Kreu Blog Faqe 1054

Jehona e romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Buxhovit në mediet italiane

0
NJË ROMAN I MADH NGA NJË PERIFERI LETRARE
___
-Radio Vatikani sjell një intervistë me kuratorin e botimit, publicistin Giovani Cederone, i cili veprën e Buxhovit të përkthyer në italisht e quan një momentum të rëndësishëm letrar që nxjerr në pah identitetin shpirtëror dhe kulturor shqiptar me rrënjë në antikitet. Por, ngaqë toka e tyre gjendet në pjesët e skajshme të perandorisë, i bën të papelqyeshëm si nga Osmanët ashtu edhe nga Perëndimi dhe për këtë arsye ata janë ndeshkuar. Ky fakt paraqitet mjaft mirë në këtë libër.
RADIO VATIKANI: Fotografia e ditës: Një vajzë e vogël me një prind përkulen për t’u mbrojtur nga sulmi me bomba. Ndoshta në Gaza, ndoshta në Izrael. Viktimat janë të gjitha njësoj ashtu si dhe luftërat, edhe atëherë kur zhvillohen kundër epidemive. Është pikërisht kjo tema që trajtohet në romanin e bukur të Jusuf Buxhovi. “Për ty toka ime”. Ngjarjet e romanit zhvillohen në tokën shqiptare në shekullin XVIII. Ky roman sapo u botua nga shtëpia botuese “Armando” në Romë. Për librin që ka zgjuar kureshtjen do flasim me kuratorin e botimit, publicistin Giovanni Cedrone. Në roman trajtohet një histori ambicioze ndodhur gjatë vitit 1747. Romani është botuar për herë të parë në vitin 1982. Ndërsa tash vjen i përkthyer në gjuhën italiane nga Liljana Cuka- Maksuti.
Historia tregohet nga protagonisti Gjon Nikollë Kazazi, njeri i perëndisë, i cili kërkon të nxjerrë në dritë identitetin kombëtar të popullit të tij, por mund të thuhet se protagonisti i vërtetë i kësaj historie bëhet një epidemi, një epidemi murtaje që e sjellë këtë histori shumë afër me kohën tonë.
GIOVANI CEDRONE: Historia e këtij romani na kujton se qeniet njerëzore sa herë janë përballur me pandemi gjatë shekujve kanë mbajtur të njëjtën qëndrim, si ky që po mbajmë edhe ne me covidin aktualisht. Protagonisti i romanit, Gjon Nikollë Kazazi në fakt gjendet duke komentuar lajmin e epidemisë së murtajës, e cila, mund themi se për atë kohë nuk ishte një gjë aq e pazakontë, por perceptohet menjëherë si një armë, një armë biologjike që mund të themi është përdorur nga pushtuesit osmanë, në të vërtetë për të ndëshkuar një popullsi, sepse haptazi nuk ishte e përshtatshme për interesat osmane. Këtë pretendim e kanë të gjitha perandoritë e mëdha mbikombëtare. Ndër të tjera në librin e tij Buxhovit na tregon, se perandoria otomane synonte krijimin e një njeriu të ri perandorak, një njeri pa rrënjë krejtësisht e kundërta ma atë që ndihej Kazazi dhe miqtë e tij, ata ndiheshin thellësisht shqiptar, me kujtimet dhe gjuhën e tyre të shtrenjtë. Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe është i vitit 1555, ku ekziston prova e shkruar. Të ballafaquar me këtë situata, kjo popullsi e provon mbi shpatullat e saj çfarë i ka sjellë posaçërisht Perandoria Osmane.
RADIO VATIKANI: Ne nuk duam të bëjmë komplotizëm për komplotizëm, por muajt e fundit kemi dëgjuar të flitet edhe për këtë, në një farë mënyre, por ky virus që po na shkatërron si një armë, si një gjest i kërkuar nga dikush, këtu në këtë roman ‘gjithashtu nxit të njëjtin dyshim’, madje edhe kur Protagonisti, një njeri i Zotit, ai është prift, rrethuar nga ankthi, ndërsa dokumenton sëmundjen, ai gjithashtu gjen edhe zgjidhjen, ai ka një ilaç me të vërtetë superior, i cili është i pagabueshëm?
GIOVANNI CEDRONE: Po, ai ka një ilaç metafizik,që është shpresa. Kazazi thotë se nëse heqim dorë, ne kemi vdekur që në fillimi prandaj ne duhet të kemi shpresë, për të mos u asgjësuar nga kjo epidemi në radhë të parë, dhe pastaj ata madje të fillojnë të kërkojnë një lloj anti-litteram, në se mund ta themi ata kërkojnë vaksinën. Dhe ata kanë edhe metodën e saj, të cilën Kazazi e sipas përkthimit letrar e quan “gërvishtje”, por në thelb është një inokulim i virusit brenda njerëzve të shëndetshëm. Sigurisht këtu kemi të bëjmë me një roman, ku mbi të gjitha shpresa te njerëzit theksohet fuqishëm. Kazazi duke qenë një njeri i kishës, dhe konkretisht ai është peshkop ka përgjegjësi ndaj besimtarëve të tij. E gjejmë atë të ndodhet në një udhëkryq: duhet të kundërshtojë urdhërat e sovranëve osmanë pushtues, apo tu nënshtrohet vullnetit të tyre? Ata që do të lexojnë këtë libër do të mësojnë se çfarë zgjidhje gjen peshkopi Kazazi.
RADIO VATIKANI: por ekziston edhe një element tjetër që ndihmon protagonistin dhe miqtë e tij, botën e tij për t’i rezistuar kësaj katastrofe kundër epidemisë dhe sugjerohet nga vetë nëntitulli, kur përmendëm identitetin kombëtar, hulumtimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, pikërisht ndërgjegjen etnike-kulturore shqiptare, kjo vëmendje ndaj gjuhës që kthehet shpesh nuk është rastësi, që romani ka si nëntitull “Për ty toka ime” ne jemi në zonën shqiptare, Jusuf Buxhovi njihet si eksponent i entitetit kosovar, a mund të na ndihmoni për të kuptuar përfundimisht në këtë drejtim kufirin kulturor- gjuhësor midis Kosovës dhe Shqipërisë?
GIOVANNI CEDRONE: Në realitet, kosovarët dhe shqiptarët të gjithë ndihen pjesë e një populli të madh, pikërisht atij shqiptar, padyshim që mund të ketë dallime shumë të vogla, por me pak fjalë ata ndihen i njëjti popull që flasin të njëjtën gjuhë. Në libër motivohet plotësisht ky fakt. Një poet i madh shqiptar është shprehur: ” Feja e shqiptarit është shqiptarizmi”. Libri e pasqyron këtë fakt në Kosovë, por i njëjti fenomen ekziston edhe në Shqipëri. Papa Françesku në vizitën e tij në Shqipëri disa vite më parë, ndër të tjera tha: “Shqipëria është një shembull i bashkëjetesës së besimeve”, pikërisht për këtë arsye, domethënë, bashkëjetesa e besimeve është vetë një element dallues i popullit shqiptar, në libër këtë e gjejmë si “Polikromi fetare”, ne e quajtëm në këtë mënyrë disi ekzotike nëse duam, por gjejmë këtë bashkëjetesë edhe në familjet e tyre, mund të themi edhe në të njëjtin person. Toka e tyre ndodhet në ekstremet e perandorisë, si i tillë duhet parë dhe analizuar, ky element që i bënë ata të papëlqyeshëm si nga Osmanët ashtu edhe nga Perëndimi në një farë mënyre dhe për këtë arsye ata janë të penalizuar, ky fakt pasqyrohet mjaft mirë në këtë libër.
RADIO VATIKANI: dëshira e tyre për ndërgjegjesim të identitetit kombëtar, veçanërisht sot që nacionalizmat shihen me dyshim, nuk është kjo një veçori që i bënë ata të jenë të papëlqyeshëm dhe të shikohen me dyshim si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi?
GIOVANNI CEDRONE: është shumë e vërtetë,por ne duhet të kontekstualizojmë botën ballkanike e cila është një botë shumë e veçantë, akoma më tepër Kosova ka një histori vuajtjesh, të cilën ne e tashmë e njohim shumë mirë, që çoi në rezultatin e bombardimeve të Serbisë në vitin 1999, sigurisht nuk kemi të bëjmë me një libër me pretendime nacionaliste, por gjejmë thjesht një pretendim kulturor, në realitet. (Radio Vatikani, ditari, më 18.05.2021).

Harresa shoqërore dhe institucionale e dëshmorit Zejnullah Berisha!

0

Florim Zeqa

Sëmundja e harresës apo shlyerja e trurit, nga vende të ndryshme të botës është duke u trajtuar si sëmundje e shekullit, e emërtuar në gjuhën internacionale mjekësore “Alcaimer”.

Alcaimeri i shoqërisë kosovare, i ardhur si pasojë e egoizmit njerëzor, injorancës dhe urrejtjës ndaj njëri-tjetrit, shërimin duhet ta gjejë brenda vetvetes e jo diku tjetër.

Kush është Zejnullah Berisha?

Zejnullah (Nazmi) Berisha ka lindur lindur më 13.09.1973 në Graboc të Poshtëm, i vrarë nga forcat serbe më 26 Mars të vitit 1999 tek rrethi në Fushë-Kosovë. Tradita atdhetare e Zejnullah Berishës është e lashtë, ai e kishte të burgosur gjyshin Haxhiun në kohen e Rankoviqit për vrasje të serbëve, axhin Fidaimin të rrahur në vitin 1991, po ashtu babain Nazmiun dhe axhën Hysniun të rrahur dhe torturuar gjatë luftës në tetorin e vitit 1998.

Gjaku i derdhur i dëshmorit Zejnullah Berisha nuk është vetëm gjak personal, por është gjak i derdhur ndër breza i familjes Berisha për lirinë e atdheut.

Përveqse e pafalshme, është edhe e pandershme të harrohet dhe injorohet familja atdhetare Berisha nga Graboci i Fushë Kosovës, e cila u sakrifikua gjeneratë pas gjenerate deri tek Zejnullahu në moshën 26 vjeçare, i vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe në Fushë Kosovë.

Sipas të dhënave të xhaxhait të Zejnullahut, diku rreth orës 10 të datës 26 mars 1999 të rrethrrotullimi i Fushës Kosovës, një grup paramilitarësh e kanë marrë Zejnullahun në prezencën e prindit të tij, e kan futë në një xhip të blinduar dhe e kanë zbritë të shkolla “Mihail Grameno”. Aty fillimisht e kanë maltretuar dhe më pas e kanë masakruar bashkë me një grup të rinjësh shqiptarë. Më pas policia i ka marrë nga aty trupat e pajetë dhe i ka dërguar në Spitalin e Prishtinës. Pas mbajtjes disa ditore në Morg të Spitalit i kanë varros në një varrezë masive në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Me të marrur vesh prindërit për këtë, menjëherë kanë shkuar për t’i zhvarrosur, por OSB-ja nuk i ka lejuar pa verifikim përmes analizave të ADN-së. Kësisoji, pas një kohe relativisht të gjatë, i kanë ftuar prindërit për marrjen e trupave, të cilët më pas i kanë varrosur në Fushë Kosovë.

Kërkohet nderim më i madh kombëtar për dëshmorët

Kjo është e mundur të arrihet përmes respektimit të vlerave të njëri-tjetrit, përmes dashurisë, solidaritetit, humanizmit dhe respektimit të traditave tona fisnike kulturore dhe kombëtare.

Varri i dëshmorit Zejnullah (Nazmi) Berisha dhe të tjerëve kanë mbetur në harresën e të gjithëve. Përveq familjarëve, i paprekur dhe i pa vizituar nga askush tani e 24 vite më parë!

“Të vetmit jemi ne familjarët që kohë pas kohe i sjellim lule të freskëta dhe shuajmë mallin me Zejnullahun. Jemi të indinjuar thellë në institucionet komunale dhe ato shtetëtore të cilët trajtimin e dëshmorëve të lirisë sonë po e bëjnë në mënyrë selektive; dikujt i ndërtohen lapidare dhe komplekse memoriale më paratë e taksa paguesve, ndërsa dikush tjetër po harrohet dhe anashkalohet nga kujtesa shoqërore siq është rasti i Zejnullah Berishës e shumë të tjerëve që ranë heroikisht në përballje më forcat serbe. Mbase Zejnullahu sot do të ishte i gjallë sikur të bënte atë që i kishin kërkuar paramilitarët serb, që ai fillimisht të këndonte në gjuhën serbe për “Serbinë e Madhe” apo të thoshte; “Rroftë Millosheviqi”, por në vend të kësaj ai me guxim të paparë ua kishte kthyer; “Coftë Milloshi”, gjë e cila i kushtoj me jetë”, përfundon rrëfimin xhaxhai i dëshmorit, Fidaim Berisha, ish veprimtar dhe mësimdhënës i shkollës fillore në Graboc të Poshtëm, paralele kjo e ndarë e shkollës fillore “Zejnel Salihu” e Bardhit të Madh.

Gjaku i harruar i dëshmorëve

Padyshim së harresa e dëshmorit të lavdisë sonë kombëtare në radhë të parë është shoqërore, por edhe politike. Së pari nuk ishte dashtë të harrohet nga shoqëria duke u nisur qytetarët e deri tek drejtuesit e komunës së Fushë Kosovës.

Mirëpo përgjegjësia më e madhe morale bie mbi institucionet komunale, pastaj dhe tek ato shtetërore, të cilat, dëshmorët dhe martirët e shtetit të Kosovës po i trajtojnë sipas përkatësisë partiake, rajonale dhe zonale.

Ky shkrim le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjën e çdo qytetari të komunës së Fushë Kosovës dhe më gjerë, së heronjët dhe dëshmorët nuk janë të asnjë partie politike, feje apo rajoni, janë të të gjithëve, janë të shtetit të Kosovës.

Andaj përkujdesja ndaj varrezave të dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës së tyre, dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje e nivelit kulturor të shoqërisë sonë në përgjithësi.

Familjarët e Zejnullahut dhe të tjerëve kërkojnë nga institucionet komunale që të ngritet një Pllakë Përkujtimore me emrat e të gjithë dëshmorëve tek rrethi në Fushë Kosovë si dhe të përjetësohen në emra rrugësh gjithandej qytetit, në përkujtim të krimeve dhe masakrave serbe në këtë komunë.

Mjaft me aksione “për vota fetare”!

0

Ali Sh. Mehmeti, 19.05.2023

Shumë gjatë, madje edhe sot, kam menduar dhe ende mendoj, se çfarëdo komenti dhe shkrimi rreth temave fetare veçse shtojnë kundërthëniet. Sidomos kur shkrimet dhe diskutimet rreth kësaj teme bëhen me gjuhë radikale, agresive, fyese, nënçmuese, prepotente, superiore … nga cilado palë, në ç’mënyre ushqehet radikalizmi i palës tjetër. Efekti përforcohet edhe më shumë kur ky lloj i diskutimeve bëhet nga persona publik nëpër mediumet e ndryshme. 

Megjithatë, fjalimi i fundit i Zëvendësministrit të MAPL z. Arbër Vokrri, përfundimisht ma humbi qetësinë. Nuk më besohej që një përfaqësues i qeverisë për të cilën votova edhe vet, thotë se jemi “populli i vetëm me një sinjifikancë politike që mundemi me u krenu se jemi produkt i prirjes së islamit me u përhap kah perëndimi; sepse një prej misioneve të islamit është pra, që fjalën e Allahut ta çoj në çdo shtëpi dhe të jetë pishtarë i qytetërimit njerëzor, të jetë busulla morale dhe qytetrimore e krejt njerëzimit” madje shton, në këtë rrugë “mund të ketë edhe lufta”. Nuk e di nëse një gjë të tillë gjer me sot e ka thënë ndonjë prej hoxhallarëve, madje edhe atyre më ekstremist, e lere më ndonjë zyrtar i qeverisë, i cili po merr rolin e ideologut dhe strategut të islamit politik, radikal, përçarës dhe luftënxitës. 

Të gjithë e dimë se në sistemin demokratik pushteti merret me vota dhe për këtë qëllim në hapësirat e shteteve post komuniste nuk ka kurrfarë rregulle, sepse “qëllimi arsyeton mjetin”, për dallim nga shtetet me demokraci të etabluara ku ligjet kanë vendosur disa kufizime. Përjashtim nuk mund të bënte as Kosova. Në këtë garë për vota “fetare” fillimisht bënin konkurrencë me njëra tjetrën LDK me PDK, për t’u zgjeruar gara pastaj edhe me AAK, Nismën, AKR dhe për të përfunduar me LVV. Nëse vazhdon kjo konkurrencë mes partive për votat e tyre, do vijë momenti kur, sipas parullës “islamistët e të gjitha partive bashkohuni” do ua marrin edhe pushtetin. Meqenëse për islamistët është më me rëndësi të jesh mysliman sesa turk, arab apo shqiptar, aq më pak me rrëndësi është se cilës parti i takon.  

Në mungesë të kauzave reale kundër qeverisë aktuale, opozitarizmi është reduktuar në lajme të rreme apo gënjeshtra që opozita vet fabrikon apo mediumet dhe organizatat joqeveritare me burime të dyshimta financimi, në shpifje, keqinterpretime, shkëputje të pjesëve nga fjalimet e qeveritarëve dhe në shumë mënyra tjera. Dhe si për çudi, nuk po e shfrytëzojnë një rast real, sikur ky i fundit, pas një fjalimi skandaloz të një zëvendës ministri kundër të cilit asnjë opozitar nuk reagoi. Nuk është vështirë të “dëgjohet” kjo heshtje. Çfarëdo kritike ndaj kësaj deklarate do ishte humbje e votave “fetare”.

Derisa opozita e ka luksin të hesht, edhe pse në kundërshtim me interesat e Kosovës, këtë luks nuk e ka Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo udhëheq një shtet laik, që ka një kushtetutë demokratike, që për synim strategjik ka integrimin në BE dhe në NATO, zhvillimin ekonomik, rendin dhe ligjin dhe përqafimin e vlerave perëndimore ku edhe jetojnë 1/3 e popullit shqiptar dhe, që edhe një pjesë e konsiderueshme e rinisë e ëndërrojnë perëndimin, edhe pse ende jetojnë në trojet etnike. Kurse një pjesëtar i kësaj qeverie, mendjemadh dhe trushpërlarë, ka për mision “përhapjen e islamit në perëndim”. Me siguri edhe kushtetutën e bazuar në sheriat, të përkthyer në anglisht, frëngjisht gjermanisht … e ka bërë gati për Evropë.

Shkarkimi i këtij njeriu dhe distancimi nga qëndrimet e tij është imperativ i kësaj qeverie. Nuk mund të arsyetohet me humbje të shumicës në kuvend për shkak të mundësisë reale që edhe disa eksponent të LVV-së në shenjë hakmarrjeje të largohen nga grupi parlamentar dhe i dalin në krah opozitës. Rrëzimi i qeverisë me këtë motivacion do të hidhte hije të keqe, më shumë për opozitën sesa për pozitën. Këtë e ka treguar përvoja e rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit. Me shkarkimin e këtij njeriu, LVV do humbte disa vota “fetare”, por do fitonte shumë më tepër vota “patriotike” nga partitë tjera. Prandaj, nuk duhet hezituar edhe me rrezikun e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Për t’iu shmangur kësaj konkurrence të dëmshme ndërpartiake, është më se e domosdoshme që sa më parë të ulen të gjitha partitë rreth një tryeze dhe të aprovojnë një ligj me të cilin do të definohen disa rregulla rreth “jetës fetare”, jo vetëm asaj myslimane. Sidomos të sanksionohen diskurset, jo vetëm ato publike por edhe ato brenda objekteve fetare, me të cilat sulmohen vlerat kombëtare shqiptare, përhapet mosdurimi dhe urrejtja ndaj feve tjera, propagandohen “misionet e përhapjes në perëndim apo lindje”, sulmohen të drejtat e njeriut, rregullohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirave publike dhe atyre mediale, definohet orari dhe niveli i zhurmës akustike dhe shumë çështje tjera, pavarësisht që disa nga këto tashmë janë të sanksionuara me ligje tjera.

Udhëheqës partiak, mos e pritni realizimin e parullës “islamistët e të gjitha partive bashkohuni” – bashkohuni ju më parë, s’paku rreth kësaj teme !       

   

Mesha në shqipen e vjetër në Elbasan, në një kishë që shkon gjurmëve të Nolit, të cilën se ndihmon shteti, megjithëse rrezikon të shembet!

Nga: Drini.us 

Shteti nuk e ndihmon rindërtimin e kishës së vet kombëtare

Kisha Orthodhokse Kombëtare Shqiptare Shën Kozmai në Kalanë e Elbasanit është një kishë unike si nga vjetërsia e saj , stili i ndërtimit , por dhe nga roli që ajo ka për Shqiptarinë ! Kjo kishe është 1500 vjeçare e stilit katakomb (kishë nën dhe pra poshtë tokës) . Arsyeja e ndërtimit të këtyre kishave nën tokë daton që në kohën e Perandorisë Romake , kur Krishtërimi ishte besim i ndaluar nga perandoria e asaj kohe . Dhe të krishterët kryenin lutjet e tyre në fshetësi .

Kjo kishë e rrallë është ruajtur dhe mbrojtur nga një familje ortodokse shqiptare elbasanase për vite me radhë .

Në kohën e komunizmit kisha frekuentohej fsheurazi nga besimtarët ortodoksë. Në kohën e demokracisë kjo kishë u braktis tërësisht dhe u prishën shumica e ikonave dhe sendeve kishtare për shkat të mosmirëmbajtjes dhe lageshtisë .

Ambienti i Kishës Ortodokse të Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora.

Në vitin 2020 vet familja Xhufka filloi ta rinovoj disi Kishën por qe e pamundur për shkak të shpenzimeve të larta që duheshin . Djali i familjes Nikolla Xhufka , i rritur në familjen e tij ku prevalonte Patrriotizmi e Besimi Ortodoks , u shkollua në Selanik për Teologji Kishtare Ortodokse , por fatkeqsisht nuk arriti të merrte diplomën për arsye të mosbindjes ndaj Kishës Ortodokse Greke .

Ky djal i ri kthehet në Elbasan, qytetin e tij të lindjes dhe kërkon mbështetjen e banorëve të lagjes Kala për ta ndihmuar të bëhej Klerik Ortodoks Shqiptar dhe të ndiqte rrugën e Klerikut , Politikanit, Poliglotit, Patriotit FAN NOLI .

Komuniteti Ortodoks atje duke njohur familjen e tij, patriotizmin e këtij djali dhe besimin e tij të paster tek Zoti , nënshkruajnë një pedicion drejtuar Kishës Rumune , qe te Vishte Prift djalin e lagjes se tyre , Nikollen .

Pasi ai mori pedicjonin e besimtarëve , shkon ne Rumani dhe Kisha Rumune e vesh Nikollen Prift Orthodhoks . Nikolla kthehet ne Elbasan , tanimë jo si Nikolla por si At Nikolla . Dhe gjëja e parë që bën ishte restaurimi i kësaj kishe , pra Kishës së Shën Kozmait !

At Nikolla , i varfër ekonomikisht por shum i pasur në shpirtin e tij patriotik fillon të mbledh të ardhura monetare për të restauruar pjesërisht Kishën Historike .

Dal nga dal kjo Kishë fillon të marr pamjen e saj të lavdishme dhe gjëja e parë që At Nikolla bën është vendosja e flamurit Shqiptar në krye te Kishës dhe një mozaik 2 metra i madh me figurën e Kryepeshkopit Fan Noli . Këtu fillon dhe historia e tij e rrezikshme me Kryepeshkopin Grek Janullatus , duke e akuzuar At Nikollen si një njeri mashtrues, injorant dhe sharlatan .

At Nikolla Xhufka ndonëse i gjendur përballë Kishës greke dhe 200 priftërinjeve që Janullatosit, kishe vendosë të bëj një deklaratë publike për herë të parë duke i dalur kundër Kishes greke dhe Janullatosit , duke treguar që Kisha e Elbasanit nuk e njeh jJnullatosin si Kryepeshkop , por si pushtues të Kishës Kombëtare të Fan Nolit . Shumë Patriot shqiptarë e besimtarë e mbeshetën At Nikolla Xhufkën në deklaratat që ai bënte kundër Kishës Greke duke suportuar Kishën e vogël të Elbasanit !

Kështu At Nikolla tanimë i njohur për deklaratat e tij jo vetëm kundër Kishës Greke por dhe asaj Serbe , bëhet i njohur ndër Shqiptarë . I vetmi Prift i cili del kunder Janullatusit dhe Kishës Serbe (pas At Markut , i cili është sëmur) por që gjithashtu shprehet pozitivisht për besimtarët Musliman e Katolik .

Ky Prift i ri merr simpatinë e pothuajse të gjithë Shqipetarëve në Shqipëri e Diasporë .

Por kisha ku ai shërben tanimë është në gjendje të vështirë për shkak të mungesës së investimeve nga shteti ( duhet theksuar se At Nikolla Xhufka nuk mer asnje pagesë nga askush !) .

Kjo Kishë e vogël , por me rëndësi të madhe për shqiptarët fanolist , sot që flasim rrezikon të shembet, sidomos muri lindor i saj .

Andaj, At Nikolla Xhufka iu lutet të gjithë dashamirësve ta ndihojnë që kjo kishë të mos shembet

***

Kisha Ortodokse e Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit është krejt e veçantë në hapësirën shqiptare. E gjendur gati nëntokë, në të ruhen predikimet e Fan Nolit nga një prift 25 vjeçar që vijon traditën e meshimit në shqipen e vjetër.

Në rrugët e kalldrëmta të Kalasë së Elbasanit një grup turistësh ndalojnë përpara imazhit të Fan Nolit, vendosur në qendër dhe me shqiponjën dykrenore me fushën e kuqe në sfond.

Përmes një dere jo më shumë se 1 metër të lartë e tepër të ngushtë, grupi përfundon në një mjedis krejt ndryshe nga çfarë ofron kalaja. At Nikolla Xhufka nuk humbet kohë dhe i fton me përzemërsi, duke i shpjeguar me detaje për kishën.

“Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Kozmai” ka hapur derën prej gati 1 viti për publikun. Ndryshe nga kishat e tjera në Shqipëri ajo është e tipit katakomb, një kishë e nëndheshme ku besimtarët ortodoksë kryenin ritet larg syrit të publikut.

“Disa ishin nga Spanja, e disa nga Amerika”, shpjegon prifti i kishës për grupin e turistëve që u largua i entuziazmuar nga kisha që nuk është më shumë se 15 metra katror, strehuar nën banesën e familjes Xhufka.

Një grup turistësh spanjoll dhe amerikan duke vizituar Kishën Ortodokse të Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

“Është e vetmja kishë në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, që është e stilit katakomb, e stilit të Jeruzalemit”, tregon At Nikolla Xhufka.

“Kishat katakomb datojnë përpara Perandorit Kostandin, kur krishtërimi nuk ishte fe e legjitimuar nga Perandoria Romake dhe të krishterët i ndërtonin vendet e lutjeve poshtë shtëpive, në vende të nëndheshme dhe bënin lutjet e ritualet fetare”, shton prifti i ri.

Ai shkëputet për pak minuta për t’i rënë kambanave të kishës. Me nxitim futet në derën përbri banesës dhe del në katin e parë përmes një dritareje. 2 këmbana të vogla prej bronzi kapur mbi një kabllo që kalon aty pranë nisin të shkunden fort prej tij.

Brenda Kalasë së Elbasanit kjo është kisha e dytë që dallon nga të tjerat për nga ritet që ndjek përgjatë shërbesave fetare.

“Në Shqipëri kemi 2 kisha që ndjekin rrugën e Fan Nolit, Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare Shën Maria dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Kozmai dhe ne të dy priftërinjtë quhemi At Nikolla”, shpjegon duke qeshur At Nikolla Xhufka.

“Liturgjia dhe mesha këtu bëhet në gjuhën e Fan Nolit, në shqipen e vjetër. Është kishë e pavarur dhe ndjek traditën e zakonet e Fan Nolit”, tregon At Nikolla.

Meshimi në shqipen e vjetër tërheq çdo të dielë qindra besimtarë nga Elbasani, fshatrat përreth, Durrësi e kryeqyteti, por edhe shqiptarë të diasporës e turistë që kuriozohen nga gjuha në të cilën kryhen ritualet në kishë.

Kisha Ortodokse e Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

“Kur dëgjojnë edhe historinë habiten e kënaqen, duke bërë foto e video”, tregon entuziazmin e vizitorëve prifti 25 vjeçar.

Një prift i ri, në një kishë të vjetër

Banorët e Lagjes Kala për dhjetëra dekada nuk kanë parë më shumë se një mur të suvatuar, por çelja e derës buzë rrugicës së kalldrëmtë ka ekspozuar ambientin e ruajtur me kujdes nga Familja Xhufka.

Kisha Shën Kozmai ka qenë e kamufluar nën banesën e familjes. Ajo është e vendosur në ambientin poshtë bodrumit të shtëpisë 1 katëshe dhe aty zbritej përmes një dritareje mbi dysheme.

“Gjatë komunizmit kisha ka qenë me ikona dhe prifti vinte fshehurazi. Këtu meshohej dhe mblidheshin njerëzit që vinin një nga një ose dy e nga dy”, shpjegon At Nikolla Xhufka.

“Familaj gënjente, thoshte kemi festë familjare, ditëlindje, ndërkohë që vihej e dëgjohej mesha”, shton ai.

At Nikolla Xhufka duke u ngjitur nga ambienti i kishës nëntokësore në bodrumin e banesës njëkatëshe. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Historia e saj ngacmoi dëshirën e At Nikollës që në vegjëli. Megjithëse trashëgimtarët e familjes ishin besimtarë por jo priftërinj, djali i vetëm i familjes ndoqi udhën e besimit që në moshën 20 vjeçare.

“Unë jam rritur në Kishën e Shën Marisë, me At Nikolla Markun dhe u largova nga aty e shërbeva në Kishën Autoqefale të Shqipërisë”, tregon rrugëtimin e tij At Nikolla.

“Më pas u largova nga aty e shkova në Selanik. Mbarova shkollën në një manastir atje dhe erdha këtu me një mision, për t’i shërbyer e për të vazhduar traditën e Fan Nolit”, shpjegon prifti që sot është 25 vjeç.

Komuniteti ortodoks dhe jo vetëm përveçse e frekuenton kishën, mundohet ta mbështesi pavarësinë e saj ekonomike në forma të ndryshme.

“Për Pashkë këtu bëhen 12 tavolina rresht si panair dhe besimtarët që nuk kanë mundësi të japin para, thonë po japim këtë ikonë apo kryq, vendoseni në panair dhe lekët të shkojnë për kishën”, tregon duke buzëqeshur prifti i ri.

Ai rrëfen se emri i Kishës Shën Kozmai është trashëguar, por mendohet se ajo mund të jetë quajtur edhe Shën Trinia, bazuar në një ikonë që ka qenë e vendosur gjithmonë në altar. Ndërsa sot kisha ka edhe ikonën e saj, falë punës së ikonografit Bledar Gramo.

“Është punuar në dru anijesh, e veshur e gjitha në flori dhe e punuar në stilin e Onufrit të Beratit, ku shfaqet Shën Kozmai që mban në dorë kishën këtu”, tregon me entuziazëm At Nikolla.

At Nikolla Xhufka duke mbajtur ikonën ku shfaqet Shën Kozmai teksa mban në dorë kishën. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Vendosur në një bazament prej guri të ndërthurur me llaç, struktura e kishës paraqet interes për datimin e saj, për të kuptuar teknikën e ndërtimit dhe funksionin në kohë të ndryshme.

At Nikolla shpjegon se institucionet e kulturës nuk kanë shfaqur interes për kryerjen e sondazheve arkeologjike dhe aq më pak të hedhin hapa për ta marrë në mbrojtje.

“Kisha flet vetë, njerëzit flasin vetë edhe nëse nuk shpallet monument kulture”, rrëfen At Nikolla.

Ajo ngjason më shumë me një kishëz të vogël, por kjo nuk i pengon besimtarët e Lagjes Kala dhe jo vetëm që çdo të dielë të ndjekin meshën grupe-grupe, duke u ndërruar me njëri-tjetrin midis hapësirës brenda dhe jashtë saj, në ndjekje të traditës së Peshkopit Fan Noli, themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim kryetarin Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Avni Dehari, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim kryetarin e  Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, njëherësh kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, sfidat e përbashkëta dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në adresimin e çështjeve rajonale dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Kryetarët Konjufca dhe Kasami vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik.

Pasi e njohu me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe angazhimet për arritjen e objektivave të përcaktuara, kryetari Konjufca falënderoi kryetarin e Lëvizjes BESA për rolin që Maqedonia e Veriut ka luajtur në momente shumë të rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin.

Duke e përgëzuar kryetarin Konjufca për punën dhe rezultatet e arritura në krye të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami foli për gjendjen politike dhe sfidat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në Komunën e Tetovës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimit të përbashkët dhe avancimit të agjendës së integrimit në BE.

Gjatë këtij takimi kryetari Kasami shoqërohej nga nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu, kryetarja e Forumit të Gruas, Melinda Rashidi dhe deputetët Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami.

Ulqini në kohën e Hafiz Ali Ulqinakut

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin 

(aspekte socio-gjeografike) 

Në kuadër të Perandorisë Osmane përkatësisht të Vilajetit të Shkodrës, Ulqini përjetoj zhvillimin më të madh ekonomiko-shoqëror gjatë shekujve XVIII-XIX. Të dhënat demografike dhe ekonomike të kohës dëshmojnë e Ulqini ishte qyteti kryesor i Shkodrës në bregdetin e Adriatikut. Por, pikërisht  në shek. XIX, ky qytet përjetoj një dekompozim  si në aspektin ekonomik dhe ate demografik sidomos gjatë vitëve 1878-1880. Janë pikërisht ngjarjet e zhvilluara gjatë këtyre  vitëve,me përmasa regjionale e gjeostrategjike  qe ishin  dramatike për qytetin e Ulqinit, sepse   dolën në pah interesat   e Fuqive të Mëdha.  Kështu në sajë të një presioni të vazhdueshëm ndaj Perandorisë Osmane e detyruan ate  qe t ia dorëzojë Ulqinin Malit të Zi(nëntor 1880). Edhe pse shqiptarët rezistuan, madje duke luftuar më armë në dorë, ishin rrethanat ndërkombëtare të kohës që sakrifikuan Ulqinin për qellimet e tyre gjeostrategjike. 

Pikërisht në këtë kohë në Ulqin lindi, u shkollua dhe jetoj  deri në moshën 25 vjeçare hafiz Ali Riza Ulqinaku(1855-1913), personaliteti më i njohur nga Ulqini gjatë Rilindjës Kombëtare Shqiptare. Ai ishte dëshmitar okular i ngjarjeve të kohës, madje si shumë ulqinakë  të tjerë edhe ai me zemër të thyer emigroj nga Ulqini duke u vendosur në Shkodër. 

Por, më këtë rast ne nuk do të trajtojmë veprimtarinë e tij krijuese e arsimore, por disa aspekte socio-gjeografike të kohës të cilat padyshim kanë ndikuar në formimin e tij personal dhe intelektual, sepse deri në nëntor të vitit   1880 ishte dëshmitarë okular i ngjarjeve të ndodhura në Ulqin dhe rrethinën e tij. Ai ishte i informuar me paraskenat e prapaskenat qe po i përgatitëshin Ulqinit, ku ishte pjesë e njësiteve luftarake për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, por siç dihet se e  pësojë nga interesat e Fuqive të Mëdha kundër Perandorisë Osmane.  

1.Fizionomia urbane e qytetit 

Pas pushtimit nga ana e Venedikasve prej një shekulli e gjysëm(1421-1571) në  kuadrin e Perandorisë Osmane  qyteti i Ulqinit ishte një periudhë  më të gjatë kohore prej  me tepër se tre shekuj(1571-1880). Ishte kjo periudha kohore e cila  ndryshoj dukshëm fizionominë  e qytetit, që është i njohur me emrin stili oriental. Po ashtu gjatë kës periudhe kemi   edhe zgjerimin    territorial të qytetit, nga Kalaja në perëndim  në drejtim të  mëhalla e Merasë, në lindje.   

Eshtë dokumentuar  se gjatë shekullit XIX, qyteti i Ulqinit arriti lulëzimin e vet më të lartë ekonomik duke  qenë qyteti më  i zhvillua në pjesën bregdetare  të Vilajetit të Shkodrës. Ndryshimi i fizionomisë urbane filloj me ndërtimin   e objekteve të kultit(xhamia, kisha), hamameve,mejtepeve,  mederes, kullës së sahatit, objekteve të banimit  etj.  

Sipas të dhënave të disponuara nga shekulli XVII e më pas në kategorinë e objekteve të kultit  janë ndërtuar 9 xhami dhe 2 kisha. Sipas vitëve  të ndërtimit janë ndërtuar: Xhamia e Lamit(1689) Xhamia e Pashës(1719), Xhamia e Mazgjahit(1728), Xhamia  në Krye të Pazarit(1749), Xhamia në Mera(1779), Xhamia e Bregut(1783). Këtyre duhet shtuar edhe Xhaminë e Marinarëve, xhaminë në Kala (nga kishë në vitin 1510, e shndërruar në xhami në vitin 1693) si xhaminë  e Meterizit( e cila pas vitit 1880 pushteti malazez e transformon në kishë ortodokse). Në kuadër të tyre objekteve të kultit janë edhe  kisha ortodokse në Mal të Bardhë(1869) dhe kisha katolike po aty(1875). 

Pikërisht ne një ambient të tillë tipik oriental, me popullsi pothuaj absolute shqiptare të konfesionit islam 160 vjet më parë lindi Ali Riza Ulqinaku, persnalitetit më i madh i Ulqinit gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare  Shqiptare. 

 

Ali Riza Ulqinaku(1855-1913)  

  1. Veprimtaria ekonomike e popullsisë

Në sajë të pozitës së vet gjeografike popullsia e Ulqinit më shekuj si veprimtari parësore ekonomike ka pasur detarinë, përkatësisht tregtinë e cila është zhvilluar jo vetëm në kuadër të detit Adriatik por edhe më gjerë. Po ashtu popullsia është marrë edhe me bujqësi dhe ullishtari, sepse prodhimi i vajit të ullirit ka qenë ndër më cilësoret në regjion. Nuk ka dilemë se popullsia e qytetit është marrë me zejtari sepse ajo ishte veprimtaria e cila ka  plotësuar nevojat e popullsisë vendore dhe të zonës së vet gravituese. Përveç popullsisë vendore, në detari kanë qenë të angazhuar edhe të tjerë të cilët ulqinakët i kanë paguar si punëtorë apo ishin të rrëmbyer si rob në sajë të veprimeve të kusarisë e cila ka qenë e njohur për kohën. Një e dhënë e tillë dëshmohet me faktin se të dhënat për kohën flasin se Ulqini kishte disa mijëra veta në ekuipazh të anijeve të tyre tregtare. 

Gjatë shek.XIX Ulqini ka luajtur rol të veçantë në tregtinë e jashtme shqiptare. Madje për këtë kohë si Ulqini, Tivari, Oboti she Shëngjini, kanë paraqitur bazën e tregtisë në Veriun shqiptar. :adje studiuesi francez A.Vickenel Ulqinin dhe Tivarin i fustenëdr portet më të shquara shqiptare. Ulqini kishte rol të veçantë në sistemin e lundrimit detar me shkodrën. Sipas të dhënave të kohës aty jetonin 6000-8000 banorë, që kryesisht merreshin me lundrimtari dhe me tregti. Ulqinakët me anijet e tyre vizitonin jo vetëm portet shqiptare, por të gjitha portet e Detit adriatik, të Detit Jona e të Mesdjheut. Tregtarët e Ulqinit ndiqnin  panairet italiane të Rekanatit, ankonës, sinigalias dhe të Lajpcigut në Gjermani, ku merreshin  me shitblerjen e gjërave të çmueshme. Por, pë tregtarët e bregdetit shqiptar ankona ishte më e preferuara, pasi ajo i port i hapur, ishte më  e lirë dhe papengesa. Numri njësive lundruese në Ulqin ka ndryshuar nga një shekull në tjetrin. Kështu sipas disa të dhënave del se në shek.XVII Ulqini kishte 500 velanije, duke qenë qyteti kryesor i Perandorisë osmane në bregdetin e Adriatikut. 

Ndërsa  në fillim të shek.XVIII flota ulqinake kishte rënie në numrin e njësive lundruese ku në gjirin e saj ishin gjithsej 250-300 barka të mëdha e të vogla, që drejtoheshin nga një ekuipazh shqiptar prej 5-6000 vetash. Por, me rritjen e tregtisë së jashtme në Shkodër, flota ulqinake në vitin1848 kishte 400 njësi të ndryshme lundruese, numër i cili pothuaj mbeti konstant deri në vitin 1880, kur Ulqini kalon nën administrimin e Malit të Zi.. 

Ishte  pikërisht  ky vit fatal qe ndikoj në zvoglimin e numrit të njësive lundruese,  sepse në kuadër të popullsisë së emigruar në Shkodër e Durrës, një numër i konsideruar i tyre ishin pronar të anijeve.Nga ajo kohë Ulqini humbi imazhin e qytetit kryesor bregdetar në Vilajetin e Shkodrës, me pasoja të mëdha ekonomike e demografike  për popullsinë vendore shqiptare. 

  1. Dominimi i  popullsisë  shqiptare 

Të dhënat e para në shek. XIX, në lidhje me popullsinë e qytetit të Ulqinit i përkasin viteve të 30-ta, ku ceket se ky qytet kishte 6000-7000 banorë. Nga kjo kohë e më vonë ekziston një vakum në këtë drejtim, deri në vitin 1863-64, ku theksohet se Ulqini kishte 453 shtëpi, e nga ato 451 ishin-shtëpi myslimane dhe 2 ortodokse, ndërsa për lagjen Mera thuhet se ishin 7 shtëpi, prej tyre 6 katolike dhe 1 ortodokse. Të dhëna për këtë vit ekzistojnë edhe për Shtojin, i cili kishte 21 shtëpi, të gjitha katolike. Ndërsa për pesë fshatra të tjera më të aferta thuhet se kishin 86 shtëpi myslimane, 87 katolike, apo gjithsej 173 shtëpi. 

Foto..Pazari i  Ulqinit në shek.XIX. 

Pas një rezistence të lavdishme gati dymujore (14.11.1877-10.1.1878), Tivari u bë shkrumb e hi dhe u pushtua nga forcat malazeze, por ato nuk ishin të ngopur me kaq, andaj të përgatitur  për aspiratat pushtuese u nisën në drejtim të jugut dhe lindjes. Kështu nga 17-18janari i vitit 1878, Ulqini pushtohet nga forcat malazeze, të cilat djegin qytetin si dhe vetë çarshinë. Ato këtu qëndrojnë deri më 8. 2. 1879, sepse sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, neni 29, Ulqini mbetet nën sovranitetin e Perandorisč Osmane.  

Në rrethana të tilla, në një situatë të re kemi emigrimin e parë të popullsisë nga qyteti i Tivarit, Krajës dhe Ulqinit. Popullsia e shpërngulur është shqiptare kryesisht e konfesionit islam, por ka pasur edhe myslimanë sllavofolës, sidomos nga qyteti i Tivarit. Popullsia e emigruar është vendosur kryesisht në Shkodër. Kështu, në saje të të dhënave, nga Ulqini, pas rënies së tij nën Mal të Zi në janar të vitit 1878, janë larguar 143 familje dhe janë vendosur në Shkodër.  

Të dhënat lidhur me numrin e banorëve të qytetit të Ulqinit duke filluar nga kjo kohë janë më të shumta, sepse ai në saje të qëndrimit të Fuqive të Mëdha ishte në qendër të veprimit të diplomacive ndërkombëtare të shteteve përkatëse. Francezi Bozhur thekson se Ulqini në shek. XIX kishte 6000 banorë, ndërsa më 1878 Gopçeviqi jep shifrën 8000 banorë. Për vitin 1880, na jepet e dhëna prej 5000 banorëvë.  

Nga ana tjetër nahia e Mërkotit kishte 315 shtëpi, të gjitha myslimane.Po këtë vit nahia e Krajës kishte 1100 shtëpi, më këtë përbërje konfesionale: 700 myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse.Por, siç do te shohim më vonë ne saje te rrethanave te reja shoqërore këto raporte te strukturës kombëtare te popullsisë do të ndryshojnë ne disfavor te popullsisë shqiptare e ne veçanti ka të bëj me qytetin e Tivarit.  

Struktura etnike e popullsisë në këtë mjedis sidomos ne viset shqiptare filloi të ndryshojë pas vendimëve të Kongresit të Berlinit 1878, pas vitit 1880, e po ashtu  edhe më vonë pas vitëve 1912-1913, sepse këto vise kaluan nën administrimin e Malit të Zi. Nga një gjendje   e re e krijuar me pushtetarët e rinj, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë emigroi në Shkodër e gjetiu. Emigrimi i popullsisë pati përmasa të mëdha sidomos ne qytetin e Ulqinit ku pas vitit 1880, u shperngulen nga qyteti 413 familje me rreth 3000 banorë, duke u vendosur kryesisht ne Shkodër por edhe në Durrës.  

4.Ndryshimi  i struktures nacionale të popullsisë  

Me aneksimin e territorëve të reja pas vitëve 1878 dhe 1880, politika shtetërore malazeze kishte vendosur objektiva të qarta ne lidhje më këto territore.Çështje parësore ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në këtë mjedis. Kështu më urdhër të Simo Popoviqit i cili ishte ne funksionin e guvernatorit të parë të Ulqinit, organet e pushtetit malazez ia filluan punës për regjistrimin dhe matjen e sipërfaqës tokësore që  duhej të kolonizohej. 

Ne lidhje më këtë çështje ne mënyrë mjaft transparente na dëshmon letra e vojvodë S.Popoviqit qe ia dërgonte ministrit të punëve të jashtme, ku thuhet: 

”Rrethi i Ulqinit për ne është i huaj.Të gjithë këtu janë turq(shqiptarë të konfesionit islam-N.D.) dhe malësorë.Kujdesi ynë i parë, për arsye të shumë shkaqeve, duhet të jetë që banorët vendës ti asimilojmë dhe atë sa më parë në dy mënyra: me anë të kolonizimit, duke vendosur këtu 4-5 mijë familje malazeze dhe me anë të hapjës së shkollave.Kolonizimi do të arrihet kur të shpërngulën malësoret nga ky vend.Kur të realizohet ky projekt, atëher ky rajon i bukur dhe i pasur do të jetë krejtësisht dhe përgjithmonë i Malit të Zi.Deri sa të mos realizohet ky qëllim, nuk kemi së çka të gëzohemi”. 

Një përmbajtje e tillë nuk meriton të analizohet, sepse çdo gjë është transparente, por i mbetej  pushtetit të ri te realizoj ne praktikë kolonizimin e këtyre territorëve me popullsi sllave. 

Sipas të dhënave qe disponojmë ne Ulqin e rrethinë nga viti 1881  e deri më 1893,janë vendosur 400 familje kolonistësh sllavë, të cilave iu janë ndarë 5000 rrallë tokë.  Nga kjo del se një ekonomi shtëpiake ka fituar nga 12,5 rrallë tokë. Ne forma të ndryshme plane  kolonizimësh kanë vazhduar të realizohen deri në luftërat ballkanike, sepse deviza shtetërore ishte të ndryshohet struktura etnike e këtyre mjedisëve.   

Asipratat ekspansioniste ndaj këtij mjedisi i ka shprehur edhe vetë princ Nikolla i Malit tč Zi,  i cili theksonte  ”… me vendosjen e malazezeve prej Mozhurit e deri  të Buna, tërë  qarkun e Ulqinit e malazezojmë”, duke vazhduar se “…tërë qyteti dhe rrethina është e banuar më banorë shqiptarë të konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe në ketë anë të Mozhurit nuk është ndier. Me vendosjen e malazezëve zhduket tipi shqiptar i kësaj ane”. 

Ndaj një citimi të tillë çdo koment është i tepert sepse politika ekspansioniste ishte platformë politike e Malit të Zi,  e cila ishte pothuaj identike sikurse “Naçertania” e Serbisë nga viti 1844, ku parësore ishin asimilimi dhe kolonizimi i territoreve te reja të administruara prej tyre në sajë të vendimeve të Fuqive të Mëdha. 

5.Tivari – humbja e identitetit etnik 

Nëse Ulqini pati mundësi të ruaj identitetin e vet etnik edhe pas vitit 1880, ku ne rrethinë fillimisht e më pas në qytet u vendosën kolonistët malazez, diçka e tillë nuk ngjau me Tivarin. Ky qytet  ne saje të vendimëve të Kongresit të Berlinit në vitin 1878, kur i jepet Malit të Zi në mënyrë mekanike e ndryshoi strukturën e popullsisë ne favor të asaj sllave, ndërsa elementi shqiptarë mbeti ne pakicë, ku me kalimin e kohës u asimilua pothuaj tërësisht, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm vendbanimet shqiptare në  pjesën veripërendimore e Krajës. 

Ne lidhje mbi strukturën kombëtare te popullsisë ne qytetin e Tivarit pasi ai kalon nen administrimin e Malit të Zi, te dhëna më interes kemi nga regjistrimi i popullsisë ne vitin 1879.Te dhënat e publikuara kanë të bëjnë me strukturën konfesionale te popullsisë sepse ajo kombëtare vazhdimisht është eliminuar për qellime te caktuara.  

Kështu në qytetin e Tivarit nga këto të dhëna del se ne vitin 1879 kishte  445 familje me gjithsej 1823 banorë.Me të numërt kanë qenë myslimanët  me 804 banorë apo 192 familje, pastaj ortodokset  me 489 banorë apo 192 familje, katolikët 448 banorë,108 familje dhe romët me 82 banorë dhe 16 familje.  

  1. 6. Përfundim

Në shek.XIX, në territorin e Ulqinit në aspektin e ngushtë por edhe si regjion kanë ndodhur ndryshime të mëdha socio-demografike, si rezultat i luftërave të zhvilluara, por edhe veprimit  të diplomacisë ndërkombëtare. Ne këtë aspekt pas Tivarit,  Ulqini është shëmbull tipik i viktimizimit për interesat e Fuqive të Mëdha.  

Pikërisht, në saje të tyre veprimeve subjektive për çështje të territoreve  pasoj në vepër  ndryshimi mekanik i strukturës etnike të popullsisë, me shperngulje të shqiptarëve dhe me procesin  e kolonizimit, me popullsi sllave,  duke ndryshuar demografinë e këtij mjedisi. 

Pra kemi të bëjmë me raporte të reja gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha të cilët ishin në aleancë kundër Perandorisë Osmane. Në këto rrethana shqiptarët ndonëse përmes LSHP u angazhuan maksimalisht për ruajtjën e hapësirës etnogjeografike shqiptare, ishin faktorët ndërkombëtar qe përcaktuan interesat e tyre gjeopolitike. 

Ne kujtim dhe nderim të figurës  së hafiz Ali Ulqinakut me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga data 7 maj 2002  një rrugë në qytetin e Ulqinit mbanë emrin e hafiz Ali Ulqinakut. Mendoj se  është e  udhës të inicohet, ngritja e një busti  në qytetin e Ulqinit, ku me një veprim të  tillë, ne nderojmë vetën dhe këtë personalitet të kulturës kombëtare. Iniciativa  e tillë besoj se do të përkrahet nga pushteti lokal, duke dëshmuar se veprojmë si bota e qytetëruar, duke vlerësuar personalitetet e nderuara kombëtare.

Literatura e konsultuar: 

1.Xhevat Repishti, Isuf Sokoli dhe lufta për mbrojtjën e Ulqinit, Tiranë 1979 

2.Riza Rexdha, Ulqini në vitët e Lidhjes shqiptare të Prizzrenit(1878-1881), Art Club, Ulqin, 1998 

3.Riza Rexha. Ulqini dhe politika e Malit të Zi(1881-1916), Art Club, Ulqin ,2005 

  1. 4. Faik Luli-Islam Dizdari, hafiz Ali Ulqinaku-jeta dhe vepra, LOGOS, Shkup, 2005

5.Nail  Draga, Popullsia e Ulqinit në shek.XIX-XX, Simpoziumi shkencor, Ulqini në rrjedhat  e kohës, Art Club, Ulqin, 2000 

6.Spiridon Gopčević, Crnogorski-turski rat(1876-1878), Vojno delo, Beograd, 1963 

7.Bernard Stulli, Albansko pitanje, JAZU,knj.318, Zagreb 1959. 

8.Hajredin Muja, Ulqini dhe Tivari ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit, Logos, Shkup, 2009 

9.Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjës Kombëtare, Tiranë, 1984. 

  1. Jusuf Shpuza, Vëzhgim për emrat familjarë të shqiptarëve, Shkodër, 1998

E.Durham: Vizatim i Ulqinit nga viti 1905

Kosova përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro

0

-Fjala e Ministres së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, në konferencën e sotme për media rreth marrëveshjes “Tregu i Përbashkët”

Të nderuar përfaqësues të mediave,  

 Ju falënderoj për prezencën Tuaj në konferencën e sotme, në të cilën do të ju informoj për një nga lajmet më të mira për Republikën e Kosovës, veçanërisht për industrinë dhe ndërmarrësit e saj   

Kam kënaqësinë të ju informoj se Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme.  

Marrëveshjen që Republika e Kosovës të jetë pjesë e këtij Programi, e kemi nënshkruar me datën 11 maj, në ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel, bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW) znj. Kerstin Jorna. 

Përfshirja e Republikës së Kosovës në Programin “Tregu i Përbashkët”, për periudhën kohore 2021-2027, është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në BE.  

Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.  

Përmes programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, bizneset dhe organizatat e Kosovës, pos që mund të jenë përfituese vetanake, ato mund të ndërveprojnë edhe me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE.  

Ne, si Republikë e Kosovës, kemi negociuar pjesëmarrjen në shtyllat të cilat janë te dedikuara për vendet jo-anëtare të BE-së të cilët janë si në vijim:   

  1. Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve 
  1. Mbikëqyrja e tregut 
  1. Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve  

si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjital  

  1. Standardizimi i raportit financiar dhe jo financiar ndërkombëtar përfshirë dhe standardet e auditimit  
  1. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve 

Bizneset dhe organizatat e Kosovës kishin mundësinë të aplikonin në këtë program nga muaji nëntor i vitit 2021, menjëherë pas fillimit të negociatave, për çfarë e falënderojmë Komisionin Evropian, mirëpo ndërmarrësit tonë mund të bënin marrëveshjen e përfitimit vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes që bëmë ditë më parë dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Kosovës, të cilën tani e kemi në procedurë.   

Mali i Zi dhe Maqedonia kane nënshkruar ne prill 2023, Kosova me 11 Maj, 2023, ndërsa vendet tjera te rajonit nuk kane nënshkruar ende këtë marrëveshje.  

Kosova si palë që ka mundësinë e jashtëzakonshme për të përfituar nga ky Program, do ta paguaj një kontribut të pjesëmarrjes i cili varion nga zhvillimi ekonomik e që është në përputhje me bruto produktin vendor – shifra e kontributit për vitin 2023 është 64,990 mijë euro.  

Kush mund të aplikojë dhe përfitoj nga ky program i tregut te perbashket? 

Në këtë program domethënës dhe për ekonominë e Kosovës, të drejtë aplikimi kanë shumë mekanizma, nisur nga:  

  • Institucionet qeveritare 
  • Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) 
  • Odat ekonomike dhe Dhomat e tregtisë, industrisë  
  • Organizatat e konsumatorëve, përfshirë OJQ-të, veçanërisht ato qe janë per mbrojtje te te drejtave te konsumatorit 
  • Institucionet arsimore 
  • Sindikatat e fermerëve 
  • Fermerët, Bujqësia 
  • Peshkatarë, akuakulturistë, pronarë anijesh 
  • Ndërmarrjet e mëdha 
  • Pikat Kombëtare të Kontaktit – NCP 
  • Shoqatat e Prodhuesve 
  • Studiues/Qendra/Institucione kërkimore 
  • Ndërmarrjet shtetërore 
  • Qendrat e trajnimit etj. 

Aplikimi për të gjitha, dhe jo vetëm, këto entitete bëhet direkt në thirrjet që hapen nga Komisioni Evropian, linkun e të cilit do t’ua japim edhe juve, përfaqësues të nderuar të mediave dhe ju lusim ta ndani për opinionin e gjerë publik.  

Linku: https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/programmes/smp   

Meqë kjo është një marrëveshje e re me e gjere qe nderlidhet edhe me programet tjera te BE-se siq jane Horizon 2020 e programe tjera relevante, më lejoni të ju flas shkurtazi për secilin nga fokuset, aktivitetet dhe indikatorët e mbështetjes dhe çfarë ato synojnë për secilën shtyllë në të cilën ne tani jemi pjesë: 

  1. Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve

Synon  

  1. Mbështetje për NVM-të, grupimet, organizatat e tjera të rrjetit të biznesit, duke përfshirë sektorin e turizmit. Nxitja e rritjes, rritjes dhe krijimit të NVM-ve;
    b. Qasje në tregje (duke përfshirë ndërkombëtarizimin e NVM-ve);
    c. Aftësitë ndërmarrëse dhe rritjen e punsueshmerise;
    d.   Mjedis i favorshëm i biznesit për NVM-të, mbështetja e transformimit digjital dhe promovimi i mundësive të reja të biznesit për NVM-të, duke përfshirë ndërmarrjet e ekonomisë sociale dhe modelet inovative të biznesit;
    e.   Konkurrueshmëria e ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale;
    f.    Modernizimi i industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, digjitale dhe elastike. 

Aktivitetet:  

  1. Mbështetje për NVM-të
    b. Qasje në tregje
    c. Mbështetje për Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve (european enteprise netëork/EEN)
    d. Mjedis i favorshëm biznesi
    e. Lehtësimi i zhvillimit dhe rritjes së bizneseve
    f. Konkurrueshmëria dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjeve dhe sektorëve të tërë të ekonomisë (ekosistemeve lidhëse, grupimeve)
    g. Nxitja e një mjedisi biznesi sipërmarrës dhe një kulturë sipërmarrëse, përfshirë përmes mentorimit dhe skemave të lëvizshmërisë 

Indikatorët me të cilët do të matet impakti i këtij komponenti   

1 – Numri i NVM-ve, grupeve dhe organizatave të rrjetit të biznesit, dhe organizatave mbështetëse të biznesit që marrin mbështetje nga programi, veçanërisht për ndërkombëtarizimin, digjitalizimin dhe qëndrueshmërinë.
2 – Numri i kompanive të mbështetura që kanë lidhur partneritete biznesi.
3 – Numri i ndërmarrësve që përfitojnë nga skemat e mentorimit dhe lëvizshmërisë, duke përfshirë të rinjtë  

  1. Mbikëqyrja e tregut  

Marrëveshja përfshinë edhe komponentën e Mbikqyrjës së Tregut e cila atë e bazon përmes tri shtyllave: 

  1. Ekspertizë e jashtme   
  1. Mbështetje të digjitalizimit të operimeve: implementim të teknologjisë së re, Studime për teknologji të re dhe Automatizim të inspektimeve  
  1. Mbështetje në përmirësim të kapaciteteve të testimit, financim i ndërtimit të laboratorëve të testimit të produkteve    
  1. Përmirësimi i informatës/statistikave të mbikëqyrjes së tregut, zhvillimi i një modeli që matë parregullsitë për çdo sektor.  
  1. Ekspertizë e brendshme  
  1. Mbështetje në zhvillimin dhe mirëmbajtje të sistemit ndërkombëtar të informimit dhe komunikimit  
  1. Përmirësimi i koordinimit mes autoriteteve doganore dhe inspektorateve  
  1. Zhvillimi i një liste të indikatorëve për mbikëqyrje të tregut  
  1. Grante që mbështesin aktivitetet e përbashkëta mes inspektorateve, së paku me 3 inspektorate te tregut.  
  1. Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjital 

Një kopmonentë shumë i rëndësishëm është Operacionalizimi dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të mallrave dhe shërbimeve si dhe politika e konkurrencës në një union më të fort dhe digjitale.  

Ky komponent synon mbështetjen e forcimit te konkurrencës duke u fokusuar në tri prioritetet aktuale të bashkimit evropian: agjenda e gjelbër, agjenda digjitale, dhe rritja e aftësive për tu ringjallur.  

Agjenda e gjelbër 

  1. Mbështetje në de-karbonizim, përfshirë udhëzimet dhe rregullatorin për skemat mbështetëse për klimë, energji dhe ambient 
  1. Mbështetje ligjore për konkurrentët që bashkëpunojnë në zhvillimin e produkteve dhe proceseve të qëndrueshme  
  1. Implementimi i politikës në lidhje me transferimin e gjelbër 

Agjenda e digjitale  

Zhvillimi i politikave dhe implementimi në lidhje me agjendën digjitale, në veçanti aspektin e tregtisë elektronike    

Rikuperimi  

Mbështetje në zhvillimin e një politike të mirë të konkurrencës që mundëson rikuperim të shpejtë duke përfshirë dinamikën, inovacionin dhe konkurrencën 

  1. 4. Standardizimi i raportit financiar dhe jo financiar ndërkombëtar përfshirë dhe standardet e auditimit

Kjo komponentë përfshinë qasje në standardet e raportimit financiar dhe jo financiar si dhe auditimit, me qëllim të përafrimit me rregullat e Bashkimit Evropian, e po ashtu synon të stimulojë inovacion dhe zhvillimin e praktikave më të mira sa i përket raportimit të korporatave.    

  1. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve  

Kjo është komponentë që synon mbrojte të konsumatorit, rritje të nivelit të sigurisë së produkteve, promovon qëndrueshmëri të konsumimit, mbështet organizatat e mbrojtjes së konsumatorit dhe autoritetet zbatuese apo mbikëqyrëse  

Aktivitete tjera që përfshihen në këtë program:  

  1. Mbështet aktivitete për mbikëqyrje të tregut, veprime të përbashkëta me shtetet tjera pjesëmarrëse;  
  1. Shkëmbimi i zyrtarëve implementues/inspektorëve si dhe teknologjisë/inspektime elektronike/online  
  1. Grante për organizatat që promovojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtje të konsumatorit   
  1. Grante për metoda alternative të zgjidhjes së kontesteve  
  1. Grante për organizim të ngjarjeve që synojnë ngritje të bashkëpunimit mes qendrave të mbrojtjes së konsumatorit me venet të vendeve pjesëmarrëse

Në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe përfitimit nga ky program, bizneset dhe organizatat vendore mund te aplikojnë qe tani ne thirrjet aktuale te programit, por edhe do të njoftohen përmes sesioneve informuese nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në mënyrë që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi shumë domethënëse për zhvillimin e përgjithshëm dhe transformimin ekonomik të vendit tonë.  

Tani ne veç e kemi të hartuar programin e informimit dhe së shpejti fillojmë me aktivitete. Do ti ftojmë edhe expertet nga BE per këto sesione  

Duke ju falënderuar juve, më duhet të shpreh edhe falënderimin tim të përzemërt për ekipet negociatore, nga Qeveria e Kosovës të udhëhequr nga z. Irfan Lipovica dhe nga Komisioni Evropian të udhëhequr nga znj. Francesca Porcelli nga DG Grow ne BE!  

***

EU single market program ngërthen ne vehte edhe programet e mëhershme COSME ( qe ishte shume ne vlere me te vogël 2.3 miliard euro per periudhën 2014-2020. 

Fokusi ishte ne SME support, por EU single market program me shume stimulon bashkëveprim me shtetet e BE-se si dhe pergadit institucionet, organizatat dhe konsumatorin per te qene ne gjendje te jene konkurrent dhe te vetëdijshëm dhe te pergaditur per integrime ekonomike ne BE. 

Raporti i progresit i Komisionit i KE pikërisht gjate mandatit te H Bajrami e ka potencuar e MINT 

Si asnjëherë tjetër , vonesat ne reforma, shkatërrimin ne te gjitha reformat institucionale 

Propaganda nuk kalon! 

Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. 

Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018. 

Shihni linkun për Ligjin e Ratifikuar. 

Mbahet takimi vjetor me Suedinë

0

Prishtinë, 18 maj 2023 

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, organizoi takimin vjetor me Suedinë. Delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Ndërkohë, delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bislimi përbëhej dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Bashkëpunimi me shtetin e Suedisë dhe projektet e përbashkëta, ishin në fokus të këtij takimi, ku u rishikuan dhe biseduan projektet ekzistuese dhe format për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falenderoi Qeverinë suedeze dhe popullin suedez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në shumë procese.

‘’Sot do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi arritjet e deritanishme dhe do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit. Dua të ritheksoj se Qeveria e Kosovës vlerëson shumë faktin që ndihma e marrë nga partnerët tanë është e koordinuar, për të arritur ndikimin maksimal, duke e fokusuar këtë ndihmë në projekte brenda fushave të identifikuara si prioritare për zhvillimin e vendit’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Më poshtë fjala hyrëse e plotë e zëvendëskryeministrit Bislimi:

I nderuar ambasador Westerlund,

Të nderuar ministra,

Të nderuar pjesëmarrës, 

Kam kënaqësinë dhe nderin tim që për herë të dytë të hap takimin vjetor mes Suedisë dhe Kosovës. Ky takim është i një rëndësie të veçantë, sepse diskutohet për një lloj bashkëpunimi reformues në hapësirën e mbështetjes së Suedisë për Kosovën në reformat socio-ekonomike, përpjekjet për përfshirje dhe reformat e integrimit në BE.

Puna e Suedisë në Kosovë bazohet në strategjinë e bashkëpunimit reformues të Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, 2021-2027. Falenderoj Qeverinë suedeze dhe popullin suedez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në shumë procese. Një falenderim i veçantë shkon edhe për stafin tuaj të ambasadës për punën e shkëlqyer në të gjitha projektet.

Sot do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi arritjet e deritanishme dhe do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit. Dua të ritheksoj se

Qeveria e Kosovës vlerëson shumë faktin që ndihma e marrë nga partnerët tanë është e koordinuar, për të arritur ndikimin maksimal, duke e fokusuar këtë ndihmë në projekte brenda fushave të identifikuara si prioritare për zhvillimin e vendit.

Që nga viti i kaluar, në takimin tonë të fundit, ne kemi arritur hapa të mëdhenj përpara në programimin e ndihmës dypalëshe zhvillimore dhe atë të BE-së, me më shumë pronësi nga Qeveria, si dhe duke përcaktuar qartë prioritetet tona përmes përshtatjes së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2030.

SKZH-ja është dokumenti kryesor strategjik afatgjatë, i cili shërben si mekanizëm për zbatimin e reformave përmes identifikimit të prioriteteve dhe synimeve strategjike dhe zhvillimore.

Ky dokument shërben edhe si platformë apo pikë referimi për çdo institucion të Qeverisë së Kosovës në dialog me partnerët zhvillimorë në orientimin e ndërhyrjes së partnerëve drejt nevojave të vendit.

Vlen gjithashtu të theksohet se ne kemi aplikuar për anëtarësim në BE dhe në përpjekjet tona drejt marrjes së statusit të vendit kandidat kemi miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Ky dokument është kryesor që lidhet me reformat në procesin e integrimit në BE.

Agjenda evropiane ka patur për Qeverinë që në fillim një prioritet të lartë, ndërsa reformat kanë qenë të ndërlidhura me dokumentet kryesore të planifikimit strategjik. Zbatimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane II po vazhdon me dinamikë duke rritur përgjegjshmërinë nga çdo institucion i linjës.

Vitin e kaluar kemi punuar intensivisht edhe në procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është përmbyllur me sukses dhe udhëtimi pa viza i pret qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari. Kemi aplikuar edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe tashmë e kemi kaluar hapin e parë. Për më tepër, ne kemi nënshkruar dhe ratifikuar tre dokumente nga marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit ku Kosova trajtohet si palë e barabartë. Ne kemi qenë duke përgatitur dhe negociuar projekte me Komisionin Evropian ku deri më tani kemi nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare të financimit për IPA 2021, 2022, 2023, të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 200 mln euro, ndërsa IPA 2024 dhe WBIF janë në përgatitje e sipër.

Sa i përket koordinimit të donatorëve, ne po hartojmë/ndryshojmë kuadrin ligjor dhe po punojmë në platformën elektronike të regjistrimit të donacioneve, si dhe po punojmë në aspekte të tjera që kanë në fokus harmonizimin dhe shfrytëzimin sa më të mirë të financimit që marrim nga miq dhe partnerë të qëndrueshëm.

Së fundi, më lejoni të përsëris se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të punojë për një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi për të gjithë. Në këtë kontekst, ne vlerësojmë lartësisht mbështetjen që kemi marrë deri më tani e që kishte për qëllim avancimin e të drejtave të njeriut, garantimin e barazisë dhe forcimin e mekanizmave institucional.

Forhåndsvisning av bilde

Tani shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë pjesëmarrësit nga institucionet tona të paraqesin këndvështrimin e tyre në lidhje me zbatimin e projekteve të mbështetura nga Qeveria Suedeze si dhe të diskutojnë mundësitë që kemi për të forcuar dhe intensifikuar bashkëpunimin tonë.

Albin Kurti merr pjesë në festimin e 209- vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Norvegjisë

0

Prishtinë, 17 maj 2023

Me ftesë të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festimin e 209- vjetorit të miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës së Norvegjisë.

Në fjalën e tij për nder të kësaj dite, kryeministri tha se kjo Kushtetutë konsiderohet gjerësisht si një nga kushtetutat më liberale dhe demokratike në botë dhe e cila mbush shoqërinë dhe institucionet norvegjeze me bindjet themelore të demokracisë, të lirisë së bazuar në barazi dhe të drejtat e njeriut.

Derisa vuri në dukje praninë e mbi pesëmbëdhjetë mijë qytetarëve kosovarë në Norvegji të cilët u larguan nga Kosova për të krijuar një të ardhme më të mirë duke e arritur këtë, për kryeministrin Kurti ky komunitet i rëndësishëm i diasporës, ka bërë jetesën, ka krijuar familje dhe komunitete, ata marrin pjesë në zgjedhje, organizojnë turne futbolli dhe festivale, shkruajnë rekomandime për politika dhe shkëlqejnë në të gjitha profesionet.

Forhåndsvisning av bilde

‘’Sot, fëmijët e tyre po i bashkohen gjithashtu paradës së fëmijëve në Oslo dhe festimeve në të gjithë Norvegjinë. Ata janë bërë pjesë integrale e shoqërisë norvegjeze dhe kanë mbetur pjesë integrale edhe për Kosovën. Ata janë një urë lidhëse e paçmuar mes dy vendeve tona. Ata i bëjnë demokracitë tona më të forta dhe kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike’’ u shpreh ai.

Kryeministri veçoi se Norvegjia luajti një rol kyç njëzet e katër vjet më parë kur Kosova u kërcënua nga gjenocidi, dhe ka vazhduar të jetë një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme teksa ne ndërtojmë një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Fjalën e tij kryeministri e përfundoi duke cituar dramaturgun e mirënjohur Henrik Ibsen, se “Shtylla e së vërtetës dhe shtylla e lirisë, janë shtyllat e shoqërisë”, duke thënë se ne gjejmë një të përbashkët në partneritetin tonë.

Fjala e plotë në anglisht e kryeministrit Kurti:

Ladies and gentlemen,

Dear members of the diplomatic corps, members and representatives of the Parliament, Government, civil society, business and media,

Honorable Ambassador Grøndal,

Friends,

Norway’s constitution is 209 years old this year. It is largely considered as one of the most liberal and democratic constitutions in the world and provides cause for our gathering today. It is a constitution that imbues Norwegian society and institutions with the very foundational convictions of democracy, of freedom based on equality and human rights.

Therefore, it is with great ease and conviction that I congratulate our Norwegian friends and celebrate their continued and persistent self-determination in advancing their democracy. Kosova shares in this conviction: a commitment to human rights, a rule-based order, and a partnership for peace and stability in our continent, and the world.

Incidentally, just last week, one of the world’s most prominent human rights institutions, The Nobel Peace Center in Oslo, unveiled the installation of a very important work of art. A joint production of Kosovar artist Petrit Halilaj, and Urbano Alvaro from Spain, the work ‘Forget me not’ is now placed at the Center in a permanent exhibition. It is also now part of Norway’s National Public Art Collection. Known to the Kosovar audience in a different rendition, from last year’s Manifesta, this impressive work of art now adorns one of the most important institutions of the human rights in the world. That a piece of Kosovar artistic expression is part of this relevant institution and will punctuate the experience of countless visitors in the future, makes us especially proud. Its message is universal, as much as it is particular. Through care for each other, empathy despite adversity, personal and collective histories are used to image the future.

As you may know, there are over fifteen thousand of our citizens in Norway. Most left Kosova to create a better future, and they did so. This significant diaspora community, has made a living, created families and communities, they run in elections, organize football tournaments and festivals, write policy recommendations, and excel in all professions. Today, their children are also joining the children’s parade in Oslo, and the festivities throughout Norway. They have become an integral part of Norwegian society, and they have remained integral to Kosova as well. They are an invaluable bridge between our two countries. They make our democracies stronger, and they contribute to growing cultural and economic exchange.

Although this will be the last 17th of May celebration in Kosova before the closing of the Embassy this summer, I am certain that it will not be the last official celebration we will have. Norwegian-Kosovar relations have grown and strengthened through the years. Norway played a key role twenty-four years ago when Kosova was threatened by genocide and has continued to be a steady and reliable partner as we build an independent, sovereign and democratic state.

Today, similarly, when the security of the whole of Europe and especially the Western Balkans is threatened, currently by Russia’s brutal invasion of Ukraine, Norway is playing an indispensable role at the nexus of energy security and threats posed by democracies’ backsliding and rising authoritarianism.

Kosova is a steady partner in this joint concern. We have made, and continue to make, great progress in creating the legal, political, and social architecture that has generated exceptional economic growth, EU related reform, opportunities for social advancement through education and inclusion, and protection. We have proven that Kosova can and has only contributed to sustainable peace in the Western Balkans.

In the words of the acclaimed playwright Henrik Ibsen, “The pillar of truth and the pillar of freedom, they are the pillars of society,” we find a commonality for our partnership.

Forhåndsvisning av bilde

Happy Constitution day!

Gratulerer med dagen.

Thirrja e Arbër Vokrrit, në takimin e Shefqet Krasniqit, tezë e vjetër e serbe!

1

Zeqir Bekolli, shkrimtar, Prishtinë

Një video, nga një takim i ftuar nga njëri prej klerikëve islamik të BIK-ut, Shefqet Krasniqi, që qarkulloi shkurt nëpër rrjetet sociale, është një kambanë alarmi për shtetin e institucionet e Kosovës. Në atë takim, ku paskan marrë pjesë edhe intelektualë e pjesëtarë të Kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve edhe Arbër Vokrri, zëvendësministër i MAPL-së, u dëgjua një skandal, fund e krye antishtetëror e antikushtetues.

Republika e Kosovës, rezultat i sakrificave shumëvjeçare të popullit tonë dhe i përkrahjes së madhe të SHBA-së, NATO-s dhe Evropës, sipas këtij shembulli të keq, po jep siinjale se qarqe ekstreme të Islamit politik kanë arritur të depërtojnë edhe në strukturat e larta të shtetit.

Këto struktura, që kësaj radhe i takojnë partisë në pushtet, të lidhura me BIK-un dhe qarqet arabe, me veprimet e tyre vazhdojnë ta atakojnë imazhin e shtetit. Eksponentët e BIK-ut, që dje ishin ndër frymëzuesit kryesor për pjesëmarrje e të rinjve në luftën e pa kuptimtë në Siri, me “sejmenët” e tyre, paskan marrë një mision të ri, që Kosovën ta shndërrojnë në “oazë”, prej nga do të përhapet Islami politik nëpër Evropë. Këtë thirrje publike, që e bëri zëvendësmisitri i MAPL-së, Vokrri , në atë takim, në këtë periudhë i shkon për shtati Beogradit, dhe tendecave serbe për bosnjëzim të Kosovës.

Një pjesëtar i Kabinetit qeveritar, që nuk ishte i vetmi në atë takim, duke harruar se barte funksion qeveritar të një shteti laik, flet para të pranishmëve sikur të jetë funksionar i një shteti islamik, që për mision paska marrë përhapjen e nacionalizmit ekstrem arab, nëpër Evropë.

Për të qenë edhe më keq, ai merr guxim të flet edhe në emrin e popullit shqiptar. Ky pohim i tij, që përkon me akuzat e përhershme të Beogradit se ,“Kosova është çerdhe e fundamentalizmit islam dhe rrezik i përhershëm për Evropën”, është një sinjal i keq dhe një zile alarmi për institucionet e sigurisë së Kosovës, për t’u marrë më seriozisht se që duhet me çështjen e sigurisë dhe frymën ekstreme të këtyre grupeve të islamit politik.

Për një deklaratë të tillë, në secilin shtet serioz, një funksionar i tillë, që sillet kundër rregullimit të tij shtetëror, jo vetëm që do të duhej të pushohej nga puna, por edhe të sillej para drejtësisë.

Kosova është shtet laik, me orjentim proamerikan e proevropian, synon Bashkësinë Evropiane, menakizmat euroatlantik , NATO-n, botën e qytetëruar dhe kaherë ka hequr dorë nga errësira e Mesjetës, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me atë periudhë të errët të njerëzimit.