Nexhmie Zaimi, e harruara e madhe …!

Shkrime relevante

Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Valdet Deva, Mitrovicë Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte...

Berat apo Ferat – kur statistikat vjetrohen, por analistët jo !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Dëgjova një video të gazetarit Berat...

Malsorja e veriut në Cafe Bonsai në Mitrovicë apo mirënjohja e Dije Krasniqit

Dije Krasniqii ____ MALSORJA E VERIUT NË CAFÉ BONSAI – MITROVICË ____ Që nga ditët...

Kur madhërimi i të huajës bëhet përbuzje ndaj identitetit tonë

Stema e "Vëllazërisë Muslimane", që tashmë është ndaluar edhe në Egjipt...

Danimarka ka një lëvizje të re patriotike të të rinjve që quhet “Të rinjtë danezë”

Foto nga X Arnt Jensvoll Document.no Që nga fundi i tetorit, Danimarka ka një...

Shpërndaj

Nga: Sami Milloshi
___
Kur ende nuk i kishte mbushur trembëdhjetë vjet, Nexhmie Zaimin, këtë vajzë të lindur në Libohovë, e vizitoi i ati ne dhomën e saj. Ai i dha një shami koke dhe i tha se tani e tutje, kur të dilte nga shtëpia , duhej ta mbulonte fytyrën me të . Se ashtu ishin zakonet…
Vajza e vogël , pa thënë asnjë fjalë, e mori shaminë, hapi dritaren dhe e hodhi atë në çatinë e fqinjit. I ati e quajti ” dhí e egër”, dhe ashtu i fyer dhe i çarmatosur në krenarinë e burrit , iku nga dhoma duke folur me vehten…
Ky akt prej rebeleje, paracaktoi tonin dhe fatin e Nexhmie Zaimit.
Ajo ishte njera nga gjashtë vajzat që ndoqi nje shkollë të mesme ne Shqiperi që drejtohej nga misionaret presbiterianë Amerikanë ne vitet 1920…
Kur ende qe vajze e re, familja e saj provoi ta martojë sipas zakoneve, por ajo ia doli t’i thyejë zakonet. Ajo iku nga Shqiperia dhe u bë e para vajze shqiptare që pati fatin të marrë edukim të lartë në Wellesley College në Amerikë. Pastaj ndoqi Columbia University ku u diplomua si gazetare.
Në vitin 1937 botoi librin e saj ” Daughter of the eagle” ( Bija e Shqiponjës) . Libri i saj u shpall Best Seller me 1938 ne Amerikë. Dhe ajo nuk ishte veçse 20 vjeçe kur e arriti këtë majë si shkrimtare.
Unë nuk po zgjatem në karrierën e saj si gazetare , sepse edhe ajo është brilante. Mjafton të them se Nexhmie Zaimi ishte ndër të parat gazetare femra që raportoi nga vendet e Lindjes së Mesme.Ajo intervistoi Nasserin,Sadatin,mbretin Hussein.
Nexhmia gjithashtu ishte nga të parët gazetarë që shkroi dhe dha leksione për refugjatët palestinezë.Ajo madje bëri nje studim për Departamentin e Shtetit, në të cilin theksoi se nëse problemi i refugjatëve palestinezë nuk zgjidhet, ai mund t’i shperthejë në fytyrë Amerikës pas pesëdhjetë vjetësh…
Zaimi e vizitoi Shqiperinë dy herë. Së pari në vitin 1939 dhe së dyti në vitin 1986. Herën e dytë autoritetet komuniste nuk e lanë të hynte dhe e kthyen mbrapsht.
Tani, përse po i shkruaj unë këto rradhë?
Po i shkruaj sepse edhe sot e kësaj dite, në Shqiperi vazhdon kultura e përjashtimit, kultura e përbuzjes, kultura e klaneve provinciale, kultura e protokolleve të paravendosura ne Lidhjen e Shkrimtarëve, edhe pse Lidhja ka vdekur, ose nuk lidh dot as ushkurin e pantallonave…
Me përjashtim të Robert Elsiesë që e ka përmendur Zaimin ne Fjalorin e tij historik me 2012, një përmendjeje në nje Leksikon Shkrimtarësh të botuar në Kosovë,si edhe studiuesit Aurenc Bebja në Francë, kurrkush tjetër nuk do t’ia dijë për një Shkrimtare Shqiptare best seller ne Amerikë para 70 vjetësh …
Pse? Sepse Shqiperia është përsëri e vetizoluar. Bile edhe më keq se ne kohën e Enver Hoxhës. Atje promovohen pseudovlera sepse nuk ka kurrfarë kriteri si në Perendim.
Libri ” Daughter of eagle” i Nexhmie Zaimit është gur themelor i një proze moderne të shkruar nga nje shqiptare. “KRONIKË ne Gur” e Ismail Kadaresë,një vepër pa dyshim e mrekullueshme , është thjesht një përsëritje krejt e çuditshme ( ose mua më duket ashtu) e asaj proze që Nexhmie Zaimi e ka shkruar disa dekada para tij.
Bukuria e prozës se Zaimit rri përkrah të mëdhenjve Kuteli e Koliqi.
Unë e lexova ne Amerikë librin e Nexhmie Zaimit dhe jam krenar që njoha një mjeshtre të letrave , një shkrimtare të madhe shqiptare.
Po të kisha gjë në dore , ia jepja librin e saj mjeshtrit Ukë Buçpapaj ta përkthente në Shqip. Dhe natyrisht e paguaja sa frengu pulën…
Po ç’them edhe unë “marrëzira”?!!!! Sharlatanët në Tirane janë të zënë me tallava dhe as kanë as din e iman se e kanë vetizoluar për së dyti atë vend…
Me tallava e kanë izoluar, jo me tela me gjemba si dikur..

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu