Kreu Blog Faqe 1058

Zëri i Amerikës, një faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare* 

0

 Frank Shkreli

100-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis dy popujve tanë dhe mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të VOA-s në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951. Marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – popull me popull, duke bërë gjithmonë dallimin midis popullit shqiptar dhe regjimeve fatkeqe të tij gjatë kësaj periudhe 100-vjeçare. Konferencës së Versajës më 1919-n dhe deklarata e Presidentit Ëoodroë Ëilson, vlen të lexohet edhe sot pas 100 vitesh.

Siç dihet, ky vit shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe vitin që vjen shënon 80-vjetorin e themelimit.  Transmetimet e këtij gjiganti mediatik ndërkombëtar kanë filluar në shkurt të vitit 1942, si një mjet për të luftuar propagandën naziste me lajme dhe infiormacion të saktë, objektiv dhe të paanshëm. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe i ka shërbyer botës shqiptare – në kohë lufte dhe në kohë paqeje,- por sidomos, gjatë periudhës së komunizmit totalitar e deri në ditët e sotëme duke ofruar shpresë dhe frymëzim në mbrojtje të së vërtetës, lirisë dhe demokracisë, nëpërmjet lajmeve dhe informacionit për pothuaj një shekull.

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mbështetës i zjarrtë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, 1951

Nga themelimi i tij e deri më sot, Zëri i Amerikës vazhdon të jetë i angazhuar për të raportuar të vërtetën me mbulimin e lajmeve, ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, ekonomike dhe ushtarake, anë e mbanë botës, duke dhënë shembull për parimet e një shtypi të lirë. Kështu ka qenë duke filluar nga Lufta e dytë Botërore, Lufta e Ftohtë, lufta kundër terrorizmit, konfliktet dhe përpjekjet e sotme për liri e demokraci, anë e mbanë globit.

Edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij gjigandi të lajmeve ndërkombëtare, duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore – me një ndërprerje të shkurtër – por duke rifilluar transmetimet në vitin 1951. VOA shqip gjatë gjithë këtyre viteve, falë dyzina gazetarëve shqiptaro-amerikanë dhe përkushtimit të tyre ndaj të vërtetës dhe dashurisë së tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, ka kontribuar në përhapjen e të vërtetës dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sidomos në periudhën e errët gjysëm shekullore të komunizmit shqiptar, kur dy vendet tona nuk kishin marrëdhënie dy-palëshe dplomatike. Ishte një periudhë, kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, nëpëmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.

Kryeqendra e Zërit të Amerikës, si atëherë, ashtu edhe sot – Një faqe e lavdishme në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare.

Në atë atmosferë tensionesh ndërkombëtare, më 13 maj, 1951 rifillon radio transmetimet edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe. Transmetime, të cilat kishin filluar më 1943, por që ishin ndërprerë më 1945. Ishte ky një ri-fillim i transmetimeve të shërbimit shqip të VOA-s, i cili qe inauguruar me një mesazh të posaçëm, drejtuar popullit shqiptar, nga Sekretari Amerikan i Shtetit në atë kohë, Dean Acheson. Ishte ky një mesazh i ngrohtë, i cili ritheksonte miqësinë tradicionale dhe të hershme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, i cili përsëritej shpesh dhe në forma të ndryshme, pothuaj çdo vit, nëpërmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, nga zyrtarë të lartë amerikanë, megjithë vrerin anti-amerikan, që vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë dekadave.

Presidenti Ronald Reagan vizitë në Zërin e Amerikës, 24 Shkurt, 1982, në 40-vjetorin e themelimit të Zërit të Amerikës. Me atë rast, Presidenti Reagan na u drejtua me këto fjalë: “Kohët e fundit, festuam ditëlindjen e 250-të të Xhorxh Uashingtonit. Ai e kuptonte fuqinë e së vërtetës dhe marrëdhënien e saj me lirinë. E vërteta përfundimisht do të mbizotërojë…” është shprehur ai. “Sot kemi këtë përgjegjësi: të nxjerrim në dritë të vërtetën, në një botë që rënkon në errësirën e shtypjes dhe të gënjeshtrave. Le të ridedikohemi detyrës që na pret dhe ashtu si Ati Themelues, mund të jemi të sigurtë se e vërteta do të triumfojë. Dhe nëse mbizotëron e vërteta, liria nuk do të zhduket nga kjo Tokë”. Ky ishte mesazhi i Presidenti Reagan para gazetarëve të Zërit të Amerikës në vitin 1982.

Ndonëse, ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Dean Acheson, për nga theksi i miqësisë amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e mëparshme as nga ato të mëvonshme të zyrtarëve amerikanë, gjë që lë të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pasur dhe kanë vazhduar të kenë një politikë pro-shqiptare konsekuente megjithë armiqësinë e regjimit komunist të Tiranës, për pothuaj një gjysëm shekulli, ndaj Zërit të Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Me mikun dhe kolegun tim të ngushtë prej dekadash në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj
Me mikun dhe kolegun tim të ngushtë prej dekadash në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj

Megjithëse sot, në këtë 80-vjetor të VOA-s, si enti më i madh ndërkombëtar mediatik i Amerikës në gjuhë të huaja, gjërat kanë ndryshuar dhe ndërkohë që vitet e fundit, falë zhvillimeve politike në Shqipëri, po zhvillohet një debat i vazhdueshëm dhe deri diku i ashpër deri në ditët tona në media dhe në qarqet politike, mbi statusin aktual të këtyre marrëdhënieve dhe luhatjet, që mund të vihen re sot në marrëdhëniet dy palëshe. E kam thënë shpesh dhe vazhdoj të besoj se: megjithë aktorët e sotëm nga të dyja palët dhe megjithë pyetjen: “Quo Vadis” marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si rezultat i veprimtarive të këtyre aktorëve aktualë, unë besoj se ato janë aq të forta në themel, sa që askush nuk mund t’i dëmtojë ato në mënyrë përmamente. Mund t’i ngadalësojnë dhe mund të hedhin dyshime, madje të bëhen edhe kërcënime nga persona të caktuar dhe burokratë miopë aktualë nga të dy palët. Besoj se nga pikëpamja historike, deklarata e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Dean Acheson, në kulmin e periudhës më të errët të marrëdhënieve midis dy vendeve tona pasqyron gjithnjë këtë angazhim, se “Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”.  Si i tillë, ia vlen që kjo deklaratë të sillet në vëmendjen e lexuesit, në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare, si dhe rolin e rëndësishëm që Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe – ky ent amerikan i lajmeve,- ka luajtur në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – popull me popull, duke bërë gjithmonë dallimin midis popullit shqiptar dhe regjimeve fatkeqe të tij gjatë kësaj periudhe 100-vjeçare. Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 maj, 1951.

Në hyrje tek “Zëri i Amerikës si visitor, në vitin 2020 – “Zëri i Amerikës ka mbi supe një përgjegjësi të madhe si mbartës i së vërtetës. Barra për të thënë të vërtetën nuk është e lehtë të mbartet…”. Kështu është shprehur, ndër të tjera, Presidenti Xhon Kenedi në fjalimin e tij me rastin e 20-vjetorit të Zërit të Amerikës, në kryeqendrën e VOA-s, 26 Shkurt, 1962. Për30 vjet në detyra të ndryshme tek Zëri iAmerikës, por dhe gjithë jetën time si gazetar e publicist, jam munduar ta mbroj të vërtetën si një përgjegjësi morale dhe si një barrë dhe detyrë shoqërore!

“Është një kënaqësi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të vërteta.

Që prej Konferencës së Versajës më 1919-n, kur Presidenti Woodrow Wilson mori përsipër duke treguar interesimin e tij personal për ri-vendosjen e një Shqipërie të pavarur, Qeveria e Shteteve e të Bashkuara ka mbështetur përpjekjet e patriotëve shqiptarë.

 

Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, siç janë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të Rinjtë, Fondacioni për Lindjen e Afërt dhe Fondacioni Rockefelle për të ndihmuar shqiptarët në përpjekjet e tyre në themelimin dhe në zhvillimin e institucioneve të veta. Shtetet e Bashkuara ishin të parat nga fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, të cilat bënë deklaratën e parë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte në përputhje me parimet e Kartës së Atlantikut. 

Por kjo tani është pjesë e historisë, e së kaluarës suaj. Tani e tutje, Zëri i Amerikës do t’u flasë juve mbi të tashmen dhe mbi të ardhmen. Tani për tani, ju e dini më mirë se unë se shpresat e juaja për një vend të lirë dhe sovran, nuk janë realizuar. Me qëllim për t’u ndihmuar që të realizoni një të ardhme për veten tuaj, si një vend i lirë, i pavarur dhe anëtar i komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kësaj radioje do ju sjellë mjetet ose instrumentet për të gjykuar dhe vlerësuar gjërat- d.m.th, faktet. Zëri i Amerikës do ju sjellë atë që u është mohuar për një kohë të gjatë: të vërtetën nga bota e lirë. Me këtë rast, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan u dërgojnë përshëndetjet e tyre dhe Zëri i Amerikës u dëshiron mirëseardhjen në radhët e dëgjuesve të tij.”Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, 13 maj, 1951.

“Burri i mirë me shokë shumë…” Foto me rastin e 70-vjetorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Gjatë 80-vjetë histori të VOA-s, me dyzina gazetarë shqiptaro-amerikanë, ç’prej 13 majit të vitit 1951, kanë punuar për Zërin e Amerikës me shpresën se një ditë do shembej komunizmi enverist dhe se midis një Shqipërie demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona. Dhe se Shqipëria do të integrohej plotësisht me botën euroatlantike, siç ka ndodhur me shumicën e vendeve ish-komuniste evropiane. Në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike, midis dy vendeve tona dhe 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: për fat të keq, gjithnjë presim për një Shqipëri vërtetë të lirë dhe demokratike, pro-perëndimore, në kuptimin e vërtetë të fjalës!

Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miqësore, simpatinë dhe mirëkuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë treguar gjatë dekadave për aspiratat e kombit shqiptar; për një ekzistencë kombëtare, të lirë dhe të pavarur, jashtë influencave të huaja. Janë këto aspirata të ngulitura thellë në traditën dhe psikozën amerikane, por njëkohësisht janë edhe pjesë e idealeve universale për liri e demokraci dhe njëherazi janë edhe burimi dhe prirja e shqiptarëve ndaj qytetërimit perëndimor. Andaj, gjatë dekadave të regjimit komunist në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, pritshin me ankth dhe me shpresë ditën kur Shqipëria dhe kombi shqiptar do të jetonte në liri, zot në tokën e vet dhe i lirë për të vendosur vet fatin e tij.

Mesazhi i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951

Vizioni i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Dean Acheson-it për “një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare e komunitetit të kombeve”, sot anëtare e NATO-s, është bërë realitet. Roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në realizimin e këtij vizioni ishte i konsiderueshëm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjatë dekadave të kaluara, u solli shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet, për zhvillimet e mbrendshme dhe të jashtme – si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë – duke shërbyer, njëkohësisht, edhe si një lidhje e pa-ndërprerë dhe pa ndërhyrje komunikimi midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar; në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Musa Shehzade , heroi i vrarë dhe i zhdukur, pa shenj as varr

0

Shtëpia e Musa Shehzades (1870–1945)

Gani Qarri , Cyrih

Një shërbyes fetar me gjithë punën që bënë, nuk mund dhe nuk duhet të quhet “shenjtë”, nëse ai nuk është atdhetar! At Shtjefën GjeçiNë kujtim të kryetarit të parë të qytetit të Prizrenit dhe të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Musa Shehzades prijësit të luftës për çlirim kombëtar nga otomanët, e heroit të popullit i cili një jetë të tërë, u vu në shërbim të atdheut, shqiptarizmit dhe çështjes tonë të shenjtë kombëtare. 

Musa Shehzade u lind më 1870 në Gjakovë, ndërsa i ati i tij, sheh Hyseni ishte me origjinë nga Bushatlinjët e Shkodrës, i lindur dhe i rritur po atje, i cili më vonë, bashkë me familje, do të vendosej në Gjakovë. 

Duhet cekur që në fillim me shumë respekt, se shumë figura të shquara bektashiane, gjithmonë mbajtën në ballë Flamurin Kombëtar dhe përherë, prioritet të jetës dhe veprës së tyre, patën çështjen kombëtare, për të cilën, flijuan edhe veten.

I tillë ishte edhe heroi Musa Shehzade ish udhëheqës i shquar popullor, idealist i përbetuar i çështjes shqiptare, deputet i Prizrenit me rrethinë në parlamentin e Perandorisë otomane, organizator dhe prijës i luftës në periudhën e Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare.

Ishte prefekti i parë i Prizrenit më 1941 dhe kryetar i zgjedhur i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që nga dita e ri-themelimit, më 18 shtator të vitit 1943,në vatrën e saj në Prizren.

Ky ishte, me pak fjalë, heroi i kombit Musa Shehzade! 

Mësimet fillestare ai i mori në vendlindje, për ti vijuar ato më pastaj në qytetin e bukur të Prizrenit, ndërsa studimet i mbaroi në Stamboll. 

Pas përfundimit të studimeve, Musa Shehzade u kthye serish në Prizren dhe në Lagjen Marash të këtij qyteti historik, ndërtoi objektin e kultit bektashi, të mirënjohur që nga fillimi, për qëndrimin e paluhatshëm kombëtar, duke mbajtur gjithmonë Flamurin Kombëtar në ballë dhe mbetur përherë derëhapur e sofërshtruar për udhëheqësit kryesor dhe përfaqësuesit më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.

Fenomen i cili zgjati gjatë gjithë kohës, që nga fillimi i kryengritjeve të para për liri e deri te çlirimi i përhershëm i vendit më 1912 nga robëria otomane dhe dëbimi i përkohshëm i okupatorit serb, në vitet 941-1945, kur edhe u hapën shkollat e para në gjuhën shqipe gjithandej.

Pas formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit u ndërmorën edhe të gjitha masat diplomatike, administrative dhe organizative, që ishin të mundshme nën rrethanat e kohës, për mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe tërësinë territoriale të trojeve tona etnike edhe me armë dhe formacionet e organizuara ushtarake.

Rol të veçantë Musa Shehzade si prijës popullor dhe objekti i kultit që ai udhëhiqte, pati sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare të viteve 1909-1912, i cili u vendos menjëherë në shërbim të çështjes shqiptare duke marrë pjesë edhe vet, drejtpërsëdrejti në luftë si prijës popullor dhe mbështetur me mish e me shpirt përpjekjet mbarë-popullore, për çlirimin përfundimtar të tokave shqiptare nga Perandoria e urryer turko-otomane. 

Konaku i Musa Shehzades ishte vendi i përzgjedhur dhe më i sigurt, ku takoheshin patriotët më të ndritshëm shqiptar të kohës dhe u mbajtën shumë mbledhje e tubime me rëndësi të veçantë, të figurave më të shquara kombëtare, që nga krerët kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Një objekt kulti ky, që përherë mbajti të ngritur lartë, vetëm flamurin tonë kombëtar dhe gjithmonë, prioritet mbi prioritetet, pati çështjen e shenjtë të popullit shqiptar. 

Aty u pritën e përcollën me muaj e vite të tëra prijës e delegacione të larta të Lidhjes Kombëtare Shqiptare që nga Shkodra e Malësia në veri, deri në Korçë, Gjirokastër e Çamëri nga jugu i vendit, pa marrë parasysh besimin apo përkatësinë e tyre fisnore, fetare e krahinore. 

Qëndrimi i figurave më të larta kombëtare ndër vite dhe kontakti i përhershëm me atdhedashësit më të mëdhenj të kombit, në këtë objekt kulti, bënë që Musa Shehzade qysh në rini të hershme, të inspirohej pavdekshmërisht me atdhetarizëm dhe mishërohej aq fort me çështjen shqiptare, sa që, do të punonte pandërprerë, me mish e me shpirt, gjatë gjithë periudhave më të vështira që kaloi populli dhe trojet tona etnike, deri në vitet e fundit të jetës së tij.

Heroi Musa Shehzade, do të flijohej si atdhetar i paepur, për mbrojtjen e vendit, popullit e kombit të vet dhe shtyrjen përpara të çështjes së shenjtë shqiptare, duke mos ndaluar së vepruar deri në zhdukjen e tij të mistershme nga policia serbo-sllave e kriminelit më të urryer serbomadh Aleksandër Rankoviq.

Madje veprimtaria e tij e pareshtur patriotike, u bë shkak që armiqve komunistë serbo-jugosllav, të mos u mjaftonte fakti, që heroin Musa Shehzade e mbytën barbarisht, por ata qëllimisht, zhdukën edhe trupin e tij, për të mos u gjetur më kurrë as eshtrat e heroit tonë famëmadh dhe mbetur përgjithmonë pa varrë as shenjë kujtimi, për familjarët dhe bashkëkombësit, nga atëherë e deri më sot. 

Deputet i Prizrenit me rrethinë

Zgjuarsia që zotëronte dhe besimi i pakufishëm mbarëpopullor, që heroi Musa Shehzade gëzonte te shqiptarët në vijimësi, bënë që ai të zgjidhej edhe deputet i zonës së Prizrenit me rrethinë në parlamentin otoman të kohës, ku edhe atje vazhdimisht mbrojti me këmbëngulje dhe vendosmëri të pashoqe, të drejtat njerëzore dhe interesat kombëtare të shqiptarëve. 

Madje si njeri i ngritur e personalitet i shquar dhe inteligjent i dalluar që ishte, i cili kuptonte më mirë se shumëkush tjetër çështjen shqiptare dhe vlerën e arsimimit kombëtar, Musa Shehzade që nga fillimi i angazhimit për vulosjen e shkronjave të para shqipe dhe krijimin e alfabetit latin të gjuhës tonë amtare, në Kongresin e Manastirit nga 14-22 nëntor të vitit 1908, do të vihej pa asnjë kursim dhe me vendosmëri të plotë, në mbështetje të vijueshme dhe të pareshtur, të alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe.

Kohë kur nga shumë imam turkofil, çuditërisht, që në ditët e para të miratimit të alfabetit tonë kombëtar, shkronjat tona të sapolindura, jo vetëm që kishin filluar ti mallkonin publikisht nëpër qytete e fshatra dhe në mënyrat më perfide teorike, por edhe të kundërshtoheshin shumë fuqishëm edhe me demonstrata e sulme fizike, deri në nxitjen e ushtrisë otomane për mbylljen e shkollave të para të sapo-hapura në gjuhën shqipe, pas pesë shekujsh robërie dhe ndalimit të hekurt, shumëshekullor, të gjuhës tonë amtare. 

Vrasjet dhe djegiet e shtëpive të mbrojtësve të alfabetit kombëtar

Për ndryshim nga imamët turkofil, heroi Musa Shehzade ishte Mesia i kombit, që ndiqte shembullin e Babë Dudë Karbunarës (1842-1917) të lindur në Berat, cili jo vetëm që mbështeste me gjithë zemër gjuhën dhe alfabetin shqip, por për faktin se ai bashkëpunonte ngushtë edhe me Kostandin Kristoforidhin nga Elbasani, përveç kërcënimeve që merrte pareshtur, më 1895, fanatikët turkofil i kishin djegur atij edhe shtëpinë. 

Alfabet për përhapjen e të cilit Prifti hero ortodoks Stathi Melani, vraponte fshat më fshat, me librat shqip në gji, veçanërisht në Shqipërinë e jugut për hapjen e shkollave shqipe dhe ligjërimet shqip në kishën shqiptare, e që për këtë shkak, autoritet turke, edhe atij, ia kishin djegur tri herë shtëpinë dhe të gjitha librat në gjuhën shqipe.

Kurse më 24 Dhjetor të vitit 1917, bandat e kusarëve grek të Josif Suropullos, e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit, vetëm pse ai në kishën shqiptare, para nxënësve dhe besimtarëve ortodoks shqiptar, ligjëronte -shqip, e jo greqisht.

Demonstratat kundër alfabetit të gjuhës shqipe

Miratimi dhe standardizimi i alfabetit të gjuhës shqipe, që u vulos në konferencën akademike, të mbajtur nga 14-22 nëntor në Manastir, i cili ndryshe njihet si Kongresi i Alfabetit, nga atëherë, kujtohet dhe festohet me pietet të lartë në Shqipëri, Kosovë, trojet tona tjera etnike dhe gjithë diasporën shqiptare, si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare.

Para Kongresit të Manastirit, populli ynë jo vetëm që nuk kishte një alfabet unik, por gjuha shqipe, shkruhej në së paku gjashtë a më shumë alfabete, kryesisht të huaja dhe nën-variante të ndryshme, gjë që dëshmon më së miri, se në çfarë gjendje të dhembshme e katastrofale ndodhej gjuha, kultura dhe arsimi kombëtar i shqiptarëve edhe në shekullin XX.

Por për fatkeqësinë e pafund të kombit tonë të shumëvuajtur, menjëherë pas miratimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, imamët më antikombëtar të vënë në shërbim të propagandës antishqiptare të xhonturqve, të cilët njiheshin si elementë të dalluar turbullues, fanatik të pandreqshëm e turkomanë të sëmurë, pa fije turpi, shkonin deri në armiqësi të hapur me çdo gjë kombëtare shqiptare.

Madje, ata nuk e patën për turp, as hezituan ti keqpërdornin edhe ndjenjat fetare të besimtarëve (mysliman) shqiptarë, për konfrontim të hapur ndërmjet shqiptarëve nga besimet tjera dhe me çdo mjet e mundësi, përpiqeshin të krijonin bindjen tek “besimtarët mysliman” se kinse shkronjat latine të alfabetit shqip, ishin shkronja të të pafeve (të kaurëve) të cilat është haram ti përdornin myslimanët. 

E për aq më keq, imamët e tillë që ishin vënë plotësisht në shërbim të pushtuesve otoman, shkuan aq larg me veprimet e tyre anti-shqiptare, sa që në të gjitha qytetet e mëdha dhe kryesore të trojeve tona etnike, organizuan edhe demonstrata masive kundër alfabetit tonë kombëtar, me propagandën armiqësore, se shkrimi i gjuhës shqipe me shkronja latine dhe jo arabe, ishte “nënçmim” për fenë myslimane?!

Madje ata dolën në mënyrë të organizuar me kërkesën publike, për ndalimin e të gjitha shkollave të sapo-hapura në gjuhën shqipe, në të gjitha trojet tona etnike, kudo që kishte filluar të mësohej me alfabetin e njësuar dhe të shkruarit mbarëkombëtar të gjuhës shqipe nga shqiptarët e shumëvuajtur nën okupimin otoman.

Krijimi i shoqërisë “Mahfeti” për arabizimin e alfabetit të shqiptarëve

Pas zhvillimit të demonstratave të hoxhallarëve kundër shkollave me mësim në gjuhën shqipe, në fund të vitit1909, xhonturqit me kryetar shqipfolësin nga Vlora, Ferit pashën, të tmerruar nga përhapja e shpejtë e shkollave dhe vërshimi masiv i të rinjve shqiptar, për të mësuar me alfabetin e ri të gjuhës amtare, reaguan menjëherë, duke mbyllur dhe ndaluar me ligj të gjitha shkollat, shoqëritë e gazetat në gjuhën shqipe dhe urdhëruan djegien publike në zjarr të librave, gazetave, dokumenteve dhe të gjitha llojeve, të çfarëdo forme letrare të botuara në gjuhën shqipe.

Ndërsa pas ndalimit të shkollave me alfabet të gjuhës shqipe, Qeveria xhonturke me ministër të brendshëm shqiptarin nga Vlora Ferit pashën (1851-1914) i cili për shkak të kundërvënies ndaj gjuhës shqipe dhe popullit të vet, si dhe shkeljen brutale të kërkesave kombëtare të shqiptarëve, ishte ngritur nga ministër i brendshëm në (“sadriazem”) kryeministër nga Sulltan Hamiti II-të.

Për aq më tepër, në postin e ri që mori si kryeministër, Ferit pasha nxori edhe një dekret, me të cilin ndalohej rreptësishtë Alfabeti shqip i Kongresit të Manastirit dhe u urdhërua që gjuha shqipe, të shkruhej vetëm me shkronja arabe!!!

Duke qenë se, para miratimit të Alfabetit të Manastirit, gjuha shqipe, në mungesë të alfabetit kombëtar edhe kur ishte shkruar, ishin përdorur shkronja greke, arabe e sllave, atdhetarët shqiptarë edhe pas miratimit të Alfabetit shqip, që nga fillimi, u ballafaquan me probleme të mëdha e pengesa të shumta nga organet pushtuese turke dhe kisha greke, të cilat me çdo kusht tentonin ta vrisnin gjuhën dhe shkrimin tonë shqip.

Normalja e Elbasanit

Të gjendur para një situatë të tillë, tepër të rëndë, si nga qeveria xhonturke, ashtu edhe nga kisha greke, të cilat që të dyja, keqpërdornin me të madhe, jo vetëm mungesën e mësuesve të përgatitur në gjuhën shqipe, por edhe rinia shqiptare, keqpërdorej me të madhe, si objekt i propagandës otomane dhe greke, sidomos në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe kisha greke, figurat e shquara të kombit u detyruan të vepronin në mënyrë urgjente, për daljen nga kjo situatë.

Kështu që nga 2 deri më 10 shtator, të vitit 1909, në Elbasan, u mbajt Kongresi i njohur i Elbasanit, ku unanimisht u mor vendimi për hapjen e shkollës së parë të arsimit profesional në gjuhën shqipe.

Dhe pa kaluar as tre muaj të plotë, nga mbajtja e kongresit, bazuar në vendimet e marra aty, mbi përgatitjen e kuadrove të nevojshme mësimdhënëse për shkollat në gjuhën shqipe, patriotët e kombit, më 1 dhjetor të vitit1909, hapën Shkollën e parë Normale, në qytetin e Elbasanit.

Drejtor i saj ishte Luigj Gurakuqi kurse mësuesit e parë ishin personalitetet e shquara të arsimit kombëtar: Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.

Normalja e Elbasanit fillimisht pati 143 nxënës nga të gjitha trevat etnike shqiptare, me të cilët filloi përgatitjen e mësuesve të parë me alfabetin e sapo miratuar kombëtar të gjuhës shqipe në Manastir.

Qyteti historik i Elbasanit, nuk u zgjodh rastësisht për mbajtjen e kongresit dhe hapjen e shkollës së parë Normale, ngase Elbasani ishte edhe vendlindja e rilindësit dhe gjuhëtarit të shquar, Konstadin Kristoforidhi i cili botoi fjalorin e parë në gjuhën shqipe me 11.675 fjalë, të spastruar nga orientalizmat dhe shprehjet tjera të huaja!

Elbasani ishte po-ashtu edhe vendlindja e aktivistit tjetër të dalluar kombëtar, Aqif pashë Elbasani, i cili më 1910, dha kontribut të pazëvendësueshëm, në organizimin e mitingut kundër alfabetit arab,  që xhonturqit donin t`ua impononin me forcë shqiptarëve.

Aqif pashë Elbasani (Biçakçiu) ishte edhe mik i ngushtë i Hasan Prishtinës dhe kryengritësve tjerë të Kosovës, të cilët në pranverën e vitit 1912, filluan luftën për çlirimin kombëtar të Shqipërisë Etnike nga otomanët dhe në Shqipërinë e lirë, u emërua prefekt i Elbasanit.

Aqif pashë Elbasani më 25 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan, mbështeti Qeverinë e Ismail Qemailit, në kohën kur komisioni ndërkombëtar punonte për caktimin e kufijve të Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Lushnjës më 1920, kongres që i dha kuptim ekzistencës dhe mbarëvajtjes së shtetit të ri të pavarur shqiptar, në vitet kur Shqipëria ndodhej në mes të zjarrit dhe kërcënohej me zhbërje nga të gjitha anët.

Trysnia e xhonturqve për imponimin e alfabetit arab, bëri që në mars të vitit 1910 të thirrej Kongresi i dytë i Manastirit, ku u vendos njëzëri, që mësimi në të gjitha shkollat e vendit të zhvillohej vetëm me alfabetin e njësuar kombëtar dhe shkronjat latine të gjuhës shqipe.

Në fakt Alfabet i njësuar i të shkruarit mbarëkombëtar, ishte krenaria e kombit, që u krijua, me unitetin e shqiptarëve më të ditur të kohës.

Akademikët më të shquar të të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët u bashkuan në Manastir, për jetësimin e Alfabetit, qëllimit më të madh historik dhe kombëtar të asaj kohe për shqiptarët, si popull dhe komb, që mëtonte të çlirohej nga pushtimi otoman dhe të krijonte një shtet më vete.

Duke vendosur për alfabetin latin, Akademikët tanë të atëhershëm, i dhanë orientim perëndimor edhe kulturës tonë evropiane, duke hedhur poshtë pretendimet për imponimin e alfabeteve të huaja greke, arabe apo sllave.

Kjo ishte edhe një porosi më tepër, dhënë pushtuesve otoman, kishës greke dhe Fuqive të Mëdha evropiane të kohës, se shqiptarët janë popull dhe territor e më vete, të cilët nuk do ti nënshtrohen asnjë shteti apo fuqie, të afërt apo të largët, okupatore.

Idetë për vendosjen e themeleve të drejtshkrimit

Në kongresin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir më 1909,përveç krijimit të alfabetit, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej edhe një Kongres i dytë në Janinë për vendosjen e themeleve të drejtshkrimit letrar dhe shkrirjes së dialekteve gegë e toskë, njëjtë si alfabeti, në një gjuhë të përbashkët dhe të njësuar kombëtare, për të gjithë shqiptarët.

Por Perandoria turke, përveçse ndaloi me dekret, përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat e sapo-hapura në trojet tona etnike shqiptare, ajo nxori edhe një vendim shtetëror me të cilin ndalohej rreptësishtë, shkrimi i gjuhës shqipe me shkronja të alfabetit tonë kombëtar.

Dhe sikur mos të mjaftonte ndalimi i alfabetit, qeveria xhonturke, urdhëroi që gjuha shqipe, të shkruhej në mënyrë të detyrueshme, vetëm me shkronja arabe.

Madje për futjen e armiqësive sa më të thella dhe përçarjeve sa më komplekse ndërmjet shqiptarëve, imamët turkofil, të mbështetur nga qeveria e xhonturqve, siç u cek edhe më lartë, formuan në Stamboll edhe një të ashtuquajtur shoqëri me emrin “Mahfeti”, për prodhimin e librave me shkronja arabe për nxënësit shqiptar. 

Protesta masive në Elbasan

Duke qenë se grupimi reaksionar, i ashtuquajtur ”Mahfeti” shumicën e të cilit e përbënin imamët shqipfolës, me paratë e qeverisë xhonturke, shtypi dhe nisi të shpërndante abetare me germa arabe për nxënësit “mysliman” shqiptar, rreziku që i kanosej shkollës dhe arsimit në gjuhën shqipe, nuk mund të tolerohej më tej.

Kështu që më 18 shkurt të vitit 1910, atdhetarët shqiptar, dashamirët e gjuhës shqipe dhe të alfabetit kombëtar, organizuan në Elbasan një manifestim masiv me mbi 7000 pjesëmarrës, kundër alfabetit arab dhe për përdorimin e alfabetit shqip, në shkollat me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar, ku për kontributin e dhënë u dallua, veçanërisht atdhetari i mirënjohur elbasanas Aqif pashë Elbasani-Biçakçiu.

Pushteti otoman rriti edhe më tepër zullumin ndaj shqiptarëve dhe përderisa në njërën anë, shoqëria antishqiptare e ashtuquajtur “Mahfeti” nisi të shpërndante nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, abetare të shtypura me shkronja arabe, në anën tjetër gjeneralët gjakatar të Perandorisë turko-otomane si antishqiptari i përbetuar Xhavit pasha, u hodhën me të gjithë arsenalin luftarak, në sulme frontale, duke përdorur edhe ushtrinë me topa e armatimet më të rënda, kundër shqiptarëve për mbylljen me forcë të shkollave në gjuhën shqipe. 

Krejt kjo gjakosje makaber kundër një populli të tërë bëhej, vetëm për ta mbytur me çdo kusht alfabetin e gjuhës tonë kombëtare me të cilin, nga miratimi i tij më 14- 22 nëntor të vitit 1908 e deri më sot, shkollohen e mësojnë gjeneratë pas gjenerate, miliona shqiptar, kudo që ata jetojnë në trojet tona etnike dhe diasporën tonë në mbarë botën.

Otomanët duke vrarë e djegur çdo gjë shqiptare kthyen me zjarr e hekur, idealin kombëtar të shqiptarëve për liri dhe arsimim në gjuhën e vet amtare, në ëndërr dhe shpresë inekzistente, kur të gjithë popujt tjerë mësonin në gjuhën dhe me alfabetet e tyre kombëtare. 

Shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme në Kosovë

Aksionet e xhonturqve, kundër shkollave në gjuhën shqipe, shkaktuan zemërim të madh te populli shqiptar, prandaj atdhetarët e devotshëm të vendit, filluan edhe organizimin e kryengritjeve të para, për mbrojtjen me pushkë të alfabetit e shkollës në gjuhën shqip, si dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve. 

Shkelja me të dy këmbët e të gjitha të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve si dhe ndalimi me forcë i të gjitha shkollave në gjuhën shqipe, doemos qoi në Kryengritjen e Përgjithshme Kombëtare.

Dhe duke qenë se Kosova ishte vatër e kryengritjeve më të mëdha kundër okupimit turko-otoman, megjithëse u mor vendim që lufta për çlirim të shtrihej në të gjitha viset e vendit, Kosova u caktua, që ta fillonte kryengritjen e para dhe mbante peshën kryesore në rrafshin ushtarak. (https://www.lajmetari.com/sq/Albanologji/Kryengritja-e-P%C3%ABrgjithshme-e-vitit-1912)

Ndaj gëzon fakti se ashtu siç dëshmohet edhe nga historia, Kosova qoi detyrën e saj kombëtare deri në fund, kështu që nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës nga 21 deri më 25 maj të vitit 1912, u organizua Kuvendi i Junikut,ku në marrëveshje me udhëheqësit kryesor të kryengritjes, Bajram Curri, Isa Buletini, Bajram Daklani e shumë të tjerë, u mor vendimi për fillimin e Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare.

Edhe fillimi i kryengritjes, nisi me një ultimatum, drejtuar qeverisë xhonturke, për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe me shkronjat kombëtare të Alfabetit të Manastirit.

Kurse disa nga kërkesat tjera ishin që nëpunësit e administratës të jenë shqiptar, shërbimi ushtarak i të rinjve, të kryhej brenda vendit, si dhe kërkesa kryesore: Autonomi e plotë e Shqipërisë në të gjitha tokat e saj.

Gjatë gjithë kësaj kohe, atdhetari i devotshëm kombëtar, Musa Shehzade, përveçse nuk reshti, së angazhuari dhe vepruari, me të gjitha mundësitë që kishte për mbrojtjen e shkollave dhe alfabetit të gjuhës shqipe, me të filluar kryengritja e vitit 1912, atë e gjeti në këmbë dhe të gatshëm edhe për luftë dhe aksione kryengritëse kundër Perandorisë turko-otomane.

Musa Shehzade, luftës për çlirim të atdheut, nuk iu nda deri në dëbimin e ushtrisë otomane nga vendi dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë etnike më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë.

Hero ynë i spikatur, do të merrte pjesë edhe në organizimin e kryengritjes së përgjithshme kombëtare, duke u vendosur në krye të një grupi kryengritësish shqiptar prej më tepër se 400 luftëtarësh me të cilët iu bashkua forcave të Bajram Currit dhe luftuan deri në çlirimin e Shkupit, më 12 gusht të vitit 1912, që ishte qendra më e madhe shqiptare dhe kryeqyteti i atëhershëm i Kosovës, ku nga heroi Bajram Daklani, u ngrit Flamuri ynë Kombëtar!

Por vetëm pak muaj më vonë filloi Lufta Ballkanike dhe fatkeqësisht Manastiri e Shkupi, dy qytete kryesore historike shqiptare, të banuara me shumicë dërmuese shqiptare, u pushtuan nga okupatorët serb.

Kurse pas pushtimit të tyre nga Serbia, okupatorët serb dogjën të gjitha librat në gjuhën shqipe dhe vranë të gjithë atdhetarët shqiptarë, që mundën ti kapnin të gjallë, madje shqiptarët me përkatësi fetare myslimane u dëbuan në mënyrë masive nga Shkupi e Manastiri, ndërsa ata të besimit ortodoks dhe katolik, u detyruan me dhunë ta ndërronin jo vetëm fenë, por edhe kombësinë dhe të shkruheshin sllavë.

Marrëveshjet turko-jugosllave për dëbimin e shqiptarëve. 

Për  fat të keq, Kosova edhe pas shpalljes së pavarësisë së shtetit etnik shqiptar, mbeti nën okupimin serbo-jugosllav dhe sikur mos të mjaftonte robëria dhe represioni i pareshtur kriminal serb mbi shqiptarët, shteti turk edhe mbi 24 vite pas dëbimit të ushtrisë otomane, nga trojet tona etnike, jo vetëm se i doli krah Serbisë dhe mbretërisë jugosllave, por me vendim të Ataturkut, Turqia më 1936 miratoi  edhe një marrëveshje formale me zyrtarët e “krajlit” serb, për shpërnguljen e 200 mijë shqiptarëve, nga Kosova në Anadoll. 

Madje Turqia i vuri kusht mbretërisë jugosllave, që shqiptarët të cilët do të dëboheshin nga trojet e veta etnike, në Turqi, të “përshtateshin, detyrimisht me mentalitetin turk”!

Dhe kjo nënkuptonte që në dokumentet përcjellëse, shqiptarët të cilët do të dëboheshin në Anadoll, detyrimisht duhej të regjistroheshin si “turq”, në mënyrë që pasi të vendoseshin në Turqi, shqiptarët të mos mund të guxonin më kurrë, të shprehnin aspirata kombëtare.

Kjo bëhej me qëllimin makabër, që shqiptarët e dëbuar nga trojet e veta etnike në Turqi, të asimiloheshin sa më lehtë aty ku deportoheshin me dhunë, mashtrim e propagandë turko-fetare. 

Memorandumin famëkeq i Vasa Çubriloviqit

Për ti ardhur në ndihmë shtetit kriminal serb, në dëbimin sa më masiv të shqiptarëve, me projekte e planprograme të veçanta, nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare nën okupimin serbo-sllav, më 3 mars të vitit 1937, në Beograd u promovua edhe memorandumi famëkeq i Vasa Çubriloviqit.

Kështu që, Serbia duke pasur në dispozicion edhe marrëveshjen turko-jugosllave të një viti më parë, shfrytëzoi të gjitha mjetet dhe mundësitë represive të aparatit shtetëror gjithë-jugosllav që posedonte, përfshi edhe gjenocidin dhe dhunën sistematike shtetërore, për dëbimin sa më masiv me qëllim të asgjësimit dhe spastrimit të tërësishëm e përfundimtar të shqiptarëve nga trojet e veta etnike nën pushtimin serbosllav. 

Dhe përveç Elaboratit famëkeq të Vasa Çubriloviqit, i cili ishte përgatitur enkas për zhbërjen e tërësishme të shqiptarëve në Kosovë, fatkeqësisht, etjes së pashuar të serbëve dhe grekëve për shuarjen e popullit shqiptar nga faqja e dheut, iu bashkua edhe shteti aziatik turk, duke treguar vullnet të pafund për shpërnguljen, asimilimin dhe tjetërsimin e tërësishëm të shqiptarëve edhe nga Kosova dhe viset tjera shqiptare në okupimin serbo-jugosllav. 

Kështu që, përveç marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923,me grekët, Turqia më 1938 do të nënshkruante një traktat tjetër, të ngjashëm edhe me mbretërinë Jugosllave, po ashtu, njëjtë si me Greqinë, për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve edhe nga trojet tona etnike nën mbretërinë jugosllave.

Ndërsa për mbushjen e kontingjenteve me shqiptar, që do të shpërnguleshin në Anadoll, kujdeseshin pareshtur hoxhallarët e shitur turkofil, të cilët në defterët serb, nuk pushonin duke i regjistruar shqiptarët si “turq”!. 

Kolonizimi i Kosovës me ardhacak serb

Duke pasur parasysh fatkeqësinë e shpërnguljes së pareshtur të shqiptarëve përmes marrëveshjeve turko-greke dhe turko-jugosllave, përkundër asimilimit masiv, edhe aktualisht në Turqi, jetojnë mbi 8 milion shqiptar, por nga atëherë e kësaj dite, ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë gjuhësore dhe as kombëtare.

Madje për mese 8 milion shqiptar që jetojnë në Turqi, as sot, nuk ka asnjë shkollë të vetme në gjuhën shqipe dhe shteti turk nuk dëshiron as të pranojë se ka shqiptar në Turqi, nuk u lejon atyre të arsimohen në gjuhën e vet amtare, si dhe ua ka ndaluar me ligj, ta quajnë veten shqiptar. 

Siç u cek edhe më lartë, për të përmbushur kushtin e vënë nga shteti turk dhe dëbimin sa më masiv të shqiptarëve (edhe) Serbia kishte futur në përdorim metodën e deklarimit të shqiptarëve si “turq”, kurse për fat të keq, Serbisë në ndihmë të pakufishme dhe pa asnjë kompensim, në aksionin për regjistrimin e sa më shumë shqiptarëve si “turq”,  i erdhën vet hoxhallarët shqipfolës antikombëtar.

Dhe për fatin e keq të shqiptarëve, në mungesë të një udhëheqje të njëmendtë etnike për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe çështjes kombëtare, paralel me shpërnguljet masive të shqiptarëve, kolonizimi i Kosovës nga Serbia me ardhacakë serbë e malazezë, nuk kishte të ndalur dhe sa vinte e shtohej.

Kështu që vetëm nga shtatori i vitit 1920 deri në janar të vitit 1928, pushtuesi serb, në tokat e uzurpuara të shqiptarëve të Kosovës së sotme, kishte ngritur mbi 173 koloni serbe dhe formoi hiq më pak se 419 fshatra me serb e malazezë të sjellë si kolonë në trojet tona nga Serbia dhe Mali i Zi. 

Por përkundër të gjithave sa ndodhnin me ta, mjerisht shqiptarët edhe në ato periudha aq të vështira, mbetën përherë të ndarë dhe të pa-bashkuar, deri në atë masë, sa që nuk arritën kurrë të krijonin një trupë të njëmendët organizativo-politike, të veten kombëtare.

Për aq më keq, mjerisht shqiptarët, as nuk posedonin një plan apo program të përbashkët të veprimit kombëtar, për mbrojtjen e tyre dhe rezistimin në mënyrë të organizuar e efektive, kundër masave aq drastike të armiqve të përbetuar, për shpëtimin nga shfarosja kolektive, që përveç shqiptarëve çamë nën Greqi, me  marrëveshjen e Turqisë tani edhe Serbinë, zhdukja u kanosej çdo ditë e më tepër, të gjithë shqiptarëve autokton edhe nën ish Jugosllavi.

 Krijimi i shoqatës studentore “Besa”

Pas gjithë këtyre katrahurave dhe fatkeqësive të papara që vijonin ti godisnin pareshtur aq rëndë shqiptarët dhe kishin vënë ata para furive të tmerrshme e të pamëshirshme turko-jugosllave, të asgjësimit përfundimtar, me shpërnguljet e dhunshme dhe dëbimet masive, falë ndihmës së Legatës Shqiptare në Beograd, me gjithë vonesën e jashtëzakonshme për daljen e një segmenti të ri në skenën politike dhe përfaqësimin adekuat të tyre në baza të pastra kombëtare, në mars të vitit 1935, mundi të krijohej një organizatë e fshehtë studentore shqiptare me emrin “Besa”!

Organizatë atdhetare që për mision kishte shpëtimin kombëtar, e cila erdhi si drita në fund të tunelit dhe shpresa e vetme e kohës për shqiptarët. 

Në gjendjen e krijuar tragjike në trojet shqiptare në pushtimin serbosllav, Ramë Bllaca, Musa Shehzade, Sheh Hasani etj që vepronin në Prizren, Gjakovë, Pejë, Rahovec, Therandë (Suharekë) dhe një pjesë të rrafshit të Dukagjinit, me gjithë përpjekjet e pareshtura, e kishin të pamundur të vendosnin ndikimin e tyre vendimtar në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Prandaj, me formimin e  organizatës Besa, me të drejtë tani edhe ata shpresonin shumë në ndihmën e saj, e cila për fat të mirë, arriti shpejt, ta shtrinte rrjetin e saj deri në Tetovë e më tej, duke ndihmuar në ngritjen e atdhedashurisë, pengimin e shpërnguljes së mëtejme të shqiptarëve në Turqi dhe formësimin e kundërvënies kombëtare ndaj armiqve shekullor serbo-sllav.

Por përkundër thirrjeve dhe angazhimeve të pareshtura nga patriotët e kombit, një numër i konsideruar i hoxhallarëve të shitur turkofil, vazhdonin në mënyrë intensive propagandën e tyre antikombëtare dhe nuk pushonin së trumbetuari kudo nëpër fshatra, xhami, familje dhe shtëpi private, se kinse shqiptarët mysliman ishin turq dhe se ata duhej të shpërnguleshin nga Kosova në Turqi sepse vetëm atje do të gjenin qetësi dhe jeta e ardhmëria e tyre nuk ishte në Kosovë, por në shtetin turk. 

Grupimi i vetëm politik që ishte lejuar të krijohej rreth një vit pas ripushtimit të tokave shqiptare, nga mbretëria e SKS, ishte partia “Xhemiet” apo “Bashkimi” që fillimisht u udhëhoq nga Nexhip Draga e më vonë nga i vëllai Ferat Draga.

Por, për fat të keq, as ajo nuk vepronte në interes të shqiptarëve dhe përfaqësonte vetëm interesat e turqve dhe të ashtuquajturve mysliman. 

Objektet e kultit të Musa Shehzades dhe të sheh Hasanit, bastione të sigurta të organizatës studentore “Besa” !

Organizata “Besa”, ishte një grupim i fshehtë patriotiko-politik, i formuar me ndihmën e legatës shqiptare në Beograd, në mars të vitit 1935, nga studentët shqiptar, q¨¨e studionin atje.

Kurse, njëri nga anëtarët eminent i saj ishte edhe Qazim Bllaca, i biri i heroit Ramë Bllacës, asokohe student i fakultetit juridik në Beograd. 

Mirëpo edhe kjo ishte një organizatë ilegale, e krijuar pa lejen e pushtuesit dhe veprimtarinë e saj kombëtare detyrohej ta zhvillonte në ilegalitet të thellë.

Ndaj vendet më të sigurta ku aktivistët e organizatës “Besa” mund të tuboheshin e mbanin takimet e tyre dhe planifikonin ndërmarrjen e masave adekuate kundër shpërnguljes së mëtejme të bashkëkombësve nga trojet etnike shqiptare nën pushtimin jugosllav, ishin pikërisht objektet e kultit të patriotëve kombëtar Musa Shehzade dhe sheh Hasani në Prizren, dy miqve më të ngushtë të heroit Ramë Bllaca. 

Musa Shehzade dhe sheh Hasani ishin dy prej figurave më të shquara dhe të mirënjohura shqiptare, që dalloheshin për shpirtin e tyre të pastër kombëtar, jo vetëm në Prizren por në gjithë Rrafshin e Dukagjinit e më gjerë.

Të dy këta, përveç objekteve të veta të kultit( teqetë), në qytetin e Lidhjes, që i kishin vënë në shërbim të organizatës “Besa”, kishin inkurajuar edhe njeriun e tyre më të besueshëm Adem Halil Baldedaj-n, që të inkuadrohej si xhandar në Prizren, në mënyrë që ta informonte organizatën “Besa” mbi lëvizjet e xhandarmërisë serbe dhe mbronte anëtarët e saj, dhe veprimtarët tjerë kombëtar, nga operacionet e mundshme të xhandarmërisë serbe për arrestimin e tyre gjatë tubimeve që mbanin në teqe, apo aktiviteteve tjera kombëtare në Rrafsh të Dukagjinit.

Madje përveç faktit se kishte kohë që Musa Shehzade dhe sheh Hasani edhe nën petkun fetar, ishin vënë plotësisht në shërbim të kombit, të cilët në çdo tubim, organizime fetare e biseda private me njerëzit, punonin e vepronin pareshtur për çështjen e shenjtë shqiptare, propaganda antikombëtare e hoxhallarëve turkofil, për nxitjen e shqiptarëve të shpërnguleshin në Turqi, nuk dinte të ndalur. 

Dhe përkundër vuajtjeve e peripecive të pafund të organizatës “Besa”,e cila me gjithë mundësitë e kufizuara, vepronte gjithandej dhe pareshtur me mish e me shpirt për sensibilizimin e bashkëkombësve të vet, që të mos i lëshonin trojet shqiptare nën pushtimin serb, në momentet kur mendohej se propaganda e shfrenuar e imamëve turkofil, tashmë kishte shterur të gjitha prapësitë në dëm të vendit dhe popullit shqiptar, ajo shpiku edhe një prapësi, një nga më të mëdhatë e më efektivet  deri atëherë, të pa imagjinuar më parë!

Imamët turkofil, të vënë në shërbim të Serbisë, për të arritur kulmin e efektit antikombëtar, dëshpërimin kulmor dhe shkaktimin e skajshëm të pasigurisë së popullit shqiptar nën pushtimin sllav, së fundi kishin shpifur lajmin e rremë, se gjoja shqiptarët, as që kishin, për çfarë të rrinin më në Kosovë, sepse kinse edhe vet heroi Ramë Bllaca, paska planifikuar që së shpejti të shpërngulej edhe ai vet nga Kosova dhe ikte në Anadoll, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. 

Vrasja e Ramë Bllacës 

Administrata pushtuese serbe, për asimilimin, tjetërsimin dhe shndërrimin e shqiptarëve në turq, siç u cek edhe më parë, kishte ftuar në ndihmë hoxhallarët më antikombëtar të cilët qysh në ato vite, për shërbimet e tyre, merrnin edhe nga Serbia subvencione të majme financiare.

Hoxhallar të tipit Mazllam Mazllami i cili edhe sot, merr guximin ta quaj Flamurin Kombëtar, një leckë!

Pra nuk ishte vetëm bindja fetare, por mbi të gjitha antikombëtarizmi i sëmurë i tyre dhe paratë e shumëta që merrnin nga Serbia, kishin bërë që ata të ktheheshin plotësisht në dorë të zgjatur të Serbisë, ndaj dhe nuk reshtnin së propaganduari se kinse shqiptarët “mysliman” në trojet e tyre nën Jugosllavi, ishin turq dhe duhej të shpërnguleshin në Turqi. 

Ishte koha kur përveç elaboratit famëkeq të Vasa Çubriloviqit, i cili parashihte zhbërjen e plotë të shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin serbosllav, me masat më radikale të dhunës dhe represionit shtetëror, organeve shtetërore të Serbisë i ishin bashkuar edhe imamët shqipfolës antikombëtar, të cilët detyronin shqiptarët, që në defterët e regjistrimit, të (venin gisht) shkruheshin si turq, për dëbimin e tyre sa më të lehtë në Turqi. 

Ndaj organizata “Besa” detyrohej të bënte punë jo vetëm tepër të madhe e të vështirë, por edhe të dyfishtë, për demaskimin e propagandës së hoxhallarëve se kinse shqiptarët ishin turq dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare te bashkëkombësit nën pushtim, në përpjekje biblike që të ndalonin vijimin e mëtejmë të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. 

Ndërsa udhëheqësi kryesor, personaliteti më i shquar politik dhe heroi pothuajse i vetëm, i cili luftonte publikisht dhe politikisht edhe në parlamentin jugosllav për pengimin e dëbimit të shqiptarëve në Turqi, pa dyshim ishte deputeti famëmadh i kohës dhe prijësi i paharruar popullor i viteve më të vështira për shqiptarët nën mbretërinë jugosllave, heroi dritëmadh Ramë Bllaca.

Por pas copëtimit të aktvendimit të qeverisë serbosllave për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe konfliktit publik me kryeministrin serb të mbretërisë jugosllave, në mes të parlamentit jugosllav në Beograd, fatkeqësisht me tu kthyer në Kosovë, vetëm pak minuta para se të mbërrinte në shtëpi të vet, heroi Ramë Bllaca, do të vritej barbarisht nga shqiptarët e shitur, të nxitur prej pushtuesit serb dhe shërbëtorëve të ish pushtuesve otoman, si imamët gjakprishur turkofil. 

Ndaj duke pasur parasysh propagandën e shfrenuar të imamëve turkofil, në dëm të popullit shqiptar, presionin shkatërrimtar të pushtetarëve serb dhe përmasat e shpërnguljes së shqiptarëve, vetëm fal fatit të mirë për shqiptarët, që në vitin 1939, do të fillonte Lufta e Dytë Botërore, projekti më famëkeq i deriatëhershëm, për asgjësimin e tërësishëm të shqiptarëve në Kosovë, nuk arriti të realizohej tërësisht.

Përndryshe pas vrasjes së heroit Ramë Bllaca, ndoshta në trojet tona etnike, sot nuk do të fliste më kush shqip dhe as nuk do të ekzistonin më shqiptar.  

Musa Shehzade kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit

Mjerisht problemet e shqiptarëve, as pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm që nuk kishin pushuar, por pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 8 shtator të vitit 1943, edhe në Kosovë kishin ngritur kokën sllavo-komunistët shqipfolës pro jugosllav, të cilët përgatisnin terrenin, që trojet shqiptare, mjerisht, përsëri të binin në pushtimin serb. 

Ndaj, për të ruajtur, të paprekur tokat shqiptare, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme apo botërore, siç quhej aso kohe, Ilaz Agushi më 11 shtator të vitit 1943 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, të cilët i caktonte gjaku, gjuha dhe tradita jonë kombëtare. 

“Sot (më 11 shtator 1943), Këshilli Ministror në Mbledhjen e jashtëzakonshme, nën kryesinë e Shkëlqesës Iljaz Agushi, Nen-Kryeministër e Zav. Kryeministër, shqyrtoi gjendjen e Shqipnisë …. independente me kufijë që i caktojnë gjuha e gjaku dhe ato asht e vendosun me e mbrojt, shkruante në shtypin e kohës.

Marrë parasysh gjendjen e krijuar, edhe Xhafer Deva ishte kthyer me urgjencë nga Tirana në PRIZREN ku njoftoi atdhetarët shqiptar për rrezikun e madh që u kanosej trojeve shqiptare nga sllavo-komunistët, që të binin përsëri nën okupimin sllav edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndaj për sigurimin e këtyre krahinave prej çdo sulmi armik, më 14 shtator 1943, në Prizren u mblodh Këshilli Nismëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Dhe pas përgatitjeve të nevojshme Kuvendi Themelues i Lidhjes mëngjesin e 16 shtatorit nën kryesinë e dijetarit dhe aktivistit të shquar e patriot, Musa Shehzade të Prizrenit, në një atmosfere festive, ku i gjithë populli kishte dale në sheshe të përshëndeste këtë Kongres, që mbahej në shkollën e qytetit me emrin “Bajram Curri” filloi punimet Lidhja e Dyte e Prizrenit. 

Ndërsa me datën 18 shtator të vitit 1943, dy ditë pas nisjes së punimeve të Kuvendit Themelues, grupi nismëtar i Lidhjes së Prizrenit, shpalli formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kurse kryetar i parë i saj u zgjodh heroi Musa Shehzade.  

Me këtë rast gazeta “Kombi” shkruante se “Patriotë të njohur të Kosovës muerën inisiativën për të mbledhur nji Kongres të Kosovës, Dibrës e të Strugës ku u çfaq vullneti i përgjithshëm i banorëve të këtyre krahinave për bashkimin e përhershëm të tyne me Nanën Shqipni”!

Fjalën e hapjes e mbajti patrioti i mirënjohur dhe veprimtari shumëvjeçar i çështjes kombëtare Musa Shehzade, i cili foli për rëndësinë qe kishte formimi i kësaj Lidhjeje në një kohë kur shovinizmi sllav dhe ai grek kishin rritur pretendimet së shumti.  

Shehzade gjithashtu theksoi se “Tash që kemi të gjitha mundësinat e nji organizimi të përgjithshëm të fuqinave kombëtare, duhet që ta fitojmë, brenda një kohe të shkurtër, gjithë periudhën e kohës, që humbëm gjatë së shkuemes së afërt” (…). 

Duhet të mendojmë masat dhe mënyrat e mbrojtjes sonë për çdo rast e rrethanë me qëllim që të frymëzojmë përpjekjet tona për jetë a vdekje, e ky do të jetë; Sigurimi i njësisë sonë etnike” 

Kështu që për mbrojtjen e tyre nga armiqtë e vjetër dhe të rinj, të cilëve fatkeqësisht, tanimë u ishin bashkuar edhe komunistët shqipfolës, në qytetin e Lumëbardhit, nga patriotët e vendit u formua Lidhja e Dytë e Prizrenit, formula e vetme  e të cilës ishte dhe mbeti, Bashkimi Kombëtar! 

Sipas Tahir Zajmit, në Kuvendin themelues të Lidhjes së dytë të Prizrenit, ku morën pjesë 42 delegatë, në votimin e fshehtë që u mbajt, me 38 vota për, Kuvendi zgjodhi Kryetar  dijetarin Musa Shehzade, kurse për nënkryetarë: Aqif Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota….  

Ndërsa si anëtar të nderuar të kryesisë së saj, përveç patriotit kombëtar sheh Hasani krahas tyre do të gjente vendin e merituar edhe i biri i heroit të kombit Ramë Bllaca, si dhe aktivisti i denjë i organizatës studentore “Besa”  Qazim Bllaca, Asllan Buletini etj. 

Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Musa Shehzade (1870-1945),filloi fjalimin me këto fjalë:

“Ne po e shpallim haptas, nuk kemi as ma të voglin pretendim mbi asnjë copë tokë që nuk është e jona. Duam, pra, vetëm gjithçka është tokë arbënore, e banueshme prej një popullsie shqiptare”.  

Numri i përfaqësuesve nga krahina te ndryshme arriti ne 42 vete. Me ti dhënë fund punimeve te tij ne daten 21 shtator 1943 delegatet e Kuvendit nenshkruan ne seline historike te Lidhjes se Pare te Prizrenit, perpara popullit vendimet e Lidhjes se Dyte.

Statuti i Organizatës përbehej prej 22 pikash dhe u njoh nga Këshilli i Larte i Shtetit Shqiptar qe kryesohej nga Mehdi Frashëri!  

Vendimet e Lidhjes se Prizrenit nuk mbeten te shkruara vetëm në letër, por ato, u realizuan urgjentisht dhe gjetën shpejt zbatim praktik edhe në terren.  

Menjëherë u organizuan kudo, çetat lokale të vendit, të cilat filluan operacionet ushtarake në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike. 

Kështu ne fund te Nëntorit 1943, çetniket e Drazho Mihajloviqit shfarosen nga Ushtria e Lidhjes në një luftë që zgjati plot 22 dite dhe pak me vone dërmohen edhe çetat e Pavlo Gjurishiqit nga forcat Shqiptare.  

Gjithashtu forcat e Lidhjes mbrojnë edhe Pazarin e Ri nga sulmet serbo-malazeze dhe me vone hidhen ne sulm te komanduara nga kolonel Fuat Dibra.  

Radio Londineze BBC ne emetimet e lajmeve të datës 27 shtator 1944 lajmëronte se Shqiptarët po luftojnë trimërisht në mbrojtjen e kufijve të tyre kundër forcave serbo-bullgare qe janë më superiore në armatime e njerëz.  

Operacionet ushtarake vazhduan deri ne mbarim të vitit 1944, kur ushtritë ruse arritën në Ballkan.  

Pothuajse njëkohësisht me to, në Kosovë u futen edhe brigadat komuniste shqiptare të komanduara nga Shefqet Peçi, të cilat filluan të godisnin prapa shpine forcat çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.  

Kështu që pas ripushtimit të Kosovës të cilën komunistët shqipfolës e dorëzuan në duart e serbëve, dhe vendosjes së sistemit komunist në Shqipëri e Jugosllavi, nga serboçetnikët e veshur nën petkun partizan u vranë mese 50.000 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe shumë drejtues të Lidhjes së Prizrenit si Aqif Bluta, Musa Shehzade, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj. 

Likuidimi dhe zhdukja e heroit Musa Shehzade

Aktivistët e devotshëm të  Organizatës Besa dhe përfaqësuesit më të denjë të popullit shqiptar, në Kosovën e pushtuar si Musa Shehzade dhe sheh Hasani përveç ndikimit që duhej të bënin në popull, ata morën për obligim që kudo mundnin e arrinin të përçonin porosi patriotike e atdhedashëse dhe bindnin shqiptarët, që të mos e lëshonin vendin e tyre autokton.

Porosia e tyre ishte, që edhe pas ripushtimit të Kosovës nga serbosllavia, shqiptarët të mos i linin tokat e të parëve për asnjë çmim, porosi që u dha jo vetëm gjatë kohës së okupimit nga mbretëria e SKS, por edhe pas ardhjes së komunistëve në pushtet dhe ripushtimit të Kosovës e trojeve tjera shqiptare, nga jugokomunistët e Titos dhe antishqiptarit më të përbetuar të kohës, serbit Aleksandër Rankoviqit 

Kështu që përveç luftimit të planeve serbosllave për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, gjatë viteve të okupimit të trojeve tona nga mbretëria e SKS, edhe pas ardhjes në pushtet të komunizmit,  kontributin për çështjen kombëtare, nuk do ta ndalonin për gjallje të vet, asnjëri nga kolosët e lartpërmendur të shqiptarisë, e sidomos Musa Shehzade vazhdoi përpjekjet deri në pushkatimin pa gjyq të tij më 1946, nga komunistët jugosllav. 

Ata qysh atëherë, zhdukën pa gjurmë edhe trupin e Musa Shehzades duke mos i lënë kund shenj as varrë, agjentët e Rankoviqit mbytën në burg më 1955 edhe sheh Hasanit, pa harruar me këtë rast të përmendim burgosjen pothuajse gati të përjetshme të Qazim Bllacës, djalit të heroit Ramë Bllaca, fillimisht nga regjimi jugosllav në Kosovë e pastaj edhe nga ai shqiptaro-komunist i Enver Hoxhës, në Shqipëri, për mese 30 vite me radhë. ……..” 

Mjerisht në fillim të vitit 1946, komunistët do t’i binin në gjurmë vendqëndrimit të Musa Shehzades, dhe pas arrestimit, ai do të likuidohej barbarisht, pa asnjë vendim të gjyqit edhe pse ishte në moshën 76 vjeçare. 

Dhe përkundër faktit që thuhet se ekzekutimi i tij u bë në grykën e Lumbardhit të Prizrenit, me gjithë përpjekjet e gjithanshme të pasardhësve dhe dashamirëve të tij, as sot e kësaj dite, vendndodhja e trupit të këtij patrioti të madh kombëtar nuk dihet”. “ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet! 

Se Musa Shehzade ishte njëri nga atdhetarët më të flakët të kohës, dëshmon edhe fakti që ai për më tepër se dyzet vjet me radhë, do të zhvillonte në vijimësi, aktivitet të pareshtur kombëtar, për çështjen mbarëshiptare, duke u bërë njëri nga personalitetet më të mirënjohura në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX.

Personalitet i dalluar i cili me të gjitha mundësitë u përpoq dhe angazhua, pareshtur për komb e atdhe, derisa u zhduk pa asnjë shenjë as gjurmë nga barbarët e OZNA-s, serbo-jugosllave. 

Ndaj dhe kujtimi i dhimbshëm për te, është kujtim për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e tërë hartës tonë etnike kudo, të rënë nga mbar trojet e atdheut tonë të shtrenjtë dhe nëpër të gjitha periudhat të mbarë historisë sonë kombëtare. 

Lavdi dhe rrezatim të përjetshëm jetës dhe veprës së pavdekshme të heroit Musa Shehzade!

Arben Vokrri: Ne jemi produkt i së paku dy qytetërimeve, elhamdurilah më shumë se 6 shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam…!

1
Nga: Sahit Kapiti
____
Çdo Shqiptar duhet ta lexoje dhe ta kuptoje drejt qellimin dhe misionin Antikombtar te ketyne Tradhtarve Islamik.
Pra qellimi final eshte qe ta krijojne nji Identitet Hibrid i shkeputur nga trashigimia e Para ardhsve dhe te lidhet me Pushtuesin Mongol si mbetje e tij.
Me kete humbet qdo lidhje me origjinen e vertet. me gjak ,gjuhe , Tradita…nga te cilat tmerrohen gjithe anmiqet e Kombit dhe keta langoje qe ju kalojne gjithe anmiqve.
Jam kunder dhunes ,por kur nuk mbetet ma asnji rruge ,keto mbeturina toksike edhe me metodate me te padeshirueshme duhet zhdukur.
Nga: Gjergj – Skender Jashari
____
Deklarate skandaloze e Arber Vokrrit, e kaluar krejtesisht ne heshtje!
***
Zëvendës ministri i pushtetit lokal i Qeverisë së Republikës së Kosovës-zt. Arbër Vokrri, me rastin e pjesëmarrjes së tij në promovimin e librave islam dhe darkës islame( iftarit) para pak ditësh, të thirrur nga Shefqet Krasniqi, citoj:”fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet. Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët…
Ne jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6 shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi.
Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull.
Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që ështëg konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”
https://www.youtube.com/watch?v=V1ALIfIm2wg , minutat 12:39-19:05( qasur më 11.04.2023).( Sotr me 10.05.2023, e shohe qe e kane hequr videon)!

Taktikat e reja të luftës në Ukrainë dhe ndryshimi i paradigmës në Ballkan

0

Për muaj të tërë, luftimet brenda dhe përreth qytetit kanë vazhduar. “Këtë javë nuk kemi humbur asnjë pozicion të vetëm në Bakhmut,” tha në një deklaratë zëvendës ministrja ukrainase e mbrojtjes Ganna Malyar. Foto: Sofiia Gatilova, Reuters/NTB

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, në emër të trajtimit special të saj në raport edhe me Kinën, Brukseli kishte heshtur.
Diplomacia perendimore aktualisht po mbështet forcat antidemokratike në Ballkan, duke rënë në kurthin e rrezikshëm që ka gaditur Beogradi dhe Moska si kunëdrpërgjigje ndaj impenjimit të Perendimit në Ukrainë. A i shërben ky ndryshim rrënjësor i paradigmës së diplomacisë perendimore interesave afatgjata të Europës dhe Perendimit?

Veprimin aktual të SHBA-ve, para së gjithash në raport me Rusinë, ka analistë europian që e cilësojnë si gabim strategjik. Këtë gjykim ata e mbështesin në një tezë sa të quditshme aq edhe të pa bazë logjike: në nevojën që ka Perendimi për parandalimin me çdo çmim të krijimit të një aleance midis Rusisë dhe Kinës.
Javën që lamë pas e shenjuan një seri ngjarjesh me karakter gjeopolitik global. Ky fakt dëshmon se si civilizim brezi ynë do të stivojë në mbamendjen e historisë përshkallëzime të ndjeshme të superfuqive të përmasave botërore e rajonale – SHBA, Kinë, Rusi, BE, Turqi…
Ky përshkallëzim përplasjesh do të zhvillohet në anarki të plotë, meqë rregullat që kishte imponuar rendi botëror në perëndim, tashmë nuk vlejnë për asnjërn palë. Sidoqoftë, thellimi i luftës në Ukrainë dhe përfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e superfuqive, po dëshmon se në parim, të gjitha palët janë pajtuar, qoftë edhe në heshtje, që të shmangin përballjen e drejtpërdrejtë dhe atë me çdo kusht. Leksioni që ka mësuar ky brez i politikanëve nga dy luftërat pararendëse botërore, sidomos nga e para, kur që të gjithë angazhoheshin pro forma që ajo të shmangej, e bën ndërkohë togfjalëshin për mospërsëritjen e historisë, disi më të besueshëm.

Tutje Ukraina mbetet në qendër të vëmendjes së politikës së jashtme. Kundërofenziva ukrainase sikur ju kthye kryagjendës së mediave dhe politikës europane.
Stuhia e dronëve e paralajmëruar për hedhje së shpejti në veprim në Ukrainë, pritet ta vendosë rrjedhën dhe fatin e luftës. “Gjithçka është gati,” sigurojnë politikanët ukrainas. Pritshmëritë janë të larta jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Perëndim.
Ushtria ukrainase po përgatit ofensivën e saj me sulme me dronë. Në të njëjtën kohë, ushtria ruse vazhdon të zgjerojë pozicionet e saj dhe të sulmojë Ukrainën me raketa dhe drone. Dy muajt e fundit për çdo natë janë hedhur me mijëra raketa mbi qytetet ukrainase. Qytetarët detyrohen shpesh të kalojnë orë të tëra në strehimore. Tashmë e njejta histri rrëfehet edhe për paralagjet e Kievit. Luftime intenzive ka pa ndërprerë edhe në distanca prej 20 metrash.
Më 29 prill, sipas autoriteteve, një depo e madhe karburanti mori flakë si pasojë e një sulmi me dron në gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Rusia.
Flakët në qytetin port të Sevastopolit mbuluan një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë. Nuk pati të vdekur apo të lënduar. Objektet civile gjithashtu nuk u dëmtuan. Megjithatë, sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, dhjetë tanker nafte u shkatërruan.
Në funksion të kundërsulmimit ukrainas që pritej prej javësh, disa vëzhgues e panë sulmin ajror si një përgatitje për këtë ofensivë. “Armiku po kërkon boshllëqe në mbrojtjen tonë ajrore dhe përdor drone për ta bërë këtë”, tha drejtori i muzeut kundërajror, Yuri Knutov, për mediat ruse. Sulmet e tilla mund të rriten gjatë festave të majit për të dëmtuar logjistikën dhe linjat ruse të furnizimit, paralajmëroi ai.

Agsholi i një lufte të re detare

Më 29 tetor filloi një epokë e re në luftrat moderne detare. Ukraina hapi siparin e kësaj lufte. Një raketë e shoqëruar nga një dron kundërajror i telekomanduar, një dyzinë dronësh goditën bazën detare të Sevastopolit, porti i origjinës së Flotës ruse të Detit të Zi. Raportet ushtarake ukrainase dhe pamjet që u moërn me dronë tregojnë tri goditje të drejtpërdrejta, duke përfshirë anijen e flotës Admiral Makarov dhe dy anije të tjera, nënvizojnë agjensitë e lajmeve. Më 18 nëntor, pasoi një shpërthim i madh në një terminal rus nafte në Novorossiysk, i cili gjithashtu u tha se ishte shkaktuar nga dronët detarë të të njëjtit lloj.
“Për shumë njerëz, këto sulme shënojnë fillimin e një epoke të re në luftën detare,” shkroi autori, blogeri dhe analisti detar H.I. Sutton, i cili ekzaminoi pamjet video të anijes me dron ukrainas. Kjo mund të jetë e keqe jo vetëm për Rusinë. Të gjithë aktorët që punojnë në det preken – në marinë apo në sektorin civil. Nga ana e saj, Ukraina njoftoi më 11 nëntor se synon të prodhojë 100 modele identike. Financuar, shpreson ajo, përmes crowdfunding.
Promovimi gradual i mësymjes masive me dronë në kunëdrofenzivën e pritshme ndërkohë dha provimin.
Ajo që Ukraina duket se ka demonstruar është ekuivalenti detar i kuadrokopterit [lloj droni specifik]. Kjo mund të çojë në një luftë asimetrike në det – një zhvillim për të cilin qeveritë janë të papërgatitura. [1]

14 muaj pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia nuk i ka arritur dot qëllimit të saj strategjik. Sidoqoftë, duke përfshirë Krimenë që kishte aneksuar në vitin 2014, Moska ka pushtuar dhe po mbanë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës. Kievi në kundërofenzivë e filluar pa burbujë tani dëshiron të rifitojë sa më shumë zona, para se t’i imponohet çfardo dialogu a armpushimi afatshkurëtr apo afatgjatë.
Humbjet e ndërsjellta ndërkohë, si në trupa ushtarake, armatim, por edhe të popullsisë civile janë evidente.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Resnikov shih për këtë, po kërkon pranim të shpejtë në NATO. Ai këtë e arsyeton me faktin se Ukraina vazhdon të jetë pararoja e mbrojtjes së Europës, disi ngjashëm siç do të mund të thoshim ne për pozicionin e Shqipërisë së Gjergjit tonë në prag të pushtimit të Europës Juglindore nga Perandoria Osmane.

Kur shënimi i fitores mbi nazizmin bëhet farsë tragjikomike

Në përkujtimin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi ashpër Perëndimin për mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën dhe i bëri thirrje qytetarëve rus për marsh drejt “fitores” së radhës. “Njerëzimi është sërish në një pikë kthese. Një luftë është nisur kundër atdheut tonë”, tha Putin në paradën tradicionale të madhe ushtarake që shënoi 78 vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë. Ndërkohë, gjatë një vizite të Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev, presidenti ukrainas Zelenskyy paralajmëroi aleatët evropianë për obligimin që kanë që të dorëzojnë shpejt municionin e premtuar për ushtrinë ukrainase.
Përveç veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, disa qindra ushtarë të dislokuar në Ukrainë morën pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se misioni juaj luftarak,” u bëri thirrje Putin ushtarëve. Prej tyre varej siguria e vendit dhe “e ardhmja e shtetit dhe popullit tonë”.

Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) si kundërpërgjigje akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për “trajtim ushtarak të pushtetit”. Më 9 maj, Putini do të “dislokonte ushtarët, tanket dhe raketat e tij”, tha Scholz të martën përpara Parlamentit Evropian në Strasburg. “Të mos trembemi nga një pushtet i tillë! Le të qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën”, paralajmëroi Scholz.
​Përsëritja e histrisë na vije kësaj radhe saktësisht si farsë. Manifestimi në Moskë në shenjë të kujtimit të fitores mbi nazizmin, shndërrohet kështu në farsë tragjikomike.

Perendimi ka rrezik të bie në kurthin e Serbisë

Nën ndikimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndryshon politikën e tij ballkanike.
Strategjia perëndimore që imponoi Konferenca e Dejtonit [1995] dhe ajo e Rambujesë [1999], tok me implikimet e interesave gjeopolitike të fuqive europiane tradicionalisht konkurente për dominim në Europën Juglindore, kishin akorduar qëndrimin e njohur të Grupit të Kontaktit dhe kushtet që duhej t’i përmbahej Kosova pas shpalljes së pavarësisë. Njëri prej atyre kushteve që mirrte në konsideratë këto interesa dhe gjakimin për mbajtjen e Serbisë brenda sferës së interesit perendimor, ishte inkorporuar edhe në tekstin e kushtetutës, madje që në nenin e parë, konkretisht në paragrafin e tretë të tij.
Neni 1. paragr. 3. “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”
Por ky qëndrim që i imponohej atbotë Kosoëvs, duke ia pamundësuar realizimin e vullnetit politik e historik të popullit shqiptar për bashkim në një shtet, nga vet diplomacia perendimore është duke u rishikuar rrënjësisht. Natyrisht sërish duke marrë në konsideratë interesat e Serbisë dhe mundësinë që veriu i Kosoëvs t’i aneksohet asaj!
“Nga njëra anë, SHBA dhe BE mbështesin luftën e ukrainasve për vlerat demokratike dhe perëndimore. Megjithatë, në Ballkan, SHBA-të dhe, pas saj, BE-ja, duan të pranojnë pozicione etno-nacionaliste dhe shpresojnë të kufizojnë ndikimin e Moskës atje. Prandaj, ata madje po përpiqen për “marrëveshje” me politikanët që mbrojnë krimet e luftës dhe e identifikojnë veten hapur si simpatizues të Putinit”, shkruan shqeto gazetari i mirënjohur gjerman Erih Ratfelder [Erich Rathfelder] në të përditshmen gjermane TAZ.[2]

Që nga mbarimi i luftrave në ish Jugosllavi dhe dërgimi i saj në histori, Perendimi kishte investuar në strategjinë e tij për demokratizimin e shteteve që kishin dalë nga ai “burg i popujve” , siç cilësohej me të drejtë Jugosllavia, duke asistuar me ndihma të mëdha financiare dhe mbështetje politike në mbarështrimin e vlerave të BE-së si parakusht për integrim në strukturat euroatlantike. Ky proces kishte marrë hov sidomos në Konferencën e Selanikut (2003), duke i mundësuar pastaj dy republikave të veriut – Sllovenisë e Krocisë të aderojnë në BE dhe NATO, pasuar më pas me integrimin brenda arkitekturës së sigurisë së NATO-s edhe Malin e Zi e Maqedonin tok me Shqipërinë. Por “thembra e Akilit” kundër këtij procesi integrues të Ballkanit si tërsi mbetej Serbia dhe impenjimi I Rusisë thellë në strukturat politike, ustarake e të sigurisë jo vetëm në Serbi, por edhe në entitetin serb Republika Serbska që vetë Perednimi e kishte krijuar si “Kalë Troje” për shtetin e brishtë të Bosnjës me vendimet e Dejtonit.

Sipas zërave kritik amerikanë, përndryshe njohës të mirë të strategjisë së Perendimit për e rreth Ballkanit [Janusz Bugajski, Kurt Bassuener….], kjo strategji tashmë është braktisur. Rrjedhimisht Perendimi ka rrezik të bie në kurthin e Serbisë.
Në funksion të luftës në Ukrainë, Uashingtoni ushqen shpresat për të qenë në gjendje të fitojë në Perëndim presidentin serb në pushtet Aleksandar Vuçiç dhe në të njëjtën kohë të akomodojë krahun e djathtë kroat, i cili simpatizon Putinin. Të paktën kështu është një nga ekspertët më të mirë në rajon, Kurt Bassuener, nga instituti transatlantik i Këshillit të Politikave të Demokratizimit e. V. (DPC) politika e re,[3] nënvizon në analizën e tij Ratfelder.
SHBA dhe BE pranojnë impenjimin e etnonacionalistëve kroat në Bosnjë dhe të Serbisë në Kosoëv me shpresën se kështu do t’ia dalin ta kufizojnë e kontrollojnë ndikimin e Moskës në Ballkan.
Ky qëdrim i diplomacisë Perendimore ndërkohë, njohësve të mirë të historisë politike të Europës Juglindore dhe sidomos asaj shqiptare, nuk ka se si t’mos ju rikthejë në kujtesë Konferencën e Ambasadorëve në Lonëdr të vitit 1913, kur kishte marrë qëndrim për sakatimin e Shqipërisë në emër të ruajtjes së paqes në Europë, pa çka se ajo paqe ishte përmbysur vetëm disa muaj më pas pikërisht nga Serbia, përmes atentatit që do të ushtrojë më 27 qer 2014 mbi trashëgimtarin e fronit Franc Ferdinandin.
Në 100 vjetorin e kësaj ngjarjeje armët e përdorura nga studenti serb, Gavrilo Princip, akt i cili shkaktoi Luftën e Parë Botërore, janë ekspozuar në një muze të historisë ushtarake në Vjenë, më 28 qershor 2014. Paqa e brisht e krijuar në dëm të interesave jetike të shqiptarëve atbotë, nuk u arritë të ruhej më shumë se një vit.
Edhe aktualisht diplomacia perendimore tok – SHBA-të dhe BE-ja, po mbështesin forcat antidemokratike në Ballkan, duke rënë në kurthin e rrezikshëm që ka gaditur Beogradi dhe Moska si kunëdrpërgjigje ndaj impenjimit të Perendimit në Ukrainë. A i shërben ky ndryshim rrënjësor i paradigmës së diplomacisë perendimore interesave afatgjata të Europës dhe Perendimit?
Kambanat e alarmit tashmë po bien. Nëse lufta në Ukrainë bëri që BE-ja të humabs peshën e saj gjeopolitike, shpërthimi i luftës në Ballkan sërish, pa u tharë sa e si duhet vrragët e luftrave të dekadës së fundit të shek. 20-të, më shumë se çdo gjë tjetër do t’na rikujtojë Kurthin e Tukididit, që kësaj radhe mund të riemrohet në “Kurthi Serb”.
_______________
1. https://www.focus.de/politik/ausland/ukraine-krise/beitrag-unseres-partnerportals-economist-wie-ukrainischer-einfallsreichtum-eine-neue-form-der-seekriegsfuehrung-einleitet_id_180461526.html
2. https://taz.de/Archiv-Suche/!5930484&s=Kosovo&SuchRahmen=Print/
3. Po aty

Albin Kurti: Kosova meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

0

Prishtinë, 12 maj 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte folës kryesor në konferencën e  mbajtur sot nga  Grupi i Ballkanit për Politika me temën ”Balkan Dialogues Initiative”. 

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se platformat si këto janë një agora e rëndësishme, ku idetë takohen, përplasen dhe luftojnë me njëra-tjetrën për të krijuar një sintezë të ekuilibruar. 

Fjalimin e tij kryeministri e nisi duke përmendur luftën në Ukrainë, nga siç tha ai agresori rus me ambicie hegjemoniste dhe ndërsa njerëzit luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre, koncepte të tilla si liria, uniteti dhe solidariteti duhet të bëhen veprime që drejtojnë politikën tonë të jashtme. 

Kjo, siç tha ai, është arsyeja pse Kosova e ka harmonizuar politikën e saj të përbashkët të sigurisë së jashtme me atë të BE-së dhe ka aplikuar të gjitha pakot e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. ‘’Nuk ka asnjë mospajtim  nëse Kosova duhet të vendosë sanksione dhe të rreshtohet me BE-në, sepse vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore, demokratike në Evropë që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin dhe jemi në anën e luftës çlirimtare të populli ukrainas’’, u shpreh ai. 

Në konferencën e sotme, kryeministri foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, tash së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese, kryeministrit Kurti tha se që Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat. 

Sa i përket dialogut me Serbinë, ai theksoi se jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se beson se Marrëveshja Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, sepse bazohet në parime universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integriteti territorial, pavarësisë, heqjen dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin i misioneve diplomatike me ambasadorë, njohja e simboleve shtetërore, vulave doganore, targave dhe e pasaportave. 

Në fund, ai tha se reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe suksesi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur në rrugën e duhur drejt të ardhmes Evropiane. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjala  e plotë e kryeministrit Kurti në anglisht: 

Thank you very much Naim and good morning to you all,

Your excellency ambassador Jens Grondahl, ambassador of Norway in Kosova

Dear Mr. Pierre Mirel, Honorary Director General at the European Commission advisor to Institut Jacques Delors

Dear Mrs. Susanne Schutz, Director of South-East Europe, Turkey and EFTA States, Federal Foreign Office, Germany,

Dear Mr. Peter Grk, National Coordinator for Western Balkans, Ministry of Foreign and European Affairs, Slovenia

Dear ambassadors,

Distinguish guests,

Thank you for your invitation and thank you to BPRG, BFPE and the Atlantic Council for hosting this event. Platforms like these are an important Agora, where ideas meet, clash and grapple with each other to create a balanced synthesis.

Forhåndsvisning av bilde

As history flashes before our eyes, as a war is fought on our continent, by an aggressor with hegemonic ambitions, and as people fight to defend their liberty, concepts such as freedom, unity and solidarity should become actions that guide our foreign policy. This is why Kosova has aligned its Common Foreign Security Policy with that of the EU and applied all packages of sanctions to Russian Federation. There is no dispute as to whether Kosova should impose sanctions and align with the EU, because our vision is clear: we align ourselves firmly with the peaceful, democratic nations in Europe that embody freedom, unity and solidarity and we side with the liberation struggle of Ukrainian people.  

This is why on May 12th of last year we applied for membership in the Council of Europe, and on December 15th, we applied for EU membership. On the 24th of April our country secured over 2/3 of the votes in the Committee of Ministers, thereby passing the first stage of our application. As the last democratic country on the continent to not be part of the Council of Europe, and at the same time as a country with an extensive constitutional framework that grants rights to minorities, Kosova stands ready to be become a full-fledged member of the CoE and have its flag waving in Strasbourg. Our membership in the Council of Europe would give an opportunity to all citizens of Kosova, regardless of their ethnic background, to seek justice in the highest European court for the protection of human rights. 

Forhåndsvisning av bilde

On visa liberalization last month, on the 19th of April, the President of the European Parliament also approved the long overdue decision on visa liberalization for Kosovar citizens. As of  January first 2024 Kosovar passport holders will be able to travel freely to 32 more European countries. This will lead to more ties being strengthened, more trust being built and more opportunities being explored.   

As for EU membership, after a positive country report last year, and a conclusion to the visa liberalization process, we are looking forward to receiving the questionnaire which we believe will confirm that we do  deserve candidate status. Indeed, Kosova’s readiness to join the EU was reinforced just this week with the the European Parliament’s report on our progress. In that report, the Parliament explicitly welcomed Kosova’s application for membership and reiterated its full support for our accession to the Council of Europe. The report also commended Kosova’s progress in strengthening democracy and rule of law. And it praised Kosova as one of the frontrunners in the entire region for our anti-corruption efforts. Our rapid progress in these areas has also been confirmed by multiple international organizations, a fact also noted in the European Parliament’s report. For example, Kosova’s standing has improved by 20 places over the past two years in Transparency International’s Corruption Perception Index, and 22 places in Reporters Without Borders’ Media Freedom Index. The World Justice Project in 2022 ranked Kosova first in the region regarding rule of law, and second in the entire world for greatest improvement in rule of law. Thus, our record demonstrates that we have been more than willing to put in the hard work required to join the EU. We recognize that there is no shortcut or backdoor to membership. We are ready to be judged purely on our own merits.

Forhåndsvisning av bilde

And yet, twenty years after the Thessaloniki Summit, which promised membership to the whole region, we cannot say that anyone in Europe or in the Balkans is satisfied with the progress achieved toward that aim. The time has come for the EU to shift its vision for the region. It should tie the path to membership to progress on reforms. If a country backslides democratically and is called a frontrunner for EU accession, it undermines the whole enlargement process and its transformational aspect that has kept the European spirit alive. This is why EU funds should be linked with EU values and the benefactors of the EU should be countries that align with CFSP, that are showing progress in rule of law and the values the EU stands for. 

Forhåndsvisning av bilde

On regional cooperation, we have signed the three mobility agreement as part of the Berlin Process and were the first country to ratify it in the Parliament, which proved our constructive role in the process. Every regional cooperation initiative should promote peace, security and stability, and bring the region closer to the European Union. The erection of barricades does not lead to regional cooperation, nor does informal support for organized crime groups and the non-recognition of documents. Regional cooperation should be based on the principles of equality and having in mind citizens as the ultimate beneficiaries. 

Forhåndsvisning av bilde

As for the dialogue with Serbia, we are committed, constructive and creative. We believe the Basic Agreement between Kosova and Serbia constitutes an advancement of relations between two states. It is based on the universal principles of the equality of sovereigns, respect for territorial integrity, independence, renouncing objections to the membership of our Republic in international organizations, exchange of diplomatic missions through full-fledged ambassadors, recognition of state symbols, passports, etc. As for minority rights in Kosova, our constitution offers an extensive human rights framework and positive rights to our minorities.

Forhåndsvisning av bilde

The recent high-level meeting on the 2nd of May ended on a positive note where we jointly agreed on the text of the Agreement on Missing Persons. We know that there are also 1617 missing persons and here the victims are not only those who were kidnapped but also their families, and the entire people and society. We have treated the issue of Missing Persons with urgency, because the families of the victims have been living for more than twenty years in a state of traumatic anxiety. 

Forhåndsvisning av bilde

In conclusion, I would say that all the recent positive steps, be it in our domestic reforms in rule of law and economic and social progress, or in the successes of visa liberalization and our Council of Europe bid, confirm that Kosova is making the right steps on the right path towards its European future. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

0

Prishtinë, 12 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes.

Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit.

Forhåndsvisning av bilde

Erion Veliaj rrëfen Umra-n e tij në Mekë, debat mes muslimanësh për votën

0

Një çështje e mprehtë e realitetit shqiptar për të cilën nuk ka një fetva

Harroje atë bindjen se burri nuk qanë, se e qara është shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë e inteligjencës emocionale

Shkendije Berisha Pacolli
____
Meshkujt e guximshëm dhe me karakter të fortë janë gjithmonë të frikshëm për të tjerët. Këtë e ka vërtetuar ndër vite edhe historia jonë etno-psikologjike shqiptare që në gjirin e saj ka rritur dhe edukuar meshkuj me shpirt luftarak, liderë të fortë në nderë dhe atdhedashuri. Meshkuj që u edukuan me burrëri që mos të tregojnë kurrë dobësi por vetëm krenari, duke harruar se në radhë të parë prapë secili është njëri dhe pa përjashtim edhe me dobësi.
Në kulturën tonë të civilizuar meshkujt ende ruajnë origjinalitetin dhe tiparet e veçanta të një burri të fortë dhe shumë rrallë flasin për gjendjen shpirtërore, problemet dhe ndjenjat e tyre. Ndoshta këtu qëndron edhe fakti se meshkujt në krahasim me femrat diagnostikohen shumë më rrallë me depresion, por që vuajnë shumë më shpesh sesa femrat nga varësitë të ndryshme. Po ashtu sipas studimeve meshkujt kryejnë vetëvrasje rreth tre herë më shumë se gjinia femërore, vetëvrasje që në shumicën e rasteve rrjedhin si pasojë e depresionit të pazbuluar. Krizat, ankthi dhe depresioni tek meshkujt shpesh kalojnë pa u zbuluar sepse ata qajnë dhe vuajnë fshehurazi pa u vënë re!
Duke pas parasysh ende virtytet morale tradicionale thellë në psikologjinë e meshkujve shqiptar ekziston bindja se kodi i të qenit burrë i vërtet ekziston duke mos u treguar i dobët. Janë besime irracionale dogmatike që krijojnë stres e që përmbajnë fjalën burrëri, fjalë e cila është integruar thellë në nderdije që në fëmijëri. Nuk është e dobishme dhe nuk duhet të tregohesh gjithmonë i pamposhtur duke pretenduar se nuk ke probleme. Ti mashkulli shqiptar si personifikimi i burrërisë, me edukate tradicionale ke peshë të rëndë mbi supet e tua, ti jo vetëm që duhet të jesh shtylla e shtëpisë, idoli i ndershmërisë ,duhet të jesh burrë i besës, i mirë në familje, në punë, të jesh bir ideal, bashkëshort i përsosur, baba i mirë, vëlla i mirë ,ndoshta të kesh simbole statusi, të sigurosh të ardhura për pushime të shkëlqyera por në këtë kohë moderne edhe të dish të luash golf nuk do të ishte keq.
Inputi i një Hipnoze kolektive që po përçohet fshehurazi jo vetëm për të infektuar figurën e gjinisë mashkullore por edhe shpirtin e popullit për të arritur një psikologji të turmës (duke mos përjashtuar këtu as mediumet televizive) është po i njëjti sistem manipulues që nuk mund të përfitojë prej njerëzve të shëndoshë e as prej të vdekurve. Objekti synues gjendet në mes të dyjave, andaj mos lejo që të tjerët të përfitojnë nga mos kujdesi yt për shëndetin tënd mendor dhe emocionet e tua të shtypura të cilat dikur përfundimisht do kalojnë në sëmundje organike.
Edhe pse ndoshta momentalisht ndodhesh ne një krizë dhe ke humbur busullën tënde të brendshme emocionale merr përgjegjësinë se nuk është vonë kurrë të fillosh të kujdesesh për psikologjinë dhe mirëqenien tënde njerëzore. Lëre burrërinë mënjanë, kërko ndihmë, bisedo me familjen, kontakto mjekun familjar, shprehu si ndihesh dhe mos lejo që çrregullimet mentale të kalojnë limitet e menaxhimit duke u futur ne rrethin vicioz depresiv, harroje atë bindjen se burri nuk qanë, se e qara është shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë e inteligjencës emocionale.
Dhe për fund ndalo thjesht vetëm të punosh, fillo të reflektosh se edhe si burrë nuk je këtu të mbijetosh por thjeshtë të jetosh.
* Shkendije Berisha Pacolli është psikologe. Jeton në Wirges 
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Serioziteti në punë sjell rezultatin e dëshiruar !

Nga: Arif Ejupi, gazetar

Isak  Ejupi, analog me ish-reprezentuesin me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane Milaim Rama, karrierën prej futbollisti e nis vetëm me përvojën e bërë në lëndinën (savak-un) e axhës Rasim Ejupi në Vendenis të Besianës. 

Nga loja me moshatarët e fshatit Isaku kah mesi i viteve të 80-ta,shkon në KF” Kristali” të Pejës, anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës. 

Forca e bollshme fizike me pak avancime në teknikë Isakun e bëjnë njërin prej sulmueseve më të mirë të kësaj skuadre. 

Ai gjatë kësaj periudhe e kryen edhe detyrën e policit të komunikacionit rrugor në Stacionin Rajonal të Pejës. 

Meqë dy-tri vite më herët kishte studiuar në Shkollën e Lartë Komerciale të këtij qyteti, ai ishte njohur edhe me shumë sportistë të tjerë të dalluar nga Deçani dhe Burimi. 

Në fillim të viteve të 90-ta,Isakun së bashku me kolegët e tij, regjimi diktatorial i Millosheviqit do t’i përjashtojë nga puna. 

Ai këtë periudhë e konsideron nga më të rëndën, sepse një vit më herët me tanke e kërbaçë Serbia, kishte suprimuar edhe Autonominë e Kosovës, si paralajmërim që shqiptarët do t’i zhveshë edhe nga e drejta për të jetuar. 

Ajo duke u munduar të zhbëjë çdo gjë shqiptare aplikon masa të dhunshme edhe në sport. 

Pas këtij akti fashist dhe të pashembullt të gjithë futbollistët shqiptarë aktivitetin e tyre e vazhdojnë në livadhe e ara të Kosovës. 

Krijimi i sistemit paralel të garave ishte mënyra e vetme për ta bindur armikun që shqiptarët nuk gjunjëzohen kurrë përpara tij. 

 

Isaku në mungesë mjetesh materiale detyrohet të kthehet nga Peja në Vendenis të Besianës,ku edhe është i lindur. 

Duke e konsideruar Lidhjen Demokratike të Kosovës si Lëvizje mbarëkombëtare angazhohet në radhët e saj. 

Ai së bashku me karateistët e njohur Xhevat Makolli, Ymer e Nezir Rama,vëllezërit Zeqir e Fatmir Sopi, Fehmi Hoxha etj,gjatë viteve të 90-ta,do të angazhohen në ekipin për mbrojtjen dhe sigurinë e 

Presidendit Rugova,dhe vrojtimin e objektit të LDK-së,në Prishtinë. 

Pikërisht në këtë objekt të ndërtuar nga pllaka iver nisin themelet e shtetësisë së Kosovës. 

LDK-së u bë promotore e të gjitha aktiviteteve brenda vendit dhe jashtë tij. Deri me krijimin e LDK-së,shqiptarët u njohën fare pak në qarqet diplomatike të botës. 

Imazhin dhe luftën e tyre të drejtë për liri e pavarësi e përbalte agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug. 

Ky fakt mund të vërtetohet fare lehtë edhe nga humumtimet në arkivat e Vjenës,Brukselit dhe Gjenevës. 

Të gjitha ngjarjet e arkivuara mbi Kosovën i referohen Tanjugut,dhe si të tilla fillim e mbarim janë të pavërteta. 

Dr.Ibrahim Rugova,kryetar i kësaj Partie të parë post-komuniste dhe President i vendit çdo të premte mbante mbledhje të rregullta. 

Ai në këto mbledhje nëpërmjet kryetarëve të Degëve të Lidhjes Demoktatike të Kosovës e njoftonte popullin e tij mbi situtën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon. 

Dr.Rugova vijimisht shprehej optimist dhe ishte i sigurt që SHBA-të,do të jenë forcë çliruese e Kosovës,së robëruar nga Serbia. 

Andaj,gjithë kapacitetin e tij intelektual dhe politikë e kishte orientuar me kohë në drejtim të SHBA-së. 

Kur parashikimet e tij dolën të sakëta Isaku e shtoi edhe më tepër dashurinë dhe respektin ndaj Dr.Rugovës,të cilin edhe sot e ka idol. 

Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia,z.Isak Ejupi i kthehet profesionit të tij të dikurshëm. 

Ai një kohë punon si Komandant i Stacionit Policor në Dardani e Kodër të Trimave në komunën e Prishtinës. 

Punën e tij e përshkon guximi dhe maturia. Edhe pse armiku kishte plaçkitur dhe rrënuar gjithçka z.Ejupi nuk dërzohet. Ai dhe ekipi i tij i konsolidojnë shpejt radhët. 

Ata në krye të aksioneve vendosin djem të shkathët,të cilët me gjakëftohësi dhe profesionalizëm i parandalojnë tentativat për krim dhe vjedhje,të bandave të ndryshme kriminale,në këtë pjesë të kryeqytetit të Kosovës. 

Detyrën prej udhëheqësi të lartë policor z.Isak Ejupi do ta vazhdojë në dy-tri mandate edhe në Stacionin Policor të komunës së Besianës. 

Ai për sukseset e treguara në punë nga Policia e Republikës së Kosovës ngritet në gradën e Majorit. 

Suksesin e z. Ejupi në rujtje rendi dhe qetësie e pati vlersëuar lartë edhe z. Agim Veliu ish-kryetar shumëvjeçar i komunës së Besianës. 

Ai pati organizuar për të gjithë të suksesshmit një Akademi solemne,ku për meritat në normalizimin e gjendjes dhe të sigurisë në komunën e Besianës,z. Ejupi dhe ekipin e tij,i pati shpërblyer me medalje dhe mirënjohje. 

 

z.Isak Ejupi edhe pse i ka kaluar të 60-tat, pasion e ka futbollin. Ai mbi një dekadë e ka kryer detyrën e Arbitërit kryesor dhe Delegatit në Superligën e Futbollit të Republikës së Kosovës. 

 

Isak  Ejupi në cilësinë e mbikqyrësit të referimit duke u konsultuar me arbitërin e futbollit Ilir Shuleta. 

Ndarja e drejtësisë me korrektësi në fushat e futbollit të Republikës së Kosovës,dhe paanshmëria kanë bërë që Isaku,nga njohësit e vërtetë të futbollit të cilësohet edhe si Arbitër i rangut evropianë. 

Dashurinë për ndarje drejtësie në ndeshje futbolli Isaku e mbolli edhe tek i biri, Alban Ejupi. 

Albani sikur dikur babai i tij me mjaft sukses po e kryen detyrën e gjyqtarit anësor të futbollit në Superligën e Republikës së Kosovës. 

  1. Isak Ejupi duke qënë gjithnjë në hap me kohën më 2009, me disa shokë të tij themelojnë “Fedaratën Sportive të Punëtorëve të Republikës së Kosovës” Atij si njërit nga nismëtarët i besohet detyra e zëvendëskryetarit të saj.

Një muaj më vonë po me iniciativën e z. Ejupi në komunën e Besianës,krijohet “Shoqata e Sporteve Marciale të Llapit. 

Isaku me një përvojë të gjatë në organizim të ngjarjeve sportive edhe në këtë institucion të rinj të sportit llapjanë e jep kontributin e tij. 

Sot,z. Ejupi e kryen funksionin e anëtarit të Komisionit të Garave pranë Fedaratës së Futbollit të Republikës së Kosovës. 

 

Nga e djathta Isak Ejupi,Abdyl Bellopoja dhe Agim Kastrati 

Një jetë në mbrojtje të rendit dhe të qetësisë,si dhe ajo pak kohë e lirë e shpenzuar në zhvillim dhe masovizim të sportit të Republikës së Kosovës,bëjnë që edhe z.Isak Ejupi të jetë pjesë e listës së emrave të paharruar! 

Marrëveshja Greko – Turke e Lozanës e vitit 1923 dhe përzënia e shqiptarëve në Turqi

Nikollë Loka, studjues, Tiranë
____
Traktati i Lozanës ishte një marrëveshje që qeveritë e Greqisë dhe Turqisë arritën në lidhje me shkëmbimin e të gjithë grekëve që jetonin në Anadolli dhe në Traki dhe atyre që kishin jetuar në Stamboll përpara vitit 1918 me të gjithë turqit që jetonin në Greqi. Shkëmbimi në të vërtetë kishte filluar gjatë ditëve të fundit të luftës për pavarësinë e Turqisë. Shpërngulja dhe shkëmbimi i popullsisë mendoi se u krye pasi shtetet greke dhe turke kërkonin homogjenizimin e popullsisë dhe shtimin e kohezionit kombëtar, si përpjekje për të ulur tensioned e brendëshme. Në lojë ishin dhe përfitimet ekonomike të palëve: grekët duke sekuestruar pronat e pasuritë e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, ndërsa turqit duke u mundur të përfitonin nga ndonjë kompensim financiar(Kaceli-Demirlika, 2013:125-126).
Në fillim të dhjetorit 1922, qeveria shqiptare, e bindur se çështja e shqiptarëve në Greqi e kishte vendin në Konferencën e Lozanës, i kishte dhënë udhëzime delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, që të bëheshin përpjekje për mbrojtjen e minoritetit shqiptar në Greqi, prandaj kërkoi që delegacioni të kryente veprimet e duhura.
Më 18 dhjetor 1922, ishte zhvilluar një mbledhje e veçantë në Këshillin Kombëtar në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në Çamëri. Nga deputetë të ndryshëm u diskutua dhe u kërkua zbatimi dhe sigurimi i të drejtave civile të kësaj popullsie, si dhe i të drejtave që i takonin asaj si pakicë. Bedri Pejani, një nga deputetët, sugjeroi që Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, të parashtronte që “Turqia nuk kishte të drejtë të merrte proteksionin e elementit shqiptar me besim mysliman të Çamërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi. Me këtë rast,- vërente ai,-çështja e popullsisë çame, duhej të rregullohej në mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke”(Rama, 2005, 42-45).
Mehdi Frashëri, përfaqësuesi shqiptar në Lozanë, më 11 janar 1923, i dërgoi një notë Kryetarit të Komisionit të Pakicave, italianit Montagna, ku tërhiqte vëmendjen për fatin e shqiptarëve me banim në Greqi, duke kërkuar që “të merreshin masa, me qëllim që të ruhej elementi shqiptar nga një trajtim i dhimbshëm”. Frashëri shtonte se “përfshirja në shkëmbimin e shqiptarëve, që po diskutohej, duke e konsideruar atë si turke, edhe pse s’kishte asnjë lidhje gjaku, gjuhe e zakoni me elementin turk, do të ishte një padrejtësie madhe, e hidhur dhe me pasoja”(Kaceli-Demirlika, 2013,122-123). Pavarësisht nga deklarimet publike që u bënë për të qetësuar qeverinë shqiptare, në marrëveshjen e fshehtë që realizuan midis tyre, delegacionet e Greqisë dhe të Turqisë e mbështetën shkëmbimin e popullësisë mbi kriterin e fesë, siç parashikohej në Konventën e Lozanës(Baltsiotis,2011)
Nën monitorimin e Fuqive të Mëdha e të Lidhjes së Kombeve, më 30 janar 1923, u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në një nga nenet e tij përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi me atë greke në Turqi. U vendos që të ngrihej një komision i Lidhjes së Kombeve për të ndjekur zbatimin e dispozitave të shkëmbimit, së bashku me disa nënkomisione(Sheme, 2020). Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: ”…duhet të kryhej shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks, grekëve të vendosur në tokat turke me shtetasit grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.” Edhe pse të dy palët ranë dakord që nga kjo marrëveshje të përjashtonin popullsinë shqiptare që jetonte në Greqi, përsëri si Athina ashtu edhe Ankaraja nuk iu përmbajtën zotimeve të tyre.(Komina, 2016:72)
Përdorimi i kriterit fetar në përcaktimin e elementit që do të përfshihej në shkëmbimin e detyruar të popullsisë linte shteg për abuzime. Kjo vlente në rradhë të parë për popullsinë shqiptare që banonte në zonën e Çamërisë dhe të Maqedonisë(Bello, 2015:198). Ky shkëmbim i madh i detyrueshëm i popullsisë, ose dëbimi i ndërsjellë i rënë dakord, nuk bazohej në gjuhën ose përkatësinë etnike, por në identitetin fetar dhe përfshinte pothuajse të gjithë qytetarët e krishterë ortodoksë të Turqisë, së bashku me qytetarët e saj ortodoksë turqishtfolës dhe shumicën e qytetarëve myslimanë të Greqisë, duke përfshirë shtetasit e saj myslimanë greqishtfolës. Sipas studiuesve shqiptarë, “ky spastrim etnik i sofistikuar, ishte tërësisht i pabazuar në të drejtën ndërkombëtare të kohës, por vetëm mbi një marrëveshje krejtësisht të padrejtë bilaterale greko-turke”(Bashkurti, 2012:277).
Të gjitha përfaqësitë diplomatike shqiptare vepruan në mënyrë aktive, një aktivitet të dendur patën edhe diplomatët e dërguar në shtete që ende nuk kishin një marrëveshje akreditimi me shtetin shqiptar. Juridikisht qeveria shqiptare u mbështet në detyrimet e qeverisë turke dhe asaj greke për respektimin e Traktatit turko-grek të 14 nëntorit 1913 si dhe atij të Sevres të 20 gushtit 1920, të cilët garantonin respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare(Komina, 2016:73). Në përpjekje për ta ndërkombëtarizuar problemin e shkëmbimit të popullsisë çame si popullsi turke u shquan diplomatët shqiptarë si: Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, Benoit Blinishti, konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Gjenevë, Mehdi Frashëri, përfaqësues në Lidhjen e Kombeve etj.(Komina, 2016:72)
Përpjekjeve të shpeshta të shtetit shqiptar për të bërë të mundur mos shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Greqi si popullsi turke, Athina zyrtare iu përgjigj, me akuza ndaj shtetit shqiptar se “po ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë”. Në mbështetje të palës greke u vu edhe Komisioni Mikst, i cili pranoi tezën greke se popullsia shqiptare duhet të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar se ishte me origjinë shqiptare, në mënyrë që të mos këmbehej si popullsi turke(Komina, 2016: 218). Nga ana tjetër, krahas me intensifikimin e dhunës dhe terrorit mbi popullsinë shqiptare autoktone, qeveria greke filloi edhe vendosjen e kolonëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Kontingjentet e para të kolonëve grekë filluan të dukeshin në fshatrat shqiptare qysh nga vjeshta e vitit 1923(Komina, 2016: 219).
Edhe qeveria turke nuk kishte pranuar që popullsinë çame ta njihte si popullsi myslimane shqiptare, në kuadrin e minoritetit, gjë e cila u shkonte për shtat interesave politike greke, për ta shpërngulur këtë popullsi dhe për ta zëvendësuar me popullsi greke. Duke hasur në këto vështirësi, në interesat politike të qeverisë shqiptare ishte zhvillimi i një diplomacie dhe një politike të jashtme aktive, që të bëheshin përpjekje maksimale për të shpëtuar popullsinë myslimane shqiptare nga shkëmbimi(Komina, 2016:74). Mithat Frashëri, duke iu referuar Traktatit të Lozanës (Konventës) theksonte; “Turqia nuk është aspak e autorizuar të flasë për myslimanët në përgjithësi, sepse ka 200 milionë individë muhamedanë kudo nëpër botë, dhe vetëm Turqia ka 7 milionë të tillë. Është e vështirë të pranohet se në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë pretenduar të vendosë për fatin e myslimanëve shqiptarë”(Kaceli-Demirlika, 2013:140). Zyrtarët turq nuk u treguan të sinqertë në takimet që zhvilluan me zyrtarët shqiptarë. Ndërkohë që kishin premtuar se “shqiptarët do të përjashtoheshin nga shkëmbimi, ata vazhduan përpjekjet për të nxitur tërheqjen e shqiptarëve në Turqi. Me 13 prill 1924, Mithat Frashëri raportonte nga Athina se “delegati turk, Hamdi Beu kishte shtruar një darkë me disa klerikë fanatikë dhe propagandonte në mes të myslimanëve, duke u thënë se “në Anadoll do të kishin kushte më të mira”(Bello, 2015: 209-2010).
Qeveria turke, pavarësisht angazhimeve publike, që nga disa studiues trajtohen me lehtësi si vullnet zyrtar turk për t’i përjashtuar shqiptarët nga shkëmbimi, ishte e vendosur të merrte sa më shumë popullsi myslimane nga Greqia, pavarësisht kombësisë së tyre. Në një nga fjalimet e tij në Izmir, midis të tjerave Mustafa Qemal Ataturku do të theksonte:“Unë mendoj se për të rritur popullsinë turke… është e nevojshme të sjellim elementë nga Maqedonia dhe Traka Lindore”(Kaceli-Demirlika, 2013: 124), pa specifikuar se çfarë kombësie do të kenë ata. Përfaqësuesit turq në Komitetin dhe nënkomitetet e përziera vazhduan zbatimin e këtij procesi në disfavor të popullsisë çame shqiptare dhe në interes të ripopullimit të rajoneve turke, që mbetën bosh nga zhvendosja e 1 300 000 grekëve në Greqi(Shaqiri, 2016:18). Mehmet Necati bej, Ministri Turk i Shkëmbimit kishte deklaruar se “janinjotët e vendosur në krahinën e Stambollit s’janë shqiptarë, por janë turq dhe janë pritur si turq”(Shaqiri, 2016:18). Pra zyrtarët turq po vazhdonin të mendonin si në kohën e Perandorisë osmane, ku nuk bëhej diferencimi i fesë me kombin, duke tërhequr në shkëmbim dhe shqiptarët.
Qeveria Shqiptare e bëri çështjen e shkëmbimit problem ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit 1925, gjatë seancës së 37-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesi shqiptar Mehdi Frashëri iu referua një “marrëveshjeje” midis Athinës dhe Ankarasë lidhur me vendosjen e 5000 shqiptarëve të Epirit në Turqi dhe kërkoi përjashtimin përfundimtar të myslimanëve të Çamërisë nga shkëmbimi i popullsive. Përpjekjet për të ndaluar shkëmbimin e mëtejshme të kësaj popullsie me atë greke, nuk pushuan prej qeverisë së Tiranës edhe gjatë viteve 1926-1927. Shumë herë Tirana zyrtare iu drejtua si organizmave ndërkombëtare (Lidhjes së Kombeve), kryesisë së Komisionit Mikst, ashtu edhe qeverisë turke. Një rol aktiv në këtë çështje luajti sërish Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Ankara Rauf Fico, i cili iu drejtua drejtpërdrejt instancave më të larta të qeverisë turke, që të mos pranonin më shkëmbimin e popullsisë çame me atë greke(Komina, 2016: 85), por autoritetet turke mbajtën qëndriem të paqarta, ndërkohë që vazhdonte shkëmbimi. Nga ana tjetër, pavarësisht ofensivës diplomatike të Tiranës zyrtare, Greqia vazhdoi të shpikte arsye të paqena, për ta përfshirë popullsinë shqiptare në listat e shkëmbimit. Për ditë e më shumë bëhej e qartë mospërfillja e premtimeve që kishte dhënë Athina dhe demagogjia e deklaratave të Kakllamanosit nëKonferencën e Lozanës, si dhe mospërfillja e garancive të Venizellosit. Shtypi i kohës dhe qarqet zyrtare shqiptare shqetësimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që kërcënohej nga shpërngulja e shprehën me një solidaritet të thellë, duke bërë thirrje që të merrej çdo masë për t’i pritur e sistemuar në Shqipëri, ata që nuk donin të shkonin në Anadoll(Komina, 2016: 221).
Shkëmbimi i popullsisë, i realizuar pas nënshkrimit të Konventës greko-turke të 30 janarit 1923, nga dy figurat kryesore politike turke dhe greke të asaj kohe, përkatësisht Ataturku dhe Venizelos,- sipas studiuesve perëndimorë, shpreh këndvështrimin nacionalist të tyre. Shkëmbimi i popullisë i ndihmoi ata në krijimin e shteteve-kombe me fe homogjene. Turqia parashikonte që asimilimin e elementit shqiptar ta realizonte në një fazë të dytë, sa më shpejt që të ishte e mundur.
Të përzënë prej trojeve të tyre me forcë, shqiptarët myslimanë të Greqisë u degdisën në Anadoll, ku nuk duruan dot as klimën dhe as kushtet e jetesës. Për pasojë vdiqën në masë pleq, fëmijë e gra. Një pjesë fare e vogël mundi të kthehej në Shqipëri, ndërsa të tjerët iu nënshtruan vuajtjeve dhe mjerimit në tokat e shkreta të Anadollit. Vetëm në zonën e Izmirit e qytetet përreth, si Meneme, Saqe, Çeshme, Menisa, etj., u vendosën mbi 2000 familje çame. Sot Izmiri konsiderohet kryeqendra e shqiptarëve të Çamërisë në Turqi. Popullsia e dëbuar me forcë u vendos kryesisht në rajonin e Stambollit, të Izmirit, të Bursës, të Kaiserit, të Konjës, të Ankarasë, të Samsunit, të Zonguldakut, etj. Si rezultat i shpërnguljes së dhunshme qytete dhe fshatra të tëra u boshatisën nga popullsia shqiptare. Kështu Gardhiqi nga 400 shtëpi që kishte më 1913, në vitin 1925 mbetën 80, Dragomia nga 160 shtëpi në 18, Karbunari nga 300 shtëpi në 120, Parga nga 300 shtëpi në 40, ndërsa në disa fshatra si në Petrovicë nuk mbeti asnjë shtëpi(Sheme: 2020).
Në traktatin greko-turk, shqiptarët nuk qenë palë e nënshkrimit, megjithatë u përdorën si elementë në shkëmbimin e popullsisë. Traktati plotësoi dëshirat greke dhe turke, duke dhunuar ashpër të drejtat e popullsisë shqiptare në Greqi.
Këmbëngulja e Qeverisë Shqiptare bëri që në vitin 1926, tre vjet pas përfundimit të bisedimeve dhe pazareve diplomatike, popullsia myslimane e Çamërisë të klasifikohet “me origjinë shqiptare” (αλβανικήςκαταγωγής) dhe të përjashtohet nga shkëmbimi (Baltsiotis, 2011), por tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, shumica e popullsisë shqiptare të Greqisë tashmë ishte deportuar për në Turqi. Në fakt, shkëmbimi duket se i ka çuar gradualisht myslimanët shqiptarë të Greqisë të kthehen drejt Shqipërisë në kërkim të mbrojtjes dhe në përgjithësi, ka çuar në krijimin e lidhjeve më të forta midis shtetit shqiptar dhe asaj popullsie.
Literatura
Bledar Komina(Disertacion), Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet 1920-1939, Universiteti i Tiranës 2016.
Hasan Bello, Marrëdhëniet shqiptaro – turke 1912-1939, Tiranë 2015.
Fatmira Rama, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja çame dhe integrimi evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005.
Hekuran Rapaj, Traktati i Lozanës, fatkeqësia e trojeve dhe e popullsisë çame, https://www.voal.ch/traktati-i…/multimedia/dossier/
Ilirjana Kaceli-Demirlika, Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939, disertacion, Universiteti i Tiranës 2013.
Klodjan Shaqiri, The Treaty of Lausanne and the expulsion of Albanian Chams in Tyrkey, Bjes,Volume 12 Number 1, September 2016.
Lambros Baltsiotis, The Muslim Chams of Northwestern Greece, The grounds for the expulsion of a “non-existent” minority community, https://journals.openedition.org/ejts/4444
Lisien Bashkurti, Çamëria-në rrugën e zgjidhjes, Akademia Diplomatike Shqiptare, botimet “Geer”, Tiranë 2012.
Selman Sheme, Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme, https://www.zaninalte.al/…/shqiptaret-e-camerise-ne…/