Kreu Blog Faqe 1080

Pa e dashur vendin nuk mundesh me qeverisë mirë më shtetin!

0

Florim Zeqa 

Ndjehem me fat dhe i privilegjuar që kam lindur në Kosovë, në vendin më të bukur dhe më të pasur me të gjitha të mirat që mund t’i ketë një vend në rruzullin tokësorë. Me një natyrë të bukur, me fusha e male, me lumenj dhe liqene, me bjeshkë të pasura me minerale, me kështjella dhe shpella magjepse që s’i ka asnjë vend i botës.

Në politikë miqësisë i paraprinë interesi 

Pasuritë e shumta natyrore dhe ato nëntokësore e bëjnë Kosovën e vogël vendin më të pasur në Ballkan dhe njërin ndër vendet më të pasura në Evropë dhe Botë. Kjo është arsyeja e aspiratave hegjemoniste të fqinjëve tanë!

Si pasojë e çasjes së gabuar të politikanëve kosovar rreth zhvillimit ekonomik të vendit, Kosova e vogël me pasuritë më të mëdha thëngjillore për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë dhe dhe ndër pesë të parat në Botë, edhe pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës, ende përballet me krizë energjetike!Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, kriza energjetike u bartë nga njëra qeveri tek tjetra.

Pas çdo ndërrimi të Qeverisë, qytetarët shpresonin për ndryshime dhe për jetë më të mirë në Kosovën e pavarur, mirëpo të gjitha ju dolën mashtrime elektorale të politikanëve për vota. Qytetarët nuk e kanë pritur të pamundshmen, por e priten të mundshmen dhe realen. Qytetarët nuk kanë pritur të ushqehen me “lugën e artë”, por të ushqehen me dinjitet nga djersa dhe puna e tyre në vendin e vet të shenjt!

Liderët shtetërorë pa dallim nga i pari e deri tek i fundit, asnjëri nuk punoj për të mirën e qytetarëve, por vetëm për një kategori qytetarësh servil përmes të cilëve u pasuruan mbi kurrizin e popullit.

Kusarët e pangopshëm politik

Qeveritarët apo më mirë të themi lakmitarët e pushtetit nga shërbëtor të qytetarëve, që në fakt duhej të ishin, u kthyen në kusarë të pangopshëm politik, të cilët rropën e ç’rropën gjithçka gjetën para vetes, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.

Ndodhi pikërisht kështu për faktin se shumicës së politikanëve ju mungoi dashuria për vendin dhe respekti ndaj qytetarëve. Shteti është sikurse shtëpia dhe anasjelltas, pa e dashur nuk mundesh me e qeverisë mirë dhe me ndershmëri.

Secila garniturë qeverisëse në vend të ekspertëve të fushave të caktuara nëpër ministri, afër vetes tubuan familjarë të tyre dhe militant partiak, në vend të intelektualëve dhe akademikëve i përzgjedhen servilët dhe injorantët e skajshëm politikë.

Mungesa e diplomatëve të karrierës e ndali hovin e njohjeve, rrezikon ekzistencën e shtetit 

Shkaku i moszgjedhjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur në qeveri dhe në stafin diplomatik, ka ndikuar në rënjen e njohjeve dhe rritjen e ç’njohjeve për Kosovën. Nëse i referohemi Agjensisë së Lajmeve ANSA, e cila raporton për rënjen e njohjeve të Kosovës nga 116 në 84, atëherë ky duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne, por në radhë të parë për politikanët pa dallim, në pushtet dhe opozitë!

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë ky duhet të jetë një alarm i “kuq” për ‘Qeverinë’ e cila pretendon ulësen e Kosovës në OKB. Për shkak se nga 193 shtete që janë anëtare të OKB-së, vetëm 84 janë njohëse aktuale të shtetit të Kosovës. Kjo i bie që as që jemi në listën e shteteve për t’u bërë antëtar të OKB-së!

Kjo dikujt mund t’i duket gjë e parendësishme, por duhet rikujtuar faktin se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ende është në fuqi dhe e njeh sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës.

Ky realitet i hidhur dhe tragjikomik për Kosovën e ka ndryshuar përceptimin ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ka plot shtete të botës të cilat e konsiderojnë ende Kosovën si provincë të Serbisë, kurse pavarësinë e 17 shkurtit 2008 si të njëanshme, në mesin e tyre edhe disa shtete njohëse të Kosovës!

Egzodi i ditëve të sotme, më i rëndi gjatë gjithë historisë

Të rinjët e lindur pas lufte në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë të dëshmorëve, u rriten dhe u shkolluan në vendin e tyre të lindjes, por mosha e pjekurisë po i gjenë në shtetet evro-perëndimore.

Kjo për mua është dhëmbja më e madhe shpirtërore, është brenga dhe shqetësimi, shqetësim i cili nuk po më lë të qetë ditë e natë, minutë e orë që kalon. Nuk ka si të jetë ndryshe për secilin atdhetarë që ia ka kushtuar tërë jetën lirisë dhe pavarësisë së atdheut të vet.

Nuk ka dhëmbje më të madhe për secilën qenje njerëzore që gjykon me zemër, kur djali ia kthen shpinën vendit për të cilin babai i tij ka rënë dëshmorë për lirinë e atdheut, kurse vet tretet rrugëve e metropoleve evropiane në kërkim të një jete më të mirë, pasi shteti nuk i siguron asgjë, nuk i siguron punë dhe as mirëqenje familjare, nuk i siguron as të drejtën elementare për të jetuar i barabartë me të tjerët në vendlindjen e tij.

Për secilën qeveri që erdhi në pushtet deri më sot, përparësi në shkollim dhe punësim kanë familjarët e tyre, militantët partiak dhe servilët (sekserët) e tyre, kurse të tjerët që nuk janë pjesë e tyre konsiderohen qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë. Për fatin e keq, kohëve të fundit një dukuri e tillë është duke u shpërfaqur edhe në ceremonitë shtetërore. Për këtë arsye nuk është i rastësishëm largimi masiv i të rinjëve nga Kosova.

A ishin pellazgët ata që e pushtuan Indinë, para Aleksandrit të Madh ?

E pergatiti: Fahri Xharra 

Për të kuptuar më shumë pushtimet  Indisë nga Alaksandri i Madh duhet lexuar librin  “Robert d‟ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët” 

GJUHËT E INDISË Gjuha primitive e Indisë ka qenë gjuha pellazgjike, sepse banorët e parë të saj kanë qenë të racës së bardhë. Por mbasi vendi ishte në kontakt me popujt e racës së verdhë dhe të zezë, ishte e natyrshme që në rrjedhën e mijëvjeçarëve u detyrua të pësonte ndikimin e tyre; kështu sot kemi një sasi gjuhësh që mund të klasifikohen në tre grupe të mëdha: 1) gjuhët me origjinë ariane ose pellazge, që fliten nga pjesa më e madhe e popullsive të Indisë. 2) gjuhët dravide, që fliten në Dekan; 3) gjuhët mundajane ose kolariane, që fliten vetëm nga disa miliona individë. Nga ajo që do të shtjellojmë, del se gjuha pellazge, nën goditjet e përsëritura të gjuhëve fqinje jo ariase të të verdhëve dhe të zezakëve (dhe më vonë të gjuhëve mesopotamase, perse, e mbi të gjitha arabe) ka evoluar shumë, deri në atë pikë sa të humbasë natyrën e vet si gjuhë e pastër. Prandaj ka qenë e nevojshme që të ringjizet si gjuhë e argëve pushtues të Ekspeditës së parë të ariasve, për të rifituar pak nga format e saj primitive, siç na provohet nga sanskritishtja, që shkruhej e vetmja kudo në Indi. Sanskritishtja, e formuar mbi bazën e gjuhës pellazge, si zendishtja, greqishtja dhe latinishtja, ka dhënë rregullat gramatikore dhe morfologjinë më të përsosura dhe më klasike nga të tria gjuhët e tjera, që po ashtu kanë qenë të vetmet gjuhë të shkruara dhe të ngritura në shkallëne gjuhëve liturgjike: zendishtja për mazdaizmin, greqishtja për Kishën e Lindjes dhe latinishtja për Kishën Katolike. Ajo u bë gjuha mbizotëruese ose më mirë më e përhapura midis gjuhëve të Indisë. Sanskritishtja më e lashtë që kemi është ajo, në të cilën janë shkruar VEDAT dhe mbi të gjitha: RIGVEDAT, monumenti gjuhësor e filologjik më i rëndësishëm i Indisë 

Forhåndsvisning av bildeForhåndsvisning av bilde

Kalashët 

Më poshtë i keni se çka shkrujnë grekët e sotë për atë botë dikur pellazge; 

Një pyetje që shumë grekë bëjnë shpesh është, a u kthyen me të të gjithë ushtarët grekë të lashtë që iu bashkuan Aleksandrit të Madh në fushatën e tij indiane, apo nëse disa mbetën në Azinë Jugore. Përgjigja është se shumë prej tyre me të vërtetë qëndruan prapa, dhe ata nuk janë vetëm kallashët që shumë grekë tashmë e njohin. 

Yavanas -siç quheshin grekët e Jonit midis indianëve- ishin tashmë të pranishëm në Indi përpara se Aleksandri të vinte: ata përmenden në Ramayana dhe Mahabharata, dy epikat më të rëndësishme të hinduizmit. Ushtarët e lashtë grekë të lënë pas në Indi nga Aleksandri ishin vetëm një shtesë e popullsisë ekzistuese greke të Jonit. Shumë ushtarë grekë që luftuan me Aleksandrin vendosën të jetonin në malin më të ri në të gjithë botën, Himalajet, dhe ky artikull flet për ta.  

Forhåndsvisning av bilde

Grekët Ladakhi 

Një burrë nga fisi Brokpa i Indisë që pretendon prejardhjen greke. Kredite: Sunny Tank / Wikimedia Commons CC BY SA 4.0 

Grekët Gaddi  

Sipas një zyrtari të Qendrës Kombëtare të Arteve Indira Gandhi (IGNCA), studiuesit besojnë se ‘arianët e Ladakh’ ose ‘Brokpas’ janë pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit dhe erdhën në rajon mbi 2000 vjet më parë. Ekziston një teori që paraardhësit e Drokpas dhe Brokpas humbën rrugën duke u kthyer në Greqi. 

Arianët Dard banojnë në fshatrat Dha, Hanu, Beema, Darchik dhe Garkone në rrethet Leh dhe Kargil. Fshatrat njihen kolektivisht si lugina ariane. Ata kanë kërkuar që qeveria të ngrejë një bujtinë fisnore dhe ta shpallë “luginën ariane” një fshat të trashëgimisë për të nxitur turizmin. Pasi u konvertuan në budizëm gati dy shekuj më parë, Dardët kryesisht ndjekin prejardhjen Drigung Kagyu të Budizmit Mahayana 

Forhåndsvisning av bilde

Fiset e Gadit. Kredite: Rodrick rajive lal / Wikimedia Commons CC BY SA 4.0 

Pasi Aleksandri u largua nga India, filloi një luftë për pushtet midis Chandragupta Maurya dhe gjeneralëve grekë që mbetën pas për të ruajtur Perandorinë kufitare të Aleksandrit. Sipas familjes mbretërore të dikurshme të fiseve Kangra të njohur si Gaddis, një fis gjysmë nomade Himalayan, grekët janë paraardhësit e tyre. 

Bara Bhangal është fshati më i vjetër i fisit baritor Gaddi dhe vendbanimi më i vjetër i rrethit Kangra. Është një vend i mbështjellë me legjenda: i vendosur midis Qafës së Kalihenit (4800 metra) dhe Thamsarit (4766 metra), është praktikisht i paarritshëm nga pjesa tjetër e qytetërimit, duke qenë i rrethuar nga kalimet e larta malore, malet e pathyeshme dhe lumenjtë që rrjedhin. 

Besohet se Aleksandri ishte i martuar me një nga vajzat e Porusit (pasardhësit e të cilit sunduan Kangrën si një shtet princëror gjatë sundimit britanik në Indi) dhe djali i Porus mori për martesë një kushëri të Aleksandrit (një tempull i bërë nga mbretëresha greke ende qëndron në pikën nga ku Aleksandri u tërhoq – Indora, Himachal Pradesh). 

Forhåndsvisning av bilde

Fisi grek Malani dhe “Greqia e Vogël” e tyre 

Fshati Malana në Himachal Indi, i njohur gjithashtu si Greqia e Vogël. Kredite: Jaypee / Wikimedia Commons CC BY SA 4.0 

Në një lartësi prej 3029 m mbi nivelin e detit në shtetin Indian të Himachal Pradesh ndodhet fshati Malana, i njohur edhe si ‘Greqia e Vogël’. Nën qafën Chanderkhani të luginës së Kulu-s shtrihet një grup i vogël prej rreth dyqind shtëpish me çati prej guri që përbëjnë këtë fshat. 

Banorët e fshatit pretendojnë se e kanë prejardhjen nga ushtarët e Aleksandrit të Madh. Artefakte nga periudha e fushatës ushtarake indiane të Aleksandrit janë gjetur në fshat, si një shpatë që thuhet se qëndron brenda tempullit. 

Rreth vitit 2009, një Universitet Suedez zhvilloi bisedime me Institutin e Studimeve Fisnore në Universitetin Himachal Pradesh për të bashkëpunuar në kërkimin e njerëzve të pretendimit të Malanës se ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtarëve të Aleksandrit, gjurmonin gjenetikën e tyre dhe studionin origjinën e dialektit të tyre. Malana ka edhe një demokraci shumë të vjetër. 

Grekët në Uttarakhand Indi 

David Reich, një gjenetist në Harvard dhe një student i diplomuar në laboratorin e tij, Éadaoin Harney, filloi të eksploronte prejardhjen e skeleteve të grupit Roopkund B nga liqeni Roopkund në shtetin Himalayan të Uttarakhand në Indi, duke krahasuar gjenomet me qindra të pranishëm. popullata ditore në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ndeshja më e afërt ishte me njerëz nga ishulli grek i Kretës. “Do të ishte gabim të thuhej se këta njerëz ishin veçanërisht nga Kreta,” tha Reich. “Një analizë shumë e kujdesshme tregoi se ato nuk përputhen në mënyrë perfekte. Ata janë padyshim një popullsi e zonës së Egjeut.”  

Grekët e Himalajeve 

Është shkruar shumë për popullin Kalash që pretendon prejardhjen greke, por siç u tha më parë, ata nuk janë të vetmit popull Himalaje që e bëjnë këtë. Ka shumë të tjera. Rajoni i Himalajeve është plot me bukuri natyrore, me lule, florë dhe faunë të larmishme, dhe është gjithashtu shumë i larmishëm antropologjikisht. Një nga etnitë që banojnë në këto male më të reja në botë është greke. 

Shkruar nga By Arunansh B. Goswami 

https://greekreporter.com/2023/04/01/ancient-greek-tribes-asia/  

shikojeni kete video https://www.facebook.com/watch/?v=1246457752059808 (fxh) 

Operacioni “Shigjeta” nuk ishte pjesë e luftës së Kosharës

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____

Reagim
Në pjesëmarrjen e fundit të Hashim Thaçit, në shënimin e thyerjes të kufirit, në Koshare, ai hymnizoi Operacionin “Shigjeta”, “për aksionin e tij në thyerjen e kufirit Shqipëri-Kosovë”! Por në zbritjen shkallarëve të Kompeksit Memorial të Kosharës, Thaçi i thotë Kolonel Rrustem Berishës: “Ma fute thikën pas shpinës, pse më demantove se “”Operacioni “Shigjeta” nuk ka hise në betejën për thyerjen e kufirit në Koshare!”
Kolonel Rrustem Berisha i përgjigjet Hashimit se “unë të korrigjova, duke thënë të vërtetën se Operacioni “Shigjeta”, jo vetëm që nuk ishte pjesë e betejës dhe as e Luftës së Kosharës, por, për këtë emërtesë, kemi dëgjuar vetëm pas çlirimit”.
Këtë tendencë të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, e kemi denoncuar edhe më parë. Por, ja, që edhe sot, në 24 vjetorin e shënimit përkujtues të Betejës së lavdishme të Kosharës, u përsërit, qëllimshëm apo padijshëm, gjë që edhe u transmetua, të paktën, nga dy televizione qendrore: TV-21: “Në kuadrin e Operacionit “Shigjeta” është zhvilluar Beteja e Kosharës”…! Dhe, KTV, në shënimin e thyerje së kufirit, janë pjesëtarët e betejës të Operacionit “Shigjeta!
Realisht, Shtabi i Pashtrikut, i Fatmir Limaj me shokë, me Operacionin “Shigjeta”, kur po thyhej kufiri ndërshqiptar në Koshare, grindeshin, SHISH-i i Shqipërisë me SHIK-un e Kosovës, kush duhet të jetë shef i Shrabit të Pashtrikut. Ai dështoi ne operacionin e tij, sepse, të denoncuar dhe të spionuar u vranë në pritë të armikut, komandanti Mujë Krasniqi me 42 ushtarë; në kurthin e armikut, ky i ashtuquajturi Shtab, i futi në Lugështajën e Gorozhubit 148 ushtarë, 23 syrësh u vranë, të tjerët u plagosën, ose u zunë robër.
Shtabi hallakamë, pothuajse, fiktiv, inekzistent, pjesë e të cilit nuk pranoi të ishte Ekrem Rexha, alias Komandant “Drini”, i cili luftonte ndaras bashkë me luftëtarët e tij, sepse i përkiste krahut institucional, FARK-ut, tradhtinë e mbuloi me zhurmë mashtruese e falsifikuese, se “ushtarët, pjesë e Operacionit “Shigjeta”, bënë betejë të ashpër dhe heroike”! Ndërkohë, prita e zënë në dy shpatët e Lugështajës, në errësirën e natës, nuk kishte as mundësi teorike për rezistencë, madje as për t`u mbrojtur!
Pra, kemi rikthim të falsifikimit të historisë, ku thyerja e kufirit, falsifikueshëm, i faturohet Operacionit “Shigjeta”, edhe pse nuk kishte fare qasje në aksionin e 9 dhe 10 prillit 1999, e as para dhe pas këtyre datimeve. Pra, askurrë.
Njësia ushtarake në Tropojë, në vartësi  të Garnizonit Ushtarak të Kukësit, i kërkon komandantit të këtij Garnizoni, Gjeneral Kudusi Lame, një -Top- që posedonin, t`ia dorëzojnë Komandës të Kosharës, përkatësisht, Komandantit Kolonel Rrustem Berisha. Gjeneral Lame, jo vetëm që refuzonë dorëzimin e -Topit- në fjalë, por edhe e kërcënon shefin e njësisë ushtarake në Tropojë, se “do të përgjigjesh penalisht, me ligjet ushtarake, në kushtet e luftës!” Megjithatë, oficeri atdhetar tropojan e dorëzoi -Topin- në Komandën e Kosharës. Dhe, tani, gënjen hapur se “urdhërova t`ia dorëzojë -Topin- UÇK-së”, sikur kemi të bëjmë me një ngjarje shekuj me parë dhe palët, dëshmitarë faktikë, nuk frymojnë më në këtë botë! Hajde rrenë, hajde!
Komandantët e luftës: Rrustem Berisha, Anton Quni, Skënder Hasangjekaj, Nazif Ramabaja – meritojnë gradën e Gjeneralit
Mbizotëron opinioni gjithë shqiptarë se Lufta e Kosharës, legjitimoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, luftëbërësit, përkatësisht, udhëheqësit e një seri betejash, të cilat përbëjnë -Luftën e Kosharës-, nuk janë vlerësuar në përmasën e merituar. Gradimi -Gjeneral- i komandatëve të Kosharës, Fadil Hadërgjonaj dhe Hisen Berisha, u mirëpritë nga shqiptarët.
Realisht, shqiptarët i kanë të rralla luftërat e fituara. Drenicari Shaban Polluzha, me bilancin luftarak, 970 armiq të vrarë, përkundër 1050 luftëtarëve shqiptarë të vrarë, e parë nga raporti i pabarabartë të forcave në fushë-betejë, është llogaritur si fitore e komandantit Polluzha, me bashkëluftëtarë. Dhe, poashtu Lufta e Kosharës, me 114 luftëtarë të vrarë, përkundër 106 armiqëve të vrarë, konsiderohet fitore e Kolonel Berishës, me komandantët dhe ushtarët e tij, bazuar në raportin e forcave ushtarake dhe armatosje sipërore, siç ishte edhe Armata e III-të ushtarake jugosllave, e cila pësoi disfatë, në këtë përballje të pabarabartë.
Prandaj, ngritja meritore në gradën e -Gjeneralit- të komandantëve të Luftës të Kosharës, Rrustem Berisha, Anton Quni, Skendër Hasangjekaj, i plagosur rëndë në njërën nga betejat ballore në Koshare, si dhe të major Nazif Ramabaja, komandant i shquar në Betejën fitimtare të Loxhës, përkrah Heronjëve të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, Rrustem Bruqaj, me luftëtarë, është kërkesë e bazuar e bashkëluftëtarëve dhe fort e dëshiruar nga shqiptarët e përbotshëm. Dhe, kjo listë emërore e komandantëve të dekoruar, ia vlenë të lihet hapur, për komandantë të tjerë të suksesshëm të Luftës të Kosharës.
Beteja e Loxhës, në qershorin e 1998, ishte përballja më e suksesshme me armikun pushtues. Për herë të parë u bë thyerja e mitit “të pathyeshmërisë të ushtrisë serbo-sllave!” Këtë e dëshmon edhe reagimi dëshpërues i komandës serbe, se, “në Betejën blic të Loxhës, u përballëm me ushtarakë profesionistë”. Ishte një pranim i humbjes të betejës, nga pala armike. Komanda fitimtare e Betejës së Loxhës, llogariti edhe mundësinë e hakmarrjes të ushtrisë armike, për humbjen e pësuar. Andaj, i mori në mbrojtje popullatën civile. Dhe, kjo ndodhi për herë të parë dhe të fundit në Kosovë.
Ka një lapsus jo vetëm gjuhësor, por edhe përmbajtësor, kur thuhet “Beteja e Kosharës”. Mund të themi beteja për thyerjen e kufirit në Koshare, por jo edhe Beteja e Kosharës. Sepse, për ndryshim nga Beteja e Loxhës, e cila ishte në njëjës, në Koshare janë bërë disa beteja, në vijimësi. Dhe, shumësia e këtyre betejave, përbëjnë -Luftën e Kosharës-.
Për luftën tmerruese në Koshare, Serbia ka bërë edhe një film-dokumentar, fakto-grafik, që më gjithë animet tendencioze, për dominim të luftës nga pala serbe, detyrohen ta pranojnë trimërinë, strategjinë dhe profesionalizmin ushtarak në fushë-betejë të luftëtarëve shqiptarë.

Kolonizimi i Ilirisë nga sllavët

1

Konstantin Jireček 

Sllavët1

Në stepat e anës veriore të Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, të cilët u zhvendosën vetëm që nga sulmi i hunëve përmes popujve turq, të cilët u dyndën nga Azia e brendshme drejt perëndimit. Në veri të stepës shtrihet, nga Karpatet deri në Ural, një zonë e madhe pyjore. Në gjysmën lindore të kësaj zone pyjore ishin vendosur finët, të cilët fillimisht shtriheshin drejt jug-perëndimit, por u sprapsën ngadalë në drejtim të veriut nga arierët; një dëshmi e fqinjësisë së lashtë sot janë elementët iranianë dhe lituanë në gjuhët e Volgafinëve. Në gjysmën perëndimore në thellësi të vendit pyjor, në hapësirën e madhe midis stepës pontike dhe detit të lindjes, jetonin dy popuj indogjermanë lituanezët dhe sllavët. Lituanezët, dikur një popull i madh, janë pakësuar qysh nga mesjeta. Sllavët, vendbanimet e të cilëve janë më të lashtat sipas të gjitha gjasave, ishin vendosur në jug dhe jug-perëndim të fiseve lituaneze, ua kanë kaluar më shumë se një gjysmë mijëvjeçari lituanezëve të afërm përmes zgjerimit territorial. Përballë dallimit të rëndësishëm midis gjuhëve të veçanta lituane ose gjermanike të bie në sy se gjuhët sllave deri në njëfarë mase janë shumë më pranë njëra-tjetrës; nga kjo mund të nxjerrim përfundimin se nuk ka pasur shtrirje shumë të madhe të vendbanimeve më të lashta. Sigurisht diferencimi rritet që nga shekulli i 9, me të cilin fillojnë dokumentet e rëndësishme vendëse. 

Në çdo popull janë të lashtë emrat kombëtarë të njerëzve dhe të vendeve. Emrat e plotë të njerëzve të sllavëve, ashtu si ato të helenëve, gjermanëve, trakëve apo iranianëve, përbëhen nga dy emra, pozicioni i të cilëve mund të këmbehet në shumë raste. Krahas kësaj ka forma të shkurtra, në të cilat emri i dytë zëvendësohet përmes një prapashtese ose bie krejtësisht. Temat janë emra, mbiemra dhe folje me një kuptim, zakonisht të njohur2. Kuptimi shpesh i përgjigjet në mënyrë shumë të saktë emrit helen, kështu sipas Miklosichit p.sh. Dobroslav Πάνταρχος, Vladislav Αρχικλης, Vsevlad (rus. Vsevolod) Στρατοκλης, Vojislav Στρατοκλης etj. Emrat sllavë dallohen lehtë nga ato iranianë, trakë, ilirë dhe keltë. Disa forma përkojnë vetëm me emrat gjermanikë, si –mir dhe –gost me gjerm. – mar dhe –gast. Emrat e përveçëm femërorë janë të ndryshëm nga emrat e përveçëm mashkullorë, janë të dallueshëm në mbaresën me zanore (Dragomira, Miroslava, Radonêga etj.). Nuk mungojnë aspak emrat e preferuar të kafshëve te të gjithë popujt si: Vlk (serb. e re vuk, ujk), edhe në shumë kompozita (Vlkoslav, Vlkodrug, Vlkomir), Medvêd (ari), Golub (pëllumb), Labud (mjellmë). Edhe emrat e bimëve janë si tek emrat e përveçëm femërorë: Jagoda (luleshtrydhe) dhe Perunika (iridë). Këtu shtohen edhe emrat me parafjalë si: Prêljub, Prêrad, Prêdimir, ose me pjesëzën mohuese (ne), si Nenad, “njeriu që nuk pritet”, si dhe Apotropaia, si Povren (forma zvogëluese Površko) në serbishten e vjetër që i përgjigjet saktësisht Projectusit të latinishtes së mëvonshme “i flakuri tutje”. Emrat Podan “i shituri” dhe Kupljen “i bleri” tregojnë marrëdhëniet e vjetra shoqërore. Emërtimet sipas karateristikave, si Golêm (i madh), Mal (i vogël), Bêloglav (Kokëbardhë), Črnoglav (Kokëzi), përbëjnë tashmë kalimin tek ofiqet e mesjetës së mëvonshme. Format e shkurtra të shumëllojshme i hasim më shpesh tek emrat e përveçem femërorë: Goja, Mira, Dobra, Draga, Slavuša etj. Në emrat e vendeve, si te popujt e tjerë, janë dominuese fjalët e prejardhura nga emrat e njerëzve dhe të bimëve3. Të parat janë emërtimet e oborreve, shtëpive dhe të staneve të bjeshkëve sipas themeluesve, më të moshuarve të familjes, të parëve të fisit apo pronarëve, një pjesë formash të mbiemrave (-ov, – in), një pjesë patronime (-ovac, shumës –ovci, ose –ići), si Dedojevci, Vojnegovac, Gostiradići nga emrat e përveçëm Dedoje, Vojnêg, Gostirad. Emrat më të fundit, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë zanafillën nga ujërat e rrjedhshëm (mbaresa – ica), ofrojnë një përfytyrim të qartë të florës së lashtë pyjore, krahas emërtimeve sipas pemëve frutore dhe perimeve. Më rrallë janë emërtuar vendet sipas emrave të kafshëve. Këtu përmendim emrat sipas formave të terrenit, sipas ngjyrave të tokës, mjeshtërive të banorëve etj. 

Karakteri i peizazhit të vendit pasqyrohet në terminologjinë topografike të çdonjërës gjuhë. Po ashtu sipas një vërejtjeje të Alexander von Humboldt (në: “Ansichten der Natur”) në gjuhën arabe edhe pse ekzistojnë një sërë emërtimesh karakteristike të tipeve të ndryshme të fushave, stepave dhe shkretëtirave, kurse në spanjisht një terminologji e zhvilluar për fiziognomikën e masave malore në gjuhët sllave të bie në sy pasuria në emërtimet e ujërave të rrjedhshëm dhe të ndenjur, për burimet dhe krojet, liqenet dhe pellgjet, moçalet e baltovinat, për pyjet, kaçubet dhe korijet. Ndërsa shprehjet e përbashkëta sllave për format e maleve janë të rralla, terminologjia lokale në Karpate, Alpet Lindore, në malet karstike në Adriatik dhe në Ballkan është shumë e ndryshme. Gjithçka tregon një vendlindje të parë në një vend pyjor, të pasur me ujëra, të rrafshët, nuk tregon aspak stepa pa pyje apo lugina dhe shpate të një mali. Nomenklatura më e pastër dhe më e lashtë sllave e vendeve ekziston në Poloni dhe në Rusinë Perëndimore: në zonën e lumenjve të Vislas së Sipërme, të Dniestas së Sipërme dhe të Bugut dhe në pjesën perëndimore të zonës së Dnjeprës. Në këtë zonë mund të kërkohen vendbanimet më të lashta të sllavëve; atje ato zhvendosin lajmet e pamjaftueshme të lashtësisë dhe lajmet e qarta të mesjetës së hershme. Edhe emrat e bimëve të sllavëve arrijnë në këtë zonë të Evropës Lindore4. Është një ultësirë me ngritje të papërfillshme në kufijtë ujorë të lumenjve, me shumë liqene dhe moçale, plot me pyje të mëdhenj me kullota të veçanta, të pasur me kafshë gjuetie dhe peshq, e përshtatshme për bujqësi, kullotë gjedhësh dhe rritje bletësh. Lidhjet kryesore i krijojnë rrugët ujore, me kalimet e lehta nga njëra zonë lumi në tjetrën. Fqinjët e sllavëve në këtë vendlindje të parë në perëndim ishin gjermanët, në veri lituanezët, në verilindje fiset fine, në juglindje në stepat pa pyje popujt iranianë, në jug në Karpate trakët, më vonë të përzier disa fise kelte. Një sulm i fuqishëm i sllavëve u kthye në drejtim të lindjes mbi Dnjepr; një tjetër e kishte drejtimin nga perëndimi, ku gjuha e sllavëve të Elbës ka ruajtur forma tingujsh shumë të lashta. 

Romakët dhe sllavët u bënë të njohur me njëri-tjetrin përmes ndërmjetësimit të gjermanëve. Në burimet e kohës së perandorit romak sllavët quheshin Venedi (Ουενέιδαι), ashtu siç quheshin në Gjermani në periudhën e mesjetës vinidi; ende sot nga gjermanët në Zaksen dhe në Alpet e Lindjes ato quhen vendë, vindë. 

Te vetë sllavët ky emër, prejardhja dhe kuptimi i të cilit nuk është i njohur, nuk ishte kurrë në përdorim. Edhe bizantinët nuk e njohin atë. Nga ana tjetër gjermanët i emërtuan keltët dhe romakët me emrin valh (shumës valhas), ashtu siç quhen te gjermanët deri në kohën e re retoromanët dhe italianët valhë ose velshë. Nga kjo vjen emri sllav vlah (rus. voloh), në shumës vlasi, për romanët. Kështu quhen sot italianët në bohemisht, polonisht, sllovenisht, rumunët në rusisht, bullgarisht dhe serbisht.  

Vendas është emri slovên, në shumës slovênë; që nga shekulli 6 është i njohur kudo te fqinjët në perëndim dhe në jug, te grekët (Σκλαβηνοί lexohej Sklavini, Σκλάβοι fillimisht tek Agathias, Σϑλάβοι te Pisides), romanët (Sclaveni, Sclavini, Sclavi) tek autorët evropianë perëndimorë të teksteve në latinisht, te sirianët, së fundmi tek arabët (Sakâlib). Ndeshet gjithashtu në Selanik dhe në Dalmaci, si në Alpet Lindore dhe Karpatet Perëndimore, te sllavët e Elbës dhe në Novgorod. Dobrovsky, Šafařík dhe Miklosich duke u bazuar te prapashtesa e kanë pranuar atë si fjalë të prejardhur nga një emër vendi, por kuptimi i temës, ashtu si te shumë emra popujsh, qëndron i errët5. Në emrat e vindëve përngjan emri i antenëve, i cili përdoret vetëm në vitet 500-600 nga shkrimtarët e mbretërisë biznatine për sllavët e Rusisë jugore, nga Karpatet moldave dhe rrjedhjet e Danubit deri në skajin verior të stepës në veri-perëndim të Krimit (Ανται, Antes, Anti). Madje Jordanes i jep vendbanimet e antenëve sipas një burimi më të lashtë, midis Dnjepr dhe Dnjestr dhe i quan ato si më guximtarët e sllavëve. Në njoftimet e kësaj kohe ekziston një kontradiktë midis antenëve dhe “sllavinëve” të mirëfilltë6. Prokopi njofton se sllavët dhe antenët janë quajtur fillimisht Spori, emrin e të cilëve ai ose dorëzanët e tij, ka të ngjarë grekët e Pontusit nga Krimi, e vënë bashkë me σποράδην greqisht. Dobrovsky dhe sipas tij Šafařík te Σπόροι panë një emër të shtrembëruar të serbëve nëpërmjet një metateze. Mbi këtë hipotezë është ndërtuar teoria e ngritur nga të dy eruditët, emri i serbëve një herë ka qenë emri i përbashkët i të gjithë sllavëve7. Megjithatë Zeuss tashmë është bërë i vëmendshëm ndaj “gens Spalorum”, me të cilin gotët duhet të luftonin sipas legjendave të shënuara te Jordanesi gjatë sulmit të tyre nga deti i Lindjes drejt bregdetit të Pontusit, pra pikërisht në vendin e sllavëve. Emrin e tyre e njohin edhe Diodori dhe Pliniusi (Σπάλοι, Spalaei) ndër fiset ndoshta anës Donit 8.  

Lajmet historike fillojnë vonë. Gjeografët e lashtësisë nuk kishin frikë aspak nga shtrirja e madhe e Evropës drejt verilindjes. Strabo mendon se pjesa e Evropës, e cila ka mbetur jashtë kufijve të mbretërisë romake, nuk është e madhe, pjesa më e madhe ësnjë një fushë, më tej, në drejtim të veriut, ndoshta e pabanueshme për shkak të ftohtit të madh 9. Mbyllja në formën e një gjiri detar të Detit Lindor ende nuk ishte zbuluar, Skandinavia ishte si një ishull dhe deti i akullt, si gjiri i të cilit u konsiderua edhe deti Kaspik, u supozua si shumë pranë. Te vetë Ptolemeu, i cili e njeh mirë trajtën e vërtetë të detit Kaspik dhe rrjedhën e Vollgës (Rha), brigjet e Detit Polar shtrihen përmes Rusisë së sotme evropiane. Vetëm në shekullin e 6  kishte disa njohje rreth përmasave gjigante të kontinentit evropian. Te kozmografët anonimë të Ravenës në lindje të normanëve, danezëve, finëve shtrihet Szythien, nga e cila ka dalë populli i sllavëve (unde Sclavinorum exorta est prosapia)10. 

Helenët fillimisht krijuan marrëdhënie më të afërta me këto vende përmes themelimit të kolonisë Tyras dhe Olbia në derdhjen e Dnjestr dhe Dnjepr. Përshkrimin e parë e jep Herodoti në shekullin e 5 para Krishtit. Nga popujt, të cilët i numëron një për një në brendësi të vendit pyjor në veri të zonës së stepës, ishin nojrët e sunduar nga një mbret, me nam të keq si magjistarë në Dnjestrën e Sipërme (Tyras) dhe Bug (Hypanis) ndoshta sllavë, ashtu si budinët në rast se ishin fqinjët e nojrenëve 11. Fise të tjerë, të cilët Herodoti i përmend më tej, kanë qenë finët.  

 Vijon 

Përktheu nga gjermanishtja: Dr. Elda Gjana-Boriçi, Tiranë 

Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Serbia ka një koncept të ri të politikës së jashtme. Ai është i zhveshur nga reliktet , që formësuan konceptin shtetformues të shekullit 19-të dhe zgjerimin në jug, por ushqen pretendimin e elitës serbe për rikthimin e hegjemonisë në rajon.

Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe, bazohet shumë në atë të Rusisë së Putinit që ishte aprovuar në nëntorin e vitit 2021. Ai reflekton tërësinë e ankesave të përhershme ndaj Perendimit, të ambalazhuara me elemente të diskursit relativ paqësor.
Beogradi tutje dëshiron ta zgjerojë bashkëpunimin me organizatat e të drejtave të njeriut; të bëjë çmos që të aderojë një ditë madje edhe në BE; të përafrohet edhe më shumë me Uashingtonin, duke ia kaluar për nga djallëzia edhe pretendimeve të Moskës së pas viteve ‘80-ta, kur mëtonte të “ndërtonte marrëdhënie të dobishme reciproke” me Shtetet e Bashkuara, por duke pas parasysh mbi të gjitha investimet dhe tregun perendimor. Këtë kurs Rusia e ndërtoonte atbotë me SHBA-të, megjithëse e akuzonte për qëndrim jo miqësor” ndaj Rusisë.
Ka disa vite, të njëjtën logjikë në raport me SHBA-të e ndjek edhe Serbia, pavarësisht se në çdo përvjetor të bombardimeve të caqeve ushtarake serbe nga ana e NATO-s (çdo 24 mars), propaganda antiamerikane gumëzhinë deri në qiell, ndërkaq zërat më të artikuluar nga bota akademike serbe nuk prajnë të akuzojnë SHBA-të si kampion për prishjen e “Rendit ndërkombëtar”!

Rikthimi i hegjemonisë serbe në rajon

Koncepti i ri i politikës së jashtme i nënshtrohet plotësisht pretendimit që elita drejtuese e Serbisë sot ushqen për rikthimin e hegjemonisë në rajon. Në këtë rrugëtim Beogradi çdo hap të përafrimit me Perendimin e logaritë me peshorën e artarëve, duke insistuar që për çfardo “lëshimi” të mudnshëm që detyrohet ta bëjë, qoftë në raport me dialogun me Kosovën, qoftë në krijimin e imazhit për shkëputje të mundshme nga ndikimi rus, të përfitojë sa më shumë “garancione serioze dhe afatgjata sigurie” dhe financime të drejtpërdrejta nga Perëndimi. Në këtë rrugëtim Beogradi nuk ngurron fare që në çdo takim me karakter diplomatik, politik a ushtarak, qoftë ai i natyrës bilaterale a multilaterale, të parashtrojë “katalogët përkatës të kërkesave”, që do t’i hapnin rrugë realizimit të projektit strategjik serb “Bota serbe”, krejtësisht në përputhje me konceptin rus mbi “Botën ruse”.
“Ballkani i hapur” prandaj ishte e mbetet një projekt që përputhet, respektivisht e shpien tutje drejt realizimit faktik, atë qensorin — që e njohim si kopje të atij rus — projektin për “Botën serbe”.
Në ndihmë kësaj strategjie gjithësesi i vie pozicionimi i Kishës dhe një lagjeje të të djathtës ekstreme. Tashmë është fakt notar se në Beograd, sidomos në fillet e aneksionit rus në Ukrainë, kishte edhe protesta pro-ruse. Por edhe fakti tjetër shtesë se në Beograd dhe gjithandej në Serbi, pa përjashtuar as Mitrovicën e veriut, ku janë përqëndruar banda të ekstrimit të djathtë serb, shfaqen murale në respekt të Vladimir Putinit, ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Kur kësaj i shtohet edhe qëndrimi i luhatur i qeverisë serbe, shqetësimi i shteteve partnere evropiane duket krejtësisht i ligjshëm.
Por, nëse në javët dhe muajt e parë të luftës në Ukrainë, diplomacia europiane ishte pozicionuar qartë pro ushtrimit të presionit mbi Serbinë në raport me marrëdhëniet e saj me Moskën dhe qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, me kalimin e kohës, këta zëra u heshtën. Atbotë, nëse i kthehemi kronikave, sipas njoftimeve të shtypit, spektri i masave të mundshme që paralajmronin Berlini, Brukseli…duhet të variojonte “nga heqja e përjashtimit të vizave dhe tërheqja e statusit të kandidatit, deri te largimi i investitorëve.” [1] Në fillim të marsit 2022, nëntë anëtarë liberalë të Parlamentit Evropian i patën shkruar Komisionit të BE-së, duke kërkuar ngrirjen e fondeve dhe pezullimin e negociatave të anëtarësimit në BE me qeverinë në Beograd, duke përfshirë zëvendëskryetarin Nicola Beer (FDP). Serbia po tregon “një lëvizje të rrezikshme drejt autoritarizmit” që është në “kontradiktë të fortë” me synimin e njëkohshëm për t’u anëtarësuar në BE, nismëtarët e justifikuan iniciativën e tyre: “Dhe kjo paqartësi kulmon me refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.[2]
Rikthimi i hegjemonisë serbe në rajon ishte pjesë përbërse edhe në Strategjinë e sigurisë kombëtare [2020], që përcaktonte shtatë interesa kombëtare prioritare të Republikës së Serbisë, dy prej të cilave cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi; e para — ruajtja e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, dhe e dyta — ruajtja e ekzistencës dhe mbrojtjes së popullit serb “kudo që jeton”, si dhe i pakicave kombëtare, identiteti i tyre kulturor, fetar dhe historik, i cili është parakusht për “mbijetesën e Republikës së Serbisë, të diasporës dhe serbëve jashtë vendit dhe të Republikës Srpska si një entitet brenda Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit”. [3] Për realizimin e këtyre dy synimeve, koncepti i ri i politikës së jashtme, bazuar në vetëbesimin e ri të Serbisë që po e rishfaq hapur në përballje me trysnin e Perendimit në raport me politikat e saj me Rusinë, tok, paraqesin një kthesë serioze në politikën serbe, e cila padyshim “favorizohet nga rrethanat e reja gjeopolitike në rajon”. [4]
Në këtë kontekst, vlen të rikujtojmë prezantimin e fundit të një prej studjuesve më me peshë të gjeopolitikës serbe, Dr. Milomir Stepiq [Milomir Stepić], i cili është autor i një sërë hartash etnike të territorit të ish-Jugosllavisë dhe një nga nismëtarët e kërkimit shkencor me një titull sinjifikativ “Hapësira etnike e serbëve”.
Sipas Stepiq-it, Kosova është territori qendror — bërthama territoriale e Ballkanit — përmes së cilës mund të mos kalojnë komunikime të rëndësishme, por është e mundur të kontrollohen nga ajo zonë — Korridori 4 / Korridori 8 / Korridori 10 i trafikut shumë të shpeshtë pan-evropian. (Salzburg — Lubjanë — Zagreb — Beograd — Nish — Shkup — Veles — Selanik mbrohet nga NATO / Korridori që do të shpallet Nish — Prishtinë — Durrës). Stepić, konkludon autorja kroate dr. sc. Jadranka Poloviq, përdor tezat e gjeografit të famshëm britanik Halford Mackinder, si dhe të gjeopolitikanit amerikan, Nikolas Spykman, për të përcaktuar pozicionin gjeopolitik të Serbisë, të cilën ai normalisht e konsideron si “një vend me aftësi të kufizuara” pasi është pa dalje në det. Kështu, ai konkludon se “kushdo që vjen nga deti apo “vertikalja strategjike moravë-vardar ka aftësinë për të menaxhuar Kosovën dhe Metohinë, dhe kushdo që e kontrollon Kosovën dhe Metohinë si një fortesë makro të Ballkanit, kontrollon rajonin.”[5]
Ky fakt dëshmon arsyen reale të përballjes së Serbisë edhe me bombardimet 78 ditëshe nga ana e NATO-s dhe përkushtimin që kishte Shtabi Madhor i Ushtrisë Serbe, respektivisht lidershipi serb, që përmes aperacionit Patkoi [6], të kryente spastrimin definitiv të Kosovës nga elementi shqiptar, siç kishte bërë edhe me Toplicën [1878]. Rezulton se, që nga krijimi i shtetit modern serb, ky ishte gjenocidi i katërt që Shtatmadhoria e Ushtrisë serbe po kryente ndaj shqiptarëve,e që për objektiv kishte krijimin e rrethanave të daljes së Serbisë në Adriatik. Pushtimi i Kosovës [1912] ishte hap i rëndësishëm në këtë plan. Prandaj Serbia, pavarësisht se ka kapitulluar më 10 qershor 1999 në Kumanovë, nuk heqë dorë nga një territor i tillë me rëndësi të madhe gjeopolitike, Shih për këtë, Stepiq në studimin e tij, i sugjeron lidershipit serb shtyrjen e zgjidhjes, dhe konservimin e pozitës së “konfliktit të ngrirë”, me shpresë se kurdo që të ketë ndryshime të rëndësishme gjeopolitike, Serbia do të mund të rikthehet sërish në Kosovë.

Fundi gradual i ekuidistancës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit

Manovrimi midis Lindjes dhe Perëndimit ka qenë një traditë në Beograd që nga themelimi i shtetit [1878]. Kjo frymë do të kultivohet tutje, duke gëzuar mbështetjen e Perendimit sidomos pas shkëputjes së Jugosllavisë së Titos nga ndikimi i BRSS staliniste [1948].
Le të kujtojmë se edhe në vitin 2009, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, I deklaroi BE-në, Rusinë, SHBA-në dhe Kinën si “katër shtyllat” e politikës së jashtme të Serbisë. Vuçiqi është vazhdues i këtij koncepti.
Në prag të luftës në Ukrainë Aleksandar Vuçiqi bëri një hap më tej nga kjo traditë, duke vizituar Kremlinin dhe duke i përcjell opinionit sllavofil gjithandej një foto të veçantë të tij me vozhdin e Rusisë — Vladimir Putinin. Me këtë rast duket se ai kishte marrë në konsideratë edhe mundsinë e hapjes së “Frontit të jugut”. Barrikadat e ngritura në verun e Kosovës në dhjetorin e viti 2022 dhe tensionimi I situatës prgjithësisht , duke urdhëruar tërheqjen e Listës Serbe nga Kuvendi dhe gjykatësve e policisë nga institucionet e vendit, ishin në këtë linjë veprimi. Gjithësesi, në rast se projekti për aneksimin e Ukrainës do të kishte përmasat e një operacioni ushtarak dhe do ët përfundonte me rënien e Kievit shpejt, siç ishte projektuar nga gjeneralët e ushtrisë ruse, edhe “Fronti I jugut” do të kishte filluar kaherë.
Për politikanët konservatorë serbë, respektivisht për të tri këndet e trekëndshit real të politikës serbe: Kishën, Politikën dhe Ushtrinë, marrëdhëniet e vendit me Rusinë mbeten alternativa e parapëlqyer kundruall anëtarësimit në BE. Ky koncept ka zanafillën e tij që në shek. 19-të, kur po hidhte shtat i ashtuquajturi model i shoqërisë sllave. Nëse kthehemi pak në retrospektivë, mësojmë se këtë koncept e shtroi fillimisht filozofi rus Nikolai Berdjajev (1874-1948), duke e përkufizuar teorinë sociale të sllavofilisë si një “teori shoqërore patriarkale-organike”. Vetë përkufizimi thekson rëndësinë e tre institucioneve më të rëndësishme për vetëkuptimin sllav: familja patriarkale si njësia bazë e komunitetit,
roli autoritar i patriarkut (babai në familje, i moshuari i fshatit në komunitet, sundimtari në shtet), si dhe këndvështrimi kishtar-ortodoks i unitetit organik të shoqërisë dhe shtetit, filarmonisë, si parim mbizotërues shtetëror dhe komunitar. të shtetit popullor. [7].
Megjithatë, nëse i hedhim një vështrim hartës botërore të tregtisë së jashtme dhe asaj të ndihmave zhvillimore, mësojmë se rruga ruse mbetet vetëm pjesë e resentimentit të së kaluarës serbe, meqë BE-ja, respektivisht Perendimi, zë vend qendror.
Ideali i politikës së jashtme të ekuidistancës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit duket se mund ta ketë një fund të shpejtë. Në kujtesën kolektive serbe, ajo epokë ndërlidhet me reputacionin e shtetit dhe zgjerimin e ndikimit të tij jo vetëm në rajon.
Marrëdhëniet serbo-ruse edhe në konceptin e ri të politikës së jashtme serbe nuk janë të shkëputura nga qëllimi i Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.
Diskursi i të djathtës pro serbe në Mal të Zi, në esencë nuk dallon nga ai i kandidatit për president — Jakov Millatoviq, prandaj ai gëzoi mbështetjen e Kishës serbe në Malin e Zi, madje publikisht edhe ët ministrit të jashtëm serb, meqë ai, pra presidenti i ri i Malit të Zi, është në përputhje të plotë me thelbin e këtij koncepti. Rrjedhimisht Republika e Malit të Zi si anëtare e BE-së, vetëm sa e përforcon tezën e konceptit të ri të politikës së jashtme serbe.

Gjykimi racional dhe interesat gjeopolitike

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi dhe përgjithësisht raportet e Beogradit me Podgoricën, që si trekëndësh ndërlidhës kanë tashmë Kishën Serbe, në këtë koncept të politikës së jashtme të re serbe, në diskursin e politikës perendimore nëdrkohë anashkalohen jo pa qëllim. Në Serbi së fundmi, gradualisht, burbuja folklorike e ekstremit të djathtë që e përmbytëte zërin e arsyeshëm të elitës politike serbe, po ia lëshon vendin gjykimit racional mbi interesat gjeopolitike që duhet të ndiqen në drejtim të Republikës Srbska [Bosnjë] dhe Malit të Zi, pa e trandur diplomacinë perendimore, por duke e vënë në jetë ëndrrën e vjetër serbe për dalje në Adriatik. Mjetet e luftës hibride, kur japin rezultatin e duhur, nuk ka nevojë të zëvendësohen me “operacione lufte”, si ai i Putinit në Ukrainë, gjykojnë këta zëra me të drejtë. Mali i Zi e me këtë edhe vet kombi malazez, po hynë në trajektorën e historisë që gradualisht e nulifikon atë si shtet-komb modern.
Serbia megjithatë, nuk mbetet asgjë tjetër, përveç një shtet vasal rus që ka pretendime të qarta, natyrisht me miratimin e Kremlinit, në një të ardhme të afërt, të jetë “përfaqësuesja e Rusisë” jo vetëm në në Ballkan, por edhe në BE. Prandaj Kremlini tumirë objektivin e Beogradit për aderim në BE, siç tregon deklarata e cituar shpesh nga ambasadori kontrovers rus Konusin: «Nuk mund të them as që Rusia mbështet rrugën e Serbisë drejt Evropës. Janë serbët ata që duhet të mbështesin rrugën evropiane të Serbisë. Është diçka tjetër që nuk na shqetëson. Rusia do të mbështesë si gjithmonë vendimet që Serbia i merrë vet. […] Ajo për të cilën Rusia ka një qëndrim të qartë negativ është çështja e anëtarësimit të Serbisë në NATO.”[8]
Dhe, në fakt, sa herë që tema e NATO-s rishfaqet në publikun serb, qoftë edhe përmes pranimit të realitetit politiko-ushtarak se “Sparta” e tyre — Mali i Zi, tashmë është pjesë e Aleancës, nga Rusia nuk vonon e rishfaqet një kreshendo e re.
Qeveria serbe ka zgjedhur një politikë neutraliteti, edhe pse vendi është i rrethuar nga vendet e NATO-s. Ndërkaq shndërrimi i Malit të Zi në një republikë vasale të Serbisë, nuk do të thotë automatikisht që ajo ta tërheqë Serbinë drejt NATO-s. Përkundrazi, Malin e Zi, ky koncept i ri i politikës së jashtme serbe, po e projekton si hallkën më specifike të Aleancës të cilën mund ta shrytëzoj në dobi të strategjisë së saj — për rikthimin e hegjemonisë në rajon, madje edhe me mbështetjen e Perendimit dhe mbi të gjitha për dalje në ujrat e Detit Adriatik.
Serbia, qoftë edhe e përlogaritur me Srbska Republikën dhe Malin e Zi tok, si vasal i saj nesër, mbetet një treg i vogël për Rusinë. Por, me anëtarësimin, fillimisht të Malit të Zi, e më pas edhe të Serbisë në BE, Rusia gjithësesi do të kishte qasje më të lehtë në të gjithë tregun e BE-së. Madje jo vetëm në trgun europian, nëse marrim parasysh raportet e saj me pesëshen e BE-së që vazhdon të refuzoj ta njohin Republikën e Kosovës [Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania], por ndërkohë edhe me Hungarinë, që po luan rolin e Kalit të Trojës për interesat ruse në BE, atë rol i cili i ishte rezervuar me kohë pikërisht Serbisë.
Për mendimin politik shqiptar dhe strategjinë e veprimit, do të ishte e rrezikshme që tutje të ekzagjerohen metafizikisht marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Rusia e Putinit qeveriset nga politikanë që përfaqësojnë interesat gjeostrategjike kombëtare. Prandaj ata ushtrojnë presion ndaj Serbisë për rishikimin e strategjisë së saj edhe në kushtet kur Kremlini vazhdon të jetë në luftë indirekt me Perendimin. Edhe nëse nuk ia ka dalë që ta imponojë “Frontin e dytë”, fill pas “operacionit ushtarak” ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, siç mirret vesh se ishin pajtuar paraprakisht me Vuçiqin, Rusia asesi nuk do të vazhdojë tutje t’i afrojë në tavolinë çekun bosh Serbisë. Prandaj ajo ka imponuar instrumentët e saj në Qeverinë Serbe, si puna e Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit etj, të cilët ndjekin kursin e bazuar në mitet historike dhe idealet ortodokse, duke investuar për një të ardhme kur gjykojnë se pansllavizmi ortodoks do të shpërfaqë fuqinë e tij, qoftë edhe pasi Serbia të pozicionohet brenda BE-së. Shih për këtë, elita serbe me orjentim kuaziliberal, ndërkohë është hedhur në aksion për afrimin e Serbisë me Perendimin. Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe është produkt i kësaj elite.
Në këtë lavjerrës që po imponon rikthimi i gjeopolitikës, megjithëkëtë, Serbia e sheh veten “jo si një armik të Perëndimit” prandaj konceprtin e ri të saj të politikës së jashtme e ka ndërtuar mbi faktin se shtetet individuale “njohin mungesën e perspektivës së politikës së tyre konfrontuese dhe ambicieve hegjemoniste” [9],serbe dhe duan të punojnë përsëri “pragmatikisht” me Serbinë.
Prandaj Beogradi dërgon në qendrat e vendimmarrjes diplomatët më të mirë dhe investon shumë për përfitimin e mbështetjes edhe të Perendimit për këtë koncept të ri të politikës. Në këtë ecje përpara, për dallim nga Rusia që “Perendimin kolektiv” e sheh si rrezik themelor” për sigurinë e Rusisë, Beogradi mëton t’i shndërrojë këto kontradikta në “burim të suksesit” për rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon.
Përfundim
“Fundi i historisë” ka kohë që ka rezultuar të jetë një keqkuptim i gjykimit të nxituar politik.
Shkërmoçja e Jugosllavisë, e sidomos lufta aktuale në Ukrainë, po dëshmojnë katërcipërisht se triumfi i modelit perëndimor — alias i demokracisë liberale, nuk është diç që tumiret gjithandej. Se sa i lartë është potenciali i përshkallëzimit dhe rrjedhimisht rreziku i përhapjes së flakëve të luftës edhe në Europën Juglindore, na e dëshmoi dhjetori i 2022-ës. Por, nëse nuk disiplinohet Serbia nga ana e Perendimit, ai rrezik mund të rikthehet kurdo që Beogradit i leverdisë.
Pavarësisht faktit se Mali i Zi, tashmë është anëtar i NATO-s dhe që prej vitit 2009 edhe kandidat për aderim në BE, me pretendime të qarta që të përafrohet me Brukselin dhe të aderoj në Union, Serbia mbetet faktori dominues, jo vetëm në rrafshin ekonomik brenda vendit. Mali i Zi ndërkohë ka gjasa reale që të shndërrohet në në “Republika Srbska 2”.
Ish presidenti amerikan Donald Tump pat deklaruar se, nuk është i gatshëm të pranojë një Luftë të Tretë Botërore për Malin e Zi. Këtë mesazh e ka kuptuar mirë Beogradi. Prandaj është e një rëndësie vendimtare se çfarë sinjalizojnë nëdrkohë nga Uashingtoni dhe Brukseli, çfarë mesazhi i dërgojnë Beogradit. Prandaj për Beogradin merrë peshë specifike kursi i rrjedhës së luftës në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA që priten të mbahen në vitin e ardhshëm.
Një dështim i mundshëm i Perëndimit në Ballkan do të kishte pasoja globale. Prandaj, nga perspektiva gjeopolitike e Perëndimit, “nuk duhet të ketë më vend për paqartësi: në rrugën drejt një perspektive të qartë evropiane dhe demokratike për rajonin, spiralja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet përfundimisht në vitin 2023”.[10]
Ky proces duket se po ecën në rrjedhën e vet të natyrshme, por sërish duke qenë në akordancë me konceptin e ri të politikës së jashtme serbe.
______________________
1. https://www.zeit.de/politik/ausland/2022-03/serbien-demonstration-belgrad-russlands-seite-ukraine-krieg/komplettansicht
2. Po aty
3. Dr. Jadranka Polović: https://www.geopolitika.news/analize/dr-sc-
jadranka-polovic-strategija-nacionalne-sigurnosti-srbije-novi-geopoliticki-okvir-djelovanja-susjedne-drzave/
4. Po aty
5. Irena Ristić [teza e disertacionit]: https://epub.uni-regensburg.de/52901/1/Manuskript%20I.Ristic.pdf
6. https://www.spiegel.de/politik/deutschland/scharping-und-den-hufeisenplan-gab-es-doch-a-71972.html
Shënim: Një vit pas luftës, në përgjigje të propagandës serbe dhe asaj ruse, të mbështetur prej të ashtuquajturave forca të majta në Europë për gjoja “shpikjen e operacionit Patkoi”, ish Ministri gjerman I mbrojtjes ia pohon revistës Der Spiegel ekzistencën e planit.
Me këtë rast në artikullin në fjalë – shih linkun më lart, që në hyrje shkruan: “Ishte plani patkoi, i cili shërbeu si shkas i madh për luftën ajrore të NATO-s një vit më parë. Ministri Federal i Mbrojtjes Scharping e pohoi sërish këtë dhe hodhi poshtë akuzat se plani ishte shpikur për të justifikuar ndërhyrjen në Kosovë.”
7. https://library.fes.de/pdf-files/id-moe/09508.pdf
8. https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/putin-auf-konfrontation-russlands-aussenpolitik-konzept-18807505.html#?cleverPushBounceUrl=https%3A%2F%2Fwww.faz.net%2Faktuell%2F&cleverPushNotificationId=5fTDSgp69fvZdcA4B
9. Po aty
10. https://www.blaetter.de/ausgabe/2023/februar/kosovo-und-serbien-vor-der-naechsten-eskalation

Viktimat e profiterëve të luftës dhe të luftës speciale të BIA-s serbe, po vazhdojnë me folklorin e tyre për “liderë” të UÇK-së

0
INFORMIM TELEGRAFIK PËR UÇK
______
Pasi edhe James Rubin, ish-Zëdhësi i Sekretareshes Medelene Olbrajt (Madeleine Albright), nuk e dinte se historia e UÇK-së ende nuk është shkruar, – prandaj nuk ka si të rishkruhet, – po paraqes telegrafikisht Historinë e UÇK-së, mos ndoshta shërbimet amerikane ia ofrojnë të përkthyer.
Fatkeqësisht jo vetëm Rubin nuk e di historinë e UÇK-së. Sidomos viktimat e profiterëve të Luftës dhe të luftës speciale të BIAs serbe, po vazhdojnë me folklorin e tyre për “liderë” të UÇK-së, për t’u solidarizua me viktimat kolaterale të Dik Martit, që tashmë po u bëhet proces në Hagë.
• Pas legalizimit të organizimit pluralist partiak në Jugosllavi në vitin 1989, LËVIZJA klandestine (“ilegale”), e themeluar më 17 janar 1982, u ngulfat. Propagandën patriotike e çlirimtare po e bënin tashmë partitë “legale”, sepse ato i toleronte regjimi i Millosheviqit. Lëvizjes i mbet vetëm hapësira për angazhim gueril çlirimtar.
• Në Kuvendin e Tretë, i mbajtur në tetor 1991 në Ujmir të Klinës, Lëvizja u përcaktua që anëtarët “vital” (në moshë e gjendje të përshtatshme fizike) të organizoheshin në grupe guerile për t’i sulmuar forcat pushtuese serbe. Kreu i LDK-së ia bëri komplotin Lëvizjes, duke ia kooptuar kryetarin e saj, Gani Sylën, dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit dhe “sillojin” e tyre, prandaj ai përcaktim i atij Kuvendi nuk mundi të realizua. Fatkeqësisht nga Lëvizja u shkëput edhe një grupim, që veten e quajti LKÇK, sepse (ç)vlerësonin se Lëvizja përmes të atij Kuvendi ishte “deenverizuar”.
• Deri në Kuvendin e Katërt, i mbajtuar më 26-27 korrik 1993 në Prishtinë, për kontinuitet udhëheqës të Lëvizjes u përkujdes Behajdin Allaqi me bashkëveprimtarë. Ky Kuvend vendosi themelim e forcës guerile çlirimtare. Fatkeqësisht Kuvendi duhet të jetë spiunuar, prandaj menjëherë kanë pasuar arrestimet e pjesëmarrësve dhe kundrove të Lëvizjes. Disa ia dolen të arratisen.
• Në bazë të përcaktimit të Lëvizje, – sa herë që goditet udhëheqja e saj në Kosovë deri në defunksionalizim, udhëheqjen e Lëvizjes e ushtron Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes në Emigracion (LPK-Dega jashtë vendit), – KP në dhjetor 1993 vendosi formimin e Sektorit të rëndësi se veçantë (SRV) dhe Fondin “Vendlindja thërret”), që të realizonte vendimin e Kuvendit të Katërt – për formim të guerilës çlirimtare.
• Për shkak të ndjeshmërisë KP e ka pas autorizuar Kryesin e tij t’i caktonte tre veta që do ta përbënin SRV. Kryesia ka caktuar Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Xhavit Haliti duhet të ketë kooptuar Nait Hasanin, ndërsa Azemi duhet t’i ketë kooptuar Xheladin Gashin, Rexhep Selimin dhe Sokol Bashotën. Ali Ahmeti duhet të ketë kooptuar komandantët e “grupeve guerile” të Drenicës, Llapit e Gollakut, Dukagjinit, dhe të Makedonisë. Por, Xhaviti dhe Azemi të kooptuarit të tyre duhet t’i kenë urdhërua të mos i afrojnë komandantët” e “komikëve të pa dëgjueshëm”.
• Më 17 shtator 1994 Kryesia e KP të LPK-D.j.v., vendos që guerilja, tashmë e dëshmuar me aksione në Kosovë, të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Kryesia e miraton edhe Shtabin Qendror në përbërja të Nait Hasanit, Xheladin Gashit, Rexhep Selimit, Sokol Bashotës dhe si pjesë “teknike” e atij Shtabi edhe Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Është vendos edhe që aty e tutje të merren përsipër sulmet guerile që i bënte, tashmë UÇK-ja, duke filluar me publikime të komunikatave nga numri 11. Kryesia nuk ka vendos për sistem të gradave ushtarake, prandaj nuk përdorej emërtimi komandant. Në Kosovë Shtabi Qendror është përcaktuar për Nait Hasanin si “koordinator”.
• Me arrestimet e fundit të majit 1997 Shtabi Qendror në Kosovë është zhbërë. Aty e tutje Xhavit Haliti ka shpërdoruar besimin sektarist të Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit e Gafurr Elshanit (të lidhur sektarisht mes tyre në OMLK2), prandaj i ka mashtruar se UÇK-ja kishte Shtabin Qendror në Kosovë.
• Në mars 1998, pas Epopesë në Prekaz, Kryesia e KP të LPK-së u bind se UÇK-ja nuk e kishte as Shtabin Qendror nga janari 1997 dhe se Xhaviti e Azemi e kishte përtokë UÇK-në deri në ato përmasa, sa më 5 e 6 mars të mos jetë në gjendje për t’u shkuar asnjë gueril në ndihmë Jasharëve – për ta ça rrethimin. Prandaj Kryesia vendosi të ushtronte rrolin e shtabit, duke zhbërë SRV, meqë Aliu, Azemi e Xhaviti ishin anëtarë të Kryesisë.
• Në gjysmën e prillit 1998 edhe Kryesia iu tremb kërcënimeve të Xhavit Halitit, i cili po shpërdoronte kryeministrin kuisling e bixhozxhi, Fatos Nano, prandaj “iku” nga Tirana…
• Në fund të marsit 1998 DGSE-ja serbofile franceze, në koordinim me simotrën e saj, RDB e atëhershme të Serbisë (e riemërtuar në BIA), duhet ta ketë urdhruar Hashim Thaçin si përforcim të Xhavitit dhe Azemit, meqë vetëm ata dy nuk ishin në gjendje ta sabotonin më guerilën çlirimtare në Kosovë. Kështu ata formuan komandën e “ndërmarrjes se përbashkët kriminale”, që më herët e quanim me pezhorativin “shtabi i rognerit”. [Ka qenë mirë edhe Kryeprorurori Smith ta përdorte në aktakuzën që ka ngrit pezhorativin “shtabi i rognerit” dhe jo NPK.]
• Fatmirësisht guerilët e UÇK-së ia dolën ta shpërthenin Kryengritjen e armatosur çlirimtare, duke u përfshin nën Akronimin UÇK që tashmë ishte legjendarizuar e mitizuar. Kështu, guerilët në Kosovë formuan komandat e tyre në zona, deri edhe në fshatra, komandantët e të cilave ose vetcaktoheshin ose zgjidheshin nga bashkëluftëtarët e tyre, siç ndodh rëndom në kryengritjet popullore (por jo në ushtri).
• Meqë “shtabi i rognerit” nuk ia doli ta sabotonte shpërthimin e Kryengritjes në Kosovë, ustai i komploteve, Xahvit Haliti, urdhëron Adem Demaçin të shkojnë bashkë në Osllo, për të kontaktuar kolegët komplotist Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti. Të dy këto “delgacione” simuluan përfaqësim të UÇK-së dhe FARK-ut. Takimi ndodh më 22 maj 1998 në zyrat e famozit Fatmir Zymeri. Aty merren vesh mes tyre si ta asgjasnonin UÇK-në në Kosovë. Fatmirësisht ai komplot u dështoi, pavarësish që “kryeministri” Bujar Bukoshi i financonte ata komplotistë.
• Gjatë marsi 1998 në Tiranë u grumbulluan oficerët patriotë që jetonin në ekzil në Kroaci, Bosnjë, Slloveni dhe në Perëndim. Ata po pritnin që t’i sistemonte në UÇK shtabi i përgjithshëm, sepse besonin që ai ekzistonte. Fatkeqësisht as unë nuk ua tregoja të vërtetën (meqë Kryesia e KP të LPK-së më kishte caktuar të përkujdesesha për strehim të tyre në Tiranë). Pra, secili “mashtronim” secilin, sikur UÇK ishte ushtri. “Shtabi i rognerit” u angazhua t’i pengonte oficerët të hynin në Kosovë për t’i shkuar në ndihmë UÇK-së. Në ndërkohë oficerëve u humbi durimi duke prit në Tiranë dhe nuhatën se kishte sabotazhë të komanduar, prandaj gjeten mënyrat e tyre për të hy në Kosovë. I fundit mbeti Koloneli Bislim Zyrapi, sepse po e mbanin Ilir Konushevci me bashkëluftëtarë, që t’i udhëzonte si duhet ta organizonin më mirë Sektorin e logjistikës se UÇK-së në Shqipëri, të cilën e kishin ngrit Adrian e Ilir Krasniqi, Qerim Kelmendi, Ilir Konushevci, “Dilaveri” dhe bashkëluftëtarët e tyre. Duke e nuhat këtë “shtabi i rognerit”, duhet të kenë vendos ta eliminoni fizikisht Ilir Konushevcin. Për këtë është angazhuar Bislim Demiri, shoferi i shefit të policisë se Bajramcurrit, në ndërkohë i vrari Jonuz Hyka. Bislim Demiri me vëllaun e tij, Agimin, dhe tre bashkëkriminelë tjerë, më 9 maj 1998, i zënë pritën Ilir Konushevcit në Qafë Malit, gjatë rrugëtimi për në Tropojë për të dërguar kamionin me armë e municion. Me atë rast vritet edhe mjeku tropojan Hazir Mala, i cili po e shoqëronte Ilirin. [Uroj në aktakuzën që ka ngrit Kryeprokurori Smith të jetë përfshi edhe Vrasja e Ilir Konushevcit, meqë kryeministri Nano ka pas urdhëruar ndalesën e hetimit të asaj vrasje tepër goditëse për UÇK-në.]
• Më në fund edhe Koloneli Zyrapi hunë në Kosovë, i lutur që të formonte shtab të përgjithshëm. Gjatë majit 1998 koleneli Zyrapi, në bashkëpunim me kolegë oficerë dhe me komandantë të shtabeve të zonave, e formojnë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Shërbimet armiqësore janë informuar për këtë, prandaj duhet ta kenë urdhëruar Hashim Thaçin të hynte në Kosovë që ta kapte Shtabin e Përgjithshëm. Hashimi, duke pas udhëzimet e Xhavitit dhe Azemit, cakton Jakup Krasniqin për zëdhënës, vetëm pse ai kishte pas konflikt “aksidental” me Fehmi Lladrovcin gjatë majit 1998, sepse i trembeshin që tashmë Fehmi Lladrovci mund të bëhej “komandant legjendar”, siç i vuan Adem Jasharit titullin lajkatar për t’i kamufluar sabotimet dhe komplotet që ia kishin bërë…
• Më 11 qershor 1998 Jakupi plason informimin publik për formim të Shtabit të Përgjithshëm, në ditën kur Policia Ushtarake duhet t’ia ketë dorëzuar Hashim Thaçit “viktimën e radhës”, të prangosurin Behajdin Allaqi, i cili nga ajo ditë është “zhduk”. Për ata që nuk e dinë, qysh në prill 1993, në Konsultën e Lëvizjes në Kollare të Kërçovës, Hashimi e kishte akuzuar Behajdinin si spiun të UDB-së, me gjasë nga xhelozia dhe për t’ia zënë vendin behajdinit që ishte zgjedh në Grupin e organizimit, i kryesuar nga Adnan Asllani. Fatkeqësisht Behajdini në atë moment duhet të ketë dhanë dorëheqja, pasi është ndier i fyer nga shpifja e Hashimit…
• Në tetor 1998 Ambasadori amerikan Christopher R. Hill bën publik një propozim për mbajtje të një konference ndërkombëtare për “konfliktin” e Kosovës. Gjatë janari 1999 në Londër konkretizohet ai propozim dhe vendoset të mbahet Konferenca në Rambuje (Rambouillet) të Francës. Konferenca zhvillohet nga 6 deri më 23 shkurt 1999. Delegacioni i Kosovës duhet të jetë caktuar kryesisht nga shërbimet armiqësore dhe diplomacia operative e shteteve që ishin përcaktuar ta viktimizonin Kosovën. Kryetar i delegacionit shqiptar caktohet Hashim Thaçi, me urdhër të DGSE-së franceze e RDB-së serbe. Hashim Thaçi urdhërohet nga DGSE-ja franceze për të mos e nënshkruar marrëveshjen, sepse duhej të barazoheshin në “faj” Kosova dhe Serbia. Prandaj Konferenca ndërpret punimet, kur bashkorganizuasit kuptojnë pse Hashimi nuk po e nënshkruante. Bashkorganizuesit menduan që ju duhet kohë për ta bind Presidentin francez Jacques Chirac që ta urdhëronte DGSE-në ta ndryshonte urdhrin. Fatmirësisht Presidenti francez duhet të jetë bindur nga Clinton e Blair që marrëveshja të firmosej nga Thaçi. Prandaj nënshkrimi ndodhi më 15 mars 1999 në Paris.
• Fatkeqësisht bashkorganizuesve Hill (USA), Petritsch (BE), Majorski (Fderata Ruse) nuk u mjaftojë nënshkrimi në Paris, më 15 mars, që të përcaktoheshin për bombardim nga NATO. Prandaj ata shkuan më 23 mars 1999 në Beograd për ta lut edhe njëherë Millosheviqin për nënshkrim. Gjatë takimi, “aksidentalisht” Rusi Majorski e pyet Millosheviqin “edhe sa ditë të duhen për t’u bind ta nënshkruash” (edhe pse nuk ishte marrë vesh paraprakisht me dy kolegët), Millosheviqi ia kthen me arrogancë dëlirante: “Nuk dua asnjë ditë afat, sepse nuk e nënshkruajmë!” Rusit Majorski i plas “filmi”: “Nga ky moment nuk e ke më mbrotjen e Rusisë!” Ky ishte shkaku që i ngjason “Atentatit në Sarajevë”, i cili plasi Luftën e Parë Botërore, prandaj bëri që komplotistët amerikanë e europjanë të ndryshojnë përcaktimin për 180 shkallë. Atë qëndrim të Rusisë Hill dhe Petritsch ua përcjellin Vashingtonit dhe Brukselit. Pason vendimmarrja që NATO të fillon bombardimet në ora 20:00 të Ditës fatlume për Kosovën – 24 Mars 1999.
• DGSE dhe RDB urdhërojnë gjatë mbajtjes se Konferencës në Rambuje të bëhet edhe marrëveshja në mes të inkopetentëve Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi për formim “qeverisë së përkohshme”, sepse atyre shërbimeve po u duhej ajo “qeveri” për komplote të mëvonshme…
• Fatmirësisht Shtabi i Përgjithshëm kishte edhe rreth 25 personalitete tjerë që nuk i përkisnin “shtabit të rognerit”, prandaj e komanduan Luftën brenda kapaciteteve ushtarake që kishin, duke i anashkaluar kUmandantët e “shtabit të rognerit”. Fatmirësisht edhe shtabet e zonave operative nuk ia kanë var fare “shtabit të rognerit”, me përjashtim të bashkëkomplotistit Fatmir Limaj. Fatkeqësisht UÇK-së se Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës iu plaçkiten rreth 60 % e financave nga “shtabi i rognerit”.
***
Nëse këto që prezantova nuk janë pothuajse 100 % të vërteta, pranoj të qëndroj në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, sa ditë të jetë e nevojshme, që të më pështynë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët do të dëshironin të më poshtëronin dhe pastaj pa gjyq të qëndroj përjetësisht në burg!
Paraprakisht falënderime edhe për keqkuptime!
(Ibrahim Kelmendi, më 12.04.2023 . Teksti nuk është korrektua.)

Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule presidenten Vjosa Osmani

1
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

Osmani është mirëpritur me këngë e lule nga arbëreshët e Italisë.

Këtë e bëri të ditur përmes një video incizimi vet presidentja Osmani, të publikuar në rrjetin social në Facebook.

Në video incizimin e publikuar shihen disa zonja duke kënduar një këngë arbëreshe, ndërkohë njëra nga to ia mban dorën presidentes Osmani, e cila në duar kishte dhe një buqetë me lule.

Ndryshe, në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit.

Në të gjitha këto takime, presidentja do ta shtrojë mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me komunat e Kalabrisë, në të cilat jetojnë arbëreshët, si dhe mundësitë që institucionet e Kosovës t’i ndihmojë ata për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor. Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani.

Po ashtu, presidentja do të marrë pjesë në  aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe.

Vjosa Osmani në Kalabri nderohet me çmimin “Gjergj Kastrioti”, inaugurohet edhe sheshi me emrin “Kosova

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

Atje Osmani është nderuar me çmimin “Gjergj Kastrioti” nga Komuna e Frasnitës, për të cilin ka thënë se është mirënjohje për betejën historike të Kosovës për liri si dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule presidenten Osmani

Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule presidenten Osmani

“Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre”.

“Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falënderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se në Arbëri, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, është inauguruar sheshi i cili e mban emrin “Kosova”.

“Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka përfunduar Osmani. /Telegrafi/

Presidentja Osmani viziton Kalabrinë, me ftesë të komunitetit arbëresh

0

Presidentja e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni. 

Në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, Presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”. 

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit. 

Presidentja Osmani do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë. 

Në të gjitha këto takime, Presidentja do ta shtrojë mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me komunat e Kalabrisë, në të cilat jetojnë arbëreshët, si dhe mundësitë që institucionet e Kosovës t’i ndihmojë ata për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor. Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani. 

Presidentja do të marrë pjesë në  aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe.

Një hap drejt njohjes nga Vatikani!

0

Florim Zeqa 

Kështu e emërtova aktivitetin tim diplomatik të ditëve të fundit. Meqë nuk jam zyrtarisht i akredituar nga shteti i Kosovës si lobues për njohjen nga Vatikani, këtë nuk mund të ma ndalojë askush dhe nuk e ndjejë asnjë llojë përgjegjësie morale të bëjë publike aktivitetet e mia lobuese për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Çasja e gabuar e liderëve shtetërorë ndaj Vatikanit 

Edhe pse nuk ishte zgjidhje ideale, caktimi i z. Albert Prenkaj për ambasadorë të parë të Republikës së Kosovës në Romë ishte e qëlluar. Mirëpo, atij ja gjetën “ilaçin” për ta ndërruar, duke i premtuar që të udhëheqë me “Akademinë Diplomatike” në Prizren, të një akademie fantome, për ta emrëruar në vend të tij në përkthyese të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, asnjëherë liderët shtetërorë të Kosovës nuk e kishin qëllim forcimin e shtetit por të pushtetit.

Ndërrimi i shpesht i ambasadorëve sipas orekseve partiake dhe interesave personale të liderëve të caktuar shtetërorë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë gjithnjë u caktuan figura të preferuara prej liderëve partiakë apo edhe përtej kësaj.

Mirëpo e keqja është se me përjashtim të ambasadorit të parë, tri ambasadoret e tjera të radhës në Romë asnjëherë nuk trokiten në dyert e Vatikanit!

Pse nuk kanë trokitur në dyert e Selisë së Shenjtë duhet pyetur ato!

Por duhet thënë të vërtetën, fajtore nuk janë ato, por fajtorë janë ata që i kanë caktuar.

Asnjëherë për gjithë këto vite, mediat italiane nuk kanë raportuar për asnjë vzitë të ndonjërës nga ambasadoret e Kosovës në Vatikan, por as të televizioneve të Kosovës për shkak se ato nuk kanë ndodhur.

Fajtor është shteti i Kosovës, përkatësisht MPJ-ja që nuk ua ka caktuar agjendën e takimeve protokollare me zyrtarët e shtetit italian dhe drejtuesit e Selisë së Shenjtë.

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, asnjërës nuk i shkojë ndërmend ta caktojë një figurë të merituar jashtë fushës së politikës për ambasador në Romë e cila do të ndikonte në përafrimin e Vatikanit me Kosovën!

Për shëmbull, sikurse që ishte caktuar Dr. Rexhep Boja (tashmë i ndjerë) për ambasador të Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, do duhej caktuar edhe Dr. Don Lush Gjergji për ambasador në Romë, i cili më mirë se askush tjetër do ta përafronte Vatikanin me Kosovën, gjegjësisht do ta përshpejtonte njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Edhe pse Vatikani është shteti më i vogël në botë, influenca e tij është më e madhe se e secilit do shtet në kontinentin evropian. Pas njohjes nga Izraeli në shtator të vitit 2020, njohja nga Vatikani do të ishte ‘Vula’ më e madhe dhe më e fuqishme e përcaktimit pro-perëndimorë të Kosovës.

Mirëpo në vend të zgjedhjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor është bërë dhe po bëhet sipas kriterit “kush qet në def më shumë”, simbas lidhjeve nepotike dhe partiake e jo sipas interesit të shtetit, kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit.

Cili është qyteti i Vatikanit!?

Qyteti i Vatikanit apo Qytetshteti i Vatikanit (Stato della Città del Vaticano) është vend sovran që gjendët në veri-perendim të Romës Itali. Vatikani është selia e Kishës Katolike e ritit fetar romak dhe atij lindor.

Qytetshteti i Vatikanit është shteti më i vogël në kontinentin evropian me një hapësirë prej vetëm 0,44 km2 dhe ka diku 850 banorë. Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore. Gjuhë zyrtare është Italishtja. Jashtë Vatikanit gjendet ndërtesa e qendrës arsimore Universiteti i Papatit ndërsa në brendi Akademia e Papatit për Shkencë, Biblioteka dhe ndër të tjera në brendi përfshihet edhe Kisha e Petritit dhe Kopshti i Papatit me Sheshin e Petritit.

Vatikani ga UNESCO është deklaruar si trashëgimi kulturore botërore. Po ashtu selia e shenjtë si pasuri të lirë ka disa Kisha dhe hapësira brenda Romës si e drejte e territoreve jashtë shtetit. Po ashtu në bazë të kësaj të drejte ka edhe disa ndërtesa dhe pallatin verorë të Papatit në Kështjellën Gandolfo. Vatikani ka stacionin vetjakë të trenave si dhe shtëpinë e transmetimeve radio-televizive, monedhat dhe postën e vetë. Me marrëveshjen Laterale, Italia nga 1929-ta e njehë pavarësinë e plotë të Vatikanit.

Vlenë për të theksuar se Vatikani ka ushtrinë më të vjetrër dhe më të vogël në botë – Gardën Zvicrane. Këtë ushtri e ka themeluar papa Juli i II-të më 22 janar 1506, e cila ka qenë e përbërë nga mercenarët zvicran. Garda numron 110 anëtarë, të cilët bëjnë sigurinin e Atit të Shenjtë, ruajnë rezidencën e tij, por shërbejnë edhe në raste solemne si gardë nderi.

Por edhe “Corpo della Gendarmeria dello Stato della Città” vepron si polici e Vatikanit e cila quhet Vigilanza, mirëpo për mbrojtjen nga jashtë është përgjegjëse Italia.

Ishim më afër, sot jemi më largë njohjes nga Vatikani

Padyshim se më afër njohjes nga Vatikani ishim në vitet e para të paspavarësisë sesa që jemi sot. Arsyet janë të shumta. Ndër të parat është mungesa e pëfaqësimit diplomatik të mirëfilltë, e dyta është çasja e gabuar e politikës së jashtme ndaj Vatikanit dhe e treta, e mbase më kryesorja është rihapja e statusit të Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel.

Fillimi i dialogut dhe rihapja e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, jo vetëm Vatikanin, por edhe shumë shtete tjera të botës i kanë vënë në lajthitje.

Njohja nga Selia e Shenjtë do të hapte rrugë për shumë njohje të reja nga vende të ndryshme të botës, e në veçanti nga “pesëshja” evropiane, pastaj nga Amerika Latine dhe Afrika.

Meqë Presidentja nuk mund ta bëjë ligjerisht dekretimin Dr. Don Lush Gjergji për Ambasador në Vatikan pa njohje paraprake, ajo dhe Ministria e Punëve të Jashtme mund ta caktojë këtë emër me ndikim të madh fetar për ambasador në Romë, për shkak se çështja e njohjes nga Selia e Shenjtë për më shumë se politike është çështje fetare.

Ky do të ishte hap i madh drejt përshpejtimit të njohjes nga Vatikani dhe i ripërtëritjes së lidhjeve të mira që kishte krijuar krijuar Kosova me Vatikanin përmes presidentit historik Ibrahim Rugova që nga fillimi i veteve të ’90-ta e deri në fund të jetës së tij. Kësaj radhe nuk po ndalem në aspektet tjera të mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë.