Kreu Blog Faqe 1055

Një kallëzim i ri për Janjevën

Nga: Bajram Sefaj

Reportazh i botuar shumë vjet më përpara 

Një kallëzim i ri për Janjevën 

(ribotohet me rastin e vizitës së para di ditësh të ministrit të jashtëm kroat, në Kosovë) 

Këtë shënim (a skicë për reportazh) nga Janjeva e këtyre ditve, lokalitet ky që përnjëherë u gjend në artikujt e shtypit të ditës, të periodikut dhe në mediumet e tjera të informacionit, veçmas atij kroat, megjithatë, e fillojmë me një rrotullim të shpejtë reminishent. Ndonëse fjala është për një kallëzim të ri për Janjevën, sidomos për pjesën kroate të banorëve të saj nuk mund e të mos përkujtojmë, në viza të trasha, sa vijon. 

(2) Watch | Facebook

Kroatët këtu erdhën para shtatë shekujsh  

Tregtarët nga Raguza e lashtë  (Dubrovniku i sotëm) me karvanet e tyre – me kuaj e me mushka, të ngarkuara kryesisht me barrë kripë a ndonjë mall tjetër, merrnin rrugët e gjata për në Lindje! Njihnin ata, kështu, edhe Via – Ignacinë e famshme. Në atë relacion të gjatë, midis Dubrovnikut, jeni Pazarit, Novobërdos e tutje Sofjes a ndonjë qyteti tjetër, atë botë, më të madh, një nga konakët e preferuara për fjetje, ç’lodhje  dhe këndellje, padyshim se ishte edhe Janjeva. Njërit prej tregtarëve apo një grupi të vogël syresh, duhet t’i ketë ngjarë diçka defekt transportues (ngordhja e kalit a e mushkës) apo ndonjë gjë krejt tjetër. Këtë nyje historike nuk jemi në gjendje ta zgjidhim dot akoma, por në anën tjetër, dihet me siguri se dyndja e një numri të vogël kroatësh këtu, merr një hapësirë kohore prej shatë shekujsh më parë (1.303). Kjo është e sigurt. E dhënë historike është. E shënuar në teftere. Janjeva, pra, që moti ishe oaza e parë e kroatëve në Kosovë. Sot ndërkaq, marrin një shtrirje paksa më të gjerë edhe ata, në numër shumë të vogël, i ndesh edhe në Letnicë, në Kabash, Vërrnakollë dhe në Suharekë. Enklava janë këto.  

Burim kronikash dhe udhëshkrimesh 

Janjeva, jo vetëm për atë veçori dhe specifikë që brenda kishte atë grusht banorësh kroatë, por edhe për shumë të miratjera, përherë gjatë historisë së vet të lashtë ishte joshëse, për çdo kë. Madje edh epër kronistët dhe udhëshkruesit e rryer. Vështirë se do t’i kishte ikur penës se Evilia Qelebliut dhe udhëshkruesve të  tjerë të njohur të kohës. Lokalitet idilik. Bukolik. I mbirë midis “shtatë kodrinash”. Me shumë vreshta të rrushit të ëmbël. Me kullosa shumë. Me bagëti të qumësti dhe të mishit të freskët e të cilësisë më të lartë. Lokalitet me njerëz të mirë e bujq të vyeshëm. Zanatçinj të zejeve të lashta. Si e këtillë, Janjeva kronistit përherë i jepte burim të pasur. Për shkrim të mirë. Me frymëzim poetik. M emocione deri në tension. E vërteta se për ato shtatë shekujsh të jetës së përbashkët të kroatëve ardhacakë me shqiptarët etikë, nuk kanë ndodhur as shtatë raste ngatërresash më të vogla e lëre me ndonjë konflikt më i madh ndërnacional, sikur thuhet sot, gjë kjo shumë e mirë, sidomos për shqiptarët shumicë. Kjo jetë harmonike midis dy nacionaliteteve në Janjevë, përherë nënvizohej me vizë të bardhë. Në çdo rast e në çdo rrethanë. 

Fletë kallëzimi të ri – shpërngulja! 

Me shqiptarët së bashku, jetojmë shtatë shekuj. Do të jetonim edhe shtatë e edhe shtatëdhjetë shekuj të tjerë me ta e as ndërmend nuk do të na shkonte të braktisim shtëpitë tona, ta lëshojmë këtë vend që aq shumë e duam, na thanë gati – gati të gjithë kroatët e Janjevës kur i vizituam këto ditë dhe biseduam me ta. Por, ja që trysnitë e vazhdueshme të regjimit aktual serb, veçmas pas shpërthimit të luftës me Kroacinë, rëndojnë gjithnjë e më tepër. Rrethanë të ngushtë dhe të skuqur deri në pëlcitje vejnë ato (trysni) në jetën tonë, deri dje të rehatshme dhe idilike. Tash me të madhe e lëshojmë Janjevën. Braktisim shtëpi, troje e pasuri… 

Për shpërnguljen e banorëve kroatë nga ky lokalitet, për fqinjësinë e mirë e tradicionale me shqiptarët, për kërcënimet e vojvodës çetnik Sheshel . Për… 

Ndërkohë mësojmë se Janjevën e kanë braktisur rreth 500 banorë kroatë. Afro 200 shtëpi kanë mbetur të shkreta. I kotë ishte mëtimi ynë, ashtu sikurse të kota e të dështuara ishin insistimet e shumë gazetarëve dhe të reporterëve të tjerë që, për një çast e vërshyen këtë lokalitet (veçmas ata të mediumeve informative nga Kroacia) për shënime e të d hëna pak sa më konkrete. Askush, gati-gati pa përjashtim, madje as njerëzit e autorizuar për këtë punë (ata të Bashkësisë së lokalitetit e të tjerë) nuk ishin të gatshëm të bisedojnë për asgjë e aq më pak për shpërnguljen. Nuk dëshironin të identifikoheshin. Për arsye të sigurisë kolektive, para asaj individuale, thonë ata dhe shtojnë se banorët kroatë Janjevën nuk e lëshojnë për shkaqe ekonomike, të papunësisë (ndonëse edhe ato rëndojnë gjithnjë e më dendur) por largohën për shkak të presionit i cili ndaj tyre shtohet gjithnjë e më shumë. Sa për ilustrim ata përmendin shkrimet e njëpasnjëshme të gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës me gjithfarë trillimesh dhe insinuatash gjoja se të rinjtë kroatë nga Janjeva inkuadrohen në radhët e luftëtarëve të Kroacisë, në gardën popullore të saj. Posaçërisht i kishe frikësuar kërcënimi publik i vojvodës, çetnike – Sheshelit kur në një konferencë për shtyp, këtu në Prishtinë, ndër të tjera kishte deklaruar se ai vetë, personalisht do të shkojë në Janjevë dhe do të informohet për çdo gjë, para se gjithash, për të vërtetuar se sa janë të sakta të dhënat e gazetës së këtushme të serbëve dhe malazezëve “Jedinstvo” se gjoja pas zgjedhjeve të fundit në Kroaci, kroatët e Kosovës, nga ana e Tugjmanit janë furnizuar me armët më moderne! 

Miku i mirë – për ditët e vështira! – 

Përndryshe , shtojnë bashkëbiseduesit tanë anonimë, as që do të na shkonte ndërmend rruga e shpërnguljes për shkak të krizës së thellë ekonomike, që sidomos vjetëve të fundit, ka pllakosur Kosovën. Me popullin shqiptar të Kosovës, fatin e kemi ndarë gjatë jetë së përbashkët ndër shekuj, thonë ata dhe shtojnë se, kriza ekonomike shumëfish më shumë kërcënon popullatën shqiptare në këto troje dhe gjëkundi në Kosovë. 

Janjeva e këtyre ditëve (viteve)  nuk ishte ajo që e njohim. Qytezë me gjallëri e ambient të ngrohtë. Me mysafirë shumë. Nga të gjitha anët. Me pijetore plot. Tash aty mbretëron një atmosferë tjetër. E zymtë. Gri. E panjohur për banorët e saj dhe vizitorin e rrallë të rastit që tani menjëherë bie në sy. 

Ishim në Janjevë për të shënuar shpërnguljen e atyre 5-00 kroatëve në çastin kur nga Kosova po aq shqiptarë shpërngulen gjatë një dite të vetme. Në çastin kur shpërngulja e shqiptarëve, e pjesës më vigale të kësaj popullate, të rinjve dhe të rejave, merr përmasat elementare të epidemisë, në çastin kur lumenj shqiptarësh derdhen në drejtime të ndryshme. Drejt Evropës, Amerikës… Kryesisht. Morëm kallëzimin (e ri) për shpërnguljen e atyre pak kroatëve nga Janjeva, në çastin kur këtë plagë, këtë kafshim të ri, e qesim të shqyrtojmë dhe analizojmë) në tryeza të rrumbullakëta. 

Jemi krenarë që pikërisht në këto rrethana gjejmë fuqi dhe hapësirë informacioni për shpërnguljen e kroatëve nga Janjeva. Marrim brengën e tyre. Ani. A nuk thotë mirë fjala jonë e urtë lashtësie se miku i mirë njihet në ditë të vështira!? 

Derisa në çastet kur edhe ata pak kroatë të Kosovës përditë e më shumë braksitin shtëpitë e tyre, në anën tjetër, pushtuesi aktual serb, organizoi këto ditë në Prishtinë, një tubim të madh, me pjesëmarrje akademikësh madje, që për temë kishte rikthimin (rikolonizimin) e serbëve në Kosovë. Për këtë qëllim, u tha në atë tubim, urgjentisht do të ndërtohen madje gjashtëdhjetë vendbanime të reja për serbët në Kosovë! 

(2) Watch | Facebook

Gaillard, 17/05/2023 

7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër Shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931 (7)

Qyteti i Korçës në vitet ’10 dhe ’20 të shekullit XIX, foto e Katedrales “Shën Gjergji”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Maj 2023 

 — PJESA E SHTATË : “NGA SARANDA PËR NË KORÇË, PËRMES DELVINËS, GJIROKASTRËS DHE PËRMETIT…”

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën 23 marsit 1931, në ballinë, rrëfimin e shtatë dhe të fundit të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

“American Valley” në Shqipëri e ndërtuar me fondet e dërguara në shtëpi nga djem që ikën lar

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 23 mars 1931, ballinë

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 23 mars 1931, ballinë

Rrafshnaltë e pasur e rrethuar nga shkëmbinj të lartë

Udhëtimi me autobus e çon turistin përmes kanionit të dhëmbëzuar përgjatë rrjedhës blu

 

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor 

Saranda, Shqipëri — Shqipëria është pak më e madhe se Belgjika. Shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe ka formë disi si New Jersey në Shtetet e Bashkuara. Avionët shkojnë nga kryeqyteti, Tirana, në çdo cep të mbretërisë brenda një ore. 

Kur të gjitha urat të jenë gati për përdorim, automobilat do të jenë në gjendje të shkojnë nga kryeqyteti në çdo pjesë të tokës brenda një dite, por aktualisht udhëtimi me automobil është shumë i ngadaltë, 125 milje është një arritje e mirë në ditë. 

Duhen dy ditë për të kaluar skajin e poshtëm të Shqipërisë nga Saranda në Korçë, megjithëse distanca nuk është sigurisht më shumë se 75 milje. Nëse dikush shkon nga rruga më e drejtpërdrejtë që kalon një distancë të shkurtër përmes territorit grek, ai mund ta bëjë udhëtimin brenda një dite, qoftë edhe me kamion ose autobus, por për këtë kërkohen aq shumë formalitete sa shumica e makinave marrin rrugën e sipërme dhe më të gjatë. 

Përafërsisht i ngjan një “W” me një krah të majtë të shkurtër dhe është 190 milje e gjatë. Gjysmën e parë të udhëtimit e bëra me një kamion pranë shoferit dhe gjysmën e dytë me autobusin e postës, duke paguar për të gjitha 5 dollarë. 

Shihni dhëndrin amerikan 

Në mëngjesin e ditës së parë kur u nisëm nga Saranda, burrat në kamion flisnin greqisht, megjithëse të gjithë ishin shqiptarë. Qyteti i parë në të cilin erdhëm, Delvina, ka shumë grekë. U ndalëm në shesh për të parë një turmë njerëzish që vinin nga kisha pas nuses dhe dhëndrit. 

Vajza ishte greke, ndërsa djali shqiptar. Domethënë ai ka qenë shqiptar, por tani është amerikan dhe së shpejti do ta çojë nusen e tij përtej oqeanit. E gjithë popullata doli për t’i përshëndetur, gjë që na dha një mundësi të mirë për të parë se çfarë lloj njerëzish jetojnë këtu, dhe ky dukej qyteti më i përparuar dhe më pak oriental që kam parë në vend. Njerëzit kanë një pamje inteligjence, energjie, kulture dhe kursimtarie. Qyteti i tyre është i shpërndarë në mënyrë piktoreske mbi një numër shkëmbinjsh, të kryqëzuar nga lugina të thella dhe është një vendbanim malor, por i mungon mjerimi dhe letargjia që shihet në shumë vende të tjera. Duket se ka një inteligjencë; njerëzit padyshim që lexojnë, ndoshta janë të njohur me çështjet botërore dhe padiskutim janë tregtarë të mirë. 

Përgjatë grykave të rrezikshme 

Ne vazhduam udhëtimin nëpër male përgjatë grykave të rrezikshme, duke ndaluar herë pas here për të hedhur benzinë në karburator dhe pastaj zbritëm përgjatë një rruge shumë të vjetër turke që përshkon kilometra të tëra shkëmbinjsh pothuajse të fortë. Duke ardhur në një lum që ujit një fushë të gjerë, ne vijmë në bazën e poshtme të majtë të “W”, dhe u kthyem menjëherë në veri, sepse po të shkonim në jug do të hynim në Greqi. 

Ne u gjendëm në një rrugë të shkëlqyer dhe pamë një sërë fshatrash të shpërndara përgjatë skajeve të luginës së sheshtë ku janë ndërtuar mbi shkëmbinjtë rrëzë maleve. Ata janë të gjithë thelbësorë dhe të begatë në pamje. 

Fushat janë të rregulluara mirë, njerëzit janë të veshur mirë dhe kanë fytyra të shndritshme e të hapura. Një qytet i vogël ka një duzinë shtëpi të reja të mëdha dhe ujë të rrjedhshëm. Shumë prej njerëzve flasin greqisht. Shumë flasin edhe anglisht. Kjo është pothuajse një luginë amerikane. Shqiptarët në Amerikë po dërgojnë para për shumë shtëpi të reja, dhe djemtë që kanë qenë në Amerikë ndërtojnë të tjera. 

Ne u ndalëm për darkë në Gjirokastër, të ulur me marramendje në një gjysmë duzine shkëmbinjsh dhe duke dominuar të gjithë fushën e pasur. Ka një hotel të madh dhe mbresëlënës, dhe një sërë shtëpish masive me një stil të veçantë dhe me disa dekorime. Këtu pamë dëshmi të një kulture të këndshme shqiptare. Kishte dy makina në shesh, i cili është i vetmi vend në nivel në qytet. 

Traget (trap) mbi rrjedhë 

Pas një drekë të nxituar, zbritëm luginën deri në pikën e mesme të “W” tonë, e cila kurorëzohet nga qyteti i vogël dhe kalaja e madhe e Tepelenës, e vendosur në kryqëzimin e dy lumenjve të mëdhenj që rrjedhin me shpejtësi. Nuk ka urë dhe na u desh të na dërgonin me traget (trap) mbi rrjedhë. 

Kalimi është aq i vështirë sa e gjithë ngarkesa duhet të shkarkohet dhe të sillet veçmas, kështu që kaloi një orë e gjysmë para se të nisnim përsëri nga ana tjetër. 

Kaluam përgjatë një përroi të ngushtë blu, i cili pret një kanion të thellë dhe të thepisur nëpër shkëmbinj dhe në orën 5 arritëm në qytetin e vogël të Përmetit, në gjysmë të rrugës poshtë anës së brendshme të djathtë të “W”. Këtu ura e vjetër e varur e improvizuar është shumë e dobët për të marrë kamionin, kështu që ne u ndalëm për të shkarkuar dhe për të kaluar natën. Eca përtej urës elastike në një qytet shumë kompakt, të mbushur me njerëz, që shtrihet lart në anën e një mali shkëmbor. 

Një orë para se të errësohej, shikova vendin. Duke qenë një festë, shumë njerëz janë në rrugë. Dhe të gjithë janë të veshur shumë mirë. Askush nuk është këmbëzbathur. Të gjithë janë të mirëmbajtur dhe të pastër. As gratë dhe vajzat nuk u larguan dhe nuk i fshehën fytyrat e tyre kur unë kaloja. Ato nuk kanë frikë nga burrat. 

Shtëpi të rregullta dhe të pastra 

Ata kanë besim te vetja dhe te të tjerët dhe marrin pjesë në punët e botës së tyre të vogël. Portat janë të gjitha të hapura, njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin dhe duke parë nëpër oborre dhe shtëpi pashë se gjithçka ishte e rregullt, e pastër dhe e sistemuar. 

Ka një sërë shkollash, të cilat të gjitha më parë kanë qenë greke. Dyqanet janë tërheqëse dhe të rregulluara mirë. Postieri kalon dhe lë letra, greke dhe shqipe, në shumë shtëpi. 

Të nesërmen në mëngjes në autobus zbrita në bazën e djathtë të “W”, që qëndron pikërisht në kufirin grek; dy kufijtë, shqiptarë dhe grekë, qëndrojnë në skajet e kundërta të një ure të vogël. U kthyem përsëri në veri dhe udhëtuam për orë të tëra mbi male të larta. 

Ishte ora 5 kur arritëm në fund në anën tjetër dhe, duke kaluar nga fusha më e madhe dhe më e pasur e Shqipërisë, hymë në qytetin më të madh dhe më të mirë të saj, Korçën, në cepin juglindor të mbretërisë. Ai është superior ndaj shumicës së qyteteve ballkanike të përmasave të tij dhe e bind vëzhguesin se shqiptarët janë padyshim të aftë të ndërtojnë një qytetërim, të vendosin rendin, të qeverisin veten dhe të krijojnë një shkallë kulture. 

Gjatë këtij udhëtimi dyditor nga deti në të gjithë Shqipërinë jugore në Korçë pashë kontraste të dhimbshme dhe të habitshme. Ekzistonin ende dhjetëra qytete dhe fshatra të djegura. Ndonëse u bënë 16 vjet që kur u shkatërruan, rrënojat mbeten akoma në shumë vende. 

Dhe ishin grekët ata që i shkatërruan. Ata pushtuan gjithë Shqipërinë e Jugut, të vendosur për ta bërë atë pjesë të Greqisë. Vetëm Korça kaloi nëpër duar nëntë herë në katër vjet. Fshatrat e djegur tregojnë se sa e nxehtë ka qenë këtu beteja midis grekëve dhe shqiptarëve 

Megjithatë, shumica e shqiptarëve në këtë pjesë të vendit flasin greqisht. Një pjesë të madhe të kulturës së tyre ata e morën nga grekët. Është kryesisht falë grekëve që kjo është pjesa më premtuese dhe më e përparuar e Shqipërisë. 

Ata u kanë bërë një shërbim të madh shqiptarëve dhe përparimi i Mbretërisë në të ardhmen varet jo pak nga shkalla në të cilën njerëzit më të mirë në zonat greqishtfolëse do të lejohen të udhëheqin në çështjet sociale, politike dhe ekonomike. 

Për më tepër, një shekull më parë një numër shqiptarësh i bënë Greqisë shërbime të dukshme në luftën e saj çlirimtare kundër Turqisë. Pra, tani duhet shpresuar se llogaritë e vjetra janë sheshuar, se grekët dhe shqiptarët do të heqin dorë nga pretendimet e vjetra kundër njëri-tjetrit dhe do të punojnë së bashku për përparimin e përgjithshëm të Ballkanit. 

Në Shqipëri ka grekë dhe në Greqi shqiptarë, dhe të dyja palët do të përfitojnë nga marrëdhëniet miqësore. 

Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje” 

Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…”

Pjesa e tretë : “Tirana është qyteti më triumfues në këtë pjesë të botës…” 

Pjesa e katërt : “Durrësi antik po shndërrohet në portin kryesor të vendit. Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare…” 

Pjesa e pestë : “Nga Vlora për në Sarandë, ndalesa në Tepelenë dhe legjendat e Ali Pashës…” 

Pjesa e gjashtë : “Një vizitë në Butrint të ofron një nga ditët më mbresëlënëse dhe më të këndshme që Europa ka për t’i ofruar udhëtarit…”

* Aurenc Bebja, Francë, https://www.darsiani.com/la-gazette/7-udhetimet-e-reporterit-reuben-henry-markham-neper-shqiperi-rrefyer-ne-gazeten-amerikane-me-1931-pjesa-e-shtate-nga-saranda-per-ne-korce-permes-delvines-gjirokastres-dhe-permetit/.

Isha i nderuar të isha pjesëmarrës mbrëmë në ngjarje vjetore të rëndësishme në Washington, DC, bashkë me Joe e Shirley DioGuardi

0
Faton Bislimi, Washington
____
Kënaqësi e nder takimi e bisedat e shkurta por domethënëse me shumë figura të rëndësishme të politikbërjes amerikane, si me Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve, Kongresistin Michael McCaul, Senatoren Kirsten Gillibrand, Senatorin John Cornyn, si dhe Kongresistin Ami Bera, të gjithë këta fitues të “FMC Statesmanship Awards” për këtë vit.
Jashtëzakonisht i nderuar të isha pjesëmarrës në këtë ngjarje vjetore të rëndësishme mbrëmë në Washington, DC, bashkë me heronjtë tanë të gjallë Joe e Shirley DioGuardi, kolegë nga Bordi i Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane e miq të veçantë.
Marrëdhënjet tona me SHBA-të janë unike dhe të pazëvendësueshme; betejat tona për kauzën tonë kombëtare historikisht janë fituar dhe do të fitohet në Kongresin e SHBA-ve!

Vazhdon hutia për zhvillimet zanafillore të UÇK-së

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
_____
Leonardit (Kerquki) dhe Avniut (Ajeti), sapo ua përcjella bashkëbisedimin e parmbërmshëm (16 maj 2023), të zhvilluar në studio të tv T7, emisioni “pressing”. Më erdhi keq që bashkëbisedonin pa e pas informacionin për zhvillimin që ka ndodh. Fatkeqësisht edhe ky bashkëbisedim po ma rrit pakënaqësinë ndaj rrëfimeve që i kam bërë për ato zhvillime, sepse po më ngjanë se nuk kam ditë me i rrëfye për të qenë të kuptueshme edhe për Leonardin dhe Avniun, nëse i kanë lexuar.
Për hir të respektit, por edhe për hir të UÇK-së që të prezantohet në mënyrë sa më korrekte, po përpiqem edhe njëherë të ofroj sqarime telegrafike për ato zhvillime.
1.
Vendimi i Lëvizjes për të formuar forcë të armatosur çlirimtare ka qenë proces. Në vitin 1991 organizimi pluralist, i quajtur legal, kishte marrë përmasa sa të mos të ketë më nevojë për organizim klandestin (“ilegal”) vetëm për nevoja propagandiste, ndërgjegjësuese, meqë partitë e formuara në kuadër të pluralizmit liberal i thoshin të gjitha; pushteti i Millosheviqit e toleroi shprehjen e mendimit të lirë. Bile, toleroi edhe simulimin e një lloj shteti paralel, virtual. Ende nuk po jemi në gjendje të konstatojmë, nëse ai tolerim nga pushteti i Millosheviqit ishte rezultat i përcaktimit të Millosheviqit për demokraci liberale, apo ishte taktizim për ta mbajt Kosvën të pushtuar pa pas nevojë me ushtrua dhunë fizike. Në Mbledhjen e Tretë të përgjithshme, e mbajtur më 4 tetor 1991 në Ujmir të Klinës, Lëvizja u përcaktua që anëtarët më vital në aspektin fizik, të fillonin me sulme guerile për të bërë përvojë përkatës që do kurorëzohej me formim të forcës se armatosur çlirimtare, meqë, siç thuhet në zhargon folklorik, tashmë “llafeve u kishte dal boja”. Fatkeqësisht vendimet e asaj Mbledhjeje nuk u jetësuan, meqë shpejt udhëheqja, në krye me kryetarin Gani Syla, i zgjedhur nga ajo Mbledhje, dezertoi, bashkë me Mehmet Hajrizin, Hidajet Hysenin dhe të tjerë anëtarë të kryesisë, pasi udhëheqja e LDK-së u ofroj sistemim në pozita udhëheqëse të LDK-së.
Për t’i tejkaluar pasojat organizohet Konferenca konsultative, në Kollare të Kërçovës, më 23/24 prill 1993. Pjesëmarrës 32 veta nga udhëheqja e Lëvizje, brendë dhe jashtë vendi. Edhe në atë konferencë u lëvduan sulmet guerile të militantëve të Lëvizjes, duke dhanë orientime që ato të intensifikoheshin e të ishin sa më goditëse. Konfernca zgjodhi edhe grupin e organizimit, që do të koordinonte Mbledhje e Katërt të përgjithshme. Grupi kishte përbërje: Ramadan Avdiu, kryetar; Adnan Asllani, anëtar; Bilall Sherifi anëtar; Hashim Thaqi, anëtar; Hulusi Beqiri, anëtar.
Mbledhja e Katërt u mbajt me 26-27 korrik 1993 në Prishtinë (në shtëpi të prindërve të Fatmir Brajshorit). Ajo Mbledhje vendosi formimin e forcës se armatosur çlirimtare, njëherit emërtimin e Lëvizjes e përshtati, nga LPRK në LPK.
2.
Pas Mbledhjes se Katërt ndodhen arrestime e përndjekje të mëdha nga policia e Serbisë, prandaj zbatimi i vendimit për formim të forcës së armatosur çlirimtare u vështirësua. Në dhjetor 1993 Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes (Dega në Emigracion) mori vendim për zbatim të atij vendimi, prandaj vendosi formimin e Fondit “Vendlindja thërret” (FVTh) dhe Sektorin e rëndësisë se veçant (SRV). Në Fond duhej të grumbulloheshin ndihma financiare, ndërsa SRV duhet të ndihmonte organizativisht formimin e guerilës çlirimtare. Për hir të konspiracionit KP ngarkoi kryesinë e tij t’i caktonte tre veta në SRV. Kryesia ka caktuar Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Me 27 nëntor 1994 Kryesia e KP ka vendos emërtimin e guerilës: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), vendos lëshimin e komunikatave duke filluar me numër 11, dhe miraton Shtabin Qendror, në përbërje: Nait Hasani (“koordinator”), Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, dhe anëtarët e SRV Ali Ahmeti, Azem Syla dhe Xhavit Haliti.
3.
Gjatë vere 1996 guerilët e Llap/Gollakut, Drenicës dhe Dukagjinit, duke i përdor lidhjet shoqërore, bënë kërkesa të Kryesia e LPK-së, Nëndega në Gjermani, për ndihma financiare për nevoja elementare, duke u ankuar se deri atëherë nuk kishin marrë ndihma nga FVTh. Krysia ua dërgoj ca ndihma modeste, sepse mjetet financiare grumbulloheshin në Kryesi të Degës. Kjo pat shkaktuar përplasjen e parë, meqë Kryesia na akuzoi që kishim shkel “centralizmin demokratik”. Edhe pse unë nuk kisha qenë vendimmarrësi i vetëm për të dërguar ndihma financiare guerileve të UÇK-së, Kryesia më thirri vetëm mua në mbledhje të radhës për të dhanë llogari. Atu shpërthyen grindje, meqë Xhaviti bëri sqarime se ato “grupe komitesh” nuk ishin pjesë e UÇK-së, nga se nuk pranonin t’i subordinohen komandës se Shtabit Qendror. Fatkeqësisht banda e dogamtëve Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani e Ali Ahmeti u pozicionuan pro Xhavitit dhe ma trusi një dënim “vërejtje me shkrim”, sepse kisha anashkaluar “centralizmin demokratik”. Por unë nuk heshta. Atë lloj komploti të Xhavit Halitit dhe Azem Sylës e paraqita në Këshill të Përgjithshëm. Prandaj, qysh nga viti 1996 KP e kishte tematikë në secilën mbledhje atë lloj komploti kundër UÇK-së që Xhaviti e Azemi i bënin përmes marionetave të tyre, Nait Hasani, Rexhep Selimi, Sokol Bashota. Që do të thotë, për Xhavitin e Azemin, të cilët e kishin kap Shtabin Qendror (por që nuk kishte ushtarë), Zahiri, Adem Jashari, Adrian Krasniqi dhe pothuajse gjithë guerilët tjerë, nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së. Këtë të vërtetë të hidhur nuk po dinë as tani si ta kamuflojnë e kapërdinë profiterët dhe marionatat komplotiste të UÇK-së, por po bëhen qesharak me gënjeshtrën se Adem Jashari ishte “komandant legjendar” i UÇK-së. Veprojnë kështu vetëm për t’i kamufluar sabotimet dhe komplotet që ia kanë bërë deri ditën e martirizimin, me 5-7 mars 1998…
4.
Në fillim të janarit 1997 Zahir Pajaziti dhe Azem Syla janë takuar në Tiranë (me ndërmjetësimin e Qerim Kelmendit). Azemi në mënyrë autoritare, duke simuluar rrolin e komandantit të përgjithshëm, duhet t’i ketë kërkuar Zahirit t’i subordinohej komandës se tij, nëse do me u angazhua në Shtab Qendror. Zahiri duhet t’ia ketë pre shkurt e shqip: “Nuk pranojmë të komandohemi nga emigracioni! Eja në Kosovë e merremi vesh.” Ky reagim i Zahirit duhet të ketë shkaktuar vendimmarrjen për vrasje të Zahirit, e cila ekzekutohet me 31 janar 1997, dy-tre ditë pasi ishte “arrestuar” Nait Hasani…
5.
Arrestimet në janar 1997, të Nait Hasanit dhe ca bashkëveprimtarëve të tij, e zhbëjnë Shtabin Qendror. Por këtë nuk e pranonte Kryesia. Bile, u shpërfytyrua deri në atë përmasë, sa të mashtronte Këshillin e Përgjithshëm në dhjetor 1997, se po i dërgonin letër-lutje Shtabit Qendror për takim me kryesi. Pra, Kryesia që e kishte formuar atë Shtab, tani po i lutej për takim. Në fakt, vetëm donin të zvarrisnin llogaridhënien, pse e kishin katandis UÇK-në në atë gjendje, sa të mos kishte asfarë shtabi për të komanduar në situatë që përditë po eskalonte. Hallin më të madh Kryesia e kishte llogaridhënien, ku kanë përfundua ndihmat financiare të Fondit V.Th., meqë pothuajse e gjithë Guerilja e UÇK-së nga viti 1993 deri në dhjetor 1997, nuk ishte ndihmuar aspak me financa që i grumbullonim për te. Kryesia të gjitha ndihmat ia dorëzonte Xhavit Halitit, për t’ia përcjell UÇK-së, por ato i përpinte “vrima e zeza”.
6.
Në fund të shkurtit 1997 jam njohur me Ilir Konushevcin. Për shkak që ishte Vëllau Qerim në mes, ai pat besim të më pyeste, nëse ekziston Shtabi Qendror. Sqaroi se qysh në shkurt 1997 Xhaviti dhe Azemi i kishin thënë se ai kooptohet në vend të Zahirit në Shtab Qendror, por asnjëherë nuk ishte thirr për të marrë pjesë në ndonjë mbledhje. Fatkeqësisht e mashtrova: “nuk kam informacion konkret”. Nuk doja ta dëshpëroja, duke ia rrëfye ato që i dija.
Kur ndodhi Epopeja në Prekaz, tashmë Kryesia u ballafaqua me situatë në terren – pa Shtab Qendror, prandaj zuri të ushtronte rrolin e Shtabit Qendror, duke e shfuqizuar SRV, meqë të tre anëtarët e SRV, Aliu, Azemi, Xhaviti, ishin njëherit anëtarë të kryesisë. Ajo kryesi, që kishte për kryetar mumien politike Fazli Veliu, u tolerua nga Xhaviti vetëm deri në mes të prillit 1998. Xhaviti i kërcënoi edhe bashkëveprimtarët e tij dogmatik, Gafurrin, Emrushin, Aliun, sepse Kryesia kishte marrë vendim që mjetet e Fondit V.Th. të mos i dorëzoheshin më Xhavitit, por të dorëzoheshin në Kryesi. Fatkeqësisht kërcënimi që ua bëri Xhaviti i trembi anëtarët e Kryesisë, prandaj e pushuan atë angazhim.
Xhaviti, Azemi, të përforcuar edhe nga Hashim Thaçi, po bënin gjithëçka që ta sabotonin shpërthimin e kryengritjes çlirimtare në Kosovë. Fatmirësisht nuk ia dolën! Nuk po sjell argumentime tjera, por, në kaudër të sabotimit ishte komploti ndaj Logjistikës se UÇK-së në Shqipëri, të cilën e kishin ngrit Ilir e Adrian Krasniqi, Qerim Klemendi, Ilir Konushevci, me bashkëluftëtarë. Meqë nuk ia dolën, duhet të jetë marrë vendimi për ta vra Ilirin. Për këtë qëllim duhet ta kenë paguar shoferin e shefit të policisë se BajramCurrit, Bislim Demirin.
Të tjera detaje do të zbardheshin, sikur Xhavit Haliti të mos kishte kërkuar nga kryeministri kuisling Fatos Nano që të urdhëronte kryeprokurorin t’i ndalte hetimin për vrasje të Ilirit dhe Hazir Malës në Qafë të Malit, nga banda e Bislim Demirit, më 9 maj 1998.
Avniu nuk i dinte këto prapaskena, prandaj ishte në hall si t’i përgjigjej Leonardit.
7.
Rastisi të jem në BaajramCurr në fund të marsit 1998, seps ishte krijuar gjendje alarmante; ishin ardh rreth 1400 luftetarë brenda një nate, pas Betejes në Gllogjan. Ata donin të furnizoheshin me armë e municion dhe të kthehen. Nuk kishim të holla as për bukë e djath, sepse ndihmat e UÇK-së i kishte grabit Xhaviti. Shtoja kësaj se Fatos Nanon dhe Sokol Bare, drejtor i Policisë se Shqipërisë, kishin urdhëruar policinë në BajraCurr t’i mbante luftëtarët në rrethim, të dënuar me uri që të regjistrohen refugjatë dhe të shpërndaheshin në kampe anë e kënd Shqipërisë. Pra, ishte vendim për të penguar shpërthimin e kryengritjes se armatosur në Kosovë…
Ato ditë Familja Hoxhaj, e cila ishte në armiqësi me Familjen Haklaj, kishte ceremoni mortore për vdekjen e një gruaje. Shkova për ngushëllim me synim që të bëja lutje të bënin të paktën armëpushim në Tropojë deri sa të përfundonte Lufta në Kosovë. Kisha një ekip personalitetesh që po përpiqeshim për pajtim. Familja Haklaj, e cila ishte deklaruar publikisht se veprimtarëve të UÇK-së u kishte dhanë besë, propozoi një kusht simbolik: Haklajt dhe Hoxhajt të dërgojnë nga një mashkull në UÇK në Kosovë. Fatkeqësisht nuk mundem të realizojmë pajtim as armëpushim dhe vrasjet zingjirore vazhduan – rreth 220 mashkuj tropojanë u vranë brenda 3-4 vite, sepse ashtu donin Sali Berisha dhe Fatos Nano…
8.
Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën atë natën e kobshme i kanë shoqëruar të paktën 3-4 oficerë të SHISH-it dhe Gardës. Ata duhet t’i ketë përzgjedh Xhaviti. Asnjëri prej tyre nuk janë paraqit në hetuesi për të dhënë deklarata për krimin, si dëshmitarë, dhe pse i kanë lënë vetëm Ilirin e plagosur me Hazir Malën, që t’i ekzutojnë pas disa orëve Bislimi me shokë, kur kthehen nga spitali i BajramCurrit, sepse atje konstatohet vdekja e Agim Demirit, vëllait të Bislimit, i cili ishte plagos në betejën e ndodhur në pritë…
Xhavit Haliti dhe Raif Gashi nuk janë paraqit fare në hetuesi, për të informuar cilët oficerë të SHISH-it dhe Gardës i kishin shoqëruar Ilirin dhe Hazir Malën.
Xhaviti e di se unë dija më se miri isha i informuar për komplotet e tij, prandaj është përpjek të bind të tjerë, sikur ne kishim armiqësi politike, së gjoja ishin përqarje fraksioniste. Prandaj Leonardi i kishte gëlltit mashtrimet e Xhavitit, pa u interesua asnjëherë të më pyet edhe mua, pse ishim armiqësuar.
9.
Fatkeqësisht, ishin kryesisht Xhaviti dhe Azemi, me përkrahje të Emrushit, Gafurrit, Aliut, Rexhep Selimit, Nait Hasanit, Hashim Thaçit, që e e katandisen UÇK-në në atë gjendje mjerane, sa më 5 mars 1998 të mos ketë më gueril të qesin në plumb për t’i ardh në ndihmë Familjes Jashari, e cila ishte rrethuar me polici e ushtri të Serbisë!
10.
Fatmirësisht Vegjëlia çlirimtare e Kosovës dhe e Emigarcionit ia doli të organizohet, me ndihmë profesioniste të ushtarakëve patriotë, nën akronimin e mitizuar UÇK dhe t’i sfidojnë, pos Serbisë, edhe armiqtë e brendshëm të sojit Xhavit Haliti, Azem Syla, Bujar Bukoshi…
(ibrahim Kelmendi)
Këtu mund të përcjellet bashkëbisedimi i Leonard Kerqukit me Avni Ajetin:

Filiala më besnike dhe efikase e shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe është pa asnjë dyshim Bashkësia Islame e Kosovës

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
Terrorizmi islamik ka emër
Duke vënë re aftësinë dhe tendencën e politikanëve tanë për të rënë në gjunjë para organeve gjenitale të ish-pushtuesve të kombit dhe shtetit të tyre dhe për t’i zbrazur topat e tyre nga sperma deri në pikën e fundit, nuk është për t’u habitur që ne jemi i vetmi komb ne mbarë Gadishullin Ballkanik i cili jo vetëm që nuk e ka rrumbullakosur ende çështjen kombëtare me pavarësinë e vërtetë të shtetit të tij të ri, por të cilin jemi gati t’ua shesim ish-pushtuesve për para xhepi.
Ish oficerët serbë të zbulimit mburren nëpër televizionet serbe se askund nuk kanë gjetur në rininë e tyre më shumë vullnetarë për bashkëpunim të përzemërt, të ngushtë dhe efikas sesa ndër shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjë që për mua, duke marrë parasysh tendencën dhe aftësinë e lartpërmendur të politikanëve tanë, nuk është aspak befasi, sepse po te mos kishin qenë gjithmone të tillë ne moti do ta kishin hequr Serbine nga kurrizi dhe qafa
Fakti që Serbia arriti të shesë gënjeshtrat e saj të ndyra tek emisarët evropianë dhe amerikanë më mirë se politikanët tanë të vërtetën për vuajtjet dyqind vjeçare të kombit të tyre prej saj, është një dëshmi se kemi të bëjmë me njerëz të kotë, të paaftë, të pandershëm, zullumçarë, kriminelë, primitivë, lakmitarë dhe tradhtarë.
Mirëpo, mashtruesit, kriminelët dhe tradhtarët e sotëm të kombit dhe vendit tonë i drejtojnë institucionet më të rëndësishme shtetërore dhe kanë zhvilluar metoda aq të avancuara mashtruese dhe manipuluese të tradhtisë, saqë janë në gjendje t’i shesin ujqit si dele.
Merreni me mend, sot ata propagandojnë xhihadin terrorist Islam në mediat që i quajnë Iliria, ku vazhdimisht gënjejnë se ne shqiptarët nuk jemi pasardhës të ilirëve, por një fis aziatik që e pranoi Islamin para osmanëve.
Pra siç po e shihni metodat e tyre të mashtrimit dhe tradhtisë kanë tejkaluar ato të oficerëve të shërbimeve sekrete të armikut, që i stërvitën për t’i tradhtuar interesat kombëtare shqiptare më mirë se sa agjentët serbë për t’i mbrojtur interesat kombëtare serbe.
Më se shumti me befason fakti se qytetarët e Kosovës me kombësi shqiptare, janë aq të hutuar nga propaganda e tyre e pistë, saqë kanë filluar të besojnë se Sulltan Murati ishte çlirimtari i tyre, ndërsa Gjergj Kastrioti pushtuesi i tyre.
Megjithatë, filiala më besnike dhe efikase e shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe është pa asnjë dyshim Bashkësia Islame e Kosovës, e cila vendosi ta rikthejë Kosovën në një provincë serbo-turke, duke e penguar kështu që të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, gjë që i përshtatet më së shumti Serbisë, sepse atëherë lehtësisht do të mund ta ndante me Turqinë dhe Shqipërinë.
Dhe nëse në këtë kontekst të vetëm të duhur e analizojmë fjalimin terrorist dhe xhihadist të Arbër Vokrrit, ndihmës ministrit të vetëqeverisjes lokale në qeverinë e Albin Kurtit dhe mbetemi indiferentë, atëherë realisht nuk e meritojmë as lirinë, as shtetësinë, as pavarësinë.
Duke marrë parasysh faktin se ai fjalimin e tij terrorist e mbajti para kreut më radikal të Bashkësisë Islame të Kosovës Shefqet Krasniqit, atëherë nuk duhet të jemi shumë të zgjuar për të kuptuar se bëhet fjalë për kthimin e Kosovës në tualet të Turqisë, Serbisë dhe Rusisë, sepse përshkrimi vilajet do të ishte tepër i dinjitetshëm, fisnik dhe human.
Mirëpo, ajo që më trishton më së shumti është fakti se shumica e patriotëve dhe bashkëqytetarëve tanë të thjeshtë, të cilët e paguan çmimin e lirisë dhe pavarësisë sonë nga robëria osmane dhe serbe, duke derdhur sasi të paimagjinueshme gjaku, as që ëndërruan se pasardhësit e tyre do t’i harrojnë dhe tradhtojnë aq mizorisht.
Megjithatë, kulmi i dëshpërimit tim është fakti që tradhtarët terroristë të Bashkësisë Islame të Kosovës kanë gjetur çatinë më të rehatshme për veprat e tyre të pista në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, një njeriu dhe politikani që e filloi karrierën e tij politike me premtimin se do ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë me çdo kusht dhe se do të bënte gjithçka të mundur dhe të pamundur që shqiptarët të jetojnë në unitet, harmoni, barazi, drejtësi sociale dhe shansa të barabarta në institucionet arsimore, juridike, kulturore, shëndetësore dhe të punësimit.
Eh, kjo është një enigmë të cilën duhet ta deshifrojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse nuk dëshirojmë të shkojmë të gjithë së bashku në ferr të djallit.
Sepse fjalimi i Arbër Vokrrit para krerëve terroristë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët dërguan më së shumti vullnetarë në Siri dhe Irak për kokë banori në mbarë Evropën, nuk është fjalim i një anëtari të thjeshtë të kësaj partie sektare, por i një ndihmës ministri të vetëqeverisjes lokale në qeverinë e Albin Kurtit, ndaj vetëm nga ky këndvështrim do të analizohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Dhe nëse kjo nuk është dëshmi e pakundërshtueshme se koncepti terrorist islamik i ka pushtuar majat e politikës sonë zyrtare, atëherë unë nuk jam Lirim Gashi.

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Kthimi te Burimi

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Herët në mëngjes, kur ende ishte natë, Jezusi u çua e shkoi në një vend të pabanuar e atje thoshte uratë”.  (Mk 1, 35) 

“Puna apo jeta pa uratë është robëri. Kisha dëshiron përtëritjen e saj dhe të botës së sotme. Mirëpo përtërija nuk është ndërrimi i traditave, i jashtëm, por mbi të gjitha i brendshëm, rrënjësor, i zemrës së njeriut me hirin e Zotit”.  (Nëna Tereze)                                                                                       

Do të duhej që çdo veprimtari ose punë të ishte shprehje e vetvetes, e frymëzuar prej shpirtit të dashurisë dhe shërbimit; apo siç thotë Ungjilli: “Cili prej jush, nëse mendon të ndërtojë kullën, nuk ulet më parë të llogarisë shpenzimet a ka sa i duhet për ta kryer? Që, kur t’i shtjerë themelet e të mos mund ta kryejë – të mos fillojnë ta vërë në lojë gjithkush ta shohë duke thënë: “Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mund ta kryejë!” (Lk 14, 28-30) 

Jeta, puna, brengat, pasiguritë, lodhjet, shqetësimet e jetës dhe të punës, na bëjnë gati “të huaj” për veten tonë dhe për të tjerët, duke krijuar një mentalitet dhe sjellje sipas parimit: si të gjithë të tjerët, që mos të jemi ndryshe në të mirë ose në të keqe, formalizmi dhe fariseizmi, dyfytyrësia dhe pafytyrësia. 

Jeta e tillë, pa ndonjë projekt të saktë, pa ndonjë përcaktim dhe orientim, është si vozitja e automjetit pa fre, ose të një anije pa timonier, ose vozitja në gjendje të dehjes: është shumë e rrezikshme, si për ne, ashtu edhe për të tjerët. 

“Urata nuk është ikje nga jeta aktive, e përditshme, edhe më pak ikje prej vetes, prej botës, tjerëve, por kërkimi më burimor i fytyrës së vërtetë dhe të sinqertë të njerëzve, të Zotit në këndin e dashurisë dhe të fesë, e cila na ndihmon për ta zbuluar, kuptuar dhe pranuar më mirë: kush jemi ne, kush janë të tjerët, kush është Zoti? Çfarë kuptimi ka jeta jonë, puna, gjithë ajo çka jemi dhe çka veprojmë? (Nëna Tereze) 

Fatkeqësisht, sot, shumë njerëz nuk dinë më të luten; çka është edhe më keq, shumë besimtarë nuk dinë më të thonë uratë, të duan, sepse, janë aq shumë të drejtuar kah bota e jashtme, bota që i rrethon, sa që tërësisht i absorbon dhe zbrazë. Brendia kështu bëhet gati një “shesh tregtie”, siç thotë Ungjilli, ku ndodhë shit-blerja , në vend që të jetë tempull, vend heshtjeje dhe urate, takimi me Zotin e gjallë. “Tempulli” – njeriu jeton kështu i profanizuar, dhe Jezusi me të drejtë reagon rreptë kështu: “Pastaj Jezusi hyri në Tempull dhe i dëboi të gjithë ata që shitnin e blenin në tempull. Këmbyesve të të hollave ua përmbysi tavolinat e shitësve të pëllumbave bankat. Dhe u tha: “Shkrimi Shenjt thotë: Shtëpia ime do të jetë shtëpi urate, ndërsa ju po e shndërroni në shpellë cubash!” (Mt 21, 12-13) 

Ta thërrasim edhe ne Jezusin, në tempullin e zemrës tonë, në brendinë dhe thellësinë tonë, që të vendosë rregull, të largojë prej nesh gjithçka na robëron, profanizon, shkatërron, zbrazë…, sepse vetëm me Të mund të bëjmë këtë dhe të jemi vërtetë të lirë – domethënë të mirë! 

Të jesh i orientuar kah e jashtmja, pa ndonjë jetë të brendshme, shpirtërore, pa paqe, qetësi, pasuri të shpirtit, rrezikon shkatërrimin, zbrazjen, dështimin, vetë jetën. Sot njerëzit punojnë gati ditë e natë, tërë javën, me detyrime profesionale, institucionale, për përfitim, emër, sukses, kështu që në fundjavë ikin diku larg prej rrethit, kërkojnë ndonjë vend më të qetë, bukuritë natyrore, për të përballuar stresin e jetës dhe punës së përditshme. Dhe kjo gjendje vazhdon shpesh gjatë tërë jetës. 

Pak kush ka fuqi dhe guxim t’i thotë vetes: ndalu, ku po shkon, çka po do, kush je? Vrapimi frenetik është rrezik permanent… Njeriu më nuk e njeh as vetveten… 

Vetëdija që largohet gjithnjë e më shumë prej natyrës, kështu që lëvizjet e natyralistëve, ekologjistëve  janë  në rritje, edhe pse “ekologjia shpirtërore” , mbrojtja e vlerave dhe virtyteve shpirtërore: morale, fetare, njerëzore nuk hetohet shumë në opinionin publik. Tashmë njeriu rrënon gjithçka, shfrytëzon gjithçka sipas parimit latin “carpe die” – grabite ditën, mendon vetëm për vete, përfitim të madh dhe të lehtë, sa që kudo që prekë – rrënon. 

Mentaliteti i sotëm është konsumist, lakmi për të pasur gjithçka, për të përdorë gjithçka, për të shfrytëzuar gjithçka, dhe së fundi për të rrënuar gjithçka… Edhe vetë njeriu në këtë këndvështrim është “vegël” apo “mjet” për punë, prodhim, ekonomi, politikë, shkencë, kulturë, pra, për përdorim dhe gjuajtje, si ndonjë lëndë apo materie. 

Të jesh gjithnjë aktiv, produktiv, në shtypje, vetëm për të pasur dhe përfituar, bën që të ndihemi keq – të kemi frikë prej vetvetes; të rrezikojmë komunikimin me të tjerët, frikën, mos të them “tmerrin” prej Zotit. “Aktivizmi” është ikje e vazhdueshme prej vetes, tjerëve, Zotit, që mund të sjellë deri te skajshmëria: jeta, puna, fitimi, konsumimi, argëtimi, duke humbur drejtpeshimin me veten, dhe si pasojë e kësaj, kuptohet, edhe me të tjerët, me Zotin. 

Përvojat e shumta grumbullohen në njeriun, shumë ngarkesa, brenga, shqetësime na mundojnë, nuk ka “tretje” të mirë dhe harmonike. Kjo shkakton në ne thyerjen e drejtpeshimit, harmonisë, një lloj “të thati”, sepse nuk arrijmë të kemi baraspeshë të duhur mes unë dhe të tjerët, të tjerët dhe bota, unë dhe Zoti… Pa një kombinim të mirë dhe të suksesshëm veprimi dhe kontemplimi, ne – të tjerët – Zoti, njeriu ndihet dhe është i tretur, i pakënaqur, pa siguri dhe harmoni, në ethe dhe në ankth, në kërkim dhe bredhje… 

Misioni i të krishterit në botën e sotme është ky: të kemi një marrëdhënie dinamike dhe të hapur me vetveten, ndaj të tjerëve, ndaj Zotit. Vetëm kështu mund ta kemi një fytyrë për të zbuluar, jetuar, komunikuar, si shije dhe lumturi jete dhe veprimi. 

“Në mbarë botën është një ankth, një uri e tmerrshme për dashuri, për Zotin. S’ka jetë të brendshme, komunikim vëllazëror pa uratë…Urata, që të jetë e frytshme, duhet të burojë nga zemra dhe duhet të jetë e aftë ta prekë zemrën e Zotit. Shikoni si i mësoi Jezusi nxënësit e tij të luten: Thirreni Zotin, Atin tuaj, lavdërojeni emrin e tij. Shpesh urata jonë është sipërfaqësore, si edhe e tërë jeta, sepse nuk e kemi ngulur mendjen dhe zemrën tonë mbi Jezusin, nëpërmjet të cilit urata jonë lartësohet deri te Zoti. Shpesh një shikim i thellë dashurie do të mund ta bënte uratën tonë më të gjallë. Unë e shikoj, Ai më shikon, është urata e përsosur… Puna nuk më huton dhe largon prej Zotit. Kur motrat tona dalin për të punuar jashtë kuvendit, të varfrit nuk kërkojnë prej tyre ushqim apo veshmbathje, por thonë kështu: Na mësoni fjalën e Zotit… Shpesh edhe unë kam menduar: do të më pëlqente të tërhiqja edhe unë me motrat kontemplative, të jetoja krejtësisht një jetë të shkëputur prej botës, të jem thjeshtë me Jezusin, por pastaj e kam kuptuar që mund të jemi në botë, duke punuar, shërbyer, duke u lutur. Atëherë unë jam personi më e lumtur në botë, sepse jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin… Edhe të varfrit e botës, do të thosha të gjithë, duan të dëgjojnë se kanë një Babë – Atë në qiell, në Atë që i do ata.” (Nëna Tereze) 

Ja, pra, kthimi te burimi: të kthehemi dhe të jetojmë me Atin tonë të mirë, që është jo vetëm në qiell, por edhe ndër ne, në tokë, për krijimin dhe jetësimin e vëllazërisë së re e cila lindë prej dashurisë së Atit. Kthimi i vazhdueshëm te burimi i pashtershëm i jetës dhe dashurisë, te Zoti, duke qenë vetvetja, ajo çka Zoti pret, kërkon, dëshiron me ne, por edhe me të tjerët, me të gjithë. 

“Ja: Kisha beson se Krishti, që ka vdekur dhe është ngjallur për të gjithë, nëpërmjet Shpirtit të vet, i jep njeriut dritë e forcë që të mund t’i përgjigjet thirrjes së tij më të lartë; s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qiellore që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shpëtohemi… Kështu, në dritën e Krishtit, shëmbëlltyrë e Hyjit të padukshëm, i paralinduri i të gjitha krijesave Koncili ka qëllim t’u drejtohet të gjithëve për të shpjeguar misterin e njeriut e për të bashkëpunuar në kërkimin e një zgjidhjeje të problemeve kryesore të kohës sonë.” (GS  10) 

Prishtinë, 17 maj 2023 –  Radio Maria – Kosovë 

Dashuria e pafundme e poetit Prend Ukaj ndaj atdheut!

Florim Zeqa

Dashuria për atdheun!

Të shkruhet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të ish shokut tim të klasës së shkollës së mesme, për mikun e çmuar të ditëve të sotme, sa është e lehtë po aq është edhe e vështirë. E lehtë është të shkruhet për veprimtarinë e tij të pastër atdhetare, por e vështirë të shkruhet për vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të tij nëpër kazamatet serbosllave.

Poeti atdhetar i harruar nga të gjitha institucionet

Prend Ukaj u lind më 4 Prill të vitit 1961 në fshatin Kosh, komuna e Istogut. Mësimet e para i kreu në shkollën fillore “At’ Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, kurse shkollën e mesme e mbaroi në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë, për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Histori.

Mirëpo, ndjekjet dhe përsekutimet e vazhdueshme të regjimit serb, Prendit i pamundësojnë vijimin e studimeve universitare dhe ia ndalojnë punësimin në institucionet e atëhershme komunale. Prend Ukaj sikurse që nuk u gjunjëzua përballë torturave nëpër burgjet serbe, nuk u dorëzua as para padrejtësive të kohës që atij ju bën nga institucionet e pasluftës në Kosovën e pavarur.

Por, nga harresa e institucioneve të shtetit për të cilin sakrifikoj, Prendi ndjehet i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht në ish drejtuesit shtetëror dhe komunal deri në ditët e sotme, të cilët asnjëherë nuk u kujdesën për gjendjen e vështirë sociale nëpër të cilën kaloj që nga vitet e para të pasluftës.

Si shumë veprimtarë të tjerë, edhe Prend Ukaj, përveqse u harrua nga të gjithë, nuk u vlerësua nga askush për kontributin e tij vlerëmadh dhe shumëdimensional për lirinë e Kosovës përgjatë viteve të ’90-ta, gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj për shtetndërtim dhe konsolidim të pushtetit lokal.

Por, poeti disident dhe veprimtarë i pamposhtur i çështjes kombëtare Prend Ukaj ndjehet krenarë me të kaluarën e tij. Ndjehet krenarë dhe i privilegjuar që i ka mbajtur premtimin dhe besimin e dhënë presidentit historik Ibarhim Rugova nga takimi i parë me të në fillim të vitit 1990.

Poeti Prend Ukaj me publicistin Florim Zeqa

Çka e thotë zemra e shkruan pena

Në përmbledhjen e parë poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA”, autori Prend Ukaj i thotë të gjitha që i dalin nga zemra dhe thellësia e shpirtit. Në poezitë e tij autori Prend Ukaj udhëhiqet nga dashuria e pafundme për familjen dhe atdheun si dy gjëra të shenjta dhe të patjetërsuara në jetën e çdo njeriu.

Në secilën poezi e hasim atdhedashurinë, respektin dhe nderimin që Prend Ukaj ju bën figurave tona kombëtare dhe historike, luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. E falenderon deri në pafundësi Amerikën, mikun tonë që na ndihmojë në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Mirëpo nuk mungojnë as poezitë për dashurinë ndaj krijuesit, dashurinë prindërore dhe atë vëllazërore, pa e harruar as atë shpirtërore.

Në poezitë e autorit Prend Ukaj nuk mungojnë as meditimet dhe imagjinata e thellë krijuese, përmes të cilave autori e përhapë ndjenjen e dashurisë ndaj Zotit, Diellit, Tokës, Hënës, etj.

Nuk mungojnë as poezitë që thërrasin si kushtrim për ndërgjegjësim kombëtar, duke ua lënë amanet brezave dashurinë ndaj atdheut.

Nuk u ndala në secilën poezi veç e veç për arsye se, jo një shkrim autorial, por me dhjetra sosh do të jenë të pamjaftueshme për zbërthimin e 100 poezive me mesazhe aq të fuqishme dashurie ndaj atdheut dhe çdo gjëje që frymon shqip, ndaj familjes dhe familjarëve, ndaj miqve dhe shokëve e deri tek dashuria e pafundme ndaj bukurive natyrore që na rrethojnë.

Prend Ukaj edhe pse një penë e mprehtë e krijimtarisë letrare, shumica e veprave të tij kanë mbetur vetëm si dorëshkrime të pabotuara shkaku i mungesës së mbështetjes nga institucionet komunale.

Për fatin e mirë disa nga poezitë e Prendit gjenden në arkivat e gazetave dhe revistave të kohës, siq janë; Bota e re, Fjala e Lirë, Kosova Sot, etj.

Mburrem me veprimtarinë atdhetare dhe krijimtarinë e pasur letrare të ish shokut tim të klasës, z. Prend Ukaj. Libri i parë me përmbledhje poetike “ÇKA ME THOTË ZEMRA” është vetëm fillimi i shpalosjes së një krijimtarie të gjatë dhe të pasur të poetit disident Prend Ukaj.

Mercenarët e Vasil Toles nuk  e mundin atdhetarin kompozitorin e shquar Aleksandër Peçi

Fitim Çaushi, Gjirokastër

Timo Mërkuri, meqënëse vuan nga megalomania, me  një ndjenjë deliri guxon dhe shpik identitete, sikurse është libri: “Identiteti i isopolifonisë” duke e paraqitur këtë si identitet të kombit shqiptar dhe me këtë kal beteje të inicuar nga Vasil Tole, hidhet në veprim edhe kundër kompozitorit Aleksandër Peçi, i njohur në jetën muzikore të Shqipërisë dhe Europës. Mercenarët veprojnë dhe Tole bën sehir, sitë ishte vërtet“kokë nga ato që ndrijnë për atdhe”,(!)sikurse e ka konsideruar këtë mjeran, Timo Mërkuri.Të tilla servilizma dhe hosana të diktuara, Timo Mërkuri ia ka bërë mikut të tij edhe në gazetën “Telegraf”, 7 gusht 2014: ”Populli ynë duhet t’i jetë mirënjohës…birit të tij që ja prezantoi shkencërisht botës këtë pasuri të madhe, birit të tij me një emër të thjeshtë Vaso Tole”.

Cilin atdhe ndrin koka e Vasil Toles, Greqinë apo Shqipërinë,sepse në dy librat e Toles, Çamëria dhe tërë Epiri deri në Shkumbin, konsiderohen prej tij si territore greke?!

Mërkuri pyet: ku e ka burimin ky lumë “llumi” që hidhet mbi punën dhe veprën e tij? (Vasil Toles) Çfarë prove, çfarë dokumenti ka artikullshkruesi dhe ata që qëndrojnë rreth apo pranë tij që të vërtetojnë akuzat ose së paku t’i mbrojnë ato që të mos quhen shpifje?”

Vetëm një karagjoz cirku bën ndërhyrje të tilla, sepse Prof. Aleksandër Peçi në lektoriumin e dates 6 maj, në Hotel “Rogner”, analizoi provën më të madhe; librin e Vasil Toles “Odiseja dhe sirenat grishje drej viseve isopolifonike të Epirit”, e cili është futur në dosjen e UNESCO-s, ku trashëgimia shpirtërore e shqiptarëve, trajtohet si produkt i sirenave greke! Çfarë prove tjetër kërkon ky megaloman? Me këtë ndërhyrje, Timo mercenari pranon, se polifonia shqiptare dhe ajo labe,e ka prejardhjen prej sirenave greke!Duke e pranuar këtë tjetërësim, Timo Mërkuri eliminon kulturën origjinale shpirtërore të popullit shqiptar dhe konfirmon prerjardhjen e saj prej kulturës së një populli tjetër!

Është e lehtë të bësh autoritarin dhe t’u bësh pyetje të tjerëve, por çfarë provash na sjell Timo Mërkuri dhe Vasil Tole,për prejardhjen e “isopolifonisë” shqiptare prej sirenave greke? Nëse do të kishte ndonjë studiues që do të hidhte “llum” mbi Vasil Tolen, Tole fare qetësisht, pa ndërsyer mercenarët e tij, mund të prononcohej dhe të na sillte një sirenë për të kënduar “isopolifoninë” e tij, dhe ne do t’i sillnim 20 grupe polifonike që nga Delvina, Vlora, Skrapari Gramshi. Kërçova e deri në Dibër ku këndohet dyzërëshi, për  një koncert të përbashkët.

Ndoshta Timo Mërkuri do ta bind Vasil Tolen për të na sjellë një sirenë, ose do të shkojë vetë deri në Greqi, për të marrë sirenën isopolifonike, ndryshe Vasil Tole urgjentisht duhet të shkojë në UNESCO dhe ta ndryshojë emërtesën dhe gjenezën e polifonisë shqiptare prej këngës së sirenave.Ose Sirena të vijë në Akademinë e Shkencave, ose ndryshimi në UNESCO, rrugë tjetër nuk ka.Vetëm kështu zgjidhet problemi dhe s’ka nevojë për lehjet e larove që bëhen mbrojtje e diversioneve të Vasil Toles. Shqiptarëtnuk do ta pranojnë kurrë, se trashëgima e tyre shpirtërore është e prejardhur prej sirenave greke, pra prej një populli tjetër,veç mercenarët e Vasos dhe ndonjë shërbëtor i ndonjë ambasade të huaj.Pikërisht këtij problemi kyç, që analizoi kompozitori Aleksandër Peçi, i shmanget Timo Mërkuri për të sjellë presionin e rrugës ndaj specialistëve dhe muzikantëve, sepsekjo taktikë mjegullon diversionet e Toles. Vasil Tole i zbaton këto manovrime prej 20 vjetësh dhe dinakërisht ka mohuar trashëgiminë shkencore të studiuesve shqiptarë. Timo Mërkuri pranon të zhgarrëzyhet në llumin që e ka futur akademiku Vasil Tole, ndaj “konstaton” tek prof. Peçi,“Një shtjellë mosdijesh dhe moskuptimesh” Megalomani iarithmetikës, konstaton “mosdije” tek muzikanti i skenave Europiane dhe “specialistët” e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave, heshtin! Ku kemi arritur!

Mërkuri këmbëngul: “Qysh në krye artikulli nis me një mungesë respekti për kolegun, kur shprehet:” Tole… është me dije të dyshimta mediokre dhe me alogjizma pa fund... kur i etiketon Sirenat greke dhe isopolifonia nis nga ato”.Çfarë mund të jetëtjetër Vasil Tole, veçse mediokër dhe mashtrues, që spekullon me polifoninë shqiptare dhe e trajton si produkt të sirenave greke,  produkt që e ka dokumentuar vetë Tole: “ ”Në lidhje me këtë veçori tingullore të sirenave, na vjen mirë të pohojmë, se ka një përqasje me mendimet më të përhapura mbi veçoritë e zërave këngëtorë të iso-polifonisë së shqiptarëve“(Odiseu dhe siranat…f. 15)Pseudoakademiku Tole krijon mendimin, sikur zërat “iso-polifonikë” të sirenave, janë krijuar në një territor tjetër, në Epir, nga një popull tjetër, por që “kanë përqasje” me mendimet e përhapura me “iso-polifoninë” e shqiptarëve, që ndodhen në një territor tjetër jashtë Epirit. Ndoshta Timo Mërkuri duhet ta dijë vendin, ku e ka dëgjuar tingullin e sirenave greke, akademiku Tole, që e përqas me zërat e polifonisë shqiptare!

Timo Mërkuri nuk ka sy të lexojë se Akademiku Tole, polifoninë shqiptaree nxjer të lindur në djepin e sirenave greke: “Lidhja e udhëtimit nistor të Uliksti, me parashikimin e Tirezias, se ai do të ballafaqohej me sirenat, është tjetër dëshmi e lidhjes që kanë Sirenat dhe kënga e tyre, me prejardhjen dhe shtratin e vërtetë të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë”.(Odiseu dhe sirenat …f.14)Përse “shqiptari” Timo Mërkuri e mbron prejardhjen e polifonisë shqiptare prej djepit të sirenave greke? Dhelpëritë e akademikut Tole janë shokuese: “Asgjë më shumë se muzika, iso-polifonike e Sirenave vajtore do t’i mësonte Uliksit këtë përmasë të tretë të shndrimit: vajtimin shumëzërësh iso-polifonik”( Odiseu dhe sirenat …f. 14)Vallë nuk e kishte dëgjuar Uliksi ritin e lashtë të vajtimit nga gjyshja, nëna apo të afërmit e familjes epirote në ceremoniale vajtimi?! Vallë në truallin ku kishte banuar Uliksi, nuk kishte traditë artistike, etnografike dhe shpirtërore, por duhet t’ia mësonin sirenat?! Nëse kënga polifonike, do ta kishte djepin tek kënga vajtimtare e sirenave, problemi i origjinës së etnogjenezës së polifonisë dhe vendlindjes së saj, i shtruar ende sot prej etnomuzikologjisë botërore, do të ishte i zgjidhur dhe nuk kishte nevojë për studime e konferenca të shumta ndërkombëtare! E di akademiku Tole gjendjen civile të sirenave, për të pyetur për datën e lindjes së tyre, apo do të pyes Timo Mërkurin?Për ta vulosur “shpikjen” anormale, akademiku Tole e njeson këtë gjenezë edhe përpolifoninë labe: ”Zëri i Sirenave ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia labe, në ish trojet e Epirit të dikurshëm antik.”(Odisea dhe Sirenat… f.24-25) Këtë çmenduri vetëm një i lajthitur si akademiku Tole mund ta pohojë dhe një mercenar si Timo Mërkuri mund ta mbrojë, sepse Tole, poemën nga e merr “isopolifoninë” e sirenave, e trajton greke: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”.( Odisea dhe sirenat…f. 65)Këtu fshihet diversioni i akademikut Tole, sepse personazhet që vajtojnë tek “Iliada”, na qenkëshin parahelenë dhe jo parailir! Përse mercenari Timo Mërkuri shqetësohet kaq shumë për Vasil Tolen, kur ai është ende gjallë dhe nuk shqetësohet për autoktoninë e polifonisë shqiptare, sikurse u shprehën 70 intelektualë që morën pjesë në lektoriumin e prof. Peçit?!

Në mungesë të fenomenit sonor, akademiku Tole arrin kulmin e çmendurisë së tij: zbulon gjenezën e polifonisë shqiptare nga shpjegimet etimologjike: “Nga vëzhgimi etimologjik i emrave të Sirenave rezulton se Ligea është mbartëse e të qarit me dënesë, (me ligje, siç e themi ne e që lidhet aq ngushtë me vajtimin), Thelxipea është magjiplotë, Aglaopea e veçantë dhe Peisinoe e bindur. Mbështetur në një përqasje të këtyre veçorive etimologjike, duket se gjejmë në tiparet e tyre, tashmë si këngëtare, edhe një rreshtim strukturor të ngjajshëm me strukturën e vendosjes së zërave në iso-polifoninë popullore shqiptare. Më konkretisht të zërit të parë Marrësit si magjiplotë, II, Kthyesit si të veçantë dhe të zëriz të III, Isos, e cila s’është gjë tjetër   veçse zëri i së bindurës Peisione.”(Odiseu dhe sirenat…f. 37.)

A mund të vlerësohet një gjini muzikore nga shkronjat e alfabetit, ndërkohë që duhet medoemos tingulli muzikor?! Vërtet Timo mercenari beson se struktura e këngës polifonike shqiptare vjen prej shkronjave të emrave të sirenave greke! Çfarë dokumentesh të tjera i kërkon Timo megalomani,  kompozitorit të shquar Aleksandër Peçi? Duam ta pyesim Mërkurin: me sa zëra kanë kënduar sirenat z. Mërkuri?

Përkundër Vasil Toles që e prezanton Uliksin si etnitet grek, Prof. Çabej sqaron: “Në artikullin e tij “Gjendja e sotme e studimeve ilire”, Karl Keren, shënon se prehistoriani gjerman Carl Schuchardt shikon te Odiseu “Ilirinë e vërtetë”, sepse ky mbretëron mbi ishuj që janë të sferës ilire dhe dallohet “me urtësinë dhe e me gjakun e ftohët të tij” prej heronjve të tjerë të Iliadës: Gjithçka te Odiseu është detari, gjithçka lot në Mesdheun perëndimor, gjithçka është mënyrë jetese dhe legjendë ilire”.(Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Rilindja 1975, f. 100)

Përse e ngatëron Vasil Tole këngën e popullit shqiptar me sirenat greke? Për padituri apo për shërbime speciale?!  Timo Mërkuri,i fryrë me delire, kopjon justifikimin e Toles në emisionin e Mustafa Nanos: “Termi i përdorur në çertifikimin e bërë nga UNESCO të këngës polifonike me iso, si kryevepër shpirtërore e njerëzimit, ku teksti ishte: “Albanian folk iso-poliphony”, që e përkthyer në shqip do të thotë: “Polifonia popullore shqiptare me iso”. Ky justifikim i trashë dhe mashtrim i opinionit,është diskretitim, jo vetëm për Tolen, por edhe për merecenarin e tij Mërkurin, sepse Vasil Tole në dy librat e tij; “Sirenat dhe isipolifonia në Epir” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit” emërtesën “isopolifoni” e ka përdorur 118 herë”Këto janë shkruar shqip,pa përkthim, jo  polifoni me iso, por qartësisht “isopolifoni”!Çfarë i detyron sot të mashtrojnë Vasil Tolen dhe Timo Mërkurin, se gjoja në UNESCO, është futur emërtesa “polifoni me iso”, por na qenkërka ngatërruar nga përkthimi anglisht!Po në gjuhën shqipe kush i ka ngatërruar që përdoret dhjetra herë “isopolifoni”? Nëse na qenkërka ngatërruar emërtesa, pse nuk ka vrapuar Tole ta saktësojë emërtesën  shqip, dhe përse nuk nxiton edhe tani të bëj korrigjimet e nevojshme? Nuk shkon Vasil Tole të bëj korigjimet e nevojshme, se nuk e lejon padroni.

Mërkuri “bën përpjekje” të futet edhe në elemente shkencore të dosjes në UNESCO: “U paraqit fotografimi i një faqe sejti të UNESCO-s ku shkruhej tekstualisht:  “Termi iso ka lidhje me ison-n e muzikës kishtare bizantine…këtu nuk bëhet fjalë për origjinën e këngës, por për shpjegimin e “termit” iso si “term”, si fjalë”. Në dosjen e UNESCO-s nuk futen shpjegime fjalësh nga kultura të ndryshme, futen vlerat artistike dhe origjinale të një populli. Në UNESCO është shkruar ekzaktësisht: “prejardhjen e “isopolifonisë “ nga kori kishtar bizantin dhe nga sirenat greke”, dhe më poshtë, “Termi ‘iso’ i muzikës tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikës kishtare bizantine.” Këtu kemi një shpërdorim të të detyrës nga drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Shpirtërore në Minisrinë e Kulturës, një falsifikim flagrant, sepse Polifonia Shqiptare nuk vjen nga kori i kishës bizantine.

Studiuesi italian Lorenco Tardo, ka pohuar traditën e lashtë tek arbëreshët: “Meloditë liturgjike në kompleksin e tyre të përgjithshëm i përkasin mbarimit të shek XIV dhe fillimit të shek XV, sepse shqiptarët morën me vete… një traditë provinciale dhe arkaike, një traditë, që duke qenë ruajtur në 400-tën dhe 500–ën, rrjedh nga koha e bazilejve e ndofta nga një kohë edhe më e lashtë”( Lorenco Tardo, “L’antica mrelurgia  bizantina” Grotta-ferrata, 1938 f. 111) Duke e çuar djepin e polifonisë në kohën e bazilejve shek IV-V të erës sonë, e ndofta edhe nga një kohë më e lashtë, studiuesi italian i etnomuzikologjisë, e ka përjashtuar ngjajshmërinë me isonin e korit kishtar bizantin. Çfarë lidhje ka isoni bizantin me ison e polifonisë shqiptare, kur isoni bizantin ka lindur disa shekuj pas këngës shqiptare?Përse duhet ta fuste Vasil Tole këtë element kompromentues për polifoninë shqiptare, në UNESKO? A nuk kanë të drejtën studiues, muzikantë dhe qytetarë të thjeshtë t’i kontenstojnë këto veprime diversioniste të Vasil Toles? Kanë se janë qytetarë të këtij populli, por nuk i lë megalomani dhe mercenari Timo Mërkuri me shokë.

Prof. Ramadan Sokoli qysh në Konferencën parë të studimeve Albanologjike në nëntor 1962, e ka saktësuar:  “Meqënëse në muzikologji mbizotëron mendimi se grekët dhe romakët e lashtë nuk këndonin këngë polifonike, është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës  ballkanike është me prejardhje të lashtë, e mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim as është vërtetuar as është miratuar, madje është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore”. Për këtë prof. Sokoli ka shkruar: “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike,  nuk ka ndonjë lidhje morfologjike  me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite  të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca er parë Albanologjike, Tiranë 1965, f. 334)

Sikundër shihet, Debatet për prejardhjen e këngës polifonike nga muzikabizantine qenkan bërë qysh në vitet ’50-’60 dhe profesori e ka sqaruar përfundimisht problemin, përse Tole duhej ta shtrinte këtë problem, kur nuk ishte e domosdoshmederi në UNESCO, sepseajo trajton vlerat e kultursë së shqiptarëve dhe jo ngjajshmëritë e elementëve të saj të veçanta me kulturat e popujve fqinj? Kush ia kërkoi këtë ngjajshmëri të isos shqiptare me isonin bizantin, Vasil Toles?

Një studiues i huaj i referohet prof. Beniamin Krutës: “Një fakt i rendësishëm që e bën kompleks problemin e gjenezës së burdonit dhe ne të njëjtën kohë i vë një pikëpyetje ekzistencës së tij herët në këngën bizantine, është kënga polifonike e kishës ortodokse të arbëreshve të Italisë, e cila me gjithë lashtësinë e saj, nuk e njeh ison. Melurgjia liturgjike bizantine, të paktën deri në shek. e XIV, kohë në të cilën nisin emigrimet arbëresheve për në Itali, ne truallin jugor të Shqipërisë zhvillohet pa iso-n”.(B. Kruta 1991, 68-9)

Sikundër shihet, “iso” e polifonisë shqiptare nuk ka lidhje me “isonin” e korit kishtar bizantin.Përse u ngatërrua Vasil Tole, kur e kishte këtë pasuri shklencore nga profesorët e tij, sepse Beniam  Kruta ka dhënë lëndën e etnomuzikologjisë në Institutin e Lartë të Arteve dhe ka marrë pjesë në 35 ekspedita studimore nga Kosova, Maqedonia e deri tek arbëreshët e Italisë.

Sokol Shupo, në përgjigjen që i ka dhënë Vasil Toles në vitin 2004, përmes studimit “Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq”, shkruan: “Mund të besojmë, se pavarësisht nga shkrimi, koncepti i isonit është më i lashtë se sa shek IX. Bëhet fjalë për neumën që quhet ison dhe jo për praktikën e isonit…ngjajshmëria e termit ison me termin popullor iso, është fare e qartë dhe këtë gjë e kanë venë re të gjithë etnomuzikologët, por ngjajshëria e termit nuk do të thotë patjetër edhe ngjajshmëri e dukurisë, dhe këtë gjë e ka shpjeguar mirë B. Kruta. Të dy “tezat” e mësipërme të Z. Tole, fshehin poshtë tyre një të tretë – tezën që termi iso Shqipëri vjen e përdoret i filtruar përmes kulturës dhe gjuhës greke”. (Panorama, 4-5 maj 2023)

Iso e polifonisë shqiptare nuk ka asnjë lidhje me isonin e muzikës kishtare bizantine dhe nuk ishte e nevojshme që Vasil Tole ta nënvizonte këtë ngjajshmëri! Përse Vasil Tole nuk u mbështet tek studjuesit shqiptar për të përgatitur dosjen, por iu rerferua studiuesve të korit kishtar bizantin? Polifonia shqiptare është pasuri shpirtërore e tërë popullit shqipar dhe si e tillë ka fituar anonimatin. Askush nuk mund ta përvehtësojë dhe ta falsifikojë atë. Askush nuk e ka caktuar Vasil Tolen për ta falsifikuar dhe përvehtësuar këtë pasuri të shenjtë, për të bërë me të çfarë të dojë, sikur ta kishte pronë private, pavarësisht se ai diti ta fshihte diversionin e tij kundër kulturës popullore shqiptare me bujën marramendëse të “Kryeveprës botërore”! Populli shqiptar donte ta gëzonte kulturën e tij si kryevepër botërore në vlerën e saj origjinale, si produkt i popullit shqiptar, sikurse e kishte programuar dosjen Beniamin Kruta, jo si prodikt i sirenave greke. Edhe sa vjet do ta mashtrojë Vasil Tole popullin shqiptar?!

Sado që megalomani Timo Mërkuri përpiqet ta fshehi Tolen nga mëkati antikombëtar, atë e nxjerr zbuluar harta e “isopolifonisë” me shtrirjen deri në Shkumbin, botuar tek libri “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”. Për këtë fakt, një intelektuale e nderuar ka bërë sot në WatsApp këtë postim: “Bejleri i Himarës dhe Bejleri i Akademisë së Shkencave, nxorën në shesh një zë shtrige që pickon  polifoninë e këngës.  Harta e Bejlerit  është e njëjtë me atë të të Vasil Toles…kufijtë Vorio-Epirit…Alogjizma merimangash  të një gjëmbaçi  isopolifonik për dashurinë  helenike”.

Më qartë se kjo intelektuale, nuk e ka thënë askush! Përfshirja e “iso-polifonisë” greke deri në Shkumbin, në hartën e përpiluar nga akademiku Tole, dëshmon, se akademiku Tole ka qëllime të fshehta, në shërbim të politikave shoviniste! Populli është indjeshëm ndaj këtij problemi dhe sado që Vaso Tole të ndërsejë kundër studiuesve dhe muzikantëve  taborët e tij prej mercenarësh, nuk ka për t’i mposhtur me fjalë rrugësh. Timo Mërkuri nuk haron të përmend edhe “Kodin Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, duke e aktualizuar: “Vendi ynë gjithmon “belanë” e ka gjetur nga ca shqiptarë, të cilët ndaj atdhetarëve që kanë arritur suksese, nisin e këndojnë një këngë të tipit të meskinëve”.“Analisti” i sociologjisë shqiptare, Mërtiri, megjithëse manifeston frymë të theksuar meskine, akuzon të tjerët për atë që e ka vetë me tepricë. Na vjen keq që Mërkuri luan lojën e batakçiut dhe pranon të ndërsehet sa herë e urdhëron Vasil Tole kundër atyre, që kërkojnë ta ndihmojnë Vasil Tolen, ta nxisin të shpejtojë në UNESCO për të korrigjuar gabimin e tij, sepse dosjen në UNESCO e ka përgatitur i vetëm Vasil Tole, pa një grup shokësh dhe specialistësh. Këtë e ka dokumentuar vetë në librin “Enciklopedia e isopolifonisë”, prandaj nuk mund ta shpërndajë përgjegjësinë te të tjerët. Faktise askush nuk po i del në mbrojtje nga bshkëpërgatitësit e dosjes, vërteton se s’ka patur të tillë., dosjen e ka përgatitur vetëm Vasil Tole.

Ky realitet e diskretiton mashtruesin Timo Mërkuri dhe akuza e tij, se Fitim Çaushi ngrihet kundët Vasil Toles, se nuk e mori në përgatitjen e Dosjen për në UNESCO, është një përhapje opinioni prej njeriu plot ligësi.Vasil Tole nuk mori anëtarët e Këshillit Kombëtar të Muzikës për hartimin e dosjes, si përfaqësuesite Institutit të Kulturës Popullore, të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, të Institutit të Regjistrimit të Monumenteve të Kulturës, muzikantë dhe specialistë,  dhe s’kish si t’i mbetej qejfi Fitim Çaushit. Mashtrimet e Mërkurit janë për të pabesueshme, të tilla mbaten vetëm grabitja e naftës kur Mërkuri punonte në Armo.

Megalomani Mërkuri,guxon të analizojë një muzikant të shquar të njohur në tërë Europën për hir të një mashtruesi dhe mediokri në shkencën e etnomuzikologjisë. Do t’i thoshja Timo Mërkurit lereni debatin shkencor të zhvillohet mes specialistëve dhe qytetarëve të fushës përkatëse, qëi kanë njohuritë shkencore dhe mos u fusni në diskutime me urdhër si mrcenar i Vasil Toles. Mund të shkruani për mua çfarëdo që të mendoni, por a do t’ia dilni të gjithë këtyre kritikuesve qëkanëshkruar kohët e fundit në shtypin e ditës dhe emisione televizive, si Albert Nikolla e deri tek Profesor Sazan Guri.

Afërsisht 100 vjet përpara, Maksimilian Lambertc, theksonte: “Në epet e Homerit gjenden  forma të njëjta vajtimi, të cilat edhe sot ekzistojnë në Shqipëri” (Lambertz M.”Die Volkspoesie der Albaner “Sarajevo, 1917, f. 65)Lambertc ka theksuar; jo “përqasje”, por forma identike, forma të njëjta vajtimime epet homerike të dardanëve, të popullsisë shqiptare që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë edhe sot në Shqipëri. Ndërsa poeti frances La Martin ka shkruar: “Për të njohur këngët e palikarëve grekë, duhet të njihen këngët e shqiptarëve”. Është kultura greke që duhet të marrë prej kulturës shqiptare, sikurse ka marrë, dhe jo kultura shqiptare të paraqitet si e pjellë në djepin e sirenave greke.

  • Lamartini, i cili ishte i pari që vlerësoi poezitë e De Radës, gjatë udhëtimit të tij në Orient ka lënë këtë dëshmi domethënëse: ”Për të kuptuar këngët e palikarëve grekë, duhet të njihen këngët popullore të Shqipërisë së Jugut”[1]

Edhe njëherë për IsoPolifoninë Labe 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

(Argumente Replikave) 

Nga shoqata Laberia `Nderi i Kombit` është bërë një replikë me titull `Pirro Prifti, kënga labe nuk rrjedh nga kori kishtar ortodoks, është me rrënjë vetëm shqiptare `  me dt. 14 maj 2023, për shkrimin tim `IzoPolifonia labe perballe kakofonise shqiptare per Origjinen`, të botuar një ditë më parë tek Revista e Nderuar Drini. 

Pa dyshim që shkrimi ka sjellë debate. Madje dhe sot me datë 17 maj është botuar nga gazeta Panorama një shkrim nga Zeno Jahaj Ç`kerkon Bizanti në Polifoninë tonë popullore` me argumenta e kundër argumenta. 

Në  shkrimin e bërë nga Shoqata Labëria `Nderi I Kombit` vërehen jo diskutime por akuza të çudiëshme  si shprehja: ..pas Vasil Gjikës dhe Kristo Mërtirit, Vasil Tole hedh në treg një element “neutralizues”, por më helmues se dy të parët: Pirro Priftin, i cili tenton ta trajtojë problemin e “isopolifonisë”, si një luftë për autorësinë e “isopolifonisë. 

Akuza tjetër dhe jo debat po aq paragjykuese  dhe keqdashëse, është se meqë unë jam I religjionit lindor pra orthodox kërkokam patjetër që izo polifonialabe duhet të jetë me origjinë byzantine, 

Një akuzë  tjetër dhe jo debat është seunë qënkam mercenary I Vasil Toles dhe se përkrah idenë e Z.Tole se polifonia qenka me origjinë mitologjike 

Dhe akuza tjetër me qesharake ësttë se unë paskam nënvlerësuar profesorët e mëdhenj shqiptarë si Prof. Ramadan Sokoli  etj, i cili ka shkruar se “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike,  nuk ka ndonjë lidhje morfologjike  me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite  të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca e parë Albanologjike, Tiranë 1965, 334), “  dhe një muzikolog boshnjaki cili ka shkruar se ` Studiuesi boshnjak Cvjetko-Rihtman në vitin 1954 ka shkruar: “Prania e polifonisë dyzërëshe në këto zona mund të shpjegohet si një trashëgim i huazuar nga fiset e lashta ilire, ose e kanë ruajtur ilirët e sllavizuar në këto treva”  (Cvjetko Rihtman, – “O ilirskom porjeklu polifionia oblika narodne muzike, Bosnje i Hercegovine.  Rad Kongresa Folkorista Jugoslavije”. Na Bjelalnici, 1955. I u Puli 1952. Zagreb. 1958, f. 99)`. Të dy argumentat janë  hipotetikë. 

 Le ti anashkalojmë akuzat dhe le të analizojmë me fakte. Por të themi  edhe njëherë se: “data 25 nëntor 2005 është një ditë historike. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris“. Këtë nuk e mohon askush por Shoqata e nderuar labe `Nderi i Kombit` kërkon dicka tjetër mesa duket, atë që ti dalë emri edhe asaj në UNESKO dhe për këtë mesa duket ka filluar `lufta` (siç e kanë zakon shqiptarët që grinden me njëri tjetrin se kush është i pari) se kush ishte ai që propozoi. Sa për origjinën tani shoqata labe `Nderi Kombit` po vret mëndjen, dhe meqë do të duket më atdhetare se të tjerët hedh llum e baltë mbi ata që diskutojnë fakte historike, dhe rrëmojnë për të vërtetën. Mllefi i shoqatës labe sigurisht është më i egër sepse nuk di, dhe as do të kritikojë, por di të shajë e të ofendojë, të paktën ai që e ka shkruar dhe rri prapa emrit Shqoqatë për tu mbrojtur e justifikuar në numrin shumës. 

Po ja, argumenti kryesor që shoqata labe`Nderi Kombit`  ngatërrohet me frazeologjinë sharëse të saj  është se ky individ që përfaqëson Shoqatën nuk e kupton se polifonia është ndryshe nga Iso-polifonia. Polifoni si këngë, e kanë të gjithë popujt e ballkanit dhe sllavët madje dhe grekët që këndonin në theatrot e lashtë  që jepeshin në theatrot me shkallët gjysmë rrethore që kanë mbritur deri në ditët e sotme në Shqipëri , Epir dhe Greqi ku jepeshin në tragjeditë e famshme të Sofokliut,Eskilit, Euripidit dhe të tjerëve. 

Argumenti i parë: Në ato tragjedi kishte një kor që këndonte në formë polifonie. Kështu që iso-polifonia labe nuk mund të jetë greke, sepse kori i tragjedive që përsëriste fjalët e aktorit nuk bënte iso. 

Argumenti i dytë ku individi që përfaqëson Shoqatën ja ka futur fare kot, është se më akuzon mua  (në fakt këtë argument e ka mbrojtur z.Tole) se iso polifonia është mitologjike , pra nga sirenat, për të cilën unë e kam kundërshtuar se, sirenat këndojnë këngë së bashku duke lavdëruar lundruesin me qëllim që ta ndalonin dhe ta vrisnin. Por sirenat nuk këndonin këngë kuje. As Izopolifonia labe nuk është në formë kuje. Ato janë këngë vajtimi të cilat egzistojnë në Labëri por edhe në Veri, tek Malësorët e veriut. Pra nuk ka asnjë lidhje kuja as me polifoninë dhe as më iso-polifoninë, dhe se izo-polifonia nuk mund të jetë e trashëguar nga mitologjia e ashtuquajtur greke (në fakt duhet quajtur Mitologji para-greke apo pellazge). 

Argumenti i tretë është se me të vërtetë Prof. Ramadan Sokoli ka shkruar si më sipër madje ka shkruar se… e  ka marrë nga një vepër e Ksenofonit dhe përmend një shënim nga Ksenofoni rreth mënyrës së këngëtimit të një fisi Trakas, që banonte në juglindje të siujdhesës ballkanike, i cili ka dëshmuar: “Së pari fillon të këndojë njeri syresh pas tij të gjithë pjesëmarrësit futen në ritmin e këngës” (f. 12) Kjo e ngazëllen profesorin, i cili thekson: ”A nuk na kujton ky njoftim i shkurtër mënyrën e këngëtimit me iso?”( f. 12)“. Por ky koment I Profesor Ramadanit ka dy handicape të mëdha: pavarësisht se është shkruar nga profesori ynë i madh: Handikapi është se ky fis thrakas i shek IV pes -III pes, nuk egziston pas pushtimit romak, dhe më vonë nga sllavët. Pra ky fakt sipas Prof. Ramadanit të thënë nga Ksenofoni, që kënga  ishte me `iso`, fisi nuk egziston më sepse edhe thrakët nuk egzistojnë sot, por Thrakia e dikurshme është ndarë në Bullgarinë e sotme, Turqinë e sotme dhe Greqinë e sotme. Në asnjë nga këta vënde sot nuk egziston izopolifoni si tek labët. Atëhere, si ka mundësi që izopolifonia labe të jetë e lashtë dhe e trashëguar nga thrakët(?!) kur asnjë nga vëndet që ka sot këto toka e popuj nuk ka një version muzikor të tillë? Pra Labëria nuk ka asnjë lloj lidhje me Thrakinë, pra kjo hipotezë e Prof. Ramadan Sokolit bie poshtë. 

Argumenti i katërt, sipas UNESKO-s, iso-polifonia ka këtë spjegim: “ Termi `iso` lidhet me isonin e muzikës kishtare bizantine dhe i referohet dronit që shoqëron këndimin polifonik. Droni   (zukatja, zhurma, kenga me zë moonoton), realizohet në dy mënyra: tek toskët, ai është gjithmonë i vazhdueshëm dhe këndohet në rrokjen ‘e’, ​​duke përdorur frymëmarrje të lëkundur, ndërsa te Laboratorët, droni ndonjëherë këndohet si një ton ritmik, i realizuar me tekstin e këngë. E interpretuar kryesisht nga këngëtarë meshkuj, muzika tradicionalisht shoqëron një gamë të gjerë ngjarjesh shoqërore, si dasma, funerale, festa të korrjeve, festime fetare dhe festa të tilla si festivali i mirënjohur folklorik shqiptar në Gjirokastër. Izopolifonia shqiptare karakterizohet nga këngët e përbërë nga dy pjesë solo, një melodi dhe një kundërmelodi me dron koral. Struktura e pjesëve solo ndryshon sipas mënyrave të ndryshme të interpretimit të dronit, i cili ka një larmi të madhe strukturash, veçanërisht në stilin popullor të adoptuar nga të gjitha grupet që performojnë këtë muzikë“ (Albanian folk iso-polyphony – intangible heritage – Culture Sector – UNESCO) (Albanian folk iso-polyphony 

Albania  Inscribed in 2008 (3.COM) on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity (originally proclaimed in 2005).  

Pra, isopolifonia labe ka dallim nga Polifonia.   

Egzitojnë shumë këngë polifonike ndër popuj në botë madje dhe në Arabi, por afër nesh janë Polifonia  Greke “Caravan”  dhe ruhet vetëm në zonën e Epirit në Greqinë Veriperëndimore, ndërsa Polifonia Bullgare “Bistritsa Babi”, ruhet vetëm në rajonin Shoplouk, në Bullgarinë perëndimore. (http://ëëë.panorama.com.al/ckerkon-bizanti-ne-polifonine-popullore-shqiptare/), sipas Zeno Jahaj. 

Së pesti, derisa Izopolifonia labe nuk qënka  as me prejardhje nga mitologjia (sirenat apo këngët e vajti që përmënd në shkrimin e tij individi I Shoqatës Labe `Nderi i Kombit`) dhe as nga lashtësia siç përmënd Ramadan Sokoli për një fis të veçuar thrakësh që nuk ka lidhje fare me Labërinë, atëhere nga vjen? 

Unë argumentoj se ka shumë mundësi që izopolifonia labe është ashtu siç e përmend UNESKO nëpërmjet analizës profesionale,  të jetë me origjinë nga kori orthodox që këndohet në kishat e Shqipërisë. 

Del pyetja se përse lebërit këndonin me iso  dy tre vetë dhe dridhnin zërin në formë zukatje (dron) duke shprehur një `e` të zgjatur në fund, ta kenë marrë nga kori kishtar bizantin? Mendoj se nëpërmjet kësaj iso-polifonie Labëria ruajti traditën e hershme religjioze pavarësisht pushtimit Osman, duke e `kundërshtuar` pushtimin dhe konvertimin  në fe, nëpërmjet këngës së veçantë që u kujtonte fenë e mëparshme.  Sigurisht populli i Labërisë ka qënë e mbetet luftarak dhe kundërshtimin e ka patur në formë përplasje me kundërshtarin, por kjo mënyrë që mbeti traditë e Labërisë është një element tradite lashtë, sepse kristianizmi në Shqipëri (në Iliri) dhe në fiset Kaone nga të cilat janë pasardhës lebërit (pavarësisht pushtmeve romake, sllave), kështu që mendohet se isopolifonia egzistonte që në shekujt e parë të krishtërimit i cili erdhi në Iliri nga Shën Pali I zbriti në Durrës dhe Apolloni.   

 Së fundmi vjen edhe përgjigja e akuzës së  fundit ku individi i Shoqatës Labëria `Nderi iKombit` hedh vrer mbi përkatësinë time fetare duke aluduar se unë prandaj e mbroj këtë opsion fetar për iso-polifoninë, madje duke shkuar dhe më tej duke më bërë edhe grek (unë jam 100% shqiptar sepse jam nga Korçë-Kolonja ku nuk ka farë grekër). Kjo akuzë nuk është argument i nderuar por një injorancë sepse duhet të vini një herë të dëgjoni korin e kishës orthodokse të kënduar në shqip, dhe do të shihni ngjashmërinë me iso-polifoninë labe. 

Sa për shkrimin e z.Zeno Jahaj, tek shkrimi i sotëm `Çkërkon Bizanti në polifoninë popullore shqiptare`, i them të nderuarit Zeno, se pavarësisht referencave që jep aty në shkrim, mendoj se z. Zeno   duhet të lexojë replikën time që të kuptojë se nga e ka origjinën iso-polifonia, se çfarë dallimi ka iso-polifonia nga polifonia, dhe së fundmi nuk është e thënë që korifejtë e muzikologjisë dhe historografisë muzikore të kenë absolutisht të drejtë me ato njohuri që kanë patur atëhere, p.sh., Prof. Ramadan Sokoli, etj, por edhe ju i nderuar Zeno, së bashku me individin  bizarre të Shoqatës Labëria `Nderi i Kombit`, nuk keni qënë ndonjëherë të dëgjoni korin e Kishës dhe psalltjet e dhjakëve.  

Atëhere do të kuptoni se përse Labëria këndon një polifoni të veçantë që quhet iso-polifoni dhe  përse e ka ruajtur këtë traditë ndër shekuj.  

priftipirro2017@gmail.com 

Kryeministri Kurti takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University

0

Prishtinë, 16 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University.

Kryeministri Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.

Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës.