Kreu Blog Faqe 1056

Zëvendësministri i Republikës së Kosovës, Arbër Vokrri, e shpalli xhihadin islamik dhe Republikën e Kosovës si Shtet Islamik

2

Gjergj – Skender Jashari 

Fjalimi i tillë nuk është thjesht emocion rasti, fjalim rasti, ekzaltim rasti, por është përpilim i stërholluar në aspektin juridik, për të tentuar për t’i ikur përgjegjësisë penale. Ky fjalim është me plotë kuptimin e fjalës “shpallje e xhihadit islamik,” si dhe shpallje de facto të Republikës së Kosovës si Shtet Islamik. Duke qenë se kam përvojë të gjatë në studimin e terrorizmit islamik, e kam pasur shumë më të lehtë ta kuptoj që ky fjalim është përpiluar në Serbi, derisa është recituar përmendësh nga zt. Vokrri. 

Fjalime të këtilla, janë të ngjajshme vetëm me fjalimet e Bin Ladenit, Al Bagdadit, kërcënimet terroriste të Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit. 

Edhe organizata terroriste islamike dhe terrorist islamik të arrestuar edhe në Republikë të Kosovës, vetëm pse kanë vendosur flamurin e ISIS-it, flamurin e zi me hartën e Kosovës në të, apo kanë dashur shtetin islam a sheriatin në Kosovë, janë arrestuar, akuzuar, gjykuar, dënuar edhe nga gjykatat vendore në Kosovë. 

Për dallim nga Bin Ladeni, Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi etj, të cilët kërcënonin në emër të organizatave terroriste të cilave i takonin, zt. Vokrri, flet në emër të Republikës së Kosovës, duke e bërë shumë më serioze situatën. Zt. Vokrri në këtë fjalim, të parit person i jepet fjala, prezentimi i tij dhe vetëprezentimin që bënë, e ndërlidhë tërësisht me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çdo dëgjues i një fjalimi të tillë, e kupton që zt. Vokrri keqpërdorë pozitën zyrtare për të shpallur xhihad islamik, kundër: Europës dhe rendit kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës. 

Fjalimi i zt. Vokrri, është kryekëput shpallje e xhihadit islamik :” fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në  impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.  

Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.  

Republika e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:”  Republika e Kosovës, përkatësisht institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në BE. Në mënyrë që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe të ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.”1 Kjo Strategji ” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova ende po ballafaqohet, si dhe shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta afruar Kosovën me BE-në.2 Prandaj deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës, kundër kësaj Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të Kosovës.  

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1, paragrafi 1, thekson që Republika e Kosovës është shtet demokratik…, pastaj neni 3, paragrafi 1, thekson që Republika e Kosovës…qeveriset nmë mëneyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit…, neni 4, paragrafi 1, theksonm që Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve…, si dhe nenin 8, citoj:” Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.” 

Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:” Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me nenin 92, paragrafi 2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj” dhe  paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”  

Në këtë rast zt. Vokrri, shpall de facto Republikën e Kosovës, si shtet islamik të Kosovës, pastaj mund të kuptohen pasojat që do vinin ndaj një shteti islamik, pasiqë i kemi ende të freskëta ngjarjet e Shtetit Islamik.  

Ushtaret shqiptarë të Perandorisë Osmane ! Marrë nga profili në fb i Arbër Vokrrit, i datës 18 qershor 2012 
___

Vazhdon fjalimi i zt. Vokrri:”Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt  i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6  shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu. 

Derisa kjo pjesë e fjalimit të zt. Vokrri, tregon përfundimisht qëllimet dhe objektivat terroriste islamike të tij, ai flet si përfaqësues i “Xhihadit Islamik” që shpall misionin terrorist islamik, për ta përhapur atë në drejtim të perëndimit. Zotëria nuk flet për hapjen e islamizmit në Lindjen e Largët, në Afrikë, Australi, Azi, por ashtu siç edhe gjitha organizatat terroriste islamike ndërkombëtare, që kryen akte terroriste islamike dhe që thirrnin për kryerje aktesh terroriste kundër Perëndimit. 

Madje zt. Vokrri, paralajmëron që “nuk është mision i lehtë, natyrisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra” nuk ka asnjë shpjegim tjetër më ekstremist islamik që shpjegon me fjalë më ekstreme se kaq. Në një fjali të vetme, tregohet që ky zotëria është pjesë e një organizimi terrorist islamik, e që ky e shpall misionin, duke e  quajtur që nuk është mision i lehtë, si dhe e tregon se është normale të ketë pengesa dhe të ndodhin luftëra, dmth edhe në të ardhmen, e nuk flet për luftëra në të kaluarën. Pra ai e ka të  qartë që përhpja dhe bërja e islamit si busollë drejtuese për çdo njeri, shtëpi në Perëndim( e nuk toleron që njerëzit në Perëndim të zgjedhin vetë nëse duan ose jo që Islami të jenë busollë, fe a bindje e tyre). Zt. Vokrri e di që do ketë pengesa për ta kry misionin  jo të lehtë, e që do ketë pengesa, e që ai dhe organizimi i tij terrorist islamik është i sigurtë që pengesat duhet të heqen edhe me luftë terroriste islamike. Ai përmbyll shpalljen e tij të xhihadit islamik, me fjalinë “…islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë.” 

Vazhdon më tej fjalimi terrorist islamik i zt. Vokrri:”Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. E që organizimi terrorist islamik, misionin e të cilit e shpalli zotëria në fjal në këtë fjalim të tij, flet edhe si përgjegjësi, mision, objketiva dhe qëllime të popullit tonë. 

Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që është konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…” 

Nuk besoj që ka më shumë nevojë për të dhënë shpjegime shtesë, zt. Vokrri vazhdimisht fletë për misionin, që është xhihadi islamik, i përhapjes së islamizmit në Perëndim, sërish tregon që celulat terroriste islamike, duke e identifikuar qartë edhe mënyrën e kryerjes së këtij misioni, që thotë “grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha.”  Kemi pa shumë grupe terroriste, që është nocion i zakonshëm të përdoret “grupe të vogla” të ngadhënjejnë( mposhtin) grupet e mëdha, e nuk thotë as që grupet e vogla të interesit a grupet e vogla të ndikojnë në drejtimin e qeverisjes( që mund të interpretohej në atë rast si ndikim i lejuar). Mirëpo zotëria flet për ngadhënjim, e kjo nënkupton vetëm një mënyrë, mposhtjen me luftë, me luftë terroriste a me akte terroriste islamike të grupeve që janë kundërshtare të islamizmit.  

Zt. Vokrri edhe në çastin e këtij fjalimi, flet si zëvendës-ministër, ashtu edhe prezentohet dhe vetëprezentohet, si përfaqësues i Institucioneve që udhëheqin Republikën e Kosovës.  Në bazë të nenit 93, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, ku rregullohen kompetencat e qeverisë, e që askund nuk shihet që zëvendësministri, ministri, kryeministri etj të shpallin xhihadin islamik, ta ndryshojnë në këtë mënyrë rendin juridik dhe kushtetues të Repubikës së Kosovës, të propagandojnë terrorizmin islamik dhe të shpallin xhihad islamik etj. Për të vazhduar në nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.” 

Në bazë të po të këtij Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 12, paragrafi 1, “Zëvendësministri emërohet nga Kryeministri për mbështetjen e ministrit.” E që po ky Ligj NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 12, paragrafi 5, “Zëvendësministri, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri përkatës, si dhe: 

  1. Me njoftimin paraprak të Kryeministrit nga ana e Ministrit, mund të merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës; 
  1. Ndihmon ministrin në caktimin e prioriteteve, në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të ministrisë; 
  1. Me autorizim me shkrim të ministrit, mund t’i delegohen përgjegjësi të caktuara që me ligj i janë dhënë ministrit; 
  1. Zëvendësministri i raporton ministrit në baza të rregullta, ndërsa Kryeministrit çdo  gjashtë (6) muaj, nëse një gjë e tillë nuk kërkohet më herët; dhe 
  1. Ushtron detyra të tjera të cilat i caktohen nga ministri.”

Duke theksuar gjithashtu Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 26, paragrafi 3, “…anëtarët e Qeverisë i nënshtrohen edhe kufizimeve të përcaktuara me legjislacionin përkatës për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik” e që në paragrafin 4, theksohet që e njejta vlenë edhe për zëvendësministrat. Kurse në neni 27, paragrafi 1,  të të njejtit Ligj, theksohet:“Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet të sillen në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin në fuqi” për të vazhduar me nenin 27, paragrafi 3, thekson “Çdo anëtar i Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet t’i përmbahen Kodit të sjelljes së anëtarëve të Qeverisë dhe të emëruarve të tyre…”.  

Mbi bazën edhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, zëvendësministri ka bërë tërësisht veprime antiligjore. 

 

Më:16.05.2023  

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për  rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Objektet kishtare brenda citadelës në Kështjellën e Artanës

Qazim NAMANI, Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Punët konservuese dhe restauruese të kryera në Kalanë e Artanës, nga viti 2015 deri më 2017, janë bërë me fondet të Këshillit të Evropës dhe nën mbikëqyrjen e UNESCO-s. Hartimi i projektit për konservim e restaurim është bërë nga kompania kroate “Omega Engineering”, ndërsa punët ishin kryer nga firma beogradase “Koto”. Për restaurimin e kësaj kështjelle është siguruar fondi prej 1.1 milion euro nga Këshilli i Evropës.
Në vitin 2015 arkeologu serbë Marko Popović, në emër të UNESCO-s është caktuar të mbikëqyrë gërmimet arkeologjike dhe konservimin e mureve në Citadelën e Kalasë së Artanës.
Rezultatet e para të gërmimeve u publikuan në gazetën beogradase “Blic”, nga arkeologu serbë Marko Popović, i cili më vonë të gjitha rezultatet i botoi në një libër.
Marko Popović shkruan se gjatë gërmimeve në citadelë, janë zbuluar tre ndërtesa të mëdha banimi me një kishë, dhe dy cisterna me puse filtri në qendër. Ai shtoi se u zbulua edhe një strukturë e jashtëzakonshme, një vaskë e nxehtë që u përdorën atë kohë, si një Saunë (banja) mesjetare. Ajo (banja) ishte e ndërtuar midis njërës prej ndërtesave dhe kishës e cila kishte një dhomë të vogël katrore, dhe një sistem ngrohje nën dysheme. Sipas kronologjisë sonë shton ai, ky është një objekt, i ngritur në kalimin e shekujve XIV-XV, dhe është më i riu në kompleksin e Citadelës. Tani është vërtetuar plotësisht se citadela e kështjellës ishte ngritur në gjysmën e parë të shekullit 14-të, shkruan Marko Popovic.
Nga vëzhgimet dhe analiza e objekteve të përshkruara nga arkeologu serbë, të gjitha argumentet e përshkruara janë të pa sakta, dhe të dukshme se kemi të bëjmë me tendenca për të falsifikuar historikun e ndërtimit të kështjellës në Artanë.
Në këtë shkrim arkeologu Popović shkruan: Siç shihet gjatë fazës së parë të gërmimeve brenda citadelës, janë zbuluar themelet e një kishe, për të cilën thotë se në shekullin XIV, ka filluar ta ndërtojë Mbreti Milutin, e të cilën më vonë e ka përfunduar Stefan Deçani.
Shikuar në aspektin logjikë dhe shkencorë, në një hapësirë ku gjenden freska murale të një objekti kishtar, nuk mund të kishte banjë mesjetare, apo edhe të ndizej zjarri për të ngrohur objektet brenda citadelës. Kjo tregon se pagzimorja e kishës më të hershme ishte shndërruar në ndonjë ngrohtore pas pushtimit osman.
Nga strukturat e mureve kuptojmë se këtu kemi të bëjmë e një kishe më të vjetër të shekullit XI-XII, apo nga mesjeta e hershme që mund të jetë shkatërruar nga lëvizja ikonoklaste ose më vonë. Mbi këto piktura murale vërehen edhe harqet e kupolës së kishës së vjetër ngjitur me murin rrethues të Kështjellës. Nga mbetjet e rrënojave të themeleve po ashtu kuptojmë se kisha e re një anijatash që është ndërtuar më vonë dhe nuk mbështetet në muret e jashtme të kështjellës, por ka një distancë rreth 1m. Këto fakte dëshmojnë se brenda citadelës kemi dy objekte të kishave.
Siç duket më vonë osmanët, pagëzim orën e kishin përdorur për ngrohje të ujit dhe avullin e ujit të ngrohët me tuba argjile, e kishin përdorur për ngrohje të objektit. Kjo vërehet edhe në fotot e bëra në hapësirën për të cilën arkeologu serbë e quan dhomë të vogël, ku sipas tij, ishte edhe vaska me ujë të ngrohët. Pra në këtë hapësirë vërehen freskat e kishës, që argumentohet qartë se kjo kthinë e vogël, ishte pjesë e kishës tjetër, dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë vaske (banjë) të shekullit XIV, por për pagëzim ore e kishës më të hershme. Kjo na shtynë të mendojmë se deri sa është ndërtuar Katedrala e re, jashtë mureve rrethuese të gjashtë kullave, në qytetin mesjetar të Artanës, pagëzimi i lindjes së fëmijëve është bërë në kishën e vjetër brenda citadelës së Kështjellës.
Dalja në pah e pikturave murale në kishën e vjetër, na shtynë të mendojmë se gjashtë kullat e ndërtuara në qytetin e Artanës, janë ndërtuar shumë më herët se shekulli XIV.
Bazuar në këto fakte mund të supozojmë se rëndësia e kështjellës së Artanës është shtuar në antikitetin e vonë, pas fillimit të dyndjeve të fiseve barbare në trevat e Dardanisë.
Bazuar në pozitën gjeografike dhe gjurmët e aktiviteteve minerare, në të gjitha luginat e fshatrave për rreth Artanës, dhe numrin e madh të gradinave ,dhe fortifikatave tjera në shumë fshatra, mund të pohojmë se për shkaqe të sigurisë, ky vendbanim filloi të zhvillohet dukshëm që nga mesjeta e hershme.
Ky qytetërim që u zhvillua dukshëm në mesjetë, pa dyshim se është vazhdimësi e qytetërimit dardan, që lulëzoi në Mbretërinë e Dardanisë, për tu zhvilluar gjatë sundimit romak në Ulpianë, Vendenis, Kushumli, Prokuple, Vrajë, Leskoc, Preshevë e Kumanovë.
Bazuar në burimet historike të kohës, mund të arrijmë në përfundim se pas shkatërrimit të Justiniana Primës, mes Medvegjës e Leskocit, shkatrrimit të Vendenisit në rrafshin e rrjedhës së Llapit, dhe shkatërrimit të Ulpianës (Justiniana Secondës), nga fiset barbare në antikitetin e vonë, ky qytetërim dhe kultura dardane, vazhdoi të lulëzoj, në qytetin e fortifikuar të Artanës, gjatë gjithë mesjetës, deri sa ra nën pushtimin e Perandorisë Osmane.
Si përfundim mund të pohojmë se përshkrimi i historisë së kështjellës së Artanës, është falsifikuar dhe zbulimet arkeologjike ofrojnë argumente që dëshmojnë se ndërtimi i kishës brenda mureve të kështjellës qendrore, ku janë zbuluar pikturat murale daton disa shekuj, para shekullit XIV. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me dy objekte kishtare, kishën paleokristiane dhe tjetrën të ndërtuar në shekullin XV, para pushtimit Osman.

Kryeministri Kurti mori pjesë në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026

0

Prishtinë, 16 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se orientimi i kësaj qeverisjeje synon të përmblidhet në dy fjalë, me të cilat jemi zotuar para më shumë se dy viteve: punë dhe drejtësi. Punë do të thotë më shumë aktivitet e inovacion ekonomik, arsim më cilësor, më shumë investime të huaja. Drejtësi do të thotë barazi, mirëqenie, siguri e besim në institucione.

Duke folur për hartimin e Strategjisë, ai tha se ka ardhur koha të bëhet një investim serioz edhe në vendin tonë dhe Strategjia Shtetërore për Rini është mjeti; mjeti që do sjell në tavolinë të gjitha institucionet për të reflektuar mbi sfidat e veçanta të të rinjve në sektorin e tyre dhe për të hartuar e zbatuar politika publike në shërbim të tyre.

“Strategjia Shtetërore për Rini do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri dhe institucion pritet të përcaktojë rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, do të jetë edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale karshi rinisë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se përmes masave të shumta të Qeverisë, dhe së fundmi programit Superpuna ku mbi 2,000 marrëdhënie pune janë të lidhura në një kohë të shkurtër, punësimi i të rinjve po rritet. Universitetin e bëmë falas për afër 43 mijë studentë dhe kemi ndarë mbi 3 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit do ndahen 2 milionë euro për 2,000 bursa vetëm në fushat STEM, pra Shkencë, Teknologji, Inxhinieri e Matematikë. Në shëndetësi, buxheti është 100 milionë euro më shumë këtë vit: 296 milionë euro sot nga 198 milionë euro në vitin 2022.

Kryeministri Kurti, po ashtu tha se janë ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë, rini dhe sport, derisa potencoi se mbështetja për librin në të kaluarën ishte maksimalisht 150 mijë euro në vit, ndërsa sivjet janë ndarë 1 milion euro.

Me këtë rast, kryeministri ka ftuar të rinjtë dhe të rejat ta përqafojnë optimizmin, duke thënë se Kosova kurrë s’ka qëndruar më mirë në indikatorët kyç.

 “Pothuajse çdokush që bisedon me këtë gjeneratë të të rinjve, e dinë se shumica prej tyre duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin e vet, pranë familjes dhe miqve të tyre. Andaj, qeveria është e tyre dhe po punojmë bashkërisht me ta për transformimin e vendit tonë. Planifikimin e së ardhmes po e bëjmë të mundur përmes të rinjve dhe të rejave tona. Me punë dhe drejtësi, Kosova është e ardhmja për ta, sikurse janë ata e ardhmja jonë dhe e tashmja jonë”, tha ai.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuari z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

E nderuara znj. Arnhild Spence, Koordinatore e UNKT,

E nderuara shefe e UNDP-së, znj. Maria Suokko,

E nderuara shefe e UNICEF-it, znj. Nona Zicherman,

E nderuara znj. Engji Susuri, konsulentë për zhvillim social,

I nderuari z. Kushtrim Canolli, Zyra për Planifikim Strategjik,

I nderuari z. Imran Rasimi, Departamenti i Rinisë,

Të nderuar kryetarë të komisioneve parlamentare, për punë të jashtme dhe për arsim, Arbëreshë Kryeziu dhe Ardian Gola,

Të nderuar zëvendësministra të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, të Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe të Shëndetësisë, Dafin Gexha,

Të dashur të rinj dhe të reja,

Të nderuar të pranishëm, 

Orientimi i kësaj qeverisjeje synon të përmblidhet në dy fjalë, me të cilat jemi zotuar para më shumë se dy viteve: punë dhe drejtësi. Punë do të thotë më shumë aktivitet e inovacion ekonomik, arsim më cilësor, më shumë investime të huaja. Drejtësi do të thotë barazi, mirëqenie, siguri e besim në institucione.

Përmes planifikimit të mirë, duam që realizimi të jetë me kohë dhe efektiv. Planifikimi i mirë është veçanërisht i nevojshëm për zhvillimin e rinisë si një çështje dhe kategori komplekse dhe ndërsektoriale. Takoj të rinj çdo ditë dhe çdonjëri ka ëndrra, mbase po aq sa ka edhe sfida. Të jesh i ri është sfidë në vetvete, prandaj dhe zhvillohen politikat rinore, e jo le t ‘themi politikat për personat në mes-moshë, edhe pse edhe kjo periudhë i ka krizat e veta.

Të jesh i ri është të gjesh veten në tranzicion, nga kujdesi familjar në pavarësim. Në këtë fazë, i riu në një mënyrë kalon në kujdesin e shtetit, që t’i ofrojë një vend pune, qasje në shërbime financiare, në vendbanim të sigurt dhe mundësi për të investuar, kursyer e planifikuar të ardhmen. Në këtë fazë, i riu apo e reja po merr vendimet më të rëndësishme ndonjëherë: çfarë do punojë, ku do banojë dhe kë do ta ketë partner të jetës?

Së dyti, të jesh i ri shpesh është të gjesh veten në disa disavantazhe. Ata disproporcionalisht ndodh që janë më shpesh të papunë, më të ekspozuar ndaj substancave, ndaj presionit në vendin e punës dhe ndaj problemeve mendore. Të rinjtë po ashtu kanë ndryshimet klimatike në horizont, si problem serioz të trashëguar prej brezit aktual, por edhe atyre të mëhershëm.

Por, para se të gjithash, të jesh i ri është të kesh kohë, kreativitet e talent, entuziazëm dhe ide të pafundme. Roli ynë si shtet është t’i mbrojmë nga disavantazhet dhe t’ju ndihmojmë të rinjve që të përdorin avantazhet e tyre. Është ta mbyllim pra hendekun mes talentit dhe mundësive, mes entuziazmit dhe mbështetjes, mes ideve dhe realitetit.

Sot po ndryshon qasja e shtetit karshi rinisë. Politikat, që po dizajnojmë kanë realitetin e Kosovës si kontekst dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, posaçërisht evropiane në qendër.

Një studim i porositur nga Shtëpia e Bardhë gjatë Presidentit Barack Obama, përshkruan se si disavantazhet e të rinjve, si papunësia, kriminaliteti apo abuzimi i substancave, kanë kosto ekonomike signifikante për shtetin. Por, ‘kthimi në investim’ në një të ri ose të re në disavantazh, gjeneron përftime më shumë se sa trefishi i kostos. Kjo tejkalon normat e kthimit në shumë investime të sektorin privat.

Pra, të jesh i ri ose e re ia vlen jo vetëm për të rejën ose të riun, por ia vlen edhe për shtetin e për ekonominë.

Ka ardhur koha të bëhet një investim serioz edhe në vendin tonë dhe Strategjia Shtetërore për Rini është mjeti; mjeti që do sjell në tavolinë të gjitha institucionet për të reflektuar mbi sfidat e veçanta të të rinjve në sektorin e tyre dhe për të hartuar e zbatuar politika publike në shërbim të tyre. Zgjedhjet vërtetë prodhojnë mandat katër vjeçar, por vizioni dhe planifikimi ynë për këtë investim duhet të jetë më afatgjatë, shumë më afatgjatë. Duhet që të kemi diskutim sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të rinjtë, institucionet publike dhe me partnerët tanë.

Strategjia Shtetërore për Rini do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri dhe institucion pritet të përcaktojë rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, do të jetë edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale karshi rinisë. 

Në të kaluarën kemi pasur planifikim dhe zbatim të fragmentuar, e zaten kur ka pak planifikimi zbatimi është i fragmentuar, të pa konsoliduar dhe shpesh kontradiktor. Ato që janë deklaruar si prioritete zakonisht nuk janë financuar dhe as buxhetuar. Por, kjo nuk ndodhë më.

Rezultatet e planifikimit të mirëfilltë shtetëror kanë filluar të shfaqen gjithandej. Për dy vite, ekonomisë sonë i janë shtuar 2.1 miliardë euro. Bruto produkti vendor i Kosovës tash kap përmasën prej 9 miliardë euro. Në të kaluarën, Qeverisë i duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliard euro. Pra, për çdo vit të këtyre dy viteve që jemi në qeverisje, ekonomia është rritur më shumë sesa tri vite të mëhershme marrë së bashku.

Përmes masave të shumta të Qeverisë, dhe së fundmi programit Superpuna ku mbi 2,000 marrëdhënie pune janë të lidhura në një kohë të shkurtër, punësimi i të rinjve po rritet.

Universitetin e bëmë falas për afër 43 mijë studentë dhe kemi ndarë mbi 3 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit do ndahen 2 milionë euro për 2,000 bursa vetëm në fushat STEM, pra Shkencë, Teknologji, Inxhinieri e Matematikë. Në shëndetësi, buxheti është 100 milionë euro më shumë këtë vit: 296 milionë euro sot nga 198 milionë euro në vitin 2022.

Ndërkohë, kemi ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë, rini dhe sport. Mbështetja për librin në të kaluarën ishte maksimalisht 150 mijë euro në vit, ndërsa sivjet ne kemi ndarë 1 milion euro. Filmin e shpallëm sektor të interesit të veçantë publik – e gjetëm me 700 mijë euro, sot kemi 2 milionë euro buxhet.

Po shënojmë progres drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Indeksi i korrupsionit ‘Transparency International’  e ngriti Kosovën për 20 vende për dy vite. Sot, Kosova renditet në pozitën më të lartë ndonjëherë. Indeksi i Lirisë së Mediave ‘Reporterët Pa Kufi’ ngriti Kosovën për 22 vende. Mbi qeverisjen digjitale, Banka Botërore në indeksin e saj ngriti Kosovën nga grupi C në grupin B.

Prandaj, unë kudo që takoj të rinj e të reja, i ftoj ta përqafojnë optimizmin. Kosova kurrë s’ka qëndruar më mirë në indikatorët kyç. Kemi shumë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur.

Pothuajse çdokush që bisedon me këtë gjeneratë të të rinjve, e dinë se shumica prej tyre duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin e vet, pranë familjes dhe miqve të tyre. Andaj, qeveria është e tyre dhe po punojmë bashkërisht me ta për transformimin e vendit tonë. Planifikimin e së ardhmes po e bëjmë të mundur përmes të rinjve dhe të rejave tona. Me punë dhe drejtësi, Kosova është e ardhmja për ta, sikurse janë ata e ardhmja jonë dhe e tashmja jonë.

Më lejoni të përgëzoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit po udhëheqë procesin, dhe gjithashtu UNKT (në veçanti UNDP, UNICEF, UNFPA dhe IOM) për mbështetjen e këtij procesi, dhe gjithë partnerët tanë për ndihmën e mbështetjen e ofruar në konkretizimin e synimeve tona.

Kryeministri Kurti në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë Kosovë – Austri: Austria është një partner i palëkundur i Kosovës

0

Prishtinë, 16 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë, Kosovë – Austri. 

Duke shprehur kënaqësinë që është prezent në këtë ngjarje të veçantë, kryeministri Kurti theksoi se kjo është ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji ku në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. 

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se Austria ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi gjithsesi mirënjohës.

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, kryeministri potencoi faktin se Austria ka ofruar mbështetje ndër vite për Kosovën përmes ekspertëve duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. 

Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021.

Forhåndsvisning av bilde

“Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë”, vlerësoi kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bildeNë fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se nga sot themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve tona.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Kjo duhet të jetë ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji, që është ende në gjysmën e tij, në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Për dy vende mike, partnere e aleate, ndoshta edhe nuk është shumë. 

Shkëlqesia Juaj Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu,

Ish president i Republikës së Kosovës, i nderuari Profesor Fatmir Sejdiu,

I nderuari z. Lukas Mandl, Deputet i Parlamentit Evropian nga Austria,

Shkëlqesia Juaj Ambasador Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë,

I nderuari z. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

I nderuari Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. Arsim Vranovci, President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri,

E nderuara znj. Bettina Rausch (Rauh), Deputete e Parlamentit Austriak dhe Presidente e Akademisë Politike të Vjenës,

I nderuari z. Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit,

I nderuari z. Naim Ternava, Myfti i Kosovës,

Të nderuar pjesëmarrës, zonja  dhe zotërinj, 

Kam kënaqësinë e madhe të jemi së bashku në këtë rast të veçantë, në themelimin e shoqatës së re të miqësisë kosovaro-austriake. Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë.  Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat. Ekspertët austriakë ndër vite, kanë ofruar mbështetje duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sigurisht, Austria ka qenë një avokate e fortë për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke punuar për të promovuar interesat tona dhe për të mbështetur përpjekjet tona për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi gjithsesi mirënjohës. 

Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021. 

Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt këtij vizioni. Nuk ka raport ndërkombëtar kredibil i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. Rritjen mesatare ekonomike në dy vitet e para të qeverisjes sonë ka qenë rreth 7%. Gjatë kësaj periudhe, të hyrat tatimore janë rritur për 66%, pra 2/3 për vetëm dy vite, dhe investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Mesatarisht, gjatë çdo viti të qeverisjes sonë, i kemi shtuar më shumë ekonomisë sonë sesa në tre vitet e mëparshme marrë së bashku. Eksportet për herë të parë këtë vit pritet të arrijnë vlerën prej 1 miliard euro. 

Në Austri kemi Rrjetin e Bizneseve Shqiptare të Diasporës. Në Kosovë vepron Zyra tregtare e Odës Ekonomike Austriake. Në prill të vitit të kaluar mbajtëm Forumin ekonomik Kosovë-Austri këtu në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kosova është anëtare e Forumit Ekonomik të Vjenës. Javën që lamë pas, për herë të parë organizuam konferencën Bisedat Ekonomike të Vjenës (Vienna Economic Talks), në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës.

Forhåndsvisning av bilde

Nga sot themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve tona.

Forhåndsvisning av bilde

Të gjitha këto dëshmi të raporteve tona aktuale, janë motivi ynë për potencialin e marrëdhënieve tona. Sot po hedhim edhe një hap drejt atij potenciali.

Korrupsioni, gjendet aty ku fshihet djalli Edvin Kristaq Rama

0

Nga Aurel Dasareti

Korrupsioni është ryshfet ose pranim ryshfeti dhe në këtë mënyrë marrja ose dhënia e një avantazhi të padrejtë në lidhje me punën e dikujt.  

*** 

Korrupsioni është i dënueshëm. Në Kodin Penal, bëhet dallimi midis korrupsionit aktiv dhe atij pasiv:  

  • Korrupsioni pasiv është kërkesa, marrja ose pranimi i një oferte të një përfitimi të padrejtë (për veten ose të tjerët). 
  • Korrupsioni aktiv është t’i japësh ose t’i ofrosh dikujt një avantazh të padrejtë. 

Rregullat për korrupsionin mbulojnë të gjitha llojet e punësimeve, pozitave dhe detyrave për punëdhënësit dhe klientët publikë dhe privatë. 

Dënimi për korrupsion është gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Bashkëfajësia dënohet në të njëjtën mënyrë. Korrupsioni i rëndë dënohet me burgim deri në 15 vjet. Nëse korrupsioni ka të bëjë me një shumë prej më shumë se 7,000 euro, ose përfshin autoritete publike si oficerë policie ose persona me përfaqësues të posaçëm publik, veprimi normalisht do të konsiderohet i rëndë. 

Çfarë është korrupsioni, shpjegim i thjesht?  

Koncepti i korrupsionit në të drejtën penale përfshin ryshfet ose pranimin e ryshfetit në formën e parave, dhuratave ose shërbimeve. Ai nuk është një term i paqartë dhe në kuptimin e tij më të gjerë përfshin gjithashtu ndikimin ndaj të tjerëve për të kryer punën e tyre në një mënyrë të caktuar, e ashtuquajtura shitje e ndikimit. 

Çfarë është korrupsioni, për shembull? 

Aktivitetet korruptive mund të jenë përvetësimi i drejtpërdrejtë, çmimet e negociuara, lubrifikimi, ryshfeti, falsifikimi i llogarive, skemat piramidale, bërja e gjërave për përfitimin e dikujt dhe më shumë. Vlera e korrupsionit mund të jetë çdo gjë nga “një shishe verë” deri te përvetësimi i miliardave.  

Ilustrim: Krye-mafiozi i neveritshëm në Shqipëri, që ka kapur të gjitha pushtetet dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë (përmes varfërisë), ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë naziste-terroriste, ka kërcënuar shqiptarët që të votojnë vetëm kandidatët e sektit të tij “Rilindja” nëse duan të përfitojnë privilegje të ndryshme… 

Kryeministri i paligjshëm (nudisti) ka kryer korrupsion të rëndë, i cili në vendet demokratike dënohet me një minimum prej 15 vitesh burg. 

Çfarë bën korrupsioni? 

Korrupsioni është shenjë e keqqeverisjes dhe ka pasoja të rënda për shoqërinë. Korrupsioni çon në një shpërndarje të zhdrejtë të burimeve dhe krijon mosbesim të madh në sistemin politik. Ryshfetet kanë gjithashtu një kosto të lartë njerëzore pasi shumë njerëz duhet të paguajnë për të marrë shërbimet që u takojnë falas. 

Çfarë do të thotë që një vend është i korruptuar? 

Korrupsioni është vjedhja e përfitimeve politike, sociale dhe ekonomike nga popullsia. Në vendet e varfra, por jo vetëm atje, korrupsioni krijon varfëri, nepotizëm politik, e bën dikë margjinal nga aspekt social (pra më pak të rëndësishëm-jashtë ndikimit). 

Si mund të ndalet korrupsioni? 

Është e rëndësishme të njiheni me rreziqet, si dhe ligjet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me korrupsionin në vendin ku bëni biznes. Këtu mund të jetë e nevojshme dhe e dobishme të kërkoni ndihmë juridike të jashtme ose të kontaktoni aktorë të tjerë me reputacion të mirë në zonë. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Urime fitoren, e majtë e reformuar në Shqipëri, kundër së majtës së kamufluar!

0
Agim Morina, Londër
____
Në Shqipëri nuk ka të djathtë të mirëfilltë, që nga rrënimi i regjimit enverist. Ka të majtë të reformuar, ish-Partia e Punës e shndërruar në Parti Socialiste, dhe të majtë të kamufluar që ka rolin e harxhimit të kotë të energjisë së krahut të djathtë politik. Këtë të majtë të kamufluar e krijoi e majta e reformuar, bashkë me nëntokën politike të regjimit të vjetër.
Ky kamuflim u bë që regjimi i mëparshëm të mos ndëshkohet asnjëherë, të mos hapen dosjet kriminale, të mos bëhet lustracioni, që, nëse ishte i domosdoshëm për Gjermaninë Demokratike (Lindore), për Shqipërinë ka qenë jetike.
Si mundet me qenë i djathtë një që nxjerr në treg territorin e shtetit të vet?
Si mundet me qenë i djathtë një që lejon në krye të kishës një agjent antishqiptar grek?
Si mundet me qenë i djathtë një që fotografohet dhe përkrah një kandidati që ka qenë pjesë e grupeve antishqiptare?
Si mundet me qenë i djathtë një që e ktheu në ankth kthimin e pronave te pronarët e ligjshëm?
Dhe shumë “si mundet me qenë…” të tjerë që mund të vazhdojnë pafundësisht…
Në zgjedhjet e Shqipërisë nuk humbi e djathta e mirëfilltë, e cila nuk është konsoliduar asnjëherë, por e majta e kamufluar, e bërë tebdil si e djathtë. Kështu që, fitorja e socialistëve është e vetëkuptueshme. Populli shqiptar e kuptoi më në fund se para çfarë zgjedhjesh po ndodhet çdo katër vjet dhe mes dy të këqijave të majta, po e zgjedh të majtën më pak të keqe.
Urime popull shqiptar!
Urime fitoren, e majtë e reformuar, kundër së majtës së kamufluar!
U zgjoftë nga gjumi sa më shpejt e djathta e mirëfllitë!

Kosta Papa për barbaritë greke në Shqipëri më 1914

Nga Kosta Papa – Leusa (Tomorri)
____
“Barbaritë greke në Shqipëri” –Journal Press, Framingham,
Mass – SHBA. 1 Maj 1917
___
BARBARITË GREKE MË 1914
___
Pjesë nga Parathënia:
***
Kur u mbarua Lufta Ballkanike, Fuqit’ e Mbëdha bënë një Konferencë në London për fatin e viseve që u shkelë prej shteteve Ballkanike.
Djelmurija Shqiptare të mërguar nga atdheu, në Amerikë, Misir, Vllahi (Rumani), Bullgari e gjetkë, duke rojtur në atmosferë të paqmë u përmëntnë shumë shpejt nga gjumi i papërmentur që i kish vënë propaganda e huaj. Kështu pra, edhe ne, si një Komp nga ata më të vjetrit në Ballkan duhet të rojmë të lirë, me gjuhën tonë të bukur në atdheun tonë të dashur, me zakonet tona të larta…. Gjithë kjo Konferencë, e cila vazhdoj 5 muaj, ndau kufirat e Shqipërisë. . . .
Për të ndarë vijat strategjike, vendosnë që të dërgojnë një Komision Internacional i cili, me të mbaruar Konferenca u nis për në Shqipëri. Guverna Greke kur mësoi se Komisioni u nis për në Shqipëri për të ndarë viset, zuri nga dhelpëritë, dha urdhër që trupat vullnetare që kish filluar me pahir të mernin armët dhe të sheshitnin nëpër rrugët e qytetit duke kënduar këngë Greqisht. Nëpër rrugët, nëpër portat e shtëpive kishin vënë nga një tabellë Frengjisht dhe Gërqisht ku thoshtej: “Bashkim me Greqinë ose vdekje!” Po Komisioni ardhi, I pa të gjitha po s’ua vari torbë. Bënë urdhërin që kishin, ndanë vijat edhe shkuan. . . .
Gëzimi që patën Shqiptarët e kulluar nuku tregohet, bota ju dukej se qe e tyre, derthnin lotë gasmorë, dhe përhironin Zotin. . . Po ky gas nuku mbajti shumë kohë. . . Këtë librë që u jap sot Shqiptarëve, përshkruan mjerimet e Shqipërisë Jugës, dhe shkaktarët e këtyre mjerimeve janë këta:
(1). Fuqit’ e Mbëdha që kriuan një shtet me qëllim që të vdesë para se të lindej.. . . .
(2). Qeveria e Ismail Qemalit e cila në vënt që të përkujdesej për organizimin e një xhandarmërie, ose një trupë ushtërie për sigurimin e shtetit Shqiptar, u muar me çështjen e kondicionëvet historike të bankës e të tramvejve.. . . .
(3). Tradhëtori i Shqipërisë Esat Toptani . . . .
(4). E Shqiptarëve të vetquajtur nacionalistë, agallarë dhe bejlerë, të cilët, kur se u bë Shqipëria shtet më vete, nuku haruan zakon’ e Turqisë, punuan vetëm për xhepin e tyre.
(5). Shqiptarët Grekomanë të Shqipërisë Jugës, po unë në këtë librë flas vetëm për Grekërit dhe për Shqiptarët Grekomanë…. Këto mjerime do t’u duken si ëndëra, si përhalla, o të dashur këndënjës, po janë të vërteta sa kam shkruar, se fati tim më hodhi atje, dhe t’i shikonj me syt’ e mija! . . . .
* * *
Shkuan 5 muaj që kur Ismail Qemali vate në Vlorë dhe dekllaroj indipendëncë të Shqipërisë…. Ky shkak na shtrëngoj që bashkë me ca atdhetarë të lëmë Amerikën dhe të vemi në Vlorë. Më 1 Gusht 1912 harritmë në Vlorë. . . Duallmë në Skelë dhe u drejtuam për në kështjellë për të vizituar Ismail Qemalë. Ismail Qemali na priti mirë.. . I thamë vimë nga Amerika, edhe jemi nga Përmeti dhe nga Korça….
Pas katër ditë erdhi lajma gasmore që Konferenca e Londonit i dha funt kufijve të Shqipërisë, dhe se qytetet e Toskërisë: Korçka dhe Kepi i Stillos,, Kolonja (Erseka), Leskoviku, Përmeti, Gjinokastra, Tepelena, Delvina, Himara dhe Saranda i mbetnë Shqipërisë. . .Zotimi që ju dha Greqia Fuqivet Mbëdha na dha një kurajo që të lëmë Vlorën dhe të vemi në Përmet…
Më 15 Gusht lamë Vlorën dhe u nismë për në Përmet, aritmë gjer në Hani Babajt. Këtu qeraxhiu na qëndroj dhe na tha: “ju lutem vështroni mirë se mos kini nonjë kartë Shqip ose Flamur se një çikë më poshtë është ushtëria Greke edhe çdo udhëtar që shkon ndër duar të atyre e qëndrojnë dhe e shikojnë, po t’i gjejnë gjësendi e shpien në Kumandari në Këlcyrë, i cili e lith dhe e dërgon në Gjinokastër….
Muarmë rugën e Përmetit. Që nga Klysyra gjer në Përmet u habitmë kur pamë se më çdo 5 minuta udhë shihnim tabella me shkrime Greqisht dhe Frengjisht: “Bashkim më Greqinë ose vdekje”. . . .
* * *
Shqiptarët Grekomanë gjithnji po bënin mbledhje që të bënin Kryengritje, po qeveria Greke sapo mori notën e Fuqive Mbëdha më 17 dhjetor 1913 për të zbrazur vendin me regull, u tha grekomanëve që të mos dekllaronin dot Kryengritjen gjersa ushtëria tonë është brënda; se po ta bëni tani, do të na bjerë nderi. Sapo neve të heqim ushtërinë, do ta çpallni Kryengritjen pas programit që do t’ju japim. Për të holla, për ushtëri dhe për municione mos kini qeder se kemi neve.
Grekomanët u dëshpëruan pak se kishin ndër mënt ta dekllaronin kryengritjen pa ikur ushtëria Greke.
Pas tri ditë që kur se qeveria Greke ju tha këto grekomanëve, bashkë me qeverinë Greke e ndryshuan këtë vendim, dhe vendosnë që të mbanin një mbledhje në Gjinokastër.
Data e mbledhjes qe në 27 Janar 1914, dit’ e Diel. Dhespoti Konicës qe kryetar’ i mbledhjes…. Përmeti dërgoi këta delegatë: veqil Mitropolitin (që qe nga viset e Shqipërisë nga fshati Hlomo-kaza Gjinokastrë), Vasil Stefan, Josif Bensa, Llambro Donato, Qako Gërxhe….
Mbledhja e Ipirotëve që u mbajt në Gjinokastër, nën kryesinë e Dhespotit të Konicës, që përfundoj Kryengritjen, zgjodhi një guvernë provizore; Kryetar Kristaq Zografon, dhe ministrin e luftës z.Dhuli. Z. Dhuli qe një ofcer Grek, i cili gjoja nuku dëgjoi këshillat e guvernës tij po u bë kaçak, dhe u bashkua me Zografon. Kryeqytet bënë Gjinokastrën, arkë Athinën dhe municionet vinin nga Jorgucati e cila qe qendra e ushtërisë greke.
Të shtunë më 9 shkurt 1914 mbrëma vjen një telegram nga Zografua ku urdhërontej Përmetin që të Diel në mëngjes të deklaroni kryengritjen, dhe i këshillontej që të mos dëshpërohen se do ta fitojmë.. . .
* * *
Më 15 Shkurt 1914 erdhi një telegram nga Janina guvernës Autonme ku ju thoshej që të Hënën të pritni 500 ushtarë grekër me 10 oficerë. Të Hënën, pas urdhërit të veqilit, gjithë kryengritësit u mblodhë në Mitropoli. Policia i regjistroi të gjithë me radhë në Protokoll.
Si mbaroi regjistrimi, dolli veqili Guvernës Autonme, Zografua, qëndroi në mes kryengritësve dhe u thotë: “Zër’i atdheut (i mitir Ellas) u thiri dhe ju s’vonuat në thirrjen e saj, po rëmbyhet armët dhe u mblothtë rreth flamurit. Po u këshillonj që të mos dëshpëroji se s’jemi vetëm, nënën tonë Elladhën e kemi në kra të djathtë, dua të jini trima të pa trëmbur, dhe të mproni atdhenë nga çdo rrezik që t’i vinjë, që sot e tutje të jini të bindur në oficerët tuaj të cilët do të na vinë sot”…
Pas një orë aritnë vullnetarët andartë. Kur u afruan afër u ndreqnë të gjithë me radhë, pas urdhërit veqilit dhe zunë të këndonin marshin e Elladhës…..
* * *
Më 12 Maj 2014 u bë një amnisticë midis shqiptarëve dhe andartëve. Shkaku i kësaj amnisticë qe se qe mbajt një Konferencë në Korfus më 10 Maj prej Konsujve fuqive të mbëdha dhe prej delegatëve nga ana e guvernës Shqiptare dhe nga Zografua. Qeveria Shqiptare dërgoj delegatë në Korfus Kollonelin Thomson dhe Mehdi Bej Frashërin. Nga ana e Kryengritësve vate Zografua me Dhulin. Kjo Konferencë mbajti një javë dhe përfundoi duke dhënë Zografos ca privilegje për ato vise që bënë Kryengritje. Zografua futi edhe Korçën brëbda, po këtu gjeti kundërshtim nga Mehdi Beu, se i tha: “pse kërkon privilegje për Korçën kur Korça nuku u dekllarua për Kryengritje.” Zografua ju përgjegj: “kam detyrë të mbronj të Krishterët.” Më në fund u pranua dhe e Korçës.
* * *
DISA PREJ MASAKRAVE GREKE:
1. Më 25 Shkurt 1914, ditë e Hënë, andartët dhe vullnetërët grekomanë arrestuan 75 bura Myslimanë nga fshatrat Pacomit, Kuqar, Kosinë i vranë dhe i lanë në përrua të zbuluar. Korbat dhe qentë u hëngër mishrat e tyre….Kryengritësit që gjëndeshin në Brezhan nuku u mënuan por u hodhën nga ur’ e Meço Hysos, dhe i vanë Këlcyrës. Si uqërit u vërsulë nëpër shtëpira, dhe cili pati fatin e ndënji, u therr si beri, masakruan gra, foshnja dhe ca burra. . .Si shkretuan Këlcyrën u sulë këtyre fshatrave që qenë afër Këlcyrës: Katundishtë, Beduqas, Fratar dhe Varibop, pun’ e tyre s’qe gjë tjatër përveç se zjarr dhe hekur!….
Kapedanët kur panë që sa më shumë katillëqe të bënin, aqë më shumë do të nderoheshin, atë mbrëma u lëshuan nëpër Myslimanët e qytetit, për të rrjepur. Ulërima dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e Myslimanëve… Me pak fjalë i bënë Myslimanët që të mos guxonin të delnin nga dera.
2. Më 2 Mars 1914 Kapedan Psaroj me ca shokë të tij ngrihet dhe vete në Mokricë, pasi mblothnjë gjithë bagëtinë që kish fshati, pastaj zunë e turpëruan cilat gra u pëlqenin, ndërsa burrat e fshatit i mblothnë në një vënt dhe i shtruan më dru pastaj i vranë…Më të nësërmen e lanë këtë fshat dhe vanë në fshatin tjatër, në Zleushë, dhe këtu punuan ato të Mokricës.
Kur shkonin bagëtia me mijëra krerë për në Greqi, vëndasit Grekomanë, që i shikonin për së largu, mallkonin veten që u bënë shkaktarë që suall këta katilë që u shkretuan vëndin, po tani qe vonë, se këta ju vunë frënë vëndasve dhe i lonin si të donin….
3. Heroizma e një zonje nga Zleusha.
Më 13 mars, andartët me në krye dy katilë grekër të quajtur Aleko dhe Karanxha vanë në fshatin Zleushë, ku qe një zonjë të cilës i kish falur zoti të gjitha të mirat. Nuku kish më shumë se 4 muaj që qe martuar. Në mbrëmje i trokintë në portë, i shoqi pyeti kush qe. Nga zëri, i mjeri e kuptoi që s’qenë Shqiptarë, se Shqipen e flisnin si të belbër, po s’bënte dot ndryshe, e hapi derën. Ata e lithnë të shoqin dhe Alekua i hodhi duart të shoqes që ta puthte në sy të tij. Gruaja u përpoq dhe nuk e la ta puthte. E shkreta po mbrohej sa me duar me dhëmbë. Më së fundi greku nxori kamën dhe ia mati t’ia ngulte në bark. Zonja, si pa që nuku kishte shpëtim, ju vërvit grekut dhe ia zuri kamën me duar dhe po mundohej t’ia merrte. Shoku tija si pa që nuku qe e munduar që t’i shkëpusnin shqiptarkës kamën nga duart, ju sul me thikë dhe ia nguli në bark, pastaj vranë edhe të shoqin.
4. Më 2 prill 1914, ora 4 e mëngjesit, andartët sulmuan fshatin Peshtan ku qenë edhe 30 famlje Myslimanë, të cilët nuk ikën bashkë me shqiptarët e tjrë, por fati i la atje që të shikonin lemerinë. Egërsirat i mblodhën 40 burra Myslimanë, i shpunë në një përua jashtë fshatit dhe i vranë. Pastaj mblothnë 27 foshnjat Myslimanë dhe i shpunë në një shtëpi ku kish një pus dhe atje i mernin foshnjat një nga një, u prisnin kokat dhe i hithnin në pus. Si mbaruan së theruri foshnjat pusin e mbuluan me gurë. Pastaj u erdhi radha grave…
5. Më 20 prill 1914 andartët zunë ofensivën kundër Kolonjës, por Sali Butka rethoi një trupë Gjiritas prej 160 veta, nga të cilët vetëm 80 shpëtuan. Por u erdhën në ndihmë ushtarë grekë dhe si u thyen Shqiptarët, Grekëi ju rynë fshatrave. Në Panarit ku andartët qëndruan 3 ditë therrën 275 veta dhe fshatin e dogjën.
6. Më 23 prill 1914 andartët sulmuan Frashërin, andartët të udhëhequr nga Kapedan Zerva dhe Kapedan Farmaqi, një çoban nga fshti Kosovë, i ranë Zavalanit nga Ogreni. Kapedan Bubuna nga Buhali sulmoi nga Qaf’ e Korbit; Qirovaso, çoban, dhe kapedan Begori, çoban nga Kosina, bashkë me kapedan Niko sulmuan nga Gryka e Borockës. Në Frashër kishin mbetur të krishterët, të cilët dual përpara që t’i prisnin ujqërit. Këta si rynë në Frashër ju sulë dyqaneve; të Krishterët po ulërinin se qenë plaçkat e tyre, po ata u thoshnin se edhe juve Turko-Allvanj jini; pastaj u derdhë në mëhallë të Myslimanëve, ju vunë zjarrin shtrëpive, po ashtu dhe Teqesë. Pas Frashërit vanë në Kreshovë – zjarr dhe atje; pastaj vanë në Miçan – zjarr dhe atje. Këtu gjenë 13 gra të cilat i shkuan në thikë; pastaj vanë në Borockë – zjarrë, në Pagri-zjarrë, në Sevran – zjarrë; në Lipostivan-zjarrë, në Fratar-zjarrë, në Seniçan-zjarrë, këtu qëndruan.
7. Ishte dita e Hënë 22 prill 1914. Andartët i qenë afruar Picarit për të djegur Kurveleshin. Trimat e Kurveleshit gjëndeshin në Qafë të Picarit dhe vendosnë që t’u bënin një ofensivë andartëve, sipas këngës popullore që thotë: “Këta djemt’ e Kurveleshit lëftojnë me pallë sheshit”. Me të vërtetë, ashtu e bënë, dhe jo vetëm burrat, po edhe gratë si Spartane duall me sëpata ndër duar. Dita e Hënë 22 Prill, sapo u zbardhëllua, Kurveleshasit u vunë zjarrë dyfekëve dhe ju a dhanë andartëve. Dyfeku zuri i rreptë nga të dy palët. Një plak Niviciot flokëbardhë me një jatagan të qëmotshëm në duar kish dalë përpara trumbës dhe shkohej përpara duke dhënë kurajo djemve. Andartët po luftonin burrërisht, po Kurveleshasit ju hypnë përsipër. Andarët u thyen gjer në Manastir të Cepos, atje qëndruan t’u bënin ballë Shqiptarëve. Po Shqiptarët nuk i pushuan plumbat, po përpara mbi ta. Këtu 160 vehta nga andartët kafshuan dhenë, dhe u thyen nga Manastir’i Cepos. Shqiptarët po i ndiqnin si kecërit dhe haritnë gjer në Ovirua, 2 orë nga Gjinokastra, këtu Shqiptarët qëndruan.
Kur mori vesh Zografua që Shqiptarët haritnë në Ovirua, e zuri data, nuku mënoi po ngriti Qeverinë dhe e shpuri në Delvinë.
8. Një të tillë ofensivë ju bënë edhe Kolonjarët andartëve gjithë atë ditë të cilët i thyen. Shqiptarët pra vinin përpara nga të dy anë, nga Gjinokastra dhe nga Kolonja. Zografua duke parë që Shqiptarët fitonin nga të dya anët, vetëm mesin kishin lënë prapa, domethënë Qarkun e Përmetit, kish frikë se mos bënin një strategji Shqiptarët për të mbyllur andartët e Përmetit, që të bashkoheshin Shqiptarët e Kolonjës me të Gjirokastrës, dhe urdhëroi Kumandarin e Përmetit që të mbledhë andartët, t’u vinin zjarrë edhe fshatrave të Krishterë e të largoheshin. Gjithashtu Zografua thirri për ndihmë Guvernën e Greqisë, e cila urdhëroi Generallin Papulla, i cili gjëndej në Jorgucat, që t’u shkonte në ndihmë. Papulla u nis vetë me ushtëri për në Gjirokastër, dhe në Përmet dërgoi Kollonelin Ciruli që të qetësontej vendin dhe të pushohej zjarri në fshatrat e Krishtera.
9. Ndihma që u vate andërtëve qe e madhe. S’kishin se ç’të bënin
Shqiptarët përveç se të shkonin. Ushtëria dhe andartët po i ndiqnin këmba-këmbës duke djegur fshatrat që gjenin përpara dhe rynë në Kurvelesh, të cilin e dogjën. Popullsia e Kurveleshit u shpërngul në Vlorë.
Grekët vanë dhe në Hormovë, mblodhnë të gjithë njerëzit e fshatit, rreth 160 veta, dhe i shpunë në Kodër, i lidhën këmbë e duar dhe i vranë. Hormovës i vunë zjarrë. Vanë në Luzat – zjarrë, vanë në Tepelenë-zjarrë, dhe më pas dogjën këto fshatra: Bënçë, Veliqot, Turan, Dukaj, Memalias dhe Salari. Këtu qëndruan.
10. Më 29 maj 1914 sulmuan përsëri Këlcyrën dhe më tej Skraparin
ku dogjën Backën, Sevranin, Muzhakën, Qarishtën, Prishtën, Kajcën, Zhepovën, Toskëshin, Vinokashin, Ballabanin, Bubsin,, Dragotin, Beçishtin, Mezhgoranin. Në Backë therrën 30 shpirt gra dhe foshnja, në Zhepovë 15 gra me djepe në krahë i zunë dhe i therrë me gjithë foshnjat që kishin.
Muhamedanët shqiptarë që shkuan me gjithë fëmijë për në Berat, hoqën të zit’ e ullirit, s’kishin vënt se ku të ngulnin fëmijët, dhe nga ana tjetër i sulmoi ushtëria e Esat Toptanit. Ku të venin të mjerët Shqiptarë!
Fanatisma e fesë na i solli të gjitha këto mjerime. Poshtë fanatisma e fesë! Rrofshin liberalët!
“Edhe mos shikoni Kisha e Xhamia
Fe e Shqiptarit është Shqiptarnia” – na thotë Vaso Pasha.
*** / ***
SHËNIM: Bazuar në zhvillimet politike të këtyre 15 viteve të fundit, ku kanë ngritur kokë ÇËSHTJA tepër të mprehta kombëtare antishqiptare nga pretendimet greke për Detin Jon, ku qeveritë e kryesuara nga PD dhe PS kanë pranuar që ta çojnë këtë çështje në Gjykatën e Hagës dhe jo Greqia që është pretenduesja!; Çështjen e varrezave të ushtarëve grekë që PD-ja dha 3-4 vende, PS-ja edhe aq të tjera!; ÇËSHTJA E SHPALLJES SË HIMARËS KRAHINË MINORITARE GREKE (!), skenar të cilin jemi dëshmitarë të gjithë shqiptarët se si u zhvillua në datën 13-14 Maj 2023 gjatë zgjedhjeve lokale, duke bashkëvepruar Pozita me Opozitën; Dhe ajo që është edhe po kaq e rrezikshme e me të njëjtin synim në të ardhmen, është ÇËSHTJA E TRANSFERIMI të 10-12 Qendrave Rajonale nga Gjirokastra dhe vendosje e tyre në Fier, Vlorë e Lushnjë, tërheqja e të cilave është planifikuar të filloi ne Muajin Qershor 2023, dhe të cilat janë:
Drejtoria Rajonale e Bujqesisë dhe ajo e Arsimit shkojnë në Fier; e Arkivit Shteteror Vendor – në Lushnje; e Inspektoriatit Shtetror e Mjedisit, e Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit – Lushnjë; e Shërbimit Keshillimor të Fermerëve – Fier; e OSHEE në Fier; e AKU qendra në Vlore; e Bordit të Kullimit – në Fier; e Shendetit Publkik Qendra – në Vlore; Spitali Rajonal për Jugun – në Fier; Gjykata Admninistrative – në Lushnjë!
A kemi të drejtë të themi se edhe këto ÇËSHTJE përbëjnë një lloj BARBARIE të ngjashme GREKE me atë të vitit 1914, por “urtë e butë e plot tigani”(?), por këtë radhë jo më nga FANATISMA E FESË, por nga FANATISMA POLITIKE, pa djegie e pa vrasje shqiptarësh të besimit mysliman dhe pa therrje fëmijësh e hedhje të tyre nëpër puse, por që janë edhe më me pasoja historike kombëtare, e cila ka filluar përmes shpopullimit të heshtur e të nxitur direkt e indirekt nga politika qeverisëse të të gjitha qeverive të Tiranës gjatë këtyre 33 viteve të së ashtuquajtutrës “demokraci”.
E përgatiti: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Deklarimi i zëvendëskryeministrit Bislimi, pas takimeve të mbajtura në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut

0

Bruksel, 15 maj 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, qëndroi ditën e sotme në Bruksel ku mori pjesë në takimet e zhvilluara në kuadër të procesit të dialogut.

Pas përfundimit të takimeve, i pyetur nga gazetarët, zëvendëskryeministri Bislimi tha se ‘’Mendoj që rezultate as nuk është dashur të priten sot. Është fillim i diskutimeve në mënyrë që ta kemi të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe ku duam të shkojmë, por nuk është që kemi pritur sot të përfundojmë ndonjë nga proceset.’’

Në lidhje me atë se çfarë ka qenë në agjendë sot, ai ritheksoi se ka qenë ‘’Gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit. Sekuencimi për ne ka qenë pjesa qendrore. Ne kemi patur një propozim të z. Lajcak, ku kemi patur shumë vërejtje tona. Kemi bërë propozimet në këtë draft-dokument të z. Lajcak ku kemi zgjeruar domeinin dhe kemi dashur të sigurohemi që secili nen i Marrëveshjes Bazike është i përfaqësuar në aktivitetin e zbatimin e tij. Pala serbe nuk ka dërgu ndonjë propozim por ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka patur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet në mënyrë që bashkarisht të dilet me një plan të zbatimit.’’

Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi u pyet se a është folur dhe për temat që janë diskutuar edhe në takimet e nivelit të lartë të 2 majit dhe për situatën në veri:

‘’Situata në veri nuk është trajtuar fare sot. Për takimin e nivelit e lartë në 2 maj nuk ka qenë pjesë e takimit sot, mirëpo ka qenë dokumente të cilat na ka sjellë z. Lajcak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë. Ai ka sjellë përshëmbull një draft se si do të duhej të dukeshin termat e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me monitorimin e Marrëveshjes Bazike, draft-dokument për termat e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me zbatimin e Marrëveshjes për të Pagjeturit dhe një metodologji për atë se si ai e sheh punën e mëtejme rreth zbatimit të pikës 7 të Marrëveshjes Bazike. Dy dokumentet që i ceka në fillim kanë ardhur të enjten dhe rrjedhimisht për ne ka qenë e pamundur që sot të vijmë me përgjigjet në plotni, por kemi premtuar që të njëjtat do t’i dorëzojmë deri ditën e premte, pas konsolidimit të të gjitha komenteve që vijnë nga palët e angazhuara. Ndërkaq për metodologjinë kemi thënë se nuk mund të ndërtojmë metodologji për një prej pikave të marrëveshjes pa patur një plan të zbatimit për marrëveshjen në tërësi dhe rrjedhimisht të njëjtën nuk është diskutu fare.’’ tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Mbi sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri Bislimi u përgjigj se ‘’Ka dallim mes asaj që ne themi si palë subjektive dhe mes asaj që ne jemi dakorduar. Në Aneksin e Implementimit për të cilin ne jemi dakorduar në Ohër shprehet qartë se asnjë nga nenet nuk mund ta kushtëzojë nenin tjetër dhe të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur dhe poashtu thuhet se palët nuk mund ta bllokojnë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Kjo është për neve udhërrëfyes, ajo çka është dakorduar. Unë nuk besoj që ka gatishmëri nga BE që t’i ikë një dokumenti që vetë e kanë sjellë dhe e kanë publiku në webfaqen e tyre.’’

Mbi atë se çfarë është pikënisje e diskutimit për zbatimin e pikës 7 të marrëveshjes bazike, u sqarua se: ‘’Tek zbatimi i pikës 7, sot është precizuar nga z. Lajcak se ka qenë gabim teknik ajo që është shfaq në faqen e tij të facebook-ut. Nuk trajtohet si pikënisje drafti, por prezantimi i draftit, akti i prezantimit shënon pikënisjen e diskutimeve për zbatimin e pikës 7, ashtu siç kemi thënë dhe ne disa herë në prononcimet tona publike. Pjesë të tjera janë pastaj ato kriteret për të cilat kemi folur që janë shumë me rëndësi. Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherini-t, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga z. Isa Mustafa në vitin 2015 dhe z. Petkovic edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga z. Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin.’’

Mbi takimet e radhës dhe vijimësinë e procesit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se: ‘’Ne nuk e kemi precizuar sot se si do të ecet tutje. Mendoj që Grupi Monitorues nuk mund të takohet pa u dakorduar për termat e referencës. Kjo vlen edhe për Grupin Punues, apo Komitetin e Përbashkët për Personat e Pagjetur. Në draftin e dërguar nga z. Lajcak thuhet që takimi i parë i Komitetit të Përbashkët për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Pagjetur duhet të realizohet brenda 60 ditëve, që nënkupton jo më larg se fillim apo mesi i muajit korrik. Tash data 28 maj për ne nuk përbën kurrfarë date për të cilën duhet të brengosemi, për arsye se kemi pas një proces demokratik dhe është shumë normale që ky proces demokratik të finalizohet me aktin e emërimit dhe dhënies së betimit nga kryetarët aktual. Ne kemi informuar z. Lajcak për problemet që janë hasur në mënyrë unilaterale nëpër disa ndërtesa në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan e për të cilat ka munguar reagimi i BE-së. Arsyetimi ka qenë se nuk kanë informata të mjaftueshme, por unë mendoj që kjo do të zgjidhet shumë shpejt pas dërgimit të informatave nga ana e Kosovës për arsye se ne besojmë se EULEX-i duke qenë prezent në Kosovë, është dashur që të gjitha këto informata t’ia bart zotit Lajcak.’’

‘’Unë kam frikë se mesazhi që po dërgohet është i kundërt me atë që dëshirohet. Për aq kohë sa ne themi se inaugurimi i kryetarëve mund të shkaktojë tensione, dikush mund ta kuptojë këtë si ftesë për tensione. Në njëfarë mënyrë sikur ftesë që nëse doni ta pengoni këtë, duhet të krijoni tensione dhe mendojmë se kjo është shumë e rrezikshme dhe e panevojshme në këtë fazë.’’ përfundoi zëvendëskryeministri Bislimi.

2 Qershor 2003: «Rilindja” kërkon nga Kuvendi i Kosovës zgjidhje institucionale dhe status juridik të medias publike

I nderuar kryetar, të nderuar nënkryetarë e anëtarë të Komisinit për Media të Kuvendit të Kosovës, 

Ju falenderoj shumë për vënien në rend dite për shqyrtim e zgjidhje të cështjes së «Rilindjes» dhe për ftesën për këtë mbledhje. 

RILINDJA është gazetë tradicionale e Kosovës, e themeluar si institucion shumë i rëndësishëm para më shumë se 58  vjetëve. 

Është e regjistruar: NDËRMARRJE SHOQERORE. 

Nuk ka falimentuar, nuk ka vendim për falimentim. 

Nuk ka bërë ndonjë delikt, që do të dënohej me mbyllje, nuk ka pasur asnjë gjyq a vendim gjyqi për këtë. 

Nuk kishte hyrë në shtëpi të huaj që të nxirrejt prej saj. Ishte në shtëpinë e vet, që edhe në dokumentet zyrtare aktuale të UNMIK-ut është emërtuar Pallati i Rilindjes. Ky Pallat i shtypit me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitet e shtatëdhjeta u ndërtua dhe iu dha në shfrytëzim të përhershëm «Rilindjes» për lokale pune. U vendosën në Pallat edhe gazetat tjera «Jedinstvo» dhe «Tan», si edhe redaksitë e revistave, etj. 

Rilindja ishte edhe investitore për ndërtimin e Pallatit. Një pjesë e investimeve u siguruan me shitjen e objekteve të mëparshme që kishte «Rilindja», siq ishte objekti i redaksisë së gazetës dhe i shtypshkronjës, në të cilin objekt tash është e vendosur Gjykata Komunale e Prishtinës. Një pjesë tjetër e investimeve janë kreditë, të cilat i ka paguar «Rilindja» duke ndarë nga të ardhurat e punëtorëve. Për shkak të obligimeve të kthimit të kredive për ndërtimin e Pallatit punëtorët e «Rilindjes» për shumë vjet i kanë marrë rrogat të zbritura – zvogëluara. 

Prandaj, me cfarë të drejte «Rilindja» u mbyll, u dëbua nga shtëpia e vet, gazetarët e punonjësit e saj u hodhën në rrugë, u dëbuan kolektivisht nga puna dhe u privuan nga mundësia për të fituar rrogat, me të cilat i mbanin familjet. 

KEMI KËRKUAR DHE KËRKOJMË: 

-         T’i jepet fund mbylljes së gazetës tradicionale të Kosovës, «Rilindja» 

-         Të drejtën e lokaleve të punës, të pronës,  të drejtën e vazhdimit të punës që na është ndërprerë 

-         Dëmshpërblimin 

Ne e kuptojmë dhe e respektojmë të drejtën e UNMIK-ut për të administruar objektet shoqërore. 

E kuptojmë edhe emergjencën e sigurimit të hapësirave të punës për institucionet e reja të Kosovës, madje edhe kemi mirëpritur vendimin që në Pallat të vendosen një pjesë e ministrive. Për këtë kemi qenë të gatshëm që të racionalizojmë, që nga katër katet që kishte gazeta «Rilindja» të vendoset vetëm në një kat. Madje, kemi qenë të gatshëm të shkojmë përkohësisht edhe jashtë Pallatit në ndonjë lokal tjetër alternativ, ku do të mund të punonim, vetëm e vetëm që mos të mbyllet gazeta. 

Prandaj, nuk mund ta kuptojmë, as nuk mund ta pranojmë faktin pse u mbyll deturimisht gazeta «Rilindja» me largim nga Pallati i saj pa iu bërë një zgjidhje alternative për lokalet, ku do të vazhdonte punën. 

        NË SITUATËN në të cilën ndodhemi jemi të privuar edhe nga e drejta e mundësia e tranasformimit – privatizimit, që  me ligj e kanë të garantuar ndërmarrjet shoqërore përmes Agjencisë së Mirëbesimit. Si dhe cka do të privatizonim kur na kanë mbyllë dhe na e kanë marrë pronën, që për gazetën «Rilindja» ishte 4 kate – rreth 4.000 metra katrorë. Gazeta «Rilindja» kishte hisen e vet edhe në hapësirat e tjera të Pallatit të destinuara për «shërbime të pëbashkëta». Në këtë pasuri, në rast privatizimi, është ajo që u takon punëtorëvë të «Rilindjes». 

SA I PËRKET STATUSIT JURIDIK mendojmë se zgjidhja më e mirë është RILINDJA MEDIUM PUBLIK. 

Mundësitë e një statusi të tillë për mediat varen nga Ligji për mediat, të cilin ende nuk e ka aprovuar Parlamenti i Kosovës. 

Mendojmë se me rastin e nxjerrjes së Ligjit për Mediat duhet patur parasyshë nevojën e Kosovës, të qytetarëve të saj, për të pasur media publike, pra edhe gazetë me status të medias publike. 

Derisa gazetat tjera janë gazeta të interesave të ndara, të një partie, të një grupit apo të individit botues, gazeta me statusin e mediumit poblik do të ishte gazetë e interesave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve. Gazeta medium publik do të ishte e hapur për gjithë spektrin politik e të komuniteteve, gazetë e angazhimeve të gjithanshme për një shoqëri demokratike e tolerante. Një vecanti tjetër do të ishte pasqyrimi sa më i gjerë dhe i plotë para elektoratit i punës së institucioneve të zgjedhura demokratike të Kosovës. 

Mbi këto baza do të mund të ndërtohej një gazetë e qëndrueshme profesionalisht, e qëndrueshme në treg dhe e qëndrueshme në aspektin e pavarësisë dhe shtypit të lirë. 

«Rilindja» një gazetë e tillë, me status të medias publike, do të ngritej pa pasur nevojë për shumë investime. Është i domosdoshëm vetëm një investim fillestar mjetesh materiale, edhe për shkakun se ka pësuar humbje e dëme të mëdha nga mbyllja qe gati një vit e gjysmë. 

Besoj se pas një viti të punës «Rilindja»  do të arrinte të qëndroi me vetfinancim, për cka ka përvoja të suksesshme të vetëfinancimit edhe në kushtet më të vështira. 

Në projektin e saj të ridaljes «Rilindja» ka paraparë edhe mundësinë e «cmimit popullor» – vetëm 20 centë, që të kenë mundësi ta blejnë e lexojnë një gazetë edhe shtresat me të ardhura të ulëta, e që kanë shumë nevojë ta lexojnë shtypin, siq janë studentët, pensionistët apo edhe punëtorët e arsimit. 

Konsiderojmë se rasti i Rilindjes, siq është tash, është një shkelje e të drejtave në përmasa të rënda, përfshirë edhe të drejtën për ekzistencë dhe të drejtën e shtypit të lirë. Është edhe cënim i integritetit të institucionit. 

Të përkujtoi: Rilindjes detyrimisht i është ndërprerë botimi, faktikisht gazeta dhe radioja e saj janë mbyllë më 21 Shkurt 2002, pasi UNMIK e mori Pallatin e Rilindjes për ndërtesë qeveritare dhe nuk e bëri zgjidhjen alternative për lokale pune për Rilindjen, edhe pse e premtonte. (Zgjidhja aletrnative për Rilindjen përmendet edhe në këto dokumente: Në letrën e Kryeadministratorit Shtajner të 3 Prillit 2002 dërguar Ombudspersonit Nowicki, në letrën e  9 Majit 2002 të Sekretarit Permanent të Qeverisë së Kosovës, Lars Tummers, dërguar kryetarit të Këshillit Drejtues të Rilindjes, etj. Është edhe letra e zyrtarit të lartë të UNMIK-ut, Peter Schumann e datës 12 Mars 2002, që është përgjigje në ragimin tonë për largim nga Pallati. Është edhe letra e 19 Marsit 2002 e z. Nowicki dërguar z. Shtajner për cështjen e «Rilindjes».) 

Se as zgjidhja e premtuar alternative për lokale pune nuk u bë e as ofrua dëshmohet së fundit edhe me dy dokumente të fillimit të vitit 2003, të nënshkruara nga një zyrtar nga Ministria e Shërbimeve Publike të Qeverisë së Kosovës. Dokumenti i parë është një ultimatum për largimin e paisjeve të Rilindjes nga katet 3,4 e 5 të Pllatit, pa dhënë asnjë adresë ku do të mund t’i dërgonim, dhe me kërcënimin se nëse nuk i largojmë deri më 16 Janar 2003 në orën 16 do t’i hedhin si mbeturina-bërllog. Dokumenti tjetër ishte një marrveshje e zorit, që Kryeari i Këshillit Drejtues të Rilindjes u detyrya ta nanshkruajë më 16 Janar 2003 vetëm ndonjë orë para skadimit të ultimatumit. Me këtë marrëveshje paisjet e shtrenjëta të gazetës Rilindja e të Radio-Rilindjes, përfshirë edhe arkivin-dokumentacionin që është histori e Kosovës, u shpëtuan nga shkatërrimi-hedhja në bërllog. Por, në mungesë të zgjidhjes alternative për lokale pune, që na ishte premtuar, ato paisje e dokumentacioni u bartën e u vendosën – konservuan në një bunker të Pallatit, që na e caktoi zyrtari ndërkombëtar nga Ministria e Shërbimeve Publike. 

Pra, sic po e shihni, «Rilindja», institucioni shumë i rëndësishëm i Kosovës, i themeluar para 58 vjetëve, tash është në një situatë tmerrsisht anakronike: është mbyllur në bunker. 

Kundër kësaj situate kemi trokitur në dyert e të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë, dhe në vecanti iu kemi drejtuar Kuvendit të Kosovës, që është themelues i «Rilindjes». 

Kemi kërkuar dhe kërkojmë zgjidhje institucionale për institucionin e «Rilindjes». Të drejtën e «Rilindjes». Mbyllja e gazetës tradicionale «Rilindja» nuk do të duhej të mdodhte në një vend demokratik e ligjor. 

Ju falenderojmë shumë për të gjitha angazhimet për zgjidhje dhe besojmë ky Komision i Mediave dhe Parlamenti i Kosovës së shpejti do të marrin vendimin për zgjidhjen dhe Kosova do ta ketë përsëri gazetën e vet simbol e traditë – «Rilindjen», e cila aq shumë po i mungon. 

Falemnderit! 

  

Behlul Jashari, 

Kryetar i Këshillit Drejtues dhe u.d Kryeredaktor i Rilindjes   

(Fjala  për mbledhjen e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës të datës 2 Qershor 2003)  

*** 

Legjenda e 2 fotografive në shtojcën e gazetës botim i jashtëzakonshëm-protestues të 4 Dhjetorit 2004 RILINDJA DËBIMI, MBYLLJA, NGUJIMI E SHKATËRRIMI DHE LUFTA PER  RIDALJE:  

Dy mbledhje të Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua dhe u përkrah njëzëri zgjidhja për Rilindjen. Në mbledhjen e datës 2 qershor 2003 projektin e zgjedhjes për Rilindjen e paraqiti Kryetari i Këshillit Drejtues Behlul Jashari, ndërsa mori pjesë edhe anëtari i Këshillit Veli Veliu. 

E-post – bajram kabashi – Outlook (live.com)

Deklaratë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit”

0

  • Himara është vetëm shqiptare, ku që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire me rrënjë tek fisi Kaonëve

Shoqata Laberia “Nderi i Kombit”, po ndjek me vëmendje zhvillimet në Himarë dhe deklaratat e kandidatit Fredi Bejleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Shoqata “Laberia” denoncon së pari të gjitha deklaratat antishqiptare të z. Beleri për të ashtuquajturin minoritet grek në Himarë pasi këto deklarata po sjellin rizgjimin e episodeve të përplasjeve greko-shqiptare në Himarë, prishjen e miqësisë, debatin shterpë, dhe ndezin tensione artificiale mes dy popujve. Zhurmnaja e ndezur nga qarqe shoviniste, për të ashtuquajturën etni greke në Himarë (zemrën e Labërisë), nuk është një risi e Belerit, pasi ka vite që përplaset si valët e detit në të dy brigjet e Jonit dhe prej vitesh vjen rrotull me batica e zbatica në elikën e politikës midis fqinjëve. Ajo në vite ka marrë trajta dhe forma si shprehje individësh, politikanësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjella midis kryetarëve të shteteve. Deklarimi dhe shpërthimi i kandidatit për Kryetar Bashkie të qytetit të Himarës Fredi Beleri, se Himara është etni greke, nuk është as e re e as e papritur për opinionin shqiptar, por një ritual që është përsëritur prej shumë aktorëve antikombëtar në momente të ndryshme historike. Ajo që të indinjon dhe të revolton nga kjo sjellje, është se qeveritë tona në 33 vite nuk kanë mbajtur qëndrime parimore, por kanë toleruar dhe lejuar që të hyjnë e dalin në Himarë, deputet të Parlamentit grek, kryeministra dhe ministra si në shtëpinë e tyre, të cilët janë sjellur si zot shtëpie, pa u shqetësuar nga organet tona ligjvënëse. Sentenca e njohur antilabe e Napolon Zervës, se: “ Le të ketë një çik Shqipëri, por mos të ketë Labëri” ka prevaluar në të gjitha fushatat zgjedhore për pushtetin vendor dhe për një legjislacion kishim në krye të Bashkisë të Himarës Vasil Bollanon e OMONIES. S’është as e re as e papritur kjo situatë, që u krijua me Fredi Belerin, veçse një kopje e fushatave zgjedhore paraardhëse. Populli thotë: “ ç’të mbjellësh do të korrësh”. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, ka 30 vjet që përballet me fenomenin e synimit për greqizimin e Himarës  dhe denigrimin e të drejtave të çamëve, që u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.  Jo rastësisht Shoqata Labëria Kuvendin e saj të Tretë e bëri në 7 Maj të vitit 2005 në Himarë, për t’u thënë himarjotëve dhe sejmenëve të tyre se Himara është Labëri, nuk është Greqi. Por ndodhi ajo që pritej. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, nuk na lejoi ta zhvillonim kuvendin në sallat e institucionit të Bashkisë dhe u detyruam ta realizonim në një lokal privat të një labi nga Treblova e Vlorës. Atmosfera ishte rrënqethëse. Himara ishte mbushur me parulla në gjuhën greke, në gjithë fasadat e mureve të shtëpive, që shkruanin: “Poshtë Labëria”, “Himara është Greqi”, “Himara nuk është Labëri” “ Labëria s’ka vend në Himarë”, etj. Kjo situatë kondraverse nuk shqetësoi as partitë politike dhe as qeverinë që në heshtje i miratonte veprimet e Bollanos. Shoqata Labëria në këtë kohë po përballet edhe me një veprim tjetër antikombëtar lidhur me pasurinë shpirtërore të Labërisë, “polifoninë” që në UNESCO është regjistruar si “isopolifoni “, që e ka origjinën nga Sirenat greke dhe buron nga muzika kishtare bizantine. Ndaj dhe në këtë rast ne nuk do të heshtim. Do ta mbajmë si gjithmonë ndezur zjarrin atdhetar. Është rasti të përgëzojmë drejtësinë për qëndrimin institucional, duke mos lejuar politikën të diktojë mbi ligjin për çështjen e ndalimit të Belerit nga organet e drejtësisë. Himara si krahinë, që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire, me rrënjë tek fisi i Kaonëve. Ajo është zemra e Labërisë dhe askush nuk do të luajë me të. Askush të mos harrojë gjeniun e letrave shqipe F.S. Noli i cili ka thënë: “ Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria. Dhe kur të vdes të më shoqëroni me këngë labe”.