DnV: Zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, të improvizuara e të bojkotuara nga komuniteti serb

Shkrime relevante

Një takim i veçantë me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin,

Muharrem Salihu, Zvicër Kontoer med et verifiseringsmerke har blitt godkjent og kan...

Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Valdet Deva, Mitrovicë Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte...

Berat apo Ferat – kur statistikat vjetrohen, por analistët jo !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Dëgjova një video të gazetarit Berat...

Malsorja e veriut në Cafe Bonsai në Mitrovicë apo mirënjohja e Dije Krasniqit

Dije Krasniqii ____ MALSORJA E VERIUT NË CAFÉ BONSAI – MITROVICË ____ Që nga ditët...

Kur madhërimi i të huajës bëhet përbuzje ndaj identitetit tonë

Stema e "Vëllazërisë Muslimane", që tashmë është ndaluar edhe në Egjipt...

Shpërndaj

 “Demokracia në Veprim” përmes ekipeve mobile ka vëzhguar sot procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Vëzhguesit tanë kanë vizituar pothuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura në këtë pjesë.Refuzimi i subjekteve politike nga komuniteti serb për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe tërheqja e kandidaturave pas certifikimit nga KQZ, ka rezultuar me bojkotim të zgjedhjeve nga ana e votuesve të komunitetit serb në këtë pjesë. Në këtë drejtim, rol kanë luajtur edhe thirrjet dhe kërkesat e vazhdueshme të Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje të votuesve serb.Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, është vërejtur një improvizim i procesit zgjedhor, duke nisur nga zhvillimi i zgjedhjeve në kontejnerë, që kanë zëvendësuar rreth 70% të qendrave të zakonshme të votimit. Qendrat e improvizuara të votimit kanë qenë të vendosura përgjatë rrugëve magjistrale, larg zonave të banuara, duke qenë kësisoj vështirë të arritshme nga votuesit potencial. Gjithashtu, shumica e vendvotimeve kanë qenë të fuzionuara në qendra alternative të votimit, ku numri i votuesve të regjistruar për qendër ka arritur deri në rreth 6 mijë sosh.Siguria e procesit zgjedhor është garantuar nga Policia e Kosovës, e cila ka pasur prezencë në afërsi të të gjitha qendrave të votimit. Si rrjedhojë, procesi zgjedhor është përmbyllur pa asnjë incident apo kërcënim të integritetit të procesit zgjedhor.Përveç nga DnV-ja, procesi zgjedhor në secilën qendër të votimit është vëzhguar edhe nga vëzhgues të dy organizatave jo-qeveritare lokale që veprojnë në veri të vendit.Përderisa në zonat e banuara nga komuniteti serb ka pasur bojkotim pothuajse të plotë të zgjedhjeve, në zonat e banuara nga komuniteti shqiptar, është evidentuar një trend më i lartë i daljes në votime.Në këtë mënyrë, ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu