Kreu Blog Faqe 1057

Me “Shetit.com” udhëtim të sigurtë drejt vendlindjes dhe anasjelltas

0

Florim Zeqa

“Shetit.com” është kompania e parë shqiptare e transportit publik të udhëtarëve, me traditën më të gjatë të bartjes së mërgimtarëve nga Italia në vendlindje dhe anasjelltas. Tre dekada më parë, në vitin 1993, z. Sadri Bytyqi me kompaninë “Saba Tours” e ka filluar aktivitetin e tij afarist ne Itali. Sot emri i z. Sadri Bytyqi dhe kompanisë me emër të ri “Shetit.com” janë të njohur në mbarë mërgatën shqiptare në Itali dhe më gjërë.

Me numrin 1 të udhëtimeve ndërkombëtare

Gjatë udhëtimit me “Shetit.com” një udhëtarë u shprehë pikërisht në këtë mënyrë, po citoj; “Jeni njëshi i udhëtimeve drejt vendlindjes dhe anasjelltas, faleminderit për udhëtimin e rehatshëm dhe të sigurtë, për shërbimet e duhura dhe cilësore që po na i ofroni”.

Forhåndsvisning av bilde

Me “Shetit.com” udhëtarët i kanë të gjitha shërbimet e nevojshme, siq janë, lidhja e internetit, toaleti funksional dhe ambienti i pastër, pijet e freskëta dhe ushqimet e lehta e deri tek pushimet gjatë udhëtimet sipas kërkesave të udhëtarëve.

Satisfaksioni më i madh ndaj kompanisë “Shetit.com” janë kënaqësia dhe rehatia e udhëtarëve gjatë rrugëtimit. “Nuk ka kënaqësi më të madhe për ne sesa ajo, kur udhëtarët ndjehen të kënaqur me shërbimet që ju ofrojmë gjatë udhëtimit”, shprehet pronari i kompanisë, z. Sadri Bytyqi.

Besimi reciprok i krijuar mes kompanisë “Shetit.com” dhe udhëtarëve është produkt i nisjes në kohën e duhur, korrektësia dhe saktësia, trajtimit njerëzor i udhëtarëve gjatë tërë udhëtimit e deri në momentin e arritjes në destinacion, siguria personale dhe bagazhit të udhëtarëve, gjëra të cilat mungojnë në disa prej kompanive të tjera të udhëtimeve.

Sadri Bytyqi 1, Sadri Bytyqi 2 dhe Driton Rrahmani 

Këta janë tre emrat mbi supet e të cilëve peshon përgjegjësia dhe siguria ndaj udhëtarëve. I pari është Sadri Bytyqi, pronari i kompanisë, kurse dy të tjerët janë vozitësit më përvojë, njëri prej tyre më përvojën më të gjatë në këtë kompani, Sadri Bytyqi apo siq e quajnë udhëtarët “Sadria 2”, i cili edhe pse në moshë, më përvojën e tij prej katër dekadash në vozitje e dëshmojë se është mbret i rrugës. Vërtetë ishin fascionuese rrëfimet e tij gjatë vozitjes 40 vjeçare në udhëtimet ndërkombëtare.

Edhe vozitësi tjetër, djaloshi nga Llapi, Driton Rrahmani me eksperiencën dhe kujdesin gjatë vozitjes më la mbresa të pashlyera për koncentrimin maksimal dhe sigurinë e plotë në vozitje.

Thënë më pak fjalë, me “Shetit.com”, pushimi i mërgimtarëve për në vendlindje fillon në momentin e hypjes në autobus.

Forhåndsvisning av bilde

Tri dekada në shërbim të bashkatdhetarëve

Edhe pse në moshën 64 vjeçare, drejtuesi i kompanis, z. Sadri Bytyqi është vital dhe i pa lodhshëm, komunikues dhe i afërt me udhëtarët, me vullnet të madh për punë dhe përkushtim maksimal, me trajtim të barabart ndaj secilit udhëtar në autobusin e tij.

Sadri Bytyqi 30 vite më parë e fillojë aktivitetin afarist përmes kompanisë së udhëtimeve me emrin “Saba Tours”, duke u rritur dhe ngritur në vijimësi në një kompani namëmadhe siq është sot “Shetit.com”. E gjithë kjo falë sinqeritetit, seriozitetit, saktësisë dhe besnikërisë, sigurisë dhe komoditetit që ndjejnë udhëtarët në autobusët e “Shetit.com”.

Shërbimet cilësore dhe efikase, në kohën dhe vendin e duhur, pra ndalesat në stacione të rregullta e jo rrugicave e vendeve të panjohura për udhëtarët, ka bërë që “Shetit.com” të jetë kompania më e preferuar dhe më e kërkuar e mërgimtarëve në tërë pjesën veriore të Italisë.

Pronari dhe drejtuesi i kompanisë “Shetit.com”, z. Sadri Bytyqi është një personalitet i veçantë, i urtë dhe i matur, fjalë pak e punë shumë, i madh dhe i pa krahasueshëm nga të tjerët.

Rritja dhe ngritja e kompanisë “Shetit.com” është rezultat i sukseseve të parreshtura, pa asnjë problem të vetëm me udhëtarë dhe pa asnjë aksident gjatë veprimtarisë 30 vjeçare. Sllogani i kompanisë “Pushimi fillon nga udhëtimi” është realitet i dëshmuar në vepër. Mërgimtarët të cilët dëshirojnë të arrijnë më shpejtë dhe më sigurtë në vendlindje dhe anasjelltas, e kanë zgjedhjen e duhur, e ajo është “Shetit.com”. Tradita e mirë vazhdon…

Forhåndsvisning av bilde

Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, ikje nga dialogu me Kosovën

0

Gani I. Mehmeti 

Më mirë një mijë vit dialog se luftë, gënjente para sa kohësh vetë Vuçiqi. Por, nuk e kishte se e donte dialogun, por pse nuk kishte mundësi ta zhbënte Pavarësinë e Kosovës. E, pr të mos e njohur Pavarësinë e saj, kërkon dialog të pajkufishëm…

Ky e ka qëllimin e stërzgjatjes së bisedimeve me Kosovën, jo për diçka tjetër, por vetëm për të pritur ndonjë moment sa më të volitshëm për Serbinë, që ta mbajë Kosovën peng, duke menduar se një ditë bashkësia ndërkombëtare do të përkrahte Serbinë në çështjen e Kosovës, për të mbetuir srish nën Serbinë.

Ndërkombëtarët sikur nuk po e njohin mirë Serbinë dhe serbët. Ata janë armiku më i madh i shqiptarëve, përveç edhe disa tjerëve që kanë uzurpuar me ndihmën e Europës toka shqiptare që nga shkeulli 19, e, sidomos nga shekulli 20, kur po kjo Europë që është sot, po tregon se nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve nga ajo e dy shekujve më parë. Unë nuk e njoh qëllimin e Europës, se për ç’shkak ka përkrahur armiqtë tanë në copëtimin e tokave shqiptare. Mirëpo, kjo është një e vëretë e madhe. Dhe, për fat të keq, po kjo Europë po mban anën e Serbisë edhe sot e kësaj dite gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi, për çka BE, ka emëruar për ndërmjetësues të bisedimeve dy “lehësues” të bisedimeve nga dy shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës!

Vetë Vuçiqi, sa e sa herë ka deklaruar haptas dhe bindshëm se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës kurrë, dhe as i është ndërhyrë me ndonjë pyetje se përse e thotë këtë, po edhe nuk është krërkuar nga BE.

Në anën tjetër, vetë Vuçiqi ka thënë para kryetarit të Gjermanisë në qershor të vitit 2022 se askush nuk i ka thënë se Kosova është shtet dhe duhet ta njohë edhe Serbia. Pra, duke u përpjekur që në bisedime, BE-ja të jetë neutrale në statusin e Kosovës, Serbia po mendon se Kosova është pjesë e Serbisë, ashtu siç e ka dhe ende e mban në Kushtetutën e saj.

Tani, kur me ndërhyrjen e SHBA-ve, ka ardhur koha kur duhet të përcaktohet edhe statusi i Kosovës shtet, që do duhej ta njihte Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Vuçiqi kërkon të shpallë zgjedhjet në Serbi diku për në shtator të këtij viti!

Këto zgjedhje nuk shpallen pse Vuçiqi nuk e ka fuqinë për të marrë vendime, pra për ta njohur Pavarësinëe Kosovës, por për t’i ikur vendimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, për të mos e njohur  Pavartësinë e Kosovës, ai shpall zgjedhjet.

Ky është një driblim politik i Aleksandër Vuçiqit, jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj SHBA e BE!

 

Mirënjohje dhe respekt i shqiptarit Flore Di Palma nga Spanja për historianin Prof. Dr. Eqrem Zenelaj

0
VLERAT kombëtare e shkencore , janë universale!
Nje shkrim nga një Shqiptar atdhetar nga Spanje /FLORE DI PALMA / për veprën dhe historinë kombëtare të Prof Dr.Eqrem Zenelaj/ Paris Memaj / Kalorës i urdhërit të Skënderbeut dhe Qytetar nderi i Fushë Arresit !!
Flore Di Palma, Spanjë
Ju jeni nderi dhe lavdia e KOMBIT profesor . Eshtë detyrë, urdhër, dhe obligim i çdo polikani që ka gjak ARBËRI të keshillohet me ju…. MBROJTJES i Historisë tonë të Madherishme dhe Prijsi i denjë i ILIRISË e i tanë trojeve shqiptare nën një flamur ai i GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT…
Evropa e Fishtës….na ka coptu, tuj saju shtete e flamuj… AMANETIN….t’a ruajmë e ta kujtojmë o KALORËSI I SKENDERBEUT . BASHKIMI BAN FUQINË … DARDANIA ME ÇAMËRINË… BESËN PËR IILIRINË… PËR FLAMURIN GJUHËN E SHQIPNINË . Nderime, Respekt e mirnjohje

Banka Botërore me vlerësim të lartë për Kosovën

0

Prishtinë, 14 maj 2023

Në një komunikatë të lëshuar në fillim të kësaj jave, Bordi Ekzekutiv i Drejtorëve të Grupit të Bankës Botërore, kanë thënë se ata mbështesin Kosovën në përshpejtimin e konkurrencës së saj për krijimin e vendeve të punës dhe standard më të lartë të jetesës.

Sipas Bankës Botërore, brenda 10 viteve të fundit Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me një rritje prej afër 50% të të ardhurave për kokë banori dhe me një ulje prej 35% të shkallës së varfërisë, duke performuar më mirë sesa vendet me të ardhura të ngjashme për kokë banori.

Drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu është shprehur se Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i Ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin më cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin dhe gjeneratat e ardhshme.

Në vitin e kaluar, Kosova kishte shënuar vlerën më të lartë ndonjëherë të eksporteve, rreth 920 milionë euro. Ndërkaq këtë vit vlera e eksportit pritet që për herë të parë kalojë shumën prej 1 miliard euro. Si rezultat, raporti eksport-import viteve të fundit ka shënuar përmirësim të dukshëm. Nga 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht.

I njëjti institucion, muajin e kaluar ka publikuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin parashikon që Kosova do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tre vitet e ardhshme; 2023, 2024 dhe 2025.

Linku i komunikatës për media të Bankës Botërore: https://www.worldbank.org/en/news/press-release/2023/05/09/world-bank-group-s-new-strategy-in-kosovo-supports-competitiveness-for-higher-job-creation-and-living-standards

Linku i Raportit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor: https://documents1.worldbank.org/curated/en/099042023104012719/pdf/P179478085f70601a0aac3035c4560691ca.pdf

Pirro Prifti, kënga labe nuk rrjedh nga kori kishtar ortodoks, është me rrënjë vetëm shqiptare

1

Shoqata Kulturore “Labëria”

-Vaso Tole të dalë të mbroj veten jo të dërdoj sejmen, thirrje për të ulur kokat para klerit kishtar bizantin.

Shoqata Labëria :”Nderi i Kombit”

Pas dy ekstremeve të egërsuara; Vasil Gjikës dhe Kristo Mërtirit, Vasil Tole hedh në treg një element “neutralizues”, por më helmues se dy të parët: Pirro Priftin, i cili tenton ta trajtojë problemin e “isopolifonisë”, si një luftë për autorësinë e “isopolifonisë: “UNESCO nuk e di, se zhurma pas shpalljes Kryevepër botërore të Isopolifonisë labe, vazhdon  në Shqipëri, se kush e ka meritën për këtë fitore, shoqatat apo individët, si Vasil Tole dhe Kristo Mërtiri”.

Nuk dimë si është  ngatërruar Prifti në këtë kakofoni spekulimesh,dhe si trajtohet sot në UNESCO ky debat,  por aktualisht kemi dy të kundërta, krejtësisht të qarta: Vasil Tole ka pretenduar si vepër individuale “isopolifoninë” e UNESCO-s, ndërsa Shoqata Labëria edhe intelektualët që e mbështesin atë, e kanë mohuar krejtësisht “isopolifoninë e UNESCO-s, pretendimin për flamurin ia kanë lënë Pirro Priftit, i cili, ndonse mundohet të sillet si profesor ekstraordiner, e shtrëmbëron realitetin: “Debati midis Shoqatës Labëria dhe individëve, kundër dhe pro z Vasil Tole, Kristo Mërtirit,  se kush duhet të mbajë “flamurin janë debate tipike shqiptare që u ngjajnë kakofonive të politikanëve tanë”.

Ky është një trajtim spekulativ, qoftë në aspektin politik, qoftë në atë parimor, sepse Pirro Prifti nuk e ka nivelin kulturor dhe njohjen profesioinale të përcaktojë piketa dhe të bëjë analiza serioze për situatën e debatit për “isopolifoninë” e sirenave greke, prandaj gabohet duke e quajtur kërkesën e Shoqatës Labëria, për heqjen e “isopolifonisë” së sirenave  nga UNESCO, si “kakofoni”  dhe “prtendim flamurtari”(!) Duke mos e pasur këtë nivel kulturor, Pirro Prifti zhytet thellë në llumin e Vasil Toles, duke dhënë direktiva brenda platformës pseudoshkencore të Toles: “Kjo zhurmë kakofonike mbahet e lidhur edhe për origjinën nga sirenat e Homerit, apo nga iso e këngëve kishtare  të ritit bizantin. Ky debat duhet parë në kontekstin e argumenteve historike, sesa në kontekstin mitologjik”.

Me këtë çerek reflektimi, na u duk, se Prifti do të binte në brazdë, sepse provon, se debati i Shoqatës Labëria dhe specialistëve të muzikës shqiptare, nuk zhvillohet “për flamurtarin”, por për gjenezën, jashtë kontekstit mitologjik, zhvillohet për devijimet shkencore dhe etnike të trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë. Mirpo Prifti na qenka më tepër i rafinuar, sesa e prezanton veten: “Tek historia e Odiseas, Sirenat nuk këndonin këngë vajtimi dhe as në “iso”,  kënduan këngë lavdërimi  “me këngën e tyre të ëmbël… Një gjë është e sigurtë  se sirenat me të cilat u takua Uliksi  me shokët e tij,  nuk këndonin me iso,  por sipas Homerit këndonin këngë panegjirike  për lavdinë e Uliksit,  në vend të “kuje-ve” të personaliteteve  të nderuara Vasil Tole dhe Kristo Mërtiri”.

Ç’mund t’i themi Pirro Priftit, që pretendon për të dhënë mend, por s’ka as për vete, sepse është gjysëm shekulli mbrapa nga konkluzionet e studiuesve shqiptarë të Institutit të Kulturës Popullore? Vallë me të vërtetë Pirro Prifti e ka dëgjuar “këngën e ëmbël të sirenave”, apo beson, se mund ta ketë dëgjuar Homeri për të cilën shprehet në mënyrë të sigurtë?! Si mund të këndonin sirenat këngë të ëmbëla, ose këngë elegjiake, kur sirenat nuk kanë jetuar kurrë, sepse janë qenie ireale të krijuara nga fantazia njerëzore? I ka trutë në rregull ky Pirro Prifti?! Janë njerëzit që krijojnë me fantazi sirenat dhe jo sirenat të krijojnë kulturën shpirtërore të njerëzve!

Nëse në lagjen e Pirro Priftit, ndodhet ndonjë sirenë, le t’ia sjellë Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Kulturës, për ta dëgjuar edhe ne, dhe me kënaqësi do t’ia lemë flamurin e UNESCO-s Vasil Toles dhe Kristo Mërtirit. Me pretendimin edhe të Pirro Priftit, se polifonia shqiptare e ka origjinën nga kënga e sirenave greke, mbyllet problemi dhe UNESCO urgjentisht, nëse mendon se veprimtaria e saj është serioze, duhet ta ndryshojë emërtesën e “isopolifonisë” dhe gjenezën e saj nga kënga e sirenave greke. Kjo e kompromenton rëndë edhe Jurinë e UNESCO-s, sepse ata vetë, nuk kanë dëgjuar sirenat në dosjen e përcjellë, por polifoninë e popullit shqiptar të regjistruar në video. Nëse Juria e UNESCO-s ka dëgjuar këngët e sirenave, ne i përlemi me respekt, në të kundërt ata duhet t’i kërkojnë falje popullit shqiptar me respekt.

Argumentimet e muzikantëve dhe profesorëve Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Mjeshtrit Zhani Ciko, Bajram Lapi, etj  nuk janë kakofoni, janë argumente shkencore në unison me konkluzionet e studiuesve shqiptarë për 50 vjet, për të vendosur kulturën kombëtare në vendin që meriton, si produkt shpirtëror i popullit shqiptar, jo i popullit grek, në pronësinë e të cilit janë sirenat.

Në librin e Vasil Toles “Odisea dhe sirenat…viseve isopolifonike të Epirit”,  të katër elementët, Odisea, Sirenat, Isopolifonia dhe Epiri, konsiderohen prej Toles si etnitete greke, madje këtë e afrimon qartësisht: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”. (S. Tole, Odiseja dhe Sirenat, vep. e cit. f. 65) Sikundër e shikon edhe Pirro Prifti,  polifonia shqiptare studiohet mbi një libër që flet për parahelenët. Këtu qartësohet problemi dhe “isopolifonia” na qenka produkt i parahelenëve dhe jo e parailirëve.

Pirro Prifti, me sa duket duhet të jetë pinjoll priftërijsh, sepse pason Vasil Tolen: “Përsa i përket isopolifonisë, ajo për nga ngjajshmëria, duhet ti ketë fillesat tek psallmet e ritit religjioz, lindor bizantin”. Ky konfirmim, e demaskon Vasil Tolen dhe Kristo Mërtirin, të cilët mohojnë, se “në dosjen e UNESCO-s nuk ndodhet e përcaktuar prejardhja e “isopolifinisë” prej korit kishtar bizantin”. Për ta imponuar këtë shtrëmbërim shkencor, Pirro Prifti bën kompetentin “E vërteta  për origjinën e isopolifonisë do të dilte më lehtë, nëse profesionistët e muzikës dhe të studimeve filologjike nuk do të kishin paragjykime, por do të duhej të kishin ulur kokën dhe do të kishin pyetur muzikologët dhe filologët klerikë të ritit lindor, nëse ka ngjajshmëri të isopolifoinisë labe me korin kishtar bizantin,  në raport me këngën e sirenave të Homerit”.

Kjo deklaratë diversioniste e Pirro Priftit, dëshmon, se as Vasil Tole, as Vasil Gjika, as Kristo Mërtiri dhe as Pirro Prifti, nuk janë të rastësishëm në këtë llogore priftërinjsh bizantinë. Synimet e tyre janë politike. Pretendimi i Pirro Priftit, se “isopolifonia“ shqiptare vjen nga kori bizantin, kërkon të vërtetojë tezën e shovinizmit grek, se populli shqptar është ngulur në këto troje në shek e X-XI!

Është ende i vogël Pirrto Prifti t’i bëjë thirrje profesionistëve të muzikës shqiptare, të ulin kokat përpara klerikëve të ritit lindor, të cilët nuk janë veçse përçues të idologjisë së shovinistëve të Vorio-Epirit, tendencë e cila nënkuptohet edhe nga përdorimi i cilësorit “paragjykime”, maskuar me dinakëri nga Pirro Prifti. Megjithatë Pirro Priftit i jemi mirënjohës se me deklaratën e tij diversioniste, Vasil Tolen e dëshmon si njeri kokë ulur para klerit bizantin, prandaj edhe e ka imponuar polifoninë shqiptare si e prejardhur “prej korit të kishës bizantine”.

Është Pirro Prifti dhe Vasil Tole që duhet të ulin kokën para studiuesve shqiptarë të periudhës 50 vjeçare dhe t’i pyesin ata, sikurse i kanë pyetur muzikantët e sotëm shqiptarë dhe të gjithë studiuesit e tjerë: Ramadan Sokolin, Beniamin Krutën, Hysen Filjen, Pirro Misën, Spiro Shituni etj., të cilët e kanë lënë të dokumentuar prejardhjen e polifonisë së popullit shqiptar në Konferenca Shkencore dhe studimeme në revistën “Kultura popullore”. Prof. Sokoli qysh në Konferencën parë të studimeve Albanologjike në nëntor 1962, ka theksuar:  “Meqënëse në muzikologji mbizotëron mendimi se grekët dhe romakët e lashtë nuk këndonin këngë polifonike, është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës  ballkanike është me prejardhje të lashtë, e mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim as është vërtetuar as është miratuar, madje është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore. Për këtë prof. Sokoli ka shkruar: “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike,  nuk ka ndonjë lidhje morfologjike  me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite  të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca er parë Albanologjike, Tiranë 1965, 334)

Cli është ky Pirro Prifti, që duhet të poshtërojë profesorët e mëdhenj Ramadan Sokoli e Beniamin Kruta, studimet e të cilëve janë monumentale, të plotësuara edhe nga studjuesit e tjerë të etnomuzikologjisë? Përse lind nevoja që muzikantët dhe filologët shqiptarë të pyesin klerin e riteve lindore, ndërkohë që kanë pasurinë shkencore që na kanë lënë studiuesit shqiptarë?! Përse doni ta zhveshni këtë popull nga identiteti që dëshmon autoktoninë e tij në këto troje dhe lashtësinë në to, sikurse e kanë dëshmuar edhe studiues të huaj?! Studiuesi boshnjak Cvjetko-Rihtman në vitin 1954 ka shkruar: “Prania e polifonisë dyzërëshe në këto zona mund të shpjegohet si një trashëgim i huazuar nga fiset e lashta ilire, ose e kanë ruajtur ilirët e sllavizuar në këto treva”  (Cvjetko Rihtman, – “O ilirskom porjeklu polifionia oblika narodne muzike, Bosnje i Hercegovine.  Rad Kongresa Folkorista Jugoslavije”. Na Bjelalnici, 1955. I u Puli 1952. Zagreb. 1958, f. 99)

Që Pirro Prifti është një mercenar i Vasil Toles, këtë e dëshmon kopjimi i koncepteve të gabuara të Toles: “Tek Homeri gjejmë të përshkruar mjeshtërisht  dukurinë e vajtimit masiv,  që siç i shohim  nuk është gjë tjetër veçse forma arkaike e “të qarës me botë”.  Sikurse ia kemi dëshmuar akademikur Vasil Tole, po ia dëshmojnë edhe Pirro Priftit: Së pari këto vajtime nuk gjenden vetëm në këngën e XXIV të Iliadës, gjenden edhe në këngën e III në vajtmet e Briseidës dhe Akilit për vrasjen e Patroklit. Së dyti vajtimet e Andromakës, Hekubës, Helenës, Kasandrës, nuk janë e qarë me “botë”, sepse e qara me botë nuk ka as teks poetik as melodi elegjiake, ka vetëm britma dhe ulërima për të dhënë mandatën që vjen në familjen ku ka ndodhur gjëma. Ajo ka formë hetereofonike. Është e “qara me ligje”, ajo që e vajton të vdekurin me poezi dhe muzikë, brenda një arti sinkretik, traditë që ka ekzituar në Iliri, e sot praktikohet ende në fshatra të Labërisë dhe Malsisë, ku ndodhen ende gjyshe të krusura që nuk e ndryshojnë dot traditën homerike. Këtë e kanë dëshmuar Pukëvili, Hahni, Hjuz, Hamond, Lamberc etj. Lamartini ka shkruar se “Për të kuptuar këngët e palikarëve grek, duhen studiuar këngët e shqiptarëve”.

Po i sjellim Priftit ligjërimin e Brizejdës për Patroklin:

Foli tuj qa. E gratë mbas saj rënkonin,

Brengën e tyre e vrasjen e Patroklit  (Iliada, kënga e XIX, v 358 f. 311)

E gjithë “Iliada” mbyllet me ceremonialin e varrimit të Hektorit, nga i cili Homeri ka regjistruar një sërë ligjërimesh mahnitëse:

Andromaka:

O burri im n’lule të jetës vdiqe,

E mue të ve po m’len n’sarajet tua

Dhe jetim foshnjën……..

Kulm e themel Ilioni do të shembet.

Pse ti që e mbrojte vdiqe o dalëzotës

dhe shpëtimtar i grave t’reja e i foshnjave,

…Nëpër qytet prandaj vajtojnë gjithë popujt

Kështu e vajtoi dhe gratë ja plasën vajit…(Iliada-kënga e XXIV v.861-883 f.396)

                   Helena :

Për zemrën time ti ke qenë më i dashuri

Mdër gjithë kunetërit, o Hektor i ndritur

…Kur s’më rëndove me fjalë të liga dhe fyese

Prandaj un’qaj e fshaj me shpirt e zeza

Pse n’Trojën vigane ma s’do t’kem dalzotës

…kështu e vajtoi me të dëneste turma..( Homeri –kënga e XXV, v.906, f. 387)

Dymijë e tetëqind vjet  më parë epet homerike na informojnë për “të qarën me ligje” çka korrespodon me këtë traditë në Shqipëri, sepse në Shqipëri gjatë ceremonialit mortor, e qara e grave bëhet me poezi, me këngë. Ne do t’i luteshim Pirro Priftit, t’ia mësojë saktë akademikut Tole, se ku qëndron ndryshimi midis të “qarës me botë” dhe të “qarës me ligje”.

Pirro Prifti, shpalljen e “iso polifonisë popullore shqipitare, si kryevepër e “Trashëgimisë gojore të njerëzimit”  mbrojtur nga UNESCO”, e konsideron  “një ditë historike”, sepse në UNESCO ka hyrë polifonia shqiptare me prejardhje greke.  “Në këtë ditë – shkruan Pirro Prifti, – kjo u kumptua nga të gjitha mediat e botës”, sikur Konferenca e Asadorëve të Londrës, që coptoi Shqipërinë më 1913,nuk u kumtua nga të gjitha mediat e botës!

Mjafton që lexuesi të analizojë titullin e shkrimit të Pirro Priftit: “Isopolifonia labe përballë kakofonisë Shqiptare për origjinën”, për të kuptuar kakofoninë e Pirro Priftit, sepse polifonia nuk është trashëgimi shpirtërore vetëm e Labërisë, por e tërë Shqipërisë, dhe e dyta polifonia shqiptare e ka përcaktuar origjinën e saj, sa vetë populli shqiptar dhe as Vasilis Toles me mercenarët e tij dhe as UNESKO, as disa ministre injorante, që uzurpojnë institucionet, nuk do të mund ta ndryshojnë origjinën shqiptare dhe të hershme të polifonisë shqiptare.

Serbia është shoqëri e mbushur me urrejtje dhe finesa depresive

(22 tetor 1912 – Armata e Tretë Serbe e gjeneralit Божидар Јанковић (në foto djathtas) me batalionin e kolonelit Милосављевић i ka mposhtur në Luftën e Parë Ballkanike forcat turke dhe e “çliruan” Prishtinën.

(22. октобра 1912. – Трећа српска армија ђенерала Божидара Јанковића (на слици лево) са батаљоном пуковника Милосављевића потукла у Првом балканском рату турске снаге и ослободила Приштину.)

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Para disa muajëve qarqet serbiane të “nëntokës” lansuan programin e radhës (të 38- in me radhë) për mënyrën e re të denacionalizimit (shfarosjës) shqiptarëve, sepse nuk patën sukses ta shfarosin me forcë ushtrako policore. Tani janë prononcuar se do ta “konvertojnë Shqiptarinë” me politikë makiavelsite mesjetare, duke e futur në funksion rreligjionin. Po, edhe më 1989 e patën futur rreligjionin në mitingjet fashiste dhe u doli për hundësh ai homogjenizim. Lidhur me këtë, Vuçiqi nuk provon ta kopjojë Milloshin, por metodat e tij po, sespe nxënsin e tij e ka ortak në pushtetin më belagji në Evropë. Tani, është fjala për homogjenizim, diferencim dhe mobilizim origjinal të popullit fatmjerë serbian. Me këtë, ky nxënës i Sheshelit po provon të avansohet në promoter të homogjenizimit me metoda ruse, duke u kërcnuar se: “sërish do t` i vrasim jo 1432 fëmijë të shipcave, por dyfish më tepër”.  Ja fakti ku del në shesh edhe menjda e mykur e popave me programin e ri.

1.Duhet ta reisalmizojmë Kosovën 

“Këtë mision do ta arrijmë, duke futur në veprim operativistët tanë; duke grumbulluar FONDE nga ambasadat islame në Beograd; duke grumbulluar shuma parash; duke i orientuar në ndertimin e xhamive. Vendet për ndërtime duhet të janë në lokacione të pashme, pranë rrugëve, pranë shkollave, pranë qendrave të qyteteve. Xhamitë nepër katunde të mëdha duhet të dyfishohen.  Kështu xhamitë duhet ndërtuar duke i bërë të rinjët që të interesohen e që t` i japin rëndësi më të madhe rreligjionit se sa çështjes kombëtare. Me këtë, do të arrijmë efekt në vendet arabe dhe sidomos në Iran dhe Turqi.

Këtë mision duhet ta përqëndrojmë në këto rregjione, sidomos në: trevën e Mitrovicës, Vushtrris, Elez Hanit, Kaçanikut, Dragashit dhe Prizrenit. Kontribitin në këtë drejtim do ta japin operativistët tanë shqiptarë nga familjet e njohura për koperim të paguar; kontribut do ta japin njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosna, Sanxhaku, ku romët deh ciganët do të propogadojmë që të rreshtohen në islamizim, sepse do të na lehtësojnë punë në çështjet të sicialës dhe politike, për t` u dukur se po i zbatojmë të drejtat e njeriut.

Bisedimet e përbashkëta me bashkësitë Isalme të: Serbisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës,e që janë nën kontrillin tonë, tani më kanë kontaktuar me njerëz me influencë dhe me disa mese shqiptare nga lëmia e sportit, muzikës, mediave dhe politikës. Në radhët e partive politike shqiptare, tani punët janë në ofenzivë aktive, dhe këta kanë premtuar që islamin do ta përhapin atje ku nuk ka qenë primar kurrë, sidomos në shkolla fillore dhe të mesme e deri në univerzitet. Kështu, duke i islamizuar shqiptarët Evropa do ta vrenë se kujtë po i jep përkrahje, dhe KTHESA do të jetë spektakulare. Po është shumë e veshtirë që ata shqiptarë që kanë emër dhe kanë kulturë kombëtare t` i ngulfatim. Por masa dhe koha e bëjnë dhe e bluajnë edhe gurin, pra edhe këta, do të kapitullojnë para armës sonë të re, sidomos duke i kthyer femrat në kohën mesjetare, me mbulesa, që do të thot se me një potez do ta realizojmë mbi gjysmën e programit të reislamizmit”.

Si duket ky dokuemt, është i përpiluar nga katër qendra kriminale: nga kisha, ushtria, politika dhe akademia serbiane, si mbikqyrëse. Këtë program si duket e kanë nuhatë politikisht edhe qarqet ruse, prandaj përmes militarizmit dhe mercenarisë, po provojnë të shkaktojnë çrregullime sidmos në veriun e Kosovës, ku në çdo moment arma është pranë viktimës, që nuk do të thot se viktima duhet të jetë vetëm shqiptar. Kjo për faktin se Serbisë në politikë neonaziste, gjithëmonë i duhet efekti fillestar, e pastaj edhe nëse humbjen e feston për fitore, nuk ka asnjë rëndësi politike dhe rreligjioze.

2.Po kalojnë dy dekada dhe Serbia është në prag të luftës 

Po mbushën 24 vjetë që Serbia ka nënshkruar kapitullimin ushtarak dhe politik në Kumanovë më 9 qershor 1999. Sot në BE sidomos, me të madhe shtrohet pyetja, cili është armiku i Kosovës, kur me armikun shqiptarët po dialogojnë, në prani të përfaqsuesëve ndërkombëtar.

Serbia politike, ushtrake dhe rreligjioze më 1989 -1999 e kishte bërë homogjenizimin, diferencimin dhe mobilizimin e tërë potencialit saj, për ta shfarosë popullsinë shqiptare në Kosovë, për ta shndërruar këtë trevë dardane në krematorium, po në atë masë si e shfarosi Sanxhakun e Nishit më 1877. Për atë luftë ka pasë bredhje dhe mendime kontradiktore. Po sot, a është mentaliteti popullor në Serbi duke bredhur ende, se i duhet një luftë e tillë. Të gjitha komponentet e shoqërisë së smurë në urrejtje dhe shovinizëm origjinal, tregojnë se shoqëria serbiane është e smurë, jo vetëm mentalishtë. E vërteta, edhe pse prijësi i saj nuk pati ardhur në pushtet me mjete rrevolucionare, bota nuk e vrente se për çka është fjala, sepse shoqëria serbiane i mbulonte qëllimet e veta me metoda “demokratike”, duke caktuar zgjedhje parlamentare, madje duke marrë pjesë në to si vezhgues edhe përfaqsuesit e OSBE-s. Në shiqim të parë, sikur çdo gjë ishte në rregull, por askush nuk e diskutonte se Serbia po militarizohet dhe ishte me të dy këmbët e fshizuar.

Madje edhe shqiptarët, mbanin “zgjedhje” dhe ato cilsoheshin si “demkratike”, në kushte të okupimit. Për çudi, okupatori serbian ishte fare tolerant, sespe e dinte se ato “zgjedhje” ishin një fatamorganë politike, për të nga pas fjalëve, të cilat nuk sillnin asgjë të re, përpos shpresës se do të vijnë çështjet në trenin e duhur, kur mushka të konvertohet në at, me gjithë mbretin.

Vrasjet, gjymitimet, rrahjet publike, bastisjet me egërsi naziste ndodhnin për çdo ditë ndaj shqiptarëve duarthatë, kudo nepër Kosovë. Dhe pati dominuar me kohë një lutje : “ishllla nxenë dielli se u përvluam nga akulli polar”. Dhe toka e Kosovës po mbillej me kufoma gati për çdo ditë, me kufoma të rinisë patriotike shqiptare. Asgjë nuk ishte për respekt, por varri në të shumtën e rasteve dallohej me një valvitje të Flamurit, thua se aty mbaronte historia.

  1. Tash shoqëria serbiane është në sprovën e vetëvrasjeve të “kurdisura”

Tani A. Vuçiqi ka paralajmëruar miting për 26 maj 2023. Në miting ka për qëllim t` i shpalosë dy çështje: të tregojë para BE dhe Perendimit se është më i fuqishëm se opozita politike serbiane, dhe si i tillë t` i forcojë pozicionet për bisedime me Albin Kurtin, duke u kërcnuar se: “Kosovën shtet të pavaruar nuk do ta pranojë kurrë”!

Prandaj shtrohet pyetja: Borrel dhe Llajçak si do të sillën me këtë pozicion të ri serbian, sidomos me programin e reislamizimit dhe me tregimin e muskujve nepër mitingje, gjithnjë duke peshuar ta maskojë tragjedinë e shoqësisë së smurë nga shtëia në shkolla, shoqëri kjo e infektuar në erë baroti dhe vargoj gjaku. Do të sillen  A. Vuçiqi shumë komod, deri aty sa t` ia matin pullsin Eskobarit, i cili si duket nuk do të reagojë me atë pozicionin si jemi mësuar me Hollbrukun dhe Ollbrajtin. Në ndërkohë, dieg-jet e veturave dhe kërcnimet e të maskuarëve në Veri të Kosovës, do të ‘natyralizohen”, sepse reortodoksia për shkak të luftës në Ukrainë, është më pak në ofenzivë ushtrake, se sa që programohej me zgjërim të Tamjanit Vaselenës në Krime, kur alarmin sikur nuk e dëgjoi askush. Tash (2023), një popull është buzë përgjakjës totale, sikurse shqiptarët më 1999.

Në rrafshin e vetëvrasjeve të “kurdisura” serbiane, do të ketë edhe pas 26 majit 2023 mitingje të opozitës, pastaj, flitet në Beogtad dhe qytetet serbiane, se kundërthënjet do të rritën. Dhe shtrohet pyetja: me kend të bisedojë Kosova, e cila ka hy në pazar, pa nevojë, sepse nuk ka kurrfar malli apo territori për tregun politik. Si duket ky vit do të jetë i mitingjeve në Serbi, por mbi të gjitha BE është e interesuar që në këtë shtet të smurë, të ketë siguri, sepse kanë investar miliarda euro e dollarë, dhe duhet t` i ruajnë ato investime.

Në anën tjetër, a ka sot për sot temë më problematike se sa ura mbi Ibër. Ajo urë “historike” mundet ta shpje Ballkanin prap në një luftë të re, prej së cilës serbianët është e sigurtë se do të dalin të mundur, por prap do të krijojnë serbët hapësirë që të llomotinin se: “me luftë do ta çlirojnë Kosovën”. Kështu nazifashizmi serbian do të dëshmohet se nuk ka fund, deri sa të detyrohet Serbia për t` i paguar dëmet e luftës, atyre që u ka siellur dëme. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të mësojë se në çfar treni ishte.

  1. Homogjenizimi i ri mos të përseriet 5 tetori

Kryetari i Serbisë gjatë drejtimeve që ia bëri popullit dy herë, dëshmoi se ka një brengë të pasheruar, e ajo është pushteti. Së dyti, pranë vajtimit gojor të viktimave, nuk lëshoi rastin pa e nxënë në gojë Kosovën. Me këtë sprovë, po lufton që ta kthej trenin në binarët që i kishte Millosheviqi, por mitingjet e këtij janë ende të pa vlera, sepse nuk janë ende të bekuara nga kisha fashiste. Por përgatitja e autobusëve nepër Serbi, që e bartin popullin në Beograd pa pagesë, është në kulmin e aktivitetit vrasës, kudo dhe në çdo skutë. Prap shtrohet pyetja: a do të vritën nxënsit e njomë për herë të dytë-përgjegja është serbiane-Po. E nëse këtij fenomeni i thon homogjenizim, atëherë sociologët duhet ta propozojnë A. Vuçiqin për Çmimin nobel, për krijimin e eopkës re të vrasjes së fëmijëve, sepse nuk paskan vrarë fëmi të shqiptarëve mjaftueshëm.

  1. Diferencimi politik për ta forcuar Gjykatën Speciale kundër shqiptarëve 

Në Hagë po thuej se edhe Kosova është “ambientuar” me hetime dhe gjykime e denime sikurse Serbia, mos edhe më tepër, kur të mirret para sysh numri i popullsisë. E për peshën e krimin, deklaroi piblikisht si specialsit që i hulumtoj krimet serbe ndaj shqiptarëve, se Kosova dhe shqiptarët janë plasuar në Hagë nga mafia Evro-Ruse, vetëm për ekvivalencë. Dhe ia kanë aritur qëllimit dhe po luajnë me fatin e një populli si macja me miun. Skenari i tyre edhe pse i LAGUR me shtëpinë e verdhë, si trillim, megjithë atë ua plotësoi kërkesën për “baras faj”. E vërteta, të gjithë e dijnë se çlirimtarët shqiptarë në Hagë janë të pafajshëm. Por për atë pafajësi duhet të marrin paga të majme tërë ai arsenal njerëzish edhe për disa vjet. Këtu pushon dereqi në verime. Dhe pagesëne bëjnë shqiptarët. Po ec e mos shpërthe, kur agjentura t` i sjellë dokumentet “konfidenciale” para zyrës shtetërore dhe akuzohesh, si përhapës i “informatave” të sajuar me plan dhe prapavi, prej së cilës një ditë do të rurprohet bota, sikrse me Aferën e Drajfusit 1895.

6.Mobilizimi serbian për epërsi mbi opozitën dhe ndërkombëtarët  

Pushteti dhe shoqëria serbiane sot është në hall se nuk po provon për t` i nxierr eshrat e Lazarit sërish nga varri, dhe për t` i shetitur nepër Serbi, sepse nga të katër anët është i rrethuar nga NATO dhe popujt “armiqë”. Prandaj kërkesa që ekspertët nga Norvegjia dhe Los Angjellosi të vijnë në Beograd dhe Mlladenofc e t` i hulumtojnë veset serbiane, në përdorimin e armëve, janë një propogmadë me vlerë të shtuar dhe me sinus të smurë, sepse Beogradit i duhet një trumbetim i tillë, për të treguar në anën tjetër se 15 000 armët e dorëzuara pa leje, janë vetëm një tregim, se treni serbian, jo që është në binarë të rrejshëm, por për ta rrejtë vetën dhe për ta siguruar pushtetin, eksponentët e tij janë në gjendje të vrasin jo vetpëm fëmijë por edhe gra shtatzëna, sepse zanati i kriminelit nuk mund të harrohet kollaj, çoftë edhe me mitingje që arrijnë dhe e tejkalojnë kohën e Milloshit. Vërtetë sikur i janë të numruar muajtë këtij pushteti, kur klyshi i Milloshit dhe zagari i Sheshelit do të mbesin duke vajtuar në Vraçar, sepse nuk iu ndihmon as reislamizimi, as homogjenizimi, as diferencimi e aq më pak mobilizimi i ri që paralajmërohet për 26 maj 2023!

Po, më 25 maj 1945 pati mbaruar Lufta e Dytë Botërore zyrtarisht. Por më 26 maj 2023 nuk fillon epoka e dytë e krimve të Vuçiq-Daçiqit, sepse bota ka mësuar shumë nga historia dhe nuk do të lejon që edhe Borrel dhe Llajçak të tallën me neve shqiptarëve, sikurse deri me tash.

Më 14 maj 2023 

Biografia e Mohamedit, kur zuri ta sajonte Islamin

Nga: Ibrahim Kelmendi, studjues, Gjermani
_____
Herë pas here sajoi ndonjë slogan sa për të argëtuar miqtë. Para dy ditësh sajova sloganin: “’Profeti’ Mohamed për 12 vjet i ka mashtrua vetëm 80 veta, unë për dy vjet i kam pas indoktrinua rreth 450 bashkatdhetarë.” Ky lloj humori, i bazuar në të vërtetën historike nxiti debat, grindje, por edhe interesim për sqarim plotësues, që të mënjanohen keqkuptimet të cilat mund të lindin nga teksti i sloganit.
Fillimisht po e sqaroj pjesën e dytë, “unë për dy vjet i kam pas indoktrinua rreth 450 bashkatdhetarë”.
Në qeshor 1978, për hir të 100 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit, e cila ishte mitizuar e glorifikuar me tepri për vetëmashtrim motivues, pata improvizua një fletushkë të titulluar “rron or rron dhe nuk vdes shqiptari”. Duhet të ketë qenë tekst i huazuar nga revista “Shqipëria e re”. Meqë i kisha mundësitë praktike, – duke shfrytëzuar kopjuesit e Lidhjes se studentëve (AStA) në Ruhr-Universität në Bochum, – munda ta shumëzoj në më shumë se 5 mijë ekzemplarë, herë pas here, sa herë harxhoheshin duke i shpërnda. Emigrantët ekonomikë në Gjemani ishin pothuajse të gjithë gjysmanalfabet, që nuk e kishin frekuantuar shkollimin 8 vjeçare. Shpërndarja e tyre nxiti ndërgjegjësime, meqë ishte hera e parë që dikush po u shpërndante fletushkë të tillë patriotike, në tekstin e të cilës demaskohej e diskreditohej pushtimi dhe sundimi monist jugosllav dhe nevoja për çlirim. Pasoi formimi i krijimit të Frontit të Kuq Popullor dhe organi i tij “Bashkimi”, siç e quanim një improvizim që ngjante me gazetë. Ajo veprimtari, e përkrahur sidomos nga një bërthamë e bashkatdhetarëve në Dyseldorf, që tashmë kishin formuar Klubin Shqiptar, motivoi mbi 470 bashkatdhetarë të anëtarësoheshin në Klub deri në fund të vitit 1979, ku i propagandonim hapur materialet që i shtypnim e shpërndanim. Bile, në Klub improvizuam në “odë” tradicionale, e cila shërbent si ambient ku i lexonim e diskutonim tekstet e atyre materialeve, për t’i ndihmuar ata që nuk kishin përgatitje për të lexuar e kuptuar të tilla tekste “intelektuale”.
Këtë veprimtari e zgjeruam në shumë anë të Gjermanisë, deri edhe në Zvicër, Belgjikë, Suedi…
Me ardhjen e Jusuf Gërvallës në fund të dhjetorit 1979 rritëm cilësinë e “Bashkimit”, dhe kjo na ndihmoj të rrisim vullnetin për ta rritë angazhimin e deriatëhershëm ndërgjegjësues. Fatkeqësisht ai nuk e kishte shprehi e nuk kishte mundësi të vizitonte bashkatdhetarë, të cilët ndikoheshin më shumë nga bisedat se sa nga leximi i materialit të shkruar, propgandistik.
Në gusht 1980 Jusufi filloi me publikimit e revistës “Lajmtari i lirisë”, meqë fletushka “Bashkimi” nuk po i mjaftonte për të publikuar energjinë që ai e kishte akumuluar. Edhe ajo revistë na u bë edhe një mjet efektiv për rritje të përshpejtuar të ndërgjegjësimit patriotik e revolucionarë të bashkatdhetarëve. Ndërkohë doli edhe organi i OMLK-së “Liria”, fal angazhimit të Kadri Zekës, i cili jetonte në ekzil në Zvicër.
Gati harrova ta sqaroj se para se të vinte Jusufi dhe para se të publikohej “Liria”, ne të “Bashkimit” (Hysen Gega, Maksut Saramati, Qemajl Bajrami, Nebih e Hyzri Reka, Samedin Ilazi, Mark e Dedë Bardhi, Idriz Bajraj, Nazmi e Sylë Nuha, Haxhi Bega, Rexhep Halimi, Hasan Kadria, Vëllezërit Xhelë e Hysen Kalishti, Ernest Jurtsever, Muharrem Vatansever dhe të tjerë bashkëveprimtarë të asaj zanafille), siç na identifikonin, patëm përvetësuar më shumë se 450 bashkatëdhetarë, shifër kjo që e kam thënë kuturu në atë slogan, meqë më shumë se aq ishin vetëm në Dyseldorf me rrethinë.
Tani, po ofroj informacion telegrafik për Mohamedin.
Fatmirësisht ai nuk i kishte mundësitë e mija, meqë mua Allahu me kishte dhënë letër, makina shtypi, fotokopjues, shtypshkronj, që të mund të propagandoj shumë e shpejt, ndërsa Mohamedit nuk i kishte dhënë as laps e letër, dhe as shkollë ku mund të mësonte shkrim lexim, edhe pse e kishte graduar në përfaqësuesin e tij në tokë (pejgamber).
Ironinë me një anë.
Nuk kam lexuar askënd, çfarë e kishte motivuar Mohamedin të këmbësoronte rreth 24 km, nga shtëpia deri të shpella në Bjeshkën Hira, i ngarkuar me proviant, që të ngujohej me ditë të tëra në shpellë, derisa harxhonte proviantin, për të medituar. Atëherë ishte në modë të imitoheshin mashtrimet e “profetëve” Abraham (Ibrahim) e Moisi (Musa), të cilit kishin ëndërruar t’i kishte shpall zoti i tyre profetë. Meqë Mohamedi po shpresonte të avancohej në profet e nuk po ëndërronte në shtëpi, prandaj duhet të jetë përcaktuar të ngujohet në shpellë të errët, sepse meditimi mund t’i nxiste ëndërrim të dëshiruar.
Në shkurt 610, siç spekulohet në legjenda (hadidhe) dhe në biografi (Sira), Mohamedi duhet të ketë ëndërruar shfaqjen e engjëllit Xhebril (Gabriel), i cili e ka urdhërua: “Recito!” (ikra). E ka urdhëruar edhe dy herë, duke e shtrenguar për fyti për ta ngulfat, meqë nuk dinte çfarë të recitonte. Në herën e tretë Xhibrili duhet t’i ketë thënë (po vetëkuptoj, e tëra është ëndërr):
“Recito me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.(1)
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.(2)
Lexo për Zotin tënd Bujar!(3)
Është Ai që ua mësoi pendën.(4)
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.(5)” [Kuran, 96:1-5]
Mohamedi, i shastisur nga kjo ëndërr e sidomos nga ndjesia se Xhibrili gati e ngulfati, ngjitet bjeshkës për të gjet një hon të hidhej për të bërë vetëvrasje. Gjatë rrugëtimi Xhibrili i është shfaq prapë, duke i thënë të mos bënte vetëvrasje, meqë Allahu e ka graduar si pejgamber (profet).
Prej aty Mohamed kthehet te shtëpia. Tashmë e kishin përfshi ethet. Ia rrëfeu Hatixhës (gruas dhe padrones) ato që kishte endërruar. Hatixhja e kishte xhaxhain misionar Krishterimi (Varaka ibn Naufal / ورقه بن نوفل بن أسد بن عبد العزى بن قصي القرشي). Si në legjenda përkatëse, edhe misionari Varaka ishte i verbër, siç ishte Mohamedi analfabet, e “dëshifron” ëndrrën e Mohamedit, duke konstatuar se Allahu e paska shpall profet, ngjashëm siç u ka ndodh “profetëve” Abraham dhe Moisiu…
Tre vite Mohamedi nuk e manifeston profetizmin e tij publikisht, meqë kishte dilema. Pas tre vjetëve misionari kristian Varka, të cilin Mohamedi e kishte edhe kusheri, e bind të shtronte një darkë për familjarët për t’i informuar se Allahu e kishte shpall pejgamber, me shpresë se ndonjëri do të konvertohej në fenë që po krijonte. Vetëm djali i Xhaxhait, 10-vjeçar, Ali ibn Abi Talib, tregohet i gatshëm të konvertohet, meqë tashmë për Aliun po përkujdeseshin Mohamedi dhe Hatixhja, sepse babain e kishte plak dhe të varfër. Një xhaxha, Ebi Lehebi, gjatë bisede të pasdarkes, e kritikon Mohamedin ashpër, prandaj Mohamedit i “zbret” nga Allahu surja kuranore 111, që përmban mallkimit ndaj Eli Lehebit dhe gruas se tij…
Meqë Mohamedi ishte skllav dhe burrë i Hatixhesë dhe nip i Talib’it (babai i Aliut), Fisi e toleronte që ai të misionaritonte religjionin që po e krijonte. Në fakt, Mohamedi ishte tepër paqësor, deri në vitin 622, kur vdiqen Hatixhja dhe Talib. Aty e tutje Mohamedi eskaloj në një zhullan i palarë, i çakërdisur, agresiv. Fisi u ndie i detyruar, në korrik 622, të mbante një gjyq publik kundër Mohamedit, meqë kishte demoluar edhe rekuizitët fetare në Qabenë pagane dhe skulpturat e zotava paganë që i besonte fisi i Mohamedit, Kurejsh. Në atë gjykim krerët e fisit e dënojnë Mohamedin me vdekje për blasfemitë që kishte bërë. Për t’i ik ekzekutimit, Mohamedi, me ndihmë të Ebu Bekr, ia del të arratiset në Medina.
Deri sa i ndodhin këto esklaime, gjatë 12 viteve paqësore, Mohamedi ka mund të bind të konvertohen vetëm rreth 80 veta, pjesa më e madhe e të cilëve kishin qenë skllavë, të cilët i kishte ble me pasurinë e Hatixhesë.
Nga viti 623 deri në vdekje, më 8 qershor 632, Mohamedi eskalon në një komandant ushtarak i xhihadistëve paramilitarë, i ngjashëm me xhihadistin terrorist Bin Laden…
Vetëkuptohet, Mohamedi nuk kishte kapacitet mendor, kushte, rrethana, për të konvertuar më shumë veta, se ata rreth 80 veta.
(ibrahim Kelmendi)
[Allahu më shpërbleftë me 73 hurija për këtë kontribut!🤣]
Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen und Text

Heraldika e Kabashit, si e zbuloj historiani i njohur Eqrem Zenelaj

1

Eqrem Zenelaj – Kabashi, historian

  • Kjo është historia e zbulimit të Heraldikës së Kabashit , që e gezon të drejtën autoriale të historianit Prof. Eqrem Zenalj (Kabashi), si e drejtë ekskluzive mbrohet me ligj !

Këtë heraldikë Profesori Eqrem Zenalaj e ka zbuluar në Enziclopedia Italiana me 2010 ( pa ngjyra ) , ndërsa me ngjyra para 3-4 vite në Institutin arkeologjik të heraldikave në Romë.

Në të djathtë, historiani Eqrem Zenelaj duke e mbajtur flamurin e Kabashit me Fatmir Rexhajn (Kabash) , kushëri i heroit Sali Shabanit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Vetem për Kabashin , pohon profesori i njohur, kam hulumtue 3 vite në dokumente te vjetra që Kjo pjesë gjendet në librin enciklopedi :Historia e Popullit Shqiptar” në 4 vellime ndersa Historia e Kabashit na dergon në shek 4/5 para Krishtit, ku Hekateu nga Miketi përmend se në Dardani është një Kabash afër kufinjve Epirit , dmth 2500 vjet më parë .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër Shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931 (6)

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Maj 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 20 marsit 1931, në ballinë dhe në faqen n°8, rrëfimin e gjashtë të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Butrinti, qyteti i Shqipërisë, i dashuri i Virgjilit, mbart thesare të fshehura shekullore

Pjesa e gjashtë : “Një vizitë në Butrint të ofron një nga ditët më mbresëlënëse dhe më të këndshme që Europa ka për t’i ofruar udhëtarit…”

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 20 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8

urimi : The Christian Science Monitor, e premte, 20 mars 1931, ballinë dhe faqe n°8

Statuja mermeri të gjetura në kënetë

Qyteti antik i braktisur dikur lulëzonte përmes gjashtë qytetërimeve 

Nga R. H. MARKHAM

Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor 

Butrinti, Shqipëri — Kur Enea ! I ndalur këtu në rrugën e tij nga Troja në Romë, ai gjeti një qytet të bukur dhe mbresëlënës; Muret e tij masive dhe të konsiderueshme i bënë përshtypje dhe mikpritja e tij e përzemërt e preku. 

Kur doli nga varka e vogël me vela që e kishte ngjitur lumin nga deti Adriatik dhe arriti te porta kryesore e qytetit – një kalim i ngushtë, i ndërtuar shkëlqyeshëm përmes një muri të trashë me gurë të mëdhenj, të vendosur me kujdes, pa llaç, ai u ndal dhe puthi, sepse e bëri atë të mendojë për Trojën, qytetin nga i cili po ikte. Kështu thotë Virgjili të paktën në Eneidën e tij. 

Lulet po lulëzonin atëherë në Butrint, qentë lehnin dhe fëmijët e drejtonin me gisht të huajin teksa kalonte nëpër rrugët e pjerrëta dhe gjarpëruese. Por sot këtu nuk ka fëmijë, nuk lehin qentë dhe nuk ka vendbanim ku mund të kalojë natën i huaji ose vendasi. 

Butrinti shumë kohë më parë u zhduk poshtë pemëve dhe shkurreve, barit të harlisur dhe hardhive pjellore. Shumica e mureve, banjave, shatërvanëve dhe kishave të tij janë varrosur thellë nën tokën e grumbulluar dhe një qytet që kishte lulëzuar gjatë gjashtë qytetërimeve, duke shijuar artin dhe pasurinë e Athinës, Romës, Venedikut dhe Kostandinopojës, nuk është më shumë se një kodër me gurë në mes të një moçali të braktisur. Ai është krejtësisht i egër dhe i shkretë, i heshtur si yjet, larg vendbanimeve njerëzore dhe i vizituar vetëm nga rosat e egra, bufat, gjarpërinjtë dhe derrat e egër. 

Rrënojat e mahnitshme të zbuluara 

Megjithatë, rrënojat e lashta po zbulohen nga një mision arkeologjik italian i kryesuar nga Dr. Luigi Ugolini, dhe një vizitë në to ofron një nga ditët më mbresëlënëse dhe më të këndshme që Europa ka për t’i ofruar udhëtarit. 

Çdo vizitor është vetë një eksplorues. Ai hyn në cepin e një deti klasik, kalon një ngushticë ku anijet fenikase, greke, romake dhe veneciane vraponin përpara erës dhe ngjitet në një lum të çuditshëm dhe të qetë ku, për 2000 vjet, shumë detarë të goditur nga stuhitë duke kërkuar strehim, drejtonin varkën e tyre. Më pas, duke depërtuar nëpër xhunglën e një kënete të bollshme, ai hyn në gërmadhat befasuese që ndjekin njëra-tjetrën. 

Qyteti shqiptar u jep thesar gërmuesve 

Këtu nuk ka muze të zymtë, nuk ka tufa shikuesish, nuk ka autobusë të mbushur me njerëz, por një shkretëtirë madhështore, luksoze midis një lumi dhe një liqeni një milje larg detit, në pellgun e maleve të larta rrethuese ku moshat vijnë e shkojnë para syve të vizitorëve. 

Është buzë dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë dhe jo shumë larg një të treti, Italisë. Është po aq afër Korfuzit si me çdo port tjetër, por meqenëse shtrihet në Shqipëri, arrihet më lehtë nga qyteti i vogël i Santi-Quaranta, ose siç e quajnë shqiptarët, Saranda, e cila përbëhet nga disa rreshta të shkurtër shtëpish, në pjesën më të madhe të vogla, të lidhura përgjatë një gjiri të vogël në skajin shumë jugor të vendit. Pikërisht prej andej vizitova Butrintin. 

Pa asnjë vështirësi, gjeta një motobarkë të madhe të ngathët, detare, të cilën pas disa pazareve e angazhova për të më çuar në qytetin antik dhe për të më kthyer sërish mbrapa. 

Duke u larguar pa vonesa apo formalitete, ne u nisëm drejt jugut, me bregun e lartë të zhveshur të Shqipërisë në të majtë dhe ishullin e gjatë të Korfuzit në të djathtë, duke ndjekur një nga rrugët detare famëkeqe të djeshme për në vendin e betejës së famshme detare të ‘Actium-it’. 

Joshjet e bregut të braktisur 

Bota ishte e qetë, relaksuese dhe e rehatshme. Asnjë trazirë, përpjekje apo zëra të lartë. Vetëm kodra dhe ujë të ndritshëm që mbështjellin butësisht një varkë të vjetër besnike; një diell i butë dhe i lezetshëm. një motor që gjëmon në mënyrë të sigurt dhe një helikë që rrotullohet, rrotullohet dhe vetëm rrotullohet. Sa mirë që ekuipazhi nuk duhet të japë asnjë urdhër dhe që ne nuk mund të flasim me njëri-tjetrin. Nuk është koha për fjalë të pavlera. 

Kaluam një kep të mrephtë dhe që shtrihet thellë në det, dhe arritëm në një gji të vogël në skajin ekstrem të Shqipërisë. Pas saj është një luginë e madhe që shtyhet përsëri në male për shumë kilometra. Toka e saj është e gjelbër dhe e harlisur, me pemë që rriten rreth e qark. Duket si një vend ideal për një qytet të lulëzuar dhe një numër të madh fshatrash. Por duket krejtësisht e egër dhe e shkretë. 

Në breg është një kështjellë e vjetër në rrënoja, por nuk ka fusha, kopshte, vreshta dhe shtëpi, përveç objekteve të bardha që njollosin kreshtën e largët në fundin e këtij pellgu të thellë janë banesa. Është e qartë se ky vendstrehim i gjelbërt është një moçal, se një det i kripur ka pushtuar një tokë të ulët, të rrafshët dhe se fshatarët, si të apasionuar për fushat, preferuan të gërvishtin një kodër sterile sesa të përpiqeshin të nënshtronin këtë moçal. Kështu e kanë lënë të shkretë, të çuditshëm, tërheqës. 

Motobarka jonë u ndal te kalaja e vjetër, përballë së cilës pashë tabelën me shkronja të mëdha Port Vivari. U shfaq zyrtari i portit, kapiteni im paraqiti letrën e tij, unë tregova pasaportën time dhe na lejuan të zbrisnim. 

Dukej se ishim në grykën e një lumi që rrjedh ngadalë nëpër luginën e mbuluar me kallamishte, por ai ishte i mbyllur për varkat nga një sistem shumë i përpunuar rrjetash teli dhe kurthe për kapjen e peshqve që përpiqen të ngjiten në përrua në këtë periudhë të vitit. Kështu, ne ecëm rreth barazhit, kaluam kasollet e peshkatarëve dhe gjetëm një varkë të vogël. Pronari i saj pranoi të më merrte në lumë dhe unë u nisa përsëri me një kapiten të thinjur e të zbathur, i cili shtriu velin e tij drejt erës së lehtë dhe e vuri peshën e tij në rremat e tij. 

Asnjë mbretëreshë përrallore dhe as mbret legjendar me lëvozhga të arta e me vela të mëndafshta, detet e argjendta lundruese nuk kanë pasur ndonjëherë një udhëtim më të mirë se unë. Është një tokë e çuditshme, joshëse, e qetë. Uji është si një gotë që rrjedh lehtë. Nuk e dija se sa afër ose sa larg ndodhej qyteti im i lashtë. Unë dhe kapiteni im nuk shkëmbyem asnjë fjalë. Nuk kishte fatura për të paguar, asnjë shqetësim dhe asnjë dëshirë. 

Vështroja tërheqjen e një vele të lehtë paksa të fryrë, shumë të arnuar, dhe dëgjoja zhytjen e rregullt, të rremave që hynin dhe dilnin nga uji i heshtur. Ne shtyhemi butësisht nga erërat e pandërprera në një përrua të vjetër drejt ditëve të lashta dhe lëvizim krah për krah me varkat me vela fantazmë që transportojnë grekë, romakë dhe venedikas. Është një vend i të djeshmeve të pafundme, të gjitha të përziera sot. 

Statujat e gjetura mes pemëve 

Por realitetet kanë mbërritur. Këtu është një kullë e madhe e vjetër veneciane, e ruajtur në mënyrë perfekte. Asnjë varkë nuk do të guxojë të kapërcejë këtë rojtar rrjete teli. E jona të paktën jo, sepse kallamishtet janë prerë nga bregu i lumit dhe shfaqet një skelë e vogël krejt e re në të cilën kapiteni im ndalon. Ky është Butrinti. 

Zbrita dhe ndoqa një rrugë të hapur enkas nëpër xhungël deri në kështjellë. Një shigjetë tregonte në të djathtë, kështu që unë u ktheva në atë drejtim dhe menjëherë gjeta një rrugicë me statuja të bukura mermeri që qëndronin drejt mes pemëve. Ata janë si zanat në një pyll. Pas tyre është një teatër grek në natyrë gjysmë i zbuluar, i ruajtur në mënyrë të shkëlqyer. Sa perfekt shkon me shkurret e trazuara, pemët dhe malet përtej. Krahas tij ndodhet një tempull i vjetër romak. 

Vazhdova dhe gjeta një dysheme të bukur mozaiku në mes të pemëve. Rruga shkon më tej dhe më çoi në një vend të dytë të pastruar me kolona dhe statuja dhe një dysheme tjetër të bukur. Duhet të ketë qenë qendra e një parku. Pastaj erdhi një tempull shumë i vjetër në një cep tjetër të pyllit. Një çerek milje më tutje ishte një kishë me pemë brenda dhe jashtë, dhe hardhi të zbukuruara mbi të gjitha. Sa bukur dhe me nderim i kanë mbuluar plagët e rrënimit. 

Një rrugë tjetër të çonte në një faltore të lashtë me kamare për statujat që i mbushnin ato. Birucat, puse, cisterna, kolona dhe porta, themele greke, mure romake, dekorime bizantine, kulla veneciane. Ka vazo, dhjetëra e dhjetëra topa guri, mbishkrime të shumta, një pafundësi figurash me ngjyra. 

Dhe këto janë vetëm ato gjëra që kanë arritur të përgjojnë nga toka! Pjesa më e madhe e tyre mbeten të mbuluara. Shtresat e egra ende mbajnë pjesën më të madhe të sekreteve të tyre. Megjithatë, janë zbuluar mjaft për ta bërë këtë udhëtim në një qytet të varrosur në kënetat e këtyre maleve të egra të duket si një vizitë në vendin e çudirave. Këtu jemi ndërhyrës të fshehtë, që shikojmë lashtësinë në shtëpi. Është një ndërhyrje rrëqethëse dhe me ngurrim kthehem tek varka ime, kapitenini im dhe Saranda e vogël që po mundohet. 

Pjesa e parë : “Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të krahasohen me Zvicrën apo Holandën, të cilat kanë qenë të lira për shekuj, por me atë që ajo vetë ishte dje dhe pardje” 

Pjesa e dytë : “Shkodra dhe lumi që “ngacmon” të gjithë zonën. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër…”

Pjesa e tretë : “Tirana është qyteti më triumfues në këtë pjesë të botës…” 

Pjesa e katërt : “Durrësi antik po shndërrohet në portin kryesor të vendit. Vlora është një nga qytetet më të mira shqiptare…” 

Pjesa e pestë : “Nga Vlora për në Sarandë, ndalesa në Tepelenë dhe legjendat e Ali Pashës…”

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/7-udhetimet-e-reporterit-reuben-henry-markham-neper-shqiperi-rrefyer-ne-gazeten-amerikane-me-1931-pjesa-e-gjashte-nje-vizite-ne-butrint-te-ofron-nje-nga-ditet-me-mbreselenese-dhe-me-te-kendshme-qe-europa-ka-per-t-i-ofruar-udhetarit/.

Mbahet takimi koordinues në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

0

Prishtinë, 13 maj 2023 

Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të kabineti qeveritar zhvilluan sot një takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Aty u diskutua për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do ta kishte për vendin tonë përzgjedhja e mundshme si vend mikpritës i Lojërave Mesdhetare, që njëherit do të përbënte një moment historik për ne duke u bërë për herë të parë nikoqir të një ngjarjeje ndërkombëtare të kësaj përmase.

Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha, tha Kryeministri.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit,  dhe duhet të konsiderohet si platformë e cila përfshin planet zhvillimore të të gjitha sektorëve tjera relevante me organizimin e lojërave. Ndërkaq, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ndau me të pranishmit informacionet me të reja në lidhje me procesin e aplikimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare, teksa u thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar.

Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut. Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Forhåndsvisning av bilde