Kreu Blog Faqe 1076

Monografia promovohet ditën e mërkurë, më 19 prill 2023, në ora 11-të, në Muzeun Kombëtar të Tiranës

0

Doli në dritë libri imonografik për partizanin që u rrëmbeu gjermanëve Radio-Korçën dhe partizanin që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944-Todo Bojdani!

Libri është një punë 4-vjeçare e autorëve Albert Z. ZHOLI dhe Sulejman Basha. Mbi këtë figurë Ismail Kadare, ideoi skenarin e filmit

Radistacioni! Promovimi bëhet ditën e mërkurë datë 19 prill ora 11-00 në Muzeun Kombëtar. Çfarë thonë Ismail Kadare si skenarist dhe aktorët Bujar Asqeriu, Kastriot Çaushi dhe Birçe Hasko?!

Diskutojnë: Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”. .Pirro Milkani. Kujtim Çashku. Prof. Dr. Ago Nezha. Angjelina Xhara, skenariste. Gëzim Tushi “Mjeshtër i Madh” Prof. Dr. Hamit Kaba. Prof. Dr. Gjergj Sinani. Maqo Lakrori. Sulejman Basha. Ju mirëpresim!

Kush është Thesprotia ose Çamëria ?

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

Njeriu i parë që është shfaqur në rajonin e Thesprotisë daton në periudhën Mid Paleolithic (e mesme Paleolitike) (± 250.000 – 35.000 B.C.). Rreth viteve 2.000 para Krishtit (B.C.) në Thesproti, u vendosën në mënyrë paqësore, kolonët mikenianë ( ¹), të cilët hodhën themelet e para të ndërtimeve të fortifikuara në gjiret jugore të Thesprotisë, që pasohen edhe nga themelimi i kolonive të Ileanëve, Korinthasit dhe Kërkyrasit gjatë vijave bregdetare (shek. VIII -VI pes).

Thesprotia me pozitën e saj të veçantë gjeografike, anaglyph (pamje zbuluese tre-dimensionale) dhe kalatave të sigurta në gjiret e saj të shumta natyrore, çuan në shekullin e XIV-të para Krishti për ardhjen e shumë Mycenasve në zonë dhe krijimin e objekteve të fortifikuara. Në shek. e IV-të B.C. Thesprotët krijuan qytete plotësisht të organizuara si Elea dhe Gitani. Për historinë e Thesprotisë flasin rrënojat e qyteteve, vendbanimet, kullat, kështjellat, manastiret, kishat dhe shumë zbulimeve arkeologjike.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IV-të para Krishtit, si efekt i krijimit të qyteteve të para të fortifikuara me organizim të plotë të zakonshëm nga kolonët Myceanë, vendbanimet e përbashkëta në fshatra të vogla të pafortifikuara, në të cilat banonin Thesprotët deri atëherë, kaluan në strehimet e reja, të fortifikuara dhe më të mirëadministrueshme. Në po atë periudhë priten monedhat e para të bakrit, përdoret shkrimi dhe themelohet “Koino i Thesprotëve”, i vendosur fillimisht në qendër banimin Elea dhe më vonë në atë të Gitanit.

Thesprotia gjatë shekujve të fundit para krishtere, sidomos nga konfliktet mes maqedonasve dhe romakëve (në vitin 167 p.e.s.), pësoi shkatërrime në shumë qytete nga ushtria romake dhe bastisjet e viteve 88/7 pes nga mercenarët e Thrakës, të Mithridatis dhe lufta civile midis gjeneralëve romakë.

Fshatrat, gjatë viteve të perandorit romak, Augustit, ishin po thuaj të shkatërruara dhe shumica të  braktisura, pavarësisht kolonizimit të zonave të vijës bregdetare, kryesisht nga legjionarët veteranë. Pax Romana (paqja, prosperiteti dhe unitet idesh), ishte e dukshme në Thesproti nga shekulli i I-rë B.C. (para Krishtit), deri në shekullin e III-të pas Krishtit.  Kjo gjendje vërtetohej nga themelimi i vendbanimeve të reja si Fotiki, Ladochori dhe nga pasuria dhe cilësia e dhuratave funerale të nxjerra në dritë nga varrezat. Këto dy vendbanime mbijetuan edhe gjatë periudhës Paleokristiane.

Burimet e shkruara dhe arkeologjike dëshmojnë se të gjithë ilirët merreshin me bujqësi dhe blektori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore, në krahinat më pjellore të vendit. Ilirët kultivonin të gjitha llojet e drithrave. Jo rastësisht krahina të veçanta ilire si, Paonia dhe Thesprotia permenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore. Hesiodi (shkrimtar i shekullit VI-V-të para Krishtit) shkruante se: “në Iliri kishte krahina që prodhonin dy herë në vit”. Në Thesproti, krahas dy prodhimeve bujqësore në vit, edhe bagëtitë pillnin dy herë në vit. Realitet i cili është i njohur edhe gjatë fëmijërisë time atje (rezident: 18 dhjetor 1937- 22 korrik 1944).

Siç u tha, rreth 2 mijë vjet para Krishtit, thesprotët jetonin në fshatra të vogla, të pafortifikuara, dhe bërthama jetësore e fshatarëve ishte bashkësia, grupime njerëzish që bashkëjetonin në një territor të caktuar dhe me dobi të përbashkëta. Rëndësi të veçantë kishin lidhjet e gjakut tek bashkësia fshatare, të cilat nuk kishin pësuar ndryshime nga sa ishin kur ishte organizimi sipas bashkësisë fisnore. Por fakt ishte se organizimi në bashkësi fshatare, ndodhte që të tejkalonte hapësirat e territoreve të banimit të një fshati. Nga kjo ecuri zhvillimi në organizimet shoqërore u arrit tek bashkësitë krahinore, kohë ku u krijuan trevat në të gjitha territoret e Shqipërisë etnike, të cilat fituan edhe status administrativ zyrtar në fazën e hershme bizantine (shekujt VII-VIII- të).

Në Thesproti/Çamëri, deri në periudhën e persekutimit të banorëve (1913-1945), vazhdonte ekzistenca e pronave të përbashkëta, si kullotat, pyjet, rrahet, tokat orgomë (djerrë), ujërat, të cilat vazhdonin të administroheshin nga bashkësia fshatare.

Është për tu theksuar edhe ekzistenca e një “gjurme” nga kohët e vjetra, kur tokat ishin prona të përbashkëta fshatare, bëhet fjalë për strukturën e “arave të hapura”. Në “arat e hapura” me përfundimin e korrjeve, bariu (çobani) ishte i lirë që bagëtitë ti kulloste në çdo copë toke të tillë, pavarësisht nga poseduesi. Edhe në rastet kur kishte “ara të braktisura”, ishte rregull që me kalimin e një kohe të caktuar ato lloj arash i ktheheshin përsëri bashkësisë fshatare, të cilat përdoreshin për anëtarët e bashkësisë që kishin nevojë për ngastra të reja, ose kur u duhej të këmbenin tokën e tyre me ngastra më të përshtatshme. Bastisjet e fiseve gjermane dhe sllave, shkatërrimet e vendbanimeve  nga fundi i shekullit të IV-të A.C., imponuan fortifikimin e vendbanimeve të tjera ose lëvizjen e banorëve të tyre në pozicione më të favorshme natyrore.

Thesprotia, gjatë periudhës bizantine, për shkak të pozicionit të saj, ishte një kështjellë për të gjithë pushtuesit e ndryshëm. Në fund të shekullit të IV-të, Venedikasit (sundimtarët e detit Adriatik dhe Jon) pushtuan bregdetin e saj, duke krijuar baza në Sajadhë, Fanar dhe në Pargë. Gjatë periudhës pas bizantine (shek. XIII-XIV) u krijuan vendbanime të reja si: Gumenica, Osdinadhe Pramëthia. Vendbanimet e reja, jo vetëm që mbijetuan, por ato lulëzuan edhe pas pushtimit të Thesprotisë nga turqit.

Gjatë shekullit të XV-të, Thesprotia ra nën pushtimin osman. Luftërat e vazhdueshme për çlirimin nga turqit arritën kulmin me rezistencën e suliotëve kundër Ali Pashës së Janinës dhe holokaustit Kougkio. Ishin gratë suliote të cilat për të mos rënë në dorë të ushtarëve të Aliut, me fëmijët në gjoks, u hodhën nga shkëmbinjtë duke mbetur heroina të përjetshme.

Luftimet e thesprotëve kundër pushtuesve turq ishin të vazhdueshme. Vlen të përmendet lëvizja e Dionis “Skyrosophos” (1611) dhe luftërat e Suliotëve kundër turqve dhe Ali Pashës së Janinës (në fillimet e shek. të XVIII-të deri në fillim të shekullit XIX-të).

Një nga zonat më malore në Thesproti është komuniteti Suliot. Elementet e saj historike janë ende të gjalla me kështjellën Qafa që dominon në zonë. Kougki, vendi i sakrificës së murgut Samouil, puset që banorët përdorën për furnizimin e fshatit me ujë, rruga që çon në burimet e lumit Acheron, kisha Shën Dhimitrit, “Shkalla e Xhavellës” dhe shtegu i Sulit.Distrikti i Sulit përbëhet nga fshatrat: Suli, Avarikos, Qafa dhe Samoniva, të gjitha së bashku quhen Tetrachori. Pas disa vitesh distrikti u zgjerua me fshatrat përreth si: Çakouri, Petrachi, Vilia, Alpochori, Kontatais, Gkanola dhe Çiflik që formuan vendndodhjen Eftachori (shtatëfshatrat). Kjo zonë ishte e banuar nga suliotët. Suliotët nuk e pranuan pushtimin turk në zonë, ishin armiqtë e tyre të pamëshirshëm. Ali Pashë Tepelena bëri tre sulme kundër Sulit; i pari ishte në vitin 1792; i fundit filloi në vitin 1800 dhe zgjati 3 vjet, derisa më 15 dhjetor 1803 suliotët u dorëzuan pas një marrëveshjeje me Ali Peshën e Janinës.

Pas themelimit të shtetit grek, thesprotët vazhduan luftën e tyre por pasukses, mbasi ndikuan veç prishjeve të marrëveshjeve nga pala greke, edhe vendimet e mbrapshta të vitit 1913 të Fuqive të Mëdha, ku rajonin e Çamërisë, ja dhuruan shtetit Grek, pa asnjë argument etnik, gjeografik, historik, politik, fetar apo ushtarak. Por vetëm për të ruajtur ekuilibrat mes shteteve të fuqishme Europiane. Europa “demokratike” nuk mori në konsideratë të drejtat e popujve të vegjël.

                                                                                      .             

Deri para krijimit të shtetit Grek dhe idelogjisë së tyre ”Megalloidhesë”, banorët e etnisë shqiptare (arvanitas, çamo-suliotë dhe shqiptarë-ose toskë e gegë), kanë treguar karakterin vital të fqinjësisë së mirë me grekët, duke luftuar krah për krah dhe me pasion të lartë kundër pushtuesve të Greqisë dhe trojeve të tyre, nga lashtësia deri në shek.XIX.

Sjellim në kujtesë dy raste tepër vendimtare:

1.- Në referim të Herodotus (lindi në Halikarnas rreth vitit 484 pes dhe vdiq 425 pes, autor i veprave antike të filozofisë që shumë shkencëtarë i marrin si pikënisje në punët e tyre), (The Histories botuar nga A.D. Godley, 1920), dallohet roli i pamohueshëm ndihmues që i kanë dhënë banorët e Thesprotisë, grekëve në lashtësi:  “Të gjithë banorët që jetojnë në këtë anë të Thesprotisë dhe lumit Acheron morën pjesë në luftën e grekëve, në betejën detare të Salaminës. Thesprotët, Ambrakët dhe Leucadians, ishin ata që erdhën nga vendet më të largëta për të marrë pjesë në luftë”.

2.- Sikundër dihen edhe luftërat e përbashkëta të shqiptarëve me grekët kundër pushtuesve të huaj deri në arritjen e pavarësisë, krijimim e shtetit Grek në vitin 1830 si dhe pabesitë greke, që  nuk u qëndronin marrëveshjeve.

Sot Thesprotia/Çamëria për Greqinë është hyrja kryesore detare e vendeve të Evropës Perëndimore. Roli i saj është përmirësuar për shkak të funksionimit të portit të ri dhe të rrugës Egnatia. Të dy këto projekte madhore e bëjnë Gumenicën, kryeqytet të prefekturës së Thesprotisë, një nga qendrat më të rëndësishme të transportit në Evropë.

                 

Për realizimin e kësaj kujtese janë shfrytëzuar burime të ndryshme: 

– Komiteti i Turizmit i Prefekturës Thesprotia WebPage;

– Gazeta “Rrjënjët”, viti 2014;

– Ligji bujqësor bizantin;

– Dijet personale mbi historinë e asaj krahine dhe njohjen territoriale të Thesproti/Çamërisë.

Shënim (¹): Arkeologu Karl Shugard: Bartësit e qeramikës neolitike thrakase i ka quajtur parailirë (Urillyrier). Po ashtu edhe Vladimir Gjeorgjievi(²), mbron tezën se krijuesit e kulturës kreto- mikenase qenë protoilirë.

Shënim(²):Vladimir Ivanov Georgiev (1908 -14 qershor 1986) gjuhëtar, filolog dhe akademik bullgar, studioi gjuhët indo- evropiane.

Më 17 Prill 2023 

Enver Reçica, ky citat që ke shpërnda është mashtrim i madh, sepse Islami është religjin amoral

1
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
(Vet) Mashtrimi edhe i piktorit Enver Reçica
***
Është shqetësuese karakteri i dyzuar edhe i intelektualëve me kualifikime të larta profesionale. Janë edhe kjo kategori që shkaktojnë dëme të mëdha, kombëtare dhe njerëzore, duke praktikuar njëkohësisht Islamin, Shqiptarinë dhe Iluminizmin…
Piktorin shqiptaro-kroat Enver Reçica e kam shok qysh prej vitit 1997, kur me ca bashkatdhetarë që jetonin në Kroaci, paten ardhur në München, për të diskutuar për luftën që po na priste.
Ishin shokë të kahershëm të Fehmi Lladrovcit.
Edhe mua më kishte ftua Fehmiu në atë takim…
Kësaj radhe Shoku Enver me irritoi me propagandimin mashtrues të Islamit, duke propaganduar të dizajnuar një citat, gjithashtu mashtrus, të Hafiz Ali Korçës: “Feja siguron moralin, siguron nderin dhe mallin. Por një komb, kur e le fenë, më s’ka dert as për atdhenë.”
Meqë buzë afishimeve të shokëve nuk kaloj si pranë varrezave, bëra komentin (të cilin ndërkohë duket se e ka largua):
Miku Enver, ky citat që ke shpërnda është mashtrim i mash, sepse Islami është religjion amoral, pos tjerash, që e ka të legalizuar kurvërinë edhe komerciale, por edhe brenda familjes se ngushtë.
Për argumentim po përmend nikaḥ al-mutʿa / نكاح المتعة, që në shqip i bie kurorëzimi për kënaqësi. Që do të thotë, prostituta që bënin kurvëri me kuvarë myslimanë që i paguanin, “kurorëzoheshin” gomarisht para seksi dhe “divorcoheshin” pasi e mbaronin kurvërimin komecial.
Karikaturë për Mohamedin e artistit të njohur suedez, tashmë të ndjerit Lars Vilks
*
Këtë model e ka shpik Mohamedi, për legalizim si HALLALL të kurvërisë se tij dhe të bashkëluftëtarëve xhihadistë.
Akoma më amoral për shqiptarët “tradicional” është kurvëria e Mohamedit me kusherina të tij, duke i mashtruar se e bënte “në emër të Allahut”.
Një ditë Mohamedi shkon te Djalit i tij (të birësuar), për ta konsultuar për një sulm agresiv, meqë Zejdi tashmë ishte caktuar si komandant i xhihadistëve. Mohamedi e kishte martuar Zejdin me vajzë të hallës, Zejneben. Koliba e Zejdit dhe Zenebës ishte pa derë, por vetëm me një plaf. Hynë Mohamedi. Në atë moment Zejnebja po lante flokët. Mohamedi, si seksist që ishte, e urdhëron Zejnebën “në emër të Allahut”…
Aty e tutje Mohamedi vazhdon të praktikon seks me Zejnebën. Bashkëvendasit e kishin venerua dhe zunë ta përfolin se po bënte zina (amoral) me nuse të djalit. Ajo quhej atëherë HARAM. Mohamedi i zgjuar, kur vërejti se edhe bashkëluftëtarët po e urrenin për atë lloj kurvërive, bëri mashtrimim, si përherë, duke thënë se nga Allahu i kishte “zbrit” një ajet përkatës.
Po e sjell në vazhdim:
“Ndërsa kur i thua atij [Zejdit], të cilit All-llahu i dhuroi të mira, edhe ti i ke bërë mirë: “Mbaje gruan tënde [Zejnebën] dhe frikësohu All-llahut!”, në vete ke fshehur atë që do ta sqarojë All-llahu, dhe, je frikësuar nga njerëzit, por All-llahu është më i denjë t’i frikësohesh. Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzuar, ne e martuam me ty, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e të adaptuarëve të tyre pasi që ata të jenë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet.” [Kuran, 33:37, shqip. Nga Feti Mehdiu]
Edhe nga formulimi rezulton se Allahu nuk është autor i tekstit (pos nëse ka pas edhe një Allah tjetër).
Pra, me këtë truk Mohamedi i legalizoi si hallall kurvërinë e fshehtë me Zejnebën, të cilën e kishte vajzë të hallës dhe nuse të djalit (të birësuar).
Pason edhe dasma martesore e Mohamedit me Zejnebën. Një dasmor nuk po largohej nga koliba e Mohamedit, edhe pasi dasma ishte shpall e përfunduar. Mohamedit nuk po i pritej me hy dhandërr, tashmë me nuse të martuar, prandaj Allahu ia “zbriti” ajetin përkatës për ta legalizuar seksin në prani të atij dasmori, duke vendos një perde (arabisht: hixhab / حجاب) që ai të mos i shihte. Atë ajet [33:53] myslimanët e shpërdorojnë për të imponuar mbulimin e femrave, por në fakt është fjala për perde që e ka përdor Mohamedi për të bërë seks me Zejnebën, pa e pa dasmori idiot që vrazhdonte të qëndronte në kolib të Mohamedit…
Më vjen keq nga Shoku Enver, por pikërisht pse e kam SHOK, mundohem ta iluminoj.
[Po ia publikojë foton (pa i marrë leje, sepse e kam Shok), të cilën e ka në profil në FB, si dëshmi që Piktori Enver Reçica është i emancipuar – pa qenë i vetëdijshëm se kjo mënyrë e ekspozimit të tij me bashkëshorte bie ndesh me Islamin zanafillor, meqë Mohamedi e ka ndaluar pikturimin e njerëzve.]
Piktori Enver Reçica me bashkëshoreten e tij …

18 Prilli – Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve

0

 

Shkruan: Dr. sc. Bekim Vishaj 

Me shkas

Në vitet e pasluftës e deri në ditët e sotme, në Kosovë është punuar në fushën e trashëgimisë kulturore,është investuar në restaurimin e shumë prej monumenteve me vlera historike, kulturore dhe arkitekturore, por në vendin tonë, ende ka objekte të cilat kanë vlera të rëndësishme për historinë tonë, por, që janë në mëshirën e kohës dhe presin dorën e shtetit për investim dhe përkujdesje …  

Kulla e Sadik Metës sot,gurët dhe historia e saj edhe në këtë gjendje (rrënojë)presin …, në qetësi paraqesin vlera tradicionale, historike, kulturore dhe arkitekturore, paraqesin storie të historisë sonë ndër shekuj, të qëndresës dhe të luftës së popullit tonë për liri. Sigurisht, kur e themi këtë, bazohemi në fakte dhe në dëshmi të bollshme, për të vërtetuar se “familja e Metnimonve dhe historia e kësaj kulle janë pjesë dhe sinonim i historisë së popullit tonë”. Në këtë Kullë, ndër shekuj familjarët e familjes Nimonaj, jetuan, lindën, u rritën dhe u edukuan ndër breza për luftë e qëndresë kombëtare, aty në muret e saj u ruajt dhe u kultivua historia dhe kultura (muzika burimore) shqipe ndër breza, u mbajtën tubime familjare (gëzimi e hidhërimi),u mbajtën tubime të kohës – organizimi i popullit tonë kundër Serbisë,deri sa pushtuesi serb në luftën e fundit në vitin 1999, e dogji këtë kullë. Historia e kësaj kulle dhe e familjes Nimonaj pret institucionet përgjegjëse që të restaurojnë kullën, në mënyrë që edhe kjo pjesë e historisë së kësaj familje në këtë anë të frymoj edhe përmes kullës së gurit, sepse kullat e gurit tek familjet tradicionale shqiptare janë simbol i jetës dhe i qëndresës ndër shekuj. 

Historiku i familjes Nimonaj e Prekollukut) 

Këtë kullë, më të veçantë se kullat e tjera të rajonit e bën edhe historia e familjes. Familja Nimonaj (në popull e njohur si Metnimontë) nga fshati Prekolluk ishte një familje në zë, një pjesë e kësaj familje në vitin 1963 vendoset në fshatin Gllogjan dhe në Gjakovë. Gjatë historisë si familje kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e vendit tonë. Nuk ka ngjarje me peshë kombëtare, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, e deri në luftën e lavdishme të UÇK-së, që nga kjo familje të mos kenë dalë burra që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.  

Në përpjekjet e forcave shqiptare për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (vitet e 80-ta të shek. XIX),Metë Nimoni ishte një ndër vullnetarët shqiptarë që luftoi për këto troje.  

Sadik Meta, ishte rapsod i njohur në këto anë, ishte burrë me zë. Si gjeneratë e vjetër e rapsodëve të rrafshit të Dukagjinit, përveçqë këndoj vet, ai la gjurmë edhe tek rapsodët e rinj, tek ata të cilët ishin më të rinj në moshë se ai,në kullën e Sadik Metës ishin Dervish Shaqa, Lan Dobra, Bilall Arifi etj, ata, aty mësuan këngën burimore e melosin rekqe, të cilat këngë edhe sot jetojnë me melosin e vjetër “rekqe” të Sadik Metës. Sadik Meta, ishte edhe burrë i urtë e pajtimtar, ai pajtonte në mes vete shumë familje që ishin në hasmëri, por ai ishte edhe atdhetar e patriot, në fshatin Rastavicë në vitin 1933 së bashku me disa rastovicas në një konflikt me serbët – kolonë të vendosur në këtë rajon qëndruan heroikisht duke vrarë e plagosur shumë prej tyre. 

Isuf Nimonaj, ishte i biri i Sadik Metës, me profesion ishte profesor i letërsisë shqipe. Isufi si i ri ishte pjesëtar i Ballit Kombëtar, ai disa herë burgoset, por asnjëherë nuk thyhet nga rruga drejt lirisë. Isuf (Sadik) Nimonaj asnjëherë nuk ndalej me punë dhe angazhim në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj si dhe aktivitetet tjera në të mirë të çështjes kombëtare. 

Gjatë luftës së UÇK-së 1998-1999 tërë meshkujt e familjes Nimonaj,në Prekolluk, në Gllogjan e në Gjakovë u mobilizuan në luftën çlirimtare. Në altarin e lirisë nga kjo familje ranë për të mos vdekur kurrë eprorët e UÇK-së në ZOD, Fatmir, Luan e Naim Nimonaj, ata sot janë dëshmorë të kombit. 

Rëndësia kulturore e Kullës 

Po ashtu kjo kullë përveç vlerave familjare, tradicionale dhe arkitekturore, ka edhe vlera  kulturore. Përveç që ishte kulla e rapsodit të njohur Sadik Meta, kjo kullë gjatë viteve të nëntëdhjeta të shek. XX, u kthye në institucion kulturor për Deçanin, ishte selia e SHKA “Jusuf Gërvalla” të Deçanit, aty u zhvilluan ushtrime (prova muzikore) të kësaj SHKA-je. Në mesin e shumë anëtarëve të kësaj shoqërie, në grupin muzikor si këngëtarë dhe instrumentistë, nga familja Nimonaj merrnin pjesë Fatmir e Luan Nimonaj (dëshmorë të kombit) dhe Xhavit Nimonaj, po ashtu Mirsat Nimonaj ishte udhëheqës i grupit muzikor në kuadër të kësaj shoqërie. Për shumë vite (1990-1998) kjo kullë u bë institucion i kulturës, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i kishte familja Nimonaj nga pushteti serb i asaj kohe. Aty u mbajtën edhe takim tjera të ndryshme me qëllim organizimin e jetës politike dhe kulturore të popullit tonë kundër Serbisë pushtuese. 

Rëndësia Arkitekture e Kullës  

Po ashtu kjo është një kullë që në vete ngërthente vlera arkitekturore. Kulla ishte ndërtuar në shek. XIX. Si kullë, i takonte tipit të kullës tre katesh me dyshekllak apo galeri prej guri, dyshekllaku dilte në formë qoshku nga muret perimetrale të ndërtimit. Dyshekllaku përfshinte pjesët e mureve verilindore dhe lindore, me pamje nga rruga. Kulla kishte bazë kënddrejtë, në skemën kompozicionale të saj me këtë përbërje: në përdhes ahurin, në kat dhomat e gjumit, kurse në të dytin apo më të lartin edhe këtu ishte Oda e burrave (mysafirëve).Kulla ka qenë e fortifikuar, hyrja deri në odën e burrave nuk është mbyllur kurrë për mysafirët. 

Materialet e përdorura për ndërtimin e kësaj kulla të gurit, si zakonisht ishin guri, druri, tjegullat tradicionale, gëlqerja etj. Mjeshtërit e ndërtimit të kullës kanë qenë nga Dibra (dibranë) dhe vendorë. Oda e burrave ishte pjesa më e  bukur e kullës. Detajet e ornamenteve të drurit i epnin pamje estetike odës, e bënin shumë të veçantë dhe karakteristike për pjesët e tjera të kullës. Që nga paslufta (viti 1999), kjo kullë është rrënojë edhe ditët e sotme pret dorën e ndonjë investitori të mundshëm. 

Pse duhet restauruar kulla e Sadik Metës në Prekolluk ? 

Familja Nimonaj ka një histori të rëndësishme në periudha të ndryshme të historisë, është familje dëshmorësh (e Fatmirit, Luanit dhe Naimit) në luftën e fundit. Kjo kullë me historinë e saj, del si objekt që ka vlera historike, kulturore dhe arkitekturore. 

Deçanit dhe Kosovës do ti shtohej edhe një monument tradicional – arkitekturor dhe kulturor. 

Aty do të ruhej edhe një pjesë e historisë sonë kulturore, tradicionale dhe arkitekturore. 

Projekti i restaurimit i kullës së Sadik Metës do të jetë një benifit për familjen dhe komunitetin që e rrethon dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë kullën për të ardhmen e saj. Kulla duhet të ruaj 

autenticitetin e saj,do të jetë e vetëqëndrueshme, njëkohësisht do i ofrojë rrethinës funksionin që ka nevojë dhe do ngjallë interes në këtë pjesë të Deçanit. 

Kulla, duhet të futet nën mbrojtjen e shtetit, të shfrytëzohet nga familja por edhe nga organet zyrtare të kulturës përmes organizimeve të ndryshme kulturore dhe artistike. 

Mazllam Mazllami është hoxhë i vërtetë, se e paraqet islamin mu ashtu sikurse që është, e jo si duan disa që të jetë!

1
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Hoxha Mazllam Mazllami është taman hoxhë, sepse ky po e prezanton Islamin e vërtetë, ndërsa Ti [Labinot Gjini] nuk ke njohuri elemtare mbi Islamin.
Islami është platformë taman siç e prezanton Mullah Mazllami: diskriminuese, shoviniste, poligamiste, agresive, iperialiste, asimiluese – sepse e synon krijimin e vetëm një UMETI (populli) mysliman në gjithë botën.
Hoxhallarët që thonë jam shqiptarë, mashtrojnë veten e tyre dhe të tjerët, sepse Islami nuk toleron njëkohësisht edhe mysliman edhe shqiptar. Myslimani ka për obligim me qenë përherë xhihadist (luftar i shejt), i cili e ka një nga obiligimet kryesore për t’i luftuar përherë kufarët (jo-myslimanët).
LABINOT GJINI:
Unë e njoh islamin dhe mirë bile. As prezentimi yt dhe as ai i “hoxhës” nuk është islami i vërtetë. Është bastardim i frymës së Islamit dhe keqinterpretim i tij.
IBRAHIM KELENDI:
Keqardhje, vërtet nuk e njihke Islamin. Kur’ani është më fashistoid se ai “babës hit”.
Mullah Mazllami, Mullah Shefqet Krasniqi dhe silloji i tyre kleriktë janë korrekt kur prezantojnë Islamin. Teologët dhe klerikët islamë, edhe Ti, që thoni “Islami është fe paqësore”, nëse jeni të informuar, i bie që jeni mashtrues! Fatkeqësisht!
***
Gjithandej kur thirren hoxhallarët në debate televizive, fatkeqësisht kanë përball gazetarë dhe opinionistë të pa informuar mbi islamin. Hoxhallarët qysh në fillim broçkullisin arabisht dhe shqip ca ajete nga Kurani që përmbajnë përcaktime paqësore dhe debutuesit përball mbesin pa tekst, sepse nuk e dinë që Mohamedi deri në vitin 622 ka sajuar kryesisht ajet paqësore, meqë ishte i ndikuar shumë nga Xhaxhai i gruas së Mohamedit, Varaka ibn Naufal, i cili ishte misionar kristian. Bile ishte ai që ia kishte mbush mendjen Mohamedit, se ishte profet. Por pasi Mohamedit i vdesin Xhaxhai Ebu Talib, i cili ishte edhe kryetar Fisi, dhe Bashkëshortja Hatixhe, Mohamedi harbutërohet. Aty e tutje fillon të sajon ajete agresive. Bile fillon edhe me demolim të rekuiziteve fetare në Qabenë pagane. Prandaj krerët e fisit e dënuan me vdekje Mohamedin, në kuvend publik në korrik 622, për blasfemi të religjionit pagan të Fisit të tij Kurejsh. Ky dënim e shtyri Mohamedin të arratisej nga Meka në Medinë, ku arrinë më 24 shtator 622 – dita “zero” e Kalendarit muhamedan (hixhra).
Në Medinë Mohamedi eskalon në komandant i një bande muxhahidinësh (paramilitarësh), të cilët, gjithashtu, si të konvertuar në mohamedanë, ishin arratis nga Meka në Medinë, pas arratisjes së Mohamedit.
Deri këtu histori “njerëzore”, do të thosha, pa dallim të madh nga biografitë e sundimtareve tjerë të atyre kohërave.
Gjatë viteve 623 – 632 Mohamedi ndërmerr mbi 100 sulme agresive, plaçkitëse, për t’i detyruar paganët dhe hebrenjtë e Medinas dhe Mekas të konvertohen në mohamedanë. Edhe ajetet që i sajon gjatë këtyre viteve janë agresiv, luftarak.
Tani vimë të e vërteta e hidhur: në Kur’an thuhet kur dy ose me shumë ajete trajtojnë të njëjtën çështje, atëherë duhet të zbatohet ajeti që i ka “zbrit” Mohamedit më vonë. Që do të thotë ajtet paqësore, të sajuara gjatë viteve 610 – 622, zhvlerësohen (abrogohen) me ajte agresive të sajuara nga Mohamedi dhe bashkëluftëtarët gjatë viteve 623 – 632. Që do të thotë ajetet me përcaktim paqësorë janë kot në Kur’an, meqë më vonë janë sajuar ajetet agresiv…
Kam dëgjuar sharlatanë që mashtrojnë njësoj si hoxhallarët, se ajeti i parë i Kuranit, fillon me urdhërin “lexo” – në arabisht: IKRE / إقرا – e cila e shqipëruar në mënyrë korrkte është: RECITO.
Ja ajeti i plotë:
“Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar.” [Kuran, 96:1, shqp. Nga Feti Mehdiu].
Në të gjitha variantet e shqipërimit është përdor i njëjti tjetësim: në vend të urdhërimit “recito” është përdor “lexo”. Ky ajet, dhe katër të tjerë pasues, janë fragment i ëndërrimit të Mohamedit në Shpellën e Malit Hira, më 10 shkurt 610. Në të dy variantet, nëse do të ishte ndodhi e vërtet, çfarë kuptimi do të kishte Mohamedi, i vetmuar në shpellë të errët, të urdhërohet nga dikush “recito” apo “lexo”?!
Ëndërr hesapi! Por pse e shpërdorojnë në mënyrë kaq idiotike besimtarët dhe ata që simulojnë mirësjellje ndaj Islamit?!
***
Sigurisht, Labinotit dhe gazetarëve e opinionistëve, gjasma iluministë, nuk do t’u ndodhnin këso lajthitjesh, nëse do të lexonin ndonjë kapitull të librit tim mbi Islamin – sidomos kapitullin që përmban shtjellimin që u kam bë shumë ajeteve, të cilat edhe i kam cituar.
***
Meqë Labinot Gjini ma ka pamundësua t’i shpërndaj afishimet e tij, po e sjell tekstin e djeshëm të tij:
Opinioni publik shqiptar qenka tronditur nga një video-inxhizim e një “hoxhe” ku ai mban një fjalim kundër flamurit kuq e zi shqiptar.
Këta hoxhallarë vetem hoxhallarë nuk janë. Ligjeratat e tyre as nuk janë fetare dhe as nuk kanë qëllime fetare. Është shumë e qartë dhe e thënë haptas se këta kanë qêllime politike dhe diplomatike. Ky hoxhë dhe shumë të tjerë janë agjent të shërbimëve të huaja dhe agjenda e tyre është anti-shqiptare. Pra, agjenda e tyre është shpërbêrja e kombit shqiptar.
Andaj, shtetet shqiptare duhet të vihen në lëvizje dhe të fusin nën kontroll të gjitha strukturat fetare duke i shtyrë që të deklarojnë pasurinë; të gjitha fondet e tyre dhe çdo marrëdhënie me jashtë vendit (Rep. e Shqipërisë veçse e bënë). Çdo secili prej tyre duhet të identifikohet qartësisht në atë se kush është dhe kujt i shërben ?
Vetem kēshtu do të mund të zhvillohet kombi shqiptar dhe feja do të mund të luaj rolin e saj shpirtëror. Pra, jo të bëhet çerdhja e agjenturave të huaja apo edhe vend ku të gjitha trafiqet financiare mbulohen nga petku i saj.
Fetë duhet përfundimisht të kthehen në shërbim të interesave të qytetarëve tanë dhe të kombit shqiptar. Në veçanti, feja muslimane duhet ti kthehet gjenezës së saj në të cilën fryma përparimtare e reformuese (dhe jo konservative) e kishte udhëhequr në shekujt më të ndritshëm të saj. Kjo frymë konservative e regresive vetem me fenë muslimane nuk ka të bëjë.
Andaj, hoxhallarët e vêrtetë, përparimtar e patriotë duhet të jenë në krye të kësaj lëvizje çlirimtare dhe përjashtimit të këtyre agjentëve të huaj. Me ta nuk ka as besim dhe as komb. Besimi dhe kombi nuk janë qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre është degjenerimi i besimtarëve dhe i qytetarëve shqiptar.
***
Librin tim mund ta shkarkoni nga portali “fjala e lirë”:

Ç’dëshmon një dokument i gjetur zyrtar serb nga koha e luftës më Kosovë

Nga: Feti Tunuzliu

Një dokument zyrtar i cili me gjasë ishte harruar nga zyrtarët serbë gjatë luftës në Kosovë (1999), i kishte rënë në dorë autorit të këtyre rreshtave kah fundi i vitit  2000, teksa po gjurmonte zyrtarisht një dosje vendosur në njërën nga sirtarët e arkivit  të ish-Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë (tani: ndërtesa e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut ). Dokumenti në gjuhën serbe, ishte e shkruar me shkronja çirilike. 

Në këndin e sipërmë të majtë të këtij dokumenti zyrtar ndodhet stema shtetërore e nën te pasojnë rreshtat me këto të dhëna zyrtare të dërguesit: 

“Republika Federale e Jugosllavisë 

Komiteti për Grumbullimin e të Dhënave për Krimet e Kryera  Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare 

02 nr. 201/99-1 

Datë  21.04.1999 

Beograd, Vllajkaviqeva nr. 10 

Telefonat: 3230-369, 3241-107 

Faks 3234-133”  

Në mes të faqes, figuron titullari dhe selia kujt i dërgohet: 

“Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë të Kosovës 

Gjyqtarit hetues 

Mitrovica e Kosovës”  

Nga përmbajtja e pjesës së parë të këtij dokumenti administrativ, del se zyrtari federal sugjeron gjyqtarin hetues në Mitrovicë të mbështetet në Ligjin  mbi grumbullimin dhe dërgimin e të dhënave kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare (1993) që për  vërtetimin e veprave penale nga Kodi Penal i Republikës Federale të Jugosllavisë sipas neneve: 141 (Gjenocidi); 142 (Krimet e luftës kundër popullësisë civile, 148 (Përdorimi i palejuar i mjeteve luftarake) dhe 151 (Shaktërrimi i monumenteve kulturore dhe historike) “të kryera nga ana e NATO-s”,  ta përpiloi Dokumentacionin  e veçantë i cili do t’i reflektonte pasojat e shkaktuara gjatë bombardimeve të Jugosllavisë. Prandaj, autoriteti federal  porosit gjyqtarin hetues që Dokumentacioni gjyqësor të përmbaj pamjet, imazhet e caqeve të ndryshme civile në Jugosllavi (RFJ) “pas të gjitha raketimeve dhe bombardimeve” duke filluar që nga data 24 marsit 1999 (të cilat zgjatën deri më  10 qershor 1999). Pastaj, titullari federal këshillon gjyqtarin hetues që në Dokumentacionin gjyqësor t’i specifikoi monumentet  kulturore e historike si dhe vrasjet e plagosjet  e popullatës civile. Mëtej, ia kujton atij edhe përdorimin e mjeteve të pa lejuara luftarake nga ana e “NATO agresorit”.  

Duke dhënë instrukcione tjera, zyrtari federal në këtë dokument rekomandon gjyqtarin hetues edhe për llojet e veprimeve praktike hetimore që duhet t’i ndërmerr. Në këtë kontekst e udhëzon specifikisht që të realizoi: këqyrjen e vendit të ngjarjes, të siguroi foto dhe video dokumentacionin e vendit të ngjarjes, të dëgjoi dëshmitarët dhe t’i vlerësoi dëmet e shkaktuara materiale. Por, duke mos u kufizuar vetëm në to, zyrtari federal “lutë” gjyqtarin hetues që të ndërmerr edhe të tjera veprime,  në funksion të  argumentimit të pasojave të shkaktuara prej sulmeve ajrore të forcave aleate e ushtarake gjatë luftës në Kosovë. 

Ndërsa, në pjesën e dytë,  zyrtari federal  me këtë dokument administrativ sugjeron gjyqtarin hetues që pas realizimit të veprimeve të tilla hetimore, një ekzemplar të këtij  Dokumentacioni gjyqësor t’ia procedoi Komitetit për Grumbullimin e të Dhënave  mbi Krimet e Kryera Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare  (në vazhdim: Komiteti). Me të pranuar këtë Dokumentacion, Komiteti ka për t’i hartuar Raportet përkatëse  të cilat do të shfrytëzohen  gjatë procedurave eventuale në gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, shprehet zyrtari federal. 

Mirëpo, sipas këtij dokumenti zyrtar,  Dokumentacioni gjyqësor nuk do të shfrytëzohet vetëm nga organet gjyqësore gjatë procedurave gjyqësore (penale). Përtej kësaj, i njejti ka për t’u trajtuar edhe në sfondin e publicistikës luftarake serbe nga ana e autoriteteve gjegjëse federale. Ç’është e vërteta, pikërisht mbi bazën e gjithë asaj që përmban në brendi Dokumentacioni gjyqësor, autoritetet më të larta shtetërore kanë për ta hartuar të ashtuquajturin “Libri i Bardhë mbi Krimet e Forcave të Agresorit në RFJ”.  

Megjithatë, hulumtimet tona nuk sollën deri te ndonjë informacion i plotë dhe i drejtë nëse ishte realizuar apo jo ky projekt shtetëror. Arsyet vetëm mund t’i prezymojmë. Por, gjatë këtij hulumtimi, doli se autoritetet serbe vite më parë kishin botuar dhe publikuar dy Libra të Bardhë dedikuar “UÇK-së terroriste dhe planeve gjenocidiale të saj”. 

Të theksojmë se këndi i poshtëm i djathtë i këtij dokumenti të daktilografuar administrativ konfirmon faktin se i njejti ishte përpiluar nga Kryetari i Komitetit prof. dr. Zoran Stojanoviq  por “për” te është nënshkruar tjetër kush. 

Kjo dëshmi materiale e fotokopjuar apo skenuar, e dale nga  njëri prej organeve qendrore të Jugosllavisë federale dëshmon për shumëçka.  Këtu po kufizohemi vetëm në disa momente që, mëtojmë se janë relevante: ky dokument dëshmon  për një ngjarjen legjislative – se pasi shembi  autonominë e Kosovës (1989) dhe nisi luftëra të ashpra e të përgjakshme në Bosnje e Kroaci – Jugosllavia nxjerr Ligjin për mbledhjen e të dhënave për krime kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtareve (1993); ky dokument dëshmon për faktin se edhe kur po hapte fronte lufte, ndërsa vet rronte në paqë, ky shtet kujtohet për t’instaluar institucione të veçanta federale me synimin që të merret enkas  me  përpunimin e materialit të grumbulluar  provues për  “krimet e kryera nga agresori NATO” , natyrisht, pa e huq bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me gjykata e prokurori serbe dhe me organe tjera shtetërore jo vetëm të Serbisë; ky dokument dëshmon për idenë e hershme të Jugosllavisë federale saj për përplasje me drejtësinë sepse qysh në fillim të bombardimeve të  NATO-s (mars 1999) ky shtet paska anticipuar mundësinë “eventuale”  të ballafaqimit me drejtësinë vendore dhe ndërkomombëtare. Së fundmi, ky dokument zyrtar administrativ dëshmon për aktin e gatishmërisë së shtetit federal jugosllav që edhe në kushte lufte nuk ka reshtur së realizuari komunikimin e rregullt juridik jo vetëm mes dy organeve shtetërore: njëri administrative, tjetri i gjyqësisë (drejtësisë) por s’ka reshtur as me koordinimin dhe komunikimin vertikal: mes një organi federal dhe tjetrit lokal –  gjithnjë duke pretenduar se një ditë ka për ta bindur bashkësinë ndërkombëtare se vendet e koalicionit të NATO-s kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare në Jugosllavi duke faktuar përmes dëshmive (provave) autentike të bollshme dhe të pranueshme të dala gjatë procedurave ligjore nga autoritetet kompetente të shtetit të “viktimizuar” (?) serb. 

Mirëpo, siç dihet botërisht, e vërteta është se, operacioni ushtarak 78 ditësh, përktësisht ndërhyrja humanitare, siç cilësohej në dokumentet ndërkombëtare përmes Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior qe motivuar, veç tjerash, nga spastrimi etnik i shqiptarëve pikërisht prej formacioneve nga më të ndryshme jugosllave t’udhëhequra nga Presidenti famëkeq Millosheviq, me ç’rast pati mijëra të vrarë, të zhdukur, të deportuar, të torturuar, të burgosur, të dhunuar, … shkatërrime objektesh spitalore, shkollore, industriale, …  

Vështrim librit “Nodulet Hemorroidale” te autorëve Dr.Sci Luan Mustafa dhe Dr Mirtan Mustafa 

0

Nga: Zeqir Bekolli, Elbasan

  • Me një metodë operimi pacienti menjëherë lirohet për shtëpi 

“Nodulet Hemorroidale” është vepra e Dr. Sci Luan Mustafa, me bashkautor Dr Mirtan Mustafen, që për nga aspekti përmbajtësor përbën  një tekst profesional-shkencor, që do t’ju hyjë në punë jo vetëm mjekëve, që për specializim marrin fushën e hemoroideve, por edhe nxënësve e studentëve të mjekësisë. 

Që nga parathënia,  e përgjatë terë librit, shpjegohen  në hollësi të gjitha aspektet e zhvillimit të hemoroideve, mënyrat e shfaqjes, trajtimit deri te shërimi i tyre, me një përkushtim profesional.  

Duke u thelluar në lexim, të krijohet përshtypja se t’i je vet mjeku. Thënë shkurt është një libër, që bazuar në thjeshtësinë e shtjellimin të materies, të tërheq të thellohesh në përshkrimet, që ilustrohen edhe me shembu, nga më të ndryshmit. Ky konstatim del nga përshkrimi që iu bëhet sëmundjes dhe zonës së trupit, në të cilën gjendet ato, në faza e moshë të ndryshme, duke mos anashkaluar shkaktarët dhe gjendjen e pacientit me këtë sëmundje. Duke elaboruar në tërësi sëmundjen, me të gjitha indikacionet e saj, në libër sqarohen deri në detaje mënyrat e veprimit deri në fazën e fundit, ndërhyrja kirurgjike, kur veprimet e tjera nuk kanë pasur sukses. 

Edhe pse në libër ka shumë terme profesionale në Gjuhën Latine, autori ato do t’i sqarojë deri në atë shkallë, sa për t’i bërë të kuptueshme edhe për lexuesin laik të mjekësisë.  

Pos kësaj, nëpërmjet këtij libri, del qartë se bëhet fjalë për njohuri bashkëkohore të kësaj fushe nga kryepersonazhi i librit Dr Luan Mustafa. Këtë e gjen te secili pasus e kapitull, ku zbërthehen fazat e hershme të shfaqjen të shoqëruara me simptomat që i përcjellin hemoroidet, qofshin ato gjakderdhje, dhembje, kruarje e të ngjashme. Në këtë kontekst jepen edhe këshillat për mënyrën e trajtimit me medikamente deri te ndërhyrja kirurgjike. 

Mbi të gjitha, në epiqendër të librit është mjeku specialist, dhe këshillat e vendimet e tij, që janë të vetmet për trajtim dhe shërim të sëmundjes. Me këtë rast nuk iu lihet hapsirë veprimeve qofshin ato religjioze apo popullore. 

Dr. Sci Luan Mustafa

Autori do të ndalet edhe te faktorët, që ndikojnë në parandalimin e ripërseritjes së sëmundjes, pas shërimit të saj. Aty përmenden shumë elemente, që nga sjellja e pacientit, e deri te aktivitet fizike, siç është ecja,ushqimi i lëngshëm, pemët,… 

Në libër zbërthehen fare qartë mënyrat e hershme të shfaqjen së sëmundjes, sikur edhe ato të moshës, qoftë me gjakderdhje, me dhimbje, qoftë edhe pa ato. 

Kjo sëmundje që njihet edhe si profesionale, për shkak të qëndrimit të gjatë në karrige, nëpër zyra pranë kompjuterëve, kërkon nevojën e aktiviteteve fizike.  

Këtu shpjegohen në hollësi mënyrat e ndërhyrjeve dhe rezultatet,  që ka shënuar kryepersonazhi i librit Dr. Luan Mustafa, gjatë përvojës së tij shumëvjeçare si kirurg. Mbi të gjitha duhet theksuar se nga përvoja e gjatë  në këtë fushë ka arritur ta krijojë në mënyrë operimi vetjake, pas të cilës pacienti mund të shkojë në shtëpi.   

Besoj se kjo është një e arritur që mund të konsiderohet risi në këtë libër dhe metodë e re operimi. 

Për të mos lodhur lexuesin me termet shkencore, që ndodhen në libër, mund të konstatojë pa dilema se libri paqaqet edhe si kontribut profesional e shkencor në këtë fushë. Kjo bindje forcohet edhe nga burimet e literatura e përdorur gjatë hartimit të librit si dëshmi e përcjelljes së zhvillimeve shkencore në këtë fushë. 

Zgjedhjet në veri: legjitime – ato janë vazhdim i projektit të paqes

0
Nga: Sadiri Ramabaja, Prishtinë
____
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Republikës u imponuan nga Beogradi. Me urdhër të presidentit serb, deputetët e Lisëts Serbe në dhjetorin e vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi. Nga institucionet shtetërore u tërhoqën policia e këtij rajoni, por edhe kryetarët e komunave [Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) bashkë me gjyqtarët serb.
Pasoi shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e presidentes së Republikës konform frymës dhe germës së Kushtetutës dhe masat ligjore për zëvendësimin e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve serb të larguar.
Me kërkesën e miqëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, zgjedhjet e parapara të mbaheshin në afatin kushtetues, në dhjetor 2022, u shtynë për 23 prill 2023.
Tashmë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve dhe përmbushjes së obligimit kushtetues për shtrirjen e pushtetit demokratik edhe në këtë pjeës të Republikës.
Në rrafshin legal çdo gjë ecën në rrugën e duhur që garanton rendi kushtetues dhe ligji.
Në pikëpyetje, nga zëra të veçantë, vihet legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve, meqë ato me kërkesën e Beogradit, po i bojkotn Lista Serbe dhe pritet pjesëmarrje e ultë e elektoratit serb në këtë proces demokratik.
Legjitimiteti i çdo institucioni varet në mënyrë thelbësore nga njohja, respektivisht pranimi i tij nga ana e qytetarëve.
Qytetarët serb në këtë kuadër janë në pozicionin më të vështirë të mundshëm; ata duhet të përcaktohen për jetë të mëtejshme bazuar në realitetin politik tashmë të krijuar nga shpallja e Republikës dhe ndërtimi i institucioneve të saj edhe në veri [2008], apo të vazhdojnë jetën paralele e me iluzione se janë pjesë e Serbisë.
Republika e Kosovës, legjitimiteti i saj, bazohet në faktin se ajo përfaqëson një projekt paqeje. Rrjedhimisht edhe zgjedhjet në veri duhet konceptuar si realizim i këtij projekti. Sa më shpejt të kuptohet ky fakt, aq më mirë do të ishte si për serbët e veriut, ashtu edhe për Beogradin.

Miu i kanalizimeve fyen flamurin më të bukur në botë

1

Nga Aurel Dasareti

Flamuri kombëtar është një flamur që përfaqëson dhe simbolizon një komb, dhe që përdoret si nga autoritetet ashtu dhe shoqëria civile.  

*** 

Flamujt e shumë vendeve ekzistojnë vetëm të këtij lloji, dhe përdoren gjithashtu nga autoritetet shtetërore dhe detare, ndërsa vendet e tjera kanë flamujt e tyre (të veçantë) që përdoren për këto qëllime. Një flamur kombëtar zakonisht dizajnohet me kuptime specifike për ngjyrat dhe simbolet, të cilat gjithashtu mund të përdoren veçmas nga flamuri si simbol i kombit përkatës. Dizajni i një flamuri kombëtar ndonjëherë ndryshohet pas ndodhjes së ngjarjeve të rëndësishme historike. 

Si flamuri i shteteve të pavarura ashtu edhe flamuri i kombeve të kuptuara si bashkësi kulturore (pakica kombëtare, minoritete) mund të përshkruhen si flamuj kombëtarë. 

Flamuri kombëtar është një simbol i rëndësishëm për të gjitha vendet e ndryshme dhe një mënyrë e shkëlqyer për të treguar përkushtimin dhe praninë e kombit në kontekste të ndryshme. 

Rregullat për valëvitjen e flamujve ndryshojnë nga vendi në vend, por një rregull i zakonshëm është që flamuri duhet të valëvitet vetëm gjatë ditës kur jashtë është dritë. Nëse ka një flamur që varet edhe natën në errësirë, ai duhet të ndriçohet. 

*** 

Njeriu ka rrënjët e veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t`i futet vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar,  borgjez apo proletar, ai është kulturor: i zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.  

Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta, gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, historinë, traditat, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten. 

Prandaj (urgjentisht) duhen ligje të veçanta për hoxhallarët problematikë antishqiptar (i sojit të leckës së pavlerë mazllam mazllami) që në bashkëpunim me armiqtë e popullit tonë po punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut. 

Ky bërllok prej hoxhe mazllam mazllami (nuk është i vetmi), që për interesat e armiqve të kombit tonë kontribuon në asimilimin e shqiptarëve (në gjithçka tjetër vetëm shqiptarë të mos mbeten), përveç mënyrave tjera të manipulimit, propagandon se Flamuri i Kombit Shqiptar (dhe i shtetit amë- Shqipërisë) është leckë, është një bërllok milet që me vetëdije të plotë, ka kryer një vepër të rëndë penale, krimin: Tradhti ndaj Vendit. Dhe, çdo shtet normal do ta burgoste menjëherë. Arsyetimet e tij tërta-vërta duke kërkuar falje e shtirur si budalla, nuk vlejnë.  

Çfarë duhet për t’u ndëshkuar?

Që dikush të dënohet duhet të plotësohen katër kushte themelore; ato mund të përmblidhen si më poshtë:

·       Vepra duhet të shkelë ligjin

·       Të mos ketë arsye për mosndëshkim

·       Autori duhet të jetë i arsyeshëm (të mos jetë i çmendur)

·       dhe i dëshmuar si fajtor

Pse i dënojmë kriminelët?

Dënimi duhet të parandalojë vepra të reja kriminale dhe të jetë rehabilitues. Shoqëria ndëshkon për t’i treguar kriminelit atë që shoqëria e percepton si të drejtë dhe të gabuar, dhe për të kontribuar në ruajtjen e respektimit të ligjit dhe ndërtimin e standardeve morale.

Dënohet me burg kur ke bërë diçka të paligjshme. Kushdo që dënohet me burg humbet lirinë për një periudhë më të shkurtër ose më të gjatë dhe duhet të jetojë në burg. Atëherë je i mbyllur dhe nuk mund të dalësh kur të duash. Kohëzgjatja e dënimit me burg mund të ndryshojë nga disa ditë në shumë vite – në varësi të asaj që keni bërë.

*** 

https://www.youtube.com/watch?v=7s8pMXrNDtY 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Vepër kapitale e historiografisë sonë

0
Nga Jusuf BUXHOVI, Prishtinë
______
Romeo Gurakuqi: “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”. Revised Second Edition, Tirane 2023, faqe 1622 faqe, me dy vellime ne AMAZON.
***
Studimi i Romeo Gurakuqit “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”, në përpjekjet për të ndriçuar njërën ndër ngjarjet më domethënëse të kthesave historike nëpër të cilat kaloi bota shqiptare në fillim të shekullit të kaluar, ku lufta antifashiste, në njërën anë, anuloi realitetet politike që solli ardhja e fashizmit dhe, në tjetrën anë, ideologjia komuniste përcaktoi fatin shtetëror dhe politik të Shqipërisë po edhe të shqiptarëve jashtë kufijve të saj shtetëror (në Jugosllavinë titiste) në kuadër të diktaturës komuniste. Studimi i Gurakuqit, në këtë kontekst fiton kredibilitet shkencor ngaqë thyen kornizat e dy stereotipeve që historiografisë institucionale shqiptare që për mbi gjysmë shekulli ia kanë përcaktuar kriteret si dhe metodologjinë bashkë me limitet e trajtimit. I pari, është ai ideologjik, i mbështetur mbi diktaturën komuniste si rend shoqëror që për gjysmë shekulli Shqipërinë e mbajti në kuadër të sistemit komunist, të njohur si botë lindore në raport me botën e lirë perëndimore, ku bipolariteti blokist e bëri pjesë të “luftës së ftohtë” pasojat e së cilës dihen. Ndërsa kriteri i dytë, gjithnjë i lidhur me të parin, ndikoi që parja e luftës antifashiste në Shqipëri si pjesë e Frontit të Përgjithshëm Antifashist botëror nga viti 1941-1945, të shihet vetëm në planin global, pra në atë rrethin botëror të konfrontimit të Fuqive të Boshtit me të tjerat, ku bënin pjesë SHBA-të bashkë me Bashkimin Sovjetik, një front jashtë skemave ideologjie ndonëse me rivalitet fillimisht të fshehur e më vonë edhe të hapur pasi që Stalini “hisen” nga fronti antifashist, me mashtrimin e “ e të drejtës së popujve për vetëvendosje” pas fitores antifashiste, e ktheu në “të drejtë” të “deklarimit përbrenda sistemit ideologjik” që BRSS-së i mundësuan hegjemoni mbi shtetet e sistemi komunist në përmasa botërore. Ky kundrim, jo vetëm që anashkaloi realitetet që solli lufta e dytë botërore (shkatërrimin e Jugosllavisë së Versajës, e cilësuar deri në vitin 1940 nga vetë Kominterna “si burg popujsh që duhet të shkatërrohet”) dhe krijimin e shtetit të pavarur kroat dhe bashkimit të një pjese të tokave të okupuara shqiptare nga Serbia në vitin 1912 në kuadër të “Shqipërisë së Madhe” nën ombrellën e imperisë italiane të Musolinit, por në përputhje me sferat e reja të interesit, që vendosi fronti antifashist botëror (kryesisht SHBA-të, BRSS-ja dhe Britania e Madhe) në Jaltë dhe konferencën e Parisit më 1945, riktheu Jugosllavinë, por tash si federatë që Tito e themeloi në vitin 1943,me çka u përcaktua edhe fati i Kosovës për të vazhduar robërinë në rrethanat e një shteti sllavo-komunist, paçka që vetë komunistët shqiptarë të Kosovës, në Bujan, në konferencën e KNÇ-së, nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944 aprovuan një rezolutë ku shprehej QENDRIM (por jo ndonjë vendim decidiv, siç thuhet) për të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, që kondicionalisht duhej të shqyrtohej pasi që të ketë përfunduar lufta antifashist dhe me kusht që në Shqipëri dhe Jugosllavi të fitojë fronti antifashist.
Mbi këto dy kritere kemi edhe patologjinë e historiografisë institucionale shqiptare dhe pasojat e saj që në njëfarë forme vazhdojnë edhe sot e githëditën, ngaqë lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi u pasqyrua si një “çlirim”, ndërsa vendosja e rendit komunist – fitore e madhe e revolucionit popullore, që solli në pushtet luftën e klasave, që për pasojë pati edhe diferencimin shoqëror-politik të luftës dhe të pasluftës mbi anatemën, në njërën anë të “çlirimtarëve”, pra komunistëve pushtetarë dhe në tjetrën anë, atë të “klasës reaksionare”, “kuislingëve”, bashkëpunëtorëve të fashizmit, e të tjera, që u futën në kategorinë e “kundërrevolucionarëve” dhe u gjykuan me ligjet e revolucionit në format ma brutale, nga likuidimi, burgosjet si dhe mbajtjen nën anatemën e përjetshme të “armiqve” që përfshiu ata dhe familjet e tyre!
Anatema e “kuislingëve” dhe “bashkëpunëtorëve të fashizmit” pati pasoja të rënda edhe për Kosovën, ngaqë në bashkëpunim dhe marrëveshje të ngushtë midis komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë veçmas nga shtatori i vitit 1944 kur u kërkua që aradhet partizane shqiptare dhe jugosllave bashkarisht të “çlirojnë” Kosovën nga forcat fashite dhe ato patriotike që përthekonte Qeveria e Shqipërisë e formuar në tetor 1943, përcaktoi fatin nën Jugosllavinë e Titos, ku rendi komunist i hapte dyert rikthimit të projekteve antishqiptare të hegjemonizmit serb nga memorandumet e njohura (atij të Çubrilloviqit nga viti 1938 dhe të vitit 1944). Në këtë kohë, në emër të “luftës kundër kundërrevolucionit”, që u bë nën vendosjen e administratës ushtarake në janar të vitit 1945, praktikisht filloi gjenocidi i tretë me radhë ndaj shqiptarëve me pasoja të rënda, ngaqë nga armët e partizanëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, në frontet e Sremit, në masakrën e Tivari dhe në luftimet e Drenicës dhe gjetiu, gjetën vdekjen mbi 55 mijë shqiptarë, të gjithë të anatemuar si “kundërrevolucionarë”! Anatemë, kjo që për fat të keq, nga historiografia ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë në botimin dyvëllimësh të “Historisë së Popullit Shqiptarë” (1953 të ribotuar në Prishtinë më 1969), për mbi një gjysmë shekulli, u trajtua si “fitore komunistëve ndaj kuislingëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit”, ndërsa përpjekja e forcave patriotike në luftë kundër ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës , siç ishte NDSH-ja dhe të tjerët të shkapërderdhura në pritje të intervenimit anglo-amerikan, u quajtën “kundërrevolucionar” dhe u likuiduan në mënyrë më brutale.
Studimi i Gurakuqit, në një opus voluminoz, paraqet anamnezën e këtij zhvillimi historik dhe pasojat shoqërore-politike, duke nxjerrë në pah raportet jashtë kundrimit bardh-zi. Pasqyrimi i kësaj problematike mbi kriteret objektive-shkencore, doemos inkorporon edhe qasjen e rishqyrtimit po edhe të rishkrimit të historisë nga kjo kohë, që në njëfarë mënyre, paraqet edhe gurthemelin e vendosje së gjithëmbarshme të kësaj problematike në opusin e rishqyrtimit dhe të rishkrimit të historisë në kohë dhe në hapësirë.
Edhe pse studimi i Romeo Gurakuqit meriton një trajtim të gjithanshëm, ku secili kapitull dhe secila etapë që merr në shqyrtim autori, mund të diskutohen nga pikëpamja e plotësimit po edhe të ridefinimeve që janë edhe të natyrshme, megjithatë, mund të thuhet se autori me këtë libër tashmë ka vu në dioptrinë e pakapërcyeshme të rishqyrtimit tematik të çështjeve disa, siç janë Fronti Antifashist botëror në planin global dhe po ashtu, atë të realiteteve që solli lufta antifashiste në planin shqiptar, veçmas pas rrënimit të Jugosllavisë së Versajës, jo vetëm në planin shtetëror, po edhe në atë të pasojave të tyre, siç ishte lufta civile si dhe zhvillimet pas përfundimit të saj kur çlirimi mori kuptimin e diktaturës dhe të represionit e ku vendosja e komunizmit në Shqipëri nuk shihet si fitore, por si një ndërprerje e një evolucioni historik të një populli, edhe ashtu të penguar në rrugën e zhvillimit.
Në fund të kësaj pamje të shkurtër të këtij studimi të rëndësishëm dhe, për nga qasja serioze të vetmit deri më tani në historiografinë tonë, duhet theksuar se në kapitullin XXXIII, i kushtohet hapësirë bukur e madhe edhe Kosovës, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, 1943-1945, ku përqendrimi bie të bashkimi i tokave të liruara nga viti 1941 si dhe shfaqjes së Shtetit Shqiptar të nëntorit të vitit 1943, për të vazhduar pastaj me luftën antifashiste në Kosovë, si pjesë e luftës antifashiste të Jugosllavisë , ndonëse me tretman “autonom”, që do të përfundojë me pajtimin ideologjik të komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllav që ato që u thanë në Bujan në vitin 1943/44, rreth vetëvendosjes të kthehen në “vetëvendosje ideologjike”, pra që Kosova të mbetet nën Serbi si provincë!
Trajtimi i kësaj problematike nga autori, përcillet edhe me disa lapsuse dhe mangësui nga mungesa e dokumenteve autentike të LNÇ-së nga arkivat e Kosovës dhe ato të Jugosllavisë si dhe të disa autorëve meritorë jugosllav (Dedijerit), po edhe të atyre nga Kosova (Dr Ali Hadri e të tjerë),që pasqyrojnë evolucionin politik të frontit antifashist në Kosovë nga korniza jugosllave, siç ishte deri në mbledhjen e Sharit të tetorit të vitit 1943, kur do të ndryshohet emërtimi Këshillat Antifashiste të Kosovës e Metohisë në Këshillat Antifashiste të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, emërtime këto që do të pasqyrohen edhe në gjithë organizimin (atë të aradheve partizane si dhe të strukturës partiake). Ndryshimi i emërtimit nga Kosovë e Metohi (Kosmet) në Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, nuk është formal, por esencial, meqë ndryshon diskursin nga ai i trajtimit hegjemonist serbomadh, ku Kosova dhe Metohia shihen pjesë e historisë shpirtërore dhe kishtare serbe, ndërsa ai Kosovë dhe Rrafsh i Dukagjinit, që do të anulohet në Konferencën e Prizrenit në korrik 1945 për t’u kthyer në Kosmet, do të përcjell edhe aspektin politik, kur Kosova, si provincë do të aneksohet nga Serbia si Kosmet, emërtim ky që do të mbetet në fuqi deri në vitin 1968 kur me amendamentet kushtetuese kthehet emërtimi Kosovë, që do ta ketë edhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, e që, në vitin 1989, Millosheviqi me dhunë do ta kthejë Kosovë e Metohi (Kosmet), emërtim ky që edhe sot e gjithëditën, ndonëse Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2008, vazhdon të mbahet në Kushtetutën e Serbisë.