Maloku verior
Në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik dhe popullor, ndeshim jo rrallë nocionin “malok”. Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre.
Dëshmi e një lloj antagonizmi ndërmjet gegëve dhe toskëve në këtë periudhë është edhe historia që lidhet me kryeveprën satirike të Fishtës, “Gomari i Babatasit”, të cilën poeti vendos ta shkruaj i nxitur nga një letër miqësore shpotitëse që kryetari i Parlamentit i dërgon, pasi e kishte mundur në një lojë shahu. Fishta i përgjigjet “Hë Toskë, Toskë, tash ke me e pa kush asht Gega” dhe fillon e shkruan “Gomarin”. Ndërsa Faik Konica, i cili i kishte shërbyer Zogut si ambasador për 13 vjet, nuk heziton që para këtij shërbimi e pas largimit nga pushteti, ndër të tjera, ta quajë një malok “të egër” e të “pacivilizuar”.
Lidhja e Prizrenit një kthesë vendimtare për Kombin

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
Muaji qershor shënon dy data të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar. Me 1 Qershor 1839 ka lindur Abdyl Frashëri, Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, i cili njëkohësisht, konsiderohet edhe si shqiptari i parë, që hodhi idenë e autonomisë së trojeve shqiptare nga perandoria turko-osmane dhe bashkimin e tyre në një vilajet të vetëm. Ndërsa me 10 Qershor, 1878 është themeluar zyrtarisht, Lidhja e Prizrenit, akti më madhështor ky, që nga koha e Gjergj Kastriotit -Skënderbe – e që shënoi një kthesë vendimtare për të ardhmen e Kombit shqiptar në trojet e veta shekullore. Frank Shkreli/ 8 Qershori – Dita e Besës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Gazeta Telegraf
Themelimit të Lidhjes së Prizrenit i paraprinë pothuaj pesë shekuj vuajtje e errësirë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbe; qëndresa e të cilit dhe ideja e mbrojtjes së identitetit kombëtar, të kulturës dhe gjuhës shqipe, u ruajt me aq përkujdesje nga Arbëreshët e Italisë, pasardhësit e Krye-Heroit të shqiptarëve matanë Adriatikut.

Vura re vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në trojet arbëreshe në Itali këtë fund jave. Uroj që Kryeministri Rama, gjatë kësaj vizite, të jetë i vetëdijshëm për rolin historik që kanë luajtur Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj, në ruajtjen e cilësive dhe vlerave kombëtare të lirisë, trashëgimisë, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj. Pesë shekuj besnikërie arbëreshe ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar! Ashtu që, sot të gjithë shqiptarët që vërtet e vlerësojnë dhe i mbrojnë këto vlera, t’u jemi mirënjohës Arbëreshve tanë për ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar, por edhe besnikërisë ndaj amaneteve të Gjergj Kastriotit -Skënderbe për një Shqipëri të lirë.
Që: “T’u jemi mirënjohës Arbëreshëve të Italisë, që kryen atë vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar që i Nalti Perëndi u shënjoi atyne, kur në një stinë duhije e tmerri – lanë brigjet e Atdheut dhe u mërguen në vis të huej, -me ikona fetare e me hire shqiptare.” (Ernest Koliqi). Ishin këto vlera dhe mbrojtja e tyre me çdo kusht, që më 8 qershor, 1878 atje në Prizren, çuan në mbledhjen e përfaqësuesve krahinorë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje e krahine, me qëllim për të themeluar Lidhjen e Prizrenit, nën drejtimin e mendjendriturit të madh Abdyl Frashërit, për t’i thënë botës se fisi i shqiptarit, i vjetër sa vet njerëzimi, ishte gjallë dhe donte të vendoste vet fatin e tij.

Ishin ata burra të Lidhjes së Prizrenit nga të gjitha krahinat shqiptare dhe pa dallim, me Abdyl Frashërin në krye, të cilët ndoshta me mendime dhe përvoja që i dallonin nga njëri tjetri, por ndryshe nga liderët e sotëm aktualë të shqiptarëve, kishin qëllime të përbashkëta për Kombin.
Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë burrat e Lidhjes së Prizrenit, kur vinte puna tek interesat madhore të Kombit, ata i kishin të qarta dhe të përbashkëta objektivat jetësore në interes të shqiptarëve.
Ndryshe nga politikanët aktualë të shqiptarëve, burrat e Lidhjes së Prizrenit, pothuaj një shekull e gjysëm më parë, mbi çdo interes politik, personal, krahinor, fetar ose partiak, ishte mbi të gjitha, interesi kombëtar për të drejtat e të gjithë shqiptarëve pa dallim.
Abdyl Frashëri ishte njëri prej atyre burrave të Lidhjes së Prizrenit, të cilët me mish e me shpirt mbrojtën interesat jetike të Kombit, në një periudhë shumë e shumë më të vështirë e më të errët për të ardhmen e Kombit shqiptar, në krahasim me aktualitetin politik e kombëtar të shqiptarëve sot.
Lidhja e Prizrenit – një ringjallje e vërtetë shpirtërore dhe kombëtare për shqiptarët – shpëtoi edhe një herë Kombin shqiptar nga copëtimi e shkatërrimi, duke e venë “çështjen shqiptare”, në rendin e ditës të diplomacisë evropiane, si një çështje politike kombëtare dhe ndërkombëtare, që duhej zgjidhur më në fund. Lidhja e Prizrenit ishte një vazhdim i luftërave dhe përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë si komb, për identitetin, për lirinë dhe pavarësinë e tij në trojet e veta, për gjuhën, nderin, traditat, besën dhe burrërinë, vlera këto kastriotiane, të ruajtura ndër shekuj.

Kushtrimi i Lidhjes së Prizrenit për njohje të Kombit shqiptar, për ruajtjen dhe paprekshmërinë e territoreve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një autonomi ose shtet të vetin, është dëgjuar anë e mbanë krahinave shqiptare të asaj kohe, por edhe më gjërë, si e vetmja rrugë për të realizuar bashkimin e trojeve shqiptare, në një kohë kur fqinjtë shovinistë slave e grekë, otomanët-turq dhe “ndërkombëtarët”, fuqitë e mëdha të asaj kohe, u mohonin shqiptarëve të drejtat e tyre bazë për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar.
Lidhja e Prizrenit, ndihmoi, por edhe ndriçoi, ndër të tjera, edhe përpjekjet për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ashtu siç bënte Jeronim De Rada në komunitetet arbëreshe në shekullin e XVIII, duke grumbulluar dhe duke theksuar vlerat, identitetin, gjuhën, traditat dhe amanetet kastriotiane të Kombit: si zedhënsi i parë i ringjalljes kombëtare të shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullit XVIII: si, “Apostulli i parë i Rilindjes sonë Kombëtare”, siç do ta cilësonte De Radën, Ernest Koliqi.
Megjithë optimizmin tim në jetë, më duhet të deklaroj, për fat të keq, se pas një vizite prej dy javësh, kohët e fundit në Shqipëri dhe shumë bisedave me njerëz të të gjithë niveleve të jetës dhe politikës në atë vend, idetë dhe vlerat kastriotiane, por edhe ideja e përbashkimit e Lidhjes së Prizrenit janë shumë larg realizimit. Megjithë përparimet e shënuara deri më sot, idealet kombëtare të shqiptarëve në rrugën e tyre drejt realizimit përfundimtar, sipas porosive të rilindasve të Kombit, vazhdojnë të hasin në pengesa të brendshme dhe të jashtme. Më shumë pengesa të brendshme, nga vetë shqiptarët, përballë mundimeve dhe vështirësive të mëdha! “Rreziku i Mbrendshëm”, siç është shprehur dikur At Gjergj Fishta, m’u duk kësaj rradhe, në vizitën time të fundit në Tiranë, më i rrezikshëm se kurrë më parë gjatë 30-viteve të tranzicionit, i prirë nga konfliktet politike dhe nga largimi i shqiptarëve nga Atdheu, ashtu si dikur u larguan Arbëreshët në Itali, pesë shekuj më parë.

Thuhet se çdokush, përfshirë kombet, duhet të paguajë tagrin e vet, për një arsye ose për një tjetër, sidomos në periudha tranzicioni siç janë shqiptarët e kohës moderne, “post-komuniste”. Duket se shqiptarët për 30-vjet tani po e paguajnë këtë “tagër” me mundime të thella të mbrendshme dhe shpesh me keqkuptime të jashtme, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbe dhe të Lidhjes së Prizrenit. Në tre dekadëshin e shekullit XXI, diçka e dikush po e turbullon fillimin e një jete të re për shqiptarët: asaj idesë për një Shqipëri të lirë e demokratike e të përbashkuar të vlerave kastriotiane dhe të Lidhjes së Prizrenit, krah për krah me shtetet e botës perëndimore, aty ku e ka vendin përjetësisht dhe ku e donin rilindasit e vërtetë të Kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë kujt t’i ankohen për marrëzitë e veta. Uroj që i Madhi Zot mos të humbas durimin me bashkatdhetarët tanë anë e mbanë trojeve shqiptare.
Kujtojmë Lidhjen e Prizrenit, një kthesë e vërtetë në historinë e Shqiptarëve, atëherë dhe sot dhe shembullin e Abdyl Frashërit njërit prej burrave të Lidhjes së Prizrenit, i cili përballë përpjekjeve të mëdha të armiqve të Kombit për të copëtuar tokat shqiptare, mbrojti, mbi të gjitha, interesat jetësore të gjithë shqiptarëve pa dallim.
Pse Bideni po mban anën e pengut të Putinit në Ballkan?
Nga Ivana Stradner, New York Post
Shtetet e Bashkuara besojnë se Serbia është më e rëndësishme strategjikisht se Kosova, pasi Uashingtoni e di se Vuçiçi mund të bashkëpunojë lehtësisht me Moskën për të ndezur një konflikt të ri në rajon. Megjithatë, përkrahja amerikane ndaj Serbisë nuk do të funksionojë: marrëdhëniet Serbi-Rusi janë të gjalla dhe të mira
Meqenëse presidenti rus Vladimir Putin ka një performancë të dobët në Ukrainë, ai do të përdorë çdo taktikë të mundshme për të shpërqendruar Perëndimin. Këtë herë, Rusia, me ndihmën e Serbisë, po provokon kaos në fund të Evropës, në Ballkan. Qëllimi është të shtyjë Ballkanin në konflikt dhe të shkaktojë dhunë etnike, sepse kjo i lejon Kremlinit të minojë NATO-n dhe të rivendosë Rusinë si ndërmjetës mes fuqive të rajonit. Po pse atëherë presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij po shkon sipas planit të Moskës? Sirenat u ndezën të martën në veri të Kosovës kur serbët etnikë u përleshën me policinë pasi u arrestua një i dyshuar si udhëheqës i protestave të serbëve. Dy javë më parë, pas zgjedhjeve komunale të kryebashkiakëve etnikisht shqiptarë, protestuesit serbë bënë të njëjtën gjë me trupat e NATO-s, duke plagosur 30 anëtarë të forcës paqeruajtëse të aleancës, KFOR. Nga 1.8 milionë banorë të Kosovës, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% janë serbë.
Vendi i vogël ka qenë prej kohësh një aleat i SHBA-së. Është vendi ku njerëzit ua vënë emrin fëmijëve të tyre sipas liderëve amerikanë, bulevardin e quajnë George W. Bush dhe një rrugë Bob Dole. Kosova e do Amerikën sepse Uashingtoni e mbështeti gjatë dhunës së Serbisë kundër shqiptarëve etnikë dhe mbështeti pavarësinë e saj në 2008. Dashuria amerikane nuk është qartësisht e pakushtëzuar. Në vend që të kritikonte Serbinë që po shkaktonte probleme, ambasadori i SHBA-së në Kosovë akuzoi qeverinë e Prishtinës për krijimin e kësaj atmosfere krize në veri dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi e lavdëroi atë Beogradin se kishte qenë një partner konstruktiv. SHBA e largoi Kosovën nga pjesëmarrja në stërvitjen e saj aktuale të NATO-s, “Defender Europe 23”.
Ky ndryshim i çuditshëm në politikën amerikane i ka rrënjët në shmangien e rrezikut dhe frikën e Bidenit nga përshkallëzimi rus. Shtetet e Bashkuara shqetësohen se Serbia do të drejtohet nga Rusia dhe do të lejojë Putinin të hapë një front tjetër konflikti. Por nëse ka një gjë që administrata e Bidenit duhet të dijë, ajo është se qetësimi i Rusisë e inkurajon Putinin. Forcat e armatosura serbe do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Ujku i Platinit” me NATO-n. Ambasada amerikane në Serbisë tha me entuziazëm se kjo tregon se Serbia ka zgjedhur Perëndimin. Kjo deklaratë nuk mund të jetë përveçse e gabuar. Strategjia balancuese e Serbisë mes Rusisë dhe Uashingtonit ka lejuar që kjo stërvitje të mbahet 7 herë që nga viti 2014.
Reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç përfaqëson taktikën e tij të preferuar për të përshkallëzuar situatën dhe më pas për ta de-përshkallëzuar duke e përdorur Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin. Kremlini tashmë po e inkurajon Serbinë që ta përshkallëzojë situatën edhe më tej. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e quajti shpërthimin e dhunës shqetësuese dhe ia atribuoi fajin Perëndimit. “Një tension i madh po shpërthen në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë”, tha ai. Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko tha se situata në Kosovë është një formë e luftës hibride dhe pretendoi se kundërshtarët e Vuçiç duan të bëjnë një grusht shteti të stilit Maidan, duke iu referuar kryengritjes së Ukrainës 2013-2014.
Rusia e Putinit po lëviz gjithashtu në terren. Në shkurt, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paralajmëroi se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner po punojnë me paraushtarakët serbë. Verbëria e Perëndimit ndaj lojërave të pushtetit të Vuçiçit dhe Putinit dhe fajësimi ndaj Kosovës përfaqëson një strategji realpolitike. Shtetet e Bashkuara besojnë se Serbia është më e rëndësishme strategjikisht se Kosova, pasi Uashingtoni e di se Vuçiçi mund të bashkëpunojë lehtësisht me Moskën për të ndezur një konflikt të ri në rajon. Megjithatë, përkrahja amerikane ndaj Serbisë nuk do të funksionojë: marrëdhëniet Serbi-Rusi janë të gjalla dhe të mira.
Bashkëpunimi i Serbisë me Perëndimin në stërvitjet ushtarake dhe retorika boshe është pjesë e strategjisë së saj balancuese midis Rusisë dhe Uashingtonit, jo një shenjë e besnikërisë së saj ndaj Perëndimit. Sa i përket luftës në Ukrainë, Serbia kurrë nuk miratoi sanksione kundër Rusisë së Putin. Muajin e kaluar, drejtori pro-rus i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin udhëtoi në Moskë për një konferencë sigurie. Si pjesë e synimit të tij për të përqëndruar pushtetin, Vuçiç ka shfrytëzuar destabilitetin në rajon për ta shfaqur veten si një fuqi stabilizuese.
Duke përshkallëzuar dhe më pas duke de-përshkallëzuar krizën dhe duke negociuar me Perëndimin sipas kushteve të tij, Vuçiç e ka pozicionuar veten si një marrëveshje-bërës i moderuar në rajon. Dhe ai ka shfrytëzuar situatën e tensionuar në Kosovë për të shpërqendruar qytetarët e tij nga sfidat e brendshme në rritje. Rusia ka dashur prej kohësh të tregojë se NATO është një “tigër letre”. KFOR-i duhet të dërgojë një sinjal të besueshëm se është i gatshëm të ndërhyjë kundër forcave serbe në rast të përshkallëzimit. Javën e kaluar, NATO vendosi të angazhojë 700 trupa shtesë për të forcuar sigurinë në zonë. Ky është një hap në drejtimin e duhur. Por në vend që të qetësojë Serbinë, Amerika duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Perëndimi duhet të kuptojë blofin e Rusisë së Putin dhe të ndërgjegjësohet se Vuçiçi nuk është aleat i besueshëm.
Ambasadori rus në Serbi inkurajoi Beogradin që të llogarisë edhe mbështetjen e Moskës ndaj Kosovës dhe e përshkroi situatën si “në prag të një konflikti më të gjerë”. Me burimet ushtarake ruse të shteruara në Ukrainë, Kremlini nuk mund ta mbështesë Serbinë. Dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë me NATO-n nuk do t’i shërbente interesave të Vuçiçit. Perëndimi duhet të pranojë se dobësia u jep guxim Putin dhe Vuçiç. Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë ta nxehin sërish këtë konflikt të ngrirë kur t’u përshtatet interesave të tyre. Në vend që të lejojë Moskën të zhvlerësojë NATO-n, është koha që Perëndimi të provojë se Kremlini nuk është gjë tjetër veçse një “guaskë boshe”.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe e pandashme
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , historian
1.Kush po e sulmon nga jashtë dhe nga brenda shtetin e Kosovës
Jo më largë se më 2 korrik 2023 një informator që shtihet se njeh çdo lëvizje politike në Ballkan dhe Glob, doli me arsyetimin se BE dhe SHBA po e sanksionojnë Kosovën. Ndërsa po e shpërblejnë me miliona Serbinë, me faktin se: “Gjermaninë dhe SHBA-t nuk po i dëgjon Kryeministri Albin Kurti”. Ky lajm mbështetet në faktin se Serbia “po i shitka armë Ukrainës”. E Albin Kurti po “sillet me retorikë se po ndërton vlera evroperendimore”, duke synuar NATO dhe BE-n. Se nuk është as njëra e as tjetra faktografi e sakt po tregohet me realitetin, se pas krizës që e nxiti A. Vuçiq në Veriun e Kosovës, për ta amortizuar krizën që po ia shkakton Opozita nepër demonstrata nepër Serbi, NATO paralajmëroi dërgimin e forcave shtesë për 700 ushtarë, madje shumica u tha se do të vijnë nga SHBA. Ishte ashtu sepse SHBA i mbrojnë investimet e veta në Serbi, kurse në Kosovë kanë shansë të investojnë, madje edhe ta armatosin Kosovën dhe çdo investim edhe i të tjerëve bëhet i sigurtë. Në këtë pozitë është edhe Gjermania dhe disa shtete tjera Evroperendimore, të cilat në Serbi kanë investuar milirada evro dhe dollarë. Tani për tani, le të dihet se në Serbi punojnë diku afër 1 milionë punëtorë nepër objeket e investimet e Evroperendimorëve. Ato investime duhet të ruhën dhe më së mirë po tregohet se Kosova të kërcnohet me sanksione, ndërsa Serbia të shpërblehet, pale mos po transferohet e po ia kthen shpinën Putinit. Ju them hampur, se Serbia nuk do të shkëputët nga Putini, sepse Ruisa në Ukrainë nuk mundet ta humbë luftën, por nuk do të mundet as për të fituar, madje edhe nëse mbete pa ndihmën e askujtë. Davanë në këtë luftë psiqikisht e: “ndajnë armet nukleare”. E çfar faji ka Kosova këtu, më duket se po luhët një lojë e Ujkut dhe Çingjit.
Nga këto fakte nxierrim konkluzën se ushtarët e Republikës Turqisë që erdhën në Kosovë, për t` i siguruar investimet e veta në: Areportin “Adem Jashari”, në KEK dhe në ndërtimin eventual të ndonjë autostrade sekundare, nuk do asnjë koment. Po ata do të patrullojnë në Veri por fuqishëm rrezatojnë edhe në pjesët tjera të Kosovës. E këtë fakt shqiptarët si popull shumë intelegjent e dijnë, prandaj janë kombi më PRO AMERIKAN në BOTË.
Sa i përket ndërtimit të xhamive nga ana e Turqisë dhe vendeve sialme nepër Kosovë e gjetiu është një zejtari që shqiptarëve nuk u sjellë asnjë vlerë, por propoganda në një mënyrë po gjen njëfar fakti se: “rreziku islam është para syve tanë”. Unë mendoi dhe ka fakte sa të dush se rreziku rreligjioz në Kosovë është prezent, por ai është edhe në dyert e Manastireve serbe dhe popave brenda tyre si dhe kishave politike serbiane, të cilat janë bi edhe në oborrin e Univerzitetit Prishtinës, dhe teatrizojmë se nuk po na pengojnë. E në hien e kësaj kishte (këtyre kishave) tinzisht është kah ushtrohet një politikë bizantino-latine, që tentoi edhe emrin e Univerzitetit Prishtinës këto javë t` ia ndryshoi. Le të dihet se nuk ishte lojë por…
2.Çka tregon titulli i studimit
Ky titull është vielur nga Kushtetuta e Republikës Kosovës (Neni 1). Ndërsa në nenin 3, alinea 1, te të njejtës Kushtetutë thuhet: “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektimin e plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”. Me këtë citim nuk është thënë çdo gjë lidhur me shtetin, por janë bërë pronë popullore të gjitha bazat e një shoqërie, që nuk mund t` i bëhet kritikë thelbsore po thuej se për asgjë, sepse në ndërtimin e kësaj godine shtetërore kanë marrë pjesë faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm. E vërteta, në këtë përshkrim konceptual nuk është nominuar as madhësia, as fuqi e as baza shoqërore dhe ekonomike e Republikës Kosovës. Por, është ndarë hapur e me garancion se: kemi të bëjmë me një shtet në kupimin e plotë të fjalës. Mjaftueshëm për çka është bërë luftë e drejtaë e gjeneratave shqiptare në këtë trevë, e të cilave u është bërë padrejtësi pikërisht nga Fuqia ndërkombëtare nepër Kongrese e konferenca, të ashtuquajtuar paqesore.
Lidhur me këtë që u tha më larë, për çdo ditë ndien në mjejtet e informimit në Beograd se: “Kosova është shtet”, dhe taborri tjetër se e: “Ashtyquajtura Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë, pra nuk është shtet”. Madje publikisht Serbia lobon për çnjohje të Kosovës, po shitka armë, po kalërojka Vagneri kudo nepër Serbi, madje, kudo që nuk i hasë sharra në gozhdë. Dhe nuk duhet vënë këtij qëndrimi pikë çuditëse fare, sepse pushteti i Beogradit e ka bërë në të kaluarën nga 1836 e deri më 1999 jo më pak se 37 programe, për ta kolonizuar me sllavë Dradaninë, për t` i shpërngulur shqiptarët në Anadolli, për t` i luftuar edhe me ushtri dhe polici me synim përfundimtar, që ta shfarosë popullin shqiptar të Dradanisë. E vërteta, këto programe Serbia i mbështet në realitetin që e pati krijuar në një pjesë në ish Sanxhakun e Nishit (dhjetor 1877) me që rast e pati shfarosë në total në 714 katunde dhe 6 qytete, dhe atë krematorium mbi shqiptarë pastaj Kongresi i Berlinit (qershor 1878) jo që e injoroi, por e shpërmbleu Serbinë dhe Malin e Zi, duke ua pranuar shtetësinë. E për ta forcuar këtë pozicion, më 28 qershor 1881 pushteti i Austro-Hungarisë dhe pushteti i Principatës Serbisë u dakorduan me një konventë sekrete, që “t` i ndajnë sferat e interesit: “Serbia të ndihmohet nga Wjna për të u zgjëruar kah jugu në dëm të tokave shqiptare, por ai zgjërim të zhvillohet në sytë e botës si luftë kundër Perandorisë Osmane”. Ndërsa Qeveria e Beogradit: “Obligphet që mos ta pengojë Wjenën që një ditë ta aneksojë Bosnje Hercegovinën, sepse e kishte okupuar më 1875”. Si pasojë e këtij pazari, në tetor 1908 Wjena do ta aneksojë Bosnje Hercegovinën, kurse Mbretëria Serbe në marrëveshje me Mbretërinë Malazeze po edhe me Fuqitë e Evropës (6 Fuqi: Anglia, Franca, Rusia në një bllok; Gjermania, Italia dhe Austro Hungraia ishin në bllokun tjetër, duke ia dhuruar Serbis mbi 600 oficerë të lartë, po edhe aramtim adekuat)që ta okupojnë Vijaletin e Kosovës në tetor-nëntor 1912. Dhe Konferenca e Londrës më 1913, do ta pranojë okupimin e viseve shqiptare, ku struktura e popullsisë ishte 92% shqiptare dhe 8% minoritetet tjera. E pse mund të sanksionohet Kosova tregon shembulli i vizave, me faktin se populli i Kosovës është më proevropiani në Ballkan, ndërsa është me i izoluari, sepse shumë shtete të Evropës kanë llogarit se shqiptarët për viza do ta pranojnë Serbinë, përkatësisht pashaportën e saj. (Dokumentet për këtë realitet janë publikuar në librin: Bejtullah Destani, Albania, Londër, në afro 1000 faqe; Hakif Bjarami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Libri 1, Prishtinë 2002; H. Bajrami, Shqiptarët në luftë për shtet kombëtar 1912-1918, Prishtinë 2018).
3.Kosova ka fituar pavarësinë në saje të luftës drejtë me dekada kundër çdo okupatori
1881-1999
Nga viti 1881 e deri më 12 qershor 1999, shqiptarët e Kosovës kanë bërë luftë të drejtë dhe kurrë nuk janë pajtuar me okupimin e trevave të tyre kombëtare. Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (e Adem Jasharit) në fund të shekullit XX-të ajo që me luftën e drejtë, në saje të traditës të luftërave të drejta në të kaluarën, e vazhdoi luftën deri në fund të shekullit XX-të. Me këtë luftë dhe në saje të ndihmës së NATO-s, Kosova u çlirua më 12 qershor 1999. Në saje të luftës së drejtë shqiptare, Ushtrinë serbiane është detyruara që ta nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kumanovë më 9 qershor 1999. Pra me luftë Serbia e ka okupuar Kosovën më 1912. Serbia me luftë e ka humbur Kosovën më 1999. E natyrshme, se pati më 1999 kundershtime dhe komentime të shumta, nga ana serbiane dhe ruse, po edhe nga një pjesë e qarqeve pushtetore në Prendim se: “Kosova duhet të mbetët protektorat ndërkombëtar”, se pushteti vendor duhet ndërtuar me një kontroll rigoroz që i përngjanë kolonisë moderene. E tërë kjo rrethanë ka ardhur për faktin se pjesa dërmuese e shqiptarëve të politizuar e ka bojkotuar luftën më 1997-1999. Dhe, me që pushteti i Beogradit përmes OKB na paditi në GJND Kosovën, për faktin se më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë, atëherë çështja e shtetësisë u përfundua në GJND. Lidhur me këtë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 e lëshoi VERDIKTIN se “Kosova me shpalljën e pavarësië nuk e ka cenuar në asnjë elemnt të drejtën ndërkombëtare”. Me këtë, thua se çdo dileme iu dhua vula e mbylljës për një pjesë të palgës shqiptare. Por realiteti në praktikë nuk po tregohet se është ashtu, për faktin se pavarësia e Republikës Kosovës, po kontestohet nga ata që e kanë pranuar dhe tani po shfaqin dilema kinse nuk po: “konsultohemi me strukturat relevante Evroperendimore”. Ndoshta, nuk është e tepërt sepse kanë investuar në: “lirinë tonë, po thot populli i urtë shqiptar, që din për ta çmuar çdo mik, çdo ndihmë, po dinë të dallojë edhe çdo armik, kur është në pyetje liria dhe diniteti i pavarësisë”. Prandaj, këto ditë, një pjesë e establishmentit Perendimor disi Kosovën e ka mbështetë për muri, duke çarkulluar me prova se ende po mendon se: “puna me shqiptarë, është tavolinë në realitetin: dajaku dhe kërcnimi mbi kokë”. Ky koncept po gjallëron edhe në Tiranë mjerisht këto ditë, në shkallë të theksuar sa që në një medium hapur u tha: “Kosova është një provincë dhe nuk është shtet, sipas asaj që është nënshkruar në Rambuje”! Madje, ky prononcim u ndie në një emision që e drejton një gazetar me shumë pervojë dhe me një emër të respektuar deri me tash. E shtrohet pyetja, a iu ka bashkuar Edi Ramës dhe grigjës së atyre që janë PISHMAN që na kanë ndihmuar në bërjën e shtetit. Ju them troq. Kot e keni të gjithë, sepse zogu ka flutuar, me të drejtë. Po mbi të gjitha shoqëria në Kosovë nuk është anarkiste, por në Veriun e Kosovës po investohet aq shumë sa që është bërë rrezik që i tërë shteti i njomë i Kosovës të ukrainizohet. E këtë lojë shumë institucione që duhet ta kenë të njohur, po e injorojnë.
- Më 12 qershor 1999 shqiptarët e Kosovës kanë menduar se janë çliruar përgjithëmonë
Pas çlirimit na thanë se: nuk keni të drejtë të keni ushtri, por organizatë që ka vetëm armë të lehta. Na thanë se nuk keni të drejtë t` i hulumtoni krimet, sepse gjykatat e jueja nuk kanë besueshmëri. Na thanë se vetem UNMIK është kompetent të lëshojë vendime valide “shtetërore”; na thanë se pashaportat nuk u nevoitën, sepse i lëshon UNMIK dokuemnete specifike; Na thanë çdo normë ligjore duhet të filtrohet përmes zyrës së Guvernatorit Kushner; Na thanë programet shkollore duhet ndërtohen si dokumente kozmopolite; Na thanë Rrezoluta 1244 e KS OKB ju plason në sovranitetin e Serbisë; Na thanë se në Rambuje keni pranuar dhe nënshkruar 10 pikat e panegociushme; Na thanë se në Wjenë do të diskutohet sërish për Kosovën. Çdo shprehje “na thanë” këto ditë se i bërët pa na konsultuar neve, ose u konsultuat me ata që provojnë të avansohen në kallauz se kanë prejardhje “diplomatike” familiare, dhe me ata (këta) bëjmë pazare më lehtë, sepse e kanë garancionin e Aleksandër Sorosit, i cli bënë skenare për luftëra lokale dhe pastaj shet armë dhe krijon baza të reja për të vazhduar robëria, sidomos shqiptare. Megjithë këtë, shqiptarët kanë një fat që bën pjesë në shtatë çudirat e Botës civilizuar.
- Si rrufeja na erdhi shprehja nga Tirana më 10 qershor 2007
Ai që e shprehu fjalën e shekullit për shqiptarët e robëruar ishte Bushi i Ri: “Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhet shpallët e pavarur”. Dhe këtë shprehje ai personalitet e shkrepi pasiqë Malazezët e kishin shkrepur pavarësinë. Pra, kur ata që janë burrashtetas gjenial si Bushi, e panë se asnjë popull sllavë nuk po ka nerva të jetojë me serbët, si mundën shqiptarët. Ishte kjo pyetje e shekullit e shtruar nga Adem Demaçi para një diplomati me peshë specifike. Pra, populli shqiptar e meriton pavarësinë, u vulos aty. Dhe, pavarësia erdhi më 17 shkurt 2008. Kuptohet se erdhi edhe Kushtetuta e Ahtisarit pastaj, me të cilën minoritetet në Republikën e Kosovës kanë të drejta shtesë nga ato që i njeh demokracia Evroperendimore. Dhe shqiptarët të gjitha urdhëresat e miqëve: i pranuan. Madje, shqiptarët ua paguajnë serbëve të gjitha taksat, sot e kësaj dite. Dhe asnjë qeveri aleate nuk tha se këtë e keni bërë vet, por na thënë: heshtni se ky realitet është desert, pas helmit sofistikuar që e keni marrë deri më 1999 nga çdo anë.
Tash po thonë se: ”Nuk jeni konsultuar me neve se i keni shpallë organizata terroriste: Brigadën e veriut dhe Mbrojtjën cuvile”. Askush në popull nuk e ka dijtë se këto organizata janë legale dhe kanë armatim të çdo lloji, përkatësisht që janë nën “mbrojtje të Rusisë-Po, por nga Perendimi në asnjë variantë”. Askush nga populli i rendomt nuk e ka pasë të njohur se: “armatimin organizatave në fjalë ua siguron shteti Terrorist serbian”. E të gjithë e dijmë se qyteti i Mitrovicës është qytet i vetëm sot në botë i denuar sukurse Berlini për dekada; se Veriu i Kosovës duhet të mbetet zonë amazonie (gjungëll) ku lejohet çdo loj i dhumës, ku tolerohet droga, prostitucioni, bombat dhe vrasjet e kurdisura (Oliver Ivanoviqi) për t` i akuzuar si rendom shqiptarët, dhe Perendimi t` u besoi?!!!.
E në Kosovë populli shqiptar po pyet këto dit publikisht: se si është e mundur që në Hagë të janë ata që kanë bërë luftë të drejtë, ndërsa ata që kanë bërë luftë gjenocidi siç janë Vuçiqi dhe Daçiqi madje që kanë bartë kufoma të shqiptarëve deri në Beograd për të humbur gjurmë, se me firma të tyre janë dhunuar afro 20 000 femra shqiptare, e të tolerohen, dhe nga Kosova të kërkohet çdo gjë që të pranohet me kusht që këtë duet ta “nxierrin nga goja e Putinit”, i cili po e rrezikon botën me kërcnime nukleare, ashtu si po e kërcnon A. Vuçiq Ballkanin me ushtri duke thënë se: “Jemi më të fortë se kurrë më parë”. Shtrohet pyetja: çfar logjike ka nëse sot, vetëm nëse flitetet se do të sanksionohet Ukraina, dhe Rusisë t` i thuhet vepro se ne do të shiqojmë nga bregu, siç po i thuhet terthorazi Serbisë nazifashiste lidhur me Kosovën si viktimë shekullore.
Si do të jetë fundi i këtij orkestrimi që viktima të denohet ndërsa xhelati të përkdhelet, është çështje që nuk ndodhë për herë të parë në histori, kur janë në pyetje shqiptarët. Po, nuk është çudi asgjë nëse mësohet e kaluara, por është tradhti kur ndien kualifikime nga: Krasniqi, Abixhiku, Haradini e aq më tepër kur nga Tirana vijnë zëra se Kosova është një: “provincë, se nuk është shtet”, se duhet Qeveria e Kosovës të sillet ashtu si “pëshpërisim ne”, të hyjë në “Open Ballkan” dhe t` i pranojë për organizata “humanitare: Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjën civile”!.
E le të vijnë çfardo zërash kundër Kosovës, sepse nuk jemi shoqëri apolitike. Ne duhet ta vazhdojmë rrugën tonë të shtetëndërtimit demokratik. Në këto rrethana po e përfundojë: ta zëmë se mbahën zgjedhjet për tërë Republikën e Kosovës në këta dy-tre muajt që vijnë?. Ju garantoj, se VV dhe Albin Kurti do të fitojnë jo më pak se 65-75% të votave në nivel të vendit.
- Çka pranoi Albin Kurti publikisht këto ditë me katër pikat e tij?
Politika që çarkullon për Kosovën dhe rreth saj ka të bëjë me ngacmime periodike, nga Beogradi dhe qedrat e fuqisë nepër glob. E kjo në Kosovë nuk kuptohet se kundër neve është tërë bota. Bje fjala, një provë subjektive ishte këto javë për t` ia ndryshuar emrin Univerzitetit “Hasan Prishtina” me një emër që “trasmeton” krishtërizëm; ishte në vijim kidnapimi i 3 policëve shqiptar në tokën e Kosovës; ishte lëndimi i ushtarëve të KFOR-it; ishte lëndimi i policëve; ishte lëndimi i gazetarëve; ishin skenarët e Beogradit për ta gjetur “çelsin” vijues, për ta përvetësuar tërë pasurinë e Trepçës me të gjitha pasojat që llogaritën. Lidhur me këtë, ishte edhe “Open Ballkan” i dizajnuar që t`i sherbejë zejtarisë së Sorosit dhe pronarit të “vërtetë” të Minjerës Trepça, e që ndërkombëtarisht konsideorhet se është një firmë angleze, së cilës Mbreti i Jugosllavisë Aleksandër Karagjotrgjeviq ia pati dhuruar anglezit në mënyrë që ai të ndikoi që PETICIONI I HASAN PRISHTINËS, të vihet jashtë çdo rendi të ditës në Shoqatën e Kombeve më 1927. Në atë Peticion Hasan Prishtina me anekese faktografike dëshmonte se cila është struktura e popullsisë në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manstirit. Hasan Prishtina me fakte i demnatonte rrenat e Nikolla Pashiqit plasuar në Konferencën e Londrës më 1913, kinse: “banorët e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, flasin në familje serbisht, serb e ndiejnë vehten, prandaj duan t` i takojnë Jugosllavisë e jo cilit do shtet shqiptar”. Lidhur me këtë, duhet të dihet se historia ka “bisht”, se çështjet janë më të thella se sa që dukën në siperfaqe. Mjerë populli i pambrojtur, çka duhet të durojë.
7.Shiqoni se çka lansojnë minimasonët e A. Sorrosit këto ditë
Tani, përpiekja e Edi Ramës, Memli Krasniqit dhe bulumentës tyre, për një Konferencë “nokaut” për Kosovën, është sajesë e Aleksandër Sorosit. Përmes kësaj konference Çështja e Kosovës mendohet se do të sillet në pikën zero, dhe të fillohet In inicio (nga fillimi) tretmani i saj ala Rambuje. Lidhur me këtë, për të mbetur në lojën për Trepçën gjithnjë, Mbrojtja Territoriale dhe Mbrojtja Civile serbe në veri të Ibrit, do të përdorin bomba dhe armatim luftarak në çdo dialog të palës serbe dhe asaj ndërkombëtare, pa e njohtuar Kryeministrin e Kosovës fare. Prandaj prap shtrohet pyetja, të kujtë janë këto firma dhe pse mbrohën ndërkombëtarisht nga Brukseli sidomos, duke e kërcnuar Kosovën me SANKSIONE, të cilat BE i ka aprovuar dhe i mban në sirtar, për të “shpërthyer” sikurse bombat e Vuçiqit, në një çast kur Qeveria do të shprehet se nuk pranon Republikë serbe brenda Republikës Kosovës. Në këtë lojë ka mundësi të nxirret e vërteta në shesh vetëm kur dihet se J. Borrel dhe A. Llajçak vijnë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën. Çdo gjë pra është e çartë dhe Plani Makron-Shollc është vetëm një vetëtimë që nuk lëshon shi: sepse në Ohër u tha se u dakorduam për çdo gjë. Por pas një gjysëm ore A. Vuçiq shpërthen: “Nuk jemi marrë vesh për asgjë, sepse nuk kam nënshkruar”. Dhe tash sanksionohet Kosova për deshtim, kuptohet nga Borrel-Llajçak që ulën në tavilina dhe nën to verojnë që mos të zgjidhet asgjë, sepse u shkon për shtati qeverive të tyre. E këtë fakt Washingtoni dhe Brukseli e dijnë por e heshtin.
Në këtë drejtim përpiekja e Kryeministrit Kosovës Albin Kurti për : 1. Reduktimin e policisë Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri; 2. Çasje e plotë në procesin zgjedhor në monitorim nga ekspertët e BE dhe OJQ-ve;3. Zgjedhjet e parakohëshme në 4 komunat në Veri, të cilat do t` i shpallë Presidentja e Kosovës; 4. Kryetarët aktual ua dorëzojnë detyrat kryetarëve të zgjedhur, është pajtimi më kuptimplotë për momentin e tashëm. Nuk e di çka kërkohet nga Kosova si shtesë për ndonjë privilegjë të re për serbianët. Si duket ajo kurthë është kah i përgatitët Kosovës për t` ia vënë në çafë.
Por qendrat e fuqisë: Vashingtoni, Berlini, Londra, Roma dhe Tirana e Edi Ramës me opozitën në Kosovë këto ditë hapën vullkan të ri kundër Republikës Kosovës, me moton se: “Alib Kurti nuk është në një “melodi politike” me interesat e tyre. Prandaj, shpallja e ‘Mbrojtjës territoriale” dhe “Mbrojtjës Civile” në Veri organizata terroriste, sikur “çështje e kurdisur” dhe jofunksionale për faktin se ato qendra nuk janë informuar paraprakisht për t` i shpallë si të tilla. E fjala është se: “Nuk është dashur të shpallën”. Ky pozicionim, e shtron pyetjën para popullit të Kosovës: Nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përshëndetur nga shumica e vëndeve të Globit duke e pranuar Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, atëherë populli po pyetë-a jemi të lirë apo kemi mebtur sërish koloni moderne?!!!
Shkrimi i kushtohet Akademik Prof Dr Ali Hadrit dhe Prof Dr Tahir Abdylit, me të cilët i kemi pasë dalë “shkencës” serbiane në ball për dy dekada, krejtë me qëllim që t` i tregojmë politikës mbarëshqiptare se politikanët duhet punojë për shtet e jo për pushtet. Për fat rrezultati i asaj lufte doli në fund të shekullit të ishte 8 me zero, në favorin e çështjës shqiptare. Shkenca duhet atë rrugë ta ndjek edhe sot, kuptohet me argumente, pa asnjë urrejtëje ndaj askujt. Unë popullit i besoi!
Më 2 korrik 2023
Portreti i moralistit shndërruar në materialist
Shkruan: Ramiz TAFILAJ
(Shfletim i romanit të Ibrahim Kadriut “Pjella e Dreqit” të botuar në gjuhën angleze nga Jalifat Publishing – Houston, Texas)
Qasje
Autori I romanit “Pjella e Dreqit”, Ibrahim Kadriu, ka një krijimtari të bujshme letrare, të filluar në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, duke vazhduar edhe në ditët e sotme, me vlera të dëshmuara dhe të pranuara jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga kritika e autoriteteve që gëzojnë reputacionin e njohësve të krijimtarisë letrare. Vlerësimet mbi krijimtarinë e këtij autori, deri tash janë përmbledhur në tetë vëllime, derisa autoriteti i tij është bërë i njohur edhe në shtete të tjera përmes veprave të përkthyera që, deri tash, numri i tyre arrin në njëzetedy, të shpërndarë në njëmbëdhjetë gjuhë: italisht, frëngjisht, greqisht, suedisht, arabisht, turqisht, rumanisht, etj. Një nga romanet e shumta të tij, “Pjella e Dreqit” (që u përkthye dhe u botua frëngjisht në Paris, me titull: “La progeniture du diable” në përkthim të Mustafa Jasharit) u botua edhe anglisht nga “Jalifat Publishing” në Hjuston të Teksasit, me titull “Devil’s offspring” në përkthim të Avni Spahiut. Është ky një roman i mirëpritur nga lexuesit shqiptarë, dhe si i tillë është nderuar me çmimin “Romancier shqiptar i vitit” nga Qendra PEN e Shqipërisë (2012) si dhe me çmimin “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës e Kosovës (2013) si roman më i mirë i vitit.
“Pjella e Dreqit”, në vazhdën e romaneve tjera të këtij autorit, që i përkushtohen realitetit historik, politik, social e moral të përditshmërisë shqiptare nëpër dekada, ka marrë rrumbullakimin me këtë titull që mund të çmohet si mallkim, si diçka e keqe, si një fondament i cili, paraprakisht, nxit kureshtjen e lexuesit. Si pjellë e dreqit renditen personazhet që veten, të shprehem më qartë, e bëjnë devijues në aspektin e karaktereve, duke anashkaluar moralin, përkatësisht duke ndërruar hiret nga portreti i moralistit shndërruar në materialist të paskrupull. Për manovrim të personazheve autori mbështetet në kohën e pas luftës në Kosovë, në rrethanat të cilat kohën në liri e bëjnë të ngatërruar me ardhjen në shprehje të autoriteteve të cilët, në çdo mënyrë, iu përshtaten edhe rrethanave me korruptime, duke harruar idealet kur, si protestues të devotshëm të një sistemi policor, shprehnin indinjatën përmes demonstratave… Ajo kohë e revoltës rinore, si një testament mbi kundërthëniet të cilat kishin për bazë keqtrajtimin e shqiptarëve në Kosovë të ngulfatur nga shtypja dhe keqtrajtimi, te “Pjella…” e ka domethënien sublime e cila, përball keq menaxhimit të sistemit shtetëror të prirë nga ish protestuesit, revoltuesit dhe (në raste) edhe ish luftëtarët, fiton në peshë si kohë e lavdishme. Në roman këto përballje vijnë në shprehje dhe ia shtojnë efektin dramatik; e bëjnë më dinamik, mbase edhe shpalosin reflekset e vetëdijes të protagonistëve, portretet e të cilëve janë kalitur për mrekulli, qofshin ata të kohës së revoltës, apo të kohës së re të ngashënjyer pas posteve politike dhe pas lekut. Për të qenë sa më të qartë, si personazhe devijonte, autori, si njohës solid i aktualitetit politik, i kapërcen nëpër situata duke ua shfaq mungesën e ndërgjegjes dhe të moralit, por në anën tjetër i fikson karakteret që me stoicizëm qëndrojnë dhe nuk përkulen para interesit personal. Ky dallim mes personazheve, në gjendjen kaotike të shoqërisë, vjen si gjetje e kujdesshme e autorit për të shfaqur realitetin aktual shoqëror e politik i cili është i vërejtshim nga të gjithë. Kjo mënyrë e paraqitjes së lëndës romanore te “Pjella e Dreqit”, mënyrë e paraqitjes të realitetit objektiv me të gjitha favoret dhe huqet e personazheve, e mbi të gjitha thyerjet e idealeve të tyre dhe devijimet në aspektin psikologjik, në roman e kanë forcën e pasqyrimit real të situatave. Andaj rrëfimi është i qartë, siç janë të qarta edhe veprimet e ndryshme që, shpesh, bëhen pjesë e devijimeve psikologjike nga të cilat pësimet shoqërore dhe politike janë të pranishme.
Galeria e personazheve në roman është e plotësuar me dy taborë, me meshkujt dhe femrat. Të parët, që janë më tipikë, janë Din Guraziu, Roberti dhe Uran Sina, të cilët kanë veçori të përbashkëta, si pjesëmarrës në lëvizjet studentore, por edhe në luftën e armatosur. Mirëpo, sipas sjelljeve në ditët në vijim, dy të parët në periudhën e pas çlirimit, duken pa dinjitet dhe pa parime morale. Janë personazhe tjera, përkrah treshit që u përmend sipër: Qëndresa, Arbëresha, Azeminja, Arjeta… që dallohen si individualitete me karaktere të qëndrueshme.
Në përfundim të kësaj qasje mbi romanin “Pjella e Dreqit”, ia vlen të mbështetemi në mendimin e dr. Mahmud Hysës i cili thotë: “…Romani i Ibrahim Kadriut, me shumësinë e temave të niveluara mjeshtërisht dhe me vlera konstante të marra nga realiteti më bashkëkohor, të gjitha të transformuara me vërtetësinë më të madhe që receptorit ia trazojnë ndërgjegjen dhe ndikojnë në vetëdijesimin për absurdet dhe paradokset në të cilat jetojnë dhe për tiparin më negativ të makiavelizmit të politikës dhe politikanëve të kohës, të gjitha këto të shprehura me një strukturë kompozicionale të një tipologji më bashkëkohore, me një gjuhë letrare shumë të qartë dhe figurative shumë të pasur, tregojnë se kemi të bëjmë me një roman të suksesshëm dhe të veçantë si tipologji.
P.S. Ramiz Tafilaj është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
- Dhe mban Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Në të gjitha komunat e Gjenevës, përfundimi i vitit shkollor shënohet me ceremoni të shumta kulturore dhe artistike
Foto: Ansambli “Gëzuar”

Nga: Arif Ejupi
Në të dyzet e pesë komunat e Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, përfundimi i vitit shkollor është shënuar me ceremoni të shumta kulturore dhe artistike.
Pjesë e këtyre manifestimeve kanë qenë edhe prindër e nxënës shqiptarë, që prej vitesh jetojnë në këtë qytet, qendër e kulturës, civilizimit dhe diplomacisë botërore .
Në fakt pjesa dërrmuese e fëmijëve të mërgimtarëve tanë janë të lindur në Gjenevë . Fatmirësisht ata janë treguar dhe po tregohen mjaft të suksesshëm qoftë si nxënës shkollash fillore e të Mesme, qoftë edhe si studentë në Fakultete e Shkolla të Larta të Gjenevës dhe Lozanës.
Sot, ish- nxënës dhe studentë shqiptarë janë udhëheqës të dalluar, repartesh të Spitalit Universitar të Gjenevës, siç është rasti me doktoreshën e specializuar, Fortesa A.Mehmeti, e cila me sukses e drejton Klinikën e Pediatrisë .
Pastaj ,e reja tjetër Anita N. Hiseni, që shquhet me punën e saj të shkëlqyer si inxhiniere e Kimisë. Zonja,Hiseni,ka 5- 6 vite, që punon në Kompaninë e njohur të parfumerisë dhe aromës “Firmenich”të Gjenevës.
Në anën tjetër në Zyrat e Jurisprudencës dhe të Avokatisë në Gjenevë, kanë krijuar emër për të mirë; Ilir Çenko, Gëzim Ilazi, Liburn Mehmetaj ( kryetar i LAPSH-it, në Gjenevë e Zvicër) Pranvera Këllezi, Arbnore Hasani, Alisa Telkiu, Ilir Muji, Edona Ajdini, Dashnim Murati ,Dalmat Piraj, Gazmend Elmazi etj.
Ndërkaq, ndërmarrjet profitabile dhe me emër drejtohen nga ekonomistë dhe arkitektë të dalluar që e dominojnë fushën e Ndërtimtarisë dhe të Restaurimit. Në këtë sferë kampion janë vëllezërit “Orllati” nga Rahoveci i Republikës së Kosovës.
Puna e tyre cilësore ka bërë që ata të jenë të pranishëm në çdo pëllëmbë të Zvicrës, frëngjishtfolëse.
Prandaj, shpresohet që rrugën e sukseseve të tyre do ta ndjekin edhe nxënës e studentë të tashëm dhe të ardhshëm që jetojnë dhe veprojnë jo vetëm në Gjenevë, por anembanë Zvicrës.
Meqenëse mërgimtarët tanë janë të përqendruar në numër më të madh në komunat Vernier,Meyrin dhe Onex të Gjenevës, prania e tyre natyrisht, që me rastin e shënimit të përfundimit të vitit shkollor ka qenë më e madhe në këto komuna.
Ansambli i këngëve dhe valleve tona popullore “Gëzuar“ i Gjenevës, trashëgimi e punës shumëvjeçare e treshes së njohur Xhemali Berisha, koreograf, Nexhmedin Ilazi, producent, dhe Ismet Kurteshi, drejtor, po vazhdon me sukseset e dikurshme edhe me udhëheqësit e rinj, Fadili Avdiu dhe Yllka Kurteshi.
Këngëtarë dhe valltarë të këtij Ansambli, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, kanë prezantuar pika të zgjedhura këngësh e vallesh, përpara komuniteteve të huaja të botës, që po ashtu jetojnë në Gjenevë të Zvicrës.
- Ismet Kurteshi, një aktivist i hershëm i komunitetit tonë thotë “ Shumica prej veprimtarëve të viteve ‘80 e ‘90 – të, jemi pensionistë apo në prag të tij, kjo lë me kuptuar që kontributi ynë s’ mund të jetë në asnjë mënyrë sikurse i gjeneratave të reja “
Andaj, mesazhi imi është që profesionistët e vërtetë duhet t’i aftësojnë pasardhësit e tyre.
Në të kundërtën ata një ditë do të ikin nga kjo botë sikurse drunjtë, që s’ lëshuan hije, e as nuk dhanë fryt”
Në të gjitha manifestimet e mbajtura ka mbretëruar atmosferë e vërtetë feste dhe hareje.
Mirëpo, ai i organizuar në ambientet e shkollës së ciklit të ultë “ École du Bosson ” të komunës Onex të Gjenevës, ka qenë i gërshetuar me shumëllojshmëri kulturash si : shqiptare, spanjolle, italiane ,portugeze, afrikane, aziatike dhe amerikano-latine.
Kurti ka të drejtë në atë që do të bëjë dhe ai që ua do të mirën shqiptarëve e serbëve, mëson prej tij

Krejt mbrapsht!
Pamje nga “ceremonia fetare” për festën e Bajramit në Elbasan…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup
Feja nuk mund të degradohet kurrë më shumë se kur ajo ngritet në një fe shtetërore e aplikohet edhe nëpër institucione zyrtare!
Feja nuk mund të nënçmohet kurrë më shumë kur sofrat e bamirësisë e ritualet shpirtërore çvendosen në bërllogjet e rrugëve në vend se pranë oxhakut familjar apo shpis së Zotit!

“Harruan” ti vendosnin mbetjet e “Kurban Bajramit” aty ku e kanë vendin në Kosovë, andaj i lanë rrugëve …!
Feja nuk ekziston as për qallëm as për karshillëk, nuk aplikohet as për hatër e as inati të dikujt, e më së paku për modë!
Feja ka brendin e saj të virgjër me gjithë pafajsinë e saj ruhet thellë në zemër dhe mbrohet me gjelozi nga publiku ngase është e shenjt për ty!
Feja është marëdhënje besimi si gjiri i nënës që iluminon qenjen e secilit njeri e jo mall pazari!
Feja ruan pastërtinë e saj atëherë kur secili gjuan me gur dreqin brenda vetes së vet saherë që ky dreq trazohet për të bërë keq!
Feja është e drejta yte për ta zgjedhur dhe adhuruar atë besim ndaj Zotit që të bënë të ndjehesh i lirë të komunikosh sa herë të rrah zemra me Madhërinë e Tij në gjuhën që ta mësoi Nana.
Rrnofshin, njerëzit e mirë e të devotshëm të Zotit!
Amin!
Përkujtesë historike: Deklarata e Pavarësisë, gurëthemel i shtetësisë së Kosovës



70-vjetori i Instituti Albanologjik në Prishtinë

Nga: Nail Draga, Ulqin
Diskursi kulturor
Nga themelimi i tij në vitin 1953 Instituti Albanologjik i Prishtinës është dëshmi autentike e historisë së Kosovës, pavarësisht se është mbyllur dy herë nga regjimi serb, ai sfidoi rrethanat e kohës, duke i mbetur besnik qellimit për studimin e albanologjisë, me hulumtimin, organizimin dhe botimet e ndryshme shkencore në favor të kulturës dhe shkencës së shqiptarëve në nivel mbarëkombëtar
Me rastin e 70-vjetorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë nga data 19-21 qershor i zhvilloi punimet konferenca shkencore „Albanologjia dje, sot dhe nesër“.
Në akademinë solemne pas pikës muzikore „O moj e bukura Arbëri“ interpretuar në violinë nga Pleurat Doli, me fjalë rasti përshëndetën të prnishmit drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Rexhep Qosja dhe Skënder Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup.
Instituti Albanologjik u themelu në vitin 1953, në Prishtinë me një numër të vogël studiuesish për qellim të studimit të kultures, historisë, gjuhës e të letërsisë së shqiptarëve. Ndonëse ishin të punësuar katër studiues të rregullt dhe 10 bashkëpunëtorë të jashtëm, të prirë nga drejtori Elhami Nimani, dhe profesor Selman Riza punuan me përkushtim e prfoesionalizëm për të nxjerrë në dritë kontributet e para albanologjike. Ndonëse ne kushte minimale hapësinore e kadrovike një subjekt i tillë ishte i papërshtatshëm për pushtetin e kohës, ku pas dy vitëve(1955) e mbyllën.
Dhe një goditje e tillë vazhdoi deri në vitin 1967, kur e larguan nga pushteti kryeshefin e sigurimit jugosllav A.Rankoviqin. Dhe në rrethana të reja shoqërore, studiues e intelektual në Kosovë arritën të riaktivizojnë Institutin Albanologjik me 28 shkurt 1968, me drejtor Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorët Idriz Ajetin e Rexhep Qosjen. Dhe nga ajo kohë e më pas Instituti Albanologjik iu përvesh studimeve dhe hulumtimeve shkencore në shumë fusha si në gjuhësi, histori, letërsi, folklor e etnologji. Ishte koha e përkushtimit profesional e stafit profesional, studiuesve dhe të bashkëpunëtorëve që u dëshmua me botime të veçanta, revistat shkencore dhe organizimin e sesioneve shkencore, duke dëshmuar rezultate si për nga sasia dhe cilësia. Por, pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, në shënjestër të politikës antishqiptare nga pushteti jugosllav i kohës ishte edhe Instituti Albanologjik, si të gjithë institucionet shkencore e kulturore në Kosovë. Dhe një politikë e tillë dëshmohet me 8 mars 1994, kur punojësit e Institutit maltretohen e dhunohen fizikisht duke i detyruar të lëshojnë objektin. Por, ata ishin të vetdijshëm se janë në shërbim të kulturës dhe shkencës shqiptare në Kosovë, nuk nderprenë veprimtarinë por u vendosen në një shtëpi private në Kodrën e Diellit deri në vitin 1999, ndërsa pas luftës u kthyen në objektin e tyre për të vazhduar veprimtarinë. Nuk ka dilemë se historia e Institutit Albanologkik është në të vërtetë historia e shqiptarëve të mbetur në pushtimin jugosllav, duke sfiduar rrethanat e kohës duke i mbetur besnik kursit e orientimit kombëtar me një vetëdije shkencore në funksion të çështjes kombëtare, ku bashkë me elitën intelektuale e shkencore ishin në linjën e shtetndërtimit të Kosovës.
Edicioni i 14-të i Javës së Albanologjisë përkatësisht të Konferencës shkencore „Albanologjia dje, sot dhe nesër“ për tre ditë(19-21 qershor) i zhvilloi punimet në pesë seksione:histori, gjuhësi, etnologji, letërsi dhe folklor. Gjithsejt janë paraqitur 88 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Nga Mali i Zi në këtë konference ka marrë pjesë Nail Draga me kumtesën”Kontributi I V.Zmajeviqit në albanologji-gjeografi historike(shek.XVIII). Si pas praktikës kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë.
Në fund cekim se në shënim të 70-vjetorit të Institutit Albanologjik është shfaqur edhe dokumentari i shkurtër “Ruajtja e së kaluarës, frymëzimi i së ardhmes” për rrugëtimin ndër vite të institucionit.


