Kreu Blog Faqe 1018

Mesazhi i 4 Korrikut, 2023. Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Nga Frank Shkreli                     

”Patriotizëm do të thotë të duash Atdheun tënd gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë e vendit tënd, vetëm, atëherë kur ajo e meriton”. (Mark Twain)

Çdo vit me 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, kur 13 kolonitë origjinale amerikane të asaj kohe kanë shpallur përgjithmonë pavarësinë dhe lirinë e tyre nga sundimi mbretëror britanik.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA është njëri ndër dokumentet – ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetimin dhe zhvillimin e këtij vendi. Por është gjithashtu edhe dokumenti, i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Gjatë gjithë historisë, popujt kanë besuar se të drejtat e tyre vinin nga qeveria, mbreti ose pushteti dhe si të tilla, ato edhe mund të shkeleshin e të mohoheshin sipas dëshirës e qejfit të autoritetit, ose mbretit, sepse, sipas tyre, ato ishin privilegje që akordoheshin e hiqeshin sipas dëshirës së pushtetit në fuqi. Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara me 4 Korrik, 1776 ka hedhur poshtë këtë besim ose nocion, njëherë e mirë, duke shpallur se të drejtat e një personi dhe në popull nuk i jepen nga qeveria ose autoriteti, cilido qoftë ai, por nga vet Krijuesi i gjithësisë –nga Perëndia. ”Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë.” Është kjo fraza, ndoshta më e famëshme në tekstin e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Mesazhi kryesor i kësaj dite, si për amerikanët ashtu edhe për popujt anë e mbanë botës, është se këto mund të jenë fjalët më me rëndësi, jo vetëm në tekstin e dokumentit të pavarësisë së Amerikës, por edhe në historinë e njerëzimit në përgjithësi. Duke shpallur se është Perëndia dhe jo Qeveria, Mbreti ose Parlamenti, që jo vetëm amerikanëve, por të gjithë njerëzve kudo, u ka falur të drejta themelore, të barabarta dhe të pamohueshme. Dhe se qeveritë krijohen nga populli për të vetmin qëllim e që është për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore dhe në ushtrimin e tyre në mbështetje të interesave dhe mirëqenjës së qytetarëve.

247 vjet më parë, shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe, por pavarësia ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht, indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e rinj kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Por ç’prej nënshkrimit të këtij akti dramatik pthuaj dy shekuj e gjysëm më parë, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, ndonëse kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, prapseparapë ekziston vetëdija se mbetet ende shumë për t’u bërë. Se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Përëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverive, cilatdo qofshin ato, që kanë për obligim kushtetues t’i mbrojnë dhe jo t’i shkeli e t’i shkatërrojë liritë dhe të drejtat e popullit, të garantuar në Shpalljen e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Koncepti i fjalës liri, kjo e drejtë e pamohueshme e njeriut, për herë të parë u vendos në skenën botërore si një e drejtë e pamohueshme për të gjithë njerëzit pa dallim, më 4 Korrik 1776. Ideja se njerëzit duhet të gëzojnë këto të drejta të pamohueshme, të akorduara nga Perëndia dhe jo nga ndonjë pushtet i kësaj bote, ishte objekt talljeje nga bota e atëhershme e ”qytetëruar”. Madje edhe sot, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të urrehen gjithnjë në shumë pjesë të botës nga diktatorë, autoritarë të llojllojshëm dhe regjime shtypëse, të cilat mendojnë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë privilegje, që vetëm ata si autoritarë të gjithpushtetshëm i rregullojnë dhe i zbatojnë sipas dëshirës dhe vullnetit të vet, për interesa personale. Diktatorë të tillë edhe sot urrejnë gjithnjë Shtetet e Bashkuara se kanë mbrojtur dhe mbrojnë parimin e atëhershëm radikal të lindur nga Shpallja e Pavarësisë së Amerikës, më 4 Korrik 1776. Parim ky, sipas të cilit, është e drejta e popullit kudo e në çdo vend të botës, të ndryshojë regjimin ose qeverinë dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër pushtet, i cili do të mbrojë këto të drejta e liri të pamohueshme, jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë popujt anë e mbanë botës.

Për t’u siguruar se këto të drejta do të ishin gur-themeli i shtetit të ri, kolonitë amerikane miratuan Kushtetutën e re më 1789 me dhjetë amendamente të cilat – sot e kësaj  dite garantojnë liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë e fesë, lirinë e fjalës dhe të shtypit si edhe amendamente të tjera në mbrojtje të qytetarit nga abuzimet e mundshme të shtetit dhe nga autoritetet qeveritare. Patrik Henri, njëri prej udhëheqësve të përpjekjeve të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka thënë: “Kushtetuta nuk është një instrument i qeverisë për të kufizuar të drejtat e popullit, por është një instrument i popullit për të kufizuar veprimtarinë e qeverisë, për ndryshe qeveria do të dominojë jetën dhe do të kufizojë të drejtat tona”.

Është me vend që këto vlera e të drejta bazë e të pamohueshme të njeriut, të skalitura në dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë dhe më vonë në Kushtetutën e Amerikës të kujtohen dhe të celebrohen sot, në këtë 247-përvjetor të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu është e nevojshme që kjo ngjarje historike për popullin amerikan, të kujtohet edhe nga popujt anë e mbanë botës, pasi këto parime të mishëruara në Shpalljen e Pavarësisë Amerikane, pasqyrohen gjithashtu në kushtetuta të shumë vendeve dhe janë të përfshira në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e nënshkruar nga shumica e shteteve të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Le të jetë pra 4 Korriku, 2023, një festim i garancisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, jo vetëm për çdo shtetas amerikan, por të kujtohet gjithashtu edhe nga popujt tanë e mbanë botës – përfshirë Kombin Shqiptar – e që nga kjo ditë e shënuar patriotike për amerikanët, mund të na mësojë, se sipas Mark Twain, ”Patriotizëm do të thotë të duash Atdheun tënd gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë e vendit tënd, vetëm kur ajo e meriton”.

Si e tillë, megjithë të metat dhe mos-kënaqësitë dhe sfidat që shprehen dhe me të cilat përballet ky vend, nga koha në kohë edhe 247-vjet pas Shpalljes së Pavarësisë së saj, Amerika vazhdon përpjekjet e saj për një, “bashkim edhe më të përsosur” të këtij kombi të madh, ndërkohë që mbetet gjithnjë simboli i lirisë, demokracisë dhe i pavarësisë për popujt anë e mbanë botës, përfshirë Kombin Shqiptar. Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara shënohet si një festim i vlerave të përbashkëta njerëzore të bazuara në lirinë dhe të drejtat e pamohueshme për të gjithë, të pasqyruara në Shpalljen e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë 247-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Zoti e bekoftë Kombin Amerikan dhe Kombin Shqiptar – në miqësi të përjetshme me njëri tjetrin!

Tri arsyet bazike pse LDK, PDK dhe AAK duhet t’i takojnë historisë

0

Nga: Mevi Rafuna, Mitrovicë

  1. Islamizimi i institucioneve
  2. Korrupcioni permanent dhe nepotizmi
  3. Ikja masive e shqiptarëve.

Nuk jam me VV as me Kurtin por gjërat që po ndodhin janë trashëgim i keqqeverisjes së maparshme.

Kurti duhet ta shënoj fundin e tranzicionit dhe fundin e tij politik ndërsa do t’i hapet derë një klase të re politike e cila duhet t’i këtë 3 pika kryesore:

  1. Ruajtjen e sovranitetit të shtetit në të gjithë territorin
    2.Largimin dhe ndëshkimin e të gjitha grupacioneve vehabiste që tash e 2 dekada janë si parazitë
  2. Zhvillimin e shtetit,zbatimin e ligjit dhe integrimin përfundimtar në strukturat Euro-Atlantike.

A ka të tillë?!

Besoj që shqiptarët nuk kanë vdekur…

Ballkani i Hapur nuk u mbyll, e braktisi Edi Rama

0

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Ballkani i Hapur nuk u mbyll, e braktisi Edi Rama

Duket se ai Ballkan paska qenë i projektuar si karrem për Serbinë: për ta zbutur, për ta kthyer nga Perëndimi dhe për t’ia bërë më të lehtë realitetin e Kosovës. Pra, një humbje territoriale t’i zëvendësohej me një treg më të madh. Ideja paska qenë që demokracitë liberale të mashtrojnë një ultra-nacionalist me treg. Paskan shpresuar. Paska qenë ide dhe provë interesante, edhe pse ai projekt shpesh herë është kritikuar si Jugosllavia e Re, si hegjemoni serbe, si Botë Serbe etj.

Me 30.07.2021 pata shkruar një vështrim me këtë titull: “Para tregut të përbashkët duhet pajtimi” publikuar te “Bota sot”, “përqasje” dhe “drini”. Me 01.08.21 vështrimin e dytë: “Unioni Ballkanik për inat të BE-së”, Bota sot, përqasje, drini, flasshqip. Citat nga ky artikull: “Sot Vuçiqi ka shkruar te gazeta serbe „Politika“ një artikull me titull „Ballkani i hapur, hap historik për regjionin.“

A u mbyll Ballkani i Pahapur? Edi Rama nuk e ka mbyllur atë Ballkan, por e braktisi. Pse? Ndoshta pse lirimin e policëve, Vuçiqi nuk ia atribuoi atij, por Orbanit. Rama disa herë ka mbështetur Vuçiqin në tubime ndërkombëtare. Sigurisht, ka pritur një mirënjohje nga ai, dhe ajo pritshmëri ka qenë logjike, kur shihet qëndrimi i tij ndaj Kurtit, që pak dallon nga ai i Vuçiqit ose fare.

“Ballkani i Pahapur” nuk ishte menduar si projekt për ta mbështetur Procesin e Berlinit, sepse asnjë proces nuk ka nevojë për një patericë-proces, i cili do të shpërndante përgjegjësinë, do t’i humbte transparencën, do t’i ngatërronte kompetencat dhe do ta kishte penguar ndërtimin e të parit. Çfarë tha kryetari i Maqedonisë së Veriut në vitin 2021? Gazeta Shqip, 15.12.21. “Kurti pret Pendarovskin / Presidenti maqedonas: ‘Ballkani i Hapur’ të mos zëvendësojë Procesin e Berlinit,” Pra ishin dy projekte konkurruese. Këtë do ta deklarojë edhe Vuçiqi më poshtë.

Nuk bëhet mbyllja e një projekti në atë mënyrë dhe para publikut, natyrisht nëse nuk bëhet në shenjë revolte ose zhgënjimi. Sikur të ishte mbyllur ai projekt sepse paska përfunduar arsyen e ekzistencës, atëherë në një takim të tre themeluesit (Rama, Kovaçevski dhe Vuçiqi), do të deklaronin se kanë arritur këto suksese, këto rezultate dhe tani kalohet në Procesin e Berlinit. Dhe, këta dy të fundit nuk ia kanë shkruar ende epitafin, madje kryetari serb nuk beson se Rama e ka bërë. Përveç kësaj, Merkel kurrë nuk ka deklaruar se “Open Ballkans” është ndihmëse e Procesit të Berlinit.

Çfarë deklaronte Edi Rama me 02.04.23: “Në fund të majit, takimi i radhës për ‘Open Balkan’”. E Vuçiqi? Edhe ai: “…takimi Open Balkan do të mbahet në fund të majit 2023” Çfarë thotë Vuçiqi katër ditë më vonë për “Ballkanin e Hapur”: “Është një ide e jashtëzakonshme” do të doja të bashkohej edhe Mali i Zi,” 06.04.23

Një ditë më vonë, më 07.04.23, kryetari serb ishte i ftuar në TV RTS ku deklaron: “Nuk e kuptoj pse nuk do të jenë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”  Sarajeva”…

Domethënë, pak më shumë se para dy muajve, Vuçiqi dëshironte përfshirjen edhe të Bosnjës, edhe të Malit të Zi. E çfarë ka ndodhur paksa këtyre dy muajve që bëjnë të panevojshëm ekzistencën e atij Ballkani?

Asgjë pozitive: asnjë marrëveshje e re, asnjë anëtarësim i ri, por shumë telashe, mobilizim i ushtrisë, kërcënim ndaj Kosovës, rrahje të ushtarëve të KFOR-it për spital, akuzime ndaj Kosovës nga të gjithë dhe nga të gjitha anët, heshtje ndaj kriminalitetit serb në veri: tolerim i tyre në shkelje të ligjit, si askund në botë, në mospagimin e rrymës, si askund në botë, në mospagimin e tatimeve, si askund në botë, në mospagimin e shërbimeve tjera komunale, si askund në botë, pastaj edhe hyrje në territorin e Kosovës dhe kidnapim të policëve.

Rrahja e ushtarëve të KFOR-it mezi përmendej. Vuçiqi që komandonte kriminelët, nuk akuzohej nga askush! Por çfarë tha kryetari serb kur mori vesh se Edi Rama e mbylli Ballkanin e Pahapur? Citat nga PINK, kanal në shërbim të autokratit serb:

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Ballkani i Hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit dhe se ai nuk beson se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të thotë se Ballkani i Hapur ka përfunduar misionin e tij dhe se është koha që të “shkrihet” në procesin e Berlinit.

“Nuk jam i sigurt nëse pikërisht ai ka thënë këtë, por shpresoj të ketë mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit, serbë, shqiptarë, maqedonas, por ka mbështetje edhe nga një pjesë e konsiderueshme e boshnjakëve dhe njerëzve në Mal të Zi, që nuk janë serbë”, tha Vuçiq.

Ai tha se e njoh shumë mirë Ramën dhe se ishte pothuajse e pamundur që ai të thoshte diçka të tillë.

“Unë gjithmonë do të mendoj se ideja jonë, jo e imponuar nga jashtë, do të jetë më e mirë, pavarësisht nga përmbajtja e dëshirave tona. Kjo është shprehje e dëshirave, pritjeve dhe marrëdhënieve tona…”, përfundoi Vuçiq.

Nga deklaratat e kryetarit serb shihet se Rama e braktisi, por nuk e mbylli Ballkanin e Hapur, pasi Maqedonia e Veriut dhe Serbia ende ende gjenden brenda.

Edhe një fjalë për folklorizmin se Thaçin e ka vëlla, kurse Kurtin mik. Në kohën e Thaçit pati lulëzuar korrupsioni, radikalizmi fetar, dobësimi i shkollave, i fakulteteve, nepotizmi, kriminaliteti dhe vjedhja e shtetit deri në palcë. Madje Erdogani burgoste njerëz si në Anadoll. Ju e definoni Thaçin si vëlla, pe keni, jo në mënyrë biologjike, por nga veprimtaria. Deri tani nuk u besoja njerëzve që thoshin se ju jeni pjesë integrale e korrupsionit. Tani i besoj pohimit tuaj. Tani e kuptoj edhe pse e quanit vëlla Erdoganit dhe pse mbroni një kriminel politrop si Vuçiqi.

Në anën tjetër, nuk është e vërtetë se Kurtin e konsideroni mik, pasi miqve nuk u vihen sanksione, (siç nuk i vini Vuçiqit), siç e bëtë me anulimin e takimit të dy qeverive. Mik është shprehje kurtuazie! Me armiqtë anulohen takimet, jo me miqtë! Tregoni të vërtetën popullit se Ballkani i Hapur nuk u mbyll, por e braktisët nga kokëfortësia e Vuçiqit, që ju abuzoi dhe shndërroi në avokat të Serbisë  si Grenellin ose si ambasadorin rus në Beograd. Gishtin në kokë!

“Rrugë e tretë” e Lumir Abdixhikut dhe opozita e munguar

0

 

Revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021 ka shkaktuar tronditje të thellë të forcave politike që kishin kapur peng Republikën për vite të tëra, që nga themelimi i saj.

Kjo tronditje është prezent tutje jo vetëm në milieun e opozitës, por ajo shpërfaqet me theks në mediat tona që janë në zotërim të oligokratëve, e që, de fakto, ishin produkt i politikës së inkriminuar.

Tashmë është evidente gara mes PDK-së dhe LDK-së për pozicionin nr 2, por edhe sulmi i paskrupullt i AAK-së ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë Kurti 2 përgjithësisht, që ka kaluar caqet e racionalitetit politik.

Krejt kjo bëhet për shkak të pamundësisë për krijimin e krizës politike që do ta prodhonte  çastin kritik për një puç të ri, shembëllim atij që qe realizuar me ndihmën e administratës së Donald Trump-it me qeverinë Kurti 1.

As masat e ndërmarra nga BE duket se nuk do ta arrijnë atë pikë kritike, që pat prodhuar “demoracia e rrethuar” e fashizmit europian atëbotë me Shqipërinë politike pas revolucionit demokratik të qershorit të vitit 1924.
Lexuesit e mirëfilltë të historisë politike e kanë parasysh se rikthimi i Zogut në pushtet në dhjetor 1924 qe bërë me ndihmën e Beogradit. Ato metoda tashmë janë të ezauruara dhe nuk kanë efekt real.

Pse n Kosovë nuk ka opozitarizëm real?

Sepse oligarkët kanë qenë tepër të kujdeshëm që në krye të korporatave me emra partish, si puna e LDK-së e PDK-së, të instalojnë ndërkohë deuteragonistë.

Për ata që nuk e kanë idenë se prej nga vjen ky nocion, në ndihmë kemi tashmë IA.

Çfarë është një Deuteragonist?

Përkufizimi i një deuteragonisti (nga greqishtja deuteragōnistēs, për “aktor i dytë”) është personazhi i dytë më i rëndësishëm dhe i pranishëm në një histori – shpesh i quajtur personazh kryesor dytësor. Rëndësia e deuteragonistit vjen menjëherë pas asaj të protagonistit (i cili është personazhi kryesor në një histori dhe zakonisht është personazhi kryesor i këndvështrimit).

Në letërsi dhe përgjithësisht në art, “personazhet dytësorë luajnë një rol të rëndësishëm në një histori dhe shpesh janë po aq të paharrueshëm sa ata kryesorët”. Këto karaktere dytësore kanë një emër teknik në gjuhën angleze: “deuteragonists”.

Nga letërsia ky term gradualisht pretendon të kalojë edhe në jetën reale politike, sidomos në shoqëritë neoliberale, me theks tek ato autoritariste të lindjes, ku ligjin e bën Prijësi dhe oligarkët rreth tij. Për fat të keq skena jonë politike ka kopjuar shumë këtë përvojë të lindjes gjatë të të ashtuquajturit tranzicion demokratik

Në mileun tonë politik ka kohë që kombinimi mes olhokratëve që prodhoi dekada e parë e pasluftës në Kosovë, si rezultat i katapultimit në majat e pushtetit të individëve me begraund inkriminues dhe injorant në rrafshin e dijes, në njërën anë dhe oligokratëve që ishin lidhë me politikën edhe në dekadën kur Serbia aplikoi apart’heidin, respektivisht mbetjeve të titizmit jo thjeshtë vetëm në trajtën e politikanëve që kishin gjetur strehë brenda LDK-së, por edhe segmenteve të strukturave të intelegjencies serbe që po shtrinin rrjetin e tyre gjithandej në institucionet e Republikës.
Ky kobinim e kjo amalgamë sui generis e krimit me politikën ka prodhuar një shtresë deuteragonistësh në politikë [me theks në PDK e LDK], në biznis [kompani me titullar fiktiv,  jo real], media etj.

Me humbjen e pushtetit [14 shkurt 2021], kjo shtresë u alarmuan tej mase, prandaj

gjithë ky rrjet merimange që kishte mbytur për vite Republikën, do të hidhet në veprim.

Në ndihmë gjithë kësaj armate do t’i vijë edhe doktrina e gjeneralit rus Gerasimov mbi luftën hibride. Beogradi do të ofrojë asistencë permanente, ndërkaq megafon të kësaj lufte do të shtndërrohet një lagje e mirë e mediave tona elektronike e televizive, jo vetëm në Prishtinë, por fatkeqësisht edhe në Tiranë. Për këtë, jo rastësisht, vitin që lamë pas, pat reaguar edhe Parlamenti Europian, duke identifikuar edhe mediat konkrete që kishin ushtruar elemente të lufëts hibride, përmes ngritjes në normë pune gënjeshtrën, hipokrizinë politike dhe mashtrimin.

Kjo betejë do të ashpërsohet tutje, tashmë kur kjo qeveri ndodhet edhe nën presionin e segmenteve pro ruse që kanë shtrirë ndikimin e vet edhe në segmente të veçanta të BE-së që t’ia dorëzojë veriun bandave fashiste serbe.

Në këtë garë për protagonizëm politik mes tre liderëve të copëzave të opozitës parlamentare, protagonizmi politik i z.Abdixhiku duket se do ta fitojë mbështetjen e medias. Ky fakt, megjithatë, nuk do t’ia mundësoj ati, që ta kalojë rolin objektiv të deuteragonistit që ia kanë garantuar ata që e sollën në kre të LDK-së, jo vetëm në supbjektin e tij politik. I tillë, deuteragonist, ai shihet e gjykohet edhe nga opinioni ënë tashmë i maturuar politik

Nga zeniti , poezi e Milazim S. Maliqit 

0

Milazim S. Maliqi 

Nga zeniti 

Poezi

Nga  thërmi rëre bëra qelqin si graniti 

 që shishes me raki t’i lë afër gotën 

 vet të qëndroj në lartësi zeniti 

nga atje të vështroj botën, 

në lëmshin e vorbullës ku puthen urrejtje dhe lakmi. 

 

Dikush mashtron vetën me suksesin; tjetri me lot lanë dëshpërimin, 

dikur një historian padjallëzi do thotë: “ ka qenë një shtet Shqipni, 

që  “vdiq” pa u munduar kurrë për shpëtim!!! 

 

Një shtet lëmoshe, dhuratë si pjatë e qelbur, 

lamë për lojë derri nga shiu baltosur. 

Mbetje nga sofra e ujkut; hise për  hiena 

me shqiptarë të “mallkuar”, me një tru të sosur. 

 

Tjetri i fut  thikën, i biri nënën shan, 

temena të huajit;  e të vetin mallkon 

i heshtur ushunjëz,si miu nën sanë  

Kur tjetri i sjell të keqen, të vetin qorton! 

  

Po kthehem nga zeniti; gotën po e mbushi 

cakërrim e saj uron për vendim, 

se ai popull dikur etni si askush-i 

pas nënshtrimit do vetëm mërgim! 

 

Gjenevë, 2.07.2023 

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR 

0

Forhåndsvisning av bilde

Me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake: kolonelin Chris M Mabis dhe nënkolonelin Jared B. Sheets, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.  

Forhåndsvisning av bilde

Ajo poashtu i ka ndarë Mirënjohje Presidenciale togeres Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të  Indianës, për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës si dhe fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë.  

Forhåndsvisning av bilde

Pasi që ka falënderuar të tre ushtarakët amerikanë dhe gjithë ushtarë e KFOR-it për angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, Presidentja Osmani theksoi se lidershipi i tyre ka luajtur rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon në një kohë të ndjeshme.  

Forhåndsvisning av bilde

“Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, ka theksuar Presidentja Osmani në këtë ceremoni. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq ushtarakët amerikanë falënderuan Presidenten Osmani për nderimin, duke shfaqur shpresën që paqja dhe stabilitetit të jenë afatgjate në Kosovë, njësoj sikurse edhe raportet me SHBA-të. 

Forhåndsvisning av bilde

Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!

0

Florim Zeqa 

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë e qeverisjes së Përparim Ramës në Prishtinë, shumë lagje të kryeqytetit ende janë duke i vuajtur pasojat e keq-qerisjes së Shpend Ahmetit në këtë qytet. Përveq katandisjes së trasportit publik, Prishtinës i ka ndodhur kaosi urbanistik dhe ai ekologjik njëkohësisht.

Qytetarët të pakënaqur me pushtetarët komunal

Heqja e kontejnerëve të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit, i ka vënë në siklet të madh banoret, të cilët duhet t’i bartin mbeturinat në dorë me qindra metra largësi, apo me kilometra në makinë derisa ta gjejnë një vend të përshtatshëm për hudhjen e tyre.

Mirëpo, në këtë kohë të vapës së madhe, jo të gjithë qytetarët janë të durueshëm në bartjen e mbeturinave të lëngëta nga shtëpia deri tek kontejneri i parë që e takojnë në lagjen tjetër të kryeqytetit.

Kësisoji, shpesh ndodhë, kur qytetarët në shënjë pakënaqësie me pushtetarët komunal, detyrohen të bëhen edhe të papërgjegjshëm duke i hudhur mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e kateve më të larta, për t’i sfiduar banorët e kateve të mëposhtme si dhe kalimtaret e rastit, të cilet, para hyrjes në bllokun e banesave “mirëpriten” me ndonjë tepricë ushqimi apo çka është edhe më keq, me ndonjë asht apo mbeturinë të fortë inerte e cila mund t’ju shkaktoje lëndime të rënda dhe plagë vdekjeprurëse!

Rrëfimi i një qytetari 

Gjatë vizitës së fundit tek vendi i shenjtë në Velani, tek varri i presidentit Rugova, përgjatë kalimit në rrugen “Luigi Gurakuqi”, hyrja e një ndërtese 6 kateshe më shumë i ngjante një deponie të mbeturinave sesa një lagjje të bukur të kryeqytetit.

Derisa e vëzhgoja situatën dhe bëja foto me aparatin fotografik, m’u afrue një kalimtar i rastit dhe me pyeti, a je gazetarë?

Po, ja ktheva unë.

Pastaj ai më tha, të lutem bëje një shkrim për këtë katastrofë ekologjike?

Unë përseri ja ktheva, si të bëjë shkrim për diçka që nuk e di arsyen e kësaj situate të krijuar!

Qytetari ma kthejë, të tregojë unë, vetëm degjom me vemëndje: “Në këtë ndërtesë 6 katëshe jetojnë 40 familje. Prej vitit 2017 e këndej kemi mbetur pa kontejner. Ishin njerëzit e Shpend Ahmetit ata që na i hoqen kontejnerët pa na pyetur fare. Përgjegjës për pastrimin në atë kohë ishte kompania KRM “Pastrimi”, SHA Prishtina. Sikurse që nuk e dimë arsyen e heqjes së kontejnerëve nga “shpendkeqi”, tani nuk po e dimë arsyen pse s’po na i kthen kontejneret as kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama! Banorët e kësaj lagjje janë pagues të rregullt të faturave ndaj ‘kompanisë së pastrimeve’”, përfundon rrëfimin banori lagjes së sipercekur.

Kërkohet veprim urgjent i kryetarit Përparim Rama për kthimin e kontejnerëve në vendin ku ishin paraprakisht

Vërtetë mbetet e pajustifikueshme heshtja e të parit të kryeqytetit në mosndërmarrjen e veprimeve urgjente per kthimin e menjëhershëm të kontejnerëve në vendin e tyre dhe jo vetëm.

Përveq aspektit obligativ dhe detyrues që ka kryetari aktual ndaj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, Perparim Rama si i zgjedhur nga radhët e LDK-së, e ka edhe obligim moral që rrugën “Luigj Gurakuqi” ne Velani ta mbajë më të pastër sesa çdo lagje tjetër të qytetit, për faktin se kjo rrugë ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, vend ky i frekuentueshëm nga vizitor të shumtë vendor dhe ndërkombëtar si dhe nga qytetarët e mbarë Kosovës dhe mërgata e jonë.

Mbetëm me shpresë, që ky shkrim i imi autorial të trokas në ndërgjegjen e kryetarit Përparim Rama dhe të lidershipit aktual të LDK-së, në menyrë, që edhe banorët e rrugës “Luigj Gurakuqi” të thithin ajër të pastër sikurse të gjithë banorët e kryeqytetit.

Politikani: Rusia ka marrë 700,000 fëmijë ukrainas

2

ME DJALIN E SAJ TË ADOPTUAR: Maria Lvova-Belova në tv rus me djalin e quajtur djali i saj i adoptuar nga Mariupol. Në intervistën televizive, Lvova-Belova tregon kërcënimet pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për të. Fotografia: Pamje nga ekrani

E fundit mbi luftën e Ukrainës

NTB / Aftenposten

“Vitet e fundit, 700,000 fëmijë ukrainas janë strehuar tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe sulmet me artileri në zonat e konfliktit të Ukrainës”, shkroi Grigory Karasin në Telegram.

Ai kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës, dhomën e lartë të Asamblesë Kombëtare të Rusisë.

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e 16,000 fëmijëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Rusia, nga ana tjetër, pretendon se i ka “shpëtuar” fëmijët nga zonat e luftës dhe se ata kanë procedura në fuqi për t’i ribashkuar ata me prindërit e tyre.

DEPORTERTE BARN: Ukraina har per dags dato registrert 19.489 barn som er ulovlig deportert eller på andre måter separert fra sine foreldre eller foresatte. Så langt har bare 373 av dem blitt returnert. Oversikten på Children of War-plattformen oppdateres kontinuerlig.

FËMIJËT E DËBUAR: Deri më sot, Ukraina ka regjistruar 19.489 fëmijë që janë dëbuar në mënyrë të paligjshme ose janë ndarë ndryshe nga prindërit ose gardianët e tyre. Deri tani, vetëm 373 prej tyre janë kthyer. Pamja e përgjithshme e platformës Fëmijët e Luftës është vazhdimisht e përditësuar. Fotografia: Pamje nga ekrani

Historia e “Teatrit Shqiptar” fillon me Teatrin e Jezuitve në Shkoder

Fotografija e Teatrit të Jezuitve në Shkoder . Teatri Jezuit “Moisi Golemi” 1917


*Shkrimi i mëposhtem nga ku janë paraqitur faktet konkrete dhe mjaft interresante, është pershtatur disi dhe është marrë nga Z. Genc Hoti “Kritika e Historisë së Teatrit » burimi kryesor i të cilit është Andrea Skanjeti me librin etij   “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)”.
**Dy paragrafet e fundit janë shkeputur nga Wikipedia. — KSh – Gusht 2013

Që nga titulli duket një ndermarje e veshtire me gjithe deshiren e mire per te shkruar dicka per historine rreth Teatrit ne Shkoder. Gjithsesi në bazë të kerkimeve të gjata dhe pothuaj të gjithanshme, ( Libra, Internet ) arritem të gjejmë nga dy – tre burime me nje informacion të pasur rreth kësaj teme. Eshte nje shkrim i gjate , maratonë, megjithatë per ta bërë leximin të thjeshtë dhe të mundeshem per gjithsëcilin do e sjellim këtu në pjesë të shkurtëra !

Shoqëritë teatrore
.
Shkodra eshte e dalluar ne lëvizjen teatrore qe ne kohet te hershme , nje qytet qe ka një traditë të pasur, të lakmueshme , djepi i lindjes se Teatrit ne Shqiperi, rrenja themelore e lindjes se Teatrit Popullor me vone ne v. 1945 (Sot Teatri Kombetar) . Deri ne themelimin e Teatrit profesionist ne Shkoder ekzistonin shume shoqeri qe linden dhe shfaqen portretin e tyre artistik amator: “Shkolla Fretnore” (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese: “Seminari papnuer”, “Kongregacioni i Zonjës Nunciatë”, “Oratoria e Zemrës së Krishtit”, “Rrethi bamirës i Sh’Jozefit”, “Orfanotrofi i zemrës së Krishtit”; e më vonë shoqëritë: “Leka”, “Iliria” (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria”Rozafat” (18.02.1918), “Shoqëritë: “Mustafa pasha” me kryetar Ibrahim Gjyrezin e “Vaso Pasha” me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin “Vllaznia” (1919-1935);”Gëzimorja” (Shirokë, 1922), “Populli” më vonë u quajt “Shkodra” (1923), “Grupi i Gjon Krajnit” (1923), “Atmja e lirë” (1932), “Djelmnia Antoniane” (1933) në përbërje të cilës më vonë: “Rrethi i Don Boskos” e “Scuola Cantorum” (1935); “Malet tona” (1934), “Grupi shkodranë” (1936), “Besa” (1937), “Komuniteti bamirës musliman” (1938), “Karnavalet” (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrëse shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive.: Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde.
Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde; Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende, ; Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro- hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde
Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde ; Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde ;Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde ; Në këto sallone e kinoteatro për 66 vjet pa pushim u lëvrua Teatri Kombëtar Shqiptar duke u imponuar banorëve të qytetit ndërgjegjen kombëtare, krahas luftës për gjuhën dhe shkollën shqip. Pikërisht:më 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane, pas një akademie poetiko-muzikore, u dha farsa “Mako” e Jul Qezarit, përkthyer shqip dhe përshtatur zakoneve shqiptare, duke u konsideruar shfaqja e parë në historinë e Populli Shqiptar . Ne zhvillimin e tij, i cili qëndron ne themelin e Teatrit tone Kombëtar luajten nje rol te rendesishem dhe merite kishin Eterit Jezuit edhe Etërit Freanceskanë.

Teatri jezuit Deka Skenderbeut 1916

Shtypi i kohës (1879-1945), ditaret e shoqërive përkatëse të atyre kohërave qe deshmojne ne lindjen dhe zhvillimin e nje Teatri shqiptar janë pasqyruar në dy libra: “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II(studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926), botuar më 2006, faqe 37 – 71.

Viti 1879. Ne këtë pikë kemi fillimin e nje Teatri kombëtar (përpara lidhjes së Prizrenit)

Më 24 tetor 1880, nxënësit e Shkollës Françeskane shfaqën dramën “Nata e Kshndellave”, të shkruar nga poeti arbëresh, françeskani Leonardo De Martino, e cila është shfaqja e dyte . Po këtë vit kjo dramë është shfaqur edhe nga nxënësit e Shkollës Stigmatike.
Në shkurt të vitit 1882, në sallonin e ri të Kolegjit Saverian jepet drama “Ibiri i çifutit” përkthyer nga italishtja nga Pashko Babi (A.S. f. 18), e cila është shfaqja e tretë në historinë e teatrit kombëtar shqiptar .Nga nxënësit e Shkollës Françeskane u shfaq më 1905, për herë të parë, komedia “I ligu përmend”, përshtatur nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta; me skenë të punuar nga Simon Rrota. Po këtë vit u shfaq tragjikomedia “Kushtrimi” ose “Marka Kulikryeqitas” shkruar nga At Shtjefën Gjeçovi. (A.S. f. 18)

Teatri jezuit Deka Skenderbeut 1916-2
Thelbin e trupave teatrore në qytetin e Shkodrës e përbënin tre grupe kryesoretë drejtuara nga Etërit Jezuitë.
1.Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian
2.Grupi i rrethit Sh. Jozefit
3.Grupi i Oratores se Zemrës së Krishtit (A.S. f. 26)
Më vonë u krijuan grupe të tjera, si ai i Kongregacionit të Zojës Nunciatë, i organizatës Don Bosko, Seminari Papnuer dhe shoqata “L.E.K.A.” (A.S. f. 26).

Me poshte nje kronike e te gjitha shoqerive dhe aktivitet e tyre teatrale :

– Veprimtaria teatrore e nxënësve të “Kolegji Saverian” paraqitet si më poshtë, duke pasur parasysh qe aktivitetin e tij Kolegji e ka nisur qe ne krijim, ne vitin shkollor 1877-1878 (A.S. f. 35):

Më 10 shkurt 1909 u shfaq pjesa gaztore “Mësuesi i katundit” ose “Shkolla e Katundit” shkruar nga Anton Xanoni. Po në vitin 1909 shfaqet drama e Silvio Pelikos “Bardhi i Ferdinandit” me përkthim të Shuk Gurakuqit.

Teatri jezuit Llogoret e Mullive 1921

“Sh’ Eustaku” me autor Kolë Thaçin dhe “Tremartirët e Casaresë”

me përkthim të Kolë Thaçit dhe të shfaqura më 1911 .

Me 2 shkurt 1914 shfaqet drama e Lemoyene-it “Llogoret e mullinjve” të përkthyer nga A. Xanoni.

Kjo dramë u rishfaq më :

11.2.1914 / 10.2.1915 / 1920 / 1921 / 20.11.1925 / 7.2.1932 / 1935 / 31.1.1937 me 7 dhe 14.2.1937.
Me 24 shkurt 1914 shfaqet e para dramë mbi Heroin tonë Kombëtar në Shqipëri “Skëndërbeu”, me 5 akte, e punuar nga Anton Xanoni.
Po kjo dramë, por tashmë e përkthyer nga frëngjishtja nga Gjon Bazhdari, u vunë ne skenë

më 27.11.1914, pas së cilës u luajt komedia e shkruar nga Anton Xanoni “Profesor Llapa”.
Më 10.2.1015 u shfaqë komedia “Lejleku në Shkodër” shkruar nga Anton Xanoni
Më 1916 jepet drama me 4 akte “Juli” e përkthyer nga Kolë Mirdita. Po këtë vit jepet drama me 5 akte “Vdekja e Skëndërbeut” me autor Helenau (Kolë Mirdita). Drama e fundit i rishfaq më 17 janar 1917 me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut me regjizurë të vetë autorit.
Më 1917 u dha premierë komedia me 3 akte “Dy nipat e Kontit Kavur” ose “Dy savojardët” me përkthim Frano Lufin. Po këtë vit jepet drama “Moisi Golemi” në pesë akte shkruar nga Anton Xanoni me rregji të Gjon Pantalia. Më 1919 u çfaq premiera “Fernando Kortez”, dramë historike me 4 akte shkruar sipas romanit me të njëjtin titull nga Ndoc Vasia.

Teatri jezuit Llogoret e Mullive 1921

Më 1920 shfaqet nga nxënësit e Kolegjit Saverian, bashke me disa aktorë të shoqërisë “Bogdani” boceti dramatik “Ora e Shqypnis” e drejtuar nga Gjon Pantalia. Po kjo dramë u shfaq në Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, nga studentë të Gjirokastrës.
Në vitin 1921 nxënësit e kolegjit shfaqën tri komedi të përkthyera nga italishtja dhe të adaptuara shqip: “Fluturoj dysheku” dhe “Batakçiu i rrejtun”punuar nga Ndoc Vasia si dhe “Kudo rafsha mos u vrafsha” të shkruar nga Zef M. Harapi. Po këtë vit, më 2 dhjetor u shfaq komedia në 4 akte “Shkolla e magjarëve”, të përkthyer nga Kolë Plani. Gjatë vitit 1922-1924 nga kolegjialët saverianë u shfaqën edhe këto pjesë teatrore:
“Bilbili” komedi në dy akte e adaptuar nga italishjta me autor Ndoc Vasinë.

Teatri jezuit Moisi Golemi 1917 - 2

“Konte Kavalo”, drama mesjetare e përkthyer nga italishtja prej Cuk Simonit
“Dy gungaçat” komedi me tre akte e Molierit e adoptuar nga Ndoc Vasia.
“Gjoni nga Kale” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Isaku” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Shjor Puci” melodramë nga Zef Gianini, përkthyer në vargje nga Dom Lazër Shantoja.
“Ciko Pistolja”, komedi me 3 akte e adaptuar nga italishtja.
Gjatë vitit 1925-1928 nxënësit e Kolegjit Saverian dhanë këto shfaqje (të dokumentuara):
“Luigj Gonzaga”, melodramë në 3 akte të shkruar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta.
“Shën Françesku”, dramë në 3 akte nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, botuar me 1912 nga shtypshkronja Nikaj. “Nje familje fatosash” drame e perkthyer nga italishtja me autor Ndoc Vasia
“Triumfi i kristianizmit”, drame ne tre akte e perkthyer nga italishtja.
“Kostandini i madh” drame historike e perkthyer nga italishtja.
“Eustaku” drame nga P. Metastazi, perkthyer lirisht ne vargje nga Kole Thaci
“Shpata e Skenderbeut” ose “Ballaban Pasha” drame ne tre akte shkruar nga Anton Xanoni. Drama pati sukses te jashtezakonshem dhe u vu ne skene disa here me aktore te ndryshem jo vetem me rastin e 15 vjetorit te pavaresise me 28 nendor1927, por edhe me 1928, 1937, me 1938 dhe me 8.11.1942.
Nxenesit e Kolegjit Saverian per 50 vjet, nga viti 1878 dhe deri ne vitin 1928 kane shfaqur me se 100 pjese teatrore shqiptare dhe te huaja.

Teatri jezuit Ora e Maleve 1920
Nga viti 1929 deri me 1933, kur dhe u mbyll me urdherese te qeverise mbreterore, u shfaqen keto pjese:
“Leoni i madh”, drame ne tre akte e perkthyer
“Konti Retimos” drame mesjetare fiorentine ne tre akte e perkthyer nga Henrik Lacaj (1929).
“Skenderbeu dhe mbarimi i tradhetareve” drame historike me 5 akte (1930) e perseritur edhe 3 here te tjera po ate vit. “Konti i Drishtit” drame ne tre akte nga Kole Dema (15.2.1931)
“Ciko Pistolja” komedi e perpunuar nga Ndoc Vasija ne tre akte
“Hija e sir Gjergjit Gleutorn” drame e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
“Fluturon dysheku” farse me nje akt e perkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
Gjate kesaj periudhe jane shfaqur edhe komedite:
“Shkarpa e fellanxa”, “Telegrafi 1 prill”, “Veshet ne piru”, “Dy sherbetoret”, “Xhuxhmaxhuxhet”, “I shpejti dhe i ngadalshmi”.
Me pjesen humoristike “Kontekaciku” u mbyll veprimtaria e Kolegjit Saverian, i cili gjate 55 vjeteve te jetes se tij vuri ne skene 117 pjese teatrore (A.S.faqe 26-39 ) .

________

https://www.facebook.com/notes/kinematografia-shqiptare/histori-e-teatrit-ne-shkoder-teatri-migjeni/572101699516369/

https://albemigrant2011.wordpress.com/2021/07/10/historia-e-teatrit-shqiptar-fillon-me-teatrin-e-jezuitve-ne-shkoder-pjesa-e-pare/

Trevat e Drinit përmes dëshmive të Imzot Frang Bardhit

Prof.As. Dr. Muhamet BELA

Mbi figurën erudite të njërit prej apostujve të letrave shqipe dhe themeleve të qenësishme të gjuhës dhe kulturës shqipe, Imzot Frang Bardhi, ka mjaft kontribute të rëndësishme nga studiues të njohur të trevave shqiptare këndej e andej kufijve politikë,  në ndriçimin e mjaft aspekteve që lidhen me  jetën dhe veprën e shënuar të tij. Prandaj, unë po ndalem të parashtroj dhe të nxjerr në spikamë në mënyrë të përmbledhur disa  dëshmi të veprimtarisë së tij në trevat dhe qendrat e hershme të luginës së Drinit dhe në fqinjësi me të, Pukë, Kukës, Has dhe Tropojë, dëshmi që shërbejnë jo vetëm për të hedhur dritë mbi jetën dhe karakterin e këtyre trevave, por dhe si pikëmbështetje  e rendësishme për kërkime shkencore të disiplinave të ndryshme që kanë si objekt studimin e historisë, kulturës dhe jetës shqiptare.

Në korpusin e shkruar të Bardhit ka një larmi të dhënash burimore kishtare, etnografike, arkeologjike, politike, gjuhësore etj., të lëna përmes relacioneve dhe punimeve të tjera të mbërritura tek ne, kështu që trashëgimia e tij përbën një pasuri tejet të vlefshme në lëmin e albanologjisë. Personaliteti i tij është i tillë sa me të drejtë një bashkëkohës ka shkruar: “Le të krenohet Shqipëria dhe të gëzojë fisi i Bardhajve që i dha  atdheut bij të denjë”.

Frang Bardhi mund të konsiderohet si personaliteti më i spikatur dhe më erudit i botës shqiptare të shekullit 17. Me një formim intelektual që reflektohet në nivelin e epërm të kualifikimit me rezultate të shkëlqyera në shkollën e Vatikanit  “Propaganda Fide”, duke marrë diplomën e doktorit të filozofisë e të teologjisë, ai pasqyron vlera pikante kulturore të mishëruara në idetë dhe shpirtin atdhetar, përmes veprave të tij si Apologjia për Skënderbeun, Fjalori latinisht-shqip (1635), si dhe relacioneve të shumta drejtuar Selisë së Shenjtë, ku gjenden dhe të dhënat e vlefshme burimore që duhen studiuar dhe vjelë me kujdes.

Në punimin mbi Gjergj Kastriotin, të botuar në vitin 1636, një punim që mund ta konsideronim si një model të patejkaluar në studimet shqipe në zhanrin e tij, ai përmes një aparati shqyrtimor të pasur si rrjedhojë e erudicionit të tij, hedh poshtë pikëpamje si ato të J. Mërnjanoviçit, që don t’i nxjerrë Kastriotët me origjinë sllave. Frang Bardhi, duke polemizuar me të, sjell një dendësi argumentesh mes të cilëve shprehet edhe për origjinën e Kastriotëve nga Hasi. Ai thekson: “Megjithëse ato që kemi thënë  gjer tani mund të mjaftojnë për vërtetësinë e çështjes në fjalë, unë do të shtoj edhe disa gjëra nga mendja ime, të cilat ndihmojnë për ta ndriçuar punën e familjes së Kastriotëve. Duhet të dimë, d.m.th., se është një pjesë e vogël e Epirit apo Shqipërisë, që sot në kohën tonë quhet zakonisht nga Epirotët dhe bashkëkombasit  tanë: As. Pranë këtij vendi  janë vendosur Pulatasit (a) dhe Dukagjinasit, popullsi shqiptare. Përmes këtyre popullsive dhe përmes maleve shumë të larta rrëshqet lumi i shënuar dhe shumë i shpejtë Drin. Në këtë pjesë të Epirit, ndërmjet vëndeve malore  të asaj krahine ngrihet një fshat i njohur, i quajtur prej Askolëvet (b) Kastrat… Unë për shumë arsye guxoj ta pohoj si të vërtetë se nga ky vend e nga kjo familje kanë dalë ata që quhen zakonisht Kastriotë”.

Në mjaft raste Bardhi Shqipërinë e quan me emrin e saj të lashtë Epir dhe gjuhën shqipe gjuhë epirote, e të tillë e emërton edhe në fjalorin e tij Dictionarum latino-epiroticum. Ai përmend njerëzit e shquar epirotë duke e cilësuar Pirron si mbret të Epirit, dhe më të lavdishmin vlerëson Skënderbeun, kur flet për zakonet e trevave të Pukës në një relacion të tij: “Kanë zakone shumë fisnike dhe kështu, sipas zakonit të të moçmëve, nëpër rrugë e në punë, këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të tyre të mëdhenj, dhe sidomos të të paepurit zotit dom Gjergj Kastrioti, të quajtur Skënderbe, dhe të shkëlqyeshmit zotit Lek Dukagjini, princit dhe zotit të tyre…”.

Frang Bardhi ka meritë të veçantë në formësimin dhe lartësimin e ndërgjegjës së malësorëve të këtyre anëve dhe në vëmendjen e tij ndaj gjuhës shqipe. Këtë vlerë të gjuhës shqipe malësori do ta mësonte në kishë, ndaj ai këmbëngul që në kishat e Arbënisë e të Lezhës të caktohen njerëz të aftë, që dinë gjuhën e popullit dhe të jenë të këtij kombi, d.m.th. shqiptar, duke shprehur njëkohësisht dhe një vetëdije të shënuar kombëtare. Ai  thekson në relacionin e tij: “…mos me dërgoni  më ipeshkvinj në këto anë që të jenë prej kombi sllav”.

Duke evidentuar qëndresën heroike të malësorëve pukjanë ndaj pushtuesve turq, në një nga relacionet e tij, Frang Bardhi përmend kundërshtitë e popullsisë së krishterë të Pukës, kur shkruan: “Të krishterët shqiptarë të Pukës kanë çuar krye kundër turkut”, dhe vazhdon: “Gjindja e Bardhetit shpesh kanë ngritur krye kundër turkut… Bardhetasit  janë për armë  më të zotët e gjithë Pukës”.

Edhe malësorët e Iballës njëlloj e urrejnë tiraninë e pushtuesit osman: ”Turku  fshatrat e Iballës kurrë nuk ka mundur t`i shtrojë në tiraninë e  vet, megjithëse vit pas viti ka dërguar sanxhakët dhe vezirët e vet herë me pesë, herë me tetë, herë me dhjetëmijë ushtarë”.

Në aspektin gjuhësor, Frang Bardhi i kushton vëmendje dhe merret edhe me shpjegimin etimologjik të emrit Pukë, kur shkruan: “Quhet Pukë sepse nëpër popujt e Pukës kalon për Serbi një rrugë e madhe e përbashkët tregtare, kështu prej rrugës ka marrë emnin populli, sepse (Puka) në gjuhën shqipe … don me thanë rrugë e rrahun e përbashkët”. Për zbërthimin e këtij emri janë shprehur dhe albanologë si Johann Georg von Hahn, i cili e shpjegon me emrin e vendit Epicaria ose Ad Picaria të kohës antike, mendim i mbështetur dhe nga mjaft dijetarë të tjerë, si: E. Tomaschek, K. Patsch, profesor E. Çabej, studiuesi Xh. Meçi etj.

Një aspekt të veçantë në punimet e Bardhit zë paraqitja e mjedisit natyror të qendrave në fjalë, ku evidenton: “Drinin, lumë shumë të kandshëm, arrat, manat, boronicat, krojet e freskëta, lëndët drusore dhe malet që dhe në verë kanë dëborë etj.”.

Me mjaft interes janë të dhënat e ofruara prej tij për kulturën materiale dhe shpirtërore të evidentuara në qendrat e Pukës dhe trevat e tjera në fqinjësi me të, siç janë: Karma, Komani, Bytyçi, Qerreti, Dedaj, Dushnjeshi, Qelëza, Kabashi, Arrësi, Bardheti, Lajthiza, Zezi(Zezajt), Vilëza, Iballa që ka 12 katunde, Apëripa, Kastranigjeja, si dhe Gashi, Biogeja, zona e Spasit (katundi i Shtanës, Dukagjini, Kolemashi, Shën Kryegja, Shën Mëria, Mëgulla, Pista, Spasi, Sparti).

Në mënyrë të përmbledhur mund të citojmë disa nga shënimet në këto relacione për qendrat e mësipërme:

“Ia nisa  vizitës me 5 të qershorit të vjetit të sipërthanun – thotë  Ai – dhe të parën ditë që u nisëm prej  selisë sonë, udhëtuem 18 mil dhe mbrrijtëm te katundi i parë, i quejtun Karme, n’anë të perendimit, ku pushuem atë natë… Është i vendosun pra ky katundi i Karmës në Bregun e Drinit, lumë shumë i kandshëm. Ka kishën e vet me emën Shën Lekë. Asht e ndërtueme në një vend të mirë midis disa pemësh, arra e mana, në zbritje të shpinës së një mali”.

Tërheq vëmendjen sidomos vizita në Koman: “Po atë ditë prej Karme u nisa për Koman, 8 mil larg nga Karma termal bregut të thanun, Drinit. Komani… ka kishën e vet të quajtun Shën Mark, krejt të rrënueme, duket vetëm nga mbeturinat se aty ka qenë kishë. Asht e vendosun në breg të lumit të Drinit së bashku me katundin, në një luginë të vogël”.

Pikërisht afro tre shekuj më vonë, pas dërgimit të disa objekteve të zbuluara në varrezat e Kalasë së Dalmacies në Koman nga disa fshatarë, që iu dërguan konsullit francez Degrand në Shkodër në vitin 1892, rrënojat e saj dhe kisha në fjalë si dhe gjithë ambjenti i luginës së Drinit dhe shpatit malor të Komanit janë shndërruar në vizita e hulumtime të dijetarëve të tjerë të huaj si Ugolini, Prashniker, Nopça, L. Rei, T. Ipen etj, në objekte të punës kërkimore shkencore të arkeologëve tanë si Hasan Ceka, Skënder Anamali, Muzafer Korkuti, Hëna Spahiu, Frano Prendi, D.amjan Komata, Luan Përzhita, Gëzim Hoxha e deri tek ata më të rinjtë, të përfaqësuar nga puna plot pasion e një arkeologeje vizionare si Dr. Etleva Nallbani, që bashkë me Dr. Elvana Metallën dhe në bashkëpunim me kolegë të shkollës arkeologjike franceze të Romës, kanë plotësuar në mënyrë të ndjeshme tablonë historike-kulturore të kulturës arbërore të Komanit, jo vetëm nga  të dhënat që vijnë nga varrezat, por dhe ato nga vendbanimet e kësaj treve.

Me këtë rast nuk mund të lë pa përmendur të mirënjohurin profesor Frano Prendi, i cili vlerësonte kontributin e pashlyer të teologëve si Frang Bardhi dhe At Shtjefen Gjeçovi, informacionet e të cilëve ishin dhe mbeten për arkeologët “një xhevahir i çmuar” në kërkimet e mëtejshme. Ndaj Komani edhe sot mbetet qendra më e rëndësishme e kulturës arbërore në gjithë territorin ku shtrihen trevat shqiptare.

Frang Bardhi në relacionin e tij ndalet edhe në një kishë të rrëzueme të Bytyçit, “ku mezi dalloheshin mbeturinat e saj dhe aty nuk varroset kush”; në vizitën në Qerretin “e pasun me shumë  arra, molla, qershi  e dardha e  kroje shumë të freskët”; në Dedajt “që bëjnë verë të mirë, të bardhë si ujë, por shumë të fortë dhe gjendet aty derisa të dalë vena e re”; në Dushnjesh, Bogdajt, Misaj dhe Manjejen, “që kanë kishën e vet n’emën të Shna Prendes, të vogël, të rrethueme në mur dhe të mbulueme me rrasa. Nuk ka asnjë lloj stolisje etj.”; në Qelëz e sidomos  Kabashët e shën Palit, “ku vendi është i mirë, qet fryte e bar shumë, ka druj të llojeve të ndryshme, arra, boronica etj. Kanë kishën e vet në emën të shën Palit, larg sa hedh gurin. Shihet se ka pas  tre kapela për rreth, njënën pas tjetrës, d.m.th. shën Gjoni, shën Kolli e shna Premtja, mbeturinat e të cilave mezi duken”.

Ai përshkruan “copat e një kryqi argjanti të praruem, shumë i bukur dhe shumë i pasun, dhe i pajisur në të katër anët me katër gurë që duken djamanta shumë të kulluem e të mëdhanj sa një kokërr arrë, e dhetë ma të vegjël të vendosun përreth të shenjtrueshmesh Nanë që asht e ngulur në kryq nga njena anë, e nga ana tjetër asht zoti ynë Krishti katër ungjillarët e tij me shenjat e tyne, dhe nën këmbët e madhërisë së tij hyjnore janë të vendosuna disa shkronja greke të cilat tregonin ose vjetin ose argjentarin”. Kjo e dhënë burimore është mjaft e vlefshme. Përmes saj vërtetohet se banorët e mesit të mijëvjeçarit të dytë në këto zona nuk kanë qenë të izoluar por, përmes komunikimit të rrugëve natyrore, kanë siguruar objekte të tilla të çmueshme që vijnë nga përtej Adriatikut, por nuk mungojnë dhe raste të prodhimit të zejtarisë artistike vendase, falë pasurive metalifere që përmbante nëntoka e trevave të Shqipërisë dhe traditës metalpunuese të këtyre zonave.

Frang Bardhi në këto relacione përshkruan dhe kishën e Arrësit “n’emën të shën Sebastianit… e vendosur mbi një kodrinë  midis lisash e arrash… “një kapelë n`emën të shna Prendes… në Bardhet, të  rrethueme në mur dhe e mbulueme me dërrasa, derën e ka pa çelës dhe asht e vendosun në rrugën publike që kalon nëpër Dukagjin e shkon në Serbi..”, Qytezën e re n’Dukagjin, “ku kanë mbet disa copa muri, me nga 11 shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke”, siç shkruan ai.

Me interes është përshkrimi i objekteve të zbukurimit prej argjendi që përmbajnë meshkujt e kësaj qyteze si dhe pajisjes së krerëve të  tyre, në pjesë të trupit, me stoli të veçanta dhe pëlhurë po të tillë: “Të gjithë meshkujt të mëdhenj e të vegjël mbajnë vathë, kush argjendi, kush argjendi të praruem, si të jetë gjendja dhe fuqia e tyre, dhe nga kjo njihen se janë të krishterë, dhe të ndryshëm prej turqve … Këta popuj të Dukagjinit, krerët e  vet të krishtenë i quajnë në gjuhën e vet shqipe qefali, d.m.th. krye dhe prijës. Këta qefalinj mbajnë në mbërthejcën e grykës së këmishës, o të këmishëzës, një sumbull argjendi të prarueme në madhësi të një molle mesatare, dhe kush asht ma i fuqishëm e ma i pasun, mban dy sumbulla edhe tri po asi lloji e po n’atë vend. Këta qefalinj, për t`u njoftë se janë qefalinj, kur dalin për t`udhtue e për të shkue në ndonjë Kuvend o për ndonjë festë, a në  ndonjë panajir, e lidhin kokën me një rubë mëndafshi të qendisun”.

Mjaft interesant është relacioni i ipeshkvit të Sapës, Frang Bardhit, drejtuar Kongregacionit të Propagandës Fide mbi vizitën në Spas etj., në qershor të vitit 1638, pra afro 380 vjet më parë, për vizitën në krahinën e Malëziut (siç njihet prej vitesh, tashmë administrativisht pjesë e rrethit të Kukësit):

“…toka ose popujt e Spasit janë larg prej Ipeshkvisë sonë të Sapës një ditë e gjysëm (rrugë) me kambë të mira dhe janë nën juridiksionin e po kësaj ipeshkvie. Janë 9 katunde të vogla: d.m.th. Katundi i Shtanës… Kisha e tij ishte shën Sebastiani, e rrënueme, pa asnjë stolisje ose prone. I dyti ishte katundi i Dukagjinit …, i cili kishte për kishë po të sipëthanunin shën Sebastian. Katundi i tretë ishte Kolemashi, shën Kryegja me kishën me të njëjtin emër, shën Mëria me kishën e saj po po shën Mëria, Mgulla me kishën e saj shna Prendja, Pista me kishën e saj shën Elia, Spasi kisha e të cilit ishte shën Shtjefni, dhe Sparti.

Kishat e sipërthanuna ishin të gjitha të rrënueme dhe të shkatërrueme pa asnjë stolisje as prone, dhe me vështirësi dukeshin gjurmët ku kishin qenë ndërtue… Këto katunde ishin pak larg njeni prej tjetrit e të vendosun pranë lumit të Drinit në gji të maleve të mëdha. Këta popuj janë të shtypun së tepërmi prej turqve … Shumë sish janë bamë turq për t`i shpëtue shtypjes dhe haraçit. Tash 70 vjet, deri sa shkova unë, nuk kishte ipeshkv ndër këta popuj të Spasit, dhe kështu burra e gra, të thimë e me mjekër deri në brez, nuk ishin krezmue. Vetëm gjeta dy pleq në shtrat, shumë të vjetër, që i kishin kalue 100 vjetat: njenit i thonin Gegë Nesa nga katundi i Shtanës së sipëthanun, dhe tjetri nga katundi i shën Mërisë që u tha edhe ai më sipër, dhe vetëm këta më thanë se kishin qenë krezmue prej D. Tozol Bardhit, prej të parëve të mij dhe paraardhës, i krijuem ipeshkv i Sapës me kujtim shumë të lum nga Gregori XIII. Ata pleq më përgjigjnin e më tregonin edhe sende të moçme të denja për t`u dijtë dhe për t`ua shënue bresnive tona t`ardhshme.

Nga Spasi, një mëngjes, u rrugova poshtë nëpër breg të lumit të Drinit, … shkuam në një katund të quajtun Krastenigjeja, ku një i krishtenë mjaft i pasun, por pak i pasun (me zotin), emnit Pape Gega nuk na la mbrendë…Dhe kur e pau këtë një i krishterë i vorfën, fqinj i tij, tue qa për veprën e tij, na u vu mbrapa e na ftoi të flinim në shtëpi të vet. Kështu ne kthyem dhe ai na bani zjarr të mirë, dhe na dha me ngranë bukë, mish, djath e hudhra dhe ujë të freskët, sepse nuk kishte venë. Të nesërmen në mëngjes pastaj i thirra në kishë aty në katundin e tyne, por më çuen fjalë se nuk mund të vinin në kishë sepse nuk mund të qëndronin në kambë nga mungesa e bukës… Prej  këtij katundi shkuem në Gash, ku qemë prit me kënaqësi… “.

Të dhënat e ofruara nga Frang Bardhi përbëjnë një kontribut me shumë vlerë për të njohur trashëgiminë tonë kulturore të këtyre trevave të luginës së Drinit dhe ato pranë saj, stadin e tyre të zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor, peisazhin e mrekullueshëm natyror të këtyre anëve etj. Përmes një informacioni të tillë, ku për meritë të tij la të shënuar çdo gjurmë ende të ruajtur në kohën e tij të ndërtesave të kultit të krishterë, zakoneve, traditave të malësorëve, ai na mundëson të thellojmë njohuritë tona rreth asaj kohe, duke shfrytëzuar të dhënat burimore historike përmes objekteve të ruajtura pjesërisht, apo gjurmëve të tyre, të cilat për studiuesit e ndryshëm, dhe sidomos për arkeologët e etnologët, përbëjnë një pikëmbështetje mjaft dobiprurëse në kërkimet e studimet e ardhshme arkeologjike e etnografike për etapën e hershme të epokës moderne të këtyre  trevave shqiptare.

Marre nga gaeta VOAL