Kreu Blog Faqe 1021

Shkollat shqipe i hapi në Shqipëri kleri katolik që nga viti 1258

5

Shkodra, që gjithnjë ka qenë një nga qytetet më arsimdashëse dhe të shquara për kulturën qytetare e artin, ka pasur shkolla që në shekullin XIII. Dëshmitë e ekzistencës së këtyre shkollave na vijnë nga arkivat e françeskanëve.

Sipas studiuesit Sami Rrepishti, shkollat e para në gjuhën shqipe janë hapur në veri të Shqipërisë nga klerikët katolikë. Dhe pikërisht në Ulqin në vitin 1258, në Durrës në vitin 1278, në Shkodër në vitin 1345 dhe 1359, në Tivar në vitin 1349, në Pult në vitin 1397, në Drisht 1396 dhe nga shekulli XV deri në shek. XVIII me shkolla të tjera në Shkodër e Lezhë e në shumë qytete të tjera.

Sipas profesorit, kishat katolike shqiptare me françeskanët në vijën e parë i zhvillonin të gjitha ritet në gjuhën tonë, ndaj dhe populli i frekuentonte të gjitha kishat e kuvendet e tyre me dëshirë, duke marrë pjesë masivisht në mesha, katekizëm, krezma, celebrimin e martesave, etj.

Sipas të dhënave që jep profesori Lutfi Alia, shkollat që janë ngritur në Shkodër në vitin 1416 ishin: shkolla “Santa Barbara, shkolla “Sam Mercurio”, “Kryqi i shenjtë” etj.

Shkolla të tilla do të hapeshin më pas dhe në Kurbin, në Pllanë, në Blinisht dhe në Zadrimë.

Në raportet e etërve françeskanë të kohës theksohet roli i madh që kisha katolike i kushton shkollës dhe nevojës së shkollimit të shqiptarëve.

Sigurisht që në këto shkolla kryesisht shkonin djem, por kisha katolike do i kushtonte një vëmendje të veçantë dhe vajzave, duke hapur në vitin 1879 shkollën fillore për vajzat dhe përkatësisht nga motrat stigmatine, ku u edukuan vajzat me kulturën bazë dhe mësoheshin si të bëheshin zonja të mira shtëpie.

Në vitin 1882 françeskanët çelën një kolegj fetar që do shërbente për të gjithë ata nxënës shqiptarë që dëshironin të bëheshin fretër. Mësimet u rregulluan sipas programit të gjimnazit të Austrisë.

Shkollat do të hapen vit pas vitit duke arritur në vitin 1908, kur do të mbahet Kongresi i madh i Manastirit.

Pyetja që është e natyrshme ishte: nga mbaheshin këto shkolla. Sipas profesorit, ato kryesisht financoheshin nga Austro-Hungaria. Dhe në fakt ka të drejtë. Austro-Hungaria ka pasur prej shekujsh një interes të veçantë për Shqipërinë, duke investuar në shkolla, në studimin e gjuhës shqipe, etj.

Pra nga statistikat që disponojnë françeskanët deri në vitin 1911 katolikët kanë hapur 47 shkolla shqipe, ndër to 10 shkolla për vajza. Në vitin 1933, me urdhër të Zogut, u mbyllën 74% e shkollave fetare katolike dhe në 1945 ato u mbyllën plotësisht nga diktatura komuniste.

Faik Konica, në shkrimet e tij, do të lëvdonte punën e madhe të shkollave fetare katolike. Ai do të shkruante: ”Kolegji saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës mund të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për punë dhe krahasohet një me të”.

Dhe pikërisht për këto shkolla kanë dhënë kontribut të veçantë klerikët katolikë, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota, Don Ndoc Nikaj, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj.

http://konica.al/2017/07/e-rralle-shkollat-ne-shqiperi-qe-nga-viti-1258/

Foto- Reportazh : Kujtimet e Jusuf Buxhovit nga koha kur filluan lidhjet e miqësisë sonë me SHBA-të

Shrimtari dhe historiani i njohur nga Prishtina, Jusuf Buxhovi, tek profili i tij në fb e rikujton kohën kur Kosova e vetmuar e kërkonte dhe gjeti ndihmën e SHBA-ve; ndihmë që nuk mungoj kurrë, as kur u shpallë pavarësia e Kosovës, edhe pas shpalljes së asaj pavarësie,
e edhe në ditën e sotshme.
Shkrimtari dhe historiani i njohur Buxhovi, i rikujton tek profili i vet në fb ngjarjet e asaj kohe:
Uashington DC, 22 prill 1990
Koha kur filluan lidhjet e miqësisë sonë me SHBA-të

Revue des Deux Mondes (1935) / Baronesha franceze Claude Eylan : “Vizita ime speciale te Mbreti Zog në Durrës dhe intervista ekskluzive me të…”

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2023

“Revue des Deux Mondes ” ka botuar, me 1 korrik 1935, në faqet n°860 – 867, rrëfimin e baroneshës franceze Claude Eylan në lidhje me vizitën e saj speciale asokohe te Mbreti Zog në Durrës dhe intervistën e saj ekskluzive me sovranin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vizitë Mbretit Zog I të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Personaliteti i Mbretit Zog është një nga më kureshtarët dhe ndoshta më pak i njohur në Evropën Lindore. Pasardhës i një familjeje të vjetër aristokrate të maleve të Matit, po aq e vjetër sa ajo e Kastriotëve, nëse është e dyshimtë që prejardhja e tij nga gratë rrjedh, siç pretendohet, te i famshmi Karl Topia i cili në mesjetë u martua me një princeshë franceze, ka gjasa që ta lidh atë me familjen e heroit shqiptar Skënderbeut. Mati ishte një nga krahinat e rralla të privilegjuara shqiptare që kishte ditur të ruante njëfarë pavarësie nën zgjedhën turke dhe mbeti nën administrimin e së njëjtës familje shqiptare. Vetëm në shekullin e dymbëdhjetë një guvernator Zog i Matit përqafoi islamizmin për arsye politike. 

Ahmet Zogu, pasardhësi i fundit i linjës, edhe pse mysliman, është sot më toleranti i monarkëve. Një ministër shqiptar më siguroi kohët e fundit se mbreti do të martohej me dëshirë me një princeshë të krishterë, do të merrte përsipër ta linte gruan e tij të lirë të praktikonte fenë e saj dhe madje do të pranonte që fëmijët e tij të lindur nga një martesë e përzier të zgjidhnin fenë e zgjedhur prej tyre kur ata do të kishin arriti moshën e aftësisë dalluese.

Ahmeti i ri ishte tetë vjeç kur i vdiq i ati : nëna e tij, një trashëgimtare e pasur e fisit Toptani (nga Tirana), një grua udhëheqëse ambicioze dhe energjike, dinte t’i largonte pretendentët për pasardhjen e zotit të ndjerë, duke përfshirë vëllain e madh të Ahmetit i lindur nga një martesë e parë. Ndërsa ajo e sundonte krahinën me mjeshtëri, me mençuri dhe vendosmëri, Ahmeti — të cilin e kishte dërguar në Kostandinopojë për t’iu bindur dëshirës së Sulltanit që fisnikët e rinj të provincave të pushtuara të rriteshin në kryeqytetin turk — bëri studime mediokre në liceun franko-turk të Gallatasarait.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në 1912, shpërthen lufta. E veja nxiton ta kthejë djalin e saj. Ahmeti, me t’u kthyer, i inkurajuar dhe i ndihmuar nga e ëma, bëri nacionalizëm në krahinën e tij. Në vitin 1913, ai kundërshtoi hyrjen e serbëve në Mat. Në fillim të Luftës së Madhe, ai fillimisht mbështeti ushtrinë austriake, më pas ndryshoi mendje, aq sa e shqetësoi Austrinë : këto ishin fillimet e politikës së shkathët që do të ndiqte Ahmet Zogu gjatë gjithë karrierës së tij, politikës së ekuilibrit midis Fuqive rivale që lakmojnë territorin shqiptar, ose të paktën një ndikim dominues në vend; duket se komprometon veten sa me njërën apo tjetrën deri në atë pikë sa t’i bëjë njerëzit të besojnë në vasalitetin e Shqipërisë… deri në ditën kur, me një fytyrë të papritur dhe të guximshme, ai bëri një “rivendosje politike” duke shpallur me zë të lartë pavarësinë e dyshimtë të Shqipërisë. 

Austriakët e dërgojnë të riun në Shkodër, më pas në Vjenë ku mund ta vrojtojnë lehtësisht deri në fund të luftës. Ahmeti, i kthyer në vendin e tij pas përfundimit të armiqësive, gjen atje një situatë shumë konfuze, të favorshme për ambiciet dhe ndërmarrjet e një njeriu të vendosur, të guximshëm dhe inteligjent, i aftë për të përfituar nga rivalitetet, konfuzioni dhe hezitimet e përgjithshme. Ai është njëzet e tre vjeç.

Në vitin 1920, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj në kuvendin e Lushnjës. Ahmet Beu, lideri klani, së shpejti merr drejtimin e pushtetit duke tundur flamurin e një nacionalizmi të pazvogëlueshëm. Ai dëshiron që, ashtu si Qemal Pasha, të sigurojë përparim dhe rend në vend. Ai mund të llogarisë në tre mijë pushkë nga Mati, në komitetet sekrete; ai e bazon politikën e tij të brendshme në Gegët si dhe në Toskët dhe e rrethon veten pa dallim me bashkëpunëtorë ortodoksë, katolikë ose myslimanë. Pavarësisht një kundërshtimi të dhunshëm, i cili në vitin 1924 tentoi ta vriste në mes të parlamentit, më pas disa muaj më vonë e detyruan të ikte në Jugosllavi me përkrahësit e tij, pas një kryengritjeje që solli në pushtet peshkopin Fan Noli, peshkop ortodoks, ksenofob me tendencë komuniste, ai ishte radhazi Ministër i Brendshëm, Kryetar i Këshillit, Diktator (President i Republikës) dhe e shpalli veten Mbret me një shumicë dërrmuese në vitin 1928, jo për ambicie personale, thoshte ai, por për të dhënë përshtypjen e jashtme të kohezionit të shtetit shqiptar. Duke qenë se këshilli i Regjencës përfaqësonte parimin e familjes mbretërore në Shqipëri, Ahmeti mundi të argumentonte se nuk bëhej fjalë për një ndryshim regjimi, por për të zënë një fron të lirë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Që nga vdekja e mbretit Aleksandër të Jugosllavisë, Ahmet Zogu ka qenë i vetmi diktator (udhëheqës) sovran në Evropë. Një nga efektet e kësaj diktature është se në të gjithë vendin mbretëron një rend shembullor. Udhëtari i apasionuar pas aventurave apo tartarinadave duhet të kompensojë me imagjinatë mungesën e rreziqeve për të vrapuar gjatë një shëtitjeje nëpër Shqipëri. Piktoreskja mbetet : piktoreske e pashoqe e peizazhit, e kostumeve, e zakoneve. Por ky është fundi i sulmeve të banditëve të armatosur, të cilët deri vonë, thuhet, ishin industria kryesore e vendit. Takojmë, është e vërtetë, përgjatë rrugëve të shkëlqyera të ndërtuara nga italianët, që ngjiten ose anashkalojnë malet, një numër mbresëlënës xhandarësh që dinë (njohin) dhe bëjnë punën e tyre. Është një pamje sigurie. Vetë hakmarrja, ende kaq e shpeshtë disa vite më parë, është bërë jashtëzakonisht e rrallë, pasi mbreti ka ndaluar mbajtjen e armëve 

*** 

Isha shumë kurioze të takoja sovranin shqiptar, për të cilin më kishin folur shumë nga fqinjët ballkanikë si një burrë shteti me vlera të mëdha, një politikan i zoti i shpejtë në vendimet e tij shpesh të papritura. Por Zogu I pret pak, del edhe më pak dhe nuk ka namin e llafazanit  : “Nëse shfaqet pak, thonë thashethemet, është sepse e di se është i rrethuar nga armiq që kanë armën e lehtë, dhe ka frikë se e vrasin.” Thuhet se nëna e tij e ndjerë (e cila vdiq disa muaj më parë dhe për të cilën Ahmeti kishte një dashuri dhe respekt që të kujtonte atë të Napoleonit për zonjën Letizia) përgatiste pjatat që i servireshin, dhe se nëse mbreti ecte me dëshirën më të madhe në shoqërinë e saj, kjo ndodhte sepse zakonet shqiptare e ndalojnë vrasjen e një burri përpara një gruaje :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Marrëzira! më tha së fundmi një zyrtar i lartë i policisë shqiptare. Vetëm udhëtimi jashtë vendit është i pashëndetshëm për sovranin tonë, për të cilin Madhëria e Tij ishte në gjendje të bindte veten në Vjenë jo shumë kohë më parë. Sërish, Providenca ishte në anën e tij gjatë sulmit të vitit 1932; plumbat e destinuara për Ahmet Zogun, të cilat vranë një ndihmës dhe plagosën z. Libohova, tani ministër shqiptar në Paris, vizatuan siluetën e mbretit në muret e makinës së tij pa e goditur. Ahmet Zogu me këtë rast tregoi gjakftohtësinë më të madhe duke urdhëruar me qetësi që të qëllonin mbi atentatorët të cilët i tregoi me gisht. Shqiptarët janë mjeshtër në artin e pengimit të sulmeve (atentateve); nëse ai del rrallë në rrugët e Tiranës, kjo është sepse beson se në Shqipëri sovranët fitojnë autoritet duke mos u shfaqur shumë shpesh. 

Ahmet Zogu bëri një përjashtim në favorin tim ndaj rregullit të respektuar rreptësisht për të mos dhënë asnjë audiencë në Durrës, ku ai kalon muajt e verës. Teksa po largohesha nga Tirana, takova Nënën Mbretëreshë të shoqëruar nga dy vajzat e saj. E ëma e Mbretit, e veshur me të zeza, me një qëndrim të drejtë, pavarësisht nga një farë peshe, iu përgjigj përshëndetjes sime me një buzëqeshje miqësore dhe një vështrim sa të gjallë, aq edhe serioz. Më kujtohen fjalët që shqiptoi kur, pas sulmit që për pak i kushtoi jetën djalit të saj, diplomatë të huaj dhe zyrtarë shqiptarë erdhën për ta uruar: “Nuk duhet përgëzuar nëna e mbretit, zotërinj, por vendi i tij; që kur ia kam shenjtëruar birin tim kombit, ai është i tij, jo më i imi. Princeshat, të cilat janë gati tridhjetë vjeç, duken si vajza të reja që sapo kanë dalë nga shkolla; flokët i kanë kaçurrela dhe qeshin me sytë e gjatë të zinj dhe buzët e lyera, ndaj një të panjohure. Ato janë të bukura dhe të veshura sipas modës më të fundit nga Parisi. Dy nga motrat e tyre që ishin martuar me zotër shqiptarë para vitit 1928 janë të veja; vetë ato nuk do të jetë e lehtë të martohen : princeshat perëndimore, ariane dhe myslimane nuk do të gjejnë lehtësisht një gjendje të përshtatshme në Evropë.

E kisha llogaritur gabim kohën për të kapërcyer tridhjetë kilometrat e rrugës së kalueshme që ndan Tiranën nga Durrësi dhe u gjenda para rojës që ruante “kazermën mbretërore” tre çerek orë përpara orës së caktuar. “Kazerma mbretërore” është një lloj kioske prej dërrasash me një thjeshtësi ekstreme, e rrethuar nga një ndërtim i ngjashëm, por me më pak rëndësi; të gjitha të vendosura në mes të plazhit dhe të mbyllura nga një portë modeste e hapur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një ndihmës i oborrit mbretëror erdhi të më takojë dhe më paraprin në “kazermën” më të vogël, ku pasi më prezantoi me disa njerëz të shtëpisë së mbretit, më ofron kafe turke dhe cigare në shenjë mikpritjeje. Të gjithë me rroba civile ose me uniformë flasin shkëlqyeshëm frëngjisht, më bëjnë një mijë komplimente dhe më pyesin për përshtypjet e mia për Shqipërinë.

Mezi kanë kaluar disa minuta kur një ndihmës i ri vjen të më marrë për të më çuar te Mbreti : “Madhëria e tij, e informuar për mbërritjen tuaj, dëshiron t’ju kursejë një pritje të gjatë; doni të më ndiqni? Mbreti do t’ju presë menjëherë.”

Kalojmë në “kazermën” e Mbretit. Një sallë që të kujton një sallon shkolle fshati dhe është menjëherë zyra e Zogut I. Pa pompozitet, një thjeshtësi thuajse monastike : mure me dërrasa të mbuluara me piktura peneli të artistëve shqiptarë; ka disa piktura të mira, të matura në dizajn dhe të pasura në ton; kolltukë bastun prej palme kacavjerrëse, një tavolinë ministrore e një studenti modest janë të gjitha orenditë; Dritaret e hapura drejt detit janë të përshtatura nga perde të bardha transparente prej nape, të cilat, mjerisht nuk lëkunden nga asnjë fllad. A është Mbreti, ky zotëri i ri me një xhaketë ngjyrë duhani, e prerë në mënyrë të përsosur, që përkulet me dinjitet të paimitueshëm, duke më shtrënguar dorën përpara se të më caktojë një vend përballë tij ? Asgjë nga sovrani i operetës në këtë diktator të ri (ai është dyzet e një vjeç dhe duket afërsisht tridhjetë), elegant dhe i dalluar. Asgjë nga ushtaraku me rroba civile apo nga ajo që është rënë dakord të quhet stili ballkanas nuk e karakterizon pamjen e tij. Kushdo që do ta takonte në Ascot ose Auteuil, me dylbi në dorë, me kapele në zverk, do ta merrte për ndonjë zotëri (fisnik) të madh francez ose anglez. I gjatë, i hollë, me flokë dhe sy ngjyrë kafe të artë të çelur, vështrimi i tij, nën qepallat e vizatuara në formën e një jatagani, ka një shprehje të epërsisë së pavetëdijshme, që nganjëherë shpërthen me një shkëlqim të mprehtë, të ashpër, prerës, autoritar që e pashë në sytë gri të Qemal Ataturkut. Balli është i gjerë, i hollë drejt veshëve, çehre e bukur si ajo e një banori të Eton; hunda, e formës më të pastër ariane, e ngjitur në ballë me një vijë klasike, është ndoshta, edhe më shumë se goja e këndshme, e tërhequr mirë dhe pothuajse femërore, bukuria kryesore e Mbretit Zog I shprehet me qartësi të madhe : pak gjeste dhe akoma më pak buzëqeshje: një pandjeshmëri që nuk është pa hir, sepse duket se nuk tregon ftohtësi, por vetëkontroll të admirueshëm. Mbreti thuhet se është ambicioz, shumë bujar — a nuk i dërgoi subvencione armikut të tij Fan Noli në mërgim? — me vullnet të fortë, i kujdesshëm, i guximshëm dhe jashtëzakonisht i durueshëm.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ahmet Zogu u përgjigjet me përkushtim pyetjeve të mia, mundësisht duke përdorur shprehje shumëngjyrëshe, pa i ndeshur sytë me mua apo zëri i tij nuk ngrihet apo animohet në asnjë moment; duket se dëshiron të japë vetëm fjalët e tij pa e lejuar bashkëbiseduesin të “përqendrohet” në tradhtinë e pavullnetshme të gjesteve, zërit, shikimit. 

Mbreti më foli para së gjithash për Francën me të cilën Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhëniet më të mira : “sidomos marrëdhëniet kulturore që janë më pak subjekt eklipsesh sesa marrëdhëniet ekonomike dhe politike. Dy nga nipat e mi janë në shkollë në Saint-Cyr. Ne gjithmonë i kemi sytë të kthyer nga Franca dhe me siguri do të keni vënë re se të gjithë njerëzit e arsimuar këtu flasin frëngjisht.” 

Shqipëria çdo vit dërgon një numër të madh studentësh në Francë, ku ata priten ngrohtësisht. Sapo mësova se vetëm ndërhyrja personale e Mbretit kishte vendosur ministrin e Arsimit Publik të mbante hapur liceun franceze në Korçë. Nuk mungova të falënderoja sovranin për këtë, si dhe për urdhrat e posaçëm që kishte dhënë dy vjet më parë, në mënyrë që, pavarësisht intrigave të vogla vendase, grupi i parë i madh i intelektualëve francezë, që erdhën për të vizituar Shqipërinë gjatë një lundrimi (kroçere), duke u kthyer nga Greqia, u prit ngrohtësisht.

Teksa flet për arsimin, mësimin, mbreti i ri mysliman më siguron se e dëshpëron ngadalësia me të cilën po ndryshon pozita shoqërore e gruas në Shqipëri. “Gruaja shqiptare është një skllave apo një kafshë barre me disa prerogativa më pak për shkak të respektit që i jepet një qenieje të dobët sesa përbuzjes që mashkulli ndjen për një qenie inferiore”, më tha një punëtor shqiptar kur u kthye nga Franca ku kishte kaluar dhjetë vjet dhe që kishte disa vështirësi për t’iu përshtatur zakoneve të vendit të tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Nuk do ta konsideroj detyrën time të përfunduar plotësisht, më tha Zogu I, derisa gratë shqiptare të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre ashtu siç bëjnë për detyrat e tyre, dhe të marrin pjesë në jetën intelektuale dhe shoqërore të Shqipërisë. 

— Çfarë mendon Madhëria Juaj për pozicionin aktual të Shqipërisë? 

— Për të kuptuar Shqipërinë sot, përgjigjet Mbreti, për të kuptuar evolucionin e saj, politikën dhe aspiratat e saj, mjafton të njohësh historinë shqiptare, e cila është një seri pushtimesh të alternuara, pushtime që nuk rezultuan kurrë në nënshtrim absolut dhe revolta që nuk ishin vendimtare. Pavarësisht gjithë infiltrimit të huaj dhe zgjedhës shekullore të orientit, raca jonë, e cila është një nga racat më të vjetra indo-evropiane, ka ruajtur një personalitet mjaft të theksuar, një vitalitet mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo asimilimi dhe për të ruajtur, deri në ditët tona, si në tipin e saj fizik, ashtu edhe në tiparet thelbësore të gjeniut të saj, karakterin e saj të dukshëm perëndimor. Llaku (shtresa e sipërme) që na ka lënë Orienti mashtron vëzhguesin sipërfaqësor : struktura e mendjeve tona është e ngjashme me tuajën. E reja në Shqipëri është nacionalizmi shtetëror që duhet (mbreti këmbëngul në këtë fjalë; është e vetmja herë që do të theksojë disa rrokje) që duhet të zëvendësojë përfundimisht frymën klanore, patriotizmin krahinor. Interesi i mbretërisë duhet të mbizotërojë mbi interesin e fisit; këtë duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Natyrisht, nacionalizmi kërkon sakrifica; ne do t’i bëjmë ato. Shqipëria është një realitet, sot ka kufij të qartë, përfundimtarë, një program; është një mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme; për herë të parë e udhëhequr nga një mbret 100 për 100 shqiptar; dhe mbi të gjitha Shqipëria synon të mbetet sovrane në shtëpi.

Zogu I nuk e pret pyetjen që kam në buzë dhe që justifikon marrëdhëniet italo-shqiptare, të cilat pasi pësuan një ndryshim kursi gjatë ngjarjeve të Durrësit në 1934, rifilluan gradualisht përzemërsinë e mëparshme. Shqipëria, e varfër, e dobët, ende jo plotësisht e organizuar, a duhet ta privojë veten nga ndihma, ndoshta e rëndë, sigurisht me interesa personale, por efektive, nga një Fuqi e madhe Aleate?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Kam vendosur, më tha mbreti, të respektoj neutralitetin e rreptë që i përshtatet një vendi të vogël të vetëdijshëm për dinjitetin e tij, i cili nuk ka synime agresive ndaj askujt dhe që, për më tepër, nuk mund të sulmohet pa u ndëshkuar pa shkaktuar një konflikt global. Ne duam të sigurojmë situatën tonë ekonomike të lirë nga ndërhyrjet e jashtme politike dhe të garantojmë pavarësinë tonë duke pohuar se jemi të zbatueshëm (funksionojmë) vetë. Ndonjëherë është më mirë të hash një pjatë modeste që e ke gatuar vetë sesa ushqime të shijshme të përgatitura nga të tjerët; përveç kësaj, lypja nuk është e denjë për një shtet që është vetëdijësuar. Shpresoj të arrij të balancojmë buxhetin tonë, deri tani në deficit vjetor, nëpërmjet të ardhurave doganore, taksave, monopoleve, marrëveshjeve tregtare me vende të tjera, që synojnë të barazojnë eksportet dhe importet e Shqipërisë, të cilat deri këtu kishte një suficit të konsiderueshëm importesh. Shqipëria dëshiron të mbajë marrëdhënie të përzemërta me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim. 

Ahmet Zogu më shpjegon planet që po harton me ministrat e tij për të nxitur bujqësinë në shkallë të gjerë, veçanërisht prodhimin e ullinjve që fshatarët e keqtrajtojnë nga injoranca, organizimin e peshkimit, liqenet shqiptare dhe shqiptaro-jugosllave, të cilat janë të bollshme me peshq të imët, si trofta e salmonit. 

— Ne jemi pak si njerëzit që hapën një zyrë përpara se të ndërtonin fabrikën (uzinën), më tha Mbreti. 

E prek lehtësisht temën e paktit ballkanik. Zogu I deklarohet i gatshëm t’i përmbahet një pakti ballkanik që do të përfshinte të gjitha shtetet ballkanike pa përjashtim, me kusht që ai të jetë i pranueshëm nga Shqipëria. “Mund të ndodhë që një jelek të mbërthehet duke filluar me kopcën e dytë dhe të prishet i gjithë tualeti (pamja) prej tij. ” 

Dhe, përpara se të ngrihej për të mbyllur bisedën, Mbreti më foli për Lidhjen e Kombeve, prestigji dhe autoriteti i së cilës donte të rritej dhe që ka “meritën e madhe për t’i bërë publike diskutimet dhe për t’i zbehur ose të paktën ekspozuar intrigat”. 

Claude Eylan

(ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop

1890 – 1983)

Claude Eylan ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop (1890 – 1983)

Claude Eylan ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop (1890 – 1983)

Kryeministri Kurti vizitoi kazermën “Europianët e rinj” në Pomazatin dhe atë “Minatori” në Mitrovicë

0

Prishtinë, 30 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka vizituar kazermën “Europianët e rinj” në Pomozatin dhe kazermën “Minatori” në Mitrovicë. Atje po bëhet ligjërimi nga ana e instruktorëve të FSK-së për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë, për temat që përfshihen në planprogramin e lëndës “Edukim për Siguri”.

Ngritja e tendave, përdorimi i litarëve dhe orientimi në natyrë, ishin temat të cilat u trajtuan sot në aspekt teorik e praktik nga ana e ligjëruesve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin dhe kazermën në Mitrovicë. Me përfundimin e këtij cikli të ligjëratave, të rinjtë që kanë ndjekur këto trajnime do të jenë të aftë për të ndihmuar të tjerët në situata emergjente dhe në raste të fatkeqësive natyrore.

Kryeministri Kurti tha se shpreson që shumë nga këta të rijnë, por edhe të tjerë që do të vijnë pas tyre, do ta marrin si lëndë zgjedhore në shkolla “Edukimin për Siguri”.

Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2100 nxënës pjesëmarrës.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri pati mundësinë që të shoh nga afër ligjëratat dhe trajnimet si dhe të bashkëbisedojë me ligjëruesit, instruktorët dhe nxënësit që po ndjekin këto mësime.

Kujtojmë se dje, ai kishte vizituar kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku grupe nxënësish po mbanin ligjëratë mbi “Njohuritë e përgjithshme rreth institucioneve të sigurisë”.

Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj Qeverisës 2021-2025 ka paraparë zhvillimin e programit edukativ për të rinjtë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Forhåndsvisning av bilde

Programi “Edukimi për Siguri”, është program i cili ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më shumë foto, gjeni në linkun më poshtë!

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-vizitoi-kazermen-evropianet-e-rinj-ne-pomozatin-dhe-ate-minatori-ne-mitrovice-ne-te-cilat-po-zhvillohet-programi-edukim-per-siguri/

Historiku i bibliotekave të para në botë

1


Argjira Ukimeri, specialiste e pedagogjisë, Prizren

Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave, dhe mund t’i
referohemi si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithe kjo ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejtë. Por si kanë evoluar këto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kanë qenë Bibliotekat e para;

Me poshtë gjeni një listë të tyre nga lashtësia deri në ditët tona.

forsidebilde - trykk for å vise stor versjon

‘Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.

undefined

Antikkens Alexandria.

Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331).
Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga
Patriarku i Aleksandrisë Teofili.
Biblioteka e Pergamos – ndodhet në Pergamon në provincën e Azisë e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.

Biblioteka e Kongresit në Uashington – është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.
Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.

Biblioteka e Bostonit – u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.

Biblioteka e Britanisë së Madhe – e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej ka 25 milion libra.
Biblioteka Kombëtare e Kinës – u themelua në vitin 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.
Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.
Biblioteka Kombëtare në Kanada – e themeluar në vitin 1953 është një Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.
Biblioteka Kombëtare e Rusisë – u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.
Biblioteka Kombëtare ne France – u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.
Biblioteka e Ukrainës – ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë e vizitojnë atë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm.
Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase)

Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 (Më vonë u ndërtua objekti i ri i saj dhe u quajt: Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë) dhe përmban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm

Esperanto një gjuhë e përkobshme

0

Mid’hat Frashëri (Lumo Skendo)

Një tok të mençur kanë thënë: sikur t’ish një gjuh’e përgjithshme, që të përdorej prej çdo
njeriu për të shkruar dhe për të kuvenduar me të huaj, një gjuh’ e tillë do t’i binte shumë
shërbime njerëzisë dhe qytetarisë.
Sot njeriu ësht’i shtrënguar të nxërë një shumicë gjuhësh, edhe prapë, kur piqet me një njeri
të huaj, shumë herë nuk kuvendon dot, se s’i di gjuhët e tij, a se që të dy kanë nxënë gjuhë të huaja të ndryshme. Po sikur t’ish një gjuhë e përbashkët, që ta mësonte çdo njeri, ahere kuvendimi dhe kartëshkëmbimi lehtësohej.
Nga gjuhët e sotme asnjë s’bëhet dot vërtet e përkombshme, se janë të rënda për t’u nxënë dhe është e rëndë të zgjidhet një midis tyre.
Pra, janë mejtuar që të shpiket një gjuhë e re, gjuhë e lehtë dhe e thjeshtë.
Një prift aleman, ca vjet më parë, nxori një gjuhë q’e quajti Volapyk; kjo gjuh’e Shlajer-it i
ngjan fort anglishtes, ësht’e lehtë për t’u mësuar, por shumë e shëmtuar në të dëgjuar; volapiku s’mbrodhësoi; tani afër atë fat patën dhe ca sprovime të tjera, midis tyre dhe Gjuh’e Kaltërt
(Langue bleue).
Por gjuha Esperanto, shpikës i së cilës është Zamenhof në Varsovi (Rusi), ngjan të jet’ë
gjallë dhe të ketë jetë. Zamenhofi nxori të parin libër mbi gjuhën e tij më 1887. Q’ahere e tëhu janë shkruar në gjithë gjuhët e Evropës shkronjëtore t’esperanto, si dhe fjalëtore dhe më tepër se 200 libra janë kthyer e shkruar në këtë gjuhë.
Esperantoja është fort e lehtë; rregullat e shkronjëtores s’janë më shumë se 16, se çdo formë shkronjëtoreje, si përkthim i emrave, shumëzimi, foljet etj, janë të rregullta, s’ka gjë jashtë rregullës; këto rregulla janë me të shtuar ca shkronja a rrokje në fund t’emravet, se rrënja e fjalës rri gjithnjë e pandërruar, edhe kështu dëftesa kuptohet q’atë çast; veç kësaj esperantoja ka dhe një tok copëra, të cilat duke i shtuar në fund, rrëfejnë një shumicë dëftesa, që s’janë në gjuhët e tjera, si për të rrëfyer prindërinë, nipërinë, gjerësinë etj. Sa për fjalët, Zamenhofi ka marrë ato fjalë, që ndodhen në më të përdorura në gjuhë të qytetëruara; të sjellim një shembull:
libro (libër), libroj (librat), libron (librin); ami (të dashur), mi amas (dua “unë”), mi amis
(donja, kam dashur), mi amos (do të dua), mi amus (do të donja) etj. Rregullat nuk ndërrojnë, edhe mësohen në një orë; m’anë tjetër, fjalët, meqenëqë janë marrë nga gjuhët e mëdha, ata që dinë ca nga këto gjuhë(frëngjisht, italisht, gjermanisht, anglisht) esperanton e kuptojnë edhe pa patur nxënë.
Më 1889 doli e para e përkohshme në gjuhë esperanto, Esperantis-to, e cila pushoi më 1895.
Por sot dalin një tok gazeta në këtë gjuhë; ja më të mëdhatë: Lingvo Internacia (gjuha e
përkombshme), thjesht esperanto, drejtonjës Paul de Lenguel, del në një herë muaj në Szegzard (Hungari); L’Espérantiste (esperanto dhe frëngjisht), një herë në muaj, drejtonjës L. De Beaufront, Epernay (Marne, Francë): La Lumo (esperanto, frëngjisht, anglisht) një herë në muaj, drejtonjës J. B. A. L Leymarie, Montreal (Canada, Amérique); Rondiranto (esperanto Gazeta “Drita”, nr.18, moti 1902 (red)

Më 1900, shkronjëtore Esperanto ishte shkruar në 22 gjuhë (S.K).
dhe bullgarisht) një herë në muaj, drejtonjës G. P Oreskov, Filipopoli (Bullgari) etj; edhe kjo rrëfen që ka shumë njerëz dhe tekdo që e kuptojnë këtë gjuhë.
Esperantoja mësohet dhe në disa shkolla të mëdha dhe shumë mësime jepen veçan nëpër
mbledhje (klube).
Të themi edhe këtë që abetarja e esperantos është shumë e lehtë, çdo zë ka shkronjën e saj dhe çdo shkronjë ka vetëm një zë të pandërruar. Meqenëqë çdo fjalë mbarohet me një të zëshme, të folurit e esperantos ngjan shumë me italishten.

***
ESPERANTO Tutnacia lingvo

Mid’hat Frashёri

Mid’hat Frashёrenesanculo, kun kvazaŭnomo Lumo Skendo
Gazeta “Drita”, nr.18, moti 1902 (red) -La gazeto Drita (La lumo), jaro 1902 nr.18
Multaj sciuloj diris:
se ekzistus lingvo komuna por ĉiuj homoj, uzebla en la skribado kaj komunikado kun la
fremduloj, ĝi utilus multe al la homaro kaj la civilizo.
Hodiaŭla la homo estas devigita ellerni plurajn lingvojn, kaj tamen, renkonte al fremdulo,
li ofte ne povas interkompreniĝi, ĉar ne konas liajn lingvojn, aŭ ĉar ambaŭ ellernis diversajn lingvojn. Se ekzistus komuna lingvo, lernebla de ĉiu homo, tiam la komunikado kaj intersxanĝado de la poŝtkartoj estus pli facila.
Inter la hodiaŭaj lingvoj neniu fariĝus tutnacia lingvo, ĉar ili estas malfacilaj en la lernado
kaj estas neeble elekti unu el ili.
Do, oni pripensadis por inventi novan lingvon, facilan lingvon kaj simplan lingvon.
Germana pastro, kelkaj jaroj antaŭe, inventis lingvon nomata Volapyk; tiu lingvo de Ŝlajer
similas multe al la angla, estas facila en la lernado, sed ege malbela en la aŭskultado; Volapyk ne sukcesis; la saman sorton havis ankaŭ aliaj lingvoj proponitaj, inter ili ankaŭ La Ĉielblua Lingvo (langie bleue).
Sed la lingvo Esperanto, kies inventinto estas Zamenhof en Varsovio (Ruslando), verŝajne
estas vigla kaj promesplena. Zamenhof aperigis la unuan libron pri ĝi en la jaro 1887. Ekde
tiam, estas skribitaj en ĉiuj eŭropaj lingvoj ŝlosiloj de Esperanto, samkiel vortaroj kaj pli ol
200 libroj estas tradukitaj kaj verkitaj en tiu lingvo.
Esperanto estas tre facila, la reguloj de la gramatiko ne estas pli ol 16 kaj ĉu gramatikero,
kiel la traduko de la nomoj, la multobligo, la verboj ka estas senesceptaj, nenio ekzistas ekster la regulo; ĉi tiuj reguloj baziĝas en la aldono de kelkaj literoj aŭ silaboj fine de la nomoj, la vortoradiko restas ĉiam neŝanĝa, tiel la senco estas komprenebla tuj; krome esperanto enhavas ankaŭsufiksojn, alndonendaj ĉe la fino, montrantaj multajn sencojn, kio ne ekzistas en la ceteraj lingvoj, kiel ekzemple por montri la devenon, genepojn, larĝecon ka.
Koncerne al la vortoj, Zamenhof ĉerpis ilin troviĝantaj en la plej uzataj civilizitaj lingvoj;
Ni alportu ekzemplon:
Libro (libёr), libroj (libra), libron (librin); ami (me dashurue), mi amas (dashuroj), mi amis
(dashurova), mi amos (do dashuroj), mi amus (do tё dashuroja), ka.
La reguloj ne ŝanĝiĝas, kaj estas lerneblaj ene de unu horo; aliflanke, la vortoj, ĉar estas
ĉerpitaj el la grandaj lingvoj, tiuj kiuj posedas iom el ĉi tiuj lingvoj (franca, itala, germana,
angla) esperanton komprenas eĉ se ili ne ellernus ĝin.
En la jaro 1989, aperis la unua gazeto en la lingvo esperanto, Esperantisto, kiu ĉesis en la
jaro 1895. Sed hodiaŭ aperas kelkaj gazetoj en ĉi tiu lingvo: jen la plej grandaj; Lingvo
Internacia (la tutnacia lingvo), simple en esperanto, ties direktoro estas Paul de Lenguel, ĝi
aperas unufoje monate en Szegzard (Hungario); L.Esperantiste (en esperanto kaj franca),
unufoje monate, la direktoro estas L. Beaufront, Epernay (Marne, Francio); La Lumo (en
esperanto, franca, angla), unufoje monate, la direktoro estas J.B.A. : Leymarie, Montreal
(Kanadio, Ameriko); Rondiranto (en esperanto, bulgara) unufoje monate, la direktoro
G.P.Oreskov, Filipopli (Bulgario) ka; ankaŭ tio montras ke estas multaj homoj kie ajn
komprenantaj ĉi tiun lingvon.

Tiutempe Pollando estis enkadre de Ruslando

En plej disvastigataj

Esperanto estas lernata ankaŭ en kelkaj grandaj lernejoj kaj multaj lecionoj estas instruataj
en la kunvenoj (en la kluboj).
Estas dirende ankaŭ ke la aboco de esperanto estas multe facila, ĉiu sono havas sian literon kaj ĉiu litero havas nur unu sonon neŝangeblan. Ĉar ĉiu vorto finiŜas per vokalo, la paroladode esperanto similas multe al la itala.

Lumo Skendo

E përgatiti: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Konferenca tradhti e Ramës për ricopëtimin e Kosovës

1

Gani Qarri, analist, Zvicër

Kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, është propozimi më ndjellakeq e kobzi, i Edvin Kristaq Ramës, që ka mundur të bëhej në këto momente kaq delikate, kur të gjithë jemi dëshmitar të qëndrimit të njëanshëm dhe serbofil të ndërmjetësuesve të lartë të BE-së, Borell e Lajçak, ambasadorit Hill dhe emisarit amerikan Eskobar. 

Është tradhtia më e ndytë, që ka mundur ti ndodhte Kosovës, nga një kryeministër shqipfolës, i shtetit amë, në këto momente kaq të rënda. 

Dalja kaq e papritur e Esat Pashës së ri në publik, me idenë për futjen e çështjes së Kosovës, edhe në një konferencë ndërkombëtar, siç u shpreh tradhtari Edvin Kristaq Rama, në Bruksel, në emër të definimit të raporteve me Serbinë, nga halli që ka kapluar Ramën për 20-30 mijë pjesëtar të pakicës serbe në veri, i cili nuk u interesua kurrë për hallet e qindra mijëra shqiptarëve të mbetur nën shtetet sllave, ka për qëllim zhdukjen edhe të shtetësisë së Kosovës.

Një konferencë e tillë, që u përqafua menjëherë edhe nga mbështetësit evropian të Serbisë, e veçanërisht nga ata që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, do ta kthej serish Kosovën në pikën zero dhe fus trajtimin e statusit të saj politik, edhe një herë, në shqyrtim publik ndërkombëtar, nga i cili, vetëm një Zot e di se si mund të dalë Kosova, nëse nuk do zhdukej krejt, edhe si territor e shtet.

Ky është akti më i rrezikshëm dhe thikë pas shpine në kurriz të Kosovës, nga një udhëheqës i dyshimtë shqipfolës, që 24 vite pas çlirimit të ndahet e ricopëtohet edhe Kosova, për të gllabëruar Serbia fashiste pjesët më vitale të saj, siç u nda e copëtua edhe Shqipëria më 1913 nga Fuqitë e mëdha.

Andaj duhet ta dinë përfundimisht të gjithë, madje edhe opozita injorante dhe ata që janë amator në politikë, se kërkesa e Edvin Kristaq Ramës për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, është akt i paramenduar gjatë dhe hollësisht nga tradhtari Rama dhe armiku i përbetuar i Republikës së Kosovës Aleksandër Vuçiq, për zhbërjen përfundimtare të Kosovës si shtet e territor kompakt.

Ky akt kobzi, ka filluar nga dyshja në fjalë, qysh me Ballkanin e Hapur, në hartat e të cilit, vet tradhtari Rama e paraqiste Kosovën, si territor të Serbisë!

Prandaj dhe nuk është befasi që pas daljes së papritur të Esat Pashës së ri, me idenë për futjen e çështjes së Kosovës, edhe në një konferencë ndërkombëtar, ajo u përqafua menjëherë edhe nga mbështetësit evropian të Serbisë, veçanërisht nga ata të cilët ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Por të gjithë ne duhet ta dimë dhe mos harrojmë, se një konferencë e tillë, do ta kthej serish Kosovën në pikën zero dhe fus trajtimin e statusit të saj politik, edhe një herë, në shqyrtim publik ndërkombëtar, nga i cili, vetëm një Zot e di se si mund të dalë Kosova, nëse nuk do zhdukej krejt, edhe si territor e shtet.

Kështu që një propozim kaq kobzi si ky, mund ta ideojnë vetëm armiqtë më të përbetuar të popullit dhe shtetit të Kosovës, siç e ka dëshmuar veten publikisht, tash e sa kohë, vllaho-greku Edvin Kristaq Rama, i cili është në gjendje të bëjë çdo gjë për plotësimin e dëshirës më të madhe që ka ëndërruar Vuçiqi dhe Serbia hegjemoniste, qysh nga vulosja e pavarësisë së Kosovës me 22 korrik të vitit 2010, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, si organi më i lartë juridik i OKB-së.  

Për aq më tepër përderisa tradhtari Edvin Kristaq Rama është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është vërtetuar me kërkesën e vet Serbisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si organi më i lartë juridik i OKB-së, akt i cili, nga 22 korriku i vitit 2010, mbetet i pa negociushëm me asnjë shtet, emisar a ndërmjetësues ndërkombëtar, propozimi për konferencë ndërkombëtare i sivëllait të Vuçiqit, (Edivin Kristaq Ramës), nuk është më vetëm një hap i thjeshtë animi në krah të Serbisë, por pozicionim i hapur armiqësor kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, është koha vendimtare që të gjithë ata të cilët e ndiejnë veten shqiptar, kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë vendit, nga momenti i pëllitjes së tij, pa asnjë detyrim, as autorizim, për konferencë ndërkombëtare, në emër të Kosovës, duhet ti mbushin sheshet dhe rrugët me protesta kundër ndërhyrjeve armiqësore, e të paprecedent dhe thellësisht dashakeqe të vllaho-grekut Edvin Kristaq Ramës ndaj statusit të vendit tonë të pavarur!

Ajo që habit shumë me këtë rast, është fakti, se si edhe pas përshkallëzimit të Edvin Kristaq Ramës, deri në këtë akt të hapur antikombëtar e antishtetëror të pozicionuar publikisht dhe në mënyrë krejt armiqësore kundër shtetit të pavarur të Kosovës, guxon të heshtë Kuvendi i Republikës pa thirrjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare!

Si mund të hesht edhe Qeveria e vendit, të mos e thërras ambasadorin shqiptar për ti përcjell notën e protestës për aktin e armiqësisë së hapur të këtij renegati shqipfolës, të shprehur publikisht dhe pa asnjë autorizim, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës edhe në kryeqendrën e Bashkimit Evropian!

Heshtja e Qeverisë së Kosovës, habit edhe për faktin domethënës se këto këto nuk janë momente heshtjeje as kohë për meditime, por rasti më serioz për ndërmarrjen urgjente, të masave diplomatike dhe politike kundër qëndrimeve kaq poshtëruese dhe me qëllime thellësisht vrastare, të një vllaho-greku shqipfolës si Edvin Kristaq Rama, ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, duke e shpallur armik të shtetit të Kosovës dhe person antikombëtar e të padëshirueshëm për vendin tonë!

Për një akt kaq të paprecedent, secili shtet në botë, do të vepronte në këtë mënyrë, andaj as Kosova, nuk do duhej përjashtuar edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e kuqe të Tiranës dhe ngritjen e aktakuzës penale kundër Ramës personalisht në cilëndo gjykatë dhe institucion të mundshëm juridik e politik ndërkombëtar, për armiqësinë e hapur të shprehur publikisht me kërkesa për konferenca ndërkombëtare, pa asnjë autorizim zyrtar të Kosovës, në instancat më të larta të BE-së, në Bruksel.

Qeveria dhe inteligjenca e Kosovës, e kanë detyrë dhe obligim moral e kombëtar, që ti informojnë urgjentisht të gjithë qytetarët e vendit, nxënësit, studentët dhe punëtorët, për rrezikun e madh që sjellë kërkesa për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, e tradhtarit Edvin Kristaq Rama, si akt përfundimtar për zhbërjen e Kosovës si shtet dhe territor kompakt, e parapërgatitur nga ky shqipfolës në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë fashiste, qysh me proklamimin e “Ballkanit të Hapur”, në hartat e të cilit, vet tradhtari Rama e paraqiste Kosovën, si territor të Serbisë .

Pas këtij akti kaq dashakeqës e tërësisht skandaloz, kundër qytetarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës, përfundimisht duhet të ngritët edhe zëri i opozitës tërësisht injorante e të shkërmoqur dhe kaq të lodhtë në Kosovë, veçanërisht PDK, e cila ka kooketuar në vijimësi me te për ndarjen e Kosovës, si dhe opozitës në Shqipëri për dëbimin e këtij antikombëtari me nam, nga udhëheqja e shqiptarëve dhe shtetit amë.

Dhe duke qenë se shteti shqiptar, nuk besohet, të ketë pasur kurrë, një tradhtar më proserb e perfid në krye, për veprimet e këtij antishqiptari të përbetuar kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, Edvin Kristaq Rama, pas këtij propozimi kaq armiqësor, nga Kosova dhe shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk do duhej të njihej as pranohej më, për kryeministër të shtetit amë dhe të ndërpritet urgjentisht, çdo kontakt me të dhe mbështetësit e tij, deri në shkarkimin përfundimtar nga pozita e kryeministrit dhe vendosjen e tij para drejtësisë, nga shteti shqiptar, për tradhti kombëtare!

Mbrojtja e sovranitetit nuk është kryeneçësi, është detyrë

0
Idriz Zeqiraj , Gjermani
____
Dyshimi i bazuar: Çfarë mund të fshihet pas Draft-statutit për Asociacionin, të kryeministrit Edvin Rama, të propozuar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz?  Pse nuk u konsultua me Kurtin njëherë, po e dorëzoi fshehurazi këtë propozim?! A mjafton të besojmë me përfoljet se Ramës i pëlqen protagonizmi, personalizimi, bujëshmëria, qoftë edhe me daljen e tij “nudo”, lakuriq në plazhin publik, duke qenë pedagog dhe figurë publike?!
“Drafti për Asociacionin është konfendicial, pjesë e organizimit të jetës të Kosovës. Por nuk do të bëhet kurrë publik”, – deklaron kryeministri Rama!? Dhe, kjo ngjallë jo vetëm kërshërinë, për ta zbuluar brendinë e tij, por edhe dyshimin e madh e konspirativ, për dokumentin në fjalë, që “nuk janë deklarata, por dokumente që qarkullojnë”,- shton ai.
Vizita e Ramës, në shoqërim të presidentit Vuçiq, në qytetin më të afërm kufitar, në Nish, më 2018, kur lobimi i Hashimit, kulmoi edhe me pagesë zyrtare të një axhensie në Paris, pikërisht, për ndarjen e Kosovës, vizitë kjo e denoncuar nga kryetarja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Një dyshim tjetër, koxha i bazuar, është edhe përpjekja e Ramës, për ta shpëtuar Vuçiqin nga vet serbët e tij, të cilët, përtej një jave, kanë vershuar në proresta rrugëve e shesheve të Beogradit, me kërkesën e rrëzimit të autokratit Vuçiq, i cili ka shkatërruar opozitën serbe, njësoj si Rama rrënimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Kundërshtia dhe kërkesat e Ramës ndaj Kurtit, janë të njëjtat me ato të Vuçiqit:
  1. Duhet tërhequr policia e Kosovës menjëherë nga veriu, sepse aty është KFOR-i;
  2. Të largohen kryetarët shqiptarë të komunave, çfarë duan atje;
  3. Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë dhe “xhevahire” tjera “alla Rama”!
Kryeministri Rama nuk vlerëson fare ngritjen, për herë të parë, të flamurit të Kosovës, në godinat komunale. Dhe, as nuk merakoset se me largimin e policisë, flamurët do të hiqen e perdhosën nga bandat kriminale serbe, duke mos mbetur asnjë shenjë sovraniteti, duke e lënë veriun e Kosovës në mëshirën e pamëshirë të “milicisë fashiste të Beogradit”!
Detaje domëthënëse nga Drafti i Ramës: “Nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga Serbia! Pra, Drafti s`ka lidhje me njohjen, do zgjidhë çështjen e Asociacionit. Asociacioni zgjidhë nyjen gordiane!” Pikërisht, në këto kërkesa ngulmon edhe Vuçiqi me serbët e tij!
Disa fakte që dëshmojnë për miqësinë e kryeministrit shqiptar, Rama, me Sorosët senior dhe junior, janë shqetësuese për shqiptarët. Së fundi, babë e bir, miratojnë pretendimet e Serbisë për Trepçën, e, ndoshta, edhe për Ujëmanin. Konspiracionin e Ramës me grekërit-amerikanë, e kishte denoncuar me kohë kreu i të djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha. 
Afera e Ramës me ish-shefin e FBI-së, McGonigal, tashmë, i arrestuar në Amerikë, janë pjesë të intrigës, për të dhënë informacion tërësisht të gabuar DASH-it amerikan, me qëllim të shpalljes “non grata” të Dr. Berishës me familje! Në njërin nga televizionet shqiptare, të kryeministrit Rama, ishte i ftuar një avokat, enkas, nga Kosova, i hershëm në  miqësinë me pushtetarët serbë, i cili fliste në emër të popullit të Kosovës, pa qenë fare i autorizuar, se “Kosova e ka mirëpritur dhe aprovuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës me familje!”
Shkrimtari dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i pyetur, në një emision, për pasurinë e ish-presidentit Berisha, ai përgjigjet prerazi: “Po, e di, sa i pasur është Dr. Berisha, ka dy dhoma e një  kuzhinë!” Ndërkohë, pasuria e fëmijëve të Berishës ka qenë çështje hetimi nga Gjykata e Tiranës. Rezultoi lehtësisht i hetueshëm, punë-dhënës UNMIK-u, me dëshmi pagese mujore, nga një Bankë e Prishtinës. Dhe, zero korrupsion!
Megjithatë, DASH-i amerikan, edhe pas intrigës të zbuluar, të “Trojkës”: Rama-Soros-McGonigal, ende nuk ka kërkuar falje, për një ndëshkim të padrejtë, që shqiptarët e përbotshëm kurrë nuk e aprovuan, përjashto Ramën me horrakët e tij. Opinioni intelektual akademik dhe politik amerikan, kanë reaguar ashpër, duke shprehur habinë e madhe, për ndëshkimin e pamerituar të mikut të madh dhe të sinqertë të Amerikës, Prof. Dr. Sali Berisha!
ROSU' që alarmoi ushtrinë serbe… kush është njësia elitë e Kosovës që e ka kaq frikë presidenti Vuçiç - Gazeta Mapo
     
Kryeministri Rama del hapur palë me Serbinë. Dihet, “Ballkani i Hapur”, rivalizon “Procesin e Berlinit”, e vë të parë Serbinë në drejtimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që garanton tregun e Rusisë në këtë rajon. Njësoj, sikur ndryshimi i kufijëve, përkatësisht, ndarja e Kosovës, përmes Asociacionit, që prodhon një “Republika Srpska”, si ajo brenda Bosnjës, është nismë e krijimit të “Botës Serbe”. Për rrjedhojë, krijimi i preçedentit, që Rusia të aneksojë shtetet sllave, të ndara nga Federata Ruse, duke krijuar “Botën Ruse”, më saktë, “Perandorinë Ruse”, thënë troç – Supërfuqinë Ruse”!
Stopimi i çfarëdo Asociacioni njëetnik, brenda Kosovës, do të ishte barriera e parë, për dështimin e planeve ogurzeza serbo-ruse, për të krijuar “Botët” e tyre serbe dhe ruse. Ky plan, tashmë, është qartazi i lexueshëm, andaj BE dhe SHBA duhet ta parandalojnë, si një tragjedi të pritshme, jo vetëm për shtetet ballkanike, por edhe për Evropën. Urtësia na mëson: “Këmbanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”!
Referenca tek – Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik. Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 
Nënshkrimi i Marrëveshjes të Asociacionit është konspirativ, i fshehtë, i bërë me shantazh me dosje krimesh. Për ta shmangur humbjen e lirisë, burgun, nënshkruesi, Hashim Thaçi, ka zgjedhur sakrifikimin e territorit të Kosovës! Andaj, Klauzola e cituar është domosdo të vihet në veprim.
Funksionimi i shtetit ligjor filloi me ndalimin e kontrabandës, ndërmjet kriminelëve të “Listës Serbe”, me disa komandantë kriminelë të Kosovës. Ndërkombëtarët përshëndetën aksionet kundra-kontrabandë në veriun e Kosovës, duke shpallur “non grata” disa kriminelë faktikë në veri. Por, DASH-i amerikan veproi njëanshëm, sepse kontrabandistët kriminelë në pjesën tjetër të Kosovës, jo vetëm që nuk i ndëshkoi, por as nuk i denoncoi!? Tani, këta janë më të zëshmit, kinse, në mbrojtje të ndërkombëtarëve dhe kërkojnë dënimin, deri në linçim, të kryeministrit Albin Kurti!
Marrëveshja për ndërrimin e targave ishte arritur më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar. Kur filloi zbatimi, pasoi kundërshtimi. “Keni të drejtë”,- i thanë Kurtit ndërkombëtarët, sepse askund në botë nuk lejohen targa të huaja, ilegale për makina, në një shtet legal! Serbët reaguan me mospërfillje të urdhërit qeveritar, për pajisje me targa legale të shtetit të Kosovës. 
 
Ndërkombëtarët befasuan, duke thënë “targat janë teneqe!” Serbët u trimëruan, u barrikaduan. Dhe, ky veprim u përligj nga ndërmjetësuesit! KFOR-i dhe EULEX-i thonin se “jemi këtu për të garantuar të drejtat e njeriut, për lëvizjen e lirë të qytetarëve”. Ndodhi bllokimi një mujor, rast unik në botë, bandat bënin ligjin në Veriun e Kosovës! Ndërkombëtarët bënin sehir, madje filluan kritikat kundër qeverisë!
Tellalli i Ramushit, këshilltari Halil Matoshi, me lukuninë e tij, thotë se “nuk hiqen targat me dhunë!?” Realisht, vet ligji është dhunë demomkratike. Mbajtja e targave të një shteti tjetër, është dhunim i shtetit të Kosovës. Përndryshe, targat e huaja hiqen nga përdorimi me dhunën e ligjit, me tri shkallëzime:
 
Së pari, vërejtje me shkrim, me heqje të afatizuar të targave; 
Së dyti, gjoba që përcakton ministria përkatëse; 
Së treti, sekuestrimi i makinës, e cila lëvizë me targa ilegale, në territorin e shtetit të Kosovës.
Një bandit serb kishte shtenë me armë, kundër policisë në detyrë. Policia e Kosovës e arrestoi. Në shenjë proteste në 4 (katër) komunat e veriut serbët bojkotuan punën zyrtare; policia zhveshi, me ceremoni, uniformat, deputetët dorëzuan mandatet! Të gjitha këto u bënë me udhër zyrtar nga Beogradi, personalisht nga presidenti Vuçiq, me qëllimin e qartë, për ta “rritur pazarin” në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në ujdi me ndërkombëtarët, Kosova organizoi zgjedhjet në 4 (katër) komunat e veriut. Zgjedhjet, edhe pse u bojkotuan nga shumica serbe, ndërkombëtarët i pranuan dhe i përshëndetën. “Pavarësisht nga bojkoti i “Listës Serbe”, zgjedhjet janë të ligjshme “,- deklaroi ambasadori amerikan Hovenier dhe të tjerët. Kur kryetarët donin të fillonin punën, Beogradi reagoi me mosnjohje të zgjedhjeve. 
Për çudë, ndërkombëtarët kishin kërkuar falje, fshehurazi, Serbisë, pse kanë aprovuar zgjedhjet në veri. Denoncimin për këtë -kërkim-falje- e bëri personalisht presidenti Vuçiq! Pabesi dhe hipokrizi e radhës! Kjo sjellje e ndërkombëtarëve nxiti reagimin, me protestimin e dhunshëm të serbëve, duke lënduar 30 ushtarakë të KFOR-it, djegie e dëmtim të makinave të policisë dhe të medieve, kur Qeveria Kurti tentoi t`i vendoste kryetarët në objektet komunale. “Sepse godinat dhe zyrat janë pronë e Kosovës dhe jo të “milicisë fashiste të Beogradit”, – justifikonte, zëshëm e botërisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dhuna enorme, stupca e plumba, u përdorën kundër ushtarëve të KFOR-it. Mirënjohje dhe falenderim për djemtë e NATO-paktit, të cilët duruan shumë dhe kursyen Specialen e Kosovës, që situata mund të eskalonte në përgjakje, me humbje jetësh. Sepse, për këtë skenar ishte përgaditur Beogradi dhe Moska.
Bëra këtë kronologji faktike, për rebelimin e porositur të bandave serbe, në veriun e Kosovës, nga Beogradi zyrtar, me qëllim të aneksimit, në tavolinë, të një territori të caktuar të Kosovës. Nga kërkesa për Asociacion me kompetenca ekzekutive, për komunitetin serb në Kosovë, kalohet në kërkesën për autonomi e deri ke referendumi për shkëputje të veriut të Kosovës. 
Dhe, thuhet e shkruhet në Draft statutin të paraqitur në Bruksel, nga një palo komision serb, për menaxhim. Dhe, tragjikja qëndron tek vlerësimi i turpshëm e kriminal, që bënë sllovaku Lajçak, për Draftin në fjalë, se “është një pikënisje e mirë për bisedime!?” Qeveria e Kosovës duhej të protestonte fort, madje ta refuzonte ndërmjetësimin e tij të mëtejmë, me akuzën për anëshmëri skajore.
“Është i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës! BE dhe SHBA ka të drejtë, ndërsa Kurti nuk ka të drejtë”, – shkreton kryeministri shqiptar Edvin Rama, duke u bërë palë në akuzë me ndërkombëtarët dhe Serbinë! Cili është mëkati i Kurtit dhe i qeverisë së tij? Pse mbronë sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj klasik?! Të mësuar me lëshimet fatale e tradhtare, të komandantëve sundimtarë të shantazhuar, me dosjet e krimeve vrastare e korruptive, të cilët nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e tyre verbërisht, pa llogaritur pasojat e dështimit të shtetit të Kosovës, të cilin vetë e krijuan me mirësi e përkushtim.
Opozita, sidomos PAN-i kriminal, është i zëshëm në kritika. Partitë-banda e kanë përgjakur Kosovën, duke ia shtuar jetimët Atdheut. Dhe, kurrë nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre. Në një shtet-ligjor, ato duhet të shpalleshin të kundër-ligjshme, qoftë për krimet numerike vrastare dhe hajninë zyrtare industriale, qoftë për pazaret e bëra me territorin e Kosovës.
Në mënyrën më të turpshme e kriminale, vazhdojnë të mashtrojnë dhe të gënjejnë se gjoja “ne kishim shtrirë sovranitetin në veriun e Kosovës!” Në vend të sovranitetit, pushtetarët e djeshëm, kishin rënë në ujdi me bandat e “Listës Serbe”, duke ushtruar kontrabandën shpengueshëm, nga veriu në jug dhe anekënd Kosovës. Këtë e ka dëshmuar DASH-i amerikan, me shpalljet “non grata” të kriminelëve në veri, por vazhdon të heshtë për ata në jug e gjetkë në Kosovë. Sepse pa treg, nuk ka as kontrabandë. 
Njesia Speciale - Akademia e Kosovës për Siguri Publike
“Albin Kurtin e fajson bota e tërë demokratike! Kurtin e dënon e tërë bota demokratike”, – shfrynë, gjithë mëllef e vrerë, kryeministri shqiptar, Edvin Rama! Një urrejtje patologjike, pse kryeministri Kurti po lëndon miqësinë e Ramës me Vuçiqin, pavarësisht se Vuçiq është një armik i egër i Kosovës, flet e vepron për ngulfatjen e saj, deri në tkurrjen e mundshme. 
 
Këtë vlerësim paushall, të porositur dhe qëllimkeq të Ramës, e demanton, madje bindshëm, mbështetja e shqiptarëve të përbotshëm, dhënë Kurtit. Sepse mbrojtja e sovranitetit nuk është kryeneçësi, por është detyrë parësore e çdo shqiptari. Dhe, jo vetëm shqiptarët miratojnë qëndrimin e kryeninistrit Albin Kurtit, por e gjithë bota demokratike e paqëdashëse e përparimtare botërore.  
“Shtëpia ma miq nuk mbahet”,- një porosi e artë e urtakut Rugovë. Shqiptarët e përjetuan këtë urtësi hyjnore. Përjetësisht mirënjohje miqve tanë botërorë, për lirinë që gëzojmë sot! Urojmë për mirëkuptimin e tyre, edhe në momentumin aktual, për ekzistencën tonë jetike, qoftë edhe në këto troje, skajshëm, të tkurrura, pikërisht, nga fqinjt lakmiçarë! Andaj, hap e kujdes, në bindjen dhe koordinimin me shtetet mike evropiane dhe Amerikën, si kupolë çlirimtare faktike të Atdheut tonë – Kosovë.

Diplomon gjenerata e 15-të e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare së Forcës së Sigurisë së Kosovës

0

Prishtinë, 30 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot pjesëmarrës dhe folës kyç në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 15-të të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare së Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Në ceremoninë ku 15 kadetë pranuan titullin e oficerëve të Republikës dhe të Forcës, Kryeministri Kurti e cilësoi zhvillimin e Forcës edhe edukimin ushtarak si një hallkë tejet e rëndësishme e cila u ndërtua mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e NATO-s. 

“Diplomimi i sotëm nga Qendra për Studime Universitare e Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës na jep shpresë për të ardhmen e na bën krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë, në vitin 2009, te gjenerata e parë e diplomuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë Qendër, e në vitit 1999, te gjenerata e parë e diplomuar e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkolla ushtarake “Hamëz Jashari”, tha kryeministri Kurti. 

Ai tregoi se përgjatë dy viteve të para të qeverisjes, 3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit, mbi 8 herë më shumë sesa në vitet 2019 e 2020, ndërkohë kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, ndërkaq janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë, Jordaninë dhe Kroacinë. E gjitha kjo ka mundësuar që Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë Kosovës, të ndërtojë imazhin e një institucioni të edukimit ushtarak që nxjerrë oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues ushtarak, në shkolla e kolegje të njohura të shteteve partnere e mike. 

Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë, kryeministri tregoi se Forcën e Sigurisë së Kosovës e kemi bërë të hapur për çdo të re e të ri të deri në moshën 25 vjeçare, duke larguar kufizimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rrjedhimisht për dy vite janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj, derisa në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë, me ç’rast radhët e forcës sonë janë rritur për 83%. Gjatë fjalës, kryeministri u shpreh se pikërisht Forca e Sigurisë së Kosovës është realiteti ynë dhe jetësimi i idealeve të luftëtarëve dhe të rënëve për liri, andaj edhe kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë në 141.2 milionë euro dhe investimet në armatime i kemi rritur për 191%. 

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë”, tha kryeministri Kurti. 

Duke i uruar kadetët e diplomuar për arritjen, ai iu drejtua atyre duke theksuar se nga sot përveç gradës së oficerit, mbi supet tyre janë të gatshëm të bartin edhe përgjegjësitë që u janë besuar, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbështetjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe botë. Njëkohësisht, falënderoi edhe familjarët e kadetëve që bijtë e bijat e tyre i kanë rritur në frymën e atdhedashurisë. 

Mirënjohje dhe përgëzime, kryeministri ndau edhe për Gjenerallejtënant Jashari, oficerë dhe nënoficerë të Qendrës për Studime Universitare dhe Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, për diplomimin e kësaj gjenerate dhe për avancimin e programit të edukimit ushtarak, në përputhje me zhvillimet e reja në fushën e mbrojtjes. 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtës së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të Kuvendit, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Gjeneral Hammerstein, Shefi i stafit në KFOR, Bozicevic, organizata e familjarë. 

Fjala e plotë e kryeministrit Albin Kurti

I nderuar ministër i Mbrojtës së Republikës së Kosovës, z.Armend Mehaj,

I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar zëvendësministra të Mbrojtjes, z.Shemsi Syla dhe z.Adnan Rexheplar,

Të nderuar ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

I nderuari Gjeneral Hammerstein,

I nderuar Shef i stafit në KFOR, Bozicevic,

Të nderuar atashe ushtarakë dhe të mbrojtjes të shteteve mike dhe partnere,

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës çlirimtarë,

Të nderuar partnerë të organizatave ndërkombëtare dhe vendore,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Të dashur kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 

Diplomimi i sotëm nga Qendra për Studime Universitare e Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës na jep shpresë për të ardhmen dhe na bën krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë, në vitin 2009, te gjenerata e parë e diplomuar e FSK-së në këtë Qendër, por na kthen prapa edhe në vitin 1999, te gjenerata e parë e diplomuar e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkolla ushtarake “Hamëz Jashari”. 

Nga shkollimi në flakë të luftës, nëpër fazat e shtetndërtimit, ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet. Duke kaluar nëpër etapa tranzicioni, nuk kemi reshtur së ndërtuari sistem të qëndrueshëm të edukimit ushtarak, një hallkë kjo e rëndësishme e zhvillimit të Forcës sonë. Burimet njerëzore janë boshti kurrizor i çdo ushtrie, e personeli i trajnuar dhe edukuar është bazë për zhvillimin dhe ndërtimin profesional të sistemit të mbrojtjes. 

Teksa po e shënojmë diplomimin e gjeneratës së 15-të të kadetëve, Qendra për Studime Universitare e FSK-së, tashmë ka ndërtuar imazhin e një institucioni të edukimit ushtarak që nxjerrë oficerë që shkëlqejnë në edukimin pasues ushtarak, në shkolla e kolegje të njohura të shteteve partnere e mike. Bashkë me gjeneratat, po shtohen edhe mundësitë për avancim të mëtejmë. Gjatë dy viteve të para të qeverisjes sonë, 3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit. Mbi 8 herë më shumë sesa në vitet 2019 e 2020, kur ishin vetëm 381. Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, me Shqipërinë, me Letoninë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut dhe me Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, me Turqinë, me Jordaninë dhe me Kroacinë. 

Të dashur kadetë, 

Nga sot jeni të gatshëm që përveç gradës së oficerit, mbi supet tuaja të bartni edhe përgjegjësitë që u janë besuar, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbështetjen e paqes dhe të sigurisë në rajon dhe botë. 

Mundi dhe përpjekjet katër vjeçare sot po ju shpaguhen, duke pranuar titullin e oficerëve të Republikës dhe të Forcës që u ndërtua mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të kësaj Force që në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s, aleancës që mbështeti politikisht dhe ushtarakisht çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. 

Çdo gjeneratë e re dëshmon për vullnetin që kemi për të zhvilluar sistemin tonë të mbrojtjes, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike. 

Forcën e Sigurisë së Kosovës e kemi bërë të hapur për çdo të re dhe të ri të deri në moshën 25 vjeçare dhe kemi larguar kufizimin në numër të FSK-së. Kësisoj, për dy vite janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rinj dhe 388 rezervë. Me 2240 ushtarë më shumë brenda dy viteve, radhët e forcës sonë janë shtuar për 83%. 

Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë. 

Të dashur familjarë të kadetëve, 

Ju faleminderit që bijtë e bijat tuaja i keni rritur në frymën e atdhedashurisë. Pa mbështetjen tuaj, suksesi i fëmijëve tuaj, e i kadetëve tonë pra, nuk do të ishte i mundur. Atyre do t’u nevojitet edhe më tej përkrahja juaj. Unë jam i bindur që ajo nuk do të ju mungoj. E të përhershme do ta kenë edhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional. 

Në fillim të mandatit e kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë, krahasuar me vitin 2020. Me rritjen e vazhdueshme çdo vit, buxheti për këtë vit është 141.2 milionë euro. Një rritje kjo prej 38.23% në raport me vitin 2022. Krahasuar me ato të dy viteve të mëparshme të Qeverisë së kaluar, investimet në armatime i kemi rritur për 191% apo gati trefishim. 

Përderisa shtojmë aftësitë, buxhetin dhe pajisjet, Forca e Sigurisë së Kosovës është realiteti ynë dhe jetësimi i idealeve të luftëtarëve dhe të rënëve për liri. 

I nderuari Gjenerallejtënant Jashari, të nderuar oficerë dhe nënoficerë të Qendrës për Studime Universitare dhe Komandës së Trajnimit e Doktrinës, 

U përgëzoj për diplomimin e kësaj gjenerate. U jemi mirënjohës për avancimin e programit të edukimit ushtarak, në përputhje me zhvillimet e reja në fushën e mbrojtjes. 

Të dashur kadetë, 

Ua uroj diplomimin, i bindur thellësisht që njohuritë dhe dija që keni përfituar nga shkollimi do të vendosen në shërbim të mbrojtjes së vendit tonë, dhe se do t’i shërbeni Republikës me nder e me krenari. 

Urime e ju priftë e mbara!

Më shumë foto, gjeni në linkun më poshtë!

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/diplomon-gjenerata-e-15-te-e-kadeteve-te-qendres-per-studime-universitare-se-forces-se-sigurise-se-kosoves/

Fundi i epokës së Vuçiqit

0

Presidenti i Serbisë, Vuçiqi, duke e dekoruar policin e Kosovës, Gjuriq , për shërbime për sigurinë e shtetit serb !

Nga Dr Sadri RAMABAJA , Prishtinë

Në përplasjen e agjendave gjeopolitike mes Rusisë e Perendimit, humbësja më e madhe rezulton të jetë pikërisht BE-ja. Por, në këtë tatpjetë të gjeopolitikës europiane dhe fund tragjik, s’ka si të mos rrëshqasë edhe avokati i Putinit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ka disa javë që rregullisht, çdo të shtunë, në Serbi qytetarët protestojnë. Sllogani I këtyre protestave duket se është përzgjedhur miër: “Serbia kundër dhunës”. Fillimisht protestat u organizuan për ca javë vetëm në Beograd, ndërkohë kanë zgjeruar gjeografinë në dhjetë qytetetet më të mëdha të Serbisë. Ata kërkojnë një qeverisje të shkëputur nga elementët dhunues e të inkriminuar. Gjatë marsheve të fundit gjithandej në dhjetë qytetet e Serbisë u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme, nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen.

Monopoli mbi përdorimin legjitim të forcës

Kjo kërkesë nuk përjashton logjikën e gjërave: qytetarët serb e kanë parasysh se qeveritë, sidomos ato në Serbi, karakterizohen si institucioni bazë që ka monopol mbi përdorimin legjitim të forcës. Por qeverisja efektive nuk mund të bazohet vetëm në këtë të drejtë legjitime. Rendi demokratik, sidomos ai i ngritur mbi parimet e demokracisë liberale, kërkon që Qeveria të jeët e aftë për ta përdorë forcën edhe ndaj atyre që ushtrojnë dhunë të paligjshme ndaj qytetarëve, po aq sa edhe kundër atyre që pretendojnë që dhunën ta shndërrojnë në instrument politik për paqtimin e qytetarisë aktive.
E të kujtojmë se protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit ndërkohë po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, ky i fundit i njohur edhe si levë e fuqishme eRusisë në kuaëdr të qeverisë serbe, por edhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.
Në Serbi e shtuna e fundt shenjonte javën e shtatë që kur qytetaria aktive është hedhur në veprim. Por deri këtë të shtunë që lamë pas, meqë protestuesit nuk shpërfaqnin ndonjë kërkesë politike që do ta rrezikonte pushtetin e Vuçiqit, toleroheshin të marshonin e mbanin fjalime në qetësinë absolute. Më 24 qersor pati shenja specifike që dëshmonin se pushteti i Vuçiqit ka filluar të trandet. Provokatorët e pushtetit u hodhën në veprim, duke provokuar rastet, alibinë e kërkuar për aplikimin nga ana e shtetit të “dhunës së ligjshme”.
E shtuna e ardhshme pritet që gjakrat të nxehen edhe më shumë. Përplasja duket se është e pashmnagshme. Serbia, nëse qëndrimi indiferent i Perendimit ndaj kësaj sjellje të Vuçiqit, jo vetëm në raport me Kosoëvn, por edhe me qytetarët protestues thellohet, fare lehtë do të mund të rrëshqiste në terrenin e luftës civile.
Le ta kujtojmë se si reagoi qeveria amerikane ndaj pushtimit të Kapitolit nga protestuesit më 6 janar 2021. Çfarë mund të ndodhë nëse në Beograd kemi një reprizë të “Revolucionit të kadifejtë” që qe zhvilluar në Kiev në prag të dërgimit në histori të qeverisë vazale të Kievit ndaj Putinit?
Në Kapitol përgjigjia që i dha Shteti huliganëve që manipuloheshin nga politika, ishte tepër proporcionale, e kujdeshme, megjithëse shumë e nevojshme. Ai reagim i Shtetit nuk ishte sespe protestuesit meritojnë dënimin në rast se kanë kërkesa të qarta politike, por kundërveprimi ishte një leksion i duhur për ata që edhe në të ardhmen marrin guximin prej të marrit për të sulmuar Institucionet e Shtetit.
Shikuar nga kjo prizmë, ngjarjet e fundit në Serbi kanë qenë katastrofike për Aleksandër Vuçiqin.
Prandaj ai ndërmerr veprime për trazimin e veriut të Kosovs e deri tek akti për kidnapimin e tre policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke e thelluar atë veprim subverziv edhe me depërtimin e armatimit adapt për guerilën serbe në veri, që tashmë ai e ka etabluar dhe pret momentin e duhur për t’i dhënë urdhërin për veprim. Krejt këtë ai e bën vetëm e vetëm që ta kanalizojë dhe bartë vëmendjen nga problemet e brendshme tek Kosova.
Zhvillimet politike në Serbi po ndodhin aq shpejt saqë, po mbesin të paveneruara për opinionin e gjerë. Ndërkaq diplomacia perendimore, meqë po përballet me ndeshtratashat e lufëts në Ukrainë e deri edhe me të papriturat si puna e grushtshtetit të dështuar të Yevgeny Prigozhin-it, që për një çast e bëri botën të mos marrë frymë shlirë, përplasjet e bredshme në Serbi i neglizhon tërësisht.
Por fakti që opozita serbe dhe përgjithësisht qytetaria aktive serbe është në gjendje të protestoj rregullisht e me javë të tëra, është, në vetvete, një goditje masive për autoritetin e qeverisë së Vuçiqit.
Diplomacia perendimore aktulaisht në raportet e saj me Serbinë e bën të njejtin gabim siç kishte vepruar me Rusinë e viteve 1990-ta, kur diskutonte hapur për gjoja gatishmërinë e Moskës për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s. Në fakt tani nuk diskutohet për gadishmërinë e mohuar të Serbisë për aderim në NATO, meqë ajo këtë e refuzon në mënyrë kategorike, por diskutohet për shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus, si ët ishte diçka e vetkuptueshme.

Një gabim historik i BE-së

Sipas mendimit tim, diplomacia perendimore po bënë një gabim të njejtë duke humbur një mundësi historike për ta shkëputur përfundimisht Serbinë nga ndikimi i Rusisë. Përballja e stisur e Serbisë me Kosovën dhe një lloj tumirje e heshtur e një lagjeje diplomatësh perendimor për aneksimin e buttë të veriut të Kosoëvs përmes krijimit fllimisht të një autonomie politiko-territoriale që me eufemizëm e quajnë Asociacion. Por një luftë e re shqiptaro-serbe nuk mbetet dot e izoluar, sado garancione të jap kryeministri i Shqipërisë politike apo nomenklatura drejtuese e Maqedonisë së Veriut. Me fjalë të tjera, Beogradi ka vendosur ndërkohë për një variant pak më të sofistikuar për aneksimin e veriut të Kosovës, por nuk do t’ia dalë dot të shmang dy frontet që do të mund të shpërthenin po njëkohësisht — ai kundër Bosnjës (siç logjikojnë gjeneralët e Vuçiqit, pa pas nevojë për ndërhyrje ushtarake) dhe ai kundër Kosovës (fillimisht në planin politik, por gjithmonë duke vringëlluar armët si kërcnim real).
Pra, nuk ka asnjë gjasë të re, që mund të cilësohet nesër si mundësi e humbur për SHBA-në dhe BE-në për të marrë Serbinë në anën e Perendimit dhe sigurisht nuk do të ketë për një kohë të gjatë përderisa e ardhmja gjeopolitike e Rusisë në raport me Kinën mbetet tutje me shumë pikëpyetje.
Në vitin 1948, ndërsa mbikëqyrte krijimin e NATO-s dhe zgjerimin e saj, George Kennan shkroi: “Pse aleanca ushtarake donte të largonte vëmendjen nga një program më i arsyeshëm dhe premtues i rimëkëmbjes ekonomike duke nxitur një rrezik që nuk ekzistonte në të vërtetë, por që mund të bëhej vërtet një realitet për shkak të debateve të pafundme rreth ekuilibrit ushtarak dhe nxitjes demonstrative të rivalitetit ushtarak?”
“Për disa arsye ne harruam se si Rusia mbështeti SHBA-në në Afganistan dhe i lejoi ata të transportonin furnizime për trupat amerikane në hekurudhat e tyre. Kemi harruar që Presidenti Vladimir Putin ishte lideri i parë ndërkombëtar që thirri Presidentin e SHBA-së Xhorxh W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit. Ne kemi harruar se çfarë mendon Putin për anëtarësimin në NATO. Ne harruam që Rusia iu kthye Krishterimit, por gjithashtu i dha liri Islamit dhe feve të tjera. Ne kemi harruar progresin e arritur nën Mikhail Gorbaçov, Boris Jelcin, Dmitry Medvedev dhe Vladimir Putin në reduktimin e armëve bërthamore. Së bashku me amerikanët, rusët ndihmuan në zvogëlimin e stokut botëror të armëve atomike nga 70,000 në rreth 13,000” — shprehet Jonathan Power në artikullin e tij në SCMP. [1]
Në një analizë të veçantë me titullin sinjifikativ “Zbulohet: Si u bë marrëveshja në strehën e Stalinit”, të publikuar më 5 qershor 1999, The Guardian nënvizonte parakushtet që delegacioni ameriakn ia kishte parashtruar delegacionit rus rreth zhvillimeve të pritshme atëbotë në Kosovë:
“ E para, ishte që amerikanët dhe NATO-ja nuk do të tërhiqeshin nga kushtet e tyre. “Përfundimi ynë është se të gjithë forcat serbe, ose pothuajse të gjithë, duhet të largohen nga Kosova. Dhe ata duhet të zëvendësohen nga një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare me një zinxhir të qartë komandimi të NATO-s dhe me NATO-n në thelb të saj,” kishte theksuar Strobe Talbott. “Kjo është ajo që do të bëhet. Asnjë kompromis për ato pika. Asnjë negociatë me Beogradin. Ne nuk po flasim me Millosheviçin përveçse në një gjuhë: bombardimet.”
E vërteta e dytë, që Chernomyrdin njohu ishte se, nuk do të kishte ndarje të skifterëve nga pëllumbat, asnjë hendek real midis amerikanëve dhe evropianëve që Moska mund ta shfrytëzonte.”[2]
Këtë fakt ia kishte bërë të njohur përfaqësuesit rus presidenti Martti Ahtisaari, i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Për fat të keq, Perendimi sot është tejet i përçarë rreth përmbylljes së dialogut për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë. Figurat si Josep Borrell, që ndërkohë ka pozitën e lartë në hierarkinë e BE-së — atë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë [nga 1 dhjetori 2019] dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, janë krejt e kundërta e dyshes perendimore që ishin ulur në villin e Stalinit në Moskë përballë Çernomërdinit [1999] për t’ia përcejll mesazhin historik për bombardimet e NATO-s që e prisnin Serbinë, nëse nuk do ta ndërpriste dhunën e terrorin shtetëror në Kosovë. Dyshja aktuale e BE-së Borell/Lajçak me masat që po ia imponojnë Kosovës në emrë të BE-së, duket qartë, kanë misionin që kishte Milosheviqi — dëmtimin e BE-së dhe çarjen e NATOs në dysh!
Pas një rikëndellje që do ta ketë BE-ja, strukturat e saj, [reagimi i deputetëve në Komisionin për Politika të Jashtme tek raportoi Lajçak dhe u paralajmruan masat që e presin Kosovën, më jep shpresë se kjo do të ndodhë shpejt], opinioni do t’i mësojë prapaskenat e turpshme të lobit serb brenda ekipit të Borellit, në dëm, jo vetëm të Kosovës, po edhe të BE-së.

Fundi i natyrshëm

Vuçiqi, përmes reagimeve në platformat televizive që i kontrollon rreptësisht, akuzoi opozitën për tradhti, duke i quajtur veprimet e saj si akte që bie ndesh me interesat e Shtetit. Por meqë shoqëria serbe ende nuk ka nxjerrë një lider opozitar që do ët mund ta kanalizonte gjithë këtë paknaëqsi të stivuar për vite të tëra gjaët pushtetit autoritar të Vuçiqit, ky i fundit sikur po pregaditet të veproj njejt siç veproi Putini me Prigozhin — t’i udhëzojë kundërshtaërt e tij politik që ta lshonë Serbinë. E nëse Prigozhini mund ta ketë akorduar përmes marrëveshjes strehën e tij të fundit në Bjellorusi, duket se prigozhinët serb që mund t’i nxjerrë revolta e pritshme edhe brenda armaëtës serbe, do t’i drejtohen për strehë Greqisë a Franëcs, si pararendësit e tyre në vitin 1916.
Detyrimi i mundshëm i opozitarëve real për ta marrë rrugën e arratisë është një shenjë dobësie nga ana e Vuçiqit. A është pozicioni i Vuçiqit ndërkohë aq i dobët sa ai duhet të nxitojë të krijojë gjendje shpërthyese në veri të Kosoëvs në mesin e një enklave serbe që nu kalon shifrën prej 25.000 vetash, duke rrezikuar fillimin e një lufte të re serbo-shqiptare me mundësi reale që ajo të shtriet në gjithë rajonin tonë, duke pretenduar të shmang me çdo çmim fillimin e një lufte civile në Serbi?
Shumë analistë — duke më përfshirë edhe mua në këtë kuadër — nuk besojnë se Vuçiqi do të heq dorë nga provokimi i një lufte të re shqiptaro-serbe, në rast se ai do të vazhdojë të trajtohet kështu si po trajtohet nga një lagje e mirë e diplomacisë perendimore. Por duke njohur mirë historinë politike të Serbisë, duke gjykuar edhe nga marrëdhëniet e kaluara të vozhdit serb me ata që kanë guxuar ta kundërshtojnë, nuk pres që Vuçiqi ta jetojë vitin në pushtet. Ai tashmë e ka të qartës e protestat, nëse vazhdojnë të masovizohen gjithandej në Serbi, siç ndodhi me të shtunën e kaluar, pashmangshëm shenojnë fillimin e një lufte civile në Serbi. Prandaj Vuçqi po bën çmos që ta shmang një luftë civile të mundshme në Serbi dhe të krijojë rrethana për shpërthimin e një lufte ët re shqiptaro-serbe. Sidooftë gjasat janë më të mëdha që ai ose do ta ketë fundin e pararendësit të tij, Zoran Xhingjiq, ose atë të mbretit serb Peter I-rë, që qe strehuar në Angli gjatë Luftës së Parë Botërore. Por nëse Petri i I-rë qe detyruar të largohet nga Serbia pas invazionit të forcave austro-hungareze në vitin 1915, Vuçiqi me gjasë do të largohet nga Serbia meqë nuk do të tolerohet të shkaktojë këtë luftë në Kosovë, ndërkaq protestat masive të qytetarëve serb, ai e ka të qartë se mund të rrëshqasin në terrenin e luftës civile dhe jeta e tij rrezikohet seriozisht.
A ka nevojë Perendimi për një luftë të re në Ballkan? Gjithësesi jo. Ajo që ai ka nevojë është një qasje e mençur e liderëve perëndimorë ndaj Serbisë, do të thoshte Andrew Higgins.[3] Por a mund të ketë qasje të mençur prej partneri për partnerin e tij politik nga ana e Perednimit në raport me presidentin serb, siç pretendon ambasadori C.Hill, për aq kohë sa ai mbetet i lidhur me botën e krimit, siç e ka dëshmuar tashmë NYT?! [4] Nëdrkaq veprimi I Perednimit me urëtsi dhe në dobi të vlerave të demokracisë në rajon e krejtësisht në përputhje edhe me doktrinën e J.Bidenit për mbrojtjen e demokracive në luftë kundër autokracive, çuditërisht tashmë është braktisur nga
DASH-i!
Kjo urtësi po vazhdon të mungojë tutje, fatkeqësisht. Që nga marsi i vitit 1999, që kur liderët e Perednimit patën marrë vendimin historik për të bombarduar caqet e ushtrisë serbe që ta ndalnin gjenocidin serb mbi popullin shqiptar në Kosovë, kjo urëtsi ka marrë rrugën e pakthim!
Apo do të rikthehet tek atëheër kur në top lajmet e mediave do të plasohen titujt si ky i arritjes sot të 14 tankeve të para amerikane Abrams në Poloni, kur armë të kësaj natyre do të zbarkojnë në Kosovë. Pra vetëm atëherë kur rolin që ka sot Polonia në luftën kundër Rusisë, do ta mirrte Shqipëria tok me Kosovën për krahun jugor të NATO-s.
Por shiheni me sy kritik pozicionin aktual të Serbisë. Vuçiqi duket shumë më i dobët këtë javë që lamë pas nga java paraprake dhe kjo rrëshqitje drejt fundit të tij të natyrshëm do të jetë e përhershme. Vuçiqi asnjëherë nuk ka pasur pozicion më të pasigurtë se tani, prandaj mbetet për t’u parë nëse qeveria e tij do të zgjasë edhe ca javë, apo do t’ia dalë ta mbyllë këtë vit, në mos do të marrë tatpjetën me një shpejtësi që të kujton epokën kur po binin njëri pas tjetrit të gjithë liderët e Europës Lindore, e bashkë me ta edhe sistemi që kishin ngritur pararendsit e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

Ora e logjikës gjeopolitike të Europës dhe Serbia

Për dallim nga Rusia, e cila është një oligarki e pastër dhe Putini varet nga oligarkët e tij mbështetës për të ruajtur pushtetin e tij, Vuçiqi si autokrat, nuk varet vetëm nga oligarkët që e rrethojnë, por edhe nga Kisha dhe Ushtria, dy institucionet përherë aktive në jetën politike serbe. Kërcënimi për Vuçiqin ndërkohë po vije nga protestat qytetare, nga një kryengritje masive e popullatës serbe, e me gjasë edhe nga braktisja që mund t’i vije atij nga Ushtria.
Pushtimi rus i Ukrainës që për qëllim kishte rivendosjen e Perandorisë Ruse inicioi një formatim të ri gjeopolitik në nivel global, veçanërisht në Evropë. Në këtë riformatim, nëse në perendim të kontinentit të vjetër, e qartë, Polonia do të përfitojë më së shumti, asesi nuk mund të mirret me mend se në Europën Juglindore do të jetë Serbia ajo që do të përfitojë më së shumti.
Vuçqiqi i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të rikthejë orën e historisë kur dominonte rajonin nën petkun e Jugosllavisë, ka inicuar zëvendësimin e saj me Ballkanin e Hapur.
Në epokën e pas Luftës së Ftohtë, Bashkimi Evropian gradualisht e realizoi veten si një lloj perandorie konsensuale nën kujdesin e fuqisë globale ushtarake dhe politike amerikane, e cila gjithashtu i jep SHBA-së karakteristika që e bëjnë të vështirë heqjen dorë nga karakteri i saj perandorak. Lufta agresive ruse i përshpejtoi këto procese. [5]
Por e tillë duket se nuk do të jetë pas luftës në Ukrainë. Përkundrazi, Evropa padyshim po ecën drejt tendosjes deri në pikën e thyerjes.
Disi proverbial do të dukej konkluzioni i historianit britanik Garton Ash që ndërlidhet me këtë proces në të cilin po hynë Europa dhe gjithësesi edhe Serbia.
“Në mënyrë paradoksale, për të siguruar një të ardhme post-perandorake dhe për të kundërshtuar agresionin rus, vetë Bashkimi Evropian duhet të marrë disa nga karakteristikat e perandorive. Ajo duhet të ketë një shkallë të mjaftueshme uniteti, autoritet qendror dhe mundësinë e vendimmarrjes efektive për të mbrojtur interesat dhe vlerat e përbashkëta të evropianëve. Nëse çdo shtet anëtar vazhdon të ketë të drejtën e vetos ndaj vendimeve jetike, Bashkimi do të pengohet brenda dhe jashtë”.[6]
Duke ndëshkuar Kosovën, me qëllimin e vetëm që ta tërheqin Serbinë në bordin e anijes perendimore në ujërat e fuqive Euroatlantike, diplomatët përfaqësues të BE-së sot, pretendojnë ta ndëshkojnë shtetin më të ri në kontinentin e vjetër, krejt në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ngritur BE-ja, dëmton keq këtë proces për të cilin shkruan Ash.
Duke veneruar këtë akt amoral politik të BE-së, studjuesi e publicisti boshnjak Muamer Bećirović, në një analizë të publikuar së fundmi konkludon:
“Politikanët, intelektualët dhe gazetarët në Evropë nuk kanë më një horizont historik. Në perëndim njeriu jeton ekskluzivisht në të tashmen. E vetmja lidhje me të kaluarën është përdorimi i së kaluarës si mjet legjitimimi, ngritjeje mbi të tjerët, por jo për të nxjerrë urtësi prej saj.” [7]
Ora e logjikës gjeopolitike të Europës ka ngelur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Prandaj Brukseli nuk kishte agjentë të mirëfilltë gjeopolitike për Ukrainën në vitin 2014, kur Federata Ruse filloi në praktikë pushtimin e Ukrainës; ajo, pra agjenda gjeopolitike, i mungonte edhe në prag të agresionit rus për pushtimin e plotë të Ukrainës.
Kurthi politik i Beogradit në raport me veriun e Kosovës dhe të ashtuquajturin Asociacion, në të cilën tashmë ka rënë Brukseli, është dëshmia se BE-së i mungon edhe sot e kësaj dite agjenda gjeopolitike për Europën Juglindore, me theks për Kosoëvn.

Ata diplomatë karriere që kanë qenë pjesë e aparatit të dhunës për shtypjen e populjve të vet [si puna e katalanit Josef Borrel], nuk mund të jenë modeli i politikanëve e diplomatëve që do të mund të kontribuonin në zgjimin e BE-së dhe reflektimin konform orës gjeopolitike të kohës.
Rrjedhimisht në këtë përplasje të agjendave gjeopolitike mes Rusisë e Perendimit, humbësja më e madhe rezulton të jetë pikërisht BE-ja.
Por, në këtë tatpjetë të gjeopolitikës europiane dhe fund tragjik s’ka si të mos rrëshqasë edhe avokati i Putinit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, epoka e të cilit tashmë po merrë fund.
_________________
1. Shihni lidhjen: https://www.scmp.com/comment/opinion /article/3224029/new-ftoh-lufta-mes-perëndimit-dhe-rusisë-quajtur-definitely-jo.
2. https://www.theguardian.com/world/1999/jun/05/1?fbclid=IwAR3FjvWOdSHoYLGC3-pzou0IjPdgqBHm9Q2O3hpFyd60vv6VJwOffrPH_hI
3. https://www.nytimes.com/2023/06/09/world/europe/serbia-kosovo-protests-vucic.html
4. https://www.nytimes.com/2023/05/03/magazine/aleksandar-vucic-veljko-belivuk-serbia.html
5. https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-putin-je-agresijom-na-ukrajinu-sam-sebi-zadao-smrtni-udarac/
6. https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-putin-je-agresijom-na-ukrajinu-sam-sebi-zadao-smrtni-udarac/
7. https://www.berliner-zeitung.de/open-source/der-niedergang-der-geschichte-li.358777