Kreu Blog Faqe 1072

30-Vjetori i takimit Meksi – Clinton

Nga: Frank Shkreli

30-Vjetori i takimit të ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi me Presidentin Bill Clinton dhe zëvendës Presidentin Al Gore në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, kryeministri i parë post-komunist i atij vendi, i qeverisë së dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë me delegacionin e tij (Arian Starova dhe Roland Bimo) në takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe Zëvendës Presidentin Al Gore në Shtëpinë e Bardhë, 22 Prill, 1993. (Autori në të djathtë të fotos)                 
Ishte 22 Prilli, 1993. 30- vjet më parë Muri i Berlinit ishte shembur, regjimi komunist i Enver Hoxhës, të paktën në sipërfaqe dukej se kishte rënë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane pas një ndërprerjeje të njëanshme prej pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi diktatorial -komunist -enverist ishin rivendosur me 15 mars 1991. Delegacioni i parë diplomatik amerikan vajti menjëherë në Shqipëri për të filluar kontaktet e para dhe kishte ndërmarrë hapat e parë për hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mars/prill, 1991, në Tiranë. Ekzistonte një entuziazëm i paparë deri atëherë nga Tirana zyrtare dhe Kombi shqiptar në përgjithësi, por edhe nga Washingtoni zyrtar, për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy kombeve tona: të ndërprera, aq brutalisht, për pothuaj 5 dekada nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës.

Gjithçka kishte filluar me këmbë të mbarë në marrëdhënie të reja ose të njoma aq shumë inocente që dukeshin në atë kohë përballë realitetit të sotëm, midis dy kombeve tona. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Dr Sali Berisha, i ftuar nga Presidenti George H. Bush i vjetër, kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 1992.

Një vit më vonë, me 22 prill, 1993 Kryeministri i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi ishte ftuar në Washington nga Presidenti demokrat Bill Clinton. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Clinton kishte ftuar udhëheqës shtetesh e qeverish nga Evropa Lindore/Qendrore për të marrë pjesë në hapjen e Muzeut të Hollokaustit në Washington, Prill, 1993. Takimi ishte gjithashtu edhe një rast i mirë për udhëheqësit e rinj amerikanë që të takoheshin me disa prej udhëheqësve post-komunistë të Evropës Lindore/Qendrore, me të cilët do merreshin për 8-vitet e ardhshme të mandatit Clinton/Gore.

Shqipëria përfaqësohej nga Kryeministri i saj, Aleksandër Meksi me delegacionin e tij, i cili zhvilloi një takim me Presidentin Clinton e që pas pak kohë, takimit iu bashkua edhe Zëvendës Presidenti Al Gore. Të dy udhëheqësit amerikanë u treguan shumë të interesuar për zhvillimet demokratike në Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon, duke marrë parasysh luftën në ish-Jugosllavi. Të gjithë e dinin se ishte çështje kohe që lufta do përhapej edhe në Kosovë.

Sikur të ishin dy miq të vjetër…para takimit zyrtar 22 prill, 1993

Shqipëria kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike të Shqipërisë  në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Ëashington kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një subjekt bisedimi Meksi/Clinton, në takimin e tyre 30-vjet më parë: më 22 prill, 1993.

Ndër vendet që përfaqësoheshin në atë tubim të organizuar nga Shtëpia e Bardhë ishin Shqipëria, Portugalia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, Moldova dhe natyrisht edhe Izraeli, pasi kremtohej hapja e Muzeut të Hollokaustit në Washington. Qysh atëherë, Shqipëria kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike të Shqipërisë në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Washington kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një subjekt edhe i takimit Meksi/Clinton në takimin e tyre 30-vjet më parë – më 22 prill, 1993.

  • Shënim nga historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Sa për kujtesë zotërisë Belind Këlliçi 

0

     

 Eshref Ymeri  

 I nderuar Belind, 

Së pari, ju përshëndes për aktivitetin tuaj shumë të dendur në shërbim të Partisë Demokratike. Dëshiroj që fushata juaj në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit, të përfundojë me sukses, në mënyrë që më 15 maj ju të jeni në krye të Bashkisë më të madhe të vendit. Jam plotësisht i bindur se të gjithë qytetarët e Tiranës, sipas premtimit tuaj, do të jenë shumë të kënaqur me qarkullimin falas me autobusë urbanë. Ky do të jetë një lehtësim i madh për ta. Le të shpresojmë që autobusët urbanë do të jenë të pajisur po në atë mënyrë, si edhe në Luksemburg, siç i përshkruan bashkatdhetarja jonë që jeton dhe punon atje si kuzhiniere, zonja Majlinda Mirakaj, në informacionin me titull “Transporti falas në Luksemburg. Kuzhinierja: Urbanët janë pa faturino dhe me kamera”, të botuar në faqen e internetit “euronews Albania” të datës 10 prill 2023. 

Së dyti, siç e dini shumë mirë, kryetari i tanishëm i Bashkisë, Erion Veliaj, në vitin 2017, e rriti çmimin e ujit me 40%. Pra, Erion Veliaj, në vend që t’ua lehtësonte qytetarëve barrën e rëndë të taksave, i rëndoi edhe shumë më tepër. Pra, ai veproi jo si kryetar bashkie, por si një oligark-kriminel, sigurisht, me dijeninë dhe përkrahjen e plotë të Ramës. Në pikën 5 të premtimeve tuaja, ju keni deklaruar se do ta lehtësoni  barrën fiskale për biznesin  e vogël dhe të mesëm. Por a mendoni që ta ulni taksën e ujit, me të cilën Erion Veliaj i goditi qytetarët e Tiranës me dajakun e rëndë të varfërisë? 

Së treti, qyteti i Tiranës, që nga koha e diktaturës komuniste, ka trashëguar dhe vazhdon ta ketë në trashëgim erën e keqe të ujërave të zeza të kanalit të Lanës. A nuk do të ishte mirë që krejt ai kanal, në tërë gjatësinë e vet, të mbulohet me harqe betoni, sipër të sheshohet dhe të shtrohet me asfalt, në mënyrë që të shmanget era e rëndë e ujërave të zeza dhe të shërbejë edhe si shëtitore? 

Së fundi, gjatë këtyre 32 vjetëve, të gjithë kryetarët e bashkisë patën premtuar se do ta zgjidhin një herë e mirë furnizimin e qytetit me ujë për 24 orë. Por të gjitha ato premtime kanë rezultuar mashtrime të turpshme. A mendoni se mund të jetë i mundur furnizimi i banorëve me ujë, ditë e natë, pa ndërprerje, pa fuçi nëpër taraca? Edhe sa kohë banorët e kryeqytetit do të vazhdojnë të jenë në mëshirën e ujëmbledhësit të Bovillës? A mendoni se kryeqytetit duhet t’i shtohet furnizimi me ujë nga të tjera burime, nga të tjera rezerva ujore, me të cilat vendi ynë është mjaft i pasur? 

Në mbyllje dëshiroj t’i ftoj qytetarët e nderuar të Tiranës ta japin votën për kandidaturën tuaj, të mos bëjnë tregti me votën. Në të kundërt, nëse shumica do të votojë për Erion Veliajn, atëherë do të më duhet t’u them se kanë votuar për dajakun e varfërisë, çka më kujton diçka nga historia. 

Sigizmund von Herbershtein (Siegmund von Herberstein – 1486-1566), baron, diplomat i Perandorisë së Shenjtë Romake, me kombësi austriake, shkrimtar dhe historian, zotërues i dialekteve sllave, çka e pati ndihmuar për punimet e veta për Rusinë, famën më të madhe, si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj, e pati fituar për veprat e shumta që pati krijuar për gjeografinë, për historinë dhe për organizimin e bredshëm të shtetit rus. Ja çfarë shkruante ai për popullin rus: 

“Populli rus ka më shumë prirje për të qenë i skllavëruar, sesa i lirë. Pata dëgjuar se si shërbëtorët ankoheshin se zotërinjtë i rrihnin  në një mënyrë të pamjaftueshme”. 

Ju uroj shëndet, mbarësi dhe fitore më 14 maj.  

Kaliforni, 23 prill 2023 

Petkoviq – kontradiktor apo si mund të pushtohet vend yt?

0

Gani I. Mehmeti 

PETKOVIQ – KONTRADIKTOR 

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”.  

Si mund të okupohet një vend që është i tij? 

Petkoviq, siç shkruan më lart, është Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë. Ky “drejtor” e njeh Kosovën, ky drejtor pranon se Veriu i Kosovës i takon Kosovës. Ky drejtor thot  se “populli serb në Kosovë, i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”. Pra, edhe është i Kosovës, edhe e okupuaka vendin e vet Kosova, veriun e Kosovës, deri sa vetë Petkoviq e pranon se ai vend është i Kosovës. 

Jo Petkoviq, Serbia po përpiqet ta okupojë veriun e Kosovës, Kosova nuk ka nevojë ta okupojë, pse është territor i Kosovës. 

Petkoviq: Fitues të zgjedhjeve, serbët që bojkotuan votimet! 

Jo Petkoviq, serbët nuk fituan zgjedhjet me bojkotim, por me përndjekjen më se të12 mijë shqiptarëve në vitin 2000 nën “përkujdesjen” dhe ndihmën e KFOR-it, e qëllimi po shihet sot, se nuk do të ishin serbët shumicë në Mitrovicën e Veriut, që u nda nga Mitrovica e Jugut, deri sa nuk e kemi asnjë qytet as komunë tjetër të ndarë në Kosovë. Këtë e bëtë ju me ndihmën e ndërkombëtarëve, me qëllim që ju ta okuponi, jo Kosova, se është territor i Kosovës, e jo i Serbisë. 

Me të njëjtën parollë doli edhe Vuçiq, i cili tha: “Veriu i Kosovs po pushtohet”!  

E nga kush, nga Kosova! Edhe veri i Kosovës, edhe i pushtuar nga Kosova! 

Njësoj sikur të thuhet se Svetozareva po pushtohet nga Serbia! 

Tim Shkupi në RTV Dukagjini: “S’ka islamofobi në Kosovë, por ka shqiptarofobi” (video)

0

Ai ka drejtuar kritika, respektivisht, ndaj profesorit Nexhmedin Saphiun, juristit Abdullah Kilnaku dhe Fuad Ramiqit, ish-drejtuesit të Lëvizjes Islame “Bashkohu”.

Sipas Shkupit, në Kosovë nuk ka islamofobi, por ka shqiparofobi, e sipas tij, kjo vije për shkak të personave si Spahiu, Klinaku e Ramiqi.

“Unë nuk jam mysliman, unë jam shqiptar… sa për fillim nuk ka islamofobi në Kosovë, por ka shqiptarofobi, dhe shiptarofobia është aq e madhe prej Aleancës sllavo-myslimane… Po i shkruan jurist dhe po fol sikur më qenë ndonjë anëtar i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit që i ka ndjek shqiptarët… Ky s’qenka jurist, por qenka agjitator i Vëllazërisë myslimane në Kosovë…nëse e ndaleni te koncepti i kombit, nuk është vetëm me ja fut kot si Nexhemendin Spahiu apo Fuad Ramiqi…Feja ime është shqiptaria…”

Këtu mund ta shihni videon e plotë:

Tim Shkupi: Nuk ka islamofobi në Kosovë ka Shqiptarofobi – YouTube

Tim Shkupi në Kojshia Show e shpartalloj ligjëratën e deritashme të hoxhallarëve, që i ftoi madje të vinin me pi “shurrë deveje…”

0

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë të ftuar ishin analisti Nexhmedin Spahiu dhe Musa Lamallari nga Shkupi, i njohur si Tim Shkupi, të cilët diskutuan për temën se a ka islamofobi në Kosovë.

 

Tim Shkupi, me të filluar emisioni, bëri një deklaratë ku thumboi imamët Shefqet Krasniqin dhe Irfan Salihun.

Ai tha se dëshiron të shkojë në “xhenet” të këtyre dy të fundit, sepse siç thotë ai, atje ka hyrija.

Këtu mund ta përcillni videon e plotë:

Kojshia Show – Nexhmedin Spahiu & Tim Shkupi, Xhavit Vitia-“Timi po du me shku e xhenet te hyrijat” – YouTube

Zgjedhjet e mbajtura sot në katër komunat veriore, në aspektin e sigurisë vlerësohen të qeta dhe pa asnjë incident 

0

Prishtinë, 23 prill 2021 

Policia e Kosovës (PK), deri në këtë fazë realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, proces ky i cili në aspektin e sigurisë vlerësohet se ka kaluar i qetë dhe pa asnjë incident  

Përveç ofrimit të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, plani operativ ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjen e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në bashkëpunim dhe koordinim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar.  

Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përcjelljen e materialit sensitiv e deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor. 

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun                                           

Data:    23.04.2023  

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë 

DnV: Zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, të improvizuara e të bojkotuara nga komuniteti serb

0

 “Demokracia në Veprim” përmes ekipeve mobile ka vëzhguar sot procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Vëzhguesit tanë kanë vizituar pothuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura në këtë pjesë.Refuzimi i subjekteve politike nga komuniteti serb për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe tërheqja e kandidaturave pas certifikimit nga KQZ, ka rezultuar me bojkotim të zgjedhjeve nga ana e votuesve të komunitetit serb në këtë pjesë. Në këtë drejtim, rol kanë luajtur edhe thirrjet dhe kërkesat e vazhdueshme të Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje të votuesve serb.Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, është vërejtur një improvizim i procesit zgjedhor, duke nisur nga zhvillimi i zgjedhjeve në kontejnerë, që kanë zëvendësuar rreth 70% të qendrave të zakonshme të votimit. Qendrat e improvizuara të votimit kanë qenë të vendosura përgjatë rrugëve magjistrale, larg zonave të banuara, duke qenë kësisoj vështirë të arritshme nga votuesit potencial. Gjithashtu, shumica e vendvotimeve kanë qenë të fuzionuara në qendra alternative të votimit, ku numri i votuesve të regjistruar për qendër ka arritur deri në rreth 6 mijë sosh.Siguria e procesit zgjedhor është garantuar nga Policia e Kosovës, e cila ka pasur prezencë në afërsi të të gjitha qendrave të votimit. Si rrjedhojë, procesi zgjedhor është përmbyllur pa asnjë incident apo kërcënim të integritetit të procesit zgjedhor.Përveç nga DnV-ja, procesi zgjedhor në secilën qendër të votimit është vëzhguar edhe nga vëzhgues të dy organizatave jo-qeveritare lokale që veprojnë në veri të vendit.Përderisa në zonat e banuara nga komuniteti serb ka pasur bojkotim pothuajse të plotë të zgjedhjeve, në zonat e banuara nga komuniteti shqiptar, është evidentuar një trend më i lartë i daljes në votime.Në këtë mënyrë, ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to.

VV-ja e PDK-ja fitojnë zgjedhjet në veri

0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna.

VV-ja do të udhëheqë në Mitrovicën e Veriut. Kandidati i saj, Erden Atiq ka fituar 519 vota apo 66.5 për qind. Pas tij është renditur kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendi, që mori 186 vota apo 23.8 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica mori 75 vota apo 9.6 për qind.

Në Leposaviq, Lulzim Hetemi i VV-së mori shumicën e votave. Hetemi mori 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Aleksandar Jabllanoviq, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Ndërkohë, PDK-ja do të udhëheqë me Zubin-Potokun. Kandidati i saj, Izmir Zeqiri, fitoi ngushtë ndaj kandidatit të VV-së, Flatron Hasani. Zeqiri mori 196 vota apo 52.1 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.9 për qind.

PDK-ja do ta ketë kryetarin e komunës edhe në Zveçan. Ilir Peci mori 114 vota apo 60 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 71 vota apo 37.4 për qind. Sllagjana Pantoviq mori pesë vota apo 2.6 për qind.

Vetëm 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë të dielën në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Image

Pas krahasimit të Kurtit me Millosheviqin nga Gjuriqi 

0

Gani I. Mehmeti 

  • NUK KA SHQIPTAR QË DO BËHEJ  MILLOSHEVIQ!

“Është e çuditshme të shohësh Kurtin duke ndjekur gjurmët e Sllobodan Millosheviqit. Ne kemi nevojë për një mentalitet krejtësisht të ndryshëm nëse presim që rezultatet të jenë ndryshe”, shkroi Gjuriq në Twitter.  

A thua, di Gjuriqi se çka është fyerja?  

Sikur të dinte Gjuriqi se çka është fyerja, ai vetë do të ishte më i dinjitetshëm, do të ishte i drejtë e i arsyeshëm në sjelljet e tij arrogante në shumë biseda, qëndrime e intervista të tij. Apo, mos është më shumë fyerje mosdalja në zgjegdhje e serbëve të ndikuar nga Vuçiqi, që lirisht mund të merret si ndërhyrje e një shteti në punët e brendshme të shtetit tjetër. 

Çka kupton ai me kthim prapa? 

Me kthim prapa, me gjasë kupton kohën e Millosheviqit, por ne nuk kemi bërë krime, përndjekje e as masakra në serbë, siç bënë ata në kohën e Millosheviqit e edhe më pas, me rastin e përndjekjes së shqiptarëve nga Mitrovica Veriore, në vitin 2000 edhe nën komandën e KFOR-it. 

Çfarë marrëveshjesh të njëanshme ka anuluar Kurti, sipas Gjuriqit? 

Kurti nuk ka anuluar asnjë marrëveshje. Ai, madje nuk ka paraqitur asnjë kusht për të vazhduar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, Vuçiqi ka kërkuar sa e sa herë kushte për çështje të ndryshme për vazhdimin e bisedimeve mes dy shteteve. Ai, madje bën ekzibicione të llojlljoshme për t’u bishtnuar bisedimeve, sa edhe nuk nënshkruan marrëveshjet, ani pse i pranon, për një lloj “arsyetimi” se nuk ka nënshkruar, duke mos e marrë seriozisht asnjërën nga marrëveshjet, përveç formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje duke kërkuar atë edhe me kompetenca ekzekutive!  

E, si mund të formohet një Asociacion i një pakice prej 3 – 5 %, deri sa Asociacioni i të gjitha komunave nuk është me të drejta të kompetencave ekzekutive! Kjo është tejet absurde. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, meqë është një asociacion politik, mund të formohet por pa kompetenca ekzekutive. Ai asociacion do t’u japë të drejtë në bashkëpunim mes veti komunave me shumicë serbe, dhe ai gjithsesi të jetë e të mbetet në rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. 

Ku është ushtrimi i brutalitetit ndaj serbëve nga Kurti dhe në çfarë rastesh? 

Vallë, a e di Gjuriq se kush ka ushtruar brutalitet dhe ndaj cilit popull? Këtë brutalitet e ka zhvilluar vetë Millosheviqi me Vuçiqin dhe bashkëpunëtorët e tjerë kundër shqiptarëve gjatë gjithë viteve të 90-ta. E, nëse paska ndonjë rast brutaliteti, përveç pse Kurti është për sovranitetin e Kosovës në të gjithë vendin e tij, le të tregojë. Gjuriq duhet të pajtohet se Kosova është shtet, ore. Duhet t’i lë shakatë. 

Ku janë ato gjurmë të Kurtit që po e ndjek Milloshevioqin? 

Sa serbë u vranë, u plagosën, u  rrahën, u maltretuan, u larguan prej pune, u ndoqën nga Kosova brenda këtyre dy viteve, sa Kurti është në pushtet, ashtu si kishte vepruar Millosheviqi ndaj shqiptarëve? Sikur të shkonte Kurti gjurmëve të Millosheviqit, do duhej përndjekur serbët nga Kosova dhe do të zbrazej Kosova prej tyre. 

Së fundmi, le ta japë një shembull! Por, ajo çka është qenësore sipas Gjuriqit, më mjafton se e paska kuptuar gjenocidin e Millosheviqit ndaj shqiptarëve, për çka e fajëson atë, për çka do duhej të distancohej prej Millosheviqit, jo të bëhet vetë Millosheviq në raport me shqiptarët dhe Kosovën. 

Për çfarë mentaliteti të ndryshëm e ka fjalën Gjuriq, për të qenë rezultatet ndryshe? 

Mentalitetin do duhej ta ndryshonte Gjuriq, i cili ka edhe sot mentalitetin e Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Ai me mentalitetin e rtij, do duhej të pranonte Pavarësinë e Kosovës. Ky do të ishte ndryshimi i mnentalitetit, e assesi të bie sërish nën okupimin e Serbisë, siç e kërkon Vuçiqi, Gjuriqi e tjerët në Beograd.

Nga krematoriumi ndaj Shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, deri tek kampi i Bllacës

0

Akademik Prof Dr Hakif Bjarami, historian 

  • KË E AKUZOJNË PLAGËT E SHQIPTARËVE DHE KUSH I NXITI 1836-1999 

Si t` i kujtojmë plagët tona dhe kush po na “imponon” që t` i plasojmë në frigorifer, është pyetje e pyetjeve sot. E vërteta, tërë një popull më 1999 ishte kthyer në kamp përqëndrimi, prandaj BLLACA ishte vetëm një pjesë e atij kampi që quhet Kosovë.  

1.Programet fashiste serbiane që prodhuan mizori shekullore 

Tragjedia shqiptare e përjetuar në Bllacë më 1999, është plagë që sot mendon, flet dhe akuzon Serbinë  fashiste e stërmbushur me krimnel të pandëshkuar. Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë I kishte të gjitha programet për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të dali në pjesën Jugore të Adriatkut. Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e vizatojnë progarmet që e nxitën tragjedinë shqiptare:  

1.Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi svi i svuda) 1836; 

2.Ilija Garashanin, Naçertania 1844; 

3,P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881; 

  1. Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885;
  2. Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do istrage vase ili nase) 1902;
  3. Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910; 

7.Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910; 

  1. Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  2. Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  3. Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje Severne Albanije);

 11.Zgjërimi territorial I Serbisë (Teritorialno sirenje  Srbije) 1913 I 1919; 

  1. Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar (Arbanski problem) 1920;
  2. Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje Aranuta) 1937;

 14.Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi  (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938; 

 15.Ivo Andriq,Ndarja e Shqipërisë  ( Podela Albanie) 1939; 

  1. Stevan Moleviq,Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941; 
  2. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942;
  3. Vasa Çubriloviq,Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944;

19, J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953; 

  1. Draza Markoviq , Libri I Klatërt (Plava kniga) 1976;
  2. Paltforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;

 22.Memorandumi I Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;  

23,Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba I Crnogoraca sa Kosova I povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej-hb);  

24.Kolonizmi I katërt I Kosovës ( Çetverta kolonizaia Kosova) 1988-1994;  

  1. S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse “PATKOI” (Koridori istrebljenja) 1995/6. Këto programe në shkallëm me mekstreme fashiste, do të shpërthejnë si qelbi I ithatit në fund të shekullit XX, për ta shfarosur popullin shqiptar në Kosovë dhe për ta siellë në radhë Shqipërinë. Këto programe kanë synim ekstrem daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përmes tokave shqiptare. 

Në bazë të këtyre progarmeve kush ka sot të drejtë sërish të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga grigjat e kriminelëve Serbian, të çdo lloji. Këto progarme tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh, se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Sllovenët, Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet Shqiptarët. 

Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlit më 1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbiane nuk do të ndalen së punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë  1844 (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte një fotokopje e Pernadrisë mesjetare të Dushanit, i cli më 1346 u promovua si “Car Srba, Arbanasa I Bugra”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi S. Millosheviqi, të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë populli serbian sot, për të startuar një ditë në fqinjësi të mire me shqiptar, pse jo. Nga viti 1836, Kisha serbiane do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që do të ishte vetëm I serbianëve, duke I luftuar shqiptarët në rend të pare dhe pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, dhe të fillojë pastaj me bullgarët në fund. Dhe, me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin asnjë patron nga Fuqitë evropiane, militarizmi Serbian do të kujdeset që Shqiptarët t` i shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1877 e I trimëruar nga vendimet e Kongresit Berlinit-1878), dhe nepër etpa si do të veprojë nga viti 1913 e deri më 1999, duke e rritur “tirazhin” e krimeve, pa kursyer asgjë. 

Shpernguljet nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptar etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrale) në Anadolli 1950-1966  I depërtoi 415 000 shqiptarë, boshnjak dhe turq të deklaruar ; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky deportim është realizuar nepër tri vija largimi me dhunë:1. Pyka nga Mali I Zi;2. Pyka nga Shqipëria (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe 3, Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) për Maqedoni, që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerozre në Ballkan, nepër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. Këtë tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni, dhe çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe Mbretpria SKS  themloi kundër shqiptarëve më 1919 -1923 në: Nish, Leskofc dhe Nikshiq).  

Mizoritë nepër etapa i kanë drejtuar:1. Millan Obrenoviq më 1878; 2.Mekëmbsi Aleksander Karagjorhjeviq,3. Nikolla Pashiq,4. Kosta Peçanac,5. Punisha Raçiq, 6.Mihajlo Cerviq, 7.Toma Popoviq, 8.Millan Stojadinoviq  më 1919-1941), 9.A Rankoviq 1950-1966,10. S. Millosheviq 1989-1999. 

 Në fund të shek. XX-të, Lufta e drejtë e UÇK-ës ishte për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta Serbian ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar duke masjaruar civilë, duke bartur kufoma deri në Beograd për të humbur gjurmë, duke dhunaur femara, duke kriminalizuar kufirin shqiptaro shqiptar, krejtë me qellimin final, për ta hudhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999, në detin Adriatik. 

2.Bllaca ’99 ‘ Mathauzeni’ i mizorive Serbe ndaj shqiptarëve 

Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti I saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teoriek dhe praktike në një varg progarmesh të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinutet, që gjithëmonë të shfaroset I tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan Gjotgjeviq në Librin “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frengjisht, serbisht dhe gjermanisht do të shkruaj I bazuar në një varg progarmesh para tij se shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nepër shpella”. Këtij atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogel e shteteve evropiane I besoi më 1913, me faktin se “Aranutët” ( janë persona nuk largohen nga lufta) prandaj duhet shfarosur sikurse Petandorinë Osamne nga tërë Ballkani. Ja faktet: Shpernguljet e shqiptarëve nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrerale)  në Anadolli 1950-1966 I deprotoi me dhunë 415 000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar nga vitet 1949-9153; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deortoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës, më shumë se në çdo pushtet parafshist dhe fashist. Këtu duhet kërkuar palnin për GJENOCID të Serbisë për dekadën 23 mars 1989- 28 VI 1999.  

Dhe mu për shkakun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frigën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot (2017….) nuk do ta përseritë krimin po pati kushte dhe iu krijuan rrethnat politike . 

3.Si u krijua Kampi i Bllacës më 1999 

Largimi I shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e populsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dermuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë Kosova për çdo ditë, drejtë Kaçanikut dhe Elez Hanit. Treni nuk hynte në Maqedoni por ndalej nja 500 metra large kufirit. Aty refugjatët kalonin nepër një kontroll vetëm me leternjohtim për të kaluar pstaj në Doganën Maqedone  ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afersi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e pare, në Stanokvec dhe në Kampin e dytë në Çegrean vëndosjen e caktonte policia dhe Kryqi I Kuq. Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe I pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rahatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qendrimi për deri në 12 qershor 1999. Thue se dihej deri kur do të kapitullojë Milloshi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftoftit, deshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosfere e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedone që ishin në lidhje me bandat ushtarke dhe policore serbiane. Megjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e oragnizatave bemires si :Kryqi I Kuq, Nëna Tereze, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto oragnizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elemtare të gjithë refuxhatëve pa dallim. 

4.Treni i tmerrit  Fushë Kosovë- Hani Elezit 

Treni I tmerrit si e quanin refugjatët nisej nga Fushë Kosova heret në mengjes. Deri në stacion të trenit refugjatët shkonin me autobus privat (disa kompani) e që pagunin nga 10 marka. Bileta në Fushë Kosovë nxirrej si udhtim I rendomt, pa asnjë fryrëje të çmimit. Me rastine instalimit të trenit në satcion, refugjatët e përlotur  ngarkoheshin të qetë për  nja 15 minuta. Pastaj treni I tmerrit nisej për Lipjan-Ferizaj-Kaçanik-Hani ELEZIT. Rrugës kishte refugjatë të rralë,të cilët shoqërohshin nga milicët me fytyrë banditësh, shumica nga Bosnja dhe Lika, por kishte edhe Serbian vendas. Pas nja pesë minuatve për çdo ditë (Mars-qershor 1999) treni nisje për Kaçanik, për t` u ndalur rrugës nja dy tri herë mos pale ndokush po zbret nga treni për t` u arratisur në male, pa e ditur se në tren ishin nga 15-20 milicë të armatosur me automatik dhe municion adekuat, plus ata që ishin si civilë. Me kohë plus minus të caktuar treni arrinte në stacionin e Elez Hanit, dhe aty duhej këmbë për ta kaluar të rrethuar nag milicia në të dy anët, deri te kufiri. Aty fillonte kontrolli rutinor I leternjohtimve, ose pa to fare. Nuk kishte malltretime sepse kishte edhe vezhgusesi I OSBE-s dhe UNHCR-it dhe Kryqit Kuq. Ka pasë raste kur leternjohtimet janë qkyer, sepse ata impnoheshin se po e lëshojnë me “vullnet” Kosovën. 

5.LARGIMI PËRMES AUTOSTRADES KOSOVË-BLLACË 

Largimi me maikna dhe traktor nga Kosova zhvillhej në dy drejtime: kah Kaçaniku dhe kah Rruga nepër Shar drejtë doganës në drejtim të Glloboçicës. Ata që drejtoheshin kah  Hani Elezit zakonisht veturat për kalim nuk iu lejoheshin refugjatëve fare. Ato u sekuestroheshin pa shkuar te kufiri dhe pastaj shkohej këmbë drejtë kufirit me Maqedoninë. 

6.DHE KOSOVË – Glloboçicë (Tetovë) 

Në veri të Kaçanikut një kahje e autostradës  drejtohet kah Glloboçica (kufiri Kosovë-Maqedoni) dhe pastaj kah Tetova. Këtë rrugë refugjatët do ta kalojnë me vetura dhe traktor e rimorkio me plot refugjatë. Afer Doganës në Glloboçicë për dy mauj e gjysmë në malet e Sharit, do të ndalen me mija refugjatë. Ata kohë pas kohe ishin të lejuar të kalojnë në Maqedoni individualisht, por kishte raste kur kishte kalime të rralla por ato ishin individuale. Lidhur me këtë diku rreth 10 majit 1999, do të ndalohet kalimi dhe një pjesë e refugjatëve serish do të kthehen në Kosovë. Kjo masë e refugjatëve për të dytën herë do të detyrohet të marr rrugën drejtë Maqedonisë me trenin e tmerrit nga Fushë Kosova, me që rast do të pësojë porfesori I njohur Fehmi Agani, sepse ishin hjkesuar nga dikush prej Prishtine!!! Hijeksia kishte ndodhur  duke i telefonuar një kryetari partie  në Maqedoni, se filani është në tren. Dhe kush garanton që telefonata nuk është inçizuar nga të dy anët (serbe e maqedone që bashkpunoni atëbotë). 

Ushqimi në këtë arterje ishte kryesisht I përgatitur nga refugjatët, të cilët për të dytën dhe të tretën herë ishin të detyruar ta largohen nga vendbanimet nga kecnimet e udbashëve me farmerka (zakionishtë ata ishin nga tre e i kateri ishte një officer që rrinte disa metra larg hyrjeve të kuartreve në vndbanime. Kërcnimet me shkorpionë dhe automatik vinin edhe nga paramilitarët, sigurimsat dhe ushtrakët që ishin me uniforma dhe mbanin grada. E verteta, deri në jug të Elez-hanit sin jë kamp I Luftës Dytë botërore ishte krijuar pra në Bllacë. Ndërsa, nja tri kolometra larg Glloboqicës ishte krijuar një kamp refugjatësh të cilët qëndronin për ditë të tëra në rrugë në malet e Sharit. Zakonisht flenin natën nepër makina. Lidhur me këtë, makinat ishin të parkuara në anën e djathtë të rrugës, ndërsa në anën e majtë, kohë pas kohe lëviznin mkiant ushtarake. Ata ushtrak ishin të merzitur dhe brutalisht duket se ishin serioz. Ata nuk e kanë ngacmuar askend në atë rrugë, na thane pas kthimit hallëgjinjët. Zakonisht nga një kasollë ,nja pesë kilometra largë Glloboqicës, ushtarët e kishin një stacionim. Nga ajo pikë ndrroheshin kohë pas kohe (çdo tri orë) në punktin tejtër afër kufirit ku kishte kontroll rigoroz të çdo kalimtari.  

Në të hyrë te Doganës në Glloboçicë, në rrugën automobilistike për çdo kohë ishte kolona a autombilave për nja pesë kilometra. Nja dy kilometra afër kufirit ishte një roje ushtarke ku seleksioneshin refugjatët. Kishte raste kur kalohej ndonjë i smurë rendë me maikinë, por këmbë zakonisht lejohej kalimi gati pa problem, sepse politika ishte te spastrimi i Kosovës.Nga pjesa tjeter e kufirit në Glloboçicë në Kampin e rrugës sillej ushqimi, zakonisht buk dhe disa konzerva të cilat vinin nga Kryqi i Kuq dhe Shoqata “El Hilal”, Nëna Tereze etj. 

7.KAMPI I STANKOVECIT dhe drama shqiptare 1999 

Pjesa dermuese e refugjatëve që kalonin nepër kufirin e Tabanofcit në Jug të Elez -hnit ndaleshin në Kampin special të Stankovecit, të cilin e kishte themeluar UNHCER-I dhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar. Në disa etapa aty ishin nga 25 deri në 35 000 refugjatë. Një pjesë e tyre pas një kohe do të largohen në të gjitha anët e botës, përmes aeroportit Shkupit. 

8.KAMPI I ÇEGRANIT dhe drama shqiptare 1999 

Edhe në një zallinë ku kishte xharpijë dhe egersira tjera, do të stacionohen refuxhatët shqiptarë. Aty ishin zakonisht nga 15-30 000 refugjatë shqiptarë. Edhe nga ky kamp kishte largime nepër të gjitha vendet e botës që pranonin refugjatë. Largimi bëhej me paln dhe në bazë të kërkesave të çdo shteti veç e veç.Ushqimi edhe në këtë kamp sigurohej nga qendra e caktuar nga Kryqi I Kuq dhe në këtë drejtim po thuej se nuk kishte ndonjë problem. Edhe në këtë Kamp kishte kujdestari të mjekëve. Hyrja dhe dalja nga Kampi bëhej me kontroll rigoroz nga kompetentët sikur në kampet naziste në Poloni dhe Austri. 

9.Vendosja e refuxhatëve nepër shtëpia të shqiptarëve në Iliridë 

Pjesa më e madhe, që nuk duhet harruar kurrë e refuxhatëve ishte e vendosur nepër shtëpia private të shqiptarëve mikpritës. Është për t` u mahnitë se si gjatë atyre tre muajëve ishte tragjedi të jesh refuxhatë shqiptar, por ishte siguri dhe bujari  e besë të jesh nepër shtëpia të bashkomabsëve tanë shqiptar kudo jashtë Kosovës. Kjo solidarësi sot studiohet në të gjitha meridianet e botës. Në atë strehim askush nuk ka vuajtur për ushqim , sherbim mjekësordhe veshmbathje.  

Rroli I Kryqit  Kuq Ndërkombëtar, ishte me peshë humanitare dhe në disa raste edhe politike, sepse refuxhatëve u sigurohej vendstrehimi shtetëror. Pra kjo organizatë nuk  e kishte vetëm rrolin humanitar por edhe më tepër se human-sigurinë. 

Të njejtin rrol humanitar dhe “politik” e ka pasë edhe Shoqata “Nëna Tereze”, sepse firma e saj ishte pashaportë  më e vlefshme se çdo dokument zyrtar.  I gjatë do të ishte lloji I sherbimeve të kësaj oraganizate, por edhe të tjerave si kjo. 

Të njejtin qëndrim dhe efektivitet e kishte edhe organizata “El Hilal”. Në asnjeren prej këtyre oranizatave nuk është vrejtur  rroli rreligjioz, por ekskluzivisht humanitar –shpetimatar me ushqim dhe sherbim shendetësor por edhe me strehim, gja që “El Hilal” dallohet nga të tjerat organizata. Dhe kur jemi këtu, duhet të themi se kjo organizatë më së shumti ka kontribuar në strehimin në shtëpitë private nepër tërë Maqedoninë, ay ku kishte shqiptar, bujari ajo që kurrë nuk do të harrohet. 

10.Aktivistet shqiptar që nuk kursyen asgjë prej vetvetës 

Është mahnitës aktiviteti I shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare që nuk kursyen as shëndet e as mund për t` u bërë KONAK dhe për t` I furnizuar me ushqim refuxhatët e mjerë. I gajtë do të ishte rendi I personaliteteve që kontribuan në këtë tragjedi. Mendoi se Kryesia e shtetit Kosovës në të ardhmen duhet të interesohet kush ishin ata dhe t` I plasoi me mirënjohje për të mbetur emra lavdie në historinë tonë kombëtare. 

11.Largimi i një pjese të refuxhatëve nepër botë 

Asgjë ma në këtë botë nuk mundet të mbetet në terr e panjohur, sepse informata është bërë fuqi prodhuese edhe për të shtypurit dhe të shfrytëzuarit. Për ata që kanë shtypur dhe shfrytëzuar, shfrytëzojnë dhe do të provojnë të shtypin në të ardhmën, bota do të jetë shumë më e egër dhe mosduruese. Lidhur me këtë,se refuxhatët shqiptarë nuk ishin të rastësishëm por fati I tyre tragjik ishte më i thellë, madje i planifikuar, e për qëllimin e fundit ndoshta me saktësi nuk do të dihet kurrë, por aty kah 29 marsi 1999 do të fillojë interesimi që Shqipërisë dhe Maqedonisë, e pastaj edhe Malit Zi t` i “lehtësohet” pesha e tragjedisë së refuxhatëve shqiptarë. Shpërndarëja e refuxhatëve shqiptarë do të fillojë përmes porteve ajrore të Riansit dhe Aeroportit “Aleksandri I Madh” nga Shkupi. Dhe, nëse studiohet kjo shpërngulje më thellë, rezulton se largimi i tyre ishte lehtësim për psikologjinë e smurë të Millosheviqit dhe rethit tij, sidomos të Kishës Serbiane e cila palnifikoi që “Shqiptarët deri më 28 VI 1999 të janë sa më largë Kosovës”. Ky largim ishte me një qëllim që Milloshi më 28 VI 1999, ta festojë “Vidovdanin” pa shqiptarë në Gazimestan. (Lexone: Çernomiridin, shënime zyrtare….!!). Bile në këtë progarmim (I posedojmë të dhënat-hb) në Beograd ishte organizuar një tubim HISTORIK për 27 V 1999, në Patrikanën serbiane. Aty, të dy kryesitë e kishave (Ortodokse dhe Katolike) sipas KOS-it duhej ta shënonin “bashkimin e krishtërizmit në një Religjion të krishterë”, ku Serbia do të promovohej në “PIEMONT” historik për gjithëmonë, duke e kthyer “Krishtin në Kryqin e rendomtë të para vitit 1054”!. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, S. Milosheviqi në Dejton të Ohajos më 1995 ishte shpallur “paçebërës”, duke ia rritur mendjen se mund të ushtrojë Srebernica të reja, dhe mos t` i përgjigjet askujt, sepse e kishte “lejen e shumë kujtë” por që I doli tërësisht ndryshe nga muskujt protestantë-tomahokët e NATO-s.  

  1. Kampi i Kuksit 1999

Kjo është e verteta tragjike, pse KUKSI gjatë qershirit 1999 arrijti në 434 175 refuxhatë (Morinë-368 688; Q. Prushi-55 377 refuxhatë; në drejtimin Tropojë vetëm 110 refuxhatë.  Kjo është e verteta që që Maqedonia u popullzua për 440 000 shqiptarë më tepër, për ta “denuar Bullgarinë ndryshe”,mendonte Milloshi.(Lexoni faktet detale:K. Glogorv, Koridoret/s.p. 1/99; lexoni në librin e të nderuarit: Besim R. CENGU, Përmasat e mbijetesës, Kukës 203,f.364 detalisht me ditar). 

Përfundim 

KE E AKUZOJNË KAMPET E PËRQENDRIMIT NË KOSOVË -janar-qershor 1999 

Serbia zyrtare ka bartë KUFOMA dhe ato i ka varrosë nepër Serbi. Këto fakte janë prova të gjalla për ta mshefë GJENOCIDIN. E vërteta në Aeroportin e Mosokës kanë qëndruar 6 avion suhtark për të bartur kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit dhe për t` i varrosë ato nepër Rusi. (Lexo: KUJTIMET E QERNOMIRDINIT, të botuara.).Sipas të dhënave që disponojmë, në Kosovë pushteti okupator I kishte koncentruar forcat elite që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje. Asnjë njësie nuk I vinte keq pse vritej publikisht fimiu para nënës, nëna para fëmijëve, pse maskarohej plaku dhe hudhej në bunar për të humbur gjurmët, pse bartëshin kufomat deri në Danub, gjithnjë për të humbur gjurmë, pse digjeshin kufomat në shkritore për ta zvogluar çdo shenjë të gjenocidit klasik. Po, në çdo lokalitet të Kosovës janë bërë studime ku janë bërë krimet dhe ku gjinden varrezat amsive. Ato janë hiq më pak se nja 319 lokalitete ku varret janë të renditura nga 5 e deri në 357 në Mejë.  

Në bazë të këtyre fakteve duhet thenë publikisht se askush sot nuk ka të drejtë të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, që janë siguraur me vargojë gjaku dhe vuajtje dhe mundime tantaliste. Pra duhet thenë STOP profiterëve dhe tregatrëve të flamujëve, fajdexhive dhe derbederëve, korruptivëve dhe puthadorëve, duke udhtuar tinzisht deri në Bruksel dhe gjetiu, kinse po I sigurojnë viza shtetit Republikës Kosovës. E vizat dihet se nuk i jep në shallter Johanes  Hanni, as F. Mogerini e skuqur nga turpi I pazareve me një popull, por ministrat e punëve të brendëshme të BE. 

23 prill 2023 Prishtinë