati 40-45 % e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto është e shprehur, matur dhe realizuar në euro. Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2023, vlera e euros e këmbyer zyrtarisht në sportelet e institucioneve tona financiare është 2.432 miliard €, 186 milion më e lartë se një vit më parë. Rritja e sasisë së euros në qarkullim gjatë viteve të fundit është më e lartë se progresioni i rritjes ekonomike apo prirjes natyrale të rritjes së saj. Të dhënat zyrtare të import-eksportit në dy vitet e fundit rezultojnë me rritje rreth 10%, ndërsa konvertimi i euros si në vitin e shkuar dhe gjatë kësaj periudhe paraqitet me një rritje prej 30%.

Mos përputhja mes import-eksport dhe rritjes së konvertimit (10% me 30%), tregon se në qarkullim ka sasi të konsiderueshme euro jashtë kontrollit, të cilat krijojnë informalitet me pasoja ekonomike dhe mundësojnë veprimet korruptive të gjithëllojshme. Flukset financiare jashtë sporteleve të institucioneve financiare bëjnë një presion të jashtëzakonshëm për të deformuar ekonominë. Luhatjet e kursit të këmbimit, ndodhin kryesisht nga monedha euro dhe valutat e tjera, të cilat hyjnë në treg përmes eksporteve; remitancave; investimeve të huaja direkte, nga shërbimet që kryhen për turizmin, por dhe nga frekuenca e lartë e kërkesë-ofertës gjatë dhe pas në fushatat zgjedhore, pastrimit të parave dhe transaksioneve të tjera. Në këto raste kemi flukse të futjes dhe hedhjes në treg të valutës të cilat deformojnë veprimin e ligjit të kërkesë-ofertës.

Është fakt shqetësimi i shumë prodhuesve dhe eksportuesve, të cilët nga luhatjet e kursit dhe zhvelësimit të vazhdueshëm të valutës, janë dëmtuar dhe po dëmtohen në bisneset e tyre. Mbiçmimi i lekut dhe nënçmimi i euros (dhe valutave të tjera), vitet e fundit ka ndikime të konsiderueshme negative në të gjitha degët e ekonomisë vendase. Madje edhe në falimentim të disa bizneseve. Mbiçmimi i lekut, ndikon në frenimin e zhvillimit të prodhimit vendas, si në industri, në sistemin e bujqësisë, në turizëm etj. Ndaj duhen ndërtuar politika të zgjuara financiare e ekonomike, ndryshe rrezikon ekonomia e vendit dhe automatikisht do të kalojmë thjeshtë vetëm në një shoqëri të orientuar nga zhvillimi në drejtime të paorientuara dhe konsumi të paparashikueshme. Luhatjet në këmbimin valutor, vërtet është element i thjeshtë ekonomiko- financiar, por mbart pasoja të rënda. Si shembull sjellim shqetësimin e Shoqatës “ProEksport”, tek e cila ka ndodhur që vetëm 4 muajt e pare të vitit 2023, humbjet e fasonëve ishin më shumë se 8 milionë euro”. Mosmbrojtja e bizneseve prej riskut sistematik të këmbimit valuator do të provokojë falimentime zinxhir.

Për të kuptuar më mirë dimensionin e efekteve të kësaj ekonomie, po i referohemi disa të dhënave shumë dmethënëse të marra nga shtypi.

“Bilanc i pagesave me jashtë për vitin 2022”:

Monedha euro të futura në treg, përmes eksporteve, remitancave, investimeve të huaja direkte dhe shpenzimeve për turizëm, 7,147 miliardë €.

Burimet e prurjeve:

a) nga eksportet me vendet e Bashkimit Europian dhe Kosova 3.01miliardë euro;

b) prurjet nga turistët e vendeve europiane përfshirë Kosovën (ekuivalente me eksportet) dhe vendet e Ballkanit; 2.463 miliardë euro;

c) nga dërgesat e emigrantëve 834 milionë euro;

ç) nga investimet e huaja të vendeve të Bashkimit Europian dhe Kosovës 698 milionë €.

d) nga operacionet në tregun e brendshëm nga banka qëndrore. 142 milionë €.

Gjithësej hyrjet nga burime të njohura 7.147 miliardë €.

Nga një vëzhgim i vëmëndshëm i tregut të këmbimeve valutore, rezulton se në tregun e këmbimeve valutore, të kryera në sistemin bankar dhe në zyrat e këmbimit valutor, janë konvertuar 7.9 miliardë €. Diferenca prej 753 milonë € ndërmjet fluksit të eurove të hyra nga burime të evidentuara (7.147 miliardë €), dhe eurove të konvertuara (7.9 miliardë €), vijnë nga burime të ndryshme, të paidentifikuara, kryesisht në rrugët informale.

Njihen rastet kur jo të gjitha flukset valutore këmbehen. Nje pjesë e operatorëve ekonomikë i mbajnë në kesh në trajtën e kursimeve, apo në pritje të përdorimit në momentin e përshtatshëm, si sjellje për të reduktuar riskun. Sipas specialistëve të fushës, rritja e flukseve të euros është shoqëruar dhe me mbiçmimin e monedhës kombëtare gjatë këtyre viteve. Kursi i këmbimit të euros në vitin 2014 ishte 140 lekë, sot (datë 01 korrik 2023) këmbehet me rreth 105.6 lekë. Euro është zhvlerësuar me më shumë se 20%. Fenomeni i shfaqur me luhatje të theksuara të euros, ka krijuar çrregullime në tregun valutor. Këto efekte kanë ndikuar negativisht, sidomos në subjektet tregtare të eksportit. Përballë këtyre situatave, mendojmë se duhet ndërhyrë ligjërisht në përdorimin e monedhave valutore. Jemi në një situatë konfuze, ku pranojmë si monedhë kombëtare lekun dhe realisht punojmë me euron në një numër pafund transaksionesh tregëtare dhe jo tregëtare. Kjo nuk është normale. Në këtë mënyrë autoritetet monetare të vëndit nuk do të kenë autoritetin e nevojshëm institucional.

Ka plot shtete të cilat nuk përfshihen në “euro-zonë” dhe që në tregjet e brendshme (shit-blerje) përdorin vetëm monedhat vendase. Përmëndim, Maqedonia e Veriut, Turqia, BosnjëHerzegovina, Zvicra, deri para pak kohësh edhe Kroacia.

Gjejmë shumë përkufizime për ekonominë. Më e përshtatshme dhe që është një nga më të përdorurat në ekonomi është përcaktimi i L. Robbins: “Shkenca ekonomike është studimi i sjelljes njerëzore si një marrëdhënie midis qëllimeve dhe mjeteve që janë të pakta dhe të ndjeshme ndaj përdorimeve alternative”.

Mendojmë, për kushtet tërësore ku gjendemi, që në ecurinë drejt një ekonomie tregu të modelit europian, më tepër na përshtatet, që në pjesën më të madhe të transakcioneve ekonomike, të veprojë kontrolli nga shteti dhe institucionet respektive. Vërtet në ekonominë e tregut, tregu nuk kontrollohet nga qeveria, por shkëputja e freskët nga sistemi totalitar, tregon se ende nuk jemi çliruar nga mentaliteti i drejtimit të centralizuar. Kjo për derisa të arrihet që tregu të sigurojë qeverisjen të bazuar në furnizimin e kërkesën e mallrave dhe të shërbimeve.

●●●

“I nderuar z. Kryeministër!

Në këto rrethana, propozojmë se:

a)- Këmbimet valutore të jenë e drejtë vetëm e bankave dhe agjensive të licensuara për këmbimet valutore, kundrejt dokumentave të posaçme për kryerjen e këmbimit valutor.

b)- Sugjerojmë të ngarkohen profesionistët e institucioneve financiare, ekonomike dhe juridike, të studjojnë efektet ekonomiko-financiare që rrjedhin nga qarkullimi i pakontrolluar i valutave në tregun e brendshëm.

c)- Gjithashtu të nxirren efektet ekonomiko-politike të heqjes nga qarkullimi në tregun e lirë të valutave.

ç)- Rezultatet nga studimet, mendojmë do të shpien në heqjen nga qarkullimi të euros e valutave të huaja dhe vendosjen që për të gjitha transakcionet brenda vendit, të kryhen vetëm me monedhën shqiptare që është LEKU.

d)- Rekomandojmë përdorimin e kushtëzuar të monedhave të huja në tregun e brendshëm. Konvertimi i tyre të jetë e drejtë e bankave shqiptare, të njësive të licensuara të këmbimit dhe për t’u ardhur në ndihmë turistave të huaj, të autorizohen edhe pikat e furnizimit me karburant të makinave.

Sinqerisht:

Profesor Agim Binaj,

Ekspert ekonomie Fahri Dahri

Tiranë, më 05/07/2023.

Për mentalitetin e mosmirënjohjes ndaj mikut dhe atë të mirësjelljes ndaj armikut

1

Në foto: Kral Petar dhe Nikola Pašić 

Prof. Blerim Latifi , filozof nga Prishtina

* Ia kam frikën mentalitetit shqiptar të mosmirënjohjes!
Historia jonë është e mbushur me shembuj të mosmirënjohjes tonë ndaj atyre që na kanë bërë të mira dhe me shembuj të mirësjelljes ndaj atyre që na kanë bërë shumë të këqija.
Një pjesë e madhe e marrëzive që i kemi bërë gjatë historisë, lidhet me këta shembuj.
Ja një prej këtyre shembujve:
Në vitin 1915 ushtria e shpartalluar serbe, e ndjekur nga ushtritë austro-hungareze, po kalonte nëpër Shqipëri, që më pas të ngarkohej në anijet që prisnin në Durrës, për t’i dërguar në Greqi e Itali. Kjo ushtri e shpartalluar udhëhiqej ng Kral Petri dhe kryeministri i tij, Nikolla Pashiq. Në Tiranën e kontrolluar nga Esad Pashë Toptani, ata do të gjenin një mikpritje të plotë. Aq të sigurtë e ndjenin veten, saqë, siç tregojnë dëshmitarët e atyre ditëve, Kral Petri dhe Pashiqi dilnin e shëtisnin të lirë në tregun dhe sheshin e Tiranës.
Si ishte e mundur që dy njerëzit që kishin udhëhequr gjenocidin në Kosovë vetëm dy vite më parë, duke vrarë mbi 25 mijë shqiptarë, që kishin masakruar Lumën e Dibrën, që s’kishin lënë gur pa lëvizur për ta penguar krijimin e shtetit shqiptar, tani trajtoheshin kaq miqësisht jo vetëm nga policët esadistë, por edhe nga popullata?
Mendimi im është : kemi të bëjmë me kulturën e mosmirënjohjes ndaj atyre që na kanë bërë të mira dhe atë të mirësjelljes ndaj atyre që na kanë bërë shumë të këqija.
Por e keqja nuk përfundon këtu.
Serbët kishin sjell me vete qindra robër lufte austro-hungarezë, të kapur në betejat e Serbisë. Duke mos pasur mundësi t’i mbanin më tutje, ata do t’i linin të lirë rrugëve të Tiranës. Siç tregojnë dëshmitarët e atyre ditëve, shumica prej këtyre ushtarëve austro-hungarezë do të vdisnin nga uria, ngase askush nuk u ofronte as strehë dhe as ushqim. Vetëm rreth 20 prej tyre do t’i mbijetonin vdekjes mizore nga mungesa e ushqimit.
Prapë : Si ishte e mundur të trajtoheshin në këtë mënyrë këta ushtarë, të cilët i takonin një shteti që kishte dhënë kontributin kryesor për pavarësinë e Shqipërisë?
Edhe në këtë pyetje të dytë, vlen përgjigja e dhënë në pyetjen e parë.
Dhe e keqja nuk soset me këta dy shembuj.
Gjatë qëndrimit mbi dyvjeçar në Shqipëri, ushtria austro-hungareze ishte shquar për sjellje të mirë ndaj popullatës shqiptare. Si asnjë ushtri tjetër e huaj. Kishte ndërtuar rrugë, rrjet hekurudhor, rrjet teleferik, kishte hapur shkolla shqipe, kishte trajnuar zyrtarët në kryerjen e detyrave administrative, qindra të rinj ishin dërguar në Vjenë për t’u shkolluar në shkollat më të mira atje dhe gjatë thatësisë ekstreme të vitit 1917 kishte sjellë nga Hungaria sasi të mëdha gruri për ta shpëtuar popullatën nga vdekja prej urisë.
Dhe kur një vit më pas ushtria austro-hungareze do të niste tërheqjen nga Shqipëria për shkak të humbjes së Luftës së Parë Botërore, trupat e saj, në rrugën Tiranë –Shkodër, do të binin pre e sulmeve të shumta nga grupe shqiptarësh, që kërkonin t’u plaçkisnin këpucët dhe veshjet e trupit.
Si ishte e mundur të ndodhte kjo shëmti morale?
Mendimi im është se edhe për këtë pyetje të tretë vlen përgjigja e dhënë në pyetjen e parë.
Dikush mund të thotë se duhet futur në shpjegim faktorë të tjerë që lidhen me mjerimin e përgjithshëm ekonomik, gjendjen kaotike të luftës dhe me nivelin e ulët të ndërgjegjes kombëtare tek popullata.
Mbase duhen marrë parasysh edhe këta faktorë, por pa e harruar asnjëherë rëndësinë kruciale të mentalitetit të mosmirënjohjes ndaj mikut dhe atë të mirësjelljes ndaj armikut.
Kam frikë se ende nuk e kemi lënë prapa këtë mentalitet të shëmtuar. Qofsha i gabuar!