Kreu Blog Faqe 1017

Kërkesë e re për djegien e Kuranit në Suedi

1

Foto: Stefan Jerrevång/TT / NTB/Dagbladet

Irene Dafinceska Naustdal

Policia suedeze ka marrë tre kërkesa të reja për të djegur shkrimet fetare. Njëri prej tyre ka të bëjë me djegien e një Kurani jashtë një xhamie në Stokholm.

Ata që aplikojnë për të djegur një kopje të shkrimeve të shenjta të muslimanëve duan që kjo të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton SVT.

Kohët e fundit, një djegie e Kuranit në Stokholm shkaktoi dënim të gjerë. Në disa vende, veprimi u prit me reagime të dhunshme, duke përfshirë stuhinë e ambasadës së Suedisë në kryeqytetin iraken Bagdad.

Përveç aplikimit për një djegie të re të Kuranit në Stokholm, policia ka marrë dy aplikime të tjera të ngjashme. Një burrë rreth të 30-ave aplikon për të djegur një Torah hebreje dhe një Bibël të krishterë jashtë ambasadës së Izraelit në Stokholm. Ai e përshkroi djegien si një përgjigje ndaj djegies së mëparshme të Kuranit dhe “një tubim simbolik për lirinë e shprehjes”.

Në Helsingborg, një individ privat aplikoi për leje për të djegur tekste fetare në qendër të qytetit më 12 korrik. Nuk është e qartë se cilin tekst(s) personi do të djegë.

(NTB)

Suedia nuk guxon ti nënshtrohet Islamit

Me rastin e trevjetorit të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)

0
Nga: Mustafë Krasniqi  

Të nderuar kolegë, ju që edhe atë pak kohë të lirë e sakrifikuat në shërbim të KKAD-së, ju urojmë nga zemra trevjetorin e KKAD-së (4 korrik 2020), trevjetorin e një pune të përkushtuar dhe shumë shpresëdhënëse për të gjithë ne dhe veçanërisht për fëmijët shqiptarë, të cilët kanë lindur dhe rritën larg atdheut. Në rrugëtimin tonë trevjeçar dëshmuam vlerë profesionale, vlerë kombëtare duke fituar besimin dhe respektin e shumë institucioneve, e shumë veprimtarëve, e shumë e shumë kolegëve në mbarë botën shqiptare.

Në rrugëtimin tonë detektuam një mori problemesh të mësimit plotësues në Diasporë duke sensibilizuar pothuajse të gjithë faktorët në Atdhe dhe në Diasporë. Idetë tona për njehsimin e shkollave shqipe, për tekstet e përbashkëta, për një program të njëjtë mësimor u bënë pjesë e rendit të punës të institucioneve tona, e takimeve, e konsultave dhe programeve të ndryshme.

KKAD dëshmoi se është një palë konsultuese e dobishme, profesionale dhe e gatshme të sakrifikojë në shërbim të mësimit shqip në Diasporë. Bashkë me Qendrën e Botimeve për Diasporën (QBD) dëshmuam se aty ku dëgjohet dhe respektohet zëri i profesionistëve të dëshmuar në Mërgatë suksesi nuk mungon.

Në prezantimin e vizionit dhe misionit KKAD ka ftuar dhe fton të gjithë me radhë: institucionet, shoqatat, prindërit, bashkatdhetarët t`i bashkërendisim kërkesat dhe detyrat tona, me qëllim që gradualisht të realizojmë, atë që nuk është realizuar deri më tani.

Ju përgëzojmë të gjithëve me respektin më të madh, për punën tuaj të vyer, me urimin dalshim faqe bardhë në rrugën tonë, në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, në shërbim të identitetit kombëtar.

Gëzuar kolegë trevjetorin e KKAD-së, me shpresë që në të ardhmen do të jemi edhe më të bashkuar, edhe më të përkushtuar drejt qëllimit tonë, njehsimit të shkollave shqipe, përhapjes së dritës së diturisë në gjuhën amtare kudo ku ka shqiptarë!

Gëzuar!

Këshillit Koordinues i Arsimtarëve

Diasporë (KKAD)

Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar

Agron Gjekmarkaj: “Duff Maloku!”

0

agron-gjekmarkajPublikue me 23.06.2004 ne Albemigrant 

Gjeografia e jone ka shume male e pak fusha, nje rrip toke qe e kemi quajtur Ultesira perendimore. Kur nje pjese prej nesh (shqiptarve) u dashurua me komunizmin u pervijua edhe nji ndarje sociale krejte fantastike. Malesoret e Kurveleshit, Laberise, Kuqit, Skraparit, Permetit, Vlores apo Gjirokastres (gjindje krejte e respektuar) vendosne me vendim partie te quhen qytetar. Banoret e vendeve nga Shkumbini e siper ku malet u bejne hije qyteteve te lashta, qe e kane zanafillen ne qytetnimin iliro-romak u quajten “maloke” qe me kalimin e kohes u kethye ne togfjalshin “maloke te pagdhendur”. Skalitesit e historise se re iu vune punes per “te gdhendur” “veriun reaksionar”….. Shkodra me rrethinat, hapsira e Gencit dhe e Teutes, Romakeve, Balshajve, Venecianve, Dukagjinsve, Karamahmut Pashes, qendra e klerit katolik, shkollave, bibliotekave, arkivave, gazetarve, vendi i Fishtes, Mjedes, Gurakuqit do te konsiderohej vatra e prapambetjes, injorances dhe reaksionit nga nje grup barinjsh te konvertuar ne komunist.


qeleshe-malsori

Kjo ishte metamorfoza e kohrave moderne nen shenjen e ideologjise. Fjala “malok” do te mjaftonte per te justifikuar krime te shumta, reduktimin e kultures kombetare deri duke e privuar ate nga nji pjese e saj me domethenese. “Refereni civilizues” i pushtetarve te rij te sapomberritur ne Shkoder e braktisur nga gjermanet ishte “hidhe mire vallen-o / t’ia q.. nenen geges-o”. Te gjitha sa thashe deri tani duken si nje retorike postkomuniste e ndonje plaku nostalgjik, qe ne “çarshine” e ndonji shtepie shkodrane pi raki fiku me komshine e tij te kohemoteshem nese nuk do te permendim nje sere faktesh dhe fenomenesh qe do ti klasifikoja per letersine e lexuesve ne letersi “maloke”, arkitektura “maloke”, muzika, piktura, shkolla, shtypi “malok” per te treguar qe historia nuk behet me rrena dhe qe me nje histori rrenacake nuk mund te shkohet drejte te ardhmes. Peshen emocionale negative te fjales “malok” e kam ndjere edhe vete qe ne vitet e para te shkolles. Qyteti i Lezhes ne te gjitha strukturat sociale apo politike dominohej nga te ardhur nga Tepelena, Erseka, Skrapari, Permeti etj. Shoket e mij te klase ishin edhe femijt e tyre, shume prej mesueseve tona vini nga ato ane. Mbiemri im eshte i gjate, tipik verior, ne te rrine rehat nje Gjeke dhe nji Mark, e im ate quhet Nikolle ndersa prindrit e shokve te mi quheshin Mazllum, Asllan, Rapo, Bido, Muço te cilet ishin emrat e kuadrove te partise qe perfaqesonin te rene, qytetrimin ne shoqerine socialiste. Kur shqiptohej mbiemri im ndihej ndonje e qeshur apo ankese, se ishte teper i gjate apo teper i vjetruar dhe mendoja me vete pse im ate nuk quhet Mazllum per t’u ndjere edhe une qytetar si te tjeret? Ndersa ne Universitetin e Tiranes, vend qe pati sajuar ato platforma kulturore, edhe ne vitet ’90 e ketej ndonje profesor qe shoqerohej me studentet “maloke”, qe shkruante libra per Fishten dhe Harapin, qe deklarohej krenar per traditen kristjano-prendimore te kultures tone shikohej venger e konsiderohej bukeshkale nga pseudointelektualt e Tiranes.

Letersi maloke

Eshte e vjeter. Ajo fillon me nje liber te shenjte “Mesharin” e shkruar nga Gjon Buzuku ne vitin 1555, per te vazhduar me “Doktrinen e Krishtere”, “Çeten e Profetve”, “Apollogjine mbi Skenderbeun”, pra me Bardhin, Bogdanin, Budin. Nji frat i ardhur nga Italia e qe do te konvertohej ne shqiptar, i quejtur Françesko Maria da Leçe do te realizonte te paren gramatike te shqipes ne vitin 1700. Pak me vone afirmohet Gjon Kazazi. Kuvendi i Arbrit i mbajtur ne Merqi te Lezhes, ne 1703, do te ndertonte platformen e Rilindjes Kombetare. Pioniert e pare te saje do te jene Leonardo de Martine e Pjeter Zarishi, Pashko Babi e dom Radoja. Romani i pare shqiptar ne fillim te shekullit do te mbaje emrin e dom Ndoc Nikes per te arritur tek Poeti kombetar At Gjergj Fishta, krijuesi i gjuhes shqipe dhe i identitetit kombetar anatemues i shqiptar-mohuesve:

”Mallkue kjofte njaj bir shqiptari qi ket gjuhe te Perendise
trashigim na la ne i pari
trashigim s’ja len ai femise”.

Poeti i njeriut dhe natyres qe beson fort ne unitetin kombetar, dom Ndrè Mjeda:

“Gege e toske
Malesia Jadhia jane nji kom
qe me u da s’duron”.

Etnografi dhe arkeologu At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit, vepres monumentale te kultures sone. Poeti i qiellit monsinjor Vinçens Prennushi, Pashko Vasa, e pak ma vone Lazer Shantoja. Folkloristet At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti mbledhesit e “botes se maleve” e te “Visareve te Kombit”. Athanas Gega e At Marin Sirdani. Gjuhtar, poet e patriot Luigj Gurakuqi. Gjuhtari At Justin Rota. Uragani e nderprere Migjeni. Gershetuesi i modernes me tradicionalen Ernest Koliqi. Poeti i luftrave per pavaresi Hile Mosi per te arritur tek modernisti Martin Camaj. Themeluesit e filozofise shqiptare At Gjon Shllaku. Ata qe sollen shqip “Iliaden” dhe “Odisene”, “Eskilin”, Danten, perkethyesit Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi, per ta mbylle kete liste te paplote me “te fundmin e Mahokinve” pater Zef Pllumbin. Kjo eshte letersia “maloke” qe dhunisht u nxorr nga tekstet, qe u la ne hije, qe mbush me epitete, a thua se geni krijues i nje populli ndalohet me akte administrative.

Arkitektura maloke

Me arkitekturen, komunistet u treguan me praktike: duke qene diçka materjale i vune kazmen, kryen keshtu nje nga krimet me te shemtuara kulturore te Europes moderna. me shume se çdo gje tjeter paten zet kishat. Filluan me kishen e Vaut te Denjes, ndertuar ne vitin 1100, e stilit romaniko-gotik, objekt qe çdo vend i qytetruar do ta shpallte pasuri kulturore kombetare. Ne e shembem si perfaqesues te botes se vjeter. Kisha e Kakarriqit ne Lezhe, ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak, edhe kjo “armike e popullit” rrenohet me dinamit per te justifikuar“zemrimin e popullit”. Kisha e Shen Ndoit ne Laç, ndoshta me e vjetra kishe shqiptare, nje nga me te vjetrat e Europes e kohes paleokristjane, do te restaurohej per here te fundit me 1557. Edhe turqit qene me historidashes se komunistet, qe pas 1967 e shkatrrojne. Kisha e Gryke Manatise dhe e Zajmenit ne Lezhe te ndertuara ne vitin 1200 te stilit romak, te paprekura gjate 500 vjetve te pushtimit turk do te prishen pas vitit 1967 si “viktima” te zakoneve prapanike. Kishen e Shen Mrise, ne Kurbin, e ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak do te konsiderohej e demshme per progresin. Do te zhdukej. Kisha e Dom Lleshit, e ndertuar ne vitin 1240 e stilit romak, ne te cilen eshte ndaluar vete Shen Françesku i Asizit, rikonstruktuar duke u bazuar ne nji projekt te Fishtes, do te deformohej e do te kethehej ne magazine ushtarake. Katedralja e qytetit te Shkodres do te shndrrohej ne pallat sporti. Kisha e Rusit, veper e arkitektit Kole Hidromeno e vitit 1934, do te shembej nga rinia revolucionare.

Muzika, teatri, piktura, fotografia, shkolla, shtypi malok

At Martin Gjoka njihet si krijuesi i muzikes moderne shqiptare me operat e tij “Juda Makabè” e “Dy lule mbi vorr te Skenderbeut”, pjese simfonike, formimi i se pares orkester simfonike. Studimi i landes se muzikes kontribuoi ne pergatitjen e nje plejade kompozitorsh e kengetarsh, kontributi i te cilve nuk ka nevoje per koment. Kojtojme Prenke Jakoven, Çesk Zadejen, Tish Dajine, Tonin Dajine, Pjeter Gacin, Pjeter Dungun, yllin e “Balshoj Teatrit” ne Moske Luke Kaçaj etj. Edhe piktura ka nje origjine te hershme. Nis diku nga viti 1200 me piktore, qe mbeten anonim, te cilet realizuan afreske per kishat, por mbi ta do te binte pamshirshem gjykimi i vitit 1967, per te perfunduar te Kole Hidromenoja, Simon Rota, At Leon Kabashi, Vladimir Jani, Lin Delija, Angjelin Dodmasej etj. Fototeka Marubi, institucioni i qytetit te Shkodres do te kthehej ne memorie kombetare ne saje te talentit te Kel Marubit, Shan Picit, Ded Jakoves e Angjelin Nenshatit. Trupat e para teatrale do te krijoheshin nga gjimnazi françeskan “Illyricum” dhe ai jezuit, nga ku do te dilnin aktoret fizionomi krijues te skenes sone. Ishin Pjeter Gjoka, Loro Kovaçi, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Marije Kraja, Zef Jubani, Tinka Kurti e shume te tjere. Shkolla e pare shqipe ishte e françeskanve e vitit 1861 qe se bashku ma ate Jezuite do te formonin eliten e mendimit shqiptar. Ne vitin 1880 del e para gazete ne gjuhen shqipe, organ i jezuitve “Elçija (lajmtari) i Zemrse s’Jezu Krishtit”. Arkivi, biblioteka dhe muzeumi “Shtjefen Gjeçov” pasuri kulturore e historike e pakrahasueshme do te mbylleshin, vidheshin dhe pa merakun se ne to ishte historia e Shqiperise, romet e Shkodres i ngarkonin ne karroca, nje pjese e mire e tyre do te perfundonte ne Jugosllavi. Nuk me pelqen te renditem perkrah rrahagjoksve qe ndonje kapter e bejne hero apo ndonje mesues fillorje letershkrues e kethejne ne korifè. Kultura kombetare eshte nje dhe e pandare. Te tille e kan menduar ate Naim Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova, Eqerem Çabej, Kasem Trebeshina, Ismail Kadare, por jo pushteti komunist. Termi “Malok” u sherbeu atyre per te sunduar pa rezistence nje popull te perçare, te privuar nga kultura e tij. Kan kaluar 14 vjet qyshe kur komunizmi klasik u shemb ne vendin tone, por mentaliteti i krijuar persa i perket vendeve dhe kultures se siperpermendur here ashiqare here fshehurazi vazhdon te sherbeje si etalon gjykimi. Te shternguar nga ky realitet edhe ne shenje respekti per pasardhesit tane, jemi te detyruar qe here mbas here te bejme te ditur qe pas malokve eshte edhe nje kulture “maloke” qe mund te gjykohet vetem nga “i suoi pari = te barabartve”.

Kultura krijon nje sistem te hapur, nje marredhanje komunikimi.

Ajo nuk e pranon perjashtimin.

Daniel Gàzulli: Vëllaznit Marin e Aleksandër Sirdani

Albemigrant, më 09/03/2018

At Marin Sirdanin e kam njohë aty nga fundi i vitit 1959 ose fillimi i vitit 1960, kur doli nga burgu për të dytën herë. Jetonte tek Kuvendi i Arrës së Madhe, pranë mikut të tij, gjuhëtarit të shquem At Justin Rrota, udhëheqësit tim shiprtnor. Ishte i ndërgjegjëshëm se nuk do ta kishte të gjatë, sepse kishte dalë nga burgu i dërrmuem nga tuberkulozi.

Ky historian i shquem, mbas daljes nga burgu nuk shkroi ma. Merrej me sistemimin e shkrimeve të vjetra dhe i linte ndonjë porosi At Justinit, me shpresë se ky do të jetonte gjatë, po vdiqen te dy në ma pak se dy vjet, më 1962 e 1964.

Kisha lexue atëherë studimin e tij “Për shka e fajsojnë Skenderbeun”, po isha shumë i ri e shumë gjana nuk isha në gjendje me i kuptue. Më kishte thanë At Justini: “Asht historiani ma i mirë që kemi”.

U deshten vite e vite që të kuptoja se At Marin Sirdani, ashtu si edhe vëllaj i tij Dom Aleksandër Sirdani, ishin ndër yjet ma të ndritshëm në qiellin shqiptar e se asnjë re e zezë apo e kuqe nuk do të mund të errësojë dritën e tyne ndër shekuj.

daniel-gazulli-1

Marini ishte ma i madhi i vëllazënve. Kishte lindë më 1885 në Bogën e largët e me natyrë të ashpër, në një familje finike, e njohun edhe në treva të tjera të Veriut. Baba i tyne, Daka, e humbi heret të shoqen e mbet i vej, e dy vëllaznit jetimë: Marini ishte vetëm shtatë vjeç, Aleksandri dy vjet ma i vogël. I ati, që nuk desht të martohej ma, iu kushtue rritjes së fëmijëve. Boga e ashpër dhe e vorfën, konfliktet ballkanike që kishin shpërthye në të katër anët, e banë edhe ma të vështirë jetën e familjes Sirdani. Boga, e gjendun nën pushtimin osman e nën trysninë e Malit të Zi, që, i përkrahun nga Serbia e Rusia, kërkonte territore të reja në dam të fqijëve, i kishte kthye malësorët në atë gjendje, sa me të vështirë me mbijetue.

I gjendun në këto rrethana, Dakë Sirdanit iu desh ta linte fshatin e tij dhe u strehue në Guci, ku kishte miq e të afërm e ku, gjithësesi, jeta ishte pak ma e mirë.

Me ndihmin e meshtarit të atjeshëm e të afërmëve, arrijti t’i çonte djemtë në shkollë, në Shkodër, ku së bashku kryen shkollën fillore.

Mbas kësaj, dy vëllaznit morën drejtime të ndryshme, por rrugë të njejtë: ate të meshtarisë. Marini, si kreu edhe shkollën e mesme në Kolegjin Françeskan (apo Liceun e Fishtës, si i thonin shkodranët), zgjodhi Urdhnin e Shën Françeskut. Mbasi vijoi studimet e nalta në Gratz të Austrisë, në vitin 19416 kthehet në Atdhe dhe shugurohet meshtar.

Aleksandri, vëllaj i vogël, vijoj edhe ai Kolegjin në Shkodër, por atë të Severianëve, që ishte çelë e mbahej nga jezuitët. Studimet e nalta, ashtu si edhe i vëllaj, i vijoj në Austri, në Insbruk, qender e randësishme albanologjie, ku studjuen, ndër të tjerë edhe Eqrem Çabej, At Anton Harapi, Dom NikollëGàzulli, dhe po në të njejtin vit, pra me 1916, u shugurua edhe ai meshtar, por në Urdhnin e Jezuitëve.

Ishin kthye të etun t’i shërbenin Atdheut në të gjitha fushat ku ata kishin mundësi e përgatitje. Në atë periudhë (e pse jo edhe sot) edukimi fetar kishte një përparësi të veçantë, pse pesë shekuj robni osmane kishin damtue gjithçka në trojet e Kastriotit, veçanarisht besimin e krishtenë, joqë, si na e ka lanë Frang Bardhi, “ku shkel kamb’ e turkut, ary nuk mbin ma bar”.

Vitet e para të meshtarisë At Marini shërbeu në Mirditë e në Dukagjin, kohë e zona në të cilat ai do t’i shfrytëzonte për botimin pak vite ma vonë të veprës “Skenderbeu simbas gojëdhanave”.

Qysh në fillim ai dëshmoi një vullnet të rrallë e një horizont kulturor të pashoq, prandaj në vitin 1922 e thërrasin në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan, e ku bashkë me At Gjergj Fishten e Imzot Vinçenc Prendushi, e shumë intelektualë të shquem të Shkodrës, çelin të parin lice me cikël të plotë, i quejtun Liceu Klasik, që i dhanë emnin “Illyricum”. At Marini jepte aty Histori dhe Doktrinë të Krishtenë; në të njejten kohë u ba strumbullari i një rrethi intelektualësh të rijë shkodranë të fushave të ndryshme, që shpejt do të jepte një ndihmesë që i ka të rralla shoqet në historinë e kulturës kombëtare. Profesori i dijtun u emnue mbas pak Drejtor i Gjimnazit. Ndërkohë shkruen veprat “Për historinë kombëtare!, “Shqipnia e Shqiptarëve”, “Vepra kombëtare e Françeskanëve”, sidhe legjenda që sot janë në thesarin e kësaj lame në revistat “Hylli i Dritës” e “Leka”, ashtu edhe në shumë gazeta të kohës, pse ai kishte aftësinë e rrrallë të komunikonte me të gjitha shtresat, ashtu edhe me intelektualë të preardhjeve të ndryshme krahinore e fetare.

Në kohën kur u ba edhe Dekan i Kucendit të Françeskanëve të Lagjes Arra e Madhe në Shkodër, dëshmoi interesim të jashtëzakonshem e aftësi po të tilla në komunikimin me të rijtë tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, që ma se një herë i hapen edhe telashe, për arsimimin dhe edukimin e të rijëve. Tipizuese e rolit dhe e vlerave të  tij si edukator do të mbesin fjalët e At Fishtës: “Rinia e Shkodrës nuk e di ende ç’personalitet i shquem gjendet në mes tyne”.

Asht thanë edhe nga të tjerë se At Marin Sirdani ka qenë një ndër historianët tanë ma të dijtun, sidomos një historian që ende nuk i ka ardhë këtij Vendi për paanësinë e analizës shkencore historike, një metodist që për fat të keq buk u muer shembull nga ata që ma vonë do ta zhbanin historinë. Por ende ndoshta janë të paktë ata që e dijnë rolin që luejti At Marin Sirdani në bisedimet e vështira, të pabesa, në mes Shtetit komunist dhe Kishës Katolike. Përgatitja e tij e gjithanëshme, vendosmënia dhe kthejeltësia se, sidoqoftë, duhej shpëtue Kisha Katolike Shqiptare, i vuni ma se një herë në vështirësi ata të Komisionit Qeveritar të kryesuem prej vetë Mehemt Shehut, aqsa, për të heqë qafe një bashkëbisedues të vështirë, e futen në burg për të dytën herë, me akuzën (e paprovueme as me fallsifikime në gjyq), se kishte ba përpjekje me u lidhë me Vatikanin.

Vëllaj ma i vogël, Dom Aleksandër (Lekë ) Sirdani, që përshkoj gjysmën e Maleve tona si meshtar, iu përkushtue si pak kush mbledhjes së pasunisë shpirtnore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat, deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin ende nëpër malësi. Bahskë me miqtë e tij, At Donad Kurti e Don Nikollë Gàzulli, ata, porsi bleta nektarin, mblodhën një pasuni shpirtnore të popullit tonë, që do të përbante një korpus të vërtetë etnografik, pavarësisht se, si shumë punë të tij, të të vëllajt, të At Justin Rrotës, të At Donad Kurtit, të Don Nikollë Gàzullit, do t’i shfrutëzonin pikërisht katilat e tyne për të marrë me to grada shkencore.

Megjithate, megjithë masakrimin, djegjen e humbjen e një pjese të mirë të dorëshkrimeve, vetëm me sa ka lanë të bottueme nëpër revistat e kohës, ai mbetet një prej etnografëve ma të mirë të vendit tonë.

Por ja që me datë 26 korirk 1948 Dom Leka, si e thërriste populli, i mbushun me mllef për çka po ndodhte, por edhe me një besim gati biblik, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve: “Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen”, tue huazue vargun e famëshëm nga Eposi ynë i artë i Kreshnikëve.

Fjalë profetike, por që për fatin e keq të këtij populli, u vërtetuen vetem mbas 43 vjetësh kalvari të pashembull. Ishin ato fjalë të dala nga goja e njenit që ishte i vetëdijshëm për rrjedhojat, por edhe i gatshëm për flijim, që banë të sulen drejt Bogës katilët e kohës.

Me 27 korrik 1948, tue gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite ma parë, e arrestuen, e tërhoqen rrëshanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arrijti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon që nuk dallohej çfarë ishte, ku filluen mbi te, ashtu siedhe mbi meshtarë të tjerë, torturat ma çnjerëzore.

Ja si e përshkruen Fritz Radovani vdekjen makaber te Dom Lekë Sirdanit e të Dom Pjetër Çunit:

” Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë për në Shkodër (asht fjala pë Dom Pjetër Çunin – DG), ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut. Aty, siç më tregonte një ish-polic, S. N., gjen Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J., që masakrohen bashkë me shumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, tregon ai. Nuk dinte pse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me të. Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!

Një ditë kishin shkue herët në Seksion (kështu quhej Policia e Kohës, Seksioni i Mbrendshëm – DG) Asllan Lici e Pal Mëlyshi. Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë, të tre bashkë kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit. Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishin caktue katër të tjerë. I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore. I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani e Pali kanë urdhnue policët me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rijë dhe të fortë. Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej çka duan me ba xhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari  topall në topall Asllani e mbas tij me kapadaillëk si gjithmonë Pali. Janë drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanë: “Ecni, more këlysh të Papës, se tash do t’ju rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja…! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çue bukë ndër male?” Nuk kanë pritë përgjigje por janë drejtue nga një gropë gjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte  gjithmonë e hapun. Kanë urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët po mendonin se po u bahej presion me tregue… por, papritmas Asllani i ka vue duert në gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapë përkrahut Don Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta, veç kur u kanë dhanë të shtymen të dyve e, kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë mbrenda, tue u thanë: “Hee… flisni… ku e keni ate Krishtin tuej… flisni… kështu do të jenë fundi i  priftënve… A  po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash…?”

***

Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytën… Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne….

Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vende shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janë kurrë në përmasat tona”.

Nuk due ta mundoj ma shumë lexuesin, edhe pse ka dëshmi të tjera edhe ma ngjethëse. Po edhe sa solla nga Fritz Radovani, mjaftojnë me pasqyrue shëmtimin e barbarinë e një sistemi, që shëmtoi gjithçka, aq sa sot e kësaj dite vazhdojmë të përjetojmë rrjedhojat e tij.

***

Vëllaznit Sirdani janë kunora e bukur e kombit shqiptar.

Po çfarë po ngjet me këta figura të shqueme?

Harresë, harresë, harresë …. nga institucionet, nga mediat, nga të gjitha ata që i vranë (bijtë e tyne) e që kanë pushtetin dhe të gjitha mjetet informative në dorë.

Ja si vëren me shumë vend e ban një analizë të thellë shkrimtari Agron Tufa:

“Pas rënies së diktaturës ne përballemi me Kujtesën tonë kolektive. Më saktë se me përballje, kemi kundërvënien e kësaj Kujtese, luftën e njërës për të spostuar, margjinalizuar dhe sfumuar krejtësisht kujtesën Tjetër, atë që zhaurin nga dhimbja, klithmat, lotët dhe përndjekjet. Mendoj se Kujtesa zyrtare e ish-komunizmit ia ka dalë deri më tash me sukses ta spostojë kujtesën e Burgjeve, Internimeve, Persekutimit politik (evidentimimi imi – DG). Tashmë duket se e ka marrë në dorë shtypi dhe ekrani të vendosin, se çfarë kujtese duhet të kemi. Përrenjtë e zhultë të kujtimeve nuk kanë të sosur nëpër dossierë; faqet e gazetave të përditshme nuk ka ditë në këto 20 vitet e fundit, që të mos ringjallin bëmat, sagat, mitet e legjendat e diktatorit. Nuk ka gazetë që të mos hapet me një foto të diktatorit apo ministrave të tij. Një “epos” me kujtime e thashetheme të tipit: “Çfarë i tha Teme Sejko në vesh Enver Hoxhës tek Uji i Ftohtë”, ndërsa nëntitulli sqaron: Dëshmon ish-bodigardi i Enver Hoxhës.

Krejt e kundërta ndodh me rrëfimet e familjeve të masakruara, të intelektualëve të pushkatuar, dënuar apo internuar. Ata nuk gjejnë vend nëpër dosierë me vazhdim. Në një mënyrë djallëzorë, shprazja e thesit të gërbulur me kujtimet e protagonistëve të diktaturës ka arritur të ngjallë një folklor të tërë ku pak e fije, nga pensionistët gjer tek shoferët e taksive shtohet përnjëmend respekti për vampirët azganë të diktaturës.

Memuaret e viktimave nuk ngjallin asfare interesi për mediat. Disa dhjetëra libra tronditës janë botuar mezi-mezi me shpenzimet e vetë autorëve, janë botuar, sipas takatit, kryesisht shkel-e-shko dhe kanë humbur qëkur nëpër qoshke librarishë, si diçka e padenjë për lexim. Dhe pikërisht e vetmja Kujtesë e denjë, që mban ndër dhëmbë kumtin e Madh, u gjend e shpërfillur, e privuar, në mungesë vëmendjeje”.

Me këto pak rradhë Tufa na sjell me ndershmëni intelektuale dhe sens atdhetari si po realizohet harresa e Burrava të Kombit.

Janë të pakta librat, edhe ato të botueme me shumë sakrifica, që përshkruejnë krimet e komunizimit e njihen nga shqiptarët, pse, si thamë, bahet gjithçka për t’i lanë në harresë. Me përjashtim të “Dosja e diktaturës” e Pjeter Pepes, dhe “Rrno per me tregue” e At Zef Pllumbit, vepra si “Çinarët” e At Kontrad Gjolajt, apo “Një monument nën dhé” e Fritz Radovanit pakkush i ka lexue, pse media i ka injorue krejtësisht, edhe pse janë nga dëshmitë ma ngjethëse të Kohës së Ferrit. Libra të tillë, themeli i letërsisë dokumentare mbi të cilat duhet të mbështetet historia nesër, “zengjinët e rijë” të Tiranës do t’i kishin djegë si në mesjetë, ndërkohë që reklamohen kujtimet e kriminelëve si Ramiz Alia etj.

***

Këto pak rradhë për vëllaznit Sirdani i shkrova që të mos harrojmë. Po harruem, në një formë apo një tjetër, tragjedia do të përsëritet.

Vallë, nuk mjafton kalvari që kaloi populli ynë?

Daniel Gàzulli, 04.10.2010

Në Kosovë festohet tradicionalisht Dita e Pavarësisë së Amerikës 

 -Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. I pranishëm në festën e hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 shkruaja edhe kronikën: Flamur i shpresës për Kosovën…/ 

 Nga Behlul JASHARI , Prishtinë

 PRISHTINË,  4 Korrik 2023/ Në Kosovë festohet tradicionalisht 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë që prej 27 vitesh dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 15 viteve në 17 Shkurtin historik 2008. 

Forhåndsvisning av bilde

Në 5 Qershor 2023  u bënë 27 vjet nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Më parë,  në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra në Kosovë. 

Forhåndsvisning av bilde

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi. 

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë  në 5 Qershor 1996 u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me familjen. 

Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë  shkruante: 

Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane 

“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj” 

-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim  Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”. 

Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova: 

“Deklaratë e Presidentit Rugova 

Ditë historike për Kosovën 

Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.” 

Në faqen e parë botohej edhe raportimi  me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton”. 

E në faqen 3 të gazetës së rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, me titullin dhe nëntitullin 

“Flamur i shpresës për Kosovën 

(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash: 

“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s. 

Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës. 

Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin. 

Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore…. 

Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.” 

Në ceremoninë festive të hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996,  isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë… 

Pas 24 vjetëve - në 4 Korrik 2020, raportoja për Gazetën DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur u zhvillua edhe  ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë. 

E në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit. 

Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s  prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën Amerikane në Prishtinë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999. 

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje. 

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 15 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës. 

Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. 

Ndërkohë, ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe më shumë se  24 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Në 17 Maj 2021 është prezantar projekti për sheshin dhe shtatoren e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në fshatin Sojevë të Ferizajt, pranë Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” në Kosovë. 

Në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës janë ngritur tre shtatore të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë. 

Në 1 Nëntor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij. 

Në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj. 

Shtatorja e Senatorit Amerikan Bob Dole është përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…   Forhåndsvisning av bilde

NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE  – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHBA ELMI BERISHA, TANI KRYETAR I FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA 

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë… 

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së. 

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Forhåndsvisning av bilde

DIPLOMATI I PARË DHE AMBASADORË AMERIKANË NË KOSOVË  NË GAZETËN RILINDJA   

Diplomati i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan), për të cilin kam raportuar që nga dita e parë e ardhjes në 22 Maj 1996 duke qenë edhe në konferencat e tij për shtyp, ishte edhe në festën e 57 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në 12 Shkurt 2002, ku e kam shumë mirëpritur si kryetar i Këshillit Drejtues e kryeredaktor i gazetës, e ku ishin edhe Shefi i Zyrës së Gjermanisë, Michael Schmunk, shefi i Zyrës së Shqipërisë Vladimir Prela dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, mes të cilëve edhe simboli i rezistencës kombëtare shqiptare Adem Demaçi. 

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis (John Menzis), Shef i Misionit – Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. 

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”. 

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis.  

  Forhåndsvisning av bilde

Në akadminë solemne të  festës së gazetës  tradicionale e historike të Kosovës Rilindja në emër të Zyrës Amerikane dhe Ambasadorit Amerikan  John Menzis përshëndeti diplomati i parë i SHBA në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan). 

Ai fillimisht tha: “Zonja dhe zotrinjë, është nder i madh për mua të marrë pjesë në përvjetorin e 57-të të ‘Rilindjes’. Në emër ta ambasadorit Menzis, të SHBA-ve në Kosovë, ju përgëzoj për punën tuaj që keni bërë në gazetën e parë në gjuhën shqipe në Kosovë…” 

Diplomati Amerikan Mekllellën pasi foli edhe për përvojat e vendit të tij dhe rolin e rëndësishëm të gazetës Rilindja dhe mediave tjera në Kosovë,  u shpreh se,  “…sikurse Ambasadori Menzis në artikullin e ballinës së ‘Rilindjes’, mediat po ashtu duhet të mbështesin vizionin demokratik për përpjekjet e sundimit të ligjit në tërë Kosovën” 

Dhe, duke përfunduar  fjalën në festën  e 57-vjetorit të gazetës Rilindja diplomari i parë Amerikan në Kosovë, Mekllellën theksoi: 

“Zonja dhe zotrinjë, në emër të Ambasadorit John Menzis dhe të Zyrës së SHBA-ve, ju uroj këtë përvjetor të lartë e të rëndësishëm. Edhe pse ‘Rilindja’ është më e vjetra në Kosovë, ajo është e re në zemër dhe në rolin e saj në Kosovë, është e freskët dhe plot jetë. Jam shumë i lumtur që mund ta them ketë: Në të ardhmen do të përpiqemi të bashkëpunojmë me ‘Rilindjen’ edhe shumë dekada në Kosovë”. 

Diplomati Amerikan Mekllellën citohej kështu në raportin e gjerë të gazetës nga festa me titull “‘Rilindja’ – laborator i gazetarisë shqiptare në Kosovë”. 

“Kosova pret Vitin e Pavarësisë”, ishte kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2004, ku në numrin special të festës së Vitit të Ri 2005 botohej edhe intervista ekskluzive e Shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Godlberg (Filip Golldberg) që më dha për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në jubileun e saj të 60 vjetorit. 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë demokratike dhe tolerante”, citoja diplomatin amerikan në ballinën e gazetës Rilindja e në titull të intervistës,  ku Ambasadori Amerikan Godlberg theksonte: “Standardet, të cilat i ka specifikuar komuniteti evroatlantik janë idealet dhe vlerat me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe në të cilat ne thellësisht besojmë. Këto janë idealet të cilat e përfaqësojnë Evropën e shekullit 21”.   Forhåndsvisning av bilde

“Viti 2005 do të mund të ishte një vit shumë vendimtar për Kosovën pasi që është vit kur ne do të lëvizim drejt një faze të re të procesit në Kosovë. Në kuptimin që mesi i vitit 2005 është koha kur do të bëhet Shqyrtimi Gjithpërfshirës i progresit në standarde, dhe me shpresë se prej kësaj do të rezultojë edhe fillimi i bisedave për statusin”, shprehej diplomati Amerikan Godlberg në intervistën ekskluzive që për gazetën Rilindja e zhvillova i shumë mirëpritur në Zyrën Amerikanë në Kosovë. 

Forhåndsvisning av bilde

Intervista pas 8 pyetjeve e përgjigjeve përmbyllej kështu: 

“9.    RILINDJA: Z. Golldberg, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë, që e vlerësojmë edhe si përkrahje për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, e cila për shkaqet që dihen ndodhet në situatën çfarë është, dhe që Jubileun e vet të 60-vjetorit në Vitin e Ri 2005 pret ta ketë edhe festë të ridaljes. Kemi nderin dhe kënaqësinë të Ju ftojmë në këtë festë, e cila urojmë të ndodhë sa më shpejt.   

GOLLDBERG:  Dëshiroj të falënderoj “Rilindjen” që ka kërkuar intervistë nga unë, e edhe më shumë dëshiroj që lexuesve tuaj t’u them URIME FESTA (e thotë në shqip). Dhe, ju uroj juve dhe gjithë njerëzve në Kosovë Kërshëndellat  dhe Vitin e Ri dhe vitin 2005 plot paqe, përparim dhe shpresë për të ardhmen.” 

Nën kryetitullin “Kosova pret Vitin e Pavarësisë” gazeta Rilindja në ballinë botonte edhe foto e shkrim nga takimi i fundvitit 2004 që kisha me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në pritjen tradicionale të fundvitit, Presidentit Rugova i dhurova ekzemplarët e parë të Kalendarit të Rilindjes me simbolet e Vitit historik të Pavarësisë së Kosovës dhe të 600 vjetorit të Kryeheroit të Kombit Shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të vitit 2005 të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale, siç theksohet në shënimin nën foton në ballinë. Presidenti Rugova përgëzoi në këtë rast Rilindjen në Jubileun e saj dhe siguroi për zgjidhjen që do të bëhet për gazetën, kryeredaktor dhe kryetar i Këshillit Drejtues i së cilës isha. 

“Sigurt do të arrijmë suksesshëm në vlerësimin pozitiv të standardeve”, ishte titulli po në ballinë të Rilindjes i një interviste që kam zhvilluar në fundvitin 2004 me Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte Kryeministër – gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ku shprehte besimin se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike. 

Forhåndsvisning av bilde

Speech on the Occasion of 57 Years of “Rilindja” Newspaper in Kosovo 

By: Michael McClellan
Public Affairs Officer, USOP
Delivered 12 February 2002
Pristina 

Ladies and Gentlemen, it is a great honor for me to be here with you today on the occasion of Rilindja’s 57th anniversary. On behalf of Amb. John Menzies and the entire U.S. Office Pristina, I congratulate each and every one of you for the work and success that the first and oldest Albanian-language newspaper in Kosovo has had in publishing continuously since 1945. 

In the United States, our system of government has three branches – the Executive branch, that is the White House and the various Departments or Ministries, the Congress, composed of the House of Representatives and the Senate, and the Judiciary, that is the federal courts and the Supreme Court. But we often speak of the press as being the “fourth branch” in the sense that it speaks for the people in watching over the functions and activities of the three branches of government. 

Forhåndsvisning av bilde

Here in Kosovo, the role of the media as the “watchdog of government” is more important than ever. Once the people have expressed their democratic will in the elections, it is up to the media and civic organizations to work day-to-day to ensure that the voice of the people continues to be heard and to hold the elected leaders responsible to the people who put them in office. But, as Amb. Menzies said on the front-page of today’s Rilindja, the media must also uphold the democratic vision of society and support efforts to establish the rule of law and civil society throughout Kosovo. In other words, the media must be a watchdog not only on the government, but also on those elements of society that would seek to undermine the democratic values that Kosovars are working so hard to establish. 

Forhåndsvisning av bilde

The role of Rilindja and other media in Kosovo is vital, perhaps more so today than ever before. The media must be a forum for the exchange and expression of responsible opinion and a means for educating the population about the practices and values of democracy and civil society. As building blocks of society, the media play a vitally important role in establishing good, responsible institutions of self-rule in Kosovo. 

Forhåndsvisning av bilde

Again, ladies and gentlemen, on behalf of Amb. John Menzies and the U.S. Office, I congratulate you on this highly important anniversary. Even if Rilindja is the oldest paper in Kosovo, it is still young at heart and its vision of its role in Kosovo should always be fresh and vigorous and full of life. I am very happy to say that it is. 

Forhåndsvisning av bilde

Thank you for your kind invitation to join you on this special occasion and we look forward to many more decades of cooperation with Rilindja in Kosovo! 

Forhåndsvisning av bilde

Emilija Rexhepi ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë  

0

Prishtinë, 4 korrik 2023

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, me ftesë të Grupit Parlamentar të Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe me kërkesë të deputetit Shemsedin Mehmetoviq.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministrja Rexhepi përveç takimit me Shemsedin Mehmetoviq, deputet në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, është pritur në takim edhe nga Dino Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Benjamina Karić, kryetare e komunës së Sarajevës.

Forhåndsvisning av bilde

Tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite të Zëvendëskryeministres Rexhepi ishte ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. U bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani priti në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel  

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel. 

Takimi trepalësh u fokusua në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani falënderoi Holandën dhe Luksemburgun për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënvizoi vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku. 

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, Presidentja Osmani theksoi se  aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi  nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata. 

Forhåndsvisning av bilde

Një pjesë e diskutimit me dy kryeministrat u fokusua në situatën aktuale të dhe të sigurisë në veriun e vendit.  

Presidentja Osmani tha se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të  shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani potencoi se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. 

Kurse në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, derisa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani dhe kryeministrat Rutte e Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për pritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.  

Takimi i Presidentes Osmani me kryeministrat Rutte dhe Bettel u përmbyll me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë. 

Kryeministri Kurti priti me nderime shtetërore Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel

0

Prishtinë, 4 korrik 2023 

Me nderime shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Forhåndsvisning av bilde

Duke iu uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kryeministri Kurti  i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, z.Miroslav Lajčák  

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák.  

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.  

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.   

Forhåndsvisning av bilde

Në kontekst të zhvillimeve të fundit në veriun e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë. 

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. 

 

Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar, janë të shqetësuara sidomos me ngjarjet në pjesën verore të Kosovës

0

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, ME SELI NË NJU-JORK dhe RRJETI INTELEKTUAL MBARËSHQIPTAR, NË TIRANË

Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar janë të shqetësuara me zhvillimet e fundit mbarëshqiptar, të cilat po ndodhin në Republikën e Kosovës e në veçanti, në pjesën veriore e saj.
Protestat e fundit nga grupet mirë te organizuara krimo-mafioze, të dirigjuara nga Aleksandar Vuçiqi me pretekstin e lirimit te zyrave te kryetarëve të komunave, të cilët janë zgjedhur me votën e ygjedhjeve, në bazë te ligjit mbi votime nga ata votues te cilët ishin pjesëmarrës, por përdorimi i dhunës me mjete të rrezikshme nga grupe protestuesish, duke lënduar policë, gazetarë dhe ushtarakë të KFOR-it, për MSHNB dhe RRIMSH janë të papranueshme dhe të denueshme.
Veprimet e individëve, si nga vendorët ashtu dhe faktorit të jashtëm, janë të pamatura dhe të dëmshme, të cilat nuk kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, si kusht për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në arritjen e nji marrëveshjeje purfundimtare me njohje reciproke.
MSHNB dhe RRIMSH mbështetin fuqishëm mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dhe çdo tentimi nga kushdo qoftë për prekje kufijsh, MSHNB dhe RRIMSH kundërshtojnë ashpër, njëherit dhe kërkon përgjegjësi nga destabilizuesit.
Veprimet atakuese dhe grabitçare, në vazhdimësi nga Serbia gjakatare, me tentim destabilizimi e prodhimi në viktima njerëzore përsëri, si dhe reagimet jo adekuate nga KFOR-i, BE dhe SHBA, ledhatimi I agresorit në njërën anë dhe presioni i tepruar ndaj institucioneve te Republikës së Kosovës në të drejtën e saj në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe ruajtjes se qetësisë në very të Kosovës, MSHNB dhe RRIMSH rrit shqetësimet, prandaj dhe vehet në pikëpyetje vazhdimi i bisedimeve dhe si të tilla, duhet ndërprerë gjer në formimin e kushteve për rikthim.

Ne bazë te ketyre shqetësimeve, MSHNB dhe RRIMSH
A p e l o j n ë :
⦁ Nga organet shtetërore Shqipëri-Kosovë koordinimin dhe harmonizimin e veprimeve në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi në situatat vepruese, për ruajtjen e sovranitetit dhe paqes në rajon,

⦁ Veprimet e Akademive Shqipri-Kosovë të jenë në bashkërenditje në plasimin e argumenteve shkencore për opinionin vendor e veçmas atij ndërkombëtar në bindshmërinë e të drejtës Kushtetutare të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe vazhdimin e shtetndërtimit ligjor dhe demokratik,

⦁ Veprimet e organeve shtetërore në situata tensionuese te jenë në përputhëshmëri Kushtetuese dhe ligjore me përkushtim të ruajtjes së sovranitetit shtetëror si dhe lirisë e sigurisë së qytetarëve të saj, se në këtë mënyrë ruhet miqësia ne vijimësi me miqt ndërkombëtar e në veçanti me SHBA, të cilët me ndihmën e tyre Republika e Kosovës fitoi lirinë dhe shpalli pavarësinë e saj,

⦁ Veprimet e medieve sociale, e sidomos të shoqërisë civile, të jenë në përputhje me interesat kombëtare e shtetërore dhe të mos përçajnë qytetarinë e painformuar me proceset dhe zhvillimet aktuale delikate që po mbretërojnë aktualisht në veriun e Koaovës.

⦁ MSHNB dhe RRIMSH besojnë dhe shpresojnë fuqishëm se Vashingtoni e Brukseli do të vazhdojnë në mbështetjen e organeve shtetërore të Republikës së Kosovës në kryerjen e detyrimeve Kushtetutare dhe ligjore, në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, nëse rrezikohet nga grupe krimo-mafioze në Veriun e Republikës së Kosovës si dhe në kundër përgjigje të deklaratave kërcnuese, të cilat dalin nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, i cili është një marionet i Vlladimir Putinit me koncept destabilizues të Ballkanit.

Më 4 korrik 2023. Për MSHNB: Bahri Ramadani
Nju Jork

____

Per RRIMSH: Frederik Ruço
Tiranë