Kreu Blog Faqe 1073

Rrёfimi i Tomor Hysni Selenicёs 

(Kёtё shkrim e kam marrё fillimisht nga miku im nga Ferizaj, zoti Hyzri Salihu, por tani shoh se ёshtё pёrhapur nё internet. Origjinali ishte me shkrim dore, por unё e “zbardha” nё kompjuter. Mё tёrhoqёn shumё fakte qё autori i letrёs pёrmend, pasi bёhet fjalё pёr historinё tonё tё re pas Lufёts sё Dytё Botёrore, kur pjesёrisht kam qenё edhe vetё dёshmitar) 

Përgatitur nga: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Lindur 15 janar 1929, Korҫё 

Me banim nё Caserta, Itali 

I dashur dhe i ndershёm zoti Tajar, (supozoj se ёshtё Tajar Zavalani, ish punonjёs pranё radios BBC nё Londёr) 

Qё 14 vjeҫ, nё vitin 1943, kam qenё anёtar i Rinisё Politike tё Ballit Kombёtar, duke punuar me grupet e para tё Korҫёs qё luftonin kundёr sistemit komunist. Kryetar kishin Asan Amatёn, sekretar Skёnder Qytezёn. Punonim pa u lodhur me tё rinjtё e tjerё qё tё mos gaboheshin nga rrenat e komunistёve. Udhёzimet i merrnim nga kryesia e Ballit Kombёtar tё Korҫёs. Traktet i shtypnim nё shtёpitё e tё nderuarit Qamil Qyteza dhe Asan Amata dhe i shpёrndanim nё qytet. 

Me gjithё punёn tonё, propaganda komuniste pёlqehej mё tepёr, me premtimet e bukura dhe fantastike tё saj, prandaj edhe puna jonё nisi tё dobёsohej. Populli nuk e kish provuar parajsёn fantastike tё komunistёve dhe nuk e dinte ku tё shpinte rruga e tyre. Edhe ҫetat e Rinisё sё Ballit po pakёsoheshin. Mё vonё, edhe ata vendosёn ta lenё atdheun. Mё parё, erdhёn nё Korҫё shumё ballistё nga Ҫamёria, Vlora, Gjirokastra, gjithsej 2000 vetё, qё me 24 shtator 1944 u larguan nё tokёn greke, nё pamundёsi t’i rezistonin mё komunistёve. 

Pushuam ca ditё nё Qytetin e Follorinёs ku na erdhёn si “miq’ komunistёt grekё, qё na kёrkuan tё bashkoheshim me ta. Ndёr ta ishte njё Kristo, i njohur mirё nё Bilisht tё Korҫёs, ku kish punuar mё parё. 

Kristo propozoi t’i blinte armёt tona, por e kishin lёnё mendtё pasi ushtarёt e Ballit nuk u ishin dorёzuar as komunistёve e kёlyshёve moskovitё nё Shqipёri dhe jo mё palaҫove grekё. Me siguri ata ishin porositur nga komunistёt shqiptarё qё tё na mashtronin. Ata pёrdorёn njё dredhi tjetёr, kinse Zogu ka dalё nё Shkodёr. Pёrveҫ kёsaj organizate komuniste greke, na u paraqit eehe organizata nacionaliste greke, qё gjithashtu na propozoi tё bashkoheshim me atё, nё Janinё ose nё Korfuz, pёr tё luftuar kundёr komunistёve grekё dhe shqiptarё. 

Greqia ishte nё rrezik tё madh nga komunistёt grekё dhe pёr ne qe rrezik tё qendronim nё ato rajone. Nё fakt s’e kuptuam se Zogu nuk kish dalё nё Shkodёr. Kёshtu u futёm nё tokёn jugosllave duke kaluar nёpёr Manastir, Prilep, Shkup ku pamё kudo shqiptarёt qё kanё ruajtur karaktrin e vet edhe pse nёn presionin e turqizimit, duke na ardhё keq qё janё sunduar nga pakica serbe, malazeze, sllave. Hymё nё Grykёn e Kaҫanikut e nё Kosovёn e shenjtё shqiptare nё nёnprefekturёn e Ferizajt, ku shihnim tё valonte flamuri shqiptar kuq e zi, nё mes shqiptarёve, pa komunista serbё e moskovitё. Qё andej, u grumbulluam nё qytetin historik tё Prizrenit dhe qё andej nё qytetin e Shkodrёs me 20 nёntor 1944, pas shumё mundimesh e vuajtjesh. 

Aty qenё grumbulluar nga tё gjitha visete Shqipёrisё ballista dhe zogista. Erdhi aty i nderuari Mid’hat Frashёri qё kish porositur qё tё gjithё ushtarёt e Ballit tё mos u bien nё duar komunistёve por tё rezistojnё. Por tani kish mbetur vetёm prefektura e Shkodrёs pa komunista, nuk ishte e mundur rezistenca. Edhe nё viset e Kosovёs hynё komunistat, falё edhe tradhёtisё nga ana e atyre tё Shqipёrisё. Shumё luftёtarё tё Ballit andej na u bashkuan neve. Bёheshim 2500(0?) vetё, por demoralizimi kishte pllakosur, ndonёse prisnim edhe 2400 forca antikomuniste jugosllave. Kishte edhe shqiptarё qё u kish pёlqyer pozita si Asan Isufi e Gjon Markagjoni, qё nuk u bёnte pёrshtypje se u kishin humbur shumё luftёtarё kot sё koti. Ata nuk i kishin kuptuar dredhitё e fundit tё komunistёve shqiptarё.  

Me fletushkat e tyre, komunistёt bёnin thirrje qё ne tё dorёzoheshim dhe tё futeshim nё rreshtat e Lёvizjes Nacional Ҫlirimtare Shqiptare. Trakti u bёnte thirrje oficerave, nёnoficerave, komandantёve tё ҫetave, ushtarёve tё Ballit Kombёtar dhe legalistёve, qё nuk kanё lyer duart me gjak, se ata nuk do falen por do gjykohen nga populli qё do t’i mёshirojё.  

Njё pjesё ikёn nё Itali me vapora, njё pjesё ikёn nё Jugosllavi pёr tё vazhduar pёr Gjermani e njё pjesё tjetёr mori malet, kёshtu Shkodra ra nё duart e komunistёve me 29 nёntor. Ata qё u zunё nё qytet, ose nё male, u mbyllёn nё burgjet e Shkodrёs. Nё burgje i ndanё veҫ ushtarёt nga oficerёt, nёnoficerёt e komandantёt e ҫetave. Ushtarёt i shёtitёn nёpёr qytet duke i etiketuar si tradhёtarё tё gabuar, gjё qё s’ishte e vёrtetё, ata ishin atdhetarё. Pastaj na futёn nё kazermat e Skёnderbeut rrethuar me roje tё komunistёve. Erdhi njё komisar qё shoqёrohej nga njё Sotir Fillo nga Boboshtica dhe na mbajti fjalim. Ju tё gjithё jeni tё falur nga populli, se keni qenё tё gabuar nga ana e tradhёtarёve, qё kanё qenё tё shitur te fashistat dhe nazistat. Me qё po u fal Shtabi i pёrgjithshёm me nё krye gjeneralkcolonel Enver Hoxhёn, ju duhet tё futeni vullnetarisht nё radhёt e Ushtrisё Nacional Ҫlirimtare pёr tё shlyer fajet qё keni bёrё ndaj partisё komuniste dhe popullit. 

U detyruam tё shkonim rrugёs sё Koplikut, tё shoqёruar nga rojet komuniste. Nё Koplik kemi qendruar natёn e 2 dhjetorit 1944, ndёrsa nё mengjes nisёn tё na shpёrndajnё nёpёr brigadat e tyre tё divizionit 6. Megjithatё, komunistёt e pabesё morёn 9 veta nga ne dhe i pushkatuan para zyrave tё Koplikut. Ishim rreth dymijё vetё nga viset e ndryshme tё Shqipёrisё. Ndonёse na shpёrndanё nёpёr brigade, askujt nuk i dhanё armё. 

Tё rraskapitur, tё nesёrmen, me 3 dhjetor kaluam kufirin nё Hotin e sipёrm nёpёr Mal tё Zi, Podgoricё, Tuz, gjer nё Kaloshin pёr tё luftuar kundёr gjermanёve nazistё e gjoja pёr tё bёrё vёllazёrimin ndёrmjet popullit shqiptar dhe jugosllav, sipas udhёzimeve tё Enver Hoxhёs. Nuk ishte vёrtet vёllazёrim por nёnshtrim ndaj jugosllavёve nga Enveri dhe Koҫi Xoxe, me qёllim qё tё pushtonim ato treva shqiptare, Ulqin e Tivar e gjetkё, duke ua dorёzuar shqiptarёt jugosllavёve.  

Tё gjithё ata luftёtarё qё kishin luftuar komunizmin ishin vetё tani pa armё. Ashtu pa armё na fusnin nё luftё! Na vrisnin prapa shpine me tradhёti. Nga te ruheshim, nga pёrpara apo nga prapa, ku sipas urdhёrave tё Miladinit e Dushanit, na vranin shqiptarёt e asaj brigade tё mallkuar. Komandanti, Jaho Gjoliku, na mbajti fjalim nё fshatin Kosov, pranё Podgoricёs, se ne, pa armё, do luftonim pёr t’ia marrё armёt armikut, se kёshtu kanё bёrё edhe partizanёt!? E kujt t’ia merrnim armёn, ushtarit gjerman, qё na zhdukte neve mё parё! 

Pasi krahinat shqiptarё u pushtuan dhe u robёruan pёrsёri nga malazeztё, donin tё na ҫonin nё Bosnjё e Sanxhak pёr tё shtypё revoltat atje. Mё parё, njё division tjetёr shqiptar kishte nёnshtruar me masakra popullsinё shqiptare atje, pasi jugosllavёt nuk ia kishin arritur vetё. Pastaj forcat u tёrhoqёn nga Sarajeva e Sanxhaku dhe i dёrguan nё Kosovё pёr tё shtypё revoltёn atje, me duart e shqiptarёve. Vetё kosovarёt u kishin qendruar heroikisht jugosllavёve, por kur vinin divizionet shqiptare, nuk luftonin. Sepse kujtonin se shqiptarёt kanё ardhё t’i mbrojnё nga jugosllavёt..Brigadat e Shqipёrisё ia dorёzonin tё pastruar vendin jugosllavёve. Kёshtu ndodhi nё Mitrovicё dhe Drenicё ku vetёm pёr njё ditё vriteshin njё mijё shqiptarё edhe me thika, nё Ferizaj te kisha dhe xhamia janё vrarё njё mijё vetё, sa bulevardi Skёndёrbej skuqej nga gjaku. 

Unё i kam parё mё sy masakrat. Askush nuk guxonte tё fliste pёr to se, ose e pushkatonin ose e arrestonin dhe e dёrgonin nё Shqipёri, ku e priste i njёjti fat. Nё maj 1945 divizioni 5 dhe 6 u transferua nga ana e Ohrit dhe Prespёs, pёrgjatё kufirit me Shqipёrinё duke nёnshtruar vise tё tjera shqiptarё. Si shpёrblim, Titoja u dha dy divizioneve armatime tё lёna nga gjermanёt. Divizionet 5 dhe 6 e lanё Jugosllavinё dhe u kthyen nё Shqipёri me 2 dhjetor 1945, por lanё te jugosllavёt gjithё ushtarёt kosovarё. Kёta ose u liruan, ose u mobilizuan nё ushtrinё jugosllave .Njё pjesё mbetёn nё Jugosllavi deri nё janar 1946 pёr tё marrё armёt e premtuara nga Titoja. Unё qendrova deri nё fund tё janarit 1946 pastaj jam liruar nё mars 1946 pёr shkak tё moshёs sё vogёl.  

Ndёrkohё, si familje balliste, shteti kishte shtetёzuar pasurinё e luajtshme dhe tё paluajtshme, kish mbetё shtёpia dhe disa orendi shtёpiake. Nё fund tё marsit, u arrestua im atё nga Sigurimi i Korҫёs. Ai kish qenё arkёtar i Ballit, e akuzuan se ka fshehё armё nё muret e shtёpisё, por, nё tё vёrtetё, nuk ka pasё ndodhё njё gjё e tillё. Rrёzuan ҫdo pjesё tё mureve qё dyshonin por nuk gjetёn gjё. E gjitha bёhej qё ta shtetёzonin shtёpinё, sikurse bёnё me dyqanin dhe tokat. Pёr tё pёrmbushur qёllimet e spiunёve tё poshtёr, Baki Zenuni, Avdurahim Bilbili, Neki Zhgaba, Hysen Buzoja, Thimi Opari. Pasi e torturuan ҫnjerёzisht, babin e nxorёn nё gjyq dhe e dёnuan me vdekje, sipas prokurorit, por, pёr mungesё faktesh, dёnimi u kthye me burgim tё pёrjetshёm. Kur Shqipёria u prish me Jugosllavinё dёnimi ra nё 75 vjet dhe pasi u pushkatua Koҫi Xoxe, nё 25 vjet, prandaj me 22 mars 195i babai u lirua.  

Nё burg nuk kishin lёnё torturё pa ia bёrё: rrahje me dru, vezё tё ngrohta nёn sqetull, spica nё gishtrinjtё etj etj. Tani qё po i shkruaj kёto gjera ai ёshtё i internuar nё njё kamp tё Fierit e tё Kuҫit tё Vlorёs. Nuk dimё gjё pёr fatin e familjes. 

Nё vitin 1949, unё punoja si automekanik nё ndёrmarrjen Ura nё Shkozet. Me 15 prill mё thirri Sandёr Vani, nga Kamenica, shefi i personelit dhe njёkohёsisht sekretari i partisё. Mendova se do mё kёrkojё ndonjё punё ose do mё transferojё, pas dy vitesh punё aty. E pёrshёndeta, si jeni shoku shef, por nuk ma ktheu pёrshёndetjen, veҫ mё tregoi karrigen tё ulesha. Dhoma ishte mobiluar sipas sitemit tё atёhershёm. 

-Si shkoni shoku X (Tomor)?  

– Mirё, shoku shef. 

– Shkoni nё zyrёn e zёvёndёs-pёrgjegjёsit Gaqo Rapi (nga Korҫa).  

Dy zyrat ndaheshin nga njё derё nga brenda. 

U ngrita, pa bёrё zё, dhe shkova te ajo zyrё. Nё vend tё Gaqos, shoh njё njeri tё panjohur. 

Para se tё them ‘mirёmёngjes’ mё pyeti: kush jam, si quhem, nga jam? Me ҫfarё pune merresh. 

Iu pёrgjigja. 

Pa mё njohur mё parё, ky njeri mё pyeti: si shkoni nё punё, a realizohet plani i shtetit, pёr mbarёvajtjen e partisё dhe pushtetit popullor. Sikur unё tё isha njё person me pёrgjegjёsi..nё atё ndёrmarrje qё i dija shifrat e realizmit tё planit. 

  • Shoku, unё nuk di a realizohet plani apo jo. 

Por shoku i panjohur tha: 

  • Ju jeni patriot shqiptar, apo jo? 
  • Po. 
  • Ju duhet ta dini se ҫfarё pune bёhet nё atё ofiҫinё, pasi jeni vazhdimisht aty. 
  • Nuk e di –thashё. 

Pak i dёshpёruar, ai vazhdoi: 

  • Ju jeni njё djalё i mirё dhe e doni partinё dhe pushtetin popullor. 

U detyrova qё ta pyes, duke pasur shumё dyshime: 

  • Nuk ju njoh, shoku, kush jeni ju? 
  • Jam njё shoku juaj. 
  • Unё nuk ju njoh.. 
  • Unё jam officer i Sigurimit i Durёrsit.

Qysh nё pyetjet e para, mё dridhej trup,i pasi nuk isha marrё ndonёjherё me gjera tё tilla. 

Por kur mё tha se ishte i Sigurimit nisa tё frikёsohesha mё shumё, sa u zverdha dhe kujtova vuajtjet e familjes sime, qё do vuante mё tepёr, pasi babai ishte nё burg dhe unё vetё do hyja nё burg, do bёheshim dy veta nga familja nё burg, pa pasur asnjё ndihmё nga familja. Mjerё ne! 

  • Kam urdhёr tё bisedoj me ju, pasi jeni njeri me cilёsi tё mira, por ju mos u trembni, se ne jemi njerёz tё Sigurimit, nuk hamё njerёz, se edhe unё jam si ju. shoku X (Tomor). 

Mё dha njё cigare pёr ta ndezur.  

  • Nё se ju shoku X (Tomor), e thyej kёtё bishtin e penёs qё mbaj nё dorё, ҫfarё do tё bёni? 

Isha shumё i impresionuar prej kёtij njeriu, megjithatё gjeta pak kurajo dhe iu pёrgjigja: 

  • Nuk ёshtё ndonjё punё e madhe, se njё bisht pene nuk kushton shumё, as pesё lekё, e ble ҫdo punёtor dhe e vё nё vend pёr tё mos dёmtuar shtetin. 

Por shoku gjeti rastin e tha: 

  • Si i bёhet nё se momentalisht na duhet ajo pendё? 
  • Atёhere tё pёrgjigjet ai qё e theu, para atij qё kontrollon punёn, jo unё qё nuk jam kompetent. 

Ndonёse unё jepja pёrgjigje qё ai nuk i priste, vazhdonte tё pyeste, e tё thoshte se do tё ketё tё kёtillё nё ofiҫinё. 

Unё, duke i njohur personat e ofiҫinёs, si ata komunistё, edhe ata jo kundёr pushtetit, qё shihnin punёn e vet dhe kujdeseshin pёr familjen, jo si mendonte ky njeri i panjohur, vazhdova: 

  • Nuk i njoh punёtorёt qё punojnё me mua, pasi unё vij nga Korҫa dhe nuk mё ka interesuar puna e tё tjerёve, por vetёm puna ime. 

Nuk i mbaj mend tё gjitha pyetjet e tij tё fёlliqura, por, nё fund, mё tha: 

  • E more vesh qё punoj pёr Sigurimin. A dёshiron ti tё bashkёpunosh me Sigurimin e pushtetit popullor, tё njoftosh pёr ҫdo punё e sabotim, biseda qё bёhen nё ndёrmarrje, unё t’ia raportoja kёtij njeriu tё panjohur tё Sigurimit tё Durrёsit. Mbasi isha njeri i prekur, nga familje reaksionare, njerёzit do kishin besim te unё dhe do flisnin lirisht. Por unё u pёrgjigja rreptё: 
  • Jo, shoku, nuk pranoj, nuk jam i aftё pёr gjera tё tilla, prandaj tё lutem shumё, mos mё ngarko pёr gjera qё nuk i bёj dot. Ju veproni si tё doni, fundi i fundit, se unё nuk pranoj tё bёhem spiun. 

Pasi dёgjoi kёtё pёrgjigje tё egёr, mё ttha: 

  • E dimё se ku banon, cila ёshtё familja yte, qё jeni kundёr pushtetit, shumё shpejt do bini nё duart tona! 

I nevrikosur, u ngrita nё kёmbё dhe fillova tё dal jashtё nga zyra, por ai tha: 

  • Qendroni! 

Pasi u ula sёrish, mё tha se duhet tё lёshoja njё deklaratё: “pёr sa kemi biseduar nuk do t’ia tregoni askujt, as njё pjesёtari tё familjes time” 

Megjithёse ai oficer i Sigurimit ka dashur ta bёjё deklaratёn sipas qejfit, unё nuk e kam pranuar. Deklarata ёshtё kjo si mё poshtё: 

“Deklaroj dhe vёrtetoj, i quajturi Tomor Hysni (Selenica), i lindur me 15 janar 1929, me banim nё Korҫё, rruga Dajlan Starja, nr 1, i biri i Hysniut e i Zejnepes, 

Pёr sa kam biseduar sot me 15 prill 1945 (? Apo 1949-shёnimi im B.S.) nё orёn 10 me njё oficer nga tё Sigurimit tё Durrёsit, emrin nuk ia di shokut qё kam biseduar. 

Deklaroj me anё tё kёsaj deklarate tё shkruar nga unё vetё, se nuk do ia tregoj kёtё bisedё asnjё pjesёtari tё familjes dhe askujt tjetёr. Nё rast se unё do tё tregoj pёr sa kam biseduar me tё naltpёrmendurin, nё bazё tё ligjit, do tё dёnohem me gjyq special me dyer tё mbyllura, me pushkatim, pa asnjёfarё pёrgjegjёsie. 

Deklaroj e vёrtetoj se nё rast se tregoj pёr sa kam biseduar me oficerin e sigurimit, do tё pushkatohem sipas deklaratёs sime qё kam nёnshkruar sa vijon. 

Deklaruesi, Tomor Hysni, firma, Shkozet 15.4.1949”  

Si mbarova kёtё deklaratё sё shkruari, hyri shefi komunist dhe tha ҫfarё bёtё, asgjё. Atёhere mё thanё mua ikni nё punё se ne e dimё qё ju jeni kundёr pushtetit popullor e partisё dhe do ta shohim kёtё punёn tuaj. 

I tronditur nё kulm, u largova nga kjo zyrё e mallkuar e drejtohem nё dhomёn e fjetjes, megjithёse kishte ardhur koha e punёs pёr pasdite, pasi nё orёn 2 pa njё ҫerek, u ndava prej tyre. 

Pasi vajta nё dhomёn e fjetjes, shoku qё flinja unё me tё, mё tha pse nuk ke ngrёnё drekё, por unё nuk iu pёrgjigja fare. i thashё vetёm se duhet tё shkonim nё punё, se vajti ora dhe shkuam nё punё. 

Por ishte e pamundur qё unё tё zinja punё me dorё, isha shumё i tronditur. Dita ditёs kam pritur qё tё vinin tё mё arrestonin dhe, njё ditё, pa pritur e pa u kujtuar fare, kur kish filluar tё mё largohej pak mёrzitja, mё 30 prill 1949, mё arrestuan nё qytetin e Durrёsit, ndёrsa po shёtisja i vetёm nё bulevard. Mё vjen njё polic e mё thotё : hajde pak, ju shok, se kemi punё! Por mua mё ra ndёrmend se do mё arrestojё e i kundёrshtova pak, por ishte e kotё, pasi polici mё kёrkoi letёr-njoftimin, pёrpara se tё mblidheshin tё tjerё njerёz. 

Kёtё arrestim e kam pritur por nuk kam pasur mundёsi, pasi kufiri i Greqisё ish zёnё nga grekёrit, e kёshtu, me fjalёt e pakta qё bёra, polici mё ҫoi nё Sigurimin e Durrёsit. 

Polici mё futi nё njё zyrё tё pyetjeve, pёrpara atij oficeri tё sigurimit, qё mё kishte marrё mua deklaratёn nё ndёrmarrjen Ura. 

Oficeri qё mё ka marrё nё pyetje pёrsёri, po mё pyet se unё do dёshiroja jo ose po qё tё punoja. 

(Shёnim, mungon njё faqe. Me sa duket, nisёn torturat qё vijuan njё muaj)  

… Me qё dhimbjet e trupit dhe tё duarve ishin tё padurueshme sepse nuk tё mjekonin, por  nё atё gjendje qё mё kishin sjellё shumё keq, u detyruan tё mё mjekonin, po,r fundi i fundit prap asgjё nuk bёnte dob, pasi mё futёn nё njё gropё plot errёsirё tё tmerrshme. 

Pas njё pёrmirёsimi nga torturat qё hoqa nё Sigurim mё lёshuan me kusht qё unё tё mos i tregoja askujt e tё bёja njё deklaratё tё dytё, tё cilёn vetёm se e nёnshkrova. Nuk di fare ҫfarё pёrmbante ajo deklaratё, e kёshtu mё lёshuan me 15 qershor 1949 qё tё shkoja nё punёn qё isha, duke mos i treguar asnjё njeriu, por kinse kam qenё nё spitalin civil nё Tiranё.. 

Pasi dola nga burgu, Sandri Vani me drejtorin e ndёrmarrjes mё thirrёn nё drejtori dhe bёnё tё paditurin kinse nuk e dinin ku kisha qenё, por unё u thashё se isha nё spitalin qё mё dёrguat ju. Drejtori dhe shefi u panё ndёr sy me njёri tjetrin duke qeshur, pasi katilave u dukej njё punё madhёshtore. Pas 14 ditёsh lirie, me 29 qershor 1949 mё vjen shkresa prej drejtorisё dhe zyrёs sё personelit , qё nga data 30 tё jem i likuiduar prej ndёrmarrjes Ura, si neglizhent nё punё, e i padisiplinuar, ndaj punёs shtetёrore. Me atё dokument nuk kapja dot asnjё punё tjetёr nё Shqipёri! 

Kёshtu, me  datёn 30 qershor, u detyrova tё kthehesha pranё familjes time nё Korҫё. 

Por komunistёt nuk janё tё kёnaqur me gjakun qё kanё pirё dhe pinё kundёr ҫdo elementi qё nuk i do. Edhe sikur t’i duash, atyre u duket se nuk i do dhe vetvetja e tyre, me dashje ose pa dashje, regjimi komunist, bёn qё njerёzit mё tё thjeshtё e punёtorё tё bёhen kundёr regjimit tё kuq komunist, e tё braktisin familjet, detyrohen ta lёnё atdheun e tyre e tё shkojnё nё vatrat e tё huajve, ku jetojnё tё ndarё nga familjet e atdheu i tyre. 

Nё muajin korrik 1949, pasi isha pushuar nga puna,  jetoja nё Korҫё, pranё familjes time i papunё, e pa triska buke e ushqimi. Ҫdo punёtor qё ka qenё pushuar nga puna, ose ata me artizanate private e tё tjerё nuk kanё pasur tё drejtё pёr tё marrё triska, ishin tё detyruar qё tё blinin nё tregun e zi, shtetёror ҫdo gjё me tё shtrёnjtё. 

Si shembull, ҫdo njeri pa triskё buke nuk mund qё tё rrojё por nё shtetin komunist gjoja pёr njerёzit qё punojnё si punёtor ose nёpunёs etj ishin tё detyruar tё blinin nё dyqanet e furrat e shtetit njё kilogram bukё misri tё hidhur 65 lekё, duke pritur radhёn nё furrёn e shtetit 24 orё nga 17 -00 nё 17-00 tё nesёrmen, e kёshtu ҫdo njeri qё priste nё atё furrё, duhet tё rrinte 24 orё pa luajtur nga vendi, se po tё laroheshe nuk merrje dot bukё. 

Kjo furrё ndodhej e fshehur qё tё mos e shikonte Zoti vetё e jo njerёzit e huaj. Por kёto furra nuk ndodheshin vetёm nё Korҫё, por nё ҫdo prefekturё tё Shqipёrisё, quheshin gjoja furra speciale shtetёrore, por nё tё vёrtetё furra tё vdekjes, sikurse i emёrtonte populli vetё. 

Ҫdo punёtor ose nёpunёs etj tё pushuar nga puna, duhej tё paraqitej nё Kёshillin e sektorit ku banonte nё qytet ose duhej tё kishte njё vёrtetim prej katundit qё tё blinin nё furrёn e vdekjes. Pa vёrtetimin e kёshilltarit ose kёshillit nuk merrje dot bukё. 

Listat emёrore i paraqiteshin pёrgjegjёsit tё furrёs, njё farё Petro Thomaj me banim nё Korҫё, i cili ishte i lidhur me Sigurimine qytetit, dhe kishte njё shpirt shumё tё keq, aq sa nuk mund ta pёrshkruash dot, si sillej me popullin. 

Petro Thomaj, sa afroheshin njerёzit te dera, shumё veta i kthente e nuk u jepte bukё me gjithёse kishin pritur njezetё e katёr orё. Kёtё e bёnte pёr njerёzit e prekur nga pushteti, qё detyroheshin tё prisnin 24 orё tё tjera.. Rreth furrёs mblidheshin deri nё 800 vetё gjё qё e bёnte mё tё vёshtirё punёn, dhe merrnin bukё vetёm 100! Se nuk mjaftonte mielli pёr tё gjithё. Ndodhnin grindje nё radhё, janё vrarё 3 gra nё 1949 dhe njё plak. Nga ana tjetёr spiunёt e Sigurimit shtinin frikё qё tё mos flisje e tё veproje kundёr..Ajo furrё ka vazhduar deri nё 1951, kur ika unё. Thonё se ka vazhduar edhe mё. 

 Kjo ishte liria e popullit nёn regjimin e kuq, kur Enveri e Mehmeti thonin s punёtorёt, fshatarёt e nёpunёsit rrojnё mirё. 

Si shembull, njё punёtor me kazёm, i thjeshtё, i kategorisё sё parё, merrte 86 lekё dhe punёtori i kategorisё II 72 lekё. Por ky punёtor duhet ta mbushte normёn e gёrmimit katёr metra kub! Pёr 15 ditё punёtori i kategorisё i merr 1118 lekё, por zakonisht 800 dhe 900 lekё se nuk e plotёson normёn..se nuk marrin ushqimin e duhur, buka 800 g nё ditё. Punёtori i kategorisё II 926 lekё po ta plotёsojё normёn. Buka e gjella u merr 500 lekё – 600 lekё. Sa mbeten pёr nevojat e tjera?! 

Ata qё duan tё bёjnё ca ekonomi, duhet tё hanё bukё e kripё. Nёpunёsit e kategorisё mesatare marrin 2400-2500 lekё ndёrsa ndonjё i shkallёs sё lartё 5000 lekё. 

Njё automekanik apo specialist i kategorisё sё parё mund tё marrё 20 lekё nё orё, pra 160 lekё nё ditё, ndёrsa njё automekanik i specializuar 24 lekё nё orё ose 192- 200 lekё nё ditё.  

Pёrfitonin kёto triska: buke, ushqimi, veshmbathje. 

Punёtori pёrfitonte  

Bukё misri ose gruri 800 g 

Vaj luledielli 700 g 

Sheqer 500 g 

Kripё 500 g 

Marmalatё 500 g 

Oriz 500 g 

Sapun 400 g 

Vezё 2 kokrra 

Triskat pёrmbanin shumё artikuj tё tjerё, por kishte raste qё nuk dilnin ushqimet dhe nuk i merrnin dot, pasi kalonte muaji, e humbje tё drejtёn. Triska e veshmbathjes pёrmbante 200 pikё: tre metra stof tё ҫdo kualiteti, njё palё kёpucё ose opinga llastiku i mbaronin pikёt.. 

Nё Shqipёri mund tё rronin vetёm ata punёtorё antarё partie ose spiunё qё merrnin 10000 -12000 lekё nё muaj tё pajisur me triska suplementare. 

Shtresat e tjera vuajne jashtёzakonsiht ekonomikisht dhe politikisht.  

Fajtorё nё konferenca tregojnё me gisht kulakёt, mikroborgjezinё, reaksionarёt, imperialistёt angloamerikanё. Nuk pranohen kritika, duhet tё pranosh ҫfarё thonё nё konferenca! 

Nuk po zgjatem mё tepёr, shpresoj qё pёrmes emisionit tuaj tё dalё e vёrteta pёr Shqipёrinё e kuqe. 

Tomor Selenica  

Nё zarf shёnohet data e dёrgimit :  21 gusht 1956  

Rënia e numrit të nxënësve , dëshmi e moszhvillimit regjional në veriun e Malit të Zi

0

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Diskursi sociopolitik 

Moszhvillimi i pjesës veriore të vendit  dëshmohet edhe me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për strukturat qeveritare, sepse migrimi  i popullsisë  është bërë dukuri e përditshme me pasoja të mëdha shoqërore 

Në sajë të dhënave të publikuara kohë me parë nga Ministria e arsimit dhe Enti statistikor(Monstat) del qartë  se  popullsia në regjionin verior  është në rënie, ndërsa në Podgoricë dhe në Bregdet është  në rritje e po ashtu edhe shtimi natyror i popullsisë. 

Në regjionin verior  përveç se ka nxënës më pak në dekadën e fundit, po ashtu  në rënie është edhe shtimi natyror i popullsisë, sepse më tepër ka të vdekur se sa të lindur. 

Në dhjetë vitët e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore është rritur për 1.679 nxënës. Numri ma i vogël i filloristëve  në periudhën dhjetëvjeçare(nga viti shkollor 2013/14 deri me 2022/23), është shënuar në vitin shkollor 2017/18, me 67.427, ndërsa në këtë vit janë regjistruar 69.400  nxënës.  

Diferencime  regjionale   

Në aspektin regjional në Mal të Zi  sa i përket numrit të nxënësve në pozitë me të favorshme është regjioni qendror që ka të bëjë me Podgoricën dhe ai jugor ku përfshihet bregdeti. Kështu numri i nxënësve në regjionin jugor për dhjetë vite  është rritur për 2.975, ndërsa në ate qendror numri i të regjistruarve në vitin shkollor 2022/23 është rritur për 2.401 nxënës në krahasim me vitin 2013/14. 

Sipas të dhënave nga Ministria e arsimit, të gjitha komunat e bregdetit  kanë shënuar  rritje të numirit të nxënësve; Ulqini ka 12 nxënës më shumë në këtë vit shkollor në krahasim me vitin 2013/14, ndërsa Budva ka madje 1.369 fillorist me shumë se një dekadë më parë.  Në këtë numër nuk ka dilemë se ka ndikuar migrimi i brendshëm i popullsisë, duke qenë Budva destinacioni parësor në bregdet për popullsinë në Mal të Zi. 

Ndërsa në regjion qendror, numri i nxënësve në shkollat fillore është më i lartë duke i falenderuar kryeqytetit, ku në Podgoricë në këtë vit janë regjistruar 2.754 nxënës  më shumë se në vitin shkollor 2013/14.  Një e dhënë e tillë dëshmon  se kryeqyteti mbetën qendra kryesore ku graviton popullsia nga viset tjera në Mal të Zi.  Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me  regjionin  verior ku  për periudhën dhjetëvjeçare (2013/14-2022/23)   është në disavantazh  me -3697,  nxënës, duke dëshmuar emigrimin e popullsisë dhe shpopullimin e vendbanimeve. 

Komunat shqiptare me trend pozitiv(!) 

Nga të dhënat për dy komunat ku shqiptarët janë popullsi shumicë, për këtë periudhë dhjetëvjeçare(2013/14-2022/23)  del se në Ulqin kishte me tepër 12 nxënës ndërsa në ate të Tuzit 88 nxënës. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet në sajë të imigrimit të popullsisë nga pjesa veriore e vendit e ate kryesisht boshnjake, dukuri e cila ka kohë qe është e pranishme ne territorin e tyre komunave. Pra kemi të bëjmë  me  migrim të  brendshëm të popullsisë, çështje e cila meriton një qasje të veçantë. 

Veriu po zbrazet   

Diferencimi regjional në Mal të Zi  nuk është dukuri e imagjinuar por realitet, sepse veriu është duke shkuar në zbrazje,  qe dëshmohet edhe nga saldoja migruese e cila ka qenë negative në  këto dhjetë vite. Në komunën e Bjellopoles dhe të  Plevlës për dhjetë vite kanë me pak për 800 nxënës, ndërsa hiç ma mirë nuk janë as  komunat Pluzhine, Zhablak dhe Shavnik. Nga ana tjetër Berana dhe Rozhaja janë me 400 nxënës me pak në krahasim me vitin shkollor 2013/14. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me kryeqytetin e Podgoricës  si dhe komunat në bregdet.   

Në këtë informatë nuk kemi të dhëna se sa është numri i shkollave nepër komuna me numër minimal të nxënësve, sidomos në  zonat malore  që ka të bëjë me paralelet e ndara të cilat ka kohë që kanë numër minimal të nxënësve, që janë me paralele të kombinuara, duke qenë të rrezikuara të mbyllën.  

Pasojat e koronës në shtimin natyror  

Të dhënat e prezantuara në lidhje shtimin natyror të popullsisë për këtë përiudhë kohore dëshmojnë se periudha e korona virusit ka ndikuar negativisht në Mal të Zi..  

Kjo dukuri ka marrë  përmasa të veçanta duke  filluar  në vitin 2020 ku  kishte përmasat me -196, ndërsa e veçantë  ishte  në vitin 2021 që ishte i lartë me -2199. Në këtë vit në të gjithë regjionet është shënuar shtimi natyror negativ. Shtimi natyror negativ me i lartë ishte në regjionin verior (-1.240), pastaj ate qendror(-322),  ndërsa në jug(-557), dëshmi e pasojave të korona virusit. Numri me i lartë i fëmijëve të lindur është shënuar në Podgoricë (2.595), qe kanë qenë më shumë se një e treta (36.9%) të lindurve në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Podgoricë ka qenë numri më i lartë i të vdekurve(2.318) që janë një e katërta (25.3%) nga numri i përgjithshëm në i të vdekureve në Mal të Zi.  

 

[Text Wrapping Break] 

Duhet përkujdesje qeveritare 

Ndihma për nxënësa me libra falas, duke filluar para dy vitëve për shkollën fillore është një veprim  i qelluar, ndonëse i vonuar, por duhen të mbeshtetën edhe çështje tjera si udhtimi, ndihma sociale familjare etj. Vetëm me një përkujdesje të programuar nga ana e qeverisë mund të ndikohet të ndalet hovi i migrimit të popullsisë në nivel të vendit apo emigrimin në botën e jashtme, në të kundërtën ky trend do të vazhdojë që për pasojë do të ketë moshënimin demografik dhe shpopullimin e vendbanimeve, me pasoja shoqërore për të tashmën dhe të  ardhmen. Nuk ka dilemë se çështjet e tilla me saktë do të dëshmohen në regjistrimin e popullsisë qe është paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti. 

(Prill 2023) 

Nikollë Loka: Mjerimi intelektual i Nexhmedin Spahiut

0

Nga: Nikollë Loka, Tiranë

Te jeshe analist, vetem tek ne fiton atributet e njeriut qe i di te gjitha.
Ne mediat e shkruara dhe elektronike, vetem ne kuader te qarkullimit te lire te mendimeve dhe te ideve lejohen hamendesimet dhe vleresimet subjektive. Pra si mendime subjektive, qe per rrjedhoje jane aq te diskutueshme sa nuk merren fare parasyshe ne nje punim te mirefillte shkencor. Ndersa sapo te veshesh kostumin e studiuesit te thone ndal: me jep faktet zoteri, me jep faktet historike dhe perfundimet shkencore dhe jo pseudofaktet qe i krijon vete, as perfundimet qe jane fryt i mendimit te lire!
Shkenca nuk eshte fiction dhe ka ligjet e veta. Por Nexhmedin Spahiu nuk e di ku mbaron letersia dhe folklori e ku fillon historia.
Historia nuk është opinion analistësh, aq më pak fiction shkrimtaresh dhe poetesh. Eshte me fisnike te heshtesh, se sa te flasesh marrezisht!
Pavaresisht se marrezia mund te jete edhe profesion.
Ja marrezite e Nexhmedin Spahiut:
Dhe kështu ishte në të gjitha shtetet e botës në shekullin XV. Nuk ekzistonin kombet në kuptimin që bota i njeh pas revolucionit francez. As shteti Osman nuk ishte i turqve, e as shteti i Skënderbeut nuk ishte i arbërorëve. Të gjithë ata njerëz që u ndodhën brenda këtyre shteteve u ndodhën pa vullnetin e tyre.
E vërteta ishte se shteti osman ishte perandoria më e fuqishme dhe më progresive e botës për shekuj me radhë. Kjo periudhë shndritjeje zgjati disa shekuj. Deri në lindjen e kombeve në Evropë, atij suedez (1523), anglez (1649), amerikan (1776) dhe atij francez (1789), Evropa kishte identitetin e errësirës, injorancës dhe prapambeturisë, karshi diellit që ndriçonte në Lindje. Vallë, a duhet t’ia kujtoj Kadaresë Naim Frashërin tek shkruante:
Evropë e mjerë atëherë,
Ishte për djall e për lumë,
Priste Ruso e Volter,
Ta nxjerrin nga ai gjumë.
Perandoria Osmane e shekullit XIX, për të cilën shkruante Andon Zako – Çajupi, ishte një perandori që i kish humbur moti shkëlqimi, ishte një gërmadhë politike, ekonomike, ushtarake e kulturore.
Nexhmedin Spahiu
Prrandoria osmane ishte një gërmadhë.
(Jo vetem ne shekullin XIX Nexhmedin, por shume me perpara).
Nje veshtrim mbi mjerimin intelektual te Spahiut
Ne çdo Perandori shteti nuk mund te jete vetem i nje kombi, por ne Perandorite absolutiste si puna e asaj osmane, shteti ishte jo vetem i turqve si popull pushtues, por edhe i Sulltanit. Edhe ato toka qe spahinjte i merrnin ne perdorim (koinçidence me mbiemrin Spahiu) ishin prone e Sulltanit. E gjithe toka ne Perandorine Osmane, madje jo vetem ajo, por edhe subjektet ishin prone e Sulltanit dhe i nenshtroheshin arbitraritetit te tij. I kujt pra ishte shteti Nexhmedin, kur ishte pothuajse prone sulltanore!!!
Shteti i Skenderbeut ishte i arberoreve qe moren pjese ne te dhe vetem i arberoreve.
Nese te gjithe njerezit ndodhen pa vullnetin e tyre ne çdo lloj shteti, si ne ate pushtues si shteti osman, ashtu dhe ne shtetin-etni si shteti i Skenderbeut, atehere do te kerkonin shoqerine pa shtet!!! Absurd i Spahiut. Meqenese arberit sipas Spahiut nuk e donin shtetin e Skenderbeut, çfare shteti donin!!! Shteti eshte nje kontrate shoqerore spahi. Ka raste qe nenshtetasit nuk e pranojne sundimtarin, por ky nuk eshte argument per shoqerine pa shtet! Shtetit te Skenderbeut nuk iu be rezistence nga arberit si kolektiv, por nga Ballaban Pasha dhe kolaboracionistet e tjere qe komanduan ushtrine osmane. Ata nuk perfaqesojne arberit.
Perandoria osmane vertete ishte perandoria me e fuqishme deri ne betejen e Lepantos. Ishte me e fuqishme, sepse Europa ishte e perçare, por jo se Perandoria osmane vërtetë ishte me e forta ne teknologji, art, kulture dhe shkencë.
Ne kohen kur turqit nomade, mbi shpinen e kuajve iu versulen Ballkanit, portugezet, anglezet, spanjollet dhe hollandezet, “te prapambeturit e botes” ose “europianet e prapambetur”,- siç i quan Spahiu po zbulonin dhe pushtonin kontinente te reja. Kjo kerkonte teknologji, fuqi ushtarake dhe vizion.
Perandoria osmane nuk ka qene kurre progresive. Spahiu nuk e di se turqit kaukaziane e shkaterruan qyteterimin brilant bizantin. Simboli i shkaterrimit te tyre, Konstandinopoja ishte qyteti qe nje kronikan i asaj kohe e quante si “qyteti ku gjendeshin gjysma e thesareve te botes”. Ai qytet i mrekullise bizantine nuk e mori me veten pas drames se pushtimit. Pse turqit e ndritur e shkaterruan Konstandinopojen pra!
Pse “turqit e ndritur” shkaterruan qytetet arberore! Krahasoni zhvillimin e Shqiperise ne vitin 1400 dhe ne vitin 1912 per te kuptuar mjerimin e perparimit osman.
Drita osmane ishte vetem erresire. A e di Spahiu se ne momentin e ardhjes se turqeve ne Azine e Vogel kishte filluar Rilindja Europiane dhe universitetet, kur ne Turqi, prej perparimit te madh, Universiteti u themelua 600 vjet me vone dhe u mbyll tre here!!! Nga mendja e ndritur apo nga obskurantizmi!
A ben me na thene diçka me teper per “driten” ne Lindje. Ku ishte drita ne vitin 1400, po ne vitin 1500, 1600, 1700, 1800, 1900. Pse asnje zbulim, asnje hap teknologjik, asnje levizje shoqerore qe sjell progres ne kete Lindje që “ndrinte”, nese ndrin erresira. A e di Spahiu se shkaqet e renjes se osmanllinjeve duhen pare pikerisht ne mungesen e progresit teknologjik, qe do te thote mungese drite, erresire dhe injorance.
Dhe mjerimi i fundit: Perdorimi si burim historik i besueshem i nje vjershe per iluministet. Naimi nuk mund te gjykohet ketu, siç nuk mund te gjykohet as Fishta per disa beteja fiction me malazezte. Poezia dhe letersia nuk jane histori. Kete vetem Spahiu nuk e di!!! Ky eshte mjerimi i mjerimit te tij!!!

Nexhmie Zaimi, e harruara e madhe …!

Nga: Sami Milloshi
___
Kur ende nuk i kishte mbushur trembëdhjetë vjet, Nexhmie Zaimin, këtë vajzë të lindur në Libohovë, e vizitoi i ati ne dhomën e saj. Ai i dha një shami koke dhe i tha se tani e tutje, kur të dilte nga shtëpia , duhej ta mbulonte fytyrën me të . Se ashtu ishin zakonet…
Vajza e vogël , pa thënë asnjë fjalë, e mori shaminë, hapi dritaren dhe e hodhi atë në çatinë e fqinjit. I ati e quajti ” dhí e egër”, dhe ashtu i fyer dhe i çarmatosur në krenarinë e burrit , iku nga dhoma duke folur me vehten…
Ky akt prej rebeleje, paracaktoi tonin dhe fatin e Nexhmie Zaimit.
Ajo ishte njera nga gjashtë vajzat që ndoqi nje shkollë të mesme ne Shqiperi që drejtohej nga misionaret presbiterianë Amerikanë ne vitet 1920…
Kur ende qe vajze e re, familja e saj provoi ta martojë sipas zakoneve, por ajo ia doli t’i thyejë zakonet. Ajo iku nga Shqiperia dhe u bë e para vajze shqiptare që pati fatin të marrë edukim të lartë në Wellesley College në Amerikë. Pastaj ndoqi Columbia University ku u diplomua si gazetare.
Në vitin 1937 botoi librin e saj ” Daughter of the eagle” ( Bija e Shqiponjës) . Libri i saj u shpall Best Seller me 1938 ne Amerikë. Dhe ajo nuk ishte veçse 20 vjeçe kur e arriti këtë majë si shkrimtare.
Unë nuk po zgjatem në karrierën e saj si gazetare , sepse edhe ajo është brilante. Mjafton të them se Nexhmie Zaimi ishte ndër të parat gazetare femra që raportoi nga vendet e Lindjes së Mesme.Ajo intervistoi Nasserin,Sadatin,mbretin Hussein.
Nexhmia gjithashtu ishte nga të parët gazetarë që shkroi dhe dha leksione për refugjatët palestinezë.Ajo madje bëri nje studim për Departamentin e Shtetit, në të cilin theksoi se nëse problemi i refugjatëve palestinezë nuk zgjidhet, ai mund t’i shperthejë në fytyrë Amerikës pas pesëdhjetë vjetësh…
Zaimi e vizitoi Shqiperinë dy herë. Së pari në vitin 1939 dhe së dyti në vitin 1986. Herën e dytë autoritetet komuniste nuk e lanë të hynte dhe e kthyen mbrapsht.
Tani, përse po i shkruaj unë këto rradhë?
Po i shkruaj sepse edhe sot e kësaj dite, në Shqiperi vazhdon kultura e përjashtimit, kultura e përbuzjes, kultura e klaneve provinciale, kultura e protokolleve të paravendosura ne Lidhjen e Shkrimtarëve, edhe pse Lidhja ka vdekur, ose nuk lidh dot as ushkurin e pantallonave…
Me përjashtim të Robert Elsiesë që e ka përmendur Zaimin ne Fjalorin e tij historik me 2012, një përmendjeje në nje Leksikon Shkrimtarësh të botuar në Kosovë,si edhe studiuesit Aurenc Bebja në Francë, kurrkush tjetër nuk do t’ia dijë për një Shkrimtare Shqiptare best seller ne Amerikë para 70 vjetësh …
Pse? Sepse Shqiperia është përsëri e vetizoluar. Bile edhe më keq se ne kohën e Enver Hoxhës. Atje promovohen pseudovlera sepse nuk ka kurrfarë kriteri si në Perendim.
Libri ” Daughter of eagle” i Nexhmie Zaimit është gur themelor i një proze moderne të shkruar nga nje shqiptare. “KRONIKË ne Gur” e Ismail Kadaresë,një vepër pa dyshim e mrekullueshme , është thjesht një përsëritje krejt e çuditshme ( ose mua më duket ashtu) e asaj proze që Nexhmie Zaimi e ka shkruar disa dekada para tij.
Bukuria e prozës se Zaimit rri përkrah të mëdhenjve Kuteli e Koliqi.
Unë e lexova ne Amerikë librin e Nexhmie Zaimit dhe jam krenar që njoha një mjeshtre të letrave , një shkrimtare të madhe shqiptare.
Po të kisha gjë në dore , ia jepja librin e saj mjeshtrit Ukë Buçpapaj ta përkthente në Shqip. Dhe natyrisht e paguaja sa frengu pulën…
Po ç’them edhe unë “marrëzira”?!!!! Sharlatanët në Tirane janë të zënë me tallava dhe as kanë as din e iman se e kanë vetizoluar për së dyti atë vend…
Me tallava e kanë izoluar, jo me tela me gjemba si dikur..

Zëri i Preshevës, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci, Dortmund, Gjermani

Poezi

ZËRI I PRESHEVËS

Jam bimë e Mollës së Kuqe

jo luginë po krahinë e gjanë

jam pjesë e dheut shqiptar

jam e pushtuar nga Serbia

*

Si të jetoj nën terr të serbit

nën duart e tij të përgjakura

a më sheh jam e poshtëruar

për çdo ditë jam e burgosur

*

Në këtë atdhe me Preshevë

me Bujanoc dhe Medvegje

plotë tokën e kam me varre

plot tokën e kam me të rënë

*

Ore, ti që flet krejt ndryshe

Jam flakë e Mollës së Kuqe

Dardani kam emrin e dheut

Shqipëri jam deri tek Molla!…

__

Atdhe Geci – Dortmund, 2023

Lettres champenoises (1820) / Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës

Litografi e Ali pashë Janinës — Autori : Jean-Baptiste-Ambroise-Marcellin Jobard

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Prill 2023 

“Lettres champenoises” kanë botuar, më 1820, në faqet n°226 – 228, një shkrim mbi Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Pashai i famshëm i Janinës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës, i cili ka hedhur zgjedhën dhe është bërë i pavarur nga Porta. 

Nëse despotizmi bëhet burrë, me siguri që ai dë të përhapet në botë nëpërmjet Aliut. Thuhet se thesaret e tij, të cilat qëndrojnë në pasazhe të mëdha nëntokësore dhe që mund të krahasohen me ato të Abulkasemit, në “Një mijë e një net”, arrijnë në dyqind milionë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo shumë e madhe është fryt i plaçkitjeve, grabitjeve dhe mizorive të tij. Kushdo që gjendej në sundimin e saj, nëse dyshohej se ishte i pasur, vihej menjëherë në shënjestrën e tij; e cila ishte e barazvlefshme me një dënim me vdekje. Atij i ka ndodhur të rrafshojë fshatra të tërë për t’u marrë atë që kishin.

Ai komunikonte shpesh me Bonapartin, sepse kishte dëgjuar se ai ishte një njeri që e kuptonte despotizmin në mënyrë të admirueshme; madje pretendohet se ai fshehurazi ishte xheloz. Ai foli për këtë një ditë me Z. de Pouqueville dhe e pyeti se çfarë dobie kishte për të një organ legjislativ : 

— Për të bërë ligje, u përgjigj Z. de Poucqueville. 

— Çfarë, ligje! Pra, ekzistojnë gjëra të tjera përtej vullneteve të tij?

— Pa dyshim, madje ka edhe disa anëtarë të këtij organi legjislativ që kanë guxuar t’i thonë të vërtetën, dhe Z. de Poucqueville përmendi emrat e Z. Laîné dhe Z. Raynouard.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Dhe çfarë u bë me ta? 

— Ata jetojnë. 

— Ata jetojnë!!! Ky është Bonaparti juaj! mos më flisni më për këtë. 

Ali Pasha është mbi gjashtëdhjetë vjeç; e mundon përdhesi, i cili e pengon të hipë në kalë. 

Porta po bën përgatitje të jashtëzakonshme kundër tij dhe po përgatitet për ta sulmuar nga toka dhe nga deti.Këto përgatitje e shqetësojnë shumë; dhe duket se kjo luftë do t’i japë fund si pushtetit, ashtu edhe mizorive të tij. 

  1. J. 

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/lettres-champenoises-1820-pas-mbretereshes-se-anglise-personazhi-qe-ze-me-shume-vemendjen-e-publikut-eshte-pashai-i-famshem-i-janines/.

Gjuetia prokuroriale serbe ndaj shqiptarëve në Mitrovicën e 1998-ës

0

Feti TUNUZLIU , Mitrovicë

Dosje

Edhe në vitin 1998, pra, vetëm një vit para fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO-ja (1999), vijonte intensifikimi i politikës serbe të abuzimit të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë me synim “disiplinimi” të ashpër e pa kusht të shqiptarëve të “padisiplinuar”. Kjo realizohej, veç tjerash, edhe përmes politikës së hetimeve penale dhe akuzave penale. S’do mend se, ky intensifikim ishte  pjesë integrale e strategjisë së politikës hegjemoniste serbe përgjatë dekadës përmbyllëse të shekullit XX. Me ushtrimin e planifikuar sistematik të terrorit dhe jo vetëm përgjatë këtij dhjetë vjetshi në kuptim të shkeljeve të rënda të lirive e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve nga regjimi serb, në fakt, synohej që përmes kësaj forme të dhunës e shtypjes së popullatës shqiptare kjo popullatë të nënshtrohej ende dhe të hjekë  dorë nga lufta e saj për liri e drejtësi në historinë më të re politike të shqiptarëve në Kosovë. Për më tepër, kësisoj, përthellohej kryeneqësisht status quo-ja deri në shkallë mosdurimi kombëtar shqiptar dhe nxitej eskalimi i tij me metoda dhe provokime më të pista vetëm e vetëm që të pasojë hakmarrja e çmenduar shtetërore. Liritë dhe të drejtat e njeriut së koti ishin të garantuara aq sa garantonin këto,  sepse “u reformuan” me ligje millosheviqiane. Implementimi i këtyre ligjeve specifikisht nga ana e organeve të jurisprudencës serbe të instaluar në mënyrë kundërkushtetuese në Kosovë në fund të vitit 1989, përkatësisht kah mesi i vitit 1990 ishte më se barbar. Së këndejmi, këto ligje sollën aparthejd e gjenocid, vlerësonte popullata dhe intelegjencia shqiptare në Kosovë e përtej saj.   

Në këtë kontekst rrethanash tejet të elektrizuara, një “Raport për punën e Prokurorisë së Qarkut dhe Prokurorisë komunale në Mitrovicën e Kosovës për vitin 1998” me shenjën A, nr. 27/98 i datës 22 shkurt 1999 (RP/SM) i cili del të jetë hartuar pikërisht nga prokurori publik i Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë, (sot, pozitë ekuivalente me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore), Risto Pecel, prezanton  në fakt, përndjekjet e egra penale dhe akuzimet e inskenuara penale me të cilat organi i akuzës iu mbërthye shqiptarëve gjatë vitit 1998 në qytetin afër minierës “Trepça” vetëm një vit pa filluar sulmet ajrore të forcave ushtarake aleate në Republikën Federale të Jugosllavisë më 1999.  

Në këtë Raport pune, kryeprokurori pretendon të shpalos të dhëna që shenojnë, veç tjerash, edhe gjendjen e kriminalitetit politik, që është kryefjalë e këtij shkrimi, në tërë territorin juridik në të cilin shtrihej kompetenca territoriale (tokësore) e Prokurorisë Publike të Qarkut (PPQ), përkatësisht e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, kinse duke u thirrur në  legjislacionin procedural penal të kohës.  

Raporti prokurorial prej gjithsej 27 faqe, mëton t’i trajtoi “Veprat penale  me të cilat cenohet rendi kushtetues dhe siguria e vendit” të kryera në vitin 1998, prej faqes 12-17, vepra këto të inkriminuara me dispozitat e Kapitullit XV të Kodit Penal të Republikës Federale të Jugosllavisë (mëtej: KPJ). 

Vetëm kalimthi të theksojmë se në literaturën juridike të shkencës së drejtësisë penale, në praktikën gjyqësore, diskursin profesional por edhe në shkrime mediale, për këto vepra penale përdoret dendur togfjalëshi: vepra penale politike. E në letërsinë e shkencës së të drejtës penale konsiderohej se karakteri politik i këtyre veprave derivuon jo vetë nga objekti mbrojtës por edhe nga motivet për të cilat kryheshin ato. 

Në pjesën e Raportit e cila i referohet ekskluzivisht gjuetisë së kriminalitetit politik për vitin raportues (1998), me gjuhë statistikore fokusohen  këto gjetje: në kallëzime penale janë përfshirë gjithsej 198 persona dhe kundër të gjithëve PPQ ka kërkuar hetim penal nga gjyqtari hetues; kundër 2 të pandehurëve ishte pushuar ky hetim; kundër 76 të tjerëve ishte ndërprerë përkohësisht hetimi i filluar deri në kapjen e të arratisurëve; kundër 91 të pandehurëve ishin ngritur aktakuzat për këto vepra penale politike: Cenimi i tërësisë territoriale (neni 116); Terrorizmi (neni 125) dhe Bashkimi me qëllim të veprimtarisë armiqësore (neni  136). Poashtu, prej 198 personave të pandehur, në paraburgim kanë qenë 97, në arrati 99, ndërkohë që, vetëm njeri ishte dënuar me 18 muaj burgim. 

Lënda penale “më karakteristike: KT nr. 37/98” 

Prej numrit të përgjithshëm të lëndëve të kriminalitetit politik të vitit 1998, i pari i PPQ, në Raport veçon lëndën: “KT nr. 37/98”, duke e quajtur “lënda më karakteristike”. Këtu nuk specifikohen arsyet përse pikërisht kjo lëndë cilësohet “më karakteristike” ndër  të gjitha lëndët politike. Mirëpo, sikur krijohet përshtypja që lexuesi vet mund t’i identifikoi këto arsye bazuar në shumësinë e fakteve dhe rrethanave që plasohen në tekstin e kësaj pjese të Raportit prokurorial. Disa sosh edhe mund të nënkuptohen si arsye konkrete për t’u cilësuar kjo lëndë “më karakteristike” nga të tjerat. Ç’është e vërteta, faktet dhe rrethanat e sipërpërmendura,  nuk qëndrojnë plotësisht të shkëputura kuptimësisht njera nga tjetra sepse kanë lidhje të ndërsjellë logjike e përmbajtësore. 

Në këtë kuptim, në vijim të Raportit, eprori prokurorial shkoqit detaje nga gjuetia prokuroriale. Potencon se PPQ ka  kërkuar  hetimin penal kundër 15 personave të përfshirë në kallëzimin penal. Me kërkesën prokuroriale ka filluar hetimi penal kundër 9 të pandehurëve dhe njëkohësisht ndaj tyre është propozuar masa e paraburgimit, masë kjo e fundit dhe më rënda në kuadër të masave për sigurimin e pranisë së të pandehurëve gjatë procedurës penale.  Pas përfundimit të hetimit nga gjykata si autortitet kompetent, këta 9-it janë akuzuar me akuzën publike penale sipas KPJ për vepra penale politike të sanksionuara me nenet: 125 (Terrorizmi); 136  (Bashkimi me qëllim të veprimtarisë armiqësore) dhe neni 33 (Ligji për  armë e municion). Nga këta 15 persona, pra, 9 janë akuzuar, ndërsa kundër 6 të tjerëve hetimi I filluar është pezulluar me mundësi rifillimi të hetimit sapo të njejtit të privohen nga liria.  

Në tekstin e këtij Raporti, tutje prezentohen detajet “inkriminuese” nga aktiviteti i grupit të akuzuar prej 9 anëtarësh. Ndonëse nuk zbulohen emrat e përvetshëm të asnjerit prej të akuzuarëve, në Raport saktësohet se “dy prej të pandehurëve formuan bashkimin terrorist – njesinë e muxhahedinëve, të ashtuquajturin “Abu bekir Sidik” themeluar  nga fundamentalizmi islam.”  Prej gjithsej 110  anëtarëve të “Bashkimit terrorist”, këtu kanë qenë “edhe 35 shtetas të huaj”.  

E çmoj të nevojshëm të theksoj se Raporti i organit akuzues vë në pah rrethanën se gjatë kësaj gjuetie prokuroriale ka rezultuar se “ky bashkim ka vepruar në kuadër të Organizatës terroriste të ashtuquajtur  “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK), locuar në fshatin  Prekazi i Ulët, komuna e Serbicës” (sot: Skenderaji) e cila paska qenë e themeluar  kah mesi i qershorit  1998.  

Pastaj, në Raport identifikohet edhe armatimi dhe paisjet tjera të poseduara nga grupi “terrorist”, duke konstatuar se “të gjithë kanë qenë të armatosur me armë automatike, zola, minahedhës,  granata, bomba dhe paisje tjera” dhe shton se “kanë patur  pesë vetura të veta, 2 telefona satelitor e 1 mobil, telefaks, sasi të madhe ilaqesh e material saniteti etj.”  

Pasi nënvizon se të gjithë kanë patur pseudonime, shpalos prejardhjen dhe shpërndarjen e armatimit si dhe ndërlidhjen e grupit “kriminal” me UÇK.  

”Me armatim janë furnizuar nga Shqipëria duke kaluar ilegalisht kufirin. Një pjesë të armatimit ia kanë dhënë organizatës terroriste “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në shumë vende  në Kosovë e Metohi.”, nënvizohet tutje në Raportin zyrtar.  

Raporti për gjahun prokurorial bën fjalë edhe rreth të hyrave, armatimit  dhe organizimit të grupit “kriminal”. Rrjedhimisht, pasi saktëson se ky grup ka marrë nga jashtë rreth 400 mijë DM dhe se armatimin modern dhe paisjet luftarake i ka transportuar ilegalisht nga Shqipëria, zbulon se grupi më vete, si një organizatë është shumë mirë e organizuar.  

Poashtu, në këtë Raport hedhet dritë për një “spektër të gjerë” veprimesh që i referohen personave që kanë mbajtur pozicione komanduese në UÇK, stërvitjeve ushtarake  dhe aktivitetit ushtarak në terren. Në këtë kontekst, theksohet se, në Prekazin e Ulët stërvitjet ushtarake i kanë udhëhequr shtetasit e huaj; se, janë organizuar gjuajtje me municion luftarak; se, ushtarët  janë aftësuar përmes  shkathtësive luftarake; kanë bërë rojë; se, kanë marrë pjesë në hapjen e gropave dhe ndërtimin e bunkerave; se, kanë përcjell policinë dhe kanë mbajtur mbledhje fetare e ligjerata dhe se kanë kontaktuar me udhëheqësitë e organizatave terroriste nga rajoni i Drenicës dhe Shalës.  

Raporti tërheq vëmendjen  e lexuesit me të dhënën se të pandehurit janë bërë anëtarë të bashkimit armiqësor për një apo disa fshatra dhe anëtarë të të ashtuquajturës “Ushtria Çlirimitare e Kosovës” e cila vepron në tërë territorin e “Kosovës e Metohisë”. .  

Të dhënat tjera të dala prej Raportit të organit të akuzës, zbulojnë se anëtarët e grupit “terrorist” kanë kryer edhe një mori aktivitetesh ushtarake deri te vrasjet e qytetarëve  dhe jo vetëm. Kështu, theksohet se; në organizatën “terroriste” ka patur ndarje rolesh dhe detyrash: disa kanë furnizuar me armë dhe paisje, disa kanë hapur kanale  dhe ndertuar bunkere e ndertime tjera, disa kanë bërë roje dhe kanë vëzhguar lëvizjet e policisë e të pjesëtarëve të Ushtrisë jugosllave  dhe për çka kanë lajmëruar  udhëheqësinë e organizatës terroriste. Poashtu, Raporti vë në dukje se skenat e dhunës të pjesëtarëve të organizatës “terroriste” që kanë sulmuar dhe vrarë persona të uniformuar: policë e pjesëtarë të Ushtrisë së  Jugosllavisë sikundër edhe persona civilë: serbë, malazezë dhe shqiptarët, kanë burgos dhe ushtrue dhunë ndaj një numri të madh personash, kanë dërgue në drejtime të  panjohura dhe kanë kryer edhe plaçkitje. Në Raport konstatohet se as sot nuk dihet për fatin e numrit të madh të këtyre personave.  

Të gjithë të pandehurit kanë miratuar planin dhe programin  e organizatës “terroriste” të quajtur “UÇK” me qëllim që të ndërmarrin akte të dhunshme  organizimi e koordinimi të inspiruara nga  motivet politike e të orientuara në rrezikimin  e rendit kushtetues  dhe sigurisë së RFJ, theksohet në Raportin prokurorial. Ndryshe, qëllimi final i të akuzuarëve rezultuar përfundimisht nga gjuetia e prokurorëve publik serb është që – territori i Kosovës dhe Metohisë si dhe territoret tjera të populluara me pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare të shkëputen nga RFJ dhe të formohet shteti i veçantë e më pas ato t’i bashkangjiten Republikës së Shqipërisë. 

Sfidat prokuroriale dhe rrethanat  të të pandehurëve 

Në këtë Raport zyrtar, autori veçon si sfidë vërtetimin e gjendjes faktike të veprave penale. Specifikisht flet për aktin e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga zyrtarët e autorizuar, që i bie nga gjyqtarët, prokurorët publik dhe policët duke bërë të ditur se këta rrallë herë kanë realizuar këtë veprim hetimor procedural sepse “shkaqet e sigurisë këtë nuk e kanë lejuar.” I njejti nxjerr në pah rrethanën se në shumicën e lëndëve penale, e vetmja provë ka qenë pranimi i kryerjes së veprës nga të pandehurit, madje, në disa lëndë, veç pranimit, ka patur edhe prova të tjera, nënvizohet në Raport. 

Përkitazi me aspektin nacional të të pandehurëve, moshën, vendbanimet dhe gjendjen materiale, në Raport konstatohet se të gjithë kryesit e veprave penale kanë qenë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare prej 18-60 vjeç dhe se shumica e tyre kanë jetuar nëpër fshatra në gjendje të varfër apo të mesme ekonomike.   

Raporti, kah fundi i pjesës që trajton kriminalitetin politik, tërthorazi vë theksin edhe në dështimin e organeve të zbulimit sa i përket arrestimeve. Kështu, aty theksohet se PPQ përmbyll vitin 1998 pa kapur edhe 129  kryes të veprave penale politike të cilët ende nuk janë privuar nga liria për t’iu proceduar gjyqtarit hetues në cilësinë e të pandehurëve dhe ende vazhdojnë së qëndruari n’arrati. 

Fare në fund të themi se nga shkaku i dështimit të hartuesit, Raporti në fjalë nuk përmban asnjë të dhënë të vetme edhe për punën e Prokurorisë Publike Komunale të Mitrovicës për vitin 1989, ndonëse ky i fundit përmendet në titullin i cili  figuron në kopertinën e këtij  Raporti e që s’do mend se do t’ishte me interes, në radhë të parë,  për opinionin shqiptar. 

Ajetet agresive të Kuranit që frymëzojnë e thërrasin për dhunë, sipas Ibrahim Kelmendit, autorit të librit ISLAMI, religjion agresiv (?!)

0
Përgatitur nga Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
____

 

KURANI – AJETE AGRESIVE

[Këto 272 ajete me përcaktime agresive, i përzgjodhi Ibrahim Kelmendi, autor i librit: “Islami, Religjion agresiv (?!)”; shqipërimet e këtyre ajeteve janë nga tre shqipërues “zyrtar” të Kuranit, të miratuar nga Bashkësia Islame e Kosovë: klerikët dhe teologët myslimanë Sherif Ahmei, Feti Mehdiu dhe Hasan Efendi Nahi. Fatkeqësisht ende nuk kemi përkthim të Kuranit në gjuhë shqipe, për t’u bind se ka tekst më primitiv se ky që janë muduar me “hijeshua” këta tre shqipërues.]

Zemrat e tyre [jobesimtarëve] janë të sëmura [me injorancë] e Perëndia ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë. [2:10]

Keq e shitën veten ata, që nga zilia nuk besuan në atë që ua shpalli Perëndia. Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka dasht Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues. [2:90]

O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, – shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka dënim pikëllues. [2:104]

Sikundër që ua kam plotësuar dhuntinë Time, ashtu [dhunti] ju kam dërguar një Pejgamber, nga mesi juaj, i cili ju lexon versetet Tona, dhe ju pastron [nga të këqijat] e ju begaton me dijeni të holla, dhe që t’ju mësojë ato gjëra që nuk i keni ditur. [2:151]

O besimtarë! Është porosi për ju ndëshkimi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën; e atij që ia falë farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm [me mirësi për dëmshpërblim] dhe le të zbatohet dëmshpërblimi me të mirë. Kjo [falje] është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj [faljes], e kapërcen kufirin, për atë ka dënim të rreptë. [2:178]

Luftoni në rrugën e Zotit – kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se, Perëndia, nuk i do ata që e kalojnë kufirin. [2:190]

Vritni ata kudo që t’i gjeni dhe dëboni prej vendeve ashtu siç ju dëbuan ata juve. Se keqpërdorimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ta pranë Mesxhidi Haramit! Për derisa ata të vriten me ju-aty! E, nëse ata luftojnë me ju [aty], atëherë ju vritni ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët. [2:191]

Luftoni ata deri sa të zhduken ngatërresat dhe deri sa të bëhet besimi vetëm për Perëndinë! E në qoftë se ata heqin dorë [prej ngatërresave], atëherë s’ka armiqësi, përveç atyre që kanë tejkaluar kufirin. [2:193]

Muaji i madh për muaj të madh; respektimet janë reciproke. Pra, kushdo që ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu siç ju sulmuan ata juve [reciprokisht]! Druani Perëndisë, dhe dijeni se, me të vërtetë, Perëndia është me ata që ruhen nga të këqijat. [2:194]

Ju është urdhëruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Perëndia e di e ju nuk e dini. [2:216]

Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Lufta në të është mëkat i madh, – por pengimi prej udhës së Perëndisë, të mohuarit e Perëndisë, heqja dorë nga vizita Qabesë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, është mëkat më i madh te Perëndia. E, keqtrajtimi [torturat] është mëkat më i madh se vrasja. Ata vazhdimisht luftojnë kundër jush, që nëse munden t’ju kthejnë nga besimi juaj. E, ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e [mira] të tyre do të humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë banorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. [2:217]

Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Perëndisë, ata shpresojnë në mëshirën e Perëndisë. Se Perëndia është mëshirues dhe falë. [2:218]

Luftoni në rrugën e Perëndisë dhe dinie se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. [2:244]

A nuk ke dëgjuar ti [o Muhamed!] që paria e bijve të Israilit – pas Musait, i thanë njërit pejgamber të tyre: “Na caktoni një sundimtar që të luftojmë në rrugën e Perëndisë!” – Pejgamberi u tha: “A do të dëgjoni ju kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E pse mos të luftojmë ne në rrugën e Perëndisë, na që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe ndarë nga fëmijët tonë?” Mirëpo, kur iu urdhërua të luftojnë, me përjashtim të një pakice, ata nuk luftuan. Perëndia i njeh mirë zullumqarët. [2:246]

Me të vërtetë atyre që nuk besojnë, nuk do t’i shpëtojë asgjë nga dënimi i Perëndisë, – as pasuria as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit, [3:10]

Ata që nuk besojnë në dokumentet e Perëndisë dhe vrasin pejgamberët pa farë të drejte, e vrasin edhe ata njerëz të cilët kërkojnë të veprohet me drejtësi, paralajmëroi me dënim të dhembshëm. [3:21]

Besimtarët mos t’i marrin për miq qafirët [mohuesit], duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë te Perëndia. Ketë mund ta bëni vetëm për t’u ruajtur nga ata – Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij. Dhe, të gjithë do të ktheheni te Perëndia. [3:28]

Druajuni zjarrit, i cili është përgatitur për mohuesit! [3:31]

O besimtarë! Mos zgjidhni për miq në mesin e të tjerëve, të cilët nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë dëmin tuaj. Urrejtja është shfaqur prej gojës së tyre, e atë që e fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Na, ju shpjeguam versetët [ajetet], nëse mendoni ju. [3:118]

Kujtoje [o Muhammed!] atë mëngjes kur dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve pozitat luftarake, – Perëndia dëgjon dhe di çdo gjë, – [3:121]

Perëndia u ka ndihmuar në Bedër, duke qenë ju të pafuqishëm – andaj druajuni Perëndisë, për të qenë falënderues, – [3:123]

Kujtoje [o Muhammed!] atë kohë kur u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremijë engjëj të dërguar?” [3:124]

Po! Po! [Ju mjaftojnë]. Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar. [3:125]

A mendoni se do të hyni në xhenet e Perëndia të mos u tregojë juve për ata që kanë luftuar dhe për ata që kanë duruar. [3:142]

Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa [në fe të gabuar] nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit. [3:144]

Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Perëndisë, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë falenderuesit. [3:145]

Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët [3:146] dhe vetëm thonin: “O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe teprimin në punën tonë, forcona këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar!” [3:147]

Me të vërtetë, Perëndia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyrën që u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindët në mes vet dhe kundërshtuat, e Ai madje u tregoi atë që e dëshironit, – disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër; – pastaj Ai, për t’ju provuar juve, bëri që të zmbrapseni para armikut. Dhe, me të vërtetë, Perëndia ju fali juve atë gabim. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së madhe për besimtarët. [3:152]

Kujtonie ju atë kur ngjiteshit malit dhe nuk vinit vesh për askend, e dëshironit, – disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kurse disa nga ju Ai ju dënoi juve me dëshprim pas dëshprimi [për padëgjueshmëri ndaj Profetit dhe Perëndisë], që të mos pikëlloheni për atë që ju doli duarsh [fitorja], as për atë që u goditi juve [humbja]. E Perëndia i di të gjitha ç’punoni ju. [3:153]

Është e pamundur për ndonjë Pejgamber, që të bëjë farë mashtrimi [të marrë fshehurazi nga pasuria e luftës], e kushdo që të bëjë mashtrim do të vijë [i ngarkuar me këtë mëkat] në Ditën e Kijametit, e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. [3:161]
???
Ajetet që kanë këtë yll, janë cituar nga shqipërimi i Hasan Efendi Nahit.

Atyre që nuk luftuan e u thanë vëllezërve të vet: “Sikur të na dëgjonit neve nuk do të mbyteshit”, thuaju: “Prapsojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” [3:168]

Kurrsesi mos i konsideroni të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e Perëndisë. Jo, [ata] janë të gjallë dhe të ushqyer [shpirtërisht] te Zoti. [3:169]

Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh. [3:177]

Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues. [3:178]

Dhe Zoti iu përgjegj lutjes së tyre: “Unë, nuk ia humbi mundin asnjë punëtori nga ju, qoftë mashkull apo femër, – ju jeni të gjithë [të barabartë në shpërblim]. Atyre që emigruan, dhe u dëbuan nga vatrat e tyre, dhe u munduan në rrugën Time, dhe luftuan e u vranë, Unë me siguri, do t’ua mbuloj veprat e këqija [me falje] dhe do t’i shpie në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, – shpërblim nga Perëndia. E, shpërblimi më i mirë është te Perëndia. [3:195]

Për ato gra tuaja që bëjnë kurvni, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Perëndia të bëjë rrugëdalje për to. [4:15]

Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm. [4:18]

Meshkujt udhëheqin [dhe përkujdesën] për gratë, meqë Perëndia i ka graduar [meshkujt] me disa cilësi mbi ato (…)! [4:34]

E sikur Na t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose “Shpërnguluni nga atdheu juaj!” – pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim, [4:66]

O besimtarë! Bëhuni syçelë e marrshoni [në luftë], qoftë në grupe-grupe ose të gjithë së bashku! [4:71]

Me të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkuar në luftë. Nëse ju ndodhë ndonjë fatkeqësi [hipokriti i tillë] thotë: “Vetë Perëndia më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta [në atë ngjarje]”. [4:72]

Le të luftojnë ata në rrugën e Perëndisë, të cilët nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. E, ai që lufton në rrugën e Perëndisë, të vritet ose të fitojë, Na, me siguri, do t’i japim atij shpërblim të madh. [4:74]

Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Perëndisë dhe për shpëtimin e të shtypurve: mashkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti jonë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë zullumqarë! Na cakto nga ana Juaj një mbrojtës, dhe na jep nga ana Jote një ndihmëtar! [4:75]

Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Perëndisë; kurse ata që nuk besojnë – luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni kundër miqve të djallit! Sepse me të vërtetë, dinakëria e djallit është e ligët. [4:76]

A nuk i ke parë ata [o Muhammed!], të cilëve u është thënë: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, falnie namazin dhe jepni zeqatin!” e, kur pas kësaj, iu urdhërua që të luftojnë, një grup prej tyre u frikua nga njerëzit [mohuesit], ashtu si i frikohen Perëndisë, ose dhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na urdhërove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju [atyre]: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë e s’bëjnë mëkate. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi. [4:77]

Lufto në rrugën e Perëndisë! Vetëm ti je i obliguar; e nxiti edhe besimtarët! Perëndia e pengon fuqinë e mohuesve. Se Perëndia është më i fuqishëm dhe më i ashpër në dënime. [4:84]

Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë as ata, e të bëheni të barabartë me ta. Kurrsesi mos u bëni shokë me ta, përderisa të mos bëjnë emigrim në rrugën e Perëndisë. E, nëse ata shmangen, arratisni e mbytni ata, kudo që t’i gjeni! Dhe mos zgjedhni nga ata as miq as ndihmëtarë, [4:89]

Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që të thirren at në ngatërresa menjëherë rrokullisen në të. Në mos u shmangëshin ata prej jush dhe në mos ju ofrofshin paqe, dhe në mos heqshin dorë nga luftimi kundrë jush, atëherë arratisni e mbytni ata kudo që t’i gjeni! Këta janë ata, ndaj të cilëve ju kemi dhënë juve argument të qartë kundër tyre. [4:91]

Nuk janë të barabartë ata besimtarë, që rrinë në shtëpitë e tyre, – përveç të paaftëve, dhe ata që luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Perëndia i ka graduar ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre për një gradë më të lart ndaj atyre që kanë ndejtur në shtëpitë e veta, dhe Ai të gjithëve u ka premtuar mirësi. E, Perëndia i ka dekoruar me shpërblim të madh ata që luftojnë përmbi ata që rrinë [në shtëpitë e veta e s’kanë shkuar në luftë]: [4:95]

Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge, [4:168] përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, – e, kjo për Perëndinë është lehtë. [4:169]

Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam [si gur] zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla. Ti përherë do të vërejsh tradhëtinë e tyre, përpos një pakice të tyre, pra, falju atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perëndia, i don bamirësat. [5:13]

Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar. [5:14]

Andaj Na i urdhëruam Izrailitët, se ai që mbyt ndokend, i cili s’ka mbytur askend, ose atë që nuk ka bërë çrregullim në Tokë – është sikur t’i mbysish të gjithë njerëzit; e nëse ndokush bëhet shkaktar që të shpëtojë jetën e ndokujt – është sikur me i shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve. Pejgamberët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumë nga ata edhe pas kësaj, kanë kaluar tërë kufijt me të këqija në Tokë. [5:32]

Ndëshkimi i atyre që kundërshtojnë Perëndinë dhe të Dërguarit të Tij dhe të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë është të vriten ose të varen, ose t’u këputen duart dhe këmbët e tyre nga anët e ndryshme [djathtas e majtas], ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim për ta është poshtërim në këtë jetë, e në jetën tjetër ka mundim të madh për ta, [5:33]

Vjedhësit dhe vjedhëses këputjuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [5:38]

O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore [fare], të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë. [5:41]

Na iu caktuam atyre [Izraelitëve] në të [Teurat], që të: shkëmbehet me personin [të dënohet vrasësi me vrasje], syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb, dhe plaga me plagë. E, kushdo që t’ia falë atë, ai është shpagues për mëkatet e tij. Dhe, kushdo që nuk gjykon me ate që ka zbritur Perëndia, ata janë zullumqarë të vërtetë. [5:45]

O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjt dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. [5:51]

I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë [nga hipokrizia] se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen, [5:52] e ata që besojnë do të thonë: “A këta janë ata që përbetoheshin, me betimin më të thellë, se ata me të vërtetë janë me ju?” Veprat e tyre kanë dështuar [për shkak të hipokrizisë] dhe ata u dëmtuan. [5:53]

A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenjë nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera. [6:6]

Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin. [7:4]

Të pyesin ty [o Muhammed], për plaçkën e luftës. Thuaj: “[Dispozitat] mbi plaçkat e luftës i përkasin Perëndisë dhe Pejgamberit”. Pranaj, druajuni Perëndisë dhe rregulloni mërrëdhëniet në mes jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. [8:1]

[Kujtoje] kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjegj: “Unë do t’jundihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”. [8:9]

Kjo është për shkak se ata e kundërshtuan Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij; e kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, Perëndia, me të vërtetë, është ndëshkues i ashpër. [8:13] Ky është ndëshkimi, shijonie ju [mohuesit] atë. Me siguri, për mohuesit ka dënim zjarri. [8:14] O besimtarë, kur të ndesheni me mohues, e duke qenë ata shumë, mos ua ktheni shpinën! [8:15] E kush ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër – ai kthehet me pezmin e Perëndisë dhe strehimi i tij është xhehennemi, e sa vend i shëmtuar është ai. [8:16]

Ju nuk i keni mbytur ata, por i ka mbytur Perëndia! E ti nuk ke hudhë kur ke hudhë, por Perëndia ka hudhë [ajo ishte hudhje e mrekullueshme] që nga Vetja besimtarëve, t’u dhurojë dhuratë të bukur. Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. [8:17]

Dhe luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë. E, nëse frenohen prej mohimit, – Perëndia i sheh punët e tyre; [8:39]

Dijeni se çkado që të fitoni në luftë, një e pesta i takon Perëndisë, Pejgamberit dhe farefisit të tij, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarit [që ka ngelur në rrugë], nëse besoni në Perëndinë dhe në atë çka ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores, në ditën kur u ndeshën dy taborret, – se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. [8:41]

[Kujtoje] – kur u ndeshët, e Ai ua dëftojë atë në sytë e juaj pak, – e ju pakësoi juve në sytë e atyre, për ta zbatuar atë që ishte e caktuar; – e të Perëndia kthehen të gjitha punët. [8:44]. Dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Perëndia, me të vërtetë, është me të durueshmit. [8:46]

E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë [para e pas] dhe duke [ju thënë]: “Shijonie dënimin e zjarrit. [8:50]

Nëse i ndesh ti ata në luftë, shpartalloji ata që janë pas tyre, për t’u këshilluar ata. [8:57]

Posa të vërejsh që ndonjë fis e thei besën, edhe ti thyeja atij – në të njëjtën mënyrë prishja marrëveshjen – se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i don ata që tradhëtojnë. [8:58]

Le të mos mendojnë kursesi ata që nuk besojnë, se do t’i shpëtojmë [dënimit të Zotit], sepse ata nuk mund ta dobësojnë fuqinë e Perëndisë. [8:59]

Kundër tyre përgatitni kuaj dhe forcë për luftë, sa të mundeni, me të cilën do t’i shtini frikën armikut të Perëndisë dhe armikut tuaj, dhe të tjerëve, përveç tyre. Ju nuk i njihni ata. Perëndia i njeh ata. Çkado që të shpenzoni në rrugën e Perëndisë do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi. [8:60]

O Pejgamber! Inkurajoi besimtarët në luftë. Nëse në mesin tuaj gjenden njëzet të durueshëm, do t’i mundin dyqind, e nëse nga ju janë njëqind të durueshëm, do t’i mundin njëmijë mohues, sepse, ata janë njerëz që nuk kuptojnë. [8:65]

Asnjë pejgamber s’ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të mos arrijë fitore të plotë në Tokë; ju i dëshironi të mirat e kalueshme të kësaj bote, kurse Perëndia dëshiron botën tjetër. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [8:67]

Me të vërtetë, ata që besojnë dhe emigrojnë, e që luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Perëndisë, dhe ata që u bëjnë strehim dhe u ndihmojnë, janë miqë për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë emigruar, – nuk mund të bëhen ndihmëtarë e trashëgimtarë – derisa të mos emigrojnë. E, nëse ju luten që t’u ndihmoni në fe, jeni të obliguar t’u dilni në ndihmë, përpos me popullin me të cilin keni marrëveshje [për mossulmim]. E, Perëndia e sheh mirë atë që veproni. [8:72]

Kur të kalojnë mujat e mëdhenj, atëherë mbytni idhujtarët kudo që t’i takoni, zëni robër, rrethoni dhe bënju pusi kudo! E, nëse pendohen e bëjnë namaz dhe japin zeqatin, atëherë lini të qetë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues. [9:5]

Vallë, a nuk do të luftoni kundër popullit që e ka shkelur betimin dhe lidhjen dhe i cili është përpjekur ta dëbojë Pejgamberin, e ata së pari kanë filluar [t’ju sulmojnë]? Vallë, a ju frikoheni atyre? Të druajturit Perëndisë është me vend, nëse jeni besimtarë. [ [9:13]

Luftoni kundër tyre! Perëndia i dënon ata me duart tuaja, dhe i poshtëron, u ndihmon juve kundër tyre, dhe i shëron zemrat e populli besimtar. [9:14]

Ata që besojnë, e që shpërngulen dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë – me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë më lartë për nga pozita – te Perëndia, dhe këta janë ata, që kanë fituar. [9:20]

Me të vërtetë, Perëndia ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e [luftës] së Huneinit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka iu dukë e ngushtë, edhe pse është e gjërë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. [9:25]

Luftoni kundër atyre që nuk besojnë në Perëndinë, as Ditën e Kijametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, dhe që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, – atyre që u është dhënë Libri, derisa të mos japin xhizje [tatim] me dorën e vet, të përulur. [9:29]

Hebrenjt thonin: “Uzejri është i biri i Perëndisë, të krishterët thonin: “Isai është i biri i Perëndisë. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e mohuesve të mëparshëm. I vraftë Perëndia! Si po shmangën [nga e vërteta]! [9:30]

O besimtarë! Me të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgë hanë pasurinë e popullit – pa të drejtë dhe zmbrapin njerëzit nga rruga e Perëndisë. E, ata që e grumbullojnë arin dhe argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Perëndisë [si janë urdhëruar], sihariqoji me dënim të dhëmbshëm, [9:34] [që do t’i goditë], në Ditën kur do të digjen në zjarrin e xhehennemit, e me të do të damkoset balli i tyre, anët [ijet] e tyre dhe shpina e tyre. [U thuhet atyre]: “Këtë e keni mbledhur për vete; andaj, shijoni atë që e grumbulluat!” [9:35]

Me të vërtetë, numri i muajve te Perëndia është dymbëdhjetë, sipas Librit të Perëndisë, prej ditës që i ka krijuar qiejtë dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum! Por luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Të dini, se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. [9:36]

O besimtarë! Çka kini që ngurroni, – thuajse jeni ngjitur për tokë – kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Perëndisë! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të përhershmes [amshueshmës]. E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër – është shumë e vogël. [9:38]

Nëse nuk shkoni në luftë, Ai [Perëndia] do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju ndërrojë me një popull tjetër, Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm asgjë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. [9:39]

Nëse ju nuk i ndihmoni atij [Pejgamberit], Perëndia i ka ndihmuar, kur e dëbuan mohuesit atë vetë të dytin, kur këta të dy ishin në shpellë, e kur i tha shokut të vet: “Mos u mërzit! Se, Perëndia, me të vërtetë është me ne!” E, Perëndia, e zbriti qetësinë mbi shokun e tij, kurse ate e ndihmoi me ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë. Dhe, bëri që fjala e mohuesve të jetë e poshtër, kurse fjala e Perëndisë të mbetet lartë. Me të vërtetë, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [9:40]

Dilni në luftë të lehtë e të rëndë [të gjithë pa dallim]; dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe trupin tuaj në rrugën e Perëndisë! Kjo është më mirë për ju, nëse dini! [9:41]

Nga ti nuk do të kërkojnë leje [të mungojnë], për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. [9:44]
Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet. [9:45]

O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është skëterra, e ky është vendbanim i shëmtuar. [9:73]

Hipokritët betohen në Perëndinë se nuk kanë folur. Por, ata, me të vërtetë, kanë thënë fjalën e mohimit dhe u zbuluan se janë mohues, pasi e patën pranuar haptazi islamizmin dhe synuan gjëra të paarritshme. Ata i urrenin [muslimanët], vetëm për shkak se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij i kishin bërë të pavarur me të mirat e Tij. E, nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta. E, nëse e kthejnë shpinën, Perëndia do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën, dhe ata nuk do të kenë në Tokë kurrfarë mbrojtësi as ndihmësi. [9:74]

U gëzua ata që mbetën në shtëpitë e tyre, kundër Profetit të Perëndisë – ishte e neveritshme për ta lufta në rrugën e Perëndisë, – me pasurinë dhe trupin e tyre, dhe ata thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit është edhe më i nxehtë!” [Sikur ta dinin ata!] [9:81]

Perëndia, me të vërtetë, ka blerë nga besimtarët e vet trupin dhe pasurinë e tyre, për t’iu dhuruar xhennetin atyre. Ata luftojnë në rrugën e Perëndisë, vrasin dhe vriten. [Ky është] premtimi i tij i vërtetë në Teurat, Inxhil dhe Kur’an. E kush është më i plotë [më konsekuen] se Perëndia në premtim? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje të juaj, që e keni kontraktuar me Te, dhe kjo është fitore e madhe. [9:111]

O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve, që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, dinie se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. [9:123]

Na i kemi zhdukur madje – shumë popuj para jush, përse kanë bërë zullum. Dhe pejgamberët e tyre, u kanë sjellë atyre dokumente të qarta, por ata nuk kanë besuar. Kështu Na i dënojmë njerëzit e këqinj. [10:13]

Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës [të atyre që u zhdukën] kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar. [10:73]

Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër, dhe për ta, s’ka mbrojtës nga dënimi i Perëndisë. [13:34]

Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjer për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm [që do t’i godasë], [14:2]

Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve, [15:94] Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin [ty], [15:95] të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë [fundin]! [15:96]

Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa. [16:88]

Me të vërtetë, Zoti yt – për ata që kanë emigruar, pasi janë torturuar e mandej kanë luftuar [në të mirën] dhe kanë duruar, Perëndia, pas kësaj, padyshim, është falës dhe mëshirues. [16:110]

Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, [për mëkatet e bëra], i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit [mbrapshtive], e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel. [17:16]

Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij. [17:17]

Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të [në këtë botë] çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar. [17:18]

Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim atë para Ditës së Kijametit, ose t’ia nënshtrojmë mundimit të madh. Kjo është shkruar në Libër. [17:58]

Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim. [18:53]

E, ato janë vendbanimet [e izraelitëve], që Ne i kemi shkatërruar, kur ato bënë zullum, e për shkatërrimin e tyre kemi bërë kohë të caktuar. [18:59]

Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre? [19:98]

Nuk ka besuar asnjë vendbanim para tyre, të cilët Ne i kemi shkatërruar [duke kërkuar si këta argumente], e vallë, dot ë besojnë këta? [21:6]

Këto rrënkime të tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i bëmë ata si drith i korrur – i shuar. [21:15]

Dhe i ndihmuam atij [Nuhut] kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata. [21:77]

Këto dy tabore kundërshtarësh [politeistë dhe hebrenj], grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar, [22:19]

Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe Mesxhidil-haramit, të cilin Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vie nga tjetër vend [vizitori], e kush synon të bëjë në të ndonjë shmangie me të keqe, Na do t’i japim të shijojë dënimin e dhembshëm. [22:25]

U lejohet [lufta] atyre që janë të sulmuar, ngase ju është bërë zullum atyre – dhe Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë, – [22:39] atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Perëndia. Dhe, sikur Perëndia të mos prapsonte [të keqen] nga një pjesë e njerëzve, nga pjesa tjetër, do të shkatërroheshin manastiret [faltoret e vogla], kishat, sinagoget dhe xhamitë, në të cilat, përmendet shumë emri i Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia e ndihmon atë, i cili ndihmon Ate [fenë islame]. Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm [u jep pushtet e fuqi], – [22:40] atyre, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë – kryejnë namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe, te Perëndia është fundi i çdo gjëje. [22:41]

E, nëse ata ty të konsiderojnë për gënjeshtar, – madje edhe para teje i kanë quajtur gënjeshtarë [pejgamberët e vet]: populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi, [22:42] dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit, [22:43] dhe banorët e Medjenit; dhe Musai është konsideruar për gënjeshtar, dhe Unë u kam dhënë afat mohuesve; pastaj i kam dënuar ata, dhe çfarë ka qenë dënimi Ynë! [22:44]

E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa pallate të larta! [22:45]

E ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar. [22:57]

Dhe ata, që kanë emigruar në rrugën e Perëndisë, e kanë rënë dëshmorë, apo kanë vdekur, me siguri do t’i furnizojë Perëndia me shpërblim të mirë. Dhe, me të vërtetë, Perëndia është furnizuesi [dhuruesi] më i mirë, [22:58]

Dhe, luftoni në rrugën e Perëndisë, ashtu si duhet luftuar. Ai, ju ka zgjedhë dhe nuk ju ka bërë juve në fé kurrfarë vështirësie – ashtu si [ka qenë] në fenë e babës suaj, Ibrahimit. Ai [Perëndia], ju ka quajtur muslimanë – qysh më parë, por edhe në këtë [Kur’an], që pejgamberi të jetë dëshmitar i juaj, dhe që ju të jeni dëshmitar të njerëzve tjerë. Andaj, faleni namazin dhe jepni zeqatin dhe mbështetuni te Perëndia! Ai është mbrojtës i juaj. E, sa mbrojtës dhe ndihmës i mrekullueshëm është Ai! [22:78]

Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje. [23:76]

E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar. [23:77]

Kurvën dhe kurvarin rrihnie çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Mos t’ju kaplojë juve ndaj tyre kurrfarë mëshire [në kryerjen] e dispozitave fetare, nëse besoni Perëndinë le të prezentojnë në dënimin e tyre një grup besimtarësh. [24:2]

E Ne, u thamë atyre: “Shkoni [ju dy] te populli [izraelit], i cili i ka përgënjeshtruar argumentet Tona, e pastaj, e kemi shkatërruar atë popull krejtësisht. [25:36]

E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kur’an, në një luftë të madhe. [25:52][1]

Ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm, [26:201]

Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen! [26:213]

Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Na i kemi shkatërruar ata të gjithë dhe popullin e tyre, [27:51]

E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banorët e të cilëve kanë bërë jetë të shfrenuar! Ja, shtëpiat e tyre [të shkretëruara], të cilat, nuk janë banuar pas tyre – vetëm pak kohë, dhe Ne kemi qenë trashëgimtarë. [28:58]

Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnitë tuaja! E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju përgjigjen [atyre]. E, do ta shohin dënimin.
Sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë, [nuk do të kishin përjetuar dënimin]! [28:64]

Dhe Ne, e kemi fundosë atë [Karunin] dhe shtëpinë e tij në tokë, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmojë atij nga dënimi i Perëndisë, e as që ka mund të mbrohet [prej dënimit të Perëndisë]. [28:81]

E kush lufton [përpiqet për të mirë], ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën. [29:6]

E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve. [29:69]

E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Perëndisë, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur [rrugën e Zotit] qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar. [31:6]

Po ti mos dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të [me Kur’an] [25:52]

Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona [Kur’ani], ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm. [31:7]

Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve. [31:23]

Ne, ata do t’i kënaqim përkohësisht, e pastaj, do t’i hudhin furishëm në dënimin e ashpër. [31:24]

Kush është zullumqar më i madh se ai, që është këshilluar me argumentet e Zotit të tij, e shmanget prej tyre? Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë mëkatarët! [32:22]

Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes. [33:25]

E ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata [Kurejshit], i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup [të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob, [33:26]

E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i gjithfuqishëm për çdo send. [33:27]

Nëse nuk frenohen hipokritët dhe ata – në zemrat e të cilëve ka sëmurje dhe ata që përhapin lajme të rrejshme në Medine, Na – me siguri, ty do të të japim pushtet – mbi ta, pastaj ata, pak kohë do të jetojnë si fqinj me ty në Medine – [33:60] duke qenë të mallkuar! Kudo që të gjenden, do të kapen dhe mbyten krejtësisht, [33:61]

E, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë [dënimit Tonë], për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm. [34:5]

E, ata që përpiqen t’i thyejnë argumentt Tona, duke menduar se nuk do të mund t’i dënojmë, ata do të dënohen. [34:38]

Sikur t’i shihje ata kur frikësohen, e nuk kanë ku të ikin; do të kapen për së afërmi [pa mund të ikur asnjë hap], [34:51]

E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira [si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë]? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. E, mos u shkatërro ti për humbjen e tyre! Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për atë që punojnë ata. [35:8]

E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen [me vdekje], dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, – ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues, – [35:36]

Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, – andaj ata janë me kokë përpjetë, [36:8] dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin, [36:9] dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. [36:10]

Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen, [36:31]

Dhe, po të duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do të mund t’u ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë, [36:43] përpos me mëshirën Tonë dhe të kënaqen deri në një kohë. [36:44] E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj [dënimit] që keni para jush [në këtë botë] dhe atë që është pas jush [botën tjetër], për të qenë të mëshiruar…” [36:45]

[U thuhet atyre]: “Ky është xhehennemi, që u është premtuar, [36:63] kalluni [digjuni] tani në të [xhehennem], ngase nuk keni besuar!” [36:64]

Ata e kanë mohuar Ate [Kur’anin], e së shpejti do ta dinë! [37:170] Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët. [37:171] Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar, [37:172] dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare! [37:173] Andaj shmangiu atyre deri në një kohë, [37:174] dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata! [37:175] Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë! [37:176] Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar, [37:177]

Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm [që këshillon], [38:1] [por] jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës [nuk e pranojnë të Vërtetën]! [38:2] Sa e sa breza para tyre [popullit të Mekkes], Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë! [38:3]

Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim. [38:8]

Të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im. [38:14]

[Atyre u thuhet]: “Ky është grumbullim i dendur me ju [në ferr] e [u thuhet]: Nuk ka çlirm për ta! Ata, me të vërtetë, do të digjen në zjarr!” [38:59]

Mbi ta dhe nën ta do të ketë shtresa të zjarrit. Me këtë, Perëndia i frikon robërit e Vet. “O robërit e Mi, ruajuni [dënimit Tim]!” [39:16]

S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren [do t’u thuhet]; “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat [në dynja], është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”. [40:10]

Ata që e kanë përgënjeshtruar Librin [Kur’anin] dhe ato që i kemi dërguar me Pejgamberët Tonë, së shpejti do ta dinë ata, [40:70] kur t’u vihen prangat në qafë dhe të sillen me zinxhirë, [40:71] në ujë të valë, e pastaj të hudhen [digjen] në zjarr, [40:72] e pastaj atyre ju thuhet: “Ku janë ata ë i adhuronit, [40:73] përveç Perëndisë?” Ata përgjigjen: “Na kanë humbur [nuk po i shohim]. Jo, por ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë”. Ja kështu, Perëndia i shpie mohuesit në humbje. [40:74]

E, kur ta shohin dënimin Tonë, atëherë thohë: “Ne besojmë në Perëndinë – të vetmin Zot, e i mohojmë ato që ia përshkruanim për shok Atij”. [40:84] Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfarë dobie, pasi e panë dënimin Tonë. Kjo është dispozita e Perëndisë, e cila është zbatuar te robërit e Tij – dhe mohuesit [atëherë] do të humbin. [40:85]

Do të bëjmë Ne, që ta shijojnë mohuesit dënimin e ashpër dhe do t’i dënojmë ata me më të keqen, për veprat që kanë bërë. [41:27]

Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh [ata] për Ditën e tubimit [Kijametit], për të cilën s’ka dyshim. [Atëherë] një grup [do të shkojë] në xhennet, e [grupi] tjetër në xhehennem. [42:7]

E kur Na zemruan, Na i dëbuam ata dhe i fundosëm të gjithë, [43:55]

Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak [kohë], por ju, me siguri, do të ktheheni [në mohim]”. [44:15] [Kujtoju] ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë. [44:16]

E, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!” [44:48]

[i cili] dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh [e duke mos pranuar], thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm! [45:8]

E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar. [45:9]

Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata [idhujtë] që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh. [45:10]

Ky është [Kur’ani] udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm. [45:11]

[Kujtoju] Ditën, kur ata që kanë mohuar i ekspozohen zjarrit [e u thuhet atyre]: “Ju keni shfrytëzuar kënaqësitë tuaja në jetën tuaj në tokë dhe jeni kënaqur me to, e sot do të ndëshkoheni me dënim të poshtëruar, ngase jeni madhështuar në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe ngase keni bërë ngatërresa”. [46:20]

Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, [në mënyra ta ndryshme] argumentet Tona, për t’u kthyer ata [prej mohimit]. [46:27]

E, kur të takoheni në luftë me mohuesit, bini në qafë derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata, e pastaj lidhin [zëni robër], dhe mandej, ose i lironi me zemërgjerësi ose me kompensim, përderisa të mos bëhet armëpushimi. Kështu bëni! E, sikur të dojë Perëndia, Ai do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju provojë juve njërin me tjetrin. Ai nuk ua humbë veprat atyre që vdesin në rrugën e Perëndisë, [47:4]

E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure [që na e obligon luftën]?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura [të dyshimta], të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja! [47:20]

E, [çka do të bëjnë] ata, kur engjëjt do t’u marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpindët e tyre. [47:27]

Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim [të dihen konkretisht] luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja. [47:31]

[E urdhëroi luftën] Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu. [48:5]

Kush nuk beson në Perëndinë dhe në Pejgambeirn e Tij, – Na kemi përgatitur për mohuesit zjarrin flakërues! [48:13]

Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë. [48:15]

Perëndia është i kënaqur me ata besimtar kur t’u betuan ty nën hijen e drurit. Ai [Perëndia], e ka ditur se ç’ka në zemrat e tyre, e u ka dhënë atyre qetësi [siguri], dhe i shpërbleu ata me fitoren e afërt, [48:18] dhe me plaçkën [pasurinë e zënë në luftë] e madhe që do ta fitojnë. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. [48:19]

Perëndia u ka premtuar juve plaçkë të pasur që do ta fitoni, e ua shpejtoi këtë juve [Ai] dhe i pengoi duart e njerëzve [nga të dëmtuarit juve] – për të qenë ky argument për besimtarët [që premtimi i Perëndisë është i realizueshëm] dhe për t’u udhëzuar juve në rrugën e drejtë, [48:20]

Edhe sikur ata që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës. [48:22]

Ata, të cilët nuk kanë besuar dhe ju pengojnë nga Mesxhidil-Harami [Qabja] dhe [pengojnë] të përgjëruarin – kurbanin e caktuar që të arrijë në vend. E, sikur të mos kishte besimtarë dhe besimtare, që ju nuk i dini e do t’i merrnit nëpër këmbë ata, e juve do t’ju godiste një hidhërim, duke mos ditur [do t’ju kisha lejuar të pushtoni Mekken]. Kjo është, ngase Perëndia e shpie në mëshirën e Vet kë të dojë. Sikur të ishin të veçuar ata, Ne do t’i ndëshkonim ata në mes tyre, të cilët nuk kanë besuar – me dënim të dhembshëm. [48:25]

Muhammedi është Pejgamber i Perëndisë. E, ata që janë me të [shokët e tij] janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë ruqu dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat. E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: [ata janë] si fara [e mbjellur] që lëshon filizat [e vogla] të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet [vertikalisht] në trungun e vet; [kështu që], e entusiazmon atë që e ka mbjellë, – që për [këtë gjë] t’i zemrojë mohuesit. Perëndia u ka premtuar atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira [të gjithë atyre] – falje [të mëkateve] dhe shpërblim të madh. [48:29]

Nëse dy grupe muslimanësh luftojnë në mes vete, pajtoni ata, e nëse njëra prej tyre sulmon atë tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, përderisa të mos kthehet në dispozitat e Perëndisë. E, nëse kthehet, atëherë pajtoni ata mes tyre, me të drejtë dhe bëhuni të drejtë. Perëndia, me të vërtetë, i do të drejtët. [49:9]

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë. [49:15]

E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë [se Kurejshit] dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?! [50:36]

Ditën që do të tërhiqen [me forcë] fytyrat e tyre në zjarr [e ju thuhet]: “Shijoni zjarrin e xhehennemit!” [54:48]

E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, – e a ka kush që këshillohet [me të]?! [54:51]

Ata [që] do të jenë në frymën e zjarrit dhe të ujit të vëluar [56:42] dhe në hijen e tymit të zi, [56:43]

Dhe, ç’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Perëndisë, pasi që qiejt dhe Toka i mbetën trashëgim Perëndisë? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Perëndia të gjithëve u premton dhuntinë. – Perëndia di mirë atë që punoni ju. [57:10]

Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!” [57:15]

A nuk i sheh ata, të cilët shoqërohen me njerëzit, ndaj të cilëve Perëndia është i zemruar? Ata nuk janë as nga ju as nga ata, e madje, betohen rrejshëm duke qenë të vetëdijshëm [për të] [58:14]

Ai është që i ka dëbuar për here të pare prej shtëpive të tyre, ata të cilët nuk kanë besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do të shkojnë, kurse ata kanë menduar se kështjellat e tyre do t’i mbrojnë nga dënimet e Perëndisë, por dënimi i Perëndisë u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë! [59:2]

Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr, [59:3] sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër. [59:4]

Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai [Perëndia] t’i poshtërojë ngatërrestarët. [59:5]

E, atë që Perëndia ia ka dhuruar [kthyer prej ngatërrestarëve] Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë. [59:6]

Pasuria e mbetur e fshatrave, të cilën Perëndia ia ka dhuruar Profetit të Tij, u takon: Perëndisë dhe Profetit të Tij, dhe të afërmëve të tij [Pejgamberit], bonjakëve, të varfërve, dhe udhëtarëve të rastit, – në mënyrë që të mos bie prej dorës në dorë të pasanikëve tuaj; atë që ua jep Profeti [si shpërblim], atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni [mos i kundërshtoni] Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër, [59:7]
Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm [frikësues] se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm. [59:13]

O besimtarë, mos e konsideroni armikun Tim dhe tuajin për dashamir; ju po shprehni dashuri ndaj tyre, kurse ata, me të vërtetë, kanë mohuar të drejtën që u ka ardhur juve, e dëbuan Profetin dhe juve, vetëm se besonit në Perëndinë, Zotin tuaj [mos i bëni ata dashamirë], në qoftë se jeni [keni dalë] luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time. Ju fshehurazi i shfaqni atyre dashuri, por Unë di edhe atë që fshini dhe atë që punoni haptazi. Ai prej jush, i cili armikun e bën dashamir, ai ka devijuar rrugën e drejtë. [60:1]

Perëndia u ndalon juve t’i bnëi miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe kontribuojnë që të jeni të dëbuar; e kushdo që i bën miq ata – të tillët janë zullumqarë. [60:9]

O besimtarë, mos e bëni mik atë popull, në të cilin Perëndia është i zemëruar, ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu sikundër jobesimtarët që e kanë humbur tërë shpresën prej të varrosurve [se do të ringjallen]. [60:13]

Me të vërtetë, Perëndia i don ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si një godinë e lidhur fortë. [61:4]

Besoni në Perëndinë dhe në Profetin e Tij, dhe luftoni në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe trupin tuaj. – Kjo është më mirë për ju, – nëse e dini. [61:11]

O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë skëterra. E, sa i shëmtuar është ai vendbanim! [66:9]

[e atyre u thuhet]: “Kapni ata dhe lidhni në pranga, [69:30] pastaj në skëterrë fërgoni, [69:31] e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh, [69:32] sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm, [69:33]

E lermëni Mua [t’i qeroj hesapet] me ata që të konsiderojnë [ty] për gënjeshtar, të cilët jetojnë në luks dhe jepju pak afat atyre: [73:11] se, padyshim, Ne kemi pranga dhe zjarr, [73:12] dhe gjellëra që ngelin në fyt, dhe dënime të dhembshme [73:13] në Ditën kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si grumbuj të shkapërderdhur të rërës. [73:14]

Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona; [74:16] e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda, [74:17] sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur [kundër Kur’anit], – [74:18] dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! [74:19] dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! – [74:20]

Do ta hudhi [dënojë] në Sekar [Skëterrë] – [74:26] e kush të shpjegon ty se çka është Sekari? [74:27] Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë [i djegë] [74:28] lëkurat iu bënë të zeza [nga të djegurit] [74:29]

Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit. [76:4]

A nuk i kemi zhdukur popujt e lashtë, [77:16] e pas tyre edhe të tjerët?! [77:17] Në këtë mënyrë do të veprojmë me të gjithë fajtorët! [77:18]

Mjer atë ditë për përgënjeshtarët! [77:24]

E, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës, [84:10] e thërret shkatërrimi [84:11] dhe në zjarr do të digjet, [84:12] sepse, [në jetë] ka qenë i gëzueshëm në familjen e tij, [84:13] dhe ka menduar se kurrë nuk do të kthehet [ringjallet për të dhënë llogari]. [84:14]

Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe iu thánë! [111:1] Nuk i ka ndihmuar atij as pasuria, e as fitimet tjera. [111:2] Ai, me siguri, do të hudhet në zjarrin flakërues, [111:3] ashtu dhe gruaja e tij – dru-bartëse; [111:4] në qafën e saj ka një litar të bërë prej fijeve [të palmës]. [111:5]

Islami: religjion agresiv by Ibrahim Kelmendi | Goodreads

ISlam?! - Auch die Muslim Terroristen sind Opfer der Islam ...

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

The Christian Science Monitor (1937) / “Tre lekë deri në Durrës” – Kur shkrimtari dhe gazetari britanik Harry Hodgkinson rrëfente udhëtimin e tij nëpër Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Prill 2023

Autori: Harry Hodgkinson .

A history of George Castriota Scanderbeg and his resistance to Ottoman expansion in Albania during the 15th century. From 1443 to 1468 Scanderbeg led a successful resistance to Ottoman expansion into Europe. Having conquered Constantinople in 1453, the Ottomans set their sights on Rome. This book argues that Scanderbeg’s success ultimately saved Italy by delaying the planned invasion by Sultan Mehmed II until 1480-1481. Published to mark the 550th anniversary of the death of George Castriota Scanderbeg in 2018, this book commemorates the heroic struggle of the Albanian people to defend their culture and civilization for which Western Civilization owes them a debt of gratitude.

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 7 prill 1937, f.10

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 7 prillit 1937, në faqen n°10, rrëfimin e Harry Hodgkinson (shkrimtar, gazetar, officer i inteligjencës detare dhe ekspert britanik për Ballkanin) rreth udhëtimit të tij asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tre lekë deri në Durrës

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 7 prill 1937, f.10

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 7 prill 1937, f.10

Atlasi nuk kishte asnjë dyshim për hekurudhat e Shqipërisë. Një vijë e hollë halash peshku përshkoi vendin nga liqeni i Shkodrës dhe në rrafshinën e pjeprit u nda si një sfurk, njëra degë shkonte nga brenda dhe tjetra ndjekte bregun e detit. Nga ana tjetër, harta rrugore nuk kishte një besim të tillë. Ajo ishte në një shkallë më të madhe, dhe kështu dukej më e denjë për besim. Ajo tregonte jo më shumë se një fragment hekurudhor të vogël, që shkonte nga bregu i detit deri në kryeqytetin e ri në Tiranë, njëzet milje larg. 

Menduam se do të ishte një vështirësi që mund të zgjidhej lehtësisht, pasi të ishim brenda vendit; dhe, nëse atlasi do të rezultonte shumë optimist, ne gjithmonë mund të mbështeteshim në fortësinë e çizmeve tona për ecje.

*** 

Por hyrja brenda vërtetoi problemin kryesor. Ne kishim zbritur nga bregu i Jugosllavisë në Ulqin, posta e fundit e Islamit, ku miqtë e vjetër mjekër-hollë si Sinbad detari luanin letra në buzë, ku kioskat me ballë të hapur, të grumbulluara rreth xhamisë, shesin fruta absurde të lira nën flakët ndriçuese me naftë. Harta thoshte se nuk kishte asgjë për të bërë veçse të vazhdohej përgjatë detit për një duzinë milje të tjera, dhe më pas të kalonte në Shqipëri nga grykëderdhja e Bunës. Shëtitja e një dite tjetër do ta vinte atlasin në provë. 

Megjithathë, udhëtimi në Ballkan, nuk është një çështje e thjeshtë për të gjetur se ku shkon një rrugë dhe pastaj për ta ndjekur atë, siç tregoi malazezi në tryezën e kafenesë. 

“A po shkon larg?” – më pyeti ai. 

“Thjeshtë në Shqipëri.” 

“Ti je në rrugën e gabuar, atëherë.”

*** 

Nxorëm hartën dhe e shtrimë mbi tavolinë. Si justifikim, një indeks i rreptë tregonte se ku ishim, ku donim të ishim dhe itinerarin midis dy pikave. 

“Hëm, kjo do të thotë të kalosh Bunën.” 

“Ne tundëm kokën. Rubikonët, për të mos përmendur Bunën, duhet të kalohen në shëtitjet ballkanike. 

“Nuk ka urë”, tha malazezi. “As traget, asnjërin prej tyre,” shtoi ai në vijim. “Ju mund të kaloni me not, nëse dëshironi (ne hodhëm një vështrim të dukshëm poshtë në çantat tona të shpinës prej 30 kilogramësh), por si jo, rojet shqiptare do t’ju godasin. 

“Atëherë si hyjnë udhëtarët në Shqipëri?” 

“Në rrugën e brendshme. Ju duhet të ktheheni rreth dhjetë milje dhe më pas të ktheheni djathtas : kjo është mënyra e vetme. 

Kjo do të thoshte njëzet e pesë milje shtesë në itinerarin tonë, kështu që ne bëmë një apel të fundit dëshpërues. 

“Por me siguri ka një rrugë më të shkurtër prej këtu?” 

“Ka një pistë nëpër male, e përdorur ndonjëherë. Një turist shkoi në atë rrugë tre vjet më parë dhe nuk u dëgjua më. Oh, këta shqiptarë!” bërtiti ai me një vështrim të errët.

*** 

Ne zbuluam një pistë nëpër kodra, falë drejtimit të një fshatari me fanellë të bardhë, i cili dukej mjaft unik për një hajdut, por i cili nuk zbuloi asnjë lodër-pistoletë; dhe arritëm në kufi drejt perëndimit të diellit, mbrëmjen e ardhshme. 

Rojet kufitare jugosllave ishin po aq të dashur sa natyra i kishte bërë. Ata sollën ushqim dhe ishin të gatshëm për të diskutuar çdo temë nën diell. E vetmja pikë në të cilën ata ishin të bindur ishte që ne nuk mund të hynim në Shqipëri. Tani ishte vonë pasdite dhe zyrtarët përtej kufirit kishin shkuar me kujdes në shtëpi te familjet e tyre. Ne duhet të kemi mirësinë të kalojmë natën në postin e policisë. 

Nuk kishte zgjidhje në këtë çështje, dhe siguria jonë u sigurua nga një pengesë me tela me gjemba dhe disa roje që parakalonin postin dhe të mbështetur në bajonetat e tyre për të biseduar, kur u takuan jashtë çadrës sonë.

*** 

Kur u nisëm në mëngjes, pengesa e vetme ishte një zinxhir matanë rrugës në postën doganore, por ky ishte më i butë se pushkët; kështu që ne shëtitëm, duke ngrënë manaferra mbi gardhe, derisa kujdestari i hanit të rrënuar në Lezhë deklaroi se, pa dyshim, hartuesit e atlasit ishin informuar keq. Megjithatë, nëse do të donim të shkonim në Tiranë, Lezha ishte në rrugën kryesore, ku shërbehej nga një kortezh i vërtetë autobusash. Në orën tre u nis autobusi, udhëtimi zgjati tre orë dhe kushtoi shtatë lekë e gjysmë; Një orë më vonë erdhi kamioni, udhëtimi zgjati katër orë dhe kushtoi gjashtë lekë, dhe në orën gjashtë automobili filloi të udhëtonte. Duheshin vetëm dy orë për të mbërritur në kryeqytet dhe çmimi ishte dhjetë lekë. 

Sapo ishte tretur ky informacion në tryezën e drekës, një autobus ndaloi para derës. Cili ishte destinacioni i tij? Tirana, sigurisht. Por çfarë ndodh me programin e organizuar? Oh, eh pra, kurrë nuk mund të thuhet se çfarë do të bënin këta shoferë autobusi. Do të ishte më mirë të merrnim autobusin tashmë në pritje dhe të mos prisnim shumë. 

“Po hekurudhat e Shqipërisë?” E pyetëm në shenjë lamtumire, duke zgjatur hartën e thërrmuar me gisht duke gjurmuar vijën kafe nga Durrësi në Tiranë. 

“Sigurisht, ju duhet të bëni një udhëtim për këtë. Tre leke vetëm nga Tirana në det dhe një udhëtim i këndshëm gjithashtu.”

***

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 7 prill 1937, f.10

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 7 prill 1937, f.10

Udhëtimi shkoi pa incidente; sepse edhe pse gratë myslimane të mbuluara dhe lloji i hollë i zuzarit të komedisë muzikore me mustaqet e trasha na dërrmuan gjysmën e vendeve që kishim paguar, incidenti i vetëm ballkanik ndodhi kur një malësor imitoi një dele kaq realiste sa që shoferi ndaloi të kujdesej për kafshën që kishte imagjinuar se e kishte përplasur. Fajtori ishte aq i kënaqur me veten e tij, saqë u përpoq të përsëriste triumfin e tij çdo pesë minuta për dy orët e mbetura, por automjeti mund të kishte përplasur të gjitha delet në Evropë për gjithçka që shoferit i interesonte tani. 

Ne zbuluam se atlasi kishte faj vetëm pjesërish; sepse buzë rrugës ishte me të vërtetë një hekurudhë, asnjëherë më shumë se pesëmbëdhjetë centimetra në grykë dhe me metale që nxirreshin çdo disa qindra metra. Ajo ishte ngritur nga austriakët për transportin e materialeve luftarake gjatë operacioneve të tyre në Ballkan, dhe hartuesit padashur i kishin dhënë një pavdekësi të besueshme kur jeta e saj e shkurtër kishte mbaruar.

*** 

Me të mbërritur në Tiranë, miqtë tanë shqiptarë na pyetën se çfarë propozonim të shihnim në vend, dhe natyrshëm u përgjigjëm se duke na hapur kështu orekset, sigurisht që duhet ta gjejmë stacionin hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur. 

“Stacioni hekurudhor! Ne nuk e kemi gjetur ende vetë dhe kemi jetuar këtu gjatë gjithë jetës tonë.” 

“Por, ç’të themi për hekurudhën për në Durrës?” 

“Oh, atë! Ju duhet të prisni pak kohë; Ideja është folur për njëzet vjet, por nuk ka një skemë të caktuar në dorë”. 

“Por na u tha —” 

“Ah po, ne jemi një popull shumë imagjinues.” 

HARRY HODGKINSON

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1937-tre-leke-deri-ne-durres-kur-shkrimtari-dhe-gazetari-britanik-harry-hodgkinson-rrefente-udhetimin-e-tij-neper-shqiperi/.

Gjekë Marinaj: “Paradigma e Parajsës – Poezi për dashurinë”

0

Nga: Frank Shkreli

“Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë…Kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të sketerrës, atë që ndan jetën nga vdekja, s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djaloshi i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me “not” një lumë, që shërbente si kufi”. (Ismail Kadare për librin më të fundit, “Paradigma e Parajsës), të poetit dhe shkrimtarit Gjekë Marinaj).

Dr Gjekë Marinaj, poeti dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan është i mirënjohur tashmë, jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet mbarë shqiptare. Ata që ndjekin veprimtarinë e tij si poet e shkrimtar, përkthyes, kritik letrar, botues dhe filozof, e dinë se Dr. Gjekë Marinaj vazhdon të kapërcejë kufijtë dhe kufizimet intelektuale, që dekada më parë, kishte imponuar mbi të dhe të gjithë bashkatdhetarët e tij, regjimi barbar komunist enverist, për pothuaj një gjysëm shekulli. Përveç veprimtarisë së tij si poet e shkrimtar dhe si profesor që jep mësim në një prej universiteteve më të njohura në shtetin Teksas të Shteteve të Bashkuara: poeti me origjinë nga Malësia e Madhe, me kontributet dhe kapacitetet e tija intelektuale të përmasave botërore, Dr. Marinaj nderon veten, komunitetin shqiptaro-amerikan, por mbi të gjitha i jep një emër të mirë Kombit shqiptar dhe shqiptarëve kudo. Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë”, –është vlerësimi që i bën, Ismail Kadare librit më të fundit të Gjekë Marinajt –“Paradigma e Parajsës – Poezi për dashurinë”.

Ismail Kadare

Me veprimtarinë e tij gjithëpërfshirëse, ai njihet tanimë, jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe anë e mbanë botës, si një intelektual i dorës së parë, i cili ka tejkaluar me guxim dhe kuriozitet, jo vetëm kufijtë gjeografik midis kombeve dhe kontinenteve, por edhe kufijtë e mirëkuptimit midis njerëzve, kulturave dhe gjuhëve botërore. Poeti shqiptaro-amerikan, Dr Gjekë Marinaj ka siguruar një reputacion ndërkombëtar tashmë, për t’u pasur lakmi nga çdo kush, si një mbështetës dhe promovues i diplomacisë kulturore dhe si ndërmjetës midis letërsisë dhe filozofisë në shoqëri dhe në botë. Frank Shkreli: Gjekë Marinaj, poeti erudit malësor shqiptaro-amerikan po pushton botën me poezinë e tij | Gazeta Telegraf.

Akademiku, poeti dhe shkrimtari ynë i nderuar nga Malësia e Madhe, i palodhshëm dhe shpesh i paarritshëm në fushën e veprimtarisë së tij të gjithanshme ka pasuruar jo vetëm botën shqiptare, por mbarë botën, në kuptimin e vërtetë të fjalës: – me mbi 20-vepra, të përkthyera dhe të botuara në më shumë se një dyzinë gjuhësh të huaja, në disa kontinente. “Marinaj është një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XXI, siç ishte Pablo Neruda në shekullin XX”, vlerëson poetin shqiptaro-amerikan për veprën e tij më të fundit, “Paradigma e Parajsës – Poezi për dashurinë”, ndër të tjerë edhe Gazeta Gyeonggi nga Seuli i Koresë së Jugut. Ndërsa gazeta Washington Daily Neës shprehet për poetin tonë malësor, se: “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin bota ka pritur kaq gjatë.”

Për të interesuarit, libri mund të gjëndet në Amazon books Paradigma e parajses: Gjekë Marinaj: 9780982576748: Amazon.com: Books

Libri i fundit që Dr Gjekë Marinaj ka botuar në shqip nga Shtëpia Botuese, “Faik Konica” në Prishtinë besoj se së shpejti, siç ka ndodhur me librat e tij më të hershme, do të përkthehet gjithashtu edhe në gjuhë të huaja, është “Paradigma e Parajsës… – me 51 poezi gjithsejt kushtuar, siç shkruan vet autori, “bashkëshortes sime Dusitës në 30-vjetorin e martesës.” Përveç poezive dedikuar bashkëshortes së tij me rastin e 30-vjetorit të martesës së tyre, Gjekë Marinaj ka përfshirë në këtë vëllim edhe poezi të tjera të pabotuara më parë, sipas autorit.

Mua më pëlqen poezia në përgjithësi, por nuk mund të them se jam i aftë të gjykoj as të vlerësoj poezinë e Gjekë Marinajt, apo ndonjë poeti tjetër, ashtu siç do të bënte një poet i mirëfilltë, pasi fatkqesisht, nuk është një fushë me të cilën jam marrë në jetën dhe karrierën time. Por, ajo që vë re dhe që mund të them deri diku me siguri; me aq sa mund të gjykoj unë vepra e fundit e Gjekë Marinajt, por edhe të tjera në përgjithësi të këtij poeti e shkrimtari, tashti i njohur botërisht për meritat e tija letraro-artistike dhe jo vetëm që pasurojnë bibliotekat shqiptare dhe botërore, po jam i bindur se Gjekë Marinaj po jep një kontribut edhe më të rëndësishëm, në nxitjen e forcave pozitive kombëtare dhe ndërkombëtare, forcave krijuese të mirëkuptimit njerëzor në botën tonë shqiptare, po se po, por edhe anë mbanë botës. Të gjithë ata që dinë më shumë për poezinë dhe që njohin mirë veprimtarinë poetike të Gjekë Marinajt, shprehen se poezia e tij pasqyron me guxim dhe aftësi të jashtzakonshme motivet e ditëve tona, duke u marrë edhe me problemet e realitetit tonë, qoftë madje edhe subjekti i dashurisë ose mirëkuptimi midis njerëzve, kulturave dhe gjuhëve. Trajtimi i subjekteve bashkohore është i rëndësishëm për poetin si një mjet që ndryshon veten, ndërsa përpiqet të ndërrojë, njëkohsisht, edhe botëkuptimet dhe psikolgjinë e të tjerëve për rreth.

Wole Soyinka, autori e Ismail Kadare poetit nigerian dhe fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1986

“Gjatë kompozimit të këtyre vargjeve kam besuar si gjithmonë, se vjershat e dashurisë, nëse të menduara mirë dhe të shprehura mirë, me kulturë të lartë gjuhësore e dhunti të vërtetë poetike, e kanë aftësinë për të bërë ndryshime pozitive në jetën tonë. Midis tjerash ato mund të na edukojnë, frymëzojnë, argëtojnë dhe të na japin mundësinë për ta kuptur veten dhe botën më mirë,” shprehet autori në parathenjen e librit të tij më të fundit, “Paradigma e Parajsës – Poezi për dashurinë”. E thonë ekspertët se Gjekë Marinaj me poezinë e tij ka sjellë një frymë të re që ka filluar të përshkojë jo vetëm poezinë shqiptare, por edhe atë botërore, si një domosdoshmëri e kohës, si një afrim i saj me jetën bashkohore moderne të ditëve të sotëme, përtej kufijve gjuhësorë, politikë dhe intelektualë.  Është një frymë e re që siç duket ka tërhequr tashmë vëmendjen e personaliteteve ekspertë më të njohur të poezisë botërore por edhe të qarqeve akademike amerikane dhe ndërkombëtare, gjë që duhet të na bëjë të gjithëve krenarë për veprimtarinë dhe reputacionin ndërkombëtar të poetit dhe shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Dr Gjekë Marinaj.

Po e përmbylli këtë shënim modest me rastin e botimit më të fundit të poetit Dr. Gjekë Marinaj me një vlerësim nga Z. Wole Soyinka, autorit e poetit nigerian dhe fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1986: “Kur miku im Prof. Jerry Kuye më tha se kishte zbuluar një poet të veçantë nga të gjithë poetët që ai kishte lexuar më parë, mendova se poezitë (që ai m’i la për t’u hedhur një sy) do të ishin të shkruara me numra apo simbole abstrakte, e jo me shkronja. Vetëm pasi i lexova ato, të cilat mbanin për autor poetin Gjekë Marinaj, e kuptova se ku ishte fjala. Nëse Marinaj vazhdon të shkruajë kështu, ka gjasa se një ditë jo të largët, e gjithë bota letrare do e kuptojë domethënien e fjalëve vlerësuese të Prof. Kuye’s për Gjekën”, ka shkruar në librin e Gjekë Marinajt, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1986, nigeriani Wole Soyinka. Përballë këtyre vlerësimeve nga disa prej emrave më të njohur të letërsisë botërore, për veprën e fundit të poetit shqiptaro-amerikan, Gjekë Marinajt fjalët e mia do të ishin të tepërta, të panevojshme dhe të padobishme.