Kreu Blog Faqe 1075

Reportazh nga Hora e Arbëreshëve – Piana degli Albanesi, aty ku arbëreshët e ruajtën gjuhën dhe kulturën e vet për shumë shekuj

Me Giusin , shokun Vranin dhe kryetarin e komunës së Hores, Rosario Petta.

Nga: Ilir Canhasi, publicist, Suedi

  • Një gjak, një gjuhë, një besë!

Para më shumë se 35 viteve, për herë të parë në bankat shkollore unë dëgjoja me vëmendje arsimtarët kur ligjëronin mbi rilindasit shqiptarë, e veçmas për arbëreshët e emigruar në Sicili dhe Kalabri të Italisë, që nga ato vite kurreshtja ime që të mësoj më shumë për ta vetëm sa vinte e shtohej me kohën.

Mësuam për Lekë Matrënga, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Gavril Dara i riu dhe i vjetri, Zef Skiroi e shumë të tjerë. Që atëherë tek unë lindi një dashuri e madhe për arbëreshët në Itali.

Unë përveç që u lidha shpirtërisht me ta , nuk e kisha besuar kurrë se pas 35 viteve një ditë unë do jem në mesin e tyre edhe fizikisht me praninë time në Hora e Arbëreshëve – Piana degli Albanesi.

Në muzeun e qytetit

Kontakti im i parë me arbëreshët ishte në mars të vitit 2017 , kur Italia luajti kundër Shqipërisë për kualifikimet e botërorit në futboll. Ishte një pritje madhështore nga vëllezërit e një gjaku që nuk harrohet kurrë.

Kontakti i dytë me ta ishte me poetin e ri arbëresh z. Mario Caliva ku unë edhe për herë të parë lexojë librat e tij ”Nostalgjia” dhe ”Poezi arbëreshe”.

Ju që dëshironi të dini më tepër rreth librit ”Nostalgjia”, mund ta gjeni shkrimin tim të botuar te Revista Drini.

Ndërsa sot unë do të ndalem dhe të shkruaj disa rreshta për kontaktin e tretë mes meje dhe një poetje arbëreshe simpatike znj. Giuseppina Demetra Schiro dhe librit të saj me poezi të quajtur ”Te dejti i zëmrës”.

Dhuratë nga Giusi, ”Hyjnesha në fron”

Nuk ka se si të jetë ndryshe nga rilindasit tjerë arbëresh kur të gjithë pak a shumë fjalën – det e gjenë pothuajse në çdo poezi të tyre e njëjtë kështu është edhe në poezitë e autores Giusi. Asaj i flenë në zemër deti me valet e tij, ku krypa e detit simbolizon diturinë, det ky që i kujton edhe vuajtjet dhe largimin e të parëve arbëresh drejt brigjeve të Italisë. Det ky sa i bukur aq edhe i frikshëm.

Pse u vendosën në zonat malore e jo në Palermo të parët arbëresh kur u detyruan ta lenë atdheun ishte pyetja ime bërë autores, thjesht mu përgjegj ajo – ishte frika nga turqit se mos i sulmojnë nga deti. Edhe Odiseun e gjejmë shpesh në librin e saj, autorja e dashuron shumë Odiseun sepse edhe ky ishte gjithnjë bashkë me detin, ku pas rënies së Trojës detyrohet të endet nëpër detëra për dhjet vjet derisa kthehet në shtëpi. Për ju do të sjelli dy poezi të saj në arbërisht;

Biblioteka e dejtit Viret në dejt

(1) mbi shkëmbinj një bibliotekë

Me pluhur kripje

(2) dhe pëlhurë algash

Te vëllimet një shkrim të bukur dhe të lashtë vete tue

(3) zbehur Thomse rrëfien

(4) Për aikulla

(5) madhështore mbi rrënoja arkeologjike për gjinj të zbluar

(6) sirenash që zbutsojën ujërat

(7) Çdo shkronjë isht një oqean tjetër çdo vijë një valë tjetër dhe inga ah inga manushaqe çë ndërron(😎 në të kaltër për të rrjedhur fshehur te vinët time

(9) Pishkarët larg ngrëjën

(10) rrjeta me buri pishqish

(11) 1 -Varur në det. 2-kripë. 3-Tuke. 4-Rrëfen. 5-Shqiponja. 6-Të hapur. 7-Në zbutje të ujrave. 8-Që var. 9-Te damarët e mi. 10-Peshkatarët larg mbledhin. 11-Plot me peshq.

Kthimi Trimi kriptë

(1) valë-valë si udha valë-valë me rremat të bardha nga kripa tue ndajtur

(2) valët gjëmon: << Jam Odhiseo kthehem për të gjegjur>> Lartësonen

(3) dalë mbi anijen sirenat me krahet prej uji tue ftuar dritës të shumanshme thurrje dejtesh Përposh i gjerë hap gojën dejti E shtrëngojën Njera

(4) tek e sprasmja frimë(5) <<Ju parkales! Flini!>>

(6) E përqafimi i fort përmis

(7) anijen 1-Flokët. 2-Duke qarë. 3-Ngrihen. 4- Deri. 5-Te fryma e fundit. 6-Flitni. 7-Përmbyt.

Unë dhe Giusi

Disa fjalë mbi Horen e Arbëreshëve -Piana degli Albanesi.

Do të ishte e padrejtë që unë të mos përmendi burrat dhe gratë e këtij komuniteti arbëresh që i dhanë aq shumë ndihmë atdheut, në ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare me punën e tyre të palodhshme me shekuj të tërë.

Nëpër rrugicat e Hores.

Kush e dinte që nga ky vend i vogël që sot nuk ka më shumë se 6000 mijë banorë do të nxirrte gruan e parë shqiptare, shkrimtaren që iu kushtua mbledhjes së përrallave popullore, etnografja – Cristina Gentile Mandala (1856–1919).

Po në këtë komunë dhe rrethinën e saj lindën edhe shkrimtarët e mesjetes dhe rilindasit si; Lekë Matrënga (1567-1619), Nikollë Filja (1671-1769), Nikollë Brankati (1675-1741), Nikollë Keta (1741-1803), Gavril Dara i riu (1826-1885), Kristina Gentile Mandala (1856-1919), Zef Skiroi (1865-1927). Antonino Guzzetta (1922-2017), Zef Skiro Maji (1944), Margherita Scilippa, Giuseppe Schirò Di Modica, Giuseppe Schirò Di Maggio.

Shënime mbi autoren; Emri i gjatë i autores është Giuseppina Demetra Schiroe lindur në Hora. Giusi siq preferon ajo ta quajmë vjen nga familja e të madhit rilindas arbëreshit Zef Skiroi (Giuseppe Schiro). Ka studiuar për letërsi në universitetin e Palermos dhe në Horën e Arbëreshëve punon në bibliotekën ”Giuseppe Schiro” si bibliotekare. Ka shkruar shumë vepra në lidhje me kulturën dhe gjuhën arbëreshe, ku gjithashtu jep mësim mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe nxënësve arbëreshë të Horës së Arbëreshëve.

Pamje nga ballkoni i banese së gjyshes së Giusit.

Fund

Në bisedë e sipër me Giusin rrugicave të ngushta të Horës ajo me më thotë, Ilir – ju jeni shpëtimi ynë, sa më të lidhur që ne jemi me njëri tjetrin aq më tepër ne do ti bëjmë ballë asimilimit tonë. Me lot në sy i premtova vetes, se nga sot unë do punoj për ju dhe nuk do t’ju harroj kurrë.

Ajo merr pjesë në disa seminare mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare në universitetin e Prishtinës 2004-2007

Piktori Samedim Asllani, pritet ta hapë ekspozitën e 43-të

0

Nga: Safet Sadiku 

PIKTURA TË PAKUFIZUARA! 

Më 27 prill në orën 17. 00,  z. Samedin Asllani do të hapë ekzpozitën e 43 me radhë në galerinë: „Espace 52„ Rue dy Centre 52, 1025 Saint-Sulpice të Lozanës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26 prilli deri më 2 maj 2023. (Gjërsisht: www.asllani.net)  

Piktori shqiptar, i cili jeton në Lozanë të Zvicrës prej vitit 1993, është në përgatitje për hapjen e ekspozitës së 43 me radhë. Ai ka ekspozuar punimet e tij me shumë sukses nëpër galeritë më prestigjioze të qendrave evropiane. Piktura e tij është e njohur dhe prezente edhe nëpër shumë institucione publike në Zvicër e më gjërë.  

Pikturat me tematikë shqiptare frymojnë te publiku zviceran e më gjërë!  

Arti i reales i shprehur me qartësi bashkë me përdorimin metodik të vijës harmonike me ngjyrë të zezë është karakteristikë në pikturën e z. Samedin Asllani. Me ndihmën e penës, ai përvijon dhe luan me vijat, për të vënë në dukje format dhe për të nxjerrë në pah veçoritë e tyre, të cilat të bëjnë të vëmendshëm dhe të tërheqin që nga shikimi i parë spontan. Pikturat që kanë edhe paisjen teknike dhe që përcjellin plot meazhe për botën reale, të cilat përmes shikimit të bëjnë të mendosh, se po flasin për rrjedhat e përditshmërisë sonë, por edhe për të kaluarën, e cila kombinohet me perspektivën për ardhmërinë. 

Kështu bota e krijimtarisë së piktorit Asllani ka shumë specifika dhe veçanti origjinale, që nga frymëzimet e vendljndjes dhe duke ju përshtatur ambientit jetësor ku ai jeton, pasi edhe çdoherë e më shumë kërkohen punimet e tij. Ndonëse, shumë piktura kanë përmbajtje nga kultura e atdheut dhe nga vlerat autoktone, ai i realizon ato me një mjeshtri të rallë artistike dhe me teknikë të mirëfilltë.  Krijimtaria e tij e paraqitur në pikturë gjithnjë ka qenë e udhëhequr nga ndjenjat dhe përjetimete në periudha të ndryshme të jetës së tij. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në reflektim të ngjyrave, pasi u bë e pranishme edhe paraqitja e hijeve të errëta në veprën e tij. Por me kalimin e kohës, ngjyrat e tij vijnë duke u bërë më të kthjellëta, duke na dhënë edhe piktura me përmbajtje më të lehta dhe më të ndritshme, por gjithnjë me një stil të veçantë që e karakterizon autorin, pasi çdo punim mund të njihet që në shikimin e parë. Piktura e z. Asllani dallohet edhe për një motiv të lartë nga kultura autoktone e traditës shqiptare. Vepra e tij ndonëse është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër e më gjërë, por si zakonisht deri tani ka mbetur pa u shijuar edhe nga publiku i vendit të origjinës së tij. Kjo veçanti është emëruar nga kritika e artit perëndimor « Stili Asllani ».          

  Home - Unique

 

Përzgjedhje nga krijimtaria letrare e Ymer Elshanit

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar nga Prishtina
Botime
PËRZGJEDHJE NGA KRIJIMTARIA LETRARE E YMER ELSHANIT
Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2023.
Opusi letrar i njërit ndër shkrimtrarët tanë më të njohur për fëmijë, Ymer Elshanit, u ndërpre dhunshëm, në prillin e vitit 1999, kur bashkë me një pjesë të familjes u masakrua nga paramilitarët serbë. E bija, Teuta, prej kohësh është përkujdesur që vepra letrare e të etë, në disa vëllime me vjersha, tregime dhe romane, të prezantohet si një tërësi. Së fundit, kemi botimin e një përzgjedhje prej katër veprash: romaneve “Aventurat mbi trotinetin e vjetër” dhe “Ndodhitë e Hundëkarotës” , tregimeve të përzgjedhura për fëmijë, “Planeti i mirësisë” si dhe vëllimit me poezi “Kur vallëzojnë buzëqeshjet”, të përzgjedhura nga kritiku letrar Anton Nikë Berisha.
Katër veprat e përzgjedhura nga krijimtaria letrare, nxjerrin në pah vlerat e veçanata letrare të Ymer Elshanit në prozë dhe poezi, të cilat pasqyrohen në këto dy romane të botuara për herë të parë në vitet e shtatëdhjeta, me të cilat asokohe Elshani tërhoqi vëmendjen. Kjo vlen veçmas për romanin “Ndodhitë e Hundëkarrotës” (1971), prozë kjo, që më të drejtë, nga kritika letrare u vlerësua vepër që solli një frymë të re në prozën tonë për fëmijë. Por, njësoj u prit edhe roman tjetër “Avanturat në trotinetin e vjetër” (1975), për të cilën mund të thuhet se radhitët ndër rimanët më të mira të prozës sonë për fëmijë.
Në këtë përzgjedhje të veprave të Ymer Elshanit është përfshirë edhe vëllimi me poezi “Kur vallëzojnë buzëqeshjet”, nën përkujdesjen e kritikut letrar Anton Nikë Berisha. Poezitë përcillen edhe me pareathënie të Berishës rreth opusit të gjithëmbarshëm të Ymer Elshanit për fëmijë, që përfshinë disa vepra. Për Berishën “poezia për fëmijë e Ymer Elshanit mbruhet nga një art i opasur që i jep asaj përmasën e gjithëkohëisi dhe se çështjet që shqiptohen nëpërmjet tekstit poetik janë të lidhura ngushtë me botën e tyre të fëmijëve, me gëzimet dhe me shqetësimet; ato janë veçanti të jetës së tyre të sotme, po do të jenë të tilla ose të ngjashme edhe në të ardhmen”.
….
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition

0

Me iniciativë të Presidencës së Republikës së Kosovës, si pjesë e zotimeve të Samitit për Demokraci,  Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, duke iu bashkuar kështu Shteteve të Bashkuara dhe një grupi të shteteve tjera demokratike që synojnë ta promovojnë kolektivisht drejtësinë e përqendruar tek qytetarët në të gjitha nivelet.   

“Përmes këtij koalicioni, Republika e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe prioriteteve ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë”, ka thënë Presidentja Osmani, duke rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e palëkundur për forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë dhe jashtë saj.   

Republika e Kosovës, përgjatë vitit të kaluar ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet e Samitit për Demokraci, të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.   

Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.  

Presidentja Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ishte folëse në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz, ku ndër të tjera, riafirmoi se përkushtimi i Republikës së Kosovës për demokraci ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm. 

Përshpirtëria e Nënës Tereze:  MARIA – NËNA E KISHËS

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Grua, qe, yt bir!” Mandej i tha nxënësit: “Qe, nëna jote!” (Gjn 19, 25-26)                                                                             

“Zoti e ka vendosur mbarë botën në duar të Marisë.” (Nëna Tereze)

Virgjëra Mari, pasi që është Nëna e Krishtit, Birit të Hyjit, është thellësisht e lidhur jo vetëm me Zotin, por edhe me mbarë botën, nëpërmjet  jetës dhe veprës së shëlbimit, Krishtit, Shëlbuesit të njerëzimit.

Ky mision i Krishtit ndërlidhet ngushtë edhe me Marinë, sepse ajo kishte marrë pjesë në veprën e shëlbimit me besnikëri, duke e ndjekur Biri deri në kryq.

“Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria Kleopait edhe Maria Magdalenë. Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësit që donte, i tha nënës: “Grua, qe, yt bir!”. Mandej i tha nxënësit: “Qe, nëna jote!” Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.” (Gjn 19, 25-27)

Dy personalitete: Maria dhe Gjoni në një anë, nën kryqin e Krishtit të kryqëzuar. Jezusi, edhe në këto çaste dramatike mendoi në Nënën Mari, nëpërmjet saj dhe Gjonit -, në të gjithë ne, duke na dhuruar më të çmueshmen – Virgjërën Mari të gjithë neve për Nënë.

 Nxënësi i dashur është përfaqësues i njerëzimit, botës, të gjithë neve, mbi të gjitha Kishës.

Papa Shën Pali VI, duke medituar mbi këtë pjesë ungjillore, tha: “Maria aty dhe në atë rast qe shpallur jo vetëm Nëna e Gjonit – por më lejoni ta them – e gjinisë njerëzore nga ai në një mënyrë e përfaqësuar.” 

Kisha vazhdimisht “lindë” bijë dhe bija nëpërmjet pagëzimit, duke krijuar kështu bashkësinë e nxënësve të Jezusit, ndërsa Virgjëra Mari ka një amësi të vërtetë shpirtërore për të gjithë ne, siç e pohon edhe “Marialis cultus” e Palit VI: “Në pagëzim Kisha e zgjatë amësinë virgjërore të Marisë.” (MC 19)  

Papa Piu IX thotë: “Nëna e Hyjit është edhe Nëna jonë, Nëna tejet e dashur prej të gjithë neve. Ajo ka një zemër amësore për ne dhe kujdeset për çdo veprim tonë, si dhe për mbarë njerëzimin.”     

Papa Luani XIII thotë: “Siç e thërrasim Hyjin Atë, kështu kemi të drejtë ta thërrasim dhe kemi Marinë për Nënë”.   

Papa Piu XI shkruan: “Ti je nëna e të gjithëve… nën kryq që shpallur Nëna e mbarë njerëzimit.”

Koncili Dytë i Vatikanit, në veçanti LG 8, ka tri theksime mbi Marinë: “Virgjëra Mari është Nëna e njerëzve” (nr. 60), “për planin e shëlbimit” (nr. 61), dhe “gjithmonë ndërmjetëson për ne.” (nr. 62)

Papa Shën Pali VI thoshte: “Maria është Nëna e Kishës, e mbarë popullit të Zotit, si e besimtarëve, ashtu edhe e barinjve, që e thërrasin Nëna tejet e dashur; duam që tash e tutje me këtë titull tejet të ëmbël Virgjëra Mari të nderohet edhe më shumë dhe të lutet nga mbarë populli i krishterë.”

Papa Shën Gjon Pali II thotë: “Amësia e re e Virgjërës Mari, e cila lind nga feja, dhe është fryti i “dashurisë së re”, që lindi nën kryq, me pjesëmarrje dashurie në veprën shpërblimtare  të Birit të saj.”(RM 24)

Kjo amësi e Virgjërës Mari është e re dhe shpirtërore, mbinatyrore dhe është në lidhje me fenë tonë. Veçoria e kësaj amësie është në lidhje të ngushtë  me Jezusin dhe Marinë, për tërë jetën e tyre, sidomos nën kryq (khs. Gjn 19, 25- 27).

Roli amësor i Marisë është shumë i rëndësishëm, aktiv, frytdhënës, do të them është një shërbim – dërgim për të na ndihmuar që të jetojmë me Jezusin. Ajo, siç ishte gjithnjë me Jezusin, afër Jezusit, me apostujt  dhe me Kishën e parë, “me ndërhyrjen e vet të shumëfishtë vazhdon t’i fitojë për ne dhuratat që na sigurojnë shpëtimin tonë të amshuar.” (LG 62)

Për ta pasur Virgjërën Mari Nënë dhe ndihmëtare, duhet ta pranojmë dhe jetësojmë si të tillë. Gjestin e parë, në emër të saj, por edhe në emër tonë, e bëri Gjoni, i cili, e “mori me vete.” (Gjn 19, 27), që domethënë – pranim me zemër dhe mend, me fe dhe dashuri, siç e ka pranuar ajo Jezusin, pastaj në “shkëmbim” edhe Gjonin, dhe së fundi, të gjithë ne. Ajo, mund të na ndihmojë në bashkëpunim me Zotin dhe në formimin tonë fetar dhe shpirtëror.

Marrëdhënia nënë – bir, apo bijë është dashuri, si e vetmja mundësi, nevojë, siguri për rritje dhe pjekuri të ndërsjellët, mbi të gjitha të birit apo bijës.

Virgjëra Mari nuk do asgjë tjetër prej nesh përpos asaj çka bëri ajo, zbatimi i vullnetit të Zotit: duhet ta duam dhe imitojmë si Nënën tonë të vërtetë të fesë, Duke u nisur nga kjo përvojë, Papa Shën Gjoni XXIII thotë: “Kam mësuar Të dua si të tillë kështu që Të thërras çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.”

Duke e dashur Marinë, mund deri diku ta kuptojmë dhe imitojmë, të jemi bijtë e saj shpirtëror. Amësia e Marisë na ndihmon që të zbulojmë kuptimin, vlerën dhe mundësinë e bijësisë tonë, duke u angazhuar në jetën e krishterë. Të veprojmë si bijë, nuk domethënë vetëm ta njohim Marinë si Nënë, por ta njohim edhe njëri-tjetrin si bir dhe vëlla, sepse me Marinë, jemi dyfishë vëllezër dhe motra: të Krishtit dhe të njëri-tjetrit.

Kështu jeta është më e bukur, qielli është më i afërt, vështirësitë dhe dhembjet më të lehta, sepse me ne është gjithmonë Zoti, Virgjëra Mari, Nëna e Hyjit dhe Nëna jonë.

Maria nuk mund të pranohet dhe duhet, pa e pranuar dhe dashur Kishën, e cila, na drejton kah ajo, na përkrahë, ndihmon për ta njohur, jetuar, dëshmuar Jezusin, Shëlbuesin tonë, Marinë Nënën e Krishtit dhe Nënën tonë.

“Maria, nën drejtimin e Birit të vet, ka pushtetin absolut për ndarjen e hireve, ndikon dhe ndihmon rilindjen tonë shpirtërore. Ajo vazhdon të jetë Nëna jonë, duke e ruajtur jetën e saj në ne… Për këtë arsye kërkon prej Jezusit që të na ndihmojë në personalizimin më të mirë të dashurisë sonë ndaj Marisë:

·        Për të dashur, ashtu si do Ai;

·        Për të qenë fryt gëzimi, ashtu si është Ai;

·        Për të qenë më afër Asaj, si është Ai;

·        Për të ndarë të gjitha me Të, edhe kryqin, si shenjë e përkatësisë me Krishtin…

T’ia japim lirinë e plotë Virgjërës Mari, që të shërbehet me ne, ashtu si Zoti ishte shërbye me Virgjërën Nënë. Kështu, do të zbatohet motoja gjithmonë aktuale: Nëpërmjet Marisë te Jezusi!” (Nëna Tereze)

Prishtinë, 19 prill 2023 – Radio Maria – Kosovë 

Kosovë-Serbi, para 10 viteve marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve 

0

Nga: Behlul Jashari , Prishtinë

-Çka thuhet në marrëveshjen e 19 prillit 2013 e të 25 gushtit 2015 dhe çka thuhet për marrëveshjen për Asociacionin… në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 23 dhjetorit 2015?/   

PRISHTINË, 19 Prill 2023/ Para 10 viteve, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  - kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,  kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara nga atëherë krerët e dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, në raunin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare. 

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”. 

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”. 

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.    

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”. 

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.  

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre. 

Dhjetë vjet pas Marrëveshjes së parë, ende nuk dihet  kur do formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po, në Kosovën e pavarur edhe para formimit të Asociacionit komunat serbe kanë përgjegjësitë nga Paketa Ahtisaari e procesi i decentralizimit, i nisur para 15 viteve e zhvilluar më tej. 

Në Kosovë, Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. 

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj. 

Procesi i decentralizimit në Kosovë ka nisur zyrtarisht në shtator 2008 – vitin historik të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt, të njohur deri tash nga 117 shtete anëtare të OKB-së. 

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj. 

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit. 

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.   

  

PËRMBAJTJA E TEKSTIT TË MARRËVESHJES KOSOVË – SERBI, TË PARAFUAR NË 19 PRILL 2013:
 

1. Do të ketë një Asociacion / Bashkësi të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët të pajtohen. 

2. Bashkësia / Asociacioni do të krijohet me statut. Zhbërja e tij/saj mund të ndodhë vetëm me një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancitë ligjore do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës). 

3. Strukturat e Asociacionit / Bashkësisë do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli. 

4. Në pajtim me përgjegjësitë e ofruara nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të bashkëpunojnë për të ushtruar fuqinë e tyre në gjithë Bashkësinë / Asociacionin. Asociacioni/Bashkësia do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural. 

5. Asociacion / Bashkësia do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore. 

6. Bashkësia / Asociacioni do të ketë një rol përfaqësimi te autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsultativ për komunitete. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion vëzhgues. 

7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kuadrit të Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK). 

8. Pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat përkatëse të Kosovës. 

9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandant i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i emëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Asociacionit/Bashkësisë. Përbërja e PK-së në veri do të pasqyrojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonal për komunat e Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunojë me komandantët e tjerë rajonalë. 

10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të veprojnë brenda kuadrit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektorit të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë. 

11. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare. 

12. Një plan zbatimi, përfshirë edhe kuadrin kohor, do të hartohet më 26 prill. Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, do të adresohet parimi i fondit transparent. 

13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor. 

14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar përparimin e palës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së. 

15. Me ndihmën e BE-së, nga të dyja palët do të krijohet një Komitet i Zbatimit. 

DIALOGU KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL KA NISUR PARA 12 VITEVE  

Para 12 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008. 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”. 

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej. 

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje. 

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë. 

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari. 

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 12 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh  i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportim theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.   

Ky ishte raportimi i plotë: 

Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, miratoi me shumicë votash – 63 pro, 48 kundër e 1 abstenim, një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike. 

     Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlament”. 

     Kuvendi i Kosovës zhvilloi të hënën debatin parlamentar, sipas kërkesës së Qeverisë, lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, dhe në përmbyllje vendosi me shumicë votash që në seancën e sotme të nxjerrë në votim rezolutën lidhur me këtë.
     Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën e kaluar të Kuvendit, pat paralajmruar hartimin e një dokumenti-rezolute nga përfaqësuesit e grupeve parlementare, bazuar në dy draftrezolutat e paraqitura nga partia në pushtet PDK dhe ajo opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe në fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve, e cila përcaktonte edhe vijat e kuqe se çfarë mund të bisedohet e çfarë jo, si dhe në debatin e zhvilluar në seancë, ku kishte pikëpamje të ndryshme. 

     Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, tha sot në seancën e Kuvendit se “kemi bërë përpjekjeje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ky dokument të jetë i përbashkët, por grupet e opozitës, AAK, LDK dhe Vetëvendosje nuk e panë të udhës të nënshkruajnë këtë dokument”. 

     Mësohet se shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për të paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin paralajmëruar se do ta votojnë projektrezolutën për bisedime, nëse përfshihen edhe qëndrimet e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e cila është kundër bisedimeve me Serbinë pa i plotësuar ajo disa kushte, kishte paralajmëruar se do të votojë kundër rezolutës. 

     Edhe sot në “deklarime jashtë rendit të ditës” u prezantuan qëndrime të ndryshme rreth dialogut nga deputetë të pozitës dhe opozitës.
      Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Burimet thonë se janë përafruar qëndrimet rreth kadastrave, regjistrit civil dhe trafikut ajror dhe se ka dallime të mëdha rreth vulave të Doganave të Kosovës. 

U themeluan me urdhëra të Beogradit, që kurrsesi s’do të na shoh e duroj si Shqiptar, por vetëm si Musliman!

0

Nga: Tim Shkupi, teolog

Në bazë nenit 31, pika 6, të Kushtetutës së Bashkësisë Islame, Kuvendi i Bashkësisë Islame për kosovë, Serbi dhe Vojvodinë në Prishtinë, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me 15 gusht 1992 merr

VENDIMIN
PËR THEMELIMIN E FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË

1. Themelohet Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë.

2. Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë është institucion Islam universitar i pavarur.

3. Në Fakultetin Studimeve Islame në Prishtinë organizohet dhe zhvillohet veprimtaria arsiomoro-edukative dhe shkencore në gjuhën shqipe.

4. Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë ka për detyrë zhvillimin e veprimtarisë fetare-islame dhe krijimin e kuadrove islame të nivelit universitar.

5. Veprimtaria e Fakulteti të studimeve Islame në Prishtinë financohet nga buxheti i Meslihatit të Bashkësisë Islame për Kosovë, Serbi dhe Vojvodinë në Prishtinë.

6. Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë punën e vet e fillon në vitin shkollor 1992/93.

PRISHTINË 15 gusht 1992
NUMËR 443/92

KRYETARI I KUVENDIT
Vula dhe nënshkrimi
Miftar Ajdini

  • Këto dy fakultete u themeluan nga urdhërat e Beogradit , që s’do të na shoh e duroj si Shqiptar, por vetëm si Musliman!

Fuad Ramiqi është nën ndikimin e sehireve, magjive të hoxhallarëve!

1
Mendon se muslimanlliku i tij e ofron te Zoti dhe eshte muslimani i fundit ne Kosove pak para Kijametit, QE KA ME PA ALENACEN SLLAVO-MUSLIMANE KUNDER SHQIPTAREVE DHE KUNDER PERENDIMIT.
Fuad Ramiqi (ka mundesi me shtyp butonin e Pendimit) por me kishte quajtur qe jam i semure psiqikisht, gje qe nuk e di se une e them HAPATAZI se jam shume i kenacur ne çmendurine time me ua thene mushrikeve te Kosoves me kible te kadifja e Zeze troc:
FEJA IME ESHTE SHQIPTARIA
KURANI NUK ESHTE ISLAM
FEJA ISLAME E FUAD RAMIQIT NUK EKZISTON NE KURAN
NUK KA DITE XHUMAJE NE KURAN.
NUK KA DITE BAJRAMI NE KURAN.
SEPSE NUK KERKON ZOTI I SHQIPTAREVE ME NDERTU XHAMIA NE KURAN PER ME I CU BOTHT PERPJETE FUAT RAMIQI DHE NEXHMEDIN SPAHIU.
PROFETI I FUAD RAMIQIT ESHTE MUAHAMEDI I BAGDADIT DHE JO I KURANIT
TE PROFETI I BAGDADIT I KENI TE GJITHA CKA NUK I KENI TE PROFETI I KURANIT.
I KENI NGA 70 HYRI KU JU DUHET ATOBUSI MERCEDES.
KERKKKKKKKKK
NE DEBATET E ZHURMSHME NUK MERR DIJE, AS NUK JEP DIJE, POR JEP DHE MERR GRUSHTA.
ME RENDESI ESHTE SE SPAHISE TE SULLTANIT I THASH SE ESHTE ME ENDRRA TE XHEMIJETIT ME FRYME TE NIKOLLA PASHIQIT.
UNE E DI SE SPAHIA MENDON PER SULLTAN, POR SHEJTANI I TIJ E OFRON ME BEOGRAD.

Kush qëndron pas zbardhjes së Dokumenteve Sekrete!?

0
Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me autencitetin e këtyre dokumenteve sepse askush nuk e ka konfirmuar apo mohuar origjinalitetin e tyre.
„Në kohë lufte, e vërteta është aq e çmuar saqë ajo duhet gjithmonë të mbrohet me truprojë të gënjeshtrave”, pati thënë Winston Churchilli gjatë Luftës së Dytë Botërore , e thënë ndryshe, se rrjedhja e informacionit është „e vërtetë„ dhe për këtë arsye inkurajohen mediat të shqyrtojnë çdo imtësi të dokumenteve me shpresën se shumë nga pjesët e informacionit të përceptohen dhe raportohen si fakte.
Vërtetësinë e këtyre dokumenteve duhet marrë me doza skepticizmi .Kjo për faktin se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u përpoq aq shumë për t’u thënë gazetarëve se thelbin e informacionit do ta zbardhin përgjatë hetimeve intensive në vazhdim. Andaj askush zyrtarisht nuk është prononcuar për t‘a konfirmuar vërtetësinë e tyre apo nuk i ka hedhur poshtë tërësisht si mashtrim.
Ka dyshime që ato janë përgatitur dhe përpunuar nga makineria e lajmeve të rreme në Kiev, ngase është në laverdinë e Kievit të trembë liderët evropianë që të përshpejtojnë dërgesat e tyre të armëve (pasi ka shumë detaje rreth çfarë ka/ska Kievi dhe çfarë nevojitet në fushën e betejës).
Autori-ret e këtyre lajmeve potencialisht të rreme, sigurisht që kanë pasur për bazë moton e urtë të Churchillit ose më mirë thelbin e saj recto verso- mashtrimin rrethojeni atë me të vërtetën , ky dhe mund të jetë rasti me këto dokumente pasi pretendimet e tyre për vendet e Lindjes së Mesme që kanë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me Rusinë, ku si ilustrim merret lajmi bombastik në Washington Post, rreth gjoja ‘planifikimit’ të Presidentit Sisi të Egjiptit për t‘i dërguar raketa Rusisë. President Sisi ndofta edhe mund të ketë qenë duke menduar për këtë, por a është ky më të vërtetë një lajm?
Lajmi duhet të jete se kush përfiton nga prishja e kësaj marrëdhënieje.Në fund të fundit, Rusia ka qenë vazhdimisht një nga furnizuesit kryesorë, nëse jo më të mëdhenjtë, të armëve në Egjipt. Egjipti, i cili ka ushtrinë më të madhe në Afrikë, gjithashtu blen shumë armatime nga SHBA dhe BE. Megjithatë, shpesh amerikanët dhe evropianët kanë vënë kushte për shitjen e armëve, diçka që Rusia nuk e bën.
Presidenti Zelenski, beson se nëse aleatët kryesorë të Rusisë në botë do të përkeqsonin marrëdhëniet me Moskën, atëherë ekuilibri do të kthehej në favor të tij.Marrëdhëniet e mira me Moskën që datojne nga koha e Naserit, u përmirësuan ndjeshëm që nga viti 2014 kur Sisi u instalua përmes një grushtshteti, të ndihmuar nga një mik tjetër rus, Emiratet e Bashkuara Arabe . Me sa duket, Emiratet e Bashkuara Arabe po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me sherbimet inteligjente Ruse, me qëllim të krijojnë njëavantazh ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Kuptohet, të sugjerosh se dy vende kanë intesifikuar bashkëpunimin në fushën e inteligjencës është praktikisht e pamundur të provohet ose të kundërshtohet. Kjo edhe është një nga arsyet pse gazetarëve dhe mediave u pëlqejnë histori të tilla pasi ato janë të lehta për t’u kultivuar dhe për t’u konsumuar.Ndonëse është një lajm i mirëpritur për gazetarët dhe mediat të cilat duket se sugjerojnë se stërvitjet verore të NATO-s të planifikuara për në fund të Prillit mund të jenë një mbulesë për furnizimin e forcave ukrainase. Këto dokumentet shkojnë më tej,ato përmbajnë jo vetëm një plan për furnizimin e njësive ukrainase me armë dhe municione të NATO-s, por edhe informacione rreth strukturës së brigadave dhe batalioneve që pretendohet se përgatiten për ofensivën verore. Dokumenti, i datës 1 Mars, thotë se brigadave të Kievit u duhen 253 tanke, më shumë se 380 automjete luftarake këmbësorie dhe 480 automjete, 147 artileri dhe 571 automjete të blinduara,sistem HMMWV për të kryer ofensivën.A po përpiqen autorët të potencojne mungesën e pajisjeve të Ukrainës? Dhe nëse po, për çfarë qëllimi?
Ka nga ata që argumentojnë se rrjedhja e informacionit mund të ketë dalë nga donjë zyrtar i lartë i Pentagonit,i pakënaqur , i cili ndoshta dëshiron që lufta të përfundojë sa me shpejt. Apo ndonje i zhgënjyer me politikën ditore pas paraqitjeve të Trumpit në gjykatë apo dhe të argumentojë se sa e varfëruar është pajisja ushtarake e Ukrainës, duke shpresuar të inkurajojë Rusinë për një fitore të arritshme sa më të shpejt.
Ka shumë supozime,pretendime të tilla pa pasur mundësi të dimë se këto të dhëna janë të sakta.Krejt lehtë mund të jenë lojëra tejet dinake drejtuar botës , për të cilat dikush në Kiev mendon se nëse do të prezentohen përmes The Washington Post apo New York Times e jo përmes kanaleve konvencionale mediatike,do të jenë të besuara dhe bindëse. Apo ndofta ata që hartuan këtë dokument nuk e kishin besuar që Presidenti Biden dhe përfaqësuesit demokratë që kontrollonin shtëpinë e përfaqësuesve e që kundërshtoheshin nga krahu republikan, mund të aprovonin një ndihmë të re ushtarake.
Çuditërisht vetëm disa ditë para se të publikohej ky dokument, Presidenti Biden- Administrata e tij aprovoi 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake me një listë të ngjashme të pajisjeve të premtuara nga Departamenti i Mbojtjes.
Ka mundësi gjithashtu,që ky dokument i zbuluar të ketë qenë i ditur dhe më parë nga gazetarët në SHBA , dmth para datës 1 Mars dhe se atyre u është kërkuar të përmbahen dhe vetem pasi të arrihet marrëveshja të zbardhin dokumentin famoz.
Nëse supozojmë se Kievi është burimi i këtij mashtrimi, atëherë mund të supozohet se marrëdhëniet midis Presidentit Biden, respektivisht SHBA ve dhe Presidentit Zelensky- Kievit janë acaruar dhe përkeqësuar apo duhet të supozojmë se këso marifete, karaxhozlleqe mediatike në të ardhmen do të jenë fenomene përsëritëse me plot enigma dhe ambiguitete.

Dritarja e servilizmit të Rudina Xhungës  

0

     

 Eshref Ymeri 

 (Servilizmi është një zeje që fitohet pa vështirësi) 

                                               Sándor Petőfi 

Disa muaj më parë, hasa në internet në një emision të Rudina Xhungës, të transmetuar në “Dritare TV – Youtube, (19. 10. 2022)”. Ajo kishte ftuar në studio ish-ambasadorin në Paris, Luan Rama. Emisionin Rudina e hapi me prezantimin në vijim, në të cilin u shfaq si një lajkatare e rangut më të lartë: 

“Mirëmbrëma! Mirë se keni ardhur në “Shqip”, në “Dritare TV”. Do t’ju prezantoj me një njeri që e dua fort, e dua shumë dhe jam e sigurt që kushdo që e shikon e do, Luan Ramën, për shkak se është i mirë, për shkak se është profesional, për shkak se është njeri i jashtëzakonshëm, shkrimtar, e kam shkruar në titra, por je ambasador, je gjithmonë ambasador, je, je treguesi, ciceroni më i mirë i Parisit. Po t’i tregosh dikujt ti Parisin, ai e do për jetë”… 

Në atë emision, Rudina i paskej vënë vetes si qëllim që të hidhte dritë mbi një të shkuar të largët nga jeta e Edi Ramës në Paris. Kjo për arsye se në opinionin  publik kanë pasë qarkulluar fjalë jo të mira për mënyrën  se si ai e ka shtyrë kohën, si emigrant në Francë, në vitet e para të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që kaloi. Dhe gjetja më e goditur e Rudinës për hedhjen poshtë të atyre fjalëve jo të mira, duhej të ishte intervista pikërisht me një njeri të tillë, i cili ka jetuar gjatë në Paris dhe që atje ka pasë qenë   njohur nga afër me Edi Ramën. Prandaj kandidatura më e mirë për realizimin e këtij qëllimi, domosdo që ishte Luan Rama, i cili ka jetuar 31 vite në Paris, fillimisht si ambasador i vendit tonë. Koha kaq e gjatë që Luan Rama ka jetuar në Paris, dëshmon më së mirë se ai ka pasë hyrë mirë në indin e jetës franceze dhe, si askush tjetër nga shqiptarët, është në gjendje të japë çdo lloj informacioni, vetëm të saktë, për këdo dhe për gjithçka që ndodh në Paris, deri në imtësitë më të vogla. 

Në vijim po iu përcjell lexuesve bashkëbisedimin e Rudinës me Luan Ramën: 

– Ti je njeri diskret,  nuk të pëlqen të flasësh dhe të tregosh, edhe pse ti i ke parë të gjitha, që nga Miterani, Shiraku, Zhospeni, për të mos folë për Nano, Berisha, Rama. Ramën e ke njohur në Paris, kur ishte, kur jetonte atje, jashtë politikës? 

  – Po, po, e kam njohur, kemi ndenjur bashkë, shikoja ekspozitat e tij, kam qenë në ekspozitat e tij, madje dhe kam shkruar. 

– Ka pasur ekspozitë në atë kohë në Paris?  

– Po, po. 

– Sepse, e di si është krijuar ideja? Rama jetonte në këmbët e një ure, kështu mendojnë njerëzit. 

– Po jo. Këto janë imagjinata. Ai ka hapur ekspozita në vende interesante, në një qendër mjaft interesante, ku ishte shtëpia e Viktor Hygoit… ishte një ekspozitë shumë e mirë. Unë bëra një shkrim atëherë, nuk e di, mbase te “Koha Jonë”… Ai ishte i interesuar me jetën intelektuale, kishte kontakte, ishte një njeri me një vizion perëndimor…” (Citohet sipas: “Ju tregoj cili qe Rama, emigrant në Paris! | Shqip nga Rudina Xhunga”. 19 tetor 2022). 

Pra, me mënyrën se si Rudina e shtronte pyetjen e parë, mundohej të krijonte bindjen te teleshikuesit se ajo “nuk kishte si qëllim” të sqaronte se me çfarë është marrë Edi Rama në Paris. Ajo thjesht, ashtu kot, i tha Luan Ramës “ti i ke parë të gjitha, që nga Miterani, Shiraku, Zhospeni, për të mos folë për Nano, Berisha, Rama”. Dhe meqë, “fare rastësisht”, përmendi në fund Ramën-emigrant, po “fare rastësisht, pa kurrfarë qëllimi”, Luanit i drejtoi pyetjen “Ramën e ke njohur në Paris, kur ishte, kur jetonte atje, jashtë politikës?”. 

Nga përgjigjja e Luanit (i cili e di shumë mirë se ku e ka furrikun edhe çdo pulë franceze), rezultoi se Edi Rama në Paris qenka marrë me punë krijuese, si një piktor i talentuar, i cili paska pasur “studio të posaçme” për krijimin e pikturave dhe “vende interesante” për organizimin e ekspozitave të atyre pikturave. Veç kësaj, Edi Rama, sipas Luanit, “ishte i interesuar me jetën intelektuale, kishte kontakte, ishte një njeri me një vizion perëndimor…”. 

Pikërisht “fakte të tilla” i interesonin Rudinës për jetën e Edi Ramës, si emigrant në Paris, “fakte”, të cilat, përmes “Dritares” së servilizmit të saj, i bëheshin të njohura publikut jo nga dokushdo, por nga një inteletual me paha të madhe, nga një ambasador, “i shartuar” në qytetar francez, që di të thotë “vetëm të vërtetën”.  Sepse në këtë mënyrë “hidheshin poshtë përfundimisht” llafet e “gojëve të këqija” për bëmat “e mira” të Ramës në Paris. 

Dihet botërisht që gazetaria është profesion shumë i vështirë. Sepse gazetari duhet të respektojë etikën e profesionit të vet. Shtrohet pyetja: ç’përfaqëson etika e gazetarisë ose e gazetarit? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është fare e thjeshtë: është e pamundur të merresh me gazetari, kur nuk je në gjendje ta ndiesh “aromën” e së vërtetës. Pra, nëse gazetari ka për qëllim të rrëfejë për një ngjarje të caktuar, për disa fakte konkrete, se çfarë ndodh në shoqëri, në politikë, ai duhet të ndjekë vetëm hullinë e versionit të vërtetë për çka rrëfen. Në të kundërt, ai, në rolin e një servili të pështirë, i shërben vetëm një agai të caktuar për “ylefenë” që i paguan. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse gazetari servil mundohet me të gjitha mënyrat të fitojë simpatinë e atij që ka pushtet. 

Rudina nuk mund të mos e dijë që Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së ish-kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë Edi Ramës: 

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019). 

Sikur Rudina të ishte gazetare me integritet profesional, ajo, për të nxjerrë në dritë të vërtetën rreth bëmave faktike të emigrantit Rama në Paris, duhej të shfrytëzonte jo vetëm rrëfimet e Luan Ramës, por edhe rrëfime për të tjera fakte, për të cilat me siguri që është në dijeni. Sepse lind pyetja: pse nuk e ka ftuar në studio për intervistë liderin historik të partisë socialiste, Fatos Nano, i cili ka deklaruar publikisht, me zë dhe me figurë: 

“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë si refugjat me thonj të paprerë nga Parisi dhe e kam bërë pjesë të ekipeve tona. Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve. Nga refugjat dhe shitës i ikonave të vjedhura, në ministër dhe në kryetar të bashkisë më të madhe në Shqipëri” (Citohet sipas:“Video  / Berisha rikujton deklaratat e Nanos: Ramën e solla nga Parisi me thonj të paprerë”. Faqja e internetit “Bold News”. 27 shtator 2022). 

Rudina është plotësisht në dijeni për të vërtetën që ka rrëfyer publikisht për Edi Ramën edhe qytetari korçar Gjergji Thimo, sidomos për informacionin që ai dha më 30 qershor 2020 në studion e televizionit “Syri”, ku ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta. Edhe këtë qytetar Rudina nuk e ka ftuar në sudio. Në atë studio ai deklaroi se kishte refuzuar që t’i jepte Ramës pikturën origjinale të Onufrit, të cilën  ky donte t’ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish-kryeministrit britanik, Toni Bler (Anthony Blair). Në atë studio, Gjergji Thimo deklaroi:  

“Pas refuzimit tim për t’i dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi, sepse nuk jam trafikant. 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal”.  

Për teleshikuesit ishte befasues njoftimi në vijim i Gjergji Thimos për Ramën, si ish-i burgosur në Paris: 

“Numri i Ramës, i burgosur në Paris është: AL.1961138/a”. 

Pra, Rudina i ka këtu në Shqipëri Fatos Nanon dhe Gjergji Thimon, por s’ka dashur t’i ftojë për intervistë. Sigurisht, sepse, sipas saj, tagrin e “së vërtetës” për burgarin Edi Fama në Paris, e paska vetëm Luan Rama!!! Por ama Rudina nuk ka përtuar “të bëjë një udhëtim të gjatë” prej mijëra kilometrash, deri në skajin perëndimor të Kanadasë, në qytetin Vankuver (Vancouver), për të peshkuar një fshatar, emigrant nga Tropoja, me qëllim që të sulmonte Profesor Sali Berishën në emisionin e saj të 26 dhjetorit 2022. Rudina nuk mund të mos e bënte atë “udhëtim”, sepse zeja e servilizmit ndaj Edi Ramës nuk e linte të qetë orë e çast. A mund të imagjinohet që Rudina ta linte veten jashtë kopesë së servilëve të Edi Ramës, i cili, së bashku me Sorosin dhe Mcgonigalin, është kryeregjisori i komedisë karagjoze për shpalljen e Profesor Sali Berishës “person i padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara, paçka se Profesori kishte 8 vjet që ishte larguar nga drejtimi i politikës? 

Rudinës i shkëlqente fytyra kur Luan Rama deklaronte në studio se Edi Rama në Paris “ishte një njeri me një vizion perëndimor”!!! Se pikërisht vizioni “perëndimor” i Edi Ramës është ai që “ka ndikuar aq shumë” në psikologjinë e shqiptarëve të brezit të ri dhe të mesëm për ta braktisur vendin dhe për t’u armatosur në Perëndim pikërisht me një vizion të tillë. Pra, kjo braktisje katastrofike e vendit “nuk bëhet” për t’i shpëtuar lakut të varfërisë që Edi Rama ua ka hedhur shqiptarëve në qafë gjatë këtyre gati dhjetë vjetëve të fundit të sundimit të tij. Jo, bëhet “vetëm” për t’u armatosur me atë vizion, për të cilin Luan Rama “i sqaroi mirë” bashkatdhetarët e vet në studion e Rudinës. 

Një servileje të formatit të veçantë ndaj Edi Ramës, si puna e Rudinës, nuk i bën absolutisht përshtypje një e vërtetë tragjike për fshatin Shishtavec. Në një informacion, të botuar në internet, thuhet: 

“Fshati është thuajse i boshatisur. Sipas censusit të vitit 2011, Shishtaveci ishte një ndër zonat më të populluara të qarkut të Kukësit, me një popullsi prej rreth 3800 banorë. Tani atje kanë mbetur vetëm të moshuar që jetojnë të vetmuar”. Citohet sipas: “Shqipëria po shpopullohet”. Faqja e internetit “Tetova News”. 09 korrik 2022). 

E, pra, në vitin 2011 kryeministër nuk ishte Edi Rama, të cilit Rudina i serviloset, ashtu si edhe kopeja e gazetarëve servilë, pa dinjitet profesional. Asokohe kryeministër ishte Profesor Sali Berisha, që, siç u theksua më lart, për ta sulmuar, Rudina s’përton “të shkojë aq larg”, deri në Vankuver të Kanadasë. 

Si shpjegohet që Rudina, si një gazetare me stazh të gjatë, nuk është shqetësuar fare për përgatitjen e një emisioni të posaçëm, për t’iu përgjigjur pyetjes që ka shtruar tani së fundi EUbserver: Pse 83 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria? Një pyetje kjo që shërben si titull i materialit, që është botuar në faqen e internetit “indeksonline” të datës 31 mars 2023. Rudina s’mund ta përgatitë një emision të tillë, se nuk e lejon servilizmi i saj të prekë sinoret e strategjisë së Edi Ramës për shpopullimin e pandalshëm të vendit tonë, çka është në përputhje të plotë me Megalidenë greke dhe me Naçertanien serbe të vitit 1844. Por Rudina përgatit me qejf të madh emisione për të sulmuar Profesor Sali Berishën, gjatë qeverisjes së të cilit as që mendohej ndonjëherë se mund të shtrohej pyetja e mësipërme e EUbserver-it. 

Kaliforni, 18 prill 2023