Kreu Blog Faqe 1077

Nëse qeveria dhe opozita jonë nuk marrin masa të rrepta ndaj hoxhallarëve, atëhere duhet ti trajtojmë njësoj sikurse ata!

1
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
____
HOXHA MAZLLAM MAZLLUMI E QUAN PARA XHEMATIT TË TIJ FLAMURIN SHQIPTAR LECKË
A THU PËR KËTË ARSYE E SHPËRBLEU NAIM TERNAVA ME MERCEDES ?
Hoxhallarët shqipfolës arabë, serbë, rusë dhe anadollakë, të cilët me urdhër të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe, organizojnë iftare politike dy kilometra të gjatë, në fakt duan t’i thonë SHBA-ve të largohen nga Kosova ashtu siç u larguan nga Afganistani, sepse nuk ka shumë dallim mes popullit afgan dhe atij shqiptar.
Ne nuk duhet t’i lejojmë ata që të na shndërrojnë në avganë dhe çeçenë të Evropës me asnjë çmim, nëse për asnjë arsye tjetër, atëherë për hir të viktimave të luftës për liri dhe familjarëve të tyre të mbijetuar.
Djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi nuk luftuan për një Afganistan apo Çeçeni të robëruar nga feja monstruoze mesjetare, por për një Kosovë të lirë, demokratike, laike, të pavarur dhe evropiane.
Unë gjithsesi e urrej ekstremizmin politik dhe fetar, por kurthi në të cilin po na fusin ekstremistët e poshtër që flasin shqip dhe që nuk kanë asnjë gjen të pastër shqiptar, është tridhjetë herë më i rrezikshëm për kombin dhe shtetin tonë se sa komplet politika dyqind vjeçare klero-fashiste serbe.
Unë i ndjej ata si pushtues të fshehtë të kësaj shoqërie dhe të këtij vendi, prandaj i urrej nga thellësia e shpirtit.
Nëse qeveria dhe opozita jonë nuk marrin masa të rrepta ndaj tyre, unë do t’i trajtoj ata si bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë dhe do t’i lutem që t’i trajtojnë njësoj si unë të gjithë njerëzve që kanë një pikë gjaku të pastër shqiptar.
Në një videoklip që ma ka dërguar një mik shihet hoxha Mazllam Mazllumi duke e mbajtur flamurin shqiptar në dorë dhe duke e quajtur leckë.
Çfarë dëshmie më e madhe i duhet prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për ta kuptuar se ky pis dhe soji i tij po i minojnë ditë e natë themelet e shtetit?
Shih videon:

Kur dështon politika, mbetët urata

0

Nga Frank Shkreli 

“Le të bashkojmë zemrat dhe zërat për paqë në botë” (Antonio Guterres)

“Ditën e Pashkëve, 2023 në sheshin e Shën Pjetrit ishte i pranishëm përkrah Papa Françeskut, edhe Kardinali shqiptar 94-vjeçar Ernest Simoni, për të festuar Pashkën në mbarë botën, si edhe për të marrë pjesë në bekimin e përvitshëm ‘Urbi et Orbi’ si përfaqësues i Kombit shqiptar…”

Kur dështon politika vendore dhe ndërkombëtare për të sjellur paqë në botë, qoftë edhe Organizata e Kombeve të Bashkuarara (OKB) në Nju Jork, atëherë duhet t’i drejtohemi me uratë Perëndisë që të ndihmojë për të siguruar paqën midis individëve, komuniteteve dhe shteteve të ndryshme, sidomos në këto kohë të turbullta për botën. Siç duket kështu mendon edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se si rrjedhim i dështimit të përpjekjeve të politikës botërore në përgjithësi për të siguruar paqën në këtë planet, atëherë, medoemos, nevojitet ndërhyrja e një force më të madhe.

UN Photo/Eskinder Debebe –Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres duke folur në takimin Ndërfetar të Lutjeve për Paqë, në Kryeqendrën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të premtën që kaloi.

Të premten që kaloi, Shefi i OKB-së, Antonio Guterres organizoi një ceremoni lutjeje për paqë në botë me udhëheqës fetarë, që u bashkuan me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, pikërisht, për të ofruar në këtë periudhë fetsash fetare lutjet e tyre për paqë në botë, për “qëllimin tonë më të çmueshëm”, siç e cilësoi Z. Guterres objektivin për të siguruar paqën në botë, përballë konflikteve aktuale në botë, përfshirë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në një njoftim të OKB-së për median botërore thuhet se, “në një kohë shumë të keqe ndarjesh e përçarjesh në botë, udhëheqës të feve të ndryshme u mblodhën së bashku, të premten që kaloi, në Kryeqendrën e OKB-së në Nju Jork, për një moment lutjesh për paqe në botë”. Me këtë rast citohet Sekretari i Përgjithshëm, i OKB, Guterres, të ketë thënë se ky takim u mbajt në një moment të bekuar dhe unik, pasi ata u mblodhën aty: të Premten e fundit të Ramazanit, ndërkohë që të krishterët festuan Pashkët, hebrenjtë shënuan mbarimin e “Passover” dhe sikët festuan festivalin Vaisakhi.  “Madje edhe vet kalendari na dërgon një mesazh uniteti”,- ka theksuar Shefi i OKB-së, Antonio Guterres në atë takim, duke shtuar se, “Sot, në këtë moment të shenjtë për të gjitha fetë, le të bashkojmë zemrat dhe zërat tonë për paqë e që është qëllimi ynë më i çmueshëm.” Guterres tha në vazhdim se sot- “paqja në botë është më e nevojshme se kurrë, sepse lufta dhe konfliktet po shkaktojnë përhapjen e urisë dhe varfëri shkatërruese kudo, ndërkohë që detyron njëherazi edhe largimin e  detyrueshëm të dhjetra miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, nga atdheu i tyre. I gjithë planeti,- tha ai, është në një kaos klimaterik, ndërsa edhe vendet ku mbretëron paqeja, përballen me padrejtësi dhe pabarazi të tmershme, përfshirë polarizimet politike.” Udhëheqësi i organizatës botërore u bëri thirrje udhëheqësve fetarë që të “qëndrojnë të vendosur në besimin e tyre të përbashkët: besim që bashkon mbarë familjen njerëzore.” Ai kërkoi nga fetarët: “Le të bashkohemi si komunitete dhe si shtete. Le të lutemi të gjithë për paqë në botë.”

Në këtë ceremoni lutjesh për paqë në botë, që u mbajt në Sheshin e Vizitorëve para Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, morën pjesë pjesëtarë të stafit të OKB-së, anëtarë të komunitetit diplomatik botëror, si dhe vizitorë vendas dhe të huaj, ndërkohë që udhëheqës-përfaqësues të feve kryesore në botë ofruan, individualisht dhe si komunitete fetare, lutjet e tyre të paqës për njerëzimin. Duke theksuar gjërat, që i bashkojnë njerëzit anë e mbanë botës, dhe jo ato që i ndajnë. Fakti se njerëzit me tradita të ndryshme fetare janë të bashkuar në OKB për t’u lutur për paqë në botë jep një shembull të fuqishëm për mbarë njerëzimin,- u shpreh Dr. Simran Jeet Singh, përfaqësues i fesë Sikih, Drejtor Ekzekutiv i Programit Feja dhe Shoqëria pranë Institutit Aspen, një organizatë kjo ndërkombëtare jo fitimprurëse dhe njëri prej pjesëmarrësve në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres.  “Gjëja që më pëlqen në lidhje me këtë takim të përfaqësuesve të feve të ndryshme në Kombet e Bashkuara, me rastin e këtyre festave fetare, është fakti se aq shumë komunitete të ndryshme janë duke festuar së bashku! Ata po pasqyrojnë dhe po theksojnë gjërat e përbashkëta, gjërat që na bashkojnë të gjithë neve”, -tha Dr. Simran Jeet Singh.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje besimtarëve anë e mbanë botës që t’i “bashkojnë zërat në një uratë të përbashkët për paqe në botë”, sidomos gjatë kësaj jave që përkon me festat e tre feve kryesore monoteiste botërore: Festës së Pashkëve, Muajit të Ramazanit dhe festës Passover të Judaizmit. “Ky është momenti që të gjithë të bashkohemi në lutje për paqën në botë”, “Le të lutemi për paqë në komunitetet dhe në vendet tona”,- ka thënë Shefi i OKB-së.

“Me këtë rast citohet Sekretari i Përgjithshëm, i OKB, Guterres, të ketë thwnë se ky takim u mbajt në një moment tw bekuar dhe unik, pasi ata u mblodhën aty: të Premten e fundit të Ramazanit, ndërkohë që të krishterët festuan Pashkët, hebrenjtë shënuan mbarimin e “Passover” dhe sikët festuan festivalin Vaisakhi.  “Madje edhe vet kalendari na dërgon një mesazh uniteti”…”

Në pëmbyllje të këtij takimi në Nju Jork, Përfaqësuesi i Lartë i Aleancës së OKB-së për Qytetërimet (UNAOC), Migel Angel Moratinos, e përshkroi ceremoninë si një moment të bukur harmonie, “veçanërisht gjatë këtyre kohëve të vështira, që po sfidojnë mbarë njerëzimin.”  Ai tha se ceremonia (në Nju Jork) e lutjeve fetare për paqë në botë, demonstroi se si njerëzit anë e mbanë botës, duhet të mobilizojnë aktivitetet e tyre dhe të veprojnë në solidaritet dhe me respekt ndaj njëri tjetrit.  UNAOC, si ent i OKB-së, promovon mirëkuptimin dhe bashkpunimin ndërkulturor midis komuniteteve dhe popujve. Z. Moratinos, si përfaqësues i lartë i këtij enti të organizatës botërore, nënvijoi mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të organizatës që ai kryeson, ndaj përpjekjeve, që kanë për synim “ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe jo mureve të urrejtjes duke shkaktuar  ndarje e përçarje”, midis individëve, komuniteteve dhe shteteve, duke kërcënuar, në këtë mënyrë, paqën në mbarë botën,- është shprehur zyrtari i lartë i OKB-së, Migel Angel Moratinos, duke mbyllur ceremoninë e lutjeve fetare të organizuar nga OKB-ja, të premten që kaloi, në Nju Jork me rastin e festave fetare botërore.

Papa Françesku duke u lutur për paqë në botë, Ditën e Pashkëve 2023, përkrah të ftuarit të tij të posaçëm me këtë rast, Kardinalit shqiptar, Ernest Simon Troshani, i cili i shpallur, “armik i popullit” nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk ka parë ditë të mirë as paqe në jetën e tij.
Papa Françesku duke u lutur për paqë në botë, Ditën e Pashkëve 2023, përkrah të ftuarit të tij të posaçëm me këtë rast, Kardinalit shqiptar, Ernest Simon Troshani, i cili i shpallur, “armik i popullit” nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk ka parë ditë të mirë as paqe në jetën e tij.

Ndërkaq, edhe Papa Francesku ofroi lutjet e tija për paqe në botë me rastin e Ditës së Pashkëve Katolike, javën që kaloi nga Vatikani përkrah kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani. duke iu drejtuar “Urbi et Orbi”, qytetit të Romës dhe mbarë botës. Papa ofroi lutjet e tija, veçanërisht, për popullin ukrainas dhe atë rus dhe për paqë midis këtyre dy kombeve. Udhëheqësi i Kishës Katolike ofroi, me atë rast, gjithashtu uratët e tija për dhënjen fund të dhunës, anë e mbanë botës dhe për paqë midis individëve, komuniteteve dhe kombeve, në një “frymë besimi” ndaj njëri tjerit dhe Perëndisë, ka thënë Papa Françesku. Me atë rast, Papa 86-vjeçar, në predikimin e tij tradicional për festën e Pashkëve inkurajoi, “mirëkutimin dhe besimin midis individëve, popujve dhe kombeve”, duke thënë se festa e Pashkëve “shëndritë terrin, pesimizmin dhe trishtimin në këtë botë”.

Ditën e Pashkëve, 2023 në sheshin e Shën Pjetrit ishte i pranishëm përkrah Papa Françeskut, edhe kardinali shqiptar 94-vjeçar Ernest Simoni, për të festuar Pashkën në mbarë botën, si edhe për të marrë pjesë në bekimin e përvitshëm ‘Urbi et Orbi’ si përfaqësues i Kombit shqiptar, historia e të cilit në përgjithësi dhe gjysmën e shekullit të kaluar në veçanti nën regjimin komunist nuk ka njohur as paqë, as liri, as për shqiptarët në përgjithësi, as për Ernest Simon Troshanin, si individ.  Historia e Kardinalit shqiptar ka tronditur botën kur vuajtjet e tija nën komunizëm iu njoftuan njerëzimit pas shembjes së regjimit komunist në Shqipëri.  Ernest Simoni është arrestuar në vitin 1963 dhe gëzoi lirinë vetëm pas 27 vitesh të gjata persekutimi të ashpër komunist të regjimit enverist. Për shumicën e shqiptarëve, Ernest Simoni është një hero i cili përfaqëson paqën, lirinë dhe të drejtat bazë të njeriut, përpara të drejtave të tija fetare.  Regjimi komunist i Enver Hoxhës e ka konsideruar atë si “armik i popullit” dhe vetëm në vitin 1990, me rënien e regjimit komunist, ai iu rikthye lirisë. Si njeri i lirë, ai vazhdon të punojë për paqe edhe për të tjerët duke sjellë pajtimin e njerëzve dhe familjeve të ndara, duke promovuar paqën midis shqiptarëve gjatë tranzicionit të pafund nga komunizmi në demokraci pa dallim dhe pa hakmarrje ndaj askujt.

Është kjo një thirrje e Poetit Kombëtar të Shqiptarëve, At Gjergj Fishtës, që pasqyron paqën, vlerat dhe traditat shekullore të shqiptarëve. “Harmoninë na e bekoi Zoti, kështu na e la Gjergj Kastrioti…”-thotë një këngë popullore. Për fat të keq të Kombit, këto vlera, këtë traditë dhe paqën me njëri tjetrin, (për të cilën bëri thirrje OKB-ja), paqën për të cilën kanë aq shumë nevojë shqiptarët sot, i ka sjellur për së mbrapshti politika aktuale shqiptare, “me ndarjet dhe përçarjet”, për interesat e tyre personale e partiake, por që për fat të keq po mbjellin një frymë tragjike mosbesimi në radhët e shqiptarëve ndaj njëri tjetrit: një mosbesim në të ardhmen e tyre, si individë, si familje, si komunitet dhe si Komb! Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për bashkim të zemrave dhe të zërave për paqë dhe respekt për njëri tjetrin! Ky ishte edhe mesazhi i Kombeve të Bashkuara dhe të një grupi fetarësh, drejtuar botës, të premten që kaloi që të gjithë të punojnë së bashku me “zemrat dhe zërat” e tyre për paqë në botë dhe në komunitet dhe vendet ku jetojnë.

Sejmenët e ‘beut të isopolifonisë”, në veprim  

Fitim Çaushi , Gjirokastër

Në historinë e kulturës botërore janë të njohura polemikat e ndezura midis intelektualëve dhe krijuesve në fushën e filozofisë dhe artit, aq sa edhe Eskilin e detyruan të emigronte në Sirakuzë, Danten të shpërngulej në Ravena, ndërsa Hygoi i madh e la Parisin dhe u vendos në Londër. Pavarësisht potencialeve pushtetore që kishte gjithësejcili krijues në epokën e vet, nuk ka patur asnjë rast që dikush prej tyre të ketë përdorur sejmenë për të fshehur dobësitë e veprës së tij. Kjo do të ishte fyerje për ata, që e konsideronin veten artist dhe krijues në fushën e muzikës, letërsisë dhe artit figurativ. Pavarësisht nga debatet estetike, të gjithë prezantoheshin dinjitoz. Kjo klimë polemike gjatë histories njerëzore, ka ndihmuar në përparimin e nivelit estetik dhe artistik të arteve dhe kulturës në përgjithësi, ndonëse herë zhvillohej e ashpër dhe herë e zbutur.

Përjashtim nga kjo praktikë bën pseudoartisti Vasil Tole, sepse në Shqipërinë e sotme, nuk të lejojnë të zhvillosh polemikë për një fenomen pseudokulturor të tij. Për ta mbrojtur nga denoncimet e shumta për devijimet e tij në lidhje me kulturën popullore, Tole ndërsen sejmentët në formacion luftimi, dhe ata me verbëri, goditin e fyejnë personalitete të kulturës shqiptare, që i kanë dhënë muzikës dhe letërsisë vepra që zënë vend nderi në fondin e artë të kulturës kombëtare.

Këta mercenarë, që janë gjithfarë gjeologësh, ekonomistësh, gjysmëmësuesish, mediokër dhe pretenciozë në lidhje me etnomuzikologjinë, për të neutralizuar opinionin që është ngritur kundër veprës së shëmtuar të Vasil Toles, si deformues dhe tjetërsues i realizimeve të shkencës shqiptare në fushën e trashëgimisë shpirtërore, vërsulen si taborë jeniçerësh, të ngjashëm edhe me Don Bazilion e Bomarshesë në operat “Berberi i Seviljes” dhe “Dasma e Figaros”: “Shpifni, sa më shumë shpifni, nxijini, sa më shumë nxijini gjithandej, hakmerruni, sa më shumë hakmerruni, se diçka do të mbetet”.

Të gjithë e dinë, edhe ata vetë, se mbështetja financiare që u ka dhënë Tole, i detyron ata të ulërasin për të ekulibruar opinionin, sikur identitetet kombëtare kulturore të jenë në mëshirën e lehjeve të këtyre mercenarëve. Më të shqetësuarit për again e “isopolifonisë”, janë presidenti i festivalit të “isopolifonisë” në Vlorë Sejmen Gjokoli, presidenti i organizatës ndërkombëtare për folklorin, dega e vendit tonë, CIOFI, Niko Mihali dhe ekonomisti teoricien Timo Këmbaci. Po ndalemi tek postimi i mësues Nikos, i cili deri sot nuk ka botuar asnjë studim, asnjë libër, asnjë shkrim për kulturën tonë popullore, por ka kurajon t’i konsiderojë “kumtuesit e simpoziumit jo kompetent”! Sa qesharak bëhen këta mjeranë të ndërsyer për beteja donkishoteske nga Vaso Tole!

Mercenar Mihali, guxon të atakojë edhe kompozitorin e shquar Aleksandër Peçi dhe Mjeshtrin e Madh Zhani Ciko, si “jo kompetent”, dhe na qenka i tillë vetëm Vasil Tole! Specialistët dhe muzikantët e vërtetë e dinë mirë, se partiturat e veprave muzikore të Aleksandër Peçit, peshojnë më shumë se sa Niko Mihali dhe Vasil Tole së bashku.

Mjeshtrin e Madh Zhani Ciko, e njeh e gjithë bota muzikore shqiptare nga veprat e muzikës shqiptare në skenë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe Peçi edhe Ciko ia dhanë përgjigjen Niko mercenarit, por po i kujtojmë lexuesit parafabrikatet e përpunuara në guzhinën e Vasil Toles. Niko, si edhe gjithë mercenarët e tjerë, nuk merret me analizën e ideve dhe problemeve që u shtruan në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare”, dhe në simpozimin e Shoqatës “Labëria”, ç’ka do të ishte serioze dhe e pranueshme për të gjithë. Ai mirret me njerëzit që kumtuan në simpozium, me përgojime, thashetheme, që karakterizojnë misionarët mizantrop, mediokër dhe pa kulturë.

As Niko dhe as sejmenët e tjerë të Toles, nuk e kanë aftësinë kulturore të vlerësojë faktet dhe argumentet që janë trajtuar në simpozium. Ata nuk qëndrojnë tek problemet: tjetërsimi i polifonisë shqiptare në “isopolifoni”, revizionimi i rezultateve shkencore të profesorëve dhe studiuesve shqiptarë, shpërngulja e gjenezës së polifonisë popullore shqiptare nga Shqipëria në Greqi, greqizimi i Epirit antik nga Tole, etj.  Kush është ky Vasil Tole para muzikologëve Eftim Dheri, Mexhit Daija, Ramadan Sokolit, Beniamin Krutës, Hysen Filjes, Ferial Daja, Spiro Shitunit, që kanë bërë me dhjetra e dhjetra ekspedita studimore, ndërkohë që Vasil Tole nuk ka marrë pjesë në asnjë ekspeditë studimi në popull? Nuk u bën përshtypje kjo mungesë profesionale e agait të tyre, këtyre mercenarëve?! Sejmenët e beut, nuk kanë kurajon ta pyesin aganë e tyre, përderisa na qenka i vetmi kompetent në etnomuzikologji, pse nuk mori pjesë në simpozium, ndërkohë që ishte i ftuar, sikurse edhe 7 vjet përpra nga Artisti i Merituar Limos Dizdari? Pse ka frikë të sqarojë problemet që shtrohen ndaj tij?

Mercenari Mihali, pa ndjenjë përgjgjësie, shkruan sikur trashëgiminë shpirtërore na i garanton ai, si roja vigjilente e Atdheut: “Dikush e glorifikon, sukur u bë hataja, na morën shpirtin dhe këngën dhe nesër do të na marin edhe malet. Por jo, jo. Malet e këngët kanë qenë dhe janë këtu mes nesh e me ne që nga kohrat ilire”. Kjo është logjika e një mercenari, që nuk dihet në sa çanakë e gjerb çorbën. A nuk na i morën malet e Sulit, të Paramithisë, të Filatit, të Bezhanit, të Prevezës fqinjët, dhe a nuk u morën jetën qinda mijra shqiptarëve qysh nga epoka famëkeqe e Megali-idhesë? A nuk ua morën gjuhën dhe kulturën popullore çamëve të Epirit, korofillakët e Gërqisë? Hora të tillë, duan të na bëjë garantin, se malet nuk na ikin në Epirin e Veriut, ndërkohë që po na iku trashëgimia shpirtërore, edhe malet edhe fushat kanë fluturuar tek Gërqia, e cila pret rastin e volitshëm të vërsulet me falangat e saj diplomatike dhe ushtarake.

Niko deliranti, si “pronari” i krahinës së Përmetit, shkruan: “Togfalalëshi iso-polifoni nuk është pronë e një krahine, e Labërisë, por e gjithë Toskërisë … pjesa tjetër ndihet mirë”. Cila pjesë ndihet mirë more matrapaz i grupeve folklorike që i rrope nëpër koncerte? Vasil Tole, në Enciklopedinë e “isopolifonisë” ka shkruar, se ka futur në dosjen e UNESCO-s: “Një video 2 orësh për ilustrim të kënduarit isopolifonik me zonat si më poshtë: Himara – Lab isopolifoni, Kolonja – Tosk isopolifoni, Tepelena – Lab isopolifoni, Gjirokastra – Lab isopolifoni, Përmeti, Tosk isopolifoni.”(f.129)

Si mund të ndihet mirë zona toske e Përmetit, ndërkohë që intelektuali me integritet të lartë Kastriot Bezati, nuk ndihet mirë me mashtrimet e Vasil Toles dhe ka aprovuar rezolutën e Shoqatës “Labëria”, si i njëjti stil polifonik në Labëri dhe Toskëri? Niko megallomani, me trurin bosh, bën të habiturin: “Nuk e kuptoj, se ku e gjen të drejtën kjo shoqatë që mer përsipër dhe imponon dhe të tjerët për zhbërjen e këtij emërtimi kur ajo është vetë pjesë e së tërës”. Niko mizantropi kërkon që Shoqata “Labëria” t’i marrë lejë Nikos dhe Vasos, për të kërkuar të ndryshohet apo jo, “isopolifonia” e futur në mënyrë diversive në kulturën popullore shqiptare. Nuk i shkojnë Nikos këto role destruktive, sepse Shoqata “Labëria” nuk ka imponuar askënd për t’iu bashkuar iniciativës së saj për t’iu drejtuar Ministrisë së Kulturës, për ndërhyrje në UNESCO. Gjithkush është i lirë të mbajë pozicionin e tij.

Problemi është fare i thjeshtë; Shoqata Labëria dhe ata që e përkrahin atë, afirmojnë vlerat e studiuesve shqiptarë dhe mbrojnë kulturën popullore shqiptare. Sejmentët e Vasos mohojnë rezultatet e studiuesve shqiptarë dhe pranojnë tjetërsimet antikombëtare të Vasil Toles; prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke. Këtu qëndron dallimi mes nesh dhe sejmenëve të Toles. Ata janë të ftuar në terrenin konkret të ideve që shtrohen për diskutim, të shtërmbëruara prej Vasil Toles:  “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin si qënie gjysmë zogj dhe gjysmë gra.” (Vasil S. Tole, Odiseja dhe sirenat…vep e cit. f. 10) Me mbrojten e Vaso Toles, sejmentët e tij pranojnë se “isopolifonia” shqiptare na paskërka ardhur nga sirenat e mitologjisë greke! A nuk duhet ta kundërshtojë këtë devijim flagrant cilido që ka ndërgjegje kombëtare?

Në studimet e tij, akademiku Tole ia faturon Epirin territorit helen, duke precizuar: “kulturë polifonike te grekët e Epirit”. Madje Tole ka shkruar: “Ende sot pika e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbart togfjalëshin kuptimplotë “Qafa e Botës”. Ky territor gjeografik, ku shtrihet Shqipëria e Jugut.”(Pse qajnë kuajt e Akilit, f. 54) Duke mbrojtur Tolen, sejmenët e tij pranojnë, se kufiri jugor midis Shqipërisë dhe Gërqisë fillon në “Qafë Botë, ndërkohë që ky është kufiri politik i vendosur nga Konferenca e Londrës e vitit 1913. Kufiri i vërtetë i Shqipërisë  së Jugut, në aspektin etnik dhe antik, shtrihet në Prevezë. Nuk ka pasur grekë në Epir, këtë e ka vërtetuar plotësisht akademiku Pëllumb Xhufi tek studimi “Arbërit e Jonit”.  Sejmenët e beut të “isopolifonisë mohojnë veprën monumentale të akademikut Pëllumb Xhufi”?! A nuk duhet ta kundërshtojë këtë qëndrim të gabuar, cilido që ka ndërgjegje kombëtare?

Tole ka shkruar: “Ne i përmbahemi idesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve të sotme shqiptare”.( V. S.Tole, Odisea dhe Sirenat…vep. e cit. F. 41) Si mund të pranojnë sejmenët e beut të isopolifoinisë, vendndodhjen e sirenave greke pranë brigjeve të sotme shqiptare, në territorin politik shqiptar, ndërkohë që kufiri etnik ndodhet në Prevezë dhe jo në Konispol? Studiuesi francez Ami Boue dhe shumë të tjerë kanë shkruar për Suliotët çamë. Po ashtu Liku: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të popullsisë shqiptare”. Edhe më me simpati do të shkruante për suliotët Aleksandër Dyma: “Pothuaj dy shekuj më parë, barinjtë e maleve afër Dodonës së lashtë, të keqtrajtuar nga turqit, u tërhoqën bashkë me bagëtitë e tyre në malet më të ashpra të këtij cepi të Epirit.”(Alexandër Dumas le Grand, Daniel Zimemermann, Editins Phebus, Paris)

Na vjen keq për këto “vuajtje” të sejmenit Niko, i cili i ngre agait të tij Vasil Tole, ditirambe dhe vlera të pameritura, sikur nuk e njohin të tjerët krijimtarinë dështake të Toles. Ai shkruan se Tole na paska bërë opera në Gërqi! Si shpjegohet që nuk ka organizuar një koncert me këngë popullore të përpunuara në Përmetin e tij, sikurse prof. Aleksandër Peçi me Artistin e Popullit Mentor Xhemali, koncert që mbeti si një brilant i rrallë i gjerdanit të artë të muzikës popullore shqiptare.

Vasil Tole nuk krahasohet as me Mjeshtrin e Madh Bajram Lapi, i cili sensibilizoi botën muzikore shqiptare me ansamblin e Ersekës: “As e vogël, as e madhe”, “Manushaqe prillit në mes të dëborës”, etj, ndërkohë që Vasil Tole nuk la një këngë të përpunuar që t’ia këndojë populli. Tole nuk krahasohert as me Haxhi Dalipin, Nikollaq Bulon dhe Roland Çenen që organizuan ansamblet e bukura popullore të Vlorës, të Fierit, dhe ansamblin “Çerçiz Topulli” të Gjirokastrës. Ato ansamble me muzikë të përpunuar nga gurra popullore, do të mbeten për dekada ushqim shpirtëror për popullin dhe tregues i pasurisë kulturore të kombit.

Sejmeni i Vlorës, e nuhati ndërhyrjen e gabuar të mercenarit Niko ndaj prof. Peçit dhe pasi i kërkoi llogari prof. Peçit “pse je futur në këto organizime” e fton për shëtitje relaksi buzë detit, sepse kultura e tij e “madhe” do ta bind më në fund kompozitorin, të heqi dorë nga denoncimi i “isopolifonisë”!

Si një mercenar klasik, sejmeni i Vlorës përdor dy standarte të kundërta: me Mjeshtrin e Madh Ermir Dizdari, prej të cilit është revoltuar, sepse pohoi në emisionin “Gjurmë Shqiptare”, se nuk kishte dijeni për dosjen e futur në UNESKO, ndonse Tole ka shkruar, se drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Foklorike, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të UNESCO-s. Mjeshtri i Madh Ermir Dizdri, një jetë në punën krijuese, jashtë e brenda Shqipërisë, duhet të durojë shantazhet e sejmenit të beut me gjuhë rrugaçi në fb: “Ti nuk arrin dot tek Vaso Tole, ai është dhjetra vjet dritë larg nga ti”.

Ermir Dizdari ka dhënë kontribute të mëdhaja në jetën muzikore të vendit, qysh në vitin 1964, por edhe në vlerat morale dhe shpirtërore me thjeshtësinë e tij model. Këtë e vërtetojnë dhjetra shkrime në gazetat e kohës. Skënder Dedja, violisti, pedagogu në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” dhe orkestrant i Orkestrës së Harqeve dhe Simfonike në Durrës, ka shkruar: “Për herë të parë në qytetin e Durrësit është vënë në skenë opera “Bijtë e Skëndërbeut” më 1968. Kariera profesionale e dirigjentit Ermir Dizdari fillon pikërisht me këtë oper. Këtu qëndron momenti i krijimit të orkestrës simfonike me një rreshtim të plotë të sektorëve… Këtë orkestër simfonike, qytetit të Durrësit ia dhuroi me një punë të pa lodhur, me një autoritet dhe disiplinë absolute vetëm një njeri, dirigjenti Ermir Dizdari.” Vasil Tole nuk ka organizuar as orkestër simfonike, as orkestër sazesh.

Prof. Dr. Hysen Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik Prishtinë, ka shkruar: “Profesor Ermir Dizdari, emër i njohur në fushën e muzikologjisë shqiptare, drejtues institucioneve më të larta profesioniste të trashëgimisë folklorike e muzikore, organizator i festivaleve më të rëndësishme të folklorit në hapësirën tonë kombëtare…Ky vëllim i materialeve lidhur me një fazë të rëndësishme të organizimit të Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar të Drenasit përbën një faqe të rëndësishme në historikun e festivaleve tona kombëtare të folklorit burimor shqiptar. Të dhënat e shumta, të prezantuara me kujdes nga prof. Emir Dizdari, janë dëshmi e përpjekjeve dhe arritjeve në fushën e ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të folklorit burimor shqiptar, ndërsa lidhur me periudhën 2002-2014 janë njëra ndër provat më bindëse të funksionimit të hapësirës kulturore shqiptare si një tërësi unike…”. Vasil Tole nuk ka drejtuar as një Festival Kombëtar dhe as lokal të folklorit, si u bë Tole “i vetmi etnomuzikolog”?

Prof. Sami Piraj, ish punonjës i Ministrisë së Kulturës Prishtinë, ka shkruar: “Tashmë, jemi dëshmitarë të botimeve të veçanta për aspektin e rrjedhave të Festivaleve duke filluar nga ai i Revistes se Folklorit në Drenas (Gllogovc), Festivali i Ansambleve në Strugë dhe shumë e shumë botimeve të tjera të cilat tashmë janë në duar të lexuesve. Komunikimi ynë kolegial e kulturorë me prof. Ermir Dizdaron, vazhdon të mbetet ende si një shkëmbim i përvojës së tij, në trajtimin meritor të jetës muzikore, përafrimit të rrjedhave e të ngjarjeve kulturore, vuarjes në skenë të veprave të kompozitorëve botërorë e sidomos atyre shqiptar në kuadër të…”

Sikurse shihet Ermir Dizdari ka disa botime, në të cilat ka përthithur lëndën folklorike burimore të popullit, ndërkohë që akademiku Vasil Tole ende sot nuk e ka një botim me brumin folklorik të popullit tonë. Ka shkruar për sirenat greke dhe kuajt e Akilit, por jo për shpirtin e popullit shqiptar, sikurse ka shkruar dhe e ka konservuar Ermir Dizdari. Në këtë drejtim, është Ermir Dizdari dhjetra vjet dritë lart Vasil Toles.

Dilaver Kryeziu – koreograf Prishtinë: “Është e pa mundur që arti folklorik muzikor, i cili pasqyron realisht folklorin e një kombi {populli}, të mos përmëndet emri i prof. Ermir Dizdarit… Andaj merita dhe kontributi i prof. Dizdarit nuk do të harrohet kurrë”. Ermiri ka marrë pjesë në 89 festivale folklorike në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërkohë që Vasil Toleka qenë vetëm në Gërqi.

Gëzim Hajdinaga, ish Zv/Ministër dhe Ministër në Ministrinë për Drejtat dhe Avancimin e Pozitës së Pakicave Nacionale si dhe Kryetar i Komunës Ulqin, Mal i Zi, ka shkruar: “Prof. Ermiri ka qenë dhe vazhdonë të jetë edhe urë lidhëse e komunikimit tonë kulturor me shtetin amë Shqiperinë. Për këtë dhe gjithë çka ka ba për ne, gëzon respektin maksimal tonin dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në drejtim të kulturës dhe identietit tonë”.

 Haki Faslliu, Drejtor i Festivalit « Sharri Këndon », Tetovë, organizator dhe themelues i festivalit « Këngë Jeho », Strugë, ish Drejtor i Qendrës për Kulture Tetovë, Maqedoni e Veriut, ka shkruar:  « Ermir Dizdari është Asset Kombëtar i kulturës. Sot ndihem i privilegjuar që e kam mik, bashkëveprimtar e shok si Ermiri… » Si ndodh që larot e beut goditin asetet tona kombëtare, për të lehtësuar gjëmën që ka bërë Vasil Tole ndaj Polifonisë Popullore Shqiptare ? Çfarë kënaqësie kanë këta sejmenë të zvogëlojnë personalitet e kulturës kombëtare për llogari të agait të tyre?

Në postimin e Nikos kishte edhe gër-mëre, si të atyre urithëve, si dikur që gërmonin për biografitë. Aty shkruhet se një syzaxhi, na paskish qenë tre herë i thirrur në gjykatë për shitje të veprave të artit tek gjitonët. Mercenari besnik Niko Mihali, kërkon të balancojë shitjen e polifonisë shqiptare tek grekët nga ana e Toles me autorin e këtij shkrimi, i cili ka qenë i thirrur një herë në gjykatë, për të dëshmuar për shokun e tij kooreograf, Robert lani, i akuzuar se kishte vënë për veteranët e qytetit filmin për Enver Hoxhën. Më duhej të pohoja të vërtetën, se isha unë që e kisha vënë filmin dhe miku im mori pafajësinë. Dy herë të tjera jam thirrur në Komisariat për arsye politike, njëra prej të cilës më kushtojë 8 ditë burg dhe të rrahura barbarësh, sepse së bashku me mjekun Laver Stroka kishim botuar në Zvicër librin « Përballë falsifikatorëve të Historisë », një polemikë me Presidentin Sali Berisha dhe kryeballistin Uran Butka. Në burg kam qenë me mjekun Stroka dhe gjashtë nxënës të shkollës 8-vjeçare, të akuzuar se shprndanin fotografitë e Enverit që ua jipte Fitim Çaushi. Miku i Vasil Toles, gazetari Ëngjëll Serjani, e ka dokumentuar këtë fakt në gazetë tre ditë pasi dolëm nga burgu në 21 prill 1995.

Njëri prej fëmijëve, i tmerruar nga kushtet në qeli, iu bë gjaku ujë, sikurse u shpreh familja, dhe ndëroi jetë pak kohë pasi dolëm nga burgu. E dhashë këtë hollësi për të provuar, se sa të degraduar shpirtërisht dhe sa ligësi të pafund kanë mercenarët e akademikut Vasil Tole. Ne jemi të ndërgjegjshëm, se forca madhore do t’ia fshehin Vasil Toles persekutimin që i ka bërë Polifonisë Shqiptare, por ai ka mbetur i xhveshur nga dinjiteti i tij, pavarësisht se ai dhe sejmenët e tij do të fërkojnë duart, do të mbeten të gëzuar që e mposhtën Shoqatën “Labëria” dhe kulturën popullore kombëtare e sakatuan.

Selatin Vokrri aq sa ishte i përkushtuar në futboll, po aq ishte edhe në arsimimin e brezave

Nga Arif Ejupi

Z. Agim Ademi, kryetar i FFK-së, duke e nderuar me mirënjohje futbollistin dhe pedagogun e njohur llapjan Selatin Vokrri.

Lajmi mbi vdekjen e Selatin Vokrrit, ish-futbollist i dalluar i Llapit të Podujevës dhe Vëllaznimit të Gjakovës, është pritur me dhembje e pikëllim jo vetëm në Kosovë, por edhe në Diasporë, ku ai kishte shokë e miq të shumtë.

Selatin Vokrri lindi më 1mars të vitit 1947 në fshatin Sfeqël të Podujevës .Babai i tij Rizahu me dëshirën e vetme që t’u krijojë kushte sa më të mira djemve të tij, Abdullahut, Bejtushit; Selatinit dhe Muhametit, në fillim të viteve të 50-ta,vendoset në qytezën e Podujevës.

Shumë shpejt Rizahut do t’i bëhet krah i fortë Abdullahu, i cili me mjaft sukses i kryen të gjitha nivelet e shkollimit,duke e arritur edhe gradën e doktorit të shkencave të Pedagogjisë në Universitetin e Kosovës.

Abdullahu duke e parë gjendjen e rëndë në shkollat e Llapit, së bashku me disa kolegë edhe pse kishin mundësi punësimi në Prishtinë, do ta fillojnë punën prej mësimdhënësi në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës, tani“ Aleksandër  Xhuvani”

Ai në këtë gjimnaz do të punojë deri në vitin 1975 si ligjërues i lëndëve: Sociologji, Filozofi, Psikologji dhe Logjikë.

Qysh në rininë e hershme ai së bashku me Hajrush Ramën, Rifat Blakun, Fitim Domin-mixhën Ramë etj, do të luajnë në Klubin Futbollistik të Llapit të Podujevës.

Rrugën e sukseseve të Abdullahut do ta ndjekin edhe vëllezërit e tij më të rinj Selatini dhe Muhameti.

Selatini krahas mësimeve në Normalen e Prishtinës do të luajë në KF ”LLAPI”. Ai qysh në ndeshjet e para bije në sy me lojën e tij të shkëlqyeshme. Në shenjë nderi dhe respekti të gjithë në Llap, filluan ta thërrisnin shkurtas Seli.

Selatini shumë shpejt do të jetë edhe golashënuesi më të mirë i KF. Llapi, të shumtën e kohës anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës.

Loja e tij e bukur i çonte në stadiumin e qytetit në Podujevë, pleq e të rinj. Ai në Llap debutoi përkrah futbollistëve 4-5 vjet më të moshuar si: Fazli Llugaliu, Rifat Raçi, Bedri Muçolli, vëllezërve Hashim e Bislim Aliu, Ahmet Haxhiu, Shaban Hajrullahu, Ejup Bekteshi, Shaban Hajdari, Idiz e Sylejman Mehmeti etj.

Selatini dhe i vëllai i tij Muhamet Vokrri me lojën e tyre brilante skuadrën e Llapit e bëjnë “arrë të fortë “ për të gjitha ekipet e Kosovës.

Selatini falë golave të tij të bukura dhe lojës plot aksione do të jetë edhe në ballinat e gazetave të kohës në Kosovë.

Falë formës së tij të shkëlqyeshme më 1969, kalon së bashku me portierin e Llapit, Mirko Kecojeviq në Vëllaznim të Gjakovës.

Ai edhe në këtë skuadër tregon formë të shkëlqyer. Vëllaznimi gjatë viteve 1971-1972,do të bëjë gara në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë-grupi i Lindjes.

Meqenëse, Seli ishte shumë i lidhur me Llapin, s’ do të lëvizte dot nga ai. Por, gjatë qëndrimit në Gjakovë, ai do t’i kryejë edhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike.

Atje edhe do të martohet me Zojen e cila si infermiere e kualifikuar vite me radhë dha kontribut të madh në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë.

Me largimin e gjakovarëve nga Liga e Dytë Federative e ish-Jugosllavisë, Selatin Vokrri, rikthehet në Llapin e tij të dashur, ku do qëndrojë deri në vdekje.

Ai përveç lojës prej futbollisti e trajneri në skuadrat Llapi e Besiana, deri në pension të merituar punoi edhe si mësimdhënës në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” të Podujevës.

Ngjarje që s’do të harrohet kurrë me Selatinin si kryeprotagonist është edhe ajo e viteve 1973-1974.

Falë golit të tij të shënuar nga penalltia kundër Rudnikut, të Kishnicës, që përbëhej kryesisht nga futbollistë serbë Llapi, rikthehet triumfalisht në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës.

Serbët të njohur me vandalizmin e tyre në shenjë pakënaqësie e patën sulmuar fizikisht arbitrin dhe takimi qe ndërprerë.

Pastaj, Komisioni i Garave këtë ndeshje e pati regjistruar me rezultatin 0:3 në favor të Llapit të Podujevës.

Llapjanët jo vetëm që rikthehen në shoqërinë e më të mirëve por synojnë edhe titullin e Kampionit në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës. Ata në Kampionatin e viteve 1975-1976 zënë vendin e tretë duke i tubuar 36 pikë.

Seli tregohet mjaft i suksesshëm edhe si trajner. Nën udhëheqjen e tij dhe të Z. Hashim Aliu,nxënësit e shkollave të Podujevës, më 1976 në garat e mbajtura në Çakovec të Republikës së Kroacisë e gjunjëzojnë në gjysmë finale Kroacinë me 4:1.

Kurse, në Finale edhe Serbinë, 3:0. Ky turnir në të cilin merrte pjesë edhe Fadil Vokrri, ishte një shkëndijë paralajmëruese që ai në të ardhmen do të jetë njëri nga futbollistët më të mirë, në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Fadili e kishte Selatinin axhë e bashkëlojtar. Ata në Llapin e Podujevës luajtën së bashku goxha kohë.

Në saje të tyre dhe sulmuesve të tjerë si: Shukri Shabani, Emin Simnica, Bastri Muçolli; Islam Ajeti, Izeir Mustafa etj, Llapi e kishte sulmin më efikas në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës.

Seli me sukses do ta kryejë edhe detyrën e trajnerit në KF “Besina”e formuar më 1995.

Ai si profesionist i vërtetë do të bashkëpunojë ngushtë me z. Ertan  Xhihiq, afarist i njohur në komunën e Podujevës.

Xhihiq, që i dha të gjitha për t’u krijuar kushte sa më të volitshme pune futbollistëve të Besianës, duke i njohur cilësitë e trajnerit Selatin Vokrri, ia lë atij duart e lira.

Puna serioze dhe e pandërprerë e Selit më 2001-2002,kurorëzohet me sukses. Skuadra e Besianës e drejtuar nga ai bëhet Kampione dhe fituese e Kupës së Republikës së Kosovës.

Selatin Vokrri në cilësinë e kryetranjerit të Besianës, nga e majta, rreshti në këmbë.

Seli për kontributin e tij dhënë futbollit e sidomos atij në Llap, nga instanca të nivelit qendror e lokal, është shpërblyer me mirënjohje të shumta.

Agim Veliu, ish-kryetar shumëvjeçar i Podujevës i ndanë si dhuratë simbolike z. Selatin Vokrri, një palë këpucë sportive.

Selatini si gjithnjë modest shpreh konsideratën e tij të lartë dhe ndihet i kënaqur që sporti në komunën e Podujevës, po gjen mbështetje.

Selatin Vokrri ishte i orientuar mirë edhe kombëtarisht. Ai si 21 vjeçar dënohet me një muaj burgim, nga regjimi komunist i ish-Jugosllavisë, si pjesëmarrës i demonstratave studentore të organizuara më 27 Nëntor 1968,në komunën e Podujevës.

Prandaj, Selin të gjitha duhet ta kujtojmë si njeriun që i dha shumë Sportit dhe Arsimit në Llap e Kosovë.

Kur analisti konspiracionist Arian Curri , zbulon “grupin e strukturuar antiamerikan” të drejtuar nga Rama?! 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Numri i Konspiracionistëve shqiptarë  madje dhe kosovarë është shtuar së tepërmi në këto kohë të turbullta të demokracisë liberale shqiptare në raport me demokracinë liberale të BE dhe  atë anglo-amerikane. 

Pa dyshim nuk kishte si të ndodhte ndryshe gjatë maturimit në doktor shkencash të z.Arjan Curri, kur së bashku me konspiracionistë të tjerë të zellëshm të politikës shqiptare, po ndriçojnë shoqërinë njerëzore shqiptare me idetë transhendenciale se, në Shqipëri ka një grup siç mund të thonë prokurorët e aftë shqiptarë `të struktuar` të drejtuar dhe nga kush?…nga vetë kryeministri Rama!!!! 

 Në emisionet e zakonshme të ish deputetes demokrate, tashmë moderatore Top talent në Top Channel (në fakt nuk dihet se përse iku por edhe se kujt krahu demokrat ishte, të atij të Ali-Bashës apo të Usta i Paudhi Berisha), analizat politike amorfe të z. Çani, nxorrën shumë informacione top sekret të  nxjerra me shumë inteligjencë nga z.Kreshnik Spahiu (`i krahut të dikurshëm të moderuar islamist`, i Aleancës Kuq e Zi por dikur ish drejtor i Transparency_International_Albania për të zbuluar të korruptuarit, si dhe ish drejtor ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve -ZMQ), nga persona afër Departamentit të shtetit, të cilët shohin si tek z.Spahiu ashtu dhe tek analisti logore-ist z.Çani (por jo fis i kontit Çianno i cili dikur ishte habitur nga zelli i shqiptarëve për të spiunuar falas në favor të ish Kryetarit të Prefekturës në kohën e Façizmit Qazim Mulletja), për egzistencën e një grupi antiamerikan shqiptar që na paska qënë i drejtuar nga vetë Kryeministri shqiptar Edi Rama.  

Pra, këta analistë politikë që mund të krahasohen vetëm me analistin e tërbuar antirus Fareed Zaharia të CNN (por në valencë të kundërt), analizuan situatën e errët politike në Shqipërië plot kurthe, korrupsion, e errësirë, ku vepron mbreti Dungeon Master, i cili na sillka vërdallë jo vetëm Shqipërinë por edhe vetë Amerikën, aq sa zëvëndësi i zëvëndësit të sekretarit të shtetit Eskobar (mos e ngatërroni me Pablo Escobarin e famshëm, por se ç`dreqin ka  Departamenti i Shtetit amerikan të  na sjellë persona me emra që na bëjnë të dyshojmë padashje në konspiracione që shkojnë shumë thellë dhe shumë lart), bisedoi me `Antiamerikanin e tmerrshëm` Rama i cili na paskërkesh korruptuar një drejtues të lartë të FBI në favor të Berishës (?!), por dhe sigurisht për vehten e tij dhe të rusëve, bisedoi me Ilir Metën Kryetarin e Partisë së Lirisë (`së të korruptuarve`), me Ali-Bashën, por nuk bisedoi me Berishën!  

Biseda paskërkesh qënë sa e thellë po aq sa dhe e gjërë, dhe sipas informacioneve top-sekret të cilat i dinin vetëm këta tre pafillot, bisedat  ishin të njëjta, banale, e të zakonshme përsa i përket shitblerjes së votës, korrupsionit etj,etj, por… sipas Aluzioneve dhe iluzioneve të analistit dhe konspiracionistit Curri, Escobar duhet ti kishte tërhequr veshin Ramës për sigurinë në realizimin sa më të mirë të zgjedhjeve, paskërkesh kritikuar me elokuencën amerikane të zakonshme ku  përfshihej edhe zhargoni I filmave amerikanë `fuck him` (sharje që lejohet kundër partive rivale) me Kryetarin e Lirisë së Shqipërisë, si dhe i kishte rrahur supet e Ali-Bashës për trimërinë e treguar në zhvatjen e vulës së Partisë më të madhe opozitare, dhe duke mos e takuar, pra,  duke ja futur sa krahu partisë pa vulë me në krye Berishën nongratta. 

Sipas Analisto-konspiracionistit Curri, problemi politik shqiptar paskërkesh qënë shumë më i turbullt se ç`e dinë shqiptarët, sepse në Shqipëri paska një  grup të fshehtë antiparti e anti amerikan, megjithëse shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, dhe megjithëse vetë SHBA do më shumë se këdo popull tjetër në botë shqiptarët dhe Shqipërinë. Porse ç`po ndodh në kulisat e politikës shqiptare sipas këtij analisti? SHBA paskërkesh qënë e mërzitur sepse Kryeministri Rama sipas  `leak` të të dhënave  të fundit të cilat rrodhën nga një lojtar amerikan lojrash kompjuterike I zbuluar tashmë nga FBI, doli se Edi Rama qënka kapo i grupit anti-amerikan?!…  Grupi mesa duket i `strukturuar antiamerikan` paskërkesh në përbërje jo vetëm Kryeministrin Rama dhe `byronë politike të tij`, por çuditërisht zëvëndësi i tij na paskërkesh qënë Berisha, dhe  zëvëndësi i Berishës na qënkërka Meta me miqtë e tij të korruptuar, gjysma e të cilëve janë në burg `padrejtësisht`, dhe plot të tjerë.  

Tani zëvëndësi i zëvëndësit të sekretarit të shtetit Escobar, së pari bisedën paradoksalisht e paska bërë me vetë Kryetarin e grupit anti-amerikan(!?) Edi Rama, i cili sipas të dhënave konspirative i ka dhënë fjalën se do japë doërehqjen nga grupi antiamerikan, por Escobari i paskërkesh thënë- jo!! …rri aty.. që të zbulojmë të tjerët se kush janë… Medemek Rama na qënkërkesh bërë si i thonë fjalës . një spiun…. i amerikanëve dhe mesa duket punoka  dhe qëndroka në dy karrike: në atë anti amerikane, pra sipas analistit tjetër të famshëm shqiptaro-kosovar Prof.Bytyçi- Rama në njërën nga karriket anti-amerikanë është ulur së bashku me Vuçiçin e rusëve, kurse në karriken tjetër bën sikur është pro-amerikan por edhe pro UÇK, pra, edhe Kripto-proKosovar….????!!!!! 

Këto analiza të thella që nxjerrin deduksione po aq të thella dhe të ngjashme me mbrapshtinat e këpucëve të grave  drejtuese të shtetit shqiptar, kanë vetëm një fill të hollë (ndoshta me origjinë psikiatrike) atë që z.Curri por dhe të miqve e tij analisto-konspiracionistë të cilët po budallallepsin shoqërinë shqiptare dhe që përpiqen të marrin po aq klikime simpatie sa dhe i madhi Luis Ejëlli.  

Ndoshta me kalimin e kohës pas 6 majit të përfundimit të BBVIP2, do t`ja kalojnë jo vetëm Luisit  por edhe kryekonspiracionistit anti-global po të Top Channel z.Alfred Cako), pasi ka mbrojtur si asnjë tjetër prift e peshkop (!?), doktoraturën e tij të mbështëtur tek Gregori i Niceas, i njohur si teologu  më filozofik i krishterë  i viteve 372-395 kur vdiq . Një nga idetë kryesore në veprat e Peshkop Gregorit të Niceas  është dallimi mes natyrës imanente dhe transhendente brenda energjive të Zotit. Ai mendon se energjitë hyjnore të pakrijuara ndërhyjnë në sfera të rëndësishme të botës, si njerëzimi, njohja, virtyti dhe historia, deri në fundin e kohërave (gregor of Nicea – Google Search), me pak fjalë edhe nw Shqipwrinw tonw tw molepsur me gomarllëqe të pafund nga këta `koka` të elitës shqiptare…  

Kjo ide që e ka gëlltitur z. Curri me të cilën ka mbrojtur doktoraturën, e kombinuar me aftësitë e tij të shprehura në konservatorin e Athinës si tenor dramatik, +  cilësitë e tij si “teolog, filozof, avokat”, ku pohon edhe vetë në emisionin e Rudinës se: “mos e thuaj se njerëzit po ta dëgjojnë do fillojnë e do qeshin fare” (Befason Arjan Curri, zbulon talentin e tij të fshehur: Ja pse Arjan Çani nuk e përmend asnjëherë – Aktualitet (sot.com.al) 

E përmbledhur, na del se këta analistë të kooptuar e të paguar nëpër tv private shqiptare, jo vetëm janë budallallepsuar  vetë dhe auto sugjestionuar, por edhe në fakt po përpiqen të `infektojnë` shoqërinë shqiptare me teori konspirative duke nxirë dhe errësuar çdo gjë të mirë që po ndërtohet në Shqipëri.  

Shyqyr Zotit që një pjesë e shqiptarëve nuk i sheh emisionet e para-paguara politike, por të paktën kjo shoqëri e mbetur, po merret me nivelin e Luiz Ejëllit sepse atë nivel ka shumica e shqiptarëve.  

Sidoqoftë është më mirë që shumica e shqiptarëve e ka këtë nivel,  sesa të `ngjitet` në nivelin e Currëve, të çthurret,  e ti lëvizi  `zari` i mëndjes, të vrasë trurin, e të shqetësoje veten e familjen me broçkulla tip `Zona e lirë`, zonë e cila është çvendosur dhe nuk di ku të stacionohet në media. Dyshojmë  se ish drejtuesit e saj mund të stacionohen në Psikatri ose të mjekohen ambulatorisht në qëndrat e Shëndetit Mendor nëse do të vazhdojnë me këtë intensitet-marrëzinë e tyre mediatike e cila të kujton ardhen në Athinë  të St.Pali i cili predikoi fenë e re, por filosofët i thanë Shën Palit: këtë ide na e thuaj njëherë tjetër… dhe u larguan duke e përqeshur.  

priftipirro2017@gmail.com

Në Vushtrri u organizuan “Garat e Kuranit 2023” për fëmijë

0

Vushtrri, 14 Prill 2023 (VushtrriaPress)

– Në Vushtrri u organizuan sot Garat e Kuranit 2023 për fëmijë Hifz xhuzi Amme.

Siç njofton VushtrriaPress, vendin e tretë e mori: Jusuf Murtezi – u shpërblye me 25 €, vendin e dytë: Aksa Shaqiri – u shpërblye me 50 € dhe vendin e parë: Malik Shuku – u shpërblye me 100 €.

Po ashtu VushtrriaPress njofton se për lexim të rrjedhshëm, vendi i parë i takoi: Rejan Musa – u shpërblye me 50 euro.
Çmimet u dorëzuan sot para ezanit të xhumas në Xhaminë “Gazi Ali Beg” në Vushtrri.
———
📸: Garat e Kuranit në Vushtrri, 14.04.2023
———
➡️Videot, fotot, shkrimet, opinionet, reagimet apo intervistat nga politika dhe shkrimet nga fushata zgjedhore nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së VushtrriaPress-it
Mund të jetë një imazh i 4 persona

Gjuha e ashpër publike është gjithnjë shenjë e mungesës së etikës e edukimit të folësit, e jo të sulmuarit!

0
___

1. Gjuha e urrejtjes, në jetën publike në fakt është mekanizmi më adekuat kundër komunikimit dhe tolerancës ndërqytetare të një vendi (pretendent) demokratik! Por, përse dhe si lindi kjo gjuhë e ashpërsuar në përditshmërinë sociale dhe politike të shqiptarëve andej e këndej kufirit. Shkaqet duhet kërkuar si në histori, ashtu edhe në psikologji sociale e sociologji të njohjes; Pse në histori? Shkaku, se ne shqiptaret e Kosoves në shekullin e fundit praktikisht ishim popull i një shteti të huaj…! Pse në psikologji sociale? Sepse, në rrugëtimin e mbijetimit u ushqye në mënyrë sistematike pamundësia e të qenit i lirë edhe si individ e edhe si entitet;etnik, social, politike, e kulturor. Po,pse në sociologji? Sepse,fenomeni i urrejtjes si mekanizëm mjaft efikas i kontrollit social dhe praktikës manipulative me masën e gjerë, shumë lehtë mund të bëhet një mjet i fuqishëm shkatrrues për të homogjenizuar qytetarë e frustruar dhe të margjinalizuar.

2. Gjuha e urrejtjes e stimuluar, por, edhe e simuluar nga elitat e ndryshme politike, gjithënjë ka prodhuar si shprazje të energjise negative, ashtu edhe ridimensionime në hierarkinë e lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme sociale. Gjuha e ashpër publike, në një shoqëri të pa konsoliduar dhe të pa emancipuar (sa dhe si duhet në frymën e normave dhe standardeve të demokracisë neoliberale) siç është rasti me Kosovën, shumë lehtë mund t’u nënshtrohet rreziqeve ekstreme të shkatërrimit të vlerave të arritura të lirisë, demokracisë dhe shtetësisë, por, edhe të ridimensionimit të këtyre vlerave në drejtimin e gabuar, e që u arritën me gjak e sakrifica sublime të heronjëve të kombit.

3. Në shoqëritë tradicionale, mekanizmi i kontrollit social kryesisht ushtrohej përmes religjionit dhe normave morale, që ishin normale për shoqëritë që sistemi i kishte tjetërsuar, konsumuar e eksploatuar deri në margjinat e skajshme; sociale, politike, kombetare, kulturore, etj. Në shoqëritë industriale, instrumenti i kontrollit social po edhe ai i kulturës së tolerancës e mirëkuptimit ndërqytetar, më së miri ushtrohen e kultivohen përmes nevojës së rehabilitimit dhe kultivimit të harmonisë sociale; zgjërimit të mekanizmave të sigurisë ekonomike, sociale, politike, kombëtare e kulturore, shëndetësore, arsimore, etj. Në shoqëritë e tranzicionit, mekanizmi i kontrollit social është përmbytur me faktin se e drejta e kontrollit i është besuar shtetit (që s’u menagjua nga patriotizmi,por, nga interesi dhe zhvatja për vetën, grupin dhe partinë!) i cili në rastin e Kosovës po bëhet gjithënjë e më zhgënjyes, edhe për faktin se praktikat e kontrollit social (liria e mendimit dhe e qarkullimit është ngulfatur me mashtrimet të njëpasnjëshme nga ana e politkanëve që votat e qytetarëve për një emancipim ekonomik i kanë konvertuar në “shitje të pasurisë së përbashkët”/toka, pasuria nëntokësore, super te drejtat për 5%serb lokal,/ , në pasurimin e vetës së tyre dhe grupeve, e klaneve të dyshimta, etj.

Gjuha e urrejtjes apo ndryshe si shquhet edhe si gjuha e bulizimit, sociologjikisht mund të interpretohet si një “armë” e fuqishme dhe tejet e sofistikuar për homogjenizimin e qytetarëve dhe komuniteteve të ndryshme të pakënaqura politike. Kjo “gjuhë”, si një përmbajtje e (“fjetur») ndërgjegjes sonë është dëshmuar aq efektive në demonstrimin e egos agresive, sa që egos paqësore gjithnjë e më pak po i mbetet hapsirë për t’u imponuar si opsion alternativ. Bile, edhe atëherë kur komuniteti në fjalë, gjuhën e tillë e kupton dhe e interpreton si frustrim e si paknaqësi ndaj statusit të vetë social, politik, ekonomik, etj…

Kosova organizon Kampionat Evropian të xhudos

0

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në rezultate, Federata e Xhudos së Kosovës do të organizojë për herë të parë një Kampionat Evropian të xhudos.

Evropiani është format i ri i ngjarjes kontinentale, e që zyrtarisht njihet si “European Championships Open”.

Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë. Evropiani është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kg dhe 73 kg. Kosova ka të drejtë t’i ketë nga dy xhudistë në kategori, ndërsa shtetet tjera nga një.

Sipas shkrimit të publikuar nga EJU, fondi shpërblyes është 300 mijë euro, që paralajmëron se në kryeqytetin tonë do të zbarkojnë yjet e xhudos.

“Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë një turne i tillë i klasës së xhudos së përgjithshme do të organizohet në Kosovë. Xhudo ka qenë prej kohësh sport kombëtar këtu, dhe ajo që na ka munguar është një turne ku yjet tanë kryesorë mund të performojnë para tifozëve tanë”, tha mes tjerash kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të EJU-së.

Dhënien e organizimit FXHK-së dhe formatin e ri e ka vlerësuar lartë edhe presidenti i EJU-së, Laszlo Toth.

Kosova dhe FMN arrijnë marrëveshje për program të ri mbështetës në vlerë deri në 260 milionë euro

0

Washington, 15 prill 2023

-Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në/

Gjatë qëndrimit në takimet pranverore në Washington D.C. të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, është arritur të përmbyllen me sukses diskutimet për një program të ri mbështetës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Programi i ri përfshin vënien në dispozicion fillimisht të shumës prej 80 milionë euro në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera.

Në momentin e miratimit nga Bordi i FMN-së, Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në.

Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.

Pikënisje për këtë arritje ka qenë suksesi në konsolidimin e shpejtë të financave publike, dhe vendimmarrja e matur fiskale. Kjo është edhe një dëshmi që reformat tona po vlerësohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN.

Ministri Murati u shpreh se një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin që kanë punuar shumë në përgatitjen e këtij programi.

Presidentja Osmani priti në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e tyre. 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përshëndetur marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar dje. 

 

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova me Malin e Zi ndajnë pikëpamjet e njëjta mbi rëndësinë e integrimit euroatlantik të shteteve të rajonit si garancë për paqe e prosperitet në rajon. 

Sipas Presidentes Osmani, Mali i Zi është shtet mik dhe partner i Kosovës, ndaj ka shfaqur besimin se do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në përpjekjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar duke përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, për të cilën gjë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Abazoviq.  

 Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon dhe dialogun me Serbinë. 

Presidentja Osmani ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, megjithëse ka theksuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur. 

Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtar rreth zbatimit të Marrëveshjes dhe se është e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.  

Ndër të tjera, në takim, nga të dy palët u tha se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve. 

Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviq diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.