Kreu Blog Faqe 1078

Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

0

Tetovë, 15 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në Maqedoninë e Veriut u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA.

Në këtë takim në të cilin kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës.

Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Serbia ka një koncept të ri të politikës së jashtme. Ai është i zhveshur nga reliktet , që formësuan konceptin shtetformues të shekullit 19-të dhe zgjerimin në jug, por ushqen pretendimin e elitës serbe për rikthimin e hegjemonisë në rajon.

Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe, bazohet shumë në atë të Rusisë së Putinit që ishte aprovuar në nëntorin e vitit 2021. Ai reflekton tërësinë e ankesave të përhershme ndaj Perendimit, të ambalazhuara me elemente të diskursit relativ paqësor. Beogradi tutje dëshiron ta zgjerojë bashkëpunimin me organizatat e të drejtave të njeriut; të bëjë çmos që të aderojë një ditë madje edhe në BE; të përafrohet edhe më shumë me Uashingtonin, duke ia kaluar për nga djallëzia edhe pretendimeve të Moskës së pas viteve ‘80-ta, kur mëtonte të “ndërtonte marrëdhënie të dobishme reciproke” me Shtetet e Bashkuara, por duke pas parasysh mbi të gjitha investimet dhe tregun perendimor. Këtë kurs Rusia e ndërtoonte atbotë me SHBA-të, megjithëse e akuzonte për qëndrim jo miqësor” ndaj Rusisë. Ka disa vite, të njëjtën logjikë në raport me SHBA-të e ndjek edhe Serbia, pavarësisht se në çdo përvjetor të bombardimeve të caqeve ushtarake serbe nga ana e NATO-s (çdo 24 mars), propaganda antiamerikane gumëzhinë deri në qiell, ndërkaq zërat më të artikuluar nga bota akademike serbe nuk prajnë të akuzojnë SHBA-të si kampion për prishjen e “Rendit ndërkombëtar”!

Rikthimi i hegjemonisë serbe në rajon

Koncepti i ri i politikës së jashtme i nënshtrohet plotësisht pretendimit që elita drejtuese e Serbisë sot ushqen për rikthimin e hegjemonisë në rajon. Në këtë rrugëtim Beogradi çdo hap të përafrimit me Perendimin e logaritë me peshorën e artarëve, duke insistuar që për çfardo “lëshimi” të mudnshëm që detyrohet ta bëjë, qoftë në raport me dialogun me Kosovën, qoftë në krijimin e imazhit për shkëputje të mundshme nga ndikimi rus, të përfitojë sa më shumë “garancione serioze dhe afatgjata sigurie” dhe financime të drejtpërdrejta nga Perëndimi. Në këtë rrugëtim Beogradi nuk ngurron fare që në çdo takim me karakter diplomatik, politik a ushtarak, qoftë ai i natyrës bilaterale a multilaterale, të parashtrojë “katalogët përkatës të kërkesave”, që do t’i hapnin rrugë realizimit të projektit strategjik serb “Bota serbe”, krejtësisht në përputhje me konceptin rus mbi “Botën ruse”.

“Ballkani i hapur” prandaj ishte e mbetet një projekt që përputhet, respektivisht e shpien tutje drejt realizimit faktik, atë qensorin — që e njohim si kopje të atij rus — projektin për “Botën serbe”.

Në ndihmë kësaj strategjie gjithësesi i vie pozicionimi i Kishës dhe një lagjeje të të djathtës ekstreme. Tashmë është fakt notar se në Beograd, sidomos në fillet e aneksionit rus në Ukrainë, kishte edhe protesta pro-ruse. Por edhe fakti tjetër shtesë se në Beograd dhe gjithandej në Serbi, pa përjashtuar as Mitrovicën e veriut, ku janë përqëndruar banda të ekstrimit të djathtë serb, shfaqen murale në respekt të Vladimir Putinit, ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Kur kësaj i shtohet edhe qëndrimi i luhatur i qeverisë serbe, shqetësimi i shteteve partnere evropiane duket krejtësisht i ligjshëm.

Por, nëse në javët dhe muajt e parë të luftës në Ukrainë, diplomacia europiane ishte pozicionuar qartë pro ushtrimit të presionit mbi Serbinë në raport me marrëdhëniet e saj me Moskën dhe qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, me kalimin e kohës, këta zëra u heshtën. Atbotë, nëse i kthehemi kronikave, sipas njoftimeve të shtypit, spektri i masave të mundshme që paralajmronin Berlini, Brukseli…duhet të variojonte “nga heqja e përjashtimit të vizave dhe tërheqja e statusit të kandidatit, deri te largimi i investitorëve.” [1] Në fillim të marsit 2022, nëntë anëtarë liberalë të Parlamentit Evropian i patën shkruar Komisionit të BE-së, duke kërkuar ngrirjen e fondeve dhe pezullimin e negociatave të anëtarësimit në BE me qeverinë në Beograd, duke përfshirë zëvendëskryetarin Nicola Beer (FDP). Serbia po tregon “një lëvizje të rrezikshme drejt autoritarizmit” që është në “kontradiktë të fortë” me synimin e njëkohshëm për t’u anëtarësuar në BE, nismëtarët e justifikuan iniciativën e tyre: “Dhe kjo paqartësi kulmon me refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.[2]

Rikthimi i hegjemonisë serbe në rajon ishte pjesë përbërse edhe në Strategjinë e sigurisë kombëtare [2020], që përcaktonte shtatë interesa kombëtare prioritare të Republikës së Serbisë, dy prej të cilave cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi; e para — ruajtja e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, dhe e dyta — ruajtja e ekzistencës dhe mbrojtjes së popullit serb “kudo që jeton”, si dhe i pakicave kombëtare, identiteti i tyre kulturor, fetar dhe historik, i cili është parakusht për “mbijetesën e Republikës së Serbisë, të diasporës dhe serbëve jashtë vendit dhe të Republikës Srpska si një entitet brenda Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit”. [3] Për realizimin e këtyre dy synimeve, koncepti i ri i politikës së jashtme, bazuar në vetëbesimin e ri të Serbisë që po e rishfaq hapur në

përballje me trysnin e Perendimit në raport me politikat e saj me Rusinë, tok, paraqesin një kthesë serioze në politikën serbe, e cila padyshim “favorizohet nga rrethanat e reja gjeopolitike në rajon”. [4]

Në këtë kontekst, vlen të rikujtojmë prezantimin e fundit të një prej studjuesve më me peshë të gjeopolitikës serbe, Dr. Milomir Stepiq [Milomir Stepić], i cili është autor i një sërë hartash etnike të territorit të ish-Jugosllavisë dhe një nga nismëtarët e kërkimit shkencor me një titull sinjifikativ “Hapësira etnike e serbëve”.

Sipas Stepiq-it, Kosova është territori qendror — bërthama territoriale e Ballkanit — përmes së cilës mund të mos kalojnë komunikime të rëndësishme, por është e mundur të kontrollohen nga ajo zonë — Korridori 4 / Korridori 8 / Korridori 10 i trafikut shumë të shpeshtë pan-evropian. (Salzburg — Lubjanë — Zagreb — Beograd — Nish — Shkup — Veles — Selanik mbrohet nga NATO / Korridori që do të shpallet Nish — Prishtinë — Durrës). Stepić, konkludon autorja kroate dr. sc. Jadranka Poloviq, përdor tezat e gjeografit të famshëm britanik Halford Mackinder, si dhe të gjeopolitikanit amerikan, Nikolas Spykman, për të përcaktuar pozicionin gjeopolitik të Serbisë, të cilën ai normalisht e konsideron si “një vend me aftësi të kufizuara” pasi është pa dalje në det. Kështu, ai konkludon se “kushdo që vjen nga deti apo “vertikalja strategjike moravë-vardar ka aftësinë për të menaxhuar Kosovën dhe Metohinë, dhe kushdo që e kontrollon Kosovën dhe Metohinë si një fortesë makro të Ballkanit, kontrollon rajonin.”[5]

Ky fakt dëshmon arsyen reale të përballjes së Serbisë edhe me bombardimet 78 ditëshe nga ana e NATO-s dhe përkushtimin që kishte Shtabi Madhor i Ushtrisë Serbe, respektivisht lidershipi serb, që përmes aperacionit Patkoi [6], të kryente spastrimin definitiv të Kosovës nga elementi shqiptar, siç kishte bërë edhe me Toplicën [1878]. Rezulton se, që nga krijimi i shtetit modern serb, ky ishte gjenocidi i katërt që Shtatmadhoria e Ushtrisë serbe po kryente ndaj shqiptarëve,e që për objektiv kishte krijimin e rrethanave të daljes së Serbisë në Adriatik. Pushtimi i Kosovës [1912] ishte hap i rëndësishëm në këtë plan. Prandaj Serbia, pavarësisht se ka kapitulluar më 10 qershor 1999 në Kumanovë, nuk heqë dorë nga një territor i tillë me rëndësi të madhe gjeopolitike, Shih për këtë, Stepiq në studimin e tij, i sugjeron lidershipit serb shtyrjen e zgjidhjes, dhe konservimin e pozitës së “konfliktit të ngrirë”, me shpresë se kurdo që të ketë ndryshime të rëndësishme gjeopolitike, Serbia do të mund të rikthehet sërish në Kosovë.

Fundi gradual i ekuidistancës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit

Manovrimi midis Lindjes dhe Perëndimit ka qenë një traditë në Beograd që nga themelimi i shtetit [1878]. Kjo frymë do të kultivohet tutje, duke gëzuar mbështetjen e Perendimit sidomos pas shkëputjes së Jugosllavisë së Titos nga ndikimi i BRSS staliniste [1948]. Le të kujtojmë se edhe në vitin 2009, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, I deklaroi BE-në, Rusinë, SHBA-në dhe Kinën si “katër shtyllat” e politikës së jashtme të Serbisë. Vuçiqi është vazhdues i këtij koncepti. Në prag të luftës në Ukrainë Aleksandar Vuçiqi bëri një hap më tej nga kjo traditë, duke vizituar Kremlinin dhe duke i përcjell opinionit sllavofil gjithandej një foto të veçantë të tij me vozhdin e Rusisë — Vladimir Putinin. Me këtë rast duket se ai kishte marrë në konsideratë edhe mundsinë e hapjes së “Frontit të jugut”. Barrikadat e ngritura në verun e Kosovës në dhjetorin e viti 2022 dhe tensionimi I situatës prgjithësisht , duke urdhëruar tërheqjen e Listës Serbe nga Kuvendi dhe gjykatësve e policisë nga institucionet e vendit, ishin në këtë linjë veprimi. Gjithësesi, në rast se projekti për aneksimin e Ukrainës do të kishte përmasat e një operacioni ushtarak dhe do ët përfundonte me rënien e Kievit shpejt, siç ishte projektuar nga gjeneralët e ushtrisë ruse, edhe “Fronti I jugut” do të kishte filluar kaherë.

Për politikanët konservatorë serbë, respektivisht për të tri këndet e trekëndshit real të politikës serbe: Kishën, Politikën dhe Ushtrinë, marrëdhëniet e vendit me Rusinë mbeten alternativa e parapëlqyer kundruall anëtarësimit në BE. Ky koncept ka zanafillën e tij që në shek. 19-të, kur po hidhte shtat i ashtuquajturi model i shoqërisë sllave. Nëse kthehemi pak në retrospektivë, mësojmë se këtë koncept e shtroi fillimisht filozofi rus Nikolai Berdjajev (1874-1948), duke e përkufizuar teorinë sociale të sllavofilisë si një “teori shoqërore patriarkale-organike”. Vetë përkufizimi thekson rëndësinë e tre institucioneve më të rëndësishme për vetëkuptimin sllav: familja patriarkale si njësia bazë e komunitetit, roli autoritar i patriarkut (babai në familje, i moshuari i fshatit në komunitet, sundimtari në shtet), si dhe këndvështrimi kishtar-ortodoks i unitetit organik të shoqërisë dhe shtetit, filarmonisë, si parim mbizotërues shtetëror dhe komunitar. të shtetit popullor. [7].

Megjithatë, nëse i hedhim një vështrim hartës botërore të tregtisë së jashtme dhe asaj të ndihmave zhvillimore, mësojmë se rruga ruse mbetet vetëm pjesë e resentimentit të së kaluarës serbe, meqë BE-ja, respektivisht Perendimi, zë vend qendror.

Ideali i politikës së jashtme të ekuidistancës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit duket se mund ta ketë një fund të shpejtë. Në kujtesën kolektive serbe, ajo epokë ndërlidhet me reputacionin e shtetit dhe zgjerimin e ndikimit të tij jo vetëm në rajon. Marrëdhëniet serbo-ruse edhe në konceptin e ri të politikës së jashtme serbe nuk janë të

shkëputura nga qëllimi i Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së. Diskursi i të djathtës pro serbe në Mal të Zi, në esencë nuk dallon nga ai i kandidatit për president — Jakov Millatoviq, prandaj ai gëzoi mbështetjen e Kishës serbe në Malin e Zi, madje publikisht edhe ët ministrit të jashtëm serb, meqë ai, pra presidenti i ri i Malit të Zi, është në përputhje të plotë me thelbin e këtij koncepti. Rrjedhimisht Republika e Malit të Zi si anëtare e BE-së, vetëm sa e përforcon tezën e konceptit të ri të politikës së jashtme serbe.

Gjykimi racional dhe interesat gjeopolitike

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi dhe përgjithësisht raportet e Beogradit me Podgoricën, që si trekëndësh ndërlidhës kanë tashmë Kishën Serbe, në këtë koncept të politikës së jashtme të re serbe, në diskursin e politikës perendimore nëdrkohë anashkalohen jo pa qëllim. Në Serbi së fundmi, gradualisht, burbuja folklorike e ekstremit të djathtë që e përmbytëte zërin e arsyeshëm të elitës politike serbe, po ia lëshon vendin gjykimit racional mbi interesat gjeopolitike që duhet të ndiqen në drejtim të Republikës Srbska [Bosnjë] dhe Malit të Zi, pa e trandur diplomacinë perendimore, por duke e vënë në jetë ëndrrën e vjetër serbe për dalje në Adriatik. Mjetet e luftës hibride, kur japin rezultatin e duhur, nuk ka nevojë të zëvendësohen me “operacione lufte”, si ai i Putinit në Ukrainë, gjykojnë këta zëra me të drejtë. Mali i Zi e me këtë edhe vet kombi malazez, po hynë në trajektorën e historisë që gradualisht e nulifikon atë si shtet-komb modern.

Serbia megjithatë, nuk mbetet asgjë tjetër, përveç një shtet vasal rus që ka pretendime të qarta, natyrisht me miratimin e Kremlinit, në një të ardhme të afërt, të jetë “përfaqësuesja e Rusisë” jo vetëm në në Ballkan, por edhe në BE. Prandaj Kremlini tumirë objektivin e Beogradit për aderim në BE, siç tregon deklarata e cituar shpesh nga ambasadori kontrovers rus Konusin: «Nuk mund të them as që Rusia mbështet rrugën e Serbisë drejt Evropës. Janë serbët ata që duhet të mbështesin rrugën evropiane të Serbisë. Është diçka tjetër që nuk na shqetëson. Rusia do të mbështesë si gjithmonë vendimet që Serbia i merrë vet. […] Ajo për të cilën Rusia ka një qëndrim të qartë negativ është çështja e anëtarësimit të Serbisë në NATO.”[8]

Dhe, në fakt, sa herë që tema e NATO-s rishfaqet në publikun serb, qoftë edhe përmes pranimit të realitetit politiko-ushtarak se “Sparta” e tyre — Mali i Zi, tashmë është pjesë e Aleancës, nga Rusia nuk vonon e rishfaqet një kreshendo e re. Qeveria serbe ka zgjedhur një politikë neutraliteti, edhe pse vendi është i rrethuar nga vendet e NATO-s. Ndërkaq shndërrimi i Malit të Zi në një republikë vasale të Serbisë, nuk do të thotë automatikisht që ajo ta tërheqë Serbinë drejt NATO-s. Përkundrazi, Malin e Zi, ky koncept i ri i politikës së jashtme serbe, po e projekton si hallkën më specifike të

Aleancës të cilën mund ta shrytëzoj në dobi të strategjisë së saj — për rikthimin e hegjemonisë në rajon, madje edhe me mbështetjen e Perendimit dhe mbi të gjitha për dalje në ujrat e Detit Adriatik. Serbia, qoftë edhe e përlogaritur me Srbska Republikën dhe Malin e Zi tok, si vasal i saj nesër, mbetet një treg i vogël për Rusinë. Por, me anëtarësimin, fillimisht të Malit të Zi, e më pas edhe të Serbisë në BE, Rusia gjithësesi do të kishte qasje më të lehtë në të gjithë tregun e BE-së. Madje jo vetëm në trgun europian, nëse marrim parasysh raportet e saj me pesëshen e BE-së që vazhdon të refuzoj ta njohin Republikën e Kosovës [Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania], por ndërkohë edhe me Hungarinë, që po luan rolin e Kalit të Trojës për interesat ruse në BE, atë rol i cili i ishte rezervuar me kohë pikërisht Serbisë.

Për mendimin politik shqiptar dhe strategjinë e veprimit, do të ishte e rrezikshme që tutje të ekzagjerohen metafizikisht marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Rusia e Putinit qeveriset nga politikanë që përfaqësojnë interesat gjeostrategjike kombëtare. Prandaj ata ushtrojnë presion ndaj Serbisë për rishikimin e strategjisë së saj edhe në kushtet kur Kremlini vazhdon të jetë në luftë indirekt me Perendimin. Edhe nëse nuk ia ka dalë që ta imponojë “Frontin e dytë”, fill pas “operacionit ushtarak” ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, siç mirret vesh se ishin pajtuar paraprakisht me Vuçiqin, Rusia asesi nuk do të vazhdojë tutje t’i afrojë në tavolinë çekun bosh Serbisë. Prandaj ajo ka imponuar instrumentët e saj në Qeverinë Serbe, si puna e Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit etj, të cilët ndjekin kursin e bazuar në mitet historike dhe idealet ortodokse, duke investuar për një të ardhme kur gjykojnë se pansllavizmi ortodoks do të shpërfaqë fuqinë e tij, qoftë edhe pasi Serbia të pozicionohet brenda BE-së. Shih për këtë, elita serbe me orjentim kuaziliberal, ndërkohë është hedhur në aksion për afrimin e Serbisë me Perendimin. Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe është produkt i kësaj elite.

Në këtë lavjerrës që po imponon rikthimi i gjeopolitikës, megjithëkëtë, Serbia e sheh veten “jo si një armik të Perëndimit” prandaj konceprtin e ri të saj të politikës së jashtme e ka ndërtuar mbi faktin se shtetet individuale “njohin mungesën e perspektivës së politikës së tyre konfrontuese dhe ambicieve hegjemoniste” [9],serbe dhe duan të punojnë përsëri “pragmatikisht” me Serbinë. Prandaj Beogradi dërgon në qendrat e vendimmarrjes diplomatët më të mirë dhe investon shumë për përfitimin e mbështetjes edhe të Perendimit për këtë koncept të ri të politikës. Në këtë ecje përpara, për dallim nga Rusia që “Perendimin kolektiv” e sheh si rrezik themelor” për sigurinë e Rusisë, Beogradi mëton t’i shndërrojë këto kontradikta në “burim të suksesit” për rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon.

Përfundim

“Fundi i historisë” ka kohë që ka rezultuar të jetë një keqkuptim i gjykimit të nxituar politik. Shkërmoçja e Jugosllavisë, e sidomos lufta aktuale në Ukrainë, po dëshmojnë katërcipërisht se triumfi i modelit perëndimor — alias i demokracisë liberale, nuk është diç që tumiret gjithandej. Se sa i lartë është potenciali i përshkallëzimit dhe rrjedhimisht rreziku i përhapjes së flakëve të luftës edhe në Europën Juglindore, na e dëshmoi dhjetori i 2022-ës. Por, nëse nuk disiplinohet Serbia nga ana e Perendimit, ai rrezik mund të rikthehet kurdo që Beogradit i leverdisë.

Pavarësisht faktit se Mali i Zi, tashmë është anëtar i NATO-s dhe që prej vitit 2009 edhe kandidat për aderim në BE, me pretendime të qarta që të përafrohet me Brukselin dhe të aderoj në Union, Serbia mbetet faktori dominues, jo vetëm në rrafshin ekonomik brenda vendit. Mali i Zi ndërkohë ka gjasa reale që të shndërrohet në në “Republika Srbska 2”. Ish presidenti amerikan Donald Tump pat deklaruar se, nuk është i gatshëm të pranojë një Luftë të Tretë Botërore për Malin e Zi. Këtë mesazh e ka kuptuar mirë Beogradi. Prandaj është e një rëndësie vendimtare se çfarë sinjalizojnë nëdrkohë nga Uashingtoni dhe Brukseli, çfarë mesazhi i dërgojnë Beogradit. Prandaj për Beogradin merrë peshë specifike kursi i rrjedhës së luftës në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA që priten të mbahen në vitin e ardhshëm.

Një dështim i mundshëm i Perëndimit në Ballkan do të kishte pasoja globale. Prandaj, nga perspektiva gjeopolitike e Perëndimit, “nuk duhet të ketë më vend për paqartësi: në rrugën drejt një perspektive të qartë evropiane dhe demokratike për rajonin, spiralja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet përfundimisht në vitin 2023”.[10] Ky proces duket se po ecën në rrjedhën e vet të natyrshme, por sërish duke qenë në akordancë me konceptin e ri të politikës së jashtme serbe.

______________________

1. https://www.zeit.de/politik/ausland/2022-03/serbien-demonstration-belgrad-russlands-seite-ukraine-krieg/komplettansicht

2. Po aty

3. Dr. Jadranka Polović: https://www.geopolitika.news/analize/dr-sc- jadranka-polovic-strategija-nacionalne-sigurnosti-srbije-novi-geopoliticki-okvir-djelovanja-susjedne-drzave/

4. Po aty

5. Irena Ristić [teza e disertacionit]: https://epub.uni-regensburg.de/52901/1/Manuskript%20I.Ristic.pdf

6. https://www.spiegel.de/politik/deutschland/scharping-und-den-hufeisenplan-gab-es-doch-a-71972.html

Shënim: Një vit pas luftës, në përgjigje të propagandës serbe dhe asaj ruse, të mbështetur prej të ashtuquajturave forca të majta në Europë për gjoja “shpikjen e operacionit Patkoi”, ish Ministri gjerman I mbrojtjes ia pohon revistës Der Spiegel ekzistencën e planit. Me këtë rast në artikullin në fjalë – shih linkun më lart, që në hyrje shkruan: “Ishte plani patkoi, i cili shërbeu si shkas i madh për luftën ajrore të NATO-s një vit më parë. Ministri Federal i Mbrojtjes Scharping e pohoi sërish këtë dhe hodhi poshtë akuzat se plani ishte shpikur për të justifikuar ndërhyrjen në Kosovë.”

7. https://library.fes.de/pdf-files/id-moe/09508.pdf 8. https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/putin-auf-konfrontation-russlands-aussenpolitik-konzept-18807505.html#?cleverPushBounceUrl=https%3A%2F%2Fwww.faz.net%2Faktuell%2F&cleverPushNotificationId=5fTDSgp69fvZdcA4B

9. Po aty

10. https://www.blaetter.de/ausgabe/2023/februar/kosovo-und-serbien-vor-der-naechsten-eskalation

The Christian Science Monitor (1937) / “Për darkë në Shqipëri” – Eksperienca kulinare e reporterit amerikan Reuben Henry Markham

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Prill 2023 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 16 prillit 1937, në faqen n°18, shkrimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth eksperiencës së tij kulinare asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për darkë në Shqipëri

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 16 prill 1937, f.18

Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 16 prill 1937, f.18

Tiranë, 

Unë do të doja që ju të darkoni me mua në një restorant vendas shqiptar. Një banket i tërë kushton vetëm tridhjetë e nëntë cent. Por mund t’ju duket paksa i pacivilizuar.

Teksa kalova pranë një salle ngrëniejeje me pamje të bukur me të gjithë kazanët e saj të nxehtë që dërgonin aromën e tyre të këndshme në rrugë, thashë me vete: “Epo, sigurisht që duhet të hyj vetëm për të parë se çfarë po hanë shqiptarët tani. Më duhet të bëj një hetim ekonomik.” 

Sigurisht, kjo ishte në rregull, rreptësisht pjesë e aktivitetit tim profesional. Ishte njësoj si t’i thërrisja ministrit të Mirëqenies Sociale. 

Ushqimi është i gjithi në sallën e ngrënies dhe i ekspozuar ndaj syrit të darkuesve. Në restorantin e veçantë gjendeshin tetëmbëdhjetë gjellë të ndryshme, të vendosura në tre rreshta nga gjashtë secila mbi një lloj sobe. Ju mund të porosisni racione të vogla ose të mëdha. Unë porosis gjithmonë racione të vogla, në mënyrë që të provoj tre ose katër varietete. Unë nuk kam nevojë të flas shqip apo diçka tjetër. Thjesht kërkoj atë që dua dhe më pas tërhiqem në një tavolinë – me mbulesë. Ato (tavolinat me mbulesë) janë për klientët e veçantë si unë. 

Buka është gri, e butë dhe e freskët dhe shërbehet si një copë e madhe ëmbëlsire – një e teta e një buke të rrumbullakët për çdo klient. I këputni copat dhe i hani me gjellën. Të gjithë në Orient për disa mijëvjeçarë e dinë se kjo është mënyra për të ngrënë bukë. 

Unë porosis edhe sallatë. Pronari e dërgon djalin jashtë në një dyqan për ta blerë. 

Menjëherë matanë rrugës. Ai e zhyt atë në ujë pusi dhe e vendos të gjithën duke pikuar mbi tryezë. Është e freskët dhe e shijshme dhe mjaft e zhurmshme, dhe po aq freskuese sa një pjepër për mëngjes në Hotel Ritz. 

Më pas më sollën racione shumë të vogla të dy llojeve të pudingut pikant ngjyrë kafe, mjaft ngjitës në gojë.

Pas kësaj, unë porosis një “finochio – finok”, të cilën pronari duhet ta dërgojë për ta marrë. A e dini se çfarë është? Është një perime italiane që duket si një qepë gjigante dhe ka shije si ëmbëlsirat e përziera që blinim në Smith County dyzet vjet më parë. Një herë në javë, familja jonë kënaqej me ëmbëlsirat me vlerë pesë cent për pesë fëmijë. Dikur merrja copa të vogla në formë cilindri, në çdo skaj të të cilave kishte unaza koncentrike me ngjyra të ndryshme. E lëpiva pjesën time shumë ngadalë, duke e bërë atë të zgjasë sa më gjatë. 

Tani, pas gjithë këtyre viteve, ajo shije është ringjallur në “finochio-n – finokun”. Çfarë fuqie magjike duhet të ketë dielli italian për të sajuar një qepë me shije bonboneje. E ha në heshtje, i zhytur në kujtime. 

Tani banketi ka përfunduar. Zgjat dorën time të djathtë drejt pronarit dhe fërkoj gishtin tim tregues me gishtin e madh. Të gjithë këtu që nga koha e Jakobit apo Ali Babës e dinë se çfarë do të thotë kjo. Ai vjen në tryezën time dhe shkruan në një copë letre një shumë të barabartë me dyzet e një cent. Unë ngre vetullat në shenjë proteste. Unë kisha numëruar tridhjetë e nëntë. 

“Finochio – Finoku,” shpjegon ai. 

Unë mendoj se janë të shtrenjtë, por ia vlen. Dhe çdo gjë tjetër ia vlen po ashtu. 

  1. H. MARKHAM

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1937-per-darke-ne-shqiperi-eksperienca-kulinare-e-reporterit-amerikan-reuben-henry-markham/.

PAN ngulmon në kriminalizimin e UÇK-së!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Partitë-banda të koalicionuara në PAN, pas “yryshit” dështak -rrafsh Kosova, vetëm Albin Kurtin ta heqim qafe-, morën një nismë e dytë, me slloganin: “Marshojmë për Drejtësinë!”
Dy qëllimet bazë të Marshit kriminal:
1) Fushatë elektorale, pas tronditjes partiake;
2) Kriminalizimin e UÇK-së, për të lehtësuar të inkriminuarit individualë!
Prokuroria e Dhomave të Specializuara, e Kosovës, me seli në Hagë, deklaron se po hetonë individët për krimet e bëra dhe jo UÇK-në. Të njëjtën gjë e thonë dhe e përsërisin Gjykata e Specializuar, BE-ja, SHBA, EULEX, NATO dhe e gjithë bota, përfshirë këtu edhe shqiptarët e përbotshëm, të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat numerike, të vrara gjatë dhe pas luftës, përfshirë edhe vrasjet politike.
Paradoksalisht, vetëm PAN-istët thonë se “po gjykohet UÇK-ja dhe jo individët”, edhe pse e dinë, mirëfilli, se është e kundërta. Kuadrot e painkriminuar, brenda partive të PAN-it, duhet të nismonin – shpalljen e paligjshme – të partive të tyre aktuale, për të shpëtuar atë pjesë të anëtarësisë të shëndetshme, duke themeluar një subjekt të ri, pa elementë kriminalë. Por, fillimisht, duhet të distancohen, nga kriminelët, duke pranuar se kanë maltetuar dhe vrarë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut; veprimtarët atdhetarë të LDK-së; gazetarët reporterë të luftës; kuadro të hershëm të LPK-së dhe qindra ushtarë, pjesë të bandave ekzekutive të SHTAB-istëve të Rogner-it dhe të komandantëve brenda Kosovës.
Skenaristët e “Marshit për Drejtësi”, janë pjesë e krimeve të atyre që i mbrojnë, të paktën, me zhurmim rrugëve e tribunave, medieve. Ndërsa organizatorët, Eliza dhe Ismajli, me bashkë-përgaditës, janë, thjeshtë, kondomë. Në Hagë po gjykohen 6 të akuzuar, kryesisht, për vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Viktimat nuk janë as 100 dhe as 200 të vrarë, por janë shumë qindra, të ekzekutuar, në prita e pas shpine, në dritën e diellit, në errësirën e natës, ngeshëm e me lista emërore, me siglën “SHP të UÇK-së!” Ashtu siç janë edhe shumë qindra kriminelë, pjesëmarrës në tortura e vrasje. E tmerrshme! Supër-kriminale!
Carla del Ponte dhe Dick Marty – denoncues të shumë krimeve
Akuza e Dick Marty, për trafikim organesh, nuk ka përfunduar hetimin, sepse pala shqiptare e pengoi atë.  Prokurorja Carla del Ponte dhe Senatori Dick Marty, kanë botuar libra për luftën në Kosovë, me theks të veçantë, për krimet faktike, gjatë dhe pas luftës. Dhe, akuzat e faktuara, janë në përputhje me zhvillimet dramatike e tragjike, që kanë për autorë shumë “komandantë” të LPK-së, që kulmojnë me “Qeverinë e Përkohshme të Kosovës”, të kompozuar në Tiranë, nga banda-kallëse e Shqipërisë, të prirë nga presidenti Rexhep Mejdani, shefi i SHISH-it, Fatos Klosi dhe banditër të tjerë hoxhistë.
 
Por, Raporti i Dick Marty përmban dy akuza bazë: 
 
a) Trafikim organesh dhe
b) Krime çnjerëzore.
Prokuroria, në pajtim me Gjykatë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, e kanë hequr nga procesi akuzën për transplantim dhe trafikim organesh, të bërë në Raportin Senatorit Dick Marty. Por, në proces kanë mbetur akuzat për krime çnjerëzore, të cilat janë begatuar përgjatë hetimeve, të Prokurorëve amerikanë Williamson dhe Xhack Smith. Krimet e bollshme, të faktuara me kortezhe funerale politike, gjatë dhe pas luftës, në Shqipëri dhe Kosovë, janë pasqyruar, madje, besnikërisht, nga gazeta kombëtare “Bota Sot”.
Vrastarët e LPK-së, e akuzonin se “ajo paguhet nga Serbia, për përçarjen e shqiptarëve!” Dhe, gjetën Jeton Lleshin, nga fshatrat e Maqedonisë, me librezë të AAK-së, për të dërguar “dhuratë”, me postë “bombën ruse”, në Redaksinë e “Bota Sot”. Dhe, vetëm rastësia e hapjes në anën e kundërtë të pakos bombë-mbajtëse, i shpëtoi 12 redaktorët e gazetarët, përfshirë edhe kryeredaktorin, çiftin simpatik e dinjitarë, Skënder dhe Elida Buçpapaj.
“Marshuesit” PAN-istë, me lakejtë e tyre, duan -Vota-, rrafsh Kosova!
Organizimin i sforcuar të “Marshit për Drejtësi”, e ka pasqyruar, përkryeshëm, në një regjistrim zënor, analisti dhe veprimtari shoqëror, Rron Gjinovci. Pjesëmarrja në protestë, prej 12 mijë vetësh, u rrit, falsifikueeshëm, për 10 fish. Edhe qëllimi se kjo bëhej për ringjalljen e PDK-së, të hallakatur në grupe e klane, u shpërfaqë qartazi. Ishte një paraqitje e një proteste-maskaradë, me shumë falsifikime e gënjeshtra!
Panegjerizmi përlavdërues, zhveshja nga mashtrimi i zhurmshëm, se protesta është gjithë popullore, gjithë shqiptare, uniteti gjithë partiak, kulmoi me fjalën e kreut të PDK-së. Ishte një vetë-demantim i të gjithë asaj “zallamahie”, sa të turpshme, aq edhe dëmshme dhe, thellësisht, armiqësore ndaj interesave të Kosovës. Sepse PAN-istët, krimet e individëve, ngulmojnë t`ia faturojnë UÇK-së!! Ishte shfaqje e përsëritur, pas asaj të dështakut Molliqaj, kundra Amerikës-mike, e cila është ideuse, hetuese dhe gjykuese të krimeve çnjerëzore, përmes Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë.
Pozita dhe LDK-ja, logjikshëm e dinjitetshëm, bojkotuan “Marshin” kundra amerikan. Zërat e çjerrë, tashmë të dalë boje dhe strukture, SHIK-as të infiltruar dhe shkatërrues të LDK-së, thirrën, falsifikueshëm, në partinë e Rugovës. Ata ëndrrojnë dhe punojnë për përsëritjen e koalicionit me PDK-në! Prerja e mençur, ndarja nga klani fatal i Isa Mustafës, në Kuvendin e 10-të, të kryetarit Lumir Abdixhiku, është mirëpritur dhe përshëndetur nga anëtarësia e gjerë e LDK-së. Dhe, kryetari i ri meriton përkrahje masive. Por, një risi habitore ka ndodhur me një vajzë luftarake, dikur mbrojtëse të Autonomisë, më 1989! Gjakun e martirëve të LDK-së, askush nuk është i autorizuar ta falë.
Zhurmimi i çoroditur i PAN-istëve, në përgaditjen e ethshme të protestës anti-amerikane, na ktheu në vitet 1997-98, kur LPK-ja thërriste, falsifikueshëm, “t`i lëmë ndasitë politike, të bashkohemi për Atdheun”, ndërkohë që agjitonin e përçanin mërgimtarët kundër LDK-së, pikërisht, mbi baza partiake, për të vjelur votat dhe paratë, duke “i hedhur paratë në kapuç”, të cilët i shpërdoruan, në mënyrën më hajnore dhe më kriminale, për pasurim vetjak! Për ta fshehur këtë hajni dhe grabitje zyrtare, ligjin për pasurim të paligshëm, duhet ta fillonin, të paktën, nga viti 1997. Por, me ndërhyrjen e qëllimshme të komandantëve milionierë e kriminelë, e zhvendosën nga viti 2008! Të paktën, Gjeneral Hisen Berisha, kërkoi që llogaritja e pasurive të dyshimta individuale të zyrtarëve të lartë, të fillojë nga lufta e këtej.
Emërtesa “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, është lëndore, e saktë
SHTAB-istët e LPK-së, të Rogner-it, të instruktuar nga oficerët hoxhistë, kopjuan metodat e komunistëve të Enver Hoxhës, nga Lufta e Dytë Botërore, (LDB), për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë, eliminimin e kundërshtarëve politikë. Shqipëria e lidhur me sovjetikët rusë dhe jugosllavët, pa lidhje diplomatike me Amerikën dhe shtetet kryesore demokratike, vendosi një regjim tipik fashist. Me burgje, kampe internimi të përjetshme dhe plumba, në mes krimeve tjera, i ekzekutoi dhe i la pa varr edhe 6.000 intelektualë shqiptarë, të shkolluar, kryesisht, në Evropë.
Disa “komandantë” kriminelë në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës, të instruktuar nga Sigurimsat e filosllavit Enver Hoxha, në pamundësi për të organizuar gjyqe, përdorën burgje të improvizuara gjatë luftës, për të dajakosur, maltretuar dhe terrorizuar, deri në vrasje, kundërshtarët politikë. Pas çlirimitt, disa “komandantë”, duke ekzekutuar djemtë dhe burrat e përzgjedhur atdhetarë të shquar, ushtarakë heroikë, gazetarë të guximshëm të luftës, veprimtarë të hershëm të LPK-së, ia ngrinë buzëqeshjen e lirisë, jo vetëm shqiptarëve të Kosovës, por edhe shqiptarëve të kudondodhur nëpër botë.
Ekzekutimet politike ishin risi, unike, jo vetëm në luftërat ballkanike, por edhe në botë, pas atyre të Tiranës komuniste, pas LDB! Shqipëria, edhe pse “luftoi” me koalicionin e Aleancës Antifashiste, nuk gëzoi reparainet, dëm-shpërblimet e luftës, sepse luftën çlirimtare e kishte konvertuar në luftë civile, qytetare, kundër kundërshtarëve politikë bashkëkombas! Të njëtën gjë bënë edhe komandantët e UÇK-së të LPK-së, në Luftën e Kosovës. Ata kishin target goditjeje kundërshtarët e ardhshëm politikë dhe assesi Serbinë pushtuese, armike! Dëshmi faktike janë shumë qindra varreza politke, anekënd Kosovës.
“Emërtesa Nddërmarrje e Përbashkët Kriminale”, NPK, është lëndore, absolutisht e saktë. Ajo është një armatë e tërë kriminelësh, pa ideale, pa parime, të cilët, duke shkelur mbi kufoma, kanë ardhur në pushtet dhe janë bërë multi-milionerë!
 
Dhe, kjo përbëhet nga:
1) Organizata ilegale kriminale SHIK;
2) Organizata legale kriminale “Shqiponjat e zeza”;
3) G-2-shi, (diçka e ngjashme me OZNA jugosllave, Sigurimi sekret ushtarak);
4) “BIA”, (një emërtesë e sajuar, kinse, nga emra dëshmorësh, por BIA është edhe UDB-a e tashme serbe!)
Pavarësisht emërtesave dalluese, qëllimshëm, për mjegullnajë, të gjitha burojnë nga një brum kriminal, që kanë kidnapuar, arrestuar, burgosur në ahure, shtalla bagëtish, të lidhur si qentë me zinxhirë, në kushte ekstrem të rënda. Rrahje, maltretime, terrorizim e torturë, deri në vrasje. Janë dhjetra burgje rurale, të improvizuara. Janë dalluar për mizori çnjerëzore burgjet në: Likoc, Kleçkë, Llapushnik, Cahan (Kukës), Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Rahovec, Jabllanicë (e Gjakovës) dhe gjetkë. Kujtoni pamjet makabre, si notojnë mbi ujë, kufomat në Liqenin e Radoniçit!
Dikush mundohet t`ua faturojë ushtrisë serbe? Por, ata, për t`i fshehur gjurmët e krimit, në disa raste, i kanë zhvarrosur kufomat, duke i marrë me vete. Edhe më kriminale është mohimi i ekzistencës të burgjeve-torturë, qoftë nga të akuzuarit, PAN-istët apo edhe lehaqenër të tjerë. Sepse ekzistojnë dukumente të mjaftushme, se në ato burgje janë mbyllur qindra njerëz dhe shumë syrësh janë zhdukur përjetësisht.
SHP të UÇK të LPK-së, të Rogner-it, ishin komandantë pa ushtarë, por me banda të organizuara mirë 
SHP të UÇK-së të LPK-së, përkatësisht, të Rogner-it, si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, vërtet, nuk e kanë udhëhequr luftën, sepse kanë qenë “komandantë” pa ushtarë, larg fronteve të luftës, prandaj nuk është vrarë asnjëri prej tyre. Por, kanë pasur bandat, rrast të organizuara, të gatshme për të kontrolluar e përndjekur dhe vrarë, anepërtej Kosovës, kundërshtarët politikë. Prokuroria ka hetuar dhe zbuluar, deri në detaje, hierarkinë ushtarake.
SHTAB-i ka armatosur dhe financuar zonat, nën-zonat e luftës në Kosovë, përmes Shtabeve zonale, përkatësisht, komandantëve, hierarkia ka zbritur deri ke ushtarët. Dhe, llogari-dhënia ka qenë obligative, sepse kanë pasur vartësi titullare, hierarkike dhe financiare. “Komunikatat nuk janë shkruar në Bahnhofe”, – demanton shefin e tij, Thaçin, zëdhënësi Krasniqi.

“Zëri i Kosovës” ka qenë fletushkë tipike enveriste, me cenzurë të hekurt. Dhe, nuk ka pasur as mundësi teorike, të botohet asnjë rrjesht pa autorësi të verifikuar. Dhe, aq më pak, Komunikatat, që mbanin siglën më autoritare të kohës, SHP të UÇK-së. “Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”,- ka shkruar shef i gazetës! Pra, pranimi i vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, ka qenë publik.

Në zinxhirin e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, llogaritën edhe ushtararët ekzekutorë. Ata ishin rinorë, komandantët i shqetëson sekreti ekzekutues që mund të rrjedh, pasojat mund t`i bartin trashëgimtarët e komandantëve, kanuni ende nuk është varrosur. Prandaj janë vrarë, tinzisht, më se 300 ushtarë, si dëshmitarë të mundshëm. Dhe, përflitet se janë viktima të komandantëve të tyre!
Shifra herë 100 dhe herë 200 është paushalle, fiktive, krejt e rrejshme. Numri i të vrarëve sillet në dy shifrat e mundshme, por, gjithësesi, katër shifrorë. E para, 1.830 dhe e dyta, 1.920 kundërshtarë politikë dhe dëshmitarë të mundshëm, perspektivë, të vrarë. Pra, më shumë se dyfishi i dëshmorëve 800 të rënë në luftë. Shifra e rritur në 3.000 dëshmorë, është njësoj e falsifikuar, si ajo nga 12.700 veteranë të vërtetë, në 65 mijë “veteranë” fiktivë, të rrejshëm!
Në “Marshin e Drejtësisë”, përkatësisht, të Marshit të krimit dhe të poshtërsisë, pati shumë hipokrizi: “E besojmë Gjykatën Speciale në Hagë, por akuzat jo! “Realisht, Gjykatat në Hagë kurrë nuk kanë dhënë dënimet e duhura, meritore, në raport me krimet. Përkundrazi, me parimin se “më mirë të lihën 99 kriminelë të lirë, se sa një i pafajshëm në burg”, ka dhënë dënime të lehëta, simbolike, ose ka lënë të lirë qindra kriminelë!
Shembull kemi Serbinë dhe Kosovën. Pak javë më parë, një Gjykatë amerikane, për një vrasje të një shokut të tyre, 5 (pesë) të rinj, i dënoi me burgim të përjetshëm dhe 3 (tre) të tjerë, pse ishin në dijeni të krimit, i dënoi me nga 15 vjetë burg secilin. Krahasoni me krimet dhe dënimet në Kosovë dhe Serbi, që kanë gjykatat korruptive ose të ndikuara nga politika!
Shpifja, fyerja më e rëndë, vazhdonë t`u bëhet familjarëve të viktimave, sikur ata po bëjnë dëshmi të rreme!? Maskarenjtë që bëjnë shpifje dhe provokime të tilla të poshtra, bëhen pjesë e krimit. Nëse dikush nga shqiptarët, mund të akuzohet për bashkëpunëtorë të Serbisë, ata janë, pikërisht, komandantët shqiptarë, të cilët vranë ajkën e Shqiptarisë të Kosovës.

Mejë, vend i krimit dhe tmerrit nga 14 prilli 1999 …

MSc. Adem Lushaj, Deçan

(14 prill 1999) 

Ditët e 14 dhe 27 prillit të vitit 1999 ishin ditë tëkrimit kundër njerëzimit. Gjatë këtyre ditëve qenë kryer vrasje më makabre nga kriminelët serbo-sllavë. Këtij gjenocidi nuk i kanë shpëtuar as qytetarët e Junikut dhe të Deçanit. Forcat kriminale serbe nuk kishin kursyer pleqtë, femrat as fëmijët. Viktimat nga këto dy vende janë të shumta, dhjetëra të vrarë e të zhdukur, qindra të plagosur e të torturuar. Qytetarët që kanë qenë dëshmitar të tmerrit të këtyre ditëve, kanë treguar se si forcat serbe më 14 prill 1999 kishin vrarë persona të shumtë, duke dhënë versionin se ishin vrarë nga bombardimet e NATO-s.  

Banorët e Junikut dhe të komunave të tjera, të cilët ishin të strehuar në Junik, më 27 mars 1999 ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Forcat ushtarake serbe kishin dhënë urdhër që sa më parë ta lëshonin Junikun. Një pjesë kishte marrë rrugën drejt Deçanit, kurse pjesa tjetër drejt Gjakovës. Pjesa më e madhe e këtyre banorëve kanë qenë të strehuar nëpër fshatrat e Lugut të Carragojës. 

Rrëqethës është rrëfimi i Zoje Krasniqi, e cila tregon për vrasjen e burrit dhe të tre fëmijëve të saj. Ajo ndër të tjera tregon edhe për vrasjen e vjehrrës dhe dhjetëra personave të tjerë, si dhe për plagosjen e saj dhe të tre fëmijëve të tjerë. 

“Ditën e shtunë të 27 marsit të vitit 1999, diku rreth orës 10.00, erdhi vëllai e na tha se duhet sa më parë t’i lëshojmë shtëpitë. Kemi shkuar këmbë deri tek lagjja “Gaxherri”, aty kemi hipur në traktor të Sadri Shalës dhe kemi shkuar në fshatin Pacaj. Vëllai shkoi në fshatin Sheremetaj. Në fshatin Pacaj kemi qëndruar deri më 14 prill 1999. Serbët kishin filluar t’i djegin shtëpitë në fshatin Dobrosh. Ne, iu bashkuam banorëve që iknin, të cilët kalonin nëpër fshatin Pacaj dhe morëm rrugën për në Sheremetaj. Gjatë rrugës, në fshatin Rracaj, pamë tre policë duke djegur shtëpitë, kështu që nuk bëmë ballë të ndaleshim askund dhe vazhduam rrugën për në Gjakovë. Kur mbërritëm në Mejë u ndalëm për të kërkuar ujë për fëmijët. Aty ndodhi tragjedia jonë. Ende pa zbritur nga traktori kemi dëgjuar zhurmën e aeroplanëve që kanë gjuajtur në afërsi të vendit ku ishim ndalur. Nga shpërthimet  u vranë dhe u plagosën shumë persona. Unë u plagosa rëndë, dhe nga plagët që kam marrë në këmbë dhe kraharor kam humbur vetëdijen. Pos plagëve më janë djegur flokët dhe fytyra. Në mesin tonë kishte shumë të vrarë e të plagosur. Pasi erdha në vete e pashë burrin tim, Shkëlzenin dhe tre fëmijët, Vlorën, Sabrijen dhe Blendin të vdekur. Po ashtu pashë të vdekur edhe vjehrrën, Shkurtën, dhe shumë persona të tjerë përreth. Plagë nga këto bombardime morën edhe dy djemtë e mi, Mehmeti dhe Sundimi, si dhe vajza, Vjosa”, – ka treguar Zoja, që së bashku me dy djemtë dhe disa të plagosur të tjerë ishte dërguar për shërim në spitalin e Gjakovës. Aty kishte qëndruar deri në kohën kur kanë hyrë në Kosovë forcat paqeruajtëse të NATO-s. 

 

Viktimë e krimit të pamëshirshëm ishte bërë edhe Lendita (Sadri) Shala, e cila ka treguar për tmerrin që kishte përjetuar në ditën kur ishin granatuar në Mejë, për plagosjen e saj dhe të familjarëve. Ka përshkruar mënyrën si ishin vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, të cilët ishin të vendosur në traktorin e babës së saj.  

“Policia serbe na urdhëroi të largohemi nga fshati brenda një ore. Familja jonë, së bashku me disa familje të lagjes Hoxhaj dhe Maloku, shkuam në fshatin Pacaj. Aty qëndruam deri më 14 prill 1999. Po ashtu, edhe në këtë fshat u krijua një pasiguri, prandaj u detyruam të zhvendoseshim sërish. U nisëm fillimisht në drejtim të Gjakovës e më pas morëm rrugën për Shqipëri. Kur kemi arritur në fshatin Mejë jemi ndalur te një shtëpi për të marrë ujë dhe për të kërkuar ushqim. Pa kaluar tre-katër minuta kemi dëgjuar një shpërthim i fortë që ndodhi afër nesh, duke bërë që të vriten dhe të plagosen të gjithë çka ishim në traktor. Nga lëndimet e marra e kam humbur vetëdijen. Kur erdha në vete pashë të plagosur babanë dhe gjyshin tim, i cili nuk ia doli të mbijetonte edhe përkundër ndihmës së dhënë në spitalin e Gjakovës. Aty mbeti e vrarë gjyshja ime, Ajmone Shala, po ashtu mbeti i vrarë Shkëlzen (Mehmet) Krasniqi me tre fëmijët e tij, Vlorën, Sabrijen dhe Blendin. Të vrarë mbeten edhe Hysen (Ukë) Krasniqi, Rexhep (Adem) Tofaj, Ali (Malë) Krasniqi, Muhamet (Mehmet) Shala, Jakute (Riza) Gjota, Bukurije (Ali) Gjota, ndërsa u plagosën Safet Shala me gruan e tij, Zoja (gruaja e Shkëlzenit) me tre fëmijët, Mehmetin, Vjosën dhe Sundimin. Fatkeqësia nuk kishte përfunduar këtu, sepse pa kaluar shumë kohë kishte ndodhur shpërthimi i dytë, i cili kishte goditur një pjesë të shtëpisë ku ishim të vendosur për të marrë ndihmën e parë. Nga ky shpërthim humbën jetën dhjetëra persona, në mesin e të cilëve ishin edhe dy persona të familjes ku ishim të strehuar. Ne që kishim marrë plagë dhe i patëm mbijetuar bombardimit të dytë, arritëm të dalim nga dritaret e shtëpisë, për t’u fshehur në pyllin që ishte afër. Disa nga të plagosurit u dërguan në spitalin e Gjakovës, ndërsa ne të tjerët kemi marrë rrugën për në Shqipëri, duke kaluar kah fshati Bec”, – ka rrëfyer Lendita. 

Safet (Hysen) Shala, ishte njëri ndër të plagosurit rëndë të këtij bombardimi, së bashku me gruan (Valbonën) dhe dy fëmijët (Hyseni 4-vjeçar dhe Elida 5- vjeçare).  

“Ishte 14 prill 1999 kur morëm rrugën për Shqipëri. Në traktorin të cilin e vozisja unë ishim mbi tridhjetë persona. Me të mbërritur në Mejë jemi ndalur që të merrnim ujë dhe gjësende tjera. Papritmas ra një granatë në afërsi të traktorit. Aty mbeten shumë të vrarë dhe të plagosur. Unë u plagosa rëndë, deri në atë shkallë sa kam humbur vetëdijen, po ashtu u plagosen edhe gruaja me dy fëmijët, kurse nëna imë (Ajmoni) kishte mbetur e vdekur. As tash nuk e di se kush më ka dërguar në spitalin e Gjakovës, me pas e kanë sjellë edhe gruan time. Me fëmijët jemi takuar pasi kanë hyrë forcat e NATO-s, të cilët janë kthyer nga Shqipëria me kushëririn, Sadri Shala”, – ka treguar Safet Shala. 

Florije (Ali) Gjota, në dëshminë e dhënë ka treguar për momentin e plagosjes së saj dhe vrasjen e nënës dhe motrës.  

“Më 14 prill forcat serbe filluan ta djegin fshatin Pacaj, nuk kishim zgjedhje tjetër, pos ikjes për në Shqipëri. Me të mbërritur në Mejë, nga bombardimi i tmerrshëm e humbën jetën nëna dhe motra ime (Jakute dhe Bukurije Gjota), po ashtu të vrarë mbetën edhe Ajmane (Shaban) Shala, Rexhep (Adem) Tofaj, Shkëlzen (Mehmet) Krasniqi, Vlora (Shkëlzen) Krasniqi, Sabrije (Shkëlzen) Krasniqi 16-vjeçare, Blend (Shkëlzen) Krasniqi 14-vjeçar, Muharrem (Mehmet) Shala, Shkurte (Ali) Krasniqi, Ali (Malë) Krasniqi dhe Hysen (Ukë) Krasniqi. Po ashtu ndër të plagosurit isha unë, Rrushe (Mon) Gjota, Safet (Hysen) Shala, Valbona Shala, Elidona (Safet) Shala, Hysen (Safet) Shala, Zoje (Adem) Krasniqi, Vjosa (Shkëlzen) Krasniqi, Mehmet (Shkëlzen) Krasniqi, Sundim (Shkëlzen) Krasniqi, Sadri (Muharrem) Shala, Tabe (Sefedin) Shala, Lendita (Sadri) Shala, Selim (Sadri) Shala, etj. 

Rrugës në fshatin Bishtazhin na ndaluan dhe na mbajtën 24 orë, pa ushqim e pa ujë. Pas një kohe avionët serbë kanë hedhur bomba nga të cilat u vranë mbi 70 persona. Ne ishim të sigurt se bombardimi ndodhi nga serbët, por ata arsyetoheshin duke thënë se po bombardonte NATO-ja. Për krimin e tyre i akuzonin forcat e Amerikës.  

Pas gjithë këtyre vuajtjeve të mëdha që përjetuam përsëri na kthyen në fshatin Pacaj, ku qëndruam për dy javë. Me 27 prill 1999 ndodhi krimi tjetër edhe më i madh, që përfundimisht u detyruam të shkonim në Shqipëri. Në Mejë forcat ushtarake serbe i ndalën dhe i vranë dhjetëra persona. Disa nga ata që bënin krime ishin, Mushk Jakupi me dy djemtë e tij, (Muharremi dhe Isufi) nga fshati Osek Hile”, – ka thënë Florija, e cila ende bartë në shpirt dhimbjen për nënën dhe motrën, por edhe për të gjithë të tjerët që e patën fatin e njëjtë.  

Ramë (Selmon) Maloku nga Juniku, nuk kishte pranuar që kriminelët t’ia marrin djalin nga duart. Ai kishte kërcyer nga traktori dhe ishte përleshur me kriminelët serbë për ta mbrojtur djalin e tij, Artonin. Rama dhe familja e tij i kishte mbijetuar tmerrit të ndodhur në Mejë, mirëpo ai vritet bashkë me djalin dhe dy të tjerë te “Ura e Tabakëve”, në hyrje të Gjakovës. 

Përparim (Mustaf) Maloku, i mbijetuari i kësaj ngjarjeje makabre, ka treguar për zhdukjen e kushëririt të tij, Ramës me djalë, si dhe të bashkëvendësve të tjerë.  

“Në mbrëmjen e 14 prillit 1999, diku rreth orës 18.00, policët serb i ndaluan Ramë (Selmon) Maloku, Arton (Ramë) Maloku, Nimentullah (Dervish) Miroci, si dhe një burrë nga Pacaj. Fillimisht, serbët e urdhëruan Artonin të zbriste nga traktori, të cilin pasi kishte zbritur nga traktori e rrahën mizorisht. Rama, duke parë gjendjen e djalit ka reaguar dhe pastaj e torturojnë edhe atë sikurse djalin e tij. Pos Ramës dhe Artonit, serbët e ndaluan edhe Nimentullah Mirocin dhe personin nga Pacaj, kurse ne të tjerëve na urdhëruan që ta vazhdojmë rrugën për nga ishim nisur. Trupat e tyre janë gjetur pasi që jemi kthyer nga Shqipëria, në varrezat e Brekocit të Gjakovë”, -ka thënë Përparimi. 

Dervish (Jahë) Miroci, ka rrëfyer për kohën e ndalimit dhe për zhdukjen e të birit, Nimentullahut. “Derisa po largoheshim për në Shqipëri, te vendi i quajtur ”Ura e Tabakëve”, serbët e armatosur e ndalën karvanin. Aty djalit tim ia morën letërnjoftimin dhe më pas e urdhëruan që të zbriste nga traktori. Pos djalit tim morën edhe persona të tjerë, si: Ramë (Selmon) Maloku me djalin e tij (Artonin) dhe një burrë nga Pacaj. Ne të tjerëve na urdhëruan që të vazhdojmë rrugën për në Shqipëri. Pas kthimit nga Shqipëria e gjeta djalin dhe të tjerët të vrarë dhe të varrosur në varrezat e reja afër Brekocit. Djalin tim e njoha nga rrobat. Me 24 gusht 1999 i rivarrosëm në Junik”. 

Krimin serb të kryer në Mejë dhe Bishtazhin të Gjakovës, e kishin përjetuar shumë familje që ia kishin mësye Shqipërisë. Dëshmitarët e shumtë, e që njëherit ishin edhe viktima të këtij krimi, tregojnë për tmerrin që kishin përjetuar gjatë udhëtimit, deri me arritjen e tyre në Shqipëri. 

Kryeministri Kurti mirëpriti kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq, nënshkruajnë Marrëveshje për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi

0

Prishtinë, 14 prill 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili po qëndron në Kosovë. Ata fillimisht zhvilluan një takim tete-a-tete, për të nënshkruar pastaj Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi, para fillimit të takimit ndërmjet dy delegacioneve, në ndërtesën e Qeverisë. 

Në takimet u bisedua për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimet në infrastrukturë të përbashkët që e rritë mobilitetin dhe hap mundësitë e zhvillimit për të dy vendet.

 

Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, rëndësinë që ky bashkëpunim ka për integrimin e ekonomive, afrimin e qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin në detyrë Abazoviq për zhvillimet në vend dhe për punë, arritjet dhe rezultatet e qeverisjes tashmë më shumë se dyvjeçare. Ai shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Malit të Zi në kohët më të vështira për Kosovën, kur u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga fushata e gjenocidit dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit gjatë vitit 1998-1999, dhe për marrëdhëniet shumë të mira fqinjësore. 

Rëndësi të veçantë sot, kishte nënshkrimi i Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.  Kjo marrëveshje është një hap sa i rëndësishëm, po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore në mes dy Republikave. Ajo ofron mundësi të reja të zhvillimit të Aviacionit Civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund të shtojë edhe një fluturim. Pastaj, zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ulë koston e fluturimeve të cilat ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët.

Kryeministri teksa uroi qytetarët për marrëveshjen e sotme, duke thënë se si dy shtete nënshkruese të marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit – HPEA,  me marrëveshjen e nënshkruar sot hapet mundësia për shfrytëzimin e lirive të fluturimeve për kompanitë ajrore. 

Krahas nënshkrimit të marrëveshjes, ata biseduan edhe për projektet e përbashkëta sikurse ai i për lehtësimin e kalimit në pikat kufitare te qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë sezonit turistik, finalizimin e protokollit për qarkullimin  e transportit të mallrave dhe të qytetarëve, si dhe dinamizmin e zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë. 

Kryeministri në detyrë, Abazoviq e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen siç e quajti ai të jashtëzakonshme, duke shprehur bindjen se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembullin rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

Në takim nga kabineti i Kryeministrit Kurti, të pranishëm ishin ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Kryetari i Grupit të Miqësisë me Malin e Zi, Hydajet Hyseni, Ambasadorja e Kosovës në Malin e Zi, Ariana Zherka Hoxha, Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Aviacionit Ajror, Samir Bllacaku, si dhe këshilltarët, Jeton Zulfaj dhe Tea Blakaj. 

Ndërkaq nga ana e qeverisë malazeze, të pranishëm ishin z. Bernard Çobaj, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Qeverinë e Malit të Zi, z. Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit ë Zi, z. Fatmir Gjeka, ministër i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, Kryetar i Komunës së Tuzit, z. Omer Bajraktari, Kryetar i Komunës se Ulqinit, znj. Ana Rashoviq, Shefe e kabinetit të Kryeministrit të Malit të Zi.

 Më shumë fotografi, gjeni në linkun në vijim: 

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mirepriti-kryeministrin-ne-detyre-te-malit-te-zi-abazoviq-nenshkruajne-marreveshje-per-sherbime-ajrore-ne-mes-te-qeverise-se-republikes-se-kosoves-dhe-qeverise-se-malit-te-zi/

Deklarimi për media i kryeministrit Kurti pas takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq

0

Prishtinë, 14 prill 2023

I nderuar Kryeministër në detyrë i Malit të Zi, zotëri Dritan Abazoviq,

Të nderuara media,

Të dashur qytetarë, 

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi së bashku me delegacionin e tij me përbërje prej ministrash e kryetarë të komunave me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy shteteve tona. Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimet në infrastrukturë të përbashkët që e rritë mobilitetin dhe hap mundësitë e zhvillimit për të dy vendet tona ishin në fokus të këtij bashkëpunimi.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008-ën, dhe sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. Përtej marrëdhënie të mira ndërshtetërore kemi ndërtuar edhe raporte të mira ndërnjerëzore.

 

Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga fushata e gjenocidit dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit gjatë vitit 1998-1999. Qytete të shumta si Rozhaja, Ulqini, Plava e Gucia, i hapën dyert dhe zemrat e u përkujdesen  duke i strehuar në shtëpitë e tyre e në tendat të cilët u ngritën atje, refugjatët nga Kosova. Shteti dhe qytetarët e Kosovës janë mirënjohës dhe nuk do të harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin. 

Sot, qytetarët e Kosovës janë jo vetëm pushues e vizitorë në bregdetin e qyteteve të Malit të Zi por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona. 

Në vitin e fundit kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi. Krahasuar me vitin 2021 në vitin 2022, eksportet e Kosovës në Mal të Zi janë rritur për 55%. Gjatë vitit 2022 mbi gjysmë milion hyrje-dalje të qytetarëve janë regjistruar në pikat kufitare me Malin e Zi. Natyrisht, pa llogaritur këtu hyrjet përmes Shqipërisë, ku dihet që një pjesë e mirë e qytetarëve para se të vijnë në Mal të Zi kalojnë nëpër Shqipëri. 

Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal, rëndësinë që ky bashkëpunim ka për integrimin e ekonomive tona, afrimin e qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Na gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit në Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rregullat e Bashkimit Evropian, avancimi i demokracisë e i sundimit të ligjit dhe forcimi i aleancës trans-atlantike janë qëndrim, qëllim e përkushtim i Republikës së Kosovës në bashkëpunimin rajonal. 

Biseduam për projektet e përbashkëta sikurse:

– Lehtësimi i kalimit në pikat kufitare te qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë sezonit turistik;

– Finalizimin e protokollit për qarkullimin  e transportit të mallrave dhe të qytetarëve, si dhe;

– Dinamizmin e zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë.

E rëndësisë së veçantë sot natyrisht është nënshkrimi i Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Ky është një hap sa i rëndësishëm, po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore në mes dy Republikave tona. 

Marrëveshja që nënshkruam sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të Aviacionit Civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund të shtojë edhe një fluturim. Pastaj, zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ulë koston e fluturimeve të cilat ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët. 

Deri më tani korridoret hyrëse dhe dalëse ekzistuese ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, derisa fluturimet komerciale nuk mund të realizoheshin. Si dy shtete nënshkruese të marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit – HPEA,  me marrëveshjen që nënshkruam sot hapet mundësia për shfrytëzimin e lirive të fluturimeve për kompanitë ajrore. Andaj, nga këtu urime të gjithë qytetarëve të të dy shteteve tona! 

Kjo marrëveshje është gjithashtu në punën e vazhdueshme të institucioneve tona për normalizimin dhe ushtrimin e sovranitetit të plotë ajror mbi territorin e Republikës së Kosovës. 

Ju faleminderit, e tash kam nderin dhe kënaqësinë që t’ia kalojë fjalën kryeministrit Dritan.

Rezak Shala, zëri i guximshëm i ndërgjegjësimit politik e kombëtar për Kosovën Republikë

0

Nga: Feti TUNUZLIU 

Portret 

Rezak Shala (1927-1998)  është njëri personalitetet më të ndritura të plejadës së intelektualëve të Kosovës në përpjekjet e shqiptarëve për t’kundërshtuar autonominë e Kosovës duke kërkuar avancimin e statusit juridik, politik e kushtetues të saj në stad republike përbrenda ish-federatës jugosllave viteve 1967-69. Ndërkaq, regjimi komunist e shkarkoi prej të gjitha funksioneve publike shtetërore e politike dhe e pensionoi parakohe, pa mbushur  42 vjet (1969) me arsyetimin tragjikomik – se gjatë demonstratave armiqësore të nëntorit 1968 kundër rregullimit  shtetëror e politik të ish-Jugosllavisë, demonstruesit paskan “brohoritur që duan Rezak Shalën”. Më pas, me që i pamundësuan të punoi e veproi tjetër kund, u detyrua të mërgoi. 

Institucioneve tona iu ka dalë nga mendja njëri ndër personalitetet kombëtare për të cilin, qe 23 vjet dominon errësirë e plotë në kujtesën e tyre  dhe zyrtarëve publik për ç’gjë nuk i dijmë arsyet konkrete. Thënë pa eufemizëm: institucionet e Kosovës, vijojnë të mos e përkujtojnë njërin ndër figurat më prestigjioze kosovare, i cili personifikon mendimtarin vizionar e luftëtarin energjik me qëndrim altruist, me shpirt sakrifikues, me devotshmëri të lartë dhe mençuri politike e intelektuale për Kosovën Republikë. Kundruall kësaj kulture (!) institucionale tradicionalisht të shëmtuar, në kujtesën popullore personaliteti i Rezak Shalës mban vend të merituar nderi ndër korifejtë politik, juridik, intelektual dhe kombëtar të viteve të zymta të fundit të dekadës së gjashtë të shekullit të kaluar (XX) sepse ishte ndër më të zëshmit e më të vendosurit që Kosova të kushtetuuohet Republikë e barabart me njësitë tjera federale në kuadër të ish-Jugosllavisë me çka qe fisnikëruar aq shumë ky njeri i dashur, i thjeshtë e dinjitoz, siç përceptohej nga ata që e njihnin. Pra, ndonëse i anatemuar nga pushteti komunist, si asnjë tjetër zyrtar, megjithkëtë, kjo figure e historisë së re politike të Kosovës nuk qe i shkëputur asnjëherë nga kujtesa e idhëtarëve të tij shokëve, miqëve, kolegëve e dashamirëve të cilët e vizitonin herë pas here gjatë periudhës gati 30 vjeçare sa rroi pas shkarkimit nga pozita e kryeprokurorit. 

Iu pamundësua ripunësimi, karriera profesionale dhe avancimi akademik. Ndonëse vuri veten në shërbim të interesit shtetformues, në disa qarqe kishte zëra rreth  montimit të procesit politik gjyqësor kundër tij sepse si zyrtar numër një në kierarkinë e sistemit prokurorial kosovar po i inkurajonte  dhe mbështeste qytetarët që botërisht t’i artikulojnë kërkesat për Kosovën republikë me çka manifestojnë sulmin e tyre kundër rendit kushtetues të ish-Jugosllavisë. Me idetë dhe idealet e tij, ai sakrifikoi vetëm e vetëm të mbroj filozofinë e tij politike, pikëpamjet se populli dhe vendi i tij meritojnë ta kenë republikën e tyre në kuadër të federatës jugosllave pa e shtyrë për kohëra të tjera dhe së këto nuk duhej ndrydheshin assesi.   

Familja e Rezak Shalës paraprakisht mbante mbiemrin Qallpani që nuk dihej nëse kishte ndonjë lidhje me familjet Qallpani në Gjakovë apo në Bursa (Turqi). Më pas. gjyshi i tij Aliu merr mbiemrin Shala gjë që, sipas nipit të tyre Avni Zajmit, kjo familje prejardhjen e ka nga fisi Shala. Ndryshe, Rezak Shala u lind në Vushtrri më 9 gusht 1927, vitin që rastisë me vdekjen e Idriz Seferit (1847-1927) dhe Shote Galicës (alias: Qerime Radisheva, 1895-1927). Rezak Shala, i përkiste një familjeje përparimtare, arsimdashëse, intelektuale e patriotike. Rezaku  ishte i dyti fëmijë i Teufik  Shalës dhe  gruas së tij Elmaze Shala (ish-Drejta).  

I ati,Teufik (Ali) Shala (1900-1972), që në opinionin prishtinas dhe ma gjerë njihej me nofkën popullore “Babushi”, kishte të kryer medresën, por që kishte shërbyer edhe si mësues. Në 100 vjetorin e Shkollës së parë shqipe në Vushtrri, më 2015 u nderua nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit të Komunës së Vushtrrisë me Mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin edukativo-arsimor.  

Vëllau i Rezak Shalës – Abdurrahman Shala (1925-1994), aktor dhe regjisor  teatri, këngëtar, aktor filmi (23 filma), producent (3 filma), skenarist (1 film), drejtor i parë i Shtëpisë filmike “Kosovafilm” dhe Udhëheqës i Unionit të Artistëve  të Filmit të Kosovës në Prishtinë.  Është dekoruar  post mortum nga  Presidenca e Republikës së Kosovës me “Medalen Presidenciale të Meritave” (2014) dhe nga Ministria e Kulturës e Kosovës, me Çmimin Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” (2022). 

Rezak Shala ishte vëlla i Vehab Shalës, inxhinier ndërtimtarie, drejtor i Ndërmarrjes së ujësjellësit në Prishtinë dhe i katër motrave: Mehlikës (1930-1947); Mehribanit (1931-1956), e para aktore e  teatrit profesionist (sot, Teatri Kombëtar) në Prishtinë; Sheribanit (1935) me shkollë normale, mësuese dhe Imihanit (1939), prof. e gjuhës angleze. 

Gjyshi i Rezak Shalës, Ali Shala kishte qenë bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës.  

Rezak Shala ishte nipi (djal i motrës) i Selim ef. Drejtës nga Vushtrria (1883-1951) i cili, mbaroi normalen në Shkup. Ishte mësues e pedagog fetar dhe drejtor i MEdreses Gazi Ali Beg në Vushtrri. I përkiste Organizatës Politike e Kulturore-Arsimore “Bashkimi”,themelues i së cilës qe Hasan Prishtina, të cilët kishin respekt të ndërsjell. Shkroi vepra, artikuj dhe poezi në gjuhën shqipe dhe gjuhë orientale. Komunikonte poetikisht me Haxhi Imer Lutfi  Paçarizin (1870-1928). Për shkak të veprimtarisë politike ndesh me ligjet e kohës, gjykata serbe e dënoi Selim ef. Drejtën më 1918 dhe mbajti 1.5 vjet burg prej nga doli i dërmuar dhe shëndetlig. I tillë jetoi deri në vdekje. I ati i Selim ef. Drejtës, Mulla Hasan Tahsin ef. ishte: drejtor i të parës shkollë shqipe në Vushtrri (1915); myderriz në Medresen Gazi Ali Beg, profesor në shkollën e mesme (ruzhdije) dhe mësues në shkollën fillore (iptidaije). Gjyshi i Selim Drejtës, Jashar ef. ishte muteveli i vakëfeve në Vushtrri. Stërgjyshi Haxhi Mahmud ef. ishte kadi, imam në xhaminë Gazi Ali Beg në Vushtrri dhe bashkorganizator i Marshit protestues të popullatës kosovare kundër Maliq Pashë Gjinollit (1822).   

Rezak Shala që në fëmijërinë e hershme familjarisht qe shpërngulur nga Vushtrria në Durrës. Në shenimet autobiografike Rezak Shala, shprehet: “Motivi i shpërnguljes – gjyshi ka pas thënë: “unë nuk du me i lanë që nipat e mbi të mbesin  xhahila, prandaj do të shesim çdo gjë  që kemi”,  e praktikisht atëherë na kishte mbetur vetëm shtëpia sepse toka na u  muarr në reformën agrare, atëherë ai e mori Abdurrahmanin me vehte dhe më 1933 shkuan në Shqipëri” … nuk ka vonuar dhe pasi e shitëm shtëpinë dhe babushi i lau borxhet, na mbetën aq para, sipas disa shenimeve që na i ka lënë me shkrim, sa të mbërrijmë deri në Shkodër” vijon Shala. Me ndihmën  e autoriteteve fetare shkodrane dhe prof. Avni Zajmi vendosen në Durrës ku merren me tregëti (me Itali, Dalmaci, Kosovë) deri më 1943.  “Në këtë kohë unë vij në Prishtinë – të tjerët mbetën në Durrës, unë ika prej andej sepse mora pjesë në demonstratë”, shton ai tutje. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Prishtinë (1960) e të Lartë të Punëve të Brendshme në Beograd diplomon për drejtësi në Prishtinë (21.2.1967) dhe magjistron në Zagreb (1972).       

Të nënvizoj kalimthi se publicistika serbe familjen Shala e ndërlidh me luftërat e “kaqakëve shqiptarë”. Kështu, autori i monografisë “Universiteti në Prishtinë në rrjetin e strategjisë shqiptaromadhe” (1990), prof. dr. Vujadin Millanoviq, biografinë e Rezak Shalës (fq. 104-106) e vendos në tekstin titulluar: “Mësimdhënësit nga familjet e emigrantëve kaqak”.  

Që nga Lufta e Dytë Botërore tek Rezak Shala zë vend të thellë historia e popullit të tij dhe aneksimi i Kosovës nga Jugosllavia. Pasi Kosova  nuk ishte inkorporuar fare në Vendimet e AVNOJ-it të 29 nentorit 1943 me qëllim vetëpërcaktimi, prej 31 dhjetori 1943 deri më 21 janar 1944 do të mbahet  Mbledhja e parë (themeluese)  e Këshillit Nacional Çlirimtar për Kosovë e Dukagjin. Ndërkaq, prej 31.12.1943-1,2.1.1944 mbahet Mbledhja e Bujanit ku do të merret Rezoluta e vetëvendosjes politike të shqiptarëve të Kosovës. Qysh si partizan i ri kishte vërejtur mirëfilli gjendjen e rëndë të shqiptarëve në rrjedhat politike në Ballkan dhe nevojën e emancipimit politik të tyre dhe një korpus aktesh e masash të dhunshme të shtetit serb në Kosovë që pasqyronin krimet për shfarosjen e shqiptarëve e tyre në plotëni me dokumentet famëkeqe: “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit për hegjemonin serbomadhe;  “Elaborati i Klubit Kulturor serb” (“Shërndarja e arnautëve”), (1939) i Vaso Çubrilloviqit (1939);  Elaborati i Ivo Andriqit (“Problemi i minoriteteve në Jugosllavinë e Re (1939) dhe Elaborati i Dytë i Vaso Çubrilloviqit (1944). Dokumentet e këtilla reflektonin qëndrimet hegjemoniste politike të regjimeve serbo-jugosllave ndaj popullatës së pushtuar e të pambrojtur shqiptare në Kosovë. Këto ishin në frymën e dokumenteve të dala nga Kongresi i Berlinit, (1878), Konferenca e Fuqive të Mëdha (1912), Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) dhe Konferenca e Versajës (1918-1920).  Të gjitha tok cenonin egërsisht integritetin territorial të shqiptarëve, madje-madje tentonin edhe shlyerjen e këtij integriteti nga harta e Europës. Pasojisht, Shqipëria ngeli vetëm me 28 mijë km katror e me 750 mijë banorë. Shalës ia kishin sforcuar bindjen për padrejtësitë ndaj shqiptarë disa zhvillime tragjike.    

I pari zhvillim lidhet me 44 mijë të mobilizuar dhe të rekrutuar nga udhëheqja jugosllave, (“Brigada të Kosmetit” dhe të trojeve tjera etnike). Prej tyre humbën rreth 8 mijë jetë njerëzish vetëm në periudhën prej 24 mars deri më 18 prill 1945 gjatë marshit prej Kosove –Shqipëri-Mal të Zi-Kroaci.për të mbërrijë në Frontin e Adriatikut kinse për t’luftuar bashk me partizanët jugosllav kundër gjermanëve. Por, pikërisht partizanët e një Divizioni serb dhe të një Brigade malazeze që ishin hedhur në terren, kishin ekzekutuar masovikisht me armë zjarri dhe armë të ftohta ushtarët shqiptarë. Pastaj, këta të fundit, janë ngulfat me gaz helmues si dhe janë mbyt në det nga fundosja e anijes. Kjo plojë e madhe për fatin e keq, ende ka ngel e pa hulumtuar e studiuar mjaftueshëm nga historianët (!). Më 1996,  prof. dr. Zekeria Cana, zbuloi botërisht varrezat masive të shqiptarëve të vrarë në Tivar; I  dyti zhvillim lidhet me luftën në Drenicë që zhvillohej, nga fundi 1944-ës dhe fillimi 1945-ës kur partizanët dhe çetnikët luftonin kundër brigadës së Shaban Polluzhës; i treti zhvillim ku vuri theksin Rezak Shala lidhet me dërgimin e “Brigadave në Frontin e Sremit” urdhëruar nga udhëheqja jugosllave në fillim të janarit 1945. Ky urdhër, realizohej përmes Shtabit operativ të Kosmetit i cili urdhëroi Shaban Polluzhën të nisej për në Podujevë dhe t’i bashkohej Brigadës së VII në Serbi. Por, Shaban Polluzha kushtëzoi zbatimin e këtij Urdhëri me ndërprerjen imediate t’vrasjeve e plaçkitjeve. Ndaj, plasën luftimet e përgjakshme për asgjësimin e ushtrisë së tij dhe u mobilizuan e rekrutuan dhunshëm shqiptarët që rropateshin në makth të tmerrshëm për Frontin e Adriatikut.   

Rezak Shala pohonte se “pas Luftës filloi deklarimi i përdhunshëm i shqiptarëve si turq”, kur, rastisi të jetë Kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Mitrovicë. Sipas tij, “KK i LK të Kosovës në krye me Gjoka Pajkoviqin filloi të kujdesej për “turqit” të cilët asnjëherë nuk paskan guxuar të deklarohen për përkatësinë.”  Aksionin e tillë Shala e quante fillim të “apsurditetit”, që reflektohet me ate se “shqiptarët ndiqen, burgosen, rrihen, maltretohen, vdesin, ndahen familjarisht, njeri bëhet turk e tjetri mbetet shqiptar, në mes shokëve, vëllëzërve, familjes e kombit në përgjithësi fillon të hetohet një përqarje”. Më pas, sipas autobiografisë në fjalë, ky proces dështon, me që pak shqiptarë regjistrohen turq. “Në mes të shqiptarëve lindi problemi i vëllavrasjes sepse u përhap hasmëria në mes atyre që e pranonin shpërnguljen dhe atyre që edhe kokën e japnin për vatan”, thot Shala. 

Ndryshe, gjatë diktaturës ushtarake në Kosovë (1945), Rezak Shala ishte anëtar i delegacionit  të shqiptarëve të Kosovës të cilët udhëtuan në Beograd për t’ia parashtruar Titos shtatë kërkesat e tyre: 1.Të korrigjohet Ligji agrar; 2. Administrata të mbahet në gjuhën shqipe dhe gjuhet tjera minoritare; 3. Arsimtarët të sillen nga Shqipëria; 4. Shitblerja e tokave të bëhet pa pengesa shtetërore; 5. Të burgosurit e pafaj të fallen; 6. Flamuri kombëtar shqiptar të garantohet dhe 7. E  drejta për vetëvendosje të garantohet siç është theksuar në Konferencën e Bujanit të 2 janarit 1944. Mirëpo, me t’arritur në Beograd, u realizua një skenar tjetër i papritur nga regjimi serbo-jugosllav. Ky skenar do të jetë ogur i keq për shqiptarë sepse do të ketë reperkusione tragjike për sigurinë e tyre.                

Në vazhdën e këtyre inskenimeve pa sens, pushtetmbajtësit renditnin “aksionin e mbledhjes së armëve“ i cili u realizua viteve 1955/56, me pretekst se kinse “në mesin e shqiptarëve ka filluar përgatitja për kryengritje”, rikujton Rezak Shala. “Arsyetimi zyrtar partiak i këtij aksioni paska qenë “pengimi” i gjakderdhjes së shqiptarëve mes vete” (!?). Në këtë amulli, Shala bën të ditur se prej shqiptarëve të ekspozuar  ndaj rreziqeve për jetë – qindra ishin vrarë, vetëvrarë, rrahur e keqtrajtuar shtazarakisht nëpër burgje, ishin gjymtuar sepse ishin në pamundësi për t’blerë armë e për t’ia dorëzuar hijenave të regjimit t’kohës. “Atbotë shqiptarët filluan të shpërngulen me të madhe në Turqi”, vetëm “për të gjetë shpëtim e rehati shpirtërore”, vazhdon ai. Kështu, “numri i tyre arrijti mbi gjysëm milioni”, sipas tij. Në këtë autobiografi përmend edhe procesin gjyqësor të Prizrenit (1956) duke e kundërshtuar sepse akuzonin dhe gjykonin disa udhëheqës shqiptarë të revolucionit se kinse qenkan agjent të Sigurimit të shtetit shqiptar.  

Dy muaj pas Plenumit të Brioneve mbajtur me 1 korrik 1966, Shala hedhë dritë tek disa deformime në punët e brendshme në Kosovë në materialin që mban datën 23 shtator 1966. Ndërkohë që, Mehmet Gjoshaj në librin e tij “Aksioni i armëve në Kosovë (2012) këtë material e quan “Deklaratë të Rezak Shalës” dhënë Sekretariatit të Komitetit  Krahinor  të LKS për KM, më 23.IX, respektivisht  më 28.IX1966”. “Në shërbimin e punëve të brendshme  gjendem prej  gushti  1946 dhe ate gjithnjë  në sektorin e sigurimit publik dhe në pozita udhëheqëse – prej shefit të sektorit deri te Kryeshefi i Sherbimit të Kriminalistikës Krahinore”. Si njeri ndër akterët e punëve të brendshme të kohës, ai vuri theksin te karakteri centralist  i këtij sherbimi duke theksuar se “ka qenë shërbimi më i centralizuar dhe vërtikalisht i lidhur me Sekretariatin republikan dhe Sekretariatin federativ, e posaçërisht  Shërbimi i Sigurimit Shtetëror dhe milicia … Edhepse kam qenë anëtar i Kolegjiumit Krahinor, nuk kam mund të marrë pjesë kur janë shqyrtuar madje çështjet  e përgjithshme  nga fushëveprimtaria e sigurimit shtetëror”, thekson Shala dhe shton: “Sidomos është karakteristike kur në Kosmet dhe ate mendoj  në vitin 1953 nga SPB të Serbisë, ishte dërguar i tërë ekipi udhëheqës i udhëheqësisë  së sigurimit shtetëror“. Sipas tij, “ky ka qenë grupi më i deformuar  që nga ekzistimi i këtij Shërbimi sepse kanë manifestuar botërisht  mosbesimin ndaj  kuadrove në Kosovë, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.” Tutje, identifikon një zyrtar dhe metodat brutale të tij të zbatuara ndaj shqiptarëve: “Çiroviqi ka bërë paraqitje  publike  shoveniste, rrahje të fshatarëve shqiptarë rrugëve, … sharjen e nënave shqiptare, e përveç kësaj kanë shërbyer si inspektor bixhozi, pijanecë dhe t’kurvërisë …” 

Ndër deformimet e mëdha në estabilishmentin e punëve të brendshme, Shala cilëson, akcionin e grumbullimit të armëve. Nismëtar i këtij aksioni ishte, sipas tij, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror (SHSSH) dhe shton: “Sa më kujtohet, së pari ka  filluar në rrethin e Pejës, ku ka qenë Kryeshef i SPB  Vujo Vojvodiq, e Shef i Sigurimit Shtetëror Sveto Bagdanoviq. Pas Pejës, aksionin e kanë tumirë Mitrovica  dhe rrethet tjera në Krahinë. Rrahja ka qenë shumë masive.  Kanë qenë shumë situata ku njerëzit nuk kanë mbijetuar torturat dhe janë rrahur edhe anëtarët e LK.” Kur “janë arritur rezultate të mira” vijon Shala, “atëherë janë harruar motivet fillestare dhe është folur se armikut duhet me ia fut ethet n’eshtra.” Tutje vijon: “Në këtë aksion aktivisht kanë marrë pjesë Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, milicia dhe një pjesë e Sherbimit kriminalistik në Prishtinë.” Prandaj, “kam kërkuar që aparati i Shërbimit kriminalistik në Prishtinë të mos merr pjesë në aksione, duke theksuar  si arsye se  më me rëndësi është që ky Sherbim të punoi në punët e veta e jo të gjitha t’i anashkaloi për të marrë pjesë në grumbullimin e armëve”. Ndërkohë që, e akuzonin se po i kundërvihet “aksionit dhe se shkaqet e tilla janë manifestim i kundërshtimeve të mia.”  Lidhur me metodat dhe karakterin e aksionit të grumbullimit të armëve, Shala thot: “… mendoj se janë përdor metoda që ka mund t’i mendoi një mendje e zezë njerëzore e që është karakteristike se kanë patur dhumë pak karakter masiv, sepse nuk di por mendoj se 80 % të familjarëve të një fshati i janë nështruar torturave.” 

Shala shpjegon akuzat që i janë bërë. “Njëfarë Dushan Krajinoviq, zyrtar i SPB të Serbisë mua më akuzonte, pasi që e kisha provokuar, se “Do t’vie radha edhe tek ti”, duke aluduar, sigurisht në “Procesin e Prizrenit”. Sipas tij, “qëndrimi në raport me kuadrot shqiptare, të cilët edhe ashtu kanë qenë shumë pak, ka qene i pabesueshëm”. Por, bëmat e këqija nuk përfunduan këtu. “Politika kadrovike, siç është konstatuar shumë herë, ishte e gabuar” pohonte Shala duke vazhduar se “përtrirja që kemi bërë ka përfshirë një numër shumë të vogël shqiptarësh”, kështu: “Mitrovica nuk ka pranuar asnjë shqiptarë, Prishtina, mezi një nga Prishtina, Gjilani askend, Ferizaji – numrin më të madh, Prizreni fare pak dhe Peja fare … në Ferizaj  është pranuar numri më i madh i shqiptarëve sepse Shef i Degës ishte shqiptar.” Ai veçon disa raste kur zyrtarët serb kanë shprehur mosbesim ndaj kolegëve prizrenas e gjilanas. Pastaj, tregon për transferet e tyre prej Kosove në Serbi.   

Gjatë deformimeve në Shërbimin kriminalistik, veçon për rezistencë qytetet: Prishtinë, Mitrovice dhe Gjakovë. Ndërkaq, përmend rastet kur zyrtarët në Prishtinë dhe Prizren kanë nxjerrë dëshmi me dhunë nga qytetarët, kur këta i kanë burgosur dhe rrahë.Të konfiskuara nga kryesit e veprave penale, gjësendet dhe mjetet monetare i kanë mbajtur nëpër depo të organeve të punëve të brendshme apo i kanë përdorë në mënyrë klandestine, në vend që këto të fundit, t’ua dorëzojnë institucionave bankare. E për evitimin e këtyre abuzimeve janë formuar komisione përkatëse, gjesendet e konfiskuara procesverbalisht i janë dorëzuar prokurorive kompetente. Ka patur devijime edhe gjatë procedurave disiplinore, rreth pakicave kombëtare, burgosjeve përmbajtjes së të ligjeve, … Ne diskursin publik të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë janë përdorur etiketime fyese të tipit “shiptar”. Tendencat e centralizimit të Shërbimit të Punëve të Brendshme përmes Ligjit të punëve të brendshme e argumenton me normën e cila parashikonte që Kryeshefin e organeve të punëve të brendshme mund ta caktoi Kuvendi komunal, me pëlqimin e Sekretarit (Ministrit të brendshëm). Opinioni i Shalës – se një dispozitë e tillë ligjore bie ndesh me Kushtetutën, kishte has në vesh të shurdhër.   

Shala nga pozita e Kryeshefit të Shërbimit Kriminalistik të Kosovës, më 1967 do avancohet tutje. Lidhur me këtë thot: “deri kah fundi i vitit 1967 i mllefosur, i tmeruar, dhe i brengosur për tendencat e asimilimit të popullit shqiptar, mezi prisja momentin tim. Dhe kur erdha në funksion, me këmbëngulje kërkova strehimin ku kombi shqiptar do të bënte një jetë më normale  dhe ai strehim ishte Republika e Kosovës. Ja pra, këto ishin shkaqet  që i paraprijnë kërkesës sime për një shtetësi shqiptare në kuadër të federatës jugosllave”. Ndryshe, se pas Plenumit të Brioneve Rezak Shalës i është besuar detyra e Prokurorit Publik të Krahinës, (ekuivalent me pozitën aktuale të Kryeprokurorit të Shtetit në Republikën e Kosovës – shenimi im, FT) konfirmon edhe autori Millanoviq në librin e tij “Universiteti në Prishtinë …“ duke  shtuar se “këtë besim Shala e ka fituar  ashtu që  “prej fillimit  të luftës aktivisht dhe organizativisht ka vepruar  … se për shkak të punës aktive ishte burgosur deri në  kapitulimin e Italisë … dhe pas çlirimit  nga gjermanët  sakaq ka hyrë edhe në Komitetin e Rrethit të PKJ”.   

Plenumi i Brioneve, mbajtur më 1 korrik 1966, ishte në fakt  Mbledhja e IV e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dedikuar  për “disa çështje aktuale  përkitazi me veprimtarinë e dëmshme  të disa organeve të sigurimit dhe pasojat nga ajo veprimtari”. Gjatë këtij Plenumi, u shkarkua krahu centralist e unitarist i Aleksandar Rankoviqit, Sekretarit të Parë të KQ të LKJ për shkak të veprimtarisë antipartiake. Ndërsa, Kuvendi federativ e shkarkoi nga funksioniet shtetërore për shkak të keqpërdorimeve në SHSSH dhe pensionoi. Pas shkarkimit të Rankoviqit, Kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito ishte shprehur se “mjafton që ai është i vetëdijshëm që mban përgjëgji morale dhe politike”, duke lënë të nënkuptohet se ndaj famëkeqit Rankoviq, megjithatë, nuk do pasojë kurrfarë ndjekje penale !? Ndjekje penale nuk do të kërkoi as Komiteti Qendror i LK të Serbisë për “trajtimet” e mijëra shqiptarëve përtej dhjetë viteve sa ishte udhëheqes i SHSSH – as kur  ishte  Ministër i Punëve të Brendshme (1946-1953), as kur ishte  nënkryetar i Jugosllavisë (1963-1966). Vetëm do konstatohet se – dënohen ashpër praktikat e fenomeneve negative byrokratiko-nacionaliste, keqpërdorimet, deformimet  dhe devijimet në aparatin e SHSSHt prirë nga Rankoviqi dhe se do të luftohen forcat  byrokratike-frakcioniste për qëndrimet e tyre nacionaliste e centraliste. Mbase mund të thuhet, se megjithatë, u dërmua perandoria e fortifikuar kriminele (SHSSH), sepse pasojë klima paksa më liberale  brendapërbrenda udhëheqësisë politike jugosllave, njëfarë shëndoshje dhe demokratizim i raporteve  shoqërore e politike në përgjithësi dhe një shpresë për shqiptarët e përvuajtur ndër dekada në bashkësinë jugosllave. 

Rezak Shala kishte rastisur në piadestalin e karrierës së tij profesionale: Prokurorit Publik të Kosovës kur po diskutohej për evoluimin kushtetues të Krahinës dhe shqiptarët po pretendonin republikën e tyre në kuadër të sistemit kushtetues jugosllav (1967,68). Gjithnjë sipas tij, Komisioni për Marrëdhënie Ndërnacionale i Komitetit komunal të LK të Kosovës diskutoi nga aspekte shkencore, teorike, politike-juridike çështjet rreth vetëvendosjes, republikës dhe Kushtetutës së Kosovës. Komisionin përbënin: Hajredin Hoxha, Gazmend Zajmi, Syrja Pupovci, Fehmi Agani, Dervish Rozhaja, Rezak Shala, Ramadan Vraniqi, Ali Hadri, Asllan Fazlia, Bardhyl Çaushi, Hasan Mekuli, Idriz Rexha, etj. Madje, “mbledhja mori karakter të një simpoziumi shkencor” me që është diskutuar me kompetencë shkencore apo, siç thekson Rezak Shala, secili diskutues “nevojën për republikën e Kosovës e pat paraqit nga këndi i vet profesional”.  

Ç’është e vërteta, diskutimet kushtetuese për Kosovën Republikë të filluara në Aktivin politik të Gjakovës (14 gusht 1968) u tumirën dhe u mbështeten nga Rezak Shala dhe intelektualë tjerë shqiptarë, pjesë të institucioneve të Kosovës, shprehet Ethem Çeku në punimin “Kosova në shtetndosjen e raporteve shqiptaro-jugosllave në vitet 60-70.  

Këtu po e kontekstualizoj opinionin e gazetarit Enver Robelli nga shkrimi “Politika vulgare” (Javanews.al, 28.7.2022): “Hashim Thaqi vetëm e ka lexuar Deklaratën e pavarësisë së Kosovës sepse idenë e pavarësisë e ka prezentuar Ibrahim Rugova në fillim të viteve 90-të por as Rugova nuk ka asnjë meritë sepse idenë e Kosovës Republikë  e ka përmendur në fund të viteve 60-të prokurori publik Rezak Shala e para tij Adem Demaçi, ama as ky ska merita sepse Hasan Prishtina angazhohej për një shtet shqiptar në Ballkan, por harrojeni edhe këtë, Skënderbeu qe nisur në vjeshtën e viti 1448 për të marrë pjesë në betejën e Dytë të Kosovës kundër osmanëve, por, … nuk arriti sepse u kurthua në disa ngatërresa lokale”. Tutje, Rezak Shala shton, se – jo vetëm që “Kryesia  e Komitetit Krahinor mori qëndrim kundër këtij diskutimi” por “edhe udhëheqësitë shqiptarë të sëmurë nga protogonizmi i theksuar, filluan të shprehin “patriotizmin socialist jugosllav”. Rezak Shalën e dëshpëronte dhe gërryente ideja se si këta filluan “edhe të bëjnë gara se kush do të jetë më i ashpër në sulmet ndaj atyre që me këmbëngulje kishin kërkuar Kosovën republikë”. Kështu, pasuan “sulmet prej kërcënimeve deri te etiketimet”. Shala, teksa ishte kryeprokuror përballej edhe me brutalitetin e sulmeve të demonëve politik shqiptarë që hiqen sikur zbatojnë fjalëpërfjalë Kushtetutën jugosllave dhe Programin e komunistëve. Në këtë përballje politike me kryegjykatën e komunistëve të Kosovës, Kryesinë e Komitetit Krahinor të komunistëve, Shala  specifikon emrat e: “Veli Devës, Kolë Shirokës, Asllan Fazliut, Ali Shukriut, Ilaz Kurteshit, Mahmut Bakallit, e me radhë”.  Më pas, i indinjuar shton se “me direktivë të Partisë u ndalua diskutimi për Republikën e Kosovës”, çështje kjo e cila ushqente frymëzimin e rinisë për të demonstruar. Për pasojë, “më 27 nëntor 1968 shpërthyen demonstratat në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në Tetovë”, ku, “u brohorit emri im, …” në koloritin e kërkesave studentore, saktëson Shala.  

Pikërisht këtë fakt, e konfirmon edhe autori Millanoviq në tekstin e tij “Universiteti në Prishtinë …”. Ai thekson se në demonstratat masive të vitit 1968 “në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës e Metohisë … janë dëgjuar edhe këso parullash e brohoritjesh: “Duam Rezak Shalën !”, “Rroftë Rezak Shala”. Kësisoj, kjo figurë na shpërfaqet si burim i pashtershëm frymëzimi gjatë artikulimit të kërkesave studentore. Demonstratat e organizuara nga “Grupi 68” i rinisë shqiptare në Kosovë ishin tok me sloganet: “Vetëvendosje”, “Republikë”, “Kushtetutë”, “Barazi”, “Statusi i kombit për shqiptarë”, “Emërtimi Kosovë – jo Kosovë e Metohi”, “Liria e përdorimit të flamurit shqiptar”, “Liria e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”.  

Në mbledhjen e Aktivit politik të komunistëve të Prishtinës, mbajtur më  9 shtator 1968 përkitazi me ndryshimet kushtetuese, Rezak Shala kishte theksuar: “Unë po flas për  parimin e vetëvendosjes duke u nisur nga fakti  se gjeneza e vetëvendosjes është e përcaktuar në mënyrë të qartë nëpërmjet sistemit tonë politik, madje institucioni i vetëvendosjes sot respektohet dhe pranohet në rregullimin tonë federativ. Vetëvendosja vjen si një element i cili siguron barazinë e popujve. Shtrohet pyetja, nëse popujt kanë të drejtë për vetëvendosje, nga aspekti i barazisë, atëherë pse mos të kenë të drejtë vetëvendosjeje edhe kombësitë”, çështje kjo e cila parakupton se shqiptarët në ish-Jugosllavi nuk trajtoheshin dhe nuk duhej trajtoheshin si komb shtet-formues vetëm e vetëm që të mos kenë të drejtën e formimit të shtetit të tyre, Republikës së Kosovës. Më pas, Shala i ka kundërshtuar disa diskutues. “Unë nuk mund të pajtoj me disa diskutime të cilat përpiqen  që disa paraqitje këtu t’i paraqesin, t’i kualifikojnë kështu apo ashtu …” Në përpjekje e sipër për ta kultivuar kërkesën për Kosovën republikë dhe për t’i çmontuar argumentet e politikës zyrtare, shton: “Mendoj se jemi pjekur që të jemi  njësi e barabartë federale edhe për nga  forma dhe atë pikërisht në sistemin tonë … Dëshiroj të mbetem konsekuent dhe të them se që nga dita e parë mbetem në pozitat e mëparshme, në pozitat e njejta dhe nuk kam ndryshuar. Në bazë të të gjitha këtyre  argumenteve jam deri në fund i bindur se kjo është imperativ i kohës dhe mendoj se kjo do të sigurojë barazinë e plotë.” 

Në Komitetin Krahinor të LK të Kosovës, mbajtur më 23 nëntor 1968, pohon se vetevendosja si institucion i pranuar gjatë revolucionit nuk mund të vehet në dyshim por  se duhet vazhduar me diskutime rreth këtyre problemeve sepse institucioni i vetëvendosjes “jeton mes nesh.”  Në këtë kontekst ka  nënvizuar se për problemin e njësive federale “diskutoj qe dy vjet me pjesëmarrje në punën e Komisionit për marrëdhënie ndërnacionale, ku kam diskutuar dhe argumentuar pse  mendoj ashtu dhe përse janë bindjet e mia të tilla.” Tutje ka shtuar se edhe në Komisionin  për sistemin shoqëror-politik të Krahinës “kam mbetur deri në fund pranë bindjeve të mia … madje kemi diskutuar dhe nuk jemi pajtuar, por kemi vazhduar tutje.” Shala kishte debatuar edhe për problemin e flamujve duke aspiruar se ato duhet të janë  të barabarta me ç’rast disa e kanë keqkuptuar dhe etiketuar rëndë si tradhëtar. “Unë mendoj se në betejën e mendimeve që ne e bëjmë duhet konfrontuar mendimet me argumente”, ndërsa “çështjen e vetëvendosjes duhet diskutuar  nga lartë e poshtë, … Madje, as konkluzat e miratuara nuk i mohojnë këto diskutime, mohojnë vetëm diskutimet që insistojnë që republika është zgjidhja e vetme. Përndryshe, problemi i vetëvendosjes, forma e akteve të përgjithshme juridike, simbolet, etj.  andaj,  nuk ka  arsye për akuza të ndërsjella. Unë nuk pretendoj të jem më i mençur nga të tjerët, madje nuk pretendoj se dua më shumë se ju këtë dhe zgjidhjet e këtilla kushtetuese, sepse atëherë do isha diçka tjetër nga ai që jam në realitet.”    

Derisa në njerën anë republika ishte shtyese këmbëngulëse dhe kryeshqetësim politik për Rezak Shalën të cilit i bashkoheshin bashkëmendimtarët e tij politik, rinia dhe popullata shumicë, në anën tjetër, “Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve i kundërshtonte, Kryesia e tij, përbërë nga: Veli Deva, Kolë Shiroka, Asllan Fazliu, Ali Shukriu, Ilaz Kurteshi, Mahmut Bakalli, e me radhë” ishin kundër saj, duke ngarendur  për të “shprehur patriotizmin socialist jugosllav”, pohon Shala. Në të tilla takime të tendosura, natyrisht se këta eksponent të lartë dhe kundërshtarë politik të Shalës mëtonin së koti për ta vënë  me shpatulla për muri e për ta konvertuar politikisht n’anën e tyre. Shala ishte i mishëruar duke përpunuar diskursin e vet alternativ vizavi politikës zyrtare dhe duke orientuar kërkesën e vet e të bashkëmendimtarëve, ndaj diskursit mbizotërues zyrtar politik. Ndryshe, për Shalën, ishte kauzë, mision që Kosova të bëhet një nga konstituentët e ish-Jugosllavisë që, ndonëse dukej mjaft i vështirë, megjthkëtë nuk ishte i pamundur. 

Shala në shenimet autobiografike, specifikon akuzat  dhe presionet e bëra nga disa krerë shqiptarë të nomenklaturës komuniste kosovare: “Iljaz Kurteshi, për shembull, duke mos kuptuar gati asgjë filloi të flas me një gjuhë të hutuar politike. Veli Deva,  kërkesat e mia për Kosovën Republikë i klasifikoi “veprimtari armiqësore”. Ngjashëm foli edhe Kolë Shiroka. Fadil Hoxha  u mundua të më bindë për një autokritikë duke cituar gabimisht një thënie të Leninit: “Nuk duhet me ra në bisht të masave. I pata thënë që masat duhet të deklarohen e ta thonë fjalën e  tyre e jo të mendojmë ne në vend të tyre. Nuk mbeta pa u sulmuar as nga Mahmut Bakalli”, duke shtuar se “gjatë pauzave të mbledhjeve iknin prej meje sikur prej dreqit. Mbeta si fëmij pa prind.” Shala hedh dritë edhe në polemikën me Veli Devën: “Udbashi i atëhershëm më pat treguar se do t’i marr disa masa. I pata thenë se masat duhet të ndërmirren vetëm në kuadër të kompetencave ligjore sepse si Prokuror Publik i Kosoves nuk lejoj që të shkilet  ligjshmëria”.  

Rezak Shala na sjell në vëmendje edhe kohën se kur u detyrua të dorëhiqet.“Në fillim të vitit 1969, dy tre muaj pas demonstratave më detyruan të jap dorëheqje nga funksioni”, sqaron ai. Në këtë kohë, në përpjekje  për të mbijetuar politikisht duke mos iu bindur trysnive të disa politikanëve shpirtvegjël të Kosovës të mbërthyer  pas  foteleve të tyre, që të pranoi fatin e të qenit partner politik i tyre, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Fadil Hoxha, ia kumton lajmin e fundit, lajmin e keq: “në konsultim me Plakun (Titon) paskan vendosur  të ma ndërrojnë vendin e punës”. (!). Por, ky lajm nuk ia thejë  idealet largpamëse dhe diskursin kritik tlidhur me aspiratat e tij për Republikën e Kosovës që ishte e veçanta e këtij njeriu ngase gjeti forcë për t’i përballuar trysnitë e tilla. 

Më pas, prej dy arsyeve të shpalosura nga Kuvendi i Kosovës për shkarkim nga posti i të parit të Prokurorisë kosovare, sipas Shalës, e para që konsiston në ate se prania e tij gjoja ”po i frikëson serbët dhe malazezët” doli të jetë “tejet tendencioze” dhe e dyta që konsistonte në kërkesën për Kosovën Republikë doli që Shala paskësh “rënë në kundërshtim me politikën e LKJ”. Këto sjellje që i faturoheshin Shalës, sipas një praktike politike të kohës, me pretekst se paska shkelur njëfarë standardi “strategjik” të etikës politike të ashtuquajtur “përshtatshmëri moralo-politike” pasoi me sanksionin politik ndaj tij: Përjashtimi nga LKJ. Asnjeri prej dy justifikimeve të trilluara nuk ishin problematik, pretendonte Shala. I zhytur në këto beteja politike, ky zhveshi përfundimisht skenarin e politikës së shtetit serb përkitazi me shkarkimin e tij “nga të gjitha detyrat”. E nuk mund të ndodhte ndryshe. Duke pohuar se për ta kishte qenë “halë në sy”, Shala shpalos një spektër arsyesh: “pata rehabilituar shumë të dënuar jashtë ligji, i pata ndjekur penalisht disa deformatorë, i pata zbutur dënimet marramendëse të grupit të Adem Demaçit … jam bërë shkaktar i prishjes së klimës politike … me këmbëngulje fillova të kërkoj Republikën e Kosovës, u zbulova se jam nacionalist i rrezikshëm.”  

E, në librin “Universiteti i Prishtinës …, autori Millanoviç, përmend një fakt mjaft sinjifikativ: “Mishoviç në librin e vet  publikon shumë citate nga diskutimet e Shalës nga të cilat qartë shihet angazhimi i tij i vendosur për shqyrtime kushtetuese të vitit 1968 që Kosova të konstituohet si republikë, përkundër mendimeve të udhëheqësve të atëhershëm politik shqiptar në krye me Fadil Hoxhën si Kryetar i Komisionit kushtetues të Kosovës, që për kërkesën radikale realisht nuk mund të pritet përkrahja e udhëheqësve republikan e federativ qysh në atë fazë të ndërtimit të rendit tonë politik e shtetëror; se kjo është, prandaj, verbëri politike e Rezak Shalës”.   

Në tekstin “Universiteti në Prishtinë …”, autori Millanoviq, referuar veprës tjetër: “Kush ka kërkuar Republikën, Kosova 1945-1985” të Millosh Mishoviq (1987) duket se jep versionin zyrtar të arsyeve të shkarkimit të Shalës, që paradoksalisht, reduktohet vetëm në brohoritjen e emrit të tij nga demonstruesit e 68-ës (!): “Komisioni për Zgjedhje dhe Emrime  i Kuvendit të Krahinës  ka paraqitur Propozimin për shkarkimin e tij më 30 janar të vitit 1969 me arsyetimin se në demonstratat “kundër  socializmit vetëqeverisës dhe interesave të shtetit (…)  në momentin kur ato kanë fituar karakterin e shprehur armiqësor (…) kanë brohoritur se e duan Rezak Shalën”. Shkarkimi i Shalës qe ngjarje e faqeve të para të shtypit të asaj kohe jo vetëm në Kosovë e Serbi. Edhe vet autori  Millanoviq në  librin e tij të mësipërm, shfaqet në linj me arsyetimin zyrtar për shkarkimin e Shalës nga pozita e kryeprokurorit. Këtu, ai ka parasysh se “në opinion  pakundërshtueshëm depërtoi e vërteta, për orientimet e Rezak Shalës dhe në shqyrtimet kushtetuese pak para shpërthimit të demonstrative antijugosllave.” Tutje konstatoi edhe insistimin  e Rezak Shalës “për të mbetur pranë atyre qëndrimeve para organeve më të larta politike të  Krahinës, e posaçërisht për shkak të njohurive të opinionit  për vlerësimet  e tij në thelb pozitive për demonstratë.”  

Dr.  Miomir Gatalloviç, autor i librit: “Kohë të turbullta – Kosova në politikën shtetërore të Jugosllavisë 1966-1969” në përgjigjen dhënë një gazetareje të medias serbe, e rendit Rezak Shalën ndër  politikanët  më me influencë në Kosovë: “Kjo ka qenë elita politike partiake, ku ndikimin me të madh e kishte Fadil Hoxha, Veli Deva, Xhavit Nimani, Rezak Shala, … Ata kanë punuar më së shumti për çështjen shqiptare dhe kanë mbuluar veprimet irredentiste posaçërisht me demonstratat e vitit 1968. Kjo elitë ka punuar në mënyrë shumë unike në luftimin e kuadrove serbe dhe malazeze që kryesisht kanë bërë përpjekje të ruajnë pozitat e veta. Tito dhe Kardel krejt këto i kanë miratuar që të i pacivizojnë dhe lidhin me  Federatën jugosllave.”  

Në faqet e librit “Universiteti në Prishtinë …”, autori Millanoviç tërhjek edhe një paralele interesante midis Rezak Shalës dhe Syrja Popovcit: “Sipas këmbëngulësisë dhe qartësisë së qëndrimeve  për konstituimin e Krahinës  në Republikë (si fazë e parë  në luftën për shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë), me te ka qenë i barabartë vetëm Rezak Shala.” (!) 

Kontributin e rëndësishëm të Shalës në dimensionin penitenciar, përkatësisht të ndërprerjes së ekzekutimit të dënimeve me burgim përmes lirimit nga mbajtja e mëtejme e dënimeve me burg të pjesëtarëve të organizatës  ilegale Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (“Grupi i Adem Demaçit”, etj.) e konfirmon dr. Sabile Keçmezi-Basha. Në të përditshmën “Lajm”, datë 16 tetor 2008, në shkrimin titulluar: “Kërkesa legale për Republikën e Kosovës” ajo shprehet: “Prokurori krahinor, Rezak Shala, kërkoi që shumë të burgosur politik shqiptarë të lirohen menjëherë ose  t’u zvogëlohen vitet e burgut.”.   

Kontributi i madh i Shalës për zbutjen e dënimeve rikonfirmohet me librin “Adem Demaçi, biografi” (2010) të Shkëlzen Gashit. Pasi shprehet se të burgosurit nuk kanë pranuar të shkruajnë kërkesa të tilla sepse “kjo ka  kuptimin e të lypurit mëshirë”, autori  Gashi shton: “Më pas, Rezak Shala, prokuror (i cili më 1968 i përkrah kërkesat e studentëve demonstrues  për Kosovën Republikë dhe prandej pushteti  serb  e shkarkon nga pozita), propozon të lirohen  të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë të dënuar në kohën e Rankoviçit. Pushteti serb nuk pranon t’i lirojë por vetëm t’i rishikojë dënimet e asaj kohe. Për rrjedhojë, dënimi i Adem Demaçit, nga 15, ulet në 10 vjet” i cili  dënim qe shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë gjatë procesit të dytë gjyqësor kundër tij dhe anëtarëve të grupit të tij më 1964  që pason me burgimin e dytë një dekadëshe të tij (1964-1974).  

Shkrimtari i mirënjohur Ibrahim  Berisha  në veprën e tij “Vdekja e kolonisë” sjell një informatë të karakterit taktik,  metodë të pistë pune dhe pa asnjë skrupull të regjimit serbo-jugosllav: “Shërbimi sekret serb, përmes mënyrës së lashtë, shpifjeve “vesh më vesh”, mbillte  dezinformata se ishte Rezak Shala gardiani i cili  në vitin 1968 mbrapa perdeve pengoi statusin e Kosovës Republikë.” (!?), thot tekstualisht autori Berisha.                                                                                    

Për kërkesën e Rezak Shalës për një Republikë shqiptare në zingjirin e Federatës jugosllave dhe për heqjen e tij nga skena politike qe informuar, edhe Enver Hoxha, drejtpdrejt nga i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti më 19 shtator 1970 në Tiranë. Por, Enver Hoxha, nuk qe pajtuar assesi me kërkesën politike të Rezak Shalës me pretekst se – shqiptarët kanë vetëm një Republikë, Republikën Popullore të Shqipërisë.  

Përplasjet stereotipe politike të Rezak Shalës me rivalët politikë që i suleshin ngase nuk rreshtohej në anën e tyre,  ishin këmbanë djallëzore për hakmarrje të pavonuar të tyre ndaj tij përmes shkarkimit nga posti prokurorial. Ishte i vetmi Rezak Shala prej zyrtarëve të lartë shtetëror shqiptar ai i cili duke qenë në majë të sistemit prokurorial kosovar, njëherit edhe pjesë e udhëheqësisë politike kosovare jo që iu zvetënuan pretendimet  politike, por u përça thellë me elitën politike shtetërore në Kosovë rreth statusit të Kosovës dhe u rebelua. Shpejt pasoi shkarkimi i tij. U harrua ndërrimi i pozitës sikundër kishte qenë “marreveshja” mes Titos e Fadil Hoxhës. Tani, i pensionuari parakohe, Rezak Shala qëndron, do thosha në heshtje lavdie, por vazhdon të çirret nga instiktet e shfryera politike, pushtetore e morale të disa politikanëve të përçudnuar shqiptarë që nuk vranin mendjen për koston e faturave mund t’i paguajnë në t’ardhmën. 

E sipas Shalës, pas shkarkimit nga pozita e Prokurorit Publik të Kosovës me mbështetjen e pa rezervë të Fadil Hoxhës, do t’pengohet seriozisht që të zgjedhet mësimdhënës universitar nga Mahmut Bakalli: “Magjistrova në Zagreb dhe desha të punësohem në Fakultetin Juridik të UP-ës, por pasi kolegët e mi më shpallën “të rrezikshëm”, vet zoti Mahmut Bakalli strukturave të UP-ës ua bëri me dije që nuk guxoj të ligjëroj në këtë fakultet.”. Ndëkaq, Vehap Shita, do shprehej:“…kreu fakultetin e studimet  pasuniversitare” dhe dëshironte “të jepte kontributin e vet edhe në ngritjen  e kuadrove të reja”, por “Ishte një dorë që Rezakun, sikurse edhe të tjerët, donte t’iu largonte  nga Universiteti” .  

Edhe me këtë çështje u muar publicistika serbe. Autori Millanoviq në veprën “Universiteti në Prishtinë …, thekson: “Në librin e kujtimeve të Fakultetit juridik me rastin e 25 vjetorit të themelimit nuk ka emër të Rezak Shalës as në mesin e  arsimtarëve të përhershëm as në mesin e arsimtarëve me honorar.” … Në kohën e publikimit të Biltenit me referat pozitiv dhe propozimin e Komisionit (Tomisllav Markoviç nga Zagrebi,  Vlladimir  Vodineliç nga Spliti dhe Dragolub Moraçiq mësimdhënës i lartë nga Prishtina) që Shala  të zgjedhet për mësimdhënës, dekan ka qenë Zdravko Zdravkoviq, e prodekan kanë qenë: Gazmend Zajmi e Esat Stavileci. Sikur Dekanati të kishte qenë kundër propozimit të Komisionit, referati  as që ishte publikuar  apo ky do të vështirësohej, … Pa mëdyshje e dijmë se  Shala në vijim  nuk është lajmëruar përsëri në konkurs për zgjedhje – rizgjedhje të mësimdhënësit për at lëndë, ndërsa në vitin 1977 ishte zgjedhur magjistër Vesel Latifi”, fq. 105. Ndryshe, Mishoviq në librin: “Kush ka kërkuar republikën – Kosova 1945-1985, konstaton se Shala “karrierën e ka vazhduar në Fakultetin Juridik”. Por, në të njejtën vepër (“Universiteti në Prishtinë …”), në pjesën: “Arsimtarët nga Shqipëria”, ku bën fjalë edhe për Galip Demën që të zgjedhet mësimdhënës i Kriminalistikës, Millanoviç shkruan: “Nuk e dij deri në cilin vit ka qenë mësimdhënës i asaj lënde të rëndësishme profesionale në Fakultetin Juridik në Prishtinë, por Rezak Shala qe propozuar për atë lëndë në verën e vitit 1972 … mirëpo  nuk është plotësisht e qartë si përfundoi  procedura e zgjdhjes së tij,  dhe as nuk është e qartë nëse atë lëndë gjatë vitit 1972/73  do e ligjëroi Dema apo Shala.”     

Gjithnjë sipas kujtesës së kryepresonazhit tonë, Mahmut Bakalli nuk zbrapsej as nga angazhimi që Rezak Shala t’mos arrij titullin e doktoratës. “Po ky njeri e pengoi edhe Komisionin përkatës që ishte caktuar për vlerësimin e tezës së doktoratës sime.  Këtë që po e them mund ta vërtetoni edhe sot. Të gjitha urdhërat e këtij funksionari për avancimin tim si shkencëtar gjenden edhe sot e kësaj dite në Fakultetin juridik”,  shpjegon Shala.  Ndryshe, koha tregoi se ai së koti priste vlerësimin e tezës sepse kurrë nuk i erdhi. 

Ai, shprehej të ketë qenë “i harruar, porse krenar kundër të gjitha mynxyrave  të jetës që nuk arritën të ma thejnë mendjen se Kosovës  patjetër i duhet Republika”. Por, kujtoj se me entuziazmin e tij Rezak Shala lartësoi vetëveten deri në shkallë strumbullari. Nuk mbeti me dëmkën e imazhit të zbehtë siç mëtonin ta paraqisnin oponentët politik që kishin idealin e të qenit të fortë duke u veshur me pushtet e arrogancë, ata të cilët i vardiseshin politikanëve dhe politikës së errët serbe me patos të lartë nga frika deri në palc. 

Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes së Rezak Shalës, pasi kishte cilësuar si njerin “prej kuadrove të çmuara politike shqiptare në Kosovë”, ishte shprehur: “Angazhimi i mr. Rezak Shalës për mëvetësinë dhe vetëvendosjen e Kosovës janë të hershme e të vazhdueshme dhe këtë kontribut të tij do ta dine ta çmojnë brezat e ardhshëm.”   

Gjatë përcjelljes së Rezak Shalës në shtëpinë  e tij të fundit, Prof. dr. Bardhyl Qaushi kishte thënë:“Ishe dhe për sa të jetë jeta do të mbetesh njeri i veçantë, me virtyte dhe prirje të jashtëzakonshme për drejtësi dhe barazi midis njerëzve dhe popujve, njeri që nuk diti se çfarë është frika nga forcat e  errëta të s’kaluarës  jo të largët, as nga këto të ditëve tona. … Edhepse gjitha ato përpjekje  dhe sakrifica të mëdha Tuajat dhe tonat nuk u kurorëzuan me sukses të plotë për një Kosovë të aspiruar, të pavarur dhe sovrane, megjithatë gjurmat e një përkushtimi të tillë politik të një plejade të intelektualësh militantë dhe atdhetarësh të tjerë do të mbesin të pashlyeshme.”    

Kritiku, shkrimtari dhe gazetari Vehap Shita në fjalën e përmotshme për Rezak Shalën kishte theksuar: “Luftëtar konsekuent për të drejtat e popullit të vet … njëri ndër ata që edhe në organet e punëve të brendshme diti t’i ruajë dhe t’i mbrojë të drejtat njerëzore, jetën dhe identitetin e bashkëkombasëve të vet … pas Plenumit të Brioneve … theksonte platformën themelore të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popuijve të Kosovcës – të përcaktuar në Rezolucionin e Konferencës Themeluese të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit në Bunjaj të Malësisë së Gjakovës në dhjetor 1943 e janar 1944 … ndër të parët që ngriti zërin publikisht për Kosovën – njesi e barabartë federale në ish-federatën jugosllave, në të cilën kishte mbetur Kosova pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore … ishte e vështirë të depërtonte në atë kohë legalisht ideja e Rezakut dhe e veprimtarëve të tjerë të kësaj ideje … por Rezaku ishte ai që qëndroi edhepse iu vërsulen  organet e shtetit e të partisë, e larguan nga funksionet dhe e qiten në pension të parakohshëm. Por Rezaku … detyrohet të kaloi një pjesë të jetës në mërgim … në Turqi. E kur u dha iniciativa për formimin e  Forumit Demokratik të Kosovës, … Rezaku ishte njeri ndër ata që e përqafoi me gjithë shpirt këtë ide, dha kontributin e vet …”. 

Gazeta “Zëri” në tekstin titulluar: “Vdiq mr. Rezak Shala”, datë 7 maj 1998 shkruan: “Nuk dëshironte të rikthente  qëndrimin e tij në  pozicionin që Kosova  dhe shqiptarët  të mbeteshin edhe më  pjesë e nënshtruar  dhe e zhvlerësuar  në ish-Jugosllavi. Organet politike  dhe shtetërore  jugosllave  pas tre vjetësh, përfundimisht  e dërguan në pension të dhunshëm. Megjithëse në moshën më të mire dhe me një përgatitje të lartë profesionale, ai që nga atëherë më nuk u kthye në veprimtari profesionale …” Gazeta, nxjerr përfundimin se, “Rezak Shala mbetet një nga figurat e respektuara të shqiptarëve, i cili përpara postit, zgjodhi mbrojtjen e të drejtës së kombit të tij.” Ky medium, t’nesërmen (8 maj 1998) i kushtoi edhe një shkrim Rezak Shalës, titulluar: “Simbol i parimësisë kombëtare e profesionale”. Këtu rikujtohet lexuesi se pas vitit 1990 Rezak Shala ishte aktiv kryesisht në senzibilizimin dhe organizimin  e  emigracionit shqiptar dhe të opinionit turk në favor të çështjes sonë.”  

E, “Zëri javor” i 16 majit 1998 nën titullin: “Kosova duhet të bëhet Republikë”, përgatitur nga Agim Zogaj, pasi pohon për Rezak Shalën se “ndërgjegjësimi i tij kombëtar  ishte deri në fund fanatik ndaj Republikës  së Kosovës” shton se ky  “pas diferencimit politik e kishte shtruar para shokëve vetëm një kërkesë: që t’i lejohet që si magjistër i shkencave juridike të ligjërojë në Universitetin e ri shqiptar. Shokët e dikurshëm nuk ia mundësuan  atë.” Sakaq, pason “teksti integral i diskutimit të Shalës në Aktivin politik të LK të Prishtinës, datë 9 shtator 1968”, për çka u fol më sipër.   

Këtej, a nuk meriton Rezak Shala të mbahet gjallë emri i tij për ta nderuar kujtimin e këtij njeriu i cili, pas një sëmundje  të rëndë e të shkurtër ndërroi jetë më 6 maj 1998, pa mbushur 71 vjet jete.   

Qytetarët votuan për ndryshimin e skenës politike

0

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik 

Ashtu siç është pritur qytetarët me votën e tyre me 2 prill në balotazh  të zgjedhjeve presidenciale  votuan bindshëm për ndryshim, duke zgjedhur  presidentin e ri në Mal të Zi, nga subjekti jashtëparlamentar duke paralajmëruar ndryshime në skenën politike të cilat do të pasojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 11 qershor të këtij viti 

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale me 19 mars dëshmoi se dy ma të votuarit  presidenti aktual M.Gjukanoviqi me 35.37% apo 119.685 vota dhe J.Milatoviqi me 28.92% apo 97.867 vota  do të ballafaqohen në balotazh   me 2 prill, duke paraqitur dilema në opinion dhe të elektorati votues. 

Por, një çështje e tillë u eliminu mënjëherë, sepse partitë politike të cilat ishin pjesëmarrëse me kandidatët e tyre u deklaruan publikisht se do të mbeshtesin J.Milatoviqin, qe ishte sinjal i mjaftueshëm për te kuptuar se ai ka përparësi të madhe ndaj presidentit aktual, i cili u mbeshtet nga parti të vogla pa ndonjë peshë të elektorati votues. 

Presidenti në pension politik 

Sipas të dhënave nga KZSH, në balotazh  të mbajtur me 2 prill 2023, J.Milatoviqi ka fituar  58,88 % apo  221.592 vota,  ndërsa M.Gjukanoviqi  41,12 % apo 154.769 vota. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë  vote prej 524.154  në zgjedhje kanë votuar 380.281 qytetarë(70.14%) ndërsa të vlefshme kanë qenë 376.361fletë votime, qe ishin më shumë për  37980  votues  apo 10% në krahasim me dyjavë më parë.  

Kemi të bëjmë me rastin e parë deri më tash në Mal të Zi por edhe më gjerë kur presidenti zgjidhet nga partia jashtëparlamentare, duke dëshmuar se qytetarët votuan kandidatin më të preferuar duke e dërguar presidentin aktual në pensionin politik.Një vendim i tillë i qytetarëve dëshmon se ata votuan lirshëm në mënyrë tolerante pa diktate që është  dëshmi se kemi të bëjmë me evoluimin në kulturën politike të qytetarëve në këtë mjedis.   

Si votuan shqiptarët e boshnjakët ? 

Në krahasim me ruandin e parë me 19 mars, me 2 prill shqiptarët e boshnjakët në zgjedhje kanë dalur më tepër duke e rritur ndjeshem numrin e votave kryesisht për M.Gjukanoviqin, por një përqindje e konsiderueshme ka qenë edhe për J.Milatoviqin.  

Kështu në dy komunat me shumicë shqiptare, në Ulqin 6515 vota ishin për  M.Gjukanoviqin, ndërsa 2995 për J.Milatoviqin, në Malësi 5855 vota ka fituar M.Gjukanoviqi ndërsa 1.284 J.Milatoviqi. Ndërsa në komunat me shumicë boshnjake në Rozhajë 11.004 vota ishin për M.Gjukanoviqin ndërsa 2.213 për J.Milatoviqin, në Plavë 3.275 M.Gjukanoviqi ndërsa 1.432 J.Milatoviqi etj.Por, kjo mbeshtetje nuk ka ndikuar në humbjen e M.Gjukanoviqit, sepse si e tillë është paralajmëruar në zgjedhjet lokale(23 tetor 2023) që u vërifiku bindshëm në këto zgjedhje.  

Nuk ka dilemë se  shkaku i  humbjës  se presidentit aktual M.Gjukanoviq, nuk duhet kërkuar të elektorati votues të popujt pakicë(shqiptarë e boshnjakë), por  të elektorati me përkatësi malazeze përkatësisht ortodokse të cilët mbeshtetën J.Milatoviqin, i cili paraqet moment të veçantë në skenën politike në Mal të Zi.  

Të dhënat e publikuara dëshmojnë se në 17 komuna ka fituar J.Milatoviqi ndërsa M.Gjukanoviqi në 8, dëshmi se qytetarët kanë votuar për ndryshim, duke dëshmuar se pushtetit të DPS-it i ka ardhur fundi sepse është koha për figura të reja udhëheqëse   pa hipoteka nga biografia e tyre.   

Fundi i një pushteti autokratik  

Nga zgjedhjet parlamentare(30 gusht 2020) DPS-i është duke përjetur rënie të vazhdueshme. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një parti politike e cila është konsumuar,  ndërsa aferat korruptive dhe kriminaliteti  kanë ndikuar në rënien e mbeshtetjës te qytetarët.  

Nuk ka dilemë se  pushteti i gjatë tridhjetëvjeçar(1990-2020)  pa ndryshime dhe reforma partiake  ka ndikuar qe kjo parti e ka legjitimuar vetën me pushtetin, përkatësisht shtetin duke u bazuar ne liderin karizmatik, qe ka ndikuar për të  humbur  bazën e legjitimitetit. 

Duke marrë parasysh se DPS-i pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare me 30 gusht 2020 dhe ato lokale me 23 tetor 2022, humbja në zgjedhjet presidenciale ishte e paralajmeruar por çështja qendronte të përqindja numërike e humbjes. Edhe pse në ruandin e parë presidenti aktual M.Gjukanoviqi fitoi 35.6% ishte sinjal i mjaftueshëm se ai në balotazh do të jetë humbës dhe ate në mënyrë bindëse. Sepse, si në zgjedhjet parlamentare e ato lokale askush nuk dëshiron koalicion me DPS-in, ku edhe kësaj here situata ishte identike. Animoziteti ndaj M.Gjukanoviqit u dëshmu nga të gjitha subjektët politike të shumicës aktuale parlamentare, të cilat kanë mbeshtetur J.Milatoviqin, ndërsa nga ana tjetër M.Gjukanoviqi,  në këtë raund pati  mbeshtetje nga SDP dhe të  disa partive të popujve pakicë qe ishte numër i pamjaftueshëm për të përmbysur rezultatin. Ndonëse nga DPS-i kanë pritur mbeshtetje maksimale  nga popujt pakicë dhe diaspora, një mbeshteje e tillë nuk ishte sipas parashikimeve, dhe pa ndikim në rezultatin përfundimtar.  

Presidenti i ri pa hipoteka  

Fitorja e presidentit të ri bazohet në faktin se ai nuk ka hipoteka nga  e kaluara, duke qenë i ri në moshë, me përgatitje profesionale në qendrat ndërkombëtare, duke qenë personi i duhur në momentin e duhur.Ndërsa  duke marrë parasysh edhe animozitetin  ndaj presidentit aktual te opinioni i gjerë, mbeshtetja masive  nuk ishte befasuese. Por, duhet thënë se pikë të veçanta fitoi ne sajë të  duelit televiziv tre ditë para zgjedhjeve, duke dëshmuar përgatitje profesionale, qasje konstruktive dhe guxim intelektual në prezantimin e çështje aktuale në vend. 

Përfundoi epoka e kultit të individit  

Ndonëse në pluralizëm në vendet e ish kampit socialist, kulti i individit është bërë pjesë e pandryshuar e konceptit të qeverisjës, rasti i Malit të Zi ishte i veçantë, sepse këtu kulti i individit qendroi ma gjatë duke përfunduar me 2 prill me zgjedhjen e presidentit të ri.  

Shkaku i humbjes së M.Gjukanoviqit është vet ai, sepse i ka munguar vlerësimi real i situatës në vend sepse ka mbivlerësuar vetën e nënçmuar të tjerët, përkatësisht kundërshtarët politik.Nga ana tjetër ai si duket nuk ka qenë i vetdijshëm se është konsumuar politikisht, sepse ka qenë në pushtet 34 vite. Madje nuk thuhet kot se pushteti të prish, përkatësisht të zhvlerëson në çdo aspekt, sepse nuk ke së çka  ofron, andaj bëhesh monoton për qytetarët.   

Nga raportet e  tilla  ka qenë e udhës qe preisdenti i cili mban edhe pozitën e kryetarit të partisë politike(DPS) të mbeshtesë një kandidatë të ri  nga partia e tij e pse jo edhe nga shoqëria civile, në mënyrë qe të largohet pa humbje.  Por, ne këtë aspekt ai nuk ka treguar ndonjë interesim për të përgatitur ndonjë   bashkëpunëtor si trashëgimtarë  që është dëshmi e tipave autokrat andaj edhe përfundimi nuk mund të ishte ndryshe por disfatist. Në dështimin e tij në këto zgjedhje nuk mund të përjashtohen edhe korupcioni dhe aferat e rënda koruptive në qarqet e ish qeverisjes së DPS-it dhe  të bashkëpunëtorët e tij. 

Në fushatën parazgjedhore opinioni i gjerë në Mal të Zi kishte mundësi të degjojë nga  presidenti M.Gjukanoviq se ai është në mbrojtje të shtetit dhe të ardhmës euroatlantike, por një qasje e tillë nuk ka pasur jehonën e duhur të elektorati votues sepse qytetarët janë ngopur me retorikë të tillë e cila me shumë ngjante në demagogji se sa në mesazhe parazgjedhore të votuesit.  

Dekompozimi i skenës politike 

Përfundimisht suksesi i Lëvizjës Evropa tani, duhet trajtuar si një evoluim i vetdijës politike të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët nuk kanë pasur mundësi të përballojnë liderin i cili ka qeverisur për 34 vite, andaj lirshëm kanë shprehur qendrimin e tyre, duke votuar për ndryshim, i cili fillon me presidentin e ri të vendit. Nga ana tjetër kjo lëvizje do të ndikojë në dekompozimin e skenës politike në vend, ku do të dëshmohet në zgjedhjet parlamentare të cilat janë parapa të mbahën me 11 qershor.  

Ndonëse kemi të bëjmë me një subjekt politik të ri qe është formuar vitin e kaluar, duke arritur rezultate spektakulare në zgjedhjet lokale me 23 tetor, arriti kulmin ne këto zgjedhje presidenciale, ku pa dilemë  do të jetë surprizë  edhe në zgjedhjet parlamentare me 11 qershor, sepse qasja e tyre për statusin socioekonomik për qytetarët do të jetë motiv i veçantë për mbeshtetje nga elektorati votues. 

(Prill 2023) 

Holograma e Petro Zhejit, Formula e Zotit, Përmirësimi i Adn-së, Kupa e Artë Holy Grail dhe shkenca e Raportit të artë, Fraktaliteti! 

0

Afërdita Zaja 

Profesori gjigand, mjeshtri i dijes Petro Zheji ka qenë një nga njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë më të lartë në Shqipëri. Të mos harrojmë se Petro Zheji jo vetëm që ishte gjuhëtar, përkthyes, poliglot, por njihte mirë dhe fizikën kuantike/klasike, dinte shumë për mjekësinë, muzikën, syrin e tretë, gjendra epifisis, botët parajsore, cfarë është shpirti etj. Jo vetëm që kishte njohuri të thella mbi këto shkenca «de profondeur» por kishte edhe lidhje hyjnore, sic e kam nxjerrë edhe unë në një video tek kanali im në youtube ku vetë Petro Zheji sqaron «Kam dëgjuar zërin e Zotit». Ka plotë sot që e quajnë veten dishepuj të Petro Zhejit, mirëpo këta nuk e kanë patur fatin të qëndrojnë kaq gjatë me të si mua. Petro thotë që vetë Zoti është më i gjithëdituri, vetëm ai mund t’a japë diturinë e plotë. 

Sic e shikoni tek video më poshtë unë (Afërdita Zaja) sqaroj etimollogjizimin e fjalës «Dishepull» (ang. Disciple) që vjen nga dis (2=-1) pra jo cip, një njeri jo sipërfaqësor por që i dedikohet mësuesit të tij. Tek eposi i PT, Prashant Trivedi sqaron gjithashtu se fjala «disciple» (dishepull) lidhet me fjalën «discipline» (disiplinë), pra një nxënës i disiplinuar që ndjek mësimet e mësuesit tërë kohës quhet dishepull. 

Tek biseda në video më poshtë Afërdita i sqaron Kejsit mbi fizikën kuantike, klasike dhe sidomos per Hologramen që profesor Petro Zheji e përmend shpesh në librat e tij shkencore. Cfarë është Holograma, si lidhet kjo vallë me formulën llogjike matematikore të Zotit apo Qenies supreme në Univers në aspektin e shkencës më të fundit? Profesori Petro Zheji e quan Hologramë pra të mos e ngatërrojmë me Holizëm. Holizëm është “e Tëra”, sipas Holizmit vetitë e një sistemi nuk mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet përbërësve të tij. Holizmi njihej në perëndim në shekullin XVII me ndër të tjera panteizmin e Spinozës, por në lindje ai praktikohej shumë më herët. Fillosofia e Vedave është e tëra holistike. Koncepti i Holizmit është i gjallë dhe themelor në Algoritmin Simbolik ku pozohet ekuacioni. 

E Tëra = O = (x=-x) = Qendra Supreme e Universit ! 

Profesori në të gjithë librat e tij por sidomos tek «Libri i Aforizmave» (perla e të gjithë librave që janë publikuar ndonjëherë në shqipëri) thotë se Sistemi i Algoritmit Simbolik paraqet një Hologramë. Tek Libri i Aforizmave faqe 218, Petro shkruan se Modeli holografik përbën një nga themelet kryesore të shkencës së re dhe paradigmës së saj holistike. Ky model holografik i shtrin dhe i zgjeron interpretimet e tij mbi tërë realitetin qoftë material, qoftë psiqik. Gjëja më themelore e Hologramës është se, tek ajo, një pjesë mund të riprodhojë të tërën. Më hollësisht: Modeli holografik ngrihet mbi konceptin e një informacioni universal që lidh Pjesën me të Tërën. Pjesa bëhet një hologramë e të tërës me qenë se përmban mbrënda vetes së saj një paraqitje, një përfytyrim global të së tërës nga e cila rrjedh. Një gjë e tillë nënkupton një marrëdhënie informative të parreshtur, koherente dhe dinamike ndërmjet pjesës dhe së Tërës. Si të thuash ne njerëzit (pjesët) jemi bijtë e Hyjnisë, pra pjesë por që kemi humbur lidhjet me të Tërën (Zotin/Hyjninë) qoftë nga egoizmi, padija, kemi humbur sic thoshte Petro, rrugën për tek «holy grail», Kupa e Artë që simbolizon vetë Hyjninë/Perëndinë. 

Zbulimi i profesorit Petro Zheji qëndron tek gjëja më e madhe e zbuluar dhe jo rastësisht në Shqipëri, zbulimi që quhet Algoritmi Simbolik, me fjalë të tjera organizimi i mendimit mistik të shpërndarë andej këndej të fragmentizuar, të pajustifikuar llogjikisht, në një sistem tërëpërfshirës llogjik që të pasqyrojë strukturën e mirëfilltë panbotërore të këtij mendimi. 

Profesori Petro Zheji sqaron shumë bukur se “Të gjitha paradigmat mbi të cilat mbështetet shkenca klasike janë në analizë të fundit materialiste dhe nuk implikojnë ekzistencën e ndonjë dimensioni tjetër përvec atij fizik dhe objektiv (llogjika e të tretit të përjashtuar, Zoti i përjashtuar). Kurse modeli holografik përkundrazi nënkupton një kompleksitet teorik dhe një thjeshtësi intuitive të tillë sa t’a bëjë atë të aftë që të kuptojë e të shpjegojë shkencërisht një pjesë të madhe të marrëdhënieve mes Pjesës dhe të Tërës. E përkthyer në gjuhën e simboleve kjo do të thotë: 

Paradigma Holografike = Riprodhimi i të Tërës nga Pjesa = (ø →o). 

Si edhe (ø→o) = (F↑ →E). 

Tek Holograma kemi Pjesën në të Tërën e të Tërën në Pjesën. Kështu pra modeli holografik është në esencë një model informacioni universal, i fuqishëm dhe pjellor. Që Pjesa të riprodhojë të tërën nënkupton thjesht një Paradigmë Holografike apo Hologramën, gjë që mund të shkruhet (faqe 433 «Libri i Aforizmave» i Petro Zhejit) si ø→o ose ø=o.  

Për të treguar se Pjesa mund të riprodhojë të tërën, shkruajmë: 

Ø = F, O = E, Nga formula E = (E = F) del E = (Ø = O) = (Pjesa = Tëra). 

Zbulimi i mahnitshëm i Petro Zhejit që është «Algoritmi Simbolik» (artikullimi llogjik i mendimit mitik/mistik) është i jashtëzakonshëm sepse Algoritmi Simbolik ka në vetvete një strukturë holografike, kjo do të thotë se porsa një pohim i një sistemi njohës përputhet, në përkthimin e tij simbolik me një formulë, qoftë edhe një të vetme e të cfarëdoshme të Algoritmit Simbolik, ne mund të nxjerrim përfundimin e sigurtë se ai sistem është i algoritmizueshëm, që nënkupton se Algoritmi Simbolik është tërësisht i mbishtrirshëm mbi të, pra kemi praninë e Algoritmit në këtë fushë apo atë fushë të dijes. Ky quhet kriteri i vërtetësisë së Algoritmit Simbolik. 

Si bie fjala ekuacioni simbolik (x=-x) = O = -& mund të interpretohet ashtu sic Krishti thotë në Bibël se «do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë ju të lirë. Parimi i papërcaktueshmërisë i fizikës kuantike nënkupton se nuk vlen më teoria e relativitetit të Ajnshtajnit. Ndër të tjera kujtojmë aforizmat e Petro Zhejit «Më parë Shlymja (e mëkateve) mandej Shlumja (shpëtimi)» ose edhe «I zgjidhuri është i zgjedhuri» sic profesori mjeshtërisht e ka thënë edhe në italisht «salvare e solvere». 

Sipas profesorit fizika klasike përfaqësohet nga simboli i ndarjes ø pra Parimi i ndashmërisë, kurse fizika kuantike si Parimi i Pandashmërisë (-ø) ose Parimi i Papërcaktueshmërisë. Përsa i përket fizikës kuantike Petro Zheji na sqaron se duhet të ketë edhe komunikime me sinjale që udhëtojnë me një shpejtësi më të madhe se të dritës, komunikime imediate, sic janë ato që ndodhin mes dy grimcave «entangled», Uncertainty principle, Parimi i Papërcaktueshmërisë së Heizenbergut. 

Drita është kufiri mes botës tonë dhe botës spirituale, Kodi E e kapërcen shpejtësinë e dritës. Profesori tek Libri i Aforizmave nga gjuhësia (homonimia në latinisht lumen/drite dhe lumen/kufi) dhe Algoritmi Simbolik ka nxjerrë edhe vetë formulën e famshme të Ajnshtajnit ᴇ=mc².  

Ështe për t’u cuditur si lidhen gjërat sepse une dje po ridëgjoja (që dhe në fakt e publikova audion shiko vidoen më poshtë) bisedën me profesorin që flet për hologramën dhe madje ai më këshillon që unë t’i hyja thellë asaj shkence që quhet Fraktalitet pra fraktalet! Unë në fakt e kisha harruar që ai më kishte këshilluar këtë por falë gurusë tim të tanishëm gjigandi mjeshtri i fraktalitetit dhe i vedave Prashant TriVedi unë kam kuptuar shkencën e fraktalitetit, madje mund të them se Prashanti është qenia e vetme fraktale në planetin tokë. 

Shkenca sot më e fundit dhe moderne e lidh Hologramën me të vërtetë me atë që quhet “Fraktalitet”. Rrënja «Fra» vjen nga shqipja «Pre», Prerja e raportit të artë Ф apo Phi krijon materien fizike, Prashanti sqaron se fjala «Physick» vjen nga ndarja (ang. scissor, pres me gërshërë) e Phi që është raporti i artë (O). Disa nga aforizmat e Petro Zhejit na ndihmojnë për t’a kuptuar këtë si «Lindja e lëndës nga ndarja» apo «Prejardhja me një Premje», këtë gjë e gjejmë edhe tek ekuacioni i Algoritmit simbolik ø=● (kujtojmë tek Libri i Aforizmave ku shkruhet se Paracelsus që thoshte se cdo gjë lind me një ndarje). Mësuesit nëpër shkolla në ditët e sotme edhe pse kanë 40 apo 50 vite që japin mësim të lëndës së fizikës, nuk dijnë fare të bëjnë etimollogjizimin e fjalës «fizikë» (ang. Physick) sepse nuk kanë asnjë lidhje me hyjnoren, asnjë dituri të saktë që ja vlen të dish dhe që vërtet ndihmon shpirtin e njeriut të ketë një jetë të mirë tokësore. 

Raporti i artë Ф është një konstante matematikore irracionale përafërsisht 1,6180339887. E gjithë natyra priret të shkojë drejt raportit të artë që nga degëzimi i pemëve, luleve, dallgët, guackat e detit janë të gjitha në formën e raportit të artë (seria e numrit fibonaci). Forma Hyjnore sipas shkencës së fundit nënkupton një degëzim fraktal, pra jo vetëm degëzim të thjeshtë dosido por degëzim fraktal. Disa nga matematicienët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nga Pitagora dhe Euklidi, Leonardoja i Pizës, astronomi i Rilindjes Johan Kepler janë përpjekur të studiojnë raportin e artë dhe cilësitë e tij. Vepra e parë shumë e rëndësishme ka qenë «De Divina Proportione» nga Luce Paciali e publikuar në 1509. Ilustrimet e Leonardos për shumëfaqëshat në “De Divina Proportione” dhe mendimet e tij që disa proporcione të trupit shfaqin raportin e artë kanë bërë që shumë studiues të mendojnë se ai e ka përfshirë raportin e arte në vizatimet e tij. Adolf Zeising ka deklaruar se fenomenet natyrore përmbajnë raportin e artë që funksionon si një ligj universal. 

Spiralja e Artë ose raportin e artë e gjejmë në mënyrë fare të qartë edhe tek mozaiku i «Bukuroshes së Durrësit». Tek Mitet Vedike kemi Perëndinë Vishnu apo Narayan që mban në dorë një guackë që nënkupton se zemra e tij (Shri) pulson me ritmin e raportit të artë, Ai është qenie superiore fraktale e përsosur, pra KryeZoti i Vedave që në fakt shqipëtarët e lashtë adhuronin sepse Vishnu fluturon me shqiponjën e tij hyjnore me shpejtësinë më të madhe se të dritës që simbolizon trurin e tij shqiponjë të ndricuar tërësisht duke balancuar anën e majtë me të djathtë (shiko Videon e Prashant Trivedi ku flet për shqiponjën tek flamuri shqipëtar). 

Degëzim Hyjnor do të thotë degëzim i larmishëm sipas raportit të artë. Është një koncept shkencor që njerëzit duhet t’a kuptojnë, është shkencë e vërtetë dhe jo shkenca e rreme që mësojnë nëpër shkolla, është gjeometri e shenjtë (ang. sacred geometry). Holizmi vjen nga whole (e tëra) por edhe holy (e shenjta). Ekziston një kupë që quhet Kupa e Artë ose «Holy Grail» ku po të shikoni brenda kësaj kupe do të vazhdojë të shfaqet e njëjta gjë, pavarësisht sa e zmadhoni apo zvogëloni. Kjo është paraqitja fizike grafike e Hyjnores. Natyra është gjithmonë e prirur drejt Hyjnores, por nuk po arrin plotësisht. 

Prashant TriVedi sqaron se fjala anglisht «Fine» (mirë, mrekulli) vjen nga «in Fi, në Phi». Njeriu është mirë, për mrekulli vetëm kur zemra e tij rreh sipas Phi, raportit të artë. Ky nuk është një koncept teorik, sepse shkencëtari i fundit Daniel Winter ka krijuar mjete ku cdo njeri mund të masë sesa shumë raport të artë përmbajnë rrahjet e zemrës së tij. Si të thuash shkenca sot ka arritur në atë gjendje që të masë sesa fraktale është zemra jote, pra sa e madhe është energjia e shpirtit tënd. 

Fizikanti kuantik David Bohm gjithashtu beson se universi është holografik në natyrë dhe se ekziston një tërësi e pandarë e të gjitha gjërave. Sipas Bohm jeta dhe vetëdija nuk janë të pranishme vetëm tek njeriu por edhe në Natyrë tek shkëmbinjtë, dallgët, pemët, elementët e natyrës pasi energjia, hapësira, koha dhe vetëdija nuk janë gjëra të ndara sipas Bohm. 

Parimi holografik i universit u përmend për herë të parë nga Hermes Trismegistus dhe u shënua në pllakat esmerald si një nga shtatë parimet hermetike “Si lart, ashtu poshtë, si poshtë ashtu edhe lart” që mund t’a paraqesim me anë të algoritmit simblik të Petro Zhejit si (x=-x)=kodi E. Ajo që nënkuptonte Hermesi ishte se ekziston një korrespondencë midis planeve të ndryshme të ekzistencës, makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Ky parim hermetik na thotë se atë që shohim atje në univers, në galaktika, yje dhe planetë, duhet t’a gjejmë gjithashtu në një shkallë më të vogël brenda atomeve, qelizave tona si edhe brenda adn-së tonë. 

Sipas mendimit tim Holograma është sqaruar mjaft mirë shkencërisht nga fizikanti i mirënjohur i ditëve të sotme Daniel Winter i cili ka gjetur në fakt formulën holografike matematikore dhe grafike, pra grafikun më të saktë apo formulën e Zotit/Hyjnisë, ose ndryshe grafikun e “Holy Grail” pra Kupa e Artë që tek të krishterët simbolikisht paraqitet si kupa që Krishti apo Magdalena mbante në dorë. 

Winter e shpjegon vetëdijen si valë eterike qe kthehen tek vetja për t’u bërë fraktale ose rekursive, ato kthehen për t’u takuar me njëra tjetrën duke krijuar jo vetëm gravitetin, por edhe vetëreferencën ose vetëdijen superiore gjatë këtij procesi. Vetë-referenca është parimi i të qenit i vetëdijshëm dhe është përkufizimi i vetëdijes sipas Vedave të lashta. Modelet e përsëritura të trupave të ngurtë platonike që harmonizohen me njëri-tjetrin formojnë fraktale. Një fraktal është një model i përsëritur që mund të shkallëzohet në çdo madhësi. Shkalla mund të ndryshojë, por raporti mbahet konstant. Modelet fraktale që formojnë atomin, sipas Daniel Winter formojnë gjithashtu planetët dhe yjet tanë, në fakt të tërë Universin. Holograma sipas Winter paraqitet me shkencën e fraktalitetit. Një fraktal ka vetëngjashmëri në të gjitha shkallët, është i njëjti model gjeometrik i përsëritur i energjisë elektromagnetike. Struktura e brendshme në një fraktal reflektohet edhe në strukturën e jashtme. Fraktal do të thotë pjesë e të teres, që tregon se çdo pjesë është pjesë e së tërës. Është ideja bazë e një hologrami dhe kjo është arsyeja pse sipas Daniel Winter, universi është si të thuash një Hologramë e madhe. 

Gjatësitë valore të planetëve dhe yjeve janë të mëdha në krahasim me gjatësitë valore të atomit, por kur gjatësitë valore të tyre përshtaten në sekuencën Fibonacci të raportit të Artë, ato ndërhyjnë në mënyrë jo shkatërruese duke formuar një tërheqës apo qendër fraktale që Winter e quan gravitet! Graviteti që na kanë mësuar nëpër shkolla është gabim. 

Meqenëse Daniel Winter supozon se universi është një Hologramë e madhe dhe se gjithçka në univers është e lidhur me gjithçka tjetër me anë të valëve qe krijohen sipas raportit të artë, ai beson se ADN-ja e njeriut është e lidhur elektromagnetikisht me energjine elektromagnetike të vetë tokës apo edhe të diellit. Kur adn-ja e njeriut bëhet si holy grail, pra ndërton një strukturë fraktale të raportit të artë Phi, atëherë nënkupton se shpirti i tij fillon t’i ngjasojë grafikut hyjnor. I gjithë celësi i përmirësimit fizik, mendor dhe shpirtëror ndodhet brenda tek adn-ja jonë. 

Prashant Trivedi na sqaron se ne ndodhemi këtu në botën 3 dimensionale pra në tre dimensionet e hapësirës dhe një dimension i kohës. Ne në fakt duhet të mesojmë sesi të dalim nga ky matriksi i kësaj bote këtu, na këshillon Avatari Prashant Trivedi. Në momentin e vdekjes shpirti i një njeriu duhet të largohet nga trupi i tij me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, për këtë shërben Adn-ja.  Prashanti pohon se Adn-ja në trupin tonë është mjeti që ne mund të përdorim për të gjuajtur shpirtin tonë me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës, është si të gjuash shigjetën (shpirtin) nga harku që është trupi. Për këtë gjë duhet që njeriu të përgatisi trupin e tij pra adn-në e tij që të jetë i aftë t’a realizojë këtë. Këtë gjë t’a mëson në praktikë vetëm Jeta Lotusocean që falë Prashantit, unë e jap mësim tek seancat e meditimit lotusocean gratis dhe online cdo javë për të gjithë njerëzit që e duan veten e tyre. 

Prashanti sqaron se në ditët e sotme njeriu mund t’a shikojë se në cfarë gjendje është adn-ja e tij. Në mënyrë shkencore dhe të matshme sot njeriu mund të masi atë që ndodh brenda në adn-në e tij. Adn-ja është në formë spirale. Njeriu mund t’a gërshetojë adn-në e tij (ashtu sic bëjnë gërshetat vajzat me flokët), sepse edhe adn-ja është si spirale e përdredhur. Sa më shumë nyje që të lidhësh fillon spiralja të marri kthesë dhe bëhet në formë rrethore, rrotullohet më shumë duke u shndërruar në unazë. Nga adn helokoidale ajo bëhet adn unazë. Kur këto unaza fillojnë të qëndrojnë sipër njëra tjetrës atëherë shpirti yt mundet të udhëtojë përmes «worm holes» vrimave të shenjta/zeza me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës. Shpejtësia e dritës është kufiri i botës tredimensionale. Sapo ti kapërcen shpejtësinë e dritës atëherë ti ke dalë nga matriksi i kësaj bote. Shkencëtarët e fraktalitetit apo hologramës kanë zbuluar si të thuash fraktalitetin e përsosur që paraqet formulën e Zotit/Hyjnisë/Shakti (fuqisë hyjnore) në mënyrë grafike, dhe në fakt ajo ka formën e një kupe, prandaj quhet kupa e artë. Kur brenda adn-së së një njeriu ndodh kjo formë atëherë kjo nënkupton se ai ka gjetur kupën e artë (holy grail). 

Ka mënyra sesi të mësosh gjakun pra adn-në tënde që të arrijë në një gjendje të tillë formë kupe “holy grail”. Të nevojitet lidhja e duhur me elementët e natyrës, mirënjohja/përulja e sinqertë ndaj nënës tokë, duhet patjetër të kesh respekt dhe të zbatosh në jetën tënde Parimet e Pastra apo Ligjet Hyjnore të Multiversit (të dish si të praktikosh kodin E) që unë ua mësoj njerëzve tek Meditimi Lotusocean falë gurusë Prashant Trivedi. Duhet të zbatosh Ligjet Hyjnore të Multiversit cdo ditë të jetës tënde në veprime, në të folur, të nevojiten ushqimet e duhura vegjetariane dhe kështu adn-ja jote fillon të marrë formën e kupës së artë, kështu fillon shërimi i shumëpritur i shpirtit tënd, përmirësimi i shëndetit fizik, rritja e nivelit të inteligjencës/vetëdijes, afrimi me zotin, nga sjellja e duhur dhe postura e duhur e qendërzimit të trupit. Avatari Prashant Trivedi deklaron se gjendja dhe forma e adn-së tënde gjatë momentit të vdekjes varet nga veprimet që ke kryer gjatë gjithë jetës tënde, pra sa lidhje me natyrën ke patur, sa shumë e ke gërshetuar and-në, sa ke respektuar apo përsëritur mantrat apo Ligjet Hyjnore apo Parimet e Pastra të folura sigurisht nga qendra e gojës tënde, pra sa pike/karma positive ke. Dhe cdo njeri është përgjegjës ndaj veprimeve që ai vetë kryen.  

Videon e plotë me ilustrime të gjërave që u thanë më sipër, e gjeni tek: 

Holograma e Petro Zhejit, Formula e Zotit, Kupa e Artë dhe Fraktaliteti ! – YouTube 

Më 14 prill 2023, në Norvegji